Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
SHBA dhe Be kundër Grushtit të Shtetit të 21.1.2011!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BE dhe SHBA: Dhuna në parlament, tregues i mungesës së respektit për kolegun

Imazh

12-02-2011 / Gazeta 55

Ambasada e SHBA dhe BE shprehin shqetësimin e tyre të thellë se disa anëtarë të Parlamentit sillen në një mënyrë krejt të papërshtatshme në sesionin e fundit. “Populli shqiptar pret që deputetët të sillen me maturi veçanërisht në situatën aktuale, duke demonstruar respekt për kolegët dhe për institucionin e Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”- thuhet në një deklaratë për shtyp të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së. Ndërkombëtarët kërkojnë që mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen mes dialogut dhe sjelljes qytetare.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Luca Volonte, president i Grupit Popullor Kristian-Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komitetit Presidencial të kësaj Asambleje

Berisha, Volonte: Shqipëria vend i lirë dhe demokratik, do respektohet çdo tubim paqësor

Imazh

18-02-2011 / Gazeta 55
- Shefi i ekzekutivit kujton se përdorimi i dhunës dhe i formave të saj, do marrë ndëshkimin e ashpër ligjor

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Luca Volonte, president i Grupit Popullor Kristian-Demokrat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe anëtar i Komitetit Presidencial të kësaj Asambleje.

Kryeministri e njohu zotin Volonte me zhvillimet që i paraprinë përpjekjeve të liderit të opozitës më 21 janar për marrjen me dhunë të pushtetit si dhe me zhvillimet në vijim. Kryeministri nënvizoi rëndësinë themelore për hetim të plotë, profesional dhe të balancuar të të gjithë përgjegjësve të 21 janarit si kusht themelor për zgjidhjen dhe normalizimin e situatës në vend. Berisha mbështeti plotësisht rolin e institucioneve të pavarura në zgjidhjen e situatës por theksoi që pavarësia e këtyre institucioneve nuk është një aspekt formal por bazohet në veprimet dhe besimin që ato institucione krijojnë në zbatimin korrekt dhe të paanshëm të ligjit. Kryeministri vlerësoi gjithashtu rolin dhe qëndrimin korrekt të përfaqësuesve dhe organizatave ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre për normalizimin e situatës. Ai gjithashtu e siguroi zotin Volonte që mazhoranca është maksimalisht e angazhuar për respektimin e të gjitha lirive dhe të drejtave përfshirë të drejtën për tubime paqësore si dhe vendosmërinë e qeverisë për të ruajtur dhe garantuar rendin kushtetues dhe shtetin e të drejtës ndaj çdo tentative për ti dhunuar ato. Nga ana e tij, Volonte shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për qëndrimin konstruktiv të kryeministrit Berisha dhe të mazhorancës në përballimin dhe zgjidhjen e situatës së krijuar nga përpjekjet e dhunshme të opozitës për marrjen pa zgjedhje të pushtetit.

Volonte për Edvin Ramën
Volonte vuri në dukje qëndrimin intransigjent dhe të përshkallëzuar të zotit Rama drejt krijimit të krizës që nga vizita e Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në fillimin e vitit 2010. Ai theksoi që ndërkohë që kryeministri Berisha i pranoi propozimet e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, Rama i kishte refuzuar në mënyrë insistuese ato, duke mbyllur qëllimisht rrugët për një zgjidhje institucionale të ngërçit të krijuar nga opozita. Kryeministri e siguroi Volontenë për angazhimin e tij maksimal që zgjedhjet për pushtetin vendor të 8 majit të arrijnë standartet më të larta të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së dhe duke e vlerësuar rolin e Asamblesë Parlamentare të KE-së ftoi një pjesëmarrje sa më të gjerë të kësaj Asambleje në misionin ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Topalli, Volonte: 21 janari, tentativë e një grupi kriminal për të rrëzuar me dhunë institucionet

Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Grupit EPP në Strasburg, Luca Volonte

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua sot me Kryetarin e Grupit EPP në PACE Luca Volonte. Kryetarja e Kuvendit shprehu falenderimin dhe vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i jetës politike në Strasburg ka dhënë për proceset integruese të Shqipërisë. Më tej Kryetarja e Kuvendit e njohu eurodeputetin për ngjarjet para, gjatë dhe pas 21 Janarit, si një tentativë e dështuar e një grupi kriminal, për të rrëzuar me dhunë institucionet legjitime dhe rendin kushtetues në Shqipëri. “Ne prej një muaji po i kërkojmë Drejtësisë që ata që kërkojnë 13 mijë viktima, ata që organizuan dhunën ekstreme të 21 janarit, ata që përdorën grupe kriminale, ata që për 5 orë rrethuan e sulmuan nga të gjitha anët Kryeministrinë për karrigen e z.Rama, duhet të përgjigjen para drejtësisë”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Eurodeputeti Luca Volonte njëherësh theksoi rëndësinë që ka angazhimi dhe vullneti serioz që duhet të ndërmarrin forcat politike, për zgjedhjet e 8 majit. Topalli garantoi se çdo tentativë e dhunshme për rrëzimin e rendit kushtetues, do të marrë përgjigjen e merituar bazuar në Kushtetutë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ambasada e SHBA: Ruhuni nga protestat e dt. 18 shkurtit të 2011 të PS-ës
Imazh

Klodiana Kotorri
Protesta e opozites e paralajmeruar me 18 shkurt ka detyruar ambasaden amerikane t'u beje thirrje shtetasve te saj qe ndodhen ne Shqiperi te bejne kujdes. Paralajmerimi eshte bere paraditen e djeshme dhe ne oret e pasdites u pasua edhe nga nje i dyte, per tubimin e se dieles, njoftuar nga Partia Demokratike. Me ane te nje deklarate leshuar diten e djeshme, ambasada e SHBA-se u ka bere thirrje shtetasve amerikane qe ndodhen ne Tirane te shmangin udhetimet e panevojshme me date 18 shkurt e me tej. Ne deklaraten e saj, ambasada amerikane shprehet se "kemi informacione qe protestat e opozites te zgjasin disa dite rresht". Kurse vijohet: "Ne i njoftojme qytetaret e SHBA, se edhe demonstratat qe jane njoftuar si paqesore mund te kthehen ne dhune dhe te paparashikueshme. Ju duhet t'i shmangni ato nese eshte e mundshme". Ne njoftimin e leshuar dje nga ambasada e SHBA-se, evidentohej fakti se demonstratat e kaluara kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te kryeqytetit dhe kane nderprere ne menyre te konsiderueshme rrjedhen e trafikut. Ambasada e SHBA ka keshilluar personelin te shmange zonat ku ndodhin demonstrata dhe te kufizojne te gjitha udhetimet e panevojshme gjate protestave. "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane te jeni vigjilente dhe te vetedijshem per vendndodhjen tuaj dhe degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike. Qytetareve te SHBA-se po i kerkojme te ushtrojne kujdes te forte, nese ata gjenden prane demonstruesve", thuhen ne deklaraten e ambasades amerikane leshuar diten e djeshme. Paralajmerimi i dyte, vinte per 20 shkurtin, per koncertin festiv qe do te zhvilloje diten e diel Forumi Rinor i Partise Demokratike. Ne nje njoftim zyrtar ambasada e SHBA, kerkon nga qytetaret e saj qe te shmangin zonat ku do te zhvillohet ky miting ne qender te qytetit. Ndersa paralajmeron bazuar ne proceduren qe po ndjek qe prej 21 janarit, se tubimet ne Tirane mund te jene te dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqesore. "Partia Demokratike e Shqiperise ka lajmeruar zhvillimin e nje mitingu te dielen ne 20 shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik per vendin apo zonen ku do te zhvillohet mitingu. Me pare mitingjet publike kane prekur te gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht perreth Parlamentit, Kryeministrise dhe bulevardit, "Deshmoret e Kombit". Personeli i Ambasades se SHBA eshte keshilluar qe te shmang cdo kalim ne zonen e demonstratave dhe te limitojne cdo udhetim gjate kohes se zhvillimit te protestes", thuhet ne njoftimin e Ambasades se SHBA-se qe per shkak te procedures rutine, ne pjesen me te madhe eshte perseritje e atij per kujdes nga 18 shkurti. Nderkohe edhe disa ambasada te vendeve te Bashkimit Evropian, ashtu si heret e kaluara qe nga 21 janari, u kane bere thirrje shtetasve te tyre te qendrojne larg vendeve ku do te grumbullohen demonstruesit me 18 shkurt, ndersa theksojne se qytetaret e vendeve te tyre duhet te shmangin levizjet e panevojshme ne Tirane deri ne perfundim te demonstratave, qe sipas informacioneve mund te vazhdojne disa dite. Keto ambasada kane leshuar deklarata vigjilente edhe ne demonstratat e meparshme te zhvilluara nga opozita. Ambasadat Ambasada britanike e ajo italiane u kane bere thirrje diten e djeshme shtetasve te tyre qe ndodhen ne Shqiperi, te kene kujdes me 18 shkurt pasi demonstratat e PS edhe pse jane paralajmeruar paqesore mund te rezultojne si ajo e 21 janarit. Apeli "Demonstratat ne nje qytet kane potencial qe te cojne ne mitingje te tjera publike apo demonstrata ne te gjithe vendin. U bejme thirrje qytetareve amerikane, te jeni vigjilent dhe te vetedijshem per vendbanimin tuaj, degjoni se cfare raportojne mediat lokale te lajmeve ne lidhje me te gjitha tubimet publike".
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ligjvënësi republikan amerikan Dana Rohrabacher flet për Grusht Shtetin e 21.1.2011 në Shqipëri
Imazh

Ligjvënësi Dana Rohrabacher: Në një vend demokratik qeveria e zgjedhur duhet të mbarojë mandatin

Arben Xhixho | Uashington E shtunë, 19 Shkurt 2011

Ligjvenësi republikan nga Kalifornia, anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se në një vend demokratik, në se zgjedhjet kanë mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar të mbarojë mandatin. Në zgjedhjet e ardhshme, thotë ai, nëse korrupsioni është i lartë dhe nëse me të vërtetë zgjedhjet janë vjedhur, ato mund të rimerren përsëri. Duke folur për Kosovën ligjvenësi republikan thotë se Serbia duhet të mësohet me realitetin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe ai rekomandon që të dyja këto vende të shqyrtonin mundësinë, si pjesë e një plani gjithpërfshirës, të krijimit në Ballkan të një komonuellthi shtetesh, ku secili shtet të kishte sovranitetin e tij.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara kanë qënë shumë të angazhuara kohët e fundit përmes Departamentit të Shtetit, për zhvillimet politike në Shqipëri, në përpjekje për të qetësuar situatën e acaruar nga mosmarrëveshjet e thella mes Partisë Demokratike në pushtet dhe Partisë Socialiste të opozitës. Si anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, si i shikoni zhvillimet e fundit në Shqipëri?

Dana Rohrabacher: Gjëja më e rëndësishme që duhet kuptuar është se protestat që po shohim në Tunizi, në Egjipt dhe në vende të tjera, ku njerëzit kërkojnë reforma demokratike dhe kanë dalë në rrugë, nuk kanë gjë të përbashkët me Shqipërinë. Në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje të drejta. Ka një parti në pushtet që u zgjodh në qershor të 2009, mandati i së cilës është deri më 2013. Pra vendi ka një qeveri të zgjedhur. Ata që kanë mosmarrëveshje me të, ose që nuk janë dakord me ato që ajo bën, nuk janë të justifikuar të dalin në rrugë për të sjellë pengesa dhe ta krahasojnë veten me njerëzit që po protestojnë kundër qeverive autoritare që nuk janë të zgjedhura. Që populli i Shqipërisë të respektohet nga Bashkimi Evropian dhe të tjerët, duhet ta mësojë se qeveria e zgjedhur duhet respektuar. Këtu në Amerikë, tani për shembull, ne republikanët nuk po dalim në rrugë për të larguar Obamën. Jo kjo nuk ndodh. Ne po përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme. Është e drejtë të dalësh në rrugë për të kërkuar zgjedhje të lira e të drejta, por nuk është e drejtë të kërkosh që qeveria ta ndërpresë mandatin e saj. Ajo që po ndodh në Shqipëri për mua është një papjekuri politike, veçanërisht e opozitës së fundit, e cila refuzon të njohë dhe kërkon të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ndoshta është e justifikuar, nuk e di, kur flasim për korrupsionin. Ne e dimë se ka korrupsion në qeverinë e tanishme. Por korrupsion ka patur edhe në qeveritë e kaluara. Por, kur zgjedh një qeveri, ajo duhet lejuar të mbarojë mandatin, dhe pastaj kur vijnë zgjedhjet, njerëzit duhet të vendosin nëse një qeveri e caktuar duhet apo nuk duhet zgjedhur sërish për shkak të korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Gjendja në Shqipëri u acarua më tej pas protestës së 21 janarit të opozitës që u shndërrua në dhunë, gjatë së cilës 4 protestues humbën jetën. Të dyja palët po shkëmbejnë akuza me njëra-tjetrën lidhur me hetimet. A mban përgjegjësi qeveria për vrasjen e 4 personave?

Dana Rohrabacher:
Qeveria mund por edhe mund mos të jetë përgjegjëse. Në se ka zyrtarë në nivele të larta që nxisin policinë të përdorë taktika brutale ndërhyrjeje për të shtypur një demonstratë, atëhere qeveria është përgjegjëse. Por në se policët nuk janë të trajnuar si duhet, ose në se bëhet fjalë për individë të caktuar, siç mund të gjenden në çdo forcë policore në botë, që janë elementë të papërgjegjshëm, atëhere qeveria nuk është përgjegjëse. Këto janë çështje që duhen parë, që duhen hetuar, njerëzit duhet të dëshmojnë. Nëse ka të dhëna që tregojnë se kryeministri mund të ketë sugjeruar se protestuesit duhen shtypur me çdo mjet, atëherë aty mund të flitet për përgjegjësi. Por në se policia vetë ka reaguar më ashpër se ç’duhet, kjo ndodh në çdo vend.

Zëri i Amerikës: Ka shumë analistë e vëzhgues që flasin për një sindromë lodhjeje, se komuniteti ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, mund të jenë lodhur tashmë me politikën në Shqipëri, që sa herë ka probleme kërkohet ndërhyrje nga jashtë. Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni këto skenarë në Shqipëri që përsëriten herë pas here? Çfarë ndikimi kanë ato për imazhin e vendit?

Dana Rohrabacher:
Kjo përforcon argumentin tim se në demokraci zgjedhjet zhvillohen në kohë të caktuara. Personi që është është zgjedhur nuk mund të pengohet menjëherë, pa i dhënë mundësi të zbatojë politikat e tij për vendin. Të shikosh tani gjithë këto protesta, gjithë këtë aktivitet, për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur, shumë kohë para përfundimit të mandatit, është shumë shqetësuese për njerëzit që besojnë në demokraci. Një situatë e tillë dëmton legjitimitetin, jo vetëm të kryeministrit, por të vendit në tërësi. Njerëzit në Shqipëri duhet ta kuptojnë se tani që janë në një fazë të përparuar të ekzistencës së institucioneve demokratike, dhe kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, nuk mund të rrëzojnë një qeveri të zgjedhur thjesht se nuk janë dakord me të dhe të shpresojnë që pjesa tjetër e vendeve të demokracive perëndimore të të konsiderojnë një vend me demokraci të pjekur. Unë e kuptoj se përse, veçanërisht zyrtarët në BE, do ishin shumë të shqetësuar se Shqipëria, që pati zgjedhje demokratike, tani po kalon në periudha paqëndrueshmërie.

Zëri i Amerikës: Opozita sjell si argument për kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme, faktin që në vend ka shumë korrupsion dhe zgjedhjet e kaluara, që u njohën nga OSBE-ja dhe ODIHR-i, u vodhën. A nuk kanë ata të drejtë në kërkesën e tyre?

Dana Rohrabacher: Jo aspak. Ata duhet të pranojnë se pas zgjedhjeve, pas formimit të qeverisë, nuk mund të vazhdosh t’i tërheqësh gjërat zvarrë. Këtu në Amerikë ne patëm një përvojë kur presidenti Xhorxh Bush u zgjodh president. Pati parregullsi në Florida, ne u morrëm me to, ato u bënë përcaktuese për fituesin e zgjedhjeve, presidenti Bush doli fitues dhe çështja quhet e mbyllur. Kështu ndodh në demokraci. Nuk mund të zvarrisësh gjerat që të mos ketë qeveri për një kohë të gjatë. Asnjëherë nuk mund të ketë zgjedhje të përsosura, ku opozita mos të ketë diçka për t’u ankuar. Duhet bërë më e mira e mundshme dhe duhet ecur më tej. Në zgjedhjet e ardhshme, nëse korrupsioni është i lartë dhe nëse me të vërtetë zgjedhjet janë vjedhur, ato mund të rimerren përsëri.

Zëri i Amerikës: Le të ndryshojmë temë dhe të flasim për Kosovën. Kosova sapo festoi tre vjetorin e pavarësisë. Qeveria e re, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme, do të ndeshet menjëherë me dy çështje, me raportin e përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marti dhe me bisedimet me Serbinë. Le të ndalemi fillimisht tek raporti i Dick Martit.

Dana Rohrabacher: Nuk e kam lexuar gjithë raportin por jam në dijeni të analizave mbi të. Ideja se ka patur heqje organesh për trafikim dhe fakti që nuk ka dalë ndonjë person të dëshmojë se ka parë një gjë të tillë, të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me akuza të pabazuara për një akt nga më të shëmtuarit që mund të mendohet. Po të kishte patur heqje organesh, vrasje njerëzish për t’u marrë organet, besoj do të kishim dëgjuar për një gjë të tillë prej kohe. Unë kam qënë i angazhuar intensivisht në këtë rajon për një dekadë dhe kurrë nuk kam dëgjuar një akuzë të tillë. As edhe kur forcat serbe masakruan kaq shumë njerëz, sidomos në Bosnje. Po të kishte ndodhur kam përshtypjen që do të kishim dëgjuar për gjëra të tilla. Një akuzë e tillë duhet parë me dozë të madhe skepticizmi.

Zëri i Amerikës:
Çështje tjetër është ajo e negociatave me Serbinë. Qeveria e re e Kosovës pritet të angazhohet në to. Serbia pritet të sjellë në tryezë çështjen e statusit. A duhet diskutuar ajo?

Dana Rohrabacher:
Mendoj se duhen bërë përpjekje nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Ato duhet të gjejnë një formulë sipas së cilës popujt e të dy vendeve të bien dakord dhe të shohin më pas drejt së ardhmes. Për momentin zhvillimi ekonomik ka ngecur.

Zëri i Amerikës:
Çfarë nënkuptoni kur thoni që të dyja palët duhet të negociojnë? Kosova është një vend i pavarur, Serbia kërkon ta rihapë përsëri çështjen e statusit.

Dana Rohrabacher:
Mendoj se ato duhet të komunikojnë pa patur nevojë të kalojnë nëpër formalitete. Gjatë diskutimeve mund të arrihet një mirëkuptim se cili do të jetë formati zyrtar i tyre. Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Kosovën si vend të pavarur. Serbia duhet ta pranojë një gjë të tillë. Kosova nuk do të heqë dorë nga pavarësia. Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen në vendimin e tyre, ashtu siç nuk do të tërhiqen edhe vendet e tjera që e kanë njohur Kosovën. Sapo u mbush 3 vjetori i njohjes së Kosovës nga Presidenti Bush. As nuk bëhet fjalë për tërheqje të këtij vendimi. Kjo nuk ndodh. Serbia duhet ta kuptojë se ky është realiteti. Atëhere si duhet vepruar që këto dy njësi, këto dy vende, serbët dhe kosovarët, të kenë marrëdhënie më të mira, me përfitime për të dyja palët? Kjo ndoshta mund të ulë tensionet dhe Bashkimi Evropian mund të përshpejtojë procesin e integrimit të të dyja këtyre vendeve. Unë do të rekomandoja që të dyja këto vende të shqyrtonin mundësinë, si pjesë e një plani gjithpërfshirës, për idenë e krijimit në Ballkan të një komonuellthi shtetesh, ku secili shtet të kishte sovranitetin e tij. Çdo qeveri që dëshiron, mund të hyjë në të. Kosova për shembull, do të kishte parlamentin e vet, ushtrinë e vet, forcën e saj policore, sistemin e vet të arësimit, por nuk ka arësye përse të mos bashkohet në një komonuelth ekonomik me Serbinë, nga i cili të përfitonin të dy vendet. Pra ideja e një komonuellthi vendesh sovrane mund të ishte e pranueshme për Serbinë, ku të kishte marrëdhënie me popullin e Kosovës. Këto qëndrime duhen shqyrtuar, për të gjetur modalitete të reja, që do të respektonin të drejtat e të dy popujve. Dhe kjo është e mundshme.

Zëri i Amerikës:
Në Kosovë ka disa qindra ushtarë amerikanë në kuadër të KFOR-it. Ju keni kërkuar kthimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. A nuk mendoni se në kushtet aktuale atje, forca e KFOR-it, përfshirë ushtarët amerikanë, duhet të qëndrojë për të ardhmen e afërt si garantuese e sigurisë?

Dana Rohrabacher: Ne kemi qënë atje për një kohë të gjatë. Ne duhet të përcaktojmë një afat se kur do të largohemi. Ndoshta pas një viti trupat duhet të kthehen. Ne nuk mund të ofrojmë përjetësisht, si të thuash, këtë “dhuratë për stabilitetin”. Amerika është vetë e zhytur në borxhe. Këtë vit kemi një borxh prej 1 trilionë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar. Dhe në kushte të tilla të japësh një dhuratë që na kushton 100 milionë dollarë në vit, nuk mund ta përballojmë dot. Ne duhet t’i njoftojme vendet në Ballkan se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë të jenë të pranishme.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit, si anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si e shikoni rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan?

Dana Rohrabacher: Për mua, Shtetet e Bashkuara duhet të kenë rolin e lehtësuesit për të afruar palët me njëra-tjetrën, që ato të gjejnë kompromise. Ka patur shumë kompromise që u arritën gjatë procesit të krijimit të Kosovës. Si vend, ne jemi krenarë që ndërhymë për të parandaluar vrasjet në masë, që mund të kishin ndodhur nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin ndërhyrë ushtarakisht. Roli ynë në të ardhmen, nuk duhet të jetë ai i një arbitri, por i një force pajtuese, që bashkon popujt, në vend që të themi se ne do të marrim vendimin përfundimtar. Vendimet duhet t’i takojnë popujve të rajonit. Ne duhet të jemi atje për të nxitur vullnetin e mirë, kompromisin, për të nxitur stabilitetin dhe begatinë afatgjatë në rajon. Ne mund ta bëjmë këtë. Ka shumë gjëra interesante që mund të bëhen dhe në fakt, unë vetë do të jem personalisht i përfshirë në disa nisma për rajonin, që synon gjetjen e urave midis popujve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tekst i Konferencës për Shtyp i Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA Xheims Stainberg ne Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë (25 shkurt 2011)

Imazh

Ambasadori Arvizu: Mirëdita. Është kënaqësi dhe nder për mua që të prezantoj dikë që e njoh prej 15 vjetësh. Edhe sipas standardeve të udhëtimeve normale të Zëvendës Sekretarit të Shtetit, ky i sotmi përbën një udhëtim shumë intensiv dhe jemi të lumtur që pati mundësinë të vinte në Shqipëri. Më lejoni t’ju prezantoj Zëvendës Sekretarin e Shtetit Xheims Stainberg.

ZV/S Stainberg: Faleminderit, Z. Ambasador. Jam shumë i gëzuar që jam në Shqipëri sot. Dëshiroj të falënderoj Ambasadorin për mirëseardhjen e tij. E di që ka pak kohë që ka arritur, por ne jemi krenarë që kemi një diplomat me aftësitë dhe përvojën e tij këtu për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.

Thuajse saktësisht 2 vjet më parë, vetëm dy javë pasi kisha marrë postin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, që pata privilegjin të drejtoja një ceremoni shumë të rendësishme në Departamentin e Shtetit. Ajo ceremoni kishte të bënte me pranimin e instrumenteve për ratifikimin e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Ka qenë një çast shumë krenar, jo vetëm për ne, miqtë e mirë të Shqipërisë, por e di edhe për popullin shqiptar, arritjet e jashtëzakonshme të të cilit e bënë këtë të mundur.

Vizita ime këtu sot sigurisht ndodh në një kohë më sfiduese dhe dëshiroj të filloj me shprehjen e trishtimit të madh për humbjen e katër jetëve më 21 janar dhe të ngushëllimeve tona për familjet. Është me rëndësi për të gjitha palët, jo vetëm familjet, por të gjithë popullin shqiptar që të ketë një hetim gjithëpërfshirës e të pavarur i cili do të përcaktojë faktet si dhe përgjegjësitë përkatëse për ngjarjet.

Kushtetuta juaj garanton një proces të pavarur hetimor nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe ne mendojmë se është shumë e rendësishme që pavarësia e këtij hetimi të mbrohet.

Vizita ime këtu ndodh gjithashtu vetëm dy javë përpara një ngjarjeje tjetër shumë të rëndësishme, e cila shënon 20-vjetorin e tranzicionit tuaj dhe fillimit si një shoqëri demokratike. Dhe përpara kësaj vjen edhe përvjetori i njëzetë i partneritetit të fortë midis SHBA dhe Shqipërisë demokratike. Sundimi i ligjit dhe procesi demokratik, kushtetuta që keni pasur aq privilegj të ndërtoni gjatë 20 viteve të fundit, është një dhuratë e çmuar që unë e di që populli shqiptar e vlerëson pa masë. Është me rëndësi kritike në këtë kohë që ju të ndërmerrni hapat e nevojshme për ta ruajtur dhe mbrojtur kushtetutën, për të mbështetur procesin demokratik dhe zgjedhjet demokratike që i dallojnë demokracitë nga forma të tjera të qeverisjes. Presim me kënaqësi zgjedhjet tuaja vendore në maj dhe zhvillimin e vazhduar të proceseve tuaja demokratike. Ka rëndësi të posaçme që zyrtarët e qeverisë dhe udhëheqësit partiakë të përqendrohen mbi punën pozitive përpara për të ndërtuar një të ardhme për popullin shqiptar.

Pa diskutim, demokracia ka të bëjë me debatin energjik, por është dialogu i qytetëruar që i shërben interesave afatgjata të popullit. Dhe, për të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara, që kujdesemi shumë për atë që ndodh këtu, urojmë ta shohim procesin të ecë përpara në një mënyrë të tillë që ndërton mbi përvojën pozitive të së kaluarës tuaj dhe ofron shpresa edhe më të mëdha për të ardhmen.

Dua ta shfrytëzoj këtë rast edhe për të shprehur mirënjohjen për angazhimin energjik të Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e saj për përpjekjet e përbahskëta në Afganistan si dhe për përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar paqen dhe sigurinë, sidomos në Ballkanin Perëndimor, për të cilin të gjithë ne kemi shumë interes dhe shqetësim. Dëshiroj të falënderoj të gjithë personalitetet me të cilët u takova që më kushtuan kohë dhe shkëmbyen me mua pikëpamjet në një mënyrë shumë të çiltër dhe të hapur, si dhe vlerësoj mundësinë për të ndarë me ta pikëpamjet tona mbi mënyrën e ecjes përpara për të kapërcyer vështirësitë e tanishme dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë.

Do t’iu përgjigjesha me kënaqësi disa pyetjeve.

Pyetje: Ju vutë në duke nevojën e hetimeve të pavarura nga zyra e Prokurores së Përgjithshme. Deri tani ka pasur vetëm oficerë të Gardës së Republikës që janë arrestuar dhe nuk ka hetime mbi organizatorët e demonstratës ndërsa disa nga protestuesit janë lënë të lirë. Nuk është ky një hetim i njëanshëm?

ZV/S Stajnberg: Siç besoj se e dini, unë pata mundësinë të takohem me Prokuroren e Përgjithshme këtë mëngjes dhe ajo theksoi angazhimin e saj për një hetim gjithpërfshirës që shqyrton të gjitha rrethanat. Mendoj se është e rëndësishme të pranohet që ky proces është ende në zhvillim dhe do të ishte e parakohshme të bëhen gjykime se si do të vazhdojë për sa kohë ai (hetimi) vazhdon.

Nga ana jonë, SHBA janë të angazhuara të sigurojnë mbështetjen e duhur teknike për të ndihmuar në këtë në çdo mënyrë të dobishme. Dhe, siç kam thënë, e vlerësoj angazhimin e marrë nga Prokurorja e Përgjithshme për të garantuar që hetimi të jetë sa më gjithpërfshirës ashtu si dhe i pavarur.


Pyetje: Mund të na paraqisni pikëpamjet tuaja, pikëpamjet të cilat ju ia paraqitët personaliteteve dhe autoriteteve qe ju takuat, si zgjidhje për situatën aktuale politike?

ZV/S Stainberg: Mendoj se rruga përpara është diçka që duhet të vendoset nga vetë populli dhe udhëheqësit të Shqipërisë . Por, ndërsa ata marrin këto vendime, ne besojmë se ata duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore që janë të vërteta për të gjitha demokracitë. Ato parime janë sigurisht, respekti për kushtetutën dhe shtetin e së drejtës, zgjedhje të hapura dhe transparente që i lejojnë qytetarët të shprehin dëshirën e tyre përsa i përket zgjedhjeve para tyre, një angazhim për dialog të qytetëruar që pranon që edhe pse ka ndryshime në mendime, ato janë të gjitha në shërbimin të interesit afatgjatë të popullit, dhe një angazhim të fortë për t’u siguruar që ka ndershmëri në të gjitha proceset, përfshirë adresimin e sfidave shumë të rënda dhe shumë të rëndësishme të korrupsionit me të cilat përballen shumë demokraci të reja… Një angazhim për t’u marrë me sfidat e korrupsionit dhe integritetit të qeverisë që është një problem i zakonshëm në të gjitha demokracitë në zhvillim.

Unë mendoj se brenda kuadrit, udhëheqësit dhe qytetarët e Shqipërisë mund të bëjnë zgjedhjet e tyre që do të ndërtojnë një të ardhme më të fortë dhe do të mbështesin institucionet për të cilat ju keni nevojë për të ardhmen.

Pyetje: Persona nga Partia Socialiste kanë deklaruar se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, ndërkohë që bëjnë krahasime më Tunizinë, Egjiptin, dhe…Sa ndihmon kjo zgjedhje e opozitës në zgjidhjen e situatës dhe a mundemi, a mund ju të bëni krahasime midis situatës në Shqipëri dhe këtyre vendeve.

ZV/S Stainberg - qesh: Unë mendoj se nuk ka krahasime të rëndësishme ndërmjet situatës në Shqipëri dhe këtyrë vendeve, me Shqipërinë. Këtu ju keni një demokraci. Është një demokraci që është gjithë kohën në zhvillim e sipër, siç thotë gjithmonë edhe Presidenti Obama , që demokracia amerikane është gjithmonë në zhvillim. Por ju e keni një kushtetutë, një shtet të së drejtës, një proces elektoral, të përcaktuara në mënyrë demokratike, që mund t’i lejojnë qytetarët të përcaktojnë zgjedhjen e tyre të qeverisjes dhe zgjedhjen e tyre të ligjeve. Sigurisht, mundësia për tubim paqësor dhe diskutime publike është pjesë e demokracisë dhe sigurisht që ne e mbështesim të drejtën e qytetarëve për të pasur tubime publike dhe shprehje pikëpamjesh, por duke marrë parasysh mundësitë demokratike, nuk ka faktikisht arsye apo justifikim për zgjedhjen e aktiviteteteve jashtë kushtetutës për të arritur demokracinë.

Dhe kjo është pse ne ua kemi theksuar të gjithë udhëheqësve dhe partive këtu rëndësinë e përdorimit të mjeteve kushtetuese dhe mjeteve që vë në dispozicion kushtetuta për të lejuar pikëpamjet e njerëzve të dëgjohen dhe të respektohen.

Pyetje: Z. Zëvendës Sekretar, cfarë keni kërkuar specifikisht nga Z. Rama dhe Z. Berisha? A morët ndonjë angazhim përfundimtar dhe të fortë nga palët që ata do të marrin pjesë në zgjedhje?

ZV/S Stainberg:
Besoj se e dëgjuat, se çfarë kërkova nga udhëheqësit; kërkova të njëjtën gjë nga të gjithë udhëheqësit:
1. respekt për kushtetutën;
2. respekt për institucionet e pavarura që ekzistojnë në bazë të kushtetutës tuaj;
3. respekt për proceset zgjedhore që janë përcaktuar nga kushtetuta; pjesëmarrje në proceset zgjedhore, dhe, njësoj e rëndësishme për këto dispozita ligjore, një debat të qytetëruar mbi të ardhmen e vendit. Mendoj se këto gjëra janë gjëra që nuk i kërkon vetëm SHBA, por i kërkojnë qytetarët e Shqipërisë. Dhe mendoj se shumë më e rëndësishme sesa ajo që më thanë mua, është ajo që ata do të bëjnë në ditët dhe javët në vazhdim. E vlerësoj tonin pozitiv dhe frymën pozitive që të gjithë udhëheqësit që takova sot shprehën gjatë bisedave tona dhe kam shpresë se do të shohim përparim ndërsa ecim përpara.

Faleminderit të gjithëve që ishit këtu sot.
###

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Prill 2021, 03:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari