Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESIN - Daniel Gàzulli - 26.1.2011
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli
SHQIPTARËT NUK DUHET TË PRESIN

Daniel Gazulli (Kopier).jpg

Gjendja

E njohin të gjithë: shteti i së drejtës asht vetëm një iluzion, ose diçka që duen ta besojnë ata që janë të lidhun me të. Shteti i së drejtës nuk asht një rrugë ma shumë, një shkollë e re, apo një zgjanim porti.

Koncepti i demokracisë tek na ka ato përmasa e atë substancë sa ban pjesë në mendësinë e atyne që e shtypen demokracinë për 45 vjet. Jashtë kësaj mendësie je i përjashtuem nga qeverisja e vendit.

Tek na askush nuk mendon për shtet, po për pushtet. Prej tij rrjedhin të mirat materiale nëpërmjet korrupsionit dhe të gjitha formave të imagjinueshme e të paimagjinueshme të krimit në një rend pseododemokratik.

Zgjedhjet janë të drejta vetëm po i fitova unë. Në rast të kundërt do të përmbysim gjithçka. E për të realizue këte njihet vetëm një mjet: dhuna. Por po i fitova zgjedhjet, atëherë edhe ligji jam unë. Kushtetuta, Kodet (penal, civil, administrativ) janë në tagrin e interpretimit prej meje.

Prej këtu rrrjedhin të gjitha format e dhunëshme: nga ato të gurëve, të zjarrit, të plumbave.

Pra gjendja asht ajo që jetuem me 21 janar në formë të konkretizueme: një opozitë që kërkon gjak që të marrë pushtetin, një pozitë që ban gjak për të mbajtë pushtetin.

Asht, në fund të fundit, shfaqje e koncentrueme e dështimit të eksperiemntimit të demokracisë postkomuniste me elementë dhe mendësi bolshevike.


Shkaktarët

Asht metastaza e Bllokut që sundon Shqipninë prej 20 vjetësh, djathtas e majtas. Djathtas e majtas janë dy koncepte fiktive në vendin tonë. Të ricikluemit e diktaturës, protagonistë të djeshëm apo bijtë e tyne, janë metastaza kanceroze e demokracisë shqiptare në të gjithë harkun e skenës politike shqipatre.

Ata kanë në dorë shtetin, pushtetin, ekonominë, drejtësinë, mjetet e dhunës, mediat e dhunës, gjithçka që u shërben për të kënaqë babzinë e tyne prej lubishë. E për të realizue këte nuk ndalen para asgjaje.

Për fat të keq populli ynë ka ende instinktin e turmës. Disa shkojnë mbas qerres kriminale të së djathtës, disa mbas qerres kriminale të së majtës. Individi, si në kohë të diktaturës, nuk ka personalitet. Ai asht degdisë në një shërbëtor i bindun i botës së krimit.


Shkaqet


Thirrjet patetike për demokraci, për mbrojtje të ligjit, për zgjedhje të lira e të ndershme, për luftë kundër korrupsionit, për hirarki vlerash, janë vetëm pluhun që u hidhet syve njerëzve të thjeshtë, atyne, që në fund të fundit, vuejnë këte masakër institucionale. Ndamja në “të mirë” dhe në “të këqijë” asht ose naivitet, ose marrja e një ane të krimit shtetnor.

Jemi në efektin shkak-pasojë.

Riciklimi i të të njejtëve njerëz, si thotë populli, “i mirë për të gjitha stinët” (çka nuk asht e mundun), ka ba që sot të sundojnë njerëz pa moral, pa ideale kombtare, pa edukatë qytetare e demokratike, pa personalitet, pa kulturë. Këto qenje të trajtueshme lehtësisht nga kasta ma e naltë e shtetit, kënaqen me disa mijra euro të vjedhuna nga tenderat, nga doganat, nga trafiqet etj., dhe bajnë, pa i vra ndërgjegja, lojën e kupolës që vjedh miliona, që nëpërmbëkambë interesat e piopullit, që nëpërmbëkambë ligjin, që nëpërmbëkambë të drejtat elementare të individit.


Rrugëdalja

Nuk ka vend për shumë teori.

Populli shqiptar, ose ndërgjegjësohet dhe distancohet një herë e përgjithmonë nga metastaza e diktaturës, e flakë ate si subjekt dhe objekt të krimit shtetnor, ose nuk ka të ardhme.

Për këte duhet:

- Një formacion i ri politik kryekëput jashtë çdo qelize të politikës së sotme;

- Njerëz të rijë, mundësisht të formuem në shkollat përendimore.


Nuk do të përjashtohej edhe një rrugë e tretë, por që aktualisht më duket e pamundun: Pastrimi i të gjitha formacioneve politike nga metastaza e Bllokut. Nuk shoh tek asnjena parti e sotme në Shqipni forca të tilla që të mund të largojnë një herë e mirë metastazen famëkeqe e kriminale që na la mbrapa Blloku, pse, si duket, ata kanë arrijtë t’i kriminalizojnë edhe ata individë që nuk vijnë nga çerdhja e diktaturës, nëpërmjet joshjes me përfitime nga bota e krimit.

Nëse do të vazhdojmë të ankohemi, ndërkohë që asht e ngutshme të veprohet për një rrugëzgjidhje përfundimtare, e ardhmja jonë do të jetë e komprementueme edhe për 20 vjet të tjera, në mos edhe ma gjatë.

26 janar 2011
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daniel Gàzulli
Imazh
Atyne askush nuk u çoi një kunorë.

In memoria

Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e martirëve, të çdo kohe qofshin ata.
Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ata nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun.

Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull.
Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmilonëshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:

1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve të Mbrendëshme.
2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).
3. Burgu i Prefekturës (kati përdhé).
4. Konvikti “Malet tona”.
5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.
6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
7. Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
8. Shtëpia e Ulqinakut.
9. Kuvendi i Motrave Servite.
10. Kisha e Motrave Servite.
11. Shkolla e Çelës.
12. Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).
13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
15. Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
16. Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).
17. Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin).
18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.
19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
21. Shtëpia e Guljelm Sumës.
22. Shtëpia e Sandër Saraçit.
23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.

Paraprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata atdhetarë.
Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta.

Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.
Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë. Prandaj po sjell vetëm emnat. Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.


Kel Abati, Shaban Abdullahi Dr. Alfred Ashiku, Kolë Ashiku, At Anton Harapi, Dul Bajrami
At Bernardin Llupi, At Bernardin Palaj, At Çiprian Nika,
At Daniel Dajani SJ, At Florian Berisha SJ, At Gaspër Suma,
At Giovani Fausti SJ, At Gjon Shllaku, Pashuk Biba,
Mark Cacaj, Prekë Cali, Mark Çuni,
Bardhosh Dani Simon Darragjati, Zef darragjati, Kolec Deda, Nikollë Prenk Deda, Pjetër Shan Deda, Prof. Anton Deda, Prof. Simon Deda, Brahim Derguti Qemal Draçani Caf Dragusha Don A.Sirdani
Dom Alfons Tracki, Dom Andrea Kalamashi, Dom Anton Muzaj,
Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Malaj, Dom Ejëll Deda,
Dom Ejëll Kovaçi, Dom Kolec Prennushi, Dom Lazër Jubani,
Dom Lazër Shantoja, Dom Lec Sahatçija, Dom Luigj Pici,
Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Hasi, Dom Mark Xhani, Dom Ndre Zadêja, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Nikoll Gjini, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Nikoll Laskaj, Dom Pal Gjini, Dom Pjetër Çuni, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Tusha, Dom Shtjefën Kurti, Dom Zef Maksen,
Fra Gjon Pantalia, Gaspër Simon Gaspri, Pjetër Gegë Gurakuqi,
Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi - Bajraktari i Shoshit,
Ndokë Gjeloshi, Pjetër Gjoka, Mark Luc Gjoni,
Mark Gjonmarku Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti,
Imz. Ernesto Çoba, Imz. Frano Gjini, Imz. Gjergj Volaj,
Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda Imz. Vinçenc Prennushi,
Ndoc Jakova, Xhelal Hardolli Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati, Dulo Kali Simon Kraja, Jup Kazazi Gjelosh Lulash Bajraktari, Prof. Gjelosh Lulashi,
Llesh Marashi, Kolë Margjini, Angjelina Marku,
Gjush Marku, Gjergj Martini, Caf Meti Frano Pjetër Mirakaj Pashuk Bib, Mirakaj, Pal Bib Mirakaj, Marash Miri, Mark Miri, Zef Miri, Qerim Sadik Myftari Gjon Mark Ndoj, Mëhill Ndoja, Gjokë Nikaj, Dodë Nikolla, Mark Pali,
Dr. Av. Paulin Pali, Mark Zef Pali, Ndue Pali,
Pjetër Prendush Pali, Prof. Kolë Parubi, Av. Myzafer Pipa Prof. Kolë Prela, Zef Kolë Prela, Ndrec Prenga,
Ndrekë Puka, Dr. Luigj Radoja Frida Sadedini
Mark Sadiku, Ludovik Saraçi, Cin Serreqi,
Dedë Lulash Smajli, Kolë Sokoli, Guljelm Suma,
Kolë Nuri Sheldija, Çezar Shllaku, Marie Shllaku,
Mark Temali, Kol Mark Toma, Maria Tuci,
Pal Thani, Gjergj Vata (Cukali), Gjokë Nikoll Voci,
Dedë Mirash Zefi, Ingj. Ludovik Zojzi, Maria Zojzi.

E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im.
Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue.
Ata u flijuen si martirë.

Shenim: Të dhanat historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit “Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Maj 2021, 00:44
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari