Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Përse u hodhë Flamuri Shqiptar nga demostruesit e 21.1.2011
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoku Edvin Kristaq Rama: Si lejove demostruesit e Partisë Socialiste të dt. 21 janar 2011 - Ditën e ditlindjes të Leninit - babë shpirtërore të Edvinit dhe Partisë Socialiste të përdornin shkopin mbajtës për të rrahur gardistët mbrojtës të Kryeminsitrisë dhe Flamurin Shqiptar ta hidhnin me neveri në kambët e kordonit të Gardës së Shqipërisë?
Flamuri i hedhur në tokë nga gangsterët antishqiptarë të PS-ës- 21.1.2010 (2).JPG
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Amarildo Yzeiri - Gardisti që në mesin e breshërive të gurëve hoqi mjetin mbrojtës të tij dhe mori Flamurin Kuq e Zi, e puthi dhe e mbështolli duke e futun në gji të hedhun me neveri nga demostruesit e Partisë Socialistë me frymëzimin e Edvin Kristaq Ramës me 21.1.2011. Amarildo pritet në kryeministri nga Sali Berisha dhe falenderohet për aktin e naltë patriotik
S.Berisha e falenderon A.Yzirin për Flamurin e hedhur në tokë. 21.1.2011.JPG
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Amarildo Yzeiri - Gardisti që në mesin e breshërive të gurëve hoqi mjetin mbrojtës të tij dhe mori Flamurin Kuq e Zi, e puthi dhe e mbështolli duke e futun në gji të hedhun me neveri nga demostruesit e Partisë Socialistë me frymëzimin e Edvin Kristaq Ramës me 21.1.2011. Amarildo pritet në kryeministri nga Sali Berisha dhe falenderohet për aktin e naltë patriotik
Amarildo Yzeiri - Gardisti që mori Flamurin në tokë. 21.1.2011.JPG
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoku Edvin Kristaq Rama: Si lejove demostruesit e Partisë Socialiste të dt. 21 janar 2011 - Ditën e ditlindjes të Leninit - babë shpirtërore të Edvinit dhe Partisë Socialiste të përdornin shkopin mbajtës për të rrahur gardistët mbrojtës të Kryeminsitrisë dhe Flamurin Shqiptar ta hidhnin me neveri në kambët e kordonit të Gardës së Shqipërisë?
A je shqiptar apo grekë, serbë apo rusë??????

Edvin Rama në Vandalizëm të 21.1.2011.JPG


Prokurorja e shtetit, kundër shtetit

ImazhImazhImazhImazh
Imazh
Aktorët e ''Grushtit të shtetit të Dështuar'' të 21.1.2011 - kryetar i PS-ës - Edvin Kristaq Rama, presidenti Bamir Myrteza Topi, kryeprokuroria - Ina Haxhi Rama - Haxhi Rama, shefi i shërbimit sekret Bahri Shaqiri

Autori - Fahri Balliu
24-01-2011

-Tre titullarë institucionesh(presidenti Bamir Myrteza Topi, kryeprokuroria - Ina Haxhi Rama - Haxhi Rama, shefi i shërbimit sekret Bahri Shaqiri), qokaxhinj pijesh e përfitimesh, e kanë postuar drejtpërsëdrejti kryeprokuroren në çadrën e Edi Ramës, si një hyzmeqarkë të tij

- Ina Rama thirret në aktivitet, një ditë pas Grushtit të Shtetit

- Sekti(presidenti Bamir Myrteza Topi, kryeprokuroria - Ina Haxhi Rama - Haxhi Rama, shefi i shërbimit sekret Bahri Shaqiri) i grushtit të shtetit, i ngritur nga mbetjet e palcës së komunizmit, po ndihmohet nga fqinjët tanë xhelozë

Kryeprokurorja Ina Rama shpalli një rast të paprecedentë në historinë e shteteve demokratike, por në përgjithësi, edhe në historinë e Akuzës së Shtetit. Për herë të parë, prokurorja e shtetit shfaqet hapur kundër shtetit. Në një mënyrë krejt naive dhe për një inerci politike provinciale, nuk është kuptuar që prokurorja përfaqëson akuzën e qeverisë, akuzën e shtetit dhe është në shërbim të saj. Përrallat e pavarësisë kanë të bëjnë veç me profesionalizmin dhe saktësinë ligjore dhe jo me pozicionet kushtetuese. Nga ana tjetër, o për hir të një stature, o prej formimit provincial dhe jo shumë inteligjent - besoj luan një rol edhe përvoja - kryeprokurorja është ndjerë komode në disa rrethe të caktuara institucionesh apo politikanësh, të cilët, duke përfaqësuar të njëjtin standard – minimal - merren me sharje për kryeministrin e për ministrat, dhe lobojnë për një perspektivë qeveritare tjetër. E parë në këtë kënd dhe në këtë kontekst, kryeprokurorja nuk ka kuptuar as sot e kësaj dite, se rri mbi një mangall të ndezur zjarri. Dhe ata qokaxhinjtë, pavarësisht se ku ndodhen, krahasuar me kryeministrin intelektualisht, ligjërisht e kushtetueshmërisht janë persona(presidenti Bamir Myrteza Topi, kryeprokuroria - Ina Haxhi Rama - Haxhi Rama, shefi i shërbimit sekret Bahri Shaqiri) të një vlere mediokriteti e rrumpallhaneje pijesh e përfitimesh. Përgjithësisht jeta e tyre personale dhe përditshmëria (përfshij këtu krerët e nja dy-tre institucioneve - presidenti Bamir Myrteza Topi, kryeprokuroria - Ina Haxhi Rama - Haxhi Rama, shefi i shërbimit sekret Bahri Shaqiri), janë njerëz të pazareve, njerëz që kanë shitur bamirësit e tyre, njerëz që kanë treguar një karakter prej plehu ndaj familjarëve të bamirësve të tyre...

Fahri Balliu për Bamir Topin pas Grushtit Shtetit


Dhe asaj zonjës, po i them, drejtpërsëdrejti, se e kam fjalën për tre titullarë institucionesh, me të cilët ajo komunikon. Madje, njëri prej tyre është aq i pabesë sa pikërisht atje ku lëpinte ujin e këmbëve të lara, pikërisht atje ku u bë njeri nga një sharlatan rrugësh, vjedhjesh e kontrabandash, pikërisht atje urrehet më shumë.

Tani, hap pas hapi, këta njerëz, kryeprokuroren e postuan drejtpërsëdrejti në çadrën e Edi Ramës. Kështu që një ditë prej ditësh, ajo na u ndodh padashur, si një hyzmeqarkë e Edi Ramës. Po Edi Rama nuk është person, nuk është opozitë. Ai është një bandë. Bile bandë që kokën nuk e ka në Shqipëri, as në Tiranë, dhe fat i madh që nuk e ka edhe në PS. Gjithsesi, zonja kryeprokurore, në skenarin për të blerë një koalicion tjetër qeverisës, nuk ishte vetëm e informuar, por ishte edhe një garanci. Në këto kushte, kryeprokurorja, ditën e mëpasme të demonstratës komuniste, na gjindet pjesë aktive dhe bën të njëjtën gjë që bëri rreshti i parë i banditëve, kundër kryeministrisë.

Ina Rama lëshon urdhër arresti për komandën e Gardës që mbrojtën Kryeministrinë nga talebanët e Grushtit të Shtetit për 5 orë dhe nuk arreston realizuesit e vandalizmave

Imazh

Pikërisht atë që nuk e realizuan banditët, marrjen e institucionin, tenton ta realizojë kryeprokurorja me urdhër arresti. Ashtu, me një stil si në pranimin e dhuratave të shtrenjta, Chanel e lart, ajo u përpoq t’i shesë fletë-arrestet për të shënuar dhe dhënë drejtimin e rrëzimit të shtetit. Një prokuroreje të shtetit, kur të firmosë urdhrin kundër një gardisti të republikës, duhet t’i dhimbset dhe t’i dridhet dora edhe për një faj të pakontestueshëm të tij. Por ajo kurrë s’mund të bëjë këtë, pasi ka parë ato pamje. Vetëm në një rast mund ta bëjë, atëherë kur ajo është pjesë e këtij komploti dhe fytyra e saj femërore është maska e një krimineli. Dhe ajo i quan një dituri dhe fat të madh thashethemet e monstruozitetet e videove, dhe kujton e beson se ato janë jeta e njeriut apo vetë njeriu. Ato janë veç maskarada moj zonjë, ato janë turpe, ato nuk i japin askujt forcë, ato s’janë asgjë veç loja për të gënjyer, për të mashtruar dhe vetëmashtruar batakun që të detyron ty sot, të firmosësh kundër shtetit. Është një trishtim i gjallë, zonjë, që ju s’keni e s’po shfaqni asnjë instinkt të shtetit e të kombit.

Shihet vazhdimisht se ju shfaqeni në ato mjedise që përmenda më lart e natyrisht, se atje s’flitet për këto nocione, por veç për të ardhura e për karriera, që ofrohen si në versionin e qerasjes në natyrë. Po shfaqeni me një mungesë të plotë të sensit të shtetit zonjë, sepse shoqëroheni e po funksiononi veç si një pjesëz e shoqërisë kulte që ka në themel të vet palcën e komunizmit që s’ka vdekur, por që me plot ndihmë nga fqinj xhelozë po mundohet të ringjallet me një fytyrë të re. Duke parë sjelljen tuaj antishtetërore të datës 22 janar, me nxjerrjen-rrufe si qerasje politike për Edi Ramën, të 6 fletë-arresteve, një mendje e ftohtë do t’u kujtonte se ju patët boll rast para kësaj date për ta treguar se keni qenë krejt të paanshëm ndaj hetimit për grupin e shtetit. Ju zonjë, patët boll raste për nisjen e proceseve “kryesisht” para 21 janarit, qoftë për deklaratat e liderit të opozitës se “populli të marrë institucionet” apo “s’garantojmë se protesta është paqësore” e deri te deklaratat e ndihmësve të tij se “Shqipërisë i duhen dëshmorë” apo “s’ndalemi jo me 3 të vrarë, por as me 13 mijë të vrarë”. Por as ju shkoi mendja, pasi s’kishit vullnetin për pavarësi në hetimin e kësaj çështjeje. Përkundrazi! Pedagogë tuajt janë shumë të habitur, zonjë, se si ju mund të merrni vendime pa përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes, me shpejtësi rrufe e duke përdhosur të gjitha prerogativat e Kodit të Procedurës Penale, siç edhe dolën dje publikisht në media. Kjo sjellje krejt antikushtetuese e antishtetërore s’tregon gjë tjetër veç konfirmimin e faktit se sa thellë je futur zonjë në batakun e atyre që arkitektuan dhe tentuan të vënë në zbatim grushtin e shtetit të 21 janarit. Zonja kryeprokurore, kjo vijë sjelljeje e juaja në krye të institucionit ju rreshton te llogorja e fajtorëve, bile me një rol shumë të rëndësishëm.

Imazh
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes.


Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.

Imazh

Tabela e përmbajtjeve

* 1 Origjina
* 2 Muzakajt dhe Bizanti
* 3 Skënderbeu
* 4 Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlorës
* 5 Historia
* 6 Rrugëtimi i flamurit
* 7 Në vend të mbylljes
* 8 Shiko edhe
* 9 Lidhje të jashtme


Origjina


Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike symbol i këtij shteti. Edhe sot të dy klubet e njohura të futbollit në Romë si: Roma dhe Lacio mbajnë përkatësisht simbole antike, nga ku i pari kokën e ulkonjës së kapitalit dhe i dyti shqiponjën me krahë të hapur. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej "qytetit të amshuar", (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire. Dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen, Perandoreshën Teodora. Më vonë me kalimin e kohës me anë të martesave dhe dhënies së privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikërisë së kombeve, që ishin integruar në këtë Perandori shumë kombëshe si: Princave Rumunë, Bullgarë, Gjermanë, Rusë, Serbë, Grekë, Shqiptarë, etj. Kjo eshtë arsyeja që këtë simbol sot e përdorin një dyzinë popujsh e shtetesh, të cilat dikur kanë patur kontakte kulturore me Bizantin. Ndërkohë që ai shfaqet si simbol i kishës Ortodokse, pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë së Lindjes, Bizantit. Flamuri Bizantin ruhet sot në një nga manastiret e malit të Shenjtë (Athos) në Greqi, në ngjyrat e tij origjinale Shqiponjën e zezë me dy koka, të vendosur në një fushë të artë.


Muzakajt dhe Bizanti

Një nga njerëzit më të shquar të kohës së tij në Shqipërinë e shekullit të XIV ishte edhe Princi Andrea i II-të Muzaka. Me ndihmën e Balshajve dhe aleatëve të tjerë të tij si: Arianitët, Matrengët, ai theu në vitin 1370 pranë Kosturit Mbretin Serb Vukashinin që ishte zotërues i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore (Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002, fq.294). Pas kësaj fitoreje të bujshme Perandori Bizantin Joani i V-të Paleolog i konfirmoi A.Muzakës titullin e despotit (Princit), duke i dhuruar stemën Perandorake Bizantine, siç ishte shqiponja e zezë me dy krerë e me yll në mes vendosur në një fushë të artë. Kjo zëvendësoi emblemën e hershme të Muzakajve e cila paraqiste një burim që shpërthente nga toka dhe ndahej në dy rrjedha, duke patur një pishtar në mes. Këtë ndërrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron kështu në Memorialin e tij. "Duhet ta dini se qysh nga kohët antike stema e derës tonë ka qenë një krua i gjallë i cili rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë…. Pastaj kanë patur shqiponjën me dy krerë te kurorëzuar me një yll në mes". (Gjon Muzaka. Memorie. Tirane 1996. fq.24). E pas ketij pasazhi të parë nga i njëjti burim mund të përmendim se në Kishën e madhe të Frankavilës në Otranto (Itali) ndodhet një tjetër epitaf i gdhendur mbi pllakën e varrit të Despotit Gjon Muzaka. "I Plotfuqishmi Jezu të falet këtu Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qytetit i Bizantit trashëgoi shqiponjën dy krenare që mbante në flamur".


Skënderbeu

Deri më sot shumica e shqiptarëve mendojnë se flamuri I tyre është flamuri i Skënderbeut, pa e ditur origjinën e tij. Edhe sot ne nuk e dimë me saktësi se kur Skënderbeu përdori si simbol të shtetit të tij shqiponjën dykrenore. Njihet fakti se këtë simbol ai e huazoi nga Muzakajt, duke e zëvendësuar stemën që kishte trashëguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit përdorte si stemë figurën e një princ (burri) me flokë të gjatë dhe togë (Gjin Varfi, Heraldika Shqiptare. Tirane 2000, fq 27). Shqiponjën dykrenore e kanë përdorur si simbol të tillë edhe Arianitët, Cernojeviçët e Zetës, Lek Dukagjini, etj. Për herë të parë në histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenore shfaqet në vitin 1451. Ajo paraqitet në një libër uratash që ju dhurua Skënderbeut nga Alfonsi i V-të, Mbreti i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetës 26 Mars 1451. (Gj. Varfi. Heraldika Shqiptare, fq. 32). Ai ju dorëzua ambasadorëve të Skënderbeut që nënshkruan këtë traktat, Peshkopit Stefan të Krujës dhe at Nikola Bergucit nga Protonoteri i Alfonsit Arrnaldo Fonoleda. Simboli përfaqësues i shtetit të Skënderbeut del përsëri në një katalog Venecian stemash në vitin 1463, kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin "Fisnik i Republikës". (Akademia e Shkencës, Historia e Popullit Shqiptar, fq.434). Po kështu ky simbol ruhet i gdhendur në varrin monumental të Kostandin Kastriotit, ndërtuar në vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika, në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve në Napoli (Itali). Njëlloj si në flamur Skënderbeu e përdori shqiponjën dykrenore me krahë të ulur dhe yllin me gjashtë cepa sipër, edhe në vulën e tij të madhe, të cilën e përdorte në dokumentat zyrtare. (Historia e Popullit Shqiptar, fq.433). Ndërkohë kur Kastriotët u larguan në Itali pas vdekjes së Skënderbeut me 17 Janar 1468, ata jo vetëm e ruajtën simbolin e tyre por e përdorën gjerësisht atë si stemë të Heraldikës së tyre.


Flamuri Shqiptar treguar sipas Eqrem Bej Vlorës

....Kalorësit e Skënderbeut (sipas Marin Barleti) gjatë fushatës së tij në Pulje, në ndihmë të mbretit të Napolit, mbanin flamuj të vegjël, të kuq me një shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes. Shqiponja dykrerëshe është symbol i Pushtetit Perandorak (Bizantin, Gjerman, Rus). Sundimtarët e mëdhenj dhe të vegjël që u shkëputën nga Perandoria Bizantine vazhduan ta mbajnë këtë symbol pushteti. Kështu mbase ka bërë edhe Skëderbeu. Sidoqoftë në gojëdhanat e arbëreshëve ky kumt mbeti i gjallë. Mbi varrin e nipit të Skënderbeut në kishën e Shën Marisë së Ëngjëjve, në Napoli, është vënë stema e tij: një shqiponjë Heraldike me një yll të bardhë e vezullues pesëcepash mbi të dy krerët. Midis viteve 1880-1895, Zef Skiroi e më vonë Anselmio Sorekio, në të përmuajshmen e tyre arbëreshe e botuan thuajse në çdo numër, këtë emblemë si flamur të shqipërisë, pas vitit 1900, atë e vë edhe Faik Konica në të përmuajshmen e tij Albania në Bruksel. Në Shtator 1909 së bashku me djelmërinë e qytetit (Vlorës) unë organizova në shtëpinë time shfaqjen e dramës Pirrua të Mihal Gramenos… . Ku ngrita për herë të parë flamurin shqiptar…. .Në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cetinjë mbërritën vullnetarë arbëreshë për tu bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar…. .(Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313). Ngritja e flamurit vazhdon më tej, tregimin e tij Eqrem Beu (Kujtime, fq 313-314). E pra në 28 Nëntor krye objekti i ditës, flamuri si siymbol i pavarësisë me atë pakujdesinë Shqiptaro-Lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte se si ishte ai , kurkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njeri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem Beut varet në mur një flamur shqiptar i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Qemalit, i cili ia dorëzoi Murat Bej Toptanit me porosinë ta varte poshtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në kopsht duke brohoritur "Rroftë", rroftë!. Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali, të ma kthenin atë menjëherë sapo zonja Marigo Pozio, një atdhetare e madhe demokratike ta kishte qëndisur flamurin e ri.

Historia

Sipas prof. Kasem Biçoku, shqiponja dykrerëshe është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.

Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrerëshe është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe Çernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.

Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.

Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine..


Flamuri i shqiperise nga 1914-1920

Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj

Rrugëtimi i flamurit

Don Alandro Kastrioti ishte një Princ Spanjoll. Një stërgjysh i tij kish qenë nën mbret i Napolit. Në vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me Markezen Auleta Kastrioti. Me një origjinë të tillë Don Alandroja e shpalli veten në fillim të viteve 1900 pretendent të fronit të Shqipërisë. Me famën që gëzonte, propagandën dhe mjetet financiare të shpenzuara prej tij, Alandro Kastrioti pati meritën që e bëri të njohur problemin shqiptar në qarqet politike Europiane. Diku në vitin 1907 Eqrem Bej Vlora, një nga kushërinjtë e Ismail Qemalit dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX, pati fatin të vizitonte Don Alandron në Paris (E.B.Vlora, Kujtime. Tirane 2003. fq.215). Takimin me këtë "Personazh të çuditshëm" ai e përshkruan kështu: "....Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe si pallat ku na njohu me shoqërinë e lartë të pranishme. Pasi përfundoi darka një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti një fjalim të bukur.... dhe pastaj hapi kutinë e kadifenjtë dhe nxorri prej andej një flamur shqiptar, një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua....". Pesë vjet e ruajta këtë flamur në dhomën e gjumit varur me një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastësisht ky flamur u ngrit vërtet si simbol i Pavarësisë së Shqipërisë.

Në vend të mbylljes


Ka ardhur koha që shumë e shumë probleme hipotetike që mbart historia jonë kombëtare të sqarohen siç duhet. Kështu mund të themi në mënyrë të argumentuar se flamuri ynë, "flamuri i Skënderbeut", është trashëgimi e ndikimeve romako-bizantine në shqipërinë e shekujve të kaluar. I marrë në trajtën e një difuzioni kulturor ai ruan dhe sot ngjyrat e vërteta dhe formën e përgjithshme të simbolit bizantin. Vetëm shqiponja është ridimensionuar me kalimin e kohës, duke marrë një formë më të plotë e më të bukur, e cila i ka krijuar edhe origjinalitet të veçantë. Flamuri i ngritur në mënyrë simbolike ditën e 28 Nëntorit 1912 në Vlorë, i cili kurorëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ishte flamuri i Kastriotëve, i ruajtur prej tyre gjatë brezave dhe i sjellë në Shqipëri nga Eqrem Bej Vlora, kushëriri i Ismail Qemalit. Ndërkohë që atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e përdori si model për ta riprodhuar flamurin zyrtar të shtetit të ri, flamurin e mësipërm. Kjo është shkurtimisht historia e flamurit të Shqipërisë simbolit tonë kombëtar.

== autori Ilirjan Gjika Flamuri shqiptar nga Skenderbeu tek Ismail Qemali.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kujdes me Flamurin Kuq e Zi – Edvin Rama!
ImazhImazh
Flamuri i shqelmosun pa yllin në asfalt nga Edvin Rama 21.1.2011

Mbramë në fundin e emisionit të lajmeve të RTVSH të orës 20, e ma vonë të datës 21 janar 2014 dhe sot në mëngjezë të orës 08:00, të orës 10:00 dhe 13:00 të datës 22 janar 2014 në kryeministri shikoi teleshikuesi se si valonte Flamuri Kuq e Zi me cepë të poshtëm nga e djathta e Shqyer në rreshtin e Flamujve në Kryeministri. Për çudi në hollin e kryeministrisë permendi sh. Edvin Rama ndër të tjera qeveria Berisha tradhëtoi,….në fjalimin para familjarve të viktimave të 21 janarit 2011, që u keqpërdorë nga kryeautori i Tragjedisë 21 janari 2011.
Nuk po merren me rolin e humorit të zi dhe karagjozllëqet e Edvin Ramës që bante me famijarët – viktima të tij.
Valvitja e Flamurit të reckosun në fasadën e kryeministrisë nuk ashtë kreni, rregull për institucionin, për piktorin dhe nder para qytetarit, që e quen Edvin Rama – Qeveria e Qytetarve. Valvitja e një zhele të kryeministrisë e paraqitun si Flamuri Kombtar ngacmon kujtesën e qytetarve të qeverisë të kryeminiistrit Edvin Rama. Po e ilustroj vetëm me tri shembuj për t’u njohë me qendrimin si në opozitë dhe pozitë ndaj Flamurit Kuq e Zi, që ushqen kryeministri i nji milion shqelmave, Edvin Rama.

1. Dita e 21 janarit 2014 shpalosi nji Flamur të Reckosun në mesin e tjerave në fasadën e ristrukturuem të kryeministrisë pas 15 shtatorit 2013.

Flamuri Kuq e Zi i hedhun për tokë nën kambët e gardistve pranë kryeministrisë më 21.I.2011
Imazh

2. Dita 21 janari 2011 protestuesit të cilët degjeneruen protestën paqsore ishin të ardhun nga burgjet e Greqisë. Ata pasi rrihnin Policët e Gardës me hunjë, shkopinjtë e pankartave,shkopin mbajtës të Flamurit Kuq e Zi, në murin e kryeministrisë ju ja hidhnin në kambët rrjeshtit të policve gardianë. Ajo që tronditi mbarë shqiptarinë ishte kur shikuen Flamurin e Kuq e Zi tuj u shkelë nga gangsterët e protestës të PS-ës të. Njeni prej gardistve, të quejtun Amarildo Yzeiri hoqi mjetet mbrojtse të tija dhe u turrë të merrte Flamurin Kuq e Zi nga asfalti, ku menjiherë ra mbi trupin e tij një stuhi gurësh dhe hunjësh nga gangsterët demostrues sipas urdhrit të liderit të partisë socialiste dhe sot kryeministër sh. Edvin Kristaq Rama.
3. Për 11 vjetë nuk u ngritë Flamuri Kuq e Zi në Bashkinë e Tiranës, duke mos organizue kremtimin e 28 Nandorit 1912, Ditën e Pavarsisë të Shqipnisë, Ditën e Ngritjes të Flamurit në Vlonë. Ish kryebashkiaku i Tiranës dhe lideri i PS-ës, Edvin Rama, që injoroi ditën e kombit, ku të gjitha qeveritë edhe ajo diktatoriale i kanë kushtue shumë respektë me kremtime madhshtore me Stuhinë e Valvitjes që krijohej nga mijra Flamuj Kuq e Zi. Kur Shqipnia vishej kuq e zi Ditën e Pavarsisë, në Tiranë nuk shihej Flamuj dhe asnjë shenjë atmosferë feste, vizita në Muzeumin e Pavarsisë, të shfletimit të kujtesës të historisë të ksaj dite që shkëputi Shqipninë nji herë e gjithmonë nga Robëria prej 434 vjetësh mizore Osmane. Edvin Rama angazhohej me supër shpenzime nga arka e bashkisë për darkën e 29 nandorit si Nata e Bardhë dikur festë e Paganve. Gjithë Shqipnia, trevat e saj etnike dhe miljona shqiptarë nëpër botë e kremtonin me madhështi Ditën e 28 nandorit, ndërsa kryetari bashkisë Tiranës Edvin Rama për Ditën e Pavarsisë u zhdukte nga Tirana. Vinin nga të katër anët e Shqipnisë, trojeve etnike, dhe nga gjithë bota të shqiptarve drejtë Tiranës për ta festue me miqë e popullin e saj kët festë numër nji të Shqipnisë, por u zhgënjenin dhe ndjeheshin të fyem nga mos festimi i Pavarsisë, nga mos valëvitja e asnji Flamurit. Ju deshë ish kryeministrit Berisha t’ja hiqte me ligjë Të drejtën e organizimit të festave kombtare Bashkisë Tiranës. Ishte fatë që u kremtue më 28 nandor të 2012 - 100 vjetori i Pavarsisë me madhshti patriotike nga miljona shqiptarë në kryeqytetin e tyne në Tiranë, saqë shqetsoi qarqet antishqiptare në Ballkan, në BE dhe te vetë sh. Edvin Rama, ku deklaroi se fitoi më 23 qershori 2013 jo patriotizmi, por europianizmi.

Nderimi dhe Hakmarrja ndaj autorit Amarildo Yzeirit nga dy kryeministrat
Imazh
Amarildo Yzeiri nderohet nga ish kryeministri S.Berisha

Amarildo Yzeiri - Gardisti që në mesin e breshërive të gurëve hoqi mjetin mbrojtës të tij dhe mori Flamurin Kuq e Zi, e puthi dhe e mbështolli duke e futun në gji të hedhun me neveri nga demostruesit e Partisë Socialistë me frymëzimin e Edvin Kristaq Ramës me 21.1.2011. Amarildo pritet në kryeministri nga Sali Berisha dhe falenderohet për aktin e naltë patriotik

Hakmarrja ndaj Amarildo Yzeiri nga kryeministri E.Rama me motiv antishqiptar
ImazhImazh

Me ardhjen në pushtetë të kryemistrit të nji milion shputave dhe shqelmave, Edvin Rama më 15 shtator 2013, në veprimet e para me yrysh përjashtoi nga Garda e Republikës Amarildo Yzeirin, si garditë pa asnji postë ushtarak. E pabesueshme, por ja që ndodhi dhe sot ai ashtë papunë. Sikur të mos sakrifikonte Amarildo mbi rrëbeshin e hunjve dhe gurëve për të marrë Flamurin e përdhosun nga haxhiqamilistat e Edvin Ramës patjetër nuk do të hidhej me përbuzje sikur Flamuri Shqiptar si reckë në rrugë. Ku fajësohet Amarildo për ket ndëshkim mizor? Faji i Amarildo Yzeirit ishte se me gjestin e tij patriotik zbuloi publikishtë ftyrën e vërtetë të shpirtit të urrejtjes ndaj Flamurit Kuq e Zi të Edvin Ramës. Kjo cilsi i vulosi përjetsishtë antishqiptarin e Edvin Ramës. Realishtë nuk mund të fajsohet një patriotë si Amarildo në shpalosjen e cilsive antishqiptare, por duhet shqyrtue psikozat halucinacionante të pakurueshme të Edvin Ramës që prej moshës 10 vjeç. Hakmarrja e kryeministrit ndaj nji njeriut që e la pa bukën e gojës atë dhe familjen e tij e dëshmon si njeri të vogël, si të pashpirtë, si hakmarrës, si trimë – burracakësh që shkatrron jeta njerzish edhe të vorfën me dorën e pushtetit. Mizoriteti i tij nuk njehë kufi njerzore. Mjerë kush i evidenton cilsitë e flligta të Edvin Ramës? Pritni hakmarrje të tjera spektakulare të kryemistrit të 1 milon shqelmave ndaj atyne që ja kanë numërue të gjitha gjëmat që i ka ba njerzve qysh prej moshës 10 vjeç! Për çudin e çudirave shumica e mediave nuk e permendi kët ngjarje sa trishtuese për hakmarrjen aq dhe motivin e kryeministrit antishqiptar.
Ma shumë heshti ish kryeministri S.Berisha, se për Lulzim Basha si ish nënkryetar i PD-ës dhe ish ministri i brendshëm e sot Kryetar i Bashkisë Tiranës dhe Kryetar i PD-ës nuk e çmon si Vepër Patriotik,.. dhe as papunsia e Amarildo Yzeirit sepse nuk shquhet në karakterin e tij për ndjeshmëri njerzore, juridike(si juristë) e patriotike.

Sikur të shqelmohej Flamuri me drapër e çekan!
Imazh

Sipas sjelljeve të pandryshueshme antikushtetuese ndaj Flamurit Kuq e Zi të Edvin Ramës si kryebashkiak i kryeqytetit të Tiranës, si lider i PS dje dhe sot si kryeministër po të ishte Flamuri me Drapër e çekan dhe ngjitë me të dhe ftyra e Enverit nuk do ta hidhte e shqelmonte si në 21 janarin e 2011 dhe as do ta ndëshkonte mizorisht patriotin në krye të detyrës të ushtarit të Gardës të Republikës, Amarildo Yzeirin. Sepse në sajë të baballarve tij sllavo-otomane arriti të pushtonte zyrën e kryeministrit. Flamurin e ,,beteja,, revolucionare internacionaliste do ta puthte e do të ndëshkonte rreptsisht ata që do ta përdhosnin. Faktë ashtë se Edvin Rama nuk mund të mbaji të edhe Flamurin Kuq e Zi dhe Flamurin e proletariatit stalinistë nuk mund t’i mbaji në nji dorë e as me dy duar.

Pse gjithë kjo urrejtje e Edvin Ramës ndaj Flamurit Kuq e Zi?

Gjithë kjo sjellje e shëmtuem ndaj Flamurit e ka spjegimin e vet. E kjo vjen nga edukata e familjes tij intelektuale e dobët, aspak me frymën e dashurisë për historinë e luftrave për liri në shekuj, gja që diktatura u lshue si përbindësh kundër patriotve që u torturuen, u vranë e u zhdukën vetëm se kishin në zemër Flamurin Kuq e Zi. Formimi i tij me urrejtjen ndaj Flamurit dëshmon atë se ky kryeministër urren historinë shqiptare. Flamuri asht Histori luftrash për liri dhe Pavarsi. Shumë bijë nanash e baballarësh shndrisin nën e mbi dheun e Shqipnisë sepse nuk e lanë kurrë të bjerë në tokë e të shqelmonin nga tradhtarët dhe pushtuesit në shekuj. Me Flamur në dorë korrën suksese në beteja kundra hordhive osmane,sllave,...ndërsa Edvin Rama lejon hedhjen dhe shqelmosjen dhe valvitjen e Flamurit të reckosun për turpë në kryeministri. Ky turpin e ka hangër me bukë. Harram i kjoftë për jetë buka dhe gjaku i ktij popullit liridashës e guximtarë!
"Dje, në 101-vjetorin e Pavarësisë, në selinë e Partisë Socialiste përveçse një flamur të pluhurosur prej vitesh, ndoshta që në kohët kur PS-në nuk e drejtonte Edi Rama, syri nuk të zinte asnjë dekorim kuq e zi. Në 11 vite të tij, në Bashkinë e Tiranës, Rama e ka pritur festën e Pavarësisë pa asnjë zbukurim apo dekor. Me lënien e Tiranës si jetime në festën kombëtare, Rama ka tentuar përjashtimin e Tiranës nga festa me një akt fund e krye poshtërues për kryeqendrën e vendit. Mungesa e zbukurimeve ndalonte në mënyrë indirekte çdo lloj veprimtarie festive, duke e përjashtuar Tiranën nga çdo lloj dekorimi e zbukurimi për festën e mbarë shqiptarëve. Me mungesën e dokoreve kuq e zi, Rama ofendoi për 11 vjet me radhë kryeqytetasit, kryeqytetin dhe mbarë vendin e kombin."Arben Shahini, Friday, 29 November 2013

Respekto Kushtetutën për Flamurin Kuq e Zi!


E di se fjala; ”Kujdes Edvin me Flamurin Kuq e Zi”, nuk ashtë i yti dhe as grupit tand se përndryshe një leckë e zezë do të lëngoji mbi kryetin e shtratit derisa të vdesësh. Flamuri Kuq e Zi ashtë Flamuri i spërkatun e larë me rruazat margaritarë të lumenjve të Gjakut të Shqiptarve në beteja shekullore për Liri dhe Pavarsi, për Demokraci dhe Dituri, për Fe dhe Atdhe! Flamuri ashtë dëshmia e nji historie vigane e nji kombit. Flamuri nuk ashtë leckë që fshin këpucët, e hedhë dhe e shqelmosë nëpër protesta antiqeveritare për pushtim ndërtesash të kryeministrisë.
Flamuri ashtë subjektë historie, subjektë juridik që mbrohet me ligjë i përcaktuem kjartë në kushtetutë dhe me ligjet të veçanta dhe ashtë subjekt moral. Asnjenën prej tyne nuk i respekton prandej duhet thanë troç; Edvin Rama e don apo e urren Flamurin Shqiptar je i detyruem si shtetas dhe kryeministër ta respektosh në emën të ligjit ose ndryshe Shporru nga kryeministria! Mos keqpërdor pushtetin kundër Flamurit, që ti me anmiqtë e vendit e urreni. Kjo asht arsyetimi i qendrimit përbuzës të kryeministrit Edvin Rama.
Në fund;
-Kërko falje Shqiptarve për Flamurin e hedhun dhe shqelmosjen më 21.I.2011!
- Hiqi Flamujt e reckosun nga fasada e kryeministrisë!
- Ktheje në punë gardistin, Amarildo Yzeirin që e mori Flamurin e hedhun e të shkelun nga demonstruesit e tu të ardhun nga burgjet e Greqisë midis breshërisë së gurve dhe hunjve!



Disa fjalë të urta


Prandaj po të rrjeshtoj disa fjalë nga mendimtarët me shpresë të pashpresve ke me msue që urren mësimin.
"Lirimi i të sëmurëve, kudo në shoqëritë e përparuara, ka krijuar edhe rreziqe, deri edhe në rrezikimin e shtetit." Frrok Çupi
Faik Konitza do te shtonte: ”Si ashtë e mundun qe Shqiperia kaloi kaq shpejt nga tragjedia ne operete?”
”……Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit të gjallëve qyshse je ndry në ket dugaje mbushë me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit….” Profesor Ernest Koliqi
Albert Hirshman, një nga studiuesit e veseve politike, shkruen: "Perversiteti politik u ngjall sidomos pas Revolucionit gjakatar Francez. Këta erdhën me fjalë për "progres", për "vemendje të mire", etj., në politikën publike."
At Gjergj Fishta:
Imazh
Grafikë e punuem nga Fritz Radovani

Shqyptarë! Shqyptarë! Ndigjoni, pashë Zotin!
Pa ju kurr s’ mundet n’ dritë me dalë Shqypnija:

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”

Jo, jo, Shqyptarë! Por banje Flamurin duqe
E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era.
Flamuri Kombtar nuk ka shka ban nder né,
Po kjé se dashtuni nuk kem’ p’ r Atdhé
E,drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari;
Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet,

Ah! Ktu, Shqyptarë, po, ktu, e m’ vorr t’ Kastrjotit
Per rreth Flamurit t’onë t’ gjith t’ bahmi ‘i vlla,
Edhe t’ apim shoshojt besën e Zotit
Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa da.


Autori
Flamur Gega
E enjte, më datën 22.I.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 03 Mars 2021, 22:50
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari