Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Jetimët Shqiptar -Kisha Katolike - Statusi i Jetimit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Institucionet e para të Jetimve në Shkodër
Institucioni i Parë Jetimor u hapë në Shkodër në vitin 1907 nga Kisha Katolike

At Donat Kurti mbi historikun e Institucioneve Jetimore
Imazh
Ne vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i suellen syt kah ma te mjeruemt e popullit, kah pleqt e plakat e metuna e te vorfna e me nji durim e me nji dashtni heroike i mlodhen ne nji shpi, qi kje thirre "Streha e pleqve". E mbajten ket veper te mshirshme deri ne vj. 1916 atehere d. m.th. kur per rrethana politike ju u desht me e lane Shkodern e vijuen at veper per tri vjet rresht Motrat Stigmatine.

Ne vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndime t' ItaIis nji orfanatrof per varza jetime, tuj i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanatrof vijoi deli me 24 Prill te ksaje vjete.

Shi ne ket vjete (1907) edhe Schulbriider-t me ndime t' Austro- H ungeris hapen nji orfanotrof per djelm, te cillin e mbajten fort mire deri ne vj. 1916.

Ne vj. 1914 Motrat Salezjane i gjejm se sherbejn ne smutoren "Iolanda", te hapun prej Italis. E mbas nji pushimit te gjate prep e vijojn ket veper ba mirsije, ç' prej vj. 1928 e tektej.

Ne vj. 1920 kje hape prej Etenve Jezuit "Orfanatrofi i zemers se Krishtit" per djelm, veper qi gzoi deri ne Prill te ksaje vjete afer 40 jetimash.

U morrë prej ''Vepra kulturale e elementit katolik në Shqypni,- Át Donat Kurti''


Hapja e Strehimore së jetimve në Shkodër në vitin 1903 nga Austriakët

Aty strehohet jetimi Zef Kolombi - piktori ateist i ardhshëm i Shkodrës

E punoi Bep Martin Pjetri
Dhjetor 2010

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Personalitete jetim në Shqipni


- Zef Kolombi strehohet - piktori ateist i ardhshëm i Shkodrës
Lindi më 3.III.1907 në Sarajevë në një familje shkodrane - sëmuret nga astma dhe tuberkulozi dhe vdes më 23.I.1949.

Imazh

Injac Zamputi, lindi në Shkodër më 12.II.1910 - vdiq më 12.II.1998. Ishte historiani i shquar, studjuesi i përkryer, letrari i talentuar, akademik, ku punoi sëbashku me prof. Eqrem Cabejn. Babai i tij, Romolo, me origjinë italiane, zyrtar poste në qytetin e Shkodrës, e la atë në moshën 1 vjeçare, së bashku me tri motra, edhe ato të vogla, u surveju e u kërcënue gjithë jetën nga shërbimi sekret i komunizmit.
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nanë Tereza nëmes fëmijve jetimë të Indisë
Imazh


Foto nga jeta e jetimve
Imazh
Nëna vetëvritet, babai në psikiatri, 5 fëmijë në mjerim - Në Levan të Fierit - 2009

Imazh
Kangtarja Anita Take në mesin e Fëmijve të Shtëpisë Fëmijës - 20.12.2004 - Tiranë



Portrete fëmijësh Jetim
ImazhImazhImazh

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25-11-1991.
Imazh

• Qëllimi i kësaj Shoqate është mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është shoqatë mbarë kombëtare mbasi e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të gjithë drejtuesit e qendrës dhe të rretheve janë persona të rritur vetë në institucionet shtetërore të jetimëve ose janë nëna me fëmijë jetimë.

• Të gjithë personat që punojnë në ndihmë të jetimëve nga qendra në bazë janë vullnetarë dhe punojnë pa pagesë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh:
- Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe
- grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është Subjekt Juridik që nga viti 1995 me Vendim Nr. 35, datë 24-02-1995
në Gjykatën e rrethit Tiranë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka fituar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.8153, datë 30-11-1996 Statusin e Jetimit.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është e pranishme në dy organizma kryesore qeveritare:
- Është anëtare me të drejta të plota në Komitetin Shqipëtar të Birësimeve pranë Aparatit të Këshillit të Ministrave.
- Është anëtare me të drejta të plota në Komisionin Shtetëror të Dhënies së Statusit të Jetimit pranë Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Çështjeve Sociale, pranë Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Mojsiu me Vendim Nr.5077, datë 12-11-2006 me Medaljen e Mirënjohjes.

• Kryesia e Përgjithshme e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë me kërkesën e saj drejtuar Parlamenti kërkoi që data 20- Majit të jetë Dita Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë, e cila u miratua nga Parlamenti Shqiptar dhe përbën një Apel për të gjitha subjektet brenda dhe jashtë për të ndihmuar Jetimët e Shqipërisë.

• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është nderuar nga Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta me Çmimin e parë me Rastin e 20-Majit Ditës Kombëtare në Ndihmë të Fëmijë Jetimë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, prezantuesja e emisionit “Shqip” në Top-Chanel, znj. Rudina Xhunga, në 90 vjetorin e “Strehës së Parë Vorfnore”, 02.12.2007
Imazh

Shtëpia e Fëmijës Vlorë - verë 1955 - shtator 1964


Imazh

Gjenden të vdekur 4 fëmijët në banesë, nëna: S'kishim bukë të hanim - Robert Besim Xheka, 13 vjec. -Vilson Besim Xheka, 11 vjec. -Kasandra Besim Xheka, 9 vjece. -Nertila Besim Xheka, 6 vjece.Nëntor 2010


Imazh
Në Bulqizë fëmija duke mbajtë kovën me krom për bukën e një vaktit - 2008


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shtëpitë e Fëmijve në Shqipni
Imazh
Ish Shtëpia e Fëmijve Jetim në Vlorë - Viti 1956 - Ndërtesa e Familjes patritote e Vlonës - Sharrajt


Imazh
Fëmijtë Jetimë të Shtëpisë Parashkollore të moshës 3 deri 7 vjec - viti 1960
Fotoja e Enverit qendronte si në cdo institucion edhe në Shtëpit e Fëmijve. Të jeni të sigurtë që institucionet jetimore në Shqipni nuk u shndrruen në vegla të Shërbimit Sekret Ideologjik-Politik sikurse ndodhi në Rumani. Fotoja u vendos për të dëshmue historinë dhe nuk duhet ta poltizojnë mendjet e sëmura për ndonjë prirje nostalgjije

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Jetimet ne varferi

ImazhImazh
Imazh


[qender]Imazh

info@shkjsh.org; shkjsh@gmail.com

http://www.facebook.com/group.php?gid=41817155725
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
L I G J Nr.8153, datë 31.10.1996 - PËR STATUSIN E JETIMIT
Imazh

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,



KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË



V E N D O S I:



Neni 1



Përfitojnë statusin e jetimit personat me moshë nga 0-25 vjeç, që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore a private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere:

a) të lindurit jashtë martese;

b) që nuk kanë gjallë asnjërin nga prindërit;

c) të cilëve me vendim të formës së prerë të gjykatës u është hequr e drejta prindërore e të dy prindërve ose u është hequr e drejta prindërore për njerin prind dhe prindi tjetër nuk jeton;

d) që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.


Neni 2


Personat që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 1, përfitojnë nga ky status edhe pasi kanë kaluar moshën 25 vjeç, nëse nuk janë trajtuar nga shteti me strehim dhe janë në kushte të vështira jetese.

Kriteret për trajtimin e tyre dhe afatet kohore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 3


Vendosja e fëmijëve jetimë në institucionet shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror bëhet sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 4


Institucionet që trajtojnë jetimë, duke përfshirë dhe ato arsimore, janë të detyruara që me mbarimin e vitit të parafundit të shkollës të dërgojnë statistika të sakta pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe pranë zyrave të ndihmës dhe përkujdesit shoqëror në bashki e komuna, me qëllim që të merren masa për sistemimin e tyre me punë dhe strehim sipas rregullave të caktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 5


1. Jetimët në institucionet shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror mbahen deri në moshën 14 vjeç. Në rastet kur fëmija brenda kësaj moshe nuk ka mundur të kryejë shkollën 8-vjeçare mbahet deri në moshën 17 vjeç. Pas kësaj moshe zbatohet neni 6 për ata që fitojnë statusin e jetimit.

2. Me mbarimin e shkollës 8-vjeçare drejtoria e institucionit të përkudesit shoqëror, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe organet e pushtetit lokal, planifikon për jetimin të drejtë studimi sipas prirjeve dhe aftësive. Këtyre personave u jepet bursë e plotë nga shteti, sipas kritereve që përcaktohen me akte nënligjore.

Neni 6


Bursa dhe trajtimi me veshmbathje për vitet e shkollës së mesme dhe të lartë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 7


Për jetimët që mbarojnë shkollën e mesme ose të lartë dhe që jetojnë në konvikte, shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat e ndihmës dhe të përkudesit shoqëror në bashki e komuna, deri në zënien e tyre me punë.

Neni 8


Jetimët që vazhdojnë shkollat e mesme a të larta, për periudhën e pushimeve verore, trajtohen me një pagesë suplementare që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Neni 9


Shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet për jetimët, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, sigurohen falas nga shteti. Për këtë Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit nxjerr aktet nënligjore përkatëse.

Neni 10


Udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror e privat qytetas, si dhe ndërqytetas i jetimëve që s’janë në marrëdhënie pune bëhet falas.

Ministria e Industrisë, Transportit dhe Tregtisë nxjerr për këtë aktet nënligjore përkatëse.

Neni 11


Për jetimët e vendosur në institucionet e përkujdesit shoqëror sigurohet hyrja në shfaqje, spektakle, veprimtari sportive etj., me 50 për qind të vleftës së biletës.

Për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr aktet nënligjore përkatëse.

Neni 12


Punësimi i jetimëve bëhet me përparësi nga zyrat e punës e përkujdesjes sociale.

Neni 13


Jetimët e punësuar trajtohen me përparësi nga punëdhënësi, duke krijuar mundësi për mbajtjen në punë gjatë procesit të shkurtimit të veprimtarisë.

Neni 14


Jetimët trajtohen me përparësi në emigracionin e organizuar nga shteti. Në këto raste përjashtohen nga taksat.

Neni 15


Personave që fitojnë këtë status dhe shkojnë për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak, u jepet nga shteti një kuotë suplementare që caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 16


Djemtë jetimë që mbarojnë shërbimin ushtarak sistemohen me strehim e punë nga bashkitë e komunat në bazë të kërkesës së bërë 6 muaj më parë nga kryesia e shoqatës. Në rast të kundërt, sistemohen në konvikte. Shpenzimet e ushqimit përballohen nga zyrat e ndihmës dhe përkujdesit shoqëror deri në zënien e tyre në punë.

Neni 17


Strehimi i personave që përfitojnë nga ky status bëhet me përparësi dhe me kredi afatgjata nga shteti, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, si dhe aktet nënligjore përkatëse. Këshilli i Ministrave nxjerr aktet nënligjore përkatëse.


Neni 18


1. Shteti financon veprimtarinë e Shoqatës së Jetimëve Shqiptarë sipas mundësive financiare të planifikuara për këtë qëllim.

2. Të gjitha ndihmat humanitare, si me fonde ashtu edhe me materiale për jetimët, livrohen nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale në bashkëpunim edhe me Shoqatën e Jetimëve.

3. Mjediset që shteti vë në dispozicion të Shoqatës së Jetimëve për të zhvilluar veprimtarinë e saj, jepen në përdorim pa shpërblim.

Neni 19


Pranë Komitetit Shqiptar të Birësimeve merr pjesë dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve.


Neni 20


Këshilli i Ministrave ngarkon ministrinë përkatëse për zbatimin e këtij ligji, në bashkëpunim me komisionin qendror që do të ngrihet pranë kësaj ministrie.

Mënyra e krijimit dhe e funksionimit të komisionit qendror rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave.


Neni 21



Çdo dispozitë që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohet.


Neni 22


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1634, datë 11.11.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

U more nga linku; http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/ ... 0-1996.htm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Detajet e Aktit
Titulli: Per nje shtese te ligjit nr. 8153, date 31.10.1996 "Per statusin e jetimit"

Imazh

Tipi i Ligjit: Ligj
Numri i Ligjit: 9233
Statusi i Ligjit: Ne fuqi
Data e Ligjit: 13.05.2004
Data e aprovimit te ligjit: 13.05.2004
Numri i neneve: 2
Numri i fletores zyrtare: 38
Data e fletores zyrtare: 16.06.2004
Aktiviteti: Statusi Jetimit
Propozuar nga: Grup Deputetësh
Pershkrimi i Ligjit: Ne ligjin nr.8153, date 31.10.1996 "Per statusin e jetimit", pas nenit 18 shtohet neni 18/1

Permbajtja:LIGJ
Nr .9233, date 13.5.2004

PER NJE SHTESE TE LIGJIT NR.8153, DATE 31.10.1996 "PER STATUSIN E JETIMIT"

Ne mbështetje te neneve 78, 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetesh,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:


Neni 1


Ne ligjin nr.8153, date 31.10.1996 "Për statusin e jetimit", pas nenit 18 shtohet neni 18/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 18/1


Data 20 maj shpallet Dita Kombëtare ne Ndihme te Jetimeve",

Neni 2


Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 4240, date 8.6.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VENDIM
Nr.233, datë 10. 4.1998

PËR ZBATIMIN E LIGJIT “PËR STATUSIN E JETIMIT”

Imazh

Në zbatim të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”, me propozimin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:


1. Statusi i jetimit jepet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.

2.
Për dhënien e statusit të jetimit, në Administratën e Përgjithshme të Shërbimeve Sociale ngrihet një komision specialistësh në nivel drejtorie, në përbërje të të cilit të jetë edhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë. Kryetari i këtij komisioni është Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale.

3.
Statusi i jetimit jepet në bazë të dokumentacionit që vërteton kriteret e vendosura në nenin 1 të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”.

4. Jetimët pretendues për të fituar statusin e jetimit duhet të dorëzojnë në seksionin përkatës të ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore këto dokumente:

a) certifikatën e lindjes së personit;

b) dokumentin që vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike ose private të përkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës), nëse janë të sistemuar në këto institucione;

c) certifikatën e vdekjes të të dy prindërve, nëse asnjëri prej tyre nuk është gjallë;

d) vendimin e gjykatës të formës së prerë, për rastin e heqjes të së drejtës prindërore të të dy prindërve ose të njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton;

e) vendimin e gjykatës që e deklaron të braktisur fëmijën nga të dy prindërit ose nga njëri prind, kur prindi tjetër nuk jeton.

Për rastet e përcaktuara në shkronjën “d” dhe “e” duhet të dorëzohet edhe certifikata e vdekjes për prindin që nuk jeton.

5.
Personat jetimë, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1 të ligjit nr.8135 “Për statusin e jetimit” dhe kanë kaluar moshën 25 vjeç, përveç dokumenteve të përcaktuara në pikën 4 të këtij vendimi, për të përfituar statusin e jetimit, duhet të jenë përfitues të ndihmës ekonomike dhe të jenë të pastrehë sipas përcaktimit të bërë në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.49, datë 29.1.1993 “Për përcaktimin e kritereve për të pastrehët”. Kur vërtetohet ndryshimi i situatës ekonomike dhe të strehimit të personit jetim, ai nuk përfiton më nga statusi i jetimit.

6. Komisioni, për dhënien e statusit të jetimit, shqyrton dhe merr vendim lidhur me dhënien e statusit të jetimit sipas listës së paraqitur nga administratat rajonale të shërbimeve sociale, pasi këto të fundit të kenë verifikuar listat e paraqitura nga seksionet e ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki e komuna.

7. Jetimët përfitues të statusit të jetimit, që mbarojnë shkollat e mesme e të larta, jetojnë në konvikte dhe janë pa asnjë të ardhur, trajtohen me ndihmë ekonomike, duke u konsideruar si kryefamiljarë (në masën 95% të nivelit bazë të pagesës së papunësisë) në seksionet përkatëse të ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore deri në zënien e tyre me punë.

8.
Jetimëve që përfitojnë statusin e jetimit, gjatë periudhës së kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak u jepet një kuotë suplementare nga Ministria e Mbrojtjes në masën 1000 lekë në muaj.

9. Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë, përgatisin modelin e librezës së jetimit, e cila miratohet nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas. Libreza lëshohet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.

10.
Efektet financiare për trajtimin me kuotë suplementare të ushtarëve jetimë gjatë kohës së kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

11. Për çdo shpërdorim në favoret dhe lehtësitë që përfitohen nga ligji “Për statusin e jetimit”, personit përgjegjës i merret libreza e jetimit për një vit dhe, kur është rasti, organi që e konstaton shkeljen, bën kallëzim për ndjekje penale.

12. Ngarkohen ministritë përkatëse të nxjerrin udhëzimet e nevojshme në zbatim të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Fatos Thanas Nano


http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 15 Maj 2021, 02:05
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari