Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
20 maj -Dita e Jetimeve janë shtresë e produktit shoqëror
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edmond Beci, vdes në spital 57-vjeçari, po ekzaminohej me sondë
Imazh

TIRANE – Lajmifundit – 21 maj 2010
– Një person humbi jetën sot ne spitalin francez në QSUT, gjatë ekzaminimit me sondë në grykë.
Edmond Beci, 57 vjeç, ka vdekur ndërkohë që po ekzaminohej nga mjekët me anë të një sonde për probleme shëndetësore në grykë.
Ngjarja e cila ka ndodhur pak minuta më parë, është denoncuar në polici nga familjarët e 57-vjeçarit.
Ndërkohë që viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mbi shkaqet e vdekjes, familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre edmond Beci nuk kishte sëmundje dhe se nuk ka qenë në gjendje të rëndë.
“Shkoi në spital për probleme me grykët por nuk ishte në gjendje të rëndë”, kanë thënë familjarët e pacientit të vdekur në polici.
Strukturat e policisë thanë ndërkohë se janë në pritje të raportit mjekoligjor mbi shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit për të parë nëse ka pasur veprime të gabuara nga mjekët.
21 May 2010

http://www.lajmifundit.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
ISH SHTEPIA E FEMIJES VLORE 1955-1964 - Ishte Shtëpia e familjes se Sharrajve te pasur vlonjatë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Themelimi i Shoqates se Jetimve te Shqiperise - 25.11.1991
Imazh

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me Vendim Nr. 17, Datë 25-11-1991.
• Qëllimi i kësaj Shoqate është mbrotja e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë dhe punon me një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është shoqatë mbarë kombëtare mbasi e shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të gjithë drejtuesit e qendrës dhe të rretheve janë persona të rritur vetë në institucionet shtetërore të jetimëve ose janë nëna me fëmijë jetimë.
• Të gjithë personat që punojnë në ndihmë të jetimëve nga qendra në bazë janë vullnetarë dhe punojnë pa pagesë.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është Subjekt Juridik që nga viti 1995 me Vendim Nr. 35, datë 24-02-1995 në Gjykatën e rrethit Tiranë.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka fituar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin Nr.8153, datë 30-11-1996 Statusin e Jetimit.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është e pranishme në dy organizma kryesore qeveritare:
• Është anëtare me të drejta të plota në Komitetin Shqipëtar të Birësimeve pranë Aparatit të Këshillit të Ministrave. Është anëtare me të drejta të plota në Komisionin Shtetëror të Dhënies së Statusit të Jetimit pranë Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Çështjeve Sociale, pranë Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Mojsiu me Vendim Nr.5077, datë 12-11-2006 me Medaljen e Mirënjohjes.
• Kryesia e Përgjithshme e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë me kërkesën e saj drejtuar Parlamenti kërkoi që data 20- Majit të jetë Dita Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve Jetimë, e cila u miratua nga Parlamenti Shqiptar dhe përbën një Apel për të gjitha subjektet brenda dhe jashtë për të ndihmuar Jetimët e Shqipërisë.
• Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë është nderuar nga Ministria e Punës dhe Shanseve të Barabarta me Çmimin e parë me Rastin e 20-Majit Ditës Kombëtare në Ndihmë të Fëmijë Jetimë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berat, shoqata e jetimëve, apel qeverisë për statusin
Tërhequr më 14 Prill 2010

Është zhvilluar dje konferenca e 4 e Shoqatës së Jetimëve dega Berat. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i shoqatës së kësaj dege, Dhimitër Dushi, i deleguari nga kryesia e përgjithshme të shoqatës së jetimeve rrethit të Tiranës, Selam Lika si dhe anëtarë të shoqatës. Gjatë konferencës është zgjedhur kryesia e re e përbërë nga 5 anëtarë si dhe është rizgjedhur sërish kryetar i shoqatës, Dhimitër Dushi. Ky i fundit gjatë fjalës së tij ka parashtruar kërkesat e 400 jetimëve të rrethit të Beratit, të cilët nuk kanë hapësira sigurie për punësim, arsim, strehim dhe fusha të tjera aktive për të përballuar jetën. Dushi ka pohuar se jo vetëm nga bashkia, por as nga qeveria ska plane të detajuara për këtë kategori. Shteti duhet të zhdukë nocionin jetim me hapa dhe politika nxitëse, ku e para është një përkrahje sociale për këta jetimë, ka thënë kryetari i shoqatës së jetimëve, duke u bërë thirrje pushtetit lokal e qendror, partive politike, OJQ- ve etj., për ndihmë sepse po rrezikohen jetë njerëzish. Sipas Dushit, kërkesat synojnë zbatim strikt të statutit të jetimëve nga pushteti qendror, pension asistencë, nënshkrim të kontratave me bashkinë për strehim të jetimëve, projektim dhe menaxhim të biznesit të vogël për të ndihmuar jetimët, lidhje dhe bashkëpunim me shoqatat humanitare brenda dhe jashtë vendit, ngritje të kurseve profesionale etj. Sipas Dushit, bëhet e ditur se shoqata Vakëf Islamik ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të jetimëve ku për pjesën më të madhe ka lidhur ndihmë ekonomike 25 dollarë në muaj. Ndërkaq, 5 fëmijët jetimë që banojnë në komunën Levan të Fierit janë gëzuar dje me një paketë ndihmash materiale nga Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", i drejtuar nga zonja Liri Berisha, ka qenë iniciatorja e këtij dhurimi për jetimët Rucaj, të cilët kanë humbur të dy prindërit pak vite më parë. Ndihmat iu dhuruan jetimëve nga përfaqësuesja e këtij fondacioni në qarkun e Fierit, Basilica Hysi. Në paketën e ndihmave që u dorëzuan për 5 jetimët nga fondacioni "fëmijët shqiptarë", përfshiheshin krevatë, dyshekë, shtresa, pajisje kuzhine, ushqime etj. Hysi u përcolli atyre mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm të znj. Berisha dhe i siguroi se kjo nuk është as e para dhe as e fundit ndihmë. Sipas Hysit, zonja Berisha ka ndjekur shkallën e përparimit në mësime të 5 fëmijëve jetimë, duke premtuar arsimimin e lartë të tyre. Ndërkohë edhe prefekti i qarkut, Shahin Bejdaj, premtoi se 5 fëmijët jetimë do të mbështeten nga strukturat e pushtetit dhe rrjeti i biznesit.

lajme.shqiperia.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoqata humanitare e sociale per femijte jetim ne Shkoder


Në ndihmë të fëmijëve jetimë
Adresa: Rr. Daut Boriçi, pranë qendrë Islamic Relief
Personi i kontaktit: Bukurije Tuzi
Tel: 45742


Të gjithë femijët kanë të njëjtat të drejta
Adresa: L. Qemal Stafa, Rr. Vasil Shanto
Personi i kontaktit: Fatmir Lugji
Tel: 42061

Shoqata e nënave me jetimë
Adresa: L. 3 Heronjtë, Rr. St. i trenit, P. 1247
Personi i kontaktit: Liza Vuka
Tel: 45147


Shoqata e jetimëve shqiptarë
Adresa: L. Salo Halili, Rr. Ali Kelmendi, P. 1317
Personi i kontaktit: Ylli Ujka
Tel: 40747

Miqtë e fëmijëve
Adresa:
Personi i kontaktit: Rudina Llazari
Tel: 44585


Të gjithë fëmijët kanë të njëjtë vlerë

Adresa: L. Danjel Matlia, Rr. H. Bajraktari
Personi i kontaktit: Fatmir Lugji
Tel: 42061
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4572
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tiranë, si do t’i kalojnë pushimet jetimët?
Imazh

Mes vështirësive dhe dëshirës për të pushuar në Golem. Fëmijët e “Zyber Hallullit” do të bëjnë 2 muaj plazh
Pushimet verore janë kthyer tashmë në një traditë edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Për çdo vit me radhë ata i kanë kaluar pushimet verore në bregdet.

Në pamundësi për t’i shijuar pushimet në shoqërinë e prindërve të tyre, për shkak se i kanë braktisur që të vegjël, apo edhe për arsye të tjera, jetimët do t’i kalojnë ditët e nxehta të korrikut dhe gushtit në plazhin e Golemit, në Durrës.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, kur dëgjojmë për “planin e punës”, konkluzioni në të cilin dalim është që fëmijët e “Zyber Hallullit”, edhe pse të shumtë në numër, janë më të organizuar edhe se dy fëmijë që mund të jenë pjesëtarë të një familje...
Pushimet

“Më datë 1 korrik ne kemi vendosur t’i dërgojmë fëmijët në plazhin e Golemit në Durrës. Pas një sërë bisedimesh me kryetarët e komunave në Golem, kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë për t’u siguruar të gjithë fëmijëve pushime argëtuese, për dy muaj me radhë. Gjatë kësaj kohe ata do të qëndrojnë në konviktin e një shkolle profesionale”, tha drejtoresha e kësaj qendre, Drita Mandreja. Sipas saj, fëmijët e “Zyber Hallullit” e meritojnë të pushojnë njësoj si të gjithë ne.

Për këtë arsye është planifikuar dhe këmbëngulur që të paktën sezoni i pushimeve të mos u mungojë.

Nëse gjatë viteve të kaluara ata kanë pushuar për 15-30 ditë, këtë sezon, drejtoresha ka këmbëngulur që fëmijët jetimë të kenë në dispozicion plot dy muaj për t’u argëtuar, për të marrë rreze, apo edhe për të pushuar. “Të qëndrosh me 37 fëmijë dhe t’i monitorosh ata gjatë 24 orëve është punë e vështirë, por edhe me përgjegjësi. Për këtë arsye kemi vendosur që në plazh të transferohet i gjithë stafi i shtëpisë “Zyber Hallulli”.
Mësues kujdestarë, por edhe personel mbështetës e teknik, kuzhinierë, punonjës socialë, edukatorë dhe mjekë do të kalojnë pushimet të gjithë bashkë.

Shpenzimet dhe vështirësitë

Sipas drejtoreshës, buxheti i përcaktuar për shpenzimet e këtyre pushimeve do të jetë po i njëjtë me atë që shpenzojnë gjatë qëndrimit në Tiranë. Kjo do të thotë që nuk do të ketë fond shtesë, por do të shfrytëzohen po ato para që do të përdoreshin nëse do të qëndronin në kryeqytet. E megjithatë drejtoresha ka pohuar se është një zë i veçantë, i cili kontribuon me një shumë modeste, në ndihmë të fëmijëve. Ai është fondacioni “Shpresë për botën” dhe synon ndihmën e shtresave në nevojë, por sidomos të fëmijëve jetimë. “Kjo padyshim që është mbështetje shumë e madhe, sepse na ndihmon sidomos për blerjen e lëngjeve apo pijeve freskuese, të cilat janë më se të domosdoshme gjatë ditëve të nxehta të verës. Por kjo shumë do të shfrytëzohet edhe për transportin, pra për marrjen e disa furgonëve me qira, pasi konvikti ku do të qëndrojnë fëmijët ndodhet larg plazhit”, tha Mandreja. Sipas saj, mjete të tilla janë shumë të domosdoshme, pasi e ndihmon personelin t’i ketë fëmijët nën kontroll dhe të mbrojtur për të mos ndodhur incidente.

“Duke iu referuar edhe përvojës së shkuar kemi preferuar që këtë vit aktivitetet që do të organizohen gjatë ditëve të pushimeve të jenë nga më të shumtat”, tha drejtoresha.

Aktivitetet në plazh

Orët e mëngjesit fëmijët do t’i kalojnë në plazh, ndërsa në drekë, pasi të ushqehen, do të flenë disa orë gjumë, në mënyrë që të ruhen edhe nga rrezet e rrezikshme të diellit gjatë orëve 12.00-16.00. Pasditja do t’u rezervojë surpriza dhe argëtim nëpërmjet lojërave të ndryshme. Për të mos rënë në monotoni, stafi i kësaj qendre ka përzgjedhur që aktivitetet të përgatiten ditë pas dite, jo në bazë të një programi statik. Kjo do të bëhet e mundur me mbështetjen e punonjësve socialë të shtëpisë “Zyber Hallulli”. Sipas drejtoreshës Mandreja, gjithçka do të jetë e planifikuar me shumë kujdes, në mënyrë që çdo ditë të jetë më e bukur sesa tjetra.

17/06/2010
Shpresa Mezini
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 03 Mars 2021, 23:42
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari