Mendesia shqiptare, mendimtaret shqiptare dhe krijimit i mendimit shqiptar
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 18:28
MENDESIA DHE LLOJI I SAJ NE KOHERA TE NDRYSHME


Mendesia
Mendesia esht shprehja e formimit te grupeve te ndryshme apo te nje kombi me botekuptimin politiko – social.

- MENDESIA E SHTETIT
- MENDESIA E SISTEMEVE SHOQERORE - POLITIKE

- MENDESIA LIDERVE
- MENDESIA E SHTRESAVE SHOQERORE
- MENDESIA E KOHERAVE
- MENDESIA E KRAHINAVE
- MENDESIA E DOKEVE, E TRADITES, KANUNEVE
- MENDESIA FETARE
- MENDESIA POLITIKE
- MENDESIA E FEMRAVE PER MESHKUJT
- MENDESIA E MESHKUJVE PER FEMRAT
................................................
MENDESIA E GJUHES SHQIPE
Mendësia e bunkerizuar që mbijetonë edhe në kohërat e sotme!


Kosova, nën morinë e njëmijë e një kufijve!

- Me shkas nga një konferencë ndërkombëtare me titull: "Letërsia shqipe dhe Kosova".

* * *

- Mendje të sëmura po projektojnë që Kosova të ketë si gjuhë letrare gegërishten e njësuar dhe koha të vendosë pastaj se nga do të shkojë tradita letrare gegërishte e Shqipërisë shtetërore: me toskërishten standard apo me gegërishten e re. Në fakt, këto nuk janë më fantazi. Tani po thuhet për shembull se letërsia e Kosovës do të ketë historinë e vet dhe nuk ka pse studiohet në historinë e letërsisë shqipe. Me një fjalë, kufiri politik nuk mjafton, tani duhet të ndajmë letërsinë dhe gjuhën. Puna po shkon deri te pyetjet: Kujt i takon Bogdani, kujt i takon Gjon Nikollë Kazazi, kujt i takon Gjeçovi, Kosovës apo Shqipërisë?!

- Kufijtë që tentohen për t‘u vënë në letërsi janë pjesë e mendësive të bunkerizuara që mbijetojnë edhe në kohërat e sotme.

- Kemi dy shtete, por a kemi një atdhe të vetëm, një komb, një gjuhë, një letërsi?! Nëse kemi një atdhe të vetëm, ky nuk mund të jetë një atdhe prej harte, por një atdhe shpirtëror, dhe atdheu shpirtëror s‘ka se si të ndahet në copa e pjesë, s‘ka se si njëra anë t‘i kërkojë hesap tjetër, sepse Shqipëria letrare është tjetër prej gjeografisë politike të re e të vjetër të Ballkanit.


u MORE NGA KY LINKE: http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 18:34

Mercenarizmi, mendësia e rreshtit dhe liria


Kush heq dorë nga liria për të mbërritur sigurinë, ai nuk e meriton as lirinë dhe as sigurinë (B. Franklin)
Shkruan:Shpëtim KELMENDI

Mercenarizmi ka reshtur së qëni një fenomen dhe është shndërruar në një mënyrë të rëndomtë të jetuari, që as nuk bie më në sy. Mendësia e rreshtit është ajo që jep siguri, teksa në kohët e sotme bëhet përherë e më vështirë të takosh njerëz të lirë. Ka njerëz që thonë se janë të lirë nëpër tryezat e bareve, njerëz që shkruajnë për lirinë me tone patetike, njerëz anarshistë, arrivistë, komplotistë, falangistë etj, që mënyrën e tyre të të jetuarit përpiqen ta shesin si liri, por njerëz të lirë vështirë se gjen.

Nëse të qëllon të shohësh se dikush ligjëron rrjedhshëm nëpër gazeta dhe tv, nuk duhet të jesh edhe aq i sigurtë se po thotë ekzakt mendimet e tij. Në shumicën e rasteve i marrin të gatshme nga dikush tjetër, ndërfusin idetë e pikëpamjet e të tjerëve në ligjërimin e tyre, ose thjesht recitojnë pikëpërpikë detyrat e shtëpisë që ia ka dhënë tjetërkush, në mënyrë direkte a indirekte. Ky tjetërkush mund të jetë një filozof i vdekur a një kryetar partie i gjallë, shefi i njëzyre apo bosi i një firme, një interes vetiak për t’u mbrojtur apo një borxh për t’u larë, servilizëm i lindur ose ca para për t’u marrë, një porosi për t’u çuar në fund apo një sulm i porositur. Sa për atë që flet, ai në shumicën dërrmuese të rasteve është thjesht një qendër zëri, një megafon, një amplifikator, pra një send. Një shprehje sufijsh thotë: “Mos i jep rëndësi atij që flet, por atij që e bën atë të flasë”.

Kuptohet, kjo është një shprehje me karakter të thellë teozofik e mistik, por e reduktuar në përmasën dhe në nivelin e psikës së sotme shqiptare, e vizaton më së miri mungesën tonë të lirisë. Një nga pamjet që më fanitet vazhdimisht para syve, (edhe pse e zbukuruar me mjaft detaje nga imagjinata) është Sokrati në burg, në pritje të ekzekutimit me vdekje. Dhe qetësia e tij e brendshme, dhe nxënësit e tij, Kritoni, Fedoni e të tjerë, që i luten të arratiset, dhe diskursi i mrekullueshëm përmes të cilit ai mbron vendimin e dënimit të tij me vdekje. Kjo është pamje. Ai burrë i madh e dinte mirë se është mënyra e të jetuarit dhe e vdekjes janë ato që pohojnë më së miri fjalën. Pra, e di se gjendet në çastin kur qëndrimi i tij para vdekjes ka rastin ta madhërojë qëndrimin e tij filozofik. Dhe vdes duke mbetur në histori si një ndër martirët më të mëdhenj të fjalës. Ja një njeri i lirë.

Shumica e martirëve të tjerë të fjalës ecën në hullinë e tij. Sa herë, nëpër biseda me miq, arrijmë në konkluzionin e përbashkët se njerëzit janë gati të luftojnë rëndom për të mbrojtur atribute dhe vlera të dukshme si, mall, gjë, pasuri e vlera materiale. Fjala vjen, nëse dikush kërkon t’i marrë këpucët apo xhaketën një tjetri, ai është kurdoherë gati t’i hidhen në grykë grabitësit, por nëse i merr lirinë, nuk bën zë sepse nuk e di se çfarë je duke i marrë. Në rastin e parë bëhen agresivë sepse mbrojnë diçka së cilës ia dinë vlerën, diçka që e shohin dhe e prekin. Kurse në rastin e dytë nuk reagojnë sepse je duke i marrë diçka abstrakte, diçka të cilën nuk e di a e zotëron ndopak, le pastaj të pretendosh t’ia dijë vlerën. Nëse humbasim diçka dhe nuk e dimë se ç’është, ky është vërtetë fundi. Them se këtu do kërkuar edhe shkaku i kollajllëkut me të cilën instalohen diktaturat në Shqipëri.

“Ab Iove principium” thonë latinët, duke na këshilluar se ka një hierarki që do respektuar përsa u përket vlerave tona njerëzore. Me pak fjalë duhet filluar që prej më të rëndësishmeve. Nëse “Iove” (Jupiteri) e zëvendësojmë me “Liria”, them se kemi kuptuar gjënë më thelbësore, pikërisht atë që na bën njerëz. Sepse nuk besoj se është edhe aq forma ajo që na bën njeri, sa ç’është përmbajtja dhe vetëdija mbi vlerat njerëzore.

Është e vërtetë që një nga periudhat më të rënda të mohimit të fjalës së lirë ka qenë ajo e diktaturës komuniste. Këtë e dimë të gjithë tashmë. Por, duhet pranuar se asokohe, të gjithë në që rrinim gojëkyçur dhe ndjenim të na kalbej përbrenda liria e pashprehur, kishim të paktën një justifikim të forte, mbas të cilit fshiheshim dhe ndjeheshim të ngushëlluar për pamundësitë tona. Justifikimi quhej “diktaturë”. Të gjithë ia kishim mbushur mëndjen vetes se, po të mos qe diktatura, do thonim e do shpreheshim e do bënim e do arrinim e do realizoheshim, e do… e do… e do… Pra, e kishim gjetur fajtorin. Është ngushëlluese apo jo? A s’vihen të gjithë në kërkim të një fajtori nëse punët nuk u shkojnë mirë e se nuk u ecin planet që kishin për vetërealizimin? Me ta gjetur fajtorin ndjehemi shumë më mirë. Por, pyetja është: Po tashti që fajtori nuk është më, çfarë na pengon? Dakord, po e pranojmë që fajtori është gjithsesi, por prapë duhet të heqim dorë së kërkuari thjesht sepse fajtori-diktaturë, që për ne kishte pamjen e një individi, tashmë është shndërruar në shumë fajtorë të tjerë. Tashmë fajtori që shkakton mungesën tonë të lirisë mund të jetë çdokush që ka në dorë sigurinë e jetës sonë materiale, pra mund të jetë një aksh i çfarëdoshëm që shfaqet çuditërisht i plotfuqishëm brenda sistemit.

Konceptin tonë për fajtorin mund ta ilustrojmë me matrioshkën ruse. Mbas secilës figurë fshihet një tjetër figurë, e kështu me radhë. Në këtë rast, a s’është më e udhës të heqim dorë nga kërkimi i fajtorit dhe t’ia paguajmë lirisë taksën që kërkon. Këtë e bëjnë njerëzit e vërtetë, njerëzit që kanë vetëdije. Por ata që janë gati t’ia paguajnë haraçin lirisë së tyre janë fare pak. Shumica kërkon sigurinë, njëfarë sigurie të flashkët të cilën më pëlqen ta ilustroj me parabolën e mullarit të sanës, apo të barit të thatë. Nëse shkon tek ca lopë që ushqehen ngeshëm tek mullari dhe u thua se diku më tutje është një livadh me bar të njomë, për një hop ato maten t’ia mësyjnë për atje, por…në çastin e fundit tërhiqen. Sepse arsyetojnë kësisoj: “Dakord, mund të shojmë tek livadhi…por, po sikur lajmi të jetë i rremë? Bari i njomë është i mirë, por askush nuk na garanton aq sa duhet në lidhje me ekzistencën e tij.

Kurse mullari të paktën na jep siguri.” Kështu janë disa njerëz, si lopët e parabolës: kërkojnë sigurinë duke arsyetuar si lopët e parabolës. Në lidhje me këtë formë arsyetimi, i madhi B. Franklin thotë: “Kush heq dorë nga liria për të mbërritur sigurinë, ai nuk e meriton as lirinë dhe as sigurinë”. Ndërsa po t’u përmbahemi asaj që thotë Kierkegaard në lidhje me stadet ekzistenciale në të cilat mund të gjendet njeriu, atëherë le ta themi pa frikë se, përgjithësisht, njeriu shqiptar është në stadin estetik. Duke qenë i përqëndruar në kënaqësinë e çastit dhe dëshirën për të jetuar të sotmen, them se do t’i duhet punë sizifike për t’u ngjitur në dy stadet e tjera, etike dhe religjioze.

Do të doja të isha gabim, e më vjen vërtetë keq, por nganjëherë më krijohet ideja se vuajmë nga një lloj prirjeje e trashëguar rekrutuese dhe mercenariste. Mesa kuptoj në këtë vend është krejt e mundur të gjesh ushtarë për të përmbushur gjithfarë planesh apo idesh, pse jo edhe të dëmshme për bashkësinë. Panoramën më të mirë të mungesës së lirisë së individit- simbas mendimit tim bota s’është tjetër veçse një shumësi individësh që kanë humbur kujtesën e lirisë-, na e japin televizionet dhe shtypi i shkruar përgjithësisht. Është shumë e vështirë të pikasësh një zë të lirë njerëzor që është shkëputur nga orkestra dhe ka dalë si tingull më vete. Nëse për një çast të krijohet ndonjë përshtypje e tillë, nuk vonon shumë për t’u shfaqur zhgënjimi i radhës. Psikologjia e rreshtit është e kudopranishme. Të gjithë shërbejnë. Nëse ka hierarki, kjo lidhet vetëm me rangun e shërbimit por me asgjë tjetër. Nëse ekziston liri, ajo nuk është liri që rrjedh nga vetëdija dhe virtyti, por thjesht liria e shërbimit. Personalisht mendoj se liria fillon e mbaron me fjalën. Duket si diçka e lehtë, por në fakt është shumë thelbësore. Nëse ka nga ata që mbërrijnë deri tek liria e fjalës, dijeni se ia kanë paguar e janë gati t’ia paguajnë të gjitha taksat kësaj lirie. Në këtë rast fjala nuk është fjalë, por mënyrë jetese.

Them se liria është atributi më i fisëm që mund të ketë një individ, por atë nuk mund ta kenë të gjithë, sepse përbën një barrë vërtetë të rëndë. Të dobëtit zgërlaqen nën peshën e saj dhe vetëm njerëzit e vërtetë lartësohen. Liria buron drejtpërdrejt nga virtyti dhe është pamja më e qartë dhe më domethënëse e dinjitetit të individit, por mjerisht kohët kanë vërtetuar se mund të rrohet fare mirë pa të.

U MORE NGA KY SITE:http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:V7QNHS85bksJ:www.lajmishqip.com/%3Fp%3D4811+mendesia+psikologjia&cd=4&hl=da&ct=clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 20:08

Mendësia skizofrenike serbo-greke ortodokse, e kthimit të fakteve me kokën poshtë

Radoviç ” Serbët dhe shqiptarët kanë luftuar bashkë më 1912-1914 për çlirimin e Shkodrës” !?
Fitorja e fundit diplomatike e shtetit shqiptar me nënshkrimin e protokolleve të NATO-s nga presidenti Bush, i ka trazuar në maksimum qarqet shoviniste greke dhe sërbe në Ballkan. Duke parë me një shpirtligësi e trishtim të thellë këtë fitore historike për kombin shqiptar, diplomacitë greko-sërbe përpiqen të zhvasin nga trupi i raskapitur shqiptar edhe copën e fundit të koncesioneve të padrejta.

Pas zbardhjes së raportit idiotik dhe terrorist të qeverisë shoviniste greke drejtuar nje institucioni serioz si Be-ja, ku tre të pestat e Shqipërisë pretendohen si greke ( në cilin shekull jetojmë!!!!), shantazhet e këtij shteti nuk kanë të ndalur dhe vazhdojnë çdo ditë.
Greqia nuk ratifikon protokollin e NATO-s, nuk ratifikon MSA-në. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia është shtyrë për në kalendat greke me shpresën tipike bizantine se mos kjo çështje kthehet përsëri në tryezën e bisedimeve dhe në agjendat sërbo-greke për rregullimin (shkatërrimin) e shqiptarëve dhe Ballkanit.

Duke shfrytëzuar avantazhin e madh të të qenit anëtare me të drejta të plota në BE dhe NATO, Greqia përveç tjerash ka kërcënuar qeverinë shqiptare në mënyrë tipike bizantine e gjysëmzyrtare, duke kërkuar ndërtimin e katër varrezave të ushtarëve grekë gjoja të rënë në Shqipëri gjatë LDB. Varrezat kërkohen të ngrihen në kufijtë e të a.q Vorio-Epir, term ky me të cilin të gjithë grekët pa dallim emërtojnë tokat shqiptare të Shqipërisë së mesme.
Pasi ka gllabëruar Shqipërinë e poshtme me kryeqytet Janinën që më 1912, qeveria greke tashmë i është drejtuar Shqipërisë së mesme me kryeqendër Gjirokastrën.Në këtë kryqëzatë nacional-ekstremiste, Greqia shfrytëzon c\’do dobësi dhe ç\’do rast të mundshëm për të shantazhuar në mënyrën më të rëndë dhe më të pabesueshme shtetin tonë – Republikën e Shqipërisë.
Së fundi duket qartë që shantazhi është bërë më i organizuar, më i koordinuar dhe shumëdimensional.Një lajm nga qarku i Shkodrës zbardhi dhe vërtetoi për të satën herë me rradhë aleancën e sëmurë antishqiptare Greqi-Sërbi.
Është siç duket përpëlitja e fundit e çmendurisë greko-sërbe kundër demokracisë së brishtë ballkanike, para faktorizimit përfundimtar të Shqipërisë me anëtarësimin e plotë në NATO dhe BE .

Për çka është fjala?

Njëri nga organizatorët e protestave sllavo-malazeze kundër pavarësisë së Kosovës, i a.q “peshkop” i së a.q “kishë ortodokse” sërbe, Amfilohije Radoviq, Ati shpirtëror i një morie të vrasësve massive të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, e kaloi kufirin shtetëror apo kufirin e dhunshëm sllav mes shqiptarëve të Tuzit dhe shqiptarëve të Shkodrës, dhe erdhi në …..Shkodër.Kjo u ngjan atyre tregimeve policore me kthimin e kriminelit në vendin e krimit. Kthimin e vrasësit në vendin e krimit e shkakton një forcë e padukshme por shumë e fuqishme në trurin e tij – gjaku i viktimës.
Pra, Radoviqi i famshëm në Sërbi e në gjithë ish Jugosllavinë erdhi në Shkodër. Në Shkodrën shqiptare atë e priti spiuni grek i vetëshpallur si prift ortodoks, Nikolla Petani. Ky Nikolla, përndryshe mik i Nikollas Gaxojanis e priti mikun e Radovan Karaxhiq, Radoviqin, në cilësinë e përfaqësuesit të së a.q ” Kisa orthodhokse autokefale e Skiperise”, me drejtues, sipas vetë grekëve – “patriotin dhe punëtorin e madh të çështjes kombëtare greke” – Anastas Janullatos.
Përvec Petanit, Radoviqin e priti edhe shqiptari i fisit Nikçaj i sllavizuar dhe ortodoksizuar me emrin e adoptuar Radojca Nikç – eviq. Shikoni si i ngjajnë njëri tjetrit tradhtarët si dy pika uji.Në jug ishte shqiptari Agron i Kosinës së Përmetit, i pagëzuar nga “kisha ortodokse” greke në Vasilis Thomollaris.Këtu është Nikçi i pagëzuar dhe Nikçe – viçizuar nga “kisha ortodokse” sërbe. Megjithatë, ndërrimi i emrave dhe kombësisë është çështje e karakterit të ulët personal dhe nuk duam të meremi me to.
Radoviqi e hapi gojën dhe foli. Dhe i përsëriti propagandat dhe pallavrat e zakonshme gati dyqindvjeçare të shovinizmit sërbo-grek. Kosova mezi shpëtoi nga kishat politike sërbe dhe nga gjoja varret e gjithfarë malukati tjetër sërb. Tani këta së bashku me grekët iu lëshuan mbi shpinë Shqipërisë. Kishat e moçme shqiptare katolike u shpallën nga Radoviqi si kisha ortodokse sërbe.Dhe për ideologjinë greko-sërbe atje ku ka një kishë ortodokse është provë e padiskutueshme shkencore se aty kanë jetuar në të kaluarën dhe jetojnë akoma sot grekë përkatësisht sërbë.

Radoviqi shpalosi edhe njëherë urrejtjen patologjike deri në çmenduri ndaj çdo gjëje shqiptare kur deklaroi se në Shqipëri kemi ” vizituar monumente romake, sllave, bizantine”. Askund nuk u përmendën monumentet shqiptare. Radoviqi është përfaqësuesi modern i traditës sërbo-bizantine të mohimit të plotë të ekzistencës së hershme shqiptare në Ballkan. Dhe kush mohon ekzistencën e një kombi fare haptas para kamerave dihet se çfarë plane tjera ogurzeza thur në fshehtësi. Përndryshe do të kishte thënë se “vizituam edhe monumente shqiptare kristiane në Shkodër”. Por Radoviqit dhe Janullatosit nuk ua lëshon goja fjalët e tilla si p.sh “monumente të hershme shqiptare kristiane”, pasi ata janë të dy satanë me rrobë të zezë që tërë kohën merren me politikë falsifikuese antishqiptare dhe shumë pak ose aspak me shenjtëritë qiellore.

Radoviqi u kujtoi gjithë shqiptarëve se varret janë të shenjta pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë, por varrit të Isa Boletinit dhe varreve të mijërra shqiptarëve të tjerë të masakruar në Podgoricë, Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rozhajë, më 1878-1912, e mijëra të tjerëve më 1945 në Tivar, as që u dihen gjurmët. I gjithë territori i vogël prej 13.000 km2 i Malit të Zi është një varr i madh masiv i dhjetëra mijëra shqiptarëve të masakruar gjatë gjithë historisë së ekzistencës së këtij vendi si sllavishtfolës. Historia parasllave e Malit të Zi është shqiptare e proshqiptare. Varri i Isa Boletinit në Podgoricë u shkaterrua në mënyrë publike nga politikanët nacional-ekstremistë, përndryshe miq të “peshkopit” Radoviq, në vitet 1990. Nuk e dimë sa ka qenë ndikimi shpirtëror i bariut Radoviq në këto shkatërime, por duke parë rekordin e tij të mëvonshëm, s’besojmë të ketë qenë i pakët.

Një detaj shumë interesant i propagandave të Radoviqit ishte ajo mbi luftën e përbashkët antifashiste të shqiptarëve dhe sërbëve në Shkodër. Vetëm këtu Radoviqi pati shumë të drejtë.Komunistët shqiptarë jo vetëm në Shkodër, por edhe në Kosovë, Maqedoninë perëndimore, Mal të Zi e deri ne Camëri, luftuan deri në fund kundër interesave kombëtare të popullit të vet dhe për interesa ruse pansllaviste të daljes në detet e ngrohta. E bënë këtë me vetëdije ose jo, kjo është çështje intelegjence e psikologjie personale.Faktet historike nuk merren me psikologjitë individuale të personave të ndryshëm. Dhe fakt historik është se shumica e atyre pak “partizanëve” të Shkodrës dalin me emra e mbiemra sllavë. Ky ishte nje detaj shumë intrigues i deklaratës së këtij prifti – avokati të kriminelëve të luftës. Këtë ta kenë pak parasysh ata “shqiptarë” që në debatet brendashqiptare mbrojnë 29 nëntorin si popi kryqin.

Shteti shqiptar detyrimisht dhe përfundimisht të mbajë qëndrim ndaj këtyre maskaradave me varre të imagjinuara ushtarësh grekë dhe sërbë në Shqipëri, dhe ndaj pseudo-historive me kisha të imagjinuara etnike greke apo sërbe në territor shqiptar. Shteti dhe shkenca shqiptare të mbajnë qëndrim edhe në lidhje me të a.q “xhami osmane” të cilat luajnë në kartën e njëjtë falsifikuese joshqiptare si bizantinët dhë sllavët. Del se në hapësirën etnike shqiptare të gjithë okupatorët e huaj kanë ndërtuar dicka. Vetëm shqiptarët paskan kaluar si hije të padukshme nëpër fazat e ndryshme historike duke mos prodhuar asgjë nga kultura materiale dhe shpirtërore. Këto banditizma raciste duhet të marrin fund. Nëse qeveria nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë le ti lërë vendin një qeverie e cila mund ti thotë një “JO” të madhe e të prerë lojës së këtillë falsifikuese shumë të rezikshme me të kaluarën e kombit tonë. Është për tu përshëndetur veprimi i pushtetarëve lokalë të Shkodrës, të cilët e injoruan në tërësi këtë peshkop kriminel në vizitat e tija të çoroditura për të gjetur fantazma varresh në këtë pjesë të vendit. Pushtetarët shqiptarë të Shkodrës kanë vepruar në kontrast të plotë me veprimet e pabesueshme të disa pushtetarëve lokalë shqiptarë në jug të Shqipërisë, të cilët janë shndërruar në agjentura të hapuara të shovinizmit të sëmurë falsifikues e vrastar grek. Shteti shqiptar të ndalojë me ligj dhe të shpallë persona non grata të gjithë banditët grekë e sërbë duke filluar me Anastas Janullatosin e Vasil Bollanon e duke mbaruar me Amilohije Radoviqin dhe Rozafa-Moraçën e Shkodrës.

Është koha e fundit që qeveria shqiptare të mbajë qëndrim për këto veprime banditeske dhe falsifikime të pabesueshme që i bëhen të kaluarës tragjike të kombit shqiptar në Ballkan. Qeveria të mbajë qëndrim pasi këto veprime për zbulime varresh, kishash e shkollash greke e sërbe në Shqipëri mbështeten dhe de fakto janë, qëndrime zyrtare të qeverive greke dhe sërbe respektivisht.

Në fshatin Bardhaj, disa kilometra larg Shkodrës, shteti shqiptar të ngritë një përmendore 100 metër të lartë, ku të përkujtojë mbrojtjen heroike të Shkodrës nga ata mijëra ushtarë shqiptarë të paemër, e jo të merret me kërkesat e çmendura të kriminelëve të luftës dhe fondamentalistëve të sëmurë sllavo-ortodoksë. Ushtarët sërbë të groposur në fshatin Bardhaj mund të jenë 10.000 mijë ose edhe më shumë, por ata janë okupatorë dhe masakrues të cilët po ta kishin pushtuar Shkodrën nuk do kishin lënë këmbë të gjallë shqiptari në atë qytet. Në Korçë, Kolonjë e Përmet, shteti shqiptar të ngritë përmendore dhe memoriale të mëdha kolektive për mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë në mënyrat më të tmershme pikërisht nga ata ushtarë grekë për të cilët tani kërkohet të ngrihen memoriale. Toka shqiptare të pastrohet sa më shpejtë nga eshtrat e këtyre banditëve prej të cilëve është duke rënkuar që nga viti i bardhe dhe i zi njëkohësisht, viti 1912.

(shkembi.com)nga Valon Kurtishi

Imazh

MORE NGA SITI: http://dielli.blog.al/2009/09/mendesia- ... -poshte-2/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 20:13

Mendësia mesjetare dhe banditizmi shkencor

Akademia e Maqedonisë që tani duhet të kuptojë pozitën e saj dhe rolin e saj, të jetë në shërbim të shkencës, mençurisë, mirësisë dhe kuptimit. Por, përkundrazi ajo vazhdon të mbetet peng i politikës ditore të ndërutar mbi një ideologji të verbuar pansllaviste. Ndarja që predikon ajo s’ka të bëjë me ndonjë akt normal, përkundazi është akti më banal i një segmenti të platformës më ç’njerëzore.

AKADEMIA MAQEDONASE ME KONSEKUENCË NDJEK RRUGËN E AKADEMISË SIMOTRËS SËRBE
Maqedonia pa shqiptarët mund të jetë vetëm nje shkretëtirë arinjxhinjsh
Taxhedin Alimi

Akademia e Maqedonisë edhe kesaj radhe sikur don të kompromitohet qëllimisht. Si vazhdimisht dhe me konsekuencë ajo po ndjek rrugën e Akademisë Sërbe. Përveç reformave nuk e ndryshon as formën, por si e gozhduar zvarritet në lëvozhgën e saj për t’iu prirë ngjarjeve. Ajo sa për të mbajtur ekuilibrin e nxjerr herë trupin, herë kokën, e dhëmbët si gjithmonë ua kërcënon shqiptarëve.

Edhe kësaj rradhe ajo tregoi pozicionin dhe pozitën e mbyllur në vorbullin e një dogme nacionaliste, voluntariste të padefinuar. Edhe ai pak nivel shkencor banditizohet në çështjen e dimensioneve etike, estetike, ajo që ndante popullatën mendon të ndajë dhe trojet, të ringjallë një plejadë të së kaluarës, të vazhdojë drejt mesjetës e ngarkuar me mjerim të zhytur në gjakun e pampiksur me klithma dhe lumenj lotësh. Ajo gërrith plagët ende të pashëruara që mund të marrin përmasa të karakterit kosmik.

Akademia e Maqedonisë që tani duhet të kuptojë pozitën e saj dhe rolin e saj, të jetë në shërbim të shkencës, mençurisë, mirësisë dhe kuptimit. Por, përkundrazi ajo vazhdon të mbetet peng i politikës ditore të ndërutar mbi një ideologji të verbuar pansllaviste.
Ndarja që predikon ajo s’ka të bëjë me ndonjë akt normal, përkundazi është akti më banal i një segmenti të platformës më ç’njerëzore.

Në gjakun e këtyre “Akademikëve” vlon urrejtja e helmosur që bart shijen e barotit dhe erën e kufomave. Mbi teoritë absurde këtu ngrihet abstraktja dhe mendësia e një loje fëmijësh të sapolindur. Ata harrojnë se Shqiptarët ishin shumë më herët seç ishin dhe erdhën Maqedonasit, se Shqiptarët i ruajtën tokat e tyre me gjak, djersë dhe lot. Për këtë Shqiptarët janë aty ku janë dhe do të jenë aty ku kanë qenë dhe më parë. Ajo se ku duhet të qëndrojnë Shqiptarët është dhe do të jetë vetëm punë e tyre.

Maqedonët gjithmonë kanë qenë pre e intrigave dhe lojës mashtruese të po asaj “Akademie”, atij sistemi dhe atij shteti. Ata dështuan si komunist të vjetër, tani është koha të dështojnë edhe si “demokrat” të rinj. Ata duke predikuar një ndarje të llojit të tyre, aludojnë në një zbrazje dhe spastrim të fshatrave të banuara me Shqiptarë, ide këto të fiseve barbare.

Janë brengosëse reaksionet e ndërkombëtarëve, si zakonisht me vonesë dhe të papërgjegjësi, duke iu dhënë kështu pushtetit vrasës Maqedonas për të manovruar i lirë në kornizat absurde të dekadencës. Ndaj, mjafton një vështrim i thjeshtë dhe nje arshin i të drejtave minimale për të nxjerrë një llogari sado sipërfaqsore.

Gabimet që u bënë deri tani ndaj shqiptarëve, Evropës vazhdimisht i janë kthyer si bumerang dhe me pasoja jo vetëm për të, por për gjithë njerzimin.

Shqipëria disa herë i mbrojti interesat e Evropës dhe ekuilibrin e këtij planeti. Si gjithmonë ditën t’iu kundërvihen apetiteve të fiseve me elemente barbare. Dhe, krejt në fund nuk duhet harruar një gjë esenciale: Maqedonia pa shqiptarët mund të jetë vetëm një shkretëtirë arixhinjsh.

(Teksti është shkruar në kohën e botimit të Enciklopedisë)


U more materiali nga ky site; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 20:19

Mendësia përcakton Shqip

Çfarë mund të thotë me këtë? Çdo gjë që ju zgjidhni për të bërë, mendoj, ose të veprojë me fillon në mendjen tuaj. Mentaliteti juaj, sa jeni të kënaqur me gjërat, përfundon formimin e mjedisit rreth jush, njerëzit që ndërveprojnë me të, etj Dhe kjo do të krijojë stilin e jetës tuaj. Një mënyrë jetese mund të jetë çdo gjë që duan që ajo të jetë. Për shembull, një mënyrë jetese mund të jetë një luftëtar rrugë, dikush që vazhdimisht udhëton për punë.

Një nga qëllimet e mia kryesore është që të udhëtojë botës bërë biznes. Ky synim ishte vendosur kur fillova studimin e biznesit ndërkombëtar në kolegj. Unë kam pasur mundësi që të punojnë në projekte nëpër shumë vende duke përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt, Kinë, Maroku, Turqia dhe Ukraina. Nëpërmjet këtyre përvojave kam fituar shumë njohuri dhe jam tani udhëtojnë në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa një synim të vetëdijshëm, ai ka qenë duke punuar në sfond për disa vite. Kjo është një mënyrë jetese që unë jam në vazhdimësi formësimin nga parashikon se si unë dua që ajo të jetë, dhe atë që unë dua të përjetojnë nga ajo.

Mendësia përcakton Biznes

Unë besoj fuqimisht se mentaliteti i pronarët e bizneseve të drejtpërdrejtë ndikon rezultatin e biznesit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të ketë një identitet të qartë biznesi, markë, dhe mesazh. Nëse pronarët nuk besojnë në mesazh, ka shumë të ngjarë punonjësit dhe klientët e tyre nuk do ose. Duke u ndalur se si do të duket e biznesit dhe ndjejnë, dhe se si do të bashkëveprojnë me konsumatorët dhe klientët do të ndihmojë për të përcaktuar fazën e mëtejshëm të detajuar. Por në mënyrë që për një markë e fortë të suksesshme dhe modeli i biznesit për të marrë jashtë dhe të bëhet më e madhe se pronarët e parashikuara, ajo ka për t'u parë në mendje.


U more nga siti; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 20:24

Ç’faj na ka e shkreta mendësi?????

Imazh


19 November 2006

Mendësia Shqiptare kritikohet shpesh, si në shtyp ashtu edhe në bisedat e përditshme. Në shumicën e rasteve këto kritika janë të drejta, psh a mund të mos kritikosh gjaknxehtësinë apo paditurinë tonë me rregullat e një sistemi demokratik? Megjithatë ka ca raste kur kjo e shkreta mendësi Shqiptare kritikohet më kot e i vishen edhe ca të meta të cilat në të vërtetë mund të shihen fare mirë si virtyte, si psh dje në gazetën Panorama ku në një shkrim mbi kalendarin Miss Shqipëria gazetari/ja shprehej Mentaliteti pengon zhveshjen e miseve në calendar !!! Eh kjo e “poshtra” mendësi Shqiptare, e shikoni ç’ka bërë këtë herë? I ka penguar vajzat të zhvishen në publik. Po pse kështu do vemë në Europë ne?



KALENDARI I MISEVE

Mentaliteti pengon zhveshjen e miseve në kalendar

Është i pesti vit që Deliart Assocation hedh në treg kalendarin e miseve, ndër të paktët Made in Albania. Të kesh të varur në murin e sallonit një kalendar, ku bukuria femërore me gjithë hiret e saj i bën shoqëri ditëve të tua, padyshim që të jep mjaft kënaqësi. Mirëpo në këto katër fundvite që ky lloj kalendari i është servirur shqiptarëve, nuk është pritur aq ngrohtë sa ç’mund të mendohej. Përveç faktit se e gjitha kjo ishte një eksperiencë e re, kësaj i shtohej edhe “guximi” i tepruar i ideatorëve për ti servirur klientëve foto vajzash të bukura por në pozicione dhe veshje mjaft seksi. Katër vite më parë e gjitha kjo u konsiderua gati gati si një skandal e pat prej atyre që e quajtën turp të madh. Mentaliteti konservator shqiptar u shpalos me të gjithë forcën e tij duke i rezistuar kështu tundimit për ta patur një kalendar të tillë pasi një femër e zhveshur në mur konsiderohej si një tepri dhe natyrisht kjo u reflektua edhe në shitjet e pakta. Duket se edhe vetë Petri Bozdo, ideatori i kalendarit është dorëzuar përballë këtij mentaliteti dhe mbase kjo është arsyeja që këtë rradhë ai ka ndërruar strategji. Në kalendarin e këtij viti nuk gjen as edhe një foto me veshje seksi apo me rroba banjo.Vajzat kanë në trup veshje shumë të ngjashme me ato që i ndeshim dendur në stinën e verës tek vajzat që dalin për xhiro nga blloku. Madje për të na e dhënë sa më mirë idenë e vajzës së derës përbri, këtë vit nuk ka patur një stilist për të bërë veshje kastile për vajzat, por ato janë marrë në një dyqan, ku çdo vajzë tjetër edhe pse nuk është mis, mund të veshë të tilla rroba. E megjithatë në kalendar nuk mungojnë elementët artistikë duke filluar që nga zgjedhja e vendeve, det, mal, monumente etj, e deri tek përdorimi i kuajve, një kafshë shumë e bukur që merr një pamje spektakolere kur kalëruesi është një femër e bukur. Megjithatë Presidenti Bozdo pohon me keqardhje që kjo lloj pune nuk po vlerësohet as për vlerat artistike që ka, duke lënë mënjanë paragjykimet dhe komentet për një femër të veshur apo të zhveshur. Sipas tij tek ne zotëron mentaliteti i cili mjaftohet me një kalendar ku në foto paraqitet një qen apo një tufë me lule dhe të grisen faqet sapo mbaron muaji duke mos e kuptuar rëndësinë që ka për një kalendar ana artistike dhe duke u mjaftuar vetëm me funksionin e saj primar, të na tregojë se kur është e dielë apo e hënë.
Sipas Bozdos, përveç anës promocionale për të cilën kalendari është mjaft i dobishëm, bëhet e mundur që të zbulohen se cilat vajza kanë dhunti për fotomodele. Ai pohon se çdo vit, në përgatitjen e kalendareve ka patur të paktën tre apo katër vajza të cilat e japin foton që me shkrepjen e parë, duke demonstruar një talent të lindur për të pozuar. Ai pohon se i vjen keq që në vendin tonë nuk ka treg për këtë lloj profesioni pasi këto vajza kaq të bukura dhe të talentuara mund të bëheshin imazhe për biznese të ndryshme, por mesa duket njerëzit e biznesit nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e këtij lloj prezantimi.
Megjithë vështirësitë që ka përthithja e një kalendari të tillë, përsëri Bozdo mendon se po të bëhet një distribucion më i mirë, dhe një promovim gjithashtu, ai mund të shitej akoma më mirë duke bërë kështu të mundur që bukuria e vajzave shqiptare të hyjë në shtëpitë tona. I pyetur se përse nuk aplikon bërjen e një kalendari me një femër të famshme siç bëjnë fotografë të mëdhenj, ai thotë se vajzat që ka patur protagoniste në kalendare kanë qenë të njohura thjesht si mise por mbas dy ose tre vjetësh ato janë bërë shumë të njohura. Pra femrat e njohura ai i ka lançuar në njëfarë mënyre duke bërë të kundërtën e të famshmëve të kalendarëve si Pireli i cili preferon që të paraqesë në kalendarët e tij femra të famshme si Belluci e Arcuri, natyrisht të zhveshura. Një praktikë që kushedi se kur do të hyjë edhe në traditën e kalendareve tona.

U more ne prej sitit; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4579
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MENDESIA SHQIPTARE - LLOJI NE KOHE TE NDRYSHME, Posted 14 Prill 2010, 20:54

Partizanet e shperberjes se kombit shqiptar!!

(Nga Koco Danaj)
15.05.07
Pyetja se sa kohe do te ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptare behet imperative dhe kerkon pergjigje nga qyteteret dhe politika shqiptare edhe per shkak te mendesive, tezave dhe ideve qe qarkullojne ne gjithe hapsiren shqiptare. Duke mos u marre me shumesine e tyre, behet e detyrueshme analiza dhe perballimi i asaj qe eshte me fundamentalja. Cila eshte ajo? Eshte mendesia qe synon shperberjen perfundimtare te kombit shqiptar. Si shfaqet kjo mendesi?

Eshte mendesia qe shqiptaret ne Kosove te mos quhen me shqiptare, por kosovare.


Pra, lindja e nje shteti te ri te shoqerohet me lindjen e nje kombi te ri, kombit kosovar!! Qe ka origjine shqiptare, por nuk jane shqiptare. Dhe krahasimi behet me Austrine dhe austriaket qe jane shtet-komb por me origjine gjermane!!(Austria ka qene shtet shume kohe para se te bashkohej Gjermania.) Nderkaq me ose pa dashje harrohet se universi i kombeve europiane perbehet nga tre grupe popujsh, gjermanike, sllave dhe latine. Nocioni popull asnjehere nuk eshte i barabarte me nocionin komb.
Eshte mendesia tjeter qe shqiptaret e Maqedonise neser te quhen maqedonas! Ashtu si gjermanet qe jetojne ne Zvicer quhen zvicerane por me origjine gjermane. Eshte nje rryme politike e cila perpiqet qe ne momentin e tanishem te paraqitet si rryme europeiste, e cila garanton stabilitetin e Ballkanit dhe nuk lejon krijimin e Shqiperise Natyrale. Por nderkaq ne thelb eshte kunderprogresive. Ashtu sic eshte e tille shperberja e nje kombi. Pro kesaj rryme politike kane dale politikane shqiptare nga Tirana, Prishtina apo Tetova. Sipas tyre nuk ka asnje shans per Shqiperine e Madhe (Apo Natyrale), pasi hapsira shqiptare do te ndjeke nje rruge tjeter: shqiptaret ne Maqedoni do te ndjekin rrugen e gjermaneve te Zvicres qe tashme quhen zvicerane(Por me origjine gjermane), shqiptaret e Kosoves do te ndjekin rrugen e Austrise, (pra do te jene kosovare me origjine shqiptare.) Po te mos ndjenim nevojen e analizes, do te pohonim vetem se per te mos bere Shqiperine Natyrale, kjo shtrese politikanesh merr persiper shperberjen e kombit shqiptar ne prag te unifikimit te tij.
Partizanet e krijimit te kombit kosovar dhe maqedonasve me origjine shqiptare tezat e tyre i fshehin apo justifikojne me huazime te ndryshme.
Nje teze kamufluese qe qarkullonte dje edhe sot ne hapsiren shqiptare eshte fshehja e asimilimit kombetar pas folklorizmit patriotik. Patriotizmi ne kenge, ne filma, ne oda, ne mjedise parapolitike, ne manifestime etj synon me shume te fshehe asimilimin. Sa kohe qe politika ka mjete te tjera ne dore per te ruajtur dhe kultivuar atdhetarizmin, aq kohe folkpatriotizmi sherben si mbuloje. Folkpatriotizmi ka lindur dhe mbahet gjalle atje ku nuk ka fuqi, atje ku nuk ka asnje te drejte kombetare, atje ku kombi apo vlerat kombetare jane te lejuara te jetojne vetem ne kenge apo ne Ode. («Sa kombe ka ne bote baba»-e pyeti djali Natan Rotshildin, te birin e Amshel Majerit qe kishte emigruar ne Frankfurt. «–Dy more bir-ju pergjigje Natani-dhe mos e harro kurre kete. Dy kombe ka ; Hebrenjte dhe te tjeret.»)
Shqiptaret ne Kosove pergjate nje shekulli duke mos pasur ne dore asgje, u detyruan te mbrohen me folkpatriotizem. Qindra dhe mijra femije te lindur ne Drenice, Llap, Pashtrik, Rrafsh te Dugagjinit etj qe u quajten me emrat Vlore, Berat, Delvine, Saranda, Shkumbin, Valbone, Labinot, etj etj, nuk ishin gje tjeter vecse varianti shqiptar i legjendes se Rotshildeve. Te pafuqishem per ta pasur kombin ne realitet, ata e mbajten gjalle ate ne emrat e femijeve.(Perben nje nder faqet me te shkelqyera ne Panteonin e kombit shqiptar nje veprim i tille)
Ndersa kur politika ka ne dore shtetin apo gjysem shtetin, kur politika rreshtohet si partnere rajonale apo me gjere ; perdorimi i folkpatriotizmit nga vete politika, shndrrohet ne mjet kunderprogresiv deri ne mbulese te asimilimit kombetar.
Procesi i konsolidimit te nje kombi apo i asimilimit te tij, nuk ka qene dhe nuk eshte nje akt juridik apo nje vendim politik. Kombet as nuk unifikohen dhe as nuk asimilohen me ligje apo vendime politike. Kemi te bejme me nje proces politik, shoqeror, historik, mitik, moral etj etj. Kemi te bejme me nje zevendesim brezash ku shpesh here ndodh edhe zevendesimi i historise apo konsolidimi i saj, tjetersimi i gjenaologjise apo glorifikimi i saj.
Bazuar ne kete mesim te historise, na mjafton teza e hedhur sot per te parashikuar ate qe do te ndodhe neser.
Dhe teza eshte e njohur: Nuk do te kete Komb-shtet tek shqiptaret!! Nuk do te kete Shqiperi Natyrale per shqiptaret!! Ata do te ndjekin nje rruge tjeter; dhe kjo rruge eshte Gjermania, Austria dhe zviceranet me origjine gjermane!!
Cfare do te ndodhe po te bien dakord shqiptaret me kete teze e cila nuk eshte kundershtuar nga asnje segment i politikes shqiptare ne te 5 kryeqytetet e saj, Tirane, Prishtine, Tetove, Presheve, Ulqin?
Do te ndodhe qe Sterniperit dhe stermbesat e Ahmetit, Xhaferrit, Arifit, Thacit, Ostrenit, Veliut, Haradinajt, Cekut, Surroit, Sejdiut, Dacit, Halitit, Kosumit, Xhemajlit, Latifit, Halimit, Musliut, Berishes, Bardhit, Dinoshes etj etj te mos jene me shqiptare. Por te jene kosovare, maqedonas me origjine shqiptare, serbe me origjine shqiptare, malazeze me origjine shqiptare etj. Ose te ikin neper bote si shume prej te pareve te tyre. Njesoj si ata qe sot i quajme arvanitas apo arbereshe. Te gjithe mbiemrat e permendur me lart jane dakord me autorin e pohimit te sapobere. Pasi atyre nuk u mungon dituria per ta njohur nje proces te tille historik. Por ata ngushellohen me tre fakte : E para se sa te jene ata gjalle, do te vazhdohen te quhen shqiptare.(Keshtu do te jene ngushelluar edhe Qyprilinjte ne kohen e Turqise, apo udheheqesit shqiptare te revolucionit grek) E dyta: Per te fshehur kete nderrmarrje kolosale asimilimi kombetar, ata kane shtuar dhe do te vazhdojne te shtojne me shume ne te ardhmen folklorizmin patriotik.
E treta : Ata kane sot nje perkrahje nderkombetare te konsiderueshme. Shumica e Bashkimit Europian, kerkon ta mbylle, por jo ta zgjidhe Dosjen Shqiptare. Zgjidhje do te thote Shqiperi Natyrale. Mbyllje do te thote: Shqiperi Artificiale.


U more nga siti: http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Prill 2021, 11:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari