Ketu do te gjeni librat e rinj dhe botime te librit ne shqip
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
GJOK TOM MARKAJ nga Reci i Koplikut - CIKEL POETIK
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKËL POEZISH TË POETIT
Gjok Tom Markaj - Burg Politik për 13 vjet e gjysëm
(1939-1974)
ME RASTIN E 35 VJETORIT TE VDEKJES SË PARAKOHËSHME

Imazh
Reç - Malsia e Madhe


THINJAT


Bashkë me vjetët kalon jeta,
Edhe flokët vijnë e zbardhen,
Në botë një ashtë e vërteta,
E n’tokë unë e gjeta,

Jemi të ri, na presin gëzimet,
Ditë për ditë plane na hartojmë,
Po mos thuej vuejtjet pas shpinet,
Do t’i qesim për gjithmon?

Kush asht vall ai njeri që flen,
Në dafina për pa u zgjue?
E n’këtë jetë vuejtje e gëzime,
Një ka një pa i shijue?

Flokët e bardha e mbulojnë njeriun,
Ashtë zveditë pa u kujtue,
Për çdo fije flokut të mjerin,
Jeta i fiket dita më ditë.

Shkodër, qershor 1974


NJERIU

Mue jeta s’më gazmon,
Prandaj s’e due jetën,
Pran saj çdo gja më largon,
I trishtuem e ndjej vet – veten.

Kanshëm rreqet njej prrua,
E zogun pran tij cicëron,
Jeta asht tuj më lumnua,
Ah, sa e due fëmininë.

Po dua që jeta të zgjasin,
E njerzit të jetojnë e të gazmojnë,
E në shekuj të shekujve të flasin,
Njeriu jeton gjithmonë!

Maj 1974, Shkodër


DËSHIRE

(Kur çastet e jetës time të jenë duke u fikun)

E prindja e shok t’më jen për rreth,
Nuk due me ndie tjetër veç
Ave Maria nga Shubert,
S’fundi kur melodija të jenë tuj u zhdukun,
E botën e ndërtuem me frytin e dashnisë ta la,
Të fillojnë njerzit me këndue,
Requem në Re Maxhore të Mozartit,
E ta vazhdojnë pjesën pa pra.


Shkodër 1969


MBRAMJE NE SHKODËR

Në hije të zbehtë pemët janë veshun,
E një nga një trishtimi mbuloji,
Nga dritë e ditës gjithçka ashtë çveshun,
E qiellin e tokën harresa i pushtoji.

Mbi qiellin e kaltërt mbushun me yje,
Si nuse në kunorën e parë del hana,
Gëzimi ndihet n’çdo skaj t’pafund,
Si fëmin n’krahnuer kur e shtërgon e ama,

Përsëri në Shkodër fillon gëzimi,
I netve të freskëta të s’amblës prandverë,
Kangët nuk janë zhdukun shqimit,
O në çdo shtëpi këndohet përherë.

Shkodër, 1972


NË PERËNDIM TË DIELLIT

Perëndon dielli, doli hana,
Terri token nis me mbulue,
Gjethet e peme tue vezullue.

Asht mbush kopshti me blerim,
Gjethi gjethit po ban za,
Ka dal hana me shkëlqime,
Të kënaqet shpirti tuj e pa.

Hanë e bukur asht hir plotë,
Ti për nat rrezet n’tokë lëshon,
I tregon rrugët udhtarit,
Je mikeshë që e shoqëron.

Përbri kumbullës n’vegime,
Prej hanës në tokë shikon,
Të qëndisun me shkëlqim,
Nuk ka vashë që e shikon.

Ah, sa e bukur që qesh natyra,
Dhe bilbili nisë e këndoi,
Në këto net plot andrrime,
Në vetmi, hanën rri e kundroj.

Bri Rozafës rrezet t’ua
I lshon po pa mërzi,
E n’dy anët e Drinit e Bunës,
I hedh Shkodrës me mallni. [/b]

Shkodër 1972



Një lutje familjes të Gjok Tom Markaj;
vllaut, motrës dhe nipave e mbesave në Itali, SHBA, Shkodër, Reç, Dobre, Vrakë!

U vendosë nën kujdesin e amanetqarit me respekt, dashni e përulje krijimtaria e poetit Gjok Tom Gjoni - Markaj nga Reçi i Koplikut të Malsisë të Madhe - Shkodër prej Bep Martin Pjetrit në faqe të internetit komplet. Unë i Botova pas 30 vjetë të vdekjes të poetit Gjok ashtu origjinale të shkrueme në copa letra të biruar nga ciflat e saldimit si saldator në "Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidro - Centralit" të Vau Dejës dhe të "Ndërmarrjes të Riparimeve të Makinave për H/C" të Rrencit gjatë viteve mbas burgut 1967 - në korrik të 1974 mbylli sytë. Familja e tij nuk e dinte se unë kisha bllokun e krijimtarisë tij modeste. Ato i ruejta për 30 vjet, i mblodha dhe i kam botue në një libër në kushte rrethanore kompjuterike herën e parë për 30 vjetorin e Vdekjes të Gjokës. Në fakt e botova librin në fillim të 2003 dhe planifikova që kur të vij për pushimet e verës të 2003 në Shkodër do t'ja dhuroja babës - Tom Gjon Markaj, por për fat të keq vdiq Tom Gjon Markaj. Nuk arriti të shohë e të lexoj poezitë e të birit, që nuk e diti kurrë. Unë u trishtova shumë.
Don Zoti, që vllai i Gjokës, nipat e mbesat që me të drejtë krenohen ta botojnë në Shtëpi Botimi në Shkodër ''Ciklin poetik'' të Gjok Tom Gjon - Markaj. Në nderin t'uej familjarë do të ishte e udhës të takohen me mue para se ta botojnë se mos kam edhe ndonjë fjalë të shtoj. Të ardhurat ekonomike i kanë të mira, prandaj nuk janë miliona, por dromca para dhe të nderoni njeriun t'uaj, që nuk la asnjë trashëgimtar, por la si trashëgimtar - "Përmbledhjen me poezi". Botimi nga bujaria e juej do të ishte një qiri te varri i Dajës tuej.
Mos harroni njeriun tuej se nuk asht fisnikëri! Rueni krijimtarinë tij në breza dhe mos e varrosni për së dyti herë me heshtjen t'uej shembullore!

Bep Martin Pjetri
Kopenhagë, më 29 qershor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 15 Gusht 2009, 11:53
Pjesë nga Cikli poetik i Gjok Tom Markaj
Imazh


KUSH E SHTJEN DREQIN NË SHISHE??!!


Kot për dreq m’u mbush mëndja,
Me shkue të djelën në Shirokë,
¨Vetë i dytë ta merr mendja,
Ku atje gjeta edhe shumë shokë.

Mrri në vend si për çudi,
Buz liqenit piktoresk,
N’pikë të vrapit vjen një fëmi,
Dhe me pyet: ’’Kujt i thonë këtu emrit Çesk?’’

Unë jam Çesku ç’ka dëshiron?
Një zojush po ju kërkon,
Pra në kjoftë se ju s’pritoni,
Eni shpejt e mos vononi.

Ngadalë gocë,
prit pak sa të pushoj,
Kalo ti, nisu ngadalë,
Se edhe unë shumë s’po vonoj,
Sa t’i thom Cinit dy fjalë.

Ç’dreq do t’ ketë vajza me mue?
Miku i im, shok i fëminis,
S’di kurrgja me t’diftue.

Por ban mirë ti shpejt me u nisë,
S’kaloj shumë e unë u gjënda,
Para vajzës plot çudi,
Ju paraqita me emrin Çesk.

Edhe unë tha: ’’Zojush Lili,, si një fëmi,
I ngrim mbeta këtu për Zotin,
Sa dhe ftyra m’u zverdh krejt,
Nuk m’u ndante lodja – lodin.(loti...)

I hutum krejt mbeta vetë,
M’u ngjeth trupi edhe shpirti,
Kur në ftyrë atë e pashë,
Si yllë detit ajo ndriti.

E n’kambë t’saja i mahnitun rash,
Më falni zojush se unë nuk deshta,
Plot turp këtë po ju thom,
Por m’u kujtue diçka e dreshta.

Që ta dini, beqar unë jam,
Ah djalë, ç’ka thoni kësi fjalësh?
Pse s’deshemi s’bashkut me u la?
Më vjen turp zojush pa dasht.

M’kujtoheni n’jetë ç’ka kam ba!
Po lahena edhe një here s’bashkut,
Mandej shtrihena mbi ranishte,
U zdesha sa s’më luejtë një pjesë e kapakut.

Si hardall para saj djersita,
U zhytëm në liqe,
Si rikat n’ujë u kënaqshim,
Ndigjues qëndrova n’ujë.

Për tingujt harmonioz të zojushes,
Na ndante ne prej fundit,
Dalun ne në breg të liqenit,
E në shpinë u shtrim n’ranë.

Si dreqi kur del prej ferrit.
Me vrull çeli ajo zanë,
Beqar that jeni ju djalë?
Kështu dukeni n’ftyrë.

Prandaj kam një fjalë si për shpejt,
Urdhnoni e folni me zanin t’uej të kulluem,
Për Zotin, I mrekullueshëm je!
Që ja kaloni dhe bilbilit n’fushë.

Lëne djalë ti lundrimin,
Kur po e lamë sonde takimin?
Se përndryshe s’ka takim,
Dreq o punë ç’më pushtoi,
Më erdhi vedit një ndijesi.

Te vorret tona,
t’hanën mbrame,
Bajmë takimin,
Fjala – fjalës ikte era,
Pingul dielli ishte lshue.

Kaq shumë ne na diqte
Sa i thaçë me u çue,
Hajde të rrijmë në kabinë,
Bisedojmë nja dy – tri fjalë.

Po hamë bukë, mandej po rrimë,
Pse kaq turp, ti je dhe djalë?
Unë s’kam turpë, tashmë u mësova,
Me ju me bisedue.

Por po më dukesh se je krunde,
Dije mirë se s’më rrenë ti mue,
Ti je femën e dreqin,
E dreqin n’shishe shpejt e fute.

Por hala s’ke hasë në njeri,
Që ty të njetë,
Prandaj mendo mirë para se me bisedue,
Kërko njeriun që din me të afrue.

Por, po kam frigë e shumë po drue,
Se dreqin n’shishe kurr s’ke me vue!


Gjok Tom Markaj
Shirokë, gusht 1968
Pas një kalvari burgut të gjatë....plot mundime, RINI E VRARË NË COPA,... EH KOHË E MBYTUR NË VAJE,..NANË E MOTRA ..VDIQ ME FJALËN POETIKE NË BUZË.....



Një lutje familjes të Gjok Tom Markaj;
vllaut, motrës dhe nipave e mbesave në Itali, SHBA, Shkodër, Reç, Dobre, Vrakë!

U vendosë nën kujdesin e amanetqarit me respekt, dashni e përulje krijimtaria e poetit Gjok Tom Gjoni - Markaj nga Reçi i Koplikut të Malsisë të Madhe - Shkodër prej Bep Martin Pjetrit në faqe të internetit komplet. Unë i Botova pas 30 vjetë të vdekjes të poetit Gjok ashtu origjinale të shkrueme në copa letra të biruar nga ciflat e saldimit si saldator në "Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidro - Centralit" të Vau Dejës dhe të "Ndërmarrjes të Riparimeve të Makinave për H/C" të Rrencit gjatë viteve mbas burgut 1967 - në korrik të 1974 mbylli sytë. Familja e tij nuk e dinte se unë kisha bllokun e krijimtarisë tij modeste. Ato ruejta për 30 vjet, i mblodha dhe i kam botue në një libër në kushte rrethanore kompjuterike herën e parë për 30 vjetorin e Vdekjes të Gjokës. Në fakt e botova librin në fillim të 2003 dhe planifikova që kur të vij për pushimet e verës të 2003 në Shkodër do t'ja dhuroja babës - Tom Gjon Markaj, por për fat të keq vdiq Tom Gjon Markaj. Nuk arriti të shohë e të lexoj poezitë e të birit, që nuk e diti kurrë. Unë u trishtova shumë.
Don Zoti, që vllai i Gjokës, nipat e mbesat që me të drejtë krenohen ta botojnë në Shtëpi Botimi në Shkodër ''Ciklin poetik'' të Gjok Tom Gjon - Markaj. Në nderin t'uej familjarë do të ishte e udhës të takohen me mue para se ta botojnë se mos kam edhe ndonjë fjalë të shtoj. Të ardhurat ekonomike i kanë të mira, prandaj nuk janë miliona, por dromca para dhe të nderoni njeriun t'uaj, që nuk la asnjë trashëgimtar, por la si trashëgimtar - "Përmbledhjen me poezi". Botimi nga bujaria e juej do të ishte një qiri te varri i Dajës tuej.
Mos harroni njeriun tuej se nuk asht fisnikëri! Rueni krijimtarinë tij në breza dhe mos e varrosni për së dyti herë me heshtjen t'uej të gjatë!

Bep Martin Pjetri
Kopenhagë, më 29 qershor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 15 Gusht 2009, 12:35
Pershtypja ime:

Posa lexon nje nga nje poezite e poetit Gjok ven re shpirtin lirik te tij, qe larg klisheve te kohes se konformizmit te realizmit socialiste te Gorkit derdhi rrekaj prej rrudhave te parakoheshme gjithe perrenjte e botes se tij te pagëzuar......
Me gjithe drojen e asaj kohe te diktatures enveriste poeti me rezerve percolli filozofine e Njeriut, te Jetes, ...
Peisazhi dhe skena pastorale levizin skena delikate nje nga nje natyrshem te lirizmit piktural te Ndjenjave te NDRYDHUNA te rinise se asaj kohet.
Stili i tij lirik te ngjan nje shkolle te madhe te poezise klasike te Rilindjes SHKODRANE. Fare mire te duket ne poezine e tij se je duke shijuar vargjet e Gasper Palit, te Mjedes, te Koliqit, te Shantojes,....
Nuk jane pak te inkuadrohet krijimtaria e Gjokes ne mesin e nje plejade gjeniale te krijimtarise ne fushen e poezise.
Jane rralle per njeriun te shijoje vargje te tilla te mbarsura nga jeta, nga vuajtjet, nga aventurat galante, nga dashuria per fshatin, per malesoren, per Shkodrën, per peisazhin shqiptar qe aq bukur i kendoi.
Vdiq shume i ri, pa i mbushe 40 vjetat, por la perpose lote dhe vaje te nena dhe motrat, dramen e tij, pra la nje liber te vogel vjershash qe i shkruajti sporadikishte, aty-ketu ne momente te ndryshme, la shpresën, dëshirën per jeten, la humorin ne Shirokë e bukur dhe tragjik..........
Per mua mbeti nje strall i i rralle, i atyre maleve ku u rrite dhe mesoi fjalen Shqiperi dhe Dashuri,...........

Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1003
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 18 Gusht 2009, 19:14
Faleminderit per keto poezi shume te ndjeshme.
Poeti ka shume nostalgji ne vargjet e tij si rruazat e ujit te burimit rrokullisen ne goten e hidherimit dhe deshperimit qe te gezoje jeten edhe njehere kishte deshiru.
Keto vargje na japin boten e autorit plot hare e jete qe vlon si vullkan nen liqenin madheshtor ku dhe rozafa me hijen e saj na perkedhel ne qytetin e bukur te shkodres ku dhe autori i ndjeri Gjok e con ne pjedestal.
Shume te bukura Laert edhe njehere faleminderit.

Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 607
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 20 Gusht 2009, 12:27
Shume te bukua poezite
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 26 Gusht 2009, 09:38
JETA NE KATUND
Imazh
Reç-Koplik Sipërme e Malsisë Madhe


Nata në prandverë sot,
Shifet e gëzueme,
Rrezet hana e lëshon,
Nën hapsin të pafundme.

Shiu bjen si ar.
Tokën e freskon,
Strukun si mullari,
Ndonjë zog qëndron,

Drinit të rrjedhshëm,
Barka ç’po lëviz,
Peshkatarët me rrjeta,
Me nxan peshk kanë nisë.

Por kur të dalë dielli,
Bari do të mugulloj,
Lulet drandofilli,
Boçet do t’lëshojë.

Atëhere jeta duket,
Se po merr gjallëri,
Bujku dhe bujkesha,
Punës hia kanë hi.
Bukën n’furrë e qiti,
Bagtinë shpejt e mjelë,
Tamlin e mazit,
A nxen djath ndonjëherë?

Kurse burri shatin,
Parmendën merr,
Fëmija dhe plaku,
Kullosin ndonjë berr.

Kur vjen dita t’erret,
Me të çdo gja nuk shkon,
E kur Drini rrjedhë,
Fshatit s’e ndalon.

Jeta n’katund,
Asht shumë e bremë,
Dielli perëndoi leht,
Në hapsin të pafund.

Gusht - 1966
Reç – Koplik



NATA

Nata në prandverë sot,
Shifet e gëzueme,
Rrezet hana e lëshon,
Nën hapsin të pafundme.

Shiu bjen si ar.
Tokën e freskon,
Strukun si mullari,
Ndonjë zog qëndron,

Drinit të rrjedhshëm,
Barka ç’po lëviz,
Peshkatarët me rrjeta,
Me nxan peshk kanë nisë.

Por kur të dalë dielli,
Bari do të mugulloj,
Lulet drandofilli,
Boçet do t’lëshojë.

Atëhere jeta duket,
Se po merr gjallëri,
Bujku dhe bujkesha,
Punës hia kanë hi.
Bukën n’furrë e qiti,
Bagtinë shpejt e mjelë,
Tamlin e mazit,
A nxen djath ndonjëherë?

Kurse burri shatin,
Parmendën merr,
Fëmija dhe plaku,
Kullosin ndonjë berr.

Kur vjen dita t’erret,
Me të çdo gja nuk shkon,
E kur Drini rrjedhë,
Fshatit s’e ndalon.

Jeta n’katund,
Asht shumë e bremë,
Dielli perëndoi leht,
Në hapsin të pafund.

Gusht - 1966
Reç – Koplik - Malsia e Madhe


Një lutje familjes të Gjok Tom Markaj;
vllaut, motrës dhe nipave e mbesave në Reçi i Koplikut të Malsisë Madhe, Dobre, Vrakë, Shkodër, Itali, Kanada e SHBA!

U vendosë nën kujdesin e amanetqarit me respekt, dashni e përulje krijimtaria e poetit Gjok Tom Gjoni - Markaj nga Reçi i Koplikut të Malsisë të Madhe - Shkodër prej Bep Martin Pjetrit në faqe të internetit komplet. Unë i Botova pas 30 vjetë të vdekjes të poetit Gjok ashtu origjinale të shkrueme në copa letra të biruar nga ciflat e saldimit si saldator në "Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidro - Centralit" të Vau Dejës dhe të "Ndërmarrjes të Riparimeve të Makinave për H/C" të Rrencit gjatë viteve mbas burgut 1967 - në korrik të 1974 mbylli sytë. Familja e tij nuk e dinte se unë kisha bllokun e krijimtarisë tij modeste. Ato ruejta për 30 vjet, i mblodha dhe i kam botue në një libër në kushte rrethanore kompjuterike herën e parë për 30 vjetorin e Vdekjes të Gjokës. Në fakt e botova librin në fillim të 2003 dhe planifikova që kur të vij për pushimet e verës të 2003 në Shkodër do t'ja dhuroja babës - Tom Gjon Markaj, por për fat të keq vdiq Tom Gjon Markaj. Nuk arriti të shohë e të lexoj poezitë e të birit, që nuk e diti kurrë. Unë u trishtova shumë.
Don Zoti, që vllai i Gjokës, nipat e mbesat që me të drejtë krenohen ta botojnë në Shtëpi Botimi në Shkodër ''Ciklin poetik'' të Gjok Tom Gjon - Markaj. Në nderin t'uej familjarë do të ishte e udhës të takohen me mue para se ta botojnë se mos kam edhe ndonjë fjalë të shtoj. Të ardhurat ekonomike i kanë të mira, prandaj nuk janë miliona, por dromca para dhe të nderoni njeriun t'uaj, që nuk la asnjë trashëgimtar, por la si trashëgimtar - "Përmbledhjen me poezi". Botimi nga bujaria e juej do të ishte një qiri te varri i Dajës tuej.
Mos harroni njeriun tuej se nuk asht fisnikëri! Rueni krijimtarinë tij në breza dhe mos e varrosni për së dyti herë!

Bep Martin Pjetri
Kopenhagë, më 29 qershor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 26 Gusht 2009, 09:48
JETA NE KATUND
Imazh
Reç-Koplik Sipërme e Malsisë Madhe


HYMEN KENDOJ

O njeri shikoje jetën!
Që të buzëqesh me dashuri!
Ajo të fletë ty për të vërtetën,
Prandaj të shtrëngoj në gji,
Prandaj hovin e jetës mos ia ndal!


Reç 1968


VJOLLCA

Ç’di Vjollca?
Mshehë ndër ferra,
E gjithë kënaqësi,
Ashtë në këtë vend.

Por, krye ulun,
E për vumun,
Mbi lule tjera,
Ashtë një mend.

Vjen njerzia,
E puhija,
Me grabitun,
Për një mend.

Por dashnia,
Por vujtnia,
N’zemër të saj,
Kanë nxanë vend


Shkodër 1972


BRI SHPATIT

Bri shpatit një kodrinë,
Ndodhet një lëndinë,
Qingjat këcejnë e losin,
Herë pranë samës rrinë.

Jo fort larg në një kaçube,
Vjollcat kan nxjerr krye,
Çobanesha i mbledhë tubë,
Zogjtë pran saj cicërin.

Qesh natyra nga gëzimi,
Kudo jetë e re,
Fush e male ka mbulue blerimi,
Shpirti na qesh edhe ne.

Reç, korrik 1967




Një lutje familjes të Gjok Tom Markaj;
vllaut, motrës dhe nipave e mbesave në Itali, SHBA, Shkodër, Reç, Dobre, Vrakë!

U vendosë nën kujdesin e amanetqarit me respekt, dashni e përulje krijimtaria e poetit Gjok Tom Gjoni - Markaj nga Reçi i Koplikut të Malsisë të Madhe - Shkodër prej Bep Martin Pjetrit në faqe të internetit komplet. Unë i Botova pas 30 vjetë të vdekjes të poetit Gjok ashtu origjinale të shkrueme në copa letra të biruar nga ciflat e saldimit si saldator në "Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidro - Centralit" të Vau Dejës dhe të "Ndërmarrjes të Riparimeve të Makinave për H/C" të Rrencit gjatë viteve mbas burgut 1967 - në korrik të 1974 mbylli sytë. Familja e tij nuk e dinte se unë kisha bllokun e krijimtarisë tij modeste. Ato ruejta për 30 vjet, i mblodha dhe i kam botue në një libër në kushte rrethanore kompjuterike herën e parë për 30 vjetorin e Vdekjes të Gjokës. Në fakt e botova librin në fillim të 2003 dhe planifikova që kur të vij për pushimet e verës të 2003 në Shkodër do t'ja dhuroja babës - Tom Gjon Markaj, por për fat të keq vdiq Tom Gjon Markaj. Nuk arriti të shohë e të lexoj poezitë e të birit, që nuk e diti kurrë. Unë u trishtova shumë.
Don Zoti, që vllai i Gjokës, nipat e mbesat që me të drejtë krenohen ta botojnë në Shtëpi Botimi në Shkodër ''Ciklin poetik'' të Gjok Tom Gjon - Markaj. Në nderin t'uej familjarë do të ishte e udhës të takohen me mue para se ta botojnë se mos kam edhe ndonjë fjalë të shtoj. Të ardhurat ekonomike i kanë të mira, prandaj nuk janë miliona, por dromca para dhe të nderoni njeriun t'uaj, që nuk la asnjë trashëgimtar, por la si trashëgimtar - "Përmbledhjen me poezi". Botimi nga bujaria e juej do të ishte një qiri te varri i Dajës tuej.
Mos harroni njeriun tuej se nuk asht fisnikëri! Rueni krijimtarinë tij në breza dhe mos e varrosni për së dyti herë!

Bep Martin Pjetri
Kopenhagë, më 29 qershor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
CIKEL POETIK TE GJOK TOM MARKAJ, Posted 26 Gusht 2009, 10:03
I nderuar lexues!

Cikli poetik esht nje tufe nga krijimtaria e tij e shkruar nga pas burgut me ato kufizime qe vete koha i lejonte, por ka shmangur ekzaltime dhe ditirambe partiake. Ishin izma te huaja kendimi ne cdo varg ''bomb e flamur'' sic shkruante Majakovsk ne ate kohe kur u frymezua dhe ashtu i cliruar nga stili i realizmit socialist hodhi ne copa letrash cimento pak vargje qe clironin energji dhe shprese.
Varg i thjesht si deshirat e tija te natyrshem, te pershkruar nga lirizmi dhe dashuria e madhe qe kishte per Njeriun, per peisazhin e liqenit, te perendimit, relievit te bukur te maleve,.....
Poeti lirik edhe pse shkruajti shume pak, la nje vazo te kendshem vjershash mjaft terheqese nga pas.
Vjershat e mesiperme i perkasin librit te vogel te Gjok TomMarkaj ''Jeta ne vargje''. :flm
Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2021, 00:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari