Ketu do te gjeni librat e rinj dhe botime te librit ne shqip
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure, Posted 20 Janar 2010, 02:38
DOSJA HISTORIKE E COPTIMIT TE TROJEVE SHQIPTARE
(1848-1944)

Shqipnia Etnike.jpg

AUTORI Bep Martin Pjetri
Pjesa e Parë


Shqipëria në luftë me pushtuesit otoman dhe të rinjë sllavo - grekë

Kapitulli i parë
Shqipëria në vitet 1848 - 1868


” I sëmuri i Bosforit” drejt rrënimit dhe Grabitja e tokave shqiptare nga pushtues të rinje ballkanike


Politika turke në Shqipëri pas shtypjes së kryengritjeve (1848-1853)

Kryengritjet kundër Tanzimatit dhe sidomos kryengritja e madhe e vitit 1847 i kishin treguar Stambollit rrezikun që i kanosej Perandorisë nga një acarim i ri i gjendjes në Shqipëri në një kohë kur kishte filluar të rritej edhe lëvizja e përgjithshme për çlirimin kombëtar të popujve të Ballkanit dhe ishin acaruar kontradiktat e Fuqive të Mëdha lidhur me trashëgimin e “të sëmurit të Bosforit”, siç quhej tashmë Perandoria Osmane. Shqetësimi i Portës ishte shtuar edhe nga interesimi që kishin filluar të tregonin për Shqipërinë shtetet e reja ballkanike dhe nga orvatjet e tyre për t’i shfrytëzuar lëvizjet kundërosmane të shqiptarëve.
Në këto rrethana, kur mund të shpërthente një konflikt ndërkombëtar, Stambolli, duke dashur të kishte në krahun e vet forcën ushtarake të shqiptarëve, që e çmonte shumë, krahas zgjerimit të propagandës panislamike mori edhe disa masa për të ulur tensionin në marrëdhëniet me shqiptarët. Autoritetet osmane në Shqipëri u urdhëruan të mos përdornin përkohësisht forcën për të zbatuar reformat. Sulltani fali një varg krerësh të burgosur ose të internuar të kryengritjes, si dhe Zenel Gjolekën. Më 1849 kapedanit të Mirditës Bibë Doda iu dha titulli pashë dhe iu njoh e drejta që të merrte pjesë në luftë me një repart të vetin, të përbërë prej afër 10 mijë luftëtarësh. Si komandantë repartesh të çrregullta u njohën edhe feudalë të tjerë, të cilëve Porta u siguroi shpërblime e grada.
Nga ana tjetër, në Shqipëri kishte filluar të shtohej gjithnjë e më shumë shqetësimi i shkaktuar nga synimet ekspansioniste të shteteve fqinje, i cili e kishte rritur gatishmërinë e popullsisë për të mbrojtur trojet e veta. Këtë rrethanë u përpoq me të gjitha mënyrat ta shfrytëzonte qeveria osmane për të nxitur urrejtjen e shqiptarëve kundër vendeve fqinje dhe për të siguruar një bashkëpunim sa më të ngushtë me ta.
Një rast i tillë u paraqit më 1852, kur Turqia i shpalli luftë Malit të Zi duke marrë shkas nga disa ndryshime në formën e shtetit që kishte bërë princi i ri Danilo. Thirrjes së sulltanit për të marrë pjesë në luftë iu përgjigjën një varg krerësh feudalë dhe bajraktarë shqiptarë, midis tyre edhe Bibë Doda, Zenel Gjoleka etj., të cilët shkuan me repartet e tyre në ndihmë të ushtrisë osmane. Por lufta nuk i solli ndonjë përfitim Stambollit. Ndonëse u sulmua edhe nga Shqipëria e nga Hercegovina, Mali i Zi, me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, doli nga lufta i padëmtuar. Repartet shqiptare nga ana e tyre patën humbje të ndjeshme në njerëz, midis të tjerëve u vra edhe Zenel Gjoleka.
Përleshjet e përgjakshme në kufirin turko-malazez vijuan edhe pas luftës. Ato nxiteshin nga krerët e Malit të Zi për të përgatitur truallin për aneksimin e trojeve veriore të Shqipërisë. Por sulmet malazeze ndeshën në qëndresën e vendosur të popullsisë shqiptare të këtyre krahinave.

Kapitulli Dytë
Kriza Lindore e viteve 1853-1856 dhe Shqipëria

Lufta ruse-turke apo ortodokse-islame

- Kriza lindore dhe pasojat e saj


Në mesin e shek. XIX u acarua edhe më shumë rivaliteti ndërmjet Fuqive të Mëdha evropiane për ndikimin në vendet e Lindjes së Afërme. Në këtë kohë Anglia e Franca e kishin dëbuar pothuajse krejtësisht Rusinë e prapambetur nga tregjet e kësaj zone. Por Rusia nuk kishte hequr dorë nga synimi për të shtënë në dorë Ngushticat e Dardaneleve dhe vetë Stambollin, që të shtrinte kështu më tej praninë e saj në Lindjen e Afërme e në Ballkan. Ajo priste të krijohej një gjendje ndërkombëtare e përshtatshme për ta shembur Perandorinë e sulltanëve dhe për të arritur këto qëllime. Në projektet e saj për rregullimin e ardhshëm të Turqisë Evropiane, Rusia parashikonte krijimin e forcimin e shteteve të pavarura, sllave ose përgjithësisht të krishtere, të cilat do të ishin nën ndikimin e Rusisë. Por në këto projekte nuk figuronte Shqipëria. Qeveria cariste nuk parashikonte krijimin e një shteti shqiptar dhe prandaj qëllimisht i identifikonte shqiptarët myslimanë me turqit, ndërsa ata të krishterë ortodoksë me grekët.


- Politika ruse e coptimit të Perandorisë Osmane

Politika ruse e copëtimit të Perandorisë Osmane ndeshi në kundërshtimin e vendosur të fuqive perëndimore e në radhë të parë të Anglisë e të Francës. Këto fuqi vijonin të garantonin e të përkrahnin status quo-në dhe paprekshmërinë e Turqisë, sepse po e kthenin atë në një gjysmëkoloni të tyre dhe sepse me ruajtjen e Turqisë pengohej dalja e Rusisë në Mesdhe. Kur në korrik 1853 qeveria cariste i shpalli luftë Perandorisë Osmane (Lufta e Krimesë, 1853-1856), ajo u gjend shumë shpejt përpara një konflikti të madh, në të cilin Anglia e Franca dhe më vonë edhe Mbretëria e Sardenjës morën anën e Turqisë. Pas një vargu fitoresh fillestare të Rusisë në frontin e Danubit e në det, operacionet e aleatëve të Turqisë u përqendruan në gadishullin e Krimesë dhe prandaj konflikti mori emrin Lufta e Krimesë.

- Lufta e Krimesë në vitet 1853 – 1856
Interesimi i fuqive të mëdha dhe i fqinjeve ballkanike ndaj qendrimit shqiptar


Duke pasur ushtritë e saj në brigjet e Danubit, Rusia u bëri thirrje popujve ortodoksë të Ballkanit të rrëmbenin armët kundër shtypësit shekullor. Duke shpresuar se me fitoren e Rusisë ortodokse do të përmirësohej gjendja e tyre, kësaj thirrjeje iu përgjigjën vullnetarë nga vende të ndryshme ballkanike, si edhe shqiptarë ortodoksë nga Shqipëria e Jugut.
Edhe Turqia nga ana e saj u përpoq të mobilizonte forcat shqiptare me parullën e mbrojtjes së fesë islame, por nuk arriti ndonjë sukses të madh. Ajo nuk mundi të nxirrte nga Shqipëria veçse pak nizamë. Nuk dhanë fryte të dukshme edhe përpjekjet e saj për të dërguar krerët shqiptarë me forcat e tyre në frontin rus. Shumica e tyre nuk pranoi të shkonte në një front kaq të largët, siç ishte fronti i Danubit dhe preferoi t’i mbante forcat gati në rastin e një sulmi të mundshëm nga Mali i Zi ose nga Greqia. Vetëm Bibë Doda me një numër mirditasish u nis për në front, por pas disa kohësh edhe ai u kthye në vendin e vet për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën midis tij dhe komandantit turk, Omer Pashës.


- Sulmet ushtarake të Malit Zi dhe Greqisë kundër Shqipërisë

Lufta e Krimesë nxiti Malin e Zi dhe Greqinë të ndërmerrnin veprime luftarake kundër Perandorisë Osmane. Mali i Zi ndërmori disa sulme në Hercegovinë e në tokat shqiptare dhe përgatiste një goditje kundër Tivarit. Por përballë qëndresës së vendosur të shqiptarëve dhe nën presionin e fortë të Austrisë e të Francës, princi Danilo u detyrua të hiqte dorë nga kjo ndërmarrje.


- Me forcën e armëve të “Megali Idesë” të Greqisë u futë në Shqipëri

Megjithëse Anglia e Franca nuk e lanë të hynte në luftë kundër Portës, qeveria greke organizoi çeta të shumta të komanduara nga oficerë të ushtrisë, të cilët u futën fshehurazi në Thesali dhe në krahinat e vilajetit të Janinës për të organizuar një kryengritje kundërosmane. Ata hynë edhe në krahina të Shqipërisë, duke bërë kështu një hap të parë drejt sendërtimit me forcën e armëve të “Megali Idesë”. Për këtë qëllim ajo u përpoq të shfrytëzonte urrejtjen e shqiptarëve ortodoksë kundër sundimtarëve osmanë dhe prandaj vuri në krye të lëvizjes figura të shquara të luftës për pavarësi me prejardhje arbëreshe ose nga Suli, si Theodhor Griva e Nikollë Zerva, të cilët do t’i jepnin kryengritjes në tokat shqiptare dukjen e një aleance greko-shqiptare.
- Më 2 janar 1854, pasi shpallën “lirinë dhe pavarësinë” e gjithë provincave të “Greqisë së Vjetër”, udhëheqësit e kryengritjes, me parullën “perandori greke ose vdekje”, i ftuan banorët e këtyre krahinave të rrëmbenin armët. Kryengritësit arritën në fillim disa suksese në ato krahina ku nuk kishte ushtri të rregullt dhe ku vepronin disa feudalë shqiptarë me forcat e tyre lokale. Arta ra në duart e kryengritësve dhe një çetë e madhe andartësh?, e komanduar nga gjenerali Griva, arriti deri në Mecovë. Gjatë marshimit në viset e brendshme të vilajetit të Janinës, andartët grekë përdorën edhe forcën për t’i detyruar vendasit të bashkoheshin me ta, ndërsa në Filat persekutuan në prill të vitit 1854 disa familje shqiptare, midis të cilave edhe atë të Xhafer pashë Demit.
- Por synimet aneksioniste të qeverisë greke bënë që shqiptarët t’i shmangeshin bashkëpunimit me ta dhe kryengritja të mos merrte karakter të përgjithshëm. Për më tepër, krerët shqiptarë të Jugut, ndër të cilët Çelo Picari, Halit bej Frashëri, Ahmet Çapari etj., duke njohur synimet pushtuese të Athinës, mobilizuan forcat e tyre dhe i thyen andartët grekë në krahinën e Artës dhe në Thesali. Nga ana tjetër, Anglia me Francën, pas protestave të Turqisë që e akuzoi Athinën për ndërhyrje në punët e brendshme të Perandorisë Osmane, e detyruan qeverinë e Athinës të hiqte dorë nga këto veprime, që ishin në dobi të Rusisë; si masë shtrënguese kundër saj, ato pushtuan me flotën e tyre Pireun, limanin kryesor të Greqisë.


Interesat e Vjenës në Shqipëri

Krizën e shkaktuar nga lufta ruso-turke ne gadishullin e Krimese e shfrytëzoi edhe Vjena për t’i shkëputur Portës së Lartë një varg koncensionesh dhe për të përforcuar pozitat në Shqipërinë e Veriut ku, në bazë të traktateve ndërkombëtare, ajo kishte fituar të drejtën e mbrojtjes së popullsisë katolike (i ashtuquaturi kultusprotektorat- protektorat fetar). Sëpari, Vjena kërkoi nga Porta e Lartë që Durrësi, të cilën ajo e quante një nga limanet ma kryesore të perandorisë, të deklarohej porto franko(it.porto franco – liman i lire, dmth. ku mallrat hyjne pa pagesë taksash doganore).
Me vonë ajo arriti përsëri në Shkodër. Me ndërhyrjen e Austrisë u kthye përsëri në Shkodër urdhri i jezuitëve, i dëbuar prej andej 11 vjet më parë. Me anë të një demonstrate detare përpara grykës së Bunës më 1853, Vjena e detyroi Portën të lejonte ngritjen e një seminari të jezuitëve. Disa vjet më vonë u themelua në Shkodër nën mbrojtjen e Austrisë edhe një kuvend françeskan, prane te cilit u hap nje shkolle fillore italiasht.
Nga ana tjetër, kapitali tregtar austriak po bëhej veçanërisht aktiv në Shqipëri dhe në trevat e tjera perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Kjo u pasqyrua edhe në shtimin e numrit të anijeve austriake që vinin në limanet shqiptare. Me forcimin e pozitave ekonomike e politike Austria fitoi në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor një pozitë të privilegjuar ndër Fuqitë e Mëdha.


- Interesat e Francës në Shqipëri

Edhe Franca u përpoq të përforconte me këtë rast pozitat në Ballkan e të vinte nën ndikimin e saj princin Danilo të Malit të Zi dhe kapedanin e Mirditës Bibë Dodën.

- Anglia dhe Franca pengojnë vërshimin e Rusisë në Europë duke përkrahë mos-coptimin e Turqisë nga aleanca ortodokse ballkanike


Në mesin e shek. XIX u acarua edhe më shumë rivaliteti ndërmjet Fuqive të Mëdha evropiane për ndikimin në vendet e Lindjes së Afërme. Në këtë kohë Anglia e Franca e kishin dëbuar pothuajse krejtësisht Rusinë e prapambetur nga tregjet e kësaj zone. Por Rusia nuk kishte hequr dorë nga synimi për të shtënë në dorë Ngushticat e Dardaneleve dhe vetë Stambollin, që të shtrinte kështu më tej praninë e saj në Lindjen e Afërme e në Ballkan. Ajo priste të krijohej një gjendje ndërkombëtare e përshtatshme për ta shembur Perandorinë e sulltanëve dhe për të arritur këto qëllime. Në projektet e saj për rregullimin e ardhshëm të Turqisë Evropiane, Rusia parashikonte krijimin e forcimin e shteteve të pavarura, sllave ose përgjithësisht të krishtere, të cilat do të ishin nën ndikimin e Rusisë. Por në këto projekte nuk figuronte Shqipëria. Qeveria cariste nuk parashikonte krijimin e një shteti shqiptar dhe prandaj qëllimisht i identifikonte shqiptarët myslimanë me turqit, ndërsa ata të krishterë ortodoksë me grekët.
Politika ruse e copëtimit të Perandorisë Osmane ndeshi në kundërshtimin e vendosur të fuqive perëndimore e në radhë të parë të Anglisë e të Francës. Këto fuqi vijonin të garantonin e të përkrahnin status quo-në dhe paprekshmërinë e Turqisë, sepse po e kthenin atë në një gjysmëkoloni të tyre dhe sepse me ruajtjen e Turqisë pengohej dalja e Rusisë në Mesdhe. Kur në korrik 1853 qeveria cariste i shpalli luftë Perandorisë Osmane (Lufta e Krimesë, 1853-1856), ajo u gjend shumë shpejt përpara një konflikti të madh, në të cilin Anglia e Franca dhe më vonë edhe Mbretëria e Sardenjës morën anën e Turqisë. Pas një vargu fitoresh fillestare të Rusisë në frontin e Danubit e në det, operacionet e aleatëve të Turqisë u përqendruan në gadishullin e Krimesë dhe prandaj konflikti mori emrin Lufta e Krimesë.



Mbarimi i luftës së Krimesë

Traktati i Paqes të Parisit - Mars i vitit 1856

Anglia dhe Franca ishin për vazhdimin e robërisë të popujve


Lufta e Krimesë mori fund në marsë të vitit 1856 me nënshkrimin nga ndërluftuesit të Traktatit të Paqes në Paris. Në këtë Traktat u përfshinë edhe parimet themelore të Dekretit të ri perandorak (Hat-i Humajun), që sulltan Abdyl Mexhiti ishte detyruar të shpallte më 15 shkurt 1856 me shtytjen e drejtpërdrejtë të Anglisë e të Francës dhe që shënonte fillimin e periudhës së dytë të Tanzimatit. Ky dekret ritheksonte, përveç të tjerave, detyrimin e Portës së Lartë për t’u njohur popullsive të krishtere nën sundimin e saj disa të drejta administrative. Duke e përfshirë thelbin e Hat-i Humajunit në Traktatin e Paqes të Parisit (mars 1856), Anglia dhe Franca synonin t’i hiqnin Rusisë mundësinë që të ndërhynte në favor të këtyre popullsive dhe të vendosnin një kontroll të përbashkët mbi Perandorinë Osmane.
Me Traktatin e Paqes të Parisit të vitit 1856, Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria u bënë garante të tërësisë territoriale dhe të pavarësisë së Perandorisë Osmane. Popujt e shtypur të Ballkanit nuk u pajtuan me këtë përmbajtje të Traktatit të Parisit, që përbënte një pengesë në luftën e tyre për çlirimin nga robëria osmane.


Traktati i Vëslau-t - 14 gusht 1867 - Faza e Parë
Prapa skenat greke – serbe të coptimit të tokave shqiptare

Në të njejtin kohë vazhdonin përpjekjet e qeverisë serbe e greke për të arritur një marrëveshje mbi
organizimin e një lufte të përbashkët greko-serbe kundër Portës dhe mbi vendosjen e fatit të
ardhshëm të Gadishullit Ballkanik. Me përkrahjen e diplomacisë ruse, Serbia lidhi marrëveshje me Malin e Zi, Rumaninë si dhe me Lëvizjen Kryengritëse bullgare dhe shqiptare.


Traktati Vöslau (greko – serbe) - 26 gusht 1867

Traktati Vöslau ishte marrëveshja serbo – greke, e mbajtun prej propozimit të ministrit jashtëm grek Sharilaos(Charilaos) Trikoupis. U nënshkrue nga Petros Zanos dhe princi Mihailo Obrenoviç i III-të i Serbisë më 26 gusht të vitit 1867. Ajo ishte aleanca e vetme e nënshkruem midis Greqisë dhe një vendi tjetër gjatë shekullit të 19. Kjo ishte edhe përpjekja e parë në një aleancë midis vendeve të Ballkanit për të përmbysur Perandorinë e plakur Osmane. Të dy vendet ranë dakord mbi tokat secili prej tyre do të zënë pas një luftë të suksesshme kundër Perandorisë Osmane.
Traktati nuk hyri në fuqi, se princ Mihailo Obrenoviç i III-të ishte vrarë pas kësaj kohet(më 10.6 1868 i dyshuar nga dora e Karagjorgjeviçëve). [1]

Në atë periudhë procesi i shpërbërjes ishte duke u zhvilluar në Perandorinë Osmane, ku arriti kulmin e rrebelimit e nacionalizmave gjithnjë e në rritjejë të shteteve të vogla si Serbia dhe Greqia. Në 1867 [2] në Voslau u mbajtë e para marrëveshje zyrtare greke-serbe, që u nënshkrua. Ajo nuk specifikoi asnjë detaj të veçantë për sa i përket politikës territoriale për të cilat ishin të shqetësuar. Kjo ishte faza e parë e rëndësishme për një strategji të përbashkët kundër Perandorisë Osmane. Marrëveshja bilaterale gjithashtu theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm të Ballkanit edhe me Bullgarinë, Malin e Zi ndoshta edhe me Rumaninë.

Më 26 gusht të 1867, Qeveria e Greqisë me kryeministër Koumoundourou (Κουμουνδούρου) dhe Ministri i Jashtëm Sharilaos(angl. Charilaos) Trikoupis (Τρικούπη) realizuen në përfundimin e një traktati të parë i aleancës greke- serbe në Voslau të Austrisë. [3]

Vöslau ndodhet 35 km larg Vienës.

[1] “Treaty of Vöslau” S. Laskaris, “Historia diplomatike e Greqisë (1814-1914)”, Athinë, 1947, f. 117-124.
[2] Evangelos Koufos, ”Dilemat dhe orientimet e politikës greke në Maqedoni, 1878-1886”
[3] Periudha e e qytetërimit helen / KRONOLOGJIA e KULTURËS GREKE 2 prill 2010 musurus
MOUZOURAKIS HAPPY e Demetrios Skafidakia Chania KIDONIAS MOYSOYRON 2010/01/04:

E përktheu Bep Martin Pjetri shkrimin “Traktati Vöslau - Greko – serbe - 26 gusht 1867 “


Akti i fshehtë i Traktatit të Veslau-t në Athinë
Traktati i coptimit të Shqipnisë më 16 shkurt të 1868
Faza e Dytë


Nëse në fazën e Parë nuk i shpalosën në detaje Pikat e Marrëveshjes në Austri, tashmë në Athinë të dy mbretnitë greke – serbe do t’i detajonin konkretisht idetë e kësaj Takimi dy palësh në nivel të naltë diplomatik. Në aktin e fshehtë që i bashkangjitej Traktatit të Veslau-t, thuhej shprehimisht se Serbia do të merrte edhe Kosovën dhe disa krahina të Shqipërisë së Veriut, ndërsa Greqia disa pjesë të Maqedonise. Por randësi të veçantë patën bisedimet me Greqinë, që përfunduan me 14 gusht të 1867 me një traktat të nënshkruar në qytetin austriak Veslau dhe me një konventë(marrëveshje) të nënshkruar në Athinë më 16 shkurt të 1868.


Synimi i Traktatit të Veslau-t

Traktati i Veslau-t parashikonte në të vërtetë një coptim të tokave shqiptare.
Me gjithe se kriza e shkaktuar nga kryengritja e Kretës zgjati më se tre vjet nuk e ndryshoi gjëndjen në Ballkan. Ajo qe vetëm paraardhsja e një krize të re, më të thellë e më të përgjithshme që do të shpërthente disa vjetë ma vonë.(fq. 95 - 96)


Konventa Ushtarake u nënshkrua në Athinë më 16 shkurt të 1868

Në këto traktate(si ajo e Vëslau-t dhe e Athinës) të dy palët ranë dakort në lidhje me fatin e matejshëm të pjesës perëndimore të gadishullit ballkanik, në rastin e fitores së tyre kundër Turqisë. Greqia thuhej në këto marrëveshje, do të merrte Thesalinë dhe Epirin, ndërsa Serbia Bosnjen dhe Hercegovinën.
Kapitulli i Tretë
Shqipëria në vitet 1868 – 1878

Rivalitetet e fuqive të Mëdha për të zëvendsue otomanët - Marrëveshje coptimesh për Shqipninë

KRIZA LINDORE DHE LËVIZJA SHQIPTARE
Viti 1870


- Gjermania bahet supërfuqi


Edhe gjendja ndërkombëtare po zhvillohej në dëm të saj. Gjatë viteve 70 kishte dalë në skenë Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar të trondiste pozitat ndërkombëtare të dy perandorive koloniale, të Anglisë dhe të Francës. Disfata që pësoi Franca nga Prusia (1871), i dha raste Rusisë cariste të hidhte poshtë nenet e Traktatit të Parisit (1856), që e pengonin të armatosej në Detin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatës që kishte pësuar politika e zgjerimit të saj në Gjermani e në Itali, kishte filluar të aktivizohej në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe të detit Egje. Gjatë kësaj kohe edhe Italia, e cila kishte përfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrë në radhët e Fuqive të Mëdha, ndonëse ishte ende e dobët, aspironte të vinte një këmbë në bregdetin lindor të Adriatikut.

Arenë pazarllëqesh të Fuqive të Mëdha në kurriz të popujve të robnuem nga Turqia

- Anglia dhe Franca mbështetën fuqinë e Turqisë
- Rusia dhe Austro – Hungaria donin të shkatërronin Turqinë


Si pasojë e këtyre ndryshimeve, përballë Anglisë e Francës, të cilat përpiqeshin si edhe më parë ta mbanin në këmbë Perandorinë Osmane, tani, gjatë viteve 70, qëndronin dy fuqi të tjera të mëdha që dëshironin shembjen e saj të shpejtë - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Për të vënë në jetë planin e saj ekspansionist, Rusia filloi të nxiste popullsitë e shtypura të Turqisë Evropiane për kryengritje kundër Portës së Lartë dhe sidomos shtetet sllave ballkanike për luftë kundër Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili në të vërtetë çonte në nënshtrimin e kombësive sllave dhe josllave ndaj politikës cariste.

Popujt e Ballkanit zgjohen nga zgjedha e randë osmane

- Kryengritja çlirimtare në Bosnje kundër Turqisë
- Kryengritja çlirimtare në Bullgari



Në këto rrethana shpërtheu në korrik të vitit 1875 kryengritja çlirimtare kundërosmane në
Hercegovinë. Muajin tjetër ajo u shtri në Bosnjë. Në kryengritjet e të dy vendeve morën pjesë vetëm popullsitë sllave të krishtere. Banorët sllavë myslimanë, të cilët në Bosnjë përfaqësonin shumicën e popullsisë, qëndruan jashtë kryengritjes, madje pjesërisht anuan kundër saj. Me gjithë ndihmën që patën nga Serbia e Mali i Zi, kryengritësit nuk i bënë dot ballë kundërveprimit ushtarak osman. Në vjeshtë e në dimër, hovi i kryengritjeve ra, por në pranverën e vitit 1876 ato u gjallëruan përsëri. Për më tepër, në prill 1876 shpërtheu kryengritja çlirimtare në Bullgari. Megjithatë Porta e Lartë mundi përsëri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase.
Sapo shpërtheu kryengritja në Hercegovinë e në Bosnjë, Serbia e Mali i Zi u përpoqën ta shtrinin zjarrin e saj edhe në popullsitë e tjera të shtypura të Turqisë Evropiane. Ato i nxitën për kryengritje kundërosmane edhe shqiptarët, por këta nuk lëvizën, sepse panë që Beogradi dhe Cetina kishin qëllime aneksioniste ndaj trojeve të tyre. Në qershor 1876, kur u pa se plani i shpërthimit të kryengritjes së përgjithshme të popujve të shtypur të Ballkanit kishte dështuar, Beogradi e Cetina kaluan në aksion të hapur. Serbia më 30 qershor dhe Mali i Zi më 1 korrik 1876 i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Serbia e Mali i Zi patën përkrahjen e Perandorisë Ruse, e cila u dërgoi armatimet e nevojshme dhe, së bashku me to, edhe 30 mijë “vullnetarë” rusë për të luftuar për çlirimin e “vëllezërve” sllavë nga zgjedha osmane.
Por lufta e dy monarkive ballkanike kundër Turqisë krijoi një situatë tepër të ndërlikuar në arenën ndërkombëtare. Cilido që të ishte përfundimi i saj, ajo do të tërhiqte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për të rregulluar, secila sipas interesave të vetë, hartën politike të Evropës Juglindore. Në të vërtetë, një javë pas fillimit të luftës, më 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bënë me anën e dy notave të veçuara një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat (Reichsttadt) të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave të tyre ekspansionistë. Vjena e Peterburgu vendosën të mos ndërhynin ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e të Malit të Zi me Turqinë. Por të dyja palët ranë në ujdi që, po ta fitonte luftën Perandoria Osmane, nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të Gadishullit Ballkanik. Megjithatë, në këtë rast do ta detyronin Portën e Lartë të zbatonte në favor të popullsisë sllave disa reforma si ato që iu dhanë Kretës më 1886, ndërsa po ta fitonte luftën pala tjetër (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do të kalonte nën zotërimin kryesisht të Austro-Hungarisë dhe pjesërisht të Serbisë, e cila do të merrte gjithashtu një pjesë të Kosovës, kurse Mali i Zi një pjesë të Hercegovinës.
Bullgaria do të bëhej një shtet autonom dhe Rumelia një vilajet autonom. Në këtë rast Vjena vuri conditio sine qua non që të mos krijohej një shtet i madh sllav në Gadishullin Ballkanik. Kjo do të thoshte që as Serbia nuk duhej të shtrihej deri në Adriatik, as Bullgaria nuk duhej të përfshinte Maqedoninë, sepse, si njëra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisë drejt Egjeut. Në notën austro-hungareze parashihej krijimi i një shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e përfillte fare fatin e Shqipërisë. Në Rajshtat çështja shqiptare hyri për të parën herë në qerthullin e diplomacisë evropiane si çështje politike. Megjithëse aty nuk u mor asnjë vendim, qysh në hapin e parë u shfaqën dy qëndrime të kundërta, që do ta karakterizojnë, tani e tutje, trajtimin e çështjes shqiptare nga kancelaritë e mëdha: njëri i Rusisë, që mohonte krejtësisht të drejtat kombëtare të shqiptarëve, tjetri i Austro-Hungarisë, që kërkonte, veçse pjesërisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenës për krijimin e një formacioni politik shqiptar, ishte e kushtëzuar me futjen e këtij shteti nën protektoratin e saj.
Si pasojë e këtyre tre faktorëve - e kalbëzimit të Perandorisë Osmane, e rritjes së lëvizjes çlirimtare dhe e ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha - lindi përsëri në mesin e viteve 70, por me një mprehtësi më të madhe se në të kaluarën, e ashtuquajtura Krizë Lindore. Thelbin e saj e përbënte, si edhe më parë, jo vetëm çështja e çlirimit kombëtar të popujve të robëruar të Perandorisë Osmane, por edhe çështja e ndarjes së zotërimeve të Perandorisë Osmane, në të cilën përfshihej edhe copëtimi i trojeve shqiptare.


Marrëveshja e Budapestit - 15 janarit 1877 - Takimi sekrete

Marrëveshja e Budapestit ( Konventa angl. - Marreveshja) ishte një marrëveshje sekrete në mes Austro-hungareze dhe Perandorisë ruse me ndarjen e pushtetit në Europën Juglindore. U shqyrtua Çështja e ndarjes së Perandorisë Osmane në mes fuqive të mëdha, aty në fund të shek.19, qe ishte shekulli i prioriteteve të politikës se pushtetit evropian. Përveç kësaj, kërkoi Rusia gjatë krizës ballkanike, neutralitetin e Austro-Hungarisë të siguruara nga mosnderhyrja ne luften qe po pregatitej kunder Otomaneve.
Takim i fshehtë u mbajte ndërmjet perandorit Franz Josef dhe Carit rus Alexandri i II-te, në Stamboll me 20 deri me 23 dhjetor te 1876.
Mbahet në 15 janar të vitit 1877 nje takim me dyer te mbyllura midis tyre. Kancelari i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismark, i siguroi atëherë carit rusë se për atë, "nuk jam i interesuar në debatin në fjalë, i cili do të jetë vetëm i shëndetshëm për kockat e një mustaqeziut pomeranez per vlerën e veçantë."


Historiku

Pas humbjes së disa kryengritjeve popullore në vitin 1876 në Ballkan nga Perandoria Otomane, Rusia pretendon të baji një luftë kundër armikut tij të vjetër.
Në korrik të vitit 1876 u nënshkrua nga ministri i jashtëm rusë Aleksander Gorçakov dhe kryeministri austro-hungarezi Gyula Andrásy në fshehtësi, në qytetin e perandorisë austro-hungareze - Budapest. Marrëveshja e tyre e ndanë Ballkanin në sferë influence austriake dhe atë ruse.


Marrëveshja sekrete midis Austro - Hungarise dhe Rusisë

Pikat kryesore të Konventës(marreveshjes) së Budapestit ishin:
• Në rast të një sulmi rus në Turqi, Austria duhet te mbaje nje qendrim "neutralitet mirëkuptues".

• Pas luftes nese fiton Rusia ka te drejte Austria ta pushtoji Bosnje dhe Hercegovinën por me kushte qe të mos te marri Sanxhakun e Novi Pazarit).

• Serbia, Mali i Zi dhe pjesa e ndërmjetme e Hercegovines jane dy shtete ne një zonë "neutrale", qe do te thote te mos preken.
Në rast të shpërbërjes së Perandorisë Osmane:

• Duhet të renojnë Perandorinë Osmane, atëherë Austria dhe Rusia duhen të kontribuojnë në vendosjen e balancave ne gadishullin e Ballkanit, prej një numër shtetesh sovrane, qe të mos lejohen qe te behen bllok shtetesh sllav sepse rrezikojnë ekuilibrin "Europian.

• Stambolli ose "Konstandinopoja" dhe zonat përreth duhet te jene "qytete të lira".

• Rusia duhet te marrë Besarabinë(Moldavinë).

• Bullgaria, Shqipëria dhe Rumelia(500 vjet esht quajt prej osmaneve; ishte nje rajon-vilajet i madh i pushtuar nga otomanët që përfshinte Çamerinë, Maqedoninë, Greqinë e Mesme e përfundonte në Turqi) duhet të jenë të pavarur.

• Thesalia, nje pjesë e Epirit dhe e Kretës duhet të përfshihen në Greqi


Qëllimi i marrëveshjes


Marrëveshje që Stambolli do të shpallet një qytet "i lirë", nuk është pjesë e përmbajtjes së konventës sekrete. Ajo u ndal në një marrëveshje shtesë edhe më shumë sekrete se ajo ma sipër. Nga këto dokumente pasqyrojnë atë se cari rus në atë kohë në fakt synonte sikurse Car Nikolla i I-rë paraardhësi i tij edhe këtë detyrim për të zbatuar projektin grek(ishte nje plan për ta coptuar perandorinë osmane nëpërmjet një lufte ruse-turke) deri në fund meqë nuk e kishe realizuar. Turqia duhet të shkatërrohet, Ballkani do të bëhet pas kesaj tabloje te re politike nje sferë e ndikimit të perandorive me shqiponjë me dy krena - të Austrisë dhe Rusisë(Të dy shtete kishin miratuar dy e saj me flokët nuskë - numizmatiken e Perandorisë Bizantine, ku ajo u përdor nga Palaiologos.)
Për Austrinë ishte ma e rëndësishme se Rusia nuk kërkon " shtete mëdha, kompakte sllave në Ballkan, e cila mund të ndikojë te popujt sllav qe janë nën perandorinë e Austro-Hungarisë.
Traktati i Budapestit ishte një prej disa marrëveshje të fshehta me të cilat Rusia i kërkoi ta siguronte dhe ta mbështete iden e Rusise të paktën atë neutralitetin nga ana e Austrisë: Përveç marrëveshjes së 1876 të mbajtur në qytetin Imperial në Budapest në mars 1877, aty nënshkroi një shtesë në marrëveshje.
Gjithashtu, në një takim me Britaninë e Madhe më 18 mars të 1877 u vendos se Rusia do të ndjeki një politikë ndaj çdo shteti të madhë në Ballkan(me synim që të mos bahet rrezik për invazione ndaj fqinjeve. Sh. im B.M.P).


Njoftime episodike

Mizoria turke e ushtruar kundër civilëve bullgar shtyu apo ma mirë me thane e përshpejtoi Rusinë për t'i deklaruar Perandorisë Osmane luftë në prill të vitit 1877, dhe pas një kohë të shkurtër e pushtoi atë. Në Traktatin i Shën Stefanit u detyrua të njohë Perandoria Osmane, pavarësinë e plotë të Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Në dispozitat kryesore ishte krijimi i një shteti të madh bullgar, i cili duhet të shtrihet deri në jug si madhësia e saj të Detit Egje dhe në perëndim të Liqenit të Ohrit. Kjo lloj dispozite i lejonte të aneksonte Bullgaria territore të tjera, ishte marrë kryesisht nga Austria dhe Britania e Madhe si vepër tepër fyese(nga Traktati i fshehtë austro- hungareze – angleze kundër Rusisë). Madhësia e territorit e Bullgarise ishte në kundërshtim flagrante me Traktatin e Budapestit.
Rusia shkaktoi një krizë serioze diplomatike mes fuqive evropiane. Në Ballkan, trazirat shpërthyen në vendet me popullsinë muslimane kundër dhënieve të territorit sipas dallavereve të Rusisë pa dijenine e fuqive të mëdha.
Për të shmangur një tjetër luftë u mblodhë me të shpejtë Kongresi i Berlinit. Duhet të theksohet gjithashtu se ka ndodhur një foederis casus(shprehje diplomatike – aleance lufte), të mbajtur nga asnjë palët në marrëveshjet e bëra. Në këtë rast u bë më e lehtë nga fakti se askush përveç palëve në letër nuk dinin asgjë.


Randësija e Marrëveshjes


Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë.
U shqipërua nga Bep Martin Pjetri


Përmbledhja e shkurtër e Vendimeve të Traktatit te Shën Stefanit - 3 mars 1878

Traktati i Shën Stefanit në përgjysmimin e Shqipnisë
Vendimet territoriale të Traktatit të Shën Stefanit

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars të vitit 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorive Ruse dhe Osmane.
Si trajtohej Shqiperia dhe vendi në Traktatin e Shën Stefanit?


Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike - administrative.

Kush përfitoi nga Traktati i Shën Stefanit?

Fituan Pavarsinë

- Bullgaria
- Rumania
- Serbia
- Mali i Zi

Nuk fituan Pavarsinë

- Shqipëria 1480 – 1912 (422 vjet pushtim otoman)
- Maqedonia 1389 – 1912(523 vjet pushtim otoman)


Coptimi i tokave të pushtueme osmane në Ballkan në kurriz të Shqipnisë

Bullgaria e Madhe
Serbia e Madhe
Mali i Zi ju rritë territori tre herë


1 - Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum).

- Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik.

2 - Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj.

3 - Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës.

4 - Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës.

Kush doli më e fituar?

Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare.

Kush nuk fitoi?

Greqia nuk përfitoi asnjë pëllamb toke. Gja që mbolli ky traktat xhelozi Greqisë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, që do të shndrrohen ma vonë në arenë konfliktesh midis tyre.


- Përgjysmimi i Shqipërise prej 4 shteteve

- Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane.

- Shqiperisë i aneksuan gati gjysmën e sipërfaqes së territoreve të saj legjitim. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

2. Fuqitë e mëdha nuk i siguruan pavarsi si Shqipërise ashtu dhe Maqedonisë me synim zhdukjen nga harta gjeo-politike e botës.


Humbjet e territoreve të pushtuem të Perandorisë Otomane

- 80 % e tokave të pushtueme osmane ju morrën

- Perandorisë Osmane i shkëputi rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha.


Shqipëria dhe Perandoria Otomane

Autonomia në kuadrin e Perandoris Otomane, të cilën shqiptarët e kërkonin për të siguruar mbrojtjen e vendit nga ana e Turqisë kundër rrezikut të copëtimit të vendeve sllave - greke, tanimë nuk kishte më asnjë kuptim. Ushtria turke ishte shpartalluar në Ballkan në të gjitha frontet.


Pavarsia e shteteve ballkanike nga sundimi osman

Bullgaria më 3 marsë të 1878 (para vitit 1400 – 478 vjet pushtim otoman)
Greqia më 25 marsë të 1829 (1453 – 1829 – 376 vjet pushtim otoman)
Serbia më 13 qershor të 1878(u pushtue më 28 qershor 1389 deri më 13 qershor 1878 – 489 vjet pushtim)
Mali i Zi më 13 qershor të 1878(u pushtue më 28 qershor 1389 deri më 13 qershor 1878, 489 vjet pushtim)
Rumania më 9 maj të vitit 1878 (pas vitit 1400 - 478 vjet pushtim)
Bosnje – Hercegovina 1415 – 1878(463 vjet pushtim)


Kapitulli i Katërt

Reagimi i shqiptarve ndaj pazarllëqeve të Traktatit të Shën Stefanit
1878 - 1881


Zëmrata, ndërgjegjësimi, revolta dhe organizimi i shqiptarve për moscoptimin e tokave

a. Zëmrata dhe fillimi i revoltave shqiptare
b. Dy detyra themelore për kundërshtimin e vendimeve ”Për përgjysmimin e territoreve shqiptare’’

I.Të mobilizonin shtresat e gjëra popullore në lëvizjen e madhe të protestës kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit;

II. Të përgatiteshin ushtarakisht për të kundërshtuar me armë copëtimin e trojeve shqiptare, në rast se vendimet e Traktatit do të mbeteshin në fuqi;


Lidhja e Prizrenit – Pjesa e parë


• Lidhja Shqiptare e Prizrenit, (1878 - 1881), zyrtarisht filloi me grumbullimin e 300 përfaqësusve e të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otomane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës.


Synimi i saj

Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar mbarë shqiptar qysh pas vdekjes se udhëheqesit shqiptar legjendar Gjergj Kastrioti - Skënderbeut.

Formimi i Lidhjes Shqiptare

Punimet e Kuvendit të Përgjithshëm u hapën më 10 qershor 1878. Për shkak të kohës së shkurtër dhe të vështirësive që nxorën autoritetet osmane, në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Delegatët e vilajetit të Shkodrës, p.sh., nuk ishin nisur ende sepse pengoheshin nga valiu, Hysen Pasha. Kuvendin e Përgjithshëm e drejtoi Iljaz Pashë Dibra, një veteran i luftërave që kishin zhvilluar shqiptarët kundër reformave centralizuese të Stambollit dhe kundër synimeve shoviniste të shteteve fqinje.
Qysh ditën e parë Kuvendi vendosi:
- Të formonte një lidhje me karakter politik dhe ushtarak, duke e quajtur në fillim thjeshtë Lidhja e Prizrenit.
- Po më 10 qershor të 1878 vendosi të njoftonte Kongresin e Berlinit, që do të mblidhej më 13 qershor 1878, të mos i jepte asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve ndonjë shteti të huaj, përndryshe shqiptarët do të luftonin deri te njeriu i fundit.
- Lidhja e Prizrenit të organizonte forcat e saj të armatosura, të pavarura nga Porta e Lartë. Këto do të ishin forca të armatosura vullnetare dhe do të përdoreshin për të mbrojtur vendin nga rreziku i copëtimit.
- Vendim tjetër i rëndësishëm i Kuvendit të Prizrenit ishte shpallja, sipas zakonit tradicional, e një bese të përgjithshme, me anë të së cilës të gjithë shqiptarët do të pajtoheshin, duke ndërprerë gjakmarrjet dhe mëritë që kishin ndërmjet tyre, deri sa të kalonte rreziku i jashtëm për atdheun.
- Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj të larta: Këshilli i Përgjithshëm me kryetar Iljaz Pashë Dibrën për funksionet legjislative, dhe Komiteti Qendror në të cilin bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj. për funksionet ekzekutive.


Kararname-ja dhe Kanuni i Ri
Idea të shndrrohej Lidhja e Prizrenit në Lidhje Islamike të Ballkanit

Pas vendimeve të para më të ngutshme, Kuvendi i Përgjithshëm i vazhdoi punimet për të hartuar dhe për të miratuar programin e Lidhjes. Mirëpo rreth programit pati mjaft debate. Delegatët patriotë kërkuan që Lidhja të ishte një organizatë me karakter kombëtar, e cila do të luftonte jo vetëm kundër rrezikut të copëtimit, por edhe për të siguruar të drejtat kombëtare për Shqipërinë. Kurse delegatët me prirje turkomane, së bashku me disa delegatë myslimanë, turq e boshnjakë, që ishin ftuar në Kuvend, kërkuan që Lidhja të kthehej në një organizatë islamike ballkanike dhe të kundërshtonte si copëtimin e viseve shqiptare, ashtu edhe aneksimin e Bosnjës e të Hercegovinës nga Austro-Hungaria, pra t’i shërbente interesave të Portës së Lartë. Pas një javë debatesh, më 17 qershor 1878, projektprogrami i paraqitur nga delegatët turkomanë, i njohur me emrin Kararname (turqisht - libri i vendimeve) u konsiderua i miratuar, ndonëse nuk mori shumicën e votave. Me gjithë ndryshimet që iu bënë, Kararname-ja shprehte besnikërinë ndaj sulltanit dhe përshkohej nga fryma islamike.


Jehona e Lidhjes së Prizrenit

Formimi i Lidhjes së Prizrenit pati jehonë pozitive dhe ngjalli shpresa në të katër anët e vendit. Por Kararnameja u prit ftohtë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Në këto rrethana, kur arritën delegatët e pothuajse të gjitha krahinave shqiptare, u mblodh rishtas në Prizren, më 1 korrik 1878, Kuvendi i Përgjithshëm, i cili më 2 korrik miratoi Kanunin e Ri. Në të thuhej shprehimisht se Lidhja Shqiptare, e formuar në Prizren, do të luftonte:
1. Për të drejtat kombëtare të Shqipërisë
2. Veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare.
3. Përveç kësaj, Kanuni i Ri i jepte të drejtë Lidhjes të kishte degët në qendrat e ndryshme të Shqipërisë.
4. Të shpallte mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë.
5. Të mblidhte për nevojat e veta buxhetore një sërë taksash të ndryshme.
6. Të kishte gjyqe të veçanta etj.
Me këto të drejta që përcaktonte Kanuni i Ri, Lidhja e Prizrenit fitonte funksione pushtetore të veçanta nga ato të shtetit osman dhe krijohej mundësia për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar. Miratimi i Kanunit të Ri tregonte se në Lidhje kishte triumfuar platforma kombëtare.


Përpjekjet e Lidhjes së Prizrenit për Formimin e Shtetit Shqiptar
Idea e rilindasve tanë: Me luftë fitohet Pavarësia e Shqipnisë
(1878 - 1879)


Platforma e Lidhjes së Prizrenit për autonomi

Në fillim të Krizës Lindore patriotët rilindas ishin të mendimit se populli shqiptar, ashtu si popujt e tjerë, duhej të çlirohej nga sundimi osman me anën e kryengritjes së armatosur dhe të krijonte shtetin e tij të pavarur. Mirëpo acarimi i mëtejshëm i Krizës Lindore nxori në shesh jo vetëm mundësinë e shembjes së Perandorisë Osmane, por edhe rrezikun e madh të copëtimit të tokave shqiptare ndërmjet monarkive fqinje. Në rrethant e reja, patriotët shqiptarë, pa hequr dorë nga synimi për pavarësi kombëtare, nxorën në plan të parë luftën për mbrojtjen e atdheut nga copëtimi dhe për sigurimin e të drejtave për autonomi në kuadrin e Perandorisë Osmane. Madje edhe kërkesat për autonomi nuk u paraqitën të plota që në Kuvendin e parë të Prizrenit. Krahas fuqizimit të Lidhjes së Prizrenit dhe të luftës së saj mbrojtëse, u plotësua dhe u ngrit më tej platforma për autonomi. Në kërkesat e para për autonomi përfshihej krijimi i vilajetit të Shqipërisë, d.m.th. bashkimi i të gjitha tokave shqiptare, që atëherë ishin të ndara në katër vilajete, në njësi të vetme administrative. Brenda këtij vilajeti, shqiptarëve do t’u njiheshin disa të drejta me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Kërkesat për autonomi janë paraqitur gjatë viteve të Lidhjes nga shumë kuvende krahinore e mbarëshqiptare si dhe nga personalitete të shquara shqiptare të asaj kohe.

Luftrat shqiptare kundër coptimit Shqipnisë

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës
Krahinat e Hotit e të Grudës së bashku me një pjesë të Kelmendit ju dhuruen Malit Zi meqë ishin katolike

Fitorja në Plavë dhe në Guci e ngriti moralin e shqiptarëve, shtoi besimin dhe vendosmërinë për të kundërshtuar çdo ndërhyrje të re në dëm të trojeve kombëtare. Fuqitë e mëdha, duke parë qëndresën e vendosur të shqiptarëve dhe paaftësinë ushtarake të Malit të Zi, pranuan ta rishikonin vendimin që kishin marrë në Kongresin e Berlinit lidhur me Malin e Zi. Pas shumë bisedimesh, në prill 1880, fuqitë e mëdha vendosën që në vend të Plavës e të Gucisë, t’i jepnin Malit të Zi krahinat e Hotit e të Grudës së bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat gjithashtu banoheshin nga popullsia shqiptare. Ato menduan se, meqenëse popullsia e këtyre krahinave ishte katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundërshtonte bashkimin me Malin e Zi. Këtë vendim e pranoi edhe Porta e Lartë. Parashikohej që këto krahina t’i dorëzoheshin Malit të Zi më 22 prill 1880.
Vendimi i ri i fuqive të mëdha ishte po aq i padrejtë, sa edhe ai për Plavën e Gucinë. Prandaj kudo u shpreh zemërimi dhe vendosmëria për t’i mbrojtur krahinat e rrezikuara. Protesta të reja iu drejtuan fuqive të mëdha dhe Portës së Lartë. Lidhja Shqiptare filloi përgatitjet për luftë mbrojtëse. Më 19 prill 1880 në Shkodër u zhvillua një miting i madh popullor në mbrojtje të Hotit e të Grudës. Po atë ditë u nisën rreth 1 500 qytetarë vullnetarë për t’u bashkuar me mijëra vullnetarë të tjerë nga malësitë e veriut. Shtabi ushtarak i forcave të Lidhjes me në krye Hodo Sokolin u vendos në kalanë e Tuzit. Në zbatim të vendimit të fuqive të mëdha, Porta e Lartë, më 22 prill 1880, i tërhoqi ushtritë e veta nga krahinat që i jepeshin Malit të Zi, por kur forcat malazeze me rreth 10 mijë ushtarë, të komanduara nga Petar Vukotiçi, vjehrri i knjaz Nikollës, u drejtuan për në Hot e në Grudë për t’i marrë ato në dorëzim, ndeshën në forcat e Lidhjes Shqiptare prej gati 8 mijë vullnetarësh. Përpjekja e parë e armatosur filloi te ura e Rzhanicës, pika më e avancuar e kufirit në atë kohë. Forcat shqiptare u hodhën në sulm edhe kundër forcave kryesore malaziase që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem. Pas disa orë luftimesh malazeztë u thyen dhe u tërhoqën. Menjëherë pas disfatës knjaz Nikolla protestoi përsëri pranë fuqive të mëdha.


Kuvendet e Lidhjes në Gjirokastër (korrik 1880) dhe Dibër (tetor 1880)

Ndonëse kishin kaluar dy vjetë nga Kongresi i Berlinit, nuk ishin zbatuar ende ato vendime të tij që lidheshin me tokat shqiptare. Prandaj u mbajtën dy konferenca ndërkombëtare, njëra në Berlin (16 qershor 1880) dhe tjetra në Stamboll (26 qershor 1880). Konferenca e Berlinit iu përmbajt Protokollit nr. 13 të Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin me Greqinë, kurse konferenca e Stambollit vendosi që në vend të Hotit e të Grudës, Malit të Zi t’i jepej qyteti i Ulqinit me rrethin e tij, që banohej krejtësisht me popullsi shqiptare.

- Kuvendi i Gjirokastrës 23.XI.1880 për autonominë e Shqipnisë

Në këtë situatë Lidhja Shqiptare organizoi një kuvend të ri, i cili u mbajt në Gjirokastër më 23 korrik 1880. Në të morën pjesë delegatë pothuajse nga e gjithë Shqipëria. Kuvendi hodhi poshtë vendimet e këtyre konferencave dhe shprehu vendosmërinë për të mbrojtur me armë si Ulqinin në veri, ashtu edhe Çamërinë në jug. Një çështje tjetër themelore që u diskutua aty ishte ajo e autonomisë së Shqipërisë. Programi i paraqitur nga Abdyl Frashëri i kalonte caqet e vilajetit autonom dhe parashikonte krijimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit. Diskutime pati sidomos për kohën dhe mënyrën e realizimit të autonomisë. Një pjesë ishte për shpalljen e menjëhershme të autonomisë, por shumica pranoi si kohë më të përshtashme çastin kur Porta e Lartë do të lejonte copëtimin e tokave shqiptare në veri ose në jug. Lidhur me mënyrën e veprimit, Kuvendi vendosi që t’i parashtrohej edhe njëherë Portës së Lartë kërkesa për autonomi, por të merreshin gjithashtu edhe masa për t’a realizuar atë me detyrim, duke organizuar kryengritjen e armatosur.

- Kushtëzimi i autonomisë Shqipnisë nga anglezët dhe austro - hungarezët

Në vjeshtën e vitit 1880, kur marrëdhëniet ndërmjet Lidhjes Shqiptare dhe Portës së Lartë u acaruan edhe më shumë për çështjen e Ulqinit, përfaqësuesit e Anglisë dhe të Austro-Hungarisë u premtuan drejtuesve të Lidhjes se po të dorëzohej Ulqini pa luftë, do t’u jepnin shqiptarëve të drejtat për autonomi. Kjo i joshi qarqet e moderuara, por patriotët radikalë nuk u besuan atyre premtimeve dhe ishin të vendosur për mbrojtjen e Ulqinit me çdo kusht. Madje ata mendonin se tani që Porta e Lartë mund ta dorëzonte Ulqinin me forcë, duhej të viheshin në jetë vendimet e Kuvendit të Gjirokastrës për autonominë e Shqipërisë.

- Kuvendi i Dibrës pro interesave të sulltanit

Në këto rrethana, më 20 tetor 1880, u mbajt në Dibër një kuvend i jashtëzakonshëm i Lidhjes, ku morën pjesë rreth 300 delegatë nga krahina të ndryshme dhe që përfaqësonin të dy rrymat e lëvizjes për autonomi. Delegatët e rrymës patriotike radikalë të kryesuar nga Abdyl Frashëri parashtruan programin që ishte i njëjtë me atë të Kuvendit të Gjirokastrës, në të cilin, përveç mbrojtjes së Ulqinit, parashikohej krijimi i vilajetit të Shqipërisë dhe i qeverisë së përkohshme shqiptare. Kuvendi vendosi që Ulqini të mbrohej, por për çështjen e autonomisë pati debate të zjarrta. Delegatët e rrymës së moderuar pranonin edhe kërkesën për formimin e vilajetit autonom të Shqipërisë, por ndaheshin për mënyrën e realizimit. Disa ishin për veprime të armatosura, kurse të tjerët ngulnin këmbë në paraqitjen vetëm të një peticioni, duke ia lënë në dorë sulltanit realizimin e tij. Mirëpo të gjithë delegatët e moderuar ishin kundër formimit të qeverisë së përkohshme. Kuptohet që me ta bashkoheshin edhe delegatët që qëndronin në pozita sulltaniste.
Për shkak të këtyre divergjencave (kundërthënieve), Kuvendi i Dibrës doli me dy rezoluta: ajo e rrymës radikale me 130 vota, që kërkonte një autonomi të gjerë të realizuar me forcë, dhe rezoluta e rrymës së moderuar me 150 vota, që kërkonte një autonomi të kufizuar dhe me pëlqimin e sulltanit. Të dy rezolutat u dërguan në Stamboll, kurse për qeverinë e përkohshme Kuvendi nuk mori asnjë vendim.


Formimi i Qeverisë Përkohshme Shqiptare

Lufta për mbrojtjen e Ulqinit dhe marrja e saj nga Mali Zi

Që nga qershori i vitit 1880, fuqitë e mëdha i kërkuan Portës së Lartë t’i dorëzonte Ulqinin, Malit të Zi, duke përdorur edhe armët kundër shqiptarëve. Madje e kërcënuan se do të zhvillonin një demonstratë detare në bregdetin shqiptar. Nga ana tjetër, Lidhja Shqiptare dhe kuvendet e saj i kishin përsëritur disa herë Portës së Lartë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur Ulqinin. E ndodhur nën një presion të dyfishtë, Porta e Lartë në fillim bëri përpjekje, duke përdorur të hollat, premtimet dhe kërcënimet, për t’i bindur shqiptarët që të hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur, por nuk ia arriti qëllimit. Duke iu përgjigjur thirrjes së Lidhjes, forcat vullnetare shqiptare, nën drejtimin e Isuf Sokolit, Haxhi Mehmet Bècit, Mehmet Gjylit etj., rrethuan Ulqinin, e shtinë në dorë atë dhe deklaruan se do ta mbronin deri në fund. Ushtria osmane u detyrua të largohej nga Ulqini. Pas disa ditësh, më 20 shtator 1880, një flotë e përbashkët e fuqive të mëdha, e përbërë prej 17 luftanijesh, arriti para Ulqinit dhe u kërkoi në formë ultimatumi shqiptarëve që ta dorëzonin qytetin. Por forcat e Lidhjes nuk pranuan. Ato do ta mbronin qytetin e tyre, duke qenë të rrethuara, në veri nga ushtritë malaziase, në jug nga ushtritë osmane dhe nga deti nga forcat detare të fuqive të mëdha.
Me gjithë qëndresën heroike të 3 mijë vullnetarëve shqiptarë, forcat osmane, që kishin epërsi të madhe ushtarake, hynë në Ulqin, të cilin ua dorëzuan malaziasve më 26 nëntor 1880. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit la përshtypje të thellë në opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Në shtyp dhe në disa parlamente të Europës pati protesta kundër kësaj politike të padrejtë të Fuqive të Mëdha.


Lidhja Shqiptare e Prizrenit - Pjesa e dytë

Otomanët i dhurojnë Ulqinin – Malit Zi

Deri nga fundi i vitit 1880 Porta e Lartë nuk i kishte përfillur kërkesat e Lidhjes për autonomi. Për më tepër, marshalli Dervish Pasha, pas dorëzimit të Ulqinit u sul me egërsi kundër organeve të Lidhjes në vilajetin e Shkodrës dhe filluan përgatitjet për ta shtypur Lidhjen Shqiptare në mbarë vendin. Në një thirrje të sulltanit drejtuar shqiptarëve, të gjithë ata që kërkonin autonomi cilësoheshin si armiqtë më të rrezikshëm të Perandorisë Osmane. Dorëzimi i Ulqinit dhe masat e reja osmane shkaktuan një pakënaqësi të madhe në Shqipëri dhe i acaruan në kulm marrëdhëniet e shqiptarëve me sunduesit osmanë. Qysh në dhjetor 1880 në Kosovë filluan veprimet e armatosura kundër administratës osmane. Patriotët menduan se tani kishte ardhur çasti i përshtashëm për të vënë në jetë programin për autonomi. Kështu, në fillim të vitit 1881, ata organizuan në Prizren një kuvend të jashtëzakonshëm të Lidhjes Shqiptare. Në të morën pjesë vetëm përkrahësit e autonomisë. Kuvendi përjashtoi nga organet drejtuese të Lidhjes kundërshtarët e autonomisë dhe Komitetin Kombëtar e shpalli qeveri të përkohshme. Në këtë qeveri bënin pjesë Ymer Prizreni (kryetar), Shuaip Spahiu (nënkryetar), Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi etj.
Qeveria e përkohshme e Prizrenit organizoi menjëherë forcat e rregullta ushtarake dhe ngriti administratën e re shqiptare në viset që po çliroheshin. Repartet e qeverisë shqiptare, të komanduara nga Sulejman Vokshi dhe të përkrahura nga populli, çliruan, gjatë janarit 1881, gjithë Kosovën, si dhe Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën etj.

Lufta e Lidhjes kundër ushtrive osmane

Sukseset që arriti Lidhja në vilajetin e Kosovës e deri në Dibër ngjallën optimizëm të madh te shqiptarët dhe pritej që autoriteti i qeverisë së Prizrenit të shtrihej edhe në krahinat e tjera të vendit. Por, në të njëjtën kohë ato kishin shqetësuar mjaft autoritetet qeveritare të Stambollit. Megjithatë Porta e Lartë nuk kundërveproi menjëherë, sepse ndërkohë Mbretëria Greke, duke përfituar nga kryengritja shqiptare, e kërcënoi atë se do t’i merrte me luftë Çamërinë e Thesalinë. Për shkak të ndërlikimeve politike që mund të krijoheshin në Ballkan, fuqitë e mëdha ndërhynë energjikisht për ta detyruar Stambollin dhe Athinën t’i jepnin fund sa më parë çështjes së kufirit turko-grek. Duke i bërë lëshime njëra-tjetrës, më 27 mars 1881, qeveria e Stambollit dhe ajo e Athinës nënshkruan marrëveshtjen e re kufitare. Porta e Lartë i lëshoi Greqisë pjesën më të madhe të Thesalisë, ndërsa në vilajetin e Janinës, vetëm qytetin e Artës me rrethinë.
Pas kësaj marrëveshjeje, Porta e Lartë i kishte duart e lira për të vepruar kundër autonomisë shqiptare. Ajo organizoi një ekspeditë të madhe ushtarake të përbërë nga 40 batalione me rreth 20 mijë ushtarë të komanduar nga marshalli Dervish Pasha. Drejtimi kryesor i kësaj ekspedite ishte vilajeti i Kosovës. Qeveria e Prizrenit lëshoi kushtrimin për të rrokur armët kundër ekspeditës osmane. Ajo u dërgoi gjithashtu një memorandum fuqive të mëdha, me anën e të cilit kërkonte ndërhyrjen e tyre. Rreth 6 mijë shqiptarë u vunë nën drejtimin e shtabit të Lidhjes me në krye Sulejman Vokshin. Por në këto çaste vendimtare disa elementë të lëkundur e turkomanë dolën kundër qëndresës së armatosur antiosmane dhe e penguan mobilizimin e forcave vullnetare. Pas rënies së Shkupit, forcat osmane iu drejtuan Kosovës. Qëndresa e parë u bë në Grykën e Kaçanikut më 7 prill 1881 dhe forcat osmane hynë në Ferizaj. Më 20 prill ato sulmuan forcat shqiptare të vendosura në Slivovë dhe në Shtime.

Mic Sokoli, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri – heronjtë e qëndresës antiosmane

Në betejën e parë, në Slivovë, ra heroikisht edhe komandanti i këtij sektori, Mic Sokoli, i cili me guxim të rrallë iu hodh topit në grykë. Beteja e dytë u zhvillua të nesërmen, më 21 prill, në Shtime, ku luftimet qenë edhe më të përgjakshme. Forcat shqiptare të udhëhequra nga Sulejman Vokshi qëndruan me heroizëm më tepër se 5 orë, por u detyruan të tërhiqeshin. Pas Shtimes forcat e Lidhjes iu bënë edhe tri prita të tjera ushtrive osmane që iu drejtuan Prizrenit, në Grykën e Carralevës, në fshatin Dule dhe në Suharekë, por nuk mundën t’ua ndalnin marshimin. Si rrjedhojë, më 23 prill 1881 forcat e ekspeditës osmane hynë në Prizren, në qendrën e qeverisë së përkohshme dhe në vatrën kryesore të Lidhjes Shqiptare. Aty u shpall menjëherë shtetrrethimi dhe filloi një valë arrestimesh.

Pushtimi i Prizrenit

Pushtimi i Prizrenit e tronditi thellë opinionin publik të vendit, por nuk shënoi fundin e qëndresës së forcave shqiptare, e cila vazhdoi edhe për disa muaj në Malësitë e Gjakovës, të Lumës dhe të Dibrës. Pas shpërndarjes së Lidhjes Shqiptare, autoritetet osmane dhe forcat e ekspeditës ushtarake ushtruan një terror të pashembullt në Kosovë dhe në gjthë vendin. Kudo u bënë arrestime dhe u ngritën gjyqet ushtarake, të cilat dënuan mijëra shqiptarë me burgime të rënda dhe i internuan në vise të largëta të Perandorisë. Përpjekje të shumta u bënë për të kapur udhëheqësit e Lidhjes dhe të qeverisë shqiptare. Kryetari i qeverisë, Ymer Prizreni, u detyrua të mërgonte jashtë Perandorisë, në Ulqin, ku qëndroi deri sa vdiq, pa pranuar faljen që i ofroi sulltani. Sulejman Vokshi qëndroi gati pesë vjetë i arratisur në Malësinë e Gjakovës dhe u kap më 1885 gjatë shtypjes së kryengritjes antiosmane që ai organizoi në Kosovë. Abdyl Frashëri, në fillim u arratis, por u kap nga forcat që po e ndiqnin dhe u dërgua në Prizren, ku u dënua me burgim të përjetshëm, por më vonë u lirua.


Rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Megjithëse u shtyp, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka rëndësi të madhe historike. Në krahasim me besëlidhjet e dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
Lidhja e Prizrenit shënoi një hap të rëndësishëm përpara sepse;
- Pati një shtrirje territoriale mbarëshqiptare,
- Krijoi një front patriotik luftarak për gjithë popullin shqiptar, pavarësisht nga përkatësia fetare ose shtresa shoqërore.
- Përpunoi një platformë kombëtare të plotë dhe me kërkesa politike, ekonomike dhe kulturore.
- Përdori të gjitha format e luftës çlirimtare: kuvendet, protestat politike, misionet diplomatike, luftën e armatosur dhe veprimtarinë kulturore.
- Vitet 1878 - 1881 shënojnë një ngritje të dukshme edhe për nga pikëpamja organizative, me
krijimin e një qendre drejtuese të Lëvizjes Kombëtare me degët e saj në të gjitha krahinat shqiptare.
- Lidhja jo vetëm që kërkoi e luftoi për krijimin e shtetit shqiptar, por arriti më në fund të formonte qeverinë e përkohshme, pothuajse të pavarur nga Porta e Lartë.
- Me rëndësi të madhe historike është lufta e vendosur diplomatike dhe me armë që zhvilloi Lidhja për të mbrojtur viset shqiptare në veri dhe në jug që rrezikoheshin të copëtoheshin.
- Lidhja e Prizrenit, me veprimtarinë e saj të shumanshme, provoi botërisht jo vetëm
ekzistencën e kombit shqiptar, të cilën e patën mohuar në atë kohë, por edhe se ai ishte liridashës, përparimdashës dhe i vendosur për të mbrojtur të drejtat e tij dhe për të krijuar shtetin kombëtar.
- Në saje të Lidhjes së Prizrenit, çështja shqiptare hyri në arenën diplomatike ndërkombëtare si një nga çështjet e mprehta të Ballkanit që kërkonte zgjidhje.



Përmbledhja e landës


DOSJA HISTORIKE E COPTIMIT TE TROJEVE SHQIPTARE
(1848-1944)


Landa e librit

Pjesa e Parë - Shqipëria në luftë me pushtuesit otoman dhe të rinjë sllavo – grekë 2
Kapitulli i Parë - Shqipëria në vitet 1848 - 1868

” I sëmuri i Bosforit” drejt rrënimit dhe Grabitja e tokave shqiptare nga pushtues të rinje ballkanike
Politika turke në Shqipëri pas shtypjes së kryengritjeve (1848-1853)

Kapitulli i Dytë - Kriza Lindore e viteve 1853-1856 dhe Shqipëria 3
Lufta ruse-turke apo ortodokse-islame
Kriza lindore dhe pasojat e saj

- Politika ruse e coptimit të Perandorisë Osmane 2

- Lufta e Krimesë në vitet 1853 – 1856 3
Interesimi i fuqive të mëdha dhe i fqinjeve ballkanike ndaj qendrimit shqiptar

- Sulmet ushtarake të Malit Zi dhe Greqisë kundër Shqipërisë 4

- Me forcën e armëve të “Megali Idesë” të Greqisë u futë në Shqipëri 4

- Interesat e Vjenës në Shqipëri 4

- Anglia dhe Franca pengojnë vërshimin e Rusisë në Europë duke përkrahë 5
mos-coptimin e Turqisë nga aleanca ortodokse ballkanike

- Mbarimi i luftës së Krimesë - Traktati i Paqes të Parisit - Mars i vitit 1856 6
Anglia dhe Franca ishin për vazhdimin e robërisë të popujve

- Traktati Vöslau (greko – serbe) - 26 gusht 1867 6

Akti i fshehtë i Traktatit të Veslau-t në Athinë - Traktati i coptimit të Shqipnisë 7
më 16 shkurt të 1868 - Faza e Dytë

- Kapitulli i Tretë - Shqipëria në vitet 1868 – 1878 - Rivalitetet e fuqive të Mëdha për të 8 zëvendsue otomanët - Marrëveshje coptimesh për Shqipninë

- Kriza Lindore dhe Lëvizja Shqiptare - Viti 1870 8
Gjermania bahet supërfuqi 8

- Arenë pazarllëqesh të Fuqive të Mëdha në kurriz të popujve të robnuem nga Turqia 8

- Anglia dhe Franca mbështetën fuqinë e Turqisë 8
- Rusia dhe Austro – Hungaria donin të shkatërronin Turqinë 8

- Popujt e Ballkanit zgjohen nga zgjedha e randë osmane 8

- Kryengritja çlirimtare në Bosnje kundër Turqisë 8
- Kryengritja çlirimtare në Bullgari 8

- Marrëveshja e Budapestit - 15 janarit 1877 - Takimi sekrete 10

- Marrëveshja sekrete midis Austro - Hungarise dhe Rusisë 10

- Përmbledhja e shkurtër e Vendimeve të Traktatit te Shën Stefanit - 3 mars 1878 12

- Coptimi i tokave të pushtueme osmane në Ballkan në kurriz të Shqipnisë 12

- Shqipëria dhe Perandoria Otomane 14

- Kapitulli i Katërt - Reagimi i shqiptarve ndaj pazarllëqeve të Traktatit të Shën Stefanit 14
1878 – 1881
- Lidhja e Prizrenit – Pjesa e Parë 14

- Formimi i Lidhjes Shqiptare 15

- Kararname-ja dhe Kanuni i Ri 15
Idea të shndrrohej Lidhja e Prizrenit në Lidhje Islamike të Ballkanit

- Përpjekjet e Lidhjes së Prizrenit për Formimin e Shtetit Shqiptar 16

- Luftrat shqiptare kundër coptimit Shqipnisë 17
- Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës 17

- Kuvendet e Lidhjes në Gjirokastër (korrik 1880) dhe Dibër (tetor 1880) 17

- Kushtëzimi i autonomisë Shqipnisë nga anglezët dhe austro – hungarezët 18
- Kuvendi i Dibrës pro interesave të sulltanit 18
- Formimi i Qeverisë 19
Lufta për mbrojtjen e Ulqinit dhe marrja e saj nga Mali Zi

- Lidhja Shqiptare e Prizrenit - Pjesa e dytë 19
Otomanët i dhurojnë Ulqinin – Malit Zi 19

- Lufta e Lidhjes kundër ushtrive osmane 20

- Mic Sokoli, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri – heronjtë e qëndresës 20 antiosmane
- Rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 21

Shenim ;
E disocijoi landën Bep Martin Pjetri

Më 20 janar 2010
Vazhdon


Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure, Posted 20 Janar 2010, 02:46
Vazhdon


Kapitulli i Pestë
Shqipëria në Luftrat e Para dhe të Dyta Ballkanike


Shqipëria në pragun e Luftës së Parë Ballkanike

Vjena dhe Berlini dakortë me 14 pikat e Memorandumit Shqiptar

Kërkesat e shqiptarëve të formuluara zyrtarisht në 14 pikat përputheshin me politikën e Vjenës në Shqipëri. Menjëherë pasi kryengitësit hynë në Shkup, ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, konti Berhtold, u orvat të siguronte përkrahjen e këtyre kërkesave nga fuqitë e mëdha me qëllim që, nga njëra anë, të detyronteStambollin t’i pranonte ato, dhe nga ana tjetër, të mënjanonte ndërhyrjen e shteteve ballkanike. Më 13 të 1911 gusht ai u propozoi fuqive të mëdha të bënin një hap kolektiv pranë qeverisë turke për t’i kërkuar të zbatonin politikën e decentralizimit. Për t’i qetësuar shtetet ballkanike, Berhtoldi propozonte që t’i lihej kohë Portës për ta shtrirë parimin e decentralizimit, por në një të ardhme të papërcaktuar edhe në kombësitë e tjera joturke të perandorisë.
Deklarata e Berhtoldit u shoqërua me presionin e Vjenës dhe të Berlinit mbi qeverinë turke për ta detyruar këtë të kënaqte kërkesat e shqiptarëve. Deklarata e Berhtoldit nuk u përkrahë nga fuqitë mëdha. Ajo shqetësoi në mënyrë të veçantë shtetet ballkanike, të cilat e konsideruan atë si një hap të ri të Vjenës drejt nënshtrimit të Shqipërisë dhe sigurimit të daljes në Selanik. Diplomacia ballkanike u vu menjëherë në lëvizje. Cetina dërgoi emisarët e vet në Shkodër për ta bindur klerin katolik ta ndihmonte Malin e Zi në veprimin që do të ndërmerrte kundër Turqisë, duke i nxitur malësorët katolikë të bashkëpunonin me malazestë. Përfaqësuesit e klerit katolik të Shkodrës e hodhën poshtë këtë propozim.


Lufta e Parë Ballkanike
8.10.1912


Bullgaria - Serbia - Greqia - Mali i Zi kundër Osmanve

Lufta e Parë Ballkanike, përderisa drejtohej kundër Turqisë kishte për qëllim bashkimin kombëtar të popujve ballkanikë, objektivisht kryente një funksion përparimtar. Por ajo u drejtua nga qarqet shoviniste të vendeve të Ballkanit dhe u kthye në një luftë grabitqare, pushtuese, sidomos ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.
Luftë e zhvilluar nga shtetet e ballkanit kundër Perandoris Osmane ishte me qëllimin kryesor atë të përzënies së Perandorisë Osmane nga Ballkani. Nga kjo luftë Shqipëria dhe Maqedonia u kthyen në vende të pavarura megjithëse shumë prej territoreve u ndanë në baza politike sesa demografike.

Duhej të bashkoheshin popujt e kombësive të Ballkanit në luftë kundër pushtuesit të përbashkët – Perandoris Otomane dhe pas shporrjes së kësaj përbindëshe shekullore, duhej seicili të ndërtonte jetën e lirë. Por morën nje drejtim tjetër rrjedhjet e kësaj strategjie vendet si Serbia, Mali Zi, Bullgaria dhe Greqia krijuan një aleancë pansllave kundër Turqisë me synimin e vetëm të çlironte vendet ortodokse nga pushtuesi musliman-otoman.
Lidhja Ballkanike(vendet sllave-greke) nisi të sulmonte trojet të pushtuara turke në Ballkan kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë. Për këtë arsye, lufta ballkanike krijoji në Shqipëri një gjëndje shumë të ndërlikuar dhe kontradiktore. Nga njëra anë, në masat popullore vazhdonte të ishte gjallë fryma e luftës kundër zgjedhës osmane; nga ana tjetër, po bëhej gjithnjë më i qartë rreziku që kërcënonte Shqipërinë nga ana e armiqve të Turqisë. Mbretëritë e Ballkanit, të cilat pas dëbimit të turqve nga Ballkani synonin ta coptonin Shqipërinë dhe ta zhduknin nga faqja e dheut kombin shqiptar.
Planet aneksioniste të Serbisë, Malit Zi e Greqisë kundrejt Shqipërisë, plane që filluan të viheshin në jetë me shpërthimin e luftës parë ballkanike, ishin rezultat i një politike të pajustifikueshme armiqësore ndaj një populli fqi që kishte bë një luftë heroike skenderbejane dhe të vazhdueshme kundër sundimit gati 4 shekuuj e gjysëm otoman dhe kishte treguar se ishte një aleat i sigurt në luftën kundër armikut të përbashkët. Shqipërinë nuk e bënë aleat kundër armikut të përbashkët otomaneve sepse doli se fshihej planet aneksioniste të tyre kundër hartës gjeografike shqiptare.
Mbretëritë e Ballkanit jo vetëm dërgonin ushtarët e tyre të vriteshin me shqiptarët, të vendosur të mbronin deri në fund lirinë e tërësinë tokës së tyre. Nuk ishte ndonje arsye bindëse lufta e tyre kundër Turqisë:
Shtetet ballkanike kishin fituar pavarsinë prej Turqisë, qysh në vitin 1878 të dëshmuar prej Traktatit të Berlinit, por synonin të zgjeronin kufijtë e tyre nacional mbi ato jo nacionale me parrullën: ’’Tu krijojme liri ekonomike-kulturale-politike vendeve ortodokse te Ballkanit prej sundimit turk.’’
Dhe kundër kujt? Kundër atyre tokave që ende ishin nën sundimin osman si; Shqipëria, Bosnje – Hercegovina, Maqedonia, Rumelia dhe Thrakia.
Shtetet aleate ballkanike apo Lidhja Ballkanike, që u rrjeshtuan në frontin kundër Perandorisë Osmane ishin: Serbia, Mali Zi, Bullgaria dhe Greqia.


Kush deklaroi i pari luftë Perandorisë Otomane?

I pari deklaroi Mali Zi luftë më 8 tetor 1912 Turqisë dhe me 17 tetor i shpallën zyrtarishtë luftë Lidhja Ballkanike sllave duke e sulmuar ushtarakishtë në shumë drejtime gjeo-politike.
Ushtritë aleate sllave ballkanike brënda një kohe të shkurtër e kishin shpartalluar ushtrinë turke në të gjitha frontet.


Tokat e pushtuara te shteteve sllave – greke në Ballkan


Bullgaria

Trupat bullgare, pasi thyen qëndresën e forcave kryesore të Turqisë, të përqëndruar në
Trakën(Trakia ndodhet ne juge-lindje te Europes, e ndare midis Greqise - ne pjesen veriore te Greqise, Bullgarise – ne juge te Bullgarise dhe Turqise – ne pjese e Turqise europiane, laget prej detit te Zi, deti Egje dhe detit Marmara, ka miniera arit) Lindore, iu drejtuan Adrinopojës duke lehtësuar kështu objektivisht edhe përparimin e shpejtë të aleatëve të saj në frontet e tjera. Ushtria bullgare pushton lindjen e Maqedonisë,
që i përkasin pjesa e tokave shqiptare.


Mali Zi


Forcat e Mali të Zi të ndara në tri kolona sulmuan dy në drejtime - të Shkodrës dhe tjetra në drejtim të Pejës. Brënda tri javësh pushtuan Pejën dhe iu afruan Shkodrës. Mbreti Nikoll i Malit të Zi, ndërsa u premtonte malsorëve se do të respektonin Flamurin Shqiptar, në thirrjen drejtuar popullit malazez, e ftonte këtë t’i jepte dorën ’’vëllezërve nën zgjedhë të Malësisë, të cilët prej më shumë se dy vjetsh luftojnë për të drejtat e lirinë e tyre dhe për bashkimin me Malin e Zi’’. Kur doli në shesh mashtrimi i mbretit Nikoll dhe kur në tokat shqiptare të pushtuara në vend të Flamurit kombëtar u ngrit ai i Malit të Zi, malësorët që kishin marrë pjesë aktive në këtë luftë krahas me ushtrive malazeze, u tërhoqën në masë nga lufta.


Serbia


Edhe mbreti Pjetër në manifestin e vet deklaronte në mënyrë demagogjike se dot’u sillte edhe shqiptarëve lirinë, vëllezërinë dhe barazinë. Brënda pak ditëve armatat serbe pushtuan Prishtinë, Prizrenin dhe bashkë me malazezët Gjakovën. Prej këtej ato kaluan nëpër luginën e Drinit dhe iu drejtuan Shkodrës, Lumës, Mirditës dhe Matit. Trupa të tjera serbe pas fitores që korrën në betejën e Kumanovës, pushtuan më 26 shtator Shkupin dhe iu drejtuan Manastirit. Pas tre ditësh luftimi të egër pranë qytetit Kumanovë më 28 deri 31 tetor 1912 arriti ushtria serbe të marrë qytetin e Shkupit pa asnjë luftë dhe vazhdoi me fitore në vende të tjera. Lufta më e madhe u zhvillua nëmes turqve dhe serbve në Baburna(në Maqedoni), në Bakarno Gumno(Maqedoni) dhe në Kosovë. Ushtria serbe depërtoji deri në brigjet e Detit Adriatik dhe pushton perëndimin e Maqedonisë, ku gjatë muajit tetor pushtuan Maqedoninë dhe Shqipërinë.


Greqia


Ushtria greke, pasi theu trupat turke në Thesali(distrikte i Greqise, ndodhet ne pjesen qendrore) dhe në Epir(Toke shqiptare prej 9.203 km2 e ndodhur ne juge te Shqiperise), çliroi Selanikun(Selaniku (greq: Θεσσαλονίκη, gj.latine: Thessaloník, tur Selânik,), është qyteti i dytë për nga madhësia në Greqi.Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishmi në regjionine Maqedonisë greke, dhe llogaritet kryeqyteti i dytë grek përshkak të rëndësisë historike dhe pozitës strategjike që ka. Qyteti shtrihet përgjat Gjirit të Selanikut në një gjatësi prëj 17 km, dhe përbëhet prej 13 komunave.) dhe rrethoi Janinën. Greqia pushtoji Epirin(Çamërinë) dhe ishullin Kreta dhe lufta përfundoji më 3 dhjetor 1912.
Pra Maqedonia u nda në dy pjesë: Pjesën lindore e pushtoji Bullgaria, ndërsa pjesën perëndimore e pushtoji Serbia.


Shqipëria

Qendresa shqiptare dhe Njoha e Copëtimit të Shqipërisë nga mediat sllave

Gjatë marshimit të tyre në tokat shqiptare, ushtritë aleate ballkanike sllave ndeshën në qëndresën e vendosur të reparteve vullnetare popullore të vendit, të cilat i zgjeruan rradhët e tyre me ushtarët shqiptarë që dezertonin në masë nga rradhët e ushtrisë turke në të gjitha frontet dhe ktheheshin në vendet e tyre për të mbrojtur atdheun nga pushtuesit e rinj, që synonin ta copëtonin atë.
Pas sukseseve të para qeveritarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë filluan t’i shpallin më hapur synimet e tyre të vërteta aneksioniste kundrejt Shqipërisë. Qysh në fund të tetorit shtypi serbe dhe pas tij, ai malazez e grek filluan të shkruanin për copëtimin e Shqipërisë. Kryeministri serb Pashiç dhe shoviniste te tjere serbe, me qellim qe te justifikonin planet e tyre ekspansioniste kundrejt Shqiperise, u mohonin shqiptareve çdo aftesi per te formuar shtete me vehte, duke i quajtur ata ’’fis i eger’’, dhe tokat e Shqiperise qe kishin ndermend t’i aneksonin e t’i shpallnin toka serbe.


Serbia dhe Greqia sulmuan Shqipërinë

Forcat serbe qe vepronin ne Maqedoni, pasi pushtuan me 18 nentor 1912 Manastirin, marshuan drejt Shqiperise se Mesme , ndersa ushtria greke rrethoi Janinen, shtiu ne dore Sazanin dhe me 19 nentor te 1912 zbarkoi ne Himare, te cilen e pushtoi bashke me nje varg fshatrash per rreth.
Nga ana e tyre, shovinistet e Athines perpiqeshin ta bindnin opinionin publik se gjoja ’’nuk mund qe barbaret shqiptare te kishin nje jetese te pavarur ne gji te qyteterimit helenik’’.
Keto deklarata u shoqeruan me nje veprimtari gjakatare, terroriste, shfarorese te ushtrive malazeze e serbe e, me vone greke kunder popullsise shqiptare, pa meshiruar grate, femijet dhe pleqte.. mijra ushtare te aleances sllave – greke ballaknike, si dhe mbrojtes shqiptare te truallit te tyre, rane viktime e politikes se verber antishqiptare, qe ndoqen qeverite e shteteve fqinje.


Fitimtarë dolën shtetet e Ballkanit si:

Mali i Zi
Serbia
Greqia
Bullgaria


Humbës doli:

Perandoria Osmane.



Kapitulli i Gjashtë

Lufta e Dytë Ballkanike
1.VI. 1913


Bullgaria në luftë kundër Serbisë, Greqisë, Malit Zi dhe Osmanve

Lufta e Dytë Ballkanike filloi kur disa shtetet ballkanike si Serbia, Greqia dhe Rumania patën mosmarrveshje me Bullgarinë për ndarjen e rajonit pas pushtimit të përbashkët të territoreve të Maqedonisë. Më 1 qershor të 1913, Serbia, Mal i Zi dhe Greqia bën aleancë kundër Bullgarisë gjë që çoi në fillimin e luftës në mbrëmjen e 29 dhe 30 qershorit të vitit 1913, kur mbreti Ferdinand i Bullgarisë urdhëroi trupat e tij të sulmonin forcat greko-serbe në Maqedoni. Bullgarët humbën, dhe mes palëve luftuese u nënshkrua një traktat paqeje e quejtun ’’Traktati i Bukureshtit’’ më 10 Gusht të vitit 1913. Nën kushtet e këtij traktati, Greqia dhe Serbia e ndanë pjesën më të madhe të Maqedonisë mes tyre, duke i lënë Bullgarisë vetëm një pjesë të vogël.
Bullgaria humbi më shumë se Lufta e Parë Ballkanike. Bullgaria doli e humbur në Luftën e Dytë Ballkanike.



Memorandumi shqiptar dhe Porta e Larte
Reagimi i shteteve ballkanike

Qeveria greke, nga ana e saj, më 18 gusht 1912, ditën që Porta e Lartë e pranoi memorandumin shqiptar, u propozonte Sofjes, Beogradit dhe Cetinës të bënin përpekje për t’i zvogëluar kërkesat e shqiptarëve. Gjithashtu, ajo kërkonte ta kthente në favor të ortodoksëve grekë e sllavë të perandorisë turke propozimin austriak për decentralizim. Kurse një ditë më vonë qeveria ruse i kërkonte që Stambolli të shtrinte privilegjet e akorduar shqiptarëve edhe në kombësitë e tjera.
Ky presion diplomatik, i cili i dha të kuptonte Portës së Lartë se në formulimin zyrtar të koncesioneve që do t’u akordonte shqiptarëve kishte të bënte jo vetëm me këta të fundit, por edhe me shtetet të përkrahura nga Rusia, ka qënë një nga arsyet serioze që e detyroi Stambollin të shpallte më 23 gusht në një redaktim të ri kërkesat e shqiptarëve të pranuara prej saj. Duke mos përmëndur asnjëherë në to Shqipëri e shqiptarë, qeveria turke synonte t’i qetësonte shtetet ballkanike dhe t’u jepte atyre të kuptonin se privilegjet e akorduara mund të shtriheshin edhe në shtetet joshqiptare të vilajetëve të Kosovës, Manastirit dhe Janinës në rast se do të ishte nevoja që ajo t’u bënte interpretim të tillë.
Rreziku që i kanosej Shqipërisë nga shtetet fqinje detyroi shumicën drejtuese të kryengitësve shqiptarë të pranonin koncesionet turke. Në marrëdhënite shqiptaro-turke përgjithësisht filloji të bjerë tensioni dhe bile të duken shenja afrimi, për të cilin tani ishin të interesuar të dy palët.


Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan

Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan
dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Këto ngjarje, nga ana tjetër, shqetësuan e vunë në lëvizje qeveritë e shteteve ballkanike. Gjëndjen e krijuar në Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytëzonte Austro-Hungaria për të pushtuar sanxhakun e Pazarit të Ri, ndërsa lëvizja çlirimtare në Shqipëri e në Maqedoni mund të shpinte në autonominë e këtyre vendeve, gjë që ishte në kundërshtim me planet ekspansioniste serbe, malazeze, bullgare e greke. Shtetet ballkanike, me gjithë kontradiktat e thella që kishin ndërmjet tyre, shpejtuan të lidhnin një aleancë politike e ushtarake për t’i dalë përpara çdo të papriture dhe për ta zgjidhur çështjen në përputhje me interesat dinastikë. Formimin e një aleance të tillë e përkrahte edhe Rusia cariste, e cila kërkonte ta përdorte atë si gardh kundër shtrirjes austro-gjermane në Evropën Juglindore.


Aleanca bullgare – serbe në tetor të 1911 për copëtimin e Shqipërisë.

Bisedimet për formimin e kësaj aleance i kishin filluar qysh në tetor të vitit 1911, kryeministri bullgar Geshov dhe ai serb Milovanoviç. Një nga çështjet themelore të këtyre bisedimeve ishte, krahas asaj të Maqedonisë, edhe ajo e copëtimit të Shqipërisë. Kjo kishte të bënte me synimet e Serbisë për të dalë në detin Adriatik e për t’u lidhur me tregjet e Evropës Perëndimore. Prandaj Milovanoviçi e shikonte si një rrezik formimin e një shteti shqiptar. Duke përdorur si argument të ashtuquajturën “paaftësi të shqiptarëve” për të formuar shtetin e tyre, ai kërkonte bashkimin e Shqipërisë së Veriut e të Verilindjes me Serbinë dhe të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Qysh në ditët e para të bisedimeve të dyja qeveritë kishin rënë në marrëveshje të njihnin të drejtën e plotë të Serbisë mbi vilajetin e Shkodrës dhe mbi atë pjesë të vilajetit të Kosovës që ndodhej në veri të Bjeshkëve të Sharrit, ndërsa Bullgarisë të drejtën mbi vilajetin e Adrianopojës. Por bisedimet u zgjatën për shkak të kontradiktave që lindën në lidhje me ndarjen e tokave të tjera të vilajetit të Kosovës dhe të vilajeteve të Manastirit e të Selanikut.


Austro-Hungaria sabotonte aleancën antishqiptare serbo – bullgare, përkrahë Rusisë

Marrëveshja serbo-bullgare më 13.3.1912 kundër coptimit Shqipnisë dhe roli i Rusisë

Austro-Hungaria, nga ana e saj, u përpoq ta sabotonte këtë aleancë që po formohej me pjesëmarrjen aktive të Rusisë. Për të lidhur pas vetes Malin e Zi e Greqinë, ajo i premtonte mbretit Nikolla toka shqiptare deri afër Shkodrës, ndërsa Greqisë i propozonte të hynte në një bllok ballkanik kundërsllav me Austro-Hungarinë, Rumaninë e Shqipërinë. Por këto orvatje nuk patën sukses.
Më 13 mars të 1912 u përfundua marrëveshja serbo-bullgare. Ajo përmbante një shtojcë të fshehtë, sipas të cilës Bullgaria i njihte Serbisë jo vetëm tokat me popullsi serbe, por edhe aneksimin e tokave shqiptare në veri e në perëndim të Bjeshkëve të Sharrit (Shqipërinë e Mesme, Veriore dhe Verilindore), kurse Serbia i njihte Bullgarisë tokat në lindje të Rodopit dhe të lumit Struma. Territori midis Bjeshkëve të Sharrit, lumit Struma dhe liqenit të Ohrit, me qytetet kryesore Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Kumanovë e Shkup, u quajtën si zonë e diskutueshme; si arbitër për zgjidhjen e kësaj çështjeje u caktua cari i Rusisë.


Marrëveshja serbo – bullgare më 29.5.1912

Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zhvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë.
Aleanca Ballkanike, me gjithë kompromiset e arritura, përmbante në vetvete farën e përçarjes midis vendeve ballkanike. Nga ana tjetër, ajo përbënte një rrezik tepër serioz për ekzistencën e kombit shqiptar.
Pas përpjekjeve të Vjenës, për t’i kërkuar Portës së Lartë zbatimin e politikës së decentralizimit, diplomacia ballkanike u bë më aktive. Mali i Zi, i cili vazhdonte gjithnjë të organizonte provokacione në kufi, i ftoi aleatët ballkanikë të hidheshin menjëherë në luftë kundër Turqisë. Ai dërgoi emisarët e vet në Shkodër për të bindur klerin katolik ta ndihmonte në veprimin që do të ndërmerrte kundër Turqisë, me qëllim që të çlirohej rrethi ose gjithë vilajeti i Shkodrës dhe të hynte në një “union real” me Malin e Zi. Përfaqësuesit e klerit katolik të Shkodrës nuk e pranuan këtë projekt. Këto përpjekje të aleatëve ballkanas kishin mbështetjen e qeverisë ruse.


Osmanët shpallin kërkesat e redaktuem të shqiptarve më 23.8.1912

Porta e Lartë, nga njëra anë, u deklaroi shteteve ballkanike se nuk kishte aspak ndërmend t’u jepte shqiptarëve autonominë, ndërsa, nga ana tjetër, shpalli më 23 gusht, në një redaktim të ri, kërkesat e shqiptarëve të pranuara prej saj. Duke mos përmendur asnjëherë në to fjalët Shqipëri e shqiptarë, qeveria turke synonte t’i qetësonte shtetet ballkanike dhe t’u jepte atyre të kuptonin se privilegjet e dhëna mund të shtriheshin edhe mbi popullsinë joshqiptare të vilajeteve të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës, nëse do të ishte nevoja që ajo t’u bënte një interpretim të tillë. Por kjo nuk i kënaqi aspak shtetet ballkanike. Sukseset e rrufeshme të kryengritjes shqiptare dhe ngjarjet në frontin e Tripolit kishin treguar qartë kalbësinë e Perandorisë Osmane dhe paaftësinë e saj ushtarake. Të nxitur nga kjo, ato filluan të bënin përgatitje të ethshme për t’i shpallur luftë Turqisë.
Qeveria malazeze kishte përfunduar me Bullgarinë një marrëveshje verbale, sipas së cilës kjo e fundit i njihte Cetinës tokat që do të pushtonte në rast lufte kundër Turqisë. Mali i Zi, me qëllim që të shkaktonte sa më parë konfliktin ballkanik, bëri të gjitha përpjekjet me anën e bajraktarëve, si Sokol Baci etj., që ishin në shërbim të tij, t’i hidhte malësorët katolikë shqiptarë në luftë kundër turqve, të cilët kishin krijuar në Malësi një gjendje të padurueshme. Urrejtja e papërmbajtur e malësorëve kundër sundimtarëve osmanë i bëri ata të bashkëpunonin me malazezët.
Këtë bashkëpunim turqit e shfrytëzuan për të nxitur fanatizmin fetar në vilajetin e Shkodrës dhe për të bërë masakra mbi popullsinë katolike të Zadrimës, një pjesë e madhe e së cilës u detyrua të arratisej në male. Me politikën e tyre të terrorit turqit i afruan edhe më shumë malësorët katolikë me Malin e Zi. Luftime të ashpra kundër forcave turke zhvilluan në shtator të vitit 1912 malësorët e Malësisë së Madhe, të përkrahur nga reparte malazeze, si edhe nga zadrimasit.
Ndërkohë marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe shteteve të Aleancës Ballkanike po acaroheshin gjithnjë e më shumë. Nuk e zbuti këtë acarim as vendimi i marrë nga Porta e Lartë më 24 shtator për t’i shtrirë një varg privilegjesh, që u ishin njohur shqiptarëve, edhe mbi popullsitë joshqiptare të vilajeteve të Rumelisë.
Në fund të shtatorit si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike filluan mobilizimin e ushtrive të veta. Dukej qartë se konflikti i armatosur ishte i pashmangshëm. Fuqitë e Mëdha e në mënyrë të veçantë Rusia u përpoqën ta pengonin një konflikt të tillë që mund të shpinte në prishjen e status quo-së në Ballkan dhe në një luftë botërore, për të cilën ata nuk ishin përgatitur ende. Më 7 tetor Austro-Hungaria e Rusia deklaronin në emër të Fuqive të Mëdha që, në rast lufte ndërmjet Turqisë e shteteve ballkanike, në mbarim të konfliktit fuqitë nuk do të lejonin asnjë ndryshim të status quo-së territoriale në Ballkan. Në një kohë kur përfundimi i luftës nuk dihej, Vjena synonte, me anë të kësaj deklarate, të pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike në kurriz të Turqisë, ndërsa Rusia të siguronte mbrojtjen e aleatëve të vet ballkanikë në rast disfate.

Landa

- Kapitulli i Pestë
Shqipëria në Luftrat e Para dhe të Dyta Ballkanike

Shqipëria në pragun e Luftës së Parë Ballkanike


- Lufta e Parë Ballkanike
8.10.1912

Bullgaria - Serbia - Greqia - Mali i Zi kundër Osmanve


- Tokat e pushtuara te shteteve sllave – greke në Ballkan

Bullgaria
Mali Zi
Serbia
Greqia


- Shqipëria

Qendresa shqiptare dhe Njoha e Copëtimit të Shqipërisë nga mediat sllave

Serbia dhe Greqia sulmuan Shqipërinë

Fitimtarë dolën shtetet e Ballkanit si:

Humbës doli:


- Kapitulli i Gjashtë

Lufta e Dytë Ballkanike
1.VI. 1913

Bullgaria në luftë kundër Serbisë, Greqisë, Malit Zi dhe Osmanve

Memorandumi shqiptar dhe Porta e Larte
Reagimi i shteteve ballkanike

Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan

Aleanca bullgare – serbe në tetor të 1911 për copëtimin e Shqipërisë.

- Austro-Hungaria sabotonte aleancën antishqiptare serbo – bullgare, përkrahë Rusisë
Marrëveshja serbo-bullgare më 13.3.1912 kundër coptimit Shqipnisë dhe roli i Rusisë


Marrëveshja serbo – bullgare më 29.5.1912

Osmanët shpallin kërkesat e redaktuem të shqiptarve më 23.8.1912

Autori Bep Martin Pjetri
Më 20 janar 2010
VAZHDON
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPËRISË - Broshurë, Posted 20 Janar 2010, 02:48
Vazhdon
Imazh


Pjesa e Dytë

Shqipëria në vite 1912 - 1939


Konferenca e ambasadorve të Londrës dhe Shqipëria

Konferenca e ambasadorve u mblodhë në Londër më dt. 17 dhjetor 1912 për të shqyrtuar ’’Gjëndjen e Luftës së Parë Ballkanike’’ si dhe të merrte vendim per ’’Ripërcaktimin e kufijve të reja në Ballkan dhe njohjes se Pavarsise së Shqipërisë dhe Maqedonisë’’ me anë të njëTraktati Paqeje.


Kapitulli i Parë


Rruga drejt Shpalljes së Pavarsisë më 28 nantor të 1912

Përpjekjet diplomatike të shqiptarve për Pavarsinë e Shqipërisë

Në keto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e shpalljes së pavarsisë ose gjunjëzimi i një tjetër pushtuesit.
Kur rrethet diplomatike dhe në shtypin europian fillon te flitej per nevojen e ndryshimeve territoriale ne favor te aleatve ballkanike, patriotet shqiptare që ndodheshin jashtë atdheut, vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik krahas aktivizimit të ‘’ Shoqërise së zezë për shpëtim’’ dhe te rretheve te tjera patriotike brenda vendit. Qellimi i ketij veprimi do t ishte te shpetohej Shqiperia nga copetimi, te ruhej teresia tokesore e te mblidhej nje kuvend kombetar qe do te vendoste mbi fatin e saj. Inisiativen per kete veprim te ri e moren Isamil Qemali dhe Luigj Gurakuqi, te cilet mendonin te kishin perkrahjen e fuqive qendrore.


Rrugët e patriotve shqiptare në kancelaritë europiane


- Bukureshti


Ata u nisen nga Stambolli në Bukuresht, ku më 5 nantor të 1912 organizuan Mbledhjen e Kolonise Shqiptare te atjeshme. Aty u vendos te themelohej nje Komitet Drejtonjes, që te merrte ne dore qeverimin e vendit; te krijohej nje kominsion qe do te shkonte ne Europe per te mbrojtur perpara qeverive te fuqive te medha ’’te drejtat kombetare e vendore te popullit shqiptar’’ dhe nje komitete ne Bukuresht, qe do te koordinonte veprimet e komiteteve te tjera brenda e jashte Shqiperise per t’i ardhur atdheut ne ndihme. Mbledhja e Bukureshtit ne vendimin e saj nuk përcaktoi nese kerkohej autonomi apo pavaresi. Ajo do te percaktohej, siç duket, nga zhvillimi i metejshem i ngjarjeve dhe nga qendrimi qe do te mbanin kundrejt çeshtjes shqiptare fuqite e medha. Per kete qellim Ismail Qemali shkoi ne Vjene.


Vjena
Përkrahja e austro – hungarezve

Ismail Qemali me shoke shkoi ne Vjene ku bisedoi me ambasadorin anglez, me ministrin e jashtem austriak Bertholdin dhe me ambasadorin gjerman. Gjate rruges ne kryeqytetin austriak Ismail Qemali, me sa duket, u njoftua mbi levizjen qe kishte filluar ne Shqiperi per mbledhjen e nje kuvendi kombetar. Ai i deklaroi ambasadorit anglez se do te nisej më 10 nendor per ne Vlore per te marre pjese ne nje mbledhje te krereve shqiptare, se shqiptaret jane te vendosur ta ruajne vendin e tyre, se ata do te luftonin deri ne piken e fundit te gjakut per te mos lejuar nje copetim dhe se krijimi i nje Shqiperie me vehte do te menjanonte nje nderhyrje te njeaneshme te Austrise dhe Italise.
Ideja per mbledhjen e nje kuvendi ne Shqiperi, qe do t’u paraqiste Fuqive te Medha kerkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur perkrahjen e qeverise austro – hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte per nje Shqiperi autonome, ashtu siç ishte opinioni mbizoterues ne rrethet diplomatike te fuqive te tjera te medha.


Budapesti


Por Ismail Qemali për të qenë më i sigurt në premtimet e dhëna para se të nisej për ne Shqipëri përsëri pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt në shtëpinë e kontit Hadik në Budapest. Pas këtij takimi, Ismail Qemali dërgoi një telegram tjetër për organizimin e Kuvendit, që duhej të thirrej në Durrës ose Vlorë duke theksuar se çështja e Shqipërisë është siguruar. Për këtë arsye duhej formuar një komision për shpalljen e pavarësisë, prandaj Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë.


Trieste


Në krye të një grupi patriotësh sebashku me Luigj Gurakuqin udhetuan drejt Triestes, ku menjehere deklaruan me 19 nentor te 1912 se’’…..menjehere pas mbrritjes se tij ne Shqiperi do te shpallej Pavaresia e Shqiperise dhe do te zgjidhej qeveria e perkoheshme.’’
Nga Triesti komisionit qe ishte formuar ne Vlore per pergatitjen e Mbledhjes se Kuvendit Kombetar iu dergua nje telegram, me anen e te cilit kerkohej qe te merreshin masa per thirrjen e delegateve.


Durrsi


Ideja e Pavarsise së Shqipërisë dhe lajmi i Mbledhjes së Kuvendit Kombtar u pritën me entusiazëm të madh në Shqipëri, ku gjetën një terren të përgatitur qysh më parë nga rrethet patriotike brenda vendit. Këto rrethe kishin vendosur lidhje midis tyre dhe kishin caktuar Vloren si qender ku do te behej Mbledhja e Perfaqesuesve te kombit shqiptar. Pas këtij telegrami, Ismail Qemali e lëshoi me të shpejtë Budapestin dhe arriti në Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotëve shqiptarë që kishin ardhë për të njejtin mision të shenjtë. Ismail Qemali me këta 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste me anijen “Linx” të Llojdit, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”, i deklaroi se: "Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar. Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje"
Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Triesta niset për Durrës.
Sebashku me patriote durrsake, ai vendosi te ngrinte ne qytet Flamurin Kombetar. Por autoritetet turke e ndihmuara nga armiku i levizjes kombetare shqiptare dhespot Jakovi, arriten, ndonese perkohesisht, ta pengonin kete veprim. Komanda e Janines u orvat nga ana e saj ta kapte I.Qemalin gjalle ose te vdekur, por shume shpejt u detyrua te hiqte dore nga ky veprim. Administrata turke ne krahinat e Shqiperise te papushtuar nga ushtrite ballkanike, ne pergjithesi, nuk ishte ne gjendje te pengonte levizjen shqiptare. Ajo i trembej shume nje konflikti me shqiptaret ne nje kohe kur po ndiqej kemba-kembesnga aleatet ballkanike dhe kur e vetmja rruge terheqje qe Shqiperia.


Vlora


Edhe pse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç'pritej.
Ato ditë deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundësuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e një kuvendi të parashikuar në Durrës.
Te shoqeruar nga delegatet e Durresit, Shijakut, Tiranes e Krujes I.Qemali me shoket e tij u nisen ne Kavaje, prej andej kaluan ne Lushnje, ne Fier dhe me 25 nentor arriten ne Vlore.
Me 26 nentor 1912 I.Qemali nisi veprimtarine ne qytetin e tij te lindjes, qe ishte destinuar te kryeqyteti i Shqiperise se Pavarur.
Vlora i priti delegatet e popullit shqiptar ne feste. ’’Nje zjarr i shenjte patriotizmi, - shkruan I. Qemali ne kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendeste kudo me entusiazem dhe gezim’’.
Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet,po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t'i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë. Ato ditë,meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme,rrethet patriotike të Elbasanit(më 25 nëntor),të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor),të Kavajës,të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor,ngritën flamurin kombëtar,pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës .
Delegacioni në krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditësh të qëndrimit në Durrës,duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë.
Duke zbritur majës së Ardenicës,nga faqja perëndimore, delegatët nga Elbasani që udhëtonin në drejtim të Fierit,takojnë karvanin e kalorësve,që vinte nga Durrësi me delegatët e Bukureshtit,Durrësit,Tiranës,Shkodrës,Kavajës etj me në krye Ismail Qemalin.Aty Mit`hat Frashëri takoi Ismail Qemalin,”i cili kalëronte me një kalë myzeqeje të bardhë”dhe Luigj Gurakuqin.Kalojnë së bashku Semanin e fryrë nga ujërat e vjeshtës së tretë,me një lundër,apo govatë të flashkët që vente e vinte nga një breg në tjetrin për t´i bartur kalorësit e lirisë.
Sipas kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës(kushëri i Isamil Qemalit),gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë,”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha,që kontrollonte zonën midis Lushnjës,Fierit dhe Beratit,si pararojë ve pjesës tjetër të armatës së Vardarit,që po vinte prapa në rrëmujë(e shpartalluar),dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij;për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë,por e kaloi natën në Çermë,në çifligun e Dervish bej Biçakut.Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat,nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim” (hoqi dorë nga arrestimi).
Nga vendi i quajtur Mifol,delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca dhe pas shumë peripetive,në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë. Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit.Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë.Ismail Qemali në kujtimet e tij do të shkruaj:”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë..., u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëri i Ismail Qemalit.
Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit,pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave,në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të mblidhnin të nesërmen Kuvendin Kombëtar që të shpallej pavarësia e Shqipërisë.


Shqipëria – shesh lufte
Ushtria serbe sulmon Shqipërinë


Ne kohen qe I.Qemali me shtabin e vet politik pergatitej te shpallte Pavaresine e Shqiperise, ushtria serbe kishte hy brenda dhe po perparonte me shpejtesi ne tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durresit, Tiranes, Krujes dhe Elbasanit. Rrethet patriotike te ketyre qyteteve vendosen te shpallin sa me pare Pavaresine, per t’i vene autoritetet ushtarake serbe para faktit te kryer. Me 25 nentor Elbasani shpalli i pari Pavaresine. Te nesermen qe i bie 26 nentor e shpalli Durresi e Tirana dhe me 27 nentor Kavaja, Peqini dhe Lushnja.
Per shkak te perparimit te pandalur te ushtrive serbe, gjendja ne Shqiperi , po behej gjithnje me kritike. Kjo ishte aresyeja qe ne mbremjen e 27 nentorit delegatet qe ndodheshin ne Vlore, ndonese nuk kishin arritur akoma perfaqesuesit e disa krahinave, vendosen te mblidhnin te nesermen kuvendin kombetar.


Pjesmarrja e delegatëve nga Kosova


Kosova..., duke qenë e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, në Kuvendin e Vlorës u përfaqësua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, të cilët kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit, ndërsa më 29 nëntor në Vlorë mbërriti Isa Boletini dhe delegatët tjerë,si: gjeneral Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova,Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli,Halim Musë Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova,Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndërkaq udhëheqësit tjerë të Kosovës që ishin caktuar si delegatë të kuvendit,si:Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj.nuk erdhën,sepse në fillim të nëntorit ishin kapur nga forcat serbe në Shkup dhe mbaheshin në kështjellën e Kalemedanit në Beograd. Edhe Bajram Curri i nxënë me luftimet në Malësinë e Gjakovës nuk arriti dot të vijë në kuvend.


Kapitulli i Dytë


Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin shpallën Pavarsinë e Shqipërisë



Kuvendi i hapi punimet , më 28 nëntor 1912 në orën 14 pasdite,po në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi. Në fjalën e shkurtër që mbajti Ismail Qemali para 40 delegatëve, të përcjellur me duartrokitje të gjata e brohoritje entuziaste”Rroftë Shqipnija e Lirë”, foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftrat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”.
Propozimi i kryetarit për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,u miratua njëzëri nga delegatët. Në Rezolutën e Pavarësisë me titull”
"Në Vlonë më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912”, të cilën e lexoi sekretari i parë i kuvendit Luigj Gurakuqi thuhet: “Pas fjalëve që tha z. Kryetari Ismail Qemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria me sot të bâhet në vete, e lirë e e mosvarme".
Ndërkaq, gjithë emocionet e këtij akti historik i pasqyron më së miri origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqësisht kishte humbur në vitin 1937. Dokumentin e shpalljes së Pavarësisë e botoi gazeta ”Përlindja e Shqypnies” organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, si edhe Lef Nosi në përmbledhjen e dokumenteve historike.
Në një letër me titull “Si u bë Kongresi i Vlorës” Mid´hat Frashëri dërguar mikut të tij Kristo Luarasit, shkruan:” Kongresi u çel më 28 të këtij muaji dhe ishin 47 delegatë nga çdo an´e Shqipërisë, vise të shkelura dhe të pashkelura.Sot janë 65, se kanë ardhur edhe nga krahina të tjera.Këtë ditë, pra,ora 14.30, me zë të përgjithshëm u proklamua independenca e Shqipërisë dhe Flamuri u çel në portën e shtëpisë ku ishim mbledhur(...) Salla e madhe në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës ishte mbushur plotë dhe delegatët kishin zënë vendet rreth tri tryezave të mëdha të vëna afër e afër...”
Sipas shënimeve të Mustafa Merlika Krujës, pjesëmarrës në këtë kuvend, del se

Rezolutën e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë e nënshkruan të gjithë të pranishmit në Kuvend, si:


1.Ismail Kemal(Qemali);
2.Kaçorri(Dom Nikoll Kaçorri);
3.Abdul Aziz Vehbi(Vehbi Dibra,ish-myftiu i Dibrës e aty e mbrapa myftiu i përgjithshëm për myslimanët e Shqipnisë së pamvarme);
3.J.Karbunara;
4.Elmas Boco;
5.Vehbi Harçi;
6.Qazim Kokoshi;
7.J.Minga;
8.Rexhep Mitrovica;
9.A.Rruçi;
10.Abdi(Toptani);
11.Abas Dilaver(Qelkup-a);
12.Mid´hat Frashëri;
13.Shefqet Dajiu;
14.Zihni Abas Kanina;
15.Xhelal(Kopernacka);
16.Hajredin Cakrani;
17.Qemal Elbasani(Karaosmani);
18.Iljas Vrioni;
19.Salih Gjuka;
20.Dhimitër Beratti;
21.Dhimitër Emanuel(Mborja?);
22.Dimitri Zografi;
23.Murat Toptani;
24.Pandeli Cale;
25.Luz(Luigj)Gurakuqi;
26.Bedri Pejani;
27.Spiro(don) Ilo;
28.Thanas Floqi;
29.Lef Nosi;
30.Dr.H.Myrteza;
31.Nuri(Sojliu);
32.Mustafa Asim Kruja;
33.M.Ferid Vokopola;
34.Ymer (Deliallisi);
35.Xhemaledin(Xhemal Deliallisi);
36.Nebi Sefa Lushnja;
37.Zuhdi Ohria,ndërsa 2 emra janë të palexueshëm...”

Pra,këtë akt e nënshkruan vetëm delegatët që qenë të pranishëm në kuvend,por jo edhe ata që erdhën me vones në Vlorë.
Pas këtij akti të rëndësishëm në historinë e popullit tonë,në orën 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali në murin e ballkonit të shtëpisë ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombëtar, po atë Flamur që zbukuronte podiumin e Hotelit "Kontinental" në Bukuresht, në mbledhjen e 5 nëntorit,me përfaqësuesit e kolonive shqiptare atje .
Ndërkaq,përveç këtij versioni,Eqrem bej Vlora,në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,ishte një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht (më 1909)nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris.


Kapitulli i Tretë


Qeveria e parë shqiptare


Kuvendi Kombëtar i Vlorës pas vendimit historik të shpalljes së Pavarësisë,u mor me organizimin shtetëror.Qysh në mbledhjen e tij të parë,kuvendi vendosi për krijimin e qeverisë së parë të përkohshme.Më 4 dhjetor 1912 Kuvendi zgjodhi përbërjen e plotë të Qeverisë,ku përveç Ismail Qemali-kryetar,në të bënin pjesë:

1.Dom Nikollë Kaçorri-Nënkryetar;
2.Myfit Bej Libohova-Ministër i Brendshëm;
3.Gjeneral Mehmet pashë Deralla-Ministër i Luftës;
4.Abdi bej Toptani - Ministër i Financave;
5.Dr.Petro Poga-Ministër i Drejtësisë;
6.Dr.Luigj Gurakuqi-Ministër i Arsimit;
7.Mit`hat Frashëri-Ministër i Punëve Botore;
8.Pandeli Cale-Ministër i Bujqësisë dhe
9.Lef Nosi-Ministër i Postë-telegrafeve.



Veprimtaria e qeverise shqiptare


Po atë ditë Kuvendi zgjodhi edhe një pleqësi prej 18 anëtarësh në krye me myftiun Vehbi Dibra. Kuvendi kombëtar i Vlorës punimet e veta i përfundoj më 7 dhjetor 1912.


Aktiviteti i Ismail Qemalit me grupin e tij
Para 28 nantorit


Puna e pare e udheheqesit patriot ishte organizimi i forcave te armatosura. Per kete qellim ai formoi nje komision organizues dhe u dergoi pleqesive te katundeve nje qarkore, me anen e se cile porositeshin te mobilizonin njerezit e afte per arme dhe t’i mbanin ata ne gatishmeri.

Veprimtaria politike e diplomatike te kryetarit te qeverise I.Qemalit

A - Në planin e brendshëm


Shpalljene Pavarsise se Shqiperise ua njoftoi krahinave te vendit te papushtuara nga ushtrite ballkanike, duke kerkuar prej popullsise te ruante bashkimin
Kryeministri porosiste autoritetet shqiptare te Elbasanit , qe pushtuesit serbe pasi u kishin dhene ultimatum te dorezonin qytetin, t’i spjegonin se nuk ishte e drejte “te vazhdonte armiqesia e qeverise serbe kunder shqiptareveqe s’kishte provokuar ndonje fare armiqesie me qeverine ne fjale”.
Porosiste popullsine e Korçes, Staroves dhe Kosturit te forconte vijen e mbrojtjes per t’u prere udhen armiqeve qe kerkonin te copetonin atdheun.

B – Në planin diplomatik

Kryemministri Ismail Qemali u njoftoi Shpalljen e Pavarsisë:

Fuqive te Medha :

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeversisë së Përkohshme Ismail Qemali, më 29 nëntor me një letër i njofton gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Shteteve nderluftuese: Po ashtu për këtë vendim Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, Rumanise

U kerkoi prej tyre qe ta njihnin kete ndryshim ne jeten politike te kombit shqiptar. Ne telegramin drejtuar Fuqive te Medha thuhej midis te tjerash: “ Shqiptaret qe kane hyre ne familjen e popujve te Europes Lindore, prej te cileve krenohen se jane me i vjetri, ndjekin vetem nje qellim: te rrojne ne paqe me te gjitha shtetet ballkanike dhe te behen nje element ekulibri.” Ne telegramin derguar qeverive te aleances ballkanike vihej ne dukje se shqiptaret nuk kishin tjeter qellim veçse te rronin ne paqe me te gjitha shtetet fqinje dhe shpresonin se çdo akt armiqesie ne token e tyre kombetare nga ana e ushtrive te aleances ballkanike do te pushonte, se te gjitha krahinat shqiptare qe ishin pushtuar nga keto ushtri do t’u ktheheshin atyre perseri.



A e njohën Pavarësinë e Shqipërisë?


Duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e Pavarësisë si vullnet politikë të Kombit Shqiptar, por fatkeqësisht as Fuqitë e Mëdha dhe as monarkitë ballkanike nuk e njohën Pavarësinë e Shqipërisë.


Vendimet e Kuvendit

Me 29 nentor Kuvendi vendosi:

Anetaret e qeverise shkarkoheshin me nje vendim te nje kuvendi tjeter te pergjithshem per te formuar nje qeveri te re.
Pleqesia te perbehej prej 18 vetash me kryetar te saj myftiu Vehbi Dibra


Roli i Pleqesise:


- Organ keshillues i qeverise
- Shpall faljen e pergjitheshme

Përkundrazi ushtritë e “Aleancës Ballkanike” i vazhduan luftimet në tokat shqiptare për t´i pushtuar dhe aneksuar ato.


Randsia historike e Shpalljes së Pavarsisë


- Shpallja e Pavaresise i krijoi mundesine e pare – krijimin e shtetit shqiptar. Perfundimishte mori fund pushtimi afro 500 vjeçar osman nen zgjedhje te eger mesjetare. Ishte kthesa e madhe ne historise e popullit shqiptare, qe ishte premisa politike themelore per organizimin mbi baza me te perparuara te jetes se brendeshme te vendit dhe te zhvillimit me te shpejte ekonomik, shoqeror e kultural te tij. Shqiptaret ndjehen perseri ne familjen e tyre te Europes, tashme te lire dhe sovrane.
Ne Gadishullin e Ballkanit ishin Shqiperia dhe Maqedonia qe u çliruan te fundit nga sundimi i sulltaneve turq, ne nje kohe kur shtetet fqinje kishin mbi 10 vjet qe jetonin te lire prej zgjedhes turke.
Perse kjo vonese e shkeputjes se Shqiperise prej roberise turke?
U ushtrua me shume shume dhune fizike per shkak te Strategjise se Rezistences 25 vjeçare te Skenderbeut e me shume, se ne vendet ballkanike sepse nuk kishte aleat te fuqishem sikurse vendet sllave kishin Rusine.
Ishte zhvillimi relativisht me i ngadalshem ekonomik e shoqeror te vendit. Nderhyrja e faktoreve te jashtem, te cilet lojten nje rol te rendesishem ne fatet historike te Shqiperise

- Rendesia e saj konsiston ne ate qe vendet armike sulmuese ballkanike ju ndal hovi i copetimit deri ne zhdukje nga harta egjeografike me aktin politik te shpallur ne bote te Pavaresise se saj.

- Shpallja e Paveresise ishte nje fryt jo vetem i nje grupi nismetar, por i nje inkandeshence te rilindasve tane ne zgjimin e vetedijes se popullit shqiptar per pese shekuj pa u ndal duke filluar nga kontributi arsimor dhe martire te Klerit Katolik te Shqiperise se Veriut. Binomi “ Fe dhe Atdhe” qe e perdoren kleriket katolike ishin nje thirrje e fuqishme per popullin shqiptar ne çlirimin nga zgjedha e rende shume shekullore osmane.

- Besimet fetare tashme ushtrohen lirshem, pas nje persekucioni gjenocidial te klerit katolik nga pushtuesit turk. Gje qe do te perseritej ky sistem segregacioni ndja besimit katolik per afro 50 vjet nen sundimin e shteti komuniste.

- Lufta pese shekullore ishte e madhe e popullit shqiptar duke filluar me Luften gjigande per 25 vjet me ne krye kryegjeneralin Gjergj Kastriot – Skenderbeu.

- Luftra te gjata dhe mëpas sporadike të djemve te Skënderbeut pas vdekjes kunder osmaneve.
Revoltat dhe kryengritjet e shumta të popullit shqiptar ndihmuan qe te korrej kjo Pavaresi.
Merite te madhe ka Ismail Qemali me shoke qe shfrytezuan dobesimin fatal te perandorise osmane nga faktore te brendeshme dhe asaj nderkombetare, ne perpjekjen e korrur te realizimit te endres shekullore te Pavaresise duke sakrifikuar edhe jeten e tij e te familjes tij.

- Merite ishin edhe te Fuqisë së Lidhjes Tripalëshe.

28 nantori 1912 hapi nje epoke te re ne historine e shqiperise, etapen e shtetit te pavarur dhe te luftes se popullit shqiptar per mbrojtjen e lirise e te pavaresise se tij dhe per vendosjen e nje rendi demokratik.

Kapitulli i Katërt

Pavarësia e Shqipërisë dhe reagimi i Fuqive të Mëdha


Artikuj redaksionale nga disa gazeta kryesore te SHBA, Italisë, Austrise dhe Anglise.
“The New York Times” raporton hollësisht për pavarësinë e Shqipërisë. Shtetet që dolën kundër saj dhe shtrimi i çështjes në Konferencën e Londrës

Megjithatë, një udhëheqës shqiptar kishte zbarkuar me të në Durrës


VJENA


– Një mesazh radiofonik i marrë në Trieste nga vapori “Graf Wurmbrand” thotë se dy anije ushtarake torpediniere u hetuan në Durrës për kontrabandë. Udhëheqësi shqiptar, Ismail Qemali, i cili kishte qenë në bordin e “Graf Wurmbrand” dhe që po shkonte të shpallte pavarësinë e Shqipërisë, kishte zbarkuar me mbështetësit e tij kur ishte bërë kontrolli. Mesazhi shton se deri sot në mbrëmje asnjë anije serbe apo malazeze nuk ishin shfaqur në Durrës.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 23 nëntor 1912

Mediat perëndimore njoftojnë shpalljen e pavarësisë


- Ismail bej Qemali thotë se e ka bërë njoftimin në Durrës

- VJENË

– Sipas një informacioni të publikuar në të përditshmen “Allegemeine Zaitung”, pavarësia e Shqipërisë është shpallur në Durrës nga Ismail bej Qemali, udhëheqës i shqiptarëve.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 24 nëntor 1912


Italia i gëzohet pavarësisë së Shqipërisë


Shumë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në provincat e Jugut

ROMË – Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i një qeverie të përkohshme atje është mirëpritur në Itali, veçanërisht në Italinë e Jugut. Italia dhe Sicilia, ku jetojnë disa qindra e mijëra shqiptarë për nga origjina, të parët e të cilëve u arratisën drejt Italisë në vitin 1444, kur Skënderbeu, djali i Gjon Kastriotit, princ i një fisi në Shqipëri, njohën pavarësinë e saj dhe e mbrojnë atë në luftën e suksesshme kundër qeverisë otomane. Telegrame të pafundme u shkëmbyen midis udhëheqësve shqiptarë këtu dhe vëllezërve të tyre në vendlindje. Ka shumë shqiptaro-italianë të njohur në Itali. Kryeministri i fundit, Krispi, ishte me prejardhje shqiptare.
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 30 nëntor 1912


Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavarësisë


VLORË

– Pavarësia e Shqipërisë mund të gëzojë simpati të gjerë dhe mbështete morale prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kjo është thënë sipas një garancie që iu dha Ismail bej Qemalit nga konsujt e dy fuqive këtu teksa flisnin në emër të qeverive respektive.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 3 dhjetor 1912

Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë


VJENË – Një mesazh i “Neue Freie Presse” nga Kostandinopoja thotë se ambasadori rus ka informuar Vezirin e Madh se Rusia nuk do ta njohë pavarësinë e Shqipërisë. Ai thotë se Rusia është dakord që të krijohet jo më tepër se një provincë autonome, nën garancinë e të gjitha fuqive të mëdha.

Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 4 dhjetor 1912

Roma dhe Vjena, mbështetje për Ismail Qemalin


LONDËR
– Sipas një mesazhi nga kryeqyteti i Austrisë, “Ismail bej Qemali, udhëheqësi i shqiptarëve, ka dërguar një telegram nga Vlora në Vjenë, duke protestuar kundër bombardimit të qytetit nga dy anije luftarake greke. Zyra Ndërkombëtare e Postës thotë se përmes bombardimit, luftanijet kishin objektiv special ndërtesat publike të qytetit ku valëvitej flamuri i ri shqiptar.
Zoti Eduart Grey, sekretari i Jashtëm, tha dje pasdite se megjithëse i është propozuar Konferencës së Ambasadorëve në Londër, po bëhet progres në këtë drejtim. Nuk është vendosur përfundimisht nga të gjitha fuqitë europiane nëse është momenti i përshtatshëm për të...
Lajmi është publikuar në “The New York Times” më 6 dhjetor 1912


Kapitulli i Pestë
Më 13.V.1913 njohën Pavarësinë e Shqipërisë dhe ndanë kufijt sipas orekseve sllave-greke

Çështja shqiptare vë në vështirësi Konferencën e Ambasadorëve
Kongresi i Londrës
16.XII. 1912 - 23.I.1913



Kongresi i Armëpushimit të Luftës së Parë Ballkanike


Shqipëria shpalli Pavarsinë prej Perandorisë Otomane në mbarim të luftës më 28 nëntor 1912.
Në Londër u organizua Kongresi i Fuqive të Mëdha, ku filloi punimet më 16 dhjetor deri më 23 janar 1913, ku plasi Grushtë shteti në Turqi me ardhjen në pushtet te Qemal Ataturkut me ekipin e ri intelektual pro-europian.
Me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha si Anglia, Austro-Hungaria, Italia, Franca dhe Rusia firmosën Traktatin e Paqes së Londrës, që njohu botërishtë mbarimin e Luftës së Parë Ballkanike.
Më 13 maj 1913 njohën Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë si dhe rregulluan kufijtë e Ballkanit sipas orekseve të bllokut sllave -greke fitues të luftës kundër Turqisë.

Pjesmarrja në kongresë e blloqeve pro dhe kundra Shqipërisë:

- Italia, Austro-Hungaria pro Shqipërisë,
- Franca dhe Rusia pro vendeve sllave në Ballkan, pra kunder Shqiperise
- Anglia luajti rolin ‘’asnjanës’’, rolin e kurves, përkrahës të Rusisë, pra kunder Shqiperise.


Si caktoi kongresi ndarjen e kufijve ballkanikë?


Të gjitha vendet që ishin të pushtuara nga perandoria otomane u pushtuan nga aleanca ballkanike sllave-greke dhe mëpas e zbuan turkun dhe grabitën toka që nuk ishin të kombeve të tyre. E gjithë ky proçes copëtimi i tokave u bë me anë të ndërhyrjes direktë të Rusisë ndaj vendeve si Shqipëria ku ka interesat e saj strategjike për ta copëtuar me synimin e vetëm për ta zhdukur nga harta e Ballkanit dhe per te pase bregdetin Adriatik-Jone. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanë që nuk përkon me vendet sllave për nga feja, pasi ato i vlersojnë gjithnjë nga përkatësia fetare.
Aleanca ballkanike sllavo-greke kishin shume prioritete sepse perdornin karten e fese islame qe kishte kthyer Turqia popullsine shqiptare.


Roli i Italisë dhe Austro – Hungarisë

Italia dhe Austro - Hungaria nuk jane aleate historike me vendet sllave per shume aresye.
Interesa kufitare e dy shteteve ishte te mos lejonin me çdo çmim dyndjen e shteteve sllave ne Ballkan, duke i njohur mire karakterin e tyre negative historik te tyre qe u nguliten ne Ballkan me lufte. Dhe jane te prirur politika e vendeve sllave vetem per pushtime pamvaresishte koherat, gje qe e vertetoji me Gjenocidin ushtarako-policor te qeverise serbe kunder nje popullit shqiptar jo sllave ne vite 1998…….Ajo kryesorja qe i afronte ishte se Italia dhe Austria do te rrethohej nje dite nese i lejonte shtete sllave te pushtonin Shqiperine per te dale ne brigjet italiane dhe mepas do te sulmoni te dyja shtete sa prej aleateve France-Rusi ne shpine dhe ne anen tjeter prej dyndjeve te vendeve sllave. Mandej do ti vinte rradha Anglise dhe Gjermanise, qe do te zhdukej nga harta e Europes e keshtu do te sundonte perandoria sllave duke e lene Francen te qete, pasi vendet skandinave dihet se jane gjake sllave. Andrra sllave krehej prej shteteve francez dhe ajo ruse.


Roli i Anglisë

Per hire te se vertetes gjithe kjo lufte ballkanike fshihej prapa karta e fese islame te Shqiperise qe ishte per tu besuar nga fuqite e medha, ishte te zaptonin perjetsishte brigjet shqiptaro-italiane me synim pushtimin e shtetit italian e me pas ate austriak.
Anglia luante nje rol djallezor ’’asnjanes’’, duke qene nje shtete qe urren qysh ne krijim shtete te medha si dhe ishte kundra katolicizmit. Ishte qe te kishte perhere lufte midis sllaveve dhe muslimanve shqiptare, mandej projektonte luftra te tjera si midis sllaveve-greke kundra vendeve katolike. Dhe pasi te krijonin perendorine sllave ne Europe parashikonte kurva Angli qe do te pesonte fatin e perandorive te tjera, por me shpejte se perandorite e tjera. E keshtu Anglia do te dilte nje superfuqi e Europes sikurse doli pas Luftes se Dyte Boterore.


Roli i Rusisë dhe Francës

Dihet se Rusia dhe Franca si ish shtete perandorake, dikur armike. Napoleon Bonparti i sulmoji dhe ruset fituan, por Franca duke mos e ndjere veten me asnje aleate ne Europe per vete formimin jo te tipareve perendimor u lidhe me gjigandin aziatik – Rusine duke mos i mbajtur aspak inat per te kaluaren e shemtuar dhe ju perul qafen Rusise sepse i bashkonin interesa djallezore, synimet kunder Anglise dhe kunder vendeve katolike ne Europe, gje qe ende vazhdojne pamvaresishte se jane ndryshuar institucionet dhe propgandat edhe ne vitet 2009 e ne te ardhmen.
Blloqet kundershtare i dijne dhe nuk e harrojne sepse Europa perendimore rron nen psikologjine mentale filozofike te mesjetes edhe ne historine moderne te diteve tona, gje qe reflekton ne botekuptimin e liderve, shtabeve te partive, mbreterive te vendeve perendimore per fatin e shëmtuar te popujve qe aspirojne kohera te reja. Vigjilenca e disa blloqeve është prezente edhe pse nuk është e dukshme.


Kapitulli i Gjashtë
Lufta e Dytë Ballkanike
1 qershor 1913


Lufta e Dytë Ballkanike filloi kur Serbia, Greqia dhe Rumania patën mosmarrveshje me Bullgarinë për ndarjen e rajonit pas pushtimit të përbashkët të Maqedonisë. Më 1 Qershor 1913, Serbia dhe Greqia bën aleancë kundër Bullgarisë gjë e cila çoi në fillimin e luftës mbrëmjen e 29-30 qershorit të vitit 1913 kur mbreti Ferdinand I Bullgarisë urdhëroi trupat e tij të sulmonin forcat greko-serbe në Maqedoni.
Sidoqoftë bullgarët humbën, dhe mes palëve luftuese u nënshkrua një traktat paqeje (Traktati i Bukureshtit) më 10 Gusht të vitit 1913. Nën kushtet e këtij traktati, Greqia dhe Serbia e ndanë pjesën më të madhe të Maqedonisë mes tyre, duke i lënë Bullgarisë vetëm një pjesë të vogël.

Lufta e I-rë Ballkanike mbaroi
Bullgaria humbi luftën

Traktati i Armëpushimit të Luftës Dytë Ballkanike
Traktati i Bukureshtit - 10.VII.1913


Traktati i Bukureshtit, traktat paqeje mes palëve luftuese në Luftën e Dytë Ballkanike, u nënshkrua më datë 10 Gusht 1913, nga delegatët e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Meqënëse Bullgaria ishte izoluar nga të gjitha anët, si pasojë e luftës së dytë ballkanike, në veri nga ushtria e Rumanisë, përgjatë kufirit të saj perëndimor nga ushtritë serbo-grege, dhe në lindje nga ushtria turke, ajo ishte e detyruar të pranonte kushtet që iu imponuan nga armiqtë e saj. Të gjitha marrëveshjet mbi vijat ndërkombëtare kufitare të asaj kohe u rishkruan gjatë takimeve të shumta të komitetit, u përfshinë në protokolle të veçanta, dhe më në fund u ratifikuan nga delegatët e asamblesë së përgjithshme.

Kushtet

Nën kushtet e traktatit, Bullgaria i dorëzoi Rumanisë të gjithë zonën e Dobruxhës (Dobruja) që shtrihej në veri të një vije që zgjatej nga Danubi, shumë pak sipër Turtukajisë (Turtukaia), deri në bregun perëndimor të Detit të Zi në jug të Ekrenit (Ekrene). Ky dorëzim i madh territorial zinte një sipërfaqe prej 6,959 km², një popullsi prej 286,000 banorësh dhe përfshinte fortesën e Silistrisë (Silistria) dhe qytetet e Turtukajës në Danub dhe Baltçikut (Baltchick) në Detin e Zi. Gjithashtu, Bullgaria pranoi të hiqte të gjithë fortesat e saja ekzistuese, të mos ndërtonte më të tilla në Rastçak (Rustchuk) ose në Çamla (Schumla) dhe në asnjë territori midis këtyre dy qyteteve dhe as në një rreze prej 20 km rreth Baltçikut.

Kapitulli i Shtatë
Përfitimet Territoriale të tokave shqiptare


Nga Serbia

Kufiri lindor i Serbisë u rivendos nga kodër-maja e Patarikës, në kufirin e vjetër, dhe duke përshkruar vijën ndarëse të lumënjve Vardar dhe Struma deri në kufirin greko-bullgar, përveç luginës së sipërme të Strumnicës (Strumnitza) e cila qëndroi në zotërimin e Bullgarisë. Pra territori që përfituan serbët përfshinte Maqedoninë qëndrore, duke përfshirë Ohrin, Manastirin, Kosovën, Shtipën dhe Koçanën, dhe gjysmën lindore të sanxhakut të Pazarit të Ri (Novi-Bazar). Me këtë ndarje Serbia rriti sipërfaqen e saj territoriale nga 48,300 km² në 87,770 km² dhe popullësinë e saj me më shumë se 1.5 milion banorë.



Përfitimet Territoriale nga Greqia


Vija kufitare që ndante Greqinë nga Bullgaria u rivendos nga maja e malit Belashica (Mount Belashitcha) deri në grykën e lumit Mesta, në Detin Egje. Kjo rivendosje kufijsh, e cila u kundërshtua me forcë nga Bullgaria në përputhje me udhëzimet e pranuara në deklaratat e paraqitura nga konferencë nga Rusia dhe Austro-Hungaria, e rriti sipërfaqen territoriale të Greqisë nga 64,780 km² në 108,600 km² dhe popullsinë e saj nga 2.7 milion në 4.4 milion banorë. Territori i aneksuar nga grekët përfshinte Epirin, Maqedoninë jugore, Selanikun, Kavalën dhe rajonin bregdetar të Egjeut deri në lindje të lumit Mesta, duke e kufizuar bregdetin bullgar në Egje në thjesht 181 km që shtrihej nga Mesta në Marica (Maritza), duke lënë një dalje në Egje nëpërmjet portit inferior të Dedeagaçit. Greqia gjithashtu zgjeroi kufjtë e saj veriperëndimor duke marrë nën kontroll kështjellën e famshme të Janinës. Ndërkohë, Ishulli i Kretës ju bashkangjit zyrtarisht Greqisë më 14 Dhjetor 1913.


Përfitimet Territoriale nga Bullgaria


Pjesa e plaçkës së luftës që i mbeti Bullgarisë, megjithëse u zvogëlua shumë, nuk ishte mospërfillëse. Përfitimi territorial i Bullgarisë ishte 25,030 km² ndërkohë që popullsia e saj u rrit me 129,490 banorë. Territori i përftuar i dha Bullgarisë kontrollin e një pjese të Maqedonisë duke përfshirë qytetin e Strumnicës (Strumnitza) në Trakën perëndimore dhe 181 km rajon bregdetar në Egje.


Vlerësimet e Traktatit te Bukureshtit

Nën kushtet e Traktatit të Bukureshtit, Rumania përfitoi pjesën më të madhe në krahasimë me sakrificat e saj. Rumunët e pashpaguar jetojnë përgjithësisht në Transilvania, Bukovinë dhe Besarabi, kështu që luftrat Ballkanike nuk i dhanë mundësi Rumanisë për të perfeksionuar ndreqjen e kufijve të saj mbi vijat etnokrafike.
Kushtet turpëruese që iu imponuan Bullgarisë erdhën si shkak i padurimit dhe pamaturisë së saj. Territori që Bullgaria përfitoi ishte i stërzvogëluar; ajo dështoi në përpjekje për të çliruar Maqedoninë, e cila ishte arsyeja kryesore që Bullgaria hyri ne luftë; humbi rajonet e Ohrit dhe Manastirit, të cilat ajo i lakmonte aq shumë; përfitoji vetëm një pjesë të vogël në Egje, me dalje në portin inferior të Dedeagaçit, ndërkohë që u detyrua të hiqte dorë nga ambicja e saj si udhëheqëse në kontrollin mbi Ballkan.
Greqia, edhe pse përfitoi shumë nga ky traktat, prap mbeti shumë e pakënaqur. Aneksimi i Selanikut ishte një fitore e madhe për të; asaj ju dha porti Kavallës dhe territori në drejtim të lindjes fal këmbnguljes së Mbretit dhe ushtrisë, ndryshe nga këshilla e Venizelos; në veriperëndim Greqia hasi kundërshtimin e Italisë ndaj pretendimeve të saj për Shqipërinë jugore; me përfitimin e Ishujve në Egje, Greqia mbeti shume e pakënaqur dhe ende sot e kësaj dite ajo pretendon rreth 3,000,000 bashkatdhetarë.


Defektet thelbësore të Traktatit të Bukureshtit ishin që:

1) kufijtë që ai rishkroi nuk përkonin me kombësinë e banorëve të rajoneve të prekura, dhe që
2) ndëshkimi që iu bë Bullgarisë, e cila ndoshta e meritonte meqënëse u bë shkaktare e Luftës së Dytë Ballkanike, ishte aq i rëndë saqë ajo nuk mund ta pranonte traktatin si një marrveshje të përhershme.
Ndërkohë që Serbia, Greqia dhe Rumania duhet të mbajnë mbi supe një pjesë të fajita lidhur me karakterin e traktatit, nuk duhet të harrohet që veprimet e tyre në Bukuresht u shkaktuan kryesisht nga marrëveshjtet imponuara Shteteve Ballkanike nga superfuqitë në konferencat e Londrës.


“Protokolli i Firences”, 17 - 24 dhjetor 1913


U caktue kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë


Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.


“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Masakrat greke në Gjirokastër Korçë e Përmet

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.


Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.



Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914/qender]

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.


“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914


Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

[qender]Kapitulli i tetë
Shqipëria nën regjimin e Vilhelm Vid-it


(sipas fq.411 te Historisë së Shqipërisë – vëll. i dytë, v.1964.)
Vilhelm Vidi – princ i Shqiperisë.

Delegacioni shqiptar prej 14 vetash, i caktuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit(KNK) dhe i kryesuar nga Esad Pashe Toptani, shkoi në Noi-Vid, të Gjermanisë Jugperëndimore, ku më 21 shkurt 1914 i ofroi zyrtarisht princ Vilhelm fon Vid kurorën e Shqipërisë. Pas disa ditesh princi u nisë për në Shqipëri dhe i shoqëruar gjatë lundrimit në Adriatik nga disa luftanije të Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës dhe Italisë, zbriti me 7 mars 1914 në Durrës. Princ Vidin e njohën si princ të Shqipërisë të gjitha fuqitë e mëdha, pas tyre dhe shtete te tjera, duke përfshirë edhe shtete ballkanike. Princ Vidi formoi qeverinë shqiptare më 17 mars të vitit 1914, ku kryeministër u vu Turhan Pashë Përmeti, ish ambasdor i Perandorisë Otomane në Petërburg. Pjesa ma e madhe e kabinetit të qeverisë i përkisnin klasë bejlere-çifligare dhe ishin antikombtar.
Personaliteti ma i fuqishëm i qeverise ishte Esat Toptani, i cili, pas suksesit që korri duke e bindur princ Vidin të caktonte për kryeqytete Durrësin, ku ai kishte influencë, siguroi për vete dy portofole ma të randësishme si: ministrinë e punëve të brendëshme dhe atë të luftës. Rrethet patriotike borgjeze dhe ato çifligare e pritën me entusiazëm ardhjen e princ Vidit në Durrës me bindjen se ai do te realizonte aspiratat e tyre nacional-shoqërore. Natyrishte që princi kishte rreth vetes këshilltare të përfaqsuesve të fuqive të mëdha me shumicë italiane dhe austro-hungareze, që përfaqsonin interesat polarizuese të dy kampeve ndaj Shqipërisë. Këto orvajtje interesash në oborrin e princ Vidit sollen shpejt përçarjen e qeverisë në dy blloqe: - njëra orientohej nga Vjena dhe tjetra nga Roma me përfaqsues, Esat Toptanin në krye.
Blloku proaustriak u rrjeshtuan edhe shumica e aktivistëve patriote të vendit, të cilët shpëtimin e vendit e shikonin vetëm në forcimin e autoritetit të VilhelmVidit.(fq.412 te libr. Historia e Shqipërisë II v.1964 – Tiranë.)
Me ndërhyrjen brutale fuqitë imperialiste, të përfaqsuara nga KNK, këshilltare ushtarak e civile, ministrat e konsujt dhe agjentët e fshehtë, e paralizuan veprimtarinë normale të shtetit shqiptar.
Rivaliteti i fuqive të mëdha u shprehë edhe në çështjen e mëkëmbjes financiare të Shqipërisë. Vjena nuk kishte hequr dorë nga kërkesa e saj për të themeluar një banke me kapitale austro-italiane, e cila do të akordonte huanë qe Vidi kishte kërkuar kur u caktua princ. Por këtë projekte vazhduan ta kundërshtonin fuqi të tjera, të cilat u bashkuan me propozimin që Franca kishte bërë qysh në dhjetor 1913 për ta ndërkombetarizuar bankën shqiptare. Ndërkombëtarizimi i Bankës në të cilën të gjitha fuqitë e mëdha do te merrnin pjesë me kapitale te barabarta, do te shmangte sipas Frances, forcimin e ndikimit austro-italian mbi shtetin e dobet shqiptar. Nga ana tjeter, ai do te paralizonte veprimtarine e saj per shkak te kontradiktave qe ekzistonin midis fuqive. Duke qene e nderkombetarizuar Banka, nuk do te jete ne gjendje te kontribuonte efektivisht per forcimin e financave shtetrore të Shqipërisë dhe, në rastin ma të mirë do të shërbente për grabitjen kolektive të pasurive të saj. Kur edhe Italia dha pëlqimin për projektin francez, Austro-Hungaria u detyrua, me në fund, të hiqte dorë nga kërkesa e saj. Kështuqë fuqitë e mëdha pranuan t’i akordonin Shqipërisë një hua të përbashket prej 75 milion frangash ari per krijimin e një banke kombëtare.
Kjo hua do të shlyhej nga të ardhurat e shtetit shqiptar.
Me grumbullimin, para se gjithash, të bejlerve dhe pashallarve në oborrin e Vidit, te cilet ky i vuri ne postet ma të randësishme të administratës shqiptare, princi i dha qysh në fillim regjimit të tij një karakter thellësisht antipopullor. Me përbërjen e qeverisë së Turhan Pashës nuk mund të bante asnjë reforme social-ekonomike në dobi të shoqërisë. I orientuar qeveria nga klasa çifligare dhe të kryesuar nga latifondisti ma i madh i Shqipërisë së Mesme, Esad Toptani, Vidi i gënjeu shpresat e rretheve patriotike e demokratike. Si rezultat i pakënaqësisë që rritej ndaj Esad Toptanit dhe ndaj klasës feudale.

Viti 1914 dhe princ Vidi ne Shqiperi

(Njoftime të shtypit të asaj kohet)
Si dështoi Princ Vidi në mbretërimin e Shqipërisë?

“The New York Times” tregon rënien e Uilliam Vidit

Romë
– Informacione që vijnë nga Durrësi në Shqipëri thonë se kryengritësit e kanë bombarduar sërish qytetin. Dy predha ranë fare afër Pallatit Mbretëror, i cili ruhet akoma nga ushtarë italianë. Uiliam Vidi, anëtar i një familjeje historikisht të njohur në Gjermani, gruaja e të cilit, princesha Sofie, vjen nga një familje e vjetër rumune, ishte zgjedhur nga fuqitë e mëdha të Europës për të qenë drejtues i Shqipërisë kur ky vend ishte vendosur për t’u bërë i pavarur, pas luftës ballkanike, që solli edhe çlirimin e saj nga sundimi turk.
Raportohet se ai kishte dyshime serioze kur iu bë propozimi, por më 9 shkurt të këtij viti, më në fund, ai e pranoi kurorën mbretërore të Shqipërisë dhe bëri një raund vizitash ceremoniale te drejtuesit e Britanisë së Madhe, Austrisë dhe Italisë. Më 8 mars ai mbërriti në Durrës, të cilin ai e kishte bërë kryeqytetin e tij, me një jaht të bukur që ishte pajtuar nga Borden Harrimans.
Madje, që në atë kohë, Uilliam Vidi kishte qenë i shqetësuar. Ai i gjeti epirotët në kryengritje dhe refuzoi që të çojë një ushtri kundër tyre, pasi nuk mund të besonte në besnikërinë e mbështetësve të tij. Esat Pasha, ministër i Luftës dhe njeri i fuqishëm në Shqipëri, që dyshohej se dëshironte të bëhej mbret, kërkoi leje për të drejtuar shqiptarët kundër epirotëve, të cilët në prill të këtij viti pushtuan një pjesë të Shqipërisë, plaçkitën 250 shqiptarë të besimit muhamedan në Hormovë, i kryqëzuan ata në një kishë dhe dogjën edhe vetë kishën. Kërkesa e tij ishte refuzuar. Më 18 maj Esat Pasha dha dorëheqjen si ministër Lufte dhe me 5 mijë mbështetës të tij sulmuan kryeqytetin.
Anijet e huaja të luftës zbarkuan njësitë ushtarake, të cilat erdhën për të ndihmuar mbretin e ri. Esat Pasha ishte kapur dhe u depërtua në Napoli. Megjithatë, rebelimi vazhdoi dhe Princ Vidi bashkë me familjen e tij udhëtuan nga qyteti dhe morën strehim në një kryqëzor italian. Por më pas zbarkoi sërish në Durrës. Pak javë më pas familja e tij u largua nga vendi.

Lajmi është botuar në “The New York Times” më 4 shtator 1914



Austriakët i nxitin shqiptarët kundër serbëve


ROMË
– (Lajm sipas “The London Daily News”) Në mënyrë sekrete austriakët i kanë armatosur katolikët shqiptarë dhe duke u ofruar para, po përpiqen t’i bindin ata që të sulmojnë Serbinë. Italia është e vendosur të garantojë pavarësinë e Shqipërisë, pavarësisht largimit të mbretit (Princit Uilliam Vidi) Megjithatë, ajo nuk do të tolerojë asnjë përpjekje që do të trazojë status kuonë dhe këmbëngul në mbajtjen e neutralitetit të Shqipërisë. Nëse do të jetë e nevojshme, ajo është e gatshme ta mbrojë. Trupat austriake janë duke lëvizur nga Tiroli që të përforcojnë ushtritë e dështuara në Lemberg dhe fortesat rreth Moravisë.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 8 shtator 1914


Mediat perëndimore: “Djali i sulltanit, princ i Shqipërisë”


LONDËR
– Një informacion i rëndësishëm i dërguar nga Roma thotë se një mesazh është marrë atje nga Durrësi në Shqipëri, që njofton se Senati Shqiptar ka zgjedhur princ Burhan Eddin, djalin e ish-sulltan Abdul Hamid, princ të Shqipërisë në vendin e Princ Vidit, që e la mbretërinë e tij disa ditë më parë dhe më pas hoqi dorë nga froni duke u larguar drejt Zvicrës. Korrespondenti shton se Esat Pasha ka mbërritur në Dibër dhe po realizon qëllimin e tij për të shkuar drejt Durrësit, në krye të 10 mijë personave.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 28 shtator 1914


Esat Pasha kërcënon Italinë: “Nuk tërhiqem nga Durrësi”


ROMË
– (I dërguar te “The London Morning Post”) – Esat Pasha, i shoqëruar nga 12 mijë njerëz të armatosur nga Dibra, Tirana, Shijaku dhe vende të tjera, ka hyrë në Durrës triumfator pas 4 muajsh në ekzil. Banorët dhe grupi italian e mirëpriti ngrohtësisht atë. Ai mbajti një fjalim për popullin nga Pallati, duke premtuar një erë të re drejtësie për të gjithë. Ministri italian, Braon Aliotti, pas lajmit të kurorëzimit, ishte kthyer rikthyer në të njëjtën ditë në mëngjes, por Esat Pasha këmbëngul se do ta mbajë të rrethuar atë.
“Giornale D’Italia” nxit një veprim pozitiv përsa i përket pjesës së Italisë, që të krijojë të drejtën e saj për të vendosur për fatin e Vlorës, si çelësi i Adriatikut. Sipas “Giornale D’Italia”, një veprim i tillë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në qëndrimin neutral të Italisë.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 5 tetor 1914

Esat Pasha zgjidhet president i Qeverisë së Përkohshme

PARIS
– Një mesazh i mbërritur nga Durrësi, që daton më 4 tetor, thotë se Senati ka emëruar Esat Pashën president të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë. 10 mijë forcat e tij pushtuan të gjitha pozicionet strategjike të qytetit. Esat Pasha më parë ishte ministër shqiptar i Luftës (në kohën e Princ Vidi) dhe shef Komande i forcave turke në Shkodër në Luftën Ballkanike. Ai ishte kundër drejtimit të vendit nga Princi Vidi, që ishte emëruar në krye të fronit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha.
Lajmi është botuar në “The New York Times” më 7 tetor 1914


DY KABINETET E KRIJUAR NGA PRINC VIDI


QEVERIA “VIDI 1” - 9 MARS 1914
- Turhan Pashe Permeti - kryeminister
1. Esat Pashë Toptani - ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;
2. Aziz Pashë Vrioni - ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;
3. Myfit bej Libohova - ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;
4. Dr. Mehdi bej Frashëri - ministër i Financave;
5. Hasan bej Pristina - ministër i Postë - Telegrafikeve;
6. Dr. Mihal Turtulli - ministër i Arsimit;
7. Prenk Bib Doda - ministër për Punët Botore


QEVERIA “VIDI 2” – 20 MAJ

1. Turhan Pasha sërish mbeti kryeministër;
2. Preng Bib Doda - ministër i Punëve të Jashtme;
3. Aqif Pashë Elbasani - ministër i Brendshëm dhe i Luftës;
4. Filip Noga - ministër i Financave;
5. Dr. Mihal Turtulli - ministër i Arsimit;
6. Mithat Frashëri - ministër i Punëve Botore dhe i Postë - Telegrafës
7. Abdi Toptani - ministër i Bujqësisë
Titujt janë të redaksisë
Përgatiti: Albert Gjoka

“The New York Times”:


Kapitulli i Nantë

Pakti i Romës, Musolin – Pashiq
Janar 1924


Mal i Zi dhe Italia të respektojnë Pavarsinë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë
Pakti i Romës, i janarit të vitit 1924, për nga fryma e vet, ua imponoi Romës e Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë mbi ngjarjet në Shqipëri.
Ndërkaq, kjo nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Ahmet Zogut e as qeveria jonë, në dhjetor të po atij viti, t’ia bënte të mundshme Ahmet Zogut, që, nga territori ynë, të futet në Shqipëri për ta marrë pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundën t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të vet shqiptarë, që kërkonin ndihmë për ta mbajtur pushtetin ose për të ardhur në pushtet dhe që premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë e ndërronin orientimin.

Pakti i Tiranës dhe gjendja e re

Pashiç: Shqipëria të jetë e pavarur, e dobët dhe e parregulluar!

Pashiç, duke u dhënë udhëzime përfaqësuesve tanë për punë në Shqipëri, u thoshte: ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, e dobët dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme të qëndronte. Shqipëria e dobët dhe e parregulluar patjetër do të kërkonte ndihmë e mbrojtje atje ku mund t’i gjente këto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin të cilin donim ta përmbysnim ne, kërkonte mbrojtje nga Italia.
Shqipëria e dobët dhe e parregulluar, në vitin 1926, kërkoi mbrojtje e ndihmë nga Italia. Ahmet Zogu së pari mori garanci për regjimin e vet dhe në vitin1927 pranoi të lidhë Aleancën ushtarake për 20 vjet, ku mori me qindra e qindra miliona lireta për punë botore(ndërtime), ia nënshtroi plotësisht Shqipërinë Italisë në pikëpamje ekonomike e financiare, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, pra, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit ne luftonim në Konferencën e Paqes.
Rreziku më i madh që viteve të fundit na vinte nga Shqipëria ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe atë “kufirin ofensiv” kundër të cilit kishim luftuar para aleatëve në Paris, kur ata propozonin që Italisë t’i jepej mandati në Shqipëri. Është me interes të përmendim në këtë vend se vetëm ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë shtet tjetër ballkanik nuk na përkrahu në këtë pikëpamje. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çemberlen, në takimin me Musolinin në Livorno, në vitin 1926 e dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë gjithnjë e këshillonin mbretin Zog që të mos hynte në konflikt me italianët.


Landa


- Pjesa e Dytë
Shqipëria në vite 1912 - 1939

Konferenca e ambasadorve të Londrës dhe Shqipëria

- Kapitulli i Parë
Rruga drejt Shpalljes së Pavarsisë më 28 nantor të 1912

Përpjekjet diplomatike të shqiptarve për Pavarsinë e Shqipërisë

Rrugët e patriotve shqiptare në kancelaritë europiane
Bukureshti

- Vjena
Përkrahja e austro – hungarezve

Budapesti
Trieste
Durrsi
Vlora

- Shqipëria – shesh lufte
Ushtria serbe sulmon Shqipërinë

Pjesmarrja e delegatëve nga Kosova

- Kapitulli i Dytë
Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin shpallen Pavarsinë e Shqipërisë

Rezolutën e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë e nënshkruan të gjithë të pranishmit në Kuvend, si:

- Kapitulli i Tretë
Qeveria e parë shqiptare

Veprimtaria e qeverisë shqiptare
Aktiviteti i Ismail Qemalit me grupin e tij
Para 28 nëntorit

Veprimtaria politike e diplomatike te kryetarit te qeverise I.Qemalit
A.Në planin e brendshëm

B – Në planin diplomatik
Kryemministri Ismail Qemali u njoftoi Shpalljen e Pavarsisë:
Fuqive te Medha :
A e njohën Pavarësine e Shqipërisë?
- Vendimet e Kuvendit
Me 29 nëntor Kuvendi vendosi:
Roli i Pleqësisë:

- Randsia historike e Shpalljes së Pavarsisë

- Kapitulli i Katërt
Pavarësia e Shqipërisë dhe reagimi i Fuqitë e Mëdha
VJENA

Mediat perëndimore njoftojnë shpalljen e pavarësisë
Ismail bej Qemali thotë se e ka bërë njoftimin në Durrës
VJENË
Italia i gëzohet pavarësisë së Shqipërisë

Italia dhe Austro-Hungaria, pro pavarësisë
Rusët nuk e njohin pavarësinë e Shqipërisë
Roma dhe Vjena, mbështetje për Ismail Qemalin

Kapitulli i Pestë
Më 13.V.1913 njohën Pavarësinë e Shqipërisë dhe ndanë kufijt sipas orekseve sllave-greke

Çështja shqiptare vë në vështirësi Konferencën e Ambasadorëve
Kongresi i Londrës
16.XII. 1912 - 23.I.1913

Pjesmarrja në kongresë e blloqeve pro dhe kundra Shqipërisë:

Si caktoi kongresi ndarjen e kufijve ballkanikë?

Roli i Italisë dhe Austro – Hungarisë

Roli i Anglisë

Roli i Rusisë dhe Francës


- Kapitulli i Gjashtë
Lufta e Dytë Ballkanike
1 qershor 1913

- Traktati i Armëpushimit të Luftës Dytë Ballkanike
Traktati i Bukureshtit me 10 gusht 1913


- Kapitulli i Shtatë
Përfitimet Territoriale të tokave shqiptare

Nga Serbia
Nga Greqia
Nga Bullgaria

- Vlerësimet e Traktatit te Bukureshtit

Defektet thelbësore të Traktatit të Bukureshtit ishin që:

- “Protokolli i Firences”, 17 - 24 dhjetor 1913

- “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913
- Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

- Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Kapitulli i tetë
- Shqipëria nën regjimin e Vilhelm Vid-it
Viti 1914 dhe princ Vidi në Shqipëri

- Austriakët i nxitin shqiptarët kundër serbëve

- Mediat perëndimore: “Djali i sulltanit, princ i Shqipërisë”

- Esat Pasha kërcënon Italinë: “Nuk tërhiqem nga Durrësi”

Kapitulli i Nantë
Pakti i Romës, Musolin – Pashiq
Janar 1924

Pakti i Tiranës dhe gjendja e re



Autori - Bep Martin Pjetri
Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure, Posted 20 Janar 2010, 16:59
Vazhdon
Imazh


Pjesa e tretë
Ribashkimi i trojeve etnike shqiptare
1939-1944


*Pushtimi italo-gjerman
*Ribashkimi i trojeve shqiptare gjatë pushtimit italo-gjerman

Pakti italo-shqiptar i 25 marsit 1939


Në 25 mars 1939 Italia i dërgoi Shqipërisë një kërkesë në formë ultimatumi që midis dy vendeve të arrihej një traktat aleance dhe bashkëpunimi, përndryshe Italia fashiste do të pushtonte Shqipërinë. Të tetë nenet e traktatit i jepnin Italisë në Shqipëri më pak të drejta se ç’ ka pase marrëveshje SHBA, fuqia kryesore e NATO në vendin tonë. Sipas projektit të marrëveshjes që kryediplomati italian në Shqipëri, Jacomoni i dorëzoi Mbretit Zog, Italia kërkonte:

1)Aleancë ushtarake mes dy vendeve për t’ u mbrojtur reciprokisht nga sulmet, çka nënkuptonte se Italia do ta mbronte Shqipërinë nga fqinjët.

2)Italia do të siguronte ndihmë në rast të cenimit të sovranitetit të Shqipërisë.

3)Duke u njohur autoriteteve shqiptare të drejtat për ruajtjen e rendit dhe të mbrojtjes nga agresioni i huaj në vend, Italia do të përdorte mjetet që i konsideronte të nevojshme për të përmbushur detyrimin e marrë më lart.

4)Qeveria shqiptare do të lejonte përdorimin e porteve, aerodromeve dhe të rrugëve nga ana e Italisë.

5)Përfaqësitë diplomatike në të dy vendet do të ngriheshin në nivel ambasadash.

6)Italia do të jepte ndihmë teknike e financiare për Shqipërinë dhe në këtë kuadër në çdo ministri shqiptare do të vendosej një funksionar italian, në postin e sekretarit të përgjithshëm.

7)Midis dy vendeve do të bëhej një marrëveshje doganore e monetare për shkëmbimet në përshtatje me tregun e brendshëm të dy vendeve.

8)Qytetarët e dy vendeve që banonin në shtetin tjetër do të kishin reciprokisht të njëjtat të drejta.


Siç shihet, termat e projekt-traktatit qenë formuluar në atë mënyrë që të pranoheshin nga Mbreti Zog, parlamenti shqiptar dhe opinioni shqiptar pa cenuar dinjitetin e tyre. Në projekt-marrëveshje përmendej më tepër se një herë sovraniteti i Shqipërisë, literalisht dhe praktikisht. Madje për të ushqyer dinjitetin e shqiptarëve bëhej koncesioni i madh që përfaqësia diplomatike të ngrihej në nivel ambasade, gjë që ishte krejt e pazakonshme në atë kohë, në marrëdhëniet mes një fuqie të madhe si Italia dhe një vendi të vogël si Shqipëria. Në atë kohë, SHBA, Britania e Madhe, Franca , Gjermania, marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë i kishin në nivel legate, në krye të së cilës qëndronte një ministër fuqiplote.
Ajo që të bën përshtypje në termat e projekt-traktatit është se Italia përveçse kërkonte të drejta ndaj Shqipërisë merrte përsipër edhe detyrime, dhe jo vetëm ushtarake por edhe financiare. Italia merrte përsipër që të financonte mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit shqiptar, gjë që në fakt e kishte bërë në sajë të një sërë marrëveshjesh të tjera që nga viti 1925. Në rast se Mbreti Zog do ta kishte pranuar këtë projekt-traktat, ai do të vazhdonte të rrinte në pushtet dhe pushtimi italian i Shqipërisë në 7 prill të atij viti nuk do të kishte ndodhur. Duket se kanë qenë pikërisht termat e kujdesshme dhe të moderuara të projekt-traktatit që paraqiti Italia, ato që e bindën Mbretin Zog se Musolini po luante një blof dhe se nuk do të kishte pushtim, në rast se Tirana e refuzonte ultimatumin e Romës.
Nga termat e traktatit kuptohet qartësisht se Italia nuk kishte dëshirë që ta pushtonte Shqipërinë. Vetëm një vit më parë, në 1938, Italia kishte bërë një marrëveshje me Britaninë e Madhe, fuqinë kryesore të kohës në Europë, dhe Musolini gëzonte një reputacion të madh në Londër, ku Winston Churchill e kishte quajtur vetëm pak vite më parë, si ligjvënësin më të madh të kohës. Nëse shikon termat e projekt-traktatit që Italia i paraqiti Shqipërisë në mars 1939, shikon se Italia kërkonte me anë të tyre më pak të drejta se sa SHBA kanë në Shqipëri, në kuadrin e NATO, si dhe në mënyrë informale, pa asnjë marrëveshje.
Italia fashiste sigurisht që do të ishte e kënaqur me influencën që kishte në Shqipëri, dhe nuk do të kishte kërkuar që ta formalizonte atë me një traktat, sikur me afrimin e luftës, të mos e ndjente se vendet fqinje të Shqipërisë, Jugosllavia dhe Greqia, do të shfrytëzonin situatën e krijuar dhe të pushtonin e të ndanin Shqipërinë mes tyre. Në rast se do të kishte ndodhur kështu, atëherë Shqipëria do të ishte zhdukur nga harta që në 1939, dhe nuk do të restaurohej më si shtet pas Luftës së Dytë Botërore, pasi lufta nuk do ta kishte përfshirë Ballkanin. Lufta botërore e përfshiu Ballkanin pasi Italia fashiste sulmoi Greqinë dhe Gjermania u detyrua të hynte në luftë në Ballkan, për shkak se sulmi italian ndaj Greqisë dështoi.
Por, Italia nuk do të kishte mundur që ta sulmonte Greqinë në rast se kjo e fundit do të zotëronte bregdetin shqiptar, të cilin do ta kishte ndarë me Jugosllavinë. Italia nuk zotëronte mjetet e duhura për të bërë një zbarkim në një bregdet të mbrojtur nga një ushtri si ajo greke, e cila kishte dhe ndihmën e aviacionit dhe të flotës detare britanike. Derisa Italia nuk do të kishte guxuar të sulmonte Greqinë në këtë rrethanë, Gjermania nuk do të hynte në luftë në Ballkan, çka nuk e dëshironte. Kështu Ballkani do të dilte nga lufta i pacënuar, me përjashtim të zhdukjes së Shqipërisë nga harta, çka vështirë se do të rikuperohej, derisa vendet fqinje sigurisht që do të hynin në luftë në momentet e fundit si aleatë të koalicionit antifashist, për çka do të kërkonin kompensim pas luftës. Shqipëria do të kishte pësuar kështu fatin e vendeve balltike që u zhdukën nga harta në 1940, për gjysmë shekulli. Por, derisa vendet balltike të aneksuara nga Bashkimi Sovjetik ruajtën subjektivitetin shtetëror si republika në kuadrin e federatës sovjetike, çka u mundësoi që të pavarësohen me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Shqipëria nuk do ta kishte këtë subjektivitet në kuadrin e vendeve fqinje, por do të aneksohej thjesht si një provincë nga Greqia e Jugosllavia mbretërore, e cila ndryshonte mjaft në pikëpamjen e shtetformimit nga Jugosllavia federale komuniste.
Edhe kur Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë në 7 prill 1939, ajo e ruajti subjektivitetin shtetëror të Shqipërisë, duke mos ia aneksuar territorin e Shqipërisë Mbretërisë së Italisë, si një provincë të re të kësaj të fundit. Ai që quhet pushtim ishte nga pikëpamja juridike një bashkim personal i kurorave të dy mbretërive, duke iu dhënë Mbretit të Italisë kurora e Shqipërisë. Shqipëria ruante subjektivitetin shtetëror, me flamurin, gjuhën, monedhën, qeverinë, parlamentin, administratën, gjykatat, policinë etj., çka nuk ishte aq pa rëndësi sa kërkohet të paraqitet. Në këmbim të asaj pjese të sovranitetit që dha, Shqipëria mori nga Italia një ndihmë ekonomike që i siguroi në katër vitet e pushtimit një zhvillim që nuk e kishte parë as në ëndërr gjatë dekadave të kaluara si shtet i pavarur. Shqipëria e sotme, që nga viti 1991 e deri më sot, ka vazhduar të japë sovranitet, formalisht dhe informalisht, në raport me NATO, Bashkimin Europian, Organizatën Botërore të Tregtisë, si dhe SHBA, pa marrë në këmbim një ndihmë ekonomike konsistente. Madje edhe gjurmët e ndihmës ekonomike që ka dhënë Perëndimi që nga viti 1991, janë krejt të padukshme në krahasim me gjurmët e ndihmës italiane në Shqipëri, e cila ende dhe sot pas rreth shtatë dekadash përbën thelbin e infrastrukturës moderne të Shqipërisë, që nga rrugët, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndërtesave publike, spitaleve, shkollave, porteve etj.
Historiani i njohur britanik Paul Johnson thotë se në histori kanë rëndësi dhe duhen analizuar jo vetëm gjerat që ndodhin, por edhe ato që nuk ndodhin. Ajo që nuk ndodhi në këtë rast ishte që Italia ta aneksonte Shqipërinë si një provincë të saj, edhe pse sigurisht që mund ta kishte bërë këtë gjë, siç edhe bëri Italia në 1941 me disa territore të Jugosllavisë, përkatësisht në Slloveninë e sotme dhe në Dalmaci. Shqipëria ruajti një pjesë të sovranitetit dhe në këmbim mori një ndihmë konsistente ekonomike. Një vend i vogël nuk mund të kërkojë më tepër në momente të vështira, aq më tepër kur Lidhja e Kombeve nuk luajti as gishtin e vogël për t’ i ardhur në ndihmë Shqipërisë, kur Mbreti Zog refuzoi kërkesën e paraqitur në formë ultimatumi nga Italia, që midis dy vendeve të arrihej një traktat, në termat që kam treguar më lart. Shqipëria e zhgënjyer nga braktisja e Lidhjes së Kombeve, pasi i kishte rezistuar me kurajë ultimatumit italian, nuk kishte më ç’ të bënte tjetër pas zbarkimit të trupave italiane në Shqipëri, veç të përpiqej që pushtimi të modifikohej juridikisht, duke ruajtur sa më tepër që të ishte e mundur institucionet shtetërore të para pushtimit, gjë që për hir të së vërtetës edhe u arrit. Në këto rrethana ishte gjithmonë e mundur që të restaurohej pavarësia, se një Shqipëri që ruante flamurin, gjuhën, institucionet kryesore, dhe që zhvillohej ekonomikisht, një ditë do ta kërkonte pavarësinë dhe do ta arrinte në të parën rrethanë të favorshme.
Në rast se Mbreti Zog do të kishte pranuar projekt-traktatin e ofruar nga Italia në mars 1939, ndoshta do të ishte evituar dhe përhapja e luftës botërore në Ballkan, se Musolini vështirë se do të hynte në luftë kundër Greqisë në tetor 1940, në rast se nuk do ta kishte Shqipërinë nën atë kontroll ushtarak që e kishte që nga prilli i vitit 1939. Kështu Shqipëria nuk do të ishte përfshirë në luftë dhe vendi nuk do të ishte bërë komunist në përfundim të saj. Refuzimi i marrëveshjes që Italia i propozoi Shqipërisë rezulton kështu akti kryesor i rezistencës ndaj pushtimit, që solli pasoja për Shqipërinë dhe praktikisht dhe për Ballkanin në vitet e ardhshme. Kur Mbreti Zog refuzoi ofertën për traktat të Italisë, të paraqitur në formë ultimatumi, ai pati qartësisht inkurajimin e Britanisë së Madhe dhe Francës, dy fuqive kryesore që në atë kohë kundërshtonin Italinë dhe Gjermaninë. Por kur ultimatumi u konkludua me invazionin ushtarak italian, Shqipëria e Zogut u braktis në fatin e vet nga Britania e Madhe dhe Franca. Madje Shqipëria ishte braktisur paraprakisht nga këto vende, se Britania e Madhe dhe Franca, derisa e inkurajonin Shqipërinë t’ i rezistonte Italisë, nuk merrnin përsipër rolin e Italisë për të ndihmuar ekonomikisht Shqipërinë, çka ishte nevojë jetike për Shqipërinë.
Nga Kastriot MYFTARAJ


Fakte të reja për heshtjen e traktatit italiano-shqiptare të marsit të 1939 nga ana e Ahmet Zogut

Po shtoj diçka për një dokument që akoma nuk asht zbulue e nuk dihet.
Andej nga mesnata e 6 prillit në zyrën e Musolinit ku ishte dhe konti Çiano, kur tashma ishte vendosë pushtimi i Shqipnisë, aty vjen një telegram urgjent nga mbreti Zog, me propozime të reja.
Këtë e thotë konti Çiano në ditarin e tij, por Duçja, i zgjuem prej gjumit nuk e kishte përfillun atë lajm, dhe as Çiano nuk e kishte lexue telegramin dhe nuk dinte se ç'propozime ishin. Për këtë dokument e kishte lajmërue një sekretar me emën Faraçe. Vendimi ishte marrë dhe flota me ushtrinë italiane ishte nisë për në Durrës.
Kjo pune mbetet mister. Ç'propozime vinin nga Mbreti Zog? Ndoshta ai dokument gjendet diku në ndonjë arshivë të humbun. Fakti asht se Zogu nuk i mori seriozisht ultimatumet, i konsideroi si një presion psikologjik. Pse ?
Me që jemi në kët ç ështje, due te theksoj se prindi im, Prenk Pervizi, asokohe kolonel dhe përfaqsues i Shqipnisë në komisionin e vëzhguesve ndërkombëtar në Luftën e Abisinisë gjatë viteve 1935-1936, prane shtabeve të gjeneralve Badoljo, Graciani dhe De Bono, ku ishin dhe ish shokë të tij të Shkollës së Luftës së Torinos, gjeneralë e kolonelë. Shumë haptas e mori vesh se viktima e dytë pas Abisinisë do t'ishte Shqipnia, fill pas mbarimit të asaj lufte në prill të vitit 1936, fill pas manovrave të mëdha të Italisë po në korrik-gusht 1936. Për këto plane im atë i foli Mbretit Zog, në audience speciale, duke i kërkue organizimin e mbrojtjes së vendit. Zogu ishte përgjigjun se ashtu e kishte zakon të fliste e të mburrej Musolini. Marrëdhanjet me Italinë ishin tepër të mira e nuk ishte nevoja me u shqetësue. Im atë pati dhe një takim tjetër me Zogun pas manovrave të mëdha të Italisë, ku Duçeja, në shtabin madhor të manovrave, ishte shprehun haptasi për një invadim të Shqipnisë,

Ç'ndodhi ? Plani i Musolinit u shty nga Lufta e Spanjës ku Italia u angazhue ushtarakisht. Mjafton të kihet parasysh se me 1 prill të 1939 shpallej botërisht nga Gjenerali Françesko Franko fundi i luftës se Spanjës dhe gjasht ditë pas, më 7 prill Italia sulmoi Shqipninë dhe Zogu, krejt i befasuem dhe i tronditun u largue për në Greqi pa lëshue asnjë kushtrim gojor ose shkresor, ku e përcolli pikërisht ai që e kishte paralajmërue, im atë, gjeneral Prenk Pervizi.
Këto që po shkruej nuk janë fjalë kote por të vërteta, dhe kjo do t'ishte detyra e historianëve dhe akademikeve shqiptar me e kërkue dhe rrëfye të vërtetën dhe me e pastrue historinë shqiptare nga deformimet e fallsifikimet, që erdhën nga diktatura komuniste. Mue personalisht më mjafton deshmia personale, të përjetueme nga vet prindi e familja si dhe pasuesit e besnikët tanë të përfshirë në ato situata.
Lek Previzi - Bruksel, më 4 tetor 2009

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia
7 prill 1939


Në mengjezin e 7 prillit 1939 trupat fashiste italiane, te kryesuar nga gjeneral A. Guconi, filluan sulmin e tyre te pabese kunder Shqiperise. Ato perbeheshin nga 2 divizione kembesoresh, 4 regjimente bersalieresh, 3 batalione tankesh, 1 grupe qerresh te shpejta te koracuara, batalioni special ’’San Marko’’, 2 batalione kemishezinjsh, 1 regjiment granatieresh, 2 grupe te artilerise te kalibrit te mesem etj. dhe shoqeroheshin nga 2 koracata, 7 kryqezore, dhjetra torpendiera, e nendetesa si dhe nga nje flote e madhe ajrore qe nisej nga Bazat e Italise se Jugut. Trupat italiane arrinin ne 35 – 40 mije vete.
Zbarkimi i trupave italiane ishte caktuar te behej njekohesisht ne Durres, Vlore, Sarande e Shengjin. Grupet perkatese te operacionit do te drejtoheshin nga gjenerali Mese.
Pas bombardimeve te rrepta nga deti dhe nga ajri, forcat italiane u orvaten te zbarkonin ne Durres. Por ato hasen ne qendresen e nje grushti patriotesh shqiptare, te cilet i detyruan fashistet te terhiqeshin disa here. Ne keto luftime rane heroikisht kapteri i marines Mujo ulqinaku dhe patriot te tjere. Ushtria italiane u prit me pushke ne Vlore, Shengjin, Lezhe dhe te Ura e Bahçallekut ne Shkoder.
Ndersa populli vazhdonte te kerkonte arme dhe perpiqej, me çka kishte, te pengonte marshimin e trupave fashiste, A.Zogu dhe klika e tij beri perpjekjen e fundit per t’u marre vesh me armikun qe kishte invaduar vendin. Ne mengjezin e 7 prillit 1939, ata derguan prane gjeneral A. Guconit ne Durres nje delegacion per t’i kerkuar edhe njihere qe pushtimi te legalizohej me ane te perfundimit te konventes ushtarake. Pasi deshtoi kjo manever e fundit, A. Zogu dhe klika e tij e vulosen tradhtine ndaj atdheut dhe popullit me ikjen e turpeshme te tyre jashte atdheut..
Oficeret ikishin braktise reparte e tyre ushtarake. Shume deputete te larte dhe funksionare te larte te regjimit i drejtuan fshehurazi nga populli telegrame Musolinit, duke e ftuar te vinte sa me pare ne Shqiperi, ndersa ministri i oborrit mbreteror Xh.Ypi i pershendeti fashistet italiane ’’qe shpetuan nga roberia e rende e Zogut’’.
Populli u dha pergjigjen e merituar edhe ketyre tradhetarve te vendit. Ne Elbasan nxenesit e shkolles normale arrestuan disa ministra qe po iknin fshehurazi ne Greqi. Ne Gjirokaster u vra komandanti i xhandarmerise kur u nis me flamur te bardhe per te pritur italianet.
Pasi thyen qendresen ne skelat, pushtuesit fashiste munden te perparonin me shpejtesi ne brendesi te vendit. Me 8 prill ata hyne ne Tirane, me 9 prill ne Shkoder e Gjirokaster dhe te nesermen pothuajse pushtuan te gjitha qendrat kryesore te vendit.
Pergjegjes per kete pushtim ishte tradhetia e Zogut me qeverine e tij si dhe vendet perendimore heshten duke mosnderhyre. (marre ne faqen 675-676 te librit ’’Historia e Shqiperise’’ vell. II, botimi 1964 Tirane)


VIKTOR Emanueli i Trete me 12 prill 1939

Qendrime te politikes shqiptare para dhe pas 1944 ndaj Kosoves.

Nje Platforme nazisto-liberale per Kosoven!! Traktati Ribentrop-Ciano per coptimin e Kosoves

Eshte nje Platforme e hartuar nga dy vete me kombesi gjermane. Ne distance kohore prej 60 vjetesh. Qe te dy diplomate te larte. Njeri ka qene, tjetri eshte akoma. Qe te dy jane marre me Kosoven dhe fatin e saj dhe me aftin e kombit shqiptar. I pari e ka ndare Kosoven dhe pastaj e ka bashkuar me Shqiperine. I dyti vetem sa ka hedhur idene e ndarjes. I pari quhet Joakim Von Ribbentrop dhe ka qene minister i jashtem i qeverise naziste te drejtuar nga Adolf Hitleri. I dyti eshte Volfgang Ishinger, ka qene, asistent i posacem i Hans Ditrih Gensherit dhe Klaus Kinkelit, mik i ngushte i Joshka Fisherit, ambasador i Gjermanise ne SHBA, Londer, sekretar shteti, i preferuar edhe nga SHBA edhe nga Rusia. I pari politikisht ishte nazist, i dyti politikisht eshte liberal-demokrat.
Ishte nje hyrje e pak e gjate, por e domosdoshme. Pasi politika dhe diplomacia shqiptare ne Tirane, Prishtine, Tetove etj e ka anashkaluar ate qe nuk duhej te anashkalohej. Jo rastesisht ne momente kulmore te kombit shqiptar, shfaqen dy gjermane. (Bindjet politike, naziste per Ribentropin apo liberale per Ishingerin nuk kane fare rendesi kur eshte fjala per shtet dhe kombformim. Ato kane rendesi kur menaxhohet pushteti. Me te drejte Xhaferr Deva thoshte se pranoj edhe qeverisjen e Enver Hoxhes, vetem te bashkohet Kosova me Shqiperine. Vetem ideja reale e bashkimit pranon perbashkime te tilla, te papranueshme kur behet fjale per pushtetin politik). «Do te bejme çdo kompromis per pavarsine e Kosoves» perbetohej para disa ditesh nje politikan majtist nga Prishtina. Kur duhet te thoshte se: Duhet te bejme çdo aleance, qofte edhe me «djallin apo te birin e tij» per bashkimin e Shqiperise me Kosoven.
Nuk ka qene dhe nuk eshte rastesi qe Ribentrop dhe Ishinger kane marre persiper operacione qe nuk i kane pranuar te tjeret.(Arkitekti i ndarjes se Bosnjes, Ishinger e di mire se sa e pamundur tingellonte aso kohe kur ai projektonte ndarjen e saj)Le te behemi me konkret: Si e ndau Joakim Von Ribentrop Kosoven dhe si e bashkoi me Shqiperine?
Ne Prill te vitit 1941 divizionet e motorizuara gjermane pushtuan Jugosllavine duke perfshire edhe Kosoven qe ishte pjese e saj. Me pas ne Viene arrihet Marreveshja midis ministrave te jashtem te Gjermanise dhe Italise per ndarjen e teritoreve te Ballkanit. Kjo Marreveshje mori emrin Marreveshja Ribentrop-Ciano. Sipas kesaj Marreveshje trupat gjermane u larguan nga pjesa me e madhe e territorit te Kosoves duke mbajtur Vushtrine, Podujeven dhe Mitrovicen, Leposaviqin, Zubin-Potokun, Zveçanin te cilat ju dhane Serbise. Serbia qeverisej nga nje qeveri e kryesuar nga ish shefi i shtatmadhorise se ushtrise jugosllave Milan Nediç. Kufiri sipas Marreveshjes u vendos ne Mitrovice, ku qeveria e Nediçit dislokoi nje batalion te Rojes Shteterore. Nje pjese tjeter e Kosoves ju dha Bullgarise se Car Borisit qe ishte aleate e gjermaneve. Perveç Maqedonise Lindore, Bullgaria mori si teritor te saj Luginen e Presheves, Shterpcen, Kaçanikun, Kumanoven dhe Vitine. Ndersa pjesa tjeter e Kosoves dhe e Maqedonise u bashkua me Shqiperine. Italia ne keto teritore krijoi kater prefektura. Prefektura e Prishtines, e Pejes dhe e Prizrenit dhe Dibres se Madhe. Kjo u emertua Shqiperi e Madhe. Por nuk ishte akoma Shqiperi natyrale.
Natyrisht gjenerali Nediç ka vdekur. Natyrisht qe edhe Ribentrop ka vdekur. Por eshte akoma gjalle batalioni i Rojes Shteterore ne formen e Rojeve te Ures ne Mitrovice, eshte gjalle Marreveshja Ciano-Ribentrop. Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi e ka kuptuar kete, prandaj ai pohon faktin trondites se qysh ne qershor 1999 ka qene planifikuar ndarja e Kosoves me kufi ne Lumin Iber. Veton Surroi megjithse me vonese pranon ndarjen reale te Kosoves ne kufijte e Ribentropit. Por Rexhepi dhe Surroi megjithse pranojne ndarjen kane frike te artikulojne bashkimin. Ata bejne gabimin fatal kur ne vend te bashkimit flasim per shkembimin.

66 vjet me pas

Ka me shume se dy vjet qe bashkesia nderkombetare diskuton per Kosoven dhe statusin e saj. Por analiza te meson se ajo midis 7 marreveshjeve nderkombetare lidhur me Ballkanin, per Kosoven zgjodhi Marreveshjen e hartuar nga Joakim Von Ribentrop. Prandaj zgjodhi perseri nje gjerman, por kete here liberal per te realizuar ndarjen e Kosoves. Dhe ai eshte Wolfgang Ishinger. Mjaftojne tre detaje per te kuptuar me mire pse qellimi i misionit te tij eshte ndarja e Kosoves.
Detaji i pare: Ishinger eshte diplomati i ndarjes dhe Bosnja eshte shembulli i pare.
Detaji i dyte: Ishinger eshte simpatizant i liberal demokrateve gjermane. Dhe jane ata te cilet ne Bundestagun gjerman kane hedhur tezen e ndarjes se Kosoves si nje nder rruget kryesore te zgjidhje se statusit te saj.

Detaji i trete: Ishinger e manifestoi ne praktike se eshte i tille. Ai e artikuloi ndarjen si variant qysh heren e pare ne Prishtine. Por nuk e ka mohuar asnjehere. As ne takimin e Vienes, si mund te thote dikush. Edhe pas takimit te Vienes ai u shpreh se ata, domethene shqiptaret dhe serbet nku ishin dakord me ndarjen.(Pra «ata» serbo-shqiptaret, por jo ne, amerikano-ruset).

Pra kemi te bejme me nje Platforme nazisto-liberale per zgjidhjen e statusit te Kosoves.

Kjo Platforme ka dy pjesë.

Pjesa e parë

Pjesa e pare eshte ndarja e Kosoves duke i shkeputur asaj gati çerekun e teritorit te saj qe eshte Veriu i saj. Kete askush nga politikanet shqiptare nuk mund ta ndaloje. Ajo ekziston politikisht, etnikisht, ekonomikisht, demokgrafikisht. Kemi vetem deklarata deri ne merzi kunder saj, por nuk kemi asnje veprim. (Ate dite qe Kuvendi i Kosoves do te shpalle pavarsine, nje dite me pas serbet e Kosoves do te shpallin mosnjohjen e saj dhe shpalljen e pavarsise se Kosoves Veriore.)

Pjesa e dytë


Por Platforma Ribentrop-Ishinger ka edhe pjesen e dyte qe eshte bashkimi me Shqiperine. Ata politikane shqiptare qe ishin ne kohen e Joakim Ribentropit e kerkuan bashkimin dhe e moren. Keta qe jane sot, ne kohen e Wolfgnag Ishingerit deri me tani nuk kane pranuar te artikulojne qofte edhe njehere idene e bashkimit. Ata kenaqen dhe e konsiderojne surprize traktatin e miqesise me Serbine.
Por Ideja e bashkimit ekziston. Ajo eshte Pjese fondamentale e Platformes nazisto-liberale Ribentrop-Ishinger. Me ate jane dakord edhe amerikanet edhe ruset. Natyrisht eshte dakord edhe Populli shqiptar.
(Nga Koço Danaj) 02.09.07

Londra-2 !!!
Koço Danaj

Për shqiptarët, Londra është më shumë se një kryeqytet i një vendi. Është një Konferencë, e cila anuloi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 dhe caktoi kufij të rinj për shtetin e sapolindur shqiptar. Janë këta kufij që ka sot Shqipëria Artificiale. Është një konferencë, e cila copëtoi kombin shqiptar në 5 shtete. Është një e vertetë historike, që nuk duhet të mbulohet nga pluhuri i historisë. Një pjesë e historiografëve, politologëve, analistëve e kanë artikuluar këtë të vërtetë duke kërkuar zhbërjen e saj. Ditët e fundit e artikuloi edhe politika zyrtare e Tiranës.
Kryeministri i Shqipërisë u bashkua me të vërtetën. Në Oksford ai midis të tjerash u shpreh: «Duke filluar nga Kongresi i Berlinit, më pas Konferencat e Londrës dhe e Versajes, vendosën dhe realizuan me forcën e tyre copëtimin e territoreve shqiptare në pesë shtete të rajonit, ndonëse këto territore në asnjë rast nuk ishin enklave, por vazhdimësi etnike dhe gjeografike».
Është një ogur i mbarë, një risie të re, një prag nisje i një politike të re kombëtare.
Ishte kohë tjetër, realitete të tjera, pozitë tjetër politike dhe strategjike e shqiptarëve. Atëherë shqiptarët kishin një shtet të pabërë, sot kanë dy shtete e gjysmë. Por paradoks atëherë, paradoks edhe tani!
Konferenca e Londrës pret edhe 6 vjet të festojë 100-vjetorin e saj. Një konference tjetër, ajo e Versajës, ka filluar të rishikojë vendimet e marra dikur. Një nga këto rishikime ishte dhënia e pavarësisë së Malit të Zi, pavarësi që iu mor në vitin 1919.
E ndërkaq, Wolfgang Ishinger në kuadër të Diplomacisë së Matjeve të Pulsit hodhi në tavolinën e statusit të Kosovës idenë e një konference ndërkombëtare. Pas tij, një ekspert i njohur amerikan, Majer, kërkoi që në këtë konferencë të ftohen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe serbët e Bosnjës. E pas tij përsëri nga SHBA vjen ideja tjetër, se një konferencë ndërkombëtare është e mundshme.
Tani është radha e politikës shqiptare. Ajo pranoi se kombi shqiptar është coptuar në 5 shtete nga disa konferenca ndërkombëtare, midis të cilave Londra është më kryesorja. Tashmë duket se ka ardhur koha të artikulojë tezën tjetër. Cila është ajo? Tezën se po të shtrohet domosdoshmëria e një konference ndërkombëtare, ajo duhet të jetë tërësore, për gjithë rajonin dhe jo parciale për një pjesë të tij. Përsëri duhet edhe një përgjigje: Sepse pas viteve ‘90-të, të gjitha konferencat ndërkombëtare për pjesë të rajonit kanë mbetur artificiale. Dejtoni, Kumanova, Rambujeja, Ohri, janë artificiale. Ato synuan të shpetojnë Serbinë, Maqedoninë, Bosnjen, por jo të zgjidhnin problemet etnike. Për një arsye: Sepse konferencat e sipërthëna, vetëm sa riparuan rajonin, kur ai kërkon riformatim.
Prandaj ka nevojë për një artikulim tjetërsoj nga politika e Tiranës dhe e Prishtinës. Cili mund të jetë ai: Po mund të jetë i tillë: Rajoni ka nevojë vërtet për një konferencë ndërkombëtare. Dhe shqiptarët do të jenë dakord me këtë konferencë vetëm me kusht që ajo të jetë tërësore për rajonin dhe jo parciale për Kosovën apo Luginën e Preshevës. Me kusht që ajo të riformatojë rajonin dhe jo ta riparojë atë dhe që një kryeministër tjetër shqiptar pas 50 vjetësh të thotë përsëri se kombi shqiptar është i coptuar në 5 shtete. Dhe e fundit, që Shqipëria si Piemont i shqiptarëve të jetë ndër pjesëmarrësit kryesorë të saj. Ka një arsye madhore që Tirana dhe Prishtina duhet ta bëjnë këtë. Cila është ajo? Ja cila është: 28 Nëntori 1912 që festojnë shqiptarët është ëndrra e pavarësisë, por jo vetë pavarësia. Korriku i vitit 1913, në përfundim të Konferencës së Londrës është realiteti i pavarësisë së shtetit shqiptar. Është një handikap i madh historik, por që mund të zgjidhet 6 vjetët e ardhshëm. Duke kërkuar që ëndrra të shndërrohet në realitet pas 100 vjetësh. Dhe mund të zgjidhet pasi është një kohë tjetër, një realitet tjetër. Shqiptarët janë me të maturuar, por edhe miqtë i kanë më të shumtë, gjeopolitika rajonale është në favor të tyre.
Ata duke filluar që nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Mehmet Derralla, Muharrem Rushiti, të cilët shpallën pavarësinë me 28 Nëntor 1912, shpallën lindjen e Shqipërisë Natyrale. Ndërsa, ata që nga Ahmet Zogu e Enver Hoxha dhe këta që nga Berisha, Moisiu, Topi, Nano, Rama etj., të cilët përgjatë një shekulli pas tyre festojnë 28 Nëntorin dhe pranojnë 31 korrikun e Konferencës së Londrës, pranojnë Shqipërinë Artificiale, Shqipërinë e Pabërë.
Prandaj një Londër-2 për të rregulluar gabimet e Londër-1 do të ishte fundi i konflikteve në rajon, do të ishte fillimi i progresit.

Kapitulli i katërt

Ricoptimi i trojeve shqiptare etnike
Qendrime te politikes shqiptare pas 1944


A • Karta e Atlantikut


B • Konferenca e Bujanit



A - Karta e Atlantikut
14 gusht 1941


- Kartën e Atllantikut, të formuluar më 14 gusht 1941 nga ana e fuqive të mëdha, ku në pikën e tretë thuhej: "Respektohet e drejta e gjithë popujve të zgjedhin formën e qeverisjes dhe sovraniteti e vetëqeverisja t'u kthehet atyre që u është marrë me forcë".

Karta e Atlantikut u quajte marrëveshja e bërë mes F.D Rusveltit dhe Uillson Churchillit, pra midis ShBA-së dhe Britanisë, në bordin e një anije luftarake e quajtur ’’Princi i Uellsit’’ i ankoruar prane ishullit Toka e Re(Terranova), e ndodhur ne Kanada qe laget në oqeanin Atlantik.
Aty u planifikua nje platforme mbi principe baze mbi rendin e ri botërorë të ardhshem, u organizua takimi prej date 9 deri me 12 gusht te 1941 dhe u shpall më 14 gusht të vitit 1941
Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjitë edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program i përbashkët.

Karta e Atlantikut perpiloi projektin për botën pas Luftës së Dytë Botërore, dhe është bazë i shumë traktateve ndërkombëtare dhe i organizatave ekonomike-politike që i dhane formen e saj strukturore e funksionale ne ditet e sotme.

U vendose per Kombet e Bashkuara, mbi Marrëveshjet e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT), per luftën e territoreve te tregut britaniko-franceze, dhe shumë më tepër kane rrjedhe nga Karta e Atlantikut. Ajo u hartua në Konferencën e Atlantikut (koduar Riviera) nga kryeministri britanik Churchill dhe presidenti i SHBA Franklin D. Rusvelt, në bordin e një anije lufte në Anchorage. Dhe u lëshua një deklaratë të përbashkët më 14 gusht 1941. Kjo deklaratë është hartuar dhe ranë dakord, ku britaniket kishin marre pjese në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste, megjithatë, nuk ishte asnjë dokument zyrtar, dokument ligjor me titull "Karta e Atlantikut". Termi "Karta e Atlantikut" u vendos nga Daily Herald, një gazetë të Londres sipas deklaratës së përbashkët qe ishte botuar. Shtetet e Bashkuara nuk kanë hyrë ne luftë derisa u perballe me Sulmin në Pearl Harbor më 7 dhjetor, 1941 kunder Gjermanise.
Potencialisht, ajo shpalosi detajet, objektivat dhe qëllimet e fuqive Aleate në lidhje me luftën e dyte boterore dhe pas Luftës së Parë Botërore. Idealet e shprehur përmes tetë pikave te Kartës së Atlantikut ishin kaq shumë te rendesishme, sa që Zyra e Luftës së Informacionit kishin shtypur 240,000 posterat e saj në 1943. Përveç kësaj, ajo mund të shihet gjithashtu si një "ndryshim i pozicioneve te rolit te fuqive ne bote" nga Britania në Shtetet e Bashkuara si fuqi kryesore botërore..
Pas kesaj Karte SHBA mori rolin e superfuqise boterore)

Përmbajtja e Kartes se Atlantikut

Karta e Atlantikut krijoi një vizion te re për tablone e pas Luftës së Dytë Botrore, pamvarësisht nga fakti se Shtetet e Bashkuara kishin ende për të hyrë në luftë. Pjesëmarrësit qe shpresuan se Bashkimi Sovjetik do të përmbahej kesaj Karte, pasi ëste e sulmuar nga Gjermania naziste në qershor të vitit 1941 në kundërshtim të Paktit Molotov-Ribbentrop.

1.Nuk do te kete përfitime territoriale sipas pretendimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglise..

2.Territoret duhet të jenë në përputhje me pretendimet e popujve qe kane probleme te ngaterruara nga padrejtesite historike(shtete te involvuara).

3.U lind e drejta të gjithë popujt për vetëvendosje.

4.Te hiqen Barrierat e Tregtisë ne mes shteteve.

5. Do te vendosej bashkëpunimi global ekonomik dhe avancimin e mirëqenies sociale.

6 Te vendoset paqja, lirija ne bote. Te ndertohet nje bote pa frikë.

7. Liria e deteve.

Duhet te sigurohet cdo shteti e drejta e levizjes neper dete e oqeane pa pengesa te ndryshme.

8.Çarmatimin e shteteve agresore, qe hapen lufen, çarmatimin e përbashkët pasluftës.

9." Pika e katër, në lidhje me tregtinë ndërkombëtare, te ndershem duke theksuar se te dy si "fitimtari dhe i mundur" do t’i jepet mundësia e tregut "në kushte të barabarta." Kjo ishte një shkeputje e marrëdhënieve tregtare ndëshkuese që ishin themeluar në Evropë-pas Luftës së Parë Botërore, te pershkruar nga Pakti i Ekonomisë në Paris.

10. Te kete nje organizate kombesh


http://en.wikipedia.org/wiki/Atlantic_Charter
U perkthye "A - Karta e Atlantikut
14 gusht 1941
"nga Bep Martin Pjetri


B - Konferenca e Bujanit
31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944


“Në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it(serbo-kroatisht - Antifašističko v(ij)eće narodnog oslobođenja Jugoslavije e ne shqipe – Keshilli antifashiste per çlirimin e popujve te Jugosllavise)çështja e Kosëvës nuk u përmend fare. Asnjë delegat nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nuk mori pjesë në mbledhjen e dytë në Jajce, kur u vendosën shumë çështje në lidhje me statusin e popujve të Jugosllavisë për vetvendosje deri në shkëputje. Këtu nuk u përmendën fare shqiptarët, por vetëm krahina e Sanxhakut dhe Vojvodina. Ndërsa krahinës së Maqedonisë i jepej shtetësia e plotë si subjekt i barabartë në Federatën e Re Jugosllave deri në shkëputje.”[1]
Nuk ka dyshim se ngjarja më e rëndësishme që dëshmon për forcimin e Luftës në këto vise është thirrja e Konferencës Nacionalçlirimtare për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit që u mbajt në Bujan të Malësisë së Gjakovës , nga 31 dhjetori i vitit 1943 deri më 2 janar 1944 . Konferenca ishte mbledhja e parë por edhe e vetmja, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga të gjitha rajonet dhe nga të gjitha popujt që jetonin në Kosovë . Për këtë arsye, ky kuvend zuri një vend të veçantë dhe ai përbën ngjarjen më të rëndësishme në tërë historinë e viteve të Luftës së Dytë Botërore në atë trevë.
Konferenca qe thirrur në një situatë të favorshme të brendshme e të jashtme që zhvillohej në dobi të Luftës Antifashiste. Pas kapitullimit të fashizmit italian, për popujt dhe për vendet pjesëmarrëse të koalicionit antifashist u bënë akoma më të qarta perspektivat e fitores në luftë. Pra, momenti shtroi si detyrë përpara forcave politike të rreshtuara përkrah shteteve të këtij koalicioni të formonin organin më të lartë politik përfaqësues të lëvizjes antifashiste, i cili do të punonte për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur kundër pushtuesit dhe do të ishte njëkohësisht organi më i lartë i pushtetit në atë trevë.
Një pjesë e delegatëve ishin zgjedhur nga radhët e formacioneve partizane, ndërsa pjesa tjetër vinin nga radhët e organizatave shoqërore e antifashiste, të organeve të pushtetit që vepronin në prapavijat e armikut. Pra, delegatët e Konferencës përfaqësonin ato forca politike dhe ato masa që pavarësisht nga ngjyrimet dhe përcaktimet politike, ishin bashkuar në luftën kundër pushtuesve. Nga 61 delegatët e thirrur në Konferencë morën pjesë 49 veta, nga të cilët 43 ishin shqiptarë dhe 6 serbë e malazezë. Por, “nuk errdhën 12 delegatë nga ato vise, të cilat gjendeshin në kushte jashtëzakonisht të vështira”.[2] Për të marrë pjesë në të u ftuan, morën pjesë dhe përshëndetën edhe përfaqësuesit e misioneve ushtarake angleze.
Konferenca e Bujanit zgjati tre ditë. Në të u mbajtën dy referate dhe u miratuan dy dokumente themelore: Rezoluta dhe Thirrja drejtuar popujve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Ishte për të theksuar se Rezoluta u lexua në të dyja gjuhët, në shqip dhe në serbokrotisht, gjë që dëshmon se Konferenca nuk i la shteg asnjë moskuptimi apo keqkuptimi për përmbajtjen e vendimeve të saj. Konferenca zgjodhi Këshillin Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit të përbërë nga 51 anëtarë, ndërsa Kryesia që doli nga gjiri i saj kishte 9 anëtarë. Kryesia përbëhej nga Mehmet Hoxha (kryetar),[3] Pavle Joviçeviç e Rifat Berisha (nënkryetarë), Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Zekeria Rexha, Millan Zeçan, Ali Shukriu (anëtarë) dhe Hajdar Dushi (sekretar). Në Këshill bënin pjesë Tefik Çanga, Xheladin Hana, Gani Çavdarbashi, Qamil Brovina, Ismet Shaqiri, Sabrije Vokshi, Qamil Luzha, Bejto Shahmani etj .
Në thirrjen që Konferenca u drejtoi popujve të Kosovës, kërkoi që ata të ngriheshin në luftë kundër pushtuesve nazistë, krah për krah me popujt e tjerë të robëruar dhe duke u bashkuar fort rreth Këshillit Nacionalçlirimtarë . Dokumenti bazë që miratoi Konferenca ishte Rezoluta e saj .
“Në rezolutë është vënë në pah pashmangshmëria e thyemjes së koalicionit hitlerian, është përshëndetur shoku Tito si udhëheqës i Jugosllavisë së re, është protestuar kundër qeverisë mbretërore të Petrit II të Karagjorgjeviçëve”.[4]
Në këtë dokument u trajtua gjërësisht situate politike dhe ushtarake që zhvillohej me shpejtësi në favor të luftës së koalicionit antifashist të popujve. Për këtë arsye në të i bëhej thirrje popujve në ato vise për tu bashkuar e për tu ngritur në luftë. Rreth kësaj platforme politike do të forcohej bashkimi i popullit, i të gjithë patriotëve të ndershëm , pa dallim feje , kombësie e tendence politike .
Një nga problemet e rëndësishme që u diskutua gjerësisht në Konferencë dhe që u pasqyrua edhe në doumentet bazë të saj ishte edhe gjendja e shqiptarëve në Jugosllavinë e paraluftës dhe në vitet e pushtimit fashist. Konferenca duke u ndalur në këtë problem vinte në dukje se populli shqiptar ka qenë i shtypur politikisht dhe ekonomikisht dhe, për më tepër, ai i qe ekspozuar shfarosjes fizike. Politika e ndjekur nga monarkia serbe përpara luftës, kishte synuar që të forconte shtypjen ekonomike, të nxiste grindjet ndërmjet popujve, ta privonte popullin shqiptar nga mjeti i vetëm i jetesës, nga toka, për ta detyruar që të shpërngulej nga trojet e veta amtare. Duke nënvizuar këto momente, përfaqësuesit legjitimë të popullit të Kosovës, mendonin dhe shpresonin se tanimë do të merrnin fund njëherë e mire padrejtësitë dhe politika e ndjekur në të kaluarën. Të drejtën për të jetuar i lire pa shtypje e shfrytëzim, populli shqiptar në këto vise po e fitonte me luftën dhe gjakun e bijve të tij.
Konferenca mori vendime shumë të drejta e të rëndësishme, si për momentet e atëhershme, ashtu edhe për zgjidhjen e drejtë, të plotë e përfundimtare të problemit kombëtar të shqiptarëve në Jugosllavi.
“Në Rezolucionin e Konferencës, çështja e Kosovës u trajtua si një problem i lidhur ngushtë me strukturën e saj kombëtare dhe si çështje e vetëvendosjes kombëtare. Shpallja botërisht strukturën kombëtare të popullsisë së Kosovës, si një territor i banuar me shumicë shqiptare dhe e dëshirës së shqiptarëve në ato vise për bashkimin me Shqipërinë, si rrjedhojë e luftës kundër okupatorit dhe e zbatimit të parimeve universale për vetëvendosje deri në shkëputje.”[5]
”Rruga e vetme, pra, që populli shqiptar i Kosovës të bashkohet me Shqipërin është Lufta e përbashkët me popujt tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist, sepse kjo është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, pra edhe populli shqiptarë do të ketë të drejtë të vendosë për fatin e vet, deri në shkëputje. Garanci për këtë është UNÇ e Jugosllavisë dhe UNÇ e Shqipërisë. Përveç kësaj për këte garantojnë aleatët si Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).”[6]
Vendimet e rëndësishme që mori Konferenca gjetën miratimin e plotë të popullit shqiptar dhe ato ishin një goditje e fortë për propagandën demagogjike të pushtuesit e të shërbëtorëve të tij. Konferenca pranonte në atë kohë sekretari i Komitetit Krahinor për Kosovën Pavle Joviçoviç ishte një sukses i madh. “Në këto rrethana lufte, në fillim Enver Hoxha e pranoi rezolutën, si një e drejtë e shqiptarëve, e ardhur në mënyrë legjitime nga përfaqësuesit Kosovarë”.[7] Materijalet e saj kishin për të dhënë rezultate pozitive, sidomos për përfshirjen e masave shqipëtare në luftë.
Zhvillimi i qëndresës antifashiste në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, veçanërisht nga gjysma e dytë e vitit 1943 dhe gjatë vitit 1944, u ballafaqua hapur me qëndrimet sektare dhe me vijën antishqiptare të udhëheqjes së PK të Jugosllavisë, të cilat patën, në atë kohë e më pas, pasoja negative për zhvillimin e luftës së armatosur dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në të. Akuzat e udhëheqësisë së PKJ se shqiptarët paskëshin ndjenja shqiptaromëdha, iluzione mbi fashizmine etj, nuk qëndrojne dhe bien ndesh me vlerësimet e shprehura në Konferencen e Bujanit.
Qëndrimi përfundimtarë i PKJ ishin të shprehura nëpërmjet vendimeve të Mbledhjes së II të KANÇJ, të mbajtura në Jajce në nëntor 1943. Në këtë mbledhje , në të cilën nuk morrën pjesë shqiptarët, sepse nuk u thirën, u vendos krijimi i jugosllavisë me kufijtë e para luftës dhe për rrjedhojë shqiptarëve jo vetëm që iu mohua e drejta për të vetëvendosur deri në shkëputje për të ardhmen e tyre, por edhe vetë Kosovës iu mohua barazia me viset e tjera të Jugosllavisë. Në këtë mënyrë u shkelen principet e bashkpunimit për luftë. Ajo kishte pranuar me qellime demagogjike se çështja e kufijve të ardhshëm në mes të Jugosllavisë e të Shqipërisë do të rregullohej me marrëveshje vëllazërore dhe në bashkëpunim në mes të UNÇJ e KANÇ të Jugosllavisë dhe UNÇSH e KANÇ të Shqipërisë, pra nga të dyja partitë, nga regjimet demokratike popullore që do të vendoseshin në Shqipëri e në Jugosllavi si dhe nga vetë popullsia e atjeshme në bazë të parimit për të drejtën e popujve për vetëvendosje.
Forcimin e Lëvizjes Antifashiste dhe shndërrimin e saj në kryengritje të përgjithshme të armatosur e pengoi dhe e sabotoi vetë udhëheqja e PKJ. Akuzën për mungesën e një lëvizjeje të fuqishëm revolucionare, ajo e përdori që gjatë viteve të luftës si pretekst për t’i mohuar këtij populli ralizimin e të drejtave kombëtare. Për udhëheqjen e PKJ një lëvizje shqiptare paraqiste rrezik për realizimin e planeve të tyre shoviniste,për ate sabotonin se në Kosovë ekzistojnë vetëm bashkpuntorë të okupatorit,kurse dokumentet e kohës vërtetojnë të kundërtën.
Për të ndihmuar rezistencën antifashiste në ato vise dhe sipas kërkesës së palës jugosllave, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSh, në tetor të vitit 1943, kishte urdhëruar që forcat e batalionit Perlat Rexhepi të qarkut të Shkodrës, të kalonin për të vepruar në Malësi të Gjakovës dhe në Plavë e Guci. Por, ndërsa populli shqiptar, në fund të vitit 1943 e në fillim të vitit 1944, ishte i vetëdijshëm për disfatën e trupave fashiste dhe situata në ato rajone shtronte për detyrë forcimin e punës së organizatave të partisë, në realitet po ndodhte e kundërta. Edhe ai ndikim që kishin, si Komiteti Krahinor i Kosovës, dhe organizatat e partisë në rajonet e Dibrës, erdhën duke u dobësuar. Ky dobësim ishte rezultat logjik i vijës sektare që vazhdoi të ndiqej nga PKJ[8], e cila ruajti dhe forcoi mosbesimin ndaj popullit shqiptar, si dhe i fushatës së ndjekjeve dhe arrestimeve të ndërmarra nga okupatori. Për më tepër, në fund të vitit 1943 dhe deri në mesin e vitit 1944, një pjesë e mirë e udhëheqjes politike të luftës u largua nga Kosova për në Mal të Zi. Gjatë gjithë kësaj kohe tërë veprimtaria e sekretarit të Komitetit Krahinor për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit përmblidhej në dy letra dërguar organizatave të partisë në terren. “Nga ana e tij, nga larg e nga lart, KQ i PKJ, nëpërmjet letrës që i dërgonte Komitetit Krahinor për Kosovën, më 28 mars 1944, pasi ishte njohur më parë me vendimet e Konferencës së Bujanit, kërkonte largimin nga terreni i Kosovës i kuadrove dhe lënien aty vetëm të një numri minimal të celulave, eventualisht të vogla, vetëm sa për shtrirjen e influencës, të shtypit dhe për kryerjen e aksioneve diversioniste”.[9]
“Këto qëndrime e veprime, jo vetëm që mohonin luftën e zhvilluar në këto rajone deri në këtë periudhë, por pengonin forcimin e mëtejshëm të saj. Komiteti Krahinor për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit në vitin 1943 ishte shndëruar në Komitet Provincial. Prej tij vareshin dy komitetet krahinore Komiteti Krahinor për Kosovën dhe ai i Rrafshit të Dukagjinit”.[10] Për këtë që të dy zonat kishin shtabe të veçanta operative, e para vepronte jashtë Kosovës kurse tjetra veprimtarinë politike usharake e zhvillonte duke depërtuar edhe brenda kufijve të Shqipërisë. Në gjysmën e dytë të vitit 1944, lufta e armatosur në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, nën ndikimin e faktorëve të mbrendshëm e të jashtëm u shndëruanënjë lëvizje popullore. Gjatë kësaj periudhe aty u krijuan njëra pas tjetrës disa formacione partizane, të cilat u drejtuan nga Shtabi Kryesorë i UNÇJ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Në përbërje të formacioneve partizane vetëm nga Kosova u inkuadruan 53.000 luftëtarë.
“Shumë shpejt, vetëm një vit pas Konferencës dhe në vazhdim, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare që do të inkuadroheshin në shtetin e Titos, ku pesha e klanit antishqiptar serb ishte e madhe, moren leksione të forcës e të dhunës, bashkë me doza në rritje të demagogjisë më të sofistikuar për “bashkëjetesë”, “vëllazërim-bashkim”, “ barazinë”, “prospiritetin” etj, që ju diktonte, në formë sugjerimi, vetëm një alternativë, ekzistencën nën Jugosllavi”.[11]
Agim Jakupi

[1] Vebi Xhemaili, Forcat kombëtare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1945), Tetovë, 2006, f. 243.
[2] Ali Hadri, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë (1941-1945), Prishtinë, 1971, f. 421.
[3] Muharrem Dezhgiu, Shqipëria në luftë 1939-1944,Globus R, Tiranë, 2001, f. 317.
[4] Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Dytë, Prishtinë 1969, f. 808
[5] Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës Shtator 1944- Korrik 1945, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë, 1994 , f. 39
[6] Muhamet Pirraku, Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945, Sh. B. Dielli, Prishtinë, 1992, f. 28.
[7] Vebi Xhemaili, Forcat kombëtare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1945), Tetovë, 2006, f. 244
[8] Ali Hadri, Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë (1941-1945), Prishtinë, 1971, f. 355.
[9] Historia e Shqipërisë dhe Shqiptarëve, Grup autorësh, Redaktorë përgjegjës Hysni Myzyri, Prizren, 2001, f. 308.
[10] Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës Shtator 1944- Korrik 1945, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë, 1994, f. 42
[11] Marenglen Verli, Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli, Tiranë, 2007, f. 317.

U shkruajt prej Bep Martin Pjetrit
U botua ne forme broshuret per here te pare ne sitin http://www.proletari.com
E merkure, me dt.20 janar 2010
Copyright Proletari.Com

VAZHDON
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure, Posted 20 Janar 2010, 17:11
vazhdon
Imazh

Ja "mëkatet" e Shqipërisë për luftën italo-greke

I ekzaltuar nga sukseset e Hitlerit në rajonet e Evropës Lindore, Benito Musolini, i nxitur nga dhëndëri i tij Konti Çiano, përgatiti dhe sulmoi Greqinë nga toka shqiptare

Ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me preteksin, se nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin italian karshi fqinjës së saj jugore?
Lidhur me këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, përveç studjuesëve dhe historianëve tanë, janë ndalur dhe kanë botuar disa libra edhe studjuesit e historianët e huaj, ku si më të besueshmet vlersohen ato të Kontit Çiano, ish Ministri i Jashtëm i Italisë së asaj kohe, ("The Ciano Diaries", "Ciano` s Hidden Diares", "Ciano` s Diplomatic Papers") që ishte një nga aktorët kryesorë të atyre ngjarjeve, pas Benito Musolinit. Këto libra të tij, si dhe të disa autorëve të tjerë, janë shfrytëzuar nga Bernd J. Fischer ( një nga studjuesit më seriozë të historisë së Shqipërisë) në librin e tij voluminoz "Shqipëria gjatë luftës 1939-1945", i cili është botuar para pak muajve në Tiranë. Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianëve të huaj si David B. Funderburk, ("Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, ("Musolini` s Roman Empire") George M. Self ("Foreing relations of Albania") etj, do të shohim dhe do të nxjerrim konkluzione se shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisë fashiste të Musolinit, nuk kishte asnjë lloj mundësie që ta parandalonte atë sulm, pasi ai ishte i okupuar për vete nën thundrën fashiste. Përveç këtij fakti të pamohushëm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare që u dërguan të luftonin në frontin grek, pothuaj dezertuan të gjithë, duke mos dashur të luftonin kundëra fqinjëve të tyre.

Si u përgatit terreni në Shqipëri


Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtëm i Italisë Konti Çiano, duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Europës Lindore, mendoi që të shfrytëzonte Shqipërinë, duke e përdorur atë si pikënisje në sulmet që Italia do të bënte në vendet e tjera të Ballkanit. Si një njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar dhe duke ditur se në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913-të në Londër, Shqipërisë i ishin lënë jashtë kufijëve politikë, një pjesa e madhe e territoreve të saja, Konti Çiano, mendonte që të shfrytëzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijën irredentiste në planet e tija për pushtimin e Ballkanit. Për të realizur këtë plan, që në muajt e parë të sulmit mbi Shqipërinë, Konti Çiano filloi të propagandonte Shqipërinë e madhe, duke deklaruar para zyrtarëve shqipatrë se Italia dëshironte zmadhimin e kufijve të Shqipërisë dhe për atë gjë, ata italianët do të ndihmonin shqiptarët në realizimin e aspiratave të tyre Kombëtare.
Sipas kujtimeve të Kontit Çiano të botuara në "Foreing Affaris and Policy Determination", pas deklaratave të tija, këtë gjë nisënnta bënin dhe shumë zyrtarë të tjerë italianë, të cilët filluan ti hidhnin benzinë zjarrit të irredentizmit. Kështu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, në një fjalim të mbajturt në qytetin e Korçës, ministri italian i arsimit, Giuseppe Bottai e krahasoi Shqipërinë me Piemonitin dhe u shpreh rreth zgjerimit të saj, në një kohë sa më të shkurtër brenda dy ose tre vjetëve. Lidhur me këtë deklaratë, konsulli jugosllav që ishte në Korçë, u ankua dhe gazetat shqiptare që përcollën fajalimin e ministrit italian të arsimit, nuk e shkruan atë pasazh. Po kështu, aty nga fundi i muajit qershor, përfaqsuesi i plotfuqishëm grek në Tiranë, i raportoi ministrit të tij të Jashtëm, se marrshjalli Badoglio, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri, u kishte premtuar njerëzve që e kishin pritur dhe brohoritur, begati më të madhe si dhe zgjerimin e kufijve të Shqipërisë. Të njëjtat fjalë që kishte thënë marshali Badoglio përpara turmave, i kishte përsëritur në ceremoninë e pritjes së tij dhe Jakomoni, ambasadori italian në Shqipëri


Çiano për Shqipërinë e Madhe


Konti Çiano për të realizuar planet dhe synimet e tija strategjike për pushtimin e Ballkanit, mendonte që të angazhonte drejt përsëdrejti shqiptarët në atë çështje. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive që kishte dhënë më parë, ai mbeti i kënaqur nga shkalla e mobilizimit që kishin shqiptarët. Në fjalën e tij të mirseardhjes, Prefekti i Tiranës, shprehu dëshirën e tij për bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe krijimin e një Shqipërie të madhe, gjë e cila do të vinte nga ndihma e perandorisë së madhe fashiste. Mbas fjalës së prefektit, Konti Çiano, u premtoi të pranishëmve se Italia do të bënte çmos që Shqipëria të realizonte aspiratat e saja më të thella dhe e përfundoi fjalimin e tij duke thënë "Viva la grande Albania". Po kështu si rezultat i porosive të tija, autoritetet e partisë fashiste ishin përkujdesur që të bënin parrulla të shumta me hartën e Shqipërisë së madhe, të cilat valviteshin nga italianët me uniforma të zeza, (uniforma e partisë fashiste) në mitingjet që bëheshin për nder të tij, së bashku me flamurin Kombëtar të Shqipërisë. Në mes të këtyre parullave, binin në sy ato ku thuhej "Duçe, të mendojmë për shqiptarët që jetojnë kudo në botë" dhe "Duçe, mendo për vëllezërit tanë".
Sipas ministrit fuqiplotë të gjermanisë në Shqipëri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit të Jashtëm gjerman Ribentrop)që i ndiqte nga afgër ato mitingje, manifestuesit shqiptarë kishin kohë që ishin organizuar për ato mitingje, dujke valvitur flamuj e parulla ku shkruhej "Ne jemi shqiptarë nga Kosova" dhe "Rroftë Kosova". Në të gjitha ato manifestime irredentiste, për të mos rënë shumë në sy, gazeta" Fashizmi" nuk mori pjesë fare, por në muajin gusht të vitit 1939, ajo botoi një artikull mjaft të ashpër ku ju bëhej thirrje shqiptarëve që të mos harronin se një pjesë e madhe e territoreve të tyre, ishin në zotërim të Jugosllavisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë shkrim, si ministri i plotfuqishëm grek dhe ai jugosllav në Shqipëri, u ankuan pranë drejtorit të përgjithshëm italian të propagandës dhe turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja përgjegjësinë dhe ju tha atyre se ajo gjë ishte bërë nga një student i cili do të merrej në mbikqyrje dhe do të kishte konsekuenca për shkrimin e bërë në atë gazetë. Planet e Italianëve për pushtimin e Ballkanit dhe përgatitja e shqiptarëve për ato synime, u intesifikuan më shumë aty nga viti 1940-të, kur Benito Musolini, nisi të mendonte rreth ndërrmarjes së veprimeve të mëtejshmë ushtarake në ballkan.


Si u përgatit sulmi mbi Greqinë


Gjatë fushatës që i parapriu sulmit italian mbi Greqinë, shumica e deklarimeve e zyrtarëve shqiptarë dhe italianë, u shoqëruan me manifestime gjoja spontane, ku folësit e ndryshëm i referoheshin bashkimit të pashmangshëm midis shqiptarëve të përtej kufijve me vendin amë. Ndër këtë fjalime, vlen të përmenden ato të kryeministrit shqiptar Mustafa Kruja, të cilët u dhanë me artopolante dhe u shtypën e u botuan duke u shpërndarë kudo. Në ato fjalime ku ai i referohej territoreve të paçliruara dhe i konsideronte kufijtë e vërtetë të Shqipërisë si:" kufinj krejt të qartë pa pikë mëdyshje, por që nuk i korrespondojnë shtrirjes efektive e të të drejtave të shqiptarëve, as përparësisë së pronës, ngjashmërive etnike të popullsisë ose fisnikërisë së përbashkët të origjinës". Vizitat e shpeshta që Konti Çiano bëri asokohe në Shqipëri, u shoqëruan gjithmonë me manifestime irredentiste, në një nga këto vizita që u bë në muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u rekalamua më së miri, me foto që e paraqisnin Çianon duke ju dhënë shqiptarëve para në dorë, e duke asistuar në paradat e mëdha ushtarake ku valviteshin flamujtë dhe parrullat e mëdha të detyruara që përshëndesinin Kosovën e Çamërinë.
Duke parë gjithë ato pritje madhështore dhe entuziazmin e madh që tregohej nga shqiptarët, në një bashkim të mundshëm me Kosovën e Çamërinë, Konti Çiano në ditarin e tij mes të tjerash shkruante: "Pritje e ngrohtë. Shqiptarët tashmë kanë hyrë mirë në rrugën e ndërhyrjes së armatosur. Ata e duan Kosovën e Çamërinë". ("The Çiano Diaries"). Në një fjalim që mbajti në qershor të atij viti Musolini, ku ju shpallte Aletatëve luftën, ai njëkohësisht donte t` ju jepte siguri si Jugosllavisë dhe Italisë, se ato nuk do të pushtoheshin prej tyre. Por që shqiptarët të mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Parini, zëvëndësi i parë i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vërlacin, në praninë e përfaqsuesit gjerman në Shqipëri, Panaëitz, se shqiptarët duhet të besonin tonin dhe jo përmbajtjen e fjalimit të Musolinit.

Mbledhja e informacionit për sulmin


Akoma pa marrë miratimin e Musolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatë një vizite në Tiranë, Konti Çiano filloi të mblidhte informacionin e mundshëm për të hedhur bazat e nevojshme që do ti duheshin për planin e pushtimit të greqisë. Gjatë asaj vizite, Çiano përfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane në Shqipëri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do ti duheshin pët të pushtuar Greqinë. Gjenerali Gelseo nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh lidhur me projektinë të cilën e dëgjonte për herë të parë nga goja e Çianos dhe i tha atij se duheshin dhjetë ose njëmbëdhjetë divizione. Vetëm për atë përgjigjie, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zëvendësua duke u larguar menjëherë nga detyra dhe në vend të tij erdhi Sebastiano Viskonti Prascan. Gjenerali i ri, ritregoi entuziazëm pa kufi për projektin e Çianos dhe nuk e vrau shumë mëndjen për të mbledhur ushtrinë e nevojshme për të realizuar atë gjë. Besimi i Çianos u shtua dhe më shumë kur Jakomoni i raportoi se milicia fashiste shqiptare kishte një dëshirë të paduruar për zgjerimin e Shqipërisë dhe perandorinsë italiane. Ndërkohë për të vënë në vënd dhe për të arritur synimet e tija, Konti Çiano dha urdhër që në të dy anët e kufirit me Greqinë, të krijoheshin çeta luftarake, të cilat do të krijonin trazira në Çamëri.
Madje ai shkoi dhe më larg në idenë e tij, duke u munduar që të gjente mundësinë e vrasjes së Mbretit të Greqisë, nëpërmjet ndonjë shqiptari. Në atë kohë, Çiano nuk shkoi më shumë me përgatitjen e planit për vrasjen e Mbretit të Greqisë, pasi Musolini ishte i prekupuar prej shpalljes së luftës Aleatëve, si dhe dyzimeve të tija se kë shtet do të sulmonte më përpara. Për sa i përket Ballkanit, Duçja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë, por Çiano ishte i vendosur që të arrinte synimin e tij duke sulmuar Greqinë. Ai u entuziazmua pa masë, ku i ra në dorë një mesazh grek që e kishin kapur italianët, ku njeriu i fortë i Greqisë gjenerali Metaksa, bënte fjalë për një sjellje brutale dhe harbute të Çianos.

Ja pse shqiptarët nuk i ndihmuan italianët


Ata në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur ashtu siç ja paraqiste Konti Çiano, Benito Musolinit

Për tu siguruar se Duçja nuk do ta harronte Greqinë, Çiano sajoi nëpërmes Jakomonit një numër incidentesh kufitare, të cilat dëshmonin se si propagan da italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtzakonisht të ngathëta dhe krejt të paafta, si dhe vërtetësinë e fjalëve të ashpëra të gjeneralit Metaksa, në drejtim të Çianos.


Sajimi i incidenteve kufitare


Çiano vendosi që të përqëndronte krejt vëmëndjen në një incident që ndodhi në muajin qershor, kur disa persona të panjohur (besohet se ishin të policisë greke) vranë dhe i prenë kokën Daut Hoxhës, që ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Greqisë së Veriut. Askohe sipas agjensisë së lajmeve "Stefan", lajm i cili u përsërit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha paraqitej si një luftëtar i cili luftonte për lirinë e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentët grekë të cilët më pas i prenë edhe kokën dhe e shëtitën në të gjitha fshatrat e Çamërisë për të friksuar popullsinë vendase. Ndërsa ky lajm u komentua në këtë mënyrë, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtë atë, duke thënë se Daut Hoxha ishte një kriminël i njohur, që autoritetet greke kishin njëzet vjet që e kërkonin për vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke bënte të ditur se shqiptarët e paktë që jetonin në Çamëri, jo vetëm që nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumë të kënaqur me qeverisjen atërore dhe zemërgjerë të regjimit në grek. Për të qetësuar italianët, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarë të cilët i akuzuan si vrasësit e Daut Hoxhës dhe pritën një kërkesë për ekstradim nga ana e Italisë. Për ta nxitur Musolinin dhe për të tërhequr vëmëndjen e tij kundra Greqisë, Konti Çiano më 10 gusht 1940-të, i paraqiti atij versionin italian të vrasjes së Daut Hoxhës. Pas kësaj, tepër i pezmatuar, Musolini bëri thirrje për një veprim force ndaj Greqisë, pasi që nga viti 1923 me incidentin e Kanalit të Korfuzit, ai kishte disa hesape të vjetra të pambyllura me Greqinë, për të cilat grekët i gënjente mendja se i kishte harruar.


Propaganda antigreke


Të nesërmen më 11 gusht 1940-të, Duçja kërkoi hollësi të mëtejshme rreth Çamërisë dhe dha urdhër që agjensia "Stefan", të niste transmetimet agjitative për këtë çështje. Brenda ditës shtypi italo-shqiptar, botoi artikuj të pafund e me shkronja të mëdha, që kritikonin shtypjen greke mbi popullin e Çamërisë. Kjo gjë ishte më se e vërtetë, sepse grekët i kishin keqtrajtuar shqiptarët e Greqisë së Veriut. Gjithashtu Musolini urdhëroi Jakomonin dhe Viskontin Prascan të raportonin në Romë, ku do të diskutohej vendosmëria e tij e re për të ndërrmarë një sulm të befasishëm kundra Greqisë. Më 12 gusht, Musolini i deklaroi Çianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe Çamëria të mos i dorzoheshin Italisë pa luftime, "Italia do të kapërcente pragun". Sipas Çianos, Jakomoni dhe Konti Prasca i thanë atij se ai veprim ishte shumë i lehtë. Lufta u afrua dhe një hap më shumë, kur një nëndetëse italiane fundosi kryqëzorin grek "Helli" në ujrat greke në datën 15 gusht. Pas këtyre ngjarjeve, Berlini u alarmua dhe i kërkoi Romës që të ruhej statukuoja në Ballkan. Musolini bëri sikur e pranoi atë gjë, por nga ana tjetër i vazhdoi përgatitjet për luftë ndaj Greqisë. Viskonti Prasca nxitoi dhe dërgoi njësi ushtarake italiane në kufirin grek, ndërsa Jakomoni intesifikoi veprimet e tija për përgatitjen e guerriljeve shqiptare për përhapjen e terrorrit dhe krijimin e trazirave në prapavijat greke.
Po në atë kohë, Jakomoni i dërgonte mesazhe të njëpasnjëshme Çianos, ku i vinte në dukje kushtet e mjerueshme dhe të rënda të cilave u nënshtroheshin shqiptarët e Çamërisë. Krahas kësaj, ai u jepte udhëzime shtypit dhe radios shqiptare që të vazhdonte të ngrinte figurën e Daut Hoxhës, që ishte vrarë në Greqi. Në kulmin e entuziazmin e tij rreth projektit të pushtimit, Jakomoni arriti deri aty sa të sugjeronte se operacioni në fjalë duhet të fillonte me një sulm sa për sy e faqe të guerriljeve shqiptare, mbi një postkomandë kufitare italiane, gjë e cila do të shërbente si pretekst për fillimin e sulmit mbi Greqinë. Edhe pse kundërshtimet e gjermanëve e patën bindur përkohësisht Musolinin që të hiqte dorë nga planet për pushtimin e Greqisë, aksioni gjerman në Rumani e nxiti atë të hidhej menjëherë në veprim. Kur më 12 tetor trupat gjermane hynë në Rumani, Musolini u bë si i tërbuar dhe i deklaroi Çianos:" Hitleri më vë gjithmonë përball faktit të kryer. Kësaj rradhe kam vendosur me të njëjtën monedhë. Ka për ta marrë vesh nëpërmjet gazetave se unë kam pushtuar Greqinë".
Ndonëse ende kishte njëfarë rezistence për mosfillimin e sulmit ndaj Greqisë, veçanërisht prej Badoglios, Musolini e hodhi poshtë atë me vendosmëri, duke shpallur:" Unë do të jap menjëherë dorheqjen si italian, në rast se dikush nxjerr kundërshtime ndaj sulmit tonë kundër Greqisë". Edhe Çiano ishte i bindur se ai operacion do të ishte i lehtë. Ndërkohë lajmet nga Shqipëria ishin të gjitha pozitive, Jakomoni njoftonte se shqiptarët e Çamërisë i përkrahnin italianët dhe po përgatiteshin për ti ndihmuar ata. Gjithashtu ai njoftonte se rinia shqiptare, e cila kishte qenë gjithmonë e përmbajtur, po shfaqte shenja të hapura miratimi ndaj pushtimit të Greqisë dhe se të gjithë patriotët dhe trupat shqiptare, po digjeshin nga dëshira për të çliruar Epirin (Greqinë e Veriut) njëherë e përgjithmonë. Jakomoni shkonte deri aty sa thoshte se mezi po i përmbante shqiptarët për të kaluar kufirin. Musolini i bindur e duke i kujtuar për të vërteta këto marrëzira që i servirnin vartësit e tij, pati frikë se mos pjesmarrja e gjërë ushtarake e shqiptarëve në luftime, mund tu krijonte atyre përshtypjen se fitorja e pashmangshme kundër grekëve, ishte rezultat i arritur prej armëve shqiptare. Në fund të raportit të tij, Jakomoni njoftonte Musolinin se shqiptarët ishin entuziastë dhe grekët me moral të ulët.


Pushtimi italian i Greqisë


Sipas urdhërit të Musolinit, më 28 tetor 1940, tetë divizione italiane të përbërë prej 140.000 trupash, sulmuan tokën greke në një front të gjatë prej 200 km. Në atë operacion, italianët ndërmorën një numër sulmesh ajrore mbi popullsinë civile. Forcat italiane që morën pjesë në atë operacion, ishin të përgatitura me nxitim dhe të paisura keq, e të stërvitura dhe drejtuara nga oficerë jo kopetentë. Megjithkëtë në veprimet luftarake ata arrritën që të depërtonin rreth 15 km. në territorin grek. Por në qendër të sulmit, përpërimi i forcave që drejtoheshin nga Konti Prascas, u frenua shumë shpejt, gjë e cila e detyroi Kontin Çiano që të vinte me avion në Tiranë për tju dhënë zemër gjeneralëve italianë. Frika e tij u fashit disi përkohësisht, si pasojë e optimizmit të vazhdueshëm të Kontit Prascas, i cili i raportonte se pavarsisht prej vështirsive, trupat e tij po qëndronin mire, madje dhe batalionet e milicisë me ushtarë shqiptarë, kishin një moral të lartë. Ndër të tjera raportohej se një ushtar shqiptar i plagosur, me një italishte çalë-çalë kishte thënë:" Ne vdesim të gjithë, që Duçja të kalojë mbi trupat tanë". Në këtë vazhdë keqinformimi, kontribuoi dhe shtypi italian, që njoftonte se grekët po i uronin mirseardhjen ushtarëve italianë. Në të vërtetë, gjendja luftarake e trupave italiane u keqësua shumë shejt. Më 6 nëntor, Çiano pranoi se inisiativa kishte kaluar në kampin e grekëve. Grekët kishin kundërsulmuar në frontin e Maqedonisë perendimore, duke ju shkaktuar një disfatë pjesës më të mirë të trupave italo-shqiptare, e konkretisht batalionit prej njëmijë vetësh "Tomorri".


Grekët marrin Jugun e Shqipërisë


Më 14 shtator 1940-të, gjenerali Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, nisi kundërofensivën me një numër forcash disi më të mëdha se ato italiane. Trupat e tija të paisura dhe të furnizuara më së miri, jo vetëm që i detyruan italianët që të tëriqeshin nga territori grek, por shumë shpejt ata vunë nën kontroll, një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Kështu Korça, qyteti i tretë i Shqipërisë për nga madhësia ra në duart e grekëve më 22 nëntor, gjë e cila përbënte një goditje të fortë për prestigjin italian. Pas kësaj disfatat e italianëve ndoqën njera tjetrën. Në dhjetor italianët morën dhe Gjirokastrën, Sarandën, Pogradecin si dhe disa territore të tjera që përbënin 25 % të gjithë territorit shqiptar. Me qëllim që të kthente moralin e humbur të ushtarëve italianë, në janarin e 1941-it, Musolini dha urdhër që të gjithë ata që ishin nën 45 vjeç, të shkonin në front në Shqipëri. Ky urdhër ishte për të gjithë pa përjashtim dhe elita fashiste e hutuar nga ky urdhër u dërgua që të luftonte në malet me baltë dhe me borë të Shqipërisë. Kështu gati një e treta e ushtrisë italiane e përbërë prej 300.000 trupash, nisi një kundërofenisvë të përgjithshme.
Megjithë atë epërsi, ajo ofensivë nuk solli ndonjë rezultat të ndjeshëm. Që nga ai moment, morali i trupave italiane u dëmtua në mënyrë të pandreqëshme dhe Musolini i ktheu sytë nga Gjermania. Humjet i italianëve në atë kohë ishin mjaft të mëdha, e shënonin mbi 14.000 të vrarë, 50.000 të plagosur, 25.000 të humbur dhe mbi 12.000 vetë të tjerë të gjymtuar prej acarit të dimrit. Faji për këtë disfatë u hodh tek të gjithë, e Zenone Benini dhe Musolini në bisedat me Hitlerin, u a hodhën fajin shqiptarëve. Në të vërtetë, pavarsisht prej shpresave të mëdha dhe të pabaza që ushqente Çiano, Jakomoni dhe Viskonti Prasca, shqiptarët shfaqën një mungesë të theksuar entuziazmi, qoftë për italianët dhe qoftë për grekët.


Dezertimi i shqiptarëve


Forcat e armatosura shqiptare në rradhët e ushtrisë italiane, luajtën një rol fare të vogël në mbështetje të italianëve. Musolini pretendonte se divizionet italiane që pushtuan Greqinë fillimisht, kishin në përbërje të tyre nga dy batalione shqiptare. Kjo gjë ishte tepër e ekzagjeruar dhe nuk ishte aspak e vërtetë, sepse vetëm dy batalionet shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morën pjesë në operacionet ushtarake që u zhvilluan kundër grekëve në rajonin e Korçës. Të përballuar me realitetin e ashpër të një fushate ushtarake malore, ndaj një armiku të vendosur, njësitë shqiptare ose dezertonin ose largoheshin nga fusha e betejës grupe grupe. Ata që mbetën, luftuan aq keq, saqë komanda italiane u detyrua dhe dha urdhër që ata të tërhiqeshin nga fronti dhe i mbylli në një kamp përqëndrimi diku në Shqipërinë e Mesme. Asokohe thuhej se nëqoftëse italianët do të kishin përdorur trupat shqiptare në krahinën shqiptare të Çamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës, milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë vendosmëri dhe entuziazëm. Bashkpunimi i rastësishëm i shqiptarëve me italianët, ishte mjaft i kufizuar. Megjithë shumat e mëdha që Jakomoni shpenzoi për qëllimet "politike", rezultati përfundimtar ishte mjaft negativ. Agjentët shqiptarë, duke u përpjekur që t` u jepnin italianëve ato lajme që ata i kishin qejf, në mes të tjerash i bindën, se shqiptarët që ishin në Greqi, do të ngriheshin, madje pati dhe nga ata informatorë që thonin se edhe vetë grekët do të ngriheshin në përkrahje të italianëve.
Pasi grekët arritën që të pushtonin disa pjesë të Shqipërisë, agjentët shqiptarë që paguheshin e punonin për llogari të italianëve, duhej të punonin për të marrë informata përtej trupave italiane, në afërsi të trupave greke. Asokohe nga ana e agjentëve shqiptarë pati disa sabotime të cilat konsistonin në ndërprerjen e linjave telefonike dhe shërbimit telegrafik ushtarak. Por ato aksione të kufizuara të shqiptarëve ishin pa ndonjë pasojë të madhe, e nuk luajtën asnjë lloj roli në fushën e luftës. Sipas italianëve, të gjithë agjentët dhe sabotatorët shqiptarë, thuhej se kishin vetëm motivin e parasë. Ajo gjë ilustrohet nga ana e tyre, me faktin se ata nuk arritën kurrë të lokalizonin vendndodhjen e shtatmadhorisë greke, që italianët shpresonin ta bombardonin. Ndonëse kjo gjë është hedhur poshtë nga historiografia socialiste shqiptare, në të vërtetë shqiptarët në atë luftë i ndihmuan fare pak grekët. Sipas disa dokumentave që ndodhen në arkivat e Berlinit, bëhet e ditur se shqiptarët më shumë në atë luftë ndihmuan grekët se sa italianët dhe pakica greke në Jug të vendit e priti mjaft mirë mbrritjen e trupave greke aty. Arsyeja që shqiptarët nuk pranuan të ndimonin italianët, ishte e qartë. Italianët në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur sa kishte shpresuar Konti Çiano.


-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------

B - Marëveshjet e dy paleshe me Greqine dhe Italine per pjeset kufitare

Marrëveshja, Greqia hyri në Otranto


Marrëveshja shqiptaro- greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Ky është konkluzioni i një studimi prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonelit Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht pjesën më pikante të këtij studimi, i cili thellon më tej skandalin që fshihet në këtë marrëveshje, të depozituar tashmë për ratifikim në parlament. Detajet e këtij studimi nxjerrin në pah paaftësinë e qeverisë shqiptare për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë, duke pranuar firmosjen e një dokumenti që cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor. Rezultatet e studimit tregojnë se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Thjesht janë pranuar pa asnjë kusht dhe kundrejt asnjë kontestimi të gjitha propozimet e kërkesat e palës greke. Qeveria shqiptare, me vetëdije ose për paaftësinë e ekspertëve të saj të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme tenton tani të ratifikojë me shumicë votash këtë dokument. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit. “Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeohartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje”, - shprehet profesor Pasha.

STUDIMI


Studimi ka karakter teknik, ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe përqas. Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeo-hartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje. Studimi është vetjak. Ai nuk përfaqëson ndonjë agjenci, bashkësi studimore; nuk ka asnjë shtysë politike apo nacionaliste. Ai është vetëm një oponencë studimore.

ARKIPELAGU


Në Marrëveshje, kërkund nuk përmendet termi: "Arkipelag". Vetëm se: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare". Por terma të tillë nuk gjenden në UNCLOS (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit).


RASTI I REPUBLIKËS SË GREQISË


Greqia është një bashkësi siujdhesash e përzgjatur si dhe ujdhesash, në detin Egje dhe atë jonian. Ndër të mëdhatë e saj është siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagët e saj. Në këtë gjeografi, me një dendësi të madhe ujdhesore që njihet prej të gjithëve, prapëseprapë nuk është "shtet arkipelag", por në përbërje të tij "përfshin tërësi ujdhesash arkipelagore" si pjesë jetësore e Republikës së Greqisë. Kësisoj, në nismën për të ndarë ujorin në Ngushtesën Veriore të Korfuzit, që ndërmjetëson të dy shtetet tona fqinje, vëmendja jonë përqendrohet ndaj Arkipelagut të Ujdhesave Jonianë që ndodhet në perëndim. Shqipëria, në jugperëndimin e saj ndodhet përballë me Ujdhesën e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipëria nuk është përballë me Greqinë kontinentale (gadishullore = siujdhesore), por me një ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesë e Republikës së Greqisë. Ajo që përcaktohet në Marrëveshje: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare", është shtrembërim i plotë.

KUSHTET E UNCLOS

Ujëra që qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anësorë:
1. Në gjirin e Kërkyrës = 69 km2
2. Në gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tërësia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perëndimor Ermone = 92 km2
5. Ujra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokë, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PËR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PËR ARKIPELAGUN E KEFALLONISË
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000

SIPËRFAQE E PËRGJITHSHME 1606 km2


RAPORTI UJE-TOKË, QË NUK PLOTËSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokë për grumbullin e dytë të ujdhesave që nuk kanë kufij me Shqipërinë: Sipërfaqe e përgjithshme: Tokë + Ujorë, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujë : Tokë, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i të dy arkipelagëve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore. Kësilloj, jemi të ndryrë brenda një neni i cili trajton, në mënyrë krejt të përgjithshme, dhe pse të mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazë (ne i quajmë vija bazore), ku shfaqen të dy versionet që i trajtuam një paragraf më sipër, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku është Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (që ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendër Korfuzin, main island). Të dy termat që përdoren, bëhen të pakuptueshëm, për ne, mbasi asnjë terminologji e tillë nuk haset në UNCLOS.

NJË PËRFUNDIM PËR TERMIN "Arkipelag i Korfuzit"


Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall Jug/Perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon Deti Jon. Në bazë të të gjitha përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet Arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, po ma do mendja, atëbotë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një Konvente. Po kështu prej palës sonë, nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS. Sa më sipër nxjerrim si përfundim se: Në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit që përbëhet nga 14 ujdhesa, nuk do të përdoren vijëdrejtat bazore që bashkojnë pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk është marrë parasysh.

GJIRI I SARANDËS DHE BUTRINTIT SIMBIOTIKË


Përfytyroni tërësinë ujore të brendshme të Kaonisë së dikurshme. Në themel, në jug Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri në këmbët e Çukës së Ajtoit në jug dhe të Foinikes, në veri. Të dy fushat e sotme të Vrinës dhe të Mursisë ishin pjesë e këtij gjiri që mbante në pëqi Buthrotin dhe Foiniken. Legjenda e Onhezmit, mund të lexohet nga të dy anët, si nga perëndimi ku është Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit i cili në Çukën e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sërish me detin e gjirin e Onhezmit (Sot është kanali i Çukës). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve është një mbresë e pashlyer e këtij Dheu dhe Deti që vargoi i kodrave të Ksamilit nuk i ndante, por në të vërtetë bashkonte jetët e tyre të njëmendta. Në bisedime, duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TË SARANDËS. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë.

KEPI I STILLOS


Po të merret për bazë, harta gjysmë e publikuar, na lëshon një rreze dritë, për të parë se si janë ndarë kufitë ujorë në fillim të kësaj ngushtese historike për të dy vendet, aty ku përballë njëri-tjetrit janë gjeo-hapësirat tokësore, të Kepit të Stillos dhe ujdhesës me të njëjtin emër, pranë tij si dhe përballë, kepi Sidero në pjesën juglindore të Kërkyrës. Le ta përfytyrojmë këtë hyrje - grykë dhe të vështrojmë nga të dy anët, në një vijë që do të kalonte përperndikular me prirjen që ka hapësira ujore e cila vijon në drejtimin veriperëndimor. Sipas asaj harte, të gjysmëpublikuar, nëse matim largësinë nga Kepi Sidero deri në Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, në hartën e cituar më sipër, kjo largësi në hartë është 56 mm (në shkallën e hartës). Nisur nga vija e mesme (që thuhet se është e baraslarguar nga të dy buzëujët dhe takim me tokën) raporti është si më poshtë:
Në drejtim të ujërave greke = 35 mm ( 62.5%) = 5400 metër
Në drejtim të ujërave shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metër.
Siç mund të vihet re ky ndryshim është = 2612 metër.

FILLIMVIJA NDARËSE UJORE DETARE


Po të merret parasysh drejtimi që jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndërkombëtar ( 1913-1925) vijimi duhet të shkojë deri në takim me ujdhesën e Korfuzit. Kjo largësi është 16 km. Kjo vijë duhet të konsiderohet fillimore. Mesorja e kësaj vije (në largësinë 8 km) do të jetë edhe pika e parë e fillimit të mesores se Ndarjes se NVK. Pika 23 është takim me drejtimin: Stillo- Kërkyra. Pika 26 është pikë që përkon me ndarjen e rregullt sipas marrëveshjes,( normal me vijëdrejtën bazore). Nëse do të pranohej vija e drejtë përmbyllëse e ishujve anësorë ashtu sikundër është pranuar në të gjithë procesin e zbatimit të UNCLOS, për këtë marrëveshje, atëherë përmbyllja e gjirit të Kërkyrës, nuk i takonte të ishte në kepin Sidero, por në vijën përmbyllëse të përfshirjes së ujdhesës Vido. Pra, vijëdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi prirje nga perëndimi. Brenda kësaj vije përfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qëllim, nuk është marrë për bazë kjo vijë, por vetë bashkimi i të dy kepeve, të cituar më sipër: i Karagollit dhe Sidero. Kështu, po të merrej vija bashkuese, në ujdhesë kjo largësi do të ishte: 6780 metër prej kepit të Stillos, çka përbën një ndryshim ndaj vijës bashkuese me rreth 600 metër, që në këtë rast do t'i shtohej largësisë së dhënë më sipër duke arrirë në: 2670 metër.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisë arrin në 5794 metër.

BARKETA


Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash të cilat i përkasin Shqipërisë.
Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijnë lindje/perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesa shkëmbore, Tignosso dhe Barketa të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në Ngushtesë, vetëm, Barketa, duhet t'i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.

BARKETA, SI SKAJ I ARKIPELAGUT.


Po të shihet me vemendje harta detare ndarëse, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Barketa ndodhet në lindje të mesores së Ngushtesës Veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në Ngushtesë ajo kryeherët duhej t'i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet paramarrëveshje, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

GJIRI HISTORIK I SARANDËS, GJI I SHPËRFILLUR DHE I BRAKTISUR


Ky Gji është trajtuar si një vijë bregore detare e zakonshme. Matjet për përcaktimin e mesores i përkasin meslargësisë midis të dy brigjeve: Sarandë- Breg Korfuzi. Ujërat e brendshëm "historikë" janë konsideruar si "Free bay = gji i lirë" për t'u ndarë me shtetin fqinj. Ai në mënyrë tërësore është Det Shtetëror i Shqipërisë.
PRIRJA DREJT

VERIPERËNDIMIT NE NGUSHTESËN E OTRANTOS


Në këtë rast nuk është zbatuar "UNCLOS". Është ndërprerë në mënyrë tërësore, e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, në cënimin detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore (contigous zone) si dhe hapësirës së veçantë ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare është tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen përballë brigjeve të Italisë. Pra, dy shtete përballë njëri-tjetrit janë Shqipëria dhe Italia. Ky "status" i së Drejtës Detare, i është privuar Shqipërisë. Një nga kërkesat kryesore, të UNCLOS është që "Sistemi i vijave të tilla bazore (vijëdrejtave) nuk do të aplikohen nga një Shtet arkipelag në atë mënyrë që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Hapësirës së Veçantë Ekonomike e Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër". Në këtë marrëveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, që është skaji ujdhesor i Arkipelagut, është ndërprere DSH dhe HAV e Shqipërisë, sepse është aplikuar e Drejta e vetëm një shteti (Greqisë) për të vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndërsa Shqipëria i krijon vetes një "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik në Ngushtesë. Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i Sovranitetit Kombëtar dhe mosmbrojtjen e së Drejtës Detare të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua më sipër, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, në këtë takim ngushtesash strategjike ka qenë fatale për Shqipërinë. Arsyetimi ligjor ka qenë i mbështetur në logjikën ishullore, ku Othonoi është konsideruar si pikë e fundme prej së cilit janë llogaritur dy njësitë detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i përftimit të këtyre standardeve, është në kundërshtim të hapur me rrethanat gjeografike të ngushtesës e cila u përket vetëm dy shteteve përballë, Italisë dhe Shqipërisë. Republika e Greqisë përfiton në këtë rast në të tri drejtimet si në atë verior ( në mes të Ngushtesës), në perëndim ku ka hapësirë detare më Italinë, në Jug ku është universi i saj natyror ujor.

LLOGARITJE


Le të nisim reshperimin tonë detar, dhe në troje ujdhesash, nga Ngushtesa Veriore e Korfuzit, ku vetëm në Gjirin e Kërkyrës, janë: 6,45 md, pastaj, kapërcehet, ujdhesa Korfuzit, e në veriperëndim të saj shfaqet në horizont, ujdhesa Othonoi e cila është larg nga bregu ujdhesor i Korfuzit, me përmasa të barabarta, afërsisht, sa një DSH (Territorial Sea): 24 km = 12,9 md. Largësia ujore dhe ujdhesorë prej Dheut Kontinental të Greqisë, e gjer në këtë periferi është 6.4+9.7+12.9 = 29 md. Kjo shtrirje në zotërim të ujërave është në më shumë se dy DSH ( 2 x 12 md = 24 md ). Po këtu të mos harrojmë, se kemi më tej hapësirë ujore, sipas UNCLOS edhe 12 md, si Hapësirë e Afërt Vijimore Detare (Contigous Zonë), janë 74 km = 39.9 md.
PIKA "150", SYNIMI PËR T'U FUTUR NË NGUSHTESËN E OTRANTOS
Pika "150" është një fund poligoni, një fund vije, mbyllje koordinatash që kanë ndarë një ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL.
Afrimi i saj deri këtu, ka edhe një status tjetër, atë të një trekëndori, KULMI i te cilit diskutohet midis të tri shteteve fqinjë dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Në fakt pika "150" është diskutuar dhe vendosur nga dy palë. Ajo, paraqet fundin e një ndarjeje, ku në mesoren e "delimitimit" duhet t'i bëjë ballë, përcaktimit të të dy palëve, kundërshtimit të palës së tretë, po edhe vetes së saj. Kjo pikë nëse vihet në një vijëdrejtë e cila është e përfytyruar si përperndikular me Ngushtesën e Otrantos, e zgjatur nga të dy brigjet, e Italisë në Perëndim dhe Shqipërisë në Lindje është e gjatë 43 md. Pika " 150", është fund i një mesoreje (median line) e cila përshkon lirshëm DSH dhe HAV shqiptare në një gjatësi prej 39 km. Sa largësia tokësore Tiranë-Durrës.

NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË


UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
SIPËRFAQJA (km2) E PËRFITUAR NGA GREQIA
Kepi i Stillos, përballë Gjirit të Kërkyrës, në hyrje të Ngushtesës Veriore të Korfuzit: 2. 9 km2
Shkëmbi BARKETA: 1. 5 km2
Gjiri Historik i Sarandës: 15 km2
Ujërat detare Arkipelagore të Korfuzit deri në Ngushtesën e Otrantos (pika "150"): 335 km2

Sep 28, 2009
Tedi Blushi

U shkruajt prej Bep Martin Pjetrit
U botua ne forme broshuret per here te pare ne sitin http://www.proletari.com
E merkure, me dt.20 janar 2010
Copyright Proletari.Com[/color]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE - Broshure, Posted 10 Janar 2011, 14:21
Kosova
23.III.1989 - 22.II.2012

Imazh

Nën provokim Vendimet e Kongresit të Berlinit - 3.III.1878(130 vjet) - Kosova përsëri në qeverisjen e vet shqiptare në vitin 1999

Pjesa e Parë
Kosova në pragë të Pavarsisë
23.III.1989
NDËRGJEGJSIMI DHE GUXIMI I KLASËS INTELEKTUALE DHE I POPULLIT



Rrethanat e përgjithshme në prag të miratimit të Deklaratës Kushtetuese

Ardita Hajdari

Demonstrimi i pakënaqësive të popullit shqiptarët të Kosovës në pranverën e vitit 1981, u përdor si mjet i rritjes së represionit dhe dhunës së politikës serbë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ardhja në pushtet me 1987, e elementëve nacionalist në Serbi do të përkeqësonte edhe më shumë situatën politike e të sigurisë si dhe atë ekonomike në Kosovë.
Politika zyrtare e Serbisë, në fund të vitit 1987 por edhe gjatë vitit 1988 e 1989, ndërmori aksionin duke organizuar debate për fillimin e ndryshimeve kushtetuese në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ku parashihej që të ju reduktohen të drejtat dy Krahinave Autonome në kuadër të Serbisë - Federatës së Jugosllavisë gjegjësisht KSA të Kosovës dhe KSA të Vojvodinës.
Imazh
Delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët miratuan Deklaratën Kushtetuese me 2 korrik 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut me 7 shtator 1990 bashkë me ish-presidentin e Kosovës Dr.Fatmir Sejdiun me rastin e shënimit të 20-vjetorit të miratimit të tyre.

Ky dokument i rëndësishëm historik për shqiptarët e Kosovës, u nënshkrua nga 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës dhe 3 delegatë shqiptarë të cilët ishin të deleguar në Kuvendin Federativ.

Pas miratimit të deklaratës Kushtetuese të Kosovës nga delegatët e Kuvendit të Kosovës administrata dhe policia serbe ndërmori masa të reja kundër shqiptarëve. Fillimisht u suspenduan institucionet e tjera siç ishte Radio Televizioni i Prishtinës (RTP), gazeta “Rilindja” e cila në atë kohë botoi në gjuhën shqipe, si dhe institucionet e tjera arsimore-kulturore, ekonomike etj...

Delegatët e Kuvendit të Kosovës të cilët e miratuan Deklaratën Kushtetuese, në një mbledhje të mbajtur më 7 shtator 1990, e cila i zhvilloi punimet në Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila edhe është akti më i lartë juridik në shtete-ndërtimin dhe funksionalizimin e jetës institucionale në Republikën e Kosovës.

Deklarata Kushtetuese në rrethana të kohës shprehte qartë vullnetin e shumicës së popullit shqiptarë të Kosovës, për Kosovën shtet i pavarur e sovran. Deklarata Kushtetuese është edhe hapi i parë drejtë pavarësisë së Kosovës, pavarësi kjo që u finalizua me Lëvizjen paqësorë për çlirim si dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për tu realizuar e plot me 17 shkurt 2008, kur deputetet e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Autorja është historiane dhe studente në studimet post-diplomike për Master në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës

Deklarata Kushtetuese të Kosovës nën Jugosllavinë
2 Korrik, 1990

Imazh
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, jashtë Sallës së Kuvendit, lexuan Deklaratën e 2 korrikut 1990 nën tytat e automatikve dhe tankseve serbe-malazeze .


Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut – hapi i parë drejtë pavarësisë së Kosovës

Në shumë qendra të Kosovës u organizuan debate për ndryshimet kushtetuese. Në krye të këtyre debateve u vunë elementet e pushtetit,të cilët bënin thirrje për ndryshimin e kushtetutës dhe që “garantonin” së shqiptarëve dhe të tjerëve nuk do të ju merren të drejtat kushtetuese.

Pasi u organizuan shumë mitingje dhe debate në tërë territorin e Kosovës nën masa të jashtëzakonshme me 23 mars 1989 i filloi punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë kryesore kishte miratimin e projekt-mendamenteve të propozuara nga Serbia, e të cilat projekt-mendamente parashihnin që të merrnin shumë kompetenca institucioneve të KSA të Kosovës.

Në këtë mbledhje pas shumë debateve u hodhën në votim projekt- mendamentet, ku Kuvendi i Kosovës i dha ‘’pëlqimin’’ ndryshimeve kushtetuese. Me këtë rast duhet theksuar se në mesin e 120 delegatëve të Kuvendit të Kosovës sipas dokumenteve, fotografive e incizimeve të kohës shihen që këto amendamente i kundërshtuan 10 deri 13 delegatë shqiptarë.

Më këtë rast po e ritheksoj një fakt se delegatët e Kuvendit të Kosovës te cilët votuan për ndryshimet kushtetuese nuk e quan në vende misionin që e kishin marrë nga populli, ata u instrumentalizuan dhe u vunë në shërbim të qarqeve të caktuara të politikës ditore serbe.

Pas pëlqimeve që u dhanë për ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës, tashmë i kishte ardhur radha që këto ndryshime të miratoheshin edhe në Kuvendin e Serbisë i cili me 28 mars 1989 në një seancë të jashtëzakonshme dhe solemne miratoi projekt-amendamentet ku, amendamenti i 47-të, suprimoi Autonominë e Kosovës e cila ishte e siguruar nga Kushtetuta e vitit 1974.

Natyrisht se ndryshimet Kushtetuese u kundërshtuan ashpër nga populli shqiptarë në Kosovë, në shumë qendra të Kosovës shpërthyen demonstrata ku sipas bilancit të përgjithshëm si pasoj e dhunës së ushtruar nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe u vranë dhe u maltretuan me qindra shqiptarë të pafajshëm.

Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990


I.
Suprimimi i Autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë me 23 mars 1989
ishte sinjal i qartë së shqiptarëve Kosovës do të përballen me dhunë e terror. Shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur që të vazhdonin rezistencën kundër okupatorit serb. Kështu më 23 dhjetor 1989, në Prishtinë u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës ku në krye të saj u vu Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ishte partia e parë politike me hapësirat e Jugosllavisë e që pranë saj tuboi pjesën më të madhe te popullit në Kosovë.

Delegatët e Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 1989, u detyruan që natën ndërmjet 21 e 22 qershorit të vitit 1990 të ndërprenë mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Debati ishte tepër i ashpër sa që delegati Ryzhdi Bakalli (delegat shqiptar nga Gjakova), deklaroi se : ’’...si jemi kurorëzuar me Serbinë ashtu edhe ç’kurorëzohemi...”. Pas këtij deklarimi kryetari i Kuvendit të Kosovës Gjorgje Bozhoviq, e ndërpreu mbledhjen dhe më pas nga ana e delegatëve të të tri dhomave të Kuvendit të Kosovës arritën marrëveshje që mbledhja të vazhdohej më 2 korrik 1990. Por, duhet theksuar se nga 23 qershori e deri me 2 korrik 1990 patën tentativa nga kryetari i Kuvendit Gjorgje Bozhoviç që mbledhja që ishte caktuar më 2 korrik të shtyhet. Por delegatët e Kuvendit të Kosovës ishin të vendosur që mbledhjen ta mbanin më 2 korrik.

Një grup i delegatëve të Kuvendit të Kosovës 15 sosh, më 1 korrik 1990 në një mbledhje të mbajtur në shtypin e mbajtur të delegatit Skënder Skenderajt e rushqyrtuan tekstin e deklaratës kushtetuese të hartuar nga akademik Gazmend Zajmi. Gjithçka ishte përgatitur me kohë nga ana delegatëve shqiptar të Kuvendit të Kosovës. Delegatët e Kuvendit të Kosovës që në mëngjes ishin nisur në drejtim të Kuvendit. Por forcat e shumta ushtarako e policore-serbe e kishin rrethuar nga brenda dhe jashtë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës e që ju pamundësoi delegatëve shqiptarë të hynin brenda dhe të mbanin mbledhjen e Kuvendit me kushte normale të punës. Por në pamundësi për të hyrë brenda ndërtesës delegatët e Kuvendit të Kosovës në kushte të jashtëzakonshme të sigurisë, u detyruan që mbledhjen e Kuvendit ta mbanin para shkallëve të hyrjes. Mbledhja filloi në ora 10:00, e cila i zhvilloi punimet nën drejtimin e Bujar Gjurgjealës (delegat nga Prizreni), i cili e hodhi në aprovim rendin e ditës ku një ndër pikat e veçanta ishte edhe miratimi i Deklaratës Kushtetuese. Pas aprovimit të rendit të punës, Muharrem Shabani delegat nga Vushtrria e lexoi Deklaratën Kushtetuese ku më këtë rast Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës- Konfederatës së ardhshme Jugosllave.


Më 7 Shtator, 1990, në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën republikë, dhe kushtetuta e Kosovës u njoh si «Kushtetuta e Kaçanikut».


Gusht, 1997 UÇK-ja nisë Luftën Guerile kundër pushtetit serbë në Kosovë


- Në Gusht, 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorve të tyre.
- Në Mars, 1997, fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë.
- 1998 – 1999: Kosova okupohet nga ushtria serbe, kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë.
- Gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër dhunës dhe ushtrisë serbe në Kosovë, të udhëhequr nga Adem Jashari.
- Më 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por refuzohet nga serbët. Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.
Rilind shteti i Kosovës sërish, pas 130 vjetëve, por me 1/3 të territorit të saj, që kur u themelua për herë të parë Shteti (Vilajeti) i Kosovës, gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1878.


Pjesa e II-të
Lufta e Kosovës
28.II.1998


Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.
Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.


Krimi gjatë luftës


Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

U more nga ky link: - http://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs


Pjesa e III

Ardhja e Trupave Ushtarake të NATO-s dhe shumëkombshe në Kosovë

Imazh


Procesi i Pavarësisë së Kosovës


Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Thuhet se shtetet mike të Kosovës në vitin 1999 donin që ta mos përfshini në rezolutë fjalën Jugosllavi, por Rusia që ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, këmbënguli.
Më 2 shkurt 2007 i dërgauri special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit. Edhe kosovarët por edhe të huajt janë të mendimit se kjo do të coj drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Lexo më shumë për këtë më poshtë.
Pas disa bisedime Kosova u shpall më 17 shkurt 2008 i pamvarur.


Standardet për Kosovën(dhjetor 2003)


Që nga mbarimi i luftës është kërkuar nga shumica e popullit të Kosovës, shqiptarët, që statusi i Kosovës të definohet sa më parë që është e mundur. Por ndërkombëtarët gjithë kohën pohonin se ende është herët, dhe se Kosova ende ka probleme mes tjerash me respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave. Në dhjetor 2003 bashkësia ndërkombëtare(BE, OKB)përmes "Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara" Harri Holkeri ju dorëzoi autoriteteve kosovare dokumentin "Standardet për Kosovën". Dokumenti përmbante detyrat kryesore qe Kosova duhej t'i realizonte deri ne vitin 2005, ne mënyrë qe pastaj te vlerësoheshin arritjet dhe nëse gjykohet se "standardet janë përmbushur", do te iniciohej faza e ardhshme e përcaktimit te statusit final te Kosovës. Në ballinën e këtij dokumenti shkruante “Një Kosovë ku të gjithë –pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën ose fenë – janë të lirë të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë pa frikë, armiqësi ose rreziqe dhe ku ka tolerancë, drejtësi dhe paqe për të gjithë”. Tani të gjitha kërkesat për zgjidhjen e statusit nga ndërkombëtaret përgjigjeshin me "standardet para statusit".

Dokumenti ”Standardet për Kosovën” përmbante këto 8 pika:


• 1) Institucionet demokratike funksionale
• 2) Sundimi i ligjit
• 3) Liria e lëvizjes
• 4) Kthimet e qëndrueshme dhe të drejtat e bashkësive dhe të pjesëtarëve të tyre
• 5) Ekonomia
• 6) Të drejtat pronësore
• 7) Dialogu
• 8) Trupat Mbrojtëse të Kosovës
Shqiptarët, që përbenin më shumë se 90% të popullsisë e kishin kuptuar se përmbushja e standardeve ishte e domosdoshme për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, por shumë nga standardet ishin të vështira për Kosovën, për shkak se serbët të frikësuar nga rezultati i bisedimeve sabotonin këto standarde, duke mos marr pjesë në institucionet demokratike. Në anën tjetër ndërkombëtarët pohonin se standardet që kanë të bëjnë me pakicat ishin më të rëndësishmet. Vlerësime të ndryshme tregojnë se standardi numër 8, pra ai për "Trupat Mbrojtëse të Kosovës" është përmbushur më së shumti.
• Presidenti i Kosovës në atë kohë, Ibrahim Rugova dhjetor 2003:
"Standardet që bashkësia ndërkombëtare i kërkon nga Kosova, kanë për qëllim vlerësimin e të arriturave të Kosovës, para vendosjes së statusit final të Kosovës, që për ne është pavarësia, si dhe përmbushjen e normave për integrim në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në bashkësinë ndërkombëtare”"[1]

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci nga Lidhja
Demokratike e Kosovës për standardet korrik 2004:

"Standardet janë në masë të madhe të pranuara në Kosovë. Nuk jam shumë optimist që me mjetet që posedojmë mund të jemi shumë të suksesshëm. Parlamenti duhet ti plotësojë standardet që ndërlidhen me Parlamentin por do të jetë vështirë nëse serbët nuk marrin pjesë në procesin e standardeve dhe në jetën politike."[2]

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës korrik 2004:

"Është me rëndësi të ceket që standardet janë të rëndësisë qenësore. Ato paraqesin kornizën e veprimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit të një shoqërie me një rend të konsoliduar demokratik. Standardet paraqesin një strategji të punës të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë që është ose duhet të jetë në pajtim me të kuptuarit dhe pikëpamjet e secilës qeveri demokratike në Kosovë tash dhe në të ardhmen, madje edhe pas defi nimit të statusit të Kosovës."[3]

Trazirat e marsit 2004


Më 17 mars 2004 filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si "Trazirat e marsit". Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serb, dhe se ata ishin duke ikur kur disa nga bashkatdhetarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen pra me 17 mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe (me saktesisht - 4000 Serb jan shperngul nga shtepite si dhe 30 kisha ortodokse Serbe ne teritorin e Kosoves u dogjen - rindertimin te cilin sot e kesaj dite financohet nga buxheti i Kosoves. Shembujt e dhunes te perkryer mund te jene Fushe Kosova dhe Prizreni), diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët kishat i hakmerren me djegien disa xhamive jo-shqiptare në Serbi. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptar humbën jetën gjatë këtyre trazirave. Serbët mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fëmijëve, edhe pse dihet se ka pasur shumë herë kërcënime nga serbët ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës që ka shumicë serbe. UNMIK për të mos ndezur situatën (por edhe pse ne kete faze dhe posaqerisht ne rajonin e Mitrovices UNMIK e luan vetem rolin e mbikqyresit), edhe kësaj here nuk tregoi te vërtetën se c`far kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovar për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.
Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmisohej pa zgjidhjen e statusit përfundimtar. Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide morri këtë detyrë shumë seriozisht, dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etje ai në tetor 2005 i dorëzoi, Annan raportin e porositur. Edhe pse Eide në këtë raport e vë gishtin në shumë gjëra që mund të përmisohen ai konkludon se shumë është përmisuar në Kosovë nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Disa dit më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan. Serbia protestoi se shumë pak ishte përmisuar në Kosovë por bashkësia ndërkombëtare nuk ja vuri veshin. Por, prej kesaj dite KFOR-i ka kompetenca shume me te rrepta se gjat trazirave te Marsit. Ne te ardhmen, ne raste te ngjajshme KFOR-i do ti kete kompetenca per te reaguar me arme kunder Kosovareve. [

Pakoja e Ahtisaarit

Plani ishte që kjo pako të publikohej në fund te vitit 2006 por kjo u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që u mbajtën më 21 janar 2007. Gjatë gjithë kohës ishte përfolur se Martti Ahtisaari do të propozoj pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi. Në fillim të shkurtit 2007 Ahtisaari udhëtoj për në Kosovë dhe Serbi ku paraqiti dokumentin para përfaqësuesve të dy vendeve. Në Serbi pas zgjedhjeve ende nuk ishte formuar një qeveri e re, kështu që qeveria e vjetër vazhdonte të ishte në detyrë, por kryeministri i atëhershëm dhe tanishëm, Vojslav Kostunica, që është nacionalist tha se ai nuk do të marr dokumentin e Ahtisaari, dhe se dokumenti duhet ti dorëzohet qeverisë së re. Këtë sikurse edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi vitin e kaluar, serbët e bëjnë me qëllim për të vonuar zgjidhjen përfundimtare.
Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundëshme, e mbështetëshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar. Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është manadati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

Elementët kryesore të marrëveshjes:

• Kosova do të jetë një shoqëri shumë-etnike, që e qeveris veten në mënyrë demokratike dhe me respekt të plotë për rendin ligjor, nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara nga bota ndërkombëtare, dhe që nxit ekzistencën paqësore dhe të lulëzuar të gjithë banorëve të saj.

• Kosova do të ketë të drejtë të diskutojë dhe të miratojë marëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar anëtarësi në organizata ndërkombëtare.

• Mbrojtja dhe përkrahja e të drejtave të anëtarëve të baskësive është një element qëndror i Marrëveshjes. Marrëveshja përcakton aspektet kyçe që do të mbrohen, duke përfshirë kulturën, gjuhën, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu përshkruan mekanizma specifike të përfaqësimit të anëtarëve të bashkësive jo-Shqiptare të Kosovës në institucionet publike kryesore për të ruajtur dhe përkrahur pjesëmarrjen e tyre efektive dhe aktive në jetën publike. Për të mbrojtur të drejtat e bashkësive Kosovare jo-Shqiptare në procesin legjislativ, Marrëveshja gjithashtu lejon që disa ligje të caktuara mund të hyjnë në fuqi vetëm nëse një shumicë e anëtarëve Kosovarë jo-Shqiptare të Asamblesë Kosovare janë dakord me miratimin e tyre.

• Elementet e Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e trashëgimisë fetare e kulturore do të sigurojnë ekzistenceën a papenguar e të patrazuar të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Kosovë. Më shumë se dyzet vende kyçe fetare e kulturore do të rrethohen nga Zona Mbrojtëse për të parandaluar zhvillime apo ndërtime të dëmshme tregtare dhe industriale, dhe për të ruajtur dinjitetin kulturor të këtyre vendeve. Marrëveshja gjithashtu garanton sigurinë fizike të përforcuar për vende të zgjedhura dhe te rezikuara nga qfardo incidenti/sulmi ne pronen e KOS-it ne Kosove. KOS the organizata e saj e brendshme do të njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmërisë së pronës, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore, sikurse te cdo organizates fetare ne bote.

• Të gjithë refugjatët dhe personat e shpërngulur brenda Kosovës do të kenë të drejtë të kthehen dhe të marrin sërish pasuritë dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të bashkëpunojnë plotësisht me Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.

• Nje Forcë Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to të krijohet brenda një viti. Do të ketë një maksimum prej 2,500 anëtarësh aktivë dhe 800 rezervistë. Marrëveshja kërkon që Korpusi i Mbrojtjes së Kosovës (KMK) që ekziston sot do të shpërndahet brenda një viti.

• Duke pranuar faktin që përmbushja e përgjegjësive të Kosovës sipas Marrëveshjes kërkon një diapazon të gjërë aktivitetesh komplekse dhe të vështira, Marrëveshja përcakton një prani ndërkombëtare në të ardhmen për të mbikqyrur dhe përkrahur përpjekjet e duhura të autoriteteve Kosovare. Kjo prani përfshin tre komponentë kryesorë:

• Një Përfaqësues Ndërkombëtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Përfaqësuesi i Posaçëm i BE, do të emërohet nga një Grup Drejtues Ndërkombëtar (GDN), i cili përfshin aktorët kryesore ndërkombëtare. PCN do të ketë autoritetin më të lartë mbikqyrës mbi zbatimin e Marrëveshjes. Per dallim nga PSSP-ja, ky perfaqesues do te kete autoritetin me i zavendesu te gjithe ata perfaqesues institucional te cilit, sipas komunitetit nderkombetar, vepron kunder pakos se Ahtisarit dhe implementimit te legjislacionit qe del nga ky.

• Sapo Marrëveshja të hyjë në fuqi, do të ketë një periudhë tranzicioni prej 120 ditësh, gjatë së cilës mandati eksistues i UNMIK-ut do të mbesë i pandryshuar. Megjithate, për të siguruar mbikqyrjen e menjëhershme të zbatimit të Marrëveshjes nga Kosova, PNC do të ketë autoritet për të monitoruar këtë zbatim dhe për të bërë rekomandime tek UNMIK për veprime që duhen marrë për të siguruar respektimin e Marrëveshjes.

• Gjatë periudhës së tranzicionit, Asambleja Kosovare, në konsultime me PNC, do të ketë përgjegjësinë të aprovojë një Kushtetutë dhe legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do të hyjnë në fuqi menjëherë pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.

• Brenda nëntë muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, zgjedhje të përgjitshme dhe lokale duhet të mbahen. [5]
Negociatat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
së shpejti
Kalendari

Prishtinë 2 shkurt 2007. Kosovarët(djathtas) marrin propozimin e Ahtisaarit.


• 24 janar 2005: International Crisis Group (shqip: Grupi Ndërkombëtar i Krizave) publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën.[6] Serbët si gjithmonë refuzojnë këtë.

• tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjisë në NATO, i dorëzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve për statusin. Politikanët shqiptarë të Kosovës e karakterizojnë raportin si të drejtë.[7]

• 10 nëntor 2005: Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaari emërohet austriaku, Albert Rohan.[8]

• 21 nëntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovën për herë të pas që nga emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, Søren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. Në të njëjtën ditë proteston lëvizja "Vetëvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetëvendosje".

• 21 janar 2006: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri ndërron jetë. Afër një milion njerëz e përcjellin për në varr. Bisedimet që do të duhej të startonin në fund të këtij muaji shtyhen për disa javë. [9] [10]

• 10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë, president i Kosovës.[11]

• 1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë.[12] Disa ditë më vonë zgjidhet, Agim Çeku, që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së, kryeministër për AAK, dhe Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.[13]

• 19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka përsëritur thirrjet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. [14]

• 12 qershor 2006: Søren Jessen-Petersen (PSSP) lajmëron largimin e tij nga Kosova. Analistët thonë se po e lënë Kosovën për shkak të deklaratave pro-pavarësisë.

• 15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore të Kosovës.[15]

• 24 korrik 2006: Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në pallatin Niederosterich, Vjenë, Austri. Prezent janë: Agim Çeku(kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu(president i Kosovës), Vojslav Kostunica(kryeministër i Serbisë), Boris Tadic(president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Siç është pritur nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisaari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. Në Kosovë ky takim u përshkruante si "takimi i elefantëve". Lëvizja "Vetëvendosje" proteston në Prishtinë kundra këtyre bisedimeve.

• 27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.

• 28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet pas zgjidhjes së statusit, që sipas tyre duhet të jetë pavarësia.

• 7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe në Vjenë. Në fokus është decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mbarimit të këtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.

• 14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) të Kosovës. Rüecker para këtij emërimi kishte punuar për disa vite në UNMIK.

• 28 dhe 29 tetor 2006: Referendum në Serbi për kushtetutën e re që u hartua brenda disa muajve pa debate publike. Në kushtetutë nënvizohet se Kosova është "pjesë e pandarë e Serbisë". ICG, Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin me titullin "Serbia’s New Constitution: Democracy Going Backwards"(Shqip: Kushtetuta e re e Serbisë: Demokraci mbrapsht) kritikon përmbajtjen dhe mënyrën se si është hartuar kushtetuta.[16]

• dhjetor 2006: Bëhet e ditur se publikimi i propozimit të Maarti Ahtisarit për statusin përfundimtar të Kosovës do të shtyhet deri në janar 2007, me mundësi për shtyrje të mëtejshme.

• 21 janar 2007: Zgjedhje parlamentare në Serbi. Propaganda "Kosova është Serbi" në qendër të fushatës elektorale. Por politikani, Čedomir Jovanović, nga partia Liberalo Demokrate tha se ai do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës. [17]. Këto zgjedhje që në të vërtet ishin të paplanifikuara dhe u përcaktuan pas referendumit për kushtetutën ishin shkaku që Ahtisaari shtyri publikimin e rekomandimit të tij në lidhje me statusin. Pritet që Ahtisaari të rekomandoj pavarësi dhe bashkësia ndërkombëtare kishte frikë se bërja publike e rekomandimit para zgjedhjeve do të rriste përqindjen e partive radikale në Serbi.

• 21 janar 2007: Përkujtohet ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Fatmir Sejdiu dekoron Rugovën me urdhrin Heroi i Kosovës, për udhëheqjen e rezistencës për liri dhe pavarësi dhe për formimin e shtetit të Kosovës.

• 24 janar 2007: Asambleja e Këshillit të Evropës (Council of Evrope) miraton rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Disa nga nenet e projektrezolutës që u paraqit para përfaqësuesve nga e gjithë Evropa u hoqën për shkak se disa përfaqësues të prirë nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit të tyre në rezolutën përfundimtare. Njëri nga nenet ishte dhe ai për pavarësinë ku thuhej se Kosova duhet të merr pavarësi për të siguruar paqe në Ballkan. Rezoluta që u miratua nuk përmban fjalën pavarësi, por thotë se një zgjidhje e negociuar preferohet nga ky këshill por nëse kjo zgjidhe nuk arrihet atëherë është nevojshme që zgjidhja përfundimtare të imponohet.[18] [19]

• 26 janar 2007: Ahtisaari takim me të ashtuquajturin Grupi i Kontaktit që përbëhet nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Nuk kishte prononcim për media dhe takimi ishte me dyer të mbyllura, por njoftohet se Ahtisaari ka informuar se do të propozoj pavarësi të kushtëzuar. [20] [21] Në të gjitha shtetet e botës njoftohet se Kosova do të marr pavarësi të kushtëzuar. [22] Mediat lajmërojnë se Rusia është skeptike në lidhje me planin e Ahtisaarit. Sekretari gjeneral i NATO-s holandezi, Jaap de Hoop Scheffer shprehet se NATO përkrah planin e Ahtisaarit në lidhje me statusin e Kosovës. [23]

• 02 shkurt 2007: BIRN(Balkan Investigatve Reporting Network) publikon nenet kryesore të planit të Ahtissarit.[24] Disa orë më vonë Martti Ahtisaari dorëzon propozimin e tij në Beograd dhe Prishtinë. Edhe pse nuk përmendet fjala pavarësi të gjithë, edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, janë të mendimit se ky propozim e qon Kosovën drejt pavarësis.[25] Përmbledhje e dokumentit nga faqja zyrtare [26]

• 10 shkurt 2007: Lëvizja "Vetëvendosje" organizon protestë në Prishtinë kundra pakos së Ahtissarit që ata mendojnë nuk i bien Kosovës pavarësi. Disa nga protestuesit filluan të përleshen me policinë(që përbëhej nga ata kosovar dhe ndërkombëtar). Policia u përgjigje me dhunë ndaj të gjithë protestuesve. Dhjetëra të lënduar. Më 11 shkurt u njoftua se dy (Vetëvendosje thotë tre) protestues kanë vdekur nga plagët që morën një ditë më parë nga dhuna e policisë. Të vdekurit janë Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. KMLDNJ dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe e quan një krim atë që ka bërë policia. KMLDNJ së bashku me Prishtinën zyrtare kërkojnë hetim të gjerë të asaj që ndodhi.¨Pas mbarimit të protestave në zyrat e lëvizjes "Vetëvendosje" arrestohet lideri i lëvizjes Albin Kurti.

• 12 shkurt 2007: Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje pas dhunës në protestat e 10 shkurtit të organizuara nga Vetëvendosje ku vdiqën dy shqiptar të rinj. Ai thotë se ndjenë përgjegjësi morale, edhe pse policia as ajo e UNMIK dhe as SHPK nuk janë nën kontroll të tij. [28] Po këtë ditë Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin në paraburgim. Kurti tregon për keqtrajtim.

• 13 shkurt 2007: Në Besianë (ish Podujevë) varroset Mon Balaj. KMLDNJ kërkon shkarkimin e shefit të polic së UNMIK-ut, Stephen Curtis.

• 14 shkurt 2007: Stephen Curtis, shef i policisë ndërkombëtare në Kosovë, jep dorëheqje pas kërkesës së kryeadministratorit Joachim Ruecker.

• 21 shkurt 2007: Negociata të reja në Vjenë që kanë për qëllim gjetjen e një kompromisi. Pas këtyre negociatave njoftohet se asgjë nuk është arritur dhe se qëndrimet e të dy palëve janë të njëjta: shqiptarët duan pavarësi kurse serbët ofrojnë autonomi. Edhe Ahtisaari por edhe ndihmësit e tij kishin sinjalizuar se këto negociata nuk do të sjellin asgjë. Albert Rohan, anëtar i ekipit të Ahtisaarit i tha BBC se këto negociata janë shansi i fundit për kompromis. [31]

• 3 mars 2007: Protesta paqësore në Prishtinë të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje. Njoftohet se afër 4 000 persona morën pjesë.[32]

• 10 mars 2007: Në Vjenë të Austris mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje. Të pranishëm ishin krerët e Kosovës(Fatmir Sejdiu, Agim Ceku, Kolë Berisha dhe të tjerë) dhe Serbisë (Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë) si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do ti dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.[33]

• 15 mars 2007: Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, Reuters, plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.[34] [35]

• 26 mars 2007: Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku ai thotë se Kosova duhet të bëhet e pavarur.[36] Nicholas Burns, zëvendës ministër i jashtëm i SHBA-ve thotë se SHBA-të përkrahin planin e Ahtisaarit dhe mendojnë se Kosova duhet të bëhet e pavarur[37]. Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë planin. Rusia bënë deklarata që mund të interpretohen si kundra pavarësis por nuk përmend përdorimin e vetos.

• 29 mars 2007: Parlamenti Evropian miraton një rezolutë ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime.

• 3 prill 2007: Fillon shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura është dëgjuar i dërguari special për Kosovën Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t'i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusis u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perendimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit.

• 5 prill 2007: Kuvendi i Kosovës miraton një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.

• 13 prill 2007: Këshilli i Sigurimit i OKB-se njofton se ka vendosur të dërgoj në Kosovë në fund të prillit një mision faktmbledhës pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në këtë këshill.

• 17 prill 2007: Zëvendësministri i jashtëm i ShBA-ve, Nicholas Burns, në një fjalim para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën dhe se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari. Ai edhe shtoi se autonomia ofruar nga Serbia është dashtë të ofrohej para 12 vjetëve dhe jo tani. [42] Kai Eide, zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë thotë se Norvegjia përkrah planin e Ahtisaarit për pavarësi dhe se ai nuk e ka ndërmend të bëhet ndërmjetësues siç ishte kërkuar nga serbët.

• 25 prill 2007: Misioni faktmbledhës që përbëhet nga 15 ambasadorët /zëvendës ambasadorët për në OKB të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit arrin në Bruksel ku ka takime mes tjerash me sekretarin gjeneral të NATO- s Jaap de Hoop Scheffer dhe zyrtar të Bashkimit Europian. Scheffer ju tregon ambasadorëve se NATO përkrah planin e Ahtisaarit për ti dhënë pavarësi Kosovës. Ambasadorët erdhën në Kosovë pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në KS të OKB-së, për tu njoftuar më afër me gjendjen e minoriteteve. Pjesëmarrës janë ambasadorët e këtyre shteteve: ShBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe, Kinës, Kongos, Ganës, Afrikës së Jugut, Katarit, Indonezisë, Sllovakisë, Panamasë, Rusisë, Belgjikës, Italisë dhe Perusë.

• 26 prill 2007: Misioni faktmbledhës arrin në Beograd ku ka takim me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Boris Tadic dhe Vojslav Kostunica. Serbia kundërshton planin e Ahtisaarit dhe propozon për Kosovën ”autonomi të mbikëqyrur”. Si gjithmonë nuk mungojnë ankesat për të drejtat e njeriut. Disa mijëra serb që gjoja lëshuan Kosovën para luftës mblidhen afër kufirit me Kosovën për të protestuar për kthimin e tyren ë Kosovë. Në mbrëmje po këtë ditë arrijnë në Kosovë ambasadorët e Këshillit të Sigurimit që priten në Aeroportin e Prishtinës nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, si dhe nga PSSP-ja Joachim Ruecker.

[b]Prishtinë 27 prill 2007. Takimi i UNMIK-ut me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
[/b]
• 27 prill 2007: Ambasadorët kanë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës: Presidentin, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin. Autoritetet kosovare prezantojnë të gjitha të arriturat e tyre posaçërisht në të arriturat që kanë të bëjnë me minoritetet. Pas takimeve ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe ai francez, Jean Marc de La Sablier, shprehen të kënaqur me përparimet në Kosovën, edhe kur janë në pyetje minoritetet. Në orët e pasdites ambasadorët do të takohen me përfaqësues serb dhe do të vizitojnë vendbanime serbe.

• 28 prill 2007: Misioni faktmbledhës viziton fshatin Krushë e Vogël ku gjatë luftës në 1999 u vranë 103 meshkuj (70 % e meshkujrve te fshatit) të pafajshë shqiptar. Banorët u treguan se aty kishte ndodhur dicka e ngjashm me Srebrenicën. Misioni edhe vizitoi disa vendbanime serbe. Më vonë udhëtuan për në Vjenë ku takuan Martti Ahtisaarin. Më pas ata udhëtuan për në New York. Në një debat për marrëdhëniet transatlantike në Bruksel Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid gazetarëve u ka thënë se Kosova do të bëhet e pavarur me rezolutën e Këshillit të sigurimit të KB ose me “proces të pakontrolluar” në të cilin serbet e Kosovës do të ishin ”viktimat më të mëdha meqë kjo do të thoshte më shumë dhunë”.

• 13 maj 2007: Një rezolutë e hartuar nga ShBA-të ju shpërndahet shtetetve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë con drejt pavarësisë së Kosovës. ShBA-të vazhdojnë të deklarojnë se e përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe se kjo duhet të vij brenda muajit maj. Rusia thotë se nuk mundet ti pranoj disa pjesë të rezolutës. Gazeta Express që ka pa një kopje të rezolutës thotë të dielen me 13 maj: "Teksti i draftrezolutës, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët europianë ia kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit, nuk përmban fjalën pavarësi. Mirëpo, baza e këtij drafti është plani i Ahtisaarit, i cili çon drejt pavarësisë." Sot në parlamentin e Serbisë votohet qeveria e re që do të vazhdoj të kryesohet nga nacionalisti Vojslav Kostunica. Si president vazhdon Boris Tadiç.

• 15 maj 2007: Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, në Moskë thote: "Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo është e pamundur". Rusia vazhdon të shprehet kundra pavarësisë. Statusi i Kosovës ishte ndër pikat më të rendësishme në takimet që Rajs kishte në Moskë.

• 7 qershor 2007: Në takimin e G8 në Heiligendamm, Gjermani presidenti i posazgjedhur francez Nikola Sarkozi propozon që zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës të shtyhet me gjashtë muaj me kusht që Rusia të mos bllokoj resolutën për pavarësinë e Kosovës nëse një kompromis midis Prishtinë dhe Beogradit nuk gjendet brenda këtyre gjashtë muajve.

• 8 qershor 2007: Përfundon takimi i G8. Nuk është arritur marrveshje për pavarësinë e Kosovës por kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se diskutimet ishin konstruktive. Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për pavarësinë e Kosovës. [50] Zyrtarët kryesorë kosovarë i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar që të miratojnë sa më shpejt një projektrezolutën për pavarësinë e Kosovës. Propozimi për shtyerje refuzihet. ShBA vazhdojnë të këmbngulin se pavarësia është zgjidhja e vetme dhe më e mirë

• 10 qershor 2007: Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, hera parë që Shqiperia vizitohet nga një president amerikan. Ai thotë se Kosova do ta marr pavarësinë. Bush u mirëprit shumë mire nga populli shqiptar.

• 11 qershor 2007: Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Ceku, takojnë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në qytetin e Kukësit. Berisha përcjell mesazhin e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës.

• 13 qershor 2007: Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës ku thuhet se "secili propozim duhet ti përmbahet frymës dhe përmbajtjes së Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoert cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbis)

• 25 qershor 2007: Vazhdon të përflitet për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Në një projektrezolutë të paraqitur para disa ditëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së propozohet që vendimi për statusin të shtyhet me 4 muaj, dhe nëse gjatë këtyre katër muajve nuk gjendet zgjidhje atëher plani i Ahtisaarit të zbatohet automatikisht, kështu që Kosova të bëhet e pavarur. Rusia dhe Serbia kanë kundërshtuar rezolutën. Ende nuk është vendosur përfundimisht se a do të ketë shtyrje. Nga disa pritet një zhbllokim i porcesit pas takimit mes presidentëve Bush dhe Putin. Sot ministreja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs , ka thënë: "Serbia dhe Kosova nuk do të jenë përsëri pjesë e trupit të njëjtë"." Në një letër të shpërndarë nga zyra britanike në Prishtinë kryemnisitri britanik, Toni Blair, para se të lëshoj zyrën e kryeministrit, thotë: "Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t’i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë"

• korrik 2007: Pas dështimit të negociatave me Rusinë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do ti hapte rrugën pavarësisë së Kosovës, çështja e statusit ju dërgua Grupit të Kontaktit që do të ndërmjetsoj në negociatat shtes prej 120 ditëve midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqiptarët vazhdojnë që jenë kategorik në kërkesën e tyre për pavarësi.

• 6 gusht 2007: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takon presidentin e posa zgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi. Topi shprehet se të gjitha institucionet në Shqipëri përkrahin pavarësinë e Kosovës.

Pro dhe kundër pavarësisë Kosovës


Pro

Pro, nëse përkrah planin e Ahtisaarit që propozon pavarësi

• SHBA
• Shqiperia
• EU
• NATO
• Norvegjia
• Japonia

Neutrale

Nuk kanë qëndrim zyrtar në lidhje me statusin

Kundër
Janë kundra pavarësisë apo planit të Ahtisaarit

• Serbia
• Rusia
• Rusia e Bardhë
• Korea e Veriut


Pjesa e IV

Pavarsia dhe shpallja e Deklaratës të pavarsisë më 17.II.2008

Imazh
Republika e Kosovës

Imazh
Deklaratë për pavarsinë e Kosovës :


Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë, Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish- Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.
Imazh



Pjesa e V-të

Kosova nën Serbinë
E premte, më 24.II.2012


Për ju lexues te dashtun!


Materiali nuk asht i redaktuem nga nje ekipe profesionistësh, që do të thotë nje ekuipazh i përbam prej korektorit letrar e gjuhësor, prej piktorit apo ,......
Jam përpjekë me atë mundsin teme ta baj vetë dhe dihet se kjo mënyre i hapë shtigje për të pasë gabime në sektorë ortografikë, fjaleformues, në leksikë, në arkitekturën kompozicionale, në aspektin e fushës kritike edhe pse i jam rikthye sa herë kësaj punë për të minimizue gafat...Kryesorja asht ndërmarrja e një teme, që i janë shmangë institucione akademike, katedra historike dhe profësorë për shumë arsye; sa ideologjike e politike me ndikime të periudhës komuniste, apo për arsye diversive, ku për inerci të frigës vazhdon të mos preket kjo temë ende.
Unë e kisha andërr kët temë për me e lexue, por ishte e pamujtun që ta gjeja një landë të tillë as para 1991 dhe as pas këtij viti profesorat, paprofesora, të bijtë e tyre të epokës staliniste që edhe sot kanë uzurpue katedrat, akademitë nuk kanë shkruen nje gja të tillë për t'i qendrue sic duket besnik të mentaliteteve ideologjike, fetare, politike e kulturale të stalinizmit-enveristë .
Ka autore qe e kane trajtue ne forme fragmentare, duke e lane landen pa krye e pa zemer per arsye te tyne. Ne keto rrethana ju pervesha nje pune me aq miell qe gjeta ne these, gërmova sa mujta, përktheva një mori traktatesh dhe ju pervesha kesaj pune kaq te bukur, kaq te nderlikuem dhe kaq pergjegjes para kolegeve te mi dhe perpara historise. U përpoqa ta seleksionoj dhe t'i baj nje disocijim të volumit të madh të dëshmive historike të karakterit objektiv dhe subjektiv.
Jam i sigurte se nuk kam ba punë të mirëfilltë, te plote dhe tej shkencore, porse ne ket kam synue të paraqesë miqve, dashamirësve, lexuesit te interesuem nje skelet te landes. Te arrish te shkruash temen ''DOSJA E COPTIMIT TE SHQIPERISE'' duhet disa kritere baze si; te dije shume gjuhe, duhet dashuria per atdhene dhe pasioni per te verteten, guximin e vendosmerine, kthjellsine dhe forcen e logjikes, metodiken dhe ekspresivitetin e punes, elasticitetin dhe ekzigjencen e punes dhe te tjera vecori. Pra duhesh të kesh ''shpatulla'' vigane për t'i dhurue Atdheut, Fondit të Historisë Shqiptare një vepër sëpaku dhjetë volumesh me nga 1000 faqe të seicilës.
Cdo kush duhet ta ket të kjartë se tema që kam paraqitë nuk mund të quhet e plotë sepse cdo fenomen sikurse dhe historikun duhet vështrue në të gjitha prerjet e saj kryesisht e mbështetun në tre pamje;

- Në Vështrime Historike të Brëndëshme të Shqipnisë
- Pamja e Shqipnis jasht kufijve të saj, pra Shqipnia në mjedisin gjeo-historiko-kulturo-politik të rajonit dhe në kontinentin europian e mapërtej Atlantikut e Bosforit.
- Raportet midis dy vështrimeve historike në kohë e në subjektë.

Pra e shifni të dashtun miqë e dashamirë se sa universale asht kjo punë, prandaj e përsëris se duhet një punë vigane.

Deshira e mire ban te realizueshme gjithshka dhe ket e bana aq sa dita dhe aq sa mu gjend ne these togjet e dëshmive. Në kët broshurë jam udhëheqë nga principi human që të shmangë deri në zero përqind koeficentin e trajtimit të landës nga paragjykimet ideologjike, politike, fetare, ndryshe nuk do të delja para jush me një shkrim të tillë.

Të lodrosh me historinë sidomos të kombit asht shëmtia, shperfytyrimi i atij që ban kët marrëzi skizofrenike dhe mjaft të damshme edhe për moralin e autorit.

Nese shifet me syrin e inferioritetit atehere ky material asht i palexueshem. Po u pa me syrin e objektivitetit do t'i dalloji deri ne thjereza optike korpuskulat e punes teme aty.
Randesi ka landa qe une e mora edhe nga gjuhe te huaj, qe besoj se nuk ka genjeshtra aq te medhaja, sa qe te demtoji ndertesen e saj.
Me shprese se dicka kam ba, po jua nisi ju te parin si mik, shok i vjeter dhe si nje dashamir i së vertetes se Historise se Shqipnise, qe aq shume vuejtem per te mesue te verteten e saj gjate gjithe jetes tone shkollore ne periudhen e komunizmit.
Nëse kam gabue, që asht e pamujtun të mos kem rrëshqit diku, ju lutem të më falni shumë, ju përulem dhe urdhëroni që ta qortoni si konstruktivist, si shqiptari-shqiptarit sa ma parë në dobi të së Vërtetës dhe natyrisht të lexuesit.
Nuk ndjejë xhelozi që të merret dhe të përdoret me kujdes duke u përpjekë, që për cdo dyshim apo konstatim pasaktësijet le t'i shfletojnë arkivin e bibliotekës meqë pas 1991 janë ba pronë e popullit.
Unë shpresoj fort se do të dalë ndonjë studjues shqiptar ta barti në krahë kët mal mbi shpinë se edhe malet zhvendosen.

Lexim të mbarë!

U shkruajt prej Bep Martin Pjetrit
U botua ne forme broshuret per here te pare ne sitin http://www.proletari.com
E merkure, me dt.20 janar 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2021, 00:48
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari