Politika e huaj ne zhvillimet dhe fenomenet e politikes qe ka influencuar ne luftrat boterore.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Edi Ramës;Romana Vlahutinin e rekomandoi miku serb-B.Tadiç
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvin Ramës ja rekomandoi Romana Vlahutinin miku i zemrave i Romana Vlahutinit dhe Edvin Ramës, Jo Stefan Fyler, por ish presidenti antishqiptar - Boris Tadiç në Takimin e 1 prillit 2013 në Shkodër

Ish gazetarja Romana Vlahutin sherbtore e social-demokracis sllave të Ballkanit

Imazh
Takim i socjalistve sllave. Romana Vlahutin e preferuemja e ish presidentit serbë - Boris Tadiç(ka mundsi ta ketë propozua Borisi si diplomate Vlahutinin në Tiranë)

Nga Drazhen Stjepandić(Dražen Stjepandić)

Romana Vlahutin ishte një gazetare dhe redaktore në Radion 101. Që nga viti 1999, ajo ka punue në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si diplomate në departamentin politik të ambasadës kroate në Uashington, shefe Analitike dhe e planifikimit të politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga viti 2000 deri në 2004, Ministre Këshilltare dhe kreu i departamentit politik të ambasadës kroate në Beograd, si dhe drejtore politik i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Vlahutin ashtë nji nieri që krijon marrdhanie të kqia me njerzit vartës.
E dërguemja Vlahutin e diplomueme në Fakultetin e Filozofisë në Zagreb, dhe me masterin saj në School ”J. F. Kennedy” në të Govergnment, Universitetin e Harvardit.
Ajo ka punue me media ndërkombëtare (BBC, CNN, WTN) në zyrën për gazetarët e huaj të Kroacisë në Ministrinë e Informacionit. Më pas, mori pjesë në Komisionin Bassiouni të OKB-së, dhe nga viti 1994 deri 1997 ka punue si analist në Ekipin e strategjisë së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. (Sidomos në rastet e kampit në Bosnjë dhe Hercegovinë, e gjuhës së urrejtjes në rastet e mediave dhe të ashtuquajturat. Leadership).

Ajo ka punue si hulumtuese në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë (Council on Foreign Relations), një zyrë në Washington. Ajo ka marrë pjesë në përgatitjen e një studimi mbi zgjerimin e NATO-s në Evropën Juglindore në Institutin RAND. E dërguemja e Presidentit Josipovic për rajonin ashtë përmendun në mesin e kandidatëve për emnimin e ambasadorit në Shtetet e Bashkuara nga ish Presidenti kroat.

Koment nga kroatët;

Fotografi
- Nganjëherë fotot flasin një mijë fjalë ...
Kush ashtë kjo grue me një lesh të shkurtër lepuri të kuqtë?

Mata:
- Vlahutin ka kenë shum e afërt me ish presidentin e së majtës Ivo Josipović
Kjo ashtë karakteri i moralit kallamar….( MATA21 veljače, 2012, 17:57
Prva “dama” u stan u kojemu samo živi s predsjednikom, potpuno otvoreno dovodi svoga “prijatelja” a predsjednik se odmara podalje u stančugi od 200 m2. Napredno, nema što, to je moralni lik lignje, dno dna.)

Shenim
Nuk asht shqiprue krejt artikulli i gazetës ” Tjedno.Hr”
http://www.tjedno.hr/romana-vlahutin-prva-dama-u-sjeni/
U pregatit nga Redaksija e Kulturës Politike http://www.proletari.com
E hanë, më dt. 6.6.2016


Flokë- Kuqja e Beogradit
Problem në Kosovë dhe në Shqipni

Imazh
Vëllazëria e Zagrebit ndihmon vëllazërinë e vesit

Nga Redaksionale më 15/06/2016
Gazeta "55" Online
Zonja Vlahutin, ish-gazetare në Zagreb, është padyshim rekordmenia e mbrojtjes së qeverisë dhe versioneve të saj. Do të ishte mirë që vëllazëria e Zagrebit të mos i japë oksigjen vëllazërisë së vesit, të mos kalojë kufirin e integritetit dhe pavarësisë së institucioneve shqiptare, dhe mos abuzojë me kartën e misioneve ndërkombëtare. Shpresojmë se do të kuptohet, që nuk ka vetëm një investigim politik të deklaratave, por ka edhe investigime të tjera, të cilat mund të hapin korridore shumë të habitshme
Reforma në drejtësi padyshim është një ajsberg politik dhe nëse flet për sipërfaqen, pjesën që duket, kupton se veçanërisht zonja Vlahutin, ish-gazetare në Zagreb, është padyshim rekordmenja e mbrojtjes së qeverisë dhe versioneve të saj. Ajo ka shënuar dy rekorde: ia kaloi ish-ambasadorit Hofmann me tekstet përdëllenjëse për qeverinë dhe është tani në dyert e Partisë Socialiste për një anëtarësim të plotë në grupin e Rilindjes. Duke e mbajtur në qendër të vëmendjes të gjithë linjën e Vlahutinit, nxitesh për ndonjë investigim pak më serioz mbi ndikimin fatkeq të saj ndaj reformës. Ajo pasi i informon kudo shefat e saj, edhe atje ku nuk duhet, për thashethemet e rrugës që bëhen në Tiranë me gratë e ministrave apo funksionarëve, nuk ka harruar të sulmojë personazhe historikë të Shqipërisë dhe krejt në mënyrë të papërgjegjshme, nuk po e kupton akoma se ka shkaktuar dëme të mëdha me orientimin e saj sentimental, privat, jashtë të qënit në një elokuencë diplomatike, të baraslarguar nga interesat partiake.
Por, në Zagreb, në Kroacinë mike, historikisht të shqiptarëve, ajo ka njohur plot diplomatë të huaj, të cilët kur kanë ikur nga Zagrebi, mund të kenë ardhur në Tiranë apo janë kthyer në vendlindjen e tyre, në detyra. Por njohja e vjetër me Vlahutinin, ka rritur influencën subjektive dhe i ka bërë që të mos shohin se Rama, përpara se të jetë kryeministër, ka një psikikë dhe personalitet të dyfishtë. Ai është sot rekordmeni i korrupsionit qeveritar, dhe kampion i padiskutueshëm i lidhjes me krimin dhe kriminelët. Do të ishte mirë që vëllazëria e Zagrebit të mos i japë oksigjen vëllazërisë së vesit, të mos kalojë kufirin e integritetit dhe pavarësisë së institucioneve shqiptare, dhe mos abuzojë me kartën e misioneve dhe të imponojë lëvizje të pazakonta, që vetëm pas disa muajsh do të duken të turpshme, siç janë dhuna mbi komisionet apo grupet parlamentare. Gjithsesi, nga ky tekst i mësipërm shpresojmë se do të kuptohet, që nuk ka vetëm një investigim politik të deklaratave, por ka edhe investigime të tjera, të cilat do të hapin korridore shumë të habitshme.

http://gazeta55.al/vellazeria-e-zagrebi ... e-e-vesit/

Gafa e Mogherinit. Romana Vlahutin del zbuluar në krah të Edi Ramës
Imazh
Një foto tepër diskretituese për Edvin Ramën dhe Mogherinin - Pa - Etikë - Një klubë interesash klanesh aspak pro-shqiptare...Çdo lidhje me kryepolitikanë vendas dhe të huej e ka me pisllëk - Ptuh i paftyr!

9:17 - 05/06/2016
Koha e Jonë

Vendimi i fundit i ish Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle përpara se të largohej nga zyra e tij në Bruksel, ka qenë plotësimi i dëshirës së kryeministrit shqiptar Edi Rama për një emërim të fundit. Sipas zërave, kërkesa e Edi Ramës ishte që Fyle të emëronte si ambasadore të BE-së në Tiranë, një diplomate kroate të quajtur Romana Vlahutin. Siç e konfirmon edhe historia, Fyle ia plotësoi kërkesën Ramës dhe sot flokëkuqja kroate është ura kryesore lidhëse diplomatike në Tiranë mes Shqipërisë dhe Brukselit.
Në rastin më të mirë, analiza e angazhimit të saj si diplomate në Tiranë e nxjerr aktivitetin e Romana Vlahutin si anemik, ndërsa në rastin më keq dhe ashtu siç është në të vërtetë, ajo rezulton të jetë e para diplomate ngushtësisht e lidhur me interesa e një njeriu. Nuk është çështja se Romana Vlahutin qëndron në krahun e kryeministrit dhe kritikon rolin e opozits, problem është se ambasadroja e BE-së në Tiranë zbaton urdhërat e Edi Ramës për t’iu kundërvënë opozitës.
Në këtë rast “viktimat” janë shumë ndërsa i fituari është vetëm një njeri dhe intersi i tij personal politik.

“Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3tash të parlamentarëve shqiptarë”, ka deklaruar sot shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini. Në pamje të parë kjo duket një deklaratë normale politike që vjen nga Brukseli për ti kërkuar “mistrecëve” të Tiranës së bëjnë Reformën në Drejtësi.
Por në një analizë të vogël të fjalëve dhe termave të përdorur, kjo deklaratë është një gafë politike e shefes së diplomacisë së BE-së në prag të takimit Rama-Basha. Ne duam dhe e besojmë fort se kjo deklaratë e zonjës Mogherini nuk është një paaftësi e saj për të interpretuar drejt dhe për të tejçuar mesazhin politik, por ne besojmë dhe e sigurtë është se znj. Mogherini është e keqinformuar ose që të jemi politikisht korrekt e dezinformuar qëllimisht.
Burimi i këtij keqinformimi nuk është i vështirë të identifikohet!…
Ajo që keq dhe dezinformon shefen politikës së jashtme të BE-së, është e njëjta zonjë e cila ditën e parë që vuri këmbë si ambasadore e BE-së në Tiranë, kritikoi opozitën për qëndrimet e veta ndaj qeverisë.
Burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë që para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar i ftonte të rinjtë të lexonin në Google-in për cilësitë e kandidatëve të tyre, duke tentuar të tallej me deklaratat e opozitës që çirrej kundër kandidimit të Elvis Rroshit e Artur Bushit.
Burimi që keqinformon znj Mogherini, është e njëjta zonjë që sipas mediave të majta po të doni akuzohet se: “Në këto rrethana nuk duhet e marrë si e vërtetë hyjnore gjithcka që thotë ose bën një ambasador në Tiranë, ca më tepër ajo çupa nga Kroacia, ardhja e të cilës në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e madh të firmave nga Zagrebi që marrin pjesë në tenderat publikë.”
E pra burimi i keqinformimit të znj. Mogherini është e njëjta zonjë e cila një vitë parë parë i sugjeronte mazhorancës që ta miratonte Reformën në Drejtësi me votat e saj dhe pa një marrëveshje me opozitën.

E njëjta zonjtë flokqëkuqe e cila dikur përfundoi edhe në mediat kroate për një “histori rozë”, duket se është autorja e keqinformimit dhe dezinformimit me dashje të shefes së diplomacisë së BE-së Mogherini. Është pikërisht ajo që në urdhërin e rradhës së marrë nga një sms në segmentin Surrel- Pallati 24-katësh (ku ndodhen zyrat e BE-së), rrezikon seriozisht ta shëndrrojë takimin e kërkuar nga Rama me Bashën, në një show.(Syri.net)

Nr. 1 e lexuesve e dt. 17.VI.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Korrik 2021, 02:34
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari