HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Politika e huaj ne zhvillimet dhe fenomenet e politikes qe ka influencuar ne luftrat boterore.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 24 Jan 2010, 22:40

Haiti në kaos pas tërmetit 7 ballësh. Me qindra mijëra viktima.


(14.01.2010 RV) Janë njëqind mijë por ndoshta edhe shumë më tepër viktimat që shkaktoi tërmeti i së martës në Haiti. Dëmet janë të pallogarishtme. Ndërkaq e gjithë bashkësia ndërkombëtare është mobilizuar për t’i shkuar në ndihmë të mbijetuarve si edhe për të nxjerrë nga rrënojat ata që mund të jenë gjallë. Këshilli Papnor Cor Unum përsëriti sot në një komunikatë thirrjen e Papës Benediktit XVI gjatë audiencës së përgjithshme të djeshme: “Ndihmat duhet të jenë të bollshme dhe konkrete që të përballohen nevojat e ngutshme të vëllezërve dhe të motrave tona në Haiti”. “Cor Unum – thuhet në komunikatë – në lidhje të drejtpërdrejtë me Katholik Relif Servisis - që është agjencia humanitare ndërkombëtare e ipeshkvijve të SHBA - i ka kërkuar këtij dikasteri koordininimin e veprimeve në këtë fazë. Personeli prej 300 vetësh që gjendet në Haiti me përvojën që ka, me aftësitë dhe me burimet në dispozicion do të mundësojë koordinimin dhe efikasitetin e të gjithë ndihmesës së Kishës”. Por fatkeqësisht operacionet e shpëtimit janë shumë të ngadalta dhe të vështira. Po gërmohet me duar për të gjetur të gjallët poshtë gërmadhave. Ndërkaq sot ra një tjetër tërmet prej 4.7 ballësh Rihter, 10 km thellë, me epiqendër 50 km nga kryeqyteti Port o Prens.
I gjithë vendi është kthyer në një grumbull rrënojash dhe është në kaos të plotë ndërsa nëpër periferi kanë filluar plaçkitjet. Të dëgjojmë vetë presidentin e republikës haitiane René Preval:

Përgjigje: Pallati presidencial u shemb. Nuk mund të qëndroj më aty e nuk mund të banoj as në shtëpinë time pse edhe ajo është rrënuar. Nuk e di ku mund të shkoj për të fjetur. Sidoqoftë tani po punoj për të shpëtuar njerëzit. Të flesh nuk është një problem. Po përjetojmë një situatë tragjike. Duhet ta shihni me sy për ta besuar. Ka shtëpi të shkatërruara, spitale, shkolla të rrënuara dhe njerëzit kanë dalë nëpër rrugë. Nuk mund t’i çojmë nëpër spitale. Tani, para së gjithash duhet të pastrojmë rrugët që skuadrat e shpëtimit të mund të punojnë. Kemi nevojë për mjekë dhe barna. Ato spitale që janë në funksion janë plot e përplot dhe njerëzit janë nëpër rrugë. Ka rrezik që shtëpitë të vazhdojnë të shemben. Ka rrezik epidemish por të gjithë po bëjnë sa munden për të na ndihmuar. Dua t’i falenderoj të gjitha shtetet që kanë nisur të na ndihmojnë.

Bilanci është tragjik edhe për kishën e vendit. Kryeipeshkvi i Port o Prens Imzot Serzh Mio ka vdekur në rrënojat e katedrales. Dje në mbrëmje shumë të mbijetuar u lutën nëpër sheshet në qendër të kryeqytetit Port o Prens. Sipas burimeve vendore mendohet se së paku 100 meshtarë dhe seminaristë kanë vdekur. Në mikrofonin tonë flet Atë Zhan Patrik:

Përgjigje: Kisha haitiane është goditur rëndë nga kjo katastrofë. Janë shembur shumë kisha. Katedralja është shkatërruar nga flakët. Edhe seminari është dëmtuar dhe kanë vdekur seminaristë. Kanë vdekur edhe shumë, shumë besimtarë të dioqezës. Rreth e rrotull shohim e dëgjojmë britma, ofshama, dhimbje e ankth. Duhet të themi se kur dëmtohet Kisha dëmtohet edhe solidariteti sepse Kisha është vendi ku njerëzit gjejnë solidaritet. Por tani është vetë Kisha e Haitit që është në vështirësi dhe ka besim tek ndihma e Kishës Universale. Forca e kësaj ndihme qëndron në faktin se kjo është një ndihmë që jepet me gjithë zemër, është ndihmë që buron nga dashuria e Kishës universale për kishën e vogël haitiane. Çdo kishë do të japë ndihmën e vet dhe kjo do të na ndihmojë ta ndryshojmë gjendjen e krijuar. Ne haitianët jemi mësuar me katastrofat. Kur nuk ka fatkeqësi natyrore atëherë kemi ato politike e të çdo lloji tjetër që e trondisin gjithmonë vendin. Por populli çdo herë rifillon të shpresojë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Dhe kjo shpresë quhet shpresë e krishterë. Ky popull është i bindur se Zoti e shoqëron përgjatë historisë së vet dhe se është përkrah tij pavarësisht asaj çka ndodh. Për haitianët dashuria është e fortë.

Siç thamë, pra, në vend vazhdojnë të mbërrijnë ndihma nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu po bëhen përpjekje të vazhdueshme për t’u vënë në kontakt me të mbijetuarit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka vënë në punë një sit të posaçëm interneti për t’i ndihmuar haitianët jashtë atdheut të lidhen me të dashurit e tyre (http://www.icrc.org/familylinks). Po ashtu numërohen në 200 vetë të humburit nga personeli i OKB-së që vepronte në vend. Ndërkaq organizatat e pranishme po monitorojnë territorin dhe po përpiqen të organizojnë ndihmat.
Në mikrofonin tonë flet Françesko Roka, komisar i përgjithshëm i jashtëzakonshëm i Kryqit të Kuq Italian:

Përgjigje: Kanë arritur ndihmat e para dhe kanë nisur të arrijnë edhe aeroplanët e parë. Po kërkojmë vend se ku e qysh të magazinohen ndihmat, spitalet fushore, strehimet, çadrat etj. por për të realizuar këtë nevojitet që më parë të gjehen zonat e përshtatshme që të çojmë pastaj edhe energji elektrike dhe ujë, sepse në Haiti tashti janë shkatërruar të gjitha infrastrukturat dhe vendi ka qenë edhe më parë shumë i varfër.

Pyetje: Sipas jush cilat janë problemet më të rëndësishme dhe më urgjente?

Përgjigje: Problemi kryesor është ai shëndetësor. Por problem është edhe ushqimi, energjia elektrike, uji, kështu që ne do të veprojmë në një terren ku mungojnë strukturat e ndërlidhjes. Ndryshe ishte puna me cunamin. Ne vepruam nëpër zona të varfra, por shteti ama ishte i fortë, ndërsa këtu kemi shumë vështirësi.

Në Haiti pra, vijojnë të arrijnë ndihma humanitare nga e gjithë bota. I dërguari i posaçëm i OKB-së Bill Klinton bëri thirrje për të dhuruar të holla dhe për ta ndihmuar popullsinë e Haitit. Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën tre milionë vetë kanë nevojë për ndihma në këto çaste. Një kontribut të madh po jep edhe vendi fqinji Republika Dominikane.
Në mikrofonin tonë flet Imzot Jozef Veseuovski, nunc apostolik në Republikën Dominikane:

Përgjigje: Kemi vënë re me të vërtetë një solidaritet të madhe të njerëzve këtu për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona në Haiti. Në veçanti mund të them se kanë ardhur ndihmat e para nga SHBA dhe nga vendet e tjera dhe vihet re prania e Bashkimit Evropian dhe e OKB-së.

Pyetje: Cilat janë përparësitë në këto çaste?

Përgjigje: Tani duhet t’i përqendrojmë të gjitha përpjekjet tona për çlirimin e të gjithë njerëzve që kanë mbetur nën gërmadha. Pastaj duhen ndihmuar njerëzit me ujë, ushqime si edhe me organizimin e jetës së tyre të përditshme.


Thirrje e Papës për Haitin: solidaritet ndërkombëtar për të dëmtuarit nga tërmeti
Image

(13.01.2009 RV) Në audiencën e përgjithshme të paradites së sotme, Papa Benedikti XVI i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë të dëmtuarit nga tërmeti në Haiti. Ja teksti i plotë:

“Dëshiroj tani të bëj një thirrje për gjendjen dramatike në të cilën ndodhet Haiti. Mendimi im shkon në veçanti, tek popullsia e dëmtuar rëndë, vetëm pak orë më parë, nga një tërmet shkatërrimtar, i cili ka shkaktuar humbje të mëdha në njerëz, një numër të madh të pastrehësh e të zhdukurish, si edhe dëme të jashtëzakonshme materiale. I ftoj të gjithë t’i luten bashkë më mua Zotit për viktimat e kësaj katastrofe e për ata që derdhin lot për humbjen e tyre. U siguroj afërsinë time shpirtërore atyre që kanë mbetur pa shtëpi e të gjithë personave të sprovuar në mënyra të ndryshme nga kjo fatkeqësi, duke iu përgjëruar Zotit t’i ngushëllojë e tua lehtësojë vuajtjet. I bëj thirrje bujarisë së të gjithëve, që të mos u mungojë këtyre vëllezërve e motrave në momentin e nevojës e të dhimbjes, solidariteti ynë konkret dhe mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare. Kisha Katolike do të aktivizohet menjëherë përmes Institucioneve të saj bamirëse për të plotësuar nevojat më urgjente të popullsisë”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 26 Jan 2010, 01:53

Shahu diplomatik i Haitit dhe mbështetja për politikën intervencioniste të SHBA-së
Image
Image

24-01-2010 / Nga Thomas Donnelly & William Kristol (Weekly Stan

Përgjigjia e Presidentit Obama për tërmetin në Haiti ishte e menjëhershme. Ai e vlerësoi situatën si “një nga momentet e duhura kur nevojitet drejtimi amerikan” dhe ka vepruar në përputhje me rrethanat e jashtëzakonshme.
E mbështesim presidentin, pa rezerva. Populli më i varfër i hemisferës pësoi goditje të jashtëzakonshme nga tërmetet e këtyre javëve dhe ne jemi gati të japim ndihmën tonë. Situata na detyron të veprojmë shpejt. Haiti është komshi i afërt me ne, me të cilin kemi lidhje kulturore dhe politike prej vitesh.
Me një tranzicion që përvijohet në Kubë dhe me disfatat në Amerikën Qendrore nga Venezuela, na jepet rasti t’i gjendemi pranë vendit fqinj sot.
Tërmeti goditi në një moment shumë të veçantë për sigurinë e brendshme të Haitit dhe për zhvillimet politike. Nga dita e Francois “Papa Doc” Duvalier “Tonton Macoutes” grupe të armatosura dhe të dhunshme kishin zënë pushtetin në Haiti.
Në vitet e fundit, më famëkeqi ka qenë Chimères – mbështetësit e fortë të presidentit të përjashtuar, Jean-Bertrand Aristide. Shtypi shpjegoi nga Port-au-Prince, përmes rrënimit dhe kaosit, se burgu kryesor ishte shkatërruar krejtësisht dhe 1000 të burgosur janë liruar.
Tërmeti shkatërroi edhe drejtuesit e misionit UN në Haiti.
Duke qenë se presidenti Aristide ishte përjashtuar më 2004, Misioni i Stabilitetit UN në Haiti, me 7 000 trupa është drejtuar nga një ekspeditë ushtarake për të shtypur grupin e dhunës. Aristide po shfrytëzon këtë situatë të re, nga vendi ku është dëbuar, në Afrikën e Jugut. Në Johannesburg javës që shkoi ai mbajti një konferencë ku deklaroi se “nuk mund të pres më, dua t’u ndodhem pranë motrave dhe vëllezërve të mi në Haiti”. Kësisoj, vendimi i presidentit Obama për të përfshirë Brigadën e dytë të 82 Airborne dhe Batalionin e tretë, Marina e dytë mes 8 mijë trupave që do të mbërrijnë në Haiti në fundjavë tingëllon edhe taktike, edhe strategjike.
Admirali Mike Mullen, kreu i Stafit të Drejtuesve ka treguar se prania totale e ushtrisë amerikane në rajon do të shkojë shumë shpejt deri në 10 mijë vetë, duke qenë se është një mision humanitar ndihmash dhe një mission ushtarak stabiliteti për të parandaluar rizgjimin e një beteje të dhunshme për pushtet në Haiti.
Presidenti Obama po na angazhon për këtë përpjekje.
Por, ama nuk mund të lemë pa përmendur se ka një rrezik në detajimin e “skuadrës kombëtare të sigurisë” për Haitin “një prioritet për departamentin dhe për agjencitë tashmë”. Departamentet e Shtetit dhe të Mbrojtjes kanë dhënë shumë nga prioritetet e tyre që nuk mohohen kurrsesi. Të marrësh përgjegjësi në Haiti dhe kudo tjetër nuk është aspak e lehtë. Një brigadë trupash të stërvitur për luftë dhe një batalion i Marinës për Haitin mbase nuk duket shumë.
Kalendari i presidentit Obama për veprim të shpejtë u duk pak dyshues; Haiti e bën edhe më të vështirë këtë.
Një mision i suksesshëm në Haiti sot kërkon më shumë se një kontigjent këmbësorësh të shëndetshëm.
Transportuesit ajrorë USS Carl Vinson do të ngrenë një airport ekstra për Port-au-Prince. USNS Comfort do të jetë lehtësia më e avancuar mjekësore në Haiti. Ushtria amerikane do të dërgojë forca për të rindërtuar portin dhe rrugët kryesore.
Anija Vinson dhe Marina USS Bataan do të sjellë helikopterë me ujë, barna, batanije dhe ushqim për banorët e Haitit.
Forcat ajrore amerikane tashmë drejtojnë sistemin ajror të trafikut në Haiti.
Brenda dy javësh administrata ka për të zbuluar një plan mbrojtjeje, një buxhet të ri për 2010.
Do të përshkruhet edhe një plan për “rrezikun e ekuilibrave”, megjithëse politikat ndërkombëtare ishin si një portofol mbështetjeje i mirëmenaxhuar.
Përgjigjia e presidentit Obama për katastrofën në Haiti pati një ndikim të panatyrshëm. Kjo, për shkak të kapacitetit të jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për t’i dhënë përmbajtjen e duhur fjalëve në këtë rast.
Më shumë se vetëm “pushtet ekstrem” apo “pushtet i butë” apo “pushtet i fortë”, mundësitë tona ushtarake janë mjetet e veprimit. Është mirë t’i kesh. Do të ishte edhe më mirë të kishim shumë prej tyre, tani dhe në të ardhmen.

Gazeta 55 -
Përktheu Rudina Dahri
...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 27 Jan 2010, 12:10

Amerika e ''pushtoi'' Haitin
Image

Haiti "pushtohet" nga amerikanët

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë thanë se një forcë amfibe prej 4 mijë detarësh dhe marinarësh do të ndryshojë dislokimin e planifikuar dhe do të dërgohet në Haiti për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti.

Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.

Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve. Zoti Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm kur është në luftë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 27 Jan 2010, 12:28

Klinton dhe Ban në Haiti
Image


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, shkon në Haiti të shtunën për të parë nga pranë situatën në terren.
Ajo do të pasohet të dielën nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon që tha se donte të tregonte solidaritet me popullin e Haitit.
OKB ka bërë thirrje për më shumë se 500 milionë dollarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit.
****

16 janar 2010

Presidenti amerikan Barak Obama ftoi në Shtëpinë e Bardhë ish presidentët George W. Bush dhe Bill Klinton për të diskutuar rreth misionit të tyre të përbashkët në ndihmë të popullit të Haitit.
Presidenti Obama tha se misioni i dy presidentëve dërgon një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht popullin e Haitit.

Ish presidenti republikan George Bush tha se ishte i kënaqur që i përgjigjej thirrjes për të punuar krah për krah paraardhësit të tij demokrat, ish presidentit Bish Clinton për të mobilizuar dhëmbshurinë e popullit amerikan.

Ish presidenti Clinton u zotua për ndihmë afat gjatë për popullin haitian që ai t'i shpëtojë, siç u shpreh ai, historisë së tij dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Dy presidentët kanë ngritur një fond, i quajtur Clinton Bush Haiti Fund, për të grumbulluar para për Haitin. Ky fond pranon donacione nëpërmjet Internetit dhe premton që 100 për qind të parave të përdoren menjëherë dhe drejtëpërdrejtë për përpjekjet e ndihmave.

Ndërkohë në Haiti, punonjësit e ndihmave po punojnë pa pushim për shpërndarjen e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve tepër të nevojshme për të mbijetuarit e tërmetit në kryeqytetin Porto Princ dhe rreth tij.
Haiti dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje në bazë të së cilës Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e aeroportit në Porto Princ, ku mbërrijnë shumica e ndihmave.
Katër ditë pasi tërmeti e shndëroi pjesën më të madhe të kryeqytetit haitian në rrënojë, përpjekjet e ndihmave janë ngadalsuar nga bllokimi i aeroportit, rrugët e bllokuara dhe burimet e kufizuara.

Ekipet e ndihmave nga e gjithë bota ndodhen në Haiti për të ndihmuar, por punonjësit njoftojnës e po humbasin durimin, madje thonë se janë të shqetësuar rreth problemeve të sigurimit, nëse furnizimet nuk shpërndahen me shpejtësi.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pritet të shkojë sot në Porto Princ. Ajo do të takohet me presidentin Rene Preval dhe me anëtarë të qeverisë amerikane si dhe me punonjës të ndihmave për të përcaktuar mënyrat më të mira për të ndihmuar përpjekjet e rimëkëmbjes.

Edhe pse ende nuk ka një shifër zyrtare, bilanci i viktimave të tërmetit në Haiti mendohet se mund të arrijë në 200 mijë të vdekur. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë së Haitit, Antoine Bien Aime, të cilit i janë referuar mediat e huaja.
"Ne tashmë kemi mbledhur rreth 50.000 trupa të vdekur, por parashikojnë se numri i viktimave mund të jetë mes 100.000 dhe 200.000 të vdekur, edhe pse ne kurrë nuk do të dinë numrin e saktë," tha ai.
Mes kaosit, viktimave, dhimbjes, mungesës së ushqimit e ujit dhe një pasigurie totale ka kaluar edhe një tjetër natë e të mbijetuarve të apokalipsit haitian.
Autoritetet vendore i tremben një manifestimi të mbushur plot urrejtje nga vetë të mbijetuarit, të cilët kanë deklaruar se tashmë ndihet tërësisht të braktisur nga shtetit.
Këtë frikë e ka shprehur edhe vetë presidenti i vendit, René Preval, i cili e ka pranuar këtë gjë gjatë një takimi që ka zhvilluar në Port-au-Prince me ministrin brazilian të Mbrojtjes, Nelson Jobim. "I trembet një revolte popullore për shkak të frustrimit që po shfaqet dita ditës mes të mbijetuarve. Për fat të keq me kalimin e kohës janë gjithnjë e më të paduruar dhe mes tyre rritet urrejtja"- ka thënë ai.
Sot në vend pritet të mbërrijë sekretarja amerikane e shtetit, HIllari Klinton, ndërkohë që tjetër vizitë në axhendë është ajo e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

27.1.2010
shekulli.al.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 27 Jan 2010, 12:58

A ISHTE TERMET NATYRAL APO ARTIFICIAL?


SIPAS NJEREZVE TE SHKENCES TERMETI NE HAITI ISHTE PRODUKT I SHKENCES AMERIKANE DUKE I SHKAKTUAR ME ANE TE REAKTOREVE LAZER NE CRREGULLIMIN E KLIMES NE SIPERFAQE QIELLORE TE HAITIT.
JU DUHET TE KENI PARASYSH SHENJAT E NJE PUSHTIMIT AMERIKA I DHA:

1. LEXONI ARTIKULLIN E ROBERT PAPES QE OBAMA NE POLITIKEN E TIJ NDERKOMBETARE DO TE LEJI JASHT VEMENDJES PUSHTIMET NE VENDET ISLAMIKE DHE DO TE DREJTOHET TASHME NE KONTINENTIN E VARFER LATIN.

2. HAPI I DYTE QE E DESHMON KET POLITIKE IMPERIALISTE TE OBAMES ISHTE ''DEKLARIMI BOTERISHT NE OSLO, KUR MORI CMIMIN NOBEL PER HEQJEN E RAKETAVE NE POLONI E CEKI:
LUFTA ESHTE I DOMOSDOSHEM DHE I SHENDETSHEM PER POLITIKEN AMERIKANE. KJO PER NJEREZ PAQEDASHES QE NJE DESHMI E SHPIRTIT DHE KULTURES IMPERIALISTE TE JURISTIT OBAMA. ISHTE NJE NGA SKANDALET E MORALIT TE OBAMES, QE ZHGENJEU BOTEN DHE VOTUESIT QE VOTUAN PER TE JO PER KETE FYTYRE DHE SHPIRT LUFTENXITESE.

3. THIRRJA E XHORXH BUSHIT DHE BILL KLINTON ESHTE NJE PAZAR I MASKUAR I OBAMES PER ''TE NDIHMUAR'' PER HAITIN.
KY GJESTE PUBLIK DESHMOI SE ISHTE NJE PLAN I HARTUAR NGA DY PARTI NE PUSHTIMIN E HAITIT PA U DALLUAR. KJO MENYRE PUSHTIMI ESHT TEPER E SOFISTIKUAR.

4. ARDHJA E MBI 10 MIJE USHTARVE AMERIKANE NE HAITI ME SUPER ARMATIME MODERNE.

5. POPULLSIA NUK PO MERR NDIHMAT E BOLLSHME TE ARDHUR NGA TE GJITHA KONTINENTET EDHE NGA BOTA ISLAME SIPAS DESHMIVE. TE GJITHA KETO NDIHMA ADMINISTROHEN NGA USHTRIA AMERIKANE.
A MUNDET TE NDODHI QE KETO NDIHMA TE USHQEJI USHTRINE AMERIKANE, MEQENESE NUK PO U JEPET USHQIM RREGULLISHT POPULLSISE AMERIKANE?

6. ME C'TE DREJTE HOQEN FUSHATEN E KERKIMEVE PAS 7 DITEVE TE KERKIMEVE NEN GERMADHA TE NJEREZVE? KJO ISHTE NJE AKT KRIMINAL, SEPSE DISA SHOQERI NE MENYRE TE PAVARUR PO VAZHDOJNE DHE PO GJEJNE AKO EDHE PAS 12 DITEVE NJEREZ TE GJALLE NEN-GERMADHA. GJITHE KY MASKARADE OPERACION TE ADMINISTRIMIT TE NDIHMAVE DHE RIPERTERITJES SE HAITIT DREJTOHET DIREKTE NGA BILL KLINTONI.

7. PRESIDENTI DHE KRYEMINISTRI SHPREHIN PAKENAQESI PER ADMINISTRIMIN E NDIHMAVE PASI POPULLSIA NUK PO I MERR RREGULLISHT NGA AMERIKANET. RRINE ME NGA 2-3 DITE PA USHQIM. U BEN THIRRJE BOTES.

8. SHIFNI DHE VLERSONI
KENI DHE NJE DESHMI NGA NJEREZ QE E SHOHIN ME DYSHIME http://vodpod.com/watch/2854062-us-gove ... w-in-haiti HAARP ARMA A MANIPULIMIT TE TOKES ME ALE SATELITORE QE SHAKTON NDRYSHIME TE KLIMES, TERMETE DHE PERMBYTJE SHIKOJENI AMERIKANET E KANE BERE NJEREZIT KISHIN PARE DRITE NE QIELL QE QUHET LASER BEAM.

KONKLUZION:

SA MESIPER REZULTON:
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI - MJERIMI - VIKTIME E POLITIKES AMERIKANE

Postby Laert » 29 Jan 2010, 10:48

Obama kërkon Lidershipin e Uashingtonit në Amerikën Latine
Image
DEVIZA E OBAMES SI PRESIDENT - ''STOP POLITIKES SE BUSHIT KUNDER BOTES ISLAME DHE TASHTI TE FILLOI EPOKA E SULMEVE TE MASKUARA KUNDER BOTES LATINE NE AMERIKEN E JUGUT''

Nga Robert PAPA
Qysh se, Obama hyri në zyrën ovale, shpalli se do synonte lidershipin amerikan në Amerikën Latine.[/b] Ai pat deklaruar me elokuencë se “nuk do ketë partnerë me disnivele”. Siç do të shkruante Christofer Sabatini: “ShBA do ishte një ndër aktorët në rajon dhe jo drejtori i Amerikës Latine, por ngjarjet e fundit me grushtin e shtetit në Honduras dhe tensioni në Ande, treguan dobësitë thelbësore të administratës së Bamës”. A do të dëshironte Obama të merrte shembullin e konservatorëve amerikanë, duke përdorur CIA-n, pa i vënë asnjë cak dëshirës së saj për aksione klandestine?
Amerika Latine, po rrëshqet drejt anti demokracisë, krimit dhe mungesës së sigurisë. As Brazili, e as Kili, nuk e kanë si forcën dhe as zgjuarsinë diplomatike të ndërmarrin veprime ndikuese. Uashingtoni gjendet ne një pozitë lidershipi të dështuar. Rajoni, ka kohë që e ka humbur besimin te SHBA-të, ngase administrata e Bushit, u ndoll nga unilaterizmi dhe intervenimi. Pati akuza se Uashingtoni mbështeti, ose edhe krijoi një përpjekje për grusht shteti në Venezuelë ndaj Chavezit në vitin 2002, krijoi mosbesimin e radhës.
Vallë, a u akuzua pa të drejtë Uashingtoni dhe CIA? Dyshimi është ulur por skepticizmi nuk ka ikur. E majta fitoi terren në ato shtetet ku ndikuar nga Moska, kishte kontroll dhe nxiti aq shumë trazira anti amerikane. Chavez mbetet problemi kryesor në rajon. Një diktator, megaloman, dogmatik, injorant dhe i korruptuar, kërkon të mbajë peng të ardhmen e tregut, biznesit dhe të sigurisë. Brazili dhe Kili përfaqësojnë të kundërtën e Venezuelës. Presidenti Lula, një ish-drejtues sindikatash, është simboli i së majtës së moderuar. Ai ka zhvilluar një menaxhim makroekonomik dhe Brazili ishte vendi i parë që i rrëshqiti krizës ekonomike globale. Edhe ne Kili, presidenti Bachelet, përfitoi nga rritja e çmimit të bakrit, duke përfituar 20 miliardë dollarë vetëm në vitin 2008.
Në Samitin e Amerikës Latine në Trinidad dhe Tobago, Obama foli për një epokë të re, por u kundërshtua nga Bolivia, Nikaragua dhe Venezuela.
Obama dërgoi më shumë forca militare në Kili dhe Chavez nisi të ulërasë me klithma kundër “jankive imperialistë”. Uashingtoni nuk kërkon bazë ushtarake, por nga Ekuadori, operacionin kundër drogës, synon ta spostojë në Kili. Obama akoma nuk del me forcë për një lidership dhune dhe për një largim nga bisedimet dypalëshe. Së pari, Obama duhet të forcojë lidhjet dhe mbështetjen për Brazilin si aleatin më të madh në rajon, pa harruar Uruguajin, Kolumbinë dhe Panamanë. Biznesi privat amerikan ka investuar 26.8 miliardë $ në rajon, kurse Uashingtoni ka dhënë si ndihma, vetëm në vitin 2006, afro 1.6 miliardë dollarë, duke nxitur edhe krijimin e shume OJQ-ve të mirë financuara. Administrata e Obamës duhet të lerë mënjanë partneritetin dhe të kërkojë lidershipin, kështu thekson media në Uashington dhe mbase kjo do të ndodhë, por do ishte ndryshe sikur CIA t`i kishte duart e lira si në kohën e Ajzenaurit apo Niksonit e deri te ultra konservatori Regan. Ajzenauri aprovoi operacionin PB (PB ishte kodi i CIA-s për Guatemalën).
Planifikimi zgjati një vit. Kishin njohuri: presidenti, vëllezërit Dulles dhe një qark i ngushtë i oficerëve të CIA-s. Komunikimi nga CIA për Iken, quhej “Top secret Ita”. Ike diskutonte rreth PB, çdo të diel me vëllezërit Dulles, te shtëpia e motrës së tyre, Eleonorë.
Guatemalasi, i zgjedhur të drejtonte puçin, koloneli Carlos Castillo Armas, kishte marrë statusin e një heroi popullor. Në dhjetor të 1953, ai kishte shpallur se ishte kreu i “Lëvizjes Kombëtare për Çlirim”. I sponsorizuar nga CIA me një bazë në Honduras, me armatime dhe me shumë mercenarë nga vende të ndryshme të Amerikës Latine, ai kaloi 6 muaj duke u përgatitur për Çlirimin. 18 Qershor, 1954. Mëngjes. Allen Dulles telefonon Shtëpinë e Bardhë. Njofton se Operacioni “Suksesi PB”, filloi. Sekretari i shtypit i Ajzenaurit, Jim Hagerty i tha se: “Zyrtarisht, ne nuk dimë asgjë rreth kësaj”. (FRUS 1952-1954 vol 4, pp 1188-93). Ashtu si në rastin e Teheranit, thuajse një vit më parë, puçi kombinoi konspiracionin me farsën. Në York Times kishte tituj bombastikë:
NIS REVOLTA NE GUATEMALE;
RAPORTOHET INVADIM NGA DETI;
REBELIM NE DISA QYTETE...
Në fakt, ishte krejt ndryshe. Më 18 qershor, Armas me një bandë me 150 vetë u fut 10 km brenda Guatemalës nga kufiri me Hondurasin, duke ngritur një kamp pranë një kishe, Black Christ, dhe nga aty kërkoi dorëheqjen e Arbenzit, pa asnjë kusht.(Immerman, The CIA in Guatemala, p 161).
Pas dy ditësh, Allen Dulles informon presidentin:
“Deri më 20 qershor, rrjedhoja e përpjekjeve për të përmbysur regjimin e Presidentit Arbenz të Guatemalës, mbetet në dyshim të madh. Faktori kontrollues në këtë situatë, akoma konsiderohet të jetë pozicioni i Forcave të Armatosura të Guatemalës”. (po aty)
Pjesa e suksesshme e mashtrimit, ishte ndikimi psikologjik i krijuar me “forcat ajrore” të Armas, që zhurmonin mbi Guatemala City. Arbenz u ndikua aq shumë, sa urdhëroi fikjen e dritave në gjithë qytetet, duke prerë energjinë elektrike në qytetet kryesore. Radio “Voice of Liberation”, e ngritur nga CIA, fitoi një betejë propagandistike duke transmetuar intervistën e një piloti që kishte braktisur ushtrinë shtetërore. Nga frika, Arbenz ndëshkoi gjithë forcat ushtarake.

17.1.2010
Agjensia e lajmeve''Sot''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

HAITI-VIKTIME E POLITIKES së Partis Demokratike Amerikane 20

Postby Laert » 12 Jul 2021, 17:26

Haiti
Mbi shtetë- rrethimin mbas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise
(26.6.1968-7.7.2021)
(Ayiti Sou Eta de Syèj apre Asasina Prezidan Jovenel Moise)

E mërkurë, 07 korrik 2021 nga autorët; Sandra LeMaire dhe Lyonel Desmarattes
Simbas gaz. Në gjuhën haitiane ”Voa Nouvél”
Image
Ambasadori i Haitit - Edmon Brocchit në SHBA

Ambasadori haitian në Uashington, Brocchit Edmond, tha: 'Nëse anëtarët e kësaj komando ekzekutuese të presidentit tonë mund të vrasin presidentin e një vendi cilido, pa iu përgjigjë gjykatës, ata mund të përsërisin të njëjtin veprim në çdo vend tjetër të rajonit.'

WASHINGTON DC.

Haiti e gjëndet nën një shtet rrethimi, simbas Kryeministrit të përkohshëm, Clude Joseph, në një mesazh televiziv drejtue kombit në fillim të së Mërkurës, 7 Korrik 2021. Z. Joseph bani njoftimin disa orë pasi një grup personash të armatosun, të paidentifikuem vranë Presidentin e Haitit, Jovenel Moise në rezidencën e tij private në Pilgrim, një periferi e kryeqytetit, Port-au-Prince.
Kryeministri tha se ai ishte aktualisht në krye të vendit dhe vendosi ligjin ushtarak në kohën e kufirit të përbashkët të Haitit me Republikën Dominikane, si dhe aeroportin ndërkombëtar të Port-au-Prince.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë:

Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi sulmin ndaj Presidentit Moise dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjes Moise dhe popullit Haitian në një deklaratë të lëshuem nga Shtëpia e Bardhë. Deklarata thotë:
“Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhe shpresoj sinqerisht që Zonja e Parë, Znj. Moise, ta rimarrë shndetin. Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet popullit Haitian dhe ne mbetemi të gatshëm të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti të sigurt. '
Z. Biden tha se e konsideron sulmin ndaj Moise si një 'sulm shqetësues' dhe shtoi 'ne kemi nevojë për më shumë informacion' në përgjigje të pyetjes së një gazetari para se të hipte në helikopterin ”Marine One” që e mbante atë në bazën e Andrews. Të Mërkurën në mëngjes e dt. 7 korrik 2021.

Reagimi i Kongresmenit Republikan të Sh.B.A.

Në Uashington, udhëheqësi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, Rep. Republikan i Shtetit të Teksasit Michael McCaul, lëshoi një deklaratë që dënonte vrasjen e Presidentit Moise dhe nisi një thirrje për një hetim. Në këtë deklaratë z. McCaul tha:
'Unë dënoj me forcë vrasjen e Presidentit Haitian Jovenel Moise dhe shpresoj që gruaja e tij, e cila u plagos në sulm, të shërohet shpejt. Duhet të ketë një hetim të plotë dhe të gjithanshme dhe autori i krimit duhet të sillet para drejtësisë. Ngushëllime familjes së Moisiut dhe popullit haitian ”.
Një nga ligjvënësit e Florida të SHBA, Frederica Wilson, lëshoi një shënim duke thënë se vrasja e Presidentit Jovenel Moise ishte një tronditje e vërtetë për të. Ajo dëshiron që qytetarët e Haitit të dinë se ajo i mban ata në lutjet dhe mendimet e saja; duke u lutë që ky atentat nuk do ta zhysë Haitin në një kaos edhe ma shumë.

Reagimi i Kombeve të Bashkuara:

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Ambasadori Francez Nicolas de Rivière, tha se këshilli ishte i tronditë nga vrasja. Këshilli do të takohet privatisht të enjten në mëngjes të dt. 8 korrik 2021 për të diskutuar zhvillimin e situatës.
Nga ana e saj, ambasadorja e Irlandës në shtyp, Geraldine Byrne Nason, tha: “Kjo asht një kohë serioze. Të gjithë e dinim se situata në terren në Haiti ishte e ndjeshme dhe e vështirë. Unë mendoj se kjo asht një kohë shumë e trishtuem për Haitin dhe, pa thanë asgja, ne duam të tregojmë mbështetjen tonë për popullin Haitit. ' Ambasadorja Byrne përfundoi duke thanë se Këshilli i Sigurimit i OKB-ës do të diskutojë mënyrat për të mbështetë popullin Haitian. Ju kujtojmë se Kombet e Bashkuara kanë rreth 1,200 anëtarë të stafit që punojnë në misionin e saj politik në Haiti.

Reagimet nga Republika Dominikane:

Shtypi në Republikën Dominikane ka njoftuar se Presidenti Luis Rodolfo Abinader ka thirrë anëtarët kryesorë të komandës së lartë të vendit në një emergjencë dhe urdhëroi autoritetet të mbyllnin kufirin me Haitin pas vrasjes së liderit Haitian Jovenel Moise.
Ushtaraku ma i vjetër në karrierë Dominikane po takohet me Z. Abinader për të vendosur se çfarë veprimi duhet të ndërmarrë mbas asaj që ndodh në Haiti, ma tej pasojat e këtij atentati mund të kenë për Republikën Dominikane. Udhëheqësi Dominikan lëshoi një urdhër urgjent që ushtria të forconte vigjilencën dhe sigurinë ushtarake të vendit në zonën kufitare.
- Në një konferencë shtypi të dhanë nga ambasadori haitian nëUashington, Brocchit Edmond, të Mërkurën, 7 Korrik 2021, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Zanin e Amerikës: tha se autoritetet e Haitit kishin kërkue ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare - veçanërisht të Shteteve të Bashkueme të Amerikës. për të ndihmue hetuesit, që të zbulojnë se si anëtarët e kësaj komando vrasëse mundën të hyjnë në Haiti dhe, nëse ata janë largue tashmë nga vendi, nga ku erdhën.
Simbas diplomatit, nëse aeroporti ndërkombëtar Port-au-Prince asht i mbyllun, nëse autoritetet e aviacionit civil thonë se asnjë aeroplan nuk do të largohet nga vendi ose do të ulet në Haiti, i vetmi vend për të dyshuemit që do të largohen nga Haiti do të jetë kalimi në kufirin Haiti-Dominikan.
Në të njëjtën konferencë shtypi, Z. Edmond tha se të gjitha vendet, të gjitha qeveritë në rajonin e Karaibeve dhe në kontinentin Amerikan duhet të dënojnë këtë akt të neveritshëm. Ai shprehet:
'Nëse anëtarët e këtij komandos vrasëse mund të vrasin presidentin e një vendi pa iu përgjigjë drejtësisë, ata mund të përsërisin të njëjtin veprim në çdo vend tjetër në rajon.'
- Ambasadori kambënguli që vrasja e Presidentit Jovenel Moise tregoi nevojën që Haiti të ketë një forcë të armatosun - diçka të tillë që kërkohet nga kushtetuta e vendit. Ai kujton se nënë-ligji
Haiti parashikon ekzistencën e 'dy forcave të sigurisë: policisë dhe ushtrisë'. Ai shtoi: 'Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare ka refuzuar të mbështesë idenë e krijimit të një force ushtarake dhe kështu nuk ka të njëjtën mbështetje si Policia Kombëtare e Haitit'.
- Edmond kujtoi se krijimi i forcave të armatosuna u bazue në rekomandimet e një 'letre të bardhë' nga një qendër ushtarake ndër-amerikane; kështu që ai nuk mund ta kuptojë refuzimin e bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur Haitin në këtë proces. Ai thotë drejtpërdrejt se asht një hipokrizi që nuk mund ta kuptojë ndërsa çdo ishull tjetër në Karaibe ka një forcë ushtarake pranë një force policore. Ambasadori theksoi çështjen, 'nëse Haiti do të kishte një ushtri për të mbrojtë kufijtë e saj, të paktën komando që vrau Presidentin Jovenel Mosie nuk do të kishte kenë në gjendje të hynte dhe të dilte aq lehtë nga vendi'.
- Kontributet e tyne në këtë raport sollën Matiado Vilme dhe Yves Manuel në Port-au-Prince, korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara, korrespodentja e Kongresit Amerikan Katherine Gypson dhe korrespondentja e Kombeve të Bashkuara Margaret Besheer.

Në shqip prej gjuhës haitiane prej Bep Martin Pjetrit
E hanë 12.VII.2021


-----------------------------------------.

Presidenti Jovenel Moise(26.6.1968-7.7.2021)
Image

Vrasësit e Presidentit të Haitit; Dy amerikanë e të tjerë kolumbianë
Image

U morë nga ky link;
https://en.wikipedia.org/wiki/Jovenel_Mo%C3%AFse
Jovenel Moïse (shqiptim frëngjisht: [ʒɔv (ə) nɛl mɔiz]; shqiptim Creole Creole: [ʒovɛnɛl mɔiz];
26 qershor 1968 - 7 korrik 2021) ishte një sipërmarrës dhe politikan i Haitit që shërbeu si president i Haitit nga 2017 deri në vrasjen e tij në vitin 2021.
Ai u betue si president në shkurt 2017 pasi fitoi zgjedhjet e nandorit 2016. Në vitin 2019, trazirat politike dhe thirrjet për dorëheqjen e tij u shndrruen në një krizë politike. Ai ishte mikë i forte i ish presidentit Trump.
Në mëngjesin e hershëm të 7 korrikut 2021, Moïse u vra dhe gruaja e tij Martine u plagos gjatë një sulmi në rezidencën e tyne private në Pétion-Ville. Claude Joseph, kryeministri i përkohshëm, mori kontrollin e vendit mbas vrasjes së Moïse.

Jeta dhe edukimi i hershëm

Jovenel Moïse leu në Trou du Nord, Nord-Est, Haiti, më 26 qershor 1968. Në korrik 1974, familja e tij u zhvendos në Port-au-Prince, ku ai vazhdoi studimet e tij fillore në olecole Nationale Don Durélin, dhe vazhdoi me studimet e tij dytësore fillimisht në Lycée Toussaint Louverture, dhe më mbas në Center Culturel du Collège Canado-Haïtien. Në vjetin 1996, ai u martue me shoqen e tij të klasës Martine Marie Étienne Joseph. Po atë vjet, ata u larguan nga kryeqyteti dhe u vendosën në Port-de-Paix për të zhvillue zonat rurale.

Vrasja e Jovenel Moïse

Më 7 korrik 2021, Moïse u vra kur persona të armatosun të paidentifikuem sulmuen rezidencën e tij në Pèlerin 5, një rreth i Pétion-Ville.
Martine Moïse, zonja e parë e Haitit, u shtrue në spital për plagët e marra gjatë sulmit. Një njoftim për shtyp i lëshuem atë ditë nga zyra e Kryeministrit në detyrë Claude Joseph fajësoi sulmin ndaj 'një grupi individësh të paidentifikuem, disa prej të cilëve flisnin në Spanjisht'.

Simbas shqipnimit prej danishtes;
Vrasja

Më 7 korrik 2021, Moïse u likuidue kur burra të armatosun hynë në shtëpinë e tij në lagjen Pèlerin 5 të Pétion-Ville.
Bashkëshorti Martine Moïse u plagos në sulm dhe u shtrue në spital.
Autoritetet haitiane më pas kanë deklarue se sulmi u krye nga 26 burra kolumbianë, duke përfshirë disa ish-ushtarë dhe dy burra haitianë me shtetsi amerikane. Autoritetet Haiti kanë vrarë dhe arrestue disa nga autorët e dyshuem. Sidoqoftë, rrethanat rreth vrasjes janë të pakjarta.


Nderime
Moïse u dha Urdhrin e Jade Brilliant me Grand Cordon nga presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, në maj 2018. Tsai përgëzoi nismat ekonomike të ndërmarra nga qeveria e Moïse.
Në shqip prej gjuhës haitiane prej Bep Martin Pjetrit
E hanë 12.VII.2021

Partia e presidentit të vramë Jovenel Moïse
Image


Partia: Partia Haiti Têt Kale (frëngjisht: Parti Haïtien Tèt Kale, Kreolit Haitian: Pati ayisyen an Tèt Kale, PHTK) - asht një parti politike në Haiti. Têt Kale do të thotë 'Kokë Tullac' në Kreolishten Haitiane. Themelue në 12.8.2021. Parti Liberalizem Konservatore.

Historia
Partia u formue zyrtarisht në 16 Gusht 2012. Edhe pse atëherë Presidenti Michel Martelly nuk ishte kurrë anëtar i partisë, PHTK kishte afinitet me qeverinë.
Për zgjedhjet presidenciale të vitit 2015, Jovenel Moïse u paraqit si kandidati i partisë. Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2015, partia paraqiti 11 kandidatë për Senat dhe 99 për Dhomën e Deputetëve.
Në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative, katër kandidatë të PHTK u zgjodhën menjëherë.
Partia tani mban 26 vende në Dhomën e Deputetëve dhe dy vende në Senat. Kandidati presidencial i partisë Jovenel Moïse, i miratuem nga presidenti i vendit Michel Martelly, fitoi shumicën e votave në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale 2015 dhe fitoi zgjedhjet presidenciale në nantor 2016 Haiti mbasi zgjedhjet e maparshme u anulluen. Në orët e para të nadjes të 7 korrikut 2021, Moïse u vra gjatë një sulmi në shtëpinë e tij.

Kritika
Pas raundit të parë të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2015, partia u përshkrue si 'e korruptueme' dhe 'jofunksionale' nga disa Haitians dhe Haitian Amerikanët. si 'hajdutë'.

U morë nga ky link:
https://en.wikipedia.org/wiki/Haitian_T ... Kale_Party
Në shqip prej gjuhës haitiane prej Bep Martin Pjetrit
E hanë 12.VII.2021

-------------------------------…..

60 % janë katolik e popullsisë prej 12 milon banore të Haitit
Katolikët haitianë në Miami reagojnë ndaj vrasjes së presidentit
Nga gazeta “Chatolic Philly.com

Image

National News
U morë nga ky link;
https://catholicphilly.com/2021/07/news ... president/

Anëtarët e korit luten në Misionin Notre Dame d'Haiti në Miami Verior gjatë një adhurimi eukaristik dhe lutje pasdite për Haitin më 7 korrik 2021. Më herët atë ditë Presidenti Jovenel Moïse i Haitit u vra në dhomën e gjumit shtëpinë e tij në Port-au-Prince. Gruaja e tij, Martine Moïse, u qëllue disa herë dhe u dërgue në Miami për kujdes mjekësor. (Foto e CNS / Tom Tracy, katolik në Florida).

Nga Tom Tracy • Shërbimi Katolik i Lajmeve • Postue më 8 korrik 2021

NORTH MIAMI, Fla. (CNS)
- Një ndjenjë e dukshme e qetësisë dhe tronditjes në Haiti mbas vrasjes së presidentit më 7 korrik 2021 u pasqyrua në lagjen e Haitit të Vogël në Florida, ku banorët mësonin për vrasjen e presidentit të Haitit atë ditë.
'Ekziston një ndjenjë qetësie, por ju pyesni vedin se çfarë lloj qetësie asht dhe çfarë po vjen, me të gjitha ato banda të armatosuna randë dhe pa (president) dhe pa ide se kush po zëvendëson udhëheqjen e vendit', At Reginald Jean-Mary, administratori i Misionit Notre Dame d'Haiti në Miami të Veriut, i tha revistës “The California Catholic”(“ Katolikët e Kalifornisë”) përpara se të drejtojë një orë lutje për Haitin.
Një grup i vogël mercenarësh të panjohun, të armatosun randë sulmuen Presidentin Haitian Jovenel Moïse dhe gruan e tij, Martine, në orët e para të mëngjesit të 7 korrikut. Martine Moïse u plagos në mënyrë kritike dhe u dërgue në Miami të njëjtën ditë për trajtim mjekësor. Disa të dyshuem për vrasjen thuhet se janë vra nga Policia e Hatitit ose kapur.

Associated Press raportoi se Kryeministri Claude Joseph mori drejtimin e Haitit me mbështetjen e policisë dhe ushtrisë.

Atë Jean-Mary, i cili drejton një komunitet prej 5000 personash të Katolikëve Haiti, tha se ai kishte bisedue me anëtarët e kishës së tij dhe me udhëheqësit e komunitetit. Ai tha se duke pasë parasysh dhunën dhe paqëndrueshmërinë e fundit në Haiti gjatë vitit të kaluem nuk ishte i befasuem plotsisht me zhvillimet në vendin e tij të lindjes.
“Njerëzit janë në një gjendje mosbesimi dhe një gjendje shoku që një bir i vendit u vra - një udhëheqës, një qenie njerëzore, një baba. Kjo nuk asht një kohë për të gëzue, ajo asht nji dhimbje kombtare, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ”tha prifti për The California Catholic më 7 korrik 2021.
Kisha i kushtoi një orë adhurimi eukaristik - siç kanë ba çdo ditë gjatë pandemisë COVID-19 - “për të thirrur mëshirën e Zotit për Haitin dhe për të gjithë që të demonstrojnë një frymë mëshire dhe falje, në mënyrë që të mund të jetojmë në atë frymë kthimi në besim që Zoti na ka thirrë, ”shtoi prifti.

Gjendja e Haitit ishte gati si periudha 1996-1997 e anarkisë politike e Shqypnisë
(kët nantitull e shtova unë Bep Martin Pjetri).


At Jean-Mary beson se vrasja presidenciale shënon një pikë të ulët për Haitin, i cili ka durue kaosin dhe paligjshmërinë për ma shumë se një vit; bandat rrugore që enden kryejnë vrasje dhe rrëmbime, vazhdojnë pa u ndëshkue.
Moïse, në sajë të rolit të tij, ishte në nji fokus të turbullinave si dhe kontriboi pak, duke thanë pak për çrregullimin e brendshëm në Haiti, simbas priftit. pozicion ma parë; “Haiti nuk ka kenë kurrë në këtë anarki bandash nepër rrugë e kudo, pasiguri, ku ne me të vërtetë zbritëm shumë poshtë, ku vlerat nuk respektohen aspak, ku vlerat themelore po shkelen çdo ditë dhe asnjë sens rregulli; asht sikur të gjithë mund të bajnë çfarë të duen, nivelet e korrupsionit janë shumë të larta ”.
Prifti tha se shpresonte që bashkësia ndërkombëtare do të jepte një dorë ndihme për të ndihmue Haitin që të rimarrë hapat e tij dhe për të vendosë ligjin dhe rendin.
'Unë nuk do të flisja për forca ushtarake, por kam nevojë për një prani civile ndërkombtare që mund të rivendosë qetësinë në vend së bashku me policinë dhe me zyrtarët haitianë për t'u sigurue, që gjithçka të shkojë mirë. Në okupimet e kalueme (ushtarake) nuk i shërbyen ndonjë të mirë Haitit'.
Jean Souffrant, koordinator i ngjarjeve të kishës dhe anëtar i vjetër i Misionit Notre Dame d’Haiti, tha se ai ishte i tmerrue nga zhvillimet. Ai tha se asgja nuk e justifikonte vrasjen e presidentit haitian.
Souffrant tha se ai ishte për herë të fundit në Haiti në mars të 2021 për të marrë pjesë në varrimin e një shoku të familjes, por që ai po udhëtonte për në vendlindjen e tij më rrallë për shkak të mungesës së sigurisë në Haiti.
'Si të gjithë të tjerët, unë u zgjova sot me lajmin tronditës të atentatit dhe mendova se ishte shumë i pakuptimtë dhe brutal - askush nuk e meriton të vdesë në atë mënyrë,' tha ai, duke shtue se famullitarët janë në një gjendje shoku rreth ksaj ngjarje tragjike të kombit të tyne.
'Nuk ka randësi se çfarë po ndodhte në vend - nëse donim që ai të largohej, atëherë donim që ai të largohej, por jo, që ai të vdiste në mënyrën në mnyrën shumë çnjerëzore. Ky ishte një qenie njerëzore dhe për të parë mënyrën se si ai vdiq ishte shumë mizore. '
'Të shohësh kaq shumë gjak që derdhet, absolutisht nuk asht ajo që ne si popull duem të shohim për vendin tonë: Ne duem të shohim njerëz të shkolluem, fëmijë të lumtun, fëmijë të ushqyer dhe njerëz të lumtun - por për vjetin e kaluem 2020 nuk ishte në anarki Haiti, ”tha Souffrant.

Ndihma për Haitin
Në një kohë për t'u ndërtue, CatholicPhilly.com lidh njerëzit dhe komunitetet
Ndërsa shoqëria del nga humbja dhe ndarja e pandemisë, CatholicPhilly.com punon për të forcue lidhjet midis njerëzve, familjeve dhe komuniteteve çdo ditë duke dhanë lajmet që njerëzit duhet të dinë për Kishën Katolike, veçanërisht në rajonin e Filadelfias dhe botën në të cilën jetojmë.
Me dhurimin tuaj në çdo shumë, ju bashkoheni në misionin tonë për të informue në besimin katolik dhe për të frymëzue mijëra lexues që vizitojnë çdo muaj.

Ja se si mund të ndihmoni:
Një dhuratë prej 100 dollarësh na lejon të paraqesim fotografi të vlerësueme me çmime të jetës katolike në lagjet tona.
Një dhuratë prej 50 dollarësh na mundëson të mbulojmë një ngjarje të lajmeve në një famulli lokale, shkollë ose institucion katolik.
Një dhuratë prej 20 dollarësh na lejon të marrim burime solide të formimit të besimit që mund të thellojnë shpirtërimin dhe njohurinë tuaj për besimin.
Një dhurim i vogël, i automatizuem mujor do të thotë që ju mund të na mbështesni vazhdimisht dhe lehtë.

A nuk do ta konsideroni të bëni një dhuratë sot?
Ju lutemi bashkohuni në misionin jetësor të komunikimit të kishës duke ofruar një dhuratë në çfarëdo shume që mundeni - një dhuratë të vetme prej 40 dollarë, 50 dollarë, 100 dollarë ose më shumë, ose një dhurim mujor. Dhurata juaj do të forcojë strukturën e të gjithë komunitetit tonë katolik.

Bani dhurimin tuaj me kartën e kreditit të saj;
Ose bani dhurimin tuaj me çek:
CatholicPhilly.com
Ipeshkvia e Filadelfis(Archdiocese of Philadelphia)
Rruga 222 N. 17
Filadelfia, PA 19103

Në shqip prej anglishtes prej Bep Martin Pjetrit
E hanë 12.VII.2021


1943 - E hanë, 12.VII.2021
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Previous

Return to Politika Boterore

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron