Faqe 2 prej 2

Re: DU NUSE!!!!

PostPostuar: 22 Gusht 2009, 01:00
nga oroshi
*Kam hap temen ma fisnike
si me gjet noj simpatike
si me fut dy kamt n'nji kpuc,
me ul kryt kur dikush t'nguc,
te shkon menja fill te gruja,
ka e vetme mbet kercuja,
pranaj menja shpesh me ndrron,
tuj pas shembull bacen Gjon,
plumbi marr e kishte n'kry,
mes per mes depertu n'sy,
lan mas vedit do jetima,
Dilen,Mriken e do Gjina,

Po e la tash pesimizmin,
marr per dore optimizmin,
ai me qon neper do fusha,
n'do lugina t'gjata t'ngushta,
plot me zana mbush ish vendi,
emni tij i plot Kelmendi
tuj shetit,pra,ne do fusha,
t'gjana t'plota,t'gjelbra t'ngushta,
shof fisniken,pak te shkputun,
n'mes te shalve furken futun,
tuj tjerr lesh,po,pa ja da,
e tuj kendu do kang me za,
""a ka djal ktu ne Malsi,
zjarrmin tem ai me ma shkri,
kah po vuj un,oh e mjera""
shof sojniken n'djers perly,
gjoksi jasht i kishte kcy,
do shal t'bardha deri n'thellsi,
ku po i dukej nji i zi "mi",
menja kres m'iku per lesh,
mu duk,mini,m'u ngerdhesh (mini=miu) :)
e t'i marr un njifar turri,
mos t'qellote njifar guri,
prej merzis un nuk e pash,
u pengova permbys rash,
kur u zgjova,hapa syt,
shof sojniken mu ke kryt, :(
m'kapi tmerri e trishtimi,
n'shal t'sojnikes prap ai "mini" :dru:

DU NUSE!!!!

PostPostuar: 22 Gusht 2009, 10:06
nga Laert
Aj--ajjj...ajjj, me ke mahnite me rrjedhshmenine baritore.

Te lumte Orosh se prej mend e ke be si bejtexhi.
Eh shkreta lamsh i zi e vapa tani ne vere e kane terbu vashen duke tjerr lesh e prit dashni nder barinj te malit,....e mandej ei dijne punet vet, bje....bje e ne fund dalte hajr....... :flm

Re: DU NUSE!!!!

PostPostuar: 23 Gusht 2009, 05:28
nga oroshi
love1

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari