Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
SHTJEFEN PALUSHI - KARIKATURIST - HUMORIST SHKODRAN
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
''16 vjet me Shtjefen Palushin''
TEFA...
SHTJEFËN MARK PALUSHI
(1943 – 1985)

ImazhImazh
SHTJEFËN PALUSHI DHE FRITZ RADOVANI

Rast i veçantë: Kam fillue punën në Fabrikën e Pelhurave, si piktor tekstili bashkë me Shtjefën Palushin (ose Tefa) me 18 Korrik 1969, dhe jemi nda përgjithmonë me Té, po me datën 18 Korrik 1985, plot 16 vjet... Sikur edhe vetëm 16 faqe me shkrue në një artikull prap do t’ishte pak me anekdota, kujtime, diskutime, probleme jete e pune…probleme që as nuk mund të mendohen nga njerzit të cilët nuk e kanë jetue atë kohë, kur Tefa, tue kenë edhe anëtar i Lidhjes së Artistave, punonte me një ish mësues të larguem nga arësimi për biografi të keqe...por, gjithmonë prej ditës së parë e deri tek e fundit: “shok e mik besnik”.
Ishim në Shtëpi të Kulturës në Shkoder, kur Tefa djalë i vogël erdhi dhe mori një letër nga Prof.Vladimir Jani për sekretarin e Lidhjes në Tiranë, Foto Stamo, letër me anë të së cilës Prof. Vladimiri, i kërkonte me ndihmue Tefën për me u rregjistrue në Lice Artistik, tue pasë parasyshë se Tefa asht i talentuem dhe duhet ndihmue për konditat shëndetësore të tijat, sigurisht, piknisja ishte talenti i tij. Që në bankat e Liceut spikatë prirja e tij e veçantë për karikaturën, një gjini krejt e veçantë e grafikës por edhe pak e zhvillueme tek na.
Piktori i njohtun Zef Bumçi e ndihmon pa rezerva talentin e ri Tefën, i cili për një kohë të shkurtë bahet i njohtun në Shqipni nëpërmjet faqeve të revistës “Hosteni”. Pa kalue pak vite merr pjesë edhe ndër ekspozita ndërkombëtare ku, fiton edhe çmime artistike.
Tefa krahas ilustrimeve për revistën merret edhe me ilustrime librash dhe me vepra karikature që i paraqet në ekspozitat lokale të Shkodres dhe ato nacionale në Tiranë, ku, pothuej vazhdimisht asht nderue me çmime për merita artistike.
Pa hy në analiza të veprave apo të ekspozitave personale të Tija, unë do të tregoj në këte shkrim dy aspekte: Tefa aplikues i parë në Shqipni i karikaturës në tekstil dhe, Tefa piktor i denjë si shok dhe mik i vërtetë me u quejt “shkodranë”.
Deri në vitin 1993 ruejta me shumë kujdes arkivin e plotë të modeleve të tekstilit të punueme në atë fabrikë që nga hapja e repartit të stampimit në vitin 1959 nga piktori bullgar i cili, kishte ardhë në Shkoder për aplikimin e metodës së stampimit me serigrafi në Shqipni. Aty ishin të gjithë negativat e modeleve që ishin stampue në fabrikë që në fillim nga piktori Franc Ashiku. Ka pasë pak filma të damtuem nga një përmbytje e fabrikës, por me pak retushime nuk humbtë vizatimi origjinal, mbasi ata filma mujta me i tha nga ujë në ato ditë. Mund të tham se vlera e tyne ishte shumë e madhe për historikun e tekstilit në atë qytet ku, pëlhura e mëndafshit asht aq e vjetër sa vetë Shkodra... Posa dola në pension në vitin 1992, u zhduk edhe arkivi. Mbas vitit 1969 aty ishin të ndamë në vite edhe negativat, edhe mjaft vizatime në letër por, edhe mjaft nga kampjonet që pregatiteshin në pelhurë për me u aprovue nga entët tregtare të krejt vendit tonë. Duhet theksue se në konsultat për këto modele paraqiteshin rreth 75 – 80 modele vizatimi në vit të pregatituna kryesisht nga unë dhe Tefa, i cili mbulonte gjokset e bluzave të trikotazhit me karikaturat e Tija aq të dashtuna për fëmijët e të gjitha moshave, madje edhe shumë pelhura pambuku të vlefshme për me u përdorë edhe nga vajzat e reja të rritëshme. Ndër modelet e mija me vlerë ishin ata të cilat janë aplikue në mëndafshin natyral, shamijat e mëndafshta, perdet dekorative me motive popullore dhe bluzat e pambukta të trikotazhit për moshat e rrituna, të cilat janë dergue edhe ndër panaire ndërkombëtare jashta shteti dhe janë pelqye mjaft, por sigurisht na si piktor asnjëherë nuk kemi marrë asnjë shpërblim përveç rrogës, ndërsa unë disa herë edhe kam kenë në pragun e largimit nga puna për arësye të biografisë seme. Këte e verteton edhe dosja e punës, ku edhe pse pata përfundue Liceun Artistik me korespondencë, që ishte i mjaftueshëm për me u quejt piktor, unë vazhdimisht jam kenë fuqi puntore e repartit të stampimit, por kurr “piktor modelesh”...dhe si pasojë edhe Tefa ishte “disenjator”, mbasi emni “piktor” nuk mund të na përkiste ne, kjo ma shumë nga fanatizmi i theksuem i asaj drejtoreshe të quejtun Liri Ymeri, që nuk mund të pajtohej me mentalitetin tonë asnjëherë. Vuna në dukje këte gja për të tregue se edhe Tefa ishte nën një presion të vazhdueshëm nga prania e eme në një dhomë pune me Té. Koha në të cilën u njohtëm afër vërtetoi se shpesh atij edhe i drejtonin pyetje rreth meje, për këte Ai mbas vitëve 1975 edhe më ka tregue sesi ndonjë spijun në fabrikë dhe jashta saj u mundonte me nxjerrë ndonjë “fjalë” nga Tefa.
Jam kenë dhe do të jem mirënjohës deri në vdekje ndaj Tefës, për qendrimin e Tij të palëkundun burrnor, si shok, mik dhe qytetar i Shkodres, ndaj meje, mbasi po të ishte pak i dobët në karakter mund të më damtonte deri me zhdukje nga faqja e dheut ndër burgje, ku Ai edhe mund të përfitonte kredi nga Sigurimi i shtetit, jo me shpifje, por tue tregue ate të vërtetë që edhe kishte ndodhë mes nesh, jo nga pakujdesia por nga besimi që kishim fitue tek njenitjetri tue punue për një kohë aq të gjatë bashkë... Pra, kishte raste ku shpërthente ndonjë moment humori, bie fjala kur, në Shkoder qarkullonte anekdota e Tefës, që ishte me shumë domethanje për etiketat e vume në dyert e shtëpijave muze:
“Vllaznia asht monument kulture, ndërsa Dinamo mbrohet nga Shteti”!...
“Sahati em punon mirë se e kam kurdisë kur ishe në Kavajë, me sahatin e Kishës së Fretenve të Shkodres”...(kur, Shkodra mbas 1967 mbeti pa sahata me prishjen e të gjithë kompanjelave të qytetit...).
Kur e pyeti ish drejtori i kinamas “Rozafat” Dilaveri, pse je tifoz i gjermanve Tefë ?
– Po me ke me u ba tifoz, me ty? Ti sa kje drejtor dogje kinema “Rozafat” ndërsa, gjermanët kanë kalue nëpër Shkoder, e nuk kanë djegë një jerevi!...”
Një puntore Lumi (K)... do të operonte veshtë në Tiranë, mbasi gati humbi krejtë ndigjimin...erdhi me na përshëndetë mue dhe Tefën...I dhashë dorën dhe i urova shëndet!
Tefa e shikoi dhe e pyeti: Ku po shkon Lumi?
– Do të shkoj në Tiranë për me operue veshtë, se nuk po ndigjoj gati aspak!
– Lene o Lum atë punë e mos shko, po çka po të duhen veshtë, e çka po don me ndigjue, ti shyqyr që nuk ndigjon...a ke sesi me na diftue edhe ne, si ia ke ba ti mos me ndigjue gja, jo ma me ba operacion me t’ardhë ndigjimi!?...
Një ditë në mengjez aty nga viti 1982..posa hyna në një repart pune në fabrikë, më thirri një puntore e quejtun Nezi. U afrova, por nuk e lente e qeshuna me fillue me folë... Fillova me qeshë edhe unë me Tè pa dijtë pse. Dikur, filloi me më tregue se kishte ndigjue nga një shoqe një barceletë, por nuk ia kishte tregue askujt prej frike. E kam mbajtë veten boll por, nuk mundem me ndejë pa ta tregue ty...Unë i thashë:
– “Nezi, po kje me zarar mos e thuej!”..
– Për të Madhin Zot o do ta tregoj ose po plasi!...
– Hajt thueje pra, sa me plasë, i thashë, po as nuk më shkoj mendja aspak se kush mund ishin përsonazhet e asaj barceletë, veç e filloi:
“Ma në fund, një ditë shoku Enver, vëndosi me ndertue një shtëpi të re me “kursimet” e të gjithë jetës, mbas sa e sa vuejtjesh i shkreti!...
Kur përfundoi ndërtimin e saj, Enveri thirri kryearkitektin dhe i kerkoi mendim për të gjithë përsonat që kanë kontribue në ndërtimin e shtëpisë së re dhe, i caktoi një afat për listën emnore të atyne që mendonte me “dekorue”, të cilën dëshronte në fund me e pa ai vetë. Kryearkitekti e përfundoi në afat listën dhe ia solli. Kur Enveri po i hidhte një sy, vërejti se mungonte emni i elektriçistit. I dha urdhën me vue edhe emnin e tij, mbasi: “Më ka lënë mbresa mënyra sesi fikën e ndezën dritat automatikisht kur hapi e mbylli derën e WC. Me të vërtetë është një gjë e mbrekullueshme mënyra si e ka mënduar ay, pa qenë fare inxhenjer!...” Sigurisht u shtue edhe emni i tij....
U mblodhën të gjithë tek Teatri Popullor me marrë dekoratat.
Ingjenjeri i ndertimit pishinës po shihte me vërejtje elektriçistin dhe i drejtohet me çudi kryearkitektit: “Po elektriçistin kush e ka caktuar për t’ u dekoruar me ne?”
Ky iu përgjigjë shkurt: “Vetë shoku Enver, se i ka bërë përshtypje fikja e ndezja e dritave automatike kur shkon në WC.” Ingjenjeri i pishinës e shikoi pak me vërejtje kryearkitektin, dhe aty për aty i tha: “Lëre ore atë muhabet, me ke llafose, po e di ti që shoku Enver as nuk di ku bie dera e WC, ai ka tre vjet që urinon në frigorifer...”.
Nuk besoj se, mundet kush me e marrë me mend edhe të qeshunin edhe frikën…
Ika me të shpejtë në dhomën teme, po nuk mujshe me ndalue të qeshunin...
Tefa më shikoi, kuptoi një diçka po, jo, ku ishte mendimi i em...
Edhe unë, si Nezi, o me ia diftue Tefës ose po plasëshe së qeshuni!...
Vendosa e ia tregova....
Kur përfundova më tregoi, se kur ishte në Tiranë, kishte takue Ditero Agollin, i cili pak ditë përpara ishte kenë në Pogradec, se ishte atje edhe “shoku” Enver, në Volorek... me pushime dhe për me kalue një ditë “mes artistave” kishte thirrë tre shkrimtarë, Driteroin dhe dy të tjerë... mbas takimit disa orësh me te, tre shkrimtarët i kishin çue fjalë Lasgush Poradecit, se do ti shkojnë tek shtëpia për një vizitë të shkurtë meqë janë n’atë qytet... sigurisht, edhe tue i tregue se mund të vonohën pak se janë tek “shoku” Enver...
Posa kanë mërrijtë tek shtëpia e Lasgushit, sa kanë hy në dhomën e pritjes të tre, Lasgushi i ka pyet: “Hëëë ore, si e kaluat...e, ç’ju tha ai budallai?!”...
Po, kush mund ti jepte përgjigje...fillojnë me shikue sahatat ndër duer, sikur janë ba vonë me ikë Tiranë, tue ba të tre sikur nuk e ndigjuene pyetjen... çohën e dalin për dere dhe ikin...se, kishin frikë se mos Lasgushi po vazhdonte bisedën e fillueme prej Tij...
Kanë kalue 16 vjetët si ujë pa kuptue si ecë koha...
Por, nuk më shkonte kurr mendja se me aq shpejtësi po ecin edhe këta 24 vjet të tjera pa Tefën!...Shumë herë harroj se Tefa nuk asht ma!...
Jetoj edhe sot me shumë kujtime të bukura të asaj kohe që ishim me Té, ma shumë se shokë e miq! Ashtu, si mue: Shkodres, sot i mungon një e qeshun në ditë ma shumë!..

Melbourne, 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
16 VJET ME SHTJEFEN PALUSHIN E MADH, Posted 23 Tetor 2009, 16:56
Dy copeza humoristike te Shtjefen Palushit


1- Ne Parruce po behej varrimi i nje te vdekuri, Tefa ishte duke qendruar per respekt anesh trotuarit. Ne momentin qe arkivoli po futej ne makine perpara Tefes kalon nje shok i tij me biciklete. Ky i fundit, kur e sheh Tefen qe po kqyrte arkivoin ne makine i thote me te shpejt: ''O Tefe, heren tjeter te pafsha aty brenda (ne makinen e vdekjes)''.
Tefa ia kthen: ''Dakort, une shofer ti pasagjer''.

2- Tefa shkon per te ngrene dreken ne nje restorant, porosit fasule. Kur kamarierja ia sjell pjaten Tefa fut lugen ne pjate, perzjen lengun dhe i thote: ''prit pak e mos u largo se dua te me ndihmosh'', per cfare e pyet kamarierja? Tefa nuk i pergjigjet por, heq xhaketen ia jep asaj, zberthen kopsat e kemishes dhe kur behet gati per ta hequr, kamarierja e pyet perseri: ''cfare po ben a mos po ki vape''?
-''Jo, i pergjigjet Tefa, por po du me u zhyt mren e me gjet kokrrat e fasuleve''!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh

Humor i treguar nga parodisti i madh Gjosho Vasia :bobe:
Nje herë Tefa kishte shkuar ne Kongresin e Lidhjes se shkrimtarve dhe artistve ne kohen e partise punës si i deleguari i Shkodrës meqë ishte karikaturisti me i madh i Shqiperise. Dhe shkoji ne hotel per me fjetë. Ishte dimër. Në shtratë gjenë vetëm një batanije. Po tash, si t'ja baj? - pyet veten per nje cast. Nuk vonon merrë receptorin e telefonit dhe i lajmëron se nuk kam batanije.
Nuk vonojne me ardhë dezhurni i hotelit dhe e ndegjon kerkesën dhe shkon me të shpejte me marrë batanije. Flet me vete edhe ky hotelieri: ''Paaa sa i dobet, skelet i gjalle! Ky vdesë deri nesër ne mengjezë po nuk i cova une batanija me shumice! I shkreti sa sakat qenka!
Me të shpejtë vjen me nja dhjetë batanije dhe ja hedhë mbi shtratë të Tefës.
Urdhëro o shkodërjan, besoj se ke me pasë ngrohtë sonte dhe ke me fjetë rehat si te mbreti. Tefa ishte futë në shtratë dhe sic e ka pasë zakon e fliste fjalën me gazepe ngadale duke ja kthyer: ''O zotëri pse gjithë këto batanije?''
''c'ka ka more Tefë është dimër i ftohtë te duhet, hajtë fli se nuk kam kohë me u marrë shumë me ty!'' - ja kthen hotelieri.
Pas pak me gazepë i thotë: - ''A doooonnnn me më zanë kosë me gjithë këta batunijeeeee :bravo: ?''
Hotelieri ka qesh me të madhe. :bobe: :bobe: :bobe: :bobe: :bobe: :bobe:
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Leter e hapur drejtuar Autoriteteve Bashkiake Shkoder

02 January, Paulin Palushi


Per dijeni: Kryebashkiakut, Zotit Lorenc LucaImazh

Kryeterit te Keshillit Bashiak, Zotit Bardhyl Lohja

Keshillit Bashkiak te qytetit te shkodres


Te nderuar bashkeqytetar.

Perpiqemi te jemi ne korrent te ngjarjrve qe ndodhin ne qytetin tone te dashur ku u lindem dhe u rritem.

Se fundi lexova ne median elektronike ( http://www.albdreams.net ) per festimin e 75-Vjetorit te Artistit Mark Kaftalli. Nje nder artistet e medhnj te kalibrit qe pati "fatin e keq" te jetoi ne Shkodren e persekutuar.

Ne kete ceremoni, Zoti Bardhyl Lohja me humor ishte shprehur:...“Menduam që të jepnim titullin “Qytetar Nderi”, por këtë e japim normalisht pas vdekjes”...

Gje e mire qe qyteti perpiqet qe te evidentoje figurat qe i dhane nder qytetit tone te mocem, megjithese me sa kuptoj (shpresoj te mos jem i gabuar) dhenja e Titullit "Qytetar Nderi" ka kapur shifra inflacioni sa mendoj se shumica ka filluar te mos e marri seriozisht, perveq familjen se "Qytetarit te Nderit".

Jam vellai i artistit shumplanesh Shtjefen Palushi (Tefa), por keto rrjeshta jam duke i shkruar si artist e koleg qe e njeh krijimtarine e tij.

Megjithese Handikap qe ne moshe te re, kur njerezit me kondicion fizik si te tijin do te kishin shitur cigare ne ndonje kioske te vogel te NTAN, ai kontribon me artin e tij ne arenen kombetare me shum sukses duke qene numri Nje i Karikatures Shqiptare. Megjithese autoritetet e Artit Kombetare i kerkuan disa here qe te vendosej ne Tirane, ai asnjehere nuk e braktisi Shkodren e tij te dashur. Dhe per kete autoritetet e qytetit te tij e vleresuan me ZERO (0) mirenjohje, shperblim i zakonshem ne ate kohe per jo servilet, dhe kjo mirenjohje vazhdon edhe sot (pas vdekjes) sic shprehet Zoti Lohja. Te vetmet mirenjohje (e fundit eshte Urdheri Naim Frasheri i Klasit te Pare) ju dhane Shtjefen Palushit nga Autoritetet Kombetare ne Tirane ku ai nuk jetoi asnje dite, por asnje nuk eshte me propozim te autoriteteve kulturore apo shteterore te qytetit te Shkodres.

Megjithese Mirenjohja e vertete ju dha atij nga populli shkodran ne fshat e ne qytet te cilet "e perdoren" emrin dhe humorin e Tefes si pasaporte per te hyre ne cdo shtepi, zyre, rreth shoqeror ne cdo qoshe te Shqiperise. Mbas kaq vitesh nga vdekja e Tij, une ndiehem keq kur njerezit duan te me prezantojne. Ato per "te lehtesuar punen" thone:...Vellai i Tefes...

Megjithese shumica e njohen Tefen si Karikaturistin me te mire te vendit dhe krijues i humorit "instant" qe vazhdon edhe mbas kaq vitesh te kete rezonance ne tavolinat e familjeve tona apo ne faqet e medias se shkruar e elektronike, Kontributi i tij ne prodhimin e te mirave materiale megjithese me pak i njohur nga publiku i gjere eshte po aq produktiv sa edhe humori i tij.

Si Dizenjuesi kryesor i Kombinatit te Trikotazheve ne Shkoder, beri qe me krijimet e tija, prodhimet e Kombinatit te ishin me te kerkuarat ne tregun shqiptar duke futur me shum art, kolor e drite ne tekstilet shqiptare. Ai ishte krijuesi i pare i suksesshem i fanelave te stampuare per femije dhe njekohesisht futes i guximshem (behet fjale per vitet e egra te censures komuniste) i motiveve te reje duke lene te pa shitura qindra ton stoqe te Kombinateve te Tekstileve te Korces e te Tiranes. Ne nje analize te bere ne ate kohe ne Ministrine e Industrise se Lehte e Ushqimore ne prani te Ministres Vito Kapo, se pse nuk shiten prodhimet e Korces e Tiranes, pergjigja eshte e prere:..."sepse ato nuk kane Tefe".

Shume kolege te tij, disa edhe Qytetare Nderi te Shkodres, e perdoren njohen me Shtjefen Palushin (Tefa) dhe humorin e tij, ne prezenca skenike apo ne media per te rritur reputacionin dhe popullaritetin e tyre, por pak kam pare duke shkruar per vlerat e tij ne Artin Shqiptar dhe ate Shkodran jo me qe ti shkoje mendja per ti propozuar Autoriteteve Bashkiake qe te rishikohet e vleresohet figura e tij.

Ndoshta per to eshte praktike shprehja “Gjithkush per vehte e Zoti per te gjithe”, por une si vella e koleg I tij, kam gjykuar se eshte me e arsyeshme qe per Tefen te flasin ato qe qendruan me shume “nen mollen” e artit te tij duke e njohur me mire dhe sigurisht duke I ngrene frutet.

Vitet kane kaluar dhe do te kalojne edhe te tjera. Do te harrohemi ne, e do te nderrohen shume Kryetar Bashkie e Keshilla Bashkiake por Shtjefen Palushi (Tefa) dhe figurat e medha qe nxori qyteti mijevjecar do te kujtohen gjithmone nga populli I Shkodres, ai qe jep mirenjohjet e verteta te “Qytetareve te Nderit”.

Keto rrhjeshta jane nje rreagim instant i fjales se Zotit Lohja ne pervjetorin e Artistit e Muzikantit te Mrekullueshem, Mark Kaftallit. Eshte detyra e Autoriteteve Artistike e Bashkiake qe te bejne nje analize thelle per Shtjefen Palushin(Tefa), kete Artist qe I dha gjithcke Shkodres por ajo nuk I dha ASGJE .

Tefa edhe varrin e ka te paguar nuk ju a din per nder autoriteteve.

Paulin PalushiImazh
Artist Grafik
Urdheri “Naim Frasheri” I Klasit te Pare
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dy grimca humoristike te Shtjefen Palushit
Imazh
1- Ne Parruce po behej varrimi i nje te vdekuri, Tefa ishte duke qendruar per respekt anesh trotuarit. Ne momentin qe arkivoli po futej ne makine perpara Tefes kalon nje shok i tij me biciklete. Ky i fundit, kur e sheh Tefen qe po kqyrte arkivoin ne makine i thote me te shpejt: ''O Tefe, heren tjeter te pafsha aty brenda (ne makinen e vdekjes)''.
Tefa ia kthen: ''Dakort, une shofer ti pasagjer''.

2- Tefa shkon per te ngrene dreken ne nje restorant, porosit fasule. Kur kamarierja ia sjell pjaten Tefa fut lugen ne pjate, perzjen lengun dhe i thote: ''prit pak e mos u largo se dua te me ndihmosh'', per cfare e pyet kamarierja? Tefa nuk i pergjigjet por, heq xhaketen ia jep asaj, zberthen kopsat e kemishes dhe kur behet gati per ta hequr, kamarierja e pyet perseri: ''cfare po ben a mos po ki vape''?
-''Jo, i pergjigjet Tefa, por po du me u zhyt mren e me gjet kokrrat e fasuleve''!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nje humor i Tefe Palushit!

Nje here i thote njeri Tefes se ta kalove ne gara, sepse ti gjithmone ke dale i pari(ishte supertalent me karikatura dhe kerkush nuk ja kalonte) e tash ta futa. Une i pari dola e ti i dyti.

Ja kthen Tefa:

Si ma fute ti mua, kur une jam prapa tejet? Pra ta futa une e jo ti mue o hajvan! :bobe: :bobe: :bobe: :bobe: :bobe:

Nga Fritz RADOVANI:
NJË LUFTË E RREBTË PARTIZANE...
(Kallxim i vërtetë)

SHTJEFEN PALUSHI (TEFA)
(1943 – 1985)

Imazh

Kujtime.., nga Tefa...
Një rastësi... Nga data 18 Korrik 1969 e deri me 18 Korrik 1985, kemi punue bashkë në një dhomë në fabriken e Pelhurave, me karikaturistin e njohtun Shtjefën Palushi, pra me të Ndjerin Tefë. Një periudhë jo e shkurtë dhe shumë mbresëlanëse për mue. Na ndau vetem vdekja shumë e parakohshme e Tefës (1943 – 1985). Ishte mjeshtër i karikaturës dhe i aplikimit të saj në tekstil, ku fillon zanafillën ky art i panjohtun dhe i lanun në heshtje në Shqipni atëherë po, por edhe sot...
Ishte një ditë nandori i vitit 1984. Porsa dolëm në punë Tefa më pyeti: “Fritz, a ké ndigjue shkrepje pushkësh mbramë?...”
– Unë ju përgjegja, jo! Po ku, janë shkrepë ato armë?
Atëherë, Tefa, filloi kallximin: Rreth orës 8 .30’ të darkës, tue shkue në shtëpi kishte fillue me rrigue pak shi. Ishte kthye në Kafe të Madhe. Ka hapë derën dhe nuk ka pa asnjë nga shokët e tij me të cilët kalonte orët e mbramjes aty. Porsa ka marrë me dalë ka ndigjue një za: “Tefë! Eja, eja, se kemi një karrigë të lirë!..”. Asht drejtue nga tavolina e tyne, ku me të vërtetë ishte një karrigë lirshëm dhe dashje apo padashje do të pranonte ftesën. Asht ulë mbasi i ka përshëndetë të parin Elez Mesin, të dytin Dulaç Lekiqin dhe të tretin Asllan Licin, të tre ish partizan dhe punojës të Sigurimit të Shtetit, që në thëmelimin e tij. Të tre të njohtun mirë edhe nga gjithë populli i Shkodres. Sigurisht, biseda e tyne vazhdoi pa u ndërpre prej pranisë së Tefës aty. Fjalën e kishte Dulaçi në lidhje me një betejë që kishin zhvillue aty nga viti 1946, ndër disa kodra nga fshati i Sheldisë, ku simbas informatave ndodheshin disa grupe të arratisunish antikomunistë. Këta bashkë me një brigadë të Ndjekjes, që patrullonte atë zonë kishin mujtë me ra në gjurmët e të arratisunve dhe, madje, edhe me i rrethue. Rruga e vetme e tyne ishte me ju ngjitë malit dhe me ra në pritën tjetër të Ndjekjes, që ishte në gadishmëni mbas kodrës, ku aty drejtonte atë operacion Zoji Thëmeli, pra bash vetë kryetari i “njohun” i Degës së Mbrendshme të Shkodres, një kriminel i rexhun.
Mbasi i shpjegojnë Tefës fillimin e aksionit, ku ishin vra edhe tre vetë të zbulimit, ata vazhdojnë tregimin e asaj beteje sa të rrebtë, aq edhe të paharrueshme për ta.
- E, si të tha ai qeni Elez, kur të njohti zanin? Iu drejtue Dulaçi, shokut vet Elezit.
- Po. Ai qen bir qeni, edhe ma mbante mend edhe emnin e gjyshës, atij ia basha nanën e tij...Po, as unë nuk i lashë gja pa thanë atij klysh k...
- Sa shkrepi automatikun, grrrrrrr, Elezi e pyeti ate: “Po kur të mbarohen fishekët ku do me shkue mor klysh k...?”
- Po e pate nanën gjallë, kam me shkue tek nana jote e, kam me hi n’até të s...
- Pa të futë gjallë prej.., aty prej ku ke dalë, nuk e la po re në duert tona, .., mor ta b.., nanen.
- Edhe po shanë me nanë mor zag k.., i kishte thanë Dulaçi.
- Po edhe ti qenke aty mor klyshi i Enverit, që po më xen në gojë nanën teme?
- Po, mor zag e sterzag k.., se pa ba gostë me kokën tande nuk ikim prej këtu!
- O ju, ju basha nanën Parti, se gjallë nuk jeni kah më kapni sot mue! E na holli një bombe që gati na përlau...
- Aja nana Parti ka me ta ba nanën tande, mar klysh k...
- Ajo ju ka ba nanat tueja e jo nanën teme mor shkurll...
- Ju jeni shkur... që doni me çlirue Shkodren, mor ju b.., nanat tueja!
- Shkur.., jeni ju mor dylberat.., e Zoj Themelit...
- Na qit e ata qit.., po kur, po dorzoheni mor push...?
- Push...e Titos donë me ba gostë me kokat tona, o ju, ju b...
- Bam..,bum .., pelcitshin bombet, mbi krytin tonë...
- Po, ku, po i leni ata motrat ...
- Nanat tueja.., mor klysht e ...
- Jo, ata të tuejat, mor ju ...
- Këta qit... e ata, prit...
Aty, nga ora 10 pa pak minuta afrohet kamerieri e merr të hollat e kafeve.
Ndërhynë Tefa, po si rezultat i kësaj lufte kaq të rrebtë e të fortë, a mujtët me i kapë të gjallë?
Jo, mor ia basha.., nanën e tyne, na ikne kadoshat, i përgjegjet Dulaçi.
Plot një orë e gjysëm, tue ba automatiku e mitralozi krrrrrr e gërrrrrr, e tue u sha me nana, gjyshe e motra.., bam e bum bombet në tjetrën anë e si rezultat: “Na ikne kadoshat!”.
Fati që erdhi ora me u mbyllë kafja, se do të vazhdonte “lufta” edhe kushedi sa orë tjera!
Tregonte Tefa, kur dolem tek dera u ndamë, me mend gjithë rrugës i shava edhe unë “nanat e tyne”.., se kishte fillue me ra një shi që me bani qullë, derisa mërrijta në shtëpi...
Çudi bre burrë, mos me ndi gjithë ata pushkë, mitraloza e bombe që u shprazën në Kafe të Madhe.., e, në fund: “Na ikën kadoshat!”...
Me të vertetë ishte një luftë “e rrebtë partizane” !! Mos u harroftë..!
(Shkoder 1984).
Melbourne, 22 Korrik 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Korrik 2021, 03:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari