Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Vdekja e Valise se Katundit - F.Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vdekja e Valise se Katundit - F.Radovani, Posted 10 Prill 2009, 19:40
Nga Fritz RADOVANI:
VDEKJA E VALISË SË KATUNDIT...

Nuk kishte pak ditë nga data 11 Prill 1985... Tue ecë nga rruga e Perashit në drejtim të fabrikës së Pelhurave, takova mësuesin e vjetër Z. Sebastjan Daberdaku. Ndalohëm dhe me buzqeshje më shtërngon dorën...Ju afrova pak për mos me më ndigjue kush dhe, e pyeta: “Z. Sebastjan, a thue shpëtueme prej tij?”(Koha kur ngordhi kryediktatori enver hoxha)
– Sebastjani me gjakftohtësi më përgjigjet: “Kam frikë boll se mos na ngjanë edhe ne si vdekja e Valisë së katundit!”... Unë nuk e kishe ndigjue kurrë anekdotën e Valisë, por Sebastjani nuk pritoi me ma kallxue:
Ishte një vali i një katundi që përditë katundarët ia dishronin dekën... Po ai jetonte!
Erdhi një kohë dhe u plak. Mjekët hoqën dorë se nuk kishin çka me i ba ma. Valia e kuptoi se i ka ardhë fundi dhe mblodhi të gjithë djelmët dhe besnikët e vet rreth shtratit të dekës. Ndigjoni djelmët e mijë, e shoh se jam kah fundi. Një amanet po ju la: “Mbasi të më bani të gjitha zakonet e dekës, kur të me futni në dhe, para se me mi vue drrasat terthuer, keni me më futë tek dora nën qefin një konop... dhe, nja dy pëllambë keni me mi lanë jashta vorrit!”
Të gjithë pa kundërshtue asnjë fjalë i thane, posi jo, mor babë, do ta kryejmë ketë amanet!
Ma i vogli, që ishte pak ma sherr se tjerët, i thotë: “Mirë se, e don konopin në vorr, po atë copën jashta vorrit pse e don?”... Valia qeshi...e dijshe se ti ke me ma ba një pyetje, po edhe unë po të diftoj të drejtën: “Gjithë katundi ka me u knaqë kur të vdes vetë, ata që kanë me kalue andej kur të shkojnë tek kroni me mbushë ujë, kanë me u ngatrrue kambësh për konop e kanë me ra në hund’e në buzë...kështu edhe i vdekun kam me pasë knaqësi kur ti shoh katundarët e lamë turinjësh me gjak!...”
E mbylli bisedën edhe Sebastjani me këto fjalë:
“Kam frikë se edhe Enver Hoxha e ka lanë konopin jashta vorrit!”....

Shkoder, Prill 1985


Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA SI MOLLATARTA

Imazh

MOLLATARTAT SI SHQIPNIA
Mollat e arta ose mollatartat tregojnë dashunin dhe respektin e madh të Shqiptarit per ta!
Ndoshta, shumë i veçantë ky emen por, jo i pameritueshem... Mollatartat gjithmonë janë kenë në vendet ma të dukshme dhe të sigurta nder kopshtijet tona ku, nuk i ka mungue asnjëherë dielli, vaditja dhe as ushqimi suplementar ma i zgjedhuni nga lopët tona.
Ma të kandshmet dhe të kerkuemet mollatarta në Shqipni ishin ato në formë zemret...
Ashtu si Shqiptarëve, as mollatartave nuk i ka mungue edhe huni perbrijë porsa ka lindë.
Ngulej dikund perbrijë saj me kujdesin ma të madh dhe rritej e mbështetun per te...
Huni ishte gjithë jeten pranë mollatartës dhe dukej se ai po kujdesej aq fort per te, sa shpesh harrohej edhe kopshtari. Në të vertetë ai nuk e lente me u shkrrye per tokë.
Kishte raste që edhe mbasi plakej e thahej, huni vazhdonte me i qendrue pranë, aqsa të jepte pershtypjen se në saje të tij ajo prodhon edhe kokrrat e pafarë të mollatartave.
Janë të bukura me u pa por edhe shumë të kandshme me u hanger, por pa hu...
Nuk dij a asht kujtue kush me i këndue kangë mollatartave..., të pakten nder darsma! Asht shumë interesante ngjyra e tyne, që porsa mollatarta lind, ajo nder te gjitha kohët e ndryshimit të ngjyrave merr edhe disa emna të tjerë që, të gjithë e kuptojnë se asht tue u ba fjalë per Shqipninë, si vend prodhues i mollatartave të llojeve të ndryshme...
Kur asht jeshile, mollatartës i shpohet syprina dhe futet në sheke me shllinë, e mbas pak ditësh ajo thirret turqi... Tharptina e saj të hjekë neverinë e mishit undyrshem... Per mos me na u zemrue “vllaznit e gjakut të qeveritarve tanë”, disa i thonë turshi...
Në kohen e pushtimit italian, ushtarët e tyne i jepshin derrave tepricat e makaronave që i kishin pergatitë me salcë mollatartash..., pra me mollatarta të zieme, dhe derrat me turij të skuqun dukeshin se janë ba kuqalosha tue u kafshue me komunista...
A din ti lum zotnia, se nuk kaloi shumë kohë dhe aty nga viti 1963 – 64, pa e kuptue as fshatarët që i ujitshin perditë, erdhen e u bane mollatartat e verdha... Flitej nenza nder mbledhjet e PPSh, se domatet (kështu i quenin komunistët), nga miqët kinez ndrruene ngjyren prej “Revolucionit kultural”... Ishin të shijshme, po nuk lejohej me ngranë ma shumë se tri kokrra të vogla, se kaq hante edhe shoku Enver dhe Mao Ce Duni...
Mbas hymjes në “Konferencen Islamike”, kemi pasë edhe mollatarta të zeza... Ata që bahen turqi nuk mungojnë n’asnjë kohë... Pelqehen shumë se ruejn ngjyren jeshile!
Vetem, per me i ndij lezet mollatartës e Shqipnisë, nuk duhet harrue asnjëherë huni...
Melbourne 12 Gusht 2018...


Nr. 1188 - 10.IV.2009 - 13.8.2018
Nr. 1236 - 16.8.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Tetor 2022, 05:07
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari