Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
DEKLARATA E SHOQATES SE PUSHTETARVE ME DASHNORE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deklaratë e Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore
Shekulli Online <!--Fjodor Zotaj-->| 08/03/2009 |
Satire

Zëdhënësi i Shoqatës së Pushtetarëve me Dashnore, Zylyftar Kondomi, deklaron për mediat:

"Ngjarja e ditëve të fundit, ku viktimë mbeti zoti Yllajet, na ka irrituar e zemëruar jashtë mase. Në një kohe kur ne prisnim ndonjë dekoratë apo vlerësim për punën tonë, gjendemi përballë akteve të tilla diskredituese e diskriminuese, që vetëm në vendet diktatoriale mund të ndodhin.
Duke u solidarizuar me viktimën, ne i shprehim atij mbështetjen tonë të fuQishme dhe themi të mos dekurajohet, sepse numri ynë është aq i madh, sa nuk ka kamera, televizione, gazeta, kaseta, e femra që të na mposhtin.
Në ndjejmë keqardhje se viktima është një nga anëtarët më të mirë dhe më me përvojë të shoqatës, por kjo nuk do të thotë se ne jemi strukur dhe se fara jonë po vjen duke zhdukur.

Rasti na bën të jemi më vigjilentë dhe më të kujdesshëm. Ne jemi të indinjuar me mënyrën si udhëheqësi ynë veproi ndaj anëtarit të shoqatës sonë dhe i bëjmë thirrje atij që ta rikthejë sa më shpejt në punë Yllajetin. Vëre dorën në zemër o udhëheqësi ynë, dhe mendoje pak si për vete: nga kush të ruhemi më parë ne; nga gratë tona, nga burrat e botës, nga gazetarët. Tani të kemi frikë edhe se humbasim vendin e punës?? Po kjo nuk është demokraci more vëllezër, gjithë ajo punë, gjithë ajo sakrifice, gjithë ato gënjeshtra, dreka, darka, mbledhje pune, në zyrë, jashtë zyre, në motele, në hotele, brenda shtetit, jashtë shtetit. Epo, të ndiqesh gjithë jetën me brekë nëpër këmbë, mos të flesh një natë rehat, dhe tani na u dashka të mendojmë që, ajo që vjen për të bërë qejf, mund të jetë edhe false, të vjen plasja.
Lideri ynë e ka gabim që bëri atë veprim. Përse të mos interesohet lideri kush i fut ato dreq mbërtheckash në treg, që nuk ka burrë nëne t'i zbërthejë (pra ato duken që janë kontrabandë), po merret me budallallëqe?

Po sikur të vendosim ne si shoqatë që të japim dorëheqjen nga postet që kemi? A i merr dot me mend ky farë lideri se çfarë bëhet, a i di ai pasojat, apo s'është në metro fare?? E di ai që po të lenë mandatin anëtaret e shoqatës sonë, Parlamenti shkrihet që nesër? I thërret rradakes ai që, po të duam ne, ia lemë qeverinë vetëm me tre zv.ministra? Që ministritë, drejtoritë, bashkitë, ngelen sikur u ka rënë flama??
Ndaj, ne i bëjmë thirrje liderit ta vlerësojë situatën seriozisht dhe të mos mendojë se ka të bëjë vetëm me një yll. Po ia mbajti doktorit, le të dalë natën po deshi e të shikojë sa yje ka... qielli.

Ne i bëjmë thirrje zotit Yllajet, që të mos e dorëzojë imunitetin që ka fituar me gjak, dhe nuk ka pse sqaron njeri ai se çfarë gjaku ka qenë ai që është derdhur. Duke shpresuar në një zgjidhje sa më të shpejtë, si në të gjitha rastet e tjera, ne e garantojmë Doktorin se votat e shoqatës sonë do jenë të gjitha për PD-në.
Rroftë Shoqata e Pushtetarëve me Dashnore, Lavdi veprës së ndritur të Prof. dr. Pangos. Poshtë "Fiksi", poshtë mediat, poshtë koço-buxheti, rroftë Ilir Me..., na falni se ngatërruam deklaratën.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Korrik 2021, 02:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari