Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Armata e spiujve.... - Gjosho Vasia
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Armata e spiujve.... - Gjosho Vasia, Posted 26 Gusht 2011, 21:54
Filizi i partisè
Imazh

15 gusht 2011
Krijimtaria : Gjosho Vasija, Poezi shqipe, Poezi shqiptare
Nga Gjosho Vasija


Gjosho Vasija

Keqan Gjela i Gjelan Dushkut,
bukurosh si baba i mushkut,
shtat kolos si “shtat” purrinit,
ftyren kuq si lkurè qapinit,
flokèt rudè,sè lesh iriqit,
cungitè thojt,si t’lakuriqit,
nji palè veshè tue ndritè si derrit,
nji grimè hundè sa bishti i berrit,

me i’ fanelè si ballè kaçorri,
nen fanelè gerhit’te morri,
ngjtè me morrin pshtetun brijsè,
gjithè kujdes djali’i malsisè
ndrynte trisken e partisè.


Madje thonè,ku lloj florinit

i ka ngja Coluk Shurrinit,
dajè i tij,qè n’per malsi
asht ma i madhi spijaxhij..
Besoj tash merret me mend
se çfarè shtaset poll ai vend,
“–Keqan Gjela i pari i vendit
der tue kenè pra qen birè qenit”–

Lulash Llici,sekretarè,
saherè ndeshte n’kte bullar,
shkyente zanin si n’pazar,
“Tungjat jeta proletarè..

A e din more Keçan
sa sa vlerè ke per vatan.?
Po vazhdove me kto mend
fillè qebesa t’çojmè n’Kuvend,
e kur t’quhesh deputet
ke me pasè aq shum pushtet,
sa me dridhè mal e qytet.”–.

Duket dreqi s’e kish thanè
deputet me shkue n’Tiranè,
e pra ishte per atè anè,
kshtu si ai ,karrigen nxuni,
sa hajduti e sa spiuni,
sa injoranti e sa tutkuni,

sa gjaksori e firauni,
vàr nè gozhdè der Mau Ce Duni,
ndersa Keqon,”kompetent”,
qè sa’i breshkè i kishte mendt,
paska çue me e thirrè urgjent.

Keqan Gjela mbytè n’undyrè
dy gisht bloza shtrij per ftyrè,
sekretarit i vojt nè zyrè.
Lshoi nji erè sa hyni n’derè
qè n’per zyrè u hap me’j herè,
si erè zharit e t’mullarit
qè perzij me t’ sekretarit
moren eren e gomarit…

“Ti Keqan sot je rinija
prej ku e merr gjakun partija,
e qysh sot djali i malsisè
do jeshè kuader i partisè.
Me qè je dhe komunist
a dishron me t’çue dentist
a por don me shkue artist.?

A por ti si i t’mirit fis
a t’ pelqen me u veshè polis,
me i ra Shkodes per mjedis,
masandej more djalè nanet,
si po’i don me’i zgjedhè shkodranet?

Heuuuu,vikati Keqan Gjela,
tue futè gishtat n’kaçurrela,
prej ku nxuer nja dy tre tela–
Bleu xhaketè e opangè t’reja
u nis poshtè ma shpejt se rrfeja,
tue dihatè si punè gomarit
bashkè me leter t’sekretarit.

N’breg tè Kirit,n’ujè bilùr,
pak kerkoj e muer nji gur
me krue ftyrè e kambè e duer,
e madje ku kish nevojè
me i qitè “vendit” tjeter bojè.

Hoq opangèt lidhè me fije,
e çorapet me lesh dhije,
zveshi bregè e holl kapelè,
por kur desht me hjekè fanelè
aty dreqi bani’i t’mirè,
doli trista e’i rà nè Kir…

Hauuuu! vikati Keqan Gjela
kur ra triska nga fanela
e t’u hodh permbrenda kot
nga qè s’dinte me ba not..
Vala ketu ja mbylli sytè
tue e shty nga krahi i dytè,
te’i thellsì me ujè tè ndytè,

ku nè te qinda kanale
u shkarkojshin me fekale.
Kur u zhyt pesè pllambè mbi brez,
u perzij me topa t’zez,
qè filluen der n’gojè me i hì,
e kur mbeti pa fuqi
atje thellè nè dy tri meter,
si pa dashtè shkoi n’boten tjeter.

N’mos gabohem,kje nandorè
kur Keqani u ba deshmorè,
i shoqnuem me lapidàr
me dy rreshta shkrue me “àr”:
“Ti Keqan trimi i malcisè,
jetè i fale lumtunisè,
mbrenda gjirit tè partis.”

Mërgimtari - Gjosho Vasia - Humoristi dhe poeti - 1999
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sal Berisha - Burrakoç e kafkën gurë
Imazh


Drejt'si e kalbun--

..................................

SAL Berisha tropojàr,
lindè kojshi me kosovàr,
por kur shtati'i mori t'hollè,
qepi çantè,u nis per shkollè,
tue pertypè kulturè e dije,
dhe madje kujdes partije.

Por kur "vdiç" Muri' i Berlinit,
dhe shperthej gazi'i lirimit,
kètu Sala hapi sy..
N'copa trisken paska shky,
dhe asht nisè nder shkallè t'pozites,
me nji liber t'Katovicès,
ku me shtytje e kacafytje,
e ndoj herè dhe me pikpyetje,
mrrijti n'majen e lavdisè,
kryeminister i Shqipnisè.

Burrakoç e kafken gurè,
nji deng koca nen lèkùr,
zà tè shkyem n'atè zog t'krahnorit,
tue vikatè me'inadè t'malsorit,
megjithatè prap shum ja "kàna"
me ba "luftè"me sharlatana-


Ka dalè sonte mbi terracè,
nervat flakè e synin gacè,
dhe po shfren me nji mik t'tij,
nji shkodranè qè' e ka kojshi,
kah ndigjojnè prap britma turmash,
nen pallat qinda zogj kurvash,
ç' ulurijnè per Edi Ramen,
he ia theftè bash dreqi kamben,
e gjithmonè pastè mbrapa nàmen.

N'sa po merren me kèto "miza",
me rrugaça dh'edepsiza,
flet shkodrani si n'çudi
per k'to sjellje sot n'Shqipni..

""-Mirè i dij besa zotni
se kjo zhurmè tè sjell bezdi,
k'to janè "shtasè" me shpirtin zdralè,
qè s'kanè besè,burrni as fjalè..
Por kryesisht k'ta kundershtarè,
sigurisht nuk janè shqiptarè
me veprime kaq banale,
po t'ish kohè per karnivale,
do t'u quejshin shqip,"surreten",
qè ky rast tregon t'verteten.

Komunizmi,fara e t'kqijve
gjithkush duhet me'i hjedhè pshtymen,
asht ide kaq primitive,
qè don skllever me i dhanè t'shtymen.

Kuqaloshi "shoku" Ramè,
me njimij bretkoca brrake,
mirè tregojnè se janè t'perbamè
me instinkte shtazarake.

Por tashti mè thuej njiherè
si mund t'lehet jashtè ky vnerè,
pa i marrè n'dorè "Drejtsija e vendit",
n'respekt t'ligjeve t'Kuvendit ?""--

Hillet Sala n'turr t'malsorit,
tue zbrazè kollin e krahnorit,
edhe pse n'zanatè t'doktorit,
sa rrezik me i kcye terraces
e me rà mbi turmè tè piaces.

""--Ndigjo'i herè ti burrè shkodranè,
hapi vesh't çka due me t'thanè.
Per k'to sjellje e k'to vepra,
mbushè me turp sa njena e tjetra,
si nga brumi,si nga hovi,
e ka fajin Gurbaçovi.

Ai pat dhanè do orjentime,
per gjaksorè qè kanè ba krime,
qè me'i pà,mjer zemra e ime..
Porositè qeveritarèt:
"-Mos i ngucni gjakatarèt,
madje jepni nga nji dorè,
se tè mjerèt bashkpuntorè,
i kanè ba krimet me zorè,
gabimisht janè quejtè gjaksorè.
Tash qè mbeten pa parti,
kanè me u futè si maca n'hì,
menjifjalè,nevoja i thrret
me u ndrye nè guack tè vet..""--

""--O mjer na more zotni,
qè gjatè shekujve n' Shqipni,
pàmè veç kurthè e pàmè trathti..
Edhe sot na n' fis t'' Terviollit,
me marrè mendt e Gurbaçovit,
asht me'u mbytè n'tas t'taratollit,
o nè kos tè Anadollit..
Vendi i ynè ka nji kanù,
qè kush n'fàje asht randù,
me i denue,si ty si mue,
pra per to qè t'vrasin n'shpij
duhet t'ketè po nji Drejt'si,
ndryshe s'ka demokraci,
don me thanè,nuk ka liri.

Por na sillen krejtè si miza,
sa perbindshi e sa Ramiza,
sa Gjinusha e sa gjiriza,
e sa Cela e kriminela..
e sa Rama e sa berthama.
Der çakallja e diktatorit,
Messalina e Neronit,
ruhet shum prej çdo ciklonit,
porsi banka e Washingtonit.
k'sajè i thonè more zotni,
me' i mbajtè ngrohtè gjarpijt nè gjij.

Sa t'jenè jashtè kta kriminela,
ka me t'ardhè rrotull kapela,
s'kè me gjetè qet'si shpirtnore,
familjare as shtetnore,
ndij çka t'thotè sonte shkodrani,
kurr lirisè s'do t'i vijnè zani,
n'se nuk merr masa drejt'sije,
qè me rà n'nji farè qet'sije.""--

""--M'ndigjo'i herè ti djali i Shkoders,
je tue folè si maje kodres,
po mè thuej si ka mund'si,
nè kete shtet me vue drejt'si.?
Duhet' ta dijshè se k'to vrastarè,
keto perbindsha,keta kusarè,
qè pergjaken çdo shqiptarè,
kanè "mbjellè" pàre'e pa pyetè shtetin,
kanè ndertue' mbarè kryeqytetin.

Porsa sa rà Muri i Berlinit,
gjithè gjaksorèt e rregjimit,
shkyen enverin me gjithè triska,
seç i prenè nè rriska, rriska,
e u turren nder plaçkitje,
burra vrap ku ka grabitje,
70.000 dyqane e pàre,
seç i boshatisen fàre.

Nisen fillè tregtinè e drogès,
sollen "mal"sa Zaja e Boges
do miliarda ju shtuen "rroges"..
70.000 lloj kundrabandash,
u krijun 7000 lloj bandash,
sa minjera e minerali,
sa centrali e materiali,
qè' i rà prè kudo vandali,
e ashtu qè n'hov tè parè,
u banè mija milionarè..

Deri dje partia enveri,
ndersa sot ""-ne jemi nderi,
neve jemi milioneri...
deri dje ""-neve pushteti,
sot ne jemi bereqeti.""--

U ndertuen 7000 pallate,
jo ma pak se 12 kate,
poshtè duqanè ba per s'mbari,
prap pronari asht kusari,
e sot vendi asht krejtè tjeter,
pa perdorè ma rrenat n'leter.
E bash sot kèto kusar,
ma tè poshtrit nder shqiptarè,
quhen der zotni tregtarè.
Pra qè n'Dropull,n' bjeshk t'Kelmendit,
k'to do t'jenè parija e vendit,
plus poltronave t' Kuvendit,
edhe ndij çka t'thotè Salija
sa t'qindrojnè nè hartè Shqipnija,
nuk besoj se k'saj Parì
do'i kerkohet drejtèsi.""--


""--T' mora vesht mirè zotni Salè,
dhe pse ke burrni nè fjalè,
prap ke dreqnit palè e palè
qè t'ngatrrohen neper shalè.
Me e thanè me fjalè tè preme,
ti drejton dy klasa' ekstreme,
milioner't, por nderè aspak,
qè'ende duertè i kanè me gjak,
klasa e dytè n'vorfni tè tmershme,
me'i kafshatè dhe jo'e perhershme,
por qè' asht klasa ma e ndershme.
Me pasè vlera sot e mot,
k'saj tè dytès jepi "plot",
sepse mjaft kemè derdhun lot,
n'se fshinè lot,t'ndihmon Ai Zot.""--
Imazh
Gjosho Vasia - Aktor - Humorist, poet

Korrik..2011

176 vargje
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Druni e majmuni..

Poeti Satirik Gjosho Vasia

Ti shqiptàr nuk bane mirè,
qè me shputè i rè tand birè,
asnjiherè f'mija nuk rrahet,
as nuk shtyhet,as nuk shahet,
duhen ruejtè t'drejtat e tija,
qè ia fali Perendija
porsa' e nisi mbi kete tokè..

K'tij fèmij rreth asaj kokè
i vue Zoti sy e veshè,
me shtij n'tru çdo gja qè ndeshè,
pra me tru me marrè çka duhet,
e çka duhet mbrendè tè ruhet.

Prandej f'mija tue pasè veshin
pse'i jep prindi paraveshin?
A vertetè kujton i jati,
se fèmijtè janè si veshgjati
ku mbi te perdorèt shkopi,
thupra, druni, e konopi?

Por siç duket ky qyqal,
vjen prej gjakut orjental,
orjentali perdrorè drunin,
qè tè dytit me i mbushè trunin,
se tue pasè mungesè zhvillimi,
dhimsunimi e qytetnimi ,
perdorè rrugen pa asnji' lak,
paravesh e hundèt gjak.

Ky "zotni"ky lloj tutkunit,
ngjason shum prej nji majmunit,
qè i mungojnè rrullat e trunit.
edhe ban veprime shtase
pa shikue asnji farè mase-
Nji majmun nè mende t'tij
rrin sa rrin njiherè n'qet'si
masandej i vjen nji zgjim
qè merr flakè per dyluftim
T'kishte kenè Darvini gjallè,
do i'kish ngjitè nji numer n'ballè,
si majmun i rraces s'rrallè,

Pàmè dhe bisha nder tortura,
qè i kish m'sue diktatura,
me metodat orjentale
nder qytete.fusha e male,
Mendo tash kjo rracè barbarit,
kjo ndytèsinè me gjak shqiptarit,
shum damtuesa per kah pjella,
thue janè ujq rritun nder shpella,

Mendo ma kaq egersi,
njerz pa gjak e pa burrni,
kafsh pa shpirtè e pa mir'si,
sa dhe janè t'gjithè proletarèt..

Mblodhen universitarèt,
edhe nisen me i rrahè t'parèt,
tue mendue se veç me drunin
tash po i ndrron shkollarit trunin-
Natè e ditè tue u rrahè n'dajak,
nalt e poshtè gjithè trupi n'gjak,
bje e bje nga e prendja t' prenden,
por asnjenit s'ja ndrruen menden,

Bile gjysa e asaj vlere
sakat dolen prej asaj dere
e nji pjesè e dijetarve,
vdiçen n'dru tè proletarve.

Prandej ti "kshtjeja me birè"
ti' injorant nuk bane mirè
qè me shputè i re tande birè..
Asnjiherè njeriu nuk rrahet,
as nuk shtyhet as nuk shahet,
n'kryeneqsi tè monologut,
por me gjuhen e dialogut,
hapet mbyllet diskutimi,
siç e lypè dhe qytetnimi-
Imazh
Gjosho Vasia - majtas me gjyslykë. Midis - Bamir Topi dhe anash - humoristi - Gëzim Kruja - Moment i Dekorimit të dyve në maj 2010
Gjosho Vasia - Aktor Shkodran, humorist, poet

9--8--2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vàji shekullorè.
Imazh

Shqipeni ti nanè zà-madhe,
sokoleshè qè s'njofte halle,
ishe shqipe dhe sorkalle,
kje fatèlume dhe burrneshè,
bashkè me bijt nji nanè trimneshè..
Por mjerisht tè kapi mnera
kur hordhitè t'erdhen te dera..
kur pè gjakun derdhun rrkajè,
e fèmijtè tè zhgrehun n'vàj

Ishte turku i turkushakut,
ai qè t'shkeli mbrenda prakut,
e tè skuqi n' lumej gjakut,
Kjenè ato hordhitè mongole,
qè me deve,kuaj e trole,
t'perdhunuenè ty o Shqipni,
tue t'perbuzè çdo bukuri,
tue futè zjarmin per çdo shpij,
e litarin nder prift'ni,
gjak nè jug e gjak n'verì...

N' çarqaf t'zij t'a mshtolli jeten
edhe gjuhen seç ta treten,
gjuhen shqipe mor tè shkreten,
Der ndergjegjen tonè kristjane,
me dritè diellè e urti hane,
seç e dogjen n' "gjepehane"
u pre n'fyt fjala shqiptarè,
por o turk o nè litarè.


Kjemè Nikolla,Gjona e Suta,
kjemè dhe Gjergja, Moisa e Ruta
por me shpatè nga keto harbuta
seç u kthyen tè gjithè n'Mahmuta.
lum kush iku e mjer kush mbeti,
e kush mbet, shum vuejti' i shkreti.

U mbush vendi n'fanatikè,
n'fanatikè e n'rrakitikè,
n'rrakitikè e n'malarikè,
e sa shum sifilitikè...

Nuk pamè veç harapè mbi deve,
e Mahmutin tue i ngà qeve,
por mjerisht çdo ditè pàmè neve,
pentagrame n'dyer t'wc-ve....
K'shtu kaluemè t'garravaçuem,
dhe kujtuem se'i ditè shpetuem,
por nji t'zezè na panè prap sytè,
kur na u fut Mahmuti i dytè,

Ish Mahmuti i Gjinokasters
turk e shkjà t' nji rracès s' paster,
bolshevik e proletarè,
per çudì, aspak shqiptar.
Se ku mblodh grumbuj Mahmutash,
lidhun kokè me gjithfarè futash,
e t'i ranè shqiptarit mbarè,
me shkollarè e dijetarè,
me fetarè e me tregtarè
aman Zot ç'i moren zvarè..
Pemè nuk lànè pa lidhè litarè
e njeri nuk lanè pa'i vàrè.
me gjakosje krejtè barbare
shkerdhyen mbarè burrninè shqiptare.

Sot nuk gjinden ma as Suta,
mor as Gjergja mor as Ruta
por kudò veç sheh Mahmuta..
Tue fillue n'kryeministrì,
e çdo zyrè nè qeveri,
Mahmut asht dhe presidenti,
der nenpunsat e çdo enti..
Mandej vijnè tè gjithè hajdutat,
e kam fjalen per Mahmutat,
qè kanè ba qinda pallate,
tetè e dhjetè e dymbjet kate...

Me nji fjalè ky i shkretè vatan,
n' sorollop me Afganistan,
me Libi e me Liban,
tue na qenè krejtè musliman,
per Europè duket "taman".

N'shekull t'parè qè Krishti fali,
n'brigjet tona zbriti Sh'Pali,
u zgjue fusha, bregu e mali..
se nga libri i fesè kristjane
rànè me'jherè kshillat pagane,
e Shen Pali na dhà n' shpirtè,
paqè, dashni e çdo gja t'dlirtè.

Por siç duket kètij vendit,
nuk e gzonte lloji shendit
qè na solli ai Shen Pali.
Se Shen Pali ti lum djali,
per shejtanat asht skandali..

Me Shqipninè me e dijtè mirè fillit
nuk kanè punè ato tè Qiellit,
se tue qenè kjo "toka e sherrit",
e kanè ble dreqnit e Ferrit
qè dhe thonè se kanè folè
pra kanè Ferrin krejtè nen dhè,
per nen koje,k'tu nen nè.

E prandej saherè mbi tokè
shohin miq e shohin shokè
ndigjojnè gaz, ndigjojnè hare,
per flamurè e per atdhè
ato fillè e lajmrojnè Lucen,
Luca vrap pa mathè mirè kpucen,
urgjentisht, per nji dekik,
zbrazen armè, nxiret kamxhik,
e t'i marrin para mbarè
me shkollar e e dijetarè,
der tè shofin atè rrenim,
qè nder dreqen asht parim..

Me k'to brena e n' forcè t'bishtit,
shporren vendit fenè e Krishtit,
sot kudo nder bira e skuta,
s'ndihen ma kurr fjaltè e buta,
fjal't e buta dhe tè lmueta,
ndihet shtjelmi, fymja e shputa,
perdhunime vrasje e futa,
nga qè t'gjithè ktu janè Mahmuta.

Lum kush iku e mjer kush mbeti
ai qè mbet,do t'vuej i shkreti.
Imazh
Gjosho Vasia - Aktori i Humorit - Mjeshtër i Madh
Itali -2..9--2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Tè talentuemit"
Rapsodi - Kushtuar shkrimtarit të madh Visar Zhitit

Imazh
--------------
Shqipèni ti nanè arb'nore
mè merr sot njiherè per dore,
due me shue mallin paksà,
se ka kohè qè nuk t'kam pà,
e sa herè tè mendoj Ty
besa ndry s'rrin loti n'sy.

Ti je quejtè "Shkambi Arb'nuer"
gjithkah Zoti tè dha nurè,
t'ka stivue sa pjesè malore,
kodrinore e sa fushore...
T' ka vizatè sa shum lumej
shkojnè e vijnè sa k'ndej,andej,
tè ka dhanè detè e liqej,
plot me trofta e peshkaqej.

Tè dha klimè qè s'e ka kush,
rritè panxhar e karabush,
rritè limonin me gjithè rrush..
Tè ka falè shum njerz t' nderuem,
burra t'fortè e t'talentuem,
dijetarè e sa fetarè
qè kjenè shembull nder shqiptarè-

Por mjerisht permbi k'to vlera
erdh nji ditè e'u shtrij "kolera",
don me thanè vdiç vlera e zanit
sa' u fut kamba e partizanit,
me pushkè n'sy, e thiken n' dorè
nga qè ishin dhe gjaksorè..

Sa u shfaqen n' kete "hambàr,"
grumbulluen qytetet mbarè,
"-kush ish teper nder shqiptarè"-,
e nè ballè me Sigurimin
nisen fillè seleksionimin..
"Ju shkrimtarè?, ju dijetarè
Ju fetarè edhe za m'dhaj"?
ju tè tjer't politikaj,
ju talente me nderim?
Ju marrè shkollat nè Prendim?
ju urtì?trima n'Gegni?

U tregoj un trimninè tuej,
der n' pesè breza do t'u shuej..
Lidhni horat,jepni plumb,
se kjo rracè na jep zollum...
Cka t'teprojè,t'u hapet dera,
merrni zharg çoni n' minjera,
t'talentuem jemi veç nè
qè ndertojmè Shqipninè e rè"--..

Megjithè mend kishin talent,
mjaft me'ì pà n'temperament,
kishin trutè baraz me dhent,
t'bijshin pushkè t'i tretshin mendt,
per ketè ishin kompetent...
Nuk tè njifshin ma per v'llà,
por me t'vrà si t'vret nji shkjà...
......................................................
.......................................................
Ecen vitet me samàr
tue u marrè kultura zvarrè,
der ç'u mbush atdheu n"'letrarè".....
Do servila proletarè,
njeni viç tjetri gomar,
por sejcili komunist
me realizmin socialist...

Kaq bollek u shkrue mbi letra,
me kotsì si njena, tjetra,
pa'u permendè njiherè,"E Vjetra",
sa qè mrrijti mbarè ky popull
qè n'Vermosh e der nè Dropull,
me mbushè trunin me marrina,
me doktrina,me kalbsina,
me djallzina e me nexhmina,
der qè'u ba kungull kaptina..
Sepse n' krye tè çdo "mullari"
do t'permendesh sekretari,
proletari e fshatari,,
qè do ketè edhe lugè àri..
Sekretari ishte shkruesi,
ish sunduesi,pushkatuesi,
ish n'Shqipni zevendsi' i Zotit
dhe nder vargje "Burri i motit"...

Ndersa ne nè shpinè e Todit:
si i kndojshim "burrit t'motit":?
"-Bagla e kalit t'Kastriotit
dhe gerdalla e don Kishotit,
ke mbushè vendin me bunker,
rreth kufinit mitralier,
banè spiunin brigadier,
per çdo darkè buk e sheqer..

Refreni:
Burri i motit me 10 vila,
i rrethuem me kokodrila,
t'gjithè spiuj e t'gjithè servila."-
...............................................................

Por nji ditè t'errsuem muer dielli,
nga nji pluhun hapè n'per qielli,
edhe trembshem pyetè njerzija;:
"--Cka ka sot bre rrokullija"--?,
Por me'jherè nji gjegje mrrini
e nder shpijat tona hini,
"--Delni bre shpertheni g'zimit,
"-sot kà rà Muri i Berlinit"--...

Eh!..O Zot,sa doli fjala
nè sekond e mori vàla,
ç'u perhap n'per mal e vrri,
nder qytete shpij per shpij,
lum e fushè sa ka Shqipni..
E seç mori t'dridhun vendi
nga qè' u hidhshim hop nga shendi,
fluturuem po bash si shpendi
tue shtye lajmin derè per derè,
qè me gzue çdo shpirtè tè mjerè,
se kete lajm e kemi pritè
50 vjet çdo orè,çdo ditè-
.........................................................
.........................................................
A din gja --i thamè nji djali-
ç'asht ai grup qè zbret nga mali?
Ngarkue rraqet permbi shpindè
edhe zbardhè tek janè n'kaptinè?
Mè vjen keq se mirè nuk shoh,
por mè duket se i njoh..
A mos vallè thue kjo burrni
qè po zbret nga ajo brij,
janè viktimat e trathtarit?
janè herojt e Qafes s'Barit?
janè tè Spaçit,janè t'Bedenit
t'Kurveleshit,tè Bishqemit,
janè t'Burrelit, e t'Maliqi
tè denuem tè gjithè prej hiqit.?


Jo veç gaz po mbajnè nen vetull,
por dhe letra per nen sqetull
dhe mbas krahit kacavàr,
duket janè edhe shkrimtarè..
Dhe pse kjenè nè burg-aturè
lidhè nder duer dhe nen torturè,
ato veç kanè ndej tue thurè
vepra t'mdhaja per kete Vend,
o tue i mbajtè tè gjitha n' mend,
o tè mshehun nè kthef t'jastekut,
o nder zhelet e dyshekut,
o nder vrima t'galerive,
qè me'i lanè kulturè breznive.

Pra qè sot kupto shqiptar,
zhduk mundsisht çka ke n'sirtarè,
ato janè t'asaj parti
qè soll vàj per çdo shtèpi,
qè shkroi gjithè hipokrizi,
fund e krye demagogji..

Ndersa kèto ish t'burgosun,
edhe pse tè sakatosun,
tè plagosun tè brengosun,
me ndergjegje janè t'persosun..
Si letrarè pra janè tè parè,
tè nderuem mbi çdo shqiptarè
se çdo rresht e hjedhin mbarè,
letersisè me i a kthye fleten,
historisè me i njoftè t'verteten... ..

Imazh
Gjosho Vasia - Aktori dhe Mjeshtri i Madh i Skenës Shqiptare - Itali-3-10-2010


Nji "Venedik", antipatik.....
(Përmbytjet nè Shkodër)

Imazh
Pamje nga përmbytja në hyrje të Shkodrës, 2 dhjetor 2010

--1--
Mendja e "ndritun e gjeniut"
nguli diga nëpër male,
kurdoherè me i thanè Veriut
"--Mè qè shpesh m'je ba havale,
do t'a lshoi mbi popull ujin,
e tè shuej me farè e fis,
se me ty un e kam hujin,
e nuk la pa t' mbytè or pis....."--
--------------------------------
--------------------------------
--2--
Prandej sot ngarkohet Shkodra,
e gjithherè do t'jetè n'rrezik,
komunizmi nuk ban lodra,
por tè vret me vllà e mik..
Lum kush iku e mjer kush ndej,
por pa lot nuk mbet asnjeni,
komunizmin plot me qej
nuk kuptoj si e duron vendi...

Gjosho Vasia - Itali
Imazh
E martë, më 14-12--2010--
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakmarrja dhe Ngujimi,
dy tè zezat qè njeh "trimi"...
........................................
.......................................
Lulash Dosa prej Bucakut,
seç ma ka atè tufè mustakut,
q'e ka shtrij per siper gojès
krejtè si sqapi i Marka Ndojès.
Seç po shifet ditè per ditè,
tue e krehè e kashagitè
se vendosè ka sot n'pleqni
me tregue nji t'fortè burrni,
por pa kenè mirè nder mustakè,
as burrnija s'ka nafakè...

Sot kerkoka me ngrehè lakun
nji gjaksorit me i marrè gjakun,
pra dikund ka çue nji fjalè"--
"--Mos mendoni se' u kam falè,!?
Por tashti qè vdiç rregjimi
tashti shihni kush asht trimi,
prandej mbylluni nè shpij,
per sa keni pleq e fmij,
se do t'marr un hak per gjyshin
qè' e pàtè vra nè dyztedyshin,
e per gjakun e harruem
der t'ju vras, jeni t'ngujuem."--

Tash Lulashi rrin e pret
pale sot kush kryet po' e qet,
e n'sa sillet n'per qytet,
hasè nji shoq qè n'vuetje kjenè
t'internuem nè Tepelenè...
Shternguen duer e u qafunè,
e n'bisedè tè parè, filluen.:

"-Po ti Lulash kèndej pari,
pse po u sillke si "gjendari?,
Fry e shfry porsi kendezi,
der i zverdhun si kinezi,
i pa rrumè si bubazhel,
dredhè mustakun kaçurrel,
diçka n'sy ti jep e merr
mos ke dalè me ba ndoj sherr?
Un tè njof qysh n'Tepelenè
se do punve i ke lujtè fenè.??"-..

"--Po besa mor Gjosh Vasija,
jam tue pà te ajo shpija
athue kush po ma qet kryet,
se nuk rrij per pa e mbytè,
pa e fergue si puna e mlyshit,
e me'i marrun hakun gjyshit."--.

"Po mè thuej çka t'paskan bà
qè kerkon gjithè kete hatà?
Kush bre t'keqen ta ka thurè
qè kerkon me'u ba gjaksuer?
nuk kuptova çka the?..,mlyshin?
dikush don me t'fergue gjyshin?

"--Mos u tàllè Gjosho me plakun,
kam dalè sot me' i dhanè dajakun,
me allti me ia marrè hakun..
Gjyshi i tyne n'dyztedyshin
na ka vra bre katragjyshin,
e sot dola me marrè hak,
siç na thotè kanuni plak...

"--Nisu Lulash shko n'shtèpi
se po bahesh komedi,
len kanunin n'punè tè vet,
ai tashma ka mbetè pa shndet
ç'se asht lindè tash njimij vjet,
kur malsija me qytet
kanè qenè krejtè analfabet.

Sot ti Lulash nga "kultura"
po ban krejtè si diktatura
qè e vrau shqiptarin mbarè,
padrejtsisht trim e shkollar,
gjithsa patem dhe fetàrè,
sepse ishin shtasè nji copet,
ushqye trunin n'bagla lopet...
Pra dhe ti si injorant
arrogant e der pedant,
po kujton se asht e t'vjetrit
me i marrè shpirtin atij tjetrit.?.

Ndigjo Lulash mendezi,
me pasè pasè ndopak burrni
ti mendue do t'kishe ndrysh,
jo me marrun hak per gjysh,
e per krushk e katragjysh,
por per baben atè burrè t'mirè
qè ta vrau partija n'Kir
komunistat kriminela,
me ato hyj neper kapela-
madje thotè kush pau me sy,
deri arra'i thyen mbi krye.

Por ti s'duhet me i marrè gjakun
dhe pse don kanuni hakun,
se n'shqipni ka hy shkollimi,
asht mbushè truni' e arsyetimi,
ka hy shkenca e perparimi,
nuk asht ma shqiptari mlysh,
sot mendimet i ka ndrysh,
per kto punè ka hy drejtsija,
s'ka nevojè ma ç'thotè malsija
jo kanuni,jo majmuni
e jo huni e tutkuni,

Shpirtin qè njeriun gjallon,
vetem Zoti ja dhuron,
vetem Ai ka t'drejtè me e falè
vetem Ai ka t'drejtè me e ndalè,
askush tjeter nè kete botè,
jo ma ti njeri i kotè,
rrotè e kotè sa'i autobotè."--

E Lulashi u nis dalè
sigurisht me bisht nder shalè,
e mustakèt gjithè burrni
seç i hypen goj's permbi,
sa qè trimi i jonè si" zanè"
qè mendoi me trembè dyrnjanè,
mà nji fjalè nuk mujt me thanè....
Imazh
Gjosho Vasia---Mergim 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4430
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Armata e spiujve.... - Gjosho Vasia, Posted 26 Maj 2014, 08:45
Armata e spiujve....
Imazh
"--Po i tregojsha mbramè fèmijve
se çka ndodhi n"'Urè tè Thive"

Nji spiju i armat's shqiptare
qè spiunonte dhe pa pàre
nga qè kish ftyren zumpare,
kishte ardhè qè n'shtatè sahati
e xanè vend n'fund t'nji pallati,
hapè dy veshèt si zagar
se diçka livizè n'kat tè parè...

"-- Te kjo shpij nji mende e ligè
e çon radjon n'Amerikè,
e ma vonè i vijnè do shokè
e çka s'flitet kokè me kokè,
por ç'me sot çdo fjalè qè thohet
rregjistrohet e dorzohet,
kshtu qè shoku i sigurimit
kto' i nisè n'fushat e vorrimit
ndersa mue m'jep flet lavdrimit.."--

N'sa spiuni po mendon,
e gjoja gazetè lexon,
nji voglush n' katin e tretè,
ftyren zbe e synin fjetè,
me do pshesha te nji safè,
nji tubè çelsa vàr nè qafè,
nxuer nga fundi i pantallonit
nji vintil,si punè bibronit,
mbasi mirè iu pshtet ballkonit
holli pishin prej vintilit,
aty poshtè nè formè t'currilit
edhe fillè ai uji i nxehtè
gjysa n'krye,gjysa n'gazetè.

Seç u holl "djalli"n'hava,
tue vikatè e pshtye e shà,
preku koken, krejtè qullinè,
i muer erè, doli urinè,
por mbi t'gjitha kish randsi
se ka pshurrè n'fotografi
dy udhheqsat dalè n'Rusi
njeni kakè e me mustakè,
tjetri brrakè e nanen shakè.

Seç shperthej gazi i tre fmijve
per kte ngjarje t'Urès s'Thive,
bile ai ma' i vogli djalè
seç e mbylli me kto fjalè:
"-Due ta puthi atè fèmijn,
qè spiunin dhe partinè
i vaditi me urinè"--

Mërgimtari - Gjosho Vasia –Italia-1993
Mjeshtër i Madh i Humorit


Anmiqet e gjuhes shqipe...

Imazh
Ka rà hana nder bajama
t'bijnè e vet po e thrret e ama,
"-çke moj bij qè kjanè e fshanè,
kjanè e fshanè e vetllat vrànè?"-

"-Kjava e fshava moj lum nana,
se n'Shqipni ka kaq hajvana,
sa drejtora' e profesora,
politikè e'akademikè,
qè prap enden me nenbishten,
kur kerkojnè me tallè gegnishten.

Ja per shembull nipi i Rremit,
asht Rashiti i Alidemit,
nji filiz i atij haremit,
ka hy n'shkencè permes karremit..

Rritè nè fshat, diku mbas malit,
gjizè e miser, djalè mbas djalit,
me tri pula e'i kasollè,
injorant me dy klasè shkollè,
nji qyqàr deri nè dry,
kurr asfaltin pà me sy...

Por kur "xhaxhi" qiti zànè,
proletarè eni n'Tiranè,
u nis Rasha me mend t'trasha,
edhe fillè u gjet te "Pasha".

Me'jherè "Pasha" i preu kerthizen,
e nè tru i futi prizen,
ia ngarkoj nè zemer mnìnè..
"-Dhe kur t'bajsh akademinè
me atè mnì me'e pà gegninè.
Dije mirè ç'thotè xhaxhi Veri
se gegnishtja,asht si vneri,
asht rreziku qè jep kleri."-.


Por ti Shiti i AliDemès,
je si ai qeni perfund pemès,
leh sa t'duesh ti me' ato shokè,
por qebesa mbi kete tokè,
kurr s'mbetè shqipja me nji kokè.
Se gegnishten tonè letrare,
Zoti Vetè nè k'to Altare
e ka vue si gjuhè tè parè,
ç'se ka lindè kombi shqiptarè.

Kemè Buzukun, atè farè zani,
a por Budi e Bogdani,
edhe qinda ka dashtè Zoti,
t'gjithè me vlerè sa Kastrioti,
Ndersa ju jeni terthorè,
jeni mjeshtra si gjaksorè,
nè kulturè jeni kandila,
e do huta' e do trishtila,
jeni t'gjithè Haxhi Qamila..

Ti Rashit shum simpatik
porsi sorrè e varun n'fik,

por nuk je akademik,
per shqiptarèt je anmik,
je vampir antipatik,
per kulturèn anemik...


Mërgimtari - Gjosho Vasia –Italia-1993
Mjeshtër i Madh i Humorit

E hanë, më datën 6--2--2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 08 Dhjetor 2022, 17:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari