Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Cikel poezish satirike - Mina Papajorgji - Greqi
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cikel poezish satirike - Mina Papajorgji - Greqi, Posted 17 Nëntor 2009, 16:02
UNË JAM NJË BEJTEXHI!

Unë jam një bejtexhi,
që dikush më kish vrojtuar.
për një koh më mban në gji,
dhe pastaj më kish lëshuar.

Më habit e bëj cudi,
se si njeriu kish ndryshuar.
Shtylla celiku në lartësi,
shumë shpejt i kish ndërtuar.

Përse vallë more njeri,
kaqë lehtë ishe lotuar.
shqipëtari ka burrëri,
dhe nukë bredh si i hutuar.

Kalimashi një galeri,
shumë shpejt ishte ndërtuar
shpejt e shpejt me një fuqi,
brënda ditës inaguruar.

Rruga ka peripeci,
s'ësht e lehtë që ta thuash,
shpenzime e burokraci,
fjala e dhënë u harua.

Lumja ti moj shqipëri,
e pa prekur ke qëndruar,
mes për mes me galeri,
me Kosovën desh bashkuar.

Mbeti ëndër që tani,
Ish akoma pa filluar,
Me trumpeta e me burri,
Njerëzit u sakatuan.

Kjo e bukura eufori
përmbi kokë na ka qëndruar,
njëzet vjet me dashuri,
Epshet tona janë shuar.

Të gjithë mbi kurizin tonë,
Pesh e madhe mbet ngarkuar
ministra e ambasadorë,
shumë shpejt janë larguar.

Vene e vijnë për cdo ditë,
Shqipërinë e kshillojnë.
Nga Evropa drejtojnë sytë
Me lugë floriri do të jetojmë.

Të gjitha janë sllogane,
dhe të parët kështu na thanë,
tërë jetënë me halle,
Xhepat plot, i mbushnë e vanë.

Me nderime dhe respekt,
Mina A. Papajorgji,
Selanik 16 - 11 - 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4441
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Cikel poezish satirike te Mina Papajorgji - Greqi, Posted 17 Nëntor 2009, 20:44
KËTA NJERËZ MIQTË TANË!

Këta njerëz miqtë tanë,
duhet të kenë nostalgji.
I kishim afër me vëllanë,
u dham besë e miqësi.

Po c'e do ata na lanë,
nga që kishin xhelozi.
Të kaluarën breng e kanë,
duan të vijnë në fuqi.

ujku lëkurën e ndëron,
thotë populli një fjalë.
por zakonin se haron,
se nga rruga kanë dalë.

Pa dil shih s'ec thot ay,
për mikesha e miq të rrallë.
mbushur plot llafollogji,
don të na hajë të gjallë.

Miq e shqipëtarë jemi,
mos e kthe kokën mënjanë.
Vatanin pranë se kemi,
Njeri tjetrin fort te mbajmë.

C'të prish punë bejtja jonë,
Ti ato i mbaje pranë.
si ushqimin shpirtëror,
kthesë bëre njëqind gradë.

Atë që njeriu pështyn,
Si zakoni ynë i rrallë.
e ka vështirë e se lëpin,
mbanë tjetër do ti dalë.

Shqipëtari ku ha bukën,
asnjëherë nuk e shkel.
Besa besë ther djalin,
Dëshpërimi e rrëmben.

Këto vyrtytet tona,
janë enciklopedi.
unë vet i përqafova,
dhe i mbaj si të dy sy.

Me nderime dhe respekt,
Mina A. Papajorgji.
Selanik 17 - 11 - 2009.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Shtator 2022, 13:58
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari