Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
ZEF DEDA - AKTORI I MADH I HUMORIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4578
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ZEF DEDA - AKTORI I MADH I HUMORIT, Posted 22 Tetor 2009, 19:35
Zef Deda - Pavarsisht nga mosha !
Imazh

Interviste me humoristin shkodran z.Zef Deda
Zef Deda,një nga aktorët më të mrekullueshëm të humorit Shkodran dhe atij Shqipëtar,një karrierë sa një jetë në përkushtim të artit dhe humorit,fitues i shumë cmimeve dhe titujve,një shembull i kompletuar dhe një frymëzim i denjë për cdo aktor të ri...

Z.Deda jeni sot njëri nga aktorët e humorit më popullorë në qytetin e Shkodrës,si ndiheni ju në një profesin të tillë ?

Ndihem shumë i lumtur dhe i hidhëruar. E para për atë që ju po thoni për mua,të cilët ju jeni që më keni bërë këtë emër ,dhe më keni ngritur në gradën më të lartë,deri sa më keni titulluar,dhe e dyta ndihem i hidhëruar,pasi jam në një formë të shkëlqyer (pavarsisht nga mosha),dhe nuk po jap asgjë.

Kur i keni fillimet tuaj në skenën e humorit,si ka arritur z.Deda deri në këtë pikë të suksesit dhe cili është sekreti juaj ?

Si fëmijë i shkathët i Pjetër Dedës,piktor dhe koroograf i Teatrit ,jo për hatër të babës,port ë aftësive të mia,më aktivizuan me teatrin atëherë,dhe kur u krijua Estrada atëherë,u aktivizova me estradën,po atëherë.Duke u rritur në këtë skenë Teatri,me aktorë të talentuar përballë dhe nën kujdesin e tyre u kultiva tek Zef Deda një aktor që ju e lavdëroni dhe jam këtu ku jam(pavarsisht nga mosha).

Gjatë jetës tuaj artistike keni marrë pjesë në shumë shfaqje dhe premiera,në role të ndryshme, cili është roli që ju ka lënë më shumë mbresa dhe pse ?

Cdo artist i skenës i do rolet e tija dhe nuk i ndan ato nga njëri-tjetri,por nëse është artist e luan cdo rol me shpirt,dhe kur hyn shpirti në rol dhe bëhet një me unin e aktorit,atë e dashuron(rolin),dhe kjo dashuri qëndron për gjithë jetën.Prandaj unë i dua të gjitha rolet e mia,madje edhe të tjerëve,dhe nuk di ctë them,por rolet më të spikatura janë ato që i lavdëron publiku,pasi ai është komisioni më i mirë,ashtu ndodh edhe sot,pavarsisht nga mosha.

A keni ju një aktor të cilin e keni parë gjithmonë si idhull,Shqipëtarë ose të huaj ?

Unë jam rritur në Teatër,dhe ishte Zef Jubani ai që për mua është ndër më të mëdhenjët. Për mua janë të gjithë idhuj,pasi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm,në vlerat kulturore të qytetit. Tano Banushi i madh dhe Zyliha Miloti idhulluan tek unë vlerat më të mëdha të interpretimit me kulturë. Ndërsa aktorët e huaj të cilët kanë ndikuar tek unë janë ,Charli Chaplin i cili nxiti Zefin e ri dhe i dha hov pasionit të tij,Gregory Peck dhe Jor Bryner,të cilët futën tek unë një forcë të thellë interpretimi,Robert De Niro,fat shumë i madh për mua që jam i kohës së tij,ai bëri që të hynte tek unë ndjenja e qëndrueshmërisë për të mos rënë kurrë në indiferencë “ Unë jam e nuk tjetër” por punon për tiu ngjitur shkallëve më lart,dhe këtë mundohem që ta bëj dhe unë ,pavarsisht nga mosha.

Cilët janë aktivitet tuaja për momentin dhe a jeni pjesë e aktiviteteve kulturore të qytetit ?

Janar,Shkurt,Mars,Prill,asnjë aktivitet nuk është zhvilluar,tani ka filluar pregaditja për një dramë e cila do të vihet në skenë. Po dëshiroj shumë,po dua shumë që të aktivizohem,po dua shumë që të jap,por vetëm Zoti në qille do na e japi dorën,jo vetëm mua por artit dhe kulturës,të cilat në këtë fazë tranzicioni janë lënë shumë pas dore.

Jeni brezi më i vlerësuar i humorit Shkodran, duke qenë që ky brez nuk po rinovohet më,dua të di mendimin tuaj,a ka talent të ri qyteti i Shkodrës dhe a po punohet për zhvillimin e këtij talenti ?

Kush guxon të thotë që vetëm ne kemi qenë dhe ska të tjerë,Shkodra ka në barkun e saj talente në të gjitha fushat e artit,jo vetëm si më parë por edhe më të mirë se ne që të na trashëgojnë,dhe kur të më përcjellin për në varr,kam për të thënë “ O Zot sa mirë,nder i madh për mua ,sa të mirë dhe të talentuar janë”,pra hape skenën dhe futi brenda.

A mendoni që arti dhe humori ka vemendjen e duhur nga ana e pushtetit, apo ndiheni të lënë pas dore nga ana e tij ?

Absulutisht jo....,sepse mediokrët mendojnë që në këtë fazë të tranzicionit ekonomiko-politik,se tek arti dhe tek kultura nuk fitohet gjë dhe është varfëri e konsiderueshme. Por sa të jem gjallë dhe i fortë do të bëj cmos që ti bëj të ngjallin interes dhe të investohet,pasi pa art dhe kulturë nuk do të ketë jetë,pavarsisht nga mosha.

Si janë marëdhëniet tuaja me aktorët e tjërë të humorit shkodran dhe më gjërë?

I dua fort,i kam idhuj,jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë,të vjetër dhe të rinjë,të pasuksesshëm dhe kur dalin me vlera dhe me sukses.

Ç’farë niveli kanë shfaqjet dhe premierat e vendosura në skenë nga trupa e humorit Shkodran ?

Në nivel mundohemi të jemi,të paraqesim nivel është detyrë ,të japim vlera të kulturuara dhe të kënaqim shijet e bukura që ka spektatori jonë,i cili na vlerëson në shkallën maksimale.

Keni marrë pjesë në shumë aktivitete në diasporë,si jeni ndjerë dhe cilat kanë qenë impresionet tuaja ?

Kur u hap Shqipëria,shkova në emigrim,u aktivizova dhe debutova në skena kudo në Europë dhe Amerikë, kam menduar që jashtë nuk na njef askush,por jo vetëm që na njohin dhe adhurojnë,por përvec duartrokitjeve të fuqishme ,donin të kalonin më ne disa caste në mënyrë që të hiqnin sa do pak mallin për Shqipërinë,dhe unë ndjeja kënaqësi dhe ua bëja qefin me shumë dëshirë,pavarsisht nga mosha...

Sikur të kishit mundësi të kthenit kohën mbrapa,cfarë do të ndryshonit në jetën tuaj ?

Sikur të kisha mundësinë të ktheja kohën mbrapa,do të bëja Shkollën e Aktorëve,sepse unë në vitin 1963,këtë fëmijë të talentuar (Z.Dedën),e cuan në shkollë për murator dhe jo për aktor,dhe do të kisha realizuar filma komedi,kinostudio dhe do të isha aktivizuar më shumë në Shoë dhe në ekran(pavarsisht nga mosha).

Cilat janë projektet tuaja për të vitin 2009, a do të vijë Z.Deda me një dicka të madhe për publikun Shkodran këtë vit ?

Për këtë vit po pregadis një Shoë, dy koncerte në shesh me të rinjë të muzikës dhe të skenës,si dhe po pregaditem për “ Zef Deda Shoë 2” me rastin e 60 vjetorit,do dhe një vit e pak,por unë po bëj përpjekje që ta realizoj, pavarsisht nga mosha.

Një mesazh për qytetarët Shkodranë.....

Mos iu ndani artit,sepse atë e keni të lindur në shtëpitë tuaja.......... Dhe unë do të jem prezent për ju, pavarsisht nga mosha........!

Per shkodra.ws, Bledar Plori
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Korrik 2021, 04:12
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari