Batuta, Anektoda, Bejte, Satira etj... c'fare te ju deshiroje zemra juaj humoristike per te bere sa me shume per te qeshur
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Copëza humorisitke të At Gjergj Fishtës “KORRUPSIONI”,......
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fragmente humoristike të At Gjergj Fishtës
Imazh
“KORRUPSIONI”


Kush zhelan-kush sallahan,
Po yrysh lshue t’gjith m’pilaf,
Ta kanë qitë, po, Shqipnin n’grusht,
E toçë brryl mastikë e n’musht,
T’kanë ba zyret monopol
Ç’prej Koplikut m’Konispol,

Franka ar tue grrye me spol,
Do ministra-e Kryeministra,
Tjert prefekta-e nënprefekta,
Kta n’Botore ata n’Foshnjore,
Disa antarë-disa gjygjtarë:
Kush me da tokën e Shqipnisë…

Ju rrugaça e sallahana,
Vagabonda, shakllabana,
Rriqna t’ndyet, mikrobë të kqi,
Qi të mjerës moj Shqypni
Kthellë hi i keni në mushkni,
Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi!
Bre coftina kalbë mbi dhe!
Der kur ju tu’ u tallë npër ne,
Do t’na qelbni fis e atdhe?.....


BASHKIMI

Por do folë e drejta rrumbull
A e din kun a bahna grumbull
-Na qi quhemi “intelektualë”,
Edhe mbahemi “okcidentalë”?-
Në shfrytëzim t’Financës Shtetit.
Ktu, po t’damë na s’jem n’mjet t’vetit,
Edhe gjindmi gjithmonë bashkë:
Nuk na ndajnë Bajram as Pashkë,
Se për ndryshe –posë gjithkuj-
Për sho-shojn na jemi t’huej,
Sa që sod fjala “bashkim”
Ndër shqiptarë s’ka ndo’i kuptim.


Per “gazetaret”

Edhe kshtu po qep e shkep,
Me nji shqipe per gazep
E si t’ishin ne kllapi,
Pa kqyre cak, pa mbajte hulli,
Pa pase shkrimi as kambe as krye,
N’ mereqep kartat kane zhye,
E t’ kane pjelle-me nder me thane-

Njata artikuj qe ty dhane
S’ t asht der sot me u vu me i kndue.
Se ata besa - m’ndigjo mue-
Nuk i kane shkrimet zanat:
S’ jane per pende, por jane per shat.
Jo, po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!
Per me shkrue zotni n’gazeta

Duhet shkruesi t’ jete ma pare
Nieri i ndershem e atdhetar,
T’ jete fisnik, zemer-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet qe t’ kete dije-
Dije t’hapet n’ekonomi,

N’histori e ne tregti,
N’politike e ne drejtsi;
Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’ jete shqiptar ne shkrim e n’goje,

Fjala n’pende mos t’i ngurroje:
Mbare e mbare punte t’i kallzoje
Me t’ ngushtue me kndue perdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,

Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Qe mendon se per taman
Te tane bote rri n’ “sahan”,
Çka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka ne krye,
Jo ma tru?...


Po keshtu tek satirat nga “Anzat e Parnasit” perveç tjerave nenvizojme fuqine parashikuese te poetit me nje profeci te mirfillte si “Dredha e Djallit” e cila e shikon si pasoje fatkeqe por logjike ardhjen e dreqit te kuq (komunizmit) ne Shqiperi qe ne v. 1908, pra 9 vjet perpara se ai te “triumfoje” ne Rusi, v. 1917…

Këto fragmenete poetike i dhuroi Zef Skanjeti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJE ANEKTODE E AT FISHTES
Imazh

Nga Fritz RADOVANI:
NJË SHETITJE E SHKURTË NË GJUHADOL ...

At Fishta, zakonisht nga mbramja pa përëndue dielli, kishte zakon dhe delte me ba një shetitje të shkurtë në Gjuhadol. Ecte ngadalë me shkopin e tij, mbasi aksidenti që i pat ndodhë në fabrikën e çimentos, i ka pas lanë pasoja shëndetsore. Nuk i mungonin mjekimet as kujdesi i doktorave, por mosha filloi me e ba të veten...
Dr. Saraçi e kishte këshillue me ba shetitje të shkurta dhe, At Fishta, zbatonte atë që i kishte thanë mjeku tue u sjellë aty rreth kuvendit të Gjuhadolit. Takohej sa me një e sa me një tjeter, sigurisht, tue ndrrue biseda të kandëshme, mbasi edhe njihëj prej të gjithve.
Nga ata takime të shkurta, shumë kujtime ma vonë kanë mbetë si anekdota.
Posa kaloi prakun e derës së jashtme të kuvendit, At Fishta, i buzqeshë me kënaqësi një mikut që kishte kohë që nuk e kishte pa...Ai, posa sheh At Fishtën, që po delte nga dera e kuvendit, merr drejtimin nga Ai e, me dashamirësi, i thotë: “Po, ku, je bre burrë i dheut?”, At Fishta, aty për aty, i përgjigjet:
“Qé besa e Zotit, njikëtu,...Kurr me punë, gjithmonë pa ngê...”
Fjala mori dheun...se, kështu, ka thanë At Gjergji...

Shpjegim: Fjala ngê asht përdorë në kuptimin e fjalës kohë e lirë, nuk kam pasë ngê këto ditë as me marrë frymë...(nuk kam pasë kohë të lirë, as një minut, as me marrë frymë..), ndërsa, At Fishta, e përdorë me u justifikue me ironi, kur nuk kishte shkue për me ba vizita tek ndonjë mik... “edhe punë nuk kam, por, as kohë të lirë nuk gjejë...”.

Melbourne, 2006.


KOHA E ARIT NE SHQYPNI
(1907)


…Sot ma shpejt nje thes me pleshta
Ti ban bashke se dy shqyptarë.
Sa jane fise permbi dhe
Me bashkim kta n'drite kane dale:
Ka çite dreqi pushke mbi ne
Mos me u ba dy vete m'nji fjale.
…Sepse ktu kujton seicili
Se ka mend edhe me shitun:
Thue se mendja e holle e kshilli
Vijne prej vedit n'krye t'u rritun.
JO, heu paça ! S'jane mendte fieri
Per me u rrite neper morriza:
S'a ba i dijshem kush pa hiri,
Ndeje peshtete e tu njehe miza…
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Gusht 2019, 16:01
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari