Gjirokastra

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Gjirokastra

Postby Arla » 18 Feb 2009, 21:36

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.

Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"
The world of my own
User avatar
Arla
Drejtues
 
Posts: 88
Joined: 18 Feb 2009, 21:07
Location: Tirane

Gjirokastra

Postby Laert » 20 Feb 2009, 22:11

GJIROKASTRA
Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Pak histori
Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.[1]
Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë DIKTATORIALE në historin e Repulikës së Shqipërisë.
Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"

Politika
Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.

Ekonomia
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .

Kultura
Ne Gjirokaster mund te vizitoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez " ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates

Arkitektura

Gjirokastër, shtëpi muze

Turizmi
Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane "Antionea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.

Transporti
Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tiranë-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster, po të nisesh nga Tirana, kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës, Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Aktualisht po punohet për ndertimin e superstradës qe lidh Gjirokastren me Tepelenen që do të afrojë edhe më shumë atë me pjesë të tjera të vendit.
Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te luginës së Drinos.Ky aeroport i ndërtuar në vitet '30 nga italianet, shërbente si nje pike lidhjeje e Gjirokastrës me qëndrat e tjera të Shqiperisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm.
Gjirokastra ka pamje të mrekullushme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.
Personalitete nga Gjirokastra
• Adil Çarçani -KRYEMINISTER E ANTAR I BYROSE POLITIKE TE KQ.TE PPSH
• Andon Zako Çajupi - POET
• Asim Zeneli - DESHMOR
• Bashkim Ahmeti
• Bule Naipi - DESHMORE
• Çerçiz Topulli - LUFTETAR
• Eqerem Çabej - GJUHETAR
• Enver Hoxha - DIKTATOR
• Fatmir Haxhiu - PIKTOR
• Fatos Tarifa
• Zihni Sako - SHKRIMTAR
• Viktor Kalemi
• Ismail Kadare - SHKRIMTAR
• Hasan Sazani
• Nuri Kokalari
• Koto Hoxhi
• Omer Nishani
• Reiz Malile - ISH ANETAR I KQ.TE PPSH E ISH MINISTER I JASHTEM
• Sevo Tarifa
• Vasil Bilushi
• Hysni Babameto

Të dhëna bazë
Sipërfaqja:

Banorë:30 MIJE DERI NE VITIN 2007

Kodi postar:6000
Prefiksi:00355 (0) 84
Targa e automjetit: GJ
Image
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Gjirokastra, atje ku ndertonin italianet

Postby I-AMESHUAR » 10 Mar 2009, 16:47

Qendra historike e Gjirokastres dhe Pazari karakteristik vazhdojne te fshehin nje sere surprizash ne lidhje me vlerat historike dhe arkitekturore qe mbartin. Studiuesit kane hedhur drite ne lidhje me elemente te rinj arkitekturore te disa prej ndertesave masive te kesaj zone. Sipas tyre, elementet tradicional te arkitektures gjirokastrite ne kete zone jane gershetuar edhe me elemente te rinj, te cilat kane arritur te pershtaten mjaft mire ne kuadrin e zones historike. Krahas vlerave arkitekturore keto ndertime mbartin edhe vlera historike te vecanta.

Keta elemente historike dhe arkitekturore kane qene ne qender te studimit "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar", hartuar nga pedagogu i Universitetit te Gjirokastres, Teodor Bilushi dhe Raimond Kola, drejtor i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Qytetit Muze te Gjirokastres. "Ndertimet per Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar, deri ne clirimin e vendit, jane shoqeruar me pak te dhena dhe me interesime modeste te studiuesve, pasi dihej se gjate regjimin komunist, si per vlerat e krijuara gjate mbreterimit te Zogut, edhe me heret, ishte e pamundur te flitej", thote Rajmond Kola, njeri prej bashkautoreve te ketij studimi.

Vitet '20-'40 njohin ne Gjirokaster fillimin e nje lulezimi te tregtise vecanerisht me Greqine dhe Italine fqinje. "Mjafton te kujtojme qe Porti i Sarandes kthehet ne keto vite ne portin e dyte me te rendesishem ne Shqiperi, me volume te medha te shkembimeve tregtare me Italine"-thote Kola. Kete port do ta frekuentonin tregtaret e shumte gjirokastrite qe leviznin ne intinerarin Sarande-Brindizi-Bari. Pa lene pa permendur ketu ndertimin e aeroportit te qytetit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre carter me Italine.

"Pikerisht ky zhvillim sjell jo vetem permiresimin e gjendjes ekonomike te mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike, por edhe hapesira te reja lidhjesh dhe shkembimesh me pertej- detin", thote Teodor Bilushi, bashkautori i studimit ne fjale. Duke shfrytezuar pozicionin e Gjirokastres ne nje kryqezim rrugesh te rendesishme, me nje tradite te trasheguar, gjirokastritet do te arrinin te krijonin me te shpejte nje shtrese te re te kamurish ne qytet qe do te percaktonte edhe nevojen per investime, perfshi fushen e ndertimit dhe sherbimeve. Ishte koha kur marredheniet e reja ekonomike qe po krijoheshin po linin pas ato feudale te krijuara gjate sundimit otoman dhe po orientoheshin me te shpejte nga perendimi. Se bashku me marredheniet e reja ekonomike edhe korentet kulturore nisen te pasuroheshin dhe ti sillnin Gjirokastres nje fryme te re emancipimi te mendimit.

Disa objekte qe u ndertuan gjate kesaj periudhe ne qytet u perkasin kryesisht ketyre tregtareve dhe kesaj shtrese qe po krijohej. "Madje shume pronare te ketyre banesave ose vilave jane persona qe kishin aktivitet tregtie me Italine", thone autoret e studimit. Nder keto ndertime, pergjate gati njezet viteve, spikasin banesa dhe vila, por edhe hotele ne zonen e Pazarit karakteristik, si dhe komplekse tregtare. Por nuk munguan edhe ndertesat bankare, objektet shkollore apo objektet administrative disa prej te cilave jane ne funksion edhe sot.

Karakteristikat

Cfare ndryshoi ne ndertimet e kohes

Karakteristike per keto banesa te ndertuara gjate kesaj periudhe jane elementet e arkitektures italiane te atyre viteve, te cilat u harmonizuan mjaft mire me konceptin ndertimor te banesave te gurta. "Ne pamjen e jashtme spikasin ballkonet, verandat, grilat veneciane ne dritare, kangjellat me hekur te punuar ne ballkone, veranda dhe oborre, dyert e hekurta etj. Nga ana strukturore vihet re perdorimi i kolonave dhe trareve prej betoni si dhe soletat. Ne ambientet e brendshme kemi perdorimin e pllakave, mermerit ne shkalle dhe pllakave dekorative. Te gjithe keto elemente mungojne ne banesen karakteristike gjirokastrite te ndertuar me pare. Ne ndertimet e kesaj periudhe veme re gjithashtu perdorimin e teknologjive te reja te ndertimit te cilat sjellin tipe te reja arkitekturore ne Gjirokaster", theksohet ne studimin "Stili italian i ndertimeve ne Qendren Historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar"

Zhvillimi ekonomik qe solli ndertimet

Zhvillimet e vrullshme te kembimeve tregtare do te sillnin ne Gjirokaster edhe nevojen per investime ne qendra tregtare apo njesi tregtare. Nje nga me te spikaturit dhe qe sot eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme eshte "Kompleksi Tregtar i Zigait" ne pazar, prone e tregtarit Aristidh Zigai. Ky objekt i datuar ne 1937, per nga ndertimi i tij, nga ana arkitekturore dhe funksionale, prezanton element krejtesisht te rinj per qytetin. Zhvillimit ekonomik te atyre viteve ne Gjirokaster nuk kishin si ti mungonin edhe bankat. Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet '30 me ndertimin dhe venien ne funksion te dy Bankave : "Banca Nazionale d'Albania" dhe "Banco di Napoli". "Te dy keto objekte qe ndodhen ne zonen historike kane element te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit per vete funksionin qe kane pasur ketu. Kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac. Te "Banco di Napoli" kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative, nuk mungojne ne keto objekte hekurat ne dritare ne forme kangjellash, grilat e renda dhe tarabate si element sigurie", pohohet ne studim. Edhe liceu i Gjirokastres (sot gjimnazi "Asim Zeneli") perfaqeson objektin kryesor arsimor ne Qendren Historike i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes. Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1941 ne formen qe e kemi edhe sot. Ne anen e pasme te Liceut ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh, ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester. Ne keto ambiente ka funksionuar Shkolla teknike italiane,filiali i Institutit "Montani". Sipas studimit ne fjale edhe objektet e ish-Prefektures dhe Bashkise te atyre viteve, ish-godina e Kishes Katolike, etj. ishin konceptuar ne baze te stilit italian por u gershetuan mjaft mire dhe ne harmoni me arkitekturen karakteristike te zones historike.

Guidat turistike

Italianet per hotelet e Gjirokastres

Emrat e dy hoteleve "Royal" ( Sot "Hotel Sopoti) dhe "Savoia" ( sot lokal "Kashahu") ne Gjirokaster ndeshen edhe ne guidat turistike italiane te vitit 1940. Guida e ketij viti ne gjuhen italiane "Albania" botim i "TCI - Touring Club Italia" fton udhetaret italiane qe vizitojne Shqiperine e Jugut te bujtin ne keto dy hotele.

Hotel "Royal", prone e familjes Haderaj, perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster. Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

Disa nga ndertimet me stil italian:

Emin Kokalari - Vile e ndertuar ne Palorto ne periudhen '31 -'33
Papavangjeli - Vile e ndertuar ne lagjen Varosh ne vitin 1937.
Aleks Ceci - Banese trekateshe ne lagjen Varosh (ish-radio)
Teli Mihali - Banese dhe tregtore, lagje Varosh, 1937 (tregtar)
Koco Kekezi - Banese katerkateshe, lagje Varosh (tregtar)
Niko Tola - Banese dykateshe, lagje Varosh (tregtar)
Taho Alite - Banese, lagje Hazmurat (tregtar)
Niko Mico - Banese, lagje Varosh (tregtar)
Niko Tolica - Banese, lagje Varosh (tregtar)
Lame Kareco - Banese, lagje Varosh (ish minister i financave)
Cene - Banese Pazar
Fidhi - Banese trekateshe, lagje Varosh
Gligor Floko - Banese trekateshe, lagje Varosh.

Blerim Kore
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Gjirokastra, atje ku ndertonin italianet

Postby Laert » 10 Mar 2009, 20:51

Nuk kam qene asnjihere ne Gjirokaster, por kur kam lexuar librin e Kadares ''Kronike ne gur'' dhe i kam bere Komentin plote.
Kadareja nepermjet skenave e ka pershkruar me nje realitet qytetin, rruget, sokaket personazhet e qytetarve te saj si KakoPina qe rrufiste kafene e mengjezit...............Keshtuqe kam krijuar pamjet e saj ne mendjen time si nje qytet i ndertuar mbi nje Gur.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: Gjirokastra, atje ku ndertonin italianet

Postby Arla » 10 Mar 2009, 21:10

Ju pergezoj per temen. Gjirokastra eshte nje qytet vertet i gurte ku kalldremet gjarperojne neper rrugica.Sokaket e ngushte dhe shtepite qe ngajne si te heshtura. Gjirokastra gri do ta quaja une, e cila shquhet per njerez te zgjuar dhe puntore. Korrekt dhe te ditur. Qyteti ku biznesi ka perparesi. Ku jeta gjalleron diten dhe ne heshtje zbret qetesia. Aty ka plakat ulen para portave te medha dhe fillojne nga bisedat e shumta dhe ku kafja pihet nga taze dhe me plot arome. Qyteti ku kureshtja njerzore eshte ne vend te pare por dhe mosperfillja ze vend. Qyteti i shtepive tradicionale me dritaret e vogla dhe dykateshe . Eshte nje pasuri kombetare.

Gjirokastra ime.
The world of my own
User avatar
Arla
Drejtues
 
Posts: 88
Joined: 18 Feb 2009, 21:07
Location: Tirane

Re: Gjirokastra, atje ku ndertonin italianet

Postby Arla » 10 Mar 2009, 21:19

Shtese:
Gjirokastra u ndertua nga njerez shume te pasur te cilet deshironin te ndertonin shtepi te vecanta. Guri eshte marre ne zonen e Dropullit qe eshte nje nga guret me te rralle qe mund te egzistoj.
The world of my own
User avatar
Arla
Drejtues
 
Posts: 88
Joined: 18 Feb 2009, 21:07
Location: Tirane

Gjirokaster

Postby Megi » 01 Aug 2009, 21:53

..................
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
User avatar
Megi
Drejtues
 
Posts: 86
Joined: 25 Jul 2009, 17:17
Location: Itali ,Rome

Re: Gjirokastra

Postby I-AMESHUAR » 02 Aug 2009, 01:31

Megi tema juaj u bashkua me ekzistuesen.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Image
User avatar
I-AMESHUAR
Drejtues
 
Posts: 995
Joined: 27 Jan 2009, 01:10

Re: Gjirokastra

Postby Megi » 04 Aug 2009, 00:39

............
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
User avatar
Megi
Drejtues
 
Posts: 86
Joined: 25 Jul 2009, 17:17
Location: Itali ,Rome

Re: Gjirokastra

Postby ksanthi » 04 Aug 2009, 09:16

Megi dhe ti gjirokastrite je?




Shpresojne te ardhmen te kete gjalleri pazari se tani vetem ca klube egzistojne dhe shyqyr qe eshte ajo konsullata se do ish i shkrete fare


ca puthje per gjir time
:muah :muah
Image
User avatar
ksanthi
Drejtues
 
Posts: 603
Joined: 05 Mar 2009, 19:37
Location: Italy

Next

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron