SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..FATKEQSITË

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

SHKODRA - HISTORIA - KULTURA ....LASHTESIA..

Postby Laert » 25 May 2010, 19:36

Kujtimet e At Justinit: Rrethimi i Shkodrës 1912 - 1913
Si e bombarduan malazezet Shkodren e 1912-es?


23.05.2010
Shkodra e pame nga naltë
Image

Shqipnia po përgatitej me dalë Zojë në veti. Po shkundte zgjedhën osmane që e mbajti për mâ shumë se 400 vjet, pa të drejtat e saj mâ themelore atë të lirisë së vetësundimit e vetëqeverisjes, dhe të lirisë së fesë. Tashmâ të tana kombet që ishin nën Perandorinë Osmane e kishin fitue pamvarësinë. Shqipnia ishte e fundit që po priste me padurim ditën e lume dhe të begatë, e të bekueme me gjakun e sa e sa bijve shqiptarë, martirë që përgjatë shkujsh e dhuruen jetën e tyne për idealin e naltë dhe fisnik atë të dashnisë për Atdheune e tyne.
Anë e kand u organizuen kryengritje kundra ushtrisë turke, tue fillue me kryetrimin Dedë Gjo Lulin, italo-shqiptarin e madh Terenc Toçin, me Ismail Qemail, Luigj Gurakuqin, Dom Nikoll Kaqorrin, Át Shtjefen Gjeçovin, e të tjerë bashkëatdhetar që zemra e tyne nuk prani për pa e pá edhe nji herë, Shqipninë Gjergj Kastriotit të pamvarun e të bashkueme rreth nji flamuri e nji ideali.
Edhe pse Perandoria turke tashmâ i kishte ditë e numrueme në vendin e arbënit, nga ana tjeter Shqipnia po kërcënohej përseri në pamvarësinë së saj: grekët në jug e në veri ushtria serbe e malazeze.
Qysh në vjetin 1910 malësorët, filluen luftën e tyne për pamvarësi, ku për me shue ket kryengritje qeveria e Turqve të Ri prej Stambolli nisi me të shpejtë nji gjakëbás, Turgut Pashën me 30.000 ushtar turq.
Këtij qellimi nuk i a arriti Turguti me ushtarët e tij, pse malësorët me në krye Dedë Gjo Lulin me 6 Prill 1911 ngritën flamurin në Deçiq, tue diftue kështu ballafaqe botës se edhe Shqipnisë i kishte ardhë ora e dita me dalë e pamvarun krahas shteteve te tjera. Kryengritjet shkojshin tue u shtue dita-ditës, për herë e mâ shumë, si ne veri po ashtu në jug të Shqipnisë. Rizgjimi kombëtar u pá jo vetëm nga ana politike për pamvarësi territoriale, por edhe nga ana kulturore me themelime kongresesh gjuhësore, botime librash në gjuhën shqipe, të përkohëshmeve të ndryshme, etj. Me 28 nandor 1912 në Vlonë u ngrit flamuri kombëtar. Edhe pse u ngrit flamuri i lirisë prap Shkodra gjindej në pragun e nji pushtimi të ri.
Shkodra ishte në rrezik jo vetëm pse ishte ende nën kthetrat e pushtuesit shekullor, por edhe se po perballej me rrezikun e nji rrethimi dhe pushtimi të mundëshem e të dukëshem nga ana e Malit të Zi. Knjaz Nikolla ambicjen e tij për me e pas Shkodren nën sundimin e vetë, po e bante realitet.

Rrethimi i Shkodrës - 8 tetor 1912 - 13 maj 1913
Image

Rrethim i Shkodres nga ana e ushtrisë malazeze filloi me datën 8 tetor 1912. Të gjitha kronikat e asaj kohe e paraqesin rrethimin e Shkodres si nji tragjedi që çoi qytetin drejtë nji shkatërrimi të dhimbshem në të gjitha aspektet themelore të jetës së saj.
Shumë kanë marrë mundimin me na i lanë kujtimet e tyne mbi rrethimin e Shkodres në vitet 1912-1913, në forma të ndryshme, ditari, kronike, kujtime e përjetime, etj. Krahas këtyne librash i shtohet edhe nji libër tjeter me kujtime historike, ai i gjuhëtarit të njohun Át Justin Rrotës. Botimi i librit të Át Justinit ban pjesë në serinë e botimeve françeskane që ka arritë në 32 vepra të botueme. Âsht kjo nji ndihmesë e përvujtë që të bijt e Shen Françeskut duen me ja bâ popullit shqiptarë.
Dihet se lufta nuk sjell lule. Ajo mbart me vete shkatrrim, vuejtje, mizori të ndryshme, vrasje, uri, sidomos sjell vuejtje te mâ të dobëtit, gratë, femijët, pleqët.
Prandej për me krijue nji ide se çka do me thanë me qendrue nën rrethim, e i ngujuem nji vend e në rasën tonë Shkodra, Át Justin Rrota me stilin e tij të bukur prej gjuhëtari e shkrimtari na e banë të pranishem, para syve tanë, atë realitet të dhimbshem që hoqi Shkodra përgjatë disa muejve të rrethimit të saj të vjetit 1912-1913.
Shkodra ka pá e ka perjetue disa herë momente kritike rrethim, ja se si na e paraqet Át Justin në rolin e historianit e jo të gjuhëtarit rrethimin e Shkodres në shekuj: “Shkodrës sonë jetike nuk ishte, si dihet, ky rrethim, ma i pari, që i tokonte me pësue. Vendue qyteti, për natyrë, në një pozicjon strategjik fort t’aftë për qëndresë, për me e shtî në dorë, anmikut përherë i u desh me hjekë fort keq. Këndej, kanë mbetë të përmenduna në histori faktet burrnore, heroike e legjendare, që rrokull shekujvet shenjohen nga historjografët se ndodhnë, si prej anet së sulmuesvet, si, posaçe, prej anet së mbrojësvet.
Mjafton të çekim këtu, sa ngusht i a çoi Romakut edhe sa shumë flî i kushtoi këtij, kur desh t’i a hiqte doret Shkodrën mbretit të saj të pafat, Gjencit, Gjenerali romak i famshëm, Luc Emil Pali, vjetin 168 p.K.- Kujtojm këtu, sa punën i a qiti turkut vjetin 1474 e 1478, Shkodra e qëndrueme në kështjellin e Rozafatit, për me e marrë me luftë e ma fort me û.- Shtojm sulmet vigane, që bani vjetin 1811 Mustafa Pasha i Bushatit, për me e shtî në dorë Shkodrën zamadhe.” (Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 19)
Ndërmarrja për me shkrue këto kujtime për Át Justinin nuk qe e lehtë, tue e pá rrethanat në të cilat shkroi Ati Françeskan, e sidomos tue pasë parasysh edhe se çështja e rrethimit të Shkodres âsht trajtue shumë herë në mënyra të njëanëshme e subjektive që nuk pasqyronin aspak ngjarjen reale e historike të atyne muejve. Qe, pse, bash në parathanjen e librit Át Justini shkruen tue largue prej sish çdo hije dyshimi për njianëshmëni: “Ndërkaq, na prej anet sanë, tue krye këtu detyrën e kronistit të ndërgjegjshëm, do të mundohemi ndër shprehje gjithkun të diftohemi sa ma objektiv, të drejtë e të paanshëm, sidomos në theksimin e ngadhnjëmevet të të dyja palëvet.” (Po aty, fq. 19).
Jo vetëm se âsht përqendrue në kujtimet e tij, por âsht bazue e ka konsultue krejt bibliografinë që flet mbi atë rrethim tragjik: “Kemi konsultue, mund të thomi, krejt bibljografín përkatëse, botue deri më tash nga auktorët e vendit e të huaj. Do t’i shfrytzojm mundsisht të gjithë, sidomos përsa i përket kronologjís ekzakte të ngjarjevet të këtij rrethimi, që, si thámë, njehet sigurisht ndër ma të gjatët e tragjikët, që regjistron historia.” (Po aty, fq. 19).
Rrethimi i Shkodrës zgjati plotë 8 muej. Këto “momenta tragjik për qytetin” siç i quen gjuhëtari Rrota e gjunjëzuen Shkodren si në aspektin politik e administrativ, edhe në atë humanitar deri në mungesë totale të elementeve kryesore për jetesë.

Image
Krajl - mbret Nikolla i Malit Zi


Pushtimi i Malit të Zi në Shkodër nuk zgjati shumë. Pakënaqësia e parisë së Shkodrës dukej tashma për gjithë vend. Kleri katolik nga ana e tjeter organizonte takime, mbledhje për me e nxjerr Malin e Zi prej Shkodres, dhe për me e shpall Shkodrën kryeqytetin e Shqipnisë. Át Gjergj Fishta shkruen nji shkrim të posaçem në Hyllin e Dritës për me bâ Shkodres kryeqytet të Shqipnisë.
Prandej për me krijue nji idé të qartë për mbi rrethimin e Shkodrës gjatë viteve 1912-1913, libri i Át Justinit âsht mâ i miri sot për sot për shtjellimin me imtësi, në mënyrë origjinale e me besnikëri të atyne ngjarjeve që ende sot kanë peshën e tyne historike në jetën e Shkodrës.
Në keto pjesë të zgjedhuna të librit që po paraqesim për lexuesin del në pah pakënaqësia e populli dhe klerit katolik ndaj pushtuesve të rij. Në Troshan ku ishte edhe qendra ma kryesore e françeskajve në atë kohë u organizue nji mbledhje për dëbimin e malazeve, e kështu me e shpall Shkodren kryeqytet të Shqipnisë si dikur motit në kohën e mbretenve ilir.
Në vazhdim po paraqesim disa pjesë të librit që na përshkruejnë çaste nga Rrethimi i Shkodrës i vjetit 1912-1913.

“Momenta kritik!


Ana e krishtenimit lëvizin e punojnë si nën dhé, tue u vû në përpjekje të padáme me fshatarët për rreth, ku thonë se kanë fillue kryengritje plot. Prap mandej, ka ardhë fjala këtu, se malsorët e Mbishkodrës kanë vrá nja 3 malazez. Këta, por sidomos Hoti e Kastrati, kanë çue fjalë, se janë gati me u ulë e me i rá Shkodrës, ditën që të marrin vesht, se qyteti i âshtë shenjue definitivisht me i mbetë Malit të Zí.
Ma fort se kurrkun por, kazani âshtë tue vlue në fushën e Zadrimës. Aty flasin, se janë ngrehë shumë shoqní a komitete, pjesëtarët e të cilavet kanë bâ bénë e madhe, se duen me e pá Shkodrën të librueme prej malazezësh, e të bame kryeqytetin e Shqipnís së ré. Ndërkaq por, qeveria provizore ban çmos, për me e shutitë këtê propagandë. Ka vû roje të madhe sidomos mbi gjithata që hýjnë e dalin prej urës së Bahçallekut.
Mbi tjerë, Kleri posaçe âshtë marrë më sý prej qeveriet. Disa prej fretënsh e priftënsh, tue e dijtë se janë vû si në shenj për ndiesí atdhetare që kanë diftue kurdoherë, mendojnë me u largue sa për një herë prej qytetit tinëz, natën, ditën a kurdo, ndërrue petkash, për mos me u njoftë.
Ndërkaq, qeveria e kishte bâ gati një shpallje popullit, edhe i a kishte dërgue Arqipeshkvit të qytetit, Timz Ják Serreqit, për me e nënshkrue. Po, por Arqipeshkvi nuk ndëgjoi me vû dorë. Kjo punë qeveritarëvet u ka rá fort në sý, edhe u ka bâ një përshtypje të kthelltë. Arqipeshkvi këso dore, tue mos ndëgjue me vû dorë n’atë shpallje, vjen si me dashë me mësue popullin shqiptár përmbi mënyrën, si do të siellen ndaj qeverís e Malit të Zí.
Në Troshan prap âshtë tue u bâ këso ditësh një mbledhje e jashtëzakonshme, ku marrin pjesë qinda e qinda krenësh së popullit, disa Ipeshkëvîjsh, ndër të cilët i përmenduni e fort i njohtuni prej popullit, Imzot Prend Doçi, Abati i Mirditës. Ndër ta edhe shumë krenësh myslimanë nga Mati e Dibra; Të tanë një mendimi, me e shpallë Shkodrën si kryeqytetin e Shqipnís në veti.”
(Át Justin Rrota, Ditët e mbrame të Turqisë në Shkoder ase rrethim i qytetit 1912-1913, Botime Françeskane, Shkodër 2010, fq. 182-183.)

E mërkuere, 30 tetuer 1912.


Për herën e parë malazezët sod filluenë me hjedhë gjyle edhe përmbi qytet. Bombardimi ngjati, të thuesh, pa u këputë kurr, deri me 19 të nandorit, njashtu nja 3 javë. Kje një punë që i shtini tmerën Shkodrës! Nuk ishin mësue!
Si mos me kenë mjaft, t’i a filluenë me e gjue rreptësisht me topa edhe Taraboshin prej së gjitha anësh. Kahë muzgu i natës Mali i Zi mësyni me furi të madhe edhe llogoret e Fushës së Shtojit.
E tash qe këtu tekstualisht, si e difton fillesën e bombardimit t’atyne ditve të fundit të tetorit 1912, një plak mysliman i qytetit: “Fillimi i bombardimit të Shkodrës ka nisë së parit te Ura e Maxharrit, te fusha e Rusit të Vogël edhe ka vazhdue andej kahë Xhamia e kësaj lagjeje (“Xhamia e Begos”).
Bombardimi, zakonisht, zente fíll rreth orëvet të mbrames, mbas kumbonëvet t’akshamit, tue vijue ndër orët ma të vona të natës.
Ma e shumta e banorëvet të këtyne lagjeve të bombardueme i lêjshin shtëpiat, sado natën për terr, i madh e i vogël; me ta edhe grát me fëmijët e vogjël ngrykë a për dore. Kah i a mbajshin ashtu atë kohë?... I a mësýjshin t’afërmvet e miqvet, n’atë krah ku asi shtegu nuk mësýheshin nga bombarduesët; d.m.th. kahë çinari i Hoxhës së Dheut, apo kah Rusi i Madh etj.
Vargu i këtyne fatzezvet, të ngushtuem me marrë rrugat natën për terr nga bombardimet, mbërrîjte ndoshta deri në Tophanë, tue kërkue strehim shtëpi në shtëpi, kush t’u a çelte derën me i përbûjtë.
Ky si thámë, ka kenë bombardimi i parë i qytetit prej anet së malazezvet; të cilët gjuejshin prej Vraket e Mesit e Myselimit. Menjëherë mbas, i a filloi bombardimi edhe prej Taraboshit. N’atë rasë popullsia myslimane, mbasi këta sidomos asi shtegu ishin ma në shêj, i a mbajtnë kahë Draçi, Vekshari apor kahë Tepja.
Kryefamiljarët n’atë rasë merrshin me qirá kulla sanet e çka gjêjshin, veç si të mujshin me shpëtue gjallë me frymë.
E ejte, 14 nanduer 1912.

Viktimat e bombardimit.


Sod, njaty pak mbas mjesditet, një gjyle rá andej kahë lagjet e myslimanëvet, edhe mbytë 4 vëllazën.
Një herë së parit kujtuenë gjindja se predha âshtë shprazë gabimisht n’atë krah; I ka shkue dora topçís, e kurrgjâ! Po fíll mbas, tjera gjyle filluenë me rá gjithnjë n’atë krah. Britmë, panik, pështjellim e tmerrë. Mali i Zí e kishte sod me lagjet e myslimanëvet; e vetëm me këto!
Banorët e krahut të bombarduem, tue lanë gjithçka kishin pasë mbas shpirtit, u çuen e iknë, qyshë ndër ato të gjuetjet e para, tue u strukë ka lagjet e të krishtenëvet. S’ishte lojë: Një minut me u pasë vonue, rrezikoheshin me mbarue me të tana.
Me i pá ! Ishin shumica grá me fëmijë të vogjël për doret. Kush kishte mujtë n’atë pështjellim, kishte marrë e bartë me veti atë grimë bukë e atë fije miell që u kishte qëllue te shtëpia: Kaq; sa mos me dekë unit. Disa grásh kishin ngrykë, pështjellë ndër shpërgâj, foshnjet e vogla; e shkojshin tue i shtrëngue për zemër, si me dashë me i pruejtë prej gjylesh s’anmikut.
Zanë vend kajherë kudo mbë rrugë të madhe, sa me marrë pak frymë; ashtu shpejt e shpejt shoqe me shoqe, tue kallëzue çka kanë pá e çka kanë lanë; Shtëpia tue u djegë e tue u shkrumue prej flakëvet; gjithkun mure tue u rrenue, gjithkahë veç të dekunë e të varruemë!... Njena thotë, se ka pá me sý të vet, jo ma pakë se 9 të dèkunë; ajo tjetra i kallëzon shoqes, se vetëm në shtëpí të vet ka lanë shtrî 6 të dèkunë!... Një nanë e shkretë difton se ka lanë trûq për tokë 3 fëmijët e vet, të mbytun prej topit!... Edhe, tue u a diftue shoqevet çka e ka gjetë, nuk kján ma as s’bërtet; thue se âshtë tue folë për të huaj; Kaq ka tretë prej tmerrit!
Të vrámë e të varruemë prej topash e shrapnelash shihen gjithkahë. Prej kahmos ndihen tue britë prej disprimit, tue lëshue namë kundra anmikut dhe tue lypë ndihmë. Por, me shkue e me u ardhun në ndihmë atyne fatzezëvet nuk ka kush, mbasi secili dro për veti. Predhat e topavet e plumbat e shrapnelavet bien gjithnjë pa i a dá një minut. Kushedi, ndoshta njandej kahë muzgu i natës, bombardimi diçka ka me prâ. Porse deri atëherë ka me kenë tepër vonë. Edhe shumica e të varruemëvet, prejse s’ka me pasë kush me u rá mbrapa menjëherë, s’kanë për të kenë të zotët të qëndrojn gjallë gjatë, edhe tash desin prej dhimbash nën peshën e rrenojavet.

E ejte e e prende 14,15 nanduer.

Lufta në frymë të qytetit


Qyshë prej oret 4 të nades vlon gjithnjë e rreptë e e përgjakshme lufta kahë Fusha e Shtojit, kahë Renci e deri ndër lagjet e Kiras. Nga qyteti ndihej batarja e pushkëvet, me t’u dridhë këmisha në shtat!... E ngjati që se bani dita, pa pushue një ças. U muzg, u err, e batarja gjithnjë s’dijti me prá. Dikur natën vonë, kahë të zbardhunit e ditës diçka nisi me u zhdavaritë.

E prende, 22 nanduer 1912.


Serbët në Dajç të Zadrimës


Ndërsa veshët e të rrethuemvet ránë diçka në fashë, prejse përnjëherë u duk se prani gjithkahë bombardimi, sod prap filloi me u ndie pushkë e top andej kahë Bardhanjorët.
Njëkohësisht, turku edhe prej kodravet të Bërdicës i drejtoi të gjuemet e topavet ushtrís s’anmikut, që synonte me i bá rrethin qytetit të Shkodrës kahë jugu. Artileria ngjati veprimet strategjike të vetat gati gjithë ditën e lume.
Moti i mirë, si pisha. Malazezët kambë-kambë njëmend, por shtýhen tue zanë pozicjone luftarake maje kodrinash, ku nemose s’janë në rrezik me u mbytë prej ujnash e kënetash e baltash.
Mbramë serbët kanë mbërrijtë deri në Dajç të Zadrimës. Lajmin ma i pari e pruni në qytet telegrafisti, i cili kishte pasë ikë si tinëz prej atij katundi. Njëherit ai bani me dijtë edhe, se telegrafa me Shkodrën kishte punue deri në ma të mbramin ças që e kishte lanë zyren.

E mërkure, 27 nanduer 1912.

Buka, buka, buka!
Ka fillue të përhapet në popull fjala: Tak, tuk: Shkodra pa bukë! Tash nja trí dit moti âshtë tue mbajtë s’ka ma mirë. Po, por këtê gjâ qyteti për shpírt nuk kishte me e dashë. Nuk dëshrohet sod moti i mirë, ma parë e ma dalë, pse kështu mullìjtë nuk mund të bluejn. Njata dy a tre mullìj të qytetit, s’dij çka mund të bâjn ma parë. Sadoqë nuk pushojn së bluemit as ditë as natë, prap, nuk mund të mjaftojn për popull njëherit e për ushtrí.
Ku puna e mullìjvet, ku edhe pse ka fillue me mungue drithët, ndërkaq, janë mbyllë sod edhe 5 furra tjera, në pazár e në qytet. Natyrisht populli tash kahë s’ka ku mbytet, mësýen me ma shumicë ato pak furra, që kanë mbetë çelë endè.
Por furrëtarët e këtyne furrave fatlume, kanë rá ngusht edhe fort keq kanë hjekë prej popullit, për arsye se ata dojshin me ndreqë ma para ata klientat (myshterít) e vet.
Grátë sidomos, me qinda kanë shkue sod nën dritësoret e Bashkís, tue britë si të disprueme, se kishin û e dojshin bukë, bukë!... Dita më ditë janë kahë 5-6 apor edhe ma tepër, mbasi s’ka kontroll, - që desin për bukë. Me e këqyrë, as aq shumë nuk janë këto viktimat e ûsë, kur të mendohet, se sod u banë 5 muej, qëse i a ka nisë lufta, edhe qyteti ka kenë zanë papritmas, të thuesh; s’âshtë kenë shtrëngue me bukë, për një qëndresë aq të gjatë.
Ka familje sod në Shkodër, që nuk hán, veçse një herë krye 5 a 6 ditësh, bukë thatë, merret vesht; kurrgjâ tjetër për me e mëlmye a me e përcjellë, posë ujit.
E marte, 25 fruer 1913.

Bombardimi i Katedrales e i Kuvendit të Gjuhadolit


Sistematikisht, me rrègullë, njashtu krye 10 minutash nuk pushojnë tue rá mbi ndërtesat e qytetit predhat e topavet të mëdhaj e të vogjël. Shkodra, thueja ma mirë, populli i paqët âshtë tue e pague shtrêjtë qëndresën e vet. Mund të thuhet tashma, se zakonisht bien mbi qytet, me rrègullë e me orar të caktuem, kun nja 70 apor 100 gjyle dita me ditë; e kun nja 20 a 30 në natë. E bien gjylet, pa farë rregullet, kudo; mbi ndërtesa qeveritare, mbi banesat e qytetarëvet, për mbi Kisha e Xhamia, mbi smundtore e shtëpia bamirësiet. Gjithkun, si e patën të ngrehun mbi pullaz flamurin e bardhë, si s’e patën.
Ma se 100 shtëpia janë bâ, të thuesh, rrafsh për tokë, se ma të damtueme prej topash e shrapnelash, këto s’njehen, kaq shumë janë. Kahdo të shkojsh rrugës, sheh njeriu mure të rrëxueme a kryekëput, apor për gjysmë; ndeshet njeriu ndër gropa të kthellta, të çeluna njatëherë prej gjylesh së kalibrit të madh.
Vetëm në një shtëpí predha e topit ka varrue randë 10 vetë; shumica damtue nga rryma e hovi i saj, pa i prekë ndoshta aspak thërmiat e saja.
Image
Kisha Katedrale e Françeskânëvet

Rreth Katedrales e Kishës së Françeskânëvet kanë shkrepë gjyle topash e mitraloza sa bari, s’njehen. Idhnimin anmiku me këto farë bombardimesh nuk ka dashë me e shfrye gjithaq drejt për drejt kundra kishëvet, sa ma fort, pse e di mirë, se priftënt e fretënt sidomos, janë të gjithë gati autonomista; nuk duen që të vîjë kush i huaji, sidomos Mali i Zí, me e sundue Shkodrën e Shqipnínë.

E mërkurre, 12 mars 1913.


Një bombardim i jashtëzakonshëm

Përcjellë prej dy oficjerësh, ministri Z. Plamenac erdhi prap me vapor e zdrypi në doganë. Ma të parën fjalë, paska pasë kërkue, t’u dorëzonte qyteti. Mbasi ndêjën tue bisedue me Esat Pashën gati tri orë, këtij nuk i u mbush mendja kurrë me i rá në dorë Malit të Zí. Atbotë i kje dhanë Shkodrës një ultimatum, që do të mbaronte mbrenda 48 orëve. Ultimatumi ngjati deri sod nade. Pa pritë pa kujtue, njaty n’orën 10 paradite t’i a filluen me rá si breshni mbi të ngratën Shkodër topa e shrapnela prej kahmos, por posaçe nga Bardhanjorët.
Ky s’kje, veç shenjë se do të zente fíll bombardimi i përgjithët. Kështu që me të parën u duk, cilat krahina të qytetit ishin dá me gisht, për me gjuejtë atë ditë nga qendrat e ndryshme të malazezvet. Andej prej Zogaj gjuejshin Pazarin edhe Parrucën; prej Bardhanjorëvet synojshin me e dyndë anën e krishtenimit. Ata tjerët, prej Mesit e Myselimit qitshin pa dá, me topa edhe ma të mëdhaj, përmbi ndërtesa ma në shenj e ndër disa pika të caktueme. Ky bombardim i përgjithët ngjati gjithë ditën. Njandej kahë mbramja e la për ndonjë orë; mandej i a nisi prap.
Hidhshin mbi qytet kësi shtegu ma fort shrapnela. Këta, ashtu dame të mëdhaja me bâ nuk banë, e vërtetë; por i a qitën popullit frikën; edhe i u desh dikuj-dikuj me dalë e me e lanë atë strofullin e vet e me kërkue strehim ngjeti.
Rrenime e dame të mëdhaja por, për kundra, banë topat me gjyle 21 e 24 mm hjedhë përmbi qytet prej Mesit e Myselimit. Ata, po, trandshin e zhgulshin shtëpiat që prej themelit; murin ase avullín e rrëxojshin, edhe gati njashtu një cope e hidhshin një herë përpjetë deri në 10 a 15 metra nalt, që shkonte e binte kun larg, prej ku e kishte zhgulë.
Mandej sod, më sa dukej, anmiku e kishte me Kishën Katedrale të qytetit. Po ma se 20 gjyle aso së mëdhajash i kanë rá Kishës së madhe, ku gjindeshin strukë nja 1000 vetë, gati të sigurtë, se aty nemose do të gjêjshin shpëtim, mbasi Mali i Zí deri atëherë kurr nuk kishte synue vendet shêjte.
Por atë ditë qitën edhe këtu. Mbytën 9 vetë edhe varruen plot tjerë. Predhat, sa uji, kanë rá sidomos në pjesën e të hýmit të Katedrales. Ballin gjylet i a kanë repë faret e i a kanë shëmtue keqas. Ashtu edhe anash, pullazi e lterët, shumica kjénë çartë e vojtë me t’u dhimbtë. Shkurt, Kisha e madhe e Shkodrës e ka ndie fort: ma se gjysma, prej bombardimit, ka vojtë dam. Sakristia mandej, âshtë rrenue e bâ të thuesh, një grumbull germadhash, tue çue dam gjithato petka meshet e orendí lterësh fort të kushtueshme, që ndryente mbrendë. Prej sakristiet zjarmi, mbasi ishte aty ngjitë me tê, u kap edhe te kumbonarja. Nuk mbeti kush pa kjá ndër katolikë atë natë a zemër pa u lkundë, kur natën për terr filluen me u dukë prej dritësoresh të kumbonares shkulmet e flakëvet e fjollat e tymit. Edhe kumbonët të gjitha, të pêstat djegë e shkrumue kasteli që i mbante, ránë mbë tokë, tue u bâ copë e grimë.
Bombardimi i qytetit ka ngjatë gjithë natën e lume mbramë edhe ka vijue sod gati gjithë ditën. vetëm sod mbasdite n’orën 3 deri në 5, njatëherë diçka na kanë pushue veshët. Malazezët i a kanë dalë qëllimit. Mbasi nuk mujtën me e marrë Shkodrën me armë, tash janë tue bâ çmos, për me i a shtie frikën e panikun popullit të shkretë, i cili tashma ka vojtë prej mjerimit e disprimit ke s’ve’ ma: Me t’u dhimbtë!
Ngarkue mbi shpinë dyshekë e jorgana, shihen të shuemët tue ngá andej e këndej, si miza pa krye. Shkojnë tue kërkue vendet diçka ma të sigurta, të cilat Mali i Zí i ka kursye e s’i ka rá në mendë, a s’dihet pse, me i bombardue.
Ndërkaq, gjindja janë bâ si të marrë prej friket. E ngasin të shkretët për të kërkue vend ku me u strukë, sa me shpëtue me krye. Njëkohësisht por, nën njatë breshní topash e shrapnelash janë të ngushtuemë me e kërkue kun për një kafshatë, që s’dijnë as ata vetë, ku merret. Mandej, edhe kur u del m’e gjetë një grimë odë, paksi ma të sigurtë prej bombardimit, njaty do të struken 20 deri në 30 vetë, tue u rreshtue mbrendë si fyshekët në qese.
Jase, po s’mujtnë me gjetë kun ndonjë strofull, sa me shtie kryet, zanë vend kudo, njashtu, ndihmo Zot, rrugës, mbas ndonjë shtëpiet së madhe, a mbas ndonjë muri së naltë; ku janë në rrezik doemos, me mbetë si nën bat prej një çasi në tjetrin.

Hasan Rizaja - kryekomandanti i Mbrojtjes së Shkodrës


Kryekomandanti i ushtrisë turke Hasan Rizaja si strateg i mirë me kulturë e formim gjerman e mbrojti shumë mirë Shkodrën, tue mos u lanë hapsinë aspak ushtrisë malazeze të dëpertoj brenda rrethimit. Në pamundësi të thymjes së rrethimit ushtria malazeze filloi bombardimin e qytetit, tue krijue panikë, vujetje, frikë, terror e viktima nder qytetarët e pafajshem. Gjatë bombardimeve nuk pati dallime lagjeve apo zonave, u fillue me bombardimin e vendbanimeve myslimane, mandej me lagjet e të krishteneve, të përfaqësive nderkombëtare, si dhe me institucionet fetare myslimane e katolike. U bombardue Katedralja e kompanjeli i Shkodrës, Kuvendi Françeskanë, shkolla e Stigmatineve, etj. Át Justini na e rrëfen shumë mirë strategjine e kryekomandantit e qendresën e shkodranëve për me qendrue deri ne pikën e fundit në mbrojtje të qyetit.
Rrethimi prej disa muejve shkatoi shumë humbje në njerëz, nder ushtar turq e malazezë, si dhe në civila e njerëz që kishin dalë në mbrojtje të qyetit. Shkodra u rrethue nga të gjitha anët tue nderpre çdo lidhje e kontakt me jashtë. Ushtria malazeze kishte zanë vend afer Taraboshit e bregut e Bunes, Fushat e Shtojit e në Kodrat e Bardhajve, etj. Në të gjitha anët kishte luftime mes ushtrisë turke e asaj malazeze, që ma vonë i erdhi në ndihmë edhe ajo serbe. Prej këtyne vendqendrimeve ushtria malazeze bombardonte pa prà mbi Shkodër.
Át Justini gjatë shkrimit të kujtimeve të tija nuk u ndal vetëm në paraqitjene e gjendjes së luftës, por edhe në pershkrimin e jetës së brendshme të qytetit gjatë këtij rrethimi. Se si njerëzit filluen me ndie peshën, çmimin e kësaj lufte në pikëpamje ekonomike e psikologjike. Ndihej mungesë në ushqime të para për jetesë, njerëz që msyenin furrat e bukë nga uria, lypsa rrugësh, taksa në gjithçka. Simbas rrefimeve të Át Justinit mbretnonte në zemrat e shkodranëve nji anarki e plotë, lufta nga njena anë e gjendja keqe brenda me mungesën e gjanave thelbesore të jetës e kishin kthye qytetin ne nji vend pa jetë e pa shpresë.
Ndërkohë po baheshin perpjekje të Arqipeshkvit të Shkodres Imz. Jak Serreqi me Hasan Rizan për të mirën e Shqipnisë si dhe për ngritjen e flamurit ne Kala të Shkodrës. Át Gjergj Fishta caktohet si ndërmejtës. “Ndër kondita tjera që i vente Hasan Rizás Arqipeshkvi, ishte kjo: të piqeshin një herë bashkë edhe të studjoheshin planet e mënyrën e veprimevet të kryengritjes. Në këte rasë do t’i jepej një sigurim popullit, se qeveria otomane ishte tue punue kështu për të mirën e dobín e Shqipnís; edhe si shenj dokumentár, Kryekomandanti do të ngrehte flamurin e Shqipnís në kështjellin e vjetër të Rozafatit, nën flamurin e Turkís. Hasan Riza Beu i pranonte këto propozime t’Argjipeshkvit, me të vetmin kusht, që malsorët katolikë shqiptarë të rrokshin armët kundra serbo-malazezësh. Detajet e veprimevet u lánë me u bisedue për një ditë tjetër në mjedis së kryekomandantit e të delegatit t’Argjipeshkvit. Ky përfaqesues i Argjipeshkvit ishte një ndër kryetarë Françeskaj (Gjergj Fishta). Takimi do të bâhej në një barakë të veçantë ndër kodrat e Dervish Tepes, mbasi ishte vendi ma i përshtatshëm për këso bisedimesh. Me 30 kallënduer pra, 1913, ditën e ejte, n’orën 15.30 do të vinte i naltpërmenduni përfaqesuesi i Françeskanëvet, P. Gjergj Fishta, në shtëpínë e Esat Pashës. Mendimi i Hasan Riza beut ishte, që kryengritja kundra serbvet të fillonte në jugun e Zadrimës, në katundin e Nenshatit, simbas instrukcjonevet të dërgueme prej si nga Shkodra.”
Mbas vrasjes tradhëtisht të Hasan Rizas që ndodhi me 31 kallnduer (janar) 1913, qytetin e mori në dorëzim Esad Pashë Toptani. Ky i fundit ua lëshoi në dorë qytetin malazezëve.

Me 22-23 prill 1913 u nënshkrue akti i dorëzimit të Shkodrës


Me 22-23 prill 1913 u nënshkrue akti i dorëzimit të Shkodrës mes Esad Toptanit e Princit trashigimtar Danili.

24 prill u ngritë flamuri malazezë nga princi Danil e hynë trupat malazeze në Shkodër


Me 24 prill në Tarabosh filloi me valvitë flamuri i Malit të Zi. Po atë ditë ushtarët malazezë hyn në Shkodër.

Krajl Nikolla lshon Shkodrën më 13 maj 1913


Fuqitë e mëdha detyrojnë Krajl Nikollen me e lanë Shkodren të lirë. Ushtria malazeze largohet prej Shkodre me 13 maj 1913: “E vërtetë, malazezët po shkojnë. Por edhe, me dalë e me e lanë një qytet, që për me e shtie në dorë kanë ndêjë ma se 6 muej tue luftue, tue hjekë ditën e zezë dhe tue derdhë gjithatë gjak, sigurisht që do të jétë për ta e vështirë; zemra e tyne e di!
Shkodra njëmend ka tagër e ta thotë arsyeja, që jétë shqyptare; por n’anën tjetër, as malazezët s’kanë faj e të dhimben kahë i sheh njeri tue u endë si miza pa krye, të rrêjtunë e të tradhtuemë prej fatit a rrezikut të vet!
Ç’i ka gjetë!... Mbas gjithatij gjaku, me dalë e me e lanë Shkodrën, ushtarët të duken si me kenë ata të mujtunët e vërtetë të luftës, jo mujtsët!
Krajli i Malit të Zí, s’ka pasë kahë me i a mbajtë; i a dashë përdhuni me e çue në vend urdhënin e fuqivet të mëdhaja, edhe ka urdhënue me i tërhjekë ushtarët e vet prej Shkodret; por ushtarët sod, mbas gadi 7 muejsh luftet, mbasi kanë shkue tue mbulue mal e fushë me të dèkunë e të varruemë, mbasi kanë shkue tue kuqë me gjak të vet tre lumej, ata sod s’munden, s’u bâhet kurrsi me dalë e me e lanë një qytet, për të cilin u shkrinë e u fikën me të gjitha!” (Po aty, fq. 183-184).

Kryekomandanti i operacjonevet.

Në krye të gjitha fuqivet ushtarake ndodhte aso here, fati i Shkodrës, një burrë fort trim e i zoti, Hasan Be Rizaja.
Ky Kryekomandant i squet, emnin e të cilit qyteti i Shkodrës nuk do ta qesë kurr në harresë, kishte lé në Bagdad, vend i përmendun i Turqís Azjatike, permbi lumin e Tigrit: Qytet, që ka nderën të mburret, se ka ma të vjetrin Universitetin e botës, themelue prej arabësh.
Hasan Riza beu kishte krye këndimet e para të degës ushtarake në Stambollë; mandej shkue e dhanë fund këtyne në Berlin. Prejse qyshë heret u diktue burrë i mendshëm, i gjallë e i zoti, sidomos, në degën ushtarake, t’u këthyemen në vend të vet, në të shpejtë i duel zani si një ndër ma të mirët oficjera t’ushtrís mbretnore; edhe qyshë nën Abdul Hamidin kje çmue vlera e zotsia e tij e jashtëzakonshme. Kështu që, me gjithëse aq i rí, mbërrijti m’u emnue pashë, ase gjeneral ushtriet.
Fíll mbas Konstitucjonit (hyrrjetit) qeverís së ré nuk i a mbushshin kurr synin oficjerat e rregjimit të Abdul Hamidit. Sado të zotët e me një kulturë të gjanë, disa i kishin marrë ashtu shpejt e shpejt shkallët ma të naltat ushtarake.
Ishte koha atëherë për ashtu! Në numrin e këtyne oficjerave të rritunë në pakë kohë, ishte edhe Hasan Rizaja; Edhe ky, me tjerë, kje degradue e bâ kolonel.
Hasan Beu por, nuk e ndjeu gjithaq këte degradim. Ishte i ri, edhe kishte miq e të njohtunë plot ndër rrethet e nalta të komandës ushtarake të mbretnís. Edhe njëmend; çdo punë a zyrë, që i ngarkoi qeveria e ré, ai gjithmonë e kreu ma së mirit, tue korrë kështu lavde e simpatí përherë ma të madhe nga eprorët e vet.
Ndërkaq, shkaku i uzdajës së madhe, që të parët kishin mbi zotsín e tij, kje dërgue në Shkodër, si komandant permbi 30.000 ushtarë të rrègullt.

Justin Rrota

Gjuhtari Justin Rrota ishte gjuhtari ma i madh, i njoftun deri sot, i Shkolles Shkodrane e cila prodhoi artiste, shkrimtar, poet, historian, gjuhtar te cilet i vun guret themelore shqipnis postturke.
Puna e Justinit dallohet prej gjuhtarve te tjer te medhej si Riza e Demiraj per sensin e tij etimologjik dhe per krahasimet e strukturave dhe fjalve shqipe me njana-tjetren dhe me burimin origjinal - i cili shpesh rezulton me ken i huaj. Justini punoi kryesisht per shkodranishten por me nji kandveshtrim gjithshqiptar.

Autori i shkrimit- At Vitor Demaj
Image

Shënim:
Duke pa se autori i shkrimit nuk kishte vendosë kronologjinë e episodeve historike e kryeva vetë

Bep Martin Pjetri

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - HISTORIA - KULTURA ....LASHTESIA..

Postby Laert » 26 Jul 2010, 00:23

Një ditë në Muzeun Historik të Shkodrës

Image

Në këtë muze ruhen pasuri me vlera të rralla arkeologjike, etnografike, arkivore e bibliotekare

Një ditë në Muzeun Historik të Shkodrës

Afër qendrës së Shkodrës, në "shpinë" të godinës së Radios lokale dhe rrugës që të çon për në stadiumin "Loro Boriçi", gjendet Muzeu Historik, ku ruhen pasuri me vlera të rralla arkeologjike, etnografike, arkivore e bibliotekare. E vendosur në një shtëpi të vjetër dykatëshe karakteristike shkodrane, që njihet si "Shtëpia e Oso Kukës" me çardak, dhoma të mëdha, oxhak, tavan dekorativ, trapazan, shkallë e ballkone, të gjitha karakteristike të tipit të vjetër, tërheqin vëmendjen e çdo vizitori që futet brenda në Muze. "Në inventar gjenden pasuri të një historie mijëravjeçare, të cilat janë vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike, në arkivin bibliotekar e më gjerë", thotë për ATSH-në drejtori i Muzeut, Fatmir Juka, që bashkë me dy specialistët, Zamir Tafilica dhe Paulin Pero mbulojnë aktivitetin. Në Muze, ndër më të pasurit në vlera historike, ende vetëm një pjesë e materialeve historike janë ekspozuar, pasi për mungesë të mjaftueshme ambientesh, nuk është e mundur paraqitja e tyre.

Arkeologji

Pas një xhiro në oborrin e muzeut, ku shtrihen një sërë objektesh historike, kryesisht prej guri, njëri më i veçantë se tjetri, në katin e parë kushdo shijon pavionin e arkeologjisë, pjesë e së cilës është një pasuri shumë e vjetër, që i përkasin periudhave nga neoliti, deri në mesjetën e vonshme. Falë një investimi së fundi, me fondet nga qeveria shqiptare, pavioni është sistemuar dhe adoptuar në mënyrën më të mirë për t'i shërbyer vizitorëve vendas dhe sidomos atyre të huaj. Në dy sallat e gjera me dysheme dhe faqe anësore prej guri, që komunikojnë me njëra-tjetrën përmes një hapësire të madhe, gjenden elementë arkitekturorë tradicionalë, me vlera origjinale të punimit të gurit e drurit, gërshetuar me panelat metalike të periudhës së traditës me ato moderne. Elementët arkeologjikë të siguruar nga gërmimet përreth zonës periferike të qytetit, që datojnë nga epoka e gurit e deri në ditët e sotme, shoqërojnë kudo përgjatë pavionit me një fond arkeologjik, që përmban mbi 500 objekte, kryesisht vegla pune, maja shigjetash, thika, mjete të ndryshme mbrojtëse, punime guri e qelqi dekorative, të gjithë të periudhave historike, nga Neoliti, 6 mijë vjet Para Krishtit deri në Mesjetën e vonë të shekullit XVI. Interes paraqet dhe sektori i monedhave, që i përkasin periudhës së Gentit dhe asaj romake, monedha greke e barbaike, venedikase, bizantine etj, me koleksione të madhësive të ndryshme.

Etnografia


Sektori i Etnografisë i vendosur në katin e dytë të ndërtesës, ka një fond me rreth 1500 objekte, që u përkasin XVIII-XX, pjesa kryesore me prodhimet artizanale të qytetit dhe zonave të rrethinave, nga Zadrima, Ana e Malit, Postriba, zonat malore të Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Shllakut dhe rretheve të tjera si, Puka, Mirdita etj. Në to tërheqin vëmendjen veshjet karakteristike, qytetare, fshatare e malësore, shoqëruar me simbole të ndryshme që i përkasin zonave të veçanta. Një dhomë, korridori dhe anekse të tjera prezantojnë elementë të shumtë të historisë shkodrane e më tej. Oxhaku, tavolina, raftet, që të gjitha të mbushura me elementë tradicionale, mjete dhe pajisje shtëpiake, sende mobilimi shtëpiake si, qylyma, perde, mbulesa tryeze, që i shërbenin familjeve, etj. Në dollapët me korniza xhami që mbajnë brenda veshje komplete ose elementë, janë një e veçantë tjetër që të shoqëron në këtë pavion së bashku me orendi druri me gdhendie si, rafte, tryeza, karrige, plot elementë dekorativë të ruajtura dhe të mirëmbajtura me kujdes nga punonjësit e muzeut. Aty gjen enë të përdorimit të përditshëm si, kupa, pjata, tepsi, enë uji prej qeramike, porcelan, metale, tangarë zjarri, vegla pune të mjeshtrive të ndryshme të kovaçit, argjendarit, lëkurëpunuesit, bakërpunuesit, drugdhendësit, armëpunuesit, si dhe vegla muzikore tradicionale, lahuta, çifteli, fyej, zumare, saze.

Të gjitha materialet që gjendeshin në 6 muzetë e tjera u grumbulluan në Muzeun Historik, që është i vetmi, përveç atij që ndodhet në Kalanë Rozafat dhe të disa të tjerave në zonat e ndryshme të rrethit. Në sektorin e Bibliotekës ku punon Zamir Tafilica, gjendet një fond shumë i pasur prej rreth 20 mijë kopjesh, i cili mbulon gjithë fushat e Albanologjisë dhe literatura të autorëve shqiptarë e të huaj, në shumë gjuhë të huaja. Tafilica tregon se, librat më të vjetër i përkasin shek. XVII, mes të cilëve, "Dottrina Christiana" të Pjetër Budit të vitit 1618, "Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander - Begh" i G.Biemm-it i vitit 1742. Këtë sektor e ka pasuruar së tepërmi edhe fondi prej mbi 2000 vëllimesh i bibliotekës të familjes Pipa, dhuruar Muzeut Historik të Shkodrës nga familja.

20 mijë njësi arkivore me dokumente që datojnë periudha të hershme

Ngjitur me pavionin e Etnografisë, gjenden sektori i Arkivit dhe Bibliotekës, pranë të cilëve në një çardak të gjerë, krahas të tjerave, tërheq vëmendjen një tezgjah, me të cilin familjet e vjetra punonin për endjen e produkteve të ndryshme në shërbim të jetës së përditshme. Në Arkiv gjenden rreth 20.000 njësi arkivore, me dokumente të ndryshme që datojnë periudha të hershme si, pergamena, dokumente të njësive administrative osmane, objekte e dokumente të figurave e ngjarjeve historike etj. Paulin Pero, punonjës i hershëm i Muzeut tregon për ATSH-në se, institucioni është ngritur në vitin 1949 ku u mblodhën objektet e koleksionet e muzeumeve të Jezuitëve e Françeskanëve. Sipas tij, Muzeu më parë ishte vendosur në qendër të qytetit, pranë Sahatit të Inglizit. Që nga viti 1996, ai është zhvendosur në mjediset e një banese karakteristike shkodrane, ndërtuar rreth fundit të shek. XIX, e cila ka statusin e Monumentit të Kulturës. Pero shton se, deri në fillim të viteve '90-të në Shkodër funksiononin 7 qendra muzeale, të vendosura në shtëpi private, që pas vitit 1990 iu kthyen ish-pronarëve të ligjshëm, një pjesë e të cilëve ia ndryshuan destinacionin.
Image
Treni i Shkodrës - viti 1999

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - HISTORIA - KULTURA ....LASHTESIA..

Postby Laert » 30 Jul 2010, 21:42

Pellumb Xhufi:
Ju rrëfej statutet e Shkodrës të vitit 1330

Image
Vitet 1330-1479 në Shkodër kishin statutet e tyre, ligjet që iu rregullonin jetën. Të quajtura si një monument i vërtetë i Shqipërisë mesjetare, teksti më i vjetër ligjor, produkt në territorin e Shqipërisë, këto ligje mesjetare akoma na habisin me "aktualitetin" që i karakterizon. Sipas historianit Pëllumb Xhufi, Statutet trajtojnë probleme e shqetësime që mbeten të tilla edhe sot pas 7 shekujsh. Në këtë kuptim, Statutet e Shkodrës përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, por edhe një moment të jashtëzakonshëm edukativ. Sipas tij, ne kemi prova të qarta nga shekujt XII-XIII për ekzistencën e gjykatave dhe për ekzistencën e një kulture juridike në Shqipëri, veçanërisht në qytete, ndërkohë që përtej qyteteve fillonte mbretëria e së drejtës zakonore. Më tej, në një intervistë për gazetën Xhufi tregon rëndësinë e këtyre Statuteve, vlerat që mbart dhe përmbajtjen e tyre.
Mund të na përshkruani shkurt Statutet e Shkodrës dhe cila është vlera e tyre?
Statutet e Shkodrës janë një përmbledhje ligjesh e normash juridike që kanë rregulluar jetën e qytetit të Shkodrës nga vitet 1330, kur janë shkruar, deri në 1479, vitin e pushtimit të qytetit nga turqit osmanë. Janë pra, një lloj "kushtetute", që përmban njëherësh norma të së drejtës publike, penale e civile. Në Evropën mesjetare, Statutet ishin një dukuri e qytetit të organizuar në formën më të lartë, në formën e komunës, pra e qytetit që vetëqeverisej nga ligjet dhe nga institucionet e veta, të zgjedhura në mënyrë "demokratike" nga asambleja e qytetarëve të lirë. Deri tani ne kishim njoftime për ekzistencën e statuteve për një sërë qytetesh shqiptare, si Ulqini, Tivari, Durrësi, e natyrisht Shkodra. Një ide të përafërt për përmbajtjen e tyre na e jepnin statutet e njohura e të botuara të Kotorrit e të Budvës, që gjithsesi i përkisnin një zone periferike në raport me trojet shqiptare. Dekada më parë, në 1920, Milan Shuflaj kishte zbuluar dhe botuar Statutet e Drishtit, të shek. XIV (ribotuar së fundi në një lidhje luksoze nga Dr. M. Ahmeti e Dr. E. Lala). Por, Drishti përbënte një veçori në kuadrin e qyteteve mesjetare shqiptare. Ishte një qytet me identitet të fortë fetar, një qytet me një numër të panumërt kishash ku jeta rrotullohej rreth katedrales e rreth figurës së ipeshkvit, që ishte njëherësh autoriteti më i lartë sa kishtar aq edhe laik. Statutet e Drishtit janë "kushtetuta" e një republike kishtare, ku shumë pak ose aspak pasqyrohen problematikat e një komune të vërtetë mesjetare. Këtu pra, qëndron edhe rëndësia e jashtëzakonshme e zbulimit dhe e botimit të Statuteve të Shkodrës: nëpërmjet tyre mësojmë se si ishte organizuar e si funksiononte njëra nga qendrat më të rëndësishme qytetare të Shqipërisë në Mesjetë, si zgjidheshin organet e komunës: këshilltarët, gjyqtarët, kancelari, noterët, financierët, kreu i policisë bashkiake e të tjerë; Statutet përcaktojnë se cilat ishin raportet e komunës së Shkodrës me pushtetet e tjera fqinje, me Venedikun apo mbretërinë e Serbisë, gjithashtu cilat ishin raportet e brendshme, midis komunës e qytetarëve, midis qytetarëve dhe banorëve të hinterlandit bujqësor, cili ishte pozicioni i gruas, i fëmijëve dhe i "emigrantëve" të huaj; statutet përcaktojnë ato që sot i quajmë norma të bashkëjetesës qytetare, duke përcaktuar e duke mbrojtur me forcën e ligjit të gjitha llojet e marrëdhënieve që ngërtheheshin brenda një qyteti të rëndësishëm, siç ishte Shkodra.
Statutet e Shkodrës, ku janë zbuluar dhe prej kujt?
Statutet e Shkodrës u zbuluan në vitin 1997, në fondet e Muzeut Correr nga një studiuese e apasionuar dhe mike e rrallë e Shqipërisë, profesoresha Lucia Nadin, nga Venecia. Kësaj zonje, Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Shkodra, i detyrohen një numër zbulimesh e botimesh të çmuara për historinë e kulturën shqiptare. Unë e kam shprehur edhe në raste të tjera: Shkodra do t'i bënte nder vetes në rast se do ta bënte qytetare të saj profesoreshën Nadin, këtë zonjë që me Statutet ka zbuluar rrënjët e qytetërimit mesjetar të Shkodrës. Statutet u botuan në Itali në vitin 2002, me tekstin origjinal në një italishte dalmato-veneciane, me një përkthim shqip të bërë nga unë e të shoqëruara nga studime të thelluara të zonjës Nadin e të studiuesve të tjerë. Dua të them se ky botim me rëndësi të jashtëzakonshme ende nuk njihet e nuk vlerësohet sa duhet nga bota shkencore e kulturore këtu në Shqipëri. U prezantua për herë të parë në vjeshtën e vitit 2002, në Tiranë. Por, në atë rast, entuziazmin për këtë zbulim që në shkencën e në kulturën e një vendi vjen një herë në 100 vjet, e prishën disa nga ata kritizerët e kudondodhur, të cilët në vend që të vlerësonin eventin, u kujdesën ta prishnin festën duke shprehur shqetësimin se mos ky botim do t'u jepte dorë "nacionalistëve" tanë që tash e tutje të mburreshim me vlerat "sipërore" të qytetërimit shqiptar! E pra, Statutet e Shkodrës sjellin një dëshmi të pakundërshtueshme për nivelin e lartë të shoqërisë mesjetare shqiptare, veçanërisht të asaj qytetare, nivel që edhe më parë e kishin provuar studimet e zbulimet e kolosëve të shkencave albanologjike, si K. Jireçek, M. Shuflaj etj.

Shkolla femnore e nxansve - Shkodër 1914
Image

Si i kanë rënë në dorë Statutet e Shkodrës Lucia Nadin?

Në vitet 1990, zonja Nadin erdhi në Shqipëri si drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës. U prezantua këtu në këtë detyrë, duke bërë të njohura për publikun e për botën akademike shqiptare një sërë zbulimesh, hartash e dokumente të vjetra, të rrëmuara prej saj në arkivat e Venedikut. Me këtë lëndë të panjohur u ushqyen në vitet 1995-1998 një sërë botimesh e ekspozitash të realizuara sa në Tiranë, aq edhe në Shkodër e Venecie, të cilat hodhën një dritë të re për marrëdhëniet e Shqipërisë me Venedikun në Mesjetë. Pikërisht në vitin 1997, Prof. Nadin ra në gjurmë të Statuteve të Shkodrës, të cilët i gjeti më në fund në Bibliotekën e Muzeut Correr, aty ku, deri atëherë, askujt nuk i kishte shkuar nëpër mend se do mund të kishte gjëra interesante për Shqipërinë. Statutet, siç thashë, u botuan në 2002. Nga ajo kohë, Prof. Nadin ka botuar edhe studime të tjera mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Venedikun në Mesjetë, siç është edhe libri i fundit: "Shqiptarët në Venedik shek. XV-XVI: nga emigrimi në integrim".
A ka pasur traditë juridike në Shqipëri para shek. XIV, kohë së cilës i përkasin Statutet e Shkodrës?
Statutet e Shkodrës janë dëshmia e parë e shkruar e së drejtës pozitive autoktone. Më përpara në Shqipëri ka vepruar e drejta zakonore vendase, e për çështje të veçanta funksiononte edhe e drejta bizantine. Ne kemi prova të qarta nga shekujt XII-XIII për ekzistencën e gjykatave dhe për ekzistencën e një kulture juridike në Shqipëri, veçanërisht në qytete, ndërkohë që përtej qyteteve fillonte mbretëria e së drejtës zakonore. Këtyre të fundit (bonos usus), u bëjnë jehonë një sërë marrëveshjesh që shqiptarët kanë bërë me perandorët bizantinë Manuel I Komnen e Andronik II Paleolog (shek. XII-XIV), apo me Mbretin Karl I Anzhu të Sicilisë, në 1271. Këto marrëveshje konfirmojnë autonominë e qyteteve e të feudalëve shqiptarë, pra i përkasin fushës së të drejtës publike. Kjo traditë autonomiste pasqyrohet edhe në Statutet e Shkodrës: kapitulli i parë i tyre është një konfirmim i thënies "ajri i qytetit të bën të lirë", që karakterizonte në mesjetë qytetet e Evropës. Sipas tij, çdo i huaj që vinte të strehohej në Shkodër, merrej në mbrojtje nga qyteti dhe detyrohej t'i bindej vetëm autoriteteve dhe ligjeve (statuteve) të tij. Në mënyrë të qartë, Statutet e Shkodrës kanë marrë e integruar edhe mjaft institucione të tjera nga e drejta zakonore, si p.sh, institucionin e besës, që trajtohet në një kapitull të veçantë, apo institucionin e gjakmarrjes. Për të emërtuar këtë fenomen të fundit, Statutet na befasojnë kur përdorin termin "urazhba", që është një fjalë e huazuar nga serbishtja. Kjo provon atë që M. Shuflaj e kishte pohuar një shekull më parë, ende pa i njohur Statutet e Shkodrës, d.m.th, që edhe vetë gjakmarrja është një institucion që shqiptarët e huazuan nga sllavët kur ranë në kontakt me ta, pas shek. VIII.
Meqenëse është një statut ligjor, a mund të na përmendni ndonjë ligj interesant të tij, të cilin ju e gjykoni të veçantë për kohën, rrethanat dhe përmbajtjen?
Po filloj me nenin 228, që rezervon për krimin e tradhtisë dënimin më të rëndë, prerjen e kokës dhe konfiskimin e gjithë pasurive. Dënim veçanërisht të rëndë merrte edhe ai që e fyente tjetrin duke e quajtur "tradhtar", 500 hyperperë (neni 92), në një kohë që vetë plagosja dënohej me vetëm 50 hyperperë (neni 246). Me 50 hyperperë gjobë dhe me humbjen e çështjes dënohej qytetari që përdorte dokumente të falsifikuara (neni 141). Por, dënohej me 100 hyperperë personi që guxonte më shumë dhe falsifikonte vulën e Komunës (neni 248). Në Shqipëri prerja e mjekrës ishte konsideruar tradicionalisht një fyerje tepër e rëndë për një burrë, dhe në fakt Statutet dënonin me 50 hyperperë autorët e saj, më rëndë edhe se vetë vrasja ose plagosja (neni 239). Statutet i njohin gruas të drejta mjaft të gjëra, të pakrahasueshme me ato të Kanunit të Lekë Dukagjinit: gruas i jepej me ligj gjysma e pasurisë së familjes. Neni 255 dënonte me gjobë të rëndë atë që fyente e që vinte dorë mbi një grua (8 hyperperë) dhe me gjobë shumë më të rëndë, 50 hyperperë, atë që tentonte të përdhunonte (neni 256). Një grup i tërë nenesh trajton probleme të ndërtimit e të menaxhimit urban. Kështu, p.sh, neni 12 përcakton se kush ndërton një shtëpi të re, nuk mund të hapë portë apo dritare përballë fqinjit. Neni 24 dënon me gjoba të rënda ata që hedhin plehrat nga dritarja. Statutet parashikojnë masa të rënda edhe për ata që fyenin ose plagosnin gjykatësit e funksionarët e tjerë të komunës për shkak të detyrës, për vjedhësit, për dëmtuesit e pasurisë private ose publike. Trajtojnë gjithashtu me hollësi çështje që lidhen me zgjedhjen e nëpunësve të komunës e kompetencat e tyre, me administrimin e drejtësisë, me menaxhimin e familjes, martesën, testamentin, trashëgiminë, kujdesin për fëmijët e për prindërit etj. Në fund, vlen të përmendet neni 5, i cili i detyron qytetarët ta njohin përmbajtjen e statuteve në fjalë. Statutet, pra, trajtojnë probleme e shqetësime që mbeten të tilla edhe sot pas 7 shekujsh. Në këtë kuptim, Statutet e Shkodrës përfaqësojnë jo vetëm një fakt shkencor e kulturor, por edhe një moment të jashtëzakonshëm edukativ. Gjykoj se nuk e teproj po të propozoj që këto statute të futen në programet e shkollës e mesme e të përbëjnë thelbin e lëndës që në kohën time quhej "Edukatë Qytetare".
Fatmira Nikolli, G. Shqiptare, 04.02.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - HISTORIA - KULTURA ....LASHTESIA..

Postby Laert » 16 Oct 2010, 13:04

Nga Fritz RADOVANI:
MËSUESI SANDER TROSHANI
ISHTE MODEL I QYTETARISË SHKODRANE
(1929 – 2010)

Image
Ishte muej gusht i vitit 1993 kur po ndigjojshe me vemendje shpjegimet e Dom Mikel Koliqit rreth biografisë së Tij. Ndaloi për pak kohë dhe në të gjithë ata njerzë që zuni në gojë nga të njohtunit e brezit të Tij të vjeter shkodranë veçoi emnin e një miku të vet, mësuesin e njohtun Pjeter Troshani…kryesisht per tiparet e Tija burrnore.
Ishte emni i babes së mikut tem Sandrit edhe ky mësues si i ati, një djalë që posa kishte fillue punën e mësuesit në Dukagjin kishte pasë rastin me u njohtë me metoden e të mësuemit me disa klasa fillore kolektive, gja të cilen e kishte vazhdue po ashtu edhe në Shirokë, ku tashma njihej si metodist i asaj mënyrë të mësuemit në qarkun e Shkodres. Flas per kohen që u njohëm në vitin 1956 në kabinetin metodik të Shkodres ku unë ishe me punë disenjator. Edhe pse Sandri ishte dhetë vjet ma i madh se unë me moshë mbas pak kohe nuk dallohej ky ndryshim mes nesh në mardhanjet tona shoqnore që shpejt u këthyen në miqësore po, por dhe të përjetshme deri sot që Miku i em nuk jeton ma. Pra, jo pak, por 54 vjet miq!
Sander Troshani ishte një mësues që dinte “me mësue” dhe per të gjithë ata që e njohtën Ai kujtohet per natyren e Tij pa ma të voglen kreni dhe gjithmonë modest. Fillova nga kjo cilësi e Tij, sepse ishte kjo që Sandrin e bani të dashtun dhe shumë të respektuem aty ku Ai punoi dhe ku Ai komunikoi me njerzit gjithë jeten e Tij. Sander Troshani kishte të gjitha mundësitë me ecë atëherë kur Atij i ofruen post dhe privilegje po t’ ishte shumë pak karrierist apo adhurues i sistemit komunist, mbasi Atij nuk i mungonte as shtytja as përkrahja nga disa njerëz edhe t’afert të cilët nuk arritën kurr me depertue në mbrendi të shpirtit dhe të mendimit Tij të formuem nga Baba dhe Nana e Tij të nderuem në mjedisin shkodranë. Sandri nuk ishte indiferent ndaj gjendjes politike dhe ekonomike të shoqnisë shqiptare, ndonse ishte shumë i matun dhe i kujdesshëm me të gjithë, mbasi spijunët e sigurimit komunist kishin mërrijtë me depertue deri mbrenda rrethit të afert të familjes e, kjo gja tek Sandri kishte ndikue për me krijue një neveri deri në urrejtje për sistemin komunist. Ai në rrethin shoqnor me sjelljen e vet dhe këshillat e vazhdueshme arriti me na formue dhe me na edukue edhe ne mënyren e të sjellunit me njerzit dashakëqijë, tue i dhanë me kuptue atyne se ne jemi vetem mësues fëmijësh e asgja ma shumë, “cilësi” që na mbrojti nga rreziku i madh ku u rranue dhe u shpartallue pjesa e madhe e rinisë shkodrane dhe e asaj shqiptare…Ai jo vetem njihte pasojat që sillte survejimi i sigurimit, apo ma keq angazhimi nder metastazat e tij, pra ajo ma e randsishmja per ne ishte mënyra sesi na duheshim me u ruejtë mos me hy fare në ato drrasa të kalbuna ku na rrezikohej gjithë jeta sikur të venim ndër to edhe majat e gishtave…e, kjo asht meritë e veçantë e Sandrit, që Ate e ban të paharrueshëm e shpeshë shpetimtarë të rrethit tone të ngushtë shoqnor edhe pse sot mjaft prej Tyne nuk rrojnë ma si, Zef Luigj Mjeda, Mark Çefa, Lorenc Mazi etj. të cilët ishin dhe mbeten perjetsisht Burra të Nderuem shkodranë. Mprehtësia dhe squtësia e Sandrit qendron pikërisht në mënyren modeste me të cilen Ai na shmangte nga çdo rrugë që na si të rinjë mund të hynim pa ditë se ku dalim dhe, tue analizue sot mësimet dhe këshillat e Sandrit mund të tham me plot gojë se Sandri asht kenë dhe mbetet një nga Ata Burra që kishte një intuitë të lindun per me edukue rininë antikomuniste.
shiroka [Shiroka - 1930].jpg


Shiroka - Me pamje nga kisha Katolike - Në sfond Vila e Ahmet Zogut[ - 1930/b]


Kjo veti kryesisht shoqnohej me një humor të hollë që fliste pak e ne ma të rijve në moshë na mësonte shumë. Ata që e njohten afer nuk besoj se mund të harrojnë qeshjen e Tij nënbuzë por kurr fyese. Syni i shndriste kur shihte pelqimin apo miratimin e mendimit të Tij korrigjues. Gjithmonë mësimet e Tij lidheshin me shembuj nga jeta e personaliteteve dhe njerzve të ditun që ka nxjerrë gjithnjë qyteti i Shkodres, ndonse me humor shpesh ata Ai ia dedikonte Shirokës…
Sandri nuk asht kenë asnjëherë i shkëputun nga bota e kulturës dhe artit edhe pse kishte mundësi me shkrue por edhe me i botue shkrimet e veta. Shumë pak ka lanë të shkrueme nga eksperienca e vet metodike dhe pedagogjike, mbasi nuk pranonte me njollosë edukaten, kulturen dhe traditat qytetare shkodrane me parimet e shkollës dhe shoqnisë komuniste. Ai asht i pari që ka shkrue historikun e shkollës së Shirokës, mbas vitit 1944 tue e cilësue si shkollë shqipe të parë, njëkohsisht edhe e hapun para asaj të Korçës, gja e cila vente në diskutim edhe diten e 7 marsit si “Dita e Mësuesit”, datë që ka shlye krejtë historinë e vertetë dhe shumë të vjeter të shkollave tona, tue fillue nga ajo e Pëdhanës e vitit 1639 e sa tjera mbas saj. Sandri në atë artikull madje shenon edhe se asht bazue në dokumentacionin e Kishës së Shirokës që ishte i ruejtun pranë Argjipeshkvisë Metropolitane të Shkodres, gja e cila i binte ndesh të gjithë dokumentave të shtetit komunist shqiptar, i cili perditë e pernatë punonte per falsifikimin e tyne. Aty në atë historik Sandri nuk mjaftohet me kaq, por edhe shenon emnat e shumë personave që nga komunistët apo pseudointelektualët e asaj kohë u konsideronin si armiqë...E kjo, mos harroni se nuk ishte gja e vogel dhe e paguximshme për atë kohë kur Sandri këta dokumenta po i shpallte botnisht në shtyp. Lexuesit besoj kujtojnë edhe studjuesin Gjush Sheldija, i cili per disa dekada nuk asht njohtë si i tillë, vetem se kerkonte me nxjerrë në shesh të vërteten e mohueme historike të kulturës së Shkodres.
Në shkrimet e Tija të pakta me karakter pedagogjik Sander Troshani ishte nder të parët dhe të paktit që nuk “dinte” ma ba hymje nder ta, ku meritat historike i perkisnin PPSH, apo ideve marksiste – leniniste që kishin pushtue mendjen dhe zemren e shkruesve servil të asaj kohë. Kjo asht një dishmi e saktë që tregon karakterin burrnor dhe të pathyeshem të Sandrit. Ai me këte qendrim vertetë mbeti vetem mësues, por mbeti mësues i nderuem dhe i respektuem nga gjithë opinioni shkodranë. Ai nderohej nga të gjithë ishnxanësit e Tij edhe per qendrimin moral si mësues, por ajo që do të ve në dukje asht se Ai mbeti pergjithmonë një edukator i dashtun edhe per prindët e sa e sa brezave që patne fatin me kalue fëmijt e tyne nder bankat e shkollave ku Sandri, me dashni e perkushtim punoi pa u kursye për edukimin e rinisë shqiptare. Edhe pse kishte vite që ishte largue nga fshati i Shirokës, Ai jo vetem kujtohej me respekt nga shiroksit, por edhe konsiderohej një nga mësuesit e pazevendsueshem në kohen mbas Tij.
Pak vite punoi edhe në Shkoder, kur mosha po bante punen e vet. Edhe pse Ai ishte në pension, kujtoj gjithmonë ishnxanësit kur kalonin pranë dhe posa e shihnin Sandrin nxirrnin duert nga xhepat për me përshndetë mësuesin e vjeter të tyne, per të cilin nuk i mungonte kurr nderimi i një kohe të papersëritshme kur edukoheshin prej Tij.
Në vitin 1990 më pat tregue sesi në mbasdreken e datës 10 Nandor, diten e shtune para se të thohej Mesha e parë në Rëmaj nga Don Simon Jubani, i kishte shkue në shtëpi sekretaria e partisë e rrethit të Shkodres, Maria Gjoni dhe i kishte kerkue që bashkë me vllaun e një miku të Sandrit (Rr.Nd.P.) me dalë dhe me pa nga një gjips i komitetit të partisë tek shkolla pyjore se kush nga arësimtarët atë ditë do të shkonte nder vorre... Sandri atyperaty i kishte refuzue kerkesen e saj, por ishte aq i zemruem me te dhe vllaun e mikut të vet, sa nuk e kishe pa ndonjëherë aq të shqetsuem gjithë vitet e miqësisë sonë, dhe ajo që e bante me shperthye me aq duf ishte kerkesa e Marijes per me u ba spijun kur komunizmit po i mbulohej vorri nga Don Simoni. Ishte hera e parë në jeten teme që nga goja e Sandrit ndigjova një shprazje kupe të mbushun me një urrejtje të papermbajtun per sistemin komunist dhe sigurimin e shtetit. Gjithë vitet e shoqnisë sonë unë nuk kujtoj një fjalë banale tue dalë nga goja e Atij burri edhe kur ishte mjaft i rij me moshë, mbasi vetë edukata e Tij ishte tipike e një djali të rritun dhe të edukuem në një mjedis shumë të formuem shkodranë. Sandri që në njohjen e parë me te, prezentonte origjinen e vet dhe ishte aq i çilter sa të joshte per vete. Unë nuk di asnjë rasë që një shok apo mik i yni të kenë shpreh dyshim per ndonjë fjalë të Sandrit ndonjëherë, sepse, Ai ishte gjithmonë i saktë dhe korrekt. Sandri asht një nga ata që verteton thanjen e vjeter se “shokët e Tij shpesh nuk persëriten ma...”
Shpirti i Tij i paster lexohej dhe shihej në Fëtyren e Tij, në buzqeshjen e Tij, në paraqitjen e Tij, në fjalen e Tij dhe në çdo veprim të Tij, sepse, gjithshka ishte e lindun dhe e brumosun me edukaten familjare të Sandrit që pamëdyshje ishte pasqyrë e qytetarisë shkodrane.
Me daten 9 Tetor 2010 Sander Troshani në moshen 81 vjeçare ndrroi jetë.
Me daten 9 Tetor Shkodra humbi një nga Burrat ma të nderuem të Saj...
Sander Troshani ishte me të gjitha tiparet e qytetarisë së paster të Shkodres.
Ai mbetet model i Burrit Shkodranë per brezat e ardhshme!

[b]Melbourne, 13 Tetor 2010.

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..

Postby Laert » 18 Oct 2010, 16:19

148-vjetori i lindjes së kardinalit Aleksandër Albani - Papa Shqiptar nga Shkodra
Image


16/10/2010 9.42.08
(16.10.2010 RV)Më 16 tetor 1862 lindi në Urbino të Italisë kardinali Aleksandër Albani, bir i familjes së famshme italiane me origjinë shqiptare, Albani, i pari i së cilës mendohet të ketë qenë Kel Laca, ikur nga Shkodra gjatë sulmit të tmerrshëm turk të vitit 1464. Ai zuri vend në Urbino të Italisë, ku i lindën dy djem, që nisën të përdorin për herë të patë llagapin Albani. Fillimisht Albanët ndoqën karrierën ushtarake, ndërsa aty nga fillimi i shekullit XVI u lidhën ngushtë me Kurien Romake, në kohën kur në selinë e Shën Pjetrit ishte papa Urbani.
Njëri nga nipat e Kel Lacës, Giovan Francesco Albani, ndoqi karrierën kishtare, duke u bërë kardinal e papë me emrin Klementi XI. Me të fillon radha e gjatë e kardinajve Albani, njëri nga të cilët është edhe Aleksandri (1672-1779), nip i Papës Klementi XI dhe mbrojtës i famshëm i arteve e i artistëve.
Me pasion të madh për artin, ai mblodhi një koleksion tepër të pasur veprash të ndryshme arti, sidomos shtatoresh të lashta. Ky koleksion u bë bërthama e njërit nga muzetë më të pasura të Italisë, vilës-muze të rrugës Salaria në Romë, ndërsa në pallatit tjetër, në zonën e Quattro Fontane, ngriti një nga bibliotekat më të famshme të kohës, punën për themelimin e së cilës e la në duart e studiuesit të famshëm gjerman të arteve, Vinkelman.

Fogurja e Zojës së Shkodrës largohet për në Genasano - Xhenazano - në periferi të Romës, ku u ngritë Kisha që ndodhet edhe sot
Image
Chiesa parrocchiale, altare del Buon Consiglio, tela raffigurante il miracolo della traslazione dell’immagine della Madonna da Scutari (Albania) a Genoano.


Shumë shpejt si muzeu, ashtu edhe biblioteka, u kthyen në qendra të kulturës arbëreshe, gjë që shpjegon qartë se kardinali nuk e kishte harruar atdheun e origjinës.
Familja u shua me vdekjen e Filip Albanit më 1852, ndërsa vijoi të jetojë në Bergamo një degë tjetër e saj, nga e cila gjithashtu dolën njerëz të shquar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..

Postby Laert » 19 Oct 2010, 22:56

At Donat Kurti O.F.M.
VEPRA KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NË SHQIPNI
Image

Veprimi i katolikëve në Shqipni kje i vijueshëm ç’prej fillimit të kristjanizmit e deri ndër ditët tona;por, prej pushtimit otoman fati i vendit tonë kje në mënyrë të jashtzakonshme i kobëshëm, mbasi na ndau ndërmjet vedit, na dha rrugat e mërgimit, na dërmoi, na çfarosi gati krejt, kështu, edhe vëprimi i elementit katolik për kah kultura mund të ndahët dyshë:
1) Veprimi i katolikëve sa kombi qindroi në besimin e krishtenë, e
2) Veprimi i katolikëve gjatë pesë shekujsh robni, errësinet e ligështijet.

Një qi shikon ndër ledhët e kaklopve të hershëm bloqet e shkamijve të rënduem njeni mbi tjetrin gjatë korrizit të kalave, mund të sajojë njëfarë ideje për fuqi të jashtzakonshme e për trup të lidhun, qi kanë pasë njerëzit motit. Prap edhe një që kalon nëpër Athinë a nëpër Romë, i vërenë me kujdes tepricat e tempujve, të skulpturës e të artit e, mund ta çojë mendën tek madhnia, te përparimi, te luksi, te kultura e atyne kryeqytetëve të fuqishme. Kështu na bije rasa edhe né me mendue për
vëprim të katoliçizmit gjatë 14 shekujve të parë.
Aty-këtu ndeshim ndër rrënime të kishave, të ledhëve, të qytetzave e t' urave të herëshme. Gojdhana na i shumon përgjithëvend e për çdo katund. Ato pak viza arkitekture na diftojnë madhninë e atyne mbeturinave shenjte; do copa afreskësh me ngjyemje të gjalla na tregojnë dorën e mësueme të piktorëve, qi u rritën në vendin tonë. Ndonjë kumbonë piramidale me mbishkrim të thjeshtë e me kumbim të tingllueshëm na kallxon përparimin e mjeshtrive edhe në Shqipni. Ndonjë mërmer i zgavrruem prej dalte do me na flasë për kohë të herëshme; por asht thërmue prej mizorisë s'anmikut e të motëve e, s' na ep kurrfarë drejtimit. Tjetër nuk gjejmë përveç lavdeve e nderimëve, me të cillat të tonët e të huejt përshëndesin ndër shkrime të veta kulturën e katolikëve Shqiptar.
Marin Barleti tue na kallxue jetën e Skanderbegut, ma të madhit fatos të kristjanizmit, ban aty-këtu përshkrime të gjalla e poetike qytetësh, ndërtesash e monumentësh, sidomos në Durrës, në Krujë e në Lezhë; përmendë njerëz të mëdhaj e të përpjekuna diplomatike; kisha, prelatë, dhanti të çmueshme etj., sende të gjitha, që nënkuptojnë një përparim e një kulturë vertetë të lulëzueme.
Prof. Giuseppe Gelcich, një ndër studjuesit ma të njohtunit e ma me autoritet të vjetërsive shqiptare, tue folë përmbi zhvillim tonë kultural, para të XV shekull,thotë:
"Shqiptari i pajisun prej natyre me kuptim të fortë e me një shijim të bukur, kishte stolisë qytetët e veta me përmendore (monumenta) artistike fort të çmueshme e, deri qi këta qytete ranë rrafsh përtokë prej zjarmit e pezmit t' anmikut, s'pranë tue dërgue me shumicë materiale argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, armë e enë remi të punueme me mjeshtri e hollim të madh, gjithkah nëpër Ballkan e ndër vise, këndej e andej detit. Petkat mandej të qëndisuna n' ar për bukuri, që u përdornin në Ballkan për stoli shtati e shtëpije, vinin edhe këto prej andej. Arti rromanesk në Dalmaci pat shkasin ma të madhin e të parët apostuj prej Shqipnie.” Këta ndodhën sa mbretnonte paqa në vendin tonë, pse, si nisën m' u dyndë shqiptarët katolikë, gjithë përparimin, kulturën e influksin e tyne kah Dalmacia, Gelcich e përmbledhë me këto fjalë:
"Sa familje, që sot thirrën dalmate, rrjedhin prej të ikunve t' atyne kohve! Sa sende, që sot shumica i mban për arte e vepra dalmate, nuk janë tjetër veç krijime e vepra të daluna prej mjeshtrisë e zhenisë shqiptare!".
Prap Prof.Gelcich, tue ra në bisedë me P. Gjergj Fishtën, përmbi artët e herëshme në Shqipni, dëshmoi, se, veç mbrenda një shekullit të vetëm, tue nisë gjatë Bregut të Bunës e deri në qytet të Djoklesë(Malit të Zi), afër Podgoricës, njihëshin 82 piktorë në za, të cillve u dihej edhe emni.
Këto e sa të mbetuna të shkëlqyeshme të historisë sonë na paraqesin, veç sa me thanë, vëprimin e katolikve për përparim të vendit; vëprim, i cilli vijoi edhe mbasi humbi lirija, kur përëndoi Hylli i Shqipnisë, d.m. th edhe mbas të XV shekull.
Jeta në robni, që po marrim me përshkrue, do të thirrët për katolikë kohë heroizmi, pse, jo veç, u lyp heroizmën me shpetue ndiesitë kombëtare në mes të një trathëtisë e të një robnisë kombëtare, por, në mes të një trathëtisë e të një robnisë së poshtër.
Kundra rrymës së kohve e të rrëthanave, katoliku shqiptar me urti e me dashtni zhvilloi nji program përparimtar, që kje thëmeli i kulturës së sotme në vendin tonë. Me ato pak mjete që pat përdorësh, u mundue me shpirt me mbajtë:

Shkollat:
Të parat shkolla, mbas humbjes s' autonomisë në Shqipni, kjenë përsa dimë na, tri:
- Shkolla e Pëdhanës,
- e Blinishtit
- dhe e Shkodrës.

Në vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M., italjan me fis, por shqiptar me zemër, pat guxim me iu përveshë për të mirë të vendit një punës në vështrim të plotë kulturor, tue çilë shkollën fillore në Pëdhanë, asokohe vend mjaft i banuem. Kje ndjekë me zell prej vendasve e i mërrijti zani deri ndër katunde të largëta të Zadrimës, qi memzi pritshin me i çue fëmijët e vet.
Numuri i nxanësve të jashtëm pat mërrijtë deri në 25 e, këta na japin shkas me nënkuptue, se do të kenë pasë edhe ndonjë konvikt. Dijmë prej dokumentave, se përveç uratëve mësonin edhe mësime letrare d.m.th. mbahët deri diku një shkollë e mesme pa përjashtue gjuhën e vendit. Përparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, të cillët mbas 9 vjetësh e rrënuen fare.

Në vj. 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihët; dokumenti mbaron, tue thanë për te, se: "ka gjasë se gjindët edhe sot" (1702?).

Një vjetë mbas thëmelimit të shkollës së Pëdhanës, d.m.th. në vj. 1639, kje çilë prej fretënve të kuvendit të Troshanit një tjetër shkollë në Blinisht, drejtori i së cillës kje P. Karl Mirandulanus O. F. M.

Me shka dukët, kje një shkollë mjaft e plotësueme. Ndiqej prej mase 50 nxanësash e posë këndimit e shkrimit mësonin edhe landë të tjera; edhe gjuha latine prej atyne që donin m' u ba priftën mësohej n' at shkollë; por anmiqtë ishin të panumur e në vj. 1640, drejtorin e kësaje shkollë e gjejmë në burg tue pësue mundime të mëdha. Ka gjasë se kjo shkollë s' mujt me vijue gjatë, se P. Karli, kah mbarimi i asaj vjetë asht ndër mësuesa në shkollë të Pëdhanës.

Në vj. 1698 a aty pranë, gjejmë se P. Filipi O.F.M. prej Shkodrët, çilë pikërisht në Shkodër një shkollë private e mëson fëmijët e tregëtarëve e të pasanikve. Një që i ka përparasyshë pështjellimet e atyne kohve, mëninë posaçe kundra katolikve e kundra çdo shejit kulturar, mund të marrin me mend, se ç' v1erë patën keto shkolla për shpirt të shqiptarit, kjoftë edhe vetëm porsi hap kah qytetnimi.
Por kush mundët mandej me dyshue, se në këto shkolla nuk flitej shqip?
Në ç’mënyre katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se s'merrte gja vesh? Veprat, që na kanë mbetë prej atyne punëtorve të palodhun, prej atyne mësuesve të kujdesëshëm, na dëshmojnë kjartë, se ato shkolla nuk kjenë mjete të hueja për me influencue në shpirt të popullit shqiptar simpati e parti; por patën për qellim drejtpërdrejtë të naltuemit e moralit e shkasin kah kultura, e këta gadi tash 300 vjet.

Këta mësues kjenë, qi me 20 Prill 1711, të ndimuem e të nxitun prej Papës Shqiptar, Klementit Xl, ngritën në Romë, në kuvend të S. Pietro Montorio, një katedër për gjuhë shqipe, për me i ba gati misjonarët e huej me mujtë ma lehtas me i vijtë vendit t' onë; e atëherë, kur s’ mendonte kush për gjuhë shqipe e për zhvillimin e sajë, këta janë ata, qi përpilojnë ma të parat gramatika, fjalorë e përkëthime.

Në vj. 1644 P. Zef Iccaran O. F. M. shkruen "Dizionario italiano-albanese" f. 120; dorëshkrim i ruejtun në bibliotekë të Jezuitëve në Shkodër.
Në vj. 1675, P. Bemardus a Quintiano O. F. M. shtypi një liber shqip "Dottrina cristiana (epirotica)" – Venetiis 1675.
P. Leo a Cittadella O. F. M., që vdiq në vjetin 1678, tue pasë kenë Misjonar në Shqipni, shkruen "Dictionarium epiroticum".
Një gramatikë të vogël shqip, të shkrueme si dukët prej ndonjë misjonari
në vj. 1710, me një shtojcë në gjuhë turqishte, ia dedikoi në
vj. 1805 kardinalit Prefekt të Propagandës, një Eksprefekt i Misionit të Shqipnisë.

Në vj. 1716 P. Françesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e shtypë ma të parën gramatikë shqip, qi ka randësi edhe sot: "Osservazioni grammaticali nella lingua albanese" Roma, 1716 dalla tip. Della S. Congo Di Propaganda.
- Ma vonë shkruen edhe një fjalor, për të cillin nuk dihët si përfundoi. Kje përshkrue pjesërisht prej G. Camarda, i cilli e lavdon fort.

Në vj. 1722, P. Didacus a Desio O. F. M. përpiloi një gramatikë shqipe, qi s' kje botue.

Në vj. 1752 P. Bonaventura Prucher O. F. M. prej Castel Giovio la në Romë një dorëshkrim gadi për me u botue "Manuale Catechetico italiano¬epirotico", e një fjalor për shërbim të Misjonarëve të Shqipnisë.

Në vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M. na ka lane një fjalor shqyp-italisht, që ruhët si dorëshkrim në bibliotekë të Bashkisë së Todit n'Itali, me këte numur: "Cod. 224 format 80 fq. 328.

Në vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M. la një dorëshkrim "Grammatica della lingua albanese", që ruhët në Bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër.

Në vj. 1862 P. Bonaventura da Francavilla O. F. M. shkruen "Elementi grammaticali di lingua epirotica" në format 80 fq. 110 e, ruhët si dorëshkrim ndër françeskanë të Gjuhadolit.

Në vj. 1866 P. Francesco Rossi da Montalto O. F. M. shtypë "Regole grammaticali delIa lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P.Francesco M. da Leece." Roma 1866 - Stamperia della S. Congo di Propa¬ganda for. 80 fq. 350. Atë vj. shtypi "V ocabolario Italiano¬Epirotico" con tavola sinoptica në f. 80 fq. 954.

Në vj. 1881 p. Leonard de Martino O. F. M. që kje një ndër ma të parët, që punoi vjerrsha në gjuhë shqipe mbas metrikës moderne, nxori librin "L'Arpa" di un Italo-Albanese" Venezia 1881.
S' do harrue, se ndër Misionarë, ky kje ma i pari që ua lëshoi kushtrimin njerëzve të mëdhaj, e nëpërmjet tyne Evropës, për indipendencë të Shqipnisë.
Mbas gjithë këtij vëprimi kultura katolike nisë me marrë zhvillim të haptë në vendin tonë. Balli i përulun i shqiptarit në robni xen me njohtë e me kujtue kunorën që dikur e rrëthonte, nxitët, kërkon me punue, me përparue e me u mëkambë. Civila e kler dora -doras duen me e përtri popullin e me të përtrimë të popullit, përtrijnë kombin. Ky entuzjazëm vërehët posaçe në shekullin e 19-të.

Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilën aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahën mend 12 shkolla fillestare: 8 për djelmë e 4 për vajza. Mjetët ishin të vogla e primitive, prandaj nuk asht për t' u shikue gjithaq përparimi a dobija që nxirej prej tyne, sa inicjativa, hapi heroik, zelli për të hapun kulturën. Një mësues përfaqësonte një shkollë në vedi. Ende sot, si në shenj evarije, kujtohën
me andje emnat e tyne prej popullit katolik shqiptar.

Mësuesit e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja "Përparimi" i rreshton emnat e mësuesve ma të njohtun, me këte renditje:
Gegë Kodheli
Gjergj Benussi (1836)
Gjon Shkrumi
Zef Kamsi
Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci)
Shor Markja
Don Pepini,
Don Engjëll Radoja
Don P. Babi.

Prindët me andje pritnin me i çue fëmijët e vet në shkollë, madje, u zotnonin me pague edhe mësuesin. Edhe jashta Shkodre çilën shkolla tjera katolike në gjuhë shqipe. Në Prizren, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e çiluna për djelmë shumë para vj. 1840; por prej mungesës së datave të sigurta e të njoftimeve ma të sakta, jemi të detyruem vetëm me i xanë në gojë. Koha kishte mërrijtë me ia hi një veprës ma të madhe.

Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër. Kje ndihmue e kje mbrojtë prej Episkopatit Shqiptar. U përshëndet me gëzim prej mbarë popullit katolik, porsi ogur i mirë, porsi vatër kulturët, porsi shkëndi lirijet. E përnjëmend kje vatër kulturët për 72 vjet, pse aty mësuen me mijra fëmijësh. Mësimet erdhën tue u përmirësue përherë e ma shumë. Që ndër vjetët e para kje ngritë edhe një salon argëtimi e konferencash, ku, ndaheshin çmime, që ishte një rasë gëzimi e hareje, jo veç për fëmijë, por për mbarë katoliçizmin, pse aty ndiheshin vjerrsha të bukura, kangë të tingëllueshme e fjalë e mësime t' urta.

Në vj. 1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F.M. kje ma i pari që çfaqi mbrendë në Kishë në gjuhë shqipe, një dramë baritore.
Kohë mbas kohe nxanësat e dikurshëm zunë vendin e mësuesave të vet:
Shqiptari mërrinë me pasë aq kulturë, sa me drejtue e me organizue ai vetë vepra për të mirë e përparim të kombit.

Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe dhe, çon zanin e u thotë të gjithë shqiptarvet, se:

Porsi kanga e zogut t' verës,
Qi vallzon n' blerim të Prillit,
Porsi i ambli fllad i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit,
Porsi vala e bregut t' detit,
Porsi gjama e rrfes’ zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha e jonë shqiptare
Pra, mallkue njaj bir Shqiptari
Qi ket giuhë të Perendis’
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s' ia len ai fmis’;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ket gjuhë hyjnore;
Qi n' gjuhë t' huej kur s' asht nevoja,
Flet’ e t' vetën len mbas dore.


Në vj. 1909 tri klasave të para fillore, që patën mërrijtë deri në të gjashtën plotore, u kjenë shtue tri klasë qytetëse, me muze e kabinet fizike. Në salon, mandej vjetë për vjetë kjenë çfaqë drama me ngjyra edukative e atdhetare si: Shqyptari i Qytetnuem, Odisea, Juda Makabe, I ligu për mend, Dredhit e Patukut, Sh'Françesku, Sh'Aleksi, Shkolla e muzikës etj. Me ndërrimin e kohve, për përparim të vendit, u ndërtue edhe sistemi shkollor, kështu, në vj. 1921 kje ngritë në vend të klasave qytetëse, Gjimnazi 8 klasësh e, ma vonë 7 klasësh, tue iu adaptue programit të Ministrisë s' Arësimit. Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m' u ba fretën.

Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t'Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.

Përpara se m' u çilë kjo kolegjë, Ipeshkvijtë e Shqipnisë, tue dashtë me i dhanë popullit Shqiptar prijsa të mirë e të pregatitun në lame të besimit e të kulturës, patën thëmelue që në vj. 1859, seminarin (konvikt për ata që duan m'u ba priftën) e ua patën lëshue në dorë Jezuitëve, të cillët, prej andej morën shkas me e diftue përherë e matepër aktivitetin e zotësinë e vet, në përhapje të kulturës katolike.

Në vj. 1868 nisën me afrue prej vedit ndonjë nëxanës, e nandë vjet ma vonë, kur kjenë forcue me mësuesa të nëvojshëm, çilën në vj. 1877 shkollën publike fillestare, që shkoi tue u përmirsue kohë mbas kohe e tue u naltue me klasë reale e tregtare.

Që prej vjetës 1914, fillojnë me u ba hapat për të çilun tënjë gjimnazi për civila, pse s'do harrue, se Jezuitët e kanë pasë çilë gjimnazin e mbrendshëm për seminarista pak vjet mbas thëmelimit të Seminarit.

Në vj. 1922 kanë të rregulluem edhe ma të parin lice. Për edukatë të fëmijve shohim, se s' kursehën, si kah lokali, si kah argëtimet, si kah mjetët tjera.

Në vj. 1890 ndreqën një salon të madh e të bukur, ku çfaqën sa herë drama të ndryshme, u ndanë çmime me ma të madhin lulëzim, mbajtën disa here konferenca për dobi shoqnore.

Librat.
Megjithse kombësi e huej, Jezuitët u munduen edhe për lavrim të gjuhës shqipe.
Në vj. 1862 P. Giulio Buffili S. J. la nji fjalor italisht-shqip, qi ruhët si dorëshkrim në Kolegjën Saverjane.

Në vj. 1880 P. Jak Jungg S. J., botoi në Shkodër librin "Regale grammaticali sulla lingua albanese", e një vjetë ma vonë "Elementi grammaticali della lingua albanese".

Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një "Libër për me 'u mësue shqyp".

Në vj. 1895 P. J. Jungg S.J•. botoi një fjalor shqip- italisht.

Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin"Gramatika shqyp" e një rend librash tjerë edukativ.

Në vj. 1910 P. Anton Busetti S. J. boton "Gramatichetta della lingua albanese" e një vjet mbrapa fjalorin voluminoz të përpiluem me mund të madh:
"Vocabalario italiano-albanese" me fq. LVI¬11 48.
Prej vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla.
Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52. Në vj. 1929 çilën në Tiranë një shkollë fillore e tri vjet mbrapa fillojnë edhe ndonjë klasë gjimnazi. Përveç këtyne shkollave me randsi kryesore shohim, se gjatë kësaje kohe livron nder dej e në zemër të katolikut shqiptar një të prirun kah përparimi e, anëkand Shqipnisë së Veriut çilën shkolla fillore. Para vjetës 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vonë Ferizoviqi e Stubla, e kanë shkollën e vet në gjuhë shqipe për djelmë.

Në vj. 1893 xen fillë shkolla e Shirokës, qi vijon deri në ditët e sotme.

Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal të mjaftueshëm për 50 nëxanësa. Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.

Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.

Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë, të cillën
në vj. 1904 e mban P. Tomë Bicaj O.F.M. Në këte kohë edhe në kuvend të fretënve të Rrubigut hapët një shkollë katundi.

Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.

Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.

Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n' Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.

Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.

Në vj. 1900 e ndonjë vjetë mbrapa, nëpër zellë e të nxitun të Shoqnisë "Bashkimi" e "Agimi”, çilën shkolla në shumë katunde. Kemi mërrijtë me ditë se ka pasë shkollën e vet Rrësheni, Oroshi, Miloti, Dajçi, Kallmeti, Spaçi, Kashnjeti e Nënshati.

Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro¬Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar. Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë pasë 17 shkolla katundit. Kultura çmohët ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar. Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.
Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s' kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura. Janë ngjarje 80-90 vjeçe e ende, mbahën mend emnat e atyne mësueseve
të herëshme, ndër të cillat njihën:

Mësueset e Para Shqiptare (200 vjetë ma parë):
Kush Micja
Tone Radoja
Tereze Berdicja
Tina e Nikës.

Këto shkolla mund të thuhët, se e poqën mendimin për me thëmelue një shkollë publike femnore.

Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare. Që në vitët ma të para çfaqëshin prej bijave shkodrane drame e argëtime, rrëthue prej dritës së ndritëshme të nderës e të njerëzisë. Simbas kohët edhe shkol1at femnore erdhën tue u përmirësue.

Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza. N' at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.

Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.

Në vj. 1896 (?) gjejmë në Kallmet Motrat e Mëshirës (Vinçencjanet), që kishin një shkollë fillore për vajza e për djelmë. Ma vonë shkollat fillore për varza të drejtueme prej Stigmatinëve shumohën.

Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza. Në vj. 1925 çilin një shkollë katundit në Dajç, për djelmë e për varza; kështu bajnë edhe në vj. 1927, në Nënshat.

Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja, aq e pelqyeme prej të gjithve.

Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë. Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në vj. 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër të cillat 10 shkolla për varza. Kultura e përhapun nëpërmjet shkollave s'mbaron me kaq. Flija n'ideal të katolikut mërrinë deri në heroizëm.
Për të mirë të vendit, simbas fuqive e mjetëve, s' u kursye asgja.
Durimi e dashtnija, pasqyrohën fort bukur ndër fëmijë të njomë, të mledhun ndër azile a strehë foshnjore.

Në vj. 1898, me 3 Tetor, Motrat Servite hapin dyertë e kuvendit të vet në Shkodër për një azil; e kaq mirë e rregullojnë dhe e mbajnë, sa me u çuditë deri të huejtë për te.

Në vj. 1920 Motrat Stigmatine nisin me i afrue fëmijët e lagjëve të largëta të qytetit në një azil, që e çilën në Rus.

Në vj. 1929, Motrat Servite shkojnë në Tiranë e hapin një azil të rinj.

Konviktet
Mungesa e mjetëve dhe e njerëzve e vështirsia e rrëthanave banin të ngushtohej Vëprimi kulturor mbrenda qytetëve e katundëve t'afërme. Malësorët e largtë s' mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve.

Kjo u realizue në vj. 1907 e, u kje lanë në dorë Vëllazënve të shkollave (Schulbruder), të cillët, i çonin fëmijët me marrë mësim në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit e sotëm, me fis prej malësh, do t'i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n' atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.

Në vj. 1921 Motrat Stigmatine hapën në Shkodër një konvikt për vajza me afër 72 vende. Kje levdue e çmue prej të gjitha anëve të Shqipnisë, deri prindët me besime të ndryshme çuen bijat e veta n' at vend plot shpresë, madje, edhe me bursa të veta.

SHTYPSHKRONJAT.

Na s'mundemi me i pasë përpara syshë e me i rreshtue dobitë, që pat përftue ky Invencjon katolik në vendin tonë. Mjafton me thanë, se qyshë ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në Shqypni. Përmendët ajo e Obotit në vj.1493.
Një mjegull aziatike na ndanë prej atyne kohve e gjatë robnisë kje shue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë që ia sollën të parat shtypshkronja vendit tonë.

Në vj. 1871 Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana. Pesë vjet mbrapa botohët me te libri shqip i Don Engjëll Radojës "Dotrina e Kerscten";

në vj. 1881 "Gramatika për gjuhë shqype" e P. J. Jungg S. J., e në vj. 1892,
"Vakinat e ligs herscme e t' ligs ree", të Don Pashko Babit.
Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue ma shumë se 320 vepra të ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja.

Në vj. 1909 Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një shtypshkronjë të re "Nikaj", që botoi deri

në vj. 1922 afër 52 veprash në gjuhë shqipe. Po në këte Shkodrës në vj. 1563. vjetë me makina ma moderne çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vj. 2007).

Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën 'Taraboshi", me të cillën pat botue një fletore e pak libra. Në vj. 1916 Françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u botuen afro 112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim të vogël.

SHKRlMTARËT E LIBRAT


Për me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha elementi katolik
zhvillimit të gjuhës e të kulturës, të shikohën librat e shkrimët e botueme e
dorëshkrimet e ruejtuna nëpër biblioteka. S' ka kenë degë ditunije, qi s' asht marrë parasyshë. Në ketë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra:
Besimi,
Morali,
Gramatologjije,
Letërature,
Historie,
Socjologjie,
Didaktike,
Filozofije,
Shkencash positive, etj. Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se ndahën në shenjë për zotësi, janë edhe të lodhëshëm, pse, për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të kulturës e t'Atdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëm e gjuhët e hueja; kështu, që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të plotësueme vëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat ma të njohtuna e me caktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ.

Prej vj. 1555 deri në vj. 1700 njohim 12 vepra, e 9 autorë, ndër të cillët asht Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi etj.
Prej vj. 1700 deri në vj. 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër këta P. Francesk M. de Lecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. Gjon Kazazi etj.
Prej vj. 1800 deri në vj. 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4 dorëshkrime. Ndahën në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM,
që, i pari nisë e lëmon vjerrshat shqipe mbas metrikës moderne e, mundohët me shpirtë me interesue botën e qytetnueme për çeshtje shqiptare. Zef Jubani (i Ndok Hilës ), i cilli n' anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë shqipe e i përkëthei italisht.
Pashko Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi me shkrue që ndër vjetët e para e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dije punoi, sa, mërrijti me ia mbushë mendën Abdull Hamidit t'i epte lejën me ngritë në vj. 1879, një shoqni letrare shqiptarësh mbrendë në Stambollë.
Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me të tjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai ka parasyshë unitetin e kombit, dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi në kangën, që këndojmë edhe sot:
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitun me krye në hi?
Ti ke pasë kenë nji zojë e randë
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Mandej, janë për t'u përmendë: D. Engjëll Radoja, D. Pjetër Zarishi,
P. Françesk Rossi da Montalto O. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tomë Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. Pashko Babi e tjerë shkrimtarë të rinjë, të cillëve u del zani në shekullin e XX.
Duhët pasë parasyshë, se edhe andej detit, n'Itali, katolikët italo-shqiptarë tregojnë një dashni të posaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës e idesë kombëtare.
Dallohën në shenjë ndër ata të herëshmitt: Lukë Matranga, Nikoll Filia, Jul Variboba, Nil Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimësh të panumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e çashtje kombëtare;
P. Anton Santori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë vjerrsha satirike;
Zef Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët;
Zef Camarda etj.

Prej vj. 1900 deri në vj. 1912, pra, mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16 autorë.
Dallohën, sidomos:
P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen:
"Lahuta e MaIcis" 1905; "Anxat e Pamasit" 1907; "Pika voeset" 1909 etj. deri në ditë
të sotme gjithsejtë 17 vepra, të gjitha shqip e plot ndjesi kombëtare.
Luigi Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le të përkohëshme pa e mbushë me artikuj të vet, s' len shoqëni shqiptarësh pa marrë pjesë edhe ai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme.
D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vj. 1888 me i dhanë kombit libra shqip.
Shkroi shumë ndër të përkohëshme e fletore; deri në ditë të sotme ka shkrue 12 vepra.
P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe,
shkroi mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime.
P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej gojës së popullit shka asht ma e bukur në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në të përkohëshmën "Albania" e, na la 7 vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe "Kanuni i Lekë Dukagjinit".
Përveç këtyne, në ketë kohë dallohën në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore:
P. Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi,
P. Anton Busetti S. J., Kolë Thaçi etj.

Prej vj. 1912 deri në vj. 1933 shkrimtarët shtohën e punojnë përherë e ma me zell. Kemi mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë.
Kanë një randësi të posaçme në ketë kohë:
Dr. Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton;
P. Vinçenc Prennushi O. F. M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme. P. Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra. P. Ndoc Saraçi S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle.
Karl Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkëthen mirë 8 vepra. Ernest Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mërrinë me fitue një stil të rrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejtë tri vepra. Ma shumë dallohën gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi:
P. Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, P. Anton Harapi O.F.M.,
Gaspër Beltoja, D. Lazër Shantoja, P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, P. Justin Rrota O.F.M., Kolë Kamsi, D. Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj. Prej këtej mund të shihët se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s' kishte me pasë asnjë shqipe, po t'u hiqëshin shkrimtarët katolikë deri n' atë kohë d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D. Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani 1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbi shkolla, Kuvendi i Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po t'u hiqëshin edhe autorët jashta Shqipnije d.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, Teodor Cavallioti 1770 etj. të cillët i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë. Leteratura e jonë mandej, s' kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt pa gja, të materialit e të përparimit që ka sot, po t' u hiqëshin 460 vepra të numërueme deri tashti, pa marrë parasyshë të përkohëshmet, e po t'u përjashtonin 136 shkrimtarë katolikë, prej të cillëve kjenë asish, që morën pjesë në Kongres të Manastirit e në Komisjonin letrar të vj. 1916.

Të Përkohëshmët e Fletorët:

Një mjet tjetër për me botue e me e përhapë kulturën shqiptare e sidomos, për me edukue popullin dhe me e ba t' aftë për indipëndencë, kjenë të përkohëshmët e fletorët, që do1ën aso kohe.

Në vj. 1891 nisi me u botue në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme” prej Jezuitëve e përkohëshmja fetare "Elçia e Zemërs së Krishtit", që njihët ma e vjetra.

Në vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, në të cillën punoi ma shumë P. Anton M. Xanoni S. J. Në vj. 1914 kje da dyshë: pjesa fetare me emnin "Përparimi ", që zgjati deri në vj. 1916.

Në vj. 1912 xu fillë ndër Françeskanë një e përkohëshme tjetër fetare
"Zani i Shna Ndout", që përmban edhe shumë shkrime të bukura letrare.

Në vj. 1913, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. fillon me u botue e përkohëshmja letrare-¬kulturore "Hylli i Dritës", që mbas sa vuejtjesh ende vijon i pelqyem e i çmuem prej mbarë popullit shqiptar si edhe prej të huejsh. Nëpër te ju lëshue kushtrimi gjithë shqiptarëve për lavrim të gjuhës e për kërkim të drejtave të veta.

Në vj 1917, nën drejtim të D. Ndre Zadejës doli në Shkodër, për tri vjet e përkohëshmja fetare "Zoja e Shkodrës".

Në vj. 1921 nën drejtim të Z. Gaspër Mikelit doli në Shkodër e përkohëshmja arësimore "Shkolla e re", që ma vonë nën tjerë emna, kje ba gati si organ i Ministrisë s' Arsimit.

Në vj. 1929, si organ i Shoqnisë L. E. K. A. të drejtueme prej Jezuitësh doli e përkohëshmja letrare- kulturore "L. E. K. A.", fort e çmueme prej popullit. Katolikët s' kjenë kursye me e çue zanin edhe jashta Shqipnije. Janë për t'u përmendë kryesisht Italo-Shqiptarët, si edhe shkrimtarët tonë ma të mirë, që bashpunuen në "Albania" të Bruxellës.

Në vj. 1887, drejtue prej Jeronimde Radës, doli e përkohëshmja "Fiamuri i Arbërit", që zgjati 4 vjetë.

Në vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e
përkohëshmja mujore "Arbëri i rii".

Në vj. 1896, nën drejtim t' Antonio Argondizzo doli fletoria "YIli i Arbëreshëvet".

Në vj. 1897 del për pak kohë "L'Albania letteraria" drejtue prej disa djelmoçash italo-¬shqiptarë.

Në vj. 1897-1924 del "La nazione Albanese", e përkohëshme politike-letrare-kulturore dyjavshe, e drejtueme prej Anselm Lorecchio.

Në vj. 1907 në Trieste, nisë m' u botue për disa kohë e përkohëshmja "Dashamiri", nën drejtim të Mati Logorecit. Përveç të përkohëshmëve janë edhe fletorët, që në mënyrë ma të shpejtë e ma popullore influencojnë me fuqi magnetike n' opinjonin publik.

Në vj. 1910, doli në Shkodër fletorja "Bashkimi", që kje thirrë edhe "Koha " , e vijoi deri në vj. 1913; mandej ndërroi emën e kje quejtë "Besa shqiptare ", që qindroi deri në vj. 1924, nën drejtim të Don Ndoc Nikaj. Pat kundërshtime të mëdha kjo fletore edhe prej shqiptarëve, por trimnisht luftoi për indipëndencën tonë.

Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, botoi fletorën “Taraboshi" në dy periudha të ndryshme.

Kah mbarimi i vj. 1916, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. doli fletoria "Posta e Shqypnis", në të cillën, përveç pjesës politike, mund të gjejmë shumë pjesë të bukura leterature shqipe.

Në vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nën drejtim të grupit me atë emën.

Shoqënitë:

Idealistët e kombit, katolikët e njëmendtë, kuptonin mirëfillit, se asnjë hap i organizuem s'mund të bahëj, se asnjë program s' mund të zbatohej pa dashni e pa lidhni me njani-tjetrin, prandej nisën me u bashkue si civila, si kler, përrreth ndonjë njeriut ma në shenj e ma me autoritet, kështu, dora-dorës, u formuen edhe shoqënitë në vendin tonë.Tue kenë se kultura merr zhvillim e s' mund të përshihët veç me një program, shoqënitë kjenë formue me programe të ndryshme për një qellim të vetëm, që kje kultura e përparimi i vendit.

Në vj. 1899 Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës,thëmeloi shoqëninë "Bashkimi", me program letrar. Në atë përfshihën njerëzit ma të zotët në lamën letrare e asajë do ti dihët alfabeti i sotëm. Botoi shumë vepra shqip, ndër të cillat edhe "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti edhe tjerët shqiptarë, tue shprehë ndër shkrime të ndryshme dashninë për Atdhe e indipëndencë.

Që prej vj. 1904, pat gati të thuesh si organ të vetin një kalendar të përvjetëshëm fort të bukur, me emën "Shqyptari", të cillin, e botoi për tri vjet. Kje çmue prej të gjithë atdhetarëve të vërtetë e kje përfaqësue në Kongres të Manastirit.

Në vj. 1901 shumica e Ipeshkvijve, në bashkëpunim me Don Ndre Mjedjën, ngritën Shoqëninë "Agimi", edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet në vedi e shtypi disa libra. U dha shkas shumë dikutimëve të çeshtjëve gjuhësore, kështu, erdhën tue u caktue rregullat ma mirë. Kje përfaqësue edhe kjo në Kongres të Manastirit.

Në vj. 1907 kje ngritë ndër Jezuit një shoqëni e thirrun "Vepra Pijore", me qellim me gjetë mjetët për botim të librave shqip. I vjefti shumë leteraturës shqipe me ma shumë se 40 vepra të ndryshme .

Në vj. 1911, me 22 Kallnor, prej një grupi idealistësh katolikë kje formue një shoqëni tjetër letrare me emën "Klubi Gjuha Shqipe". Nxiti me kujdes shkrimtarët e rinjë për kah lavrimi i gjuhës e me shpënzime të veta botoi edhe ndonjë libër.

Në vj. 1924, për me shue sidomos analfabetizmin në vendin tonë kje formue shoqënija "Lidhja e Mësuesave Katolikë", që s'pat jetë të gjatë.

Në vj. 1929 prej ish-nxanësve të shkollës së Jezuitëve kje ngritë shoqënia L. E. K. A. me pro¬gram letrar-kulturor, që vijon në botim t' organit të vet të përmuejshëm "Leka". Të gjitha këto shoqëni kanë pasë për program ma shumë leteraturën e arësimin.

Në vj. 1914 kur lëvizjet politike vinin tue u egërsue përherë e ma fortë e shumëkush dishronte me ia ngjitë thonjtë Shqipnisë, kje formue prej disa djelmoçave katolikë entuzjastë për Atdhe, shoqnija "Nji tubë djelmoça shkodranë", që nxiti shpesh popullin ndër rasa të ndryshme me metingje e ligjerata, për me kërkue të drejtat e veta. Vijoi deri në vj. 1921.

Në vj. 1918 thëmelohët në Shkodër shoqnija "Rozafat", me program muzikor-artistik; që mërrijti me trajtue një orkestër e, në vj. 1923, organizoi ma të parën ekspozitë pikturash kombëtare.

Në vj. 1919 prej disa djelmoçave idealistë kje thëmelue shoqënija "Bogdani", me program muzikor-¬dramatik. Formoi një ndër bandat muzikore ma të plotësuemët e Shkodrës e çfaqi me zotësi të rrallë drama të ndryshme. Në salon të shoqënisë kjenë mbajtë edhe disa konferenca çeshtjësh shoqënore si edhe akademi. Mbasi ra rasa me folë përmbi shoqënitë, që u morën me muzikë, nuk asht jashta vendit me cekë, se ky art mori shkas në Shqipni të Veriut dhe u zhvillue vetëm prej elementit katolik. P. Tomë Marcozzi de Rapino O.F.M. kje i pari që formoi në Shkodër një bandë Muzikore private.

Në vj. 1882 n'oborr të Kishës Kathedrale ushtuan për të parën herë burijat, që kjenë lajmëtaret e kohve ma të mira, që do të vinin në Shqipni. Kush mundët me ia paraqitë vedit gëzimin, që ndjeu n'at rasë populli katolik, ai populI, që ndrydhë nën robni, s' kishte pse këndonte? Ajo bandë për çdo të dielë e për të gjitha të kremtët, filloi me kënaqë gjithkendin e, Kje një fuqi e re, qi e shtyni popullin kah lavrimi i artit të muzikës, pse që atëherë, nisi në Shkodër me u çmue e me u punue për artin.

Në vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mërrijti me formue në Shkodër ma të plotësuemën orkestër e ma të mirin kor në vj. 1922. Me nëxanësa të vogjël shkollët ngriti një bandë të kompletueme me 42 vegla e me uniformë, një punë kjo që mbrekulloi mbarë popullin e Shkodrës, që e shikonte me simpati. Kjo bandë vijoi deri në vj. 1924. Rishtas kje ngritë në vj. 1930, e në konkurs bandistik-teatral, që kje ba në Tiranë prej Ministrisë s' Arësimit me 8 ¬X-1930, fitoi çmimin e parë.

VEPRA TJERA KULTURORE.

Të huejtë, sa herë kanë pasë rasë me ardhë në Shqipni, jo vetëm në kohë të pushtimit otoman, por edhe ndër ditët tona, kanë vu re me andje ndër katolikë ndërtesa e Kisha të ndërtueme mbas arkitekture. Të thuesh vetëm këto kanë tregue të prirunit kah bukuria e kah estetika dhe, i kanë lanë nderë vendit. Mjeshtritë e ndryshme, prej të cillave, gjithkush e di se rrjedhë përparimi ekonomik i vendit, kjenë përftue e lavrue prej elementit katolik. Ndër ta ke gjetë farmacistë, rrobaqepës të mirë, këpuctarë, marangoza, farkëtarë, argjentarë, llastërtarë, tregëtarë e sa e sa mjeshtri tjera të kryeme me aftësi e shije.

Që në vj. 1903 (?) Italia pat ngritë në Shkodër një shkollë mjeshtrishë, që kje ndjekë prej shumë katolikësh, që sot janë mjeshtra të plotësuem në degë të vet.

Ndër ne u mësue me çmue arkeologjinë e me ia ruejtë Atdheut vjetërsitë e mijra vjetëve. Jezuitët për zhvillimin e mësimëve që ndër vjetët e para të shkollave të veta patën formue një kabinet fizike e sidomos një muze, që për sasi të sendëve të mledhuna mund të njehët ende ma i bukri e ma i rregulluemi në Shqipni. ¬Françeskanët në tjetrën anë, përveç muzeut të vogël, në këto vjetët e fundit mërrijtën me thëmelue njëfarë pinakoteke të bukur me disa piktura të rralla e të vjetra. Por, ai që e pat ma për zemër arkeologjinë e vendit tonë, kje padyshim i njohtuni P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M., i cilli, që ndër vjetët e para të zyrës se vet, kje mundue me kërkue vetë e me nxitë edhe tjerët, për me i ruejtë e me i mbledhë vjetërsitë e vendit. Shkroi sa herësh mbi këte subjekt e shtyni deri edhe funksjonarët e naltë të Shtetit, me formue komisjone të ndryshme për ketë qellim; punë kjo që tregon një ndjesi fort delikate për përparim të vendit.

VEPRAT FILANTROPIKE

Ajo ndjesi e ambël, qi zhdukë egoizmin, tue na përkulë para mjerimëve të vëllazënve tonë pandryshim besimi, nuk asht thjeshtë prej natyrët, por prej besimit kristjan, që shprehët me fjalën Charitas. Ky virtyt na nalton para mbarë njerëzimit porsi idealista të vërtetë. Bota liberale e ndien influksin e kësaj vepre vigane, por s'do me e njohtë kavinë, prandej e pagëzon me f]alën filantropi. Katoliçizmi diti me përftue në mënyrë të ndryshme këso veprash filantropike, që, gjithmonë do të kujtohën me evari.

Në vj. 1885 Jezuitët për me u vjeftë edhe atyne qi s'mujshin me ndjekë shkollën, thëmeluen një "Oratorium", ku, fëmijët e të mëdhajtë përveç argëtimit kishin edhe ndonjë mësim fetar. Vijoi përbukuri disa vjetë e kje ndjekë prej shumë vetësh.

Në vj. 1889 kje thëmelue prap ndër Jezuitë shoqënia bamirëse "Rrethi i Sh'Jozefit", që kishte për program me mbledhë lëmoshë e me u pague qiranë e shtëpisë të vorfënve. Vazhdoi deri në vj. 1916, e ndau një lëmoshë afër 50.000 Krs.

Në vj. 1890 (?) me ndihmë të Mbretnisë Austro¬Hungareze, kje çilë në Shkodër një smûtore (spital), ku shërbyen me durim e dashni të jashtzakonëshme Motrat Vinçencjane, ase Motrat e Mëshirës. Aty kje mjekue kushdo pa ndryshim besimi.
Vazhdoi deri në vj. 1918.

Në vj. 1898 ase ndonjë vjetë përpara, gjejmë në Kallmet një "Ambulatorium", të mbajtun prej Motrave të Mëshirës, ku, mjekohej katundarija e merrëshin ilaçët pa pare. Këto Murgesha edhe sot shërbejnë në spitalët e Shtetit në Shkodër.

Në vj. 1897, në kuvend të françeskanëve kje thëmelue "Buka e Shna Ndout", një vepër bamirësije, që mund të thirrët ma e frytëshmja në vendin tonë. Për çdo të Marte u ndahët buka pa ndryshim besimi ma shumë se 200 vetëve; u epet lëmoshë mujore sa familjëve të vorfna e thahën sa lot. Lëmosha, që mledhët e shpërndahët çdo vjetë, asht përnjëmend e bindëshme, pse mërrinë deri në 24-25.000 Krs.
Jashta kësajë shume, prej vj. 1902 e deri në vj. 1912, u kje dhanë ndër shkolla të fretënve ma shumë se 60 të vorfënve bukë, supë e tesha.

Në vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i sollën sytë kah ma të mjeruemit e popullit, kah pleqtë e plakat e mbetuna e të vorfna e me një durim e një dashni heroike, i mblodhën në një shtëpi, që kje thirrë "Streha e pleqëve".

E mbajtën këtë vepër të mëshirëshme deri në vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanë Shkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine.

Në vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndihmë t' ItaIisë një orfanotrof për varza jetime, tue i edukue kah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanotrof vijoi deri me 24 Prill të kësaj vjetë.

Këte vjetë (1907) edhe Schulbruder-t me ndihmë t' Austro- Hungarisë, hapën një orfanotrof për djelmë, të cillin e mbajtën fort mirë deri në vj. 1916.

Në vj. 1914 Motrat Salezjane, i gjejmë se shërbejnë në spitalin "Iolanda",i hapun prej Italisë. Mbas një pushimi të gjatë, e vijojnë këte vepër bamirësie në vj. 1928.

Në vj. 1920 kje hapë prej Etënve Jezuit "Orfanotrofi i Zemrës së Krishtit" për djelmë, vepër që vazhdoi deri në Prill të kësaj vjetë me afër 40 jetimash.

Në vj. 1924 nisi një tjetër vepër bamirësije. N' at vend ku mbretnon mjerimi e Ankimi d.m.th. në burg të Shkodrës, kje një rreze drite, një shkas paqe e dashnije.
Françeskanët e kanë marrë mbi vedi me i sherbye atyne të shkretëve, e përveç kujdesit fetar, ndër të kremte ma të mëdha, nëpër të nxitun të tyne mblidhën lëmoshë, që shpesh kapën deri në 3.000 Krs. E, të burgosunve pa ndryshim besimi u bahët bukë, djathë, vezë, duhan, rroba etj.

MISJONI

Gjithëshka u përmend deri këtu asht fruti i asajë detyrës shpirtnore, që i ven feja secillit katolik me e çpallë të vërtetën, me e ndjekë e me e mbrojtë; por populli shqiptar s' kishte mujtë me qindrue në ketë detyrë, as s' ishte mbajtë i ndëruem, i thyeshëm e idealist, mos t'i kishte ndejë gati meshtaria nëpër misjone, tue i mësue e tue i drejtue. Françeskani s' ju nda popullit shqiptar për 700 vjetë.
Kur mbas pushtimit otoman françeskanit i kjenë rrënue kuvendët, e Kishës i kjenë marrë mjetët e jetesës, e erdh tue u ligështue forcët d.m.th. iu pakësue përsoneli, ajo kohë kje ma e tmershmja për vendin tonë.

Në vj. 1634 vinë fretën prej Italije e bashkëpunojnë me ata pak fretën, që kishin mbetë në Shqipni. Këta e kërkojnë shqiptarin ndër male të thëpisuna e ndër fusha. Mësojnë, predikojnë, i mbajnë gjallë ndjesitë bujare të rracës, shpëtojnë të prirunit kah kultura, gatuajnë zemrat për liri. Rrahën njëmend, burgosën e mbytën, por nuk ligështohën, nuk thehën. Me dashni e tue ba mirë, mërrijnë me fitue deri
simpatinë e anmiqëve, e tue shpetue besimin katolik, shpetojnë idealistin Shqiptar.
Kjo çetë misjonarësh vijoi deri ndër ditët tona. Prap meshtaria ndër predke, ndër shkrime e ndër mësime, kërkon me e ba popullin leal, me ndërgjegje e me karakter e jo fanatik.

Në vj. 1883 e ma vonë në vj. 1888, edhe Jezuitët fillojnë me zhvillue një program të rinj për dobi të popullit. Sajojnë misjonët shetitëse, që shkojnë gjithkah tue ba mirë, tue i afrue zemrat me zemra, tue pajtue gjaqët, tue zhdukë poshtërsitë, tue çilë shtigje kah drita e vërtetë e kah kultura.
Në një studim kaq të vogël, tue mos mujtë me i paraqitë faktët ndër shpjegime imtime të veta, jemi të sigurtë se janë lanë jashtë shumë vepra, qi kishin me e ndritë ma shumë aktivitetin e elementit katolik në Shqipni, për kah kultura; por kaq të mjaftojë. Nëpër rreshtim të datave, si në një film ka me u pa tëndenca e përherëshme e katolikëve kah përparimi, vëprimi i tij i ndryshëm ndër kohë e ndër rrëthana fort' të vështira e negative e, njëherit, dashnija e tij për Atdhe e për pavarësi.

- Shenim nga F.Radovani:
Image
Materiali nuk ka asnjë ndryshim nga origjinali, me perjashtim të ndonjë adaptimi gjuhësor tue mos ndryshue kuptimin e asnjë fjale të shkrueme prej vetë autorit. (F.R. 2005).


- Shënim i Redaksisë së Kulturës së https://www.proletari.com;
Materiali i At Donat Kurtit ju dhurue nga një mik i At Donat Kurtit për sitin https://www.proletari.com me dashamirësi më datën 19 tetor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..

Postby Laert » 25 Oct 2010, 12:53

Ministri Sokol Olldashi inspekton punimet për ndërtimin e urës së lumit Buna në Shkodër

25-10-2010 / Gazeta 55

Në kuadër të investimeve të bëra nga qeveria Berisha, edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka qenë dje në Shkodër.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet në urën e lumit Buna dhe siguroi se brenda dhjetorit ajo do të përfundojë. Aktualisht në të është duke u punuar në pjesën metalike. Ai ka folur edhe për projekte të tjera që qeveria ka për Shkodrën duke përmendur si më të rëndësishmin thellimin e lumit Buna për ta bërë atë të lundrueshëm.
“Tashmë na ka mbetur vetëm të bëjmë projektin për thellimin e lumit Buna duke e bërë atë të lundrueshëm. Kjo do ta bëjë Shkodrën edhe më shumë atraktive duke i dhënë asaj dhe një rrugë tjetër, por këtë herë ujore”, u shpreh ministri Olldashi.
Ura e re mbi lumin Buna është e gjatë 275 metra me një gjerësi prej 13.5 metrash. Fondi i akorduar për ndërtimin e saj kap shifrën e 7 milionë dollarëve, një investim ky i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Qeverisë Shqiptare. Ministri është ndalur edhe në ndërtimin e infrastrukturës rrugore me Malin e Zi, ku projekti më kryesor është ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë-Ulqin.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..

Postby Laert » 25 Oct 2010, 12:55

Fshatarë shqiptarë dhe ushtarëve në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore, 12 prill 1939. Ata janë duke ikur në drejtim të Jugosllavisë, të ndjekun në veri nga ushtria pushtuese italiane.
Image
Albanian peasants and soldiers near Scutari (modern Shkoder), on the northwest border of Albania during World War II, 12th April 1939. They are fleeing towards Yugoslavia, driven north by the invading Italian army.



Fshatarë shqiptarë të armatosur dhe ushtarë në fund të marshimit të tyre në kufirin shqiptaro-jugosllave, pranë Shkodrës, pas tërheqje të tyre nga pushtuesit italianë. Oficerë si dhe ushtarë u përpoqën të iknin në Mal të Zi.
Image
Armed Albanian peasants and soldiers at the end of their march to the Albanian-Yugoslav frontier, nearing Skutari, after their retreat from the invading Italians. Officers as well as soldiers tried to escape into Yugoslavia.


Një takim i malsorve nga Mirdita dhe vëllezërit e tyre jashtë katedrales Katolike të Shkodrës. viti 1922.
Image

A meeting of Mirdite mountaineers and their town kinsmen outside a Scutari cathedral, Turkey, 1922. - London

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..

Postby Laert » 25 Oct 2010, 12:56

Ura Buna mban peng zhvillimin e transportit në Muriqan dhe Ulqin
Image

Ura Buna mban peng zhvillimin e transportit në Muriqan dhe Ulqin
Qeveria Shqiptare duhet të realizojë sa më shpejt të jetë e mundur ndërtimin e urës së re mbi lumin Buna në Shkodër, pasi prej saj kushtëzohet lëvizja tregtare e mallrave me Ulqinin, përmes pikëkalimit kufitar të Muriqanit”. Ky pohim vjen nga kryetari i komunës së Ulqinit dhe ish-ministri malazez e pakicave etnike, Gëzim Hajdinaga. Ai ka qenë dhe iniciatori kryesor nga ana e palës malazeze për hapjen e pikëkalimit kufitar të Muriqanit në maj të vitit 2002. Sipas Hajdinagës, pikëkalimi kufitar i Muriqanit, i cili lidh Shkodrën dhe Shqipërinë me Ulqinin, deri tani funksionon vetëm si vendkalimi për njerëz, ndërsa janë të gjitha mundësitë që përmes tij të lëvizin dhe mallra të ndryshme nga dy anët e kufirit. Ndërkohë, kryekomunari i Ulqinit thotë se gjithçka varet nga ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna. Kjo për faktin se ajo aktuale nuk e ka kapacitetin për të përballuar lëvizjen e mjeteve të ngarkuara me mall. Nga ana tjetër, Gëzim Hajdina argumenton se realizimi i këtij projekti kushtëzon zgjerimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje përmes pikës kufitare të Muriqanit, që është vendkalimi më i afërt që lidh vendin tonë me Malin e Zi.

PRIORITETI

Vetëm pak ditë më parë, u deklarua se Muriqani do të jetë vendkalimi i parë ndërkombëtar i përbashkët në Ballkan. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi dhe homologut të tij malazez, kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga bën apel që kjo pikë kufitare do të ishte më efikase, nëse do të bëhet në kohë realizimi i projektit për ndërtimin e urës së re të Bunës. Ish-ministri i pakicave malazeze hedh idenë se nëpërmjet kësaj pike duhet të bëhet jo vetëm lëvizja e qytetarëve të dy vendeve fqinje, por edhe transport mallrash. Hajdinaga shprehet se nëse lejohet kalimi i mallrave pa u bërë ura e re, atëherë kalimi mbi urën ekzistuese i jep shkak lëvizjes së pakontrolluar të mjeteve të tonazhit të rëndë, gjë që do ishte fatale për vetë gjendjen aktuale të urës së vjetër. Ndërtimi i urës së re të Bunës në qytetin e Shkodrës është një emergjencë e diktuar dhe nga dëmtimet e shumta dhe amortizimi i urës ekzistuese. Ndërtimi i një ure të re, prej vitesh është konsdideruar prioritet jo vetëm nga bashkia e Shkodrës, por edhe nga qeveritë shqiptare. Si qeveria e kaluar ashtu dhe ajo e sotmja, kanë deklaruar se ndërtimi i urës së re është domosdoshmëri, por ende nuk po bëhet ndonjë gjë konkrete për realizimin e projektit. Kryebashkiaku Artan Haxhi sqaron se projekti i mëparshëm është rishikuar dhe plotësuar, nisur nga pretendimet e specialistëve dhe se tashmë ky institucion ka një projekt të plotë të standardeve bashkëkohore, që pret vetëm financim. Ndërtimi i urës së re mbi lumin Buna, lidhet me zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit, sidomos të turizmit.

PROJEKTI

Në vitin 2003 u hartua projekti për ngritjen e Urës së Re të Bunës me vlerë 3 milionë dollarë, por qeveria e atëhershme nuk e miratoi atë. Kundër këtij projekti, në disa drejtime ishte dhe bashkia e Shkodrës. Projekti aktual është më i plotë dhe vlera e tij shkon në 10 milionë dollarë. Sipas këtij projekti, ura e re do të ndërtohet rreth 300 metra nga ura ekzistuese. Gjatësia e kësaj ure (do jetë me dy korsi), sipas projektit, arrin në 276 metra, ndërsa gjerësia e përgjithshme 13.5 metra. Ura do të ketë konstruksion beton arme, me hapësira drite, 24 metra. Komisioni parala-mentar i ekonomisë e financave ka ratifikuar projektligjin për marrëveshjen e kredisë mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për pjesmarrjen në finacim të projektit për ngritjen e urës së re të Bunës.


22 February 2007
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHKODRA - NJERËZ, HISTORIA - KULTURA - LASHTESIA..FATKEQSITË

Postby Laert » 03 Jan 2011, 03:11

Disa foto të forcave ndërkombëtare në Shkodër në vitin 1913.
Janë tre Fuqi të Mëdha; Austro -Hungaria, Gjermania dhe Franca

ImageImage


Princ Vihlem Vidi mbrriti në Shqipni më 4.9.1914 - Fotoja u ba nga Fotografi Kol Maza në Shkodër
Image

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 3 guests

cron