Kalaja e Shkodrës
Marrë nga libri "PESË MIJË VJET FORTIFIKIME NË SHQIPËRI"
GJERAK KARAISKAJ
FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI Në 1400
Fig. 108 — Kalaja e Shkodrës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).
Fig. 108a — Kalaja e Shkodrës. Gravurë.
Fig. 108b — Kalaja e Shkodrës. Pamje nga lindja.
Fig. 108a — Kalaja e Shkodrës. Gravurë.
Fig. 108b — Kalaja e Shkodrës. Pamje nga lindja.
ashtu si Berati, është ngritur mbi ndërtime ilire. Gjatë periudhës së pushtimit romak, kalaja ka shërbyer si një akropol për qytetin që shtrihej rrëzë shpatit jugor të kodrës. Gjatë mesjetës Shkodra ishte me ndërprerje herë nën sundilnin bizantin dhe herë nën atë sllav, deri rnë 1355 kur u zotërua nga Balshajt Humanisti shkodran i shek. XV, Barleti, thotë se gjer në atë kohë Shkodra ka qenë e pafortifikuar. Në kalanë e Shkodrës nuk janë konstatuar deri më sot gjurmë të një vjetërsie më të madhe nga shek. XIV. Në fillim të mesjetës, kalaja ndodhej në fushë pranë Bunës, ku shtrihej dikur qyteti i periudhës romake. Përvec Balshajve, që e mbajtën Shkodrën nën sundimin e tyre deri në vitin 1396, kur ja dorëzuan Venedikut, në kala kanë ndërmarrë punime plotësuese fortifikimi edhe venecianët, turqit dhe më vonë (shek. XVIII-XIX) feudalët shqiptarë Bushatllinj. Formën themelore kalaja e ka marrë pra që në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe ka arritur në trajtën e sotme me një varg plotësimesh të vazhdueshme. Të ngri-tura mbi majën e një kodre shkëmbore muret e kalasë ndjekin formën e terrenit, duke krijuar në planimetri një formë të çrregullt.
Fig. 109 — Kalaja e Shkodrës. Planimetria.
Sipërfaqja e brendshme ndahet me anë muresh të trasha në tri oborre, që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë, që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.
Fig. 110 — Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të tretë.
Në murin që e ndan atë nga pjesa tjetër e kalasë janë krijuar të dala drejtkëndëshe, që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm ato janë vendosur më dendur nga gjithë pjesët e tjera të kalasë, me përjashtim të zonës së hyrjes kryesore. Brenda territorit të kështjellës ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin, të cilat lidhen me një kullë rrethore. Aty ndodhet një sterë,
Fig. 111 — Kalaja e Shkodrës. Grykë stere në oborrin e tretë.
depo si dhe një godinë trikatëshe e trajtuar në mënyrë monumentale, e cila njihet me emrin «kapiteneria».
Brenda kështjellës ka qenë dhe pallati i familjes feudale të Bushatllinjve, i cili më vonë, gjer më 1865, kur qendra administrative e Shkodrës u shpërngul nga kalaja, është përdorur si banesë e guvernatorit të vilajetit. Oborri i dytë,
në pjesën qendrore të kalasë, zë një sipërfaqe më të madhe. Ai ndahet nga oborri i parë nga një mur tërthor pa kulla. Muri i vjetër i periudhës paraveneciane është lënë gjysmë i rrënuar dhe në shek. XVIII-XIX është zëvendësuar me një mur të ri, të futur pak më brenda nga i pari, në të cilin është hapur dhe një portë. Brenda oborrit të dytë ndodhen katër stera të mëdha katërkëndëshe të mbuluara me qemer, prej të cilave uji merej me anë grykash pusi të rrumbullakëta.
Fig. 112 — Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të dytë dhe e sterës.
Përveç sterave aty ruhen akoma disa ndërtime të vjetra, që shërbenin si depo, për strehimin e garnizonit; një burg si dhe një kishe e stilit romanik e kthyer më vonë në xhami.
Fig. 112a — Kishë e shek. XIV në oborrin e dytë e kthyer në xhami në shek. XVI.
Oborri i parë
Fig. 112b— Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë.
Fig. 112b— Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë.
nuk ruan gjurmë ndërtimesh në brendësi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë
Fig. 113— Kalaja e Shkodrës. Pamje e hyrjes kryesore.
para së cilës, në periudhën veneciane midis viteve 1407-1417, u ndërtua një barbakan
Fig. 114 — Kalaja e Shkodrës. Hyrja e barbakanit.
një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zinin pjesën lindore të kalasë, si dhe vepra të tjera mbrojtëse, që mbulonin rrugën nga kthesa e fundit e saj, deri tek porta e barbakanit (16) .
Pasi kalon koridorin e kullës së barbakanit
Fig. 115 — Kalaja e Shkodrës. Korridori barbakanit.
gjendesh në një oborr të vogël katërkëndësh, të kufizuar me mur në krahun e djathtë. Muri është pajisur me një parapet dhe me një palë shkallë që të ngjitin në shtegun e rojes. Përballë oborrit ndodhet porta kryesore e kështjellës dhe anash, saj një portë e vogël që të çon në she-shin e mureve të para, të cilat janë më të ulëta nga muret dhe kullat e anës lindore.
Fig. 115a — Kalaja e Shkodrës. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore.
Fig. 115b — Kalaja e Shkodrës. Korridori i hyrjes kryesore.
fundi i të cilit mbyllet nga një portë e dytë. Në kthesën e korridorit dallohen qartë gjurmët paraveneciane të kompleksit të hyrjes. Një pjesë e qemerit këtu është ndërtuar krejtësisht me tulla dhe në kyçin e tij është hapur një vrimë drejtkëndëshe 40x55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse, lëngje të nxehta, apo objekte të rënda mbi kundërshtarin, që kishte arritur të shpërthejë portën e parë. Vrima komandohej nga një kthinë e vogël, e mbuluar me qemer cilindrik që ndodhet në katin e dytë, i cili lidhet nëpërmjet një porte me hark dhe kornize tullash me një kthinë katërkëndëshe më të madhe, që shërbente për qëndrimin e një pjese të rojeve të portës dhe për mbajtjen e përgatitjen e mjeteve dhe lëndëve që do të hidheshin mbi armikun. Por edhe pasi të kalojë portën do të ndodheshe përballë një muri të gjerë, prapa parapetit të dhëmbëzuar të të cilit qëndronin mbrojtësit e oborrit të dytë. I gjithë sistemi i mbrojtjes së hyrjes komandohej nga një donzhon i lartë poligonal, për ndërtimin e të cilit nga venecianët, më 1468, bën fjalë edhe Barleti.
Përveç hyrjes kryesore, kalaja ka dhe disa hyrje të vogla të dorës së dytë, të cilat shërbenin për manovrimin e forcave në raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njëra prej tyre ruhet akoma në rrëzë të paramurit lindor të kalasë.
Fig. 116 — Kalaja e Shkodrës. Dalje sekrete nga ana lindore.
E hapur në shkëmb të gjallë dhe rne disa degëzime në brendësi, kjo portë, sipas Barletit, shërbente për të mbajtur armë e municione, për të mbrojtur «gropat». është fjala për një kanal të veshur me gurë gjatë kontraskarpit, i cili përshkon rrëzën e murit lindor të kalasë dhe ruhet edhe sot në një thellësi rreth 4 m. Përveç barbakanit, kryekullës, kompleksit të hyrjes dhe paramureve në anën lindore të kalasë, punimet e tjera veneciane konsistojnë në veshjen me gurë të punuar katënkëndësh të disa kullave të tjera dhe pjesërisht të kurtinave. Kështu që në shumë kulla nën veshjen veneciane fshihen ndërtime më të vjetra që i përkasin periudhës së sundimtarëve Balshaj. Gjatë këtyre riparimeve është pasur parasysh që anës së jashtme të mureve t´u jipet pjerrësi në formë skarpati, që arrin shpesh deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Madje, nga ana perëndimore e kalasë, sipërfaqe të mëdha të pjerrëta shkëmbore të kodrës janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja e mureve është dëmtuar spikat teknika e vjetër me përdorimin e copave të tullave midis gurëve, ndërsa harqet e dritarëve dhe frëngjitë janë punuar krejtësisht me tulla të vendosura në formë radiale dhe janë rrethuar me bordurë. Kullat kanë forma rrethore, por më tepër katërkëndëshe, dhe ruhen në një lartësi 12-16 m, ndërsa kurtinat kanë një lartësi rreth 12 m.
Kalaja e Shkodrës, ashtu siç ishte kompletuar që nga fillimi i shek. XV, mundi t´u bëjë ballë dy rrethimeve të gjata dhe bombardimit të vazhdueshëm me artileri nga turqit në vitet 1474 dhe 1478-79. Vetëm paqja e nënshkruar nga venecianët i detyroi banorët dhe garnizonin ta braktisnin atë, me kusht që të liheshin të lirë të largoheshin në drejtimin e dëshiruar.
http://letersi.com/karaiskaj_gjerak/kapitulli_v.htm
Muret e kështjellës Shkodrës
Kalasë së Shkodrës, në kohën e sundimit të pashallarëve bushatllinj, ju bënë disa ripërshtatje. Muret perimetrale u pajisën me frëngji të mëdha për topa. Si dhe në kalatë e tjera të kësaj periudhe, ato kanë në planimetri formën e një trapezi me bazën e madhe të drejtuar në anën e jashtme. Një kullë masive, me planimetri të çrregullt, e ndërtuar për artileri, qe ngritur në skajin perëndimor të kështjellës dhe kontrollonte rrugën që vjen nga Lezha për në Shkodër si dhe kalimin e Bunës tek ura e Bahçallëkut. Ajo ka një dalje sekrete jashtë mureve të kalasë, e cila është maskuar prej shikimit nga poshtë me anën e një muri të vogël tërthor, i cili, me trashësinë e tij prej 2,50 m shërbente edhe për ta mbrojtur këtë dalje nga goditjet me armë zjarri apo artileri.
Fig. 165a — Kalaja e Shkodrës. Kullë e periudhës së Bushatllinjve, shek. XVIII.
Kulla ka një lartësi prej 12 metra dhe trashësi muresh 2,20 m. Ajo ndahet në tri kate nga qemere cilindrike me muraturë guri. Platforma e kullës e kurorëzuar nga frëngji të mëdha topash, ndodhet në një rrafsh me terrenin e brendshëm të kalasë. Kështu, për të hyrë në katin e sipërm të kullës, është ndërtuar një tunel i mbuluar me qemer, i spos-tuar në brendësi të kalasë, nëpërmjet të cilit zbritet me shkallë në katin e sipërm të kullës, ndërsa katet e tjera lidheshin midis tyre me shkallë të gurta, të ndërtuara në një skaj të murit perimetral të saj. Por ndërtimet më të rëndësishme u kryen në pjesën qendrore të kalasë, paralel me murin ndarës të oborrit të dytë, në atë kohë i rrënuar, u ndërtua një mur i ri me lartësi 5 m, i cili ndërpriste mespërmes territorin e brendshëm të kalasë. Gjatë këtij muri ruhen dy porta, njëra në skajin lindor ndërsa tjetra në mes. Portat janë mbuluar me qemere cilindrike, që në pamjen ballore përfundojnë me një hark trefish gurësh të punuar me kujdes,
Fig. 165b — Porte në murin ndarës të oborrit të dytë shek. XVIII, Shkodër.
rreth 20 m larg këtij muri, në brendësi të kalasë, është ndërtuar dhe një mur tjetër paralel me të parin, që së bashku veçojnë pjesën qendrore të kalasë. Brenda tyre kanë qenë ndërtuar midis të tjerave edhe depo të nëndheshme, njëra prej të cilave ruhet akoma në gjendje të mirë. Periudhës së pashallë-qeve i përket dhe rindërtimi i një pjese të mirë të murit ndarës të kështjellës, i cili në pjesën e sipërme është pajisur me frëngji për armë zjarri. Të gjitha ndërtimet e kësaj periudhe dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, në forma të rregullta katër-këndëshe, të vendosura në rreshta paralele. Nganjëherë janë përdorur ganxha prej hekuri tërthor fugave paralele, që lidhin rreshtat e gurëve, ashtu siç i takojmë dhe në urat e shek. XVIII-XIX. Gjithashtu, në disa nga gurët e veshjes, në vende të dukshme janë gdhendur shpata me teh të harkuar, simbol i njohur dhe në ndërtime të tjera të shek XVIII-XIX.
http://letersi.com/karaiskaj_gjerak/kapitulli_viii.htm
---------------------------------------,,,,,,,,,,
KISHA, MANASTIRE DHE URA Të FORTIFIKUARA
Një nga manastiret më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut ka qenë ai i Shën Serxhit dhe Bakut në breg të lumit Buna (Shkodër), nga i cili ka marrë emrin dhe fshati i sotëm Shirgj.
Rrënojat e kishës që ruhen akoma nga ky manastir, paraqesin një nga ndërtimet më të bukura të arkitekturës romanike në vendin tonë. Manastiri ka pasur rëndësi edhe për hir të punëve që kanë qenë të lidhura me skelën, tregun dhe doganën. Rreth manastirit ishin ndërtuar magazina, zyra doganore dhe shtëpitë për tregti. Për këtë arsye ai, rreth viteve 1400-1419, u fortifikua nga venecianët me një kështjellë
Përveç kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura të fortifikuara, por këto nuk na janë ruajtur deri në ditët tona edhe për faktin se kanë qenë të rralla dhe në ndonjë rast me materiale jo rezistente, siç është druri. Me të dhënat që kemi deri tani, këtë gjini ndërtimesh mund ta ilustrojmë vetëm me dy shembuj. Në shek. XV, një urë e, fortifikuar lidhte dy brigjet e Bunës. Ura u ndërtua në vitin 1478 nga turqit, gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës dhe kishte për qëllim të pengonte afrimin e anijeve për të ndihmuar Shkodrën e rrethuar.
Në veprën e Barletit «Mbi rrethimin e Shkodrës», nuk bëhet fjalë për llojin e materialit, me të cilën u ndërtua ura, por sigurisht ajo ka qenë prej druri. Në të dyja anët e urës u ndërtua nga një kullë. Njëra nga kullat iu ngarkua për ta ndërtuar bejlerbeut të Rumelisë, ndërsa tjetra atij të Anadollit.
Kullat u pajisën me mjete të shumta luftimi dhe municione dhe pas kësaj, pjesa kryesore e ushtrisë u largua, duke lënë pjesën tjetër për të vazhduar bllokimin e qytetit.