TOPLANA


Toplana është fshati i Dukagjinit dhe i rrethit te Shkodres, midis tri rretheve: Shkodër, Puke e Tropojë. Shtrihet ne krahun e djathte te lumit Drin, sot liqeni i Komanit. Kufizohet ne Lindje me rrethin e Pukës, me te cilin e ndan liqeni i Komanit; ne Jug kufizohet me Dushmanin, ne mes te cilëve është lumi i Leqniqes, pjese e poshtme e lumit te Shalës; ne Perëndim kufizohet me fshatrat Molle e Brashte te komunës se Shoshit; kurse ne Veri kufizohet me fshatin Brise te komunës Lekbibaj, te rrethit Tropojë.
Toponimi i fjalës Toplanë
Për prejardhjen e emrit, toponimit Toplane. Eqrem Çabej dhe Rrok Zojzi thonë se e ka marre emrin nga një top i lanun apo top lende(druri), me te cilët një pjese e banoreve te fshatit janë ne një mendje, Fisi i Toplanes përbehet nga 10 vllazni, si: Ndrepepaj, Lekaj, Geraj, Bicaj, Malutaj, Gjoklekaj, Gjomicaj, Mertiaj, Kolicaj e Prezhmeshaj. Ndahet ne dy njësi vendore: Katundi e Sërma. Sërma ne fillim ka qene bjeshke e Katundit, ne te cilën ka banore nga te gjitha vllaznite. Toplana gjithnjë ka qene bajrak me vete, Karakteristike ne fshatin Toplane, para viteve 90-te ka qene familja e madhe patriarkale, me një organizim te përkryer ne harmonizimin e detyrave brenda familjes, te cilat kane qene ne zë ne tere Dukagjinin. Te tilla kane qene: Familja e Marash Binakut, Pal Dedoshit, Gjon Rustemit, Tahir Nikes, Dede Zefit, Kole Gjon Fermosit, Ndue Delise, Pal Hajdarit, e te tjera.
Toplanasit kane qene e janë njerëz shume punëtor. Janë marre me bujqësi e ne veçanti me blegtori, duke pas baze bagëtitë e imta, dhinë. Dallohen, ne mënyre te veçante për pemëtari, sidomos për hardhinë.. Toplana është e përmendur për cilësinë e rakisë sepse rrushi aty qe herët ishte ne shume varietete. Janë mjeshtër te punimit me dru e gur.
Ne vitin 1990 ne Toplane kane jetuar 108 familje, prej te cilave 67 ne Katund dhe 41 ne Serme, kurse ne dimrin 2008 jetuan vetëm 31 familje, dhe këto te gjitha ne Katund, ndërsa ne Serme ka disa vjet qe nuk banon asnjë familje, bile as ne Vere nuk dalin,
’’Dukagjini dje sot dhe neser’’ - 4 maj 2009 - http://el-gr.facebook.com
Mali i Shoshit-Kir-Prekal-Shkoder e gjate rreth 66km
Breglumi-Guri i Kuq- Prekal-Shkoder me gjatesi rreth 50km