DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 21 Apr 2010, 18:59


Pozita gjeografike e Dukagjinit
Image
BREGLUMI - QENDRA E DUKAGJINIT

22 August 2009
Zona e Dukagjinit shtrihet në veri të Shqipërisë, ndodhet në verilindje të qytetit të Shkodrës, ndërmjet rretheve të Malësia e Madhe, Topojës, Shkodrës e Malit të Zi. Ajo kufizohet në lindje me rrethin e Tropojës nepërmjet bllokut të Jezercës dhe vargmalit maja e Boshit-maja e Toplanës, më gjatësi 32 km, në veri kufizohet me shtetin e Malit të Zi nëpërmjet lugut të Runicës dhe Bllokut të Bjeshkëve të Nëmura me gjatësi 4.5 km, në perëndim kufizohet me rrethin e Malësisë së Madhe nëpërmjet vargmaleve Bjeshkët e Nënuna- Biga e Gimajve dhe Biga e Gimajve- Maranaj me gjatësi rreth 40 km, në jug kufizohet me rrethin e Shkodrës nëpërmjet bllokut të Cukalit me gjatësi 21 km dhe në juglindje laget nga ujrat e liqenit artificial të Komanit, në lumin Drin.
Image

Zona e Dukagjinit ndodhet midis koordonatave gjeografike:
Gjërsia gjeografike veriore është ndermjet 42° 11' dhe 42° 29'.
Gjatësia gjeografike lindore është ndërmjet 19° 38' dhe 19° 52'.

Imazh satelitor i zonws sw Dukagjinit

Zona ka një shtrirje maksimale veri-jug rreth 18' ose 33 km dhe lindje-perëndim 14' ose 25 km, dhe brënda kësaj shtrirje ka një sipërfaqe totale prej rreth 500 km². 1

Bën pjesë në zonën tektonike të Alpeve dhe të Cukalit, mbizotrojnë shkëmbinjët gelqëror, por ka edhe terrigjen.
Bën pjësë në Krahinën Malore Veriore, në Alpe.
Bën pjesë në zonën e klimës mesdhetare malore, nenzona veriore.
Bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të lumit Drin.
Bën pjesë në tre breza tokash: tokat e kafenjëta, tokat e murrme pyjore dhe tokat livadhore malore.
Bën pjesë në katër brezat bimor: brezin e drurve dhe shkurreve mesdhetare, brezin e dushqeve, brezin e ahishteve dhe në brezin e kullotave alpine.

Zona e Dukagjinit ka një ofertë të pasur për: turizëm, blegtori, pasuri hidrike, pyje, etj, dhe ka një ofertë të varfër për: bujqësi dhe pasuri minerale, etj.

Zona bën pjesë në qarkun e Shkodrës, dhe njëkohësisht në rrethin e Shkodrës, dhe përbëhet nga tre komuna: SHALA, SHOSHI dhe PULTI, sidhe përbëhet nga 25 fshatra, nga të cilët dy (Toplanë e Sërmë), janë pjesë e komunës së Shllakut, por nga ana etnografike i përkasin zonës së Dukagjinit.

Komuna Shalë 234.36 km² 3215 banorë Breglumi (11 fshatra)
Komuna Shosh 121.77 km² 1157 banorë Ndreaj ( 5 fshatra)
Komuna Pult 135.56 km² 2414 banorë Pogu ( 7 fashtra)
Zona e Toplanës 8.41 km² 324 banorë Toplanë ( 2 fshatra)

DUKAGJINI 500.00 km² 7110 banorë Breglumi (25 fshatra)
Popullsia merret me blegtori, bujqësi, pylltari, artizanat, etj, kurse në fshatin Theth edhe me turizëm, kryesisht turizmin familjarë dhe pak tek kampi i pushimit

Zona është e izoluar pasi nëpër të kalon ndonjë rrugë kombëtare ose ndërkombëtare, madje nëpër zonë nuk kalon as ndonjë rrugë rajonale.

Zona e Dukagjinit, si pasojë e mungesës së një rrjeti rrugor të përshtatshëm ka mbetur një nga zonë shumë e izoluar dhe njëkosisht një nga më të varfërat në Shqipëri, por zona ka mundësi shumë të mira që po të shfrytëzoheshin me efikasitet, do të ndryshonin plotësisht zonën, ku pa diskutim mundësia më e mirë është zhvilimi i turizmit (turizmi alpin dhe speleologjik, ekoturizmi, etj. ).

Vlersimi i pozitës gjeografike në aspektin gjeografik, ekonomik dhe strategjik.
Në pjesën veriore të Shqipërisë.
Dukagjini është një vend alpin.
peizazh alpin.
trevë alpine.
reliev shumë i thyer me kontraste të mëdha, dinamikë të veçanrë.
klime alpine (mesdhetare).
hidrografi alpine dhe karstike.
bimësi mesdhetare dhe endemike.
Zona ka një distancë relativisht të madhe nga deti Mesdhe (mbi 70 km).


Nëpër zonë nuk kalon ndonjë rrugë ndërkombëtare apo kombëtare e rëndësishme, dikur kalonte nëpër Theth, rruga Shkodër-Guci-Pejë, por pas 1912 doli jashtë funksionimit dhe u zhduk (në zonë quhet “rruga e Vijave”).
Duke qënë një zonë alpine, ka potenciale të larta turistike.
Zona është larg kryqëzimit të rrugëve.
Zona është një zonë e mbyllur malore.
Ndodhet relativisht larg nga deti.
Si pasojë e sistemit rrëzor të Alpeve, luginat janë të mbylluta.

Pozita gjeografike nuk është shumë e favorshme, pra në përgjithësi kushtet e sotme ekonomike kanë ardhur edhe si pasojë e pozitës gjeografike. Por kjo pozitë jo e përshtatshme ka dhe avantazhet e veta:
1-zona nuk u bë shesh luftrash në histori.
2-në zonë nuk pati dyndje të popullsisë joshqipëtare si:serbët.
3-zona si pasojë e kësaj pozite gjeografike arriti të ruaj autonominë e vet të plotë (pothuase pavarsinë ), përgjatë gjithë historisë, që nga pushtimi romak i Shqipërise më 168 p.e.s. dhe deri më 1912 me fitoren e pavarsisë së Shqipërisë, edhe në rastet kur u pushtua, ky pushtim nuk zgjati më shumë se 6 muaj.


U MORRE NGA LINKU: http://el-gr.facebook.com/notes/dukagji ... 5364451539
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 21 Apr 2010, 19:19


MENDIME MBI PREARDHJEN E TOPONIMIT “DUKAGJIN” DHE GJENEZA E POPULLSISË.
Image
KISHA E THETHIT

22 August 2009

Për të studiuar gjenezën e popullsisë dhe prejardhjen e toponimit Dukagjin duhet të studiojmë dy krahina të mëdha etnografike, Malësinë dhe Dukagjinin e Vjetër, por njëkosisht duhet të studiojmë edhe dy principatat mesjetare, të cilat shtriheshin dikur në këto dy krahina etnografike, ajo e Spanëve në Malësi dhe e Dukagjinasve në Dukagjin. Në fillim do të analizojmë principatën e Dukagjinasve, sepse nga kjo krahinë e kanë prejardhjen shumica e banorve të zonës sidhe vetë emërtimi Dukagjin që ka zona.

Principata e Dukagjinasve.

Principata e Dukagjinasve shtrihej nga pjesa veriore e luginës së Matit e deri në lumin Drin në veri, sidhe nga zona bregdetare ndërmjet grykëderdhjeve të lumenjëve të Matit dhe të Drinit të Lezhëse deri në rrafshin e Dukagjinit në Kosovë. Dhe përfshinte Lezhën, Kurbinin, Pukën, Mirditën, Kuksin, Hasin, Rrafshin e Dukagjinit deri në Drenicë.

Prejardhja e emrit të zonës.

Në vitn 1281 i pari i kësaj zone Gjin Tanushi për merita të veçanta ushtarake që mori në sherbim të Bizantit mori titullin “Dukë”, Pra Duka Gjin, (Ducam Ginium Tanischum), pastaj familja e tij u bë shumë e njohur dhe filloj të quhej familja e Dukagjinasve, pra titulli i tij së bashku me emrin e tij kaluan në formën e mbiemrit të familjes dhe më vonë dhe të krahinës ku sundonin ata, par principata e Dukagjinit.1
Përfaqësuesi më i njohur i kësaj familje ka qënë Lek Dukagjini (?-1481), i cili është edhe autori i kanunit të famshëm që mban edhe emrin e tij.(Kanuni i Lek Dukagjinit). Ka dhe mendime të tjera për prejardhjen e familjes dhe të emrit Dukagjin, por ky është mendimi më i besueshëm, njëkohësisht jepen edhe data të ndryshme si 1216, por e rëndësishme është se të gjitha këto datat sidhen rreth shekullit të 13-të.

Faktet që tregojnë shtrirjen e principate nga Lezha e deri në Drenicë të Kosovës janë:
Vetëm në këtë zonë kemi toponime të fshatrave me emrin Dukagjin (në Kukës dhe në Mat), sidhe toponime që lidhen me Lek Dukagjinin si:Guri i Lekës, Sofra e Lekës, etj.
Vetëm në këtë zonë ka fuqi kanuni i Lek Dukagjinit, i cili shtrihet dhe në zonën e Dukagjinit të Ri (zona e marrë në studim), por shkaqet dhe arsyet e kësaj shtrirje në këtë territor të Malësisë do t`i japim më poshtë.
Vetëm në këtë zonë popullsia e saj ruan kujtimin se janë një fis nga një babë i largët i përbashkët (Murr Dedi). Ky emertim nuk nihet në zonat e tjera (Malësi, Gegëri, etj).

Kjo popullsi sipas tregimeve të të vjetërve (pleqëve), dhe gojdhanave ka ardhur nga Rrafshi i Dukagjinit, si pasojë e luftës me serbët (shkijet), në shekujtë e 6-të deri në 8-të.

Këtë më së miri e tregon edhe tradita e banorve të kësaj zone për aplikimin e bujqësisë edhe pse kushtet natyrore favorizojnë blegtorinë, dukagjinasit ruajnë traditët e të parve të tyre në Kosovë, ata kudo që gjënden , mundohen të krijojnë kushte jete bujqësore. Ketë e vërejti edhe vetë populli që la fjalën “malësori shkon mpas bishtit të dhenit dhe dukagjinasi mpas bishtit të shatit”.
Se këta janë të ardhur nga lindja dhe jo nga veriu, si Malësia, e tregojnë edhe këngët e kreshnikëve ose rapsodia e Gjeto Basho Mujit, e cila nuk nihet nga dukagjinasit, me përjashtim të popullsisë dukagjinase që u vendos në luginëne Shalës dhe të Shoshit.
Fakt tjetër se dukagjinasit janë të ardhur nga Fusha e Kosovës, është edhe fakti se ndonse janë në një zonë malore, ata nuk e quajnë vetën malësor dhe vëndin e tyre Malësi, dhe për më tepër po ti quash me këtë emer, ata e marrin për fyerje.

Popullsia që ishte aty para ardhjes së tyre ose u asimilua me ta ose u largue për në fushat e Shkodrës, me përjashtim të dy fiseve, të cilët bashkëpunuan me ta. Ata që u larguan lanë mbeturina të vendbanimeve të tyre dhe shumë toponime dhe legjenda, të cilat nuk kanë lidhje me popullsinë e ardhur dukagjinase.
Kjo zonë edhe pas invazionit turk e ruajti kompaktësinë e saj, sa që më 1570, kishte në male rreth 12 000 luftëtarë. Përmes territorit të saj kalonte rruga Shkodër-Pukë-Kosovë, e cila lidhte Shqipërinë eVeriut me Turqinë, e cila kontrollohej nga dukagjinasit. Pas shumë perpjekjesh në shekullin e 17-të, duke e sulmuar nga Shkodra dhe nga Prizreni, turqit arritën të merrnin nën kontroll këtë rrugë dhe një pjesë të territorit përreth saj. Kjo situatë solli një largim masiv të dukagjinasve, nga kjo pjesë e zonës së tyre. Nga këta një pjesë u larguan në drejtim të jugut dhe u vëndosën në Mirditë, kurse pjesa tjetër u largue drej veriut, në dy drejtime:
Drejtimi i parë ishtë për në Mërturë të Gurit (Puka veriore), i cili pastaj një pjesë qëndroi aty, kurse pjesa tjetër kaloi lumin Drin dhe u vëndos në zonën e Mërturit, në Tropojën e sotme dhe përbëjnë fisin e sotëm të Mërturit.
Drejtimi i dytë kaloi lumin Drin dhe u vëndos në “ zemër” të Malësisë dhe janë banorët e sotëm të Shalës dhe të Shoshit, etj.

Pas kësaj shpërndarje filloj organizimi i ri i zonës së Dukagjinit, por në këtë rast vetëm i atyre në jug, të cilat u grumbulluan me emrin e ri “Mirditë”, dhe emri Dukagjin u la n harresë. Por ky emertim u muar nga dukagjinasit që u vëndosën në luginën e Shalës dhe të Shoshit, të cilët vendin ku u vendosën filluan ta quajnë Dukagjin.
Sot studiuesit e ndryshëm (etnograf, etj), për ta dalluar nga Dukagjini i vjëtër e quajnë Dukagjini i ri.

Principata e Spanve ose Pulti.

Principatae Spanve, dikur shtrihej nga pjesa veriore e Pukës e deri në Plavë e Guci, sidhe nga përroi i Skatinës e deri në liqenin e Shkodrës dhe në pjesën lindore të Malit të Zi. Emri i kësaj zone na shfaqet në burimet bizantine që në vitin 877, me emrin “Pulatum”. Në këtë zonë banonte një popullsi e vjetër, e cila jetonte nëpër lugint e thella të zonës, e cila kujtohet sot nga gojëdhanat, toponimet e ndryshme, nga mbeturina popullsie që e mbajnë vedin të rrjedhur nga kjo shtresë e lashtë. Në mesjetë (shekujt e 10-të deri të 12-të) në këtë zonë u dynd një popullsi blegtorësh nomadë të ardhur nga viset e veriut, e kryesisht nga zona e Bosnjës jugore (fiset e Kelmendit, Hotit, Shkrelit, Kastratit dhe të Grudës, etj).
Kjo verifikohet edhe faktin se, këto vise janë të vetmet në Shqipëri (Shqipërinë zyrtare), të cilët trashiguan ciklet e rapsodisë së Gjeto Basho Mujit dhe të kreshnikëve të tjerë, që janë zhvilluar në zonën e Bosnjës në shekujt e 6-të deri të 10-të, në luftën kundër shkieve (sllavëve).
Fakte të tjera që keto fise janë të ardhura janë: jeta e tyre nomade ( deri para 2-3 shekujsh), tradita krejt të vëçanta nga çdo krahinë tjetër e vendit, toponime nga zonat nga kanë ardhur, etj.

Ndërmjet të ardhurve dhe vëndasve për disa kohë kishte harmoni të plotë, pasi vendasit shfrytëzuan sheshet e ulta dhe brigjet e lumenjëve për bujqësi, kurse të ardhurit shfrytëzuan kullotat e larta për blegtori. Pushtimi i Shqipërisë nga pushtuesit osman, solli pasoja edhe për ata edhe pse këta pushtues nuk arritën ti pushtonin, ata patën një ndikim shumë të madh mbi jetën e tyre, sepse ata pushtuan pjesët e poshtme, fushat, pra kullotat dimërore, gjë që u keqësoi shumë gjëndjen ekonomike dhe e bëri popullsinë e zonës që të jetonte në kushte gjysëm nomade dhe të merrej me një fare bujqesie (kopshtari).

Me keqësimin e gjendjes së jetesës filloi edhe lufta midis vëndasve dhe të ardhurve (shekujt e 15-të dhe të17-të), për kullota më të shumta dhe më të mira, etj. Të ardhurit ishin më të organizuar dhe arritën ose ti asimilonin ose ti detyronin vendasit që të largoheshin për në lindje (Kosovë)ose për në perëndim (Shkodër). Njëkosisht filluan edhe përpjekjet në mes tyre për të siguruar çdo fis kullota më të mëdha dhe më të mira. Lufta midis fiseve për zotrim kullotash vazhdoi deri në shekullin e 19-të. .
Kushtet e reja të jëtës së ngulur ndikuan edhe mbi jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të banorve të zonës. Mbi sistemin fisnorë, i cili mbeshtetej në lidhjen e gjakut ndërmjet njerëzve (fisi), lindi sistemi i ri me lidhje territoriale ndërmjet njerëzve. U formuan grupime të reja populsie, të cilat nuk quheshin më fise, por male. Dhe e gjithë popullsia e Malësisë u nda në 12 male: Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviçi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Shkreli, Kastrati, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi.
Nga ky ekilibër i ri, banorët e filluan të shkonin drejt një përqëndrimi ekonomoiko- shoqëror, politik dhe kulturorë, i cili u shpreh edhe me një emër të përbashkët pasi i gjithë vendi u quajt “Malësi” dhe banorët “malësorë”, pra u zëvendësue emertimi Pulat (Pult), por ky emërtim nuk u zhduk por kaloi si emertim për një nenzonë të Malësisë.

Megjithëse emri “Malësi” është një emër i përveçëm që i jepet një vetëm krahinës së njohur në gjeografi me emrin “Alpe” dhe në asnjë vënd tjetër , edhe pse janë vende malore si Luma, etj. Kjo shpjegohet se emri ‘Malësi” nuk është një emër gjeografik që ka kuptimin fizik të disa maleve, por është një emër me kuptim etnografik, ku fjala “mal” ka kuptimin e një grupi njerëzish dhe fjala “Malësi” ka kuptimin e disa grupeve të tilla njerëzish.

Kjo zonë kishtë një unitet ekonomiko-shoqërorë, i cili shprehet tek Kanuni i Maleve (i cili është i ndryshëm nga Kanuni i Lek Dukagjinit). Drejtimi politik kryhej nga kuvendi i pleqëve të maleve (12 pleq, nga 1 për çdo mal).

Ndërmjet Malësisë dhe Dukagjinit ka pasur ndikime të ndërsjellta. Fiset e Gashit dhe të Bytyçit kaluan lumin e Tropojës dhe u vëndosën në deri afër lumit të Skatinës, në territorin e Dukagjinit, duke e shtrirë ndikimin e Malësisë deri në atë lumë, kurse fisi i Thaçit kaloi lumin Drin dhe u vendos në zonën e Dukagjinit (në Pukë ), por humbi lidhjet me Malësinë dhe u bë pjesë e Dukagjinit. Grupe malësorësh zbritën e populluan fushat e Mbishkodrës, duke i bërë pjesë të Malësisë, ndonse ato janë zona fushore. Edhe nga zona e Dukagjinit ka pasur dyndje të popullsisë drejt Malësisë, të cilat kanë qënë të shumta, por më e madhja ndodhi pas thyerjes që pësuan dukagjinasit nga turqit në shekullin e 17-të, ku siç thamë:

Dy grupime u drejtuan për në Malësi, në territore të ndryshyshme.

Grupi i parë u vendos në luginën e lumit të Nikajve, në Tropojë dhe formoj fisin e sotëm të Mërturit.
Grupi i dytë i përbërë nga dy vllazni u vëndos në luginën e lumit të Shalës dhe formuan fiset e Shalës dhe të Shoshit. Pak më vonë erdhi edhe një grup tjetër i përbërë nga Gimajt, dhe u vëndos në zonën e Shalës.

Vendosja e kësaj popullsie u bë në mënyrë paqësore dhe pa luftë, ka mundësi se shkaku pse nuk u bë luftë ishte për arsye se të dy palët ishin luftëtarë kundër armikut të përbashkët, “pushtusi osman”.
Banorët e rinjë sollën traditat dhe zakonet e tyre dhe emrin Dukagjin, dhe mes të tjerave sollën edhe kanunin e Lek Dukagjinit. Kjo popullsi nuk u shkri me popullsinë malësore vëndase por, ruajti traditat dhe zakonet e veta dhe formoj një krahinë etnografike në vete, në zemër të Malësisë, duke e ndarë atë në dy pjesë: 9 male në perëndim, të cilat u quajtën Malësia e Madhe dhe 3 male në lindje, të cilat u quajtën Malësia e Vogël (Malësia e Gjakovës).

Disa albanolog të huaj (Reinboldi, Hani, etj) të cilët nuk u thelluan në fenomenin e zhvillimit të ngjarjeve, nuk morën me mënd se si mund të ishte Malësia e Madhe larg asaj të Voglës dhe me një krahinë tjetër etnografike në mes të tyre, prandaj emrin Malësi e Vogël e vune mbi Dukagjinin, duke bashkuar Malësinë e Madhe me Malësinë e Vogël (Dukagjinin). Me këtë bënë një gabim të madh. Popullsia e Dukagjinit i ruajti traditat e veta, nuk e quan vëndin e tij “Malësi”dhe veten “malësor”. Prandaj vëndosja e emertimit “Malësi e Vogël” mbi Dukagjin është krej arbitrare.

Dukagjini i Ri që është në mes të Malësisë i ruajti shumë traditat dhe zakonet e veta, por ra edhe nën ndikimin e Malësisë, gjë që u shfaq në marrjen e disa dokeve dhe zakoneve në kulturë materiale si: tipin e ndërtesave, në veshje, etj, në kulturën artistike si: marrja e lahutës dhe e eposit të Kreshnikëve. Por Dukagjini i Ri ushtroj edhe vetë një ndikim shumë të madh mbi zonat përreth të Malësisë, saqë zona e Pultit (Pulti i sotëm) ra plotësisht nën ndikimin e Dukagjinit dhe ndonse popullsia është tjetër, Pulti u bë pjesë e Dukagjinit, kurse Toplana, Temali dhe Nikajt ranë pjesërisht nën ndikimin e Dukagjinit.

Studim i bere nga Florian Fusha


U morre nga linku; http://www.facebook.com/note.php?note_id=125366336539
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 21 Apr 2010, 19:48

Ndarja administrative
SHALE - SHOSHE - PULT DHE TOPLANE


Komuna Shale

Komuna Shale perfshin 11 fshatra:F/ Breg-Lumi,

- Abat,
- Nicaj-Shale,
- Lekaj,
- Vuksanaj,
- Pecaj,
- Theth,
- Nderhysaj,
- Gimaj,
- Nen-Mavriq,
- Lota

Komuna Shosh

Komuna Shosh perfshin 5 fshatra:

- F/ Ndrejaj,
- Nikaj-Shosh,
- Palaj,
- Pepsumaj,
- Brasht

Komuna Pult

Komuna Pult perfshin 7 fshatra:

- F/Pog,
- Kir,
- Gjuraj,
- Plan,
- Xhan,
- Brucaj,
- Mgull

Zona Toplane

Jane 2 fshatra;

-Toplane
- Serme
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 23 Apr 2010, 09:04

KU SHTRIHET SOT DUKAGJINI?


August 22, 2009
Studim i bere nga Florian Fusha
Image
Ka pasur dhe ka shume mendime se kush futet sot në trevën e Dukagjinit (i Riu), për ti dhë në zgjidhje ketij problemi, bëhet ky studim, i cili bazohet vetem në fakte dhe dokumenta historike dhe jo në dëshirat e momentit të njërit apo tjetrit.

Dukagjini i sotëm apo siç quhet nga specialistët e fushave të ndryshme, Dukagjini i Ri, dhe kjo vjen për të mos e ngarërruar me principatën e dikurshme të Dukagjinasve dhe për arsye se banorët e zonës (Shala e Shoshi), janë pasardhës të banorve të asaj principate, pra janë një fis me Dukagjinasit e dikurshëm, që territoret e tyre shtriheshin nga zona bregdetare ndërmjet Lezhës dhe grykëderdhjes së lumit Mat e deri në Drenicë, në Kosovë, shtrihet në pjesën me veriore të rrethit të Shkodrës.

Siç dihet nga historia principata e Dukagjinasve si pasojëe luftrave me osmanët, në shek. e XVII, u shpërbë dhe humbi konceptin e organizimit politik dhe fisnorë.
Pas kësaj traume, popullsia filloj të organizohej në organizma të rinjë politikë dhe fisnor, linden grupime të reja si: Mirdita, etj. Emri i më parshëm, pra dukagjinas u la në harresë në trojet që më parë ishin nën zotrimet e asaj principate. Sot në zonën ku shtrihej ajo principatë, me përjashtim të toponimeve që kanë mbetur nga ajo kohë si : fshati Dukagjin në Mat, apo Rrafshi i Dukagjinit në Kosovë, nuk është asnjë rast që popullsia vazhdon të mbaj emrin e më parshëm, pra quhen mirditor, pukjanë, kuksian, etj por asnjë nuk quhet dukagjinas.
Por ky emertim (dukagjinas) nuk u zduk, dhe kjo për arsyese një grupim i popullësisë së principatës, të cilët u larguan nga këto zona dhe u vendosën në zemër të zonës së Malësise, dhe këta janë fiset e Shalës dhe të Shoshit. Të cilët vendin ku shkuan e quajtën Dukagjin dhe veten dukagjinas. Si pasojë e kontakteve dhe dhënjes dhe marrjes reciproke me kalimin e kohës edhe zona e Pultit, edhe pse nga gjaku nuk janë dukagjinas, sot e quajnë veten dhe vendin e tyre Dukagjin. Pra sot në shek.XXI, Dukagjini dhe dukaginasit (i Riu) shtrihen në zonën e Shalës, Shoshit, Pultit dhe zona e Toplanës, e cila si pasojë e ndarjes administrative të 1992, i ka kaluar një komune tjetër (Shllaku), por nga ana etnografikë është pjesë e Dukagjinit.
Pas ndryshimeve të viteve 90-të, vërehet re se nga shumë grupime dhe autor të ndryshëm, por duhet theksuar se pa asnjë studim shkencor, mundohen që në emertimin Dukagjin të fusin edhe shumë zona të tjera si Nikaj-Mërtur, dhe sidomos Shllakun e Temalin. Por kjo është e gabuar.
Madje sot edhe shoqata “atdhetare Dukagjini” mbështet këtë ide. Madje edhe harta e zonës ne faqen web të shoqatës jep Shalën, Shoshin, Pultin dhe Shllakun e Temalin. Edhe pas brënda kësaj shoqate ka pasur zëra për futjen edhe të zonës së zonës së Nikaj-Mërturit. Por kjo për fat të mirë nuk u lejua. Këto zëra bazoheshin në faktin se edhe mërturësit janë të fisit të vjetër të dukagjinasve. Po kjo është e vertetë, por nuk duhet harruar se pas shek.XVII, me riorganizimin e ri ajo zonë preferoj emertimion e ri të Nikaj-Mërturit si pasojë e bashkimit me fisin e Nikajve të Malësisë. Në Dukagjinin e sotëm atëherë duhet të futeshiomn edhe Mirdita, Puka, etj. Por kjo nuk është e mundur, pasi p.sh: sot romak quhen vetem banorët e Romës dhe jo gjithë banorët e perandoris Romake. Këto janë evolucione të historisë dhe si të tilla nuk mund të kthehen mrapa.

Do ndalemi për një shpjegim më të hollësishëm për sa i takon rastit të Shllakut dhe Temalit.


Autorët që argumentojnë futjen e këtyre dy zonave mbështeten në shkaqete e më poshtme:

Këto dy zona kanë qënë historikisht pjesë e Dukagjinit (Riu).
Këto dy zona kanë qënë pjesë e bajrakëve të Dukagjinit.
Sa më shumë të jenë aq më mirë është.
Në këngët që flasin në favor të idesë së tyre.
Të qënura e zonave kufitare dhe katolike.
Kanë qënë pjesë e sanxhakut të Dukagjinit me qëndër në Pejë
Kanë qënë pjesë e rrethit të Dukagjinit.
Etj.


Po i analizojmë me rrallë duke paraqitur fakte dhe dokumenta , që vertetojnë të kundërtën;

Këto dy zona nuk kanë qënë asnjë herë pjesë e Dukagjinit të sotëm apo edhe të vjetrit. Pasi në mesjetë dukaginasit ishin në principatën e dukagjinasve, kurse Shllaku dhe Temali ndodheshin ndërmjet zotrimeve të Spanëve në veri dhe Dushmanëve në jug. Sipas Salnames së vilajetit të Shkodrës e vitit 1892 Malësia e Shkodrës ndahej në 10 male, ku ndër to ishin mali i Dukagjinit me 6 bajrakë dhe mali i Shllak-Temal me 2 bajrakë, etj. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit i mbledhur nga Shtjefen Gjeçovit të ribotuar në Tiranë më 1999, në faqen 84 jepen zonat ku mbahej besa e gjas e çobanit dhe ndër të tjerat shkruhet: Ndër Malet e Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë.
Për sa i takon faktit se kanë qënë pjesë e bajraqeve të Dukagjinit, kjo nuk është aspak e vërtet, sipas të gjitha burimeve dhe arkivave askund nuk del se bajrakët e këtyre dy zonave kanë kënë quajtur bajrakët e Dukagjinit, pasi në arkiva flitet për bajrakët e Dukagjinit dhe jepet shprehimisht. Shala, Shoshi, Toplana, Kiri, Plani e Xhani. Kështu më 14 maj 1866 “populli i Gjashtë Bajrakëve të Dukagjinit” i drejtoi qeveritarit të Shkodrës kërkesën me shkrim, një vit pasi ishte emëruar bylykbashi i tyre. Ceno Beu “nuk kishte njohuri dhe nuk iu përshtat zakoneve e rregullave tona” shkruanin dukagjinasit (AQSh fondi 121, dosja 807).
Për sai takon shprehjes se sa më shumë të jenë aq më mirë është. Kjo shprehen në këtë rast nuk shkon, pasi është e drejt se sa më shumë të jenë aq më mirë është por duhet kuptuar një që e vogël. Ku themi shkodranë nënkuptojmë banorët e zonës së Shkodrës, dhe me këtë rast nuk mund të quajm shkodranë edhe lezhjanët. Pastaj në qoftë se duam patjetër të fusim edhe zona të tjera në Shoqatë, për arsye të ndryshme, por jo shkencore, atëherë është shumë e thjeshtë, t’i ndryshohet emri shoqatës. Dhe nga Dukagjin mund të quhet Alpet, Mbishkodra, Malësia, etj. Por jo Dukagjini sepse kur themi Dukagjin nënkuptojmë dukagjinësit e jo zonat aty afër.
Asnjë këngë e vjetër e zonës së Dukagjinit apo e Shllakut e Temalit nuk ka të bëjë mendonjë rast ku këto dy zona futen në zonën e Dukagjinit, por për të kundërtën kemi shumë raste si:

Dukagjini shumë luftë bani.
Shala, Shoshi edhe Plani
Apo
Gjasht bajrakët janë poterue,
Kanë lidhë besën e janë betue

Është një këngë në të cilën thuhet po luftojnë bijtë e Dukagjinit, për një luftë të bërë në zonën e Shllakut, por kjo këngë është bërë pas viteve 90-të. Ku dihet se në këtë periudhë mjafton që të japësh një sasi lëkësh, e për një javë del kënga ku thuhet se je “president i vendit”.
Fakti i të qënurit kufitar dhe katolik të dy palët. Kjo për sa i takon për sa kemi folur deri tani nuk ka të bëjë fare, pasi e qënura komshinj nuk do të thotë se i përkasim të njëjtit grup, përsa i takon faktit se të dy palët janë katolikë. Feja është një faktor i rëndësishëm por në këtë rast nuk ka të bëjë farë, pasi feja është një faktor përsonal dhe këtu na vjen si shëmbull fshati i Shëngjergjit në Nikaj-Merturë, i cili është një fis, edhe pse një pjesë e vogël e popullsisë është kthyer në fene islame, në ndryshim nga i gjithë fshati që është katolik. Kjo nuk do të thotë se ajo pjesë, sa do e vogël, e popullsisë nuk është shëngjergjase. Pra të qënurit apo jo të një përkatësie fetare nuk të përjashton apo fut në një përbërje të një popullsie. Aq më tepër që kjo është një karakteristikë e grekëve.për të cilët çdo ortodoks shqipëtar është grek, dhe jo e zonës së Dukagjinit.
E qenur e përbashkët në një sanxhak, në kohën e përandorisë Osmane apo në një rreth administrativ në shtetin Shqipëtar deri në vitet 50-të të Shek. XX, nuk do të thotë asgjë, madje duhet kuptuar se nga kjo është edhe shkaku kryesor nga vjen ky gabim. Pasi dihet si bëheshin dhe bëhen ndarjet administrative, ku një zonë kalon nga rrethi në rreth për arsye politike, ekonomike apo thjesht për shkak të votimeve. Kjo mund të shpjegohet shumë thjeshtë po të shikohet ndarja administrative e Shqipërisë sot, ku zona etnografike si Kurvëleshi është e ndarë ndërmjet rretheve të ndryshme, apo rrethi i Mirditës, i cili ka vetem një pjesë të krahinës etnografike të Mirditës, sidhe vetë Shqipëria sot. Gjthashtu dihet se Rragami, në luginën e Valbonës është me popullsi thethnjane (madje ai nihet me emrin Rragami i Shalës ), por me gjithë atë ai ndodhet në rrethin e Tropojës.

Prandj duhet theksuar se zona e Dukagjinit të sotëm përbën Shalën, Shoshin, Pultin dhe zonën e Toplanës, arsytimet e komentet e tjera janë të gabuara e për qellime të tjera jo shkëncore. Dhe historia do të tregojë këtë


MORRE NGA LINKU; http://74.125.77.132/search?q=cache:3kP ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 25 Apr 2010, 09:12

TOPLANA – KUFI ME DUSHMANIN - PJESE AKTIVE E DUKAGJINIT


Unë pata fatin qe një pjese te rinise sime ta kaloj ne fshatin Toplane, midis banoreve, njerëzve te mrekullueshëm te saj. Ajo kohe edhe për mua shërbeu si një shkolle. Atje u burrëruam, u bëme me te ditur, e u bëme me te afte për t’i përballuar vështiruesit e jetës. Për arritjen e këtyre cilësive, merita është e toplanasve, për te cilët gjithnjë i kujtojmë me nostalgji dhe me shume respekt. Prandaj ndjej obligim për te shkruar sadopak për ketë fshat te Dukagjinit.
Toplana është fshati me i skajshëm i Dukagjinit dhe i rrethit te Shkodres, midis tri rretheve: Shkodër, Puke e Tropojë. Shtrihet ne krahun e djathte te lumit Drin, sot liqeni i Komanit. Kufizohet ne Lindje me rrethin e Pukës, me te cilin e ndan liqeni i Komanit; ne Jug kufizohet me Dushmanin, ne mes te cilëve është lumi i Leqniqes, pjese e poshtme e lumit te Shalës; ne Perëndim kufizohet me fshatrat Molle e Brashte te komunës se Shoshit; kurse ne Veri kufizohet me fshatin Brise te komunës Lekbibaj, te rrethit Tropojë.

Toplana është vëlla me Shllak e Gash te Tropojës.

Bile përballe Toplanes ndodhet një maje mali me emrin maja e Gashit, ne te cilin mendohet se këta vëllezër kane kuvenduar dhe janë ndare njeri me tjetrin, megjithëse ky mal është pjese përbërëse e shtrirjes gjeografike te fshatit Berishe te rrethit Puke.
Ka tri versione për prejardhjen e emrit, toponimit Toplane. Eqrem Çabej dhe Rrok Zojzi thonë se e ka marre emrin nga një top i lanun apo top lende(druri), me te cilët një pjese e banoreve te fshatit janë ne një mendje. Kurse për mua me i pranueshëm është varianti i Fran Lulit, i cili thotë se toponimi Toplane, vjen nga fjala tople – vend i vaket, vend i nxehte, klime te cilën ia imponon lugina e Drinit. Duke pas parasysh emra te ndryshëm vendesh apo rrënojat e 7 kishave me emra shenjtoresh te ndryshëm, arrihet ne përfundimin se fshati Toplane ka qene i banuar shume shekuj me përpara, ndoshta me i banuar se shume fshatra te tjerë te Dukagjinit.
Fisi i Toplanes përbehet nga 10 vllazni, si: Ndrepepaj, Lekaj, Geraj, Bicaj, Malutaj, Gjoklekaj, Gjomicaj, Mertiaj, Kolicaj e Prezhmeshaj. Ndahet ne dy njësi vendore: Katundi e Sërma. Sërma ne fillim ka qene bjeshke e Katundit, ne te cilën ka banore nga te gjitha vllaznite. Toplana gjithnjë ka qene bajrak me vete, duke qene shume aktiv ne historinë e Dukagjinit. Kujtojmë me ketë rast luftën e korrikut te vitit 1910, kundra Shefqet Turgut Pashës, ne te cilën fshati Sterniqe u be e pakalueshme nga heroizmi i luftëtareve toplanas. Po kështu, kujtojmë korrikun e vitit 1915, luftën e popullit te Dukagjinit kundër ushtrive malazeze dhe kushtrimit te kësaj lufte iu përgjigj menjëherë Mark Sadria ne krye te luftëtareve te Toplanes, i cili dha jetën ne mbrojtje te Qafës se Megulles. Heroizmi i tyre është përjetuar edhe ne kënge. Ja disa vargje: Mark Sadria me Toplane / Qafen e Megulles done me xane / Qafen e Megulles done me msy / Se ka ra shkjau me ushtri / Aty trimi kenka vra / Fyt për fyt merthye me shkja / … Ne legjende janë kthyer trimëritë e Col Lulashit, sidomos kundra pushtuesve te nemsese.
Edhe ne luftën Nacional – Çlirimtare, toplanasit morën pjese aktivisht duke filluar qe ne formimin e Çetës Partizane te Dukagjinit, me 5 nëntor 1943 e deri ne formacione duke e quajtur çlirimin e vendit si një domosdoshmëri, pa ditur se çfarë do te vinte pas çlirimit, si: Ndue Micani, Kole Zefi, Ndue Gjeloshi, Ndoc Deda, e te tjerë. Ndue Gjeloshi nga Sërma ra heroikisht ne Peje duke luftuar për çlirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavinë. U desh te kalonin shume vite qe te shpallej “Dëshmor i Atdheut”, se vëllai i tij, Zefi, ishte arratisur sepse ishte kundër regjimit komunist.
Ndue Micani meriton një shkrim te veçante, se përveç dy medaljeve te trimërisë, pati meritën e madhe qe Toplana nuk u dëmtua nga operacionet e viteve te para te mbas çlirimit te vendit. Tek ai ishin gërshetuar si te radhe kush urtia me trimërinë.
Toplanasit gjithnjë janë shquar edhe për frymën e tyre antikomuniste. Ne përpjekje kundra forcave partizane ne nëntor 1944, dhanë jetën Shpend Sadria e Prele Deda. Nga pakënaqësia ndaj regjimit komunist, Zef Gjeloshi u arratis dhe mbas shume kalvareve, përfundoi ne Australi. Toplana beri rezistencën me te madhe se i gjithë Dukagjini tundra kolektivizimit te ekonomisë bujqësore. Pre te realizuar ketë direktive te PPSH, ne ketë fshat u aktivizua e gjithë “makina” shtetërore e rrethit te Shkodres. Me ketë rast, Toplana pati edhe kulakun e pare e te vetëm ne Dukagjin për ketë problem, Pal Dedoshin. Ne Toplane kurrë nuk u be tufëzimi i plote i bagëtive.
Karakteristike ne fshatin Toplane, para viteve 90-te ka qene familja e madhe patriarkale, me një organizim te përkryer ne harmonizimin e detyrave brenda familjes, te cilat kane qene ne zë ne tere Dukagjinin. Te tilla kane qene: Familja e Marash Binakut, Pal Dedoshit, Gjon Rustemit, Tahir Nikes, Dede Zefit, Kole Gjon Fermosit, Ndue Delise, Pal Hajdarit, e te tjera.
Toplanasit kane qene e janë njerëz shume punëtor. Janë marre me bujqësi e ne veçanti me blegtori, duke pas baze bagëtitë e imta, dhinë. Dallohen, ne mënyre te veçante për pemëtari, sidomos për hardhinë. Vetëm ulliri nuk është kultivuar. Ketë e vërtetojnë dhe mbiemrat e shume me emra pemësh, si: Rrushi, Molla, Dardha, Qershia, e te tjerë. Toplana është e përmendur për cilësinë e rakisë sepse rrushi aty qe herët ishte ne shume varietete e dalluar nga fshatrat e tjerë te Dukagjinit. Janë mjeshtër te punimit me dru e gur. Vetëm aty, ka kohe qe shef shtëpia me gurë te gdhendur apo me kombinim gurësh dekorativ shumëngjyrësh, si te Zef Smajli, Ndue Gjelosh Leka, Zef Rustemi, e te tjerë. Aq duarartë ka qene Ndue Prendi sa ka arrit me vene dhembe e dhëmballë alumini. Edhe ne Toplane, si ne çdo fshat tjetër, kane hedhur shtat vetit e virtytet me te mira te malësorit, si: bujaria, mikpritja, besa e fjala e dhëne dhe vitaliteti për te përballuar vështirësitë e natyrës. Ketë e shikojë ne çdo familje qe shkoje për vizite ose për te bujtur. Çdo person qe nuk ishte vendas e ndjente veten si ne shtëpinë e vete, se i krijonin një mjedis mjaft te ngrohte. Kjo mikpritje e madhe e tyre, na e zvogëlonte mërzinë, se duke qene larg familjes ajo ishte e pashmangshme. Kuadrot e ekonomisë dhe te dhënies se mësimit për 50 vjet nuk kane qene te pakte ne ketë fshat, dhe megjithatë, ata asnjë here nuk e kursyen dashurinë dhe mikpritjen për ta. Ishte për tu habitur për kërkesat e tyre ndaj dijes. Megjithëse fshat i izoluar, larg rrjetit te zhvillimit, ishin shume arsimdashës. Kishte me dhjetëra nxënës me përparim te larte ne mësime, fale dhuntisë natyrore, interesimit te prindërve te tyre, por edhe punës plote përkushtim te mësuesve qe punuan me aq dashuri dhe pasion ne ketë fshat te thelle te Dukagjinit, prej te cilëve deri vone nuk kishte asnjë vendas, si: Zef Fusha, Zef Livadhi, Kole Çardaku, Fran Luli, Elizabeta Luli, Seit Hasani, Baqir Malja, Fran Dardha, Ndue Kroni, Ilmi Guri, Martin Arra, Gjelosh Ndreshaj, Agim Faslia, Lazer Logu, Lorenc Mosi, Nikoll Gjoka, e te tjerë derisa u përgatiten mësuesit vendas qe e çuan akoma me përpara arsimin ne ketë fshat, si: Shtjefen Zyla, Mire Molla, Tule Ahu, Pjeter Aroni, Nike Germusha, Kole Larushku, Pellumb Guraleci, Sokol Kapaj, Rushe Qarri, Age Molla, e te tjerë. Edhe ne sektorin e ekonomisë kishte arritje, fale ndjenjës se punës qe i karakterizonte toplanasit, drejtimit te mire te kuadrit ekonomik, si: Nike Gjoni, Pal Nika, Pal Kola, Xhemal Bushi, e te tjerë ne harmoni te plote me kuadrin vendas, ishin ne pararoje ne kryerjen e detyrave ekonomike deri edhe ne shkalle krahine.
Ne elitën e intelektualeve te Dukagjinit ka edhe nga Toplana, te cilët kudo qe kane punuar janë dalluar për përkushtim ne pune dhe nivel shkencor ne drejtim. Te tille janë mjeket e nderuar Pal e Fran Kapaj, mjeku Lulash Aroni, mësuesi e juristi Shtjefen Zyla, tekniku i pyjeve Martin Ahu, ekonomistet Dede Kroni e Kole Guri, e te tjerë.
Edhe ne Toplane emigrimi dhe migrimi bene punen e tyre. Pavarësisht nga përmirësimet ne infrastrukture me ndërtimin e hidrocentralit te Komanit, Toplana kishte më arsye se fshatrat e tjerë te Dukagjinit me u braktise fshati dhe për te kërkuar një jete me te mire sepse ka qene fshati me i izoluar. Ne vitin 1990 ne Toplane kane jetuar 108 familje, prej te cilave 67 ne Katund dhe 41 ne Serme, kurse ne dimrin e sivjetshëm jetuan vetëm 31 familje, dhe këto te gjitha ne Katund, ndërsa ne Serme ka disa vjet qe nuk banon asnjë familje, bile as ne Vere nuk dalin, qe për mendimin tim, kush ka mundësi nuk e ka drejte një qëndrim te tille ndaj fshatit te tyre. Kurse katundësit e toplanes duhen përgëzuar qe nuk e kane braktisur plotësisht vendlindjen e tyre ne krahasim me banoret e fshatrave te tjera te Dukagjinit. Duke qene shume punëtore e vital, toplanasit kudo qe janë vendosur për një jete me te mire ne fushe apo zona urbane, bëjnë diferencën ne ndërtimin e shtëpive e mjediseve rreth tyre.
Ne biznesin e Shkodres e me gjere e thone fjalën e tyre edhe biznesmenët toplanas, si: vëllezërit Bale e Gjergj Fermosi, Tome Arra, Fran Molla, Pashko Larushku, Gjin Kapaj, e te tjerë. Paraqita vetëm një “pike ujë” ne “detin” e madhështisë se fshatit Toplane, si një pjese shume aktive e Dukagjinit, duke e quajtur fillimin e një pune studimore, hulumtuese e shkencore qe mund te behet ne te ardhmen sepse është i pastudiuar, sidomos nga vendasit ne bashkëpunim me studiues te fushave te ndryshme: te historisë, te arkeologjisë, e te tjera për te hedhur drite mbi ketë vend me shume vlera.
Shpreh bindjen se ky fshat me vlera turistike, historike e kulturore nuk do te braktiset! Ai do te ripopullohet për tu shfrytëzuar për këto vlera, se edhe ka një te ardhme te ndritur, pasi se shpejti andej do te kaloje superstrada, korridori i Alpeve: Shëngjin – Vaudejes – Koman – Toplane – Lekbibaj – Fierzë – Tropojë – Gjakove. Toplanen se shpejti do ta shohim te begate dhe do te na nxisë te shkojmë, jo vetëm bijat e bijtë e tij, por edhe ne për ta vizituar dhe ndenjur, qofte edhe për një kohe te shkurtër.
PRELE SHYTANI
“O udhëtar që shkon në Shkodër,
mos ndalo aty, vazhdo të ecësh më lart dhe vetëm
atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra. “
Indro Montanelli

U morre nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:iep ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DUKAGJINI - GJEOGRAFI DHE PEISAZHE

Postby Laert » 26 Apr 2010, 10:18

Shënime historike rreth dioqezës së Pultit


Krahina e Pultit gjeografikisht sot përmblidhet:Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
I pari dokument historik që përmend Pultin asht një letër e Stefan Nemanjes, zhupan i madh i Serbisë, i cili ma vonë u ba murg në malin Athos e u quejt Shën Simeoni, sikurse e verteton në shkrimet e tij Shën Sava rreth vitit 1184. Një përshkrim ma të hollësishëm të Pultit t'Epërm e të Pultit të Vogël na e jep Perandori Stefan Dushani në vitin 1348, prej të cilit del se Pulti i Epërm përfshinte krahinën e Drinit, nga Ura e Vezirit deri në Valbonë, mjesa Pultin e Poshtëm e çon deri në breg të Liqenit të Shkodrës, tue përmendë Kalldrunin, Koplikun e Lohen.
Rohrbacher, në "Historinë e kishës", vëll. IV, fq.932 çekë se në vitin 516, kohën e Perandorit Anastas, shkojshin në Konstandinopull ipeshkvijtë e Illyrisë, nder të cilët Laurenti (Lorenci), ipeshkëv i Lychnidos (Ohrit), Alcison-i ipeshkëvi i Nikopojës, Cojni, ipeshkëv i Naison-it (Nishit) dhe Evangjeli ipeshkëv i Paulitonunsis. Dhe auktori pyetë, nëse Paulitensis asht i njajtë, me Pulatensis, Polatensis e Politensusis (Pulti).
Kah mbarimi i shek.IX, Polati (Pulti) ishte qytet ipeshkvnuer, sikurse vertetohet prej aktesh të Konçilit Dolmitan në vitin 877 ku dioqeza i mbështetet Metropolitisë të Diokletisë e të Tivarit, Aleksandri II, ia lëshon këtij Kishën e Pultit, deri që ma vonë me ramjen e Diokletisë xunë fill kundershtimet e vazhdueshme në mes të arqipeshkvijve të Tivarit e të Raguzës e cila donte me e mbajtë Pultin për vedi, por iu la prap sikurse Ulqini, metropolisë së Tivarit.
Deri në shek. XIV, nuk figuron asnjë dallim në mes të Pultit të Madh e të Pultit të Vogël. Në vjetin 1345 na dalin dy ipeshkvij: i Pultit të Madh e i Pultit të Vogël. Sepse ipeshkvi i Pultit që ekzistonte në të njejtin vit sikur ndër Regjistrat e Klementit VI qe zgjedhë Gjoni, që u quajt Episcopus Scodriensis d.m.th., i Pultit të Vogël. Por në të vërtetë Ipeshkëvia e Pultit të Vogël do të ketë fillue meshë përpara mbasi në regjistrat thuhet se u zgjodh Gjoni për Abatun Episcopi praedocenscoris (me rastin e vdekjes së ipeshkëvit paraardhës). Megjithëse sikur shkruen K. Pooten i mbështetun në Farlatin, nuk mund të caktohen me saktësi kufijt e dy dioqezave, prap se prapë i afrohen së vërtetës ata që vejnë Mejen e Ndërmajnës si vend ku përputhen të dy dioqezet d.m.th. në anë të malit Kishën e Pultit të Madh e këtij Malit, kah Shkodra Kishën e Pultit të Vogël. Në shek.XVI, nuk u
65
zgjodh ma ipeshkëvij të Pultit të Vogël. E që atëherë këto dy dioqezet u shkrinë në një mbas zgjedhjes së Vinçncit më 1520.
Duhet shenue se ipeshkëvijtë e Pultit të Vogël u thiren, herë Scodienzes, Scodonunsus, Scordinenaes, dhe si pamë ma naltë, Scodrianses.
Shenim: Duhet dijtë se për t'u formue një dioqezë, lypet të ketë qytetin nga i cili të marrin emnin (titullin). Provë e gjallë e kësaj asht Abati i Mirditës thirret Abbas Nullius (civitatis) pse në atë rreth nuk ka pasë qytet.
Simbas vertetimeve që na lanë Praschniker fq. 89, L.Ecy. Th. Ippen, Degrand, Kalendari i V.P. etj., del se në krahinën e Pultit si të Madh e të Vogël, që sot thirret Dukagjin, kanë mbetë disa monumenta të një së kaluemeje të ndritun sikurse janë Kisha e Shën Gjergjit në Toplan, me rrasë përkujtimore e afreske përmbrenda, Kumbonarja e Kodër Shën Gjergjit bashkëkohëtare me atë të Kakarriqit dhe si toponimin i përmendun Kalaja e Bobit, Qyteti Dakaj në Shalë, Kalaja e Mavriqit, Celulet e Baziljanëvet në Breg të Lumit, etj. etj.
Vargu i ipeshkvijve të dioqezës së Pultit
Viti Ipeshkvij
877 - N.N.
1062 - N.N.
1121 - N.N.
1141 - Teodori.
1199 - Gjoni, mori pjesë në Konçilin e Dioklesë.
1227 - N.N
1251 - Andrea.
1308 - N.N. Në këtë vit dioqeza thirret Polacensis.
1351 - N.N.
vit i pasigurtë. Pjetri.
1367 - Nikolla prej kishës së Filadelfisë.
1370 - Nikolla. Kohën e këtij u fut me pahir Dhimitri Komneni në vitin 1372.
1376 - Mateu Nursia, agostinian.
1421 - Menelau Zakaria, jetoi shumë.
1450 (rreth) - Nikolla. Kohën e këtij, në vitin 1454 Biemi shkruen se, mbasi vdiq Pjeter Spani, dinast i Pultit, tue pasë hy grindja mes bijëve të tij, Skanderbeu, lutë prej Pal Ejllorit, ipeshkëv i Drishtit, vojt në Pult dhe i pajtoi, por prejse Marku ma i vogli s'pranoi e mori dhe e futi në burg.
1470 - Shtjefni, ish rektor i kishës famullitare të Shën Gjergjit de Asanis së Dejës.
1475 - Gjoni II.
1509 - Pjetri Gjoni, klerik i Pultit.
1518 - Izidori Almopoveri nga Brindisi Itali.
1519 (rreth) - Martini.
1520 - Vinçenci Stalone, abat, benediktin.
1529 - Lorenci Santarello.
1574 - Mateu II, Polonez, domenikan.
Për 80-vjet vendi mbeti vakant e nuk dihet arsyeja.
1656 - Vinçenvi Joanella i lindun në Kotorr. Nuk erdhi nga frika e turqve.
1698 - Pjetri Karagjiç, Vikar Apostolik i Pultit, Presbiter i kishës së Shkupit. Mori pjesë në Konçilin I të Arbënit. Mbas 4 vjetëve u emnue metropolit i Shkupit.
66
1703 - Marini Gjini, shkodran, famullitar i Shasit që shkonte me Shkodër. Mori pjesë në Konçilin I të Shqipnisë.
1719 - Pjetri Skura nga dioqeza e Durrësit. Vdiq më 1737.
1731 - Marku de Luki. Lindë më 1689 në katundin Lukiç afër Shestanit. Qe Vikar i arqipeshkvit të Tivarit. Më 1745 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq me 24.II.1748.
1745 - Serafin Durrjana nga Alzani-Bergamo, françeskan. Për 12 vjet qe misionar Apostolik në Shqipni. Mësoi gjuhën shqipe në Kolegjin e Shën Pjetrit de Montano. Ndej katër vjet mandej vojt në Romë e në Bergamo tue vijue me mbajtë titullin. Vdiq më 1762.
1756 - Gjergji Junki nga Livari i Tivarit. Mbasi ndej do vjet në Romë, ktheu famullitar i Zupçit të Tivarit. Pa i mbushë 30 vjet, në janar 1756 u zgjodh ipeshkëv i Pultit me 10.XII.1765. Me 8.X.1786 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Mori Palio-n në kishën françeskane në Lezhë. Vdiq në Livar (Ljare) ku u vorros prej Imzot Gjergj Radovanit.
1766 - Leka Bardhi. Vdiq më 1780 i rrëzuem nga mushku.
1781 - Gjoni Logoreci prej katundit Brija-s së Shkodrës. Qe vikar i përgjithshëm i arqipeshkëvisë së Tivarit. Vdiq më 1796.
1791 - Marka Zezaj nga Sapa.
1808 - Antoni Dodmasej, shkodran.
1815 - Ejlli Kallmeti.
1818 - Pjetri Gjinaj, shkodran. Më 1.IV.1833 qe mbytë mizorisht me sëpatë mbas kreje, prej xhakonit të tij, nësa ishte tue u nxe para votrës. Mbas vdekjes së tij deri me 1840 selia mbeti bosh. Në vitin 1840-1847 e mbajti me zavendësim Guljemi.
1847 - Pali Dodmasej, shkodran.
1858 - Pashko Imeski i familjes Vujçiq, dalmatin, françeskan. Qe epruer i kuvendit françeskan në Venedik. Më 1860 u emnue vikar apostolik në Egjipt. Më 1866 erdhi vikar apostolik në Bosnje.
1860 (18.X.)- Dariu Bucciarelli nga Castelpiano Romë. Qe françeskan. Ndej 9-vjet misionar apostolik në Shqipni. Me 10.III. 1861 u shugurue ipeshkëv në Katedralën e Shkodres. Mbas tre vjetësh, më 1864 u zgjodh arqipeshkëv i Shkupit. Shkroi librin "Udha e Krygjës" dhe të tjera me përmbajtje fetare.
1864 - Pali Berisha nga Tupeci afër Prizrenit. Ndej shumë vjet famullitar i Shkupit. U shugurue në Katedralën e Shkodrës me 14.IV.1864. Vdiq papritmas në Brashtë të Shoshit, më 21.VIII.1869 dhe u vorros në Xhaj-Pult. 1870 - Alberti Gracchi, françeskan. U shugurue në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karlo Pooten. Mori pjesë më 1871 në Konçilin II të Shqipnisë. Vdiq më 1890.
1891 - Nikolla Markoni, lindun në Trento me 18.V.1842. Qe françeskan. Mori pjesë në Konçilin III të Shqipnisë më 1895. Shuguroi në kishën e Gjuhadolit me 3.IV.1910 ndihmësin e vet Imzot Benardin Shllakun. Në vitin 1911 doli në pushim dhe vojt pranë familjes së vet në Trento ku ndihmoi në krezmime etj.
1911 - Benardin Shllaku, i lindun në Shkodër me 23.VI.1875. Me 24.VIII.1890 hyni në Urdhnin Françeskan. Si kreu këndimet e nalta teologjike në Shvarz, Kaltern dhe Graz në Austri, me 26.XII.1898 u shugurue meshtar. Shërbei si mësues në Kolegjin Serafik në Shkodër e në vitin 1899 vojt famullitar në katund të Kastratit ku ndertoi qelën. Në vitin 1906 kthei mësues në Kolegjën Françeskane ku mbajti detyren e Definitorit të Provinçes dhe Drejtor i të Tretit Urdhën. Në shtator 1909 qe çue famullitar në Vuksan-Lekaj e me 3.IV.1910 u shugurue ipeshkëv ndihmës i Pultit. Një vit mbas u ba ipeshkëv rezidenciar i Pultit që e mbajti deri në vdekje. Ndërtoi rezidencën e Xhanit e në vitin 1935 atë të Kodër
67
Shëngjergjit. Ndej 46 vjet ipeshkëv. Në gusht të vitit 1951 u zgjodh Kryetar i Kishës Katolike të Shqipënisë e ordinar i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës. Vdiq mbas një sëmundjeje të gjatë, me 9.XI.1956 dhe mbas tre ditësh qe vorrue në Kishën Françeskane të Gjuhadolit simbas dëshirit të tij.
Bani shumë vepra të mira shoqnore. Meriton të permendet pajtimi i Kastratit me Krajë dhe shpëtimi për tri herë i Dukagjinit nga rrënimi. Bani falje gjaqesh e nxori sa e sa lidhje bese si mes familjeve, ashtu ndermjet krahinës me krahinë.
1957-Antonin Fishta. Lindë në Shkodër. Si ndej sa vjet profesor në gjimnazin françeskan të Shkodrës qe dergue famullitar në Abat të Shalës, Dukagjin. Që nga viti 1948 mbajti vendin si i deleguem ipeshkvnuer për Pult. Me 25.IV.1957 u shugurue ipeshkëv ordinar i Pultit në Katedralën e Shkodres nga Imzot Ernest M.Çoba. Rezidencën ipeshkvnore e pati përkohësisht në Abat ku vazhdon të kryej edhe detyren e famullitarit.
Shënim


U MORRE PREJ LINKUT; http://www.shkoder.net/zip/kmsh.pdf
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron