MALESIA E MADHE - SHKODER

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

MALESIA E MADHE - SHKODER

Postby Laert » 18 Apr 2010, 00:55

Malësia e Madhe
Image

Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare e cila shtrihet në lindje të Podgoricës. Është zonë malore me lartësi mbidetare midis 800 e 1700 m në kufi me Shqipërinë. Shkëmbinjtë gëlqerorë që mbizotërojnë këtu dhe reshjet e vogla i kanë përcaktuar kësaj krahine një fizionomi të thatë dhe të zhveshur. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) dhe derdhet në Moraçë. Në pjesën e epërme ka një rrjedhë të shpejtë e të vrullshme, ndërsa lugina është e thellë dhe e ngushtë. Me të dalë në fushën e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje më të ngadalshme, me luginë të cekët dhe me shumë gjarpërime. Krahina e Malësisë së Madhe është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që përshkon. Malësia e Madhe ndaj Liqenit të Shkodrës është e hapur dhe influenca e kësaj mase ujore ndikon në klimë më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje.

Krahina e Malësisë së Madhe me një pozitë periferike dhe të izoluar, me sipërfaqe të kufizuarat tokave punuese, e thatë për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve gëlqerorë etj. Ka ndikuar që të jetë krahinë e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhisë, kurse në viset e ulëta të të fushës merret me lavërtari. Në komunën e Podgoricës jetojnë afro 14000 shqiptarë ose 8,5% të popullsisë së kësaj komune. Qendra e rëndësishme është Tuzi me 4000 banor , dikur ishte qendër komunale. Tuzi prap me kërkesen e popullatë u krijua komuna.

Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi.

Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zonat bjeshkore, zonat malore dhe zonat fushore.

Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit.

Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit.

Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës.


U MORE NGA LINKU; http://sq.wikipedia.org/wiki/Mal%C3%ABsia_e_Madhe
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron