SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET

Postby Laert » 16 Apr 2010, 21:39

Frederik Dedë Kola, 31 vjeçari plagosi dy herë Zef Marash Pjetrin(72 vjeçar, Pushtuesi i Pronave të Gjon Pjetrush Canaj i Prru Lugjes të Vukjakaj - Shllak dhe ka vra tre njerëz) për BURIMIN E UJIT
Image

Redaksia 28 Gusht, 2021
Aktualitet
EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 72-vjeçari në Shkodër! I riu e përplas me makinë pas sherrit për burimin e ujit dhe e qëllon me çifte, prangoset


SHKODËR- Shllak

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshain Shllak të Shkodrës. Pjetri është konfliktuar me 31-vjeçarin e identifikuar si Frederik Kola për pronësinë e një burimi uji në të njëjtën zonë.
Një 72-vjeçar i identifikuar si Zef Pjetri është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah dhe me shenja dhune. I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës ka treguar se është qëlluar me armë gjahu nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola.

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshain Shllak të Shkodrës. Pjetri është konfliktuar me 31-vjeçarin e identifikuar si Frederik Kola për pronësinë e një burimi uji në të njëjtën zonë.

Pas sherrit verbal, Kola ka hiour në makinën e tij dhe ka përplasur qëllimisht me mjet të moshuarin. Duke mos u mjaftuar me këtë gjë, i riu ka marrë dhe çiften dhe e ka qëlluar Pjetrin duke i lënë plagë në krah. I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari është vënë në pranga. Arma është sekuestruar.
(a.b;f.m/dosja.al)

10:42
Plagosja me armë në Shkodër, POLICIA: 72-vjeçari u paraqit në spital me plagë në krah, situata ende e paqartë

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se i moshuari me inicialet Z.P ka mbërritur në spital i plagosur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMIMë datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

17:00
Zbardhet plagosja në Shkodër!

Pranoset 31-vjeçari, Frederik Kola e përplasi fillimisht me makinë të moshuarin, më pas e qëlloi me çifte

Është zbardhur plagosja e 72-vjeçarit [b]Zef Pjetri
Lagja Kodër Kamsi -i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010.JPG
në Shkodër. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shkodrës ka bërë me dije se ka vënë në pranga 31-vjeçari Frederik Kola, i cili është autori i ngjarjes. Mësohet se fillimisht Kola dhe Pjetri janë zënë për pronësinë e një burimi uji në fshatin Shllak të Shkodrës. Më pas, Kola ka marrë makinën dhe e ka përplasur Pjetrin duke e lënë të plagosur. Por, 31-vjeçari nuk është ndalur me kaq. Ai ka nxjerrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të 72-vjeçarit. Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma është sekuestruar.

Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë shtetasi Frederik Kola si i dyshuari i plagosjes së 72 vjeçarit. Shkodër. Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu. Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Frederik Kola, 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Zef Pjetrin, 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak. Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.[/b]

https://dosja.al/plagoset-me-arme-zjarr ... e-shkoder/
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 16 Apr 2010, 22:14

Lovro MIHAÇEVIÇ dhe SHLLAKU

Udhëpërshkrimet II (Vijon nga numri i kaluar)
Rruga nëpër malet shqiptare

Lagja apo Mali Feza përballë lagjes ''Kodër Kamsit'' të Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29 -8.2010
Feza e Kuqe - Shllakë - Shkodër - Lagja ''Feza e Kuqe përballë Kodër Kamsë - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010].JPG

Peisazh nga Mali Feza e Kuqe/Fierza e Kuqe - përballë Kodër Kamsit të fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - U fotografue nga Bep Martin Pjetri më 29.8.2010

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 16 Apr 2010, 22:26

[b]
Emrat e prrenjve, majat e maleve, qafat e maleve, fshatra, lagjet …..e krahines se Shllakut
Koder kams - Ukbibaj - Shlak - Gushte 2010 - Bep Martin Pjetri [Koder - Kamse - Ukbibaj - Shllak - 29.8.2010 - Bep Martin Pjetri] (Kopier).JPG
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 16 Apr 2010, 22:34

[color=#4000BF]
Fshati Fezë e Kuqe përballë Kodër Kamsit - Ukbibaj - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010.JPG

Fotografoi - Bep Martin Pjetri, më 29.8.2010
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 16 Apr 2010, 23:54

2
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Re: SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 20 Apr 2010, 21:48

1
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 23 Apr 2010, 08:49

Cukali
'Peisazh nga rruga i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010 - Foto - Bep Martin Pjetri].JPG

Në sfond të fotos të bame nga Bep Martin Pjetri ashtë vargmali i Cukalit prej fshatit Ukbibaj Shllak

Blloku i Cukalit shtrihet në ekstremin jugor të zonës, i cili pjesën më të madhe të tij e ka në jashtë territorit të zonës, madje edhe dy majat më të larta, ajo e Mbiliqenthit 1734 m dhe ajo e Cukalit 1724 m, ndodhen jashtë territorit të zonës. Madje ka autor që kufirin e zonës e japin në qafën e Çijave, që do të thotë se blloku i Cukalit nuk përfshihet në zonën e Dukagjinit. Në bazë të mendimit të parë ku një pjesë e vogël përfshihet në zonë, do të flasim pak për këtë bllok. Blloku i Cukalit kufizohet me luginën e Shalës në verilindje, me luginën e Drinit në jug, me luginën e Kirit në perëndim dhe në veriperëndim, sidhe me qafën e Çijave në veri. Ka gjatësi 24 km dhe gjerësi mesatare 8 km. Formohet në antiklinalin me të njëjtin emër. Pjesa qëndrore përfaqëson bërthamën karbonatike të antiklinalit të Cukalit, ndërsa rrethinat e këtij blloku përbëhen nga krahët flishor të antiklinalit. Në bllok dallohen tre sektor morfologjikë: sektori qëndror, jugperëndimor dhe verilindorë. Ky i fundit shtrihet pjesërisht në zonën e Dukagjinit dhe përbëhet nga një kurriz kryesor me drejtim veriperëndim-juglindje.
Vargmali i parë është vargmali lindor ose vargmali ndërmjet luginës së Shalës dhe luginës së Nikaj-Mërturit ( Vargmali maja e Boshit –maja e Toplanës ). Këtë vargmal e ndan qafa e Valbonës nga blloku i Jezercës, dhe fillon me majën e Boshit 2417 m, ( e cila është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës, lumit të Valbonës dhe atij të Nikajve ), vazhdon me qafën e Denellit (1860 m), majen e Kakisë (2359 m), në këtë sektor një shkëputje tektonike, ( vazhdim i shkëputjes tektonike që ka formuar luginën e përroit të Kaprresë), e ka shkëputur nga ky vargmal majën e Zezë (1923 m) dhe e ka zhvendosur drejt perëndimit, pastaj vargmali vazhdon me majet e Thata (2250 m ), majën e Ndërmanjës ( 2250 m), qafën e Ndërmanjës (1557 m), maja e Ershellit (2066m), qafa e Agrit (1200 m). Kjo pjesë e vargmalit është e formuar në karbonatikë, e kufizohet me rrepira dhe gremina me lartësi relative 500-700 m, vargmali vazhdon me bllokun e Toplanës, ku lartësitë më të mëdha janë maja e Toplanës (1478 m) dhe maja e Madhe (1372 m), kjo ulje e menjëhershe prej 600-700 m në lartësinë e vargmalit lidhet me ndërthurje e strukturave gëlqerore antiklinale me strukturat flishore sinklinale dhe vargmali mbyllet në luginën e Drinit në kuotën 107 m.
Vargmali i dytë është vargmali qëndror ose vargmali ndërmjet luginës se Shalës dhe luginave të përroit të Thatë dhe lumit të Kirit ( Vargmali Bjeshkët e Nëmuna-maja e Buallit ). Ky vargmal në sektorin Bjeshkëte Nëmuna –Biga e Gimajve ndan luginën e Shalës nga luginën e përrit të Thatë, pra Dukagjinin me Malësinë e Madhe, kurse në sektorin Bigë e Gimajve-maja e Buallit ndan luginën e Shalës nga lugina e Kirit, pra ndan Dukagjinin në dy pjesë . Ky vargmal fillon me bllokun e Bjeshkëve të Nëmuna ( i cili është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës në jug, lumit të Vuklit në VP, dhe atij të Limit në VL ), vazhdon me majën e Cangojve (2426 m), qafa e maja Pejës (2156 m), maja Rrethi i Vizhnës (2517 m), maja e Arapit (2217 m), maja e Radohinës (2570 m ), qafa e Shtegut të Dhënëve (1775 m), maja e Shtegut (2083 m) dhe qafa eTërthores (1700 m). Në këtë sektor thyerja tektonike e përroit të Kaprresë, e ka ndarë këtë vargmal në dy pjesë, pjesa e parë është spostuar drejt juglindjes dhe mbyllet në malin e Zorgjit (1663 m ), kurse pjesa e dytë është spostuar drejt perëndimit dhe pasi përshkon një hark vazhdon me majen e Mardonit (2179 m), maja e Bigës së Gimajve (e cila është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës, lumit të Kirit dhe përroit të Thatë ), vazhdon me majen e Boshit (1637 m), qafën e Boshit (1280 m ), maja e Kunorës së Lotajve (1539 m ), qafa e Gurit të Kuq (1200 m), maja e Buallit (1378 m ) dhe mbyllet tek qafa e Çijave. Ky vargmal në sektorin Bigë –maja e Buallit, ka ndërthurje të majave jo të larta dhe të mprehta me qafa jo të larta të kontaktit tektoniko-litologjik. Majat kryesore të përbëra nga karbonatikë dhe të vendosur mbi rreshpet, formojnë reliev më të butë, por shumë të copëzuar.
Vargmali i tretë është vargmali perëndimor ose vargmali ndërmjet luginës së Kirit dhe luginave të perroit të Thatë dhe të përroit të Rrjollit (Vargmali Bigë e Gimajve-Maranaj ). Ky vargmal në sektorin Bigë e Gimajve-maja e Ndreut ndan luginën e Kirit nga lugina e përroit të Thatë, pra Dukagjinin nga Shkreli, kurse në sektorin maja e Ndreut-Maranaj, ndan luginën e Kirit nga luginën e perroit të Rrjollit, pra ndan zonën e Dukagjinit nga Gruemira. Në fakt ky vargmal është një devijim i vargmalit të madh Bjeshkët e Nëmuna-maja e Buallit, i cili shkëputet tek mali i Bigës së Gimajve. Ky vargmal ka drejtim jugperëndim-verilindje dhe përbëhet tërsisht nga gelqeror dhe është formuar mbi strukturën sinklinale të Ndërlysës dhe të Kurrileve, duke përbërë një mospërputhje të relievit me strukturën gjeologjike. Ky vargmal fillon me majen e Bigës së Gimajve ( 2232 m ), maja e Madhe (2013 m), qafa e Shtogut (1633 m), maja e Ndreut (1918 m) , ( e cila është një nyje hidrografike ndermjet lumit të Kirit në JL, perroit të Rrjollit në JP dhe përroit të Thatë në veri), pastaj vargmali vazhdon me majen Kurile (1948 m), majen e Bishkazit (1870 m), qafën e Bishkazit (1350 m) dhe përfundon në malin e Maranajt (1578 m), i cili ndodhet jashtë territorit të Dukagjinit.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 26 Apr 2010, 11:00

Në vitin 1671, statistika e dioqezat të Shkodrës ishte kjo;

Simbas relacionit të Dom Shtjefen Gasparit, vizitatorit apostolik në Shqipni, në vitin 1671, statistika e dioqezat të Shkodrës ishte kjo; kah veriu fillonte te Pëdhana e Kelmendit ase e Hotit dhe arrinte kah Jugu deri në Pulaj. Për ipeshkëv Imzot Pjetër Bogdanin thotë se ndejën e kishte 82 milje larg Shkodre, bri malit t'Agrit.
Dioqeza i malevet përfshinte:

- Rrjolli - me 80 shtëpi e 156 frymë; kisha bante pjesë të pashkëputun me shtëpinë e rindertueme nga ipeshkëvi i Shkodrës.

Fshatrat që vareshin prej kësaj dioqeze ishin:

- Çamarati - me 11 shtëpi e gjashtëdheteekater (64) frymë;

Dodçi - me 3 shtëpi e 26 frymë;

Reçi - me 25 shtëpi e 5 frymë;

Lohja - me 20 shtëpi e 183 frymë;

Shkreli - me 65 shtëpi e 500 frymë,

Zusi - me 9 shtëpi e 80 frymë;

Lugji (Grykë Lugje) - me 13 shtëpi e 80 frymë;

Kastrati - me 75 shtëpi e 660 frymë;

Hoti - me 130 shtëpi e 700 frymë;

Kelmendi - , me kishen e Kelmendit ndertue prej vetë kelmendasve në vitin 1651 përfshinë:
Muriqin - me 6 shtëpi e 40 frymë;

Gjonoviqi - me 7 shtëpi e 60 frymë,

Lesoviqin - me 15 shtëpi e 120 frymë;

Milloshin - me 7 shtëpi me 40 frymë;

Vukli - me 32 shtëpi e 200 frymë;

Rrvesten - afër Komes të Kuçit me 6 shtëpi e 30 frymë;

Zeten nën Tuz - me 7 shtëpi e 40 frymë;

Selcën me Muriq - 34 shtëpi me 280 frymë;

Rrabjenin e Radotinës - me 60 shtëpi e 400 frymë. Të gjithë shkojnë me pa meshë në Spanik, kanë edhe vorret.

Rrafshnalta e Kelmendit me rrafshnalten e Nikçit e të Radovicës - kanë 112 shtëpi me 560 frymë. Kelmendasit e kishin zaptue këtë fushë tue përzanë banorët.

Gruda me Triepshin, Ledima e Kuçit, Koça e Kuçit e Tuzi - 306 shtëpi me 2530 frymë;

Gradiskija nën Reç - , e kthyeme nga ortodoksia me vepren e ipeshkvit të Shkodres, kishin 10 shtëpi me 100 frymë, buzë liqenit të Shkodres varet së bashku me tjerë fetarë që banojnë për te gjatë

Liqenit të Shkodres - me 40 shtëpi e 400 frymë e varen nga Rrjolli.
Ipeshkvia e Shkodrës së poshtme:

Trushi i Sipër me kishen e Shirqit
e ndertueme për të nxanë 3000 vetë simbas mbishkrimit të mbretneshës Helena në vitin 1290 asht mbajtë shumë keq, si me kenë stallë; Pullazi në rrenim e sipër.

Shirqi - ka 30 shtëpi me 300 banorë.

Ka edhe kishën e Shëna Prendës. Me kishën e Shirqit shkon edhe Trushi i Poshtëm - me 30 shtëpi e 300 frymë.

Me Trushin e poshtëm shkon edhe lagja e Konit - me 60 shtëpi e 400 frymë. Vjen mandej

Buzëgjarpni - me 55 shtëpi e 279 frymë.

Oboti me Serreq - me 28 shtëpi e 350 banorë me kishen e Shëna Baftit (Shën Bahtit).

Dajçi i Madh me 24 shtëpi e 70 frymë e përfshinë katundet e Mushanit - me 8 shtëpi e 30 frymë;

Grashi me 9 shtëpi e 40 frymë;

Belaj me 5 shtëpi e 30 frymë;

Samrishi i Sipërm e i Poshtëm - me 26 shtëpi e 120 frymë. Varen prej këtij katundet mbatanë

Bunet; Sukubina, Lizna, Kruvetina, Stuçja, (Shtufi) - me 800 frymë.

Shasi, - dikur qytet i madh, sikurse e dëshmojnë rrenojet e 365 kishavet ka nën vedi disa katunde me afro 2000 frymë.

Shën Gjergji - me 120 shtëpi e 1300 frymë;

Pulaj - me 30 shtëpi e 230 frymë.

Sheldija me kishën e Shën Hieronimit - me 20 shtëpi e 150 frymë; me të shkojnë katundet

Gavoç - me 16 shtëpi e 80 frymë;

Ganjolla - 17 shtëpi e 90 frymë;

Jubani - me 20 shtëpi e 140 frymë.

Nga Sheldija varet edhe Dushmani, Arra, Vilza, Mazrreku e Meshkalla - me 40 shtëpi e 300 frymë.

Shiroka e Kishaj me kishën Shën Mërisë Magdalenë, - me 270 shtëpi e 200 frymë (banorë).
Kisha Katedrale kushtue Shën Shtjefnit gjindet në

Barbullush - me 75 shtëpi e 800 banorë; prej kësaj varen Shkreli i Barbullushit me 115 shtëpi e 1600 banorë;

Kulli - me 42 shtëpi e 400 frymë.

Krejtë dioqeza kishte 7.549 shtëpi e 17.283 frymë. (Shih "Hylli i Dritës", viti 6, nr. 11, fq. 7, nr. 3, fq. 154 e vazhdon).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 29 Apr 2010, 11:38

2
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE

Postby Laert » 29 Apr 2010, 19:33

Dyluftimi i Lekë Dukagjinit dhe Leke Zakarise per princeshen Jerina Dushmani
Image

Publikuar më 09/01/2010

Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Dhe ashtu bëri. Por dueli u kthye në një betejë të përgjakshme ndërmjet eskortave që të dy princërit kishin mbas vetes në dasmën e Kastriotëve me Topiajt. Si shkruan Noli, “njëqind e pesë të vdekur dhe pothuajse dyqind të plagosur kishte mbushur fushën e betejës” kur Kont Urani, nip i Simon Altisferit, dikur zot i Shqipërisë (Lekë Zakaria trashëgonte si mbiemër të dytë Altisferi) dhe Vladan Jurici, nip i Skënderbeut arritën të qetësonin gjakrat. Madje duhet thënë se ndërhyrja e tyre u bë e mundur, pasi Lekë Dukagjini mbeti i plagosur prej Lekë Zakarisë, ndërkohë që Kont Urani dhe Vladani Jurici, gjithashtu, ishin plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë, gjatë ndërhyrjes së tyre të pasuksesshme kur beteja e të dy rivalëve dhe oborrtarëve të tyre po shkonte keq për Lekë Zakarinë.

Si mund të kuptohet, Skënderbeu nuk ndodhej në dasmë kur Lekët u përleshën njëri me tjetrin. Ai ishte larguar, së bashku me çiftin e sapomartuar, duke shëtitur rrethinave të Muzakinës, por kur mori vesh ngjarjen shpejtoi për t’i pajtuar të dy princërit e armiqësuar, duke respektuar, gjithashtu, zgjedhjen e Jerinës, pra, Lekë Zakaria ka fituar duelin dhe, së bashku me duelin, edhe Jerinën. Ndërsa Lekë Dukagjini, përveç plagëve që do t’i shërohen shpejt, pranon një duel të humbur me princin e Dejës dhe heq dorë nga kërkesa për princeshën Jerina. Këtë variant tregimi e ka sajuar Fan Noli për t’i dhënë ngjyrë alla shqiptare duelit të dy Lekëve, por lexuesi i sotëm mund ta mendojë si një duel të zakonshëm midis dy fisnikësh të rinj mesjetarë për të fituar dorën e një princeshe të merituar për nga sëra dhe bukuria, siç ndodhte atëherë kudo në oborret princërore të Evropës, edhe fakti, që në këtë duel u përfshinë eskortat shoqëruese të të dy princërve, nuk është ndonjë gjë e pazakontë, me përjashtim të shifrave të të lënduarve, që duken mjaft të ekzagjeruara. Sidoqoftë, dueli i të dy lekëve ka domethënien e paritetit ndërmjet princërve shqiptarë, pavarësisht nga zotërimet e tyre dhe vendi që zinin në hierarkinë e Lidhjes së Lezhës. Pas këtij tregimi, tipik kalorsiak, që të kujton se aventurat e Lançelotit për motivin shkakësor të duelit, aq edhe aventurat e Don Kishotit për bilancin tragjik të përfundimit të tij, kureshtja e lexuesit, me të drejtë, kërkon të plotësohet me ngjarjet dhe bëmat, që ka kaluar Lekë Dukagjini deri në moshën 35 vjeçare kur u bë objekt i penës së historianëve të kohës së tij dhe të mëpastajmë. Dhe lexuesi duhet të marrë me mend se për këtë periudhë mungojnë thuajse tërësisht dokumentet e drejtpërdrejta, prandaj do të ketë durimin të ndjekë hap pas hapi arsyetimin tonë, që rrjedh nga interpretimi i të dhënave të qëmtuara andej këndej nëpër faqet e shkruara nga kronikanët apo historianët e shek. XV e të mëpastajmë. Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej. Diku në jug të Prishtinës është Ulpiana, qyteti ku lindi dhe kaloi rininë e vet princi trashëgimtar i Dukagjinëve, Leka. Ulpiana përshkruhet nga historianët si një vend përrallor, është një Atlanta në gadishullin Ballkanik, jetëgjatësia e secilës nuk mbush një shekull, për të mbetur vetëm si një përfytyrim ideal i një qytetërimi arbëror, dhe, pikërisht, për këtë arsye, u shkatërrua nga osmanlinjtë, të ndihmuar, sigurisht, edhe nga fqinjët ziliqarë, pas largimit prej saj të princit Lekë Dukagjini, që u detyrua të strehohej maleve të principatës së vet. Ulpiana ka afërsisht e Lekës. Duket se i ati, Pal Dukagjini, e ndërroi atë qytet pranë ose mbi monumentet e rrënuara të një qyteti të lashtë ilir, të quajtur Ulpiana, për të përsëritur lavdinë e dikurshme të tij, që në analet e kohëve antike quhej “urbs splendidissima”.


U morre prej linkut; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Next

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron