Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 9 prej 11 · 1 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Njoftime për Zgjedhjet Parlamentare të 23. VI.2013 në dy komuna: Shllak dhe Temal
Imazh

Njoftime mbi Zgjedhjet Parlamentare të 23 qershorit 2013 në Komunën e Shllakut - Shkodër

Imazh
Momenti i Votimit te Qendra e Votimit në Ukbibaj - Shllak - Shkodër - Më 23.VI.2013
Foto u morë nga Facebook i "SHLLAK"

- Zgjedhësit e Regjistruar janë 1.244 shllakas
- Numri total i vendeve të zgjedhjeve janë 3: 1- Ukbibaj, Shkolla 9 - vjeçare; - 2 - Vukjakaj Gegaj, Qendra Shendetesore, 3. Bene, Shkolla fillor


Hile Mark Kodra dtl. 4-3-1959, i Partisë Demokratike - Kryetar i Komunës Shllak
Numrimi i Votave - Ukbibaj - 24.VI.2013
Imazh
Foto u morë nga Facebook i "SHLLAK"

Komuna Shllak ka 7 fshatra;
Kroni i Madhë • Bene • Ukbibaj • Barcollë • Vukjakaj-Gegaj • Palaj-Gushaj • Vukaj

Njoftime te rezultateve të datës 25 qershor 2013 për Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 për Parlamentin e ri shqiptar

Zgjedhësit e Regjistruar - 1.244
Numri total i vendeve të zgjedhjeve - 03
Numri i qëndrave të votimit që kanë dërguar të dhëna - 03 / 100,00%
Numri i zgjedhësve që kanë votuar / Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit - 635/635
Numri i fletëve të votimit të papërdora - 626
Numri i fletëve të votimit të dëmtuara - 8
Numri i fletëve të votimit të pavlefshme - 09
Numri i fletëve të votimit të vlefshme - 626
Pjesëmarrja në votime në qëndrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna - 51,05%

Numri i Votave të shllakasve për 10 Parti me 612 vota:


Aleanca e PD mori 250 vota

1.Partia Demokratike - 177 vota me 28,27%
2. Partia Republikane Shqiptare - 1 votë me 0,16%
3. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë - 72 vota me 11,50%


Aleanca e Majtë mori 362 vota

1.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë - 329 vota me 52,56 %
2.Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane - 1 votë me 0,16%
3.Levizja Socialiste për Integrim - 7 vota me 1,12%
4. Partia Socialiste e Moderuar - 1 votë me 0,16%
5. Partia Emigracioni Shqiptar - 1 votë 0,16%
6. Partia Demokristiane e Shqipërisë - 3 me 0,48%
7. Partia Socialiste e Shqipërisë 20 3,19%

Parti jashtë aleancave

Aleanca Kuq e Zi - 11 vota me 1,76%



Komuna Temal - Shkodër
Imazh
.VI.
Zgjedhësit e Regjistruar janë 1.528 dushamanas - temalas
Numri total i vendeve të zgjedhjeve janë 2


Njoftime për Rezultatet e Zgjedhjeve në Komunën e Temalit - Shkodër - sot më datën 24.VI.2013


E diel, më dt. 23.VI.2013
- Komisioni i qendres se votimit nr.142 i vendosur në fshatin Koman, komuna Temal, Shkoder, ka kerkuar nderhyrjen e forcave te policise per mbajtjen e rregullit, pasi kishte radhe te madhe votuesish

Votat e Komunës Temalit sipas 14 partive të datës 23 qershor 2013 për parlamentin e Shqipnisë me Mark Luigj Zhuri i dtl. 3.10. 1963- Kryetar Komuna Temal i Partisë Socialiste:


360 vota gjithsej të votuesve në Komunën e Temalit u ndanën në 12 parti si ma poshtë vijon;

Aleanca e PD mori 79 vota


1. Partia Demokratike – 72 vota apo 19,62%
2. Partia Republikane Shqiptare - 3 vota apo 0,82%
3. Partia Konservatore – 1 votë apo 0,27%
4. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë - 3 vota apo 0,82%

Aleanca e Partisë Socialiste mori 281 vota

1. Partia Demokristiane e Shqipërisë – 7 vota apo 1,91%
2. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – 1 votë apo 0,27%
3. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë - 46 vota apo 12,53%
4. Levizja Socialiste për Integrim - 13 vota apo 3,54%
5. Partia Socialiste e Shqipërisë – 207 apo 56,40%
6. Partia Socialiste e Moderuar – 3 vota apo 0,82%
7. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – 2 vota apo 0,54%
8. Parti e të Drejtave të Mohuara e Re - 2 vota apo 0,54%

Parti jashtë aleancave mori 5 vota

Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë – 3 vota apo 0,82%
- Aleanca Kuq e Zi - 2 vota apo 0,54%

Dy Qendrat e Votimit
0135 dhe 0142

Numri i zgjedhësve që kanë votuar / Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit - 381 /381
Numri i fletëve të votimit të vlefshme - 367
Numri i fletëve të votimit të pavlefshme - 14
Numri i fletëve të votimit të papërdora - 367

Pjesëmarrja në votime të Komunës të Komunës Temalnë qëndrat e votimit ishte b]51,56% [/b]

Komuna Temal ka 8 fshatra;
Koman · Malagji-Kajvall · Kllogjen · Toplanë · Vile · Serme · Arrë · Telumë

Shenim;

Njoftimet për Zgjedhjet Parlamentare të dt. 23 qershor 2013 u paraqitën nga Bep Martin Pjetri më datën 24 qershor 2013
Nëse dishrojnë të shohin emnat e kandidatve të partive që votuen votuesit e Komunës Temal mund të shohin linkun që e ka pregatitë për Ju proletari.com me titull Kandidatët për Deputetë të Partive - Qarku Shkodër për 23.VI.2013 si ma poshtë;
viewtopic.php?f=17&t=2105&p=10499#p10499

I vendosi materialet e masipërme - Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Shllaku në Festë 2014 - Dushman-Temal e Toplanë"
Imazh
Foto; Pamje nga Koncerti Shllaku në festë 2014 më 21.XII.2013 në Restorantin "Edinjo" Shkodër
GRUPI ARTISTIK I SHLLAKUT, NE NATEN FESTIVE, SHLLAKU NE FESTE 2014 ME TOPLAN, TEMAL, DUSHMAN, ORGANIZUAR NGA AGUSTIN PLLUMBAJ


Sponsorët e Koncertit "Shllaku në festë 2014 të 21.12.2013

Imazh
z. Gjergj Leqejza, Konsull i Austrisë, Biznesmen

Agustin Pllumbaj;
Falenderojme Konsullin, e Nderit te Austris, ne shkoder, Z. Gjergj Leqejza, per kontributin e pervjetshem ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" , faliminderit dhe mirenjohje.

Imazh
Hilë Kodra - Kryetar i Komunës Shllak

Agustin Pllumbaj Hile Kodra
23. december
Falenderojme Krytarin e Komunes, SHLLAK, per kontributin e pervjetshem ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" , faliminderit dhe mirenjohje

Imazh
Gjelosh Prendi - Kryetar i Partisë Demokristiane dhe Nën-Kryetar i Komunës Rrethina të Shkodrës dhe Ish Drejtor i Policisë Ndërtimore të Shkodrës

Agustin Pllumbaj Gjelosh Prendi
Falenderojme, Z. Gjelosh Prenin, per kontributin qe ka dhen ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" 2014 Me Toplan,Temal, Dushman , faliminderit dhe mirenjohje

Agustin Pllumbaj Firma Prendi Shkodër
Falenderojme, Firmen e ndertimit "PRENI" per kontributin qe ka dhen ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" 2014 Me Toplan,Temal, Dushman , faliminderit dhe mirenjohje!
• Peshku Artë Firmës "Prendi" I Kishë Arrës të Dushmanit falenderoj nga zemra për kontributin në Koncertin "Festa e Shllakut" më 21 dhjetor 2013! Zoti jua shtoftë pasurinë! Dushmani ka bujari dhe në Shkodër kanë ardhë për me jetue e me e mbajt gjallë shpirtin bujar e solidar!

Imazh
Ndue Ftoni

Agustin Pllumbaj;
22. december
Falenderojme, biznesmenin e mirnjohur nga Shoshi, me banim ne Amerik, Z. Ndue Ftoni, per kontributin ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" , faliminderit dhe mirenjohje.

Imazh
z. Jetmir Lumaj prej Temalit

Agustin Pllumbaj; Jetmir Lumaj
Falenderojme, Biznesmenin nga Ura e Shtrejt, Z.Jetmir Lumaj, per kontributin ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" , faliminderit dhe mirenjohje!

Imazh
z. Nikolin Shqau - prej Vukajve të Shllakut

Agustin Pllumbaj Niko Shqau
Falenderojme, Biznesmenin , Z. Nikolin Shqau, per kontributin ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" , faliminderit dhe mirenjohje
Agustin Pllumbaj Pllumb Delija
Falenderojme Biznesmenin, Z. Pllum Delin, per kontributin qe ka dhen ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" 2014 Me Toplan,Temal, Dushman , faliminderit dhe mirenjohje

Agustin Pllumbaj; Mark Paja
Falenderojme Biznesmenin, Z. Mark Pajen, per kontributin qe ka dhen ne rralizimin e nates tradicionale "Shllaku ne feste" 2014 Me Toplan,Temal, Dushman , faliminderit dhe mirenjohje

I vendosi tekstin prej sitit të "SHLLAK" Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shllaku në Fest - Koncerti më 21.XII.2013

Imazh
Veshje të Shllakut 21.12.2013


Imazh
Gjela Duka- Agust Pllumbaj - Mark Gjoka


Imazh


Koncerti "Shllaku në festë me Temal-Dushman e Toplanë 2014" i mbajtun më 21.XII.2013 në Restorantin "Edinjo" Shkodër

Gëzim Zefi "Shllaku legjendar" 21.12.2013
https://www.youtube.com/watch?v=5UAvhbbZntg

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Grupi Artistik i Shllakut - Koncerti "Shllaku në festë me Temal-Dushman e Toplanë 2014" i mbajtun më 21.XII.2013 në Restorantin "Edinjo" Shkodër

https://www.youtube.com/watch?v=P0cdpBZBQuw
Misteret e Xhubletës


CUKAL, PLAGOSET për vdekje ME ARME ZJARRI MHILL PAL Markushi
Imazh

Plagoset me armë zjarri 50 vjecari Mhill Pali, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Cukalit në njësinë administrative të Shllakut të Bashkisë Vau I Dejës. Nga të dhënat e para mësohet se 50 vjecari është në gjëndje të rëndë për jetën. Policia është nisur për në vend të ngjarjes dhe po punohet për zhabrdhjen e plotë të rrehanave.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku kryesor i kësaj plagosje ndërsa dyshimet e para janë rreth ndonjë konflikti për shkak të prerjes së druve për ngrohje, pasi zona e Cukalit është zona kryesore e furnizimit të Shkodrës me dru për ngrohje.

Nga ana e policisë janë ngritur pika të ndryshme kontrolli dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Nga ana e policisë mësohet se 50 vjecari ka punuar në zonën e Cukalit në prerjen e druve për ngrohje, ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Shllak, e hanë, më dt. 31.VII.2017


ZBARDHET PLAGOSJA E NDODHUR NE “FUSHE TE CUKALIT”, ARRESTOHET AUTORI
Pjetër Pjetri prej Logut të Gegaj Shllak

Imazh

Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P, i cili humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.

Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:

Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.
Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:

Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, ShllakBashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.

Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës.

Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.

Kush janë familja e viktimës Mhill Palit
dhe familja e vrasësit Pjetër Pjetrit prej Gegajve të Shllakut?


Familja e Viktimës Mhill Pal Markushit;
- Mhill Pali
Mhillin e kan majt per burr t'mir, punetor e jetestar.
Ka 2 djem e dy vajza
- Djalin e madh e ka te martum
- Koljan Pal Markushi - asht djali i vogel
- https://www.facebook.com/koljan.pali
- Ka edhe 2 vllazen e 5 nipa

Familja e vrasësit të Pal Zef Pjetrit

Baba i Pjetër Pjetrit quhet Zef Marash Pjetri, ka për vlla Ndue Marash Pjetrit, me pozicion kshilltar komune, qi ban ligjin n'Shllak dhe punon për me fitua në zgjedhje gjithmon Hilë Kodra i Benës për kryetar komune të Shllakut. Çka të thotë Ndue Marash Pjetri i Gegajve - bahet n'Shllak. Dhe e dyta, ky nieri ka ba qi të largohet nga Famullia e Shllakut, Dom Ardian Arra, qi njihet si famullitar investues i madh për me zvoglua vorfninë dhe ka investue shum në rrugët e Shllakut, arsimimin e rinis. E sot po vuen mjerisht nga famullitari i Shllakut, prej Rragamit të Gurit të Zi, Dom Gjovalin Simoni prej vjetit 2010, qi nuk don me krye me vullnet të Zotit detyrën baritore, por e ben me zori dhe për faqe të zezë mashtron tash e tash banorët e Shllakut në media, në ekran të televizorve lokalë të Shkodrës me premtime qi jan mashtrime gjoja për përmirsimin e sherbimeve socjale.

Shkodër, e hanë, më dt. 31.VII.2017
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dita e Shenkollit(San Nicole) për Shkodrën dhe tanë besimtarët e krishterë
5 Dhetori - Nata - 6 Dhetori ashtë Dita e Shen Kollit
Imazh

Shën Nikolla i Barit ashtë i njohun edhe si Shën Nikolla i Myra-s, Shën Nikolla i Lorraine-s, Shën Nikolla i Madhë, Shën Nikolla dhe Shën Nikolla i (lindi rreth vjetit 270 në Patara të Lycia dhe vdiq më 6.XII.343 në Myra), ashtë nderue si shenjt nga Kisha Katolike, nga Kisha Ortodokse dhe disa besimeve të tjera kristiane, ishte ipeshkvi i Myra-s (tani) Demre, një qytet i vendosun në Lycia, një krahinë dikur e Perandorisë bizantine, e ndodhun aktualishtë në Turqi. Ai ashtë i njohun edhe jashtë botës së krishterë, sepse figura e tij i dha të rritet në mitin e Santa Claus (ose Klaus), i njohun në Itali si Shën Nikolla dhe, në rajonet e Veri-Lindore, që sjell dhurata në natën mes 5 dhe 6 dhjetorit.
Reliket e tij ruhen në Bari, Venecia, Rimini, Saint-Nicolas-de-Port, Bukuresht dhe gjithashtu në Bullgari, në kishën e qytetit të Cernomoretz.

[b]Biografia

Ai ka lindë ndoshta në Patara të Licia, në mes të 261 dhe 280, nga prindët; Epifanio dhe Xhovana, të cilët ishin të krishterë dhe të pasun. U rritë në një mjedis të besimit të kristianë, sipas burimeve ma të zakonshme, u ndanë prej jetës prindërit para kohe për shkak të murtajës. Ai kështu u ba trashëgimtar i një trashëgimi të pasun, që menjiherë e shpërndau në mesin e ma të vorfënve dhe prandaj mbahet mend si një mirëbamësi i madh.
Ai pastaj e la qytetin e tij dhe u zhvendos në Myra ku ai ishte caktue prift. Në vdekjen e peshkopit metropolitane të Myra-s, u vlerësua nga populli si ipeshkëv i ri. U burgos dhe internue në vjetin 305 gjatë persekutimeve të pernadorisë të Dioklecianit dhe u lirue ma vonë prej burgut nga Konstandini në 313 dhe filloi veprimtarinë apostolike.
Kjo nuk ashtë e sigurt se ai ishte një nga 318 pjesëmarrësit në Këshillin e Nikesë në vjetin 325: sipas traditës, megjithatë, gjatë veprimtarisë së Këshillit ai dënoi Arianizmin, si mbrojtjes të besimit katolik, dhe në një moment mori shuplakë prej Ario-s. Shkrimet e Andreas së Kretës dhe Xhovanit Damaskeno-s konfirmuen besimin e tij rranjësor në parimet e ortodoksisë katolike.
Shën Nikolla merrte furnizime gjatë një periudhës të urisë në Myra dhe reduktimin e taksave nga ana e perandorit. Ai vdiq në Myra më 6 dhetor, me sa duket viti nga vjeti 343, ndoshta në manastirin e Sionit.

Sqarim
Çashtë arianizmi?

Sosteneva che la natura divina di Gesù fosse sostanzialmente inferiore a quella di Dio e che, pertanto, vi fu un tempo in cui il Verbo di Dio non esisteva e dunque che fosse stato creato in seguito. In tal senso contraddiceva l'idea della Trinità maturata attorno agli scritti di Giustino di Nablus.
Arianizmi ashtë emni me të cilin ashtë e njohun një doktrinë kristologjike e përpunueme nga teologu kristianë Ario (256-336), që dënoi Këshillin e Parë të Nikesë (të vjetit 325). Ai pohoi se natyra hyjnore e Jezusit ishte ndjeshmëria në thelbë pak ma e ulët se ajo e Perëndisë dhe që, për këtë arsye, ka pasë bajagi një kohë në të cilën Fjala e Perëndisë nuk ekzistonte dhe për këtë arsye ajo u krijue ma vonë. Në këtë kuptim, e kundërshtoi idenë e trinitetit e fituem rreth shkrimeve të Justin së Nablus.¨

Mrrekullitë
"Rreth vjetit 1230, kalorsi i Lorenë Cunon i Réchicourt, pas perandori Frederick II të Sveiva-s, u morë robë gjatë kryqëzatës gjashtë. A do të të lutet më 5 dhjetor 1240 Shën Nikollës para se të biente në gjumë në qelinë e tij. Në mëngjes, ai do të zgjohej i sulmuem në shkallët e kishës së Saint-Nicolas-de-Port, ku zinxhirët i ranë prej kambve vetë, gjatë shkuemjes në zyrën e burgut. "
Që atëherë, çdo vjet në të shtunën përpara festës së Shën Nikollës, mbahet një procesion në kujtim të "mrekullisë" të famshme.
Në vjetin 1429, para se të lëshonte, të largohej prej vendit tij për të shpëtue Francën, Xhovani i Arco-s shkoi për të vizitue varrin e shenjtorit në Saint-Nicolas-de-Port.
- Në fund të shek. XV-të falënderoi Shën Nikollën se kishte shpëtue Dukën e Lorenit kundër Dukës të Borgogna, Karli i Temerario(i cili vdiq gjatë Betejës të Nancy të 5.I.1477), ku Duka i Lorraine René II rindërtoi kishën në qytetin e Saint -Nicolas-de-Port. Pasi filloi veprimtarinë në 1481, ku do të bahet një bazilikë madhështor e stilit gotik pompoz pothuajse aq i madh sa Notre-Dame de Paris. Në 1622 Duka Henry II i Lorraine mori leje nga Papa Gregori XV (1554-1623) për ngritjen e një kishe për subjektet e tij që jetojnë në Romë. Kjo kishë e bukur baroke ndodhet pranë Piazza Navona; kushtue shenjtit mbrojtës i kombit në Lorraine dhe ashtë quajte Kisha e Shën Nikollës së Lorraine. Në përgjithësi, në çdo qytet apo fshat në Lorraine më 5 ose 6 dhjetor mbahet një procesion në nder të Shën Nikollës.
- Shën Nikolla vizitonte shtëpitë në natën e 5 dhe 6 dhetorit, shpesh i shoqëruem nga gomari i tij dhe i dhuronte ambëlsinat dhe karamele për fëmijët duke këndue të famshme e "Vajtimit të Shën Nikollës". Në pjesën folëse gjermane e Lorraine, Shën Nikolla(Sankt Nikolaus) shoqërohjt tradicionalisht nga ndihmësi i tij Rüpelz ose Ruprecht (equivalente spauracchio).

6 Dhetori - Shen Kolli ashtë Festa e Shenjtë e Shkodrës
Imazh
Kisha e Shenkollit të Shkodrës

6 dhjetori dihet se ashtë Dita e Shen Kollit në gjithë botën, por mbahet tradicionalishtë në familjet katolike të Shkodrës. Tash mijra shllakas janë ba banorë të Shkodrës dhe patjetër e festojnë duke e kujtue natën e 5 dhjetorit dhe ditën e 6 dhjetorit të Shen Kollit. Data 6 dhjetor ashtë kryesisht për të gjithë ata që kanë le atë ditë dhe kanë emnin e Shen Kollit.
Nga zemra Shllaku ju uron gjithë shllakasve të kudo ndodhun;
Gëzuar e përshumë mot festen e Shën Kollit! Me shndet e me gëzime! Ju ndihmoftë e ju ruejt Shen Kolli!
U bashit 100 vjeça dhe E gëzoshit emnin tanë ata që quhen Nikoll, Nikolin, Nikoleta, Kolë, Kolec,.....

Emnat në disa vende të botës të Shen Nikollës janë;

Në Francë - Colin, Colette, Nicol, Colas
Në Gjermani - Niklas, Klaus, Nikel
Në Hollandë - Niklas e Klass
Në USA - Klaus
Në Spanjë - Nicolas
Në Danimarkë - Niels, Nils
Në Angli - Collins, Cole
Në Poloni - Mikolaj
Në Hungari - Miklos
Në Rusi- Nikolai Kolia
Etj.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
4.XII.2014


Gëzuar Ditën e Shen Andresë Temal e Dushman!
29 nandori asht Nata e Shen Andres, ndersa 30 nandori ashtë Dita

Imazh


30 nandori ashtë Dita Shen Andrea, festë e madhe në Temal-Dushman
Në Temalin e bukur më 29 nandor asht Nata e ndezjes të qirave dhe 30 nandori asht Dita e Shën Ndreut, qi lutet në Temal.
Shllaku - vllai i saj i uron familjeve t'jueja kudo qi të jeni brenda dhe jashta Shqipnis;
Për shum mot dhe Gzuar Shën Ndrenë! Ju ndihmoft dhe ju ruejt tanve! Me shndet e të bashkueme!
E gëzoshit me shndet emnin e me jetë të gjatë tanë ata qi kanë lindun bash natën e 29 - 30 nandorit, Ditën e Apostullit të Shën Andreas, qi quhen; Ndre, Andrea, Ndreka, Andi, Andreana, Andreina Andreola dhe Andrieta!
Andrea do të thotë: Njeriu i fortë, trim, i pathyeshëm ...
Ju plotsoshin dëshirat dhe andrrat tueja!
Paçit begati e ju ndihmoftë Shën Andrea për gjithshka në jetë!


Pak histori e Shen Ndreut
Shën Andreu ashtë Apostull, shenjtë, që festohet më 30 nandor në Shqipni. Po asht festohet në Skoci. Saint Andreu ashtë mbrojtës shenjt i Skocis dhe Dita zyrtare kombëtare e Skocisë. Në vjetin 2006, Kuvendi skocez caktoi ”Ditën e Shën Andreut si një ditë zyrtare pushimi. Shën Ndreu ashtë shenjt mbrojtës i Greqisë, dita kombtare e Rumanisë, Rusisë, Ukrainës dhe e Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës. Në Gjermani, festohet si Andreasnacht ("Nata e Shën Andre-ut"), në Austri quhet sipas zakonit Andreasgebet ("Lutja e Shën Andreu-t"), dhe në Poloni me emrin Andrzejki("e Andreu") dhe në Rusi si Андреева ночь (" Nata e Andreu-t")..
Andrea do të thotë: Njeriu i fortë, trim, i pathyeshëm ...
Emnra femnash; Andreana Andreina Andreola Andrietta
Emna meshkujsh; Ndre, Ndreka, Andi, Andrea, Andreano Andreino Andreolo Andreuccio.¨

Shenim
Dikush mund të habitet se pse i kam vendosë emnat e Shen Andre-së edhe në emna italiane. Arsyeja asht se shumë prindër po i vejnë emnat sipas modelit italian.

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 28.XI.2014
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
18 marsi - Nata e Shen Jozefit
19 marsi – Dita e Shen Jozefit(San Giuseppe, Saint Joseph)

Imazh

Urime të gjithve Shllakas, Dushmanas, Temalas e Toplanas dhe tanë që e kanë emnin e Shen Jozefit më datën 19 mars!
E gëzoshit emni e mbajshit me shndet e lumtuni! U bafshit 100 e ma shumë vjetë! Ju ndihmoft e ju ruejtë Shën Jozefi!
Pranverë paçit gjithmonë në jetën t’uej!

Imazh
Lagja Kodër Kamsi -i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010. Foto; Bep Martin Pjetri

Shën Jozef, sipas Dhiatës(Testamenti) së Re, ashtë bashkëshorti i Marisë dhe babai birësues i Jezusit. Ai nderohet si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Emri Jozef ashtë version italian, ndërsa në hebraisht Yosef, nga latinishtja Iosephus(Jozefus).
Shën Jozefi, Maria dhe Jezusi fëmijë janë gjithashtu të njohun kolektivisht si Familie e Shenjtë.

19 marsi ashtë Dita e Babait, pra babi i Jezusit në disa vende katolike, kryesisht Spanja, Portugalia dhe Italia. Më 19 mars bashkësia kishtare kremton Shën Jozefin, fat i Virgjërës Mari e Pajtor i Kishës universale. Sipas traditës, në festën e atit të adoptuar të Jezusit, kremtohet edhe festa e prinderirve.
Sa mirë do të ishte ta vendoste edhe Shqipnia 19 marsin si Ditën e Babait sikurse e ka Italia, Spanja, Polonia, Malta
Emna Jozef në shqip; Bep, Bepin, Zef, Jozef, Jozefina, Gjyzepina, Xhuzepe, Pepe etj.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 17.III.2015


23 prill ashtë Dita e Shen Gjergjit dhe Nata ashtë 22 prill
Imazh

Shen Gjergji(San Giorgio) (lindi Kapadoçia, rreth vjetve 275-285 – e vdiq në Nicomedia më 23 prill 303, kuptohet pas Krishtit) ishte përhapë një traditë si një martir i krishterë nderohet si një martir i shenjtë nga pothuajse të gjitha kishave të krishtera i pranuem si adhurim apo kult i shenjtorëve. Shen Gjergji ashtë nderue edhe nga muslimanët me titullin e "profetit". Ai vdiq para se Konstantin I, ndoshta nën muret e Nicomedia, sipas burimeve në vjetin 303. Kulti i tij ashtë përhapë dhe i lashtë.

Legjenda tregon se si George shpëtoi një qytet me një të virgjër apo princeshë në qytet nga një dragua inatçore.

Sqarim
Pse quhet Kalendari Gregorian?
Kalendari Gregorian, i quajtun gjithashtu kalendar Perëndimore dhe kalendari i krishterë ashtë ndërkombëtarisht e përdorun ma gjansishtë si kalendar civil. Kalendari u quejtë nga Papa Gregori XIII, i cili paraqiti atë në 1582.
Kalendar ishte një reformë në 1582 me kalendarin Julian. Ajo u prezantue nga Papa Gregori I XIII-të, pas të cilit kalendari ishte emërtue nga qarkore papale në lidhje me datën 24 shkurt të 1582. Motivimi për rregullimin ishte për të sjellë datën për festimin e Pashkëve në kohë të vitit në të cilin Këshilli i parë i Nikesë kishte ranë dakord në 325.
Edhe pse në kanunë(kushtetutë) të Këshillit specifikohet se të gjithë të krishterët duhet të festojnë Pashkët në të njëjtën ditë, nga ku u deshën gati pesë shekuj para se të gjithë të krishterët ta praktikonin këtë objektiv duke adoptuar rregullat e Kishës së Aleksandrisë (shih Pashkët për çështjet që u ngrit).

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjtë, më dt. 23.IV.2015

Shen Gjergji në Shllak

E gzoshin e me shndet emnin Gjergj, Jorgo! Për shum Vjet të bashkuem me familje e me dashamirë! 23 prill asht Dita e festës të Shen Gjergjit sipas kalendarit Julian. Ndërsa sipas kalendarit Gregorian i bie me u mbajt me 6 maj.

Ja se si uron nga Facebok-u Elton Ndoc Zojza, bir i Ukbibajve të Shllakut, moderatori i Faqes Shllakut, studenti i vjetit I-rë në Fakultetin e Ingjinierisë - Dega Mekanike më 22.IV.2015
Gëzuar Shën Gjergjin !
Imazh
Elton Ndoc Zojza

Sonte asht nat e madhe, nata e Shen Gjergjit. Kjo nat e madhe na nimoft tanve. E gzoft emrin kush e ka Gjergj.
Gëzuar nga Shllaku !

E vendosi Bep Martin Pjetri
Më 22.IV.2015


Prilli e Tetori Muejt e Shentjes të qytetit Shkodër
Zoja Shkodrës e njohun edhe si Festa e Zojës së Këshillit të Mirë

25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
Imazh

Urime të gjithve Shllakas, Dushmanas, Temalas e Toplanas qi janë tashmë ba banorë të Shkodrës tyne në shekuj – Në natën e 18 tetorit dhe Ditën e hanë të 19 Tetorit 2015:
Për shumë mot festa e Zojës së Shkodrës! Ju ndihmoshin, me shndet, me gzime e të bashkuem!


Imazh
Papa Shën Gjon Pali II në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në hyrje të Shkodrës, 25 prill 1993

Spjegim për dy muejt e vjetit të kremtimit të Zojës Shkodrës


1. Pak sqarim për dy data në muejin prill dhe tetor të Zojës Shkodrës sipas Dom Gjergj Metës(22.X.2015)

Prill
26 prillin e ka shpallë Zojën e Shkodrës - Papa Gjon Pali i II-të Nanën e Krishtit e nderueme me titullin Zoja e Keshillit te Mire Pajtoren e gjithe shqiptareve.

Tetor
Ndërsa me titullin Zoja e Shkodrës kremtohet në Tetor dhe asht festë specifike për Shkodren e jo për të gjithë Shqipninë.
Në tetor festohet të hanën pas të djelës së tretë të tetorit në çdo vjetë. Ka marrë Zoja emnin e Shkodres pikërisht sepse festohet vetëm në Shkodër


2.Interpretimi i Prof. Robert Elsie e Zojës Shkodrës si Mprojtse dhe Shenjtore e Shqipnisë

Më 1895 u vendos Zoja e Shkodrës si“ Mbrojtëse dhe Shenjtore të Shqipërisë
Imazh

”Virgjëra Mari nderohej brenda kishës katolike në Shqipëri e në veçanti si Zoja e Shkodrës oseZoja e Bekueme, poashtu e njohur si Nëna e Këshillit të Mirë. Dita e festës së Zojës së Shkodrës ishte e shënuar nga të gjitha fiset katolike të veriut. Kuvendi i katërt i ipeshkëve shqiptarë, që është mbajtur më 1895, e proklamoi Zojën e Shkodrës si“ Mbrojtëse dhe Shenjtore të Shqipërisë“. Është edhe një legjendë që ka të bëjë me Zojën e Shkodrës.”
” SHENJTËRIT E KRISHTERË NË SHQIPËRI (I)” . Prof. Robert Elsie, Përktheu nga anglishtja: Oliver Sedaj

Lutje për Zojën e Shkodrës

Lutja:
“O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”.

Kisha u rindërtua pas 1992 dhe u pasurue me fjalët:
“Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell. Po të falënderojmë që na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit të pranverës së lirisë fetare e qytetare, e cila i hapë rrugën ndërtimit të një shoqnie ma të drejtë e ma vëllaznore”.

Atë Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e mëposhtme shenjtores së qytetit.

"Te falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir;
Ty ndim te kena ne ket' shkreti:
te falemi, o Mri, te falemi, o Mri

Te falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtenimit me hire plot;
T'bin ne mend se Zoja e Shkodres je:
Lutu per ne, lutu per ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohet e mocme n'kishe te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Te falemi, o Mri, te falemi, Mri!

Lutu, se Shqiptaret, o Zoje, te tane
Te Ti e cojne zanin ne Gjenacane:
M'shir' per ne thona m'shir' per Shqypni!
Te falemi, o Mri, te falemi, o Mri"!


- 25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
- Më 25 prill të 1479 e pushton Kalanë e Shkodrës dhe quhet Pushtimi Zyrtar i Shqipnis nga hordhitë barbare osmane-turke.
- Më 25 prill erdhi Papa Gjon Pali i II-të te Rrënojat e themelit të Kishës Zojës, ku e bekoi dhe tash asht rindërtue nën Kala të Rozafës Kisha e Zojës Shkodrës


Nga ”Mrizi i Zanave”
XVIII. NJI MISIONARI FRANÇESKAN.

Nji misionar i huej, At Anastas Vincenzoni, mbushte katerdhetë vjet, qi kishte ardhë në Shqypni. Fishta me mirënjohje e përkujton, tue vue në dukje veprën e tij e tue i urue jetë të gjatë e t’ lume e gëzim të plotë, ku shndritë i amshueshem Dielli. U botue në 1909.

1. Prej hijesh s’ Apeninit,
I thirrun prej Parrizit,
Nen petka t’ Serafinit
T’ vobekut Shejt t’ Asizit,
Po del nji djalë i ri
Plot Fé e plot dashtni.
2. I fortë me dije e kndime,
Adrjen ai çan kumbuese
E n’ per t’ egrat thellime
T’ njaj valës s’ pafund, shkumuese,
Kapet si Ejll té bregu,
Ku eshtë n’ vorr Skanderbegu.
3. E qé, se i shtrohet para
Nji tokë e grisët, mizore,
Ku eshten punët e mbara,
Ku i drejti dnesë perore,
E ndien si nana kjan,
Kur vllau të vrase vllan.
4. Pershkue me ‘i mnerë t’ shejtnueshme,
Rrokë n’ dorë Krygjen e Lume,
E me njatë shpresë t’ ngushllueshme,
Qi vjen prej jetës s’ Amshueme,
Lajmtar i Fjales s’ Zotit
Bjen pronëve t’ Kastriotit.
5. N’ dorë me njatë shej shelbimit
Bjen maleve t’ Shqypnis,
Tue nxjerrun njerzt verbimit,
N’ Fjalë t’ ambel t’ Perendis.
Kah t’shklasë ai, dridhet ferri,
E hupë padieja e terri.
6. S’a ‘i lum, jo, njaq i rrmbyeshem,
S’a ‘i shtek i grisët nder male,
S’a ‘i vend kund njaq i thyeshem,
Qi hovin mund t’ ia ndale:
S’e ndalë thellimi e rrfeja
Kahdo t’ a lype Féja.

________________________________________________________________
1. hijesh s’Apeninit: Prej Ternit n’Umbrija, tue përshkue Apeninin. – nen petka..: i veshun me petk të Shen Françeskut prej Asizit (1182-1226), thëmelues i Françeskanve. Thirret Serafin për dashtni t’madhe ndaj Hyjit e njerzimit. I vobektë gjithë jetën e Tij.
2. At A.Vincenzoni, kjé njeri i zoti dhe i dijshem: kjé pjestar i nji akademije në Romë dhe e meritoi titullin Lector generalis prej Urdhnit. – t’egrat thellime: stuhi të furishme.
5. shelbimit: shpetimit.
6. i rrembyeshem: me rrjedhë të turrshme, të fuqishme e të shpejtë.
-54-

7. Si gjit’ e drandofilles,
N’ ndo‘i nade kah prendvera
Qi njomi voesa e qilles,
I lmon e flladshme era,
Njashtu biejn fjalët e tija
M’ zemra, qi ngrofë Shqypnija.
8. Tash ballet ulë krenare,
E mnit pajton e gjaqet;
Tash mendes tahmaqare
S’ arrsyeshme ia ven caqet;
Mson t’ vorfnit me i njitë doren
E dlirtë me ruejtë kunoren.
9. Kur, lodhë prej zyres s’ lume,
Pushon ndo ‘i ditë motmotit
N’ vetmi t’ ndo ‘i qelës s’ shkretnueme,
Ai lavde këndon Zotit,
Me ‘i za si Engjell qillit
N’ valle t’amshueshme t’ Prillit.
10. E atij me valle t’veta,
Kur çilin dheut zymbylat,
N’ per lisa t’ njomë e mreta
I bahen jeh bylbylat,
Tu’ i kndue permallshem t’ Lumit,
Qi t’ jetës u fali t’ gzu’mit.
11. Ati edhe na me zemer,
Sod qi a’ e dyzeta verë,
Qi s’ parit vuni themer
N’ ketë Shqyptarí të mjerë
Po i kndojm na, tu’ i fatue
Shka t’ mirët mujn me dishrue.
12. Njai, qi asht mbi Kerubina,
Qi hyjt muell qielles si zalli,
Qi ballin me vetima
Diellit dikur ia kalli,
E t’ shekllit mban terthoren,
Mbi krye ia mbajët Ai doren.
13. E kur, prej pune i lmekun,
qatje n’ ma t’ largtat mote
T’ jetës s’ vet t’ a kryeje shtekun
E t’ dahet prej ksajë bote,
Ai shkoftë me gzuemun filli
Ku ndritë i Amshueshem Dilli.
________________________________________________________________
8. E mnitë pajton e gjaqet: Shuen idhnimin e dasitë, e mërrinë deri me nxjerrë të falunit e gjaqeve. –
tahmaqarë: dëshira me grumbullue pasuni.
9. qeles..: shtëpia ku banon prifti, e vetmueme.
10. dheut: hjektore e vendit –zymbylat: lule me erë të kandshme. –mreta: mare (corbezzolo).
11. tatue: urue. 13. imekun: i lodhun. – qatje...: sa ma vonë qi t’jenë e mujtun.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
E premte, 16.X.2015


25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
Imazh

Paraqitja:

Atij që vjen nga ura e Drinit, Shkodra i paraqitet si e mbyllun prej një perdeje të madhnueshme e njiherit të frikësueshme: nga e majta zbret kah qyteti vargu i gjatë që, tue u nisë prej Rumie, mbaron me Taraboshin, buzë Bunës. Prej së djathti, ma larg, mali piktoresk i Sheldisë i kunoruem me do dardha të mëdha të vetmueme. Barleti e quejti Mali Sardonik për shkak të qytetit meskohuer të Sardës që ka në rranxën tjetër kah lindja; ky prej malit të Shën Markut nga Veri e prej Jugut me kalanë e Dejës. Mes Taraboshit dhe malit të Sheldisë shtrihet një varg kodrash gurakeqe; ma e nalta€ që duket se zatetë në ballë për t´i pre udhën shtegtarit me atë profil të vetin të këputun e të kunoruem e me atë brijë thik, asht Rozafa. Në kohë të vjetër e të mesme qyteti shtrihej rranxë kodre, i ruejtun prej kështjellës që i çelë dyert e bahej strehë në rasë lufte. Kohën e Venedikut prej luftimevet të padame dhe kërcenimesh, banesat mbetën shkret dhe bile u rrafshuen fare për t´i dhanë mundësi mbrojtësve për të pengue sa ma shumë sulmuesit anmiq.
Lulëzoi mandej rishtas qyteti në pagjë për dyqind vjet, mes fiqve dhe shegave që blerojnë në rranxa, derisa në shek. XVIII malarja nisi me e shkretue tue e shty popullsinë kah veriu.Shkodra e sotme në fushë të hapët, asht e re mjaft për kah mosha, por e moçme për kah stili. Secila shtëpi ka oborrin me lule të ndryshme dhe kopshtin me pemë e barishte gjithfarësh. Për shtëpiat do të flasim në një kapitull të veçantë. Shkodra (Scodra në transkriptimin latin) qe së pari qytet i ilirëvet Labeatë prej të cilëve mori emnin edhe Liqeni: Palus Labeatis, ma vonë kryeqytet i mbretenvet ilirë që, si thuhet, e shtrinë sundimin që prej Friulit deri n'Ambrakje në kufi të Greqisë.Me rrugë të hapun kah deti, n´ato kohë të lashta, i a shtini tmerrin Adriatikut mbarë ku shtynte anijet liburnike të vetat.
Kështu, pak a shumë, vazhdoi deri në shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quejt "oppidum civium romanorum" nder dokumenta romakë dhe ka gjasë, sepse, siç u vertetue ma vonë, ilirët mbërrijtën me hypë nder zyre të nalta romake dhe deri me u ba perandorë, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj.Rrebeshi sllav i kohës së mesme e bani "xhevahir i kunorës së Rashës" e për një kohë prove, të princit trashigimtar të Derës së Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n´at vend që Venedikasit vijuen tue e quejtë "La corte de lo imperator"; kjo krahinë, ndoshta, në kuptim të atyne princavet që bajshin titullin e vjetër ilirian "Jupan" ase "Zhupan", toponimet e të cilëve i ruen sot Jubani dhe Zhubi. Si ra poshtë dera e Nemanjëve në shek. XIV, trashigimin i a muer në mbarë Zeten me kryeqytet për do kohë Shkodrën, dera e Balshajvet, që shtrini zotimin deri në Vlonë. Vjetin 1396 ia shiti Venedikut bashkë me Drisht e me Dejën e vazhdoi me kërkue kthimin, derisa në vitin 1420 mbylli sytë ma i mbrami pinjuell i familjes.Venediku ia besoi sundimin nji proveditori në rasë lufte dhe rektori në kohë paqeje. Administrata civile, gjyqi i paqit, gjyqi civil e penal i mbështeteshin këshillit populluer (Senati) vendas simbas zakoneve të vendit.
Mbasi ra në dorë të Turkut, më 1479 populli mori arratinë dhe një pjesë mergimin; mirëpo qysh në fillim të shek. XVII populli i malevet filloi me iu afrue qytetit dhe xunë vend në Kazenë; një pjesë pa ndërrue fe, muer sherbim në roje të kështjellës. Mandej afer 1700, tue marrë mbrapa nenkonsullin venedikas Duoda (shqiptar me fis i kthyem n´atdhe të vjetër) nisi qyteti i ri kah veri, nder lagjet Tophanë, Parrucë, Perash, Gjuhadol e Rëmaj. Në vjetin 1392 u dukën afer Shkodrës turqit dhe me 1396 Shkodra hyni nën sundimin e Venedikut dhe tre vjet mbrapa d.m.th. me 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjelia dhe pesë nga parësia. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hymet asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndersa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit". Në këtë kohë Shirqi ishte skelja e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe njala të krypuna. Shkrimtarët Gopçeviq dhe Hecquard vërtetojnë se Venediku bani shumë meremetime në kështjellë të Shkodrës dhe, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qe ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej ujët e shiut me anë akuaduktesh gurit të gjallë dhe derdheshin mbrenda për ta pasë si depozitë në rasë qarkullimi nga anmiku. Këto shifen edhe sot dhe ka ndonjë që ujët e depozituem e ruen aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i len gja mangut ujit të pusave të qytetit.
Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i murevet të kalasë ku punuen mjeshtra vendas dhe dalmatinë; mbrenda kësaj kohe u muer pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima tue i dhanë si shpërblim për këtë ndërrim tokë afër kishës së Shëna Vlashit, ku tani asht Hamami. Në vjetin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa muejtë me e shtie në dorë.
Imazh

Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e përgjithshëm e nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte pru nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë që thuhet se qysh atëherë i mbet ky emën. Më 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, tue pa madhninë, bukurinë dhe qendresën heroike të të qarkuemve, tha këto fjalë: "Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet". Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Marin Barleti dishmon açik se asht shqiptar, kur thotë se në fjalimin trimnues që u mbajti në tri gjuhë luftarëve mbrojtësa: italisht venecianëvet, sllavisht mercenarëve dhe... "tash po sillem e u flas të mijve", u flas shqip shqiptarëve. Kur dolën nga rrethimi të dy vojtën në Venedik, ku u pritën me nderime të mëdha nga ana e Senatit.
Për të vazhdue qarkimin la këtu Ahmet Evrenoz Pashën me 40.000 ushtarë ku ishin ma të zgjedhunit.
Ngushtue prej ujet dhe paksue numri i mbrojtësavet, me 25.I.1479 Shkodra ra në dorë me qyshke të ndershme:
1)Me marrë me vedi armët;
2) Me marrë plaçkat sa mund të barshin
3) Me marrë të gjitha enët shejte dhe gjanat e kushtueshme. Pasha dhe vetë ushtarët dhe oficerat turq mbetën të mrekulluem, kur panë tue dalë andej vetëm 450 ushtarë që kishin teprue dhe 150 gra e pleq.
Gjergj Merula, i cili ka ndodhë në kështjellë nder të rrethuemit, e pershkruen bukur e thekshëm qendresën heroike të shkodranëve dhe ndërsa tjera, tregon se vetëm luftëtarëve u epej me pi nga një putir ujë çdo 24 orë dhe për gjellë kishin nga një grusht krunde të kavertisuna, sepse bukë nuk kishte për askënd.Pak para se të ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fëmijë, të paaftë për luftime kjenë çue n'Ulqin, ndër të cilët ndodhej dhe Marin Beçikemi, një ndër humanistët e përmendun të mesjetës; ky e ndoq për së afërmi luftën heroike të dalëzotësve të Shkodrës, sikurse e dishmon në fjalimet e tija që mban në rasa të ndryshme.
Me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve, qyteti u rrafshue, populli mori arratinë, kush maleve e kush në mërgim. Ndër familjet që dolën nga Shkodra kjenë ndër të tjera edhe këto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulçikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetër Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti.
Për do kohë qyteti mbet shkret dhe popullsisë së vjetër, ia xuni vendin një koloni turke; turqit kishin pru me vedi, të marrun nga fundi i Anadollit disa vetë për shërbime kuajsh dhe, kur pushtuen qytetin, kërkuen me u riatdhesue, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kështu derguen e morën familjet e tyne dhe xunë vend në anën veriore të kështjellës. Këta qënë magjypët e soçëm: andej fjala shkodrane se "Shkodranë janë vetëm magjypët".
Dalëngadalë popullsia e krishtënë e maleve filloi prapë me iu afrue qytetit; një pjësë xuni vend në lagjen Kazenë pa ndërrue fe, të tjerët i islamizuen.

25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes

Me 25 prill 1467, ndjekë prej dy shkodranëve, Gjergji e De Sclavis, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë që ndodhej në Kishën e Nunciatës bri kalaje, iku këtej dhe vojt e xuni vend mbi muret e Kishës së Shëna Vlashit, në Gjenacan, që kishte nisë me rindertue plaka Pjetrushë, në orën katër mbas dreke, në praninë e një shumice të madhe të popullit që kishte rrâ aty për festë. Shtëpia e de Sclavis u shue në shek. XVII, ndersa ajo e Gjergjit vazhdon edhe sot. Imzot Dillon e çoi pemën e gjenealogjisë deri në Gjergjin, më 1467.Benedikti XIV, me 1753, botoi "Bulla-n" Iniunctae nobis që do të thotë se në katund të Gjenacanit gjindet kapela ku nderohet fugurja e Virgjinës Mëri, e Këshillit të Mirë e cila, si thotë gojëdhana, qe bartë prej engjujve nga Shkodra e çue aty. Me 9 fruer 1753, Z. Kolë Kamsi, dishmoi me betim para dy vetëve, Guido Mondi dhe D. Gaspër Azzurri (Curri) që e shoqnonte prej Shkodre, sa vijon:
1. Para se me u pushtue qyteti i Shkodrës prej turqve, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë, nderohej në Shkodër në një kishë të vogël.
2. Kisha e vogël e rrethueme nderohet gjithnjë, sepse gojëdhana thotë se aty ishte dikur fugurja e shejtë.
3. Të krishtenët në nevojë vrapojshin n´atë kishë me gjetë nderna.
4. Ndeshkimet që kishin pasë dy vetë: i pari, se kishte dashtë me e shndërrue në xhami dhe i dyti se kishte marrë me ndertue një urë.
5. Se kisha e gremisun kishte tri të ndame; mjedisin me gungë, e qemer, dy tjerat anash ende me pikëzime shenjtnish në mur, pa pullaz, gjysmë mil larg Shkodre, ishte e vendosun bri kodre ku derdhej Buena."
Me 1742, Imzot Pal Kamsi, ipes

E vendosi më 26.IV.2010 nga Bep Martin Pjetri


2 Nandori - Dita e Purgatorve.
Imazh
Dita e nderimit të Nierzve të ikun nga kjo botë - Dhe të Vedit tonë

Imazh
Vorreza e Rrmajit Shkodër - Mbahet më 2 nandor Mesha e të Shuemve

Ju e dini të dashtun shllakas, dushmanas, temalas dhe toplanas se 2 nandori i çdo vjetit ashtë Dita e Purgatorve, Dita e njerzve të Dekun. Kisha dhe prindët tanë na porositën, që mos me e harrue kët Ditë. Njeriu e ruen vlerën jo vetëm kur ashtë gjallë, por edhe në jetën tjetër, prandej Kisha katolike ishte ajo që e nxorri kët ditë në mes të 365/366 ditve të vjetit për të lanë menjanë gzimet e kët ditë për me ja kushtue prindërve tanë, motrave, vllaznve dhe miqve si dhe atyne që nuk ka kush i kujton për kohën që ishim bashkë apo edhe jo sepse ne ishim pjesë e tyne.
Kisha banë Përkujtimin e besimtarëve të vdekur – apo siç njihet tek shqiptarët “Dita e të shuemve” duke mbajtë Meshë kryesisht te vorrezat. Edhe kët të diel si gjithmonë nji Qiri le të ndizet e të kujtohen ata njerëz të dashtun të familjes e miqve dhe të atyne që askush nuk i kujton. Kisha na mëson; Sa njerzore do të ishte të thuhej lutje paqe edhe për kundërshtarët që janë të vdekun sepse me të vdekunit nuk nderohet kush kur i harron apo i shan.
Sa mirë do të ishte të bahen Bisedat rreth tyne, njerzve të familjes e të miqve të vijoj në shpiat tona sepse ata shkuen në nji jetë tjetër, por na lanë shumë kujtime, dhimbje që duhen shpalosë sepse ata ndjehen ma të lehtë, por edhe na lehtsohena. Do ta queja Dita e ringjalljes në kujtesën tonë. Ata janë pjesë e jetës tonë edhe pse i gjalli me të gjallin.
Harresa siç dihet asht nji kapak dishprimi. Harresa ashtë nji varrim për të dytën herë. Mirë do ishte me shkue te vorret e me prekë ato, duke i freskue me lule dhe me ndezë nji Qiri e me ba kryqë tuj thanë Uratët e Krishtit.
Prandaj Jezusi mori natyrën njerëzore: për ta pastrue atë nga mëkatet e për t’i dhurue amshimin.
Sa mirë do të ishte të shkonin në Kishë sepse mbahen Mesha nga Kisha bash për Purgatorët!
Në darkë le të ndizet nji Qiri,....
Paçin dritë të gjithë të ikun nga kjo botë e gjallë! E të gjithë kjoshin shnosh e me jetë të gjatë!

Pak histori për 2 nandorin - Ditën e të Shuemve - në vjetin 998
Imazh

Në vjetin 998, Abati Odilo i Cluny propozoi Ditën e 2 nandorit si Ditën e të gjithë shpirtrave për të përmbushë 'aspiratën e përgjithshme për një ditë e përkujtimit të të vdekurve në vjetë.
Në Itali ndiqet kjo ditë sipas krahinave. Psh në Kalabrinë shqiptaro-italiane ashtë ky zakon që ruhet edhe sot;
Në Kalabri e nisin 2 nandorin pothuajse në procesion, pra mbahet mesha te varrezat: Pas bekimet dhe lutjet për të marrë në kontakt me të vdekurit shtrohet nji banketë direkt në varre, gjithashtu fton vizitorët për të marrë pjesë në ngranien e nji pjate ushqipmi.
Imazh
Lutje
(Fillohet të thuhet në 1 - 30 nandor të çdo vjetit në çdo familje)

"Për Shpirtra të Purgatorit

O i dashtuni Jezu Krisht, ki dhembje për ata shpirtra të mjerë,
Që janë duke hequn të gjithë mundimet në purgator.
Ti edhe për ata ju mishërue e ba nieri,
Je mundue e ke vdekë në Kryq.
Dëgjo o Zot, gjëmat e tyne,
E për meritat e mundimeve të tua,
Që duhet të bajnë për mëkatet e veta,
E të vijnë sa ma parë për të gëzue Paqen e Dritën e Amshuem.

Jepjau, o Zot, pushimin e pasosun.
E i ndritë Drita e Pambaruem,
Ashtu Kjoftë.


U morë prej Doracakut të Lutjeve "Shujtja", fq. 254, Bot. Ferizaj 1991

E diel, më 2 nandor 2014
E pregatiti Bep Martin Pjetri


Kuptimi i emnit Kel, Mikel

Për emnin Mikel, Kel, Enkel apo Michael ka nji emën me shum kuptim; - Nga pikpamja biblike Shën Mikael-it ( në ebraisht: Mi-ka- El = kush ashtë si Zoti?)
Emni Mikel i atribuohet titulli i kryeëngjëllit (arcangelo) dhe njihet kryesishisht si komandant i ëngjëjve në luftë kundra ordhive të Satanasë (Djallit).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lista e kryetarve aktualë të bashkive dhe komunave të Partisë Demokratike të QARKU SHKODËR
Zgjedhjet Lokale 2011-21.VI.2015


Bashkia Shkodër Lorenc Luka
Bashkia Vau Dejes Gjon Marku


Komuna Bushat Zef Hila
Komuna Dajç Arben Gjuraj
Komuna Hajmel Lek Bibaj
Komuna Postribë Faz Shabaj
Komuna Shoshi Mark Kulla
Komuna Vig Mnele Pjeter Lleshi

Komuna Shllak Hile Kodra

Bashkia Pukë Beqir Arifaj

Bashkia Fushë Arrëz Alfred Qafa
Komuna Blerim Ndoc Prendi
Komuna Iballë Gezim Vata
Komuna Gjegjan Ndue Cara
Komuna Qafë Mali Hil Ndue Kola
Komuna Qelëz Farmir Mhill Balaj
Komuna Qerret Rrok Dodaj
Komuna Rrapë Ndue Gjoni

Bashkia Koplik Ramadan Likaj

Komuna Kastrat Viktor Popaj
Komuna Kelmend Gjeto Mirash Dukaj
Komuna Qendër Koplik Isa Ramaj
Komuna Shkrel Ferdi Sterkaj

Këshilltarët e bashkive dhe komunave të Qarkut Shkodër para 21.VI.2015 për Partinë demokratike

Rrethi Malësi E Madhe, Bashkia Koplik
Ismet Balaj
Shyqyri Bajraktari

Komuna Gruemire
Gjon Gjinaj
Hajrullah Gjekaj
Komuna Kastrat
Gjovalin Veshtaj
Pjerin Spathari

Komuna Kelmend
Dile Vacaj
Nik Bujaj
Nikoll Qosja

Komuna Qender-Malesi E Madhe
Fatmir Lekaj

Komuna Shkrel
Cen Balaj
Diana Markaj
Gjelosh Kroni
Rrok Gegaj

Rrethi Puke, Bashkia Puke
Ferit Ringaj

Komuna Blerim
Xhemal Dervishi¨

Komuna Fierzë-Pukë
Frrok Mustafaj
Tonin Ndoci¨

Komuna Gjegjan
Pavlin Zaja

Komuna Iballe
Pëllumb Vata

Shtjefen Sokolaj
Komuna Qafe-Mal
Altin Engjulli

Komuna Qelez
Lin Marku

Komuna Qerret
Hile Boci
Ndrece Herceku
Vitore Mbrozi

Komuna Rrape
Mark Kola


Rrethi Shkodër,bashkia Shkodër
Agron Akshija
Artur Luka
Bardhyl Lohja
Gjovalin Kolombi
Hedi Teli
Irma Kopliku
Maxhid Cungu
Mit-hat Myftija
Nesti Kiri
Nirvana Lekaj
Paulin Radovani
Qashif Hoxha
Rudolf Rasha
Sabri Bushati
Xhemal Bushati
Xhevdet Amuli

Bashkia Vau-Dejës
Myftar Babaj
Zef Mardoda

Komuna Ana-Malit
Besim Suka
Fatmir Meti
Izet Prroni
Marin Pemaj

Komuna Berdice
Fatmir Mehaj
Gjergj Patani
Nikolin Shati
Sander Simoni
Shaban Velia

Komuna Bushat
Agim Bushati
Aleks Lukaj
Arben Moriqi
Basri Kalej
Gjin Doci
Mir Voka
Ndoc Shaben
Nush Gjondrekaj
Shkelqim Shimaj
Smajl Mehmeti

Komuna Dajc-Shkodër
Illi Gjushi
Mark Shllaku
Ndoc Daka
Paulin Doçi
Pjerin Palaj
Qazim Piranej

Komuna Guri I Zi
Alfred Marku
Frano Pjetri
Gjyste Zefi
Mati Simoni
Xhavid Lohja

Komuna Hajmel
Ardjan Daja
Frano Hila
Jak Pashuku
Mark Preçi
Vlash Ndoja

Komuna Postribe
Agim Thorja
Genc Tusha
Petrit Halili
Sabri Shabaj

Komuna Pult
Dode Kalori
Gjin Shpataj
Gjon Ndou

Komuna Rrethinat
Bilal Hallunaj
Ermira Hoxhaj
Gjovalin Stolaj
Myzafer Piraniqi
Tonin Dedaj
Zija Çinari

Komuna Shale
Gjelosh Shkembi
Martin Martini
Mire Marku
Nikoll Plepi
Pllumb Marku¨

Komuna Shllak
Hile Kodra
Ndoc Lekaj
Zef Logu

Komuna Vig-Mnele
Ndue Deda
Nikolle Prenga
Preng Bzhangaj

Komuna Velipojë
Anton Marku
Elvis Lari

Komuna Temal
Nard Mani
Ndoc Marku
Nikolle Fermosi
Paulin Doçaj

Komuna Shosh
Gjon Lajthija
Ndreke Lera
Ndreke Krypa
E enjte, më dt. 16.IV.2015


Lista e keshilltareve te zgjedhur ne Zgjedhjet Vendore 2011 - 21.VI.2015
KOMUNA SHLLAK

Nr. --Emri --Atësia--Mbiemri-- Gjinia-- Subjekti
1 TOME NDUE ZHURI-- F-- Lëvizja Socialiste për Integrim
2 DEDE PREK DEDA --M- Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
3 DRANE ZEF GURI-- F --Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
4 GJERGJ KOL NIKA --M --Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
5 NDUE MARASH PJETRI-- M --Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
6 HILE MARK KODRA-- M-- Partia Demokratike
7 NDOC NDUE LEKAJ-- M-- Partia Demokratike
8 ZEF PAL LOGU --M-- Partia Demokratike
9 FRAN KOL GESHTENJA-- M-- Partia Republikane Shqiptare
10 ADMIR ALI MALI --M --Partia Socialiste e Shqipërisë
11 KOL GJON RRASA-- M-- Partia Socialiste e Shqipërisë
12 NDOC GJON GURI-- M-- Partia Socialiste e Shqipërisë
13 VERA DED NDOJA-- F-- Partia Socialiste e Shqipërisë

Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
37 parti morën pjesë në Zgjedhjet Bashkiake; Kryetar dhe Antarët e Këshillit Bashkiak

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE


V E N D I M
PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR REGJISTRIMIN E KOALICIONIT ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE , PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 21.06.2015


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës 27.04.2015 me pjesëmarrjen e:

Lefterije LUZI- Kryetare
Denar BIBA- Zv.Kryetar
Edlira JORGAQI - Anëtare
Gëzim VELESHNJA- Anëtar
Hysen OSMANAJ- Anëtar
Klement ZGURI- Anëtar
Vera SHTJEFNI- Anëtare

Shqyrtoi çështjen me:

OBJEKT: Për regjistrimin e Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” , për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015.

BAZË LIGJORE: Neni 23, pika 1, gërma a, neni 65 i Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” dhe vendimi i KQZ-së Nr. 32, datë 06.03.2015 “ Për miratimin e disa rregullave për regjistrimin e Koalicioneve Zgjedhore në KQZ”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur si dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike

V Ë R E N:
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj”, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me Dekretin nr.8844, datë 15.12.2014 ka caktuar datën 21.06.2015, për zhvillimin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore.

Në mbështetje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë me Kryetar Z. Edi Rama, Partia Lëvizja Socialiste Për Integrim me Kryetar Z. Ilir Meta, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me Kryetar Z. Shpëtim Idrizi, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare me Kryetar Z.Gjet Ndoj , Partia Aleanca Demokratike me Kryetar Z. Eduart Abazi, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me Kryetar Z. Edmond Themelko, Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane me Kryetar Z. Valentino Mustaka, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me Kryetar Z. Gaqo Apostoli, Partia Ardhmëria Shqiptare me Kryetar Z. Emin Subashi, Partia Demokracia e Re Europiane me Kryetar Z. Koçi Tahiri, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë me Kryetar Z. Osman Mema, Partia e Çështjeve Shqiptare me Kryetar Z. Bujar Shurdhi , Partia e Gjelbër me Kryetar Z. Edlir Petani , Partia e Punës e Shqipërisë me Kryetar Z. Muharrem Xhafa , Partia e Reformave Demokratike Shqiptare me Kryetar Z. Skënder Halili, Partia e të Drejtave të Mohuara me Kryetar Z. Ilir Vata, Partia Forca Rinia me Kryetar Z. Dritan Broka , Partia e Unitetit Kombëtar me Kryetar Z. Idajet Beqiri , Partia G99 me Kryetar Z. Ervin Mete , Partia Komuniste e Shqipërisë me Kryetar Z. Qemal Cicollari , Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori me Kryetar Z. Preng Çuni , Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim me Kryetar Z. Nikolin Staka , Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve me Kryetar Z. Astrit Kosturi , Partia Ligj dhe Drejtësi me Kryetar Z. Spartak Ngjela , Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë me Kryetar Z. Rivelino Çuno , Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve me Kryetar Z. Ymer Kurti , Partia Personat me Aftësi të Kufizuar me Kryetar Z. Afrim Jeshili , Partia Rruga e Lirisë me Kryetar Z. Kurt Kola , Partia Shqiptare Atdheu me Kryetar Z. Kreshnik Osmani , Partia Socialiste e Moderuar me Kryetar Z. Gjergji Koja , Partia Socialiste e Vërtetë 91 me Kryetar Z. Petro Koçi , Partia Socialpuntore Shqiptare me Kryetar Z. Ramdan Ndreka , Partia Fryma e Re Demokratike me Kryetar Z. Gazmend Oketa , Partia Demokracia Sociale me Kryetar Z. Paskal Milo, Partia Demokristiane e Shqipërisë me Kryetar Z. Nard Ndoka , Partia Aleanca Demokristiane me Kryetar Z. Zef Bushati, janë regjistruar pranë KQZ-së, si subjekte zgjedhore për Zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes Vendore të 21 Qershorit 2015.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bëre respektivisht regjistrimin e këtyre partive si subjekte zgjedhore me vendimet, Nr.89 datë 08.04.2015, Nr.106 datë 13.04.2015, Nr. 132, datë 13.04.2015, Nr. 139, datë 14.04.2015, Nr. 124, datë 13.04.2015 , Nr. 141, datë 14.04.2015, Nr. 72, datë 30.03.2015, Nr. 126, datë 13.04.2015, Nr. 109, datë 13.04.2015, Nr. 145, datë 15.04.2015, Nr. 92, datë 08.04.2015, Nr. 102, datë 09.04.2015, Nr. 138, datë 14.04.2015, Nr. 129, datë 13.04.2015, Nr. 121, datë 13.04.2015, Nr. 79, datë 04.04.2015 , Nr. 111 , datë 13.04.2015 , Nr. 93 , datë 08.04.2015 , Nr. 100 datë 09.04.2015 , Nr. 117 ,datë 13.04.2015 , Nr. 98 datë 09.04.2015 , Nr. 114 ,datë 13.04.2015 , Nr. 135 ,datë 14.04.2015 , Nr. 113 ,datë 13.04.2015 , Nr. 74 ,datë 30.03.2015 , Nr. 137 ,datë 14.04.2015 , Nr. 110 ,datë 13.04.2015 , Nr. 157 ,datë 16.04.2015 , Nr. 91 ,datë 08.04.2015 , Nr. 118 ,datë 13.04.2015 , Nr. 99 ,datë 09.04.2015 , Nr. 90 ,datë 08.04.2015 , Nr. 149 ,datë 15.04.2015 , Nr. 130 ,datë 13.04.2015 , Nr. 107 ,datë 13.04.2015 , Nr. 116 ,datë 13.04.2015

KQZ me vendimin nr.161, datë 16.04.2015 vendosi mosregjistrimin Partisë Pajtimi Kombëtar me kryetar z. Spartak Dobi, si subjket zgjedhor për zgjedhor. Kundër vendimit të KQZ-së, Partia Pajtimi Kombëtar, bëri ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Me vendimin nr.---, datë 24.04.2015 Kolegji Zgjedhor vendosi shfuqizimin e vendimit të KQZ-së dhe regjistrimin e Partisë së Pajtimit Kombëtar me kryetar Z.Spartak Dobi, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, me Kryetar Z.Shefqet Musaraj, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë , me Kryetar Z.Avdi Keci , nuk janë regjistruar si subjekte zgjedhore, pasi KQZ ka vendosur mosregjistrimin si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015, përkatësiht me Nr. Vendimi : 1-Nr. 161 , Dt 16.04.2015 , 2-Nr. 78 , Dt 04.04.2015 , 3-Nr. 77 , Dt 04.04.2015.
Në datën 22.04.2015,Nr.3026 Prot , në Zyrën e Protokollit të KQZ-së, partitë e sipërpërmendura, nëpërmjet kërkesës së bërë nga Z. Edi Rama kërkojnë regjistrimin e koalicionit ”Aleanca për Shqipërinë Europiane” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015.
Bashkёlidhur kёrkesёs për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” , ёshtë depozituar edhe Marrëveshja për krijimin e koalicionit, në të cilën është shprehur vullneti i partive të sipërpërmendura për të qenë pjesëmarrëse të këtij koalicioni. Në kërkesë është pasqyruar emri i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, shkronjat nistore, mënyra e paraqitjes së kërkesave të koalicionit për regjistrimin e kandidatëve sipas përcaktimeve të bëra në Kod dhe aktet e KQZ-së, emri e mbiemri i personit i cili do të ketë të drejtën të caktojë vëzhgues në KZAZ, KQV dhe VNV. Në marrëveshje është përcaktuar se z. Genci Gjonçaj do të jetë personi i autorizuar i cili paraqet kërkesën për rregjistrimin e koalicionit në KQZ.
Gjithashtu marrëveshja ka autorizuar Z. Edi Rama, Kryetarin e Partisë Socialiste të paraqes kërkesën në KQZ, për regjistrimin e koalicionit.

Lëvizja Punëtore Shqiptare, me Kryetar Z.Shefqet Musaraj, Partia Toleranca e Re e Shqipërisë , me Kryetar Z.Avdi Keci nuk janë të rregjistruara si subjekte zgjedhor dhe në baze të nenit 65, pika 1 të Kodit Zgjedhor këto parti politike nuk mund të jenë pjesëtare në një koalicion zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës 27.04.2015, bëri verifikimet përkatëse dhe konstatoi se, dokumentacioni i paraqitur nga 39 partit e sipërcituara për 37 është në përputhje me nenin 65, te ligjit Nr. 10019, date 10.03.2011 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe Vendimin e KQZ nr. 32, datë 06.03.2015 “ Për miratimin e disa rregullave për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ.

PËR KËTO ARSYE:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbështetur në nenin 23, pika 1 gërma a dhe në nenin 65 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” dhe Vendimi i KQZ-së nr. 32, datë 06.03.2015 “ Për miratimin e disa rregullave për regjistrimin e Koalicioneve Zgjedhore në KQZ”
V E N D O S I:
1. Të regjistrojë Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për Qeverisjen Vendore të datës 21.06.2015, me parti pjesëtare të tij si më poshtë:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë,
2. Partia Lëvizja Socialiste Për Integrim,
3. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet,
4. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
5. Partia Aleanca Demokratike,
6. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian,
7. Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane,
8. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet,
9. Partia Ardhmëria Shqiptare,
10. Partia Demokracia e Re Europiane,
11. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë,
12. Partia e Çështjeve Shqiptare,
13. Partia e Gjelbër,
14. Partia e Punës e Shqipërisë,
15. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare,
16. Partia e të Drejtave të Mohuara,
17. Partia Forca Rinia,
18. Partia e Unitetit Kombëtar,
19. Partia G99,
20. Partia Komuniste e Shqipërisë,
21. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori,
22. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim,
23. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,
24. Partia Ligj dhe Drejtësi,
25. Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë
26. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,
27. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar,
28. Partia Rruga e Lirisë,
29. Partia Shqiptare Atdheu,
30. Partia Socialiste e Moderuar,
31. Partia Socialiste e Vërtetë 91,
32. Partia Socialpuntore Shqiptare,
33. Partia Fryma e Re Demokratike,
34. Partia Demokracia Sociale,
35. Partia Demokristiane e Shqipërisë,
36. Partia Aleanca Demokristiane.
37. Partia Pajtimi Kombëtar

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Lefterije LUZI- Kryetare
Denar BIBA- Zv/Kryetar
Edlira JORGAQI- Anëtare
Gëzim VELESHNJA- Anëtar
Hysen OSMANAJ- Anëtar
Klement ZGURI- Anëtar
Vera SHTJEFNI- Anëtare



Zgjedhjet e Krahinës Shllakut për kryetarin dhe këshillin Bashkiake të Vau Dejës për 21.VI.2015
Imazh
https://www.youtube.com/watch?v=RScW6R9oZXE
Zef Hila
Kandidatë i Partisë Demokratike për Vau -Dejës - Shllak. Dushman - Temal


Premtimet për Shllakun e kandidatit për kryetar Bashkie të Vau Dejës
Zef Hila


Zgjedhjet në komunën Shllak, Zef Hila i PD-së premton zgjidhje për izolimin e rrugës
Bota Sot | 17.04.2015 10:30

Prej vitesh banorët e komunës Shllak në qarkun e Shkodrës, vuajnë nga izolimi i rrugës gjatë stinës së dimrit. Sipas kandidatit të PD-së për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, me të fituar zgjedhjet ky problem nuk do të ekzistojë më, pasi në dispozicion të tyre do të jetë një mjet për mirëmbatjen e rrugës që do të stacionohet ne Komunën Shllak.
Zef Hila, kandidat i PD bashkia Vau Dejës: “Ne do të marrim masa të parakohshme që të çojmë një mjet me zinxhir që do të thotë, le të jetë shi, le të jetë borë, le të jetë çfarë të dojë, të jetë mjet i përshtatshëm që mban atë rrugë”.
Sipas kryetarit të grupit të Punës i PD-së në ketë zonë, Gjokë Uldedaj, zgjedhjet vendore duhet të jenë një përgjigje ndaj keq-qeverisjes aktuale.
Kandidati i PD-se Zef Hila ka zhvilluar takime edhe me banorë të Hajmelit duke garantuar investime të mëdha në zonë. Ndërsa kryetari i Grupit të Punës për zgjedhjet e 21 Qershorit, Gjokë Uldedaj, kërkoi angazhim për një votë plebishitare për Partinë Demokratike.
Gjokë Uldedaj, kryetar i grupit te punes, PD: “Hedhim një votë të plotë plebishitare dhe të kemi një rezultat të thellë që të kemi të drejtë të trokasim në çdo derë. Rezultati ne na jep të drejtën që të hapim çdo derë”.
Komuna e Shllakut pas reformës territoriale i është shtuar bashkisë së Vaut të Dejës.


Qarku Shkodër për 5 kandidatë për kryetar Bashkije për qytetet
21.VI.2015

Kandidatë për kryetar Bashkije të Partisë Socialiste

1.Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
2.Bashkia Pukë Rrusten Struga
3.Bashkia Koplik Tonin Marinaj
4.Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
5.Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Disa të dhana për Hartën e Bashkinë e Vau Dejës për Zgjedhjet 21.6.2015
Imazh

21 Mandate për Këshillin Bashkiak të Vau Dejës http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... bashki.pdf

Qendrat e Votimit, Numri i Votuesve të Njesive Administrative Shllak dhe Dushman-Temali për Bashkin e Vau Dejës - 2.VI.2015

Në tre Qendra Votimi të Shllakut do të votojnë gjithsejt 1297 votues për 21.VI.2015

Njësia Administrative -- Qendra e Votimit(QV) ---Zgjedhës ----------Vend-Ndodhja ---

- SHLLAK ----------------------0126-------------------544 Votues----------Ukbibaj------- Shkolla 9 - vjeçare
---------------------------------------0130--------------------446 Votues--- - ----Koder Nikaj -----Shkolla 9 - vjecare
----------------------------------------0131------------------ -307 Votues-------- Bene--------- Shkolla fillore

Në Dy Qendra Votimi të Dushman-Temalit do të votojnë gjithsejt 1528 votues për 21.VI.2015

Dushman-TEMAL -----0135----- 767 Votues -----Koman ShkollaPublike
----------------------------------------0142------ 761 Votues -----Koman, Shkolla Publik
http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... jedhes.htm

Vend - Ndodhja e Komisionit Qendror për Bashkinë e Vau - dejës 21.VI.2015 - Qarku Shkodër

Njësia Administrative ---------ZAZ ---------Zyrat e KZAZ-ve(Komisioneve e Zonave Administrative të Zonave) ---06 -----------BUSHAT Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” ( Palestra)

Vau - Dejës
Shllak
Dushman-Temal

Bushat
Hajmel
Vig-Mnelë
http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... ve.xls.pdf

Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kandidatët për kryetar Bashkie të Vau Dejës
21.VI.2015

SUBJEKT ZGJEDHOR


Imazh
1. ZEF KIN HILA - Aleanca e Djathtë - "Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet"

Imazh
2.GJOKË BIBË LLESHI - Aleanca e Majtë - "Aleanca për Shqipërinë Europiane"


E enjte, më dt. 4.VI.2015
Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 9 prej 11 · 1 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 21:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari