Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 8 prej 11 · 1 ... 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjeni emna të fshatrave dhe zonave të veçanta të Komunës të Shllakut

Mbramja "Sofra Shllak-Dushman-Temal e Toplanë 2013" e mbajtun më 21 dhjetor 2012

Shkodër, asgjësohen 1.238 rrënjë kanabis sativa

Të ndarë në 6 grupe, 34 efektivë të policisë së Shkodrës kanë organizuar një ditë më parë një operacion për asgjësimin e bimëve narkotike në fshatrat përreth qytetit. Si rezultat, është bërë i mundur asgjësimi në total i plot 1.238 rrënjë bimëve narkotike kanabis sativa, ndërkohë që policia ka filluar hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Fatbardha Çepelja, sipas së cilës, në kuadër të operacionit të koduar “Discover”, në fshatin Barcollë të Komunës Shllak, në territor të hapur nëpërmjet shpyllëzimit, në tokë pa pronarë të ligjshëm, janë identifikuar dy parcela pranë njëra-tjetrës me 385 rrënjë bimë, me karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike kanabis sativa. Po kështu, në fshatin Kroi i Madh, në një territor të shpyllëzuar, në tokë pa pronarë të ligjshëm, janë identifikuar dy parcela me 405 rrënjë kanabis, ndërsa dhe në fshatin Benë, është identifikuar një parcelë me 195 rrënjë kanabis. Gjithashtu, Çepelja ka thënë se në vendin e quajtur “Çeta e Pal Kolës” janë asgjësuar 253 rrënjë kanabis. Për këto, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet e mbledhura gjatë operacionit të koduar “Discover”, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale, pa autorë, të “kultivimit të bimëve narkotike”. Policia tha se tashmë po punohet për identifikimin e autorëve.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:bobe:
Imazh

Shiqoni portrete shllakas nga bota dhe trevat shqiptare

ImazhImazhImazh
Daniel Shllaku - 21 vjec - Serbi ----------------------Pal Shllaku - Serbi-----------------Brizhita Shllaku -----Gjermani


BIZNESMENI I THJESHTE , POR FISNIK Martin Kolë Guri(Selimi)


Eshtë fjala per Martin Kolë Gurin (Selimin), i cili që në pamje te pare reflekton origjinen nga Temali i Dukagjinit. Janë mosha, mosha e burrit siç e qujme ne, paraqitja e jashtme , respekti ndaj te njohurit e te panjohurit , komunikimi model që e identifikojnë atë si pasardhes i denjë i vlerave të pamohueshme te Dukagjinit.Si qindra e qindra dukagjinas të zbritur në Shkoder, edhe Martini me punen e tij, me kurajon e zgjuarsinë arriti që t`I pershtatet kohes e realitetit dhe të gjejë vetveten midis komunitetit te qytetit tone dhe për një kohë të shkurter të fitojë gjithë respektin e atyre që e njohen rishtas. E fillon biznesin me nje local të thjeshtë në vitin 2000 në rrugëlidhjen veriore të spitaleve me të afermit dhe familjen e tij. Dhe ky biznes rezultoi I suksesshem fale punes kembengulese e të ndershme te bërë prej tij.Sot lpkali i tij ka një kapacitet mbi 400 vendesh , të cilat mund t`I vihen ne dispozicion çdokujt për të gjitha llojet e rasteve. Ajo që bie në sy tek Bar-Restorant “Martini” është menuja e shumellojshme, sherbimi shumë i kulturuar dhe korrektesia në çdo gjë. Kjo ka bere që ky lokal të jetë nder më të frekuntuerit e qytetit tone, dhe jo vetem nga njerzit e ketij qyteti, por edhe nga Mirditorë, Pukjanë, Lezhjanë e gjetkë.Martini shprehet me respekt për të gjithë ata qindra e mijra klientë që e kanë frekuntur deri tani në lokalin e tij ,dhe gjithë arritjet pikërisht atyre ua dedikon me një “FALEMINDERIT!” shumë të thellë.Eshtë për t`u permendur fakti se në këtë restorant sherbehet me të njëjtin perkushtim edhe gjatë gjithë kohes, pra edhe atehere kur nuk ka raste me pjesmarrje qindra vetash, që do të thote se fisnikeria , fisnikeria, vetdija dhe qytetaria që disponon vazhdimsht për t`I sherbyer klientit i kanë dhënë atij “statusin” e respektit të të gjithëve.A nuk është kjo një shprehje e veçantë e bujarise, fisnikerise dhe virtytit dukagjinas? Ne fund te vitit që sapo u mbyll, Martini bëri sensacion me veprimin e tij bujar duke ftuar në një festë përmbyllëse të gjitha çiftet që ishin martuar gjate vitit 2011 dhe kishin bere dasmet ne lokalin e tij, dhe jo vetem kaq, por bashke me çiftet kishte ftuar edhe prinderit e tyre.Këtë gjë e mësova nga një prind I një çifti pjesmarres (Kolë Zefi)një burre i zgjuar e puntor, i sinqertë e mirenjohes i sjelljeve të tilla njerezore. Ky rast u bë shkak edhe per kete shkrim të shkurter, pasi e kam njoftë me kohë Martinin ,si klient i rregullt i tij dhe gjithnjë më ka bërë përshtypje çdo gjë e tij, por veprimi i fundit është me të vertetë sa befasi aq edhe fisnikeri. I pyetur nga ana jonë , Martini shprehet: Jam krenar per origjinen, falenderoj te gjithe ata qe e frekuntuan këtë lokal dhe me shume sinqeritet pershendeti punen e “Shoqtes Atdhetare-Dukagjini”, e cila me punen e saj po vë themele të shendosha pë ardhmerinë e ketij komuniteti ne qytetin e Shkodres.Per Martinin mund të flitet shumë e shumë, por aty ku puna flet vetë fjalët e teperta duket sikur ia zbehin shkelqimin, ndaj edhe unë i uroj:Punë të mbara e suksese gjithnjë e më shumë!

GJERGJ ÇUNI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shllaku në Zgjedhjet Lokale të 8.5.2011
Kandidati për Kryetar i Komunës Shllak për 8 majit të 2011
Hile Mark Kodra(i dtl. 4.3.1959 - fshati Benë - Shllak) - PD fitoi zgjedhjet si kryetar i Komunës Shllak
Gjin Ndoj - PS

Imazh

Qarku SHKODER

Rrethi SHKODER

ZAZ 42


KOMUNA SHLLAK

Nr. QV Zgjedhes Vendndodhje Ambjenti
1. - 0126 151 - Fshati - Ukbibaj, - Shkolla 9 - vjecare - Publike
2. - 0127 142 - Fshati - Vukaj, - Muri i Turkut, - Objekt privat ( Nikoll Hebaj)
3. - 0128 193 - Fshati - Barcolle, - Shkolla 9 - vjecare - Publik
4. - 0129 174 - Fshati - Kron i Madh, - Shkolla fillore - Publik
5. - 0130 215 - Fshati -Vukjakaj - Gegaj, - Qendra Shendetesore Shllak - Publik
6. - 0131 285 - Fshati - Bene, - Shkolla fillore - Publik
------------------------
Gjithsej janë; 6 Kuti Votimi - 1,160 votuesë



------------------------------------------------------
KOMUNA TEMAL në Zgjedhjet Lokale të 8.5.2011

Kandidatë për kryetar i Komunës Temal për 8 majin e 2011
Nikolin Guri - PD
Mark Zhuri - PS


Qarku SHKODER


Rrethi SHKODER

ZAZ 42


KOMUNA TEMAL

Nr. QV Zgjedhes Vendndodhje Ambjenti
1 0135 741 Koman Shkolla Publik
2 0142 667 Shkollen Koman Publik
---------------------------------------------
Gjithsej janë; 2 Kuti Votimi dhe 1,408 votuesë


U pregatitë nga Redaksia e lajmeve të http://www.proletari.com
E enjte, më dt. 21.IV.2011


-----------------------------------------------------------------------------------

Komunat dhe bashkia në Zonën 42 janë të Rrethit të Shkodrës për Zgjedhjet Vendore më 8.5.2011


ZAZ 42
Rrethi SHKODER
BASHKIA VAU-DEJES
KOMUNA HAJMEL
KOMUNA POSTRIBE
KOMUNA PULT
KOMUNA RRETHINAT
KOMUNA SHALE
KOMUNA SHLLAK
KOMUNA SHOSH
KOMUNA TEMAL
KOMUNA VIG-MNELE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Njoftime nga fronti i zgjedhjeve vendore në Shllakë më dt. 8.5.2011


Komisionerët e PS largohen bashkë me vula, nuk votohet në Shllak

Në komunën Shllak, të Shkodres të gjithë komisionerët PS janë larguar së bashku me vulat nga të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune. Gjithashtu deri në orën 10:50 në 6 qendra votimi të kësaj komune nuk kishte filluar ende votimi. Ndërkohë kreu i KQZ, Ristani ka urdhëruar se nëse komisionerët e PS nuk paraqiten në qendra votimi atëherë do të zëvendësohen. Emrit të kandidatit PS, i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ndërsa te kandidati PD i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. Në ZAZ 32, në Pogradec janë 5 kuti votimi të dëmtuara por probleme janë vënë re edhe në Laç. Ndërkohë një shqetësim tjetër është edhe boja matrikuluese e cila fshihet pas 3-4 minutash, duke lënë të hapur mundësinë që një votues të mund të votojë për herë të dytë. Problemi sipas PS është vënë re sidomos në qendat e votimit në Tiranë.




Komisionerët e opozitës u larguan nga qendrat e votimit në Koman të Komunës të Temalit dhe mëpas u zhvillua në normalitet

Shllak
Anila Dushi
09/05/2011

SHKODËR

- Ka përfunduar procesi zgjedhor në qarkun e Shkodrës ku nga 33 njësi të qeverisjes vendore, ai është zhvilluar me normalitet në 32 prej tyre. Në komunën malore të Shllakut ky proces nuk ka filluar dhe materialet janë kthyer në KQZ. Shkak për mos zhvillimin e zgjedhjeve në gjashtë qendrat e votimit të komunës Shllak, sipas Komisionit qendror të zgjedhjeve, është bërë fakti që nuk janë paraqitur komisionerët e opozitës.

Shekulli ka kontaktuar dje me komisionerët e opozitës dhe i ka pyetur përse nuk janë paraqitur në qendrën e votimit. Ata pohuan se nuk kanë pranuar të hyjnë, pasi janë shprehur se kandidati demokrat ka grumbulluar karta identiteti të personave, të cilët nuk jetojnë në këtë zonë dhe ua jep ato personave, që do ai përkundrejt edhe shumave të parave, në mënyrë që të votojnë për të.

Gjithashtu, në ora 13.00, të ditës së djeshme, në Qendrat e Votimit 0135 dhe 0142, në fshatin Koman, të Komunës Temal, rrethi Shkodër, komisioni i këtyre dy qendrave, ka marrë vendim për të kërkuar ndërhyrjen e policisë në vendosjen e rregullit pasi ka pasur shumë votues brenda në qendrat e votimit. Policia ka ndërhyrë dhe procesi është zhvilluar normalisht.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kutiat e Votimit të Komunave të Shllakut dhe të Temalit administrohen në KZAZ NR 42 - SHKODËR për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011
Imazh

Emri Mbiemri - Subjekti - Pozicioni
ARVIT OSJA PBDNJ Anetar
BENARDIN NDOJ PD Sekretar
GENC TUSHA PD Anetar
GJON FTONI PS Kryetar
GLEDIS CELIKU PS Anetar
PREKE MARKU PD Zv/Kryetar
SHKELZIM GURI LSI Anetar
Zyra Adresa Shkolla 9 vjeçare Xheladin Fishta Shkodër/color]


[color=#404000]
Te Kroni i Bafçit, në Vukaj të komunës Shllak, asgjesohen 3 mije rrenje kanabis
Imazh

10.V.2015
Gazetari1 TV1CHANNEL

Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme u mor informacion në rrugë operative, se në fshatin ‘Vukaj’, në vëndin e quajtur Kroni i Bafçit, në komunën ‘Shllak’, në Shkodër, ka të mbjella me bimë narkotike.
Mënjëhere u vënë në lëvizje Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku gjatë një kontrolli të imtësishëm u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i 3000 fidanëve me bimë narkotike.
Bima dyshohet të jetë e llojit Canabis Sattiva, ku u asgjesua në vënd me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, Neni 284 i Kodit Penal.


"Forcat e policisë, krahas ajrit dhe tokës, përdorën edhe liqenet si “rrugë”
Nga Gazeta Shqip -
29 Gusht 2014
Bena e krahinës Shllak – vendi i kultivimit të kanabis
Imazh

Fragmentë nga shkrimi
”…………….Dje, Policia e Shtetit tha se grupet në terren, kanë hyrën në tri komuna, përkatësisht në Komunën Temal në fshatin Toplanë, në Komunën Shllak në fshatin Benë dhe në fshatin Bruçaj të Komunës Pult. Gjithsej në aksion operojnë 147 forca policore të ndara në 9 grupe, për kontrollin e territorit dhe asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Për transportin e tyre, nga njëri fshat në tjetrin, janë dashur 20 automjete, si dhe 3 mjete lundruese, pasi disa grupe pune, kanë lëvizur përgjatë liqenit të Komanit. Bima e dyshuar kanabis sativa, u gjet në një zonë të pyllëzuar, tepër të thepisur, me rrugë shumë të ngushta dhe të rrezikshme për t’u kaluar, faktorë të cilët rritën ndjeshëm vështirësinë e depërtimit të forcave policore për në vendin e ngjarjes, në një udhëtim që zgjati në vetëm në njërin kah të lëvizjes mbi 4 orë. Lëvizja e forcave policore u bë nga lumi i Kirit, nëpërmjet Malit Maranai për te lugina e Përroit të Cutit. Në këtë zonë janë gjetur dy sera pranë dy staneve që dyshohet se përdorej për tharjen e drogës. Nga të dhënat zyrtare, thuhet se forcat policore kanë mundësuar asgjësimin e 1350 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, kryesisht në fshatin Benë, Komuna Shllak………………………………

http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/08/2 ... laku-dyte/


Vdes aksidentalisht - shllakasi Rikard Prendushi, banues në Beltoj të Shkodrës
Djalë i vetëm, të shtunën e 20.VI.2015


Aksident në Lezhë-Shkodër, 3 viktima
Imazh
¨
E shtunë, 20/06/2015
Aksident në Lezhë-Shkodër, 3 viktima Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër. Një automjet është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në afërsi të Blinishtit, duke shkaktuar 3 të vdekur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20.40, në superstradën Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit. Mjeti BMW me targë AA879IT, në pronësi të shtetasit V.N, banues në Berdicë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Viktimat janë Dorian Shtjefni, 31 vjeç, Rikard Prendushi, 21 vjeç, dhe një person 20-vjeçar i paidentifikuar ende.

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Stavri Ndrepepaj, i cili pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës, është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.

/ Top Channel


Asgjesohen 464 rrënje bimë narkotike kanabis sativa
Imazh

10/7/2015, 22:07

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 464 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjellë në tre parcela.
354 rrënjë u zbuluan të mbjellë në dy parcela në fshatin Barcollë, në komunën Shllak, ndërsa 110 rrënjët e tjera ta kanabisit u asgjesuan në fshatin Vilë, në komunën Temal, në vendin e quajtur « Tokat e Pukës ».
Bimët narkotike janë asgjesuar me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morn ë cilësinë e proves material.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

U morë nga http://fax.al/read/news/705387/9915435/ ... bis-sativa
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Për Shllakasit dhe temalasit po afroj të dhëna kryesore për Zgjedhjet Vendore në Shqipëri
"Disa të dhana kryesore për aktorët pjesmarrës në Zgjedhjet Vendore të 8 majit të 2011 në Shqipëri"


Të dhëna kryesore për Zgjedhjet Vendore të 8 majit 2011 në Shqipëri

- Marrin pjesë 53 parti nga 56;
Nga këto 53 parti, 45 janë grupuar në dy koalicione të mëdha:
22 parti në aleancën e djathtë - Aæeanca për Qytetarin - AQ
23 parti në aleancën e majtë. – Aleanca për Ardhmërinë – AA

- 872 kandidatë për kryetarët e bashkive apo komunave
Zgjidhen sipas sistemit mazhoritar, pra fiton kush merr më shumë vota.

- 4882 qendra votimi në Shqipëri

- 3 166 279 shtetas kanë të drejtën e votës

- 6152 vende këshilltarësh duhen - votohet/ garohet 6882 kandidatë.

- 2 fletë votimi janë;
Një për kryetarin e bashkisë ose të komunës dhe një fletë tjetër për këshillin.

- Në Tiranë ka katër fletë votimi;

1.Një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës
2. Një për Këshillin e Bashkisë
3. Një për kryetarin e Njësisë Bashkiake
4. Një për këshillin e Njësisë Bashkiake

- Orari i Votimit;
07:00 - 19:00


Por kryetarët e njësive vendore përfaqësojnë në nivel lokal pushtetin ekzekutiv. Atë që quhet "pushtet përfaqësues" e ushtrojnë këshillat bashkiakë ose komunalë. Këshillat e 384 njësive vendore kanë gjithsej 6152 vende këshilltarësh dhe në Tiranë ka katër fletë votimi, një për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, një për Këshillin e Bashkisë, një fletë votimi për kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe një fletë për këshillin e Njësisë Bashkiake. Për këto vende garojnë 6882 kandidatë. Këshilltarët zgjidhen sipas sistemit proporcional, pra votat e marra nga partitë jashtë apo brenda koalicioneve përllogariten sipas një formule matematikore dhe pastaj mandatet u shpërndahen partive.

Ku votohet? Zakonisht qendrat e votimit janë në ambiente publike, shkolla, kopshte, cerdhe, dhe kur nuk është e mundur, edhe në ambiente private të marra me qera.
Gjithsej në rang republike ka 4882 qendra votimi. KQZ ka nxjerrë një spot informues sesi veprohet brenda një qendre votimi.
Për zgjedhjet e këtij viti ka 3 166 279 shtetas që gëzojnë të drejtën e votës. Për këta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka printuar 3 710 698 fletë votimi.

- 5 mijë vëzhgues vendor e ndërkombëtar janë të përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rezultatet e votimit për kryetar komune në Shllak dhe Temal në Zgjedhjet e 8 majit 2011

Komuna Temal
Imazh

- Mark Zhuri - Kryetari i Komunës për PS fitoi me 539 vota

- Nikolin Guri u votue me 465 vota

Votat per keshill e komunës Temal Votat

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË - 400
PARTIA DEMOKRATIKE - 227
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE - 75
PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE - 69
PARTIA AGRARE AMBJENTALISTE E SHQIPËRISË - 66
PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISË - 62
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT - 47
LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM - 25
ALEANCA DEMOKRATIKE - 7
PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT - 6
Komuna Shllak
Imazh
Nuk u votue në 6 zona sepse përfaqsuesit e PS-ës braktisën më 8 maj 2011 kutitë e votimit duke marrë me vete dokumentat dhe vulat.
Pritet vendimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë për të filluar ushtrimin e të drejtës të votuesve të 6 zonave të Shllakut.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
E hanë, më dt. 16 maj 2011


Bajraku i Shllakut - Agustin Pllumbaj - Mbramja Sofra e Shllak- Temal-Dushman e Toplanë 2013 u mbajtë më 21.XII.2012-


Përmend në tekstin e kangës trimat;
- Gjet Gega - Luftëtar i Lidhjes të Prizrenit
- Lazër Pali -
- Kol Toma vra 3 veta
- Prek Zefi - Bajraktari i Shllakut.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga e Pal Mhillit të Shllakut - Djalë halle, Martin Nik Marashi i Kllogjnit të Dushmanit

Pjesa e parë ---------------------------------------Pjesa e Dytë


Kanga qe i kndohet Pal Mhillit Kolaj, i biri i Mhill Pjetër Kola i ka ndodhe më 6 janar të vitit 1952 në Dugajt e Reja, ku Pali vrau burrin prej Tropojet qe i kishe grabite gruen te premten, nje dite para marteses dhe ish gruen me disa plumba.
Ate mbasdite bani bujë te madhe ne Shkoder sepse ky djalë prej Shllakut kishte kryer aktin e hakmarrjes sipas zakonit, sipas Kanunit te Shqiptarit, qe kushdo shqiptar qe i rremben gruan tjetrin pa marreveshje te rregullave te shoqerise, qe do te thote; Te ndahet prej burrit vajza sipas rregullave familjare, dhe jo te zhduket pas nje burrit, ne prage te marteses.
Kur ka qite pushke mbi tropojanin ate mbasdite, ashte gostite cdo shkodran qe ka kene brenda neper pijetore me raki e cigare prej shllakasve.
-[b] Pal Mhilli(Djali i hallës të Martin Nik Marashit, pra Martin Nik Marashi e kishte Pal Mhill Pjetër Kola, djalë daje)
- qiti pushkë nderi midis Dugajve të Reja të Shkodrës në vitin 1950, ku gjyqi vendosi me e dnue në burg, ndërsa Lirije Belishova ish antare e byros politike dhe zevendsja e enver hoxhës e dënoi me pushkatim. Atë ditë në gjykatë shllakasit qitën cigare qytetarve të Shkodrës dhe kafe e raki për pushkë nderit që qiti Shllaku atë ditë.
Sot tingllon kjo ngjarje e bujshme e vitit 1952 në Dugajt e Reja të Shkodrës si arkaike dhe e papranueshme, por historia gjithmonë çmohet sipas rrethanave të kohës. Ishte opinioni i fshatit, zakonet e asaj kohet që të kryhej ky veprim i papranueshëm e qujetun si Aktë të Mbrojtjes të Nderit. Sikur të këshillohej prej njerzve të linjës të arsyes nuk do të kishte ndodhë kjo ngjarje e tmerrshme.

kjo kang esht shum ...
kjo kang esht shum e mir por sidomos per ata shqiptar qe se ngjohin kanunin e Leke Dugagjinit se tash jem perzi e spo dim se qka jem arab apo turq se ma shqiptar sjemi met se po martohen me turli far kombi e Pal Mhill ma sban nana

E vrau Pal Mhilli i ...
E vrau Pal Mhilli i Shllakut se i mori te fejumen!!!!!!

O tlumt goja!
O tlumt goja!
[/b]


U morre ne ; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mësoni për kohën në Komunën e Shllakut për çdo ditë dhe prej 7 deri 14 ditët e ardhshëm!
Imazh
Link për Pasqyrën e kohës për 7 ditë të ardhëshm në Shllak
http://www.viewweather.com/w86729-weath ... odres.html


Jam i sigurtë që shllakasit kudo ku janë nëpër botë janë të interesuem për kohën sepse duen ta dijnë kur të shkojnë në relievin e blertë e madhshtor të maleve e kodrinave dhe fushave të lulzuem nga të mbjellat dhe gjallnia e zogjve, deleve, mushkave, lopëve, dhive e kecave, pulave e gjelave, livadheve e pyjeve madhshtore e të mahnitëse si dhe gjallnia e të rinjve e të vjetërve çoban me fyellin dhe çiftelinë në dorë i kndojnë dashnisë, synit, faqeve, gjoksit të vashave, andrrave të tyne,...
Unë jam i sigurt se ju vet dini të orientoheni në internet për motin në Shllakun me Peisazh të mahnitshëm sepse prej jush o shllakas janë shum profesora dhe mjeshtra të kompjutrave, por për qejf, ju kam sjellë sitin ku ju mund të merrni njohuni për kohën në Zonën e Shllakut;

Imazh
Oh, mami po më hanë rrushin qenushi! Ça me ba. Mami: " Lene se e ka ngatrrue me rubinetën e ujit hahahaha! Nëse largohesh ose e rrahë qenushin, zëmërohet e ta shgulë lushin hahahahaha!


Link për Pasqyrën e kohës për 14 ditë të ardhëshm


http://www.worldweatheronline.com/Shlla ... er/AL.aspx

Një link tjetër;
http://www.yr.no/place/Albania/Shkod%C3 ... recast.pdf

Përdorni kët sitë dhe mësoni për kohën në trojet e jueja të bukura ku u lindët, u rritët dhe keni lidhje me jetën, të kaluemen, me romantikën e Shllakut, me familjet t'ueja të dashtun dhe me mjaft histori dashnie në adoleshencën t'uej.


http://www.viewweather.com/ - Pra përdorni kët link dhe shkrueni Komuna e Shllakut dhe ju del pasqyra e kohës për ditën që ju e keni hapë dhe për 5 ditët e ardhëshme. Bota na ndihmon ndërsa qeveria jonë vazhdon ta mbajë në errsinë popullin e Shllakut.

Falemnerës për mirëkuptim!

E pregatiti me dëshirë të madhe Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 31 gusht 2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A ishte Fisi i Canajve - Fis i parë që erdhi në Shllak?

O moj Toplanë, O moj Toplanë - Gashë e Shllakë janë Vllazen - Lum Dukagjini që të ka! Toplana - krahë i fortë i Dukagjinit
[b]Shijoni repertorin e kangve të Gëzim Zefit i Toplanës; http://www.teksteshqip.com/gezim-zefi/tekste


A din gja kush për fisin e Canajve të Prru Lugjes të Shllakut - Shkodër?
A thue kanë ardhë në Prru Lugje të Vukjakaj - Fisi i Canajve prej trojeve shqiptare të Malit të Z?i

ImazhImazh

Populli i Krahinës së Ujbardhës ( Plava) e GUCISË i përket vetëm " fisit Shqiptar "

BANORET E KËSAJ KRAHINE RRJEDHIN NGA KËTO FISE :

Në Ujbardhë ( Plavë): I gjithë Fisi REXHEPAGAJ e ka perardhjen nga GRUEMIRA e Shkodrës. SHABAJT --- FERAJT janë té një vllazërie me LUHAR e DINOSH të Shkodrës. MEDUNAJT, REXHAJT e REXHEMETAJT, DESHAJT, SHEHAJT, SHARKINAJT, JUSAJT --- CANAJT, JEDADAJT, SUKAJT janë thjesht KELMENDË nga SELCA, VUKLI e NIKÇI.

Në GUCI : NIKOÇAJT, SEFERAJT, PJETRAJT, CURANAJT, LUCAJT , DERVISHAJT janë DUKAGJINË, KASTRATË, HOTË e GRUDË .
Edhe katundet përreth të dy qendrave Guci e Plavë rrjedhin nga fiset e sipérme, KELMEND e DUKAGJIN ( katundet HOT ), SELIMAJT, NDOKAJT ( NOKSHIQ ), PEPAJT ( PEPAJ ), MARTINAJT ( MARTINAJ ), VUTHAJT me GJONBALAJT, QOSAJT, VUÇETAJT e AHMETAJT etj.

Por nga origjina e fiseve shqiptare të sipërmendura, me breza të afërm, ka vllazëri që shtrihen edhe nëpër KUÇ e Vasoviq të Malit të Zi. Prej këtyre disa zbritur edhe në DALMACI, BOSNJE dhe HERCEGOVINË.

Malazezët, me mburrje , Malsinë e Krasniqes Shqiptare e quajnë "të një vllaznije me VASOVIQ " ( duan të thonë se KRASA dhe VASA kanë qenë dy vëllezër ).

Gjithashtu prej fisi Shqiptar është vetë KUÇI i KELMENDIT, i cili ka formuar një vojvodinë ( krahiné të madhë ) në Malin e Zi....
(U muer prej linkut;
http://www.malsia.eu/Malsia_e_Madhe.htm)

Fjalori

Canaj në serbisht Canović apo Canoviç


Canaj në serbisht thiiret e lexohet Canović/Canoviç - nga fshatrat e Bogaj / Bogajići, Višnjevo / Vishnjeva dhe Gjuriçka Rijeka / Reka Xhurës emigruen në Plavë -Guci në vitin 1698 nga fshati Vukël në veri të Shqipërisë dhe konvertohen në Islam po të njëjtin vit. - Canaj (Serbian truncation: Canović) - from the villages of Bogaj/Bogajići, Višnjevo/Vishnjeva and Đurička Rijeka/Reka e Xhurës. Immigrated to Plav-Gusinje in 1698 from the village of Vukël in northern Albania and converted to Islam the same year.

E martë, më dt. 4 shtator 2012[/b]

Mbramja Sofra e Shllak- Temal-Dushman e Toplanë 2013 u mbajtë më 21.XII.2012

Sofra e Dushmanit 2013
Transmetue TV Kopliku për Vitin e Ri 2013

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 8 prej 11 · 1 ... 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 20:42
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari