Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 7 prej 11 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET, Posted 11 Tetor 2010, 10:33
Hakmarrja dhe gjakmarrja në Shllak
Gjin Mekshi, burrë Dukagjinit dhe dhandër i Kronit të Shllakut


kryetari i "Shoqates Mbarekombetare te Pajtimit te Gjaqeve Nane Tereza", 58- vjecari Gjin Mekshi.(Në moshën 63 vjeçare u varros në Shkodër Kryetari i “Shoqata mbarëkombëtare për pajtimin e gjaqeve “Nanë Tereza”, burri nga Dukagjini i Shkodrës, Gjin Mekshi. Ne po japim pë botim diçka nga aktiviteti i të ndjerit në ndihmë të shërimit të plagës unikale shqiptare të “vendetës” , pra, gjakmarrjes, që vazhdon të aq egërsisht të vegjetojë në shoqërinë e ditëve të sotme. Vdiq më 31 janar të 2010 - U varrosë me ceremoni familjare dhe shoqnore te Varrezat e Rrmajit - Shkodër - La të pikëlluem Bashkëshorte - tre djem(1 në Itali dhe 2 në Shkodër) dhe vajzën në SHBA).
FAQE NGA LIBRI I GJAKUT

Nga Riza Lahi

Nje kafe per gjakesorin

"A po e pranon Krishtin mrende, or Nik Pali i Malaxhise?"

Per dhjete minuta te tridhetenje burrat priten ne heshtje te plote pergjigjen e te zotit te shtepise ne Temal Dushman te zones se Shllakut. Te trokiturat ne dere kishin qene krejtesisht te befasishme ate mengjes te 13 qershorit 1997, qe perkonte me naten e Shna Ndout. Ishte ora 06.

Nje nate me pare, i tere ekipi prej tridhjete burrave i "Shoqates per pajtimin e gjaqeve Nane Tereza", kishte fjetur ne nje kulle te braktisur nga nje familje e rene para gjashte viteve ne qytetin e Shkodres; pikerisht ne kullen, prej nga kishte dale nje njeri qe kish kryer nje vrasje para tridhjete viteve. Pra, ne kohen e komunizmit, kur shteti ishte i forte dhe presupozohej qe vrasesi te ishte ndeshkuar, por, per fat, jo aq sa per te shuar etjen e hakmarrjes qe flakeronte ne shtepine e te vrarit.

Plaku 65- vjecar me se fundi, e hapi deren. Miqte hyne njeri pas tjetrit. Plakun nuk e tradhetoi as edhe nje nerv i fytyres, as edhe nje rreze shikimi, kur takoi doren e personit te tridhjetenjete atij qe kishte vrare e qe e kerkonin per ta zhdukur nga faqja e dheut qe te gjithe meshkujt e fisit te tij.

Ne te vertete, ne Malesi, njihen jo pak raste kur njerez me autoritet thuajse absolut, si bajraktari i zones, pra, kryetari i fisit te shtrire ne disa fshatra, cdo njeri prej te cilit i prire nga nje "Vojvode", edhe eshte perzene nga shtepia, kur ka ngritur tonin per t’i kerkuar llogari ne emrin e "Kanuse" "Kanunit). Mirepo.Po , sikur plaku ta perzinte perjashta, apo, me keq, ndonje prej djemve te shtepise te hapte zjarr menjehere ndaj vrasesit te para tridhjete viteve?

"Kjo gje nuk mund te ndodhte ne shtepine e Nik Palit, i cili njihej nga ne per burreri e bestar", tregon kryetari i atij ekipi e njekohesisht kryetari i "Shoqates Mbarekombetare te Pajtimit te Gjaqeve Nane Tereza", 58- vjecari Gjin Mekshi.

Me se fundi, gjaku u fal. Perpara se te shkuleshim te gjithe per dreke tek i faluri, pra, vec te tridhjete burrave mysafire edhe te gjithe meshkujt e kulles qe kish falur, personi i falur i kerkoi te zotit te shtepise edhe nje kafe tjeter. Si e piu ne heshtje ate, ai nxori nje zarf te buhavitur. Perplot me para.

Mjaft nga mysafiret e keshilluan plakun t’i merrte, se fundja, e kishte edhe nje mbeshtetje te njefarsojte prej kanunit, por plaku refuzoi kategorikisht. Duke u pasuar nga e bucitura e zerit te kryetarit te ekipit "Tregove dy here burreri, o i zoti i shtepise!"

Vajza me pistolete ne mish

Ne FushArres , nje djale vrau kusheririn e tij pa dashur. Djaloshi 27- vjecar u shtie ne dhe, duke lene vajzen e vogel jetime . Megjithese thashethemt kishin marre dhene per emrin e vrasesit, per tete muaj rradhazi, ai nuk po e pranonte. Ishte, vec te tjerave, edhe nje thyerje flagrante e Kanunit, i cili e thote qarte "Dorerasi , porsa ta vrase njerin,do te cojne fjale se e vrau aj e mos te hutojne mendsh prindja e te vramit" "paragr. 844). Ai qe e kishte mizen nen kesule ruhej, por jo te tjeret e fisit te tij. Ne krye te tete muajve, vellai i viktimes i mori jeten vellait te atij qe po ruhej, tamam atje ku qe derdhur gjaku i pare. Alarm. Te dy familjet e nje fisi tanime ishin ne lufte.

Pas tri tentativave derrmuese te Komisionit te Pajtimit te Gjaqeve, me se fundi, u arrit te falej gjaku. Fundja ishin barazim. "Po shkoi puna nje me nje e vritet mandej i treti, pushka pushon vetem kur te jene plotesuar 99 xhenaze" qe argumenti baze qe fitoi ne ate beteje te mundeshme . Mirepo, kur burrat e pare te dy familjeve u ngriten te tokin duart, u ngrit, ne te njejten kohe me ta, edhe nje vajze vetem 15- vjecare. Ishte e motra e viktimes se sapo shtene ne dhe. Ajo ngriti bluzen e holle qe kishte veshur, dhe qe andej nxorri nje pistolete. "Faliani gjakun sa te doni te gjithe, por hakun vellait do t’ia marr une".

Sot, te dy familjet shkojne mire, jane te pajtuara. Kushedi se cfare pune bindese duhet te jete bere me adoleshenten qe ia kane ushqyer femijerine keto ditet tona te mbushura me dhune.

Ne krye te katolikeve nje Myfti.

Si ne te gjitha rastet e sulmeve per faljen e gjaqeve, edhe per vrasjen e kryer bujshem te "Harku i Berdices", Shkoder, kryer ne vitin 1989, pra, para shtate viteve "jemi me 1996 ), ne oren 6 te mengjesit, trokiti dera qe mbante zi. Ne krye te tridhjete burrave kryesisht katolike ndodhej bash Myftiu i Shkodres, Faik Hoxha . Ishte dite Bajrami. Dita me optimale per te falur gjakun nje mysliman.

Megjithese fetar i devotshem, i zoti i shtepise, pas 6 oresh bisedimesh, konkludoi duke tundur koken "Ky gjak, eshte e pamundur te falet sot.".

Kur u ngritem ne kembe per te ikur , tregon ish- mesuesi i letersise Gjin Mekshi, une u thashe se, e ku po shkojshim keshtu? U thashe edhe se une, si Gjin, nuk do te luaj prej "ketuhit". Pa e marre pergjigjen e prere, "po", apo "jo". "E pamundur sot" e presupozonte nje korridor te tille.

Pengesa e pakalueshme kish qene i vellai i te vrarit. Une e mora menjane, vazhdon Gjini, dhe i thashe: "Eja e ma nep doren! Per besen e Zotit, je ma i neruem me e fale ni ket gjak sot, sesa me vra dy per ni njieri..Mandej, ata te dy, a kishin dale me i hanger kryet njenitjetrit? Masi e pleqnuen edhe dy ore te tjera, gjaku u fal e na u nisem me e hanger dreken e pajtimit te shtepia e ngujueme. Me ne erdhen baba, dajat, axhat, kurse i vellai qe kundershtonte, jo, se e kishte te shoqen shume te smue,e coi me urgjence ne spital".

1992.Pushke ne mes te Pazarit te Shkodres

Gjin Mekshi, ky trupvigan me sjellje te imta prej nje plake zemerbardhe e trupvogel, eshte ndodhur ne mes te pazarit te Shkodres per te blere edhe ai dicka, kur ka takuar befas dy te njohur te tij te zbehur qe te dy dhe me sy te cakerritur. "Sot asht dita e jeme, Gjin. Qe ku e kam ate qenin qi ma ka vra djalin e axhes. Njatje" tha "ai", dhe i tregoi edhe pushken e fshehur me kujdes nen rroba.

Me te vertete, as pesedhjete metra me tej, ishte njemashkull i shtepise se ngujuar, qe kishte dale per te blere dicka per njerezit e shtepise. Kishte dale pervjedhurazi, por nuk i kishte shpetuar dot syve vezhgues te hasmit.

"Bje e merr me te dy une, bje e merr, "mosni, more djem, mosni pash zotin. M’lisho Gjin, se pasha nji ket dite e pasha njate Zot qi asht ni",derisa njeriu qe duhej te derdhte gjakun ate dite ne mes te pazarit te Shkodres, mujti me u mshehe.Sot, te dy familjet jane pajtuar, u pajtuan pas dy vitesh dhe, "aj qi desht me vra, Tush Ndoja e ka emnin, me thote se i asht mirenjoftes te tan jeten atij castit qe jena takue bashke ate dite ne mjedis te pazarit"

Si keta episode te suksesshem jane te skeduar ne shoqaten ne fjale 1650 , vec 30 te tjera ne diaspore.

Sot , vetem ne territorin e Shqiperise ndodhen te ngujuara, pra, ndodhen nen vezhgimin e grykave te pushkeve hakmarrese 2150 familje, nga te cilat, vetem ne Shkoder jane mbi treqind. Mbi 900 femije nga 6 deri ne 18 vjec, nuk guxojne te dalin te luajne as deri te dera e oborrit. 62 djelmosha nuk guxojne te shkojne ushtare nga frika e gjakmarrjes. Vetem pas vitit 1997, jane regjistruar 154 vrasje per hakmarrje, nga te cilat, 30 perqind ne jug te Shqiperise. Fenomeni klasik i malesive tona ka nisur te shfaqe shemtine e tij deri edhe ne Vlore. Rrethet me problematike per gjakmarrjen per njesi te popullates jane Tropoja, Lezha, Shkodra, Tirana " ne Kamez), Durresi, Rrogozhina, Mirdita. Malesia e Madhe nuk e ka me ate intensitetin e dikurshem ka rene mjaft si rezultat i punes heroike te pajtuesve te gjakrave . Ne rrethet Gjirokaster, Permet, Korce, Pogradec, Skrapar, ende nuk njihet ky fenomen, megjithe merirat e zenkat qe jane "si kudo ne vendin tone".

Shumicen e vrasjeve i kane kryer djem te rinj te moshes 15 deri 27- vjecare. Mjaft nga ata pretendojne se marrin hak ne emer te Kanunit, por nuk e njohin ate dhe e kane dhunuar shpeshhere. Nuk eshte parashikuar ne Kanunin e Leke Dukagjinit e as ne kanunet e tjera, ku mbeshteten shqiptaret kur shteti eshte i brishte, vrasja e grave. Por, thekson Mekshi, kjo gje eshte vene re ne disa raste ne jug te Shqiperise.

Ne paragrafin 897 kanuni specifikon "Me grani te dorasit, s’ka pune shpija e te vramit, sepse "grueja e Prifti nuk bien ne gjak". Ne te 835in thuhet: "Prita do te fillojne pushken mbe burra e jo mbe gra, fmi mbe shpi e mbe bagti". "Dorerasi i prindes se vet grihet prej fisit katundisht" ne 848 en.

Ne Shkoder ka pase nje rast te shenuar se si nje hasem ka ndihmuar vajzen e njeriut qe donte ta vriste, te cilen po e ngacmonte nje djale i ri. Ai u deklaroi me pas atyre qe e njihnin se: "Une nuk kam pune me vajzen, po me baben e saj qi do ta vras sapo te me dale perpara".

Shoqata ne fjale eshte themeluar pikerisht ne periudhen kur kosovaret po pergatiteshin per luften clirimtare. Ne kesi rastesh, nis nje fushate per falje gjaqesh. Ne Kosove, kete e udhehoqi Anton Ceta e Hava Shala. Nen shembullin e faljes masive te gjaqeve qe pat udhehequr Ded Gjo Luli, kur deklaronte se "pushket na duhen me perzane shkiet e jo me u vra nder vedi". Ishte, pra, viti 1991. Ne krye te saj u vu nje njeri qe ka qene i denuar me vdekje ne vitin 1946 kur ishte vetem 15- vjecar. Quhet Ndreke Pjetri , nga Temali i Shllakut. Pjetri, i falur per hir te moshes, deklaroi se meshironte dhe nuk kishte asgje me ndeshkuesin ligjor te tij atebote, Aranit Celen e as ata qe kishin deshmuar ne rrene kunder tij. "Edhe Krishti ka fale, edhe une do te fali ne emnin e Krishtit" pat thene nismetari qe kishte ne ekipin e tij nenkryetar nje mysliman, Mehdi Krajen, si edhe priftin At Dionis Maka dhe pasuesin e tij, me te cilen patem fatin te njihemi ne Tirane, zotin Gjin Mekshi. Vlen te habitemi te gjithe me fatin e themeltarit te ketij institucioni popullor. Sot ai ndodhet ne Kanada si emigrant, i kercenuar se ishte duke e "ranue" kanunin ne pikat e tij me nevralgjike, sic ishte hakmarrja. "Krimineli" 15- vjecar, kishte shperthyer kunder vrasjeve per gjak ne menyre qe kishte shtangur mbrojtesit e ndyre te nxitjes se vrasjeve hakmarrese, "me te cilat jane majte malet tona".

Te ndermjetesosh falje gjaqesh, do te thote te marresh nje pergjegjesi teper te rende mbi krye, sipas Kanunit te Leke Dukagjinit. Ai thote ne paragrafin 939:" Me ba me u ngatrrue nder vedi, shpia e dorerasit e shpija e te vramit mbas gjakut te pajtuem, dorezansvet u duhet me hi ne flake e nuk bajn qi t’u dhunohet emni e dorzania". Ne ate nr. 852 " Dorzani e bestar nuk hin kush me pare".

Puna idealiste e ketyre pajtimtareve popullore, qe sot numurohen ne 1200, nisi te merrte ere me kalimin e kohes. Disa syresh, filluan te kerkonin te holla ne shperblim te pajtimit te gjakut nga te ngujuarit. "Ne i larguam nga shoqata keta njerez te perfolur asisoj" thote Mekshi mendueshem.

Ne te vertete, me pare, ne kohen e Turqise apo te Zogut, pajtimet e gjaqeve kane ndodhur. Ata realizoheshin nga njerez me teper autoritet, sic ishin prifterinjte jezuite ""Gjyzevite"), te paret e fshatit apo "Vojvodet", apo kryetaret e fiseve "Bajraktaret",si ata nga "dera e Gjonmarkajve", qe specifikohen edhe ne kanunin e Lekes.

Ne kohen e Partise se Punes, krahas ligjit te ashper shume, pajtimin e merive dhe te gjaqeve e pat bere te "veten" armata e arsimtareve. "Zotni mesuesi" nisi te zevendesonte ngadale, ngadale autoritetin e njerezve te deklaruar "shpirteror".


Mbarekombetare.

Numerohen njerez dhe familje qe i jane larguar Atdheut prej gjakmarrjes. "Kur jam kene ne Nju Jork e shkova ne ni kishe shqiptaresh, dy djem te rinj, u cuen me ni here e dulne jashte. Ata kishin frike se mos une isha i derguem prej Shqipnijet me i vra, mbasi ata ishin ne gjak ne Shqipni. Kam ndejte 11 muej atje i ftuem si kryetar i shoqates e kam arritur te pajtoj tre gjaqe, pervec punes per te ngritur institucionin tone atje.

Gjin Mekshi shtie per mend kur ka qene ne Kosove ne "Kongresin e pare te Lidhjes se shqiptareve te botes". Ai, ne nje interval pushimi, eshte terhequr nga nje skene e dhunshme dhe, sic eshte mesuar qysh ne rinine e tij nje zakon i vjeter shqiptaresh per te nderhyre pa i thene njeri ne rrethana te frikshme e per te ndihmuar viktimen a, sepaku, per te kontribuar me shue "fesatin" ka nderhyre menjehere. Dy djem te rinj donin te rrihnin me grushta nje polic nga djelmoshat e Kosoves se sapo cliruar. Polici kosovar perpiqej te mbrohej. Gjini iu bertiti dy civileve, "he u placin syte, e c’a keni me policine? A e keni thye rregullin me makine? E keni thye! Pagujeni gjoben e kerkojini te falun! Po nuk patet pare me vedi, qe se po ia nap une policit qi ju ka vue gjobe. Hajt, hajt. Une jam Gjin Mekshi prj Shkodret".

Shoqata ne fjale ka deget e saja ne vendet ku ka perqendrim shqiptaresh. Ne Itali, Greqi, Kosove , Mal te Zi dhe SHBA, kur raste ngujimesh per gjakmarrje me shume ka ne qytetin "shqiptar" te Detroitit.

Edhe dy fjale per kryetarin. - Gjin Mekshin


Ka lindur ne fshatin Abat qe sot, nga 50, kane mbetur vetem 20 shtepi. Ka dhene letersi ne tetevjecare nga viti 1964 deri ne 1997, kur ka zbritur ne qytetin e Shkodres.

Gjin Mekshi

Gjin Mekshi e ka lexuar kanunin "mshefte qysh ne kohe t’Enverit" dhe e di ate thuajse permendesh. I prirur per te pajtuar ngaterresa, ai ka bere emer qe para viteve 90. "Gjithkush m’njef per tolerant" , thote ai, duke sqaruar se "e keqja lahet me te keqe".

Duke qeshur, ai tregon se njerezit me te afert, nganjehere e kritikojne se "pse kaq durues". Kritiku me i ashper i tij ne kete fushe, eshte i vellai. Ai nuk e ka leshuar e as nuk ka nder mend ta leshoje fshatin e te pareve, ka tre femije dhe quhet Vuksan.

KJ
http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET, Posted 12 Tetor 2010, 21:01
Disa te dhena per popullsine ne Ukbibaj dhe ne Vukaj te Shllakut te marre nga gazeta ’’shqip’’ te 28.12.2008:

Imazh

Konkretisht, në Rrethin e Shkodrës janë të izoluar 486 banorë të fshatrave Vukaj dhe Ukbibaj të Komunës Shllak, 515 banorë të fshatrave Palaj dhe Pepsumaj të Komunës Shosh,

- Akset Bogë –Breg Lumi, Mur i Turkut –Shllak, Prekal –Shalë, Shalë-Shosh etj janë të pakalueshme.

Komunat me rrugë të bllokuara dhe pa ushqime

SHKODËR - Komunat e Shkodrës vazhdojnë të jenë të izoluara nga ngricat dhe dëbora. Në komunën Temal, sipas kryetarit të saj Mark Zhuri, gjendja paraqitet e vështirë dhe 10 nga 12 fshatrat e kësaj komuneje janë të bllokuara nga bora që arrin mbi një metër. Në 7 fshatra nuk ka energji elektrike dhe janë mbi 50 shtylla të tensionit të lartë e të ulët që janë dëmtuar. Rrugët që lidhin fshatrat me qendrën e komunës janë të bllokuara ndërsa shkollat nuk funksionojnë që nga 27 janari 2003. Ndërsa kryetari i komunës Shllak, Bardhok Zhuri, thotë se ka dy javë që rruga nacionale që lidh fshatin e tij me Shkodrën është bllokuar, ndërsa nuk është ndërhyrë fare për zhbllokimin e saj. Rezervat ushqimore personale të 498 familjeve të kësaj komune janë në përfundim, ndërsa për mungesë fondesh nuk janë tërhequr ato që janë planifikuar nga shteti. Energjia elektrike mungon në 3 fshatra, Vukaj, Kroni i Madh dhe Barcollë. Në fshatin Vukaj mësimi është zhvilluar me ndërprerje. Në fshatin Gegaj vazhdon të jetë problem rrëshqitja e tokës në një gjatësi 3 km dhe gjerësi 1 –1.5, duke rrezikuar10 shtëpi. Janë shumë shtylla elektrike të dëmtuara dhe dje elektricistët e zonës kanë ardhur në Shkodër për të siguruar bazë materiale. Në komunën Pult dëbora e rënë ka bllokuar rrugën që lidh qendrën e komunës me Shkodrën, dhe rrugët e fshatrave. Sipas kryetarit të komunës Pult, Sokol Cubi 5 nga 7 fshatrat e kësaj komune janë të bllokuar dhe deri tani nuk është ndërhyrë fare. Ka dëmtime të shumta të shtyllave të tensionit të lartë e të ulët dhe baza materiale për riparimin e tyre është e pamjaftueshme. Cubi thotë për “Shekulli”-n se shkollat në fshatrat Plan, Bruçaj e Gjon kanë qenë për 6 ditë të mbyllura, ndërsa tani ka rifilluar mësimi.
Anila Dushi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET, Posted 15 Tetor 2010, 22:37
Arrestohet edhe djali i tij, policia sekuestroi lëndën narkotike, armë dhe municione në Vilë të komunës Temalit - Shkodër - 15.10.2010


Shkodër, në pranga kryeplaku, iu gjet në banesë 15 kg drogë

Forcat e Policisë së Shkodrës arrestuan dje kryeplakun e fshatit Vilë në Komunën e Temalit të Shkodrës, së bashku me të birin e tij, pasi u kapën në flagrancë me municione si edhe 15 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në banesën e tyre. Sipas policisë së Shkodrës, të ndaluarit janë Ndoc Marashi, 60 vjeç, me detyrë kryeplak i fshat Vilë dhe i biri i tij 33-vjeçar Pjerin Marashi, që të dy lindur dhe banues në Koman. Arrestimi i tyre u bë, pasi në bazë të informacioneve të marra nga ana e policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe armë zjarri e municione, të cilat i mbanin pa leje. Konkretisht u sekuestruan rreth 15 kg bimë narkotike kanabis sativa; 1 armë zjarri automatik; 1 armë gjahu çifte si edhe një sasi e konsiderueshme fishekësh, të modeleve të ndryshme. Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të dy të lartpërmendurve, Ndoc dhe Pjerin Marashi, do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Kultivim dhe mbajtje te bimëve narkotike" si dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Ndërkohë, në kuadrin e një operacioni policor të koduar me emrin "Rrugicat", forcat e Policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 3 personave të shpallur në kërkim. Policia bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se, i ndaluari i parë është Bledar Zogla, 30 vjeç, lindur dhe banues qytetin e Shkodrës, i cili ka qenë i shpallur në kërkim, pasi gjykata e këtij rrethi e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". Ndërsa i ndaluari i dytë mësohet se është Ndue Ujka, vjeç 19, lindur dhe banues në fshatin Sektor të Komunës së Velipojës, i cili ka qenë person i shpallur në kërkim për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municoneve luftarake". I ndaluari i tretë dhe i fundit, mban emrin Fatmir Hakaj, është 57 vjeç, lindur në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodër dhe banues në qytetin e Tiranës. Mësohet se ky person ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale "Pengim për ekzekutim vendimi të gjykatës" dhe kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në Tiranë. Për personat e lartpërmendur, nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të tyre, iu kaluan për veprime te mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës.


gazeta ''Rilindja Demokratike''
15 tetor 2010
----------------------------------------------------
Kapet me 22 kg kanabis, ku kishte mbjellë 666 rranjë në Palaj të Komunës së Shllakut - 17.11.2009
Imazh
Në fshatin Palaj


Shkodër - - 17 nantor 2009
A rrestohet Nard Kodra, ku ju gjetën afërsisht 22 mijë kg bimë e thatë e dyshuem kanabis. Dy muej ma parë ju asgjësuen 666 rranjë kanabis.


------------------------------------------------------------------

Mbytet tek Hidrocentrali i Vaut të Dejës një grua - Dila Zhuri,41-vjeçare, banuese ne Gegaj te Shllakut

Imazh

te Rubineti i ujit në pllakën e betonit asht Qendra e Shllakut - Gegaj - Shkoder


Shkodër – Fund tragjik për një grua 41-vjeçare në Shkodër, e cila në rrethana ende të paqarta ka gjetur vdekjen në ujërat e liqenit të Hidrocentralit Vaut të Dejës. Burime policore informuan se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në orën 20:00, në vendin e quajtur “Gegaj”, komuna Shllak, Shkodër. Viktima është Dila Zhuri, 41 vjeç, lindur në fshatin “Mazrek”, Komuna Guri i Zi dhe banuese në fshatin Gegaj, Komuna Shllak. Gruaja 41-vjeçare është gjendur në ujërat e liqenit të Hidrocentralit Vau-Dejës, ku nga hetimet dyshohet se është vetëmbytur. Familja dëshmoi se e ndjera ka vuajtur nga depresioni nervor kurse evidentoi dhe faktin se ka tentuar dhe herë të tjera t’i japë fund jetës.

-------------------------------------------------------------------

Policia sekuestron 1458 rrënjë kanabis në një banesë në Ukbibaj të Shllakut - Shkodër - 13.04.2011
Imazh


Policia sekuestroi gjatë natës 1458 rrënjë të dyshuara si kanabis në një fshat të komunës së Shllakut në Shkodër.

Policia gjeti në banesën e një shtetaseje, në lagjen Thep të fshatit Ukbibaj të komunes së Shllakut, një sasi kubikësh me 1458 rrënjë, me karakteristika të kanabis sattiva, të vendosura në qese plastike.

Policia arrestoi shtetasen dhe shpalli në kërkim djalin e saj, Anton Mhilli, 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, nën akuzën"prodhim e mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

Policia sekuestroi edhe një kallshnikov dhe një karikator me 30 fishekë. /Telegrafi/

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET, Posted 15 Tetor 2010, 23:04
RENEA, plumb ne gjoks vrasesit te dyfishte - Lazer Pal Vuksani me banim Temal të Shllakut


16 qershor 2010 -
Mbetet i vrarë në përplasje me RENEA-n një i shumëkërkuar nga policia. Lazer Pal Vuksani, 67 vjeç, i dënuar me 23 vjet burg si autor i dy vrasjeve dhe një plagosjeje, ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale në zonën e thellë malore të Shllakut. Dyzet minuta ka zgjatur shkëmbimi i zjarrit mes forcave speciale RENEA dhe të shumëkërkuarit nga Shkodra gjatë operacionit për kapjen e tij. Të thirrurave për dorëzim ai u është përgjigjur me breshëri dhe në asnjë mënyrë nuk ka pranuar të dorëzohet. Pas gjithë tentativave të mundshme, forcat speciale janë detyruar të kundërpërgjigjen me zjarr, duke e plagosur rëndë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por atje ka vdekur. Ndërsa nga RENEA është dëmtuar një efektiv special, por jo nga plumbat. Ai ka pësuar dëmtime në këmbë për shkak të terrenit të vështirë, ku fshihej i shumëkërkuari Lazër Vuksani. Burimet nga specialet thanë se ata kishin shkuar që me natë për të rrethuar zonën, pasi kishin marrë informacione të sakta për vendndodhjen e tij. Pasi kanë siguruar që mos të kishin dëme në njerëz, ata i kanë bërë thirrje Vuksanit, i cili e kishte mbushur banesën me arsenal dhe ishte betuar të mos dorëzohej i gjallë.

Informacioni në polici
Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 11:00 në fshatin Vilë të Komunës Temal në krahinën e Shllakut, ku i shumëkërkuari jetonte me nënën e tij. Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative që ka sinjalizuar policinë e Shkodrës se i shumëkërkuari, i cili jetonte si kaçak nëpër male, ishte kthyer në shtëpinë e tij. Duke parë rrezikshmërinë e këtij shtetasi, që sipas policisë u kishte shpëtuar disa herë aksioneve të bluve për prangosjen e tij, është kërkuar mbështetje dhe nga forcat RENEA. Disa herë policia kishte ndërmarrë operacione për kapjen e tij, por nuk e kishte gjetur në banesë. Hera e fundit ishte informacioni që vuri në lëvizje RENEA-n, e cila menjëherë e lokalizoi të shumëkërkuarin në një kasolle përballë banesës, ku ai kontrollonte zonën për t’i shpëtuar policisë.

Operacioni i RENEA-s
Për dy net rresht, RENEA ka udhëtuar drejt vendndodhjes së tij. Burimet tregojnë se në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur para banesës së Vuksanit dhe kanë studiuar zonën. Ata kanë kuptuar se ai nuk qëndronte në shtëpi, por në një kasolle që kishte ndërtuar përballë saj, me qëllim që t’i shpëtonte policisë. Fillimisht nga banesa ka dalë nëna e tij, e cila po shkonte të nxirrte lopën për kullotë. Në ato momente, forcat speciale e kanë izoluar dhe e kanë larguar nga zona e kuqe. Më pas ata janë drejtuar drejt kasolles, ku fshihej Vuksani, duke i bërë thirrje që të dorëzohej. Ai është përgjigjur me breshëri automatiku dhe kasollen e kishte me dy dalje. Në anën e kundërt, ku ai mendonte se nuk kishte forca speciale, ndodhej një rrëpirë rreth 50 metra, nga ku kishte menduar arratisjen. Sapo ai ka zbritur poshtë, e ka gjetur veten mes dy grupeve të RENEA-s. Një grup prej tre vetash i ka dalë përballë, duke e mbajtur nën shënjestër me armë automatike dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Ai ka qëlluar në drejtim të tyre, por është përballur me një plumb të vetëm në gjoks. I dergjur përdhe, forcat speciale e kanë nxjerrë në vend të fshehtë dhe menjëherë kanë njoftuar helikopterin, i cili në atë kohë po patrullonte zonën, me qëllim që Vuksani mos të arratisej.

Deklarata e policisë

Në operacion kanë marrë pjesë dhe drejtues të policisë së Qarkut Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës sqarojnë se në kushtet e vetëmbrojtjes, kur jeta e forcave të RENEA-s po vihej në rrezik, këto të fundit janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shumëkërkuari për dy vrasje dhe plagosjen e një personi. I plagosuri është nisur për në spital me helikopter, por ai ka vdekur sapo ka mbërritur atje. Sapo janë sinjalizuar për vdekjen e të kërkuarit, në vendngjarje ka udhëtuar me shpejtësi një grup i Prokurorisë së Shkodrës, që ka nisur verifikimin dhe dokumentimin ligjor të të gjithë ngjarjes në fjalë, që u mbyll me vrasjen e të shumëkërkuarit Vuksani.

Burimi: Gazeta Shqip


Marash Mali plagos me armë zjarri djalin e axhës Sokol Malinfshatin Toplan të Komunës Shllak
Imazh

02/02/2013

Shkodër, plagos me armë zjarri kusheririn
Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pasditen e së shtunë në rrethin e Shkodrës pas një konflikti me kushëririn e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Toptan të Komunës Shllak të Dukagjinit, ku Marash Mali ka plagosur me automatik djalin e xhaxhait të tij, Sokol Malin, pas një konflikti të çastit me të.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen ndihmës së parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka sekuestruar armën krimit, një automatik kallashnikov dhe është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, i cili është larguar menjëherë pas krimit.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit.

------------------------------------------------------------------------------------

Krahina e Shllakut nuk permendet per damet e natyres nga Keshilli i Qarkut te Shkodres

Komuna Shllak e izoluar
10/10/2010 08:35

Komuna Shllak e izoluar
Reshjet e ditëve të fundit në Qarkun e Shkodrës, përveç përmbytjeve të disa zonave të Nënshkodrës kanë krijuar rrëshqitje masive dheu në zonën e thellë malore të Komunës Shllak në kufi me Tropojën.

Këtu 10 banesa janë bërë të pabanueshme, ndërsa 30 të tjera kanë pasura dëmtime të rënda. Rruga nacionale që lidh këtë komunë me Shkodrën është e pakalueshme. Konkretisht, rrëshqitje të madhe dheu nga shpatet malore ka pasur në fshatrat Benë, Ukbibaj, Vukaj, Fushë-Ratë dhe Barcollë.
Në disa zona rrëshqitjet e dheut kanë shkuar deri në katin e dytë të banesave duke lënë në qiell të hapur rreth 50 banorë të kësaj komune. Problem në këtë zonë paraqesin dhe rrugët rurale ku disa ura dhe rrugë kanë pësuar shembje nga rrëshqitja e dherave.
Përveç reshjeve të dendura, një ndër shkaqet e rrëshqitjes masive të dherave është dhe fakti i dëmtimit të pyjeve në këtë zonë. Aktualisht, Komuna Shllak është e izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe banorë të zonës kërkojnë ndërhyrjen e strukturave shtetërore për normalizimin e situatës, pasi nga shtabi i emergjencës në Shkodër kjo komunë nuk përmendet për dëmin që i është shkaktuar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lagja - Mëhalla ''Kodër Kamsë'' - Ukbibaj - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010 - Fëmijtë e familjes së Balajve duke ardhë nga Kisha e Ukbibajve
Kodër Kamsë - Ukbibaj - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010.JPG


Vrasesit e 13-vjecarit deshmi kontradiktore ne gjykate
Tërhequr më 16 Shtator 2010

MASA/ Besnik dhe Edmond Kodra jane lene ne qeli nderkohe qe 15-vjecari S.M. do te kete rivleresim mase pas 10 ditesh

Imazh

SHKODÊR

- Arrest ne burg pa afat per dy vellezerit Besnik e Edmond Kodra dhe arrest ne burg per 10 dite per 15-vjecarin S.Mjacaj ka vendosur gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ne seancen e se merkures per vleresimin e mases se arrestit dhe caktimin e mases se sigurise per tre te dyshuarit ne vrasjen e 13-vjecarit Agim Leraj.


Tre te dyshuarit jane paraqitur vecmas para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Arben Zefi ku jane njohur me akuzen ndersa nuk kane pasur avokat mbrojtes te zgjedhur prej tyre dhe jane mbrojtur nga avokate te caktuar nga gjykata. S.Mjacaj shok me viktimen ka rrefyer gjithe ngjarjen qe sipas tij ka autore dy vellezerit nga Shllaku me njerin prej te cileve 17-vjecarin Edmond Kodra ishte shok.
Para trupit gjykues ne prani dhe te psikologut adoleshenti ka treguar se kishte qene shoku i tij Edmondi qe i kishte kerkuar ta therriste Agimin dhe ta conte deri tek vendi ku me pas dy vellezerit do ta ekzekutonin pasi Agimi nuk pranonte tiu jepte varesen e floririt qe mbante ne qafe.


Sipas S.Mjacajt kane qene dy vellezerit qe e kane qelluar me grushte e kane perplasur tek guret dhe i kane vendosur kemben mbi koke 13-vjecarit derisa e kane mbytur dhe me pas e kane hedhur tek lumi. Sipas prokurorise se perfaqesuar nga prokurori Frederik Laloshi viktima Agim Leraj eshte gjetur tek vendi qe ka treguar 15-vjecari S.Mjacaj ne lumin e Shales ne vendin e quajtur Gryka e Ndershejt.
Po sipas prokurorise viktima ka pasur shenja dhune ne trup dhe vdekja i ka ardhur prej tyre me pas eshte hedhur ne uje. Kufoma eshte gjendur e hedhur permbys ne lumin e Shales brenda ne uje ku gjeresia eshte 2.5m dhe thellesia 12 cm ndersa pak me tej tek nje shkurre jane gjetur gjurme gjaku dhe nje kepuce e majte qe kane rezultuar te jene te viktimes dhe disa dege shkurresh te thyera.


Per 15-vjecarin S.Mjacaj qe ka rrefyer gjithcka me detaje akuza ka qene moskallezim krimi dhe veprime qe pengojne zbardhjen e se verteses ndersa eshte caktuar si mase sigurie per te ajo e arrestit ne burg per nje afat 10-ditor.
Ndersa per dy vellezerit Besnik e Edmond Kodra perkatesisht 26 dhe 17 vjec nga Cukali i komunes Shllak akuza ka qene vrasje ne rrethana cilesuese e kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje pasi u eshte gjendur ne banese nje arme zjarri automatik dhe dy krehera me nga 14 dhe 8 fisheke. Akuza ka paraqitur si prova bisedat telefonike mes te akuzuarve ato te bera me te afermit e tyre dhe deklarimet e bera ne polici.


Edmond Kodra ka mohuar akuzen dhe ka deklaruar se ka qene gjithe diten me te vellane Besnikun dhe ngjarjen e kane marre vesh nga policia.
Besnik Kodra ka mohuar vrasjen duke deklaruar se e gjitha kjo eshte shpifje dhe ka pranuar vetem armembajtjen pa leje.
Nuk kam dijeni as hak as hile kam qene gjithe diten ne shtepi dhe kam dale vetem me pi teke raki ne dreke. Kam qene bashke me Edmondin dhe ne dreke rreth ores 14 jemi ulur ne Gegaj ku kemi pire nje teke raki kemi qendruar rreth 15 minuta dhe pastaj jemi kthyer tek shtepia rreth ores 1800 se shtepine e kemi larg rreth 15 ore.


Me kane rene ne qafe kot ju betohem ne syte e ballit se nuk di asgje. I lutem Zotit te vendose drejtesine ka thene Besnik Kodra duke lotuar. Gjate deklarimeve te tij ne pergjigje te pyetjeve te trupit gjykues Besnik Kodra ka deklaruar se Sokol Mjacaj ishte shok me vellane e tij Edmondin dhe se ky i kishte thene se e kishte marre ne telefon.
Po keshtu ai ka deklaruar se ka qene dhendri i tij burri i motres qe i ka marre ne telefon vellane Edmondin mbremjen e se shtunes dhe u ka thene se jemi duke kerkuar nje femije te humbur.

Sipas gjyqtarit Arben Zefi i dyshuari Besnik Kodra eshte kontradiktor ne deklarimet e tij pasi ai fillimisht ka thene se ka qene gjithe diten ne shtepi pastaj se ka shkuar rreth 2 ore me bagetite ne mal dhe ka pohuar ne hetuesi se vellai i tij ka komunikuar ne telefon me 15-vjecarin S.Mjacaj dhe ky i ka thene mos i bjer ketij numri se do te kemi probleme. Besnik Kodra ka vazhduar ta mohoje akuzen e vrasjes.
Trupi gjykues ka vendosur arrest ne burg pa afat per Besnik e Edmond Kodren te akuzuar per vrasje ne rrethana cilesuese duke i shkaktuar mundime viktimes dhe armembajtje pa leje. Gjate seancave gjyqesore te se merkures ne sallen e gjyqit kane qene te pranishem babai i 15-vjecarit S.Mjacaj dhe nena e motra e dy te akuzuarve te tjere Besnik e Edmond Kodra.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pamje nga mëhalla Kodër Kamsë të fshatit Ukbibaj të Krahinës së Shllakut - Shkodër drejt e në Drin - kufi me Dushmanin e Shllakut
Fotografi ishte Bep Martin Nika, kushëri i Shtëpisë Balajve më 29 gusht 2010 .Peisazh nga romantika e pamjeve para Shtëpisë së Balajve në Kodër Kamsë të Ukbibajve - Shllak - Shkodër..JPG

Fotografi ishte Bep Martin Nika, vizitë te Shtëpia e Balajve më 29 gusht 2010 dhe u mrekullue nga romantika e pamjeve para Shtëpisë së Balajve në Kodër Kamsë të Ukbibajve. Familja ashtë ngulitë të parët në këto treva me lavdi në shekujt sipas Fratit boshnjak At Lovro Mihaçeviç, që i shkeli këto troje nga vitet 1900.


Prerjet e paligjëshme të pemëve në Malin Feza të Shllakut


Një studim i Bankës Botërore në vitin 2005 vlerësoi se prerja e paregjistruar dhe e paligjshme e pyjeve në Shqipëri e tejkalonte prerjen që bëhej me ligj me dhjetë herë. I njëjti studim thoshte se lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri shitet në tregun e brendshëm për dru zjarri ose si lëndë e parë në industri. Zonat me pyje mbulojnë rreth 36% të territorit në Shqipëri, por ato janë shkatërruar në mënyrë të thepisur gjatë dy dekadave të fundit. Mali Feza në komunën Shllak nuk është një rast i veçuar. Zona të tjera më të thella malore, si Cukali, Postriba, Boga, janë dëmtuar po në të njëjtën mënyrë. Një numër fshatarësh në Shllak janë të përfshirë në prerjen e paligjshme dhe flasin lirisht për të. Ata i thanë Balkan Insight se ata punojnë kryesisht në dimër, kur bora e madhe e bën të vështirë udhëtimin deri aty të policisë dhe rojeve të pyllit, dhe kur ata mund të presin lisa dhe gështenja në paqe. “Ne i ngjitemi malit herët me një kamion bosh dhe presim dru gjithë ditën”, - thotë Gjin Ndoci, i cili punon për një kompani vendore që mbledh lëndë drusore pa asnjë leje. “Ngarkimi fillon pasdite dhe atëherë në nisemi për kthim poshtë”, - thotë Ndoci. Në fshatin Gegaj, banorët thonë se ata shohin të paktën 30 kamionë dhe ekskavatorë çdo ditë, të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, që kalojnë në rrugën për në Shkodër. Përgjatë rrugës përmes fshatit, trungje bosh hidhen aty këtu. Ndoci thotë se druvarë si ai gjenden shumë rrallë në probleme me rojet. “Kur policia pyjore na ndalon, ne i paguajmë ata me 1000 lekë (8 euro), dhe ata na lënë të kalojmë të pashqetësuar”, - shpjegon ai. Policia bie në ujdi shumë lehtë. “Kur ne iu tregojmë atyre një fotokopje të lejes për të prerë dru, megjithëse ajo është për një zonë tjetër, ata na lejojnë të vazhdojmë”, - thotë Ndoci. “Kur ndeshim ndonjë polic këmbëngulës, që shikon me kujdes lejen, ne bisedojmë me të dhe i japim pará”, - shton ai. Ndoci e di se prerja e druve është e paligjshme, por thotë se atje nuk ka mundësi tjetër për të punuar për të dhe për fshatarët e tjerë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka frikë të na japë emrin. Ai pohon se kompani nga jashtë zonës vijnë të shfrytëzojnë pyllin, për të cilin ai thotë se i përket fshatarëve të zonës. Shefi i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, pranon se shërbimi pyjor është i përfshirë në prerjen e paligjshme në male dhe nuk e mohon se policët marrin ryshfet. “Ryshfeti shpesh jepet në postblloqe të ngritura nga Policia Pyjore”, - i tha ai Balkan Insight. “Kjo është një çështje që duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, - shton Topalli. Ekspertët vendas bien dakord se tregtia e paligjshme vazhdon përpara syve të autoriteteve. “Duzina me makina të ngarkuara me lëndë drusore kalojnë lirisht në Shkodër çdo ditë, pa i shqetësuar askush dhe pa u kërkuar askush dokumentet”, - thotë Gjovalin Gjekaj, një ekspert pyjesh nga Shkodra. Shumë prej kompanive të përfshira në këtë shpyllëzim janë vendase. Disa janë nga Lezha aty pranë ose edhe nga më larg, nga Kosova. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, pranon ekzistencën e problemit, por shprehet se administrata e tij po punon që ta zgjidhë atë. “Shërbimi pyjor ka vendosur një task forcë në malin Feza që prej shtatorit, me qëllim që të hartojë një raport të saktë mbi gjendjen dhe të identifikojë ata që krijojnë këtë problem”, - thotë ai. Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor për rajonin e Shkodrës, Myzafer Kraja, thotë se, prerja e paligjshme e pyllit në malin Feza nuk është aq e lartë sa thonë fshatarët atje. “Katër kompani kanë leje të presin dru në zonë”, - shpjegon ai. Fshatarët pohojnë se prerësit e paligjshëm të pyllit shpesh përdorin licenca të dublikuara, që i marrin nga të tjerë shfrytëzues të pyllit dhe i përdorin në zona të ndryshme. Ata thonë gjithashtu se këta shfrytëzues të pyllit shpesh kanë leje për të prerë shumë më pak dhe ndërkohë ata i thyejnë këto kritere të lejeve. Ndoci thotë se bosi i tij nuk ka leje për të prerë dru në malin Feza. “Ai përdor lejen e një kompanie tjetër, e cila është e lejuar të presë dru zjarri në një zonë tjetër”, - thotë ai. Nga pesë leje për prerje drush në zonën e Shkodrës që pa Balkan Insight, ishte e qartë se tri nga kompanitë merrnin lëndë drusore nga zona ku ato nuk kishin të drejtë ta bënin. Drejtori i Shërbimit Pyjor, Kraja, thotë se ata po bëjnë gjithçka që mundin për të ndalur prerjen edhe për të shpëtuar pyllin. Dëmi që i është shkaktuar pyllit nga prerja e paligjshme është kompensuar. “Për çdo pemë të prerë, janë mbjellë 2.5 pemë të reja”, - thotë ai. “Ndërkohë, vitet e fundit Shërbimi Pyjor ka zbuluar 35 raste prerjesh të paligjshme në rajonin e Shkodrës, 19 nga të cilat kanë shkuar në gjykatë”, - shton ai. Në 16 raste, vlera e lëndës së sekuestruar drusore ishte më pak se 500 dollarë. Prerësit e paligjshëm janë gjobitur, bazuar në ligjin për pyjet, i cili thotë se gjoba maksimale nuk mund të kalojë vlerën e dëmit të shkaktuar pyllit. Në rastet më të rëndësishme, në të cilin përgjegjësit rrezikonin deri në një vit burg, nuk është regjistruar asnjë vendim gjykate me burgim deri tani. Madje të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, thonë se autoritetet nuk po konfiskojnë pjesën më të madhe të lëndës drusore që del nga pyjet. Ata flasin për një shkalle konfiskimi deri në 30%. Kur llogarit se shkalla e prerjes së paligjshme është dhjetë herë më e madhe sesa ajo e ligjshme, d.m.th., sesa vlerësimet e INSTAT, atëherë konfiskimi kryhet në shifra të papërfillshme. Ata që punojnë në prerjen e paligjshme janë të pavetëdijshëm për ndonjë goditje nga autoritetet. “Bosi na e ka bërë të qartë se ne do të punojmë pa asnjë merak, sepse ai i ka rregulluar punët me Shërbimin Pyjor”, - thotë Ndoci. “Atje (në shpat të malit Feza), ku ne presim dru, askush nuk vjen të kontrollojë”.


Gazeta Shqiptare Online URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=44269

Sherr për pronën, vret kushëririn para shtëpisë
Imazh

27/09/08)

SHKODËR Sherri për pronësinë e një sipërfaqeje pylli i ka kushtuar jetën një 65-vjeçari nga Shkodra. Prendush Podja është qëlluar për vdekje nga fqinji dhe njëkohësisht kushëriri i tij, Pashuk Marjakaj në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja e rëndë, e cila u shënua pasditen e djeshme në fshatin Benë të Komunës së Shllakut, ka alarmuar efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës. Burime zyrtare nga kjo drejtori, bëjnë të ditur se dhjetëra forca policore u nisën menjëherë në vendngjarje dhe vetëm pas 3 orë e gjysmë kërkimesh u bë i mundur arrestimi i autorit të krimit. 50-vjeçari Marjakaj u kap në një zonë të pyllëzuar, në periferi të fshatit të tij. Ai është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Shkodrës dhe akuzohet për "vrasje me dashje" dhe për "armëmbajtje pa leje".

KONFLIKTI
Prej disa kohësh, familjet Podja dhe Marjakaj ishin përfshirë në konflikt për një rrugë e një sipërfaqe pylli që ndodhen në afërsi të banesave të tyre. Ndonëse të afërm, dy kryefamiljarët vazhdonin të grindeshin njëri me tjetrin, duke pretenduar secili për pronësinë e tokës. Mësohet se rreth orës 18:00, Prendush Podja ka shkuar në banesën e familjes Marjakaj, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronësisë së tokës. Ndërsa ai ka hyrë në shtëpi, është rindezur sherri. Dy kushërinjtë kanë nisur të debatojnë ashpër me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë sharje të ndërsjella. Marjakaj është ndjerë i fyer, pasi nuk mund të duronte që dikush, qoftë dhe kushëriri, ta shante atë në shtëpinë e tij dhe në sy të bashkëshortes e pjesëtarëve të familjes.

VRASJA
Në gjaknxehtësi e sipër, 50-vjeçari ka marrë pistoletën që e mbante në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje Prendush Podjan. Vrasësi është larguar me shpejtësi nga banesa duke e fshehur në mal. Krismat e armës kanë tronditur e terrorizuar banorët e fshatit dhe të afërmit e viktimës. Ata e kanë gjetur 65-vjeçarin të shtrirë mes një pellgu gjaku në oborrin e shtëpisë së familjes Marjakaj. Policia është sinjalizuar me vonesë për ngjarjen, pasi fshati Bene ndodhet rreth 70 kilometra larg qytetit të Shkodrës. Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake dhe ka identifikuar autorin e krimit. Për shkak të terrenit të thyer malor dhe njohjes së mirë të zonës nga ana e ekzekutorit, efektivat blu kanë kërkuar dhe ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për prangosjen e tij. Rreth orës 21:45, policia arrestoi Pashuk Marjakajn. Burimet e mësipërme sqarojnë se autorit të krimit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta me të cilën ekzekutoi kushëririn.



Vrau bashkëfshatarin Prendush Podja, burg pa afat 50-vjeçarit


Shkodër- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë qe ka caktuar gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 50- vjeçarin Pashuk Marjakaj, i cili akuzohet për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Anila Dushi

Marte, 30 Shtator 2008 10:41:00
Shkodër- Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë qe ka caktuar gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 50- vjeçarin Pashuk Marjakaj, i cili akuzohet për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja e çështjes, Edlira Cufi, ka deklaruar se ndalimi i të dyshuarit Pashuk Marjakaj ka qenë i ligjshëm dhe i ka kërkuar gjykatëses Anita Mici që masa e sigurisë te jetë arrest me burg.
Ndërkaq, avokati mbrojtës e ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin që i është bërë 50- vjeçarit nga fshati Benë i Shllakut, ndërsa ka kërkuar si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi.
Trupi gjykues ka vendosur arrest me burg për Pashuk Marjakaj, që pas një grindjeje për motive pronësie, ka qëlluar me një plumb pistolete duke e lënë të vrarë në vend bashkëfshatarin e tij Prendush Podja. Krimi ka ndodhur brenda në banesën e autorit të ngjarjes Pashuk Marjakaj pasi viktima kishte shkuar për tu sqaruar lidhur me faktin se tre ditë para ngjarjes Pashuku i kishte marrë motosharrën djemve të viktimës të cilët i kishte gjetur duke sharruar drurë në atë pjesë pylli që pretendonte se ishte e tij.

Vrasja per token, pranga te dyshuarit
Pashuk Marjakaj kapet pas tete oresh operacion ne fshatin Bene

E Diele, 28 Shtator 2008

Shkoder- Nuk ka zgjatur me shume se tete ore arratia e te dyshuarit per vrasjen e fqinjit te tij te moshuar per shkak te nje konflikti te vjeter pronesie. Pashuk Marjakaj eshte arrestuar duke u gdhire dita e djeshme nga uniformat blu te policise se Shkodres, nen akuzen e vrasjes se 62 vjecarit Prendush Podja. I dyshuari gjate marrjes ne pyetje nuk ka pranuar autoresine, ndersa policia tha se e ka kapur ne malet perreth zones se fshatit Bene, ku qendronte i fshehur. Mbi 30 uniforma blu, edhe pse ne erresiren e nates, kane mundur te rrethojne zonen ku mendohej se fshihej 50 vjecari. Mesohet se per te mundesuar kapjen kane ndihmuar edhe familjaret e te ndjerit dhe te aferm te vete te dyshuarit, pasi njihnin shume mire zonen malore ku kishte ndodhur krimi.

Policise se Shkodres i jane dashur 3 ore udhetim derisa te mberrije ne vendin e ngjarjes dhe me shume se pese ore te tjera per te bere arrestimin e Pashuk Marjakaj. Sipas grupit hetimor, duke marre parasysh terrenin e veshtire ne ate zone, ka mberritur ne vendngjarje rreth ores 19:30. Fale veprimeve te para hetimore eshte bere e mundur zbardhja e rrethanave te krimit dhe identifikimi i autorit te dyshuar te vrasjes, i cili eshte larguar menjehere. Burime zyrtare thane se kapja e autorit te dyshuar te krimit se bashku me armen e zjarrit pistolete tip "TT", eshte bere rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem. Mesohet se arma u sekuestrua ne cilesine e proves materiale dhe u be e mundur qe Marjakaj te dergohej menjehere ne qelite e paraburgimit te komisariatit Shkoder.

I dyshuari ka mohuar kryerjen e vrasjes se bashkefshatarit te tij, por nga marrja ne pyetje e te afermve te viktimes eshte zbuluar shkaku, qe ka qene grindja per nje siperfaqe toke ku kalonte edhe rruga e fshatit. Pashuk Marjakaj akuzohet per dy vepra penale, "vrasje me dashje" dhe "armembajtje pa leje" dhe pritet te dale diten e neserme ne gjykate per masen e sigurise. Kurse arma e dyshuar e krimit eshte derguar per ekspertize balistike ne Laboratorin Kriminalistik ne Tirane, ku do te dalin pergjigjet zyrtare nese pistoleta ka kryer qitje naten e ngjarjes.
Shqipëria.com/lajme


Vrau per token Prendush Podja, nis gjyqi ndaj Marjakajt

E Diele,18 Janar 2009
Shkoder - Nis gjyqi ndaj Pashuk Marjakaj, i akuzuar per vrasjen e nje bashkefshatari te tij, ne vitin në shtator të 2008. Gjykata e Shkodres, ka hapur seancen ndaj atij, pasi akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Trupi gjykues ka shtyre seancen e pare ne ngarkim te 50-vjecarit Marjakaj, pasi avokati i zgjedhur nga i pandehuri nuk ka qene i pranishem. Vete i dyshuari per kryerjen e krimit, i ka kerkuar trupit gjykues qe te perfaqesohet ne seancat e radhes me avokat. Prendush Podja, 60 vjec, banues ne fshatin Bene te Shllakut mbeti i vrare, pasi ishte qelluar me arme zjarri mbremjen e 27 shtatorit te vitit te kaluar, nga Pashuk Marjakaj. Ngjarja e rende ndodhi brenda ne banesen e Pashuk Marjakajt, per motive te dobeta. Dy bashkefshataret kishin nje konflikt pronesie me njeri-tjetrin. I dyshuari gjate marrjes ne pyetje nuk ka pranuar autoresine, ndersa policia ka bere te mundur kapjen e tij perreth zones se fshatit Bene, ku qendronte i fshehur. Fale veprimeve hetimore ishte bere i mundur zbardhja e rrethanave te krimit dhe identifikimi i autorit te dyshuar te vrasjes, i cili ishte larguar menjehere. Arma e dyshuar e krimit ishte derguar per ekspertize balistike ne Laboratorin Kriminalistik ne Tirane. Ai ka mohuar kryerjen e vrasjes se bashkefshatarit te tij, por nga marrja ne pyetje e te afermve te viktimes, eshte zbuluar shkaku, qe ka qene grindja per nje siperfaqe toke ku kalonte edhe rruga e fshatit. Pashuk Marjakaj akuzohet per dy vepra penale, "vrasje me dashje" dhe "armembajtje pa leje".
R. Llazari Koha e Jonë

Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pamje nga mëhalla Kodër Kamsë të fshatit Ukbibaj të Krahinës së Shllakut
Kjo stallë asht tipike e shtëpiave në Shllak edhe sot me tjegulla rrasa gurit që nxirren nga shkambinjë. Kanë fillue me i heqë rrasat e gurit e po vendosin tjegulla në catit si kudo.

Pronë e Balajve - Kodër Kamsë të fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër 2010.JPG
Stalla e bagtive të imta e të mëdhaja të familjes së Balajve në Kodër Kamsë - Romantika e blerimeve të pyjeve asht tërheqëse për banorët që jetojnë dhe vizitojnë.
Fotografi nga Shkodra ishte mik të Balajt më 29 gusht 2010


Bajraku i Shllakut - Agustin Pllumbaj

Gjon e Ndue Pllumbaj - Bajraku i Shllakut- Kanga ''Malli për Atdhe''


-------------------------------------------------------------------------------
Pal Pepaj i Kronit të Madh aksidentoi për vdekje 55 vjeçarin në Shkodër, kapet pas 9 orësh drejtuesi i mjetit
Imazh

Shkodër, 20 tetor NOA
-Policia rajonale e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një 43 vjeçari, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm aksidentoi për vdekje me mjetin e tij tip Benz me targa SH 7761 C, Â në vendin e quajtur Tregu i Ri, Dobraç.
Sipas komunikatës së policisë, i arrestuari është Pal Pepaj, lindur ne fashtin Kroj i Madh Komuna Shllak, dhe banues në lagjen "Mark Lula" të qytetit Shkodër.
Ai akuzohet se shkaktoi vdekjen e shtetasit Zenal Bruçaj, vjeç 55, banues në fshatin Shtoj i Ri.
Mbi 43 vjeçarin rëndojnë dy vepra penale "Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugore" dhe "largim nga vendi i ngjarjes".

---------------------------------------------------
Digjet makina e punonjësit të policisë së Shkodrës
Imazh


Shkodër, 4 maj 2011, NOA
- Një makinë tip Fuoristradë Mitsubishi është djegur gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur Kisha e Fretënve.
Fuoristrada e cila u përfshi nga flakët mban targat SH 75 46 E, dhe është në pronësi të shtetasit Preng T., 40 vjeç, banues në fshatin Vukëpalaj, Komuna Shllak, me detyre polic komunar, pranë kësaj Komune.
Nga ana e uniformave blu të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje sapo u sinjalizuan për rastin rezulto se, mjeti është djegur pjesërisht dhe po hetohet për shkaqet e rënies së zjarrit në këtë mjet.
Ndërkaq nga ana e bluve të Shkodrës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie.

----------------------------------------------------------------------------------------
Dila Zhuri nga Gegaj i Shllakut mbytet tek Hidrocentrali i Vaut të Dejës një grua 41-vjeçare

Imazh

Shkodër, 11 maj NOA - Fund tragjik për një grua 41-vjeçare në Shkodër, e cila në rrethana ende të paqarta ka gjetur vdekjen në ujërat e liqenit të Hidrocentralit Vaut të Dejës.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20.00, në vendin e quajtur "Gegaj", komuna Shllak, Shkodër.
Viktima është Dila Zhuri, 41 vjeç, lindur në fshatin "Mazrek", Komuna Guri i Zi dhe banuese në fshatin Gegaj, Komuna Shllak.
Gruaja 41-vjeçare është gjendur në ujërat e liqenit të Hidrocentralit Vau-Dejës, ku nga hetimet dyshohet se është vetëmbytur.
Familja dëshmoi se e ndjera ka vuajtur nga depresioni nervor kurse evidentoi dhe faktin se ka tentuar dhe herë të tjera t'i japë fund jetës.


Në Gegaj dhe në Malin Feza të Shllakut shpyllëzohen paligj

Anton Ashta - 5-1-2010 në 09:26
Prerja ilegale e pyjeve po rrënon pyjet e Shqipërisë
Nga Elvis Nabolli, Balkan Insight
Zonat me pyje mbulojnë rreth 36% të territorit në Shqipëri, por ato janë shkatërruar në mënyrë të thepisur gjatë dy dekadave të fundit. Mali Feza në komunën Shllak nuk është një rast i veçuar. Zona të tjera më të thella malore, si Cukali, Postriba, Boga, janë dëmtuar po në të njëjtën mënyrë.

Një numër fshatarësh në Shllak janë të përfshirë në prerjen e paligjshme dhe flasin lirisht për të. Ata i thanë Balkan Insight se ata punojnë kryesisht në dimër, kur bora e madhe e bën të vështirë udhëtimin deri aty të policisë dhe rojeve të pyllit, dhe kur ata mund të presin lisa dhe gështenja në paqe.
“Ne i ngjitemi malit herët me një kamion bosh dhe presim dru gjithë ditën”, - thotë Gjin Ndoci, i cili punon për një kompani vendore që mbledh lëndë drusore pa asnjë leje. “Ngarkimi fillon pasdite dhe atëherë në nisemi për kthim poshtë”, - thotë Ndoci.
Në fshatin Gegaj, banorët thonë se ata shohin të paktën 30 kamionë dhe ekskavatorë çdo ditë, të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, që kalojnë në rrugën për në Shkodër. Përgjatë rrugës përmes fshatit, trungje bosh hidhen aty këtu.
Ndoci thotë se druvarë si ai gjenden shumë rrallë në probleme me rojet. “Kur policia pyjore na ndalon, ne i paguajmë ata me 1000 lekë (8 euro), dhe ata na lënë të kalojmë të pashqetësuar”, - shpjegon ai.
Policia bie në ujdi shumë lehtë. “Kur ne iu tregojmë atyre një fotokopje të lejes për të prerë dru, megjithëse ajo është për një zonë tjetër, ata na lejojnë të vazhdojmë”, - thotë Ndoci.
“Kur ndeshim ndonjë polic këmbëngulës, që shikon me kujdes lejen, ne bisedojmë me të dhe i japim pará”, - shton ai.
Ndoci e di se prerja e druve është e paligjshme, por thotë se atje nuk ka mundësi tjetër për të punuar për të dhe për fshatarët e tjerë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka frikë të na japë emrin. Ai pohon se kompani nga jashtë zonës vijnë të shfrytëzojnë pyllin, për të cilin ai thotë se i përket fshatarëve të zonës.
Shefi i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, pranon se shërbimi pyjor është i përfshirë në prerjen e paligjshme në male dhe nuk e mohon se policët marrin ryshfet.
“Ryshfeti shpesh jepet në postblloqe të ngritura nga Policia Pyjore”, - i tha ai Balkan Insight. “Kjo është një çështje që duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, - shton Topalli.
Ekspertët vendas bien dakord se tregtia e paligjshme vazhdon përpara syve të autoriteteve. “Duzina me makina të ngarkuara me lëndë drusore kalojnë lirisht në Shkodër çdo ditë, pa i shqetësuar askush dhe pa u kërkuar askush dokumentet”, - thotë Gjovalin Gjekaj, një ekspert pyjesh nga Shkodra. Shumë prej kompanive të përfshira në këtë shpyllëzim janë vendase. Disa janë nga Lezha aty pranë ose edhe nga më larg, nga Kosova. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, pranon ekzistencën e problemit, por shprehet se administrata e tij po punon që ta zgjidhë atë. “Shërbimi pyjor ka vendosur një task forcë në malin Feza që prej shtatorit, me qëllim që të hartojë një raport të saktë mbi gjendjen dhe të identifikojë ata që krijojnë këtë problem”, - thotë ai.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor për rajonin e Shkodrës, Myzafer Kraja, thotë se, prerja e paligjshme e pyllit në malin Feza nuk është aq e lartë sa thonë fshatarët atje. “Katër kompani kanë leje të presin dru në zonë”, - shpjegon ai.
Fshatarët pohojnë se prerësit e paligjshëm të pyllit shpesh përdorin licenca të dublikuara, që i marrin nga të tjerë shfrytëzues të pyllit dhe i përdorin në zona të ndryshme. Ata thonë gjithashtu se këta shfrytëzues të pyllit shpesh kanë leje për të prerë shumë më pak dhe ndërkohë ata i thyejnë këto kritere të lejeve.
Ndoci thotë se bosi i tij nuk ka leje për të prerë dru në malin Feza. “Ai përdor lejen e një kompanie tjetër, e cila është e lejuar të presë dru zjarri në një zonë tjetër”, - thotë ai.

Nga pesë leje për prerje drush në zonën e Shkodrës që pa Balkan Insight, ishte e qartë se tri nga kompanitë merrnin lëndë drusore nga zona ku ato nuk kishin të drejtë ta bënin.
Drejtori i Shërbimit Pyjor, Kraja, thotë se ata po bëjnë gjithçka që mundin për të ndalur prerjen edhe për të shpëtuar pyllin. Dëmi që i është shkaktuar pyllit nga prerja e paligjshme është kompensuar. “Për çdo pemë të prerë, janë mbjellë 2.5 pemë të reja”, - thotë ai. “Ndërkohë, vitet e fundit Shërbimi Pyjor ka zbuluar 35 raste prerjesh të paligjshme në rajonin e Shkodrës, 19 nga të cilat kanë shkuar në gjykatë”, - shton ai.

Në 16 raste, vlera e lëndës së sekuestruar drusore ishte më pak se 500 dollarë. Prerësit e paligjshëm janë gjobitur, bazuar në ligjin për pyjet, i cili thotë se gjoba maksimale nuk mund të kalojë vlerën e dëmit të shkaktuar pyllit.
Në rastet më të rëndësishme, në të cilin përgjegjësit rrezikonin deri në një vit burg, nuk është regjistruar asnjë vendim gjykate me burgim deri tani.
Madje të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, thonë se autoritetet nuk po konfiskojnë pjesën më të madhe të lëndës drusore që del nga pyjet. Ata flasin për një shkalle konfiskimi deri në 30%. Kur llogarit se shkalla e prerjes së paligjshme është dhjetë herë më e madhe sesa ajo e ligjshme, d.m.th., sesa vlerësimet e INSTAT, atëherë konfiskimi kryhet në shifra të papërfillshme.
Ata që punojnë në prerjen e paligjshme janë të pavetëdijshëm për ndonjë goditje nga autoritetet. “Bosi na e ka bërë të qartë se ne do të punojmë pa asnjë merak, sepse ai i ka rregulluar punët me Shërbimin Pyjor”, - thotë Ndoci. “Atje (në shpat të malit Feza), ku ne presim dru, askush nuk vjen të kontrollojë”.
Une do te vendosja denimin me vdekje per nje dru te prere ilegalisht. Pasurite tona Kombetare jane Bregdeti i gjithi, Burimet Ujore, Pyjet. Po nuk i ruajtem jemi te destinuar te ZHDUKEMI.

Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vilë tipike shllakase përballë lagjes mëhallës)Kodër Kamsit të fshatit të parë Ukbibaj të Krahinës së Shllakut sapo del prej Drishtit
Një panoramë piktoreske e Vilës midis gjelbërimit dhe pyjeve të ndodhun në fshatin Vilë

Shllakë - 29.8.2010 [Vilë - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010].JPG

Vila ndodhet përballë ujrave të lumit Drin që shkon në Vau Dejës - U fotografue nga një kushëri i Balajve në Kodër Kamsë - 29 gusht 2010
Fotografoi - Bep Martin Pjetri, më 29.8.2010

Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Peisazhe nga etnografia e krahinës të Shllakut - nga fotografi anglez Rhodri Jones në vitet 1993

Fotot dhe përshkrimet e maposhtme u banë nga Rohdri Caradog Ellis Jones, fotografi anglez në vitin 1993 në Shllak,.Dukagjin,...
Mikel(Michele) Zef(i Kolës) Nika në djepë
Imazh
Në Palaj të Shllakut – Qershor të vitit 1993

Mikel Zef Nika (18 muejsh). Fëmijë i lidhun me fasho fanellate në mënyrë që të mos rrëzohet nga djepi ende në ahurin e tyne dhe nuk lejohet të zvarritem në besimin se kjo do të ndihmojë ata të rriten me gjymtyrë të forta drejtë.

Zjarri në shtëpi
Imazh
Fshati Palaj - Shllak

Gruaja e shtëpisë duhet të ngrihet herët në mëngjez për të ndezun zjarrin. Fshati Palaj - Shllak.

Imazh
Momentë stërvitje ushtarake, marrje shënjestër me automatik nga të rinjtë e fshatit Kajvall - Shllak


Kryqet e varrezave
Imazh
Fshati Ndrejaj

Në fillim të shekullit të 20 vdiqën afro 25% e meshkujve nga vrasjet e gjakmarrjes në krahinën e Shllakut. Askush nuk e di saktësisht se sa vdekje ka kenë në vitet e fundit, por ata janë me qindra. Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, shumë gjaqe të vjetra u rikthyen. Disa nga kryqet në varreza dishmon simbole të besimit të lashtë ilirë pagan, të periudhës të para konvertimit të popullatës katolik në shek. IV pas Krishtit në Shllak. Fshati Ndrejaj.

'Virgjinesha'
Imazh
Fshati Kroni Madhe - Shllak

Vajza Lule ashtë një e re 'Virgjineshe', që po plugon,. Kjo ashtë puna normale e njeriut në fshat. 'Virgjinesha" janë gratë që vullnetarisht kryejnë një betim të virgjinitetit gjatë gjithë jetës duke hequr dorë nga martesa. Pas një periudhe prove të miratuar nga pleqtë e urtë të fshatit ban kjo femën jetën e një njeriu, duke bërë punën e burrave dhe madje ka të drejtën që të ulet në këshillin e fshatit. Origjina e kësaj tradite paraqitet për shkak të numrit të madh të vdekjeve të parakohshme të meshkujve të shkaktuem nga vrasjet për motive gjakmarrjeje. Shumë familie kanë humbë të gjithë anëtarët e tyne meshkuj për shkaqe konfliktesh të përgjakshme, gja që ban të nevojshme për t'u përfaqësue në komunitet kto familje. Ky lloj roli nuk mund të përfaqsohet nga një grua e martuem. Fshati Kroni Madhe.

Nusja, Luljeta
Imazh
Fshati Malagji - Shllak

Nusja, Luljeta, ashtë duke u largue nga shtëpia e saj, pas një dasme që ajo nuk ka marrë pjesë. Në martesat me shkuesi gratë e familjes dhe miqtë e nuses qajnë, për arsye se po largohet nusja prej shtëpisë ku u rritë. Nusja duhet të mbetet e mbuluem ftyrën deri në shtëpinë e burrit të saj të ardhshëm, i cili ashtë duke ba dasëm. Sipas 'Kanunit', mbi Martesën, Kapitulli XII, paragrafi 31 (të drejtat e grave) citohet: "Gruaja e re, edhe në qoftë se prindërit e saj nuk janë gjallë, nuk kanë të drejtë të gjejnë vetë burrin e saj. Vëllai apo të afërm të tjerë të femnës nuk ka të drejtë (a) të zgjedhë bashkëshortin e saj, ajo duhet të shkojnë te njeriu për të cilin ajo ka kenë e fejuem (b) për të ndërhyrë në zgjedhjen e partnerit (burrit) ose sipas Marrëveshjeve ". Fshati Malagji - Shllak.

Duke i dhanë 'Besën njeni-tjetrit
Imazh
Fshati Malagji – Shllak

Duke i dhanë 'Besën' (betimi) midis dy palëve, që mbaron me ndalimin e gjakmarrjes. Në librin e shtatë të 'Kanunit' ashtë dedikue për "fjalën e dhanë" (besa) dhe shkruhet se "Betimi e lanë gjakun në çdo kohë". Fshati Malagji – Shllak.

Armë zjarri në shtëpi
Imazh
Fshati Malagji – Shllak

Një djalë i ri pastron pushkën automatike kineze. Çdo familje ka të paktën një armë zjarri në shtëpi.'Kanuni' thotë se që të gjithë njerëzit e moshës duhet të kenë të drejtën e armëve. Në fakt arma ishte posedimi i vetëm i mundsisë të njeriut për të blerë dhe shitun pa lejen e kreut të familjes. Fshati Malagji – Shllak.

Shllakasi i Kronit të Madh me sofrën rrumbullake
Imazh
Fshati Kroni i Madh - Shllaku

Një njeri dërgon tryezën apo siç quhet sofrën e bukës në shtëpinë e tij për një ceremoni funerale. Fshati Kroni i Madhe - Shllaku.

Funeral improvizues i poetit shllakas Martin Camaj
Imazh
Fshati Telumë i Shllakut

Gjamma "gjatë ceremonisë së varrimit të improvizuem sipas ritit tradicional të mbajtur për vdekjen e Martin Camaj në shtëpinë e familjes së tij. Pas një mërgim të gjatë prej 46 viteve, Martin Camaj vdiq në Munchen të Gjermanisë, ku ai kishte kenë Profesor i studimeve shqiptare. Trupi i tij u varros në Lenggries, të Bavarisë, por vendasit shllakas për të tregue respektin e tyne kanë organizue mbajtjen në formë improvizimi të funeralit tradicional në shtëpinë e Martin Camajt nga vllai dhe të afërmit e tij. Rrobat janë marrë nga familjet e ndryshme dhe në vend të kokës së tij kishin vendosë një foto të tij në moshën 18 vjeç, atë vit ku u arratisë nga fshati Telumë i Shllakut dhe libra të cilat ishin të ndaluem në regjimin komunistë të Enver Hoxhës. Fshati Telume.

Zef Camaj - Vllai i të ndjerit, Profesor Martin Camajt

Imazh
Zef Camaj – Telumë - Shllak – viti 1993

Zef Camaj kaloi disa vite në burg pasi vëllait të tij më i ri, Martin Camaj, u arratisë nga vendi në vitin 1946. Martin Camaj u ba një i njohur ndërkombëtarisht, gjuhëtar poet dhe autor, ndërsa vllai i tij, Zefi dhe gjithë farë e fisi i tij nuk kishin të drejta për arsimim të lartë e shumë të tjera. Fshati Telume - Shllakë.


Funerali i Bardhokut
Imazh
Fshati Kajvall - Shllak

Bardhoku ishte një oficer i ri i ushtrisë u qëllua nga dezertori në vitin 1997. Të afërmit, gratë qanin rreth trupit të tij. Fshati Kajval - Shllak

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 23. X.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dr.Skënder Zajmi
Nderi dhe Fisnikëria e Shkodrës
Nipë Shllakut
Mjeku onkologjik i Shkodrës u nda nga jeta


Skënder Zaimi, ishte bir i një nane katolike nga Shllaku dhe i një babe nga jugu, oficer, musliman. Kishte një motër. Erdhi në Shkodër pasi specialisti onkologjik i ndjeri dr. Ali Spahiu u ba kryetar i ish Komitetit Ekzekutiv Pluraist të Shkodrës pas 1991 dhe më pas deputetë, nënkryetar i Kuvenndit Popullor derisa mbylli sytë. Dr. Skënderi u emnue drejtor i Poliklinikës Shkodër. Ishte i vetmi dhe unikal besoj në Shqipëri që nuk pranoi dhe nuk kërkoi nëpërmjet sjelljeve dhe infermjeres tij asnjë lek dhe asnjë pëshqesh nga pacienti.
Kjo sjellje e tij ishte në një kohë, ku papërjashtim të gjithë mjekët në Shkodër dhe në mbarë Shqipninë i kërkonin pare madje dhe valutë të huaj sipas sëmundjes, ku edhe sot pas majit 2013 vazhdon ky korrupsion i bluzëve të bardha mbi popullin e tejvarfër.
Prandaj mendova të hedhë dy fjalë dhe të vendosë këtu disa rrjeshta në respekt e mirënjohje qytetare ndaj tij pas vdekjes, ku askush në Shkodër nuk e ka kujtue dhe shkruajtë dy fjalë në internetë.
Maposhtë keni një Nekrologji nga Ministria e Shëndetsisë për mjekun e madh Skënder Zaimi.
U baj thirrje ish pacientëve tij ta kujtojnë me ndonjë episod sepse asht fisnikëri të nderosh të vdekur Mjekun që ja kushtoi jetës shëndetit dhe moralit të lartë si alfa dhe beta e një mjeku njerzor.

I kjoftë dheu i lehtë e pushoftë në paqe!

E diel. më 26 qershor 2011
Bep Martin Pjetri - qytetar i Shkodrës


Nekrologji
Imazh

Nderim per mjekun e njohur Skender Zaimi.
Ka ndërruar sot jetë onkologu i njohur shkodran Skënder Zaimi. Mjeku i njohur me një eksperiencë më shumë se 30-vjeçare u nda nga jeta në mënyrë të papritur pas një infarkti kardiak.
Skënderi lindi në Pukë dhe deri në vdekje punoi në Shkodër. Jeta e tij, ndonëse e shkurtër, ishte e lavdishme, e ndritun dhe e ndershme, ishte jeta e njeriut me vlera të mëdha për familjen, për të gjithë shoqërinë, ishte jeta e njeriut të mirë që rrezaton shembull për të gjithë.
Për vlerat e veçanta që kishte Skënderi ai dha kontributin e tij edhe si drejtues i Spitalit të Tamarës, drejtor i Poliklinikës së shkodrës, si Kryetar i Këshillit Konsultativ të Shëndetësisë, anëtar i Këshillit Bashkiak etj.
Por vlerat më të mëdha Skënderi i tregoi në 30 vitet e tij si mjek, duke punuar për disa vite në zonat e thella malore të Kelmendit dhe pastaj derisa vdiq si i vetmi specialist onkolog në qarkun e Shkodrës. Kolegët e tij rrëfejnë se këto vite ishin të një jete plot vështirësi dhe sakrifica, të një pune plot pasion dhe humanizëm të një specialisti kompetent. Skënderi kurrë nuk manifestoi lodhje, por gjithmonë i papërtuar, në çdo moment ishte i gatshëm për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tij në diagnostikimin dhe shërimin e të sëmurëve të shumtë.
Kjo eksperiencë e tij humane prej disa dekadash pranë të sëmurëve meriton padyshim mirënjohjen e thellë edhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Stafi i Ministrisë ngushëllon të afërmit për humbjen e njeriut të dashur si dhe kolegët që do t’u mungojë miku i tyre i përkushtuar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 7 prej 11 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 13 Qershor 2021, 16:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari