Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 75 postime · Faqe 7 prej 8 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
18 marsi - Nata e Shen Jozefit
19 marsi – Dita e Shen Jozefit(San Giuseppe, Saint Joseph)

Imazh

Urime të gjithve Shllakas, Dushmanas, Temalas e Toplanas dhe tanë që e kanë emnin e Shen Jozefit më datën 19 mars!
E gëzoshit emni e mbajshit me shndet e lumtuni! U bafshit 100 e ma shumë vjetë! Ju ndihmoft e ju ruejtë Shën Jozefi!
Pranverë paçit gjithmonë në jetën t’uej!

Imazh
Lagja Kodër Kamsi -i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010. Foto; Bep Martin Pjetri

Shën Jozef, sipas Dhiatës(Testamenti) së Re, ashtë bashkëshorti i Marisë dhe babai birësues i Jezusit. Ai nderohet si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Emri Jozef ashtë version italian, ndërsa në hebraisht Yosef, nga latinishtja Iosephus(Jozefus).
Shën Jozefi, Maria dhe Jezusi fëmijë janë gjithashtu të njohun kolektivisht si Familie e Shenjtë.

19 marsi ashtë Dita e Babait, pra babi i Jezusit në disa vende katolike, kryesisht Spanja, Portugalia dhe Italia. Më 19 mars bashkësia kishtare kremton Shën Jozefin, fat i Virgjërës Mari e Pajtor i Kishës universale. Sipas traditës, në festën e atit të adoptuar të Jezusit, kremtohet edhe festa e prinderirve.
Sa mirë do të ishte ta vendoste edhe Shqipnia 19 marsin si Ditën e Babait sikurse e ka Italia, Spanja, Polonia, Malta
Emna Jozef në shqip; Bep, Bepin, Zef, Jozef, Jozefina, Gjyzepina, Xhuzepe, Pepe etj.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
E martë, më dt. 17.III.2015


23 prill ashtë Dita e Shen Gjergjit dhe Nata ashtë 22 prill
Imazh

Shen Gjergji(San Giorgio) (lindi Kapadoçia, rreth vjetve 275-285 – e vdiq në Nicomedia më 23 prill 303, kuptohet pas Krishtit) ishte përhapë një traditë si një martir i krishterë nderohet si një martir i shenjtë nga pothuajse të gjitha kishave të krishtera i pranuem si adhurim apo kult i shenjtorëve. Shen Gjergji ashtë nderue edhe nga muslimanët me titullin e "profetit". Ai vdiq para se Konstantin I, ndoshta nën muret e Nicomedia, sipas burimeve në vjetin 303. Kulti i tij ashtë përhapë dhe i lashtë.

Legjenda tregon se si George shpëtoi një qytet me një të virgjër apo princeshë në qytet nga një dragua inatçore.

Sqarim
Pse quhet Kalendari Gregorian?
Kalendari Gregorian, i quajtun gjithashtu kalendar Perëndimore dhe kalendari i krishterë ashtë ndërkombëtarisht e përdorun ma gjansishtë si kalendar civil. Kalendari u quejtë nga Papa Gregori XIII, i cili paraqiti atë në 1582.
Kalendar ishte një reformë në 1582 me kalendarin Julian. Ajo u prezantue nga Papa Gregori I XIII-të, pas të cilit kalendari ishte emërtue nga qarkore papale në lidhje me datën 24 shkurt të 1582. Motivimi për rregullimin ishte për të sjellë datën për festimin e Pashkëve në kohë të vitit në të cilin Këshilli i parë i Nikesë kishte ranë dakord në 325.
Edhe pse në kanunë(kushtetutë) të Këshillit specifikohet se të gjithë të krishterët duhet të festojnë Pashkët në të njëjtën ditë, nga ku u deshën gati pesë shekuj para se të gjithë të krishterët ta praktikonin këtë objektiv duke adoptuar rregullat e Kishës së Aleksandrisë (shih Pashkët për çështjet që u ngrit).

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjtë, më dt. 23.IV.2015

Shen Gjergji në Shllak

E gzoshin e me shndet emnin Gjergj, Jorgo! Për shum Vjet të bashkuem me familje e me dashamirë! 23 prill asht Dita e festës të Shen Gjergjit sipas kalendarit Julian. Ndërsa sipas kalendarit Gregorian i bie me u mbajt me 6 maj.

Ja se si uron nga Facebok-u Elton Ndoc Zojza, bir i Ukbibajve të Shllakut, moderatori i Faqes Shllakut, studenti i vjetit I-rë në Fakultetin e Ingjinierisë - Dega Mekanike më 22.IV.2015
Gëzuar Shën Gjergjin !
Imazh
Elton Ndoc Zojza

Sonte asht nat e madhe, nata e Shen Gjergjit. Kjo nat e madhe na nimoft tanve. E gzoft emrin kush e ka Gjergj.
Gëzuar nga Shllaku !

E vendosi Bep Martin Pjetri
Më 22.IV.2015


Prilli e Tetori Muejt e Shentjes të qytetit Shkodër
Zoja Shkodrës e njohun edhe si Festa e Zojës së Këshillit të Mirë

25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
Imazh

Urime të gjithve Shllakas, Dushmanas, Temalas e Toplanas qi janë tashmë ba banorë të Shkodrës tyne në shekuj – Në natën e 18 tetorit dhe Ditën e hanë të 19 Tetorit 2015:
Për shumë mot festa e Zojës së Shkodrës! Ju ndihmoshin, me shndet, me gzime e të bashkuem!


Imazh
Papa Shën Gjon Pali II në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në hyrje të Shkodrës, 25 prill 1993

Spjegim për dy muejt e vjetit të kremtimit të Zojës Shkodrës


1. Pak sqarim për dy data në muejin prill dhe tetor të Zojës Shkodrës sipas Dom Gjergj Metës(22.X.2015)

Prill
26 prillin e ka shpallë Zojën e Shkodrës - Papa Gjon Pali i II-të Nanën e Krishtit e nderueme me titullin Zoja e Keshillit te Mire Pajtoren e gjithe shqiptareve.

Tetor
Ndërsa me titullin Zoja e Shkodrës kremtohet në Tetor dhe asht festë specifike për Shkodren e jo për të gjithë Shqipninë.
Në tetor festohet të hanën pas të djelës së tretë të tetorit në çdo vjetë. Ka marrë Zoja emnin e Shkodres pikërisht sepse festohet vetëm në Shkodër


2.Interpretimi i Prof. Robert Elsie e Zojës Shkodrës si Mprojtse dhe Shenjtore e Shqipnisë

Më 1895 u vendos Zoja e Shkodrës si“ Mbrojtëse dhe Shenjtore të Shqipërisë
Imazh

”Virgjëra Mari nderohej brenda kishës katolike në Shqipëri e në veçanti si Zoja e Shkodrës oseZoja e Bekueme, poashtu e njohur si Nëna e Këshillit të Mirë. Dita e festës së Zojës së Shkodrës ishte e shënuar nga të gjitha fiset katolike të veriut. Kuvendi i katërt i ipeshkëve shqiptarë, që është mbajtur më 1895, e proklamoi Zojën e Shkodrës si“ Mbrojtëse dhe Shenjtore të Shqipërisë“. Është edhe një legjendë që ka të bëjë me Zojën e Shkodrës.”
” SHENJTËRIT E KRISHTERË NË SHQIPËRI (I)” . Prof. Robert Elsie, Përktheu nga anglishtja: Oliver Sedaj

Lutje për Zojën e Shkodrës

Lutja:
“O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”.

Kisha u rindërtua pas 1992 dhe u pasurue me fjalët:
“Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell. Po të falënderojmë që na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit të pranverës së lirisë fetare e qytetare, e cila i hapë rrugën ndërtimit të një shoqnie ma të drejtë e ma vëllaznore”.

Atë Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e mëposhtme shenjtores së qytetit.

"Te falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir;
Ty ndim te kena ne ket' shkreti:
te falemi, o Mri, te falemi, o Mri

Te falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtenimit me hire plot;
T'bin ne mend se Zoja e Shkodres je:
Lutu per ne, lutu per ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohet e mocme n'kishe te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Te falemi, o Mri, te falemi, Mri!

Lutu, se Shqiptaret, o Zoje, te tane
Te Ti e cojne zanin ne Gjenacane:
M'shir' per ne thona m'shir' per Shqypni!
Te falemi, o Mri, te falemi, o Mri"!


- 25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
- Më 25 prill të 1479 e pushton Kalanë e Shkodrës dhe quhet Pushtimi Zyrtar i Shqipnis nga hordhitë barbare osmane-turke.
- Më 25 prill erdhi Papa Gjon Pali i II-të te Rrënojat e themelit të Kishës Zojës, ku e bekoi dhe tash asht rindërtue nën Kala të Rozafës Kisha e Zojës Shkodrës


Nga ”Mrizi i Zanave”
XVIII. NJI MISIONARI FRANÇESKAN.

Nji misionar i huej, At Anastas Vincenzoni, mbushte katerdhetë vjet, qi kishte ardhë në Shqypni. Fishta me mirënjohje e përkujton, tue vue në dukje veprën e tij e tue i urue jetë të gjatë e t’ lume e gëzim të plotë, ku shndritë i amshueshem Dielli. U botue në 1909.

1. Prej hijesh s’ Apeninit,
I thirrun prej Parrizit,
Nen petka t’ Serafinit
T’ vobekut Shejt t’ Asizit,
Po del nji djalë i ri
Plot Fé e plot dashtni.
2. I fortë me dije e kndime,
Adrjen ai çan kumbuese
E n’ per t’ egrat thellime
T’ njaj valës s’ pafund, shkumuese,
Kapet si Ejll té bregu,
Ku eshtë n’ vorr Skanderbegu.
3. E qé, se i shtrohet para
Nji tokë e grisët, mizore,
Ku eshten punët e mbara,
Ku i drejti dnesë perore,
E ndien si nana kjan,
Kur vllau të vrase vllan.
4. Pershkue me ‘i mnerë t’ shejtnueshme,
Rrokë n’ dorë Krygjen e Lume,
E me njatë shpresë t’ ngushllueshme,
Qi vjen prej jetës s’ Amshueme,
Lajmtar i Fjales s’ Zotit
Bjen pronëve t’ Kastriotit.
5. N’ dorë me njatë shej shelbimit
Bjen maleve t’ Shqypnis,
Tue nxjerrun njerzt verbimit,
N’ Fjalë t’ ambel t’ Perendis.
Kah t’shklasë ai, dridhet ferri,
E hupë padieja e terri.
6. S’a ‘i lum, jo, njaq i rrmbyeshem,
S’a ‘i shtek i grisët nder male,
S’a ‘i vend kund njaq i thyeshem,
Qi hovin mund t’ ia ndale:
S’e ndalë thellimi e rrfeja
Kahdo t’ a lype Féja.

________________________________________________________________
1. hijesh s’Apeninit: Prej Ternit n’Umbrija, tue përshkue Apeninin. – nen petka..: i veshun me petk të Shen Françeskut prej Asizit (1182-1226), thëmelues i Françeskanve. Thirret Serafin për dashtni t’madhe ndaj Hyjit e njerzimit. I vobektë gjithë jetën e Tij.
2. At A.Vincenzoni, kjé njeri i zoti dhe i dijshem: kjé pjestar i nji akademije në Romë dhe e meritoi titullin Lector generalis prej Urdhnit. – t’egrat thellime: stuhi të furishme.
5. shelbimit: shpetimit.
6. i rrembyeshem: me rrjedhë të turrshme, të fuqishme e të shpejtë.
-54-

7. Si gjit’ e drandofilles,
N’ ndo‘i nade kah prendvera
Qi njomi voesa e qilles,
I lmon e flladshme era,
Njashtu biejn fjalët e tija
M’ zemra, qi ngrofë Shqypnija.
8. Tash ballet ulë krenare,
E mnit pajton e gjaqet;
Tash mendes tahmaqare
S’ arrsyeshme ia ven caqet;
Mson t’ vorfnit me i njitë doren
E dlirtë me ruejtë kunoren.
9. Kur, lodhë prej zyres s’ lume,
Pushon ndo ‘i ditë motmotit
N’ vetmi t’ ndo ‘i qelës s’ shkretnueme,
Ai lavde këndon Zotit,
Me ‘i za si Engjell qillit
N’ valle t’amshueshme t’ Prillit.
10. E atij me valle t’veta,
Kur çilin dheut zymbylat,
N’ per lisa t’ njomë e mreta
I bahen jeh bylbylat,
Tu’ i kndue permallshem t’ Lumit,
Qi t’ jetës u fali t’ gzu’mit.
11. Ati edhe na me zemer,
Sod qi a’ e dyzeta verë,
Qi s’ parit vuni themer
N’ ketë Shqyptarí të mjerë
Po i kndojm na, tu’ i fatue
Shka t’ mirët mujn me dishrue.
12. Njai, qi asht mbi Kerubina,
Qi hyjt muell qielles si zalli,
Qi ballin me vetima
Diellit dikur ia kalli,
E t’ shekllit mban terthoren,
Mbi krye ia mbajët Ai doren.
13. E kur, prej pune i lmekun,
qatje n’ ma t’ largtat mote
T’ jetës s’ vet t’ a kryeje shtekun
E t’ dahet prej ksajë bote,
Ai shkoftë me gzuemun filli
Ku ndritë i Amshueshem Dilli.
________________________________________________________________
8. E mnitë pajton e gjaqet: Shuen idhnimin e dasitë, e mërrinë deri me nxjerrë të falunit e gjaqeve. –
tahmaqarë: dëshira me grumbullue pasuni.
9. qeles..: shtëpia ku banon prifti, e vetmueme.
10. dheut: hjektore e vendit –zymbylat: lule me erë të kandshme. –mreta: mare (corbezzolo).
11. tatue: urue. 13. imekun: i lodhun. – qatje...: sa ma vonë qi t’jenë e mujtun.

E pregatiti Bep Martin Pjetri
E premte, 16.X.2015


25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes
Imazh

Paraqitja:

Atij që vjen nga ura e Drinit, Shkodra i paraqitet si e mbyllun prej një perdeje të madhnueshme e njiherit të frikësueshme: nga e majta zbret kah qyteti vargu i gjatë që, tue u nisë prej Rumie, mbaron me Taraboshin, buzë Bunës. Prej së djathti, ma larg, mali piktoresk i Sheldisë i kunoruem me do dardha të mëdha të vetmueme. Barleti e quejti Mali Sardonik për shkak të qytetit meskohuer të Sardës që ka në rranxën tjetër kah lindja; ky prej malit të Shën Markut nga Veri e prej Jugut me kalanë e Dejës. Mes Taraboshit dhe malit të Sheldisë shtrihet një varg kodrash gurakeqe; ma e nalta€ që duket se zatetë në ballë për t´i pre udhën shtegtarit me atë profil të vetin të këputun e të kunoruem e me atë brijë thik, asht Rozafa. Në kohë të vjetër e të mesme qyteti shtrihej rranxë kodre, i ruejtun prej kështjellës që i çelë dyert e bahej strehë në rasë lufte. Kohën e Venedikut prej luftimevet të padame dhe kërcenimesh, banesat mbetën shkret dhe bile u rrafshuen fare për t´i dhanë mundësi mbrojtësve për të pengue sa ma shumë sulmuesit anmiq.
Lulëzoi mandej rishtas qyteti në pagjë për dyqind vjet, mes fiqve dhe shegave që blerojnë në rranxa, derisa në shek. XVIII malarja nisi me e shkretue tue e shty popullsinë kah veriu.Shkodra e sotme në fushë të hapët, asht e re mjaft për kah mosha, por e moçme për kah stili. Secila shtëpi ka oborrin me lule të ndryshme dhe kopshtin me pemë e barishte gjithfarësh. Për shtëpiat do të flasim në një kapitull të veçantë. Shkodra (Scodra në transkriptimin latin) qe së pari qytet i ilirëvet Labeatë prej të cilëve mori emnin edhe Liqeni: Palus Labeatis, ma vonë kryeqytet i mbretenvet ilirë që, si thuhet, e shtrinë sundimin që prej Friulit deri n'Ambrakje në kufi të Greqisë.Me rrugë të hapun kah deti, n´ato kohë të lashta, i a shtini tmerrin Adriatikut mbarë ku shtynte anijet liburnike të vetat.
Kështu, pak a shumë, vazhdoi deri në shek. II para Krishtit e, kur u kthye Genci, u quejt "oppidum civium romanorum" nder dokumenta romakë dhe ka gjasë, sepse, siç u vertetue ma vonë, ilirët mbërrijtën me hypë nder zyre të nalta romake dhe deri me u ba perandorë, si p.sh. Probi, Valentiniani, Diokleciani etj., etj.Rrebeshi sllav i kohës së mesme e bani "xhevahir i kunorës së Rashës" e për një kohë prove, të princit trashigimtar të Derës së Nemanjes, i cili banonte pak larg qytetit, n´at vend që Venedikasit vijuen tue e quejtë "La corte de lo imperator"; kjo krahinë, ndoshta, në kuptim të atyne princavet që bajshin titullin e vjetër ilirian "Jupan" ase "Zhupan", toponimet e të cilëve i ruen sot Jubani dhe Zhubi. Si ra poshtë dera e Nemanjëve në shek. XIV, trashigimin i a muer në mbarë Zeten me kryeqytet për do kohë Shkodrën, dera e Balshajvet, që shtrini zotimin deri në Vlonë. Vjetin 1396 ia shiti Venedikut bashkë me Drisht e me Dejën e vazhdoi me kërkue kthimin, derisa në vitin 1420 mbylli sytë ma i mbrami pinjuell i familjes.Venediku ia besoi sundimin nji proveditori në rasë lufte dhe rektori në kohë paqeje. Administrata civile, gjyqi i paqit, gjyqi civil e penal i mbështeteshin këshillit populluer (Senati) vendas simbas zakoneve të vendit.
Mbasi ra në dorë të Turkut, më 1479 populli mori arratinë dhe një pjesë mergimin; mirëpo qysh në fillim të shek. XVII populli i malevet filloi me iu afrue qytetit dhe xunë vend në Kazenë; një pjesë pa ndërrue fe, muer sherbim në roje të kështjellës. Mandej afer 1700, tue marrë mbrapa nenkonsullin venedikas Duoda (shqiptar me fis i kthyem n´atdhe të vjetër) nisi qyteti i ri kah veri, nder lagjet Tophanë, Parrucë, Perash, Gjuhadol e Rëmaj. Në vjetin 1392 u dukën afer Shkodrës turqit dhe me 1396 Shkodra hyni nën sundimin e Venedikut dhe tre vjet mbrapa d.m.th. me 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjelia dhe pesë nga parësia. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hymet asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndersa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit". Në këtë kohë Shirqi ishte skelja e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe njala të krypuna. Shkrimtarët Gopçeviq dhe Hecquard vërtetojnë se Venediku bani shumë meremetime në kështjellë të Shkodrës dhe, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qe ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej ujët e shiut me anë akuaduktesh gurit të gjallë dhe derdheshin mbrenda për ta pasë si depozitë në rasë qarkullimi nga anmiku. Këto shifen edhe sot dhe ka ndonjë që ujët e depozituem e ruen aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i len gja mangut ujit të pusave të qytetit.
Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i murevet të kalasë ku punuen mjeshtra vendas dhe dalmatinë; mbrenda kësaj kohe u muer pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima tue i dhanë si shpërblim për këtë ndërrim tokë afër kishës së Shëna Vlashit, ku tani asht Hamami. Në vjetin 1474 turqit e mësyen Shkodrën nën komanden e Sulejman Pashës, i cili e mbajti të rrethueme prej 17 majit deri me 17 gusht, por pa muejtë me e shtie në dorë.
Imazh

Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione. Kuartierin e përgjithshëm e nguli në Berdicë, në kala të Katalinës, shatorret tjera te Gomna e Harapit dhe topat, me metal që kishte pru nga Anadolli, i shkriu në lagjen Tophanë që thuhet se qysh atëherë i mbet ky emën. Më 27 Qershuer 1477, tue kundrue nga Gomna e Harapit kështjellën e Shkodrës, tue pa madhninë, bukurinë dhe qendresën heroike të të qarkuemve, tha këto fjalë: "Sa çerdhe të bukur paska zgjedhë shqipja me ruejtë zogjtë e vet". Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan. Marin Barleti dishmon açik se asht shqiptar, kur thotë se në fjalimin trimnues që u mbajti në tri gjuhë luftarëve mbrojtësa: italisht venecianëvet, sllavisht mercenarëve dhe... "tash po sillem e u flas të mijve", u flas shqip shqiptarëve. Kur dolën nga rrethimi të dy vojtën në Venedik, ku u pritën me nderime të mëdha nga ana e Senatit.
Për të vazhdue qarkimin la këtu Ahmet Evrenoz Pashën me 40.000 ushtarë ku ishin ma të zgjedhunit.
Ngushtue prej ujet dhe paksue numri i mbrojtësavet, me 25.I.1479 Shkodra ra në dorë me qyshke të ndershme:
1)Me marrë me vedi armët;
2) Me marrë plaçkat sa mund të barshin
3) Me marrë të gjitha enët shejte dhe gjanat e kushtueshme. Pasha dhe vetë ushtarët dhe oficerat turq mbetën të mrekulluem, kur panë tue dalë andej vetëm 450 ushtarë që kishin teprue dhe 150 gra e pleq.
Gjergj Merula, i cili ka ndodhë në kështjellë nder të rrethuemit, e pershkruen bukur e thekshëm qendresën heroike të shkodranëve dhe ndërsa tjera, tregon se vetëm luftëtarëve u epej me pi nga një putir ujë çdo 24 orë dhe për gjellë kishin nga një grusht krunde të kavertisuna, sepse bukë nuk kishte për askënd.Pak para se të ngushtohej qarkimi, pleq, plaka, fëmijë, të paaftë për luftime kjenë çue n'Ulqin, ndër të cilët ndodhej dhe Marin Beçikemi, një ndër humanistët e përmendun të mesjetës; ky e ndoq për së afërmi luftën heroike të dalëzotësve të Shkodrës, sikurse e dishmon në fjalimet e tija që mban në rasa të ndryshme.
Me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve, qyteti u rrafshue, populli mori arratinë, kush maleve e kush në mërgim. Ndër familjet që dolën nga Shkodra kjenë ndër të tjera edhe këto: Bogana, Zakarija, Negri, Martini, Spani, Zoima, Dukagjini, Dulçikja, Mateu, Milutini, Angjeli, Kalaci, Jak Moneta, Pjetër Pojani, dhe prifti shkodran Marin Barleti.
Për do kohë qyteti mbet shkret dhe popullsisë së vjetër, ia xuni vendin një koloni turke; turqit kishin pru me vedi, të marrun nga fundi i Anadollit disa vetë për shërbime kuajsh dhe, kur pushtuen qytetin, kërkuen me u riatdhesue, por komanda ushtarake nuk i lejoi dhe kështu derguen e morën familjet e tyne dhe xunë vend në anën veriore të kështjellës. Këta qënë magjypët e soçëm: andej fjala shkodrane se "Shkodranë janë vetëm magjypët".
Dalëngadalë popullsia e krishtënë e maleve filloi prapë me iu afrue qytetit; një pjësë xuni vend në lagjen Kazenë pa ndërrue fe, të tjerët i islamizuen.

25 prill 1467 - Ikja e Fugures se Zojes se Keshillit te Mire nga Kisha e Nunciates nen kala te Rozafes

Me 25 prill 1467, ndjekë prej dy shkodranëve, Gjergji e De Sclavis, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë që ndodhej në Kishën e Nunciatës bri kalaje, iku këtej dhe vojt e xuni vend mbi muret e Kishës së Shëna Vlashit, në Gjenacan, që kishte nisë me rindertue plaka Pjetrushë, në orën katër mbas dreke, në praninë e një shumice të madhe të popullit që kishte rrâ aty për festë. Shtëpia e de Sclavis u shue në shek. XVII, ndersa ajo e Gjergjit vazhdon edhe sot. Imzot Dillon e çoi pemën e gjenealogjisë deri në Gjergjin, më 1467.Benedikti XIV, me 1753, botoi "Bulla-n" Iniunctae nobis që do të thotë se në katund të Gjenacanit gjindet kapela ku nderohet fugurja e Virgjinës Mëri, e Këshillit të Mirë e cila, si thotë gojëdhana, qe bartë prej engjujve nga Shkodra e çue aty. Me 9 fruer 1753, Z. Kolë Kamsi, dishmoi me betim para dy vetëve, Guido Mondi dhe D. Gaspër Azzurri (Curri) që e shoqnonte prej Shkodre, sa vijon:
1. Para se me u pushtue qyteti i Shkodrës prej turqve, fugurja e Zojës së Këshillit të Mirë, nderohej në Shkodër në një kishë të vogël.
2. Kisha e vogël e rrethueme nderohet gjithnjë, sepse gojëdhana thotë se aty ishte dikur fugurja e shejtë.
3. Të krishtenët në nevojë vrapojshin n´atë kishë me gjetë nderna.
4. Ndeshkimet që kishin pasë dy vetë: i pari, se kishte dashtë me e shndërrue në xhami dhe i dyti se kishte marrë me ndertue një urë.
5. Se kisha e gremisun kishte tri të ndame; mjedisin me gungë, e qemer, dy tjerat anash ende me pikëzime shenjtnish në mur, pa pullaz, gjysmë mil larg Shkodre, ishte e vendosun bri kodre ku derdhej Buena."
Me 1742, Imzot Pal Kamsi, ipes

E vendosi më 26.IV.2010 nga Bep Martin Pjetri


2 Nandori - Dita e Purgatorve.
Imazh
Dita e nderimit të Nierzve të ikun nga kjo botë - Dhe të Vedit tonë

Imazh
Vorreza e Rrmajit Shkodër - Mbahet më 2 nandor Mesha e të Shuemve

Ju e dini të dashtun shllakas, dushmanas, temalas dhe toplanas se 2 nandori i çdo vjetit ashtë Dita e Purgatorve, Dita e njerzve të Dekun. Kisha dhe prindët tanë na porositën, që mos me e harrue kët Ditë. Njeriu e ruen vlerën jo vetëm kur ashtë gjallë, por edhe në jetën tjetër, prandej Kisha katolike ishte ajo që e nxorri kët ditë në mes të 365/366 ditve të vjetit për të lanë menjanë gzimet e kët ditë për me ja kushtue prindërve tanë, motrave, vllaznve dhe miqve si dhe atyne që nuk ka kush i kujton për kohën që ishim bashkë apo edhe jo sepse ne ishim pjesë e tyne.
Kisha banë Përkujtimin e besimtarëve të vdekur – apo siç njihet tek shqiptarët “Dita e të shuemve” duke mbajtë Meshë kryesisht te vorrezat. Edhe kët të diel si gjithmonë nji Qiri le të ndizet e të kujtohen ata njerëz të dashtun të familjes e miqve dhe të atyne që askush nuk i kujton. Kisha na mëson; Sa njerzore do të ishte të thuhej lutje paqe edhe për kundërshtarët që janë të vdekun sepse me të vdekunit nuk nderohet kush kur i harron apo i shan.
Sa mirë do të ishte të bahen Bisedat rreth tyne, njerzve të familjes e të miqve të vijoj në shpiat tona sepse ata shkuen në nji jetë tjetër, por na lanë shumë kujtime, dhimbje që duhen shpalosë sepse ata ndjehen ma të lehtë, por edhe na lehtsohena. Do ta queja Dita e ringjalljes në kujtesën tonë. Ata janë pjesë e jetës tonë edhe pse i gjalli me të gjallin.
Harresa siç dihet asht nji kapak dishprimi. Harresa ashtë nji varrim për të dytën herë. Mirë do ishte me shkue te vorret e me prekë ato, duke i freskue me lule dhe me ndezë nji Qiri e me ba kryqë tuj thanë Uratët e Krishtit.
Prandaj Jezusi mori natyrën njerëzore: për ta pastrue atë nga mëkatet e për t’i dhurue amshimin.
Sa mirë do të ishte të shkonin në Kishë sepse mbahen Mesha nga Kisha bash për Purgatorët!
Në darkë le të ndizet nji Qiri,....
Paçin dritë të gjithë të ikun nga kjo botë e gjallë! E të gjithë kjoshin shnosh e me jetë të gjatë!

Pak histori për 2 nandorin - Ditën e të Shuemve - në vjetin 998
Imazh

Në vjetin 998, Abati Odilo i Cluny propozoi Ditën e 2 nandorit si Ditën e të gjithë shpirtrave për të përmbushë 'aspiratën e përgjithshme për një ditë e përkujtimit të të vdekurve në vjetë.
Në Itali ndiqet kjo ditë sipas krahinave. Psh në Kalabrinë shqiptaro-italiane ashtë ky zakon që ruhet edhe sot;
Në Kalabri e nisin 2 nandorin pothuajse në procesion, pra mbahet mesha te varrezat: Pas bekimet dhe lutjet për të marrë në kontakt me të vdekurit shtrohet nji banketë direkt në varre, gjithashtu fton vizitorët për të marrë pjesë në ngranien e nji pjate ushqipmi.
Imazh
Lutje
(Fillohet të thuhet në 1 - 30 nandor të çdo vjetit në çdo familje)

"Për Shpirtra të Purgatorit

O i dashtuni Jezu Krisht, ki dhembje për ata shpirtra të mjerë,
Që janë duke hequn të gjithë mundimet në purgator.
Ti edhe për ata ju mishërue e ba nieri,
Je mundue e ke vdekë në Kryq.
Dëgjo o Zot, gjëmat e tyne,
E për meritat e mundimeve të tua,
Që duhet të bajnë për mëkatet e veta,
E të vijnë sa ma parë për të gëzue Paqen e Dritën e Amshuem.

Jepjau, o Zot, pushimin e pasosun.
E i ndritë Drita e Pambaruem,
Ashtu Kjoftë.


U morë prej Doracakut të Lutjeve "Shujtja", fq. 254, Bot. Ferizaj 1991

E diel, më 2 nandor 2014
E pregatiti Bep Martin Pjetri


Kuptimi i emnit Kel, Mikel

Për emnin Mikel, Kel, Enkel apo Michael ka nji emën me shum kuptim; - Nga pikpamja biblike Shën Mikael-it ( në ebraisht: Mi-ka- El = kush ashtë si Zoti?)
Emni Mikel i atribuohet titulli i kryeëngjëllit (arcangelo) dhe njihet kryesishisht si komandant i ëngjëjve në luftë kundra ordhive të Satanasë (Djallit).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Disa të dhana për Hartën e Bashkinë e Vau Dejës për Zgjedhjet 21.6.2015
Imazh

21 Mandate për Këshillin Bashkiak të Vau Dejës http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... bashki.pdf

Qendrat e Votimit, Numri i Votuesve të Njesive Administrative Shllak dhe Dushman-Temali për Bashkin e Vau Dejës - 2.VI.2015

Në tre Qendra Votimi të Shllakut do të votojnë gjithsejt 1297 votues për 21.VI.2015

Njësia Administrative -- Qendra e Votimit(QV) ---Zgjedhës ----------Vend-Ndodhja ---

- SHLLAK ----------------------0126-------------------544 Votues----------Ukbibaj------- Shkolla 9 - vjeçare
---------------------------------------0130--------------------446 Votues--- - ----Koder Nikaj -----Shkolla 9 - vjecare
----------------------------------------0131------------------ -307 Votues-------- Bene--------- Shkolla fillore

Në Dy Qendra Votimi të Dushman-Temalit do të votojnë gjithsejt 1528 votues për 21.VI.2015

Dushman-TEMAL -----0135----- 767 Votues -----Koman ShkollaPublike
----------------------------------------0142------ 761 Votues -----Koman, Shkolla Publik
http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... jedhes.htm

Vend - Ndodhja e Komisionit Qendror për Bashkinë e Vau - dejës 21.VI.2015 - Qarku Shkodër

Njësia Administrative ---------ZAZ ---------Zyrat e KZAZ-ve(Komisioneve e Zonave Administrative të Zonave) ---06 -----------BUSHAT Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” ( Palestra)

Vau - Dejës
Shllak
Dushman-Temal

Bushat
Hajmel
Vig-Mnelë
http://www2.cec.org.al/Portals/0/Docume ... ve.xls.pdf

Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FLETË VOTIMI¨

(Modeli i Letrës Votimit që do të kenë në dorë Votuesit më 21.6.2015)


Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 21 qershor 2015

Bashkia VAU-DEJES ---QARKU SHKODER

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN


SUBJEKTE JASHTE KOALICIONIT - 2 parti

1 PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE E SHQIPËRISË MARK FRROKU PKD
3 PARTIA SOCIAL DEMOKRATE E SHQIPËRISË SKËNDER GJINUSHI PSD

ALEANCA POPULLORE PËR PUNË DHE DINJITET -13 Partitë e Djathta

8 PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR DASHAMIR SHEHI LZHK
10 PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT ARTUR ROSHI PBKD PARTIA POPULLORE KRISTIAN DEMOKRATE E SHQIPËRISË
11 PAL SHKAMBI PPKDSH
12 PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT SULEJMAN GJANA PLL
13 PARTIA REPUBLIKANE FATMIR MEDIU PR
14 PARTIA ORA E SHQIPËRISË ZEF SHTJEFNI POSH
15 PARTIA DEMOKRATIKE LULZIM BASHA PD
16 PARTIA BALLI KOMBËTAR ADRIATIK ALIMADHI PBK
17 PARTIA KONSERVATORE SHQIPTARE ARMANDO RUÇO KONS
18 BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT ARIAN STAROVA BLD
19 PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT YLBER VALTERI PBD
20 PARTIA LIDHJA DEMOKRISTISTIANE SHQIPTARE MHILL GECAJ LDK
21 PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE E SHQIPËRISË LUFTER XHUVELI PAA

ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE – 18 Partitë e Majta

22 PARTIA LËVIZJA DEMOKRATIKE PËR NDRYSHIM NIKOLIN STAKA PLDN
23 PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË EDI RAMA PS
26 PARTIA ALEANCA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË ZEF BUSHATI ADK
27 PARTIA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR AFRIM JESHILI PPAK
31 PARTIA SOCIALPUNËTORE SHQIPTARE RAMADAN NDREKA PSP
32 FRYMA E RE DEMOKRATIKE BAMIR TOPI FRD PARTIA E REFORMAVE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
33 SKËNDER HALILI PRDSH
34 PARTIA DREJTËSI,INTEGRIM DHE UNITET SHPËTIM IDRIZI PDIU
37 ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET GAQO APOSTOLI ADS
40 PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE PASKAL MILO PDS KANDIDATËT PËR KËSHILLIN
41 PARTIA FORCA RINIA DRITAN BROKA FRA
44 ALEANCA ARBNORE KOMBËTARE GJET NDOJ AAK
45 PARTIA SHQIPTARE ATDHEU KRESHNIK OSMANI PSHA
47 LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM ILIR META LSI
48 PARTIA DEMOKRACIA E RE EUROPIANE KOÇI TAHIRI PDRE
53 ALEANCA DEMOKRATIKE EDUART ABAZI AD
57 PARTIA SOCIALISTE E MODERUAR GJERGJ KOJA PSM
58 PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË NARD NDOKA PDK

Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Të dhana nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lokale për Shqipninë për 21.VI.2015

Votues te regjistruar 3.372.471
Numri ne total i qendrave te votimit 5.301
Pjsemarrja e votuesve nga qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 47,38%
Numri i femrave qe kane votuar ne qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 366.617
Numri total i njerezve qe kane votuar ne qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 910.545
Numri i qendrave te votimit qe kane derguar te dhena 3.050

http://results.cec.org.al/Turnout/Local ... &r=t&rd=t4
E diel, më dt. 21.VI.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
2
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 75 postime · Faqe 7 prej 8 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shtator 2021, 11:36
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari