Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 1 prej 11 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 11
SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shllaku - Krahinë e Veriut të Shqipnisë
https://docs.google.com/file/d/0B8M9yUI ... 5CRDA/edit
Video - e Shllakut - Dhuratë e Vjoleta Shqaut - 23.II.2015

HARTA ADMINISTRATIVE E KOMUNAVE TE RRETHIT(QARKUT) TE SHKODRES TE VITIT 2010
Imazh


PAK GJEOGRAFI TE SHLLAKUT DHE TEMAL-DUSHMANIT(si pjese e Shllakut)
Imazh
[b]Lartesit e maleve
[/qender]
Shllaku ka një terren malor tepër të thyer. Lartësitë më të ulëta realizohen në fshatrat Palaj dhe Gushtë që variojnë nga 100-200 metër mbi nivelin e detit, ndërsa lartësitë më të mëdha arrijnë 1734 metra mbi nivelin e detit ( në Majen e Meleqithit). Fusha e Liqenit është e vendosur në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit. Zona e Cukalit ka 9 maja malesh të larta, që variojnë nga 1295 metra, maja më e ulët, deri në 1734 metra maja më e lartë.

Sipërfaqja e Shllakut ashtë 150 km²
- siperfaqja e qytetit Shkodër eshte 16,46 km2

[youtube]https://docs.google.com/file/d/0B8M9yUI79e-JeVRMOFVld05CRDA/edit[/youtube]


Rrethi i Shkodrës: Ka një sipërfaqe prej 1302.96 km², ku Shllaku zë një sipërfaqe prej rreth 150 km² dhe shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës në gjërësinë gjeografike veriore 42gradë e 05 minuta në jugë dhe shkon 42 gradë e 10 minuta në veri, si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 gradë e 37 minuta deri në 19gradë e 52 minuta .


[/color]
''KRYEQYTETI'' I SHLLAKUT - VUKJAKAJ - GEGAJ

Imazh
QENRA E SHLLAKUT - GEGAJ - VUKJAKAJ

Qendra e Shllakut nga Shkodra ka një distancë rrugore prej 39 kilometër

KLIMA

Duke e gjykuar nga të dhënat e më sipërme ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një zonë të thellë malore, ku dimri është shumë i ashpër me reshje bore e temperatura të ulëta, ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë, me përjashtim të pjesëve më të larta ku vera është e freskët dhe e lagët.

TOKA TE PUNUESHME DHE JO

Nga e gjithë sipërfaqja prej 150 kilometra katror, vetëm rreth 5 kilometra katror, {ose më sakt 464 hektarë} janë tokë bujqësore, e ndarë në tokë arë 270 hektarë, pemishte 152 hektarë dhe vreshta 42 hektarë. Sipërfaqja e tokës bujqësore zë 0,03% e sipërfaqes së përgjithshme. Nga këto të dhëna kuptohet se zona e Shllakut është zonë blegtorale.

Lagja Kodër Kamsi -i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010.JPG

Peisazh nga krahina e Shllaku. Vila ashtë e familjes të Balajve të Ukbibajve në Kodër Kamsë. U fotografue nga Bep Martin Pjetri në 29 gusht të 2010


POPULLSIA

Rreth viteve 1990 zona e Shllakut, duke përfshirë edhe atë të Temal- Dushmanit, kishte mbi 800 familje dhe një popullësi prej rreth 5000 vetash. Kishte 6 shkolla tetëvjeçare dhe një shkollë të mesme, ku frekuentonin rreth 1500 nxënës gjithsej.

SHPERNGULJA DEMOGRAFIKE

Me përmbysjen e regjimit komunist, mbas viteve 1990 në zonën e Shllakut, si në të gjitha zonat e tjera malore, pati një lëvizje demografike të madhe. Kushtet shumë të vështira ekonomike dhe jetësore të kësaj zone si dhe lënja e lirë e lëvizjes së popullsisë në këtë periudhë, beri që të përgjysmohet numri i popullsisë në këtë zonë. Qindra familje nga Shllaku e Temal- Dushmani u shpërngulen, duke u vendosur në qytetin e Shkodrës ose në periferi të tij. Të rinjtë dhe të rejat morën rrugën e emigracionit në Greqi, Itali, Gjermani e deri në kontinentin Amerikan.
(Marre nga artikulli i Nga Riza Spahija ''Shtator 9, 2009 - ''SHLLAKU NË KUJTIMET E NJË MËSUESI''[/b]


Fshatra ku banojne shllakas


• Arrëz (0.4km)
• Vukjakaj-Gegaj (0.9km)
• Krua i Madh (1.2km)
• Lum (3km)
• Mgajn (3.5km)
• Pecaj (3.7km)
• Mahall' e Vnit (3.8km)
• Lekaj (3.9km)
• Benë (3.9km)
• Palaj-Gushtë (4.2km)
• Shllinë (4.9km)
• Malas (5km)
• Markolaj (5km)
• Kunorë (5km)
• Barcollë (5km)
• Ngropuk (5.1km)
• Kishë-Arrë (5.1km)
• Slym (5.3km)
• Karmë (5.3km)
• Mjekut (5.8km)
• Koman (6.6km)
• Qerret (7.1km)
• Palaj-Gushtë (7.2km)
• Mllojë (7.3km)
• Sbuc (7.4km)
• Ndërmollës (7.5km)
• Shpor (7.5km)
• Gjols (7.7km)

Perrenjt e Shllakut;

• Përroi i Lugje (0km)
• Përroi i Lekajt (2.2km)
• Përroi i Fosekut (2.4km)
• Përroi i Shehut (2.6km)
• Përroi i Grykës së Zallit (4.2km)
• Përroi i Pikës (4.9km)
• Përroi i Pishës (5.1km)
• Përroi i Benës (5.4km)
• Lumi i Benës (5.7km)
• Përroi i Thatë (6.8km)

MAJAT E MALEVE


• Kodra e Stenit (0.4km)
• Maja e Zbuçit (2km)
• Maja e Darçit (3km)
• Maja e Çikokut (3.1km)
• Maja e Mullës (4km)
• Maja e Fangut (4.1km)
• Maja e Rahit (4.4km)
• Maja e Cukalit (5.2km)
• Maja e Bardhë (6km)
• Maja e Rrushkullisë (6.5km)
• Maja e Vilës (7km)
• Maja e Sykathit (7km)
• Maja e Muleqithit (7.3km)
• Maja e Suka e Boshnjës (7.5km)
• Kodra e Hebaj (7.6km)
• Maja e Grikilit (8km)

Gjeografia e Shllakut


Barcollë, Shkodër, Albania
Komuna e Shllakut, Shkodër, Albania
Kishë-Arrë, Shkodër, Albania
Përroi i Madh, Shkodër, Albania
Sbuc, Shkodër, Albania
Malas, Shkodër, Albania
Ukbibaj, Shkodër, Albania
Përroi i Pikës, Shkodër, Albania
Kodra e Hebaj, Shkodër, Albania
Mahall' e Dervishajt, Shkodër, Albania
Mazrek, Shkodër, Albania
Mgajn, Shkodër, Albania
Kunorë, Shkodër, Albania
Maja e Darçit, Shkodër, Albania
Shpor, Shkodër, Albania
Maja e Kok, Shkodër, Albania
Përroi i Thatë, Shkodër, Albania
Thëpe, Shkodër, Albania
Maja e Zbuçit
Maja e Rahit
Mllojë, Shkodër
Qafa e Tranzitit
Bjeshk' e Bregut
Vukjakaj-Gegaj

* Qafa e Livadhit (3 km)
* Qafa e Çisës (5.3km)
* Qafa e Lamnefit (6.4km)
* Qafa e Pullës (7.3km)
* Qafa e Shehut (7.6km)

- Pasurite minerale

Ndër burimet minerale kryesore përmendim:
- Miniera e Bakrit - Palaj Karme, në distancë 45 km nga qyteti. Rezervat e mineralit llogariten mbi 1 milion ton me 2.5% Cu. Burime të tjera minerale bakri ka në Turrec, 40
km larg dhe minerali titanoilmenit në Ungre, 55 km larg.

- vendburim silici në Vilzë; boksite në Villgare



http://travelingluck.com/Europe/Albania ... #local_map

19.4.2010
U morre nga linku; http://travelingluck.com/Europe/Albania ... #local_map



--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
NDARJA ADMINNISTRATIVE E SHLLAKUT NE DY PJESE: Shllakut:

POPULLSIA E KOMUNAVE TE SHLLAKUT DHE TE TEMALIT TE VITIT 2001


Komuna Shllak
Popullsia asht 1,213 banore


1. (Fshati)F. Vukjakaj – Gegaj – Qendra e Komunes se Shllakut
2 F. Palaj - Gushaj
3 F. Bene
4 F. Kroni i Madh
5 F. Barcolle
6 F. Vukaj
7 F. Uk - Bibaj

Komuna Temal
Popullsia asht 1,689 banore


1Fshati(F). Koman - Qendra e komunes Temal
2 F. Qerret
3 F. Arre
4 F. Vile
5 F. Telum
6 F. Kllogjen
7 F. Malagji - Kajval
8 F. Toplane
9 F. Serme
10 F. Gushte

Shenim :

1 Ndarja administrative eshte marre nga Ligji nr. 8653, date 31.07.2000 "Per ndarjen administrativo-territoriale te njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise", shpallur me dekretin nr 2723, date 3.08.2000 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani. [ Botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 26, Gusht 2000 ]

2 Popullsia ne nivelin Komune-Bashki eshte marre nga botimi i INSTAT (viti 2001) "Rezultate paraprake te rregjistrimit te
popullsise dhe banesave". Ky rregistrim, i realizua ne periudhen 01-30 Prill 2001, eshte kryer ne zbatim te Ligjit Nr. 8869, dt. 26.10.2000
"Per regjistrimin e pergjithshem te popullsise dhe banesave".
Tirane, Maj 2002

U MORE NE LINKUN: http://www.ert.gov.al/ert_alb/static_do ... %20RSH.pdf

-------------------------------------------------------------------
HARTA KU MUND TE SHIFNI SHKODREN ME KOMUNAT E SAJ
http://iguide.travel/Shkodra/Hotels_and ... dation#Map

Imazh

[Komuna Shllak perfshin 7 fshatra:
F/ Vukjakaj-Gegaj, Palaj -Gushaj, Bene, Koni i Madh, Barcolle, Vukaj, Uk-Biba


--------------------------------------------------------------------
[color=#800040]
VENDIME QEVERITARE PER NDARJEN E SHLLAKUT
[qender]

1. Dekret
Nr.3445, datë 12.2.1962
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Vendosi:
Fshati Vilza i lokalitetit të Mesit dhe fshati Mazreku i lokalitetit të Shllakut, bashkohen në një fshat të vetëm me qendr në Mazrek, në lokalitetit e Shllakut.
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT
POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
SEKRETARI: KRYETARI
Bilbil Klosi Haxhi Lleshi

--------------------------------------------------------------------
[qender]2.Dekret
Nr.4805, datë 2.3.1971


Mbi disa ndryshime në ndarjen administrative tokësore të Republikës Popullore të Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr.4352, datë 23.12.1967 “Mbi këshillat popullore”,

Presidiumi i kuvendit popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë

Vendosi:

VI.Në rrethin e Shkodrës:

1. Lokaliteti i Shllakut prishet.

2. Krijohet fshati i bashkuar me qendër Bukjakaj-Gegaj, me fshatrat: Barcolla, Bena, Qerreti, Oalaj-Gushta, Ukbibaj, Vukjakaj-Gegaj.

3. Krijohet fshati i bashkuar me qendër Malagji-Kajvli(Kajvall) me fshatrat: Malagji-Kajvali, Kishë-Arra, Telumë-Kllogjena dhe Vila.
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

Sekretari Kryetari

Bilbil Klosi Haxhi Lleshi
-------------------------------------------------------------------
3.Dekret

Nr.4942, datë 4.2.1972


[color=#400000]Mbi disa ndryshime në ndarjen administrative-tokësore të Republikës popullore të shqipërisë

Në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr.4352, datë 27.12.1967 “Mbi këshillat popullore”

Presidiumi i kuvendit popullor i republikës popullore të shqipërisë

Vendosi:

X. Në rrethin e Shkodrës:

1. Fshati i bashkuar Malagji-Kajvoli (Kajvall)prishet dhe fshatrat e tij, Kish-Arra, Malagji, Kajvoli, Telumë-Kllogjena dhe Vila lidhen me fshatin e bashkuar Vukjakaj-Gergaj.(Gegaj)
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

Sekretari Kryetari

Bilbil Klosi Haxhi
Lleshi


Shenim:
Emnat neper kllapa i vendosa une meqenese ishin shkrue gabim.

- U morre nga linku; - http://74.125.77.132/search?q=cache:MNJ ... clnk&gl=dk
----------------------------------------------------------------

4. VE N D I M
Nr.582, datë 12.8.1996


PËR DISA NDRYSHIME NË NDARJEN ADMINISTRATIVO-TOKËSORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Me propozimin e sekretarit të Shtetit për Pushtetin Lokal, Këshilli i Ministrave

V E N D O S :
………………………………………………………………………………………………………
- Komuna Shllak në rrethin e Shkodrës të ndahet në dy komuna:
1. Komuna Shllak, me qendër në Vukjakaj, e përbërë nga fshatrat Vukjakaj-Gegaj, Palaj, Bene, Kroni i Madh, Barcolli, Vukaj dhe Ukbibaj.
2. Komuna Temal, me qendër në Koman, e përbërë nga fshatrat Koman, Gusht, Qerret, Arrë, Vile, Telum, Kllogjen, Malagji, Kajvall, Toplan dhe Serme.
…………………………………………………………………………………………………………
- Në numrin e punonjësve të sekretarit Shtetëror të Pushtetit Lokal shtohen 8 punonjës me një fond page prej 228,8 mijë lekësh për periudhën dymujore nëntor-dhjetor 1996. Për vitin 1997 efekti i shtesës së numrit të punonjësve të llogaritet në buxhetin e vitit 1997.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Aleksandër Meksi
---------------------------------------------------------------------

5. Vendim
Nr.757, datë 28.5.2008

Për miratimin e listës përfundimtare të pronave, pyje dhe kullota, që do të trasferohen në pronësi të njësisë së Qeverisjes vendore, komuna Shllak, të Qarkut të Shkodrës

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17 të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Shllak, të qarkut të Shkodrës, që do t’i transferohen në pronësi kësaj njësie.

2. Lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 13 (trembëdhjetë) fletë, që përfundon me numrin rendor 402 (katërqind e dy), dhe lidhja nr.1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Shllak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

FORMULAR PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE

(Sipas inventarizimit të pronave të veçanta të tipit: pyje, kullota, livadhe, shkëmbore etj.)
Institucioni i pushtetit qendror: MMPAU
Komuna: Shllak

-----------------------------------------------------------------

Ne italisht disa fshatra te Shllakut;

Vierda - (Vjerdha)
Maserecu - (Mazrek)
Scelacu - (Shllak)
Sporognite - (Shpor).
--------------------------------------------------------------

8. Guri i Lekës

Gjendet pranë fshatit Malagji, komuna Temal, rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson kreshtë dhe një greminë gëlqerore me gjatësi mbi 900 m e lartësi disa qindra metra. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Shosh – Malagji.

26. Shpella e Melagjisë

Gjendet afër fshatit Malagji të Shkodrës (mali i Cukalit), 1300 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorë, është 180 m e gjatë, me disa galeri, zgjerime dhe puse të thellë; liqene të vegjël dhe konkrecione. Vizitohet sipas rrugës Shkodër – Prekal – rruga këmbësore në Cukal.

30. Shpella e Liqethit Cukal

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqerorët e kretës, është e gjatë 75 m, e gjerë 10 – 12 m dhe e lartë 26 – 31 m. Shpella ka konkrecine të shumta. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Prekal – Cukal.

34. Fusha e Liqethit

Ndodhet në malin e Cukalit, 1200 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Lekgegaj, komuna Shllak. Përfaqëson gropë glacio – karstike në kryqëzimin e shkëputjeve tektonike. Është e gjatë 1,3 km, e gjerë 800 – 100 m. Ka disa forma të vogla karstike, cakullina, bimësi barishtore dhe një liqen të vogël gjatë shkrirjes së borës. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkodër – Cukal.


U more nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:GRC ... clnk&gl=dk
--------------------------------------------------------------------------
Shllak
Informacion i tetorit të vitit 2007bpër banorët, familjet


- Uk Bibaj
- Lek Zojgo – personi i kontaktit –- 80 familje– 402 banorë, - 80 emigrantë

- Vukaj - Nikoll Luigji - personi i kontaktit - 46 familje – 282 banorë - 56 emigrantë

- Kroi i Madh
- Lulash Gjergji - personi i kontaktit - familje64 – 322 banorë - 54
emigrantë

- Palaj - Gjolem Ndoci - personi i kontaktit – 19 familje – 96 banorë - 23 emigrantë

- Benë - Dede Mnili - personi i kontaktit - 85 familje - 424 banorë – 102 emigrantë

- Barxoll
- Mark Pisha - personi i kontaktit – 94 familje – 471 Banorë – 84 emigrantë


U morrë; http://www.shkpkk.org/capacity_building/fshatiInfo.php

Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra

Mësoni për kohën në Komunën e Shllakut për çdo ditë dhe prej 7 deri 14 ditët e ardhshëm!
Imazh


Jam i sigurtë që shllakasit kudo ku janë nëpër botë janë të interesuem për kohën sepse duen ta dijnë kur të shkojnë në relievin e blertë e madhshtor të maleve e kodrinave dhe fushave të lulzuem nga të mbjellat dhe gjallnia e zogjve, deleve, mushkave, lopëve, dhive e kecave, pulave e gjelave si dhe gjallnia e të rinjve e të vjetërve çoban me fyellin dhe çiftelinë në dorë i kndojnë dashnisë, synit, faqeve, gjoksit të vashave, andrrave të tyne,...
Unë ju kam sjellë sitin ku ju mund të merrni njohuni për kohën në Zonën e Shllakut;

-
Link për Pasqyrën e kohës për 7 ditë të ardhëshm


http://www.viewweather.com/w86729-weath ... odres.html


Link për Pasqyrën e kohës për 14 ditë të ardhëshm


http://www.worldweatheronline.com/Shlla ... er/AL.aspx

Përdorni kët sitë dhe mësoni për kohën në trojet e jueja të bukura ku u lindët, u rritët dhe keni lidhje me jetën, të kaluemen, me romantikën e Shllakut, me familjet t'ueja të dashtun dhe me mjaft histori dashnie në adoleshencën t'uej.


© ViewWeather.com - Last forecast update: Fri 31 Aug 08:13 GMT+2 (Europe/Tirane) - #0.067s
http://www.viewweather.com/ - Pra përdorni kët link dhe shkrueni Komuna e Shllakut dhe ju del pasqyra e kohës për ditën që ju e keni hapë dhe për 5 ditët e ardhëshme. Bota na ndihmon ndërsa qeveria jonë vazhdon ta mbajë në errsinë popullin e Shllakut.

E pregatiti me dëshirë të madhe Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 31 gusht 2012
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 21:42
Shtator 9, 2009 |
SHLLAKU NË KUJTIMET E NJË MËSUESI
Imazh


KARRIERA NE SHLLAK

Sapo kisha përfunduar fakultetin, në muajin korrik mora emrimin. Në kujtesë më paraqiten fjalët e shefit të kuadrit: – “Jeni emëruar mësues specialist në shkollën e mesme bujqësore të Shllakut. Aty ju duhet të shkrini të gjitha energjitë tuaja intelektuale për të arsimuar nxënës të aftë në profilin që keni, si dhe për t’i edukuar ata me normat e moralit komunist. Aty duhet të çoni vijën e partisë, kulturen tuaj, dijen, edukaten qytetare. Mos harroni kurrë porositë e partisë se arsimtarët janë ndihmësit e partisë, komisarë të kuq ! “

Në kohen e regjimit komunist të gjitha programet mësimore i pëshkonte filli i kuq marksist-leninist i partisë-shtet.

Me ato porosi në vesh arrita atë ditë në qendër të Shllakut. Kurr nuk e kisha menduar se do të vinte një ditë që unë të filloja punën në një zonë malore që nuk kisha asnjëfarë ideje as për njerëzit që e përbënin këtë zonë, as për shtrirjen gjeografike të saj.

Ngjitesha rrugës përpjetë plot kthesa duke ndierë në shpirt freskinë e pyjeve që ndaheshin në breza si me thikë, nga zona e makies deri në atë të ahut. çdo gjë më krijonte impresione : gjelbërimi pa mbarim, cicërima e zogjëve, kënga e bilbilave, blegtoria në kullosë, lulet anës rrugës, fluturat që i vizitonin këto lule. Natyra e ka frymëzimin e saj, romantiken e saj. Gjithçka harmonizohej si një poezi, si një muzikalitet.

SHKOLLA E MESME BUJQESORE

Shkolla e mesme ishte e ndërtuar, në një rrafshnaltë. Ajo gjendej në mezin e një lëndine, që vendasit e quanin log. Ky log, mbante dy emra të përvetshem: “Logu i Burrave” dhe “Logu i Zanave”.

PAK MITOLOGJI

Emri “Logu i Burrave” kishte mbetur nga që dikur në këtë shesh mblidheshin burrat e bajrakut dhe benin kuvend për mbrojtjen e trojeve, për çeshtjet e religjionit, për shkollim urtësie, për gjaqet, shkurt për të gjitha problemet që kishte zona.

Emri “Logu i Zanave” ka origjinë mitologjike. Sipas gojëdhënave dhe interpretimeve mitoligjike, netëve me hënë e yje në orët e vona të natës, në këtë log, mblidheshin zanat, orët e malit, shtojzovallet. Ato këndonin, hidhnin valle, luanin……. Si nëpër thellësi të dheut jehonte lugina, jehonte mbinjerëzorja. Gjatë këtyre orëve njerëzit nuk duhej të kalonin nëpër Logun e Zanave sepse logu ishte i zënë nga ato dhe jeta e kalimtarëve mund të rrezikohej po të kalonin naten. Logu i Zanave i përkiste dy jetëve : diten jetës njerëzore, ndërsa naten asaj hyjnore. E kjo mrekulli artistike realizohej në boten psikologjike njerëzore.

HAPJA E SHKOLLES SE MESME NE QENDER TE SHLLAKUT


Hapja e Shkolles se Pare te Mesme Bujqesore ne Qender te Shllakut

Në vitin 1974, në Shllak, me qendër në fshatin Gegaj hapet shkolla e mesme Bujqësore e shoqëruar me konvikt. Një pjesë e maturantëve të këtyre shkollave, vazhduan studimet e larta në degë të ndryshme, si: argronomi, ekonomi-financë, ekonomi-plan, mjek, arsimtarë, inxhinieri, e të tjera, të cilët u shquan për nivel të lartë të asimilimit të njohurive shkencore.


PEISAZHI

Shpesh, kur dilnim së bashku si koleg netëve të pranverës me hënë e yje, spërkatur çdo gjë me ngjyren e argjendtë, që e dhuronte ndriçimi hënor, na krijohej një vizion i çuditshëm rënqethës, me një joshje të embël të mbarsur me trishtim dhe në çast na krijohej përshtypja se me të vërtetë ne po shetisnim në një zonë të huaj, në Logun e Zanave, dhe se kjo hapsirë nuk i përkiste njeriut por një krijese hyjnore. Duhet të më besoni se disa herë në fillim të karierës sime këtu, e ndieja veten në një gjendje mugullimi shpirtëror. Nuk e dija nëse vërtetë po shetisja në Logun e Zanave, apor një vegim po më shfaqej! Dëgjohej një këngë që dukej se vinte nga thellësitë e dheut me njëfarë jehone. Kush këndonte vallë?! Ishim ne apor orët e malit, zanat, ato që po këndonin?! Atëherë një tis i hollë trishtimi përhapej kudo. Dhe kjo gjendje shpirtërore e psikologjike nganjëherë vazhdonte gjatë.

STRUKTURA E SHKOLLES

Shkolla e mesme, në të cilen unë fillova për herë të parë karieren time të mesuesisë, ishte ne gjendje shumë të mirë konstruktive dhe e pajisur me kabinete, laboratore, mikroskopë elektrikë, epidioskopë, aparate projeksioni, mjete mësimore dhe çdo gjë që i shërbente procesit mësimor. çdo gjë ishte vendosur në vendin e vet dhe me shije estetike. Kishte një rregull dhe pasterti shembullore, gjë që na shtonte dëshirën për të punuar me dashuri e përkushtim profesional.


PERSHTYPJET PER KOLEGET MESUES

Mbi të gjitha shkolla kishte një personel arsimtarësh të përgatitur si nga ana shkencore ashtu edhe nga ana pedagogjike e psikologjike. Ata, gjithashtu, kishin edhe përkushtimin njerëzor, dhe këtë jo se e kishin të imponuar, por u buronte nga shpirti. Dua të përmendë këtu disa nga mësuesit që lanë përshtypje të mira tek nxënësit e tyre, gjithashtu edhe tek prindërit si;

MESUES ME TE SPIKATUN

Eljaz Bushaj, Faz Alija, Agim Kapisyzi, Vjollca Boksi, Injac Luani, Avni Abdia, Muhamet Kastrati, Klajd Kapinova, Bujar Hado, Pjeter Gjoka, Mirash Sokoli, Hysni Lohja, etj.

- Agim Kapisyzi

Ai ishte njeri i humorit. Ai ishte shumë i dashur në kolektiv. Në shkollen e mesme jepte fizikë dhe shquhej për aftësitë e tija shkencore dhe pedagogjike.

- Bujar Hado

Ai vinte nga kryeqyteti, i internuar familjarisht në Vaun e Dejës. Ai jepte anglisht në shkollën e mesme. Ishte njeri me kulturë dhe i dashur në shoqëri.

- Pjeter Gjoka

Ai ishte rritë në jetimore. Jepte gjuhë dhe letërsi në tetëvjeçare dhe në shkollën e mesme. Ishte shumë i dashur në shoqëri dhe njeri i humorit. Gjithashtu edhe

- Klajd Kapinova

Ai ishte rritë në jetimore. Sot Klajdi është në Amerikë dhe shkruan shpesh në organet e shtypit shqiptar.

- Injac Luani - DREJTORI I SHKOLLES

Ai ishte drejtor në shkollën e mesme. Ai shquhej në drejtimin dhe organizimin e shkollës. Ishte njeri serioz dhe krijonte marrëdhënie shumë të mira me mësuesit. Impononte rregull dhe pasterti në shkollë duke qenë vetë në krye të punëve. Sot është drejtor shkolle në shkollen tetëvjeëare Branko Kadia në Shkodër.

RESPEKT PER KOLEGET

Respekt dhe nderim për gjithë këta mësues që punuan me devotshmëri e përkushtim për të përçuar tek nxënësit dijet dhe shkencat e kohës! Ata punuan si heronjë në këtë zonë të thellë malore, ku kishte burra fisnikë dhe bujarë, fëmijtë e të cilëve e meritonin këtë përkushtim.


KUJTIME PER ISH NXANESIT E TIJ

Shpesh herë kur takohem me ish nxënësit e mi, diskutojmë gjatë për jetën e shkollës së mesme, për mësuesit që lanë kujtesë të mirë tek nxënësit, për aspekte nga procesi mësimor, për shaka e anekdota në kohen e lirë, etj.


PAK GJEOGRAFI


LARGESIA SHKODER - QENDER TE SHLLAKUT

Qendra e Shllakut nga Shkodra ka një distancë rrugore prej 39 kilometër.


Gjeografia
Shllaku ka një terren malor tepër të thyer.
- Lartësitë më të ulëta realizohen në fshatrat Palaj dhe Gushtë që variojnë nga 100-200 metër mbi nivelin e detit,

- ndërsa lartësitë më të mëdha arrijnë 1734 metra mbi nivelin e detit ( në Majen e Meleqithit).

- Fusha e Liqenit është e vendosur në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit.

- Zona e Cukalit ka 9 maja malesh të larta, që variojnë nga 1295 metra, maja më e ulët, deri në 1734 metra maja më e lartë.

SIPERFAQJA e Shllakut


Shllaku zë një sipërfaqe prej rreth 150 kilometër katror dhe shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës në gjërësinë gjeografike veriore 42gradë e 05 minuta në jugë dhe shkon 42 gradë e 10 minuta në veri, si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 gradë e 37 minuta deri në 19gradë e 52 minuta .


Sipërfaqja e tokës të punueshme nga jo e punueshme

Nga e gjithë sipërfaqja prej 150 kilometra katror, vetëm rreth 5 kilometra katror, {ose më sakt 464 hektarë} janë tokë bujqësore, e ndarë në tokë arë 270 hektarë, pemishte 152 hektarë dhe vreshta 42 hektarë. Sipërfaqja e tokës bujqësore zë 0,03% e sipërfaqes së përgjithshme. Nga këto të dhëna kuptohet se zona e Shllakut është zonë blegtorale.


KLIMA

Duke e gjykuar nga të dhënat e më sipërme ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një zonë të thellë malore, ku dimri është shumë i ashpër me reshje bore e temperatura të ulëta, ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë, me përjashtim të pjesëve më të larta ku vera është e freskët dhe e lagët.

POPULLSIA

Rreth viteve 1990 zona e Shllakut, duke përfshirë edhe atë të Temal- Dushmanit, kishte mbi 800 familje dhe një popullësi prej rreth 5000 vetash. Kishte 6 shkolla tetëvjeçare dhe një shkollë të mesme, ku frekuentonin rreth 1500 nxënës gjithsej.

SHPERNGULJA E POPULLSISE PAS 1990

Me përmbysjen e regjimit komunist, mbas viteve 1990 në zonën e Shllakut, si në të gjitha zonat e tjera malore, pati një lëvizje demografike të madhe. Kushtet shumë të vështira ekonomike dhe jetësore të kësaj zone si dhe lënja e lirë e lëvizjes së popullsisë në këtë periudhë, beri që të përgjysmohet numri i popullsisë në këtë zonë. Qindra familje nga Shllaku e Temal- Dushmani u shpërngulen, duke u vendosur në qytetin e Shkodrës ose në periferi të tij. Të rinjtë dhe të rejat morën rrugën e emigracionit në Greqi, Itali, Gjermani e deri në kontinentin Amerikan.

MBRESA PER ISH NXANESIT E TIJ

Shllaku, është një zonë arsimdashëse. Shkolla e mesme i dha një mundësi të madhe kësaj zone për të arsimuar bijtë e bijat e tyre në arsimin e mesëm dhe atë të lartë. Malsorët e duan shkollën, arsimin, dijen. Kujtoj që përveç nxënësve konviktorë që vinin nga zonat e thella të Temal- Dushmanit, të Komanit dhe të Barcollës, kishte mjaftë nxënës që bënin çdo ditë dy orë këmbë për të frekuentuar shkollën e mesme. Ishte një sakrificë e jashtëzakonshme të udhëtoje dy orë këmbë për të arritur te shkolla me kohë të mirë e të keqe, me shi, borë, erë, në të ftohtë e në të nxehtë. Dhe nuk mjaftonte që vinin nga larg, por përpiqeshin edhe të mësonin mësimet mirë.

Unë, në këtë shkrim dua të kujtoj disa nxënës që më lanë kujtime të pashlyera në shpirtin tim, të cilët sa herë i kujtoj ndiej një dashuri e respekt njerëzor. Dua ta filloj me nxënësin

- Miruk Shkambi,

matura e nëntë, i cili nuk jeton më. Pastë drite shpirti i tij në jetën e amshueme. Ishte një nxënës që rradhë mund t’i shkojë një shkolle një djalë i tillë. I urtë, i dashur, i respektueshëm, i sjellshëm me mësues e nxënës,i ekuilibruar dhe i qetë. Kohët e fundit të jetës së tij mori një pamje për t’u admiruar. Thua se mbi kurmin e tij kishte shkrepë një nur. E doja shumë, me shpirt. Kur mora vesh për vdekjen e tij aksidentale ndieva një dhimbje të thellë. Diçka humbi edhe në shpirtin tim.

Muç Marku,

maturë e dytë, i cili vazhdoi studimet e larta në universitetin e Shkodrës, ciklin e ulët.Ai ishte një djalë shumë i urtë, i dashur dhe i respektuar. E kujtoj gjithmonë me respekt e dashuri.

Sokol Preçi (VOCI)

nga [b]Vukajt,
maturë e dytë. Sokoli ishte nxënës me përparim shumë të mirë, por nuk e kishte për gjë të zihej me nxënësit. Shpesh herë u bë objekt diskutimi në këshiillin pedagogjik. Unë e kisha në kujdestari dhe e doja shumë. Gjithashtu edhe ai më donte e më respektonte. Ishte në maturë atëherë kur ai pati dy fatkeqësi në familje : i vdiq i ati dhe i vrau vetëtima vëllain që e kishte më të madh se veten. Për mbas nënës së tij Sokoli ishte më i madhi në familje. Për arsye ekonomike dhe për arsye vetmie, e ema nuk donte ta linte Sokolin për të vazhduar studimet e larta. Unë shkova në shtëpinë e Sokolit disa herë deri sa arrita ta bind nënën e tij që ta linte për të vazhduar shkollën. Sokolit i doli bursa për mjekësi në Universitetin e Tiranës. Sot Sokol Preçi është mjek dhe banon në Tiranë.[/b]

- Zef Kol Nika, - sot ndodhet në Itali me fëmijë - 8.V.2012

(PREJ PALAJVE)maturë e tretë, i cili vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Shkodrës, ciklin e ulët. Zef Nika kishte një babë të përsosur, gjithashtu edhe nënën. Ai ishte djalë i urtë, i dashur, i respektuar, i qetë dhe i vullnetshëm për të mësuar. Sot Zef Nika punon tek OXFAM-i dhe gjithashtu mbulon kronikat e religjionit tek televizioni Rozafa. Me Zefin takohemi shpesh. Kohët e fundit kemi përgatitur një libër për bimët mjekësore të qarkut të Shkodrës, ku si bashkautorë jemi unë, Ahmet Osja dhe Zef Nika.
Shtesa jem B.M.Pjetri"Pas disa vjetësh shkoi në Bruksel e mandej në Itali me gruen Shpresa prej Tropoje me dy djem.


Mira Lazri,

matura e tetë, ka vazhduar studimet e larta në universitetin e Kamzës. Vajzë e një prindi shëmbullor, Tush Lazrit nga Nasiqi. Mira Lazri ishte një nxënëse shumë inteligjente, e urtë, por jo dele. Ishte shumë e sjellshme dhe serioze. Ajo i respektonte mësuesit në atë shkallë që e meritonin. Ishte e etur për dije dhe vajzë shumë e pastër. Siç jam informuar ajo sot punon ekonomiste në spitalin Rajonal të Shkodrës.

- Luljetë Progni,

matura e dhjetë, ka përfunduar Universitetin e Tiranës, dega gazetari. Sot mbulon faqen politike në gazetën Panorama. Luljetë Progni ishte nxënëse shumë inteligjente, e dashur me shokët dhe shoqet, si dhe e respektuar me mësuesit. Ajo ishte vajzë seroize, por i duronte shumë shakatë në shoqëri. Unë Luljeten e kam dashur shumë, sikur ta kisha të gjakut tim. Me Luljeten diskutonim jo si mësuesi me nxënësen,por si dy koleg. Ajo ishte shumë e pjekur dhe e matur në biseda që bënim. Ruaj shumë kujtime të bukura për te pasi e kisha dhe në kujdestari. Ajo shpesh imitonte mësuesit, për ndonjë gabim që bënin në procesin mësimor.

Do të dëshiroja të kujtoja shumë nxënës e nxënëse të tjerë por në pamundësi që t’i pasqyroj në këtë shkrim, do t’u uroja me shpirt suksese në jetë të gjithë nxënësve që unë u dhashë mësim në karieren time të mësuesisë.

13 VJET NE SHLLAK

Për trembëdhjetë vjet rresht u ulen në bangot e shkollës së mesme 317 nxënës e nxënëse, nga të cilët rreth 40 nxënës, djemë e vajza, vazhduan studimet e larta në universitetet tona.

ISH NXANES MA TE SHKELQYESHEM

Nxënësit më të mirë gjatë viteve në shkollën e mesme ishin : në maturën e parë

Nikollë Bala e Paulin Darcaj,
në mëturen e dytë

Hilë Molla e Sokol Preçi,
në maturen e tretë


Mark Kurti e Zef Nika,
në maturen e katert

Ndue Guri e Mark Zhuri,
në maturen e pestë

Gjon Podja e Kolë Kumbulla,
në maturen e gjashtë

Martin Nika e Nikë Hebaj,
në maturen e shtatë

Palokë Vruçaj e Gjovalin Preçi,
në maturen e tetë

Mira Lazri e Gjelinë Nika,
në maturen e nëntë

Prekë Podja e Leze Kodra,
në maturen e dhjetë

Luljetë Progni e Linë Bashota,
në maturen e njëmbëdhjetë

Linë Zhuri e Vitore Podja,
në maturen e dymbëdhjetë

Drita Ndreka e Zina Prenushi.

FALENDERIM DHE RESPEKT PER ISH NXANESIT E TIJ

A nuk e meritojnë këta nxënës dhe shumë të tjerë, që ne nuk mundëm t’i përmendim në këtë shkrim, për t’i falnderuar për vullnetin që kanë patur në shtimin e njohurive e të dijes, për sakrificat e mëdha në studimin e shkencave, në kërkim të progresit, në kërkim të së vërtetës.

UNIVERSI I SHLLAKUT

Nga ky log, ku alternohen mrekullisht hyjnorja me njerëzoren, lindi drita e dijes nga errësira dhe padija, lindi kureshtja për të njohur këtë botë që na rrethon, lindi dëshira, vullneti e pasioni për të shtuar njohuritë në të fshehtat e universit. Vërtetë, nxënësit nuk kishin një bazë kulture dhe dijeje nga etërit e tyre por diku në thellësi të bazës gjenetike të trashëgimisë, ata posedonin gene recizive, të fjetura, që në një çast të dhënë determinuan duke manifestuar një dituri që ruhet diku në thellësi të unit tonë.

çdo njeri është i pajisur nga Zoti i Gjithësisë me një informacion njohurishë që ruhen thellë në bazen gjenetike të ADN-së, në qelizat nervore të trurit njerëzor. Në këtë dije është akumuluar informacioni dhe përvoja e brezave njerëzor që nga krijimi. Këto njohuri ne i pasurojmë me informacion dhe dije bashkëkohore. Pasuria më e madhe që i dhuroi Zoti njeriut është truri njerëzor, logjika, arsyeja. Brenda kësaj logjike gjendet çdo gjë që përmban universi. Aty janë kombinuar harmonishëm hyjnorja me njerëzoren, padija me dijen, errësira si ndërtim anatomik me driten si ndertrim funksional logjik. Brenda këtij sistemi logjik gjendet çdo gjë që ekziston, brenda dhe jashtë tij. Aty gjendet materia dhe ndergjegja, lënda dhe antilënda, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shemtuara, mjerimi dhe lumturia…….

MOTIVI I KUJTIMEVE NE SHLLAK

Momentalisht më lindi dëshira për t’i përfytyruar nxënësit e mi. Fillova të kujtoj emrat e mbiemrat e secilit dhe rradhazi mbas çdo emri e mbiemri më paraqitej në ekranin e fantazisë sime fytyra aq e dashur e çdo njerit prej tyre. Pothuajse nuk më mbeti asnjë nxënës e nxënëse pa i përfytyruar. Pastaj në imagjinatë kalova në kabinetet e shkollës ku kam dhënë mësim, në vendet ku kam shetitur me nxënësit në formën e eskursioneve mësimore, në praktika, në piknike, në mbledhje herbariumesh me nxënësit deri në Fushen e Liqenit në Cukal dhe në majat më të larta. Të gjitha këto pamje ishin regjistruar brenda trurit tim. Duke medituar në qetësinë e orëve të vona të natës unë pashë brenda trurit tim një galeri të tërë informacionesh, dijesh, njerëzish, vendesh, ngjarjesh, të cilat i kisha kaluar gjatë jetës sime. U habita me veten time si ka mundësi që të gjitha këto pamje dhe të dhëna, të ruhen në kujtesen time dhe të mos e fshijnë njera-tjetrën. Reflektova thellë në unin tim dhe në fund thashë me vete se kjo është një mrekulli që Zoti i gjithësisë ka përsosur trurin njerëzor duke përfshir brenda tij gjithë universin njerëzor.

MOMENTE EMOCIONALE

Më duket sikur e jetoj në këto momente një ngjarje që ndodhi para shumë vitesh në kabinetin tim. Vajzat më të mira të klasës, emrat e të cilave nuk po i përmendi, ishin zënë me njera-tjetrën, për një çeshtje që nuk po e përshkruaj këtu. I thirra në kabinet dhe i qortova për gabimin që kishin bërë duke i qëndruar ftohtë njera-tjetrës.

Ju jeni nxënëset më të mira, jo vetëm në klasën tonë por në të gjithë shkollen. Nuk u falet në asnjë mënyrë një qëndrim i tillë. Nxënësit dhe në përgjithësi shkolla do të ngrijnë një opinjon tjetër për ju. Ju sot jeni maturante. Po kaloni vitet më të bukura të jetës suaj. Mbas një viti ju do të ndaheni nepër vendet tuaja. Dikush prej jush do të vazhdojë studimet e larta. Do t’u marrë malli shumë për njera-tjetrën. Sa do ta dëshironit vetëm një takim të pakten dhe të përqafoheshit si motra! “ Por ku t’i gjejë shoqet me të cilat u zura atë vit, ku t’i gjejë vallë dhe t’i përqafoj me gjithë shpirt?! “ do të thoni, por ato nuk do t’i keni më në bangot e shkollës. Zënien do ta gjykonit si një njollë turpi, ndaj dhe them që sa nuk është vonë të pajtoheni që tani.

Mbas një diskutimi shumë të gjatë unë arrita që t’i pajtoj vajzat, por pjesa më e bukur është momenti i përqafimit. Dy nga këto filluan të qanin duke e ndierë peshen e fajit, ndërsa e treta po qeshte.

- Po ti pse nuk qanë ? – i drejtohem asaj që po qeshte.

- He pra more mësues, nuk më qahet, çka të bëj, a të vdes a ….- dhe beri një gjest.

Nga mënyra si e ndertoi fjalinë, unë qesha, pastaj qeshen edhe dy vajzat që deri atëherë po qanin.

E kujtova këtë episod që mbeti i freskët në kujtesen time edhe sot pas shumë vitesh.

Sot,tek shkruaj këto rreshta, kujtoj plot nostalgji vitet që kalova në Shllak, jeten në shkollen e mesme, nxënësit dhe nxënëset aq të mrekullueshëm, për të cilët më merr malli shumë, dhe shoh metamorfozen që ka ndodhur që nga ajo kohë në jetën e tyre. Nuk e fsheh, ndiej kënaqësi në shpirt, dhe besoj se në këtë metamorfozë ndryshmesh e dijesh në boten e nxënësve është edhe një pjesë nga jeta e mësuesit të tyre, i cili punoi me përkushtim e profesionalizëm për të përçuar tek nxënësit shkencen dhe progresin njerëzor.

Nga Riza Spahija


NEN TITUJT I VENDOSA VETE - PER ARSYE SE ISHTE SHUME E BUKUR DHE E DENDUR. DUHEJ SE ZBAN TE SPIKASTE MREKULLIA E SHPIRTIT DHE TE MENDJES SE PROFESOR RIZA SPAHIS, QE ASHT MODEL I KARAKTERIT TE NALTE NJERZOR DHE PEDAGOGJIK. ME DUKET SIKUR PO LEXOJA SADOPAK MAKARENKON(JU LUTEMI MOS E BANALIZONI NE ASPEKTIN POLITIK, POR SI KARAKTER PROFESIONAL TE VESHTROHET. ISHTE NJE SHKRIM I RRALLE, QE KAM NDESHE DHE VESHTIRE TE GJEJ UNE MA TE TILLE REFERATI KRONIKALE AQ TE PASUN NGA KARRIERA E TIJ E BUKUR DHE SHUME TE VESHTIRE, POR QE NUK E KANE LANDUE SHPIRTIN.

Bep Martin Pjetri
E martë, më datën 8.V.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 22:14
Lovro MIHAÇEVIÇ dhe SHLLAKU

Udhëpërshkrimet II (Vijon nga numri i kaluar)
Rruga nëpër malet shqiptare

Lagja apo Mali Feza përballë lagjes ''Kodër Kamsit'' të Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29 -8.2010
Feza e Kuqe - Shllakë - Shkodër - Lagja ''Feza e Kuqe përballë Kodër Kamsë - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010].JPG

Peisazh nga Mali Feza e Kuqe/Fierza e Kuqe - përballë Kodër Kamsit të fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - U fotografue nga Bep Martin Pjetri më 29.8.2010


Me punë zyrtare, u detyrova ta përshkoj tërë Shqipërinë, kështu këti udhëtimi më 5 qershor 1907 ju përvishëm, unë, shoku im At Severin Lushaj dhe shërbëtori Kol Pali si dhe udhëtreguesi Shan Cungeli. E kaluam lumin Kir, i cili pikërisht në këtë ditë ishte turbulluar për shkak të shirave të mëdha dhe hymë në rrafshinën Muselim, duke kaluar nëpër fshatin Bardhaj, kalojmë përroin Todri dhe u zbritëm në rrafsh Nerfushë dhe filluam të ngjitemi kodrës. Prej malit është një shikim shumë i bukur mbi qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, por ne nguteshim që të arrijmë në fshatin Vukjakaj. Pas dy orësh arritëm në famullinë Mazrrek, ku na priti me zemergjërsi dhe dashuri famullitari i këtushëm Lovro Spatar dhe na gostiti me mikëpritjen e njohur shqiptare, ku edhe kaluam natën. Jo larg prej këtij vendi ishte qyteti venedikas Koman, ku me shumicë është nxjerrur ari dhe argjendi, përveq zgafellave të këtyre gërmimeve që vërehen edhe sot, këtu ku gjinden edhe gërmadhat e kishave, shtëpive etj. me të cilat mirrej edhe famullitari i këtushëm.
Nga këtu nisemi në fshatin dhe famullinë Shllak, ku edhe kaluam natën. Në mëngjes ishim të detyruar që udhë treguesi ynë Shani të qëndrojë aty dhe ne si udhëtregues duhej ta merrnim një grua, sepse mashkujt nuk guxonin të udhëtonin këndej për shkak të gjakmarrjeve. Fshati shtrihet rrëzë malit Cukali në një rrafshinë të bukur. Ne duhej të kalonim përtej këtij mali. Filluam të ngjitemi malit përpjetë, nëpër një udhe shumë të ngusht, të rrëpitë dhe shkëmbore. Më vështirë ishte për kuaj se për ne. Për fat të mirë u nisëm herët në mëngjes, dhe dielli nuk nxente aq shumë. Pas dy orësh udhëtimi të vështirë u ngjitëm në mal në lartësinë mbidetare 1723 m. Tash u hipëm kuajve dhe ju versulem malit tatpjetë, nëpër ahishtën e dendur, edhe pse është 7 qershor, shkelim mbi borë me thellësi deri në tri metra. Dy orë u përleshëm me borën duke u rrëzuar në të edhe ne edhe kuajtë derisa mezi nuk dolëm në lirishtë. Pak më poshtë se maja e malit eshtë një livadh i vogël i cili quhet "liqeni". Aty sot ka ujë, të cilin e sjellin dy përroje e që rrjedh nëpër një zgavër të gurit në fundtë liqenit. Pranë këtij liqeni pushuam edhe ne edhe kuajtë dhe hengrem një kafshatë bukë sepse pikërishtë dreka ishte. Çka kam menduar atëherë, duke i shikuar ato male, lisat shekullor, ato brigje të larta, ato fshatra të shumta dhe të shtrira për së gjëri dhe për së gjati! Arsyeja më shpie në kohrat e lashta, në kohrat e lavdishme Dushmanit, Temalit dhe Dukagjinit. Mendova për pasuritë dhe dendësinë e popullsisë së dikurshme të këtyre viseve madhështore, për varfërinë e tashme skajore, për braktisjen dhe lërjen pas dore, por, nëse Zoti jep, edhe për kohrat e ardhshme të lirisë, punës dhe të njerzisë. Zgjohem nga ëndrrimi dhe thërrasë shoqërinë për udhëtim, sepse i kemi edhe katër orë deri te vendi Dushman. Rruga bëhet gjithë e më e vështirë. Sa ngjiteshemi përpjet duhej të zbritnim tatëpjetë. Arrinim në vende të rrëpirrta - ku gremina arrinte gjërësinë prej 100 deri 150 hapa, përtej të cilit duhej të kalonim, por që prej atij vendi shiu dhe ujrat kishin humbur çdo gjurmë të rrugës, rrëpira ishte e thellë deri 2 kilometra. Ne duhej shpesh të zbatheshim dhe kambadorash të kalonim në anën tjetër e duke mbajtur në dorë një gurë të thepisur dhe më të duke bërë vrima, ku do ti vendosnim këmbët. Duqet duhej hequr nga kuajtë, dhe ata ti lëshojmë, që vetë të vijnë pas nesh, si të dijnë, duke pasur frikë se ndonjë kali do t`i ngatërohet dhe të bjere në greminë, sepse pastaj edhe kuajtë edhe pajimet e kalit do të jenë të humbura, e ne pa këto në rrugë. Duke udhëtuar nëpër livadhet e harlisura malore, vërenim se aty rriteshin;
Quercus sessiliflora, Osrtya Carpilifolia, Evonimus verrucosa, Dianthus Dalmatikus Rhamnus intermedia. Në mbrëmje arritëm në famullinë e Dushmanit.


Kalimi përtej Drinit
(Dushmani, portreti dhe zakonet)

Duke arritur në fshatin Dushman shumë fshatarë me famullitarin e tyre ishin përgatitur që të na prisnin miqësishtë, sipas traditës arbërore, me të shtëna pushkësh, të cilat filluan, kur shërbëtori ynë Kola me revolver dha shenjë nga mali që po vijmë. Fshatarët me pamjen dhe sjelljet e tyre janë të egër, njerëz të vrazhdë, mirëpo me fjalë dhe me zemër xhentëllmenë të vërtetë; sa tërbimi ju prishë natyrën, po aq arsyeja shpejt jau plotëson.

Të nesërmën duhej të vazhdonim rrugën prej Dushmani për në Berishë përtej Lumi Drinë është i madh dhe i thellë, përveq kësaj edhe i shpejt, por barkë e anije askund. E si do të kaloshë atëherë? Në anën e djathtë të lumit në fund të fshatit Dushman gjindet një shtëpi, e aty vatori (trapaxhiu), i cili bartë njerzit prej njërës në anën tjetër. Te ai u drejtuam edhe ne. Kur erdhëm te ai, na priti mirë me duhan dhe kafe të zezë, dhe prej aty në skelë.
Të njoftuar qysh më herët për mënyren e bartjes, nuk u çuditem, kur i pamë tetë barkaliqë të dhive të mbushur me ajër e të lidhurë për brane në distancë prej dy metrash, të mbajtur nga katër petavra. Nga ana e poshtme është në ujë barkaliqi e nga ana e epërme mbi petavra, shtrihu barkas e ngrihe kokën lartë, që mos ta lagë uji, ngriti edhe të dy këmbët në ajër që mos të binë stërpikat e ujit. Tani një lundrues zhvishet, lidhë për barku një barkaliq dhe futet në ujë, e tjetri e mbanë trapin i cili fillonë të lëkundet në ujë. Lundruesi para teje e mbanë trapin e të dy e shtynë më tejë në ujë. Ai është në ujë deri te qafa dhe çdo herë ke për të frikë se mos po të zhduket para syshë, e ai shikon prapë në ty, që mos ta humbesh baraspeshën dhe ta dredhosh trapin - që ata e quajnë "trinë" dhe thërret; - "Mos ke frike - rri rehat!". Kështu kaluam në anën tjetër të lumit, për dhjetë minuta më poshtë se pikënisja, prej nga u lidhëm dhe lundruam. Kështu secili veç e veç duhet të bartet, sepse nga dy nuk mundej. Kuajtë notuan vetëm pas nesh. Pasi ja paguam lundërtarit mundin, i morëm kuajtë dhe u nisem kah fshati Skivne, përgjatë përroit kah Berisha.
..............................
(Pjesë nga libri "Po Albaniji. dojmovi s puta", Zagreb 1911

Materiali u vu nga Bep Martin Pjetri
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 22:23
Fra Alexi19-06-2009
SHLLAKU NE MJEDISIN HISTORIK TE DUKAGJINIT


Pulti i Vogël (i Poshtëm), shtrihej në gjithë ultësirën e Mbishkodrës, fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të Pukës dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.
Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.
Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase.
Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme.
Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlara:
* Në kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e pultinasve: Princat shpirtmëdhejne Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vendit përtej lumit Drin - Zadrimë e Sipërme e gjërë në Misinë e Sipërme; Lekë Zakarija, i cili ka mbajtë si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës;

Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemt; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin
dhe prince të tjerë fqijnë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vende rreth Drishtit dhe Balecit.
Në të gjitha luftrat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kasrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit; , vëllezërve Leka e Pjetër Dushmanite cilet kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqëve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.
* Pjesmarrja në kryengritjet antiosmane në vitet 1501-1602, ku kanë marrë pjesë mbi 2656 krerë nga e gjithë Shqipria.
* Pjesmarrja në vitet e rilindjes Kombëtare, si ato në vitin 1835-1836, në vitet 1854 e 1883, me 300 luftëtarë në malin e Taraboshit.
* Pjesmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqipatre të Ulqinit, Tivarit, Hotit, e Grudës, me rreth 200 luftëtar.
* Pjesmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye Mark Lula e Gjek Gega, me 15 qershor 1878, në Lidhjen e Prizrenit.
* Krijimi i “Djelmnia e Shalës”, me 1890, më në krye Mehmet Shpendin dhe më pas i Dukagjinit, që përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë në krah të Dedë Gjon Lulit dhe Bajram Currit.
* Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë malazeze, në korrik 1915, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
* Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë malësite e Veriut.
* Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920; në lëvizjen noliste në qershor 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çeten Partizane te Saj, e cila u krijua me 5 nëntor 1943, me 32 luftetare.
Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën shqiptare si nenprefekturë, me qendër Kodër Shen Gjergji, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir,
Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953.

Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe

lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.

Në vitin 1967, në malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooprativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara: Shala, Shoshi, Pulti dhe

Shllaku
Imazh
Koleksion fotosh të Baron Franz Nopcsa
Albanologist, Palaeontologist, Geologist - Photo Collection
Albania 1903-1916 - Shqipëri, Shpat i Korjes së Mërturit, mbi Gurin e Lekës afër Shoshit, në tokën e Mërturit. - Albánia. A Korja e Merturit hegy lejtője, Guri e Lekës fölött, Shoshi vidékén. A Merturi törzs területe.

Pas vitit 1990, me kalimin në sistemin shumë partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5 komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.

kA nxjerrë figura të ndritura, ndër të cilët mund të Veçojmë: Gjek Gega; Martin Camaj; Gjon e Lec Shllaku; Marije Shllaku; Bernardin Palaj ; Pal Mirashi, Lin Shllaku

U morë prej "HISTORIKU I SHKURTËR I DUKAGJINIT"
----------------------------------------------------------------------------


SHENIMI IM:
Konstatoj se shkrimi i masiperme ka vend per t'u korrigjue, pasi ashte shkruejte sipas deshires per krahinen e Shllakut. Prandej ku te lexoni per Shllakun mos i merrni seriozishte.

Poezi per vendlindjen time SHLLAK

Gurra përsipër pareshtur, nga zemra e malit buron.
Uji saj i ftoht, derdhet bollshëm përposht fshatit.
Rrugët dredha dredha, lart e poshtë gjarpërojn.
I lart porsi kështjell, ngrihet mbi luginë.

Bukuri e vlera të rralla, ruan ndër shekuj me radh.
Ashtu njihet e mbahet, që nga kohët më të lashta.
Rrafshit të malit shrihet e ngrihet lart SHLLAKU
DHe dielli në mëngjes kur lind, e ndriçon në ball.
Është ky pra, fshati ku u linda, dhe për të ndjej mall.


Trim me za- GJEK GEGA

Trima N'za Ooo Ka Pas Shllaku...
Plot Kuveni E Barut Qarku..
Emnin Vetit Ja Kan Dhan... E Shqipnis Oo An Per An..
Me Rujt Fen Me Ruejt Bajrakun..
Nuk Kursyen Jeten As Gjakun..
Si Dragoi Pemrbi Kulcedra..

Nja Nder To Ishte "GJEK GEGA"


Autori i ksaj poezie asht anonim.
U morë prej sitit "SHLLAK"
27.IX.2011

Per me Knu kta trima t'rradh,
Duhet Kanga nji mij fjal,
Djemt e shllakut ka i kan ra,
Pushka kurr nuk ju ka kja,
Ska mju kja kurr sa t'jet jeta,
Eeh Me Rujt Nera & Trojet e Veta.

AUTORI - Parid Eyan Merla
¨U morë prej sitit "SHLLAK"
9.VI.2012

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 22:26
Emrat e prrenjve, majat e maleve, qafat e maleve, fshatra, lagjet …..e krahines se Shllakut
Koder kams - Ukbibaj - Shlak - Gushte 2010 - Bep Martin Pjetri [Koder - Kamse - Ukbibaj - Shllak - 29.8.2010 - Bep Martin Pjetri] (Kopier).JPG


Vilze - Shkolla e Vilzes -Fratia Nen tokane -Sukat e fratit - Voskac - Rrasa kokaj - Maja e kokvilzez - Shpatullina - Nenrrasa - Kodra e dhetes - Qafaj - Lugu i grushtes - Nen suka hebe - Prroi Ndermake - Nen suka hebe - Shkolla Zbuq - Stajka - Lugina e aflivadhit - Lugu i kulcedres - Qafa e lugaqenit - Lugaqeni - Nen faqen e Cukalit - Nen karramel - Nen lugaqen - Siper shkolles - Hamallat e turkut - Mbas pylli - Kodra e shanajve - Zhdjec - Zhdjec - Shpati i Nik dedes - Lumi i Gjekes - Rrasa e madhe - Kolik - Vasia Kolik - Vasia - Nen vreshten e Vasiajve - Mbi shenjen - Suka qarr - Prroi i Eltenit - Nen Çapkur - Currat e korit - Prroi i Qafes villit - Blegtore - Blegt.Shpatit Mhillit - Maja e darsit - Duksh - Shkembi dukshit - Gjyp nurth konaku - - Maja e gjyp nurthit - Prroi i gjyp nurthit - Rrethi grykes nurthit - Shpati Terverse - Kipi Terverses - Terverse - Lugu i Panjes - Rrethi Karamel - Karamel - Lugu i thelle - Maja e hithit - Mbi prroin e hillith - Nen majen e hithit - Mbi prr.Gjomarkut - Qarrishta - Shkembi i theshes - Nen gajne - Nen Pod - Mbi Drin - Mllage - Lugu i molles - Kodra - amvjerre - Fosek - Bunar - Nen bunar - Shkoza - Guret e zez - Nen shkembin e kuq - Hamalla e ferres - Lemi i vajzes - Faqja e vishit - Lugu i madh - Lugu i drazhes - Fjerishta e drazhes - Qafa e eres - Qafa e eres - Lugina eqafshkalles - Nen qafshkalle - Qafa e lugut zi - Nen lugun e zi - Prroi nenvijaj
Lugu zi - Nen lugun e zi - Shkemi gurit thive - Qafa eres - Qaf Prroi cikokut - Shkambi i mesdites - Maja e cikokut - Shllak - shpija e geges - Mbi shpine e geges - Shkembi cikokut - Shllak - Shllak qender
Margun - Hija Pikzave - Lugaqeni - Fush Neziraj Cukal - Nen lugaqen - Nen karamel - Kunora - Mbi shpelle lajthise - Shpelle lajthi - Qofej
Shenprenja - Staja - Nensuka hebe - poshte hijes pikzave - Prroi hebaj - Ukbibaj - Maja staja - Staja - Hija e pikzave - Muri turkut - Nenbanaj - Qafa e livadhit - Nen qafe livadhi - Mbi vukaj - Nen lugaqen - Shpella e mhillit - Hija e keqe - Nen luga qen - Kunore - Murrizaj - Bathci - Vukaj
-Prroi mbas gurit - Qafa e zefit - Blegtore - Prroi murrizave - Tek shpella e Mehill dedes - Pertej shp.Mhillded. - Prroi Hebaj - Prroi madh - Tek shkalla - Poshte prroit hebaj - Hamalla e turkut - Fiskeqe - Fierkuqe - Maja e shenprenes - Sheneprene - Mbas kataq - Nen koder shkolle
Tek shkallet - poshte rrahut djegun - Poshte rrahut - Korbisht - Mallaq - Mollza - Çakon - Vove - Shtegu keq - Shenja nalzet - Mbi shenj nalzet
Shkolla e djegun - Kodta e eltresit - Pllumaj - Sukqarr - Kodra e shklles - Barcolle - Stanet e sanes - Qafa e fillit - Barcolle - Meltet - Gjollat e mahajt - Mbi kronin e kuq - Nen meltet - Meltel - Nen shkam te sokolit
meltet - Nen shk.sokolit - Kodra e meras - Prozhmi kishes - Kroi gurit bardhe - Shpella e rrushkullit - Faqaj e darsit - Poshte kroit madh - Maja darsit - Nen majesn e darsit - Maja e shtogjeve - Lugu i shtogjeve - Lugu shtamzes - Qafa e villit - Blegtore - Nen qafen e vidhit - Shtamza - Qafa e shtamzes - Kasolla neshtogje - Mbi kroin Pikza - Shtamza - Maja e darsit - Mbi krojin e Pikzes - Nen gjomarkun - Kaniqet - Kin - Qafekaniqe - Kodra mbas Kine - Gurrat e palit - Kroi i Vatpepes - Kaniqet - Duksh - Prroi tervojes - Kroi Madh - Prelgjonaj - Gjolla e kronit madh - Kamieri - Gajna - Nenkamier - Nengaje koder rreth - Gajna - Podi i siperm - Rrasat e Lulit - Fasek - Mali zhajabit - Shpati sukajve - Nenzbuq - Kodra e zbuqit - Kamvare - Lugu qafmodhes - Maja zbuqit - Zbuq - Mbi prroin fosek - Fosek - Nenzbuq - Kodra zbuqit - Mbi kroin e kajdes - Kroi madh - Mbas kodre - Mockit - Xhanaj - Rrasa gjokutaj - Shpella e zef mutit - Koder mal - Qarrishte munas - Bungeza - Kroi Madh - Shkolla e lire shllak - Shllak - Lami kuq - Shkolla e lire - Koder Nikaj - Shllak qender
Margun - Stengurraj - Gurrat tehaj - Terveze - Sheshi Neziraj -Karrameli - Maja e Hithit - Qaf shkolle - Qafa e Cilkokut - Shpati mbi prr.Benes
Lugu Benes - Shlurthi - Nen maje te kurores - Prroi Demcit - Mbi prr.te Benes - Mallguri - Prroi Benes - Prroi Mllezave - Maja e Cilkokut - Faqja e Cilkokut - Mbi Prrue te Palajve - Palaj-Gushte - Rranxat e Palajve - Nen Rranxa - Shpati i Rranxave - Qafa e Kod.Molles - Kodra e Molles - Vukjakaj-Gegaj - Mbi Nasiq - Vukjakaj-Gegaj - Prroi Bunarit - Mbi prr.Bunarit - Mgulla - Nen breg Drini - Faqja e hijes - Shpati fushes - Faqja e murrit - Faqja e kroit Plep - Murrizi kroit - Faqja e zgjebes
Faqja e lisit - Faqja e fierit - Faqja e shkamit - Fusha e Gomareve
faqja e Gomareve - Suka e Gomareve - Lugu i Qarrave - Lami i Qyqeve
kodra e Mullinit - Shkembi i Remollit - Faqja e Mrizave - Kuji Bardhe
Lugu i Lapeve Qafa e Valit


Mali Maranáj gjendet në anët e Rrjollit të sipërm, duke i lidhur këto anë me Pultin, në këmbët e Alpeve, me një lartësi rreth 1870 m,
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Temali sipas At Karmes
Imazh
Ne shtepine e Martin Camaj nga Temali i Shllakut - Fotografe Jutta, gjermane - grueja e Ardian Klosit(vdiq duke varë vedin te dera e qilarit të shtëpis vetë në maj 2012)


Një udhëtim në shtëpinë e Camajve nga gjermanja Jutta

.....pas një shënimi të At Karmës për Dukagjinin: Temali bahet 230 shpi, asht Bajrak në veti, e shkon me Dukagjin. I pari asht i ardh’ prej Berishe. Thonë se ‘i burrë e ‘i grue motit paskan ardh e dalë Drinit e ngulë në Temal. Prej sish shtue Arra (Temal) e katundi i Kishës. Ecim. Ecim. Gurë, proska...rrasa, shkurre, pemë... natyrë e virgjër.
..............Camaj do të mbetet një nga shembujt e bukur të letërsisë sonë. Nga ajo që më kanë thënë, paçka baltës, që pretendojnë t’i hedhin sot, ai qëndroi larg, kur deshën ta implikonin kundër Shqipërisë. Për të mjaftonte letërsia.

U mjaftua me gegnishten e tij të kultivuar dhe duke e çuar atë në vise, ku poezia shqiptare ende druhej të afrohej. Si do të shkruante po të kish jetuar për Lujt e Kqi, Kodrën e Legegës, Rrasën e Mnikut (afër Serreqit), Ndërshtiqen, vendin ku mund të dal’ veç këmba e nierit. Shpati i Shullanit, Shpella e Hajme: a rranxë shkëmbi si strehë, Kodrën e Ferrcukut, Kodrën e Molçit,Fushën e Radikës, Lagjjen e Shbenit, Lugun e Firushës: ku ka firë shumë.

Shpellën e madhe, Kodrën e Bulshejve, Kronin e Blegtores?

Me 4 shtator 2010


U morre prej linkut; http://www.yllpress.com/15795/nje-udhet ... majve.html
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 22:34
ETNOGRAFIA E SHLLAKUT
- TOPONIMIA E VARREVE TË TERRITORIT TË DUSHKAJËS
Prof. SKËNDER R. HOXHA

PAK FJALË PËR KRAHINËN E DUSHKAJËS

Krahina Dushkajës shtrihet në pjesën lindore të Dukagjinit Qendror, e cila karakterizohet me numër të madh kodrash, sukash, fushëgropash dhe luginash të gjera të mbuluara me pyje të vogla e të mëdha me dushk, për çka ky rajon herët e vonë u quajt
D u s h k a j ë.

16. NË RADONIQ:

- Vorret e Shllakit (vp.). – Informatorët nuk kanë ditur të tregojnë pse quhen kështu këto varre. (Por, sigurisht ky toponim duhet të jetë i lidhur me mbiemrin (patronimin) Shllaku, të një familjeje të madhe nga Gjakova).

U morre nga linku; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk


Varrezat e dysta të Labiatisë


Në periudhën e dytë të hekurit të emërtuar tashmë si periudha qytetare ilire, në krahinën ilire të Labiatisë janë përdorur varrezat e sheshta. Por në qoftë se në drejtim të gjurmimit dhe të studimit të tumave janë bërë shumë arritje të rëndësishme, në varrezat e dysta të periudhës qytetare puna është diçka më prapa. Kjo është e kushtëzuar edhe nga vështirësia për të rënë në gjurmët e tyre.
I pari që njoftoi për varrezë të sheshtë në krahinën e Labiatisë ishte Franz Nopsca, i cili në fillim të shekullit tonë identifikoi një të tillë në Dushman të Shllakut (Shkodër). Ilirëve labianë u përket gjithashtu edhe varreza e Momishicit (afër brigjeve të Liqenit të Shkodrës) dhe Gostiljes në Republikën e Malit të Zi.

Të Dhëna të Përgjithshme Historike dhe Arkeologjike mbi Krahinen Ilire të Labiatisë
Scodra (Shkodra)
U more te linku; http://www.kulturserver-hamburg.de/home ... abeat.html



Në Malësi, me pengesa natyrale për shkak të terrenit të ashpër, janë vetëm pak lugina të mëdha, ose maja të dendura luginash, në të cilat pastaj janë të popullueme nga akcili fis i madh. Gjani, Kiri, Plani, Shala, Nikaj, Mërturi, Toplana, Dushmani, përfaqësojnë poashtu njësi gjeografike dhe etnografike. [/color]

U morre nga linku; http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
--------------------------------------------------------------


12 shkurt, 1897, - Shllaku

Gjak – Bashkëjetesë pa kurorë-fejesë- Rrahje-Rrëmbim armësh-Grabitje-Ndarje nga Bashkësia-Gjobë
Mbajmë këto shënime për t’i pasur në sy ngatërresat në Shllak, pajtimet që duhen bërë etj.

1. Tom Lazi, plagosur nga persona të fshatit Karmë, për faj të Kolë Mëhillit që ia dha vajzën për grua njërit nga Dushmani, pasi ia kishte premtuar më parë njërit nga Karma.

2. Bajraktari ka rrëmbyer një vajzë të re dhe e mban të mbyllur në shtëpi që prej gjashtë muajsh.

3. Ndue Luka ka dy gra, nga e dyta ka dhe fëmijë.

4. Pep Martini kërkon gjakun e kushëririt të tij tek të afërmit e vrasësit; edhe pse janë të largët me vrasësin e të pafajshëm.

5. Kolë Gjergji dhe Dedë Gjeka e kërkojnë njëri-tjetrin për ta vrarë, njëri pse është rrahur nga tjetri, tjetri ngaqë armiku i ka rrëmbyer armët. (Dihet se këto dy lloj fyerjesh në Shqipëri janë ndër më të rëndat).

6. Mark Kola kërkon ta dëmtojë Ndue Marashin, pse ka vrarë dhe ka ngrënë një lepur që e kishte nxjerrë nga ferra qeni i tij; Marku pretendonte se ishte lepuri i tij, ngaqë e kishte nxjerrë nga ferra qeni i tij.

7. Gjergj Marku, të cilit ia patën rrëmbyer të motrën disa nga Dushmani, u kërkon rrëmbyesve para dhe një gjak.

8. Zef Vuka kërkon të vrasë disa nga Dushmani, pse këta në vend të një pushke që ua kishte rrëmbyer, i kishin vjedhur një lopë.

9. Nikë Ndoja kërkon gjakun e vëllait të tij nga nipat e vrasësit.
10. Petro Laci kërkon dëmshpërblim nga Kolë Pjetri, që i ka vënë gjobë.

11. Gjom Toma kërkon gjakun e mikut.

12. Vat Preni ia ka shitur një vajzë për grua njërit nga Puka, ajo është arratisur dhe nuk pranon të martohet me pukjanin, por nëse Vat Preni nuk ia dërgon prapë vajzën personit në Pukë, ata do të bien në gjak.

At Domenico Pasi S. J
(Letra Zyrtare të Provincës së Venecias të Fushatës së Krishtit



Tetor; 1897,Vilë (Dushman)


E drejta e Vejushës – Armëpushim
Këtu në vilë, një grua e re kishte mbetur e ve. Sipas ligjit të këtij fshati, asnjë nuk mund të bëjë martesë me një të ve pa pëlqimin e familjes së burrit të vdekur. Por për këtë rast duket se i pari i shtëpisë i paskësh thënë se e jepte pëlqimin për martesën e saj, për cilindo që do ta kërkonte për grua. Një komshi e kërkon vejushën e re te kunati i saj dhe më në fund martohet me të. Por papritmas, familja e burrit të parë ngre zërin dhe thotë se nuk e kishte dhënë lejen e martesës; kurse dhëndri i ri nuk tërhiqet, pasi për të do të ishte një çnderim, dhe kështu kjo punë do të përfundonte patjetër me vrasje. Kërkova të fals me të dyja palët, por më kot. Në ditën e parafundit të misionit pati shumë falje e pajtime, kërkova t’i ysht ta puthin kryqin dhe ata që ishin në sherr për punën e vejushës, por e pamundur. Kunati i vejushës u ngrit në këmbë i nervozuar dhe e i hakërryer si një gjarpër, dhe tha se ndjehej i çnderuar: për këtë do të ishte gati të vritej bashkë me të gjithë njerëzit e familjes së tij, por nuk mund të lejonte kurrë që një grua e shtëpisë së tij të martohej në një familje tjetër, pale në fshatin e tij, ku do ta kishte para syve çdo ditë. Bëra gjithçka për ta bindur të heshtë, t’i lërë këto fjalë, por nuk ishte e mundur; dukej se aty për aty donte të hidhej mbi vejushën e rimartuar, që ishte në mes të turmës, por ca larg tij. më në fund pushoi dhe u qetësua. Pasi mbaruam veprimtaritë, hëngra një kafshatë bukë dhe menjëherë nisa mësimin me fëmijët. Ndërkohë burrat aty mënjanë grindeshin për punën e vejushës dhe puna dukej se do të shkonte tek armët. Kur ja ku u dëgjuan dy shkrehje që vinin nga shtëpitë e dy kundërshtarëve. Çfarë është? Kush ka shkrehur? Vejusha për të cilën po flasim, e cila jetonte në shtëpinë e prindërve një ditë larg që këtu, kishte ardhur në shtëpinë e burrit të ardhshëm, e shoqëruar nga katër persona. Tashti familja e burrit të vdekur, nga urrejtja shkrehte pushkë mbi çatinë e shtëpisë ku ishte futur nusja. U krijua një gjendje frike. Djemtë që ndiqnin shkollën e katekizmitu ngritën e ia mbathën këmbëve; disa syresh i kishin bërë gati pushkët dhe mund t’ia drejtonin ndonjë kushëri të vrasësit, nëse do të mbetej i vrarë ndonjë prej njerëzve të tyre. Burrat u hodhën menjëherë dhe zunë vendet e luftimit; krismat shtoheshin;ne kishim mbetur në kishë bashkë me nja pesëmbëdhjetë gra e fëmijë. Nxora jashtë fotografinë e Zemrës së Shenjtë dhe nisëm të recitojmë Lutjen e Shën Mërisë. Ndërkohë, disa burra u futën si ndërmjetës, ndanë ndërluftuesit dhe vendosën një armëpushim deri nesër në mesditë. Në mëngjesin e ditës tjetër, dy të sapomartuarit siç duket kishin menduar të bënin një udhëtim të shkurtër mjalti dhe ikur kush e di se ku; por të nesërmen në mesditë kur ne u nisëm për t’u kthyer në Dushman, pamë se shtëpia e tyre ishte në mes flakësh, ndërsa çifti i ri rrinte në një kodrinë aty pranë dhe sodiste shtëpinë që po digjej. Është e qartë se kështu çështja bëhej më serioze dhe një Zot e di se sa vrasje do të bëhen për këtë ngjarje.
At Francesco Genovizzi S.J
(Letra Zyrtare të Provincës së Venecias të F.K; seria X, fq 63-65)
__________________
...

Fshati Fezë e Kuqe përballë Kodër Kamsit - Ukbibaj - Shllakë - Shkodër- 29.8.2010.JPG

Fotografoi - Bep Martin Pjetri, më 29.8.2010


[color=#404080]
[b]DËSHMI SHKENCORE PËR SHLLAKUN NE SHEKUJ

Fran Luli
Shqipëri

Vështrime Historike Rreth Përhapjes së Kishave dhe Emrave të Shenjtorëve Ndër Zonat e Mbishkodrës

SHLLAKU DHE DUSHMANI NE SHEKUJ

Ndër rrethinat e Shllakut e të Dushmanit, na dëshmohen disa emra kishash, shenjtorësh dhe bile fshatrash me interesin e duhur për fushën e fesë e të kremteve të saj. Kështu në veriperëndim të Dushmanit, del emri i fshatit Shtotërr, më 1688 S. Teódoro, një ndër ata emrat me prejardhje nga kisha bizantine, që i pamë më lart. Në fshatin Mërrisht, më 1621 gjejmë emrin e kishës S. Alessandro, si dhe më 1632 në Vilëz i njëjti emër, për të cilët sot kemi reflekset përgjegjëse: Kisha e Shlleshtrit (Gegaj–Shllak), bashkë me festën Shllezhdri, Shllestri, që kremtojnë banorët e Shllakut. Po në vitin 1632, në Arrë të Dushmanit, dëshmohet emri i kishës S. Andrea, ku jo larg, në rrethinat e Komanit, Gj. Karma na jep për sot, emërtimet Kisha Shndre, K. e Shndreut


U MORE NGA LINKU: [/color]http://www.kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/simpoziumi/simpoziumi_sek4_art04.html


EDITH DURHAM DHE SHLLAKU[b]


Hulumtuesja e nderuar Durham dëshmon një të vërtetë se “më të shumtët e Postribës janë myslimanë”, por kur analizon bajraqet një nga një rezulton se [b]Mazreku, Shllaku, Temali, Dushmani
dhe Suma janë krejtësisht katolik, ndërsa vetëm Drishti është “një fis i vogël myslimanë që thuajse u shfaros nga malazeztë me 1913.
…………………………………[/b]Më vonë , datë të saktë nuk kam mundur të përcaktoj nga pleqtë, Shllaku dhe Dushmani iu aneksuan Dukagjinit….
Dragoç me 14 maj 2004
Nga Riza Spahija

U more nga linku:[/color] http://209.85.129.132/search?q=cache:v- ... clnk&gl=dk


Për Meshkallen në Mazrek të Shllakut

A Muka - 2002

Në fshatin malor të Mazrekut (Shllak) ka dy lagje, që emërtohen:
Meshkallë e Sipërme
- Meshkallë e Poshtme.
--------------------------------------------------

]Gjush Sheldija (1902 - 1976) -- Biografi
[qender]Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës
dhe Dioqezat Sufragane - VIII

( shënime historike)
Shkodër, 1957-1958
Popullsia e viteve 20 dhjetor 1638 ne Shllak
-----------------------------------------------------------------------

nder te tjera...........
Vijmë tashti te Konçili I Kombëtar shqiptar mbajtë nën kryesinë e Imzot Vinçenc Zmajeviqit Arqipeshkëv Metropolit i Tivarit në të cilin u caktuen kufijtë ndermjet dioqezeve të Lezhës, Durrësit e Sapës, në prani të të derguemit të propagandes Françesk de Leonardis, Arqipeshkëv i Tru-t. Sapa mori sundim më të drejtë mbi Blinishtin deri te vendi i quejtun Nën Urë, Troshanin me kishën e Shën Kollit të lumit Kallun si dhe katundet e kishët e Vaut të Sapës. Dokumenti qe nënshkrue në selinë ipeshkvnore të Sapës, prej Imzot Benedikt Ursinit ipeshkëv i Lezhës dhe prej Frang Bardhit, ipeshkëv i Sapës, më 20 dhetuer 1638. Në këtë dokument vertetohet se i përkitshin Zadrimës d.m.th. ipeshkëvisë së Sapës, kishët që dalloheshin ndermjet lumit Gosta e të lumit në Va Spas.
Përveç ndonjë shënimi statistikor të Konçilit të Parë Shqiptar, mungojnë dokumentat deri më 20.VIII. 1832, nësa ishte ipeshkëv Imzot Pjetër Borci, shkodran, i cili la këtë statistikë:

Katundi Shtëpi Frymë

--------------
Shllaku - 108 familje 724 banore
Mazrreku- 36 familje 237 banore
Sarda ase Shurdhashi - 34 familje 320 banore
Komani - 40 familje 242 banore
Karma - 55 familje 385 banore
Komani e Karma - 93 familje 627 banore


Shënim:
Unë Bep Martin Pjetri e kam shoqnue shifrën e parë me fjalën familje sepse autori e ka lanë të nënkuptuem, por shekujt i rrafshojnë këto soj prezence dhe vijnë keqkuptime si lexohet gabim dhe sjell probleme të mëdha në statistikë dhe në formatin e katundeve. Prandaj e veçova sepse logjika nuk të shkon se kishte për shembull Shllaku 108 724 banorë aty nga viti 1638, por kishte 108 familje dhe 724 banorë.



Më 1.II.1845 merrte sundimin e dioqezës Imzot Severini, gati 24 famulli të kryesueme nga kleri shekullar nder të cilin ishin Troshani, Gryka e Gjadrit, Zadeja, Mënela, Vigu, Alsiçja, Fierza, Mazrreku, Shllaku.

U more te linku;
http://209.85.129.132/search?q=cache:yrn0-LfFFM0J:www.shkoder.net/al/kmsh_ds_shenime.htm+mazreku+shllak&cd=7&hl=da&ct=clnk&gl=dk


Scelacu - italishte - (Shllak)


Ka tri fshatra të vogël, që nguten për këtë tha kishë famullitare për të marrë sakramentet e shenjta nga famullitari i quajtur Giorgio Scoppi (Gjergj Sopi).
Këto janë fshatin:
- Vierda (Vjerdha), me 19 shtëpi në këtë anë të Drinit, dhe
- fshatrat e [b]Maserecu (Mazrek),
- Scelacu (Shllak),
- Guosta(Gushta)
- dhe të tjerë të shtëpive 6-7 në anën tjetër të lumit. Ata kanë kishat e tyre të vegjël, e cila është shkatërruar tërësisht, dhe nuk kanë ku të mbajne meshe. Të gjitha së bashku, kanë 360 fshatra të lartpërmendura shpirtrat besnik të cilit i tha prifti Sopi ka tendencë. Këto fshatra pak janë të njohura zakonisht si te zonës se Postribës, ku janë të quajtur popullsia e qytetit të
- [b]Driuasto (Drishtit).


U more prej artikullit te Frang Bardhi me link: ht//66.102.9.132/search?q=cache:zdqnJXe1jSsJ:www.shkoder.net/en/bardhi.htm+mazrek+shllak&cd=1&hl=da&ct=clnk&gl=dk
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 22:36
BAJRAQET E SHLLAKUT
Imazh

BAJRAKTE E SHLLAKUT

- BARCOLLA
- VUKAJ
- KRONI I MADH
- VUKJAKAJ
- GEGAJ
- MAZREKU
- PALAJ - GUSHT
- BENE

TEMALI

- VILA
- ARRA
- TELUMA
- QERRETI

KRYEBARJAKTARI I SHLLAKUT KA KENE TOM ZEFI, QE U PUSHKATUE NGA POLICIA SEKRETE E KOMUNIZMIT.
PERMENDET EDHE SOT BEGU I SHLLAKUT NDOC MEHILLI - BURRI ME I URTE I SHLLAKUT, QE ASHT PYET PER URTI
- MOTRA E TIJ ISHTE PASHKE MEHILLJA, QE KISHTE PASE NIPE - DJALE MOTRE - NDUE MARASHI QE KISHE KENE ANTARE I KOMITETIT QENDROR TE PPSH SI DHE KRYETAR I ISH KOMITETIT EKZEKUTIV TE RRETHIT TE TIRANES, QE VRAU VEDIN PER MOS ME TRADHTUE PRINCIPET E MALSORIT SHLLAKAS PARA KULSHEDRES SE KUQE TE KOMMUNIZMIT. MBETI FIGURA ME E PASTER E PIRAMIDES SE LARTE KOMUNISTE E KRAHINES SE SHLLAKUT


Shenim:
Sipas shpjegimit te nje vendasit te krahines se Shllakut.

--------------------------------------
Një frikë e madhe e ka kapur të mjerin popull: Dy letra të panjohura për Mustafa Krujën nga Dhimitër Beratti dhe Karl Gurakuqi

Letra e Karl Gurakuqit
Palermë, 4 nânduer 1958.

Fort i dashuni Mustafë,

……….Gjeçaj! Ké të drejtë! As mue nuk më pëlqen kjo trajtë, qi nuk ndigjon me u lakuem. Por, more Mustafa i im, shka t'i bâjsh përdorimit të popullit? Usus norma loquendi, prandej edhè norma scribendi. Trajta -aj për mbiemna, ase mâ mirë me thânë, për emna vendesh e lagjesh, përdoret fort në Malcí, qi mâ vonë pat nisë me u përgjithësue edhè për mbiemna, si b.f.

Pepaj, Markaj, Marlaskaj (a e ke pasë njoftë At Ambrozin Marlaskaj), Marlekaj, Gjokaj etj. Për sá dij unë, shkaktár i përgjithësimit të kësaj fare mbiemnash ká qênë At Pashk Bardhi. Fretnit mbajshin në Shkodër nji Seminár, të cilin e ndiqshin mâ tepër bij malcorësh e katundarësh, të zgjedhun ndër mâ të mirët prej famullitarvet të fshatevet.

Drejtuer i Seminarit aso kohe (po flas për vjetët e parë të nândëqindshit) ishte Át Bardhi, Shqiptar i mirë, burr katërqindsh. Ky, tue vrejtë se seminaristët nuk po kishin mbiemna, sikurse, di Zot, andej e këndej nëpër Shqipní, mendoi dhe shestoi mënyrën e krijimit të tyne; mbaresa - aj, simbas këtij Frati, âsht ilire - shqipe, prandej duhet ruejtë me çdo mënyrë.
Tue u mbështetë në ket parim, muer e dha e i caktoi secilit prej seminaristëvet mbiemnin; kështu sá për me të dhânë nji shembull, Zef Shllakut ia ngjiti

Palaj ( i katundi në Shllak);

ky Zef Palaj nuk âsht tjetër veçse Át Bernardin Palaj, qi ti e njef, ase mâ mirë e ké pasë njoftë, pse, mjerisht, edhè ky ká pësue mbarimin e atdhetarvet tjerë qi fati i pat gjykue me ndêjë në Shqipní e me pritë klysht e Harushës së veriut. …………..
[/b]

u morre nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:dot ... %AB+Shllak)%3B+...&cd=1&hl=da&ct=clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 16 Prill 2010, 23:54
At Bernardin Palaj ose At Zef Palaj

E enjte, 12-05-2005
Plejad boton vëllimin e pregatitur së pari në 1937
Kush është...

At Bernardin Palaj kishte lindur në vitin 1896 në fshatin Shllak të Dukagjinit dhe pasi kishte marrë mësimet e para në Kolegjin Franceskan të qytetit të Shkodrës, ishte diplomuar për Teologji në Insbruk Të Austrisë. Pas mbarimit të Studimeve ai u kthye në vëndlindjen e tij ku u caktua profesor i Historisë në Liceun ?Illiricum? dhe krahas asaj pune, për afro 20 vjet me rradhë morr me mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atëyre krahinave.
I botuar që përpara 70 vitesh, i studiuar gjerë e gjatë më vonë, por prej disa dekadash jo më i pranishëm në duart e gjeneratave tona të reja, Eposi i kreshnikëve siç njihet në emërtimin shkencor, ajo që në popull thirret thjesht Këngë kreshnikësh, Këngë të Mujit dhe Halilit, Këngë të moçme trimash apo Këngë lahute vjen sërish në libraritë shqiptare. ?Ky epos përbën visarin ma të çmueshëm të gjuhës shqipe, shprehjen mâ të gjallë të shumë ndiesive bujare e përfytyrimin ma typik të fizjonomis së kombit t'onë?, - shkruajnë në parathënien e tyre At Bernardin Palaj dhe At Donald Kurti, mbledhësit e lavdishëm të këtij korpusi të mrekullueshëm prej 342 këngësh.

At Bernardin Palaj për afro 20 vjet me rradhë u mor me mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atyre krahinave. Për atë punë voluminoze që i zgjati për më shumë se dy dekada, At Bernardini angazhoi edhe më shumë se 40 famullitarë që shërbenin në ato vise të thella dhe bashkë me At Donat Kurtin, i mblodhën dhe i sistemuan ato në katër vëllime të veçanta, të cilat njihen ndryshe si ?Visaret e Kombit?.

Botimi

I botuar nga ?Plejad?, Ndriçim Kulla thotë se botimi i këtij libri mund të konsiderohet si një ringjallje e kësaj pasurie të pakrahasueshme të kulturës sonë. Këngët e këtij cikli këndohen kryesisht në trojet veriore te banuara prej shqiptarëve, sidomos mbi lumin Drin (duke përfshire Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj-Merturin, Malesine e Gjakovës etj), por edhe në jug te Drinit, sidomos ne Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset dhe ne Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanit e të Librazhdit. Eposi i kreshnikëve i ka të gjitha tiparet e zhanrit, por edhe vecoritë specifike, që lidhen me klimën historike-shoqërore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton.

Veçori
Peisazh në Lagjen Kodër Kamsi -i Fshatit Ukbibaj - Shllak - Shkodër - 29.8.2010 - Foto nga Bep Martin Pjetri.JPG

Fotoja asht drejtue me sfond nga qyteti i Shkodrës, ku dallohet Mali Tarabosh, vargmali i Malit të Zi, Kraja,...


Kulla shënon se ky epos ka tri vecori kryesore: Epizmin, frymën heroike dhe legjendaritetin. Frymemarrja e gjere eshte e pranishme ne cdo ind te tij: ne perleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella, në gjatësinë e poemave, në gjatësinë e vargjeve etj. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike: dashuria midis vellezerve e shokeve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gezimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i nje vashe etj. Edhe shkenca e mëpasme shqiptare dhe e huaj priret drejt opinionit se tema kryesore e eposit shqiptar te kreshnikeve eshte rezistenca: rezistenca per ruajtjen e trojeve, bjeshkeve, kullotave, shtepive, nderit e dinjitetit te botes se kreshnikeve, te fisit, te familjes dhe individit; rezistenca, konflikti dhe lufta kunder forcave te natyres, te perfaqesuara nga zanat ne fazen e tyre te ?eger?. Botuesi Kulla shënon se ?për të gjitha këto vlera të lashtësisë, krenarisë, epizmit, dashurisë për tokën, zakonet, për lirinë, etj eposi ynë legjendar i kreshnikëve, tashmë i ?ringjallur?, mund të shërbejë edhe si një instrument i dobishëm jo vetëm në edukimin artistik, por edhe atë moral e atdhetar të nxënësve dhe studentëve të shkollave tona?.



At Bernardin(Zef) Palaj
Imazh

ATË BERNARDIN PALAJ O.F.M.

Lindi në Shllak, famulli e Ipeshkvnisë së Shkodrës, më 2 tetor 1894.
Teologjinë e kreu në Insbruk (Austri).
Qe një ndër mitologët më të mirë shqiptarë; qe profesor dhe shkrimtar.
Pati një kulturë të gjerë letrare dhe muzikore, qe pianist i shquar.
Në 1946 u arrestua dhe vdiq ndër tortura, para se të dënohej, më 8 dhjetor 1947 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi.
Ka vdekur “in odium fidei”.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 17 Prill 2010, 00:06
ATË GJON SHLLAKU O.F.M.
Imazh

Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931.
Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars 1946 së bashku me Atë Faustin, Atë Dajanin, me seminaristin Mark Çuni, dhe me laikë të tjerë.
Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!” Shprehje e heronjve të kohës moderne, shprehja e forcës së dhënë nga Shpirti Shenjt, si në të gjitha kohët heroike. Martir i vërtetë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU - GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 17 Prill 2010, 00:21

Prizreni i mbetet borxh heroinës shkodrane Marie Shllaku!
Imazh

04 Maj 2010
Çështja deri në kufijtë e shqetësimit apo edhe të brengosjes të secilit njeri të vetëdijshëm, veçmas në vitet e pasluftës, është ajo, kur në Prizrenin e historisë së lavdishme të kombit, askush deri më sot, së paku nga kasta intelektuale, nuk u kujtua që për Marie Shllakun, këtë trimëreshë sypatrembur, të ngrihet ndonjë lapidar, bust apo përmendore. Dhe propozimi për përkujtimin e luaneshës së maleve të Kosovës, Marie Shllaku, e cila me tërë qenien e saj fizike e shpirtërore iu kushtua kauzës kombëtare, që në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare, t’i ngrihet një përmendore në qendër të qytetit, nuk do të trajtohej si një propozim i karakterit euforik, dhe se aq më tepër, për një këtë lloj propozimi, “do t’i hiqnin kapelet” të gjitha subjektet politike, jo para propozuesit, por para të bëmave heroike të trimëreshës Marie, e cila, ndonëse ishte në moshën 24 vjeçare, nuk u ligështua për asnjë moment para torturave shtazarake psikike e fizike, që ndaj saj e ushtronin çetnikët e Rankoviqit dhe hyzmeqarët shqiptarë të asaj kohe në qelitë e hetuesisë në Prizren. Me këtë rast, për lexuesin tonë, në vija të përgjithshme do të shpalosim disa të dhëna rreth figurës së heroinës shkodrane, Marie Shllaku, e cila nga Gjykata e Qarkut në Prizren në një proces gjykimi, të zhvilluar nga 29 qershori e deri më 11 korrik të vitit 1946, dënohet me pushkatim, tok me atë Bernard Llupin (prift), Kolë Parubin (profesor) dhe Gjergj Martinin (mësues), të cilët dalin para togës së pushkatimit më 24 nëntor të vitit 1946, dhe pasi nuk iu nënshtruan demagogjive të hetuesve serbë e të prokurorit Ali Shukria, bëhet ekzekutimi i tyre. Ndërkaq që historianët dhe intelektualët e tjerë, duke hulumtuar rreth veprimtarisë së patriotes dhe luftëtares Marie Shllaku, njoftojnë se ajo me idetë atdhetare u brumos qysh në vitet e shkollimit fillestar, kur për mësues e pati edhe poetin Gjergj Fishta. Kurse falë mendjemprehtësisë dhe guximit, ajo arriti dhe u emërua sekretare e ministrit të atëhershëm për Infrastrukturë Publike Ilaz Agushit, një patrioti të spikatur nga Kosova. Pasi Marien e karakterizonte shpirti luftarak, ajo i ndërpreu studimet në Romë të Italisë dhe caktohet me detyrë në Prizren, ku bëhet sekretare e inxhinierit Xhafer Deva, i cili në kohën e Luftës së Dytë Botërore vepronte si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Por, derisa në vitin 1944, për shkak të rrethanave të krijuara politike-ushtarake, e tërë qeveria u detyrua të shkonte në ekzil, Marie Shllaku, mbeti e vetmja femër në mbi 50 çeta të luftëtarëve, të cilët nëpër malet e Kosovës, dhëmbë për dhëmbë luftonin me mizërinë e ushtrisë çetnike-partizane, së cilës mjerisht i ishin bashkuar edhe shumë sahanlëpirës shqiptarë. Ajo njihet edhe si pajtuese në mes të Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, të cilët me armë në dorë fuqishëm iu kundërvunë hordhive jugosllave çetnike kur po tentonin administrimin ushtarak në Kosovë në vitin 1945.
Marrë nga “Bota Sot”...


MARIJE SHLLAKU - BIJA SHQIPTARE E VRARË PËR BASHKIM KOMBETAR

Imazh

Marije Shllaku.Shkodrane, e dashuruar ne Kosove ,u denua me vdekje.

Marije Shllaku eshte lindur ne Shkoder, me 22 tetor 1922.
Babai I Marijes quhej Mark, kurse nena Dila.Prinderit I kishin kushtuar kujdes te madh te shkollimit te Marijes, ne sajet te perkujdesjes te atdhetarit At Gjergj Fishta,I njohur si shkrimtar me orjentime patriotike, Marija kishte mesuar mjaft mir historine shqiptare,frengjishte,gjermanishte,latinishten, si dhe gjuhen e
vjeter greke,ma veshtirsi Marija e fliste edhe gjuhen serbokroate.
Fjala ishte pra per nje studente te pasionuar, te afte dhe deri ne ekstreme te vendosur ti realizoj idealet e veta.

Marije Shllaku,nje vajze e re shqiptare,pati fatin te gjindet midis burrash te mdhenje te kombit shqiptare dhe veqanarisht midis burrash dhe luftetaresh te njohur shkodran,nder te cilet ishte edhe I madhi At Gjergj Fishta,Bernard Llupi etj.

Marije Shllaku,ndon se shum e re ne mosh,vetem 20 vjeqare,ishte studente, gje qe ishte rast I rrall per femrat shqiptare te asaj kohe,dhe qe u angazhua me tere qenien e vet,me te gjitha forcat dhe me tere potencialin qe kishte per ta vene ne jete idealin e larte te bashkimit kombetare te te gjitha trojeve etnike,pavarsisht se ne q’kushte a po rrethana do te arrihej ajo sepse kryesorja qe dhe mbeti, arritja ketije qellimi jash zakonisht te larete, e ketije qellimi te shejte kombetar, per qka u derdh kaq shum gjak, deri edhe gjaku i Marije Shllakut.
Marije Shllaku vazhdoi rrugen madheshtore te luftes per vatan dhe per qlirimin kombetar, rrugen e atyre burrave shkodran,siq ishte Hamze Kazazi qe luftoj kunder pashallarve te Turqis dhe Oso Kuka qe luftoj ne trojet e Vranins kunder cubave te Cvetins.
Ne luften per qlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavokomunist, Marije Shllaku u gjend edhe ne Drenic, ku dy dekada me pare, luftoi dhe qendroi per 12 vjet me radh heroina e popullit-Shot Galica. Po keshtu, edhe pse ishin kohe te te turbullta ato kur doli kunder tradhtis serbosllave heroi Saban Polluzha, Marija pa kurrfare hamendje, qe ne ditet e para doli ne anen e tije dhe perkrahu deri ne fund me gjith q’pati, duke ju bere krah perpjekjeve vigane te fundit te luftes antifashiste, qe te hiqej qafesh nje her e pergjithmon zgjedha slave.
Marije Shllaku I rrembeu armet ne ditet me te veshtira : ne ato dit kur e ter Kosova digjej flak nga zjarri I ri I tradhtisi.
Ata qe nuk i njohin rrethanat formimit te saj atdhetare, mund te pysin me habi, se per se e beri kete nje trimnesh qe nuk ishte nga viset e Kosoves, nj trimesh shkodrane ?
Ato dit Marije Shllaku, si paraardhesit e saj ne vitin 1913 dhe 1918 pati dhimbje te madhe per fatin tragjik te shqiptarev verilindor, Kosoves ajo ndjent ate dhembje te htell, qe paten ndjer te gjithe shkodranet atedhetar,ne ato koh te veshtira te pas qlirimit nga Turqit,qe ne keto ane u pasua roberit te re nga Serbija e Mali i Zi,pasjoe drejt perse drejte e se ciles qe shperngulje me dhun e qindra mijera shqiptarve jasht trojeve te tyre etnike; ajo dhimbje qe kishte Shkodra per fatkeqsin e shperngulur, me mira vujtje te pa shkruara, ishte ngulitur thell ne shpirtin e brisht, per te vendosur, te Marijes,prandaj ajo, pa mdyshje me te vogel, doli ne anen e luftes per qlirimin e Kosoves martire.
Marije Shllaku edhe ne momentet me vendimtare, ne kohen me tragjike te luftes ripushtusit serbosllav, ju bshkangjit krahut me atdhetar te asaj kohe,rreth 100 intelektualve qe u angazhuan ne rezistencen shqiptare te fundit te luftes antifashiste. Nder keto figura mete ndrituar ishin: Bernard Llupi,Shaban Polluzha,ymer berish,Memet Gradica,Gjon Sereqi,Nue Perlleshi,Mete Dina,Uk Sadiki lutani, Bajram Sokoli-vell, iBajraktarit te ukes,Sadik lutani te cilet qendruan deri ne fund te pa mposhtur dhe ose u vran ne lufte siper ose u pushkatuan nga pushtusi serbo-malazez. Nje vend te posaqem ne jeten ilegale dhe luft qe beri Marija neper ter Kosoven, ze atdhetari Pjeter toma.
Makinerija e propaganduse serbosllave,duke pare rolin aktiv dhe te rendesishem te Marijes ne rezistencen shqiptare, per ta njellosur fetarisht Marijen dhe per te shkaktuar perqarej mbi baza ndasive fetare,nisi te shpife kunder saj, gjoja se Marija po angazhohet kryesisht me shqiptaret te besimint mysliman.
Ishte e vertet se Marija qe lidhur me krysisht me shqiptar mysliman, natyrisht jo per shkak te fes apo te ndonje shkaku tjeter, po pikrisht se ishte nje atdhetare e shquar,e cila dinte se shpetimin i kombit mund te vije vetem po qe se do bashkohen te gjith shqiptaret, pavarsisht nga feja dhe ndarja krahinore.
Ajo, natyrisht, I kishte te qarte edhe qellimet perqarse te serbosllaveve dhe e dinte mir se po keta ishin edhe burim I te gjitha shpifjev kunder saj.
Prandaj,ajo nuk I perfillte ato, per kete I dha forc edhe perkrahja e madhe dhe e pa lodheshem e Pjeter Tomes, i cili nuk e kursev as veten e vet, as familjen,as kurgjo aj per tju ber mbrojtej Marijes, e perkatesisht veprimtaris se saj atdhetare, e shpifjev,personalisht e shoqeroj thuaj gjithkund Mrijen.
Kshtu, Pjteter toma luajti nje rol te dyfisht atdhetar: ne njeren ane,pjesmarres aktiv ne rezistencen shqiptarve te pas luftes antifashiste dhe, anen tjeter pranija e tije kudo ishte Marija,ishte vetvetiu pergnjeshtrim I shpifjev kunder saj.
Ne luften per pavarsin kombtare dhe bashkim te trojev te pushtuara Marija u angazhua ne menyr te gjithanshem.
Nje prej koheve te luftes se saj ishte gjetja e miqve nga jasht, meshteja tek ndonje fuqi e madhe dhe pikrisht tek forcat e boshtit antifashist, tek aleatet Anglez. Kjo ane e veprimtaris se saj ishte e anatemuar der tani.
Por, nen driten e tashme te perpjekjeve per pavarsi te gjysmes se shqipris se pushtuar nga serbo-maqedono-malazez, kur po kerkohen aleate e miq te fuqit e tashme te mdha qe te na prekrahin ne jetsimin e qlirimit ton kombetar definitive,kjo an e veprimtaris se Maris vihetne nje peshore tjeter,qe e rivendosne vendin e vetmeritor.
Ne kete qendrim te saj, Marija nuk ishte e verber perkundrazi, Marija krahas aleatev nga jasht,perpjekjet kryesore I kishte drejtuar ne pjesemarrjen active te vet shqiptareve ne luft kunder pushtuseve nazifashist dhe, me pas, sidomos kunder pushtusve sllavokomunist. Domethen, Marja ,prapseprap forcen kryesore e konsideronte organizimin luftarak te popullit ton dhe prandaj edhe ju perkushtua kesaj ane te veprimtatris,nag qe ishte e bindur se vetem lufta e vet shqiptarve mund ta qliroje atdheun e pushtuar, kurre nuk i leshoi nga duart armet e liris, Shih,per keto ajo thoste se << ne duhet me I besu vetem krahut ton>>!
Ajo po ashtu luajti nje rol aktiv ne frymzimin e luftetarve: ne shum takime e kuvende, mbante fjalime te zjarrta,sipas nevojes edhe te gjata, me qellim qe ta mbante te gjall dhe t’i jepte flak zjarrit qlirimtar ne shpirtin e qdo luftetari; duke i sherbyr keshtu rezistences shqiptare edhe si frymzuse dhe drejtuse shpirtrore, edhe shembullin e saj te pa epur,edhe me fjalet e saja aq me pesh e me mend, ku ndjehej fryma atdhetare e At Gjergj Fishtes.
Por nje prej rolev mete rensishme qe lujti Marija, pa dyshim , qe qe edhe angazhimi i saj per ti bashkuar te gjitha forcat shqiptare,te gjitha grupet luftarake qe kishin nje qellim kombtar: heqjen e zgjedhes te re te ripushtimit sllaovkomunist. Angazhimi i saj sa ishte me fjala, ishte edhe me vepra konkretedhe pa dyshim i bente burrat e asaj kohe te mendonin me seriozisht rreth qendrimeve te tyre. Nje prej rasteve me te rendesishme eshte kur ajo arriti, pas gati dy dit bisedime me Memet Gradicen,ta bind qe te bashkohet me Shaban Polluzhen dhe keshtu te fuqizohet rezistenca e shqiptarve te drenoces.
Te gjitha keto qe beri Marija per te miren e atdheut,me qellim me te larte te arrihet bashkimi i te gjitha trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem, me se miri ndriqohet me vete vendosmerija e saj dhe pathyshmerija makineria e OZN-se,e cila me lloj-lloj forma u mundua te thye shpirterisht,ta bleje,ta bej te punoj per ta, por ajo nuk pranoj kurren e kurres,deshen ta gjunjezojn dhe nuk e gjunjezuan dot; dhe me guximine saj heroik para aktit te pushkatimit , kur, ne vend te shprehjes se deshires se fundit, ajo nisi dhe kendon hymnin kombetar.

Fundin e ketije shkrimi po e japi me fjalet e Marije Shlakut, jo vetem se I tha ajo guximisht para gjykates kriminele te prizerenit, por edhe pse shprehi nje te vertet absolute sot e gjith diten tregojn sesa te larte e kishte moralin dhe sesa I besonte vendosmeris se kombit ne luften per bashkim kombetar:
<< Ne luftuam qe pjeset me te dhimbshme te atdheut t’ia ktheni nenes se vete.
Por e kuptoj se kjo gje s’do te behet sot, Megjithate, edhe pas vdekjes son,djemt dhe vajzat shqiptare do te vazhdojn luften derise Kosoven te ja bashkoni Shqipris.

Marie Shllaku

Ishin kohë të turbullta,
ato kur Maria jetoi.
Vetëdijen e lartë kombëtare
me ideologji nuk e infektoi.

Dënimi me vdekje atë nuk e frikësoi,
moralin kombëtar edhe më ia lartësoi.
Syrin pishë, zemrën granit.
Priti plumbat me këngë,
sikur një dinamit.

Krenohet Shkodra per bin qe kishte krenohet Kosova e tan shqiptaria per Marie Shllakun

pregatiten: Kozeta Mjeda dhe Franqesk Tuqaj
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 102 postime · Faqe 1 prej 11 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 11
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 13 Qershor 2021, 17:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari