SHLLAKU - NJERËZ - GJEOGRAFIA - EMOCIONE - SOLIDARITET

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

Zgjedhjet Bashkiake- 21. VI.2015;Shllak-Temal-Dushman

Postby Laert » 05 Jun 2015, 00:16

FLETË VOTIMI¨

(Modeli i Letrës Votimit që do të kenë në dorë Votuesit më 21.6.2015)


Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 21 qershor 2015

Bashkia VAU-DEJES ---QARKU SHKODER

KANDIDATËT PËR KËSHILLIN


SUBJEKTE JASHTE KOALICIONIT - 2 parti

1 PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE E SHQIPËRISË MARK FRROKU PKD
3 PARTIA SOCIAL DEMOKRATE E SHQIPËRISË SKËNDER GJINUSHI PSD

ALEANCA POPULLORE PËR PUNË DHE DINJITET -13 Partitë e Djathta

8 PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR DASHAMIR SHEHI LZHK
10 PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT ARTUR ROSHI PBKD PARTIA POPULLORE KRISTIAN DEMOKRATE E SHQIPËRISË
11 PAL SHKAMBI PPKDSH
12 PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT SULEJMAN GJANA PLL
13 PARTIA REPUBLIKANE FATMIR MEDIU PR
14 PARTIA ORA E SHQIPËRISË ZEF SHTJEFNI POSH
15 PARTIA DEMOKRATIKE LULZIM BASHA PD
16 PARTIA BALLI KOMBËTAR ADRIATIK ALIMADHI PBK
17 PARTIA KONSERVATORE SHQIPTARE ARMANDO RUÇO KONS
18 BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT ARIAN STAROVA BLD
19 PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT YLBER VALTERI PBD
20 PARTIA LIDHJA DEMOKRISTISTIANE SHQIPTARE MHILL GECAJ LDK
21 PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE E SHQIPËRISË LUFTER XHUVELI PAA

ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE – 18 Partitë e Majta

22 PARTIA LËVIZJA DEMOKRATIKE PËR NDRYSHIM NIKOLIN STAKA PLDN
23 PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË EDI RAMA PS
26 PARTIA ALEANCA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË ZEF BUSHATI ADK
27 PARTIA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR AFRIM JESHILI PPAK
31 PARTIA SOCIALPUNËTORE SHQIPTARE RAMADAN NDREKA PSP
32 FRYMA E RE DEMOKRATIKE BAMIR TOPI FRD PARTIA E REFORMAVE DEMOKRATIKE SHQIPTARE
33 SKËNDER HALILI PRDSH
34 PARTIA DREJTËSI,INTEGRIM DHE UNITET SHPËTIM IDRIZI PDIU
37 ALEANCA PËR DEMOKRACI DHE SOLIDARITET GAQO APOSTOLI ADS
40 PARTIA DEMOKRACIA SOCIALE PASKAL MILO PDS KANDIDATËT PËR KËSHILLIN
41 PARTIA FORCA RINIA DRITAN BROKA FRA
44 ALEANCA ARBNORE KOMBËTARE GJET NDOJ AAK
45 PARTIA SHQIPTARE ATDHEU KRESHNIK OSMANI PSHA
47 LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM ILIR META LSI
48 PARTIA DEMOKRACIA E RE EUROPIANE KOÇI TAHIRI PDRE
53 ALEANCA DEMOKRATIKE EDUART ABAZI AD
57 PARTIA SOCIALISTE E MODERUAR GJERGJ KOJA PSM
58 PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPËRISË NARD NDOKA PDK

Materialet u vendosën nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Rezultatet e Votimeve Lokale të Vau Dejës 21.VI.2015

Postby Laert » 21 Jun 2015, 23:51

Të dhana nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lokale për Shqipninë për 21.VI.2015

Votues te regjistruar 3.372.471
Numri ne total i qendrave te votimit 5.301
Pjsemarrja e votuesve nga qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 47,38%
Numri i femrave qe kane votuar ne qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 366.617
Numri total i njerezve qe kane votuar ne qendrat e votimit qe kane derguar te dhena 910.545
Numri i qendrave te votimit qe kane derguar te dhena 3.050

http://results.cec.org.al/Turnout/Local ... &r=t&rd=t4
E diel, më dt. 21.VI.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Shllaku e Temali votoi për Partitë-Zgjedhje lokale 21.6.2015

Postby Laert » 27 Jun 2015, 23:22

Shpërndarja e Ndihmave ekonomike për 4 muejt e dimnit në Shllak
Nga z.Zef Hila, - Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës

ImageImageImage

http://www.starplus-tv.com/aktualitet-s ... -ne-shllak

U transmetue më 29 nandor 2015 nga TV Star Plus e Shkodrës
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Gjendja pa drita dhe ujë në Krahinën e Shllakut

Postby Laert » 17 Mar 2016, 20:01

Gjendja e mungesës së Mjekut dhe të Elektrikut në Vukaj të Shllakut tash 7 vjet

https://www.youtube.com/watch?v=3mwFLRbm0YU

Shllaku kërkon sherbime
Image

Mar 17, 2016 Gazetari TV1CHANNEL

Ka mbetur një zone thuajse krejtësisht e harruar nga shteti ! Shllaku nuk ka as shërbimet me te domosdoshme, siç është mjeku. Disa here banoret e kane ngritur zërin por gjithnjë shqetësimi i ka rene ne vesh te shurdhër. Një tjetër problem për banoret e Shllakut është mungesa e energjisë elektrike, pasi kane munguar investimet ne fuqizimin e rrjetit te shpërndarjes. Ka fshatra qe nuk janë furnizuar me energji elektrike prej 7 vitesh, dhe as është shqetësuar ndonjë zyrtar për ketë problem.

Deri ne qershorin e vitit te kaluar Shllaku ka qene komune ne vehte, ndërsa pas reformës se re territoriale u përfshi me bashkinë Vau Dejës. Është një zone e thelle malore, banoret e te çiles sidomos gjate periudhës se dimrit ballafaqohen me veshtersi te shumta. Edhe vete Bashkia Vau – Dejës ka kërkuar qe Qeveria te planifikoje fonde te veçanta, për përmirësimin e shpejte te shërbimeve ne zona te tilla si Shllaku.
E enjte, më 17.III.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Kish Arrë - Dushman - Vlla me Temalin, Toplanën dhe Shllakun

Postby Laert » 13 May 2017, 11:48

Bukuritë e Kish Arrë - Dushman - Vlla me Temalin, Toplanën dhe Shllakun
https://www.facebook.com/messages/t/palisuka
https://youtu.be/kPOV7BxQ46I


EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 72-vjeçari në Shkodër! I riu e përplas me makinë pas sherrit për burimin e ujit dhe e qël

28 Gusht 2021
https://dosja.al/plagoset-me-arme-zjarr ... e-shkoder/
SHKODËR- Një 72-vjeçar i identifikuar si Zef Pjetri(ka pa vra nji kushri të vedit, zaptues i tokave të Canajve të Vukjakaj - Shllak, njeri qi kërcnon për vrasje vazhdimisht shllaksit! ) është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah dhe me shenja dhune. I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës ka treguar se është qëlluar me armë gjahu nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola.(kushri i tij)

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshain Shllak të Shkodrës. Pjetri është konfliktuar me 31-vjeçarin e identifikuar si Frederik Kola për pronësinë e një burimi uji në të njëjtën zonë.

Pas sherrit verbal, Kola ka hiour në makinën e tij dhe ka përplasur qëllimisht me mjet të moshuarin. Duke mos u mjaftuar me këtë gjë, i riu ka marrë dhe çiften dhe e ka qëlluar Pjetrin duke i lënë plagë në krah. I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari është vënë në pranga. Arma është sekuestruar.

(a.b;f.m/dosja.al)

joftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë shtetasi Frederik Kola si i dyshuari i plagosjes së 72 vjeçarit. Shkodër. Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu. Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak. Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
https://dosja.al/zbardhet-plagosja-ne-s ... i-me-cifte

Redaksia 28 Gusht 2021, 16:59 | Përditesimi: 28 Gusht 2021, 17:08

[Rrit madhesinë e shkrimit] [Zvogëlo madhesinë e shkrimit]

SHKODËR- Një sherr për burimin e ujit në Shllak të SHkodrës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve e për pasojë edhe një të plagosur. 31-vjeçari Frederik Kola pas debateve që ka pasur me 72-vjeçaritn, Zef Pjetri ka marrë makinën e ka përplasur dhe më pas sikur kjo të mos mjaftonte e ka qëlluar edhe me armë gjahu, duke i lënë plagë në trup.

Pas ngjarjes, 31-vjeçari lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por arratia i ka zgjatur vetëm disa orë. Ngjarja u rregjistrua në mëngjes e ndërsa arrestimi tij u bë pasditen e kësaj të shtune.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

19 marsi - Dita e Babës - Festë e Europës

Postby Laert » 25 Mar 2018, 10:01

.
19 marsi - Dita e Babës - Festë e Europës

Në Itali, Dita e Babës ashtë një datë e caktuem 19 marsi, si në disa vende të tjera me traditë të gjatë katolike, të tilla si Spanja, Portugalia, Polonia, Malta, Italia. Data asht e lidhun me Ditën e Shna Zefit, babai i Jezusit

Origjina e Festës të Babës
Image

Kulti fetar i Shën Jozefit asht shumë e vjetër dhe ka fillue në Lindje, në mesjetë, dhe pastaj u përhap në Perëndim tashmë në shek. e XIV-të. Rreth kësaj kohe, disa urdhna fetarë filluan të respektojnë festën më 19 mars, ditën e vdekjes së Shën Jozefit sipas traditës. Festa e Shën Jozefit u futë në kalendarin romak nga Papa Sisto i IV rreth 1479(vjeti zyrtar kur u pushtue Shkodra - Shqypnia Etnike nga barbarët osmano-turk), dhe në shek. e XIX-të u ba shenjt mbrojtës i disa vendeve me një traditë të randsishme katolike, të tilla si Meksika, Kanada dhe Belgjikë.
Në fakt, në vjetin 1870, Papa Pius X-të e ngriti San Giuseppe(Shna Zefin) në rangun e shenjtit mbrojtës të Kishës Universale. Papa Leo XIII e quajti shenjt mbrojtës i etërve të familjeve dhe të punëtorëve në 1889. Për të përkujtue këtë ngjarje asht ba zakon me i dhanë fmijve dhurata të vogla si dhe lule baballarve të tyne.

Festa e Babës në Itali


Në Itali, dita e babait festohet më 19 mars, që nga viti 1968, Ditën e Shna Zefit. Trendafilat janë simbol i kësaj feste; E kuqe, kur prindët janë gjallë. Trëndafili i bardhë dhurohet kur prindi ka dekë.

Dy tradita, në veçanti, e karakterizojnë festën e 19 marsit pak a shumë në të gjithë Italinë: Ndezja e zjarrit dhe e ambëlcinës(le zeppole).
1. Festimi i Shna Zefit përkon me fundin e dimrit, festimet fetare rituale, siç ndodhte shpesh me paganët si ritet e pastrimit agrar, të kujtesës së lashtë. Me këtë rast, në të vërtetë, mbetjet e drithërave digjen në arë, dhe në buzë të shesheve ndriçohen nga shtresat e mëdha të drurit.
2. Kur flaka e zjarmit ngjitet nalt shoqnohet me kërcime të mëdha nga gratë e vjetra, ndërsa të tjerë këndojnë himne për Shna Zefin.
Image

Këto rituale janë të shoqnuem me pregatitjen e ambëlcinës(si gurabi) për Shna Zefin, ndërsa ushqime të ndryshme nga rajoni në rajon, ashtë gjellë tipike e kësaj feste. Në Romë, pregatitja e ksaj ambëlcine e Shën Jozefit ka një entuziazëm shumë të veçantë e kuzhinës tipike të ambëlcinës italiane, që rrjedhin nga një traditë e lashtë që daton herët, në kohët romake. Ka dy legjendat kryesore: sipas traditës romake të kohës, pas arratisjes në Egjipt me Marisë dhe Jezusit, Shën Jozefi kishte për të shitur ambëlcina për të mbështetun familjen e tij në një vend të huej. Pikërisht për këtë arsye, në të gjithë Italinë bahen ambëlcina tipike të Ditës të Babës, të gatuem për të festue dhe përkujtue figurën e Shna Zefit.

Dita e Babës ashtë ba një rast për të mbledhë familjen, për të gatue ushqim të mirë në kolektivitet familjar, me gëzimin e bashkimit me njerëzit ma të randsishëm në jetën tonë. Fëmijët janë ata qi merren kryesisht me pregatitjen e ksaj feste solemne për Festën e Babës.
U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E hanë, 19.III.2018


Fëmijtë e të gjithë moshave urojn dhe kujtojnë Babën!
Image

19 marsi – Festa e Shna Zefit – Festa e Babës
Fmijtë e të gjitha moshave urojnë nga zemra babën - Gëzuar e me shndet dhe sa ma shumë trandafila të kuqe në Ditën e tyne!
Baba ashtë krenaria dhe sakrifica e fmijve! Ju rritni dhe edukoni fmijt për krahë bashkëshortes me këshillat, dashni e me sakrifica të pakursyeme! Ju duam fort! Jeni të ambël dhe të bukur!
Image

Atyne baballarve të ndamë nga jeta u vendosni trendafil të bardhë dhe nji qiri të ndezun te kryeti! Kjoshin të qetë në jetën e vertetë e të paharruem gjithmonë!
Kurrë mos u rritë fmija pa Babë! Rrnofshin Baballarët Shqyptar!

Shkodër, e hanë, 19.III.2018
E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri


111.813 - 17.V.2018
113.839 - 18.III.2019


1 Tetori - Dita e Gjyshërve - Festë Qytetnimit
Image

Bep Martin Pjetri
Gëzuar e me shndet gjyshërit në këtë ditë, 1 tetori Dita Botnore e të Moshuarve!
Festa e gjyshërve asht një festë e civilizimit njerzor, festohet për nder të figurës së gjyshërve dhe ndikimit social të tyne. Ky përvjetor festohet në mbarë botën në të njëjtën ditë.
Në traditën katolike, gjyshërit festojnë si shenjtorë të tyne mbrojtës; Joachim dhe Anne, prindërit e Marisë dhe të gjyshërve të Jezusit, të cilat festohen më 26 korrik.
Festa dei Nonni - 2 tetori asht Dita e Festës së Gjyshërve n’Itali e miratuem nga parlamenti Italjan në ligjin Nr. 159 të 31.VII.2005. Ku asht Shqipnia, parlamenti, qeveria, presidenti, shoqëria???
Më 14 dhjetor të vitit 1990, OKB caktoi 1 tetorin – Ditën Botnore të Moshuarve
Në vitin 1991, Kuvendi gjeneral i miratoi Parimet për persona të moshuem të Kombeve të Bashkueme(OKB).
Pozita e gjyshërve në Shqypni, kto 30 vjetët e fundit asht rrezikue nga Vetmia – Kancer i vdekjes së parakohëshme prej BRAKTISJES së fmijve dhe nipërve e mbesave për shkaqe ekonomike, për kapriçiot e tyne dhe ma zi prej keqtrajtimit social-ekonomik nga shteti!
Gjyshët janë nji Akademi Social-Edukative, nji Pasuni Kapitale e pa shfrytzuem e nji kombi human me eksperiencën dhe Dashninë e tyne!
Gjyshët meritojnë Respekt, detyrime të shtetit ndaj tyne sepse janë nji lokomotivë qi lëviz përpara shoqërinë në progres universalisht, ku shoqëria, familja dhe shteti i injoron, i shndrron në kavje pasive!
Le të jetë 1 tetori – Dita e Mesazhit për fmijtë, nipat e mbesat e tyne, për shoqërinë dhe shtetin, qi t’i gjinden pranë tyne sepse interesi asht reciprok dhe angazhim social-edukative!
Kjoshin të bekuem gjyshët kudo që janë e paçin mirësi e dashni!
Të gēzoni shndet, jetëgjatsi, paqe, harmoni dhe dashni të fmijve, nipave e mbesave dhe nga shteti!
E shtunë, 1 tetuer 2022
Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Përbamja fetare e 140 deputetve të 25 prillit 2021

Postby Laert » 05 Jul 2021, 17:02

Përbamja fetare e 140 deputetve të Parlamentit 2021-2025 - Në Zgjedhjet e 25 prillit 2021;



14 Deputetë KATOLIK
22 Deputetë ORTODOKS
104 Deputetë MUSLIMAN


Partia Social-Demokrate (PSD) = 3 deputetë

1 deputete Katolike Shkodër
2 deputetë musliman; Gledis Çeliku dhe tjetri në Tiranë.

LSI – LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM = 4 DEPUTETË


- 1 ORTODOKS
- 3 MUSLIMANË


PS –PARTIA SOCIALISTE = 74 DEPUTETË


– 5 KATOLIK
– 16 ORTODOKS
– 53 MUSLIMAN


PD - Partia Demokratike 51 deputetë + 8 deputetë të partive tjera demokrate- socjaliste - çame - greke = 59 deputetë

8 DDEPUTETË KATOLIK
5 deputetë ortodoks
46 muslimanë


Bazue te të dhanat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ” Zgjedhjet për Kuvend 25 prill 2021”

http://kqz.gov.al/results/results2021/results2021.htm

30 QERSHOR 2021


Si duhej zbatuar SHPËRNDARJA E DEPUTETVE SIMBAS BESIMIT FETAR?


Në 140 deputetë të Parlamentit

Simbas Regjistrit TË QEVERIS

Katolik 18 % në Shqipëri - 25 deputetë

Ortodoks 22 % në Shqipëri - 31 deputetë

Musliman 50 % në Shqipëri - 70 deputetë

Të tjerë ; ATEISTA, BOLSHEVIKA,... - 10 % – 14 DEPUTETË
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Previous

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron