DRINI - LUMI ME I GJATE 285 KM - ME I GJATI NE SHQIPERI

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

DRINI - LUMI ME I GJATE 285 KM - ME I GJATI NE SHQIPERI

Postby Laert » 24 Oct 2009, 18:16

LUMI DRIN - 285 KM - ME I GJATI NE SHQIPERI
Image
VALBONA-TROPOJ

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Republika e Maqedonisë. Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes. Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek.

Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DRINI - LUMI ME I GJATE 285 KM

Postby Laert » 24 Oct 2009, 18:17

DRINI I BARDHE - 122 KM
Image

Drini i Bardhë është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon. Sasia e burimit arrin 30 m në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DRINI - LUMI ME I GJATE 285 KM

Postby Laert » 24 Oct 2009, 18:22

DRINI I ZI - 163 KM
Image

Drini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin "Qyteti i Urave". Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit të Republika e Maqedonisë - Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.

Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik.

Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10


Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 2 guests

cron