SHQIPTARET DHE FEJA NE MAL TE ZI

Histori, gjeografi dhe cdo gje qe ka lidhje me lashtesine e qyteteve ne trevat shqiptare.

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

SHQIPTARET DHE FEJA NE MAL TE ZI

Postby Laert » 27 Sep 2009, 13:53


Duke pare videot, do te mesoni prej gojes se klases intelektuale katolike si shkrimtar e perkthyesa te Malit te Zi sesi keta kerkojne ndihme jo te klasa politike shqiptare ne Mal te Zi sepse e dijne shkaqet e kesaj mjerimi te ketij komuniteti shqiptar prej mungeses totale te perkrahjes se klases politikane islamike ne Mal te Zi.
E ndihmen e kerkojne me ngultesi, e imponim nga Shteti shqiptar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI - TUZI......

Postby Laert » 27 Sep 2009, 13:58

Shqiptaret kerkojne autonomi në Mal të Zi
Image

Shqiptaret e Malit te Zi kerkojne autonomi ne zonat e banuara prej tyre.

Shqetesim per shqiptaret jane te drejtat themelore dhe ajo mbi pronen, te cilat ne jo pak raste jane cenuar rende.

“Ne presim qe te kete nje regjim territorial ku shqiptaret te adresojne kerkesat e tyre. Autonomia territoriale do te ishte zgjidhja me e mire”, deklaron kreu i shoqates se te drejtave te shqiptareve, Nikoll Camaj.
Por deputeti shqiptar ne Parlamentin malazez, Sinishtaj, thote se shqiptaret e Malit te Zi duhet te tregohen me te durueshem.
“Ne duhet te presim. Nuk mund te ndodhe ne nje vit ajo qe nuk ka ndodhur per disa vjet. Shqiptaret duhet te kene besim dhe durim”, pohon Sinishtaj.

Ndersa shqiptari Angjell Gjocaj shprehet se te drejtat e minoriteteve ne Mal te Zi nuk respektohen, pavaresisht deklaratave te qeverise. “Mali i Zi ka rene dakord per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve dhe ka nje hapesire per t’i rregulluar. Por ndodh e kunderta pasi shqiptaret ne Mal te Zi nuk respektohen”, thote ai.

Shqiptaret ne Mal te Zi festuan te vecuar nga malazezet 1-vjetorin e pavaresise se Kosoves, kryesisht ne qytetet Tuz dhe Ulqin.
21/02/2009/ TCH /
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:28

Partitë shqiptare – Lista e kandidatëve për deputet në parlamentin e Malit të Zi
Koalicioni Shqiptarë „Perspektiva“ , „Lista Shqiptare“ Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Alternativa Shqiptare , Unioni Demokratik i Shqiptarëve , FORCA – Nazif Cungu , Partia e Prosperitetit Demokratik

Lista Shqiptare“ Lidhja Demokratike në Mal të Zi

Alternativa Shqiptare

1. Mehmet Bardhi
2. Nik Gjeloshaj
3. Saubih Mehmeti
4. Luigj Junçaj
5. Nikollë Camaj
6. Gjergj Camaj
7. Muhamed Gjokaj
8. Aisha Gjeçbritaj
9. Ruzhdija Nikoviq
10. Hajrulah Hajdari
11. Arber Kajoshaj
12. Ismet Gjonbalaj
13. Aferdita Lajiq
14. Hajredin Kovaçi
15. Vitore Lulgjuraj
16. Skedner Hasangjekaj
17. Ramazan Bardiq
18. Maria Perazaj
19. Marash Dedvukaj
20. Daut Ceka
21. Shpresa Kukiq
22. Mustaf Bardhi
23. Agron Berishaj
24. Xhafer Cukoviq
25. Luan Balidemaj
26. Arif Çelaj
27. Mehmet Gjonbalaj
28. Xhimmi Daci
29. Fran Gjokaj
30. Enver Daciq
31. Naser Kuçi
32. Salih Duraku
33. Zef Gjokaj
34. Ramazan Kurtoviq
35. Musa Daciq
36. Fadil Veloviq

Koalicioni Shqiptarë „Perspektiva“

1. Amir Hollaj
2. Vasel Sinishtaj
3. Smail Maliq Çunmulaj
4. Fehim Avdiu
5. Lindon Gjelaj
6. Zenel Seloviq
7. Rexhep Gjokoviq
8. Zana Sarvan
9. Simon Ivezaj
10. Xhemal Senaj
11. Nikollë Dusheviq
12. Milazim Demiroviq
13. Nikollë Z. Gegaj
14. Kasem Çaushi
15. Katrina Gjurasheviq
16. Abaz Mustafa
17. Mark Lucaj
18. Sabahete Zeneloviq
19. Valentin Junçaj
20. Besnik Jahoviq
21. Drita Rukaj
22. Gjulaver Avdiu
23. Rexhep Çunmulaj
24. Safet Nikoviq
25. Lindita Gjonaj
26. Tahir Çaushi
27. Nikë Berishaj


Unioni Demokratik i Shqiptarëve

1. Ferhat Dinosha
2. Mehmed Zenka
3. Fatmir Gjeka
4. Fuad Nimani
5. Musa Goçaj
6. Hatixha Gjonović
7. Deda Zadrima
8. Naxhi Sulejmani
9. Beqir Zatoviq
10. Alija Dukoviq
11. Xhelal Myrtja
12. Enver Demiroviq
13. Fadil Kajoshaj
14. Xhenana Çaushi
15. Rama Sinanaj
16. Enis Gjokaj
17. Nailj Aslani
18. Jasmina Hasiq
19. Sead Orahovac
20. Manush Halili
21. Naser Tagani
22. Izedina Axhoviq-Shkrijel
23. Gani Demiri
24. Husein Dervishi
25. Adem Gjokaj
26. Mahir Hoxha
27. Valbone Bogliq
28. Xhevdet Gjokoviq
29. Naim Hoxha
30. Almir Lulanaj
31. Beqir Seloviq

FORCA – Nazif Cungu

1. Genci Nimanbegu
2. Nazif Cungu
3. Xhaudet Cakuli
4. dr. Nail Draga
5. Mentor Lunji
6. Ilmira Lika
7. Jakup Muratoviq
8. Fuad Haxhibeti
9. Muharem Malabeqiri
10. Mirsad Markashi
11. Ridvana Suliq
12. Dritan Pultiq
13. Mustafa Gorana
14. Shuquri Murati
15. Remzi Brisku
16. Astrit Ibroçi
17. Vjollca Lika Çoboviq
18. Aferdita Pelinkoviq
19. Nadil Mila
20. Cano Axhemoviq
21. Bajazit Lajka
22. Asim Resulbegoviq
23. Smajl Kaleziq
24. Faik Nikoviq
25. Kadrija Bushati
26. Cano Lazoja
27. lir Lazorja
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:35

Shqiptarët në Mal të Zi – Popull autokton. Lidhja Demokratike – Përfaqësuese autentike e tyre

March 11, 2009 by ulqini
Lidhja Demokratike në Mal të Zi është parti politike e qytetarëve të lirë, të organizuar vullnetarisht me qëllim të pjesëmarrjes aktive në jetën politike, shoqëroro-ekonomike dhe kulturore, duke shprehur dhe avancuar specifikat nacionale të popullit shqiptar në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, me qëllim të përfaqësimit politik …dhe mbrojtjes së të drejtave e interesave të tyre.

Përfaqësuesit e shqiptarëve, nga vatrat e tyre shekullore sot në Mal të Zi: nga Rozhaja, Plava dhe Gucia, Malësia – Tuzi, Kraja – komuna e Tivarit, nga Ana e Malit e Ulqini, u mblodhën më 9 shtator 1990 në Tuz, në Kuvendin themelues dhe formuan partinë e parë politike të shqiptarëve në Malin e Zi. Kryetari i Kuvendit themelues ishte aktivisti i njohur dhe atdhetari zotëri Lekë Lulgjuraj. Partia është organizuar sipas principit territorial e demokratik. Parimet themelore që përmbajnë dokumentet programore të partisë pasqyrojnë interesat politike, ekonomike e nacionale të qytetarëve, të cilët LD në MZ i përfaqëson në mënyrë legjitime – të shqiptarëve.

Si Parti e qendrës së djathtë, LD në MZ synon të zhvillojë dhe të mbrojë interesat nacionale të shqiptarëve, demokracinë, të drejtat individuale dhe kolektive, liritë e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, si dhe të mbrojë rregullin dhe shtetin juridik e demokratik, të bazuar në ekonominë e tregut dhe respektimin e pronës.

LD në MZ angazhohet: të mbrojë interesat nacionale me anë të përfaqësimit autentik, të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të drejtat nacionale kolektive të shqiptarëve në Malin e Zi dhe të qytetarëve të tjerë, të bazuara në orientimet programore të LD në MZ-së, duke respektuar dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare; të ndërtojë demokracinë, duke respektuar të drejtat e njeriut të mbrojtura me standarde ndërkombëtare, të bazuara në bashkësinë e njerëzve të lirë dhe të ndërgjegjshëm, të cilët bashkëpunojnë, respektojnë njëri-tjetrin dhe marrin përgjegjësi të përbashkëta të ndërtojë shtetin juridik me raporte të balansuara dhe pushtete të ndara qartë, si garant për jetën, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, të garantuara me kushtetutë dhe ligje demokratike; të garantojë të drejtat e pronës private, paprekshmërinë e saj dhe të drejtën e pronarit që ta administrojë, trashëgojë dhe kompenzimin e saj me vlerë të plotë të tregut.

Veprimtaria polike e LD-së, në të gjithë rrafshin politik të Malit të Zi, ku gjendet tash gati dy dekada, në kushte të pushtetit krejtësisht të centralizuar, ka qenë e kufizuar, çka bukur shumë e ka zvogëluar mundësinë e realizimit të synimeve programore të Partisë. Gjatë tërë kësaj kohe, raporti i pushtetit aktual ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre e territoreve ku ata jetojnë, ka qenë herë i hapur, herë i mbuluar, herë i ashpër e i fuqishëm e herë i butë, por injorues, madje edhe diskriminues, në kundërshtim me parimet demokratike dhe parimet e gatitshmërisë për vendosjen e besimit reciprok të vërtetë e të drejtë ndërnacional, si kusht dhe garant për ndërtimin e shoqërisë përparimtare dhe stabile, të drejtave dhe shanseve vërtetë të barabarta.

Si dëshmi për tërë këto i sjellim disa shembuj: Centralizimi i pushtetit, i cili ka filluar në vitin 1992 e po vazhdon edhe sot, si p.sh. me aprovimin e para pakkohësh ( më 26.03.09) të Ligjit për Pasurinë Shtetërore, ku nga deputetët shqiptar unë isha kundër (paraqita 11 amandamente, por si zakonisht shumica qeveritare DPS-SDP-UDSH, i refuzoi) me të cilin shteti në mënyrë arbitrare vë të drejtën e pronësisë pothuajse mbi tërë pasurinë e komunave, si p. sh. të ndërtesave të shkollave, madje edhe të ndërtesës së Shkollës Fillore, që pas termetit të 1979 ishte donacion i Italisë, Shtëpia e Shëndedtit donacion i Rumanisë komunës së Ulqinit, madje e tërë ish pasuria joperspektive e ish ushtrisë etj. etj. ; Politika dhe praksa okupatore e koloniste përmes të ashtuquajturit privatizim duke mos pyetur

pushtetin lokal…; Anulimi, dy herë, i Vendimit të KK Ulqinit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve nga Gjyqi Kushtetues, vetëm sepse ato ishin në gjuhën shqipe dhe ishin emra nga kultura shqiptare…; Aksioni policor „Fluturimi i shqiponjës“, arrestimi dhe tortura ndaj qytetarëve të

pafajshëm shqiptarë të Malësisë; Mosrealizimi i të drejtës për vetëqeverisje lokale në territorin e Malësisë; Pastaj rasti i Valdanosit, mënyra e administrimit të të mirave detare, shfrytëzimi i „Plantazhave“, projekti i Parkut Nacional „Prokletije“ në komunën e Plavës, me të cilin po tentohet që edhe në të ardhmen të mbahet tampon zona në mes shqiptarëve në trojet e veta, sot në Malin e Zi dhe shtetit amë Shqipërisë, dikur me ushtarë të armatosur, tash me polici, e nesër me renxherë të armatosur, moslejimin e regjistrimit të partive politike shqiptare në gjuhën shqipe, mos lejimin e përdorimit të flamurit kombëtarë në institucionet shtetërore e komunale me rastin e festave kombëtare shqiptare (Ditës së Flamurit, Ditës së Mësuesit etj) si dhe shumë shembuj të tjerë, të cilët dëshmojnë më së miri raportin e këtij pushteti ndaj shqiptarëve në Malin e Zi.

LD është qartë e përcaktuar për privatizim të drejtë, pa të cilin nuk mund të ketë shoqëri demokratike dhe përparimtare, por jo plaçkitës e kolonizues..

LD në MZ gjithsesi edhe më tej do të angazhohet për realizimin e qëllimeve të veta, të cilat shkojnë drejtë definimit final të statusit të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë drejtim, prioritet i veprimtarisë sonë politike edhe më tej do të jenë:

Decentralizimi i pushtetit

Jetësimi i komunës së Tuzit me të drejta të plota dhe në kufinjt natyrorë të Malësisë

Përfaqësimi autentik në të gjitha organet dhe nivelet e pushtetit në MZ

Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të pakicave, duke zbatuar mekanizmat, praksën pozitive dhe standardet e njohura ndërkombëtare

Arsimimi në gjuhën amtare shqipe në të gjitha nivelet

Administrata në gjuhën shqipe, dokumentet personale publike

Institucionet nacionale: fakultetet, bibliotekat, institutet…

Anulimi i Ndërmarrjes Publike Shtetërore për Administrimin e të Mirave Detare, të cilën ne me të drejtë e quajtëm „të këqiat detare“

Kthimi i pronës së marrë dhe të nacionalizuar ose kompenzimi i drejtë i saj ish-pronarëve (Valdanosi, ish-Ekonomia ushtarake në Shas, në Malësi, pyjet në Plavë e Rozhajë etj.)

Shfrytëzimi i „Plantazheve“ me qëllim zhvillimor të territorit në të cilin ato gjenden

Lirimi i përmendoreve të kulturës dhe majave të maleve nga tentativat e përvetësimit nga kisha pravosllave serbe (në ishujt në liqenin e Shkodrës, heqjen e kishes së metaltë nga maja e malit Rumi, mbetjet – themelet e muranat e Shën Mërisë – Kishës së Krajës nga shek. i 10-të etj.)

Ndryshimin e planit hapësinor dhe anulimi i Parkut Nacional „Prokletije“

Kundër korrupcionit, krimit të organizuar dhe gjendjes monopoliste në vend

Kundër diskriminimit

Në fund duhet shtuar se anomalia e gjithë kësaj bëhet edhe më e madhe kur dihet kontributi i padiskutueshëm i shqiptarëve në rrjedhat demokratike, antiluftë e pro referendum në këto hapësina.

Mehmet BARDHI

Autori është bartës I LISTËS SHQIPTARE: Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj, në zgjedhjet parlamentarte të 29 marsit 2009 në MZ.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:45

PERSE KATOLIKET SHQIPTARE TE MALIT TE ZI EMIGROJNE?,
26 Shtator 2009

Po te vehen re tokat me banin ne Malin e Zi ku banojne shqiptare katolike po vazhdojne te emigrojne neper bote edhe sot?
Ku eshte arsyeja e vertete?
Kush i perndjek? Kush nuk i lene rehat te jetojne e te punojne ne pronat e tyre? perse denohen neper burgje keta per shkaqe politike?
A thua jane ne nje fronte me serbo-malezeze edhe shqiptaret muslimane kundra te drejtave elementare te ketij komunitetit shqiptar katolik?
A thua i bashkon urrejtja fetare edhe shqiptarve muslimane me sllavet e Malit te Zi?
Shume pikepyetje, vijne sesi nuk mbrohen ky komunitet i perndjekur nga shteti malazez nga politikane shqiptare islamik.
A thua vertete vazhdon percarja fetare midis shqiptarve qysh ne kohen osmane dhe vazhdon sllavet te perdorin percarjen me ane te fese.
Duke qene te percare shqiptaret sllavi i shtype me forte sikurse po shtypen vecanerishte komuniteti katolik.
Pra ...........
Kerkoj mirekuptim sepse ka qene dhe nuk duhet te jete me teme tabu per ne. Te jemi te hapur dhe te mos ngrejme fronte perplasje se ndryshe vazhdon percarja.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:46

Laert!
Ku banojn kta n'Mal t'Zi ?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:46

Kokermeli!
Ti e din se tema qe hapa duhet plotesuar nga ne. Si thua? C'kuptim ka qe te gjej nje material dhe ta vendose, pasi shansi me i mire eshte ta plotesojme pak ti e pak une e me tej dikush dhe plotesohet tema. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:47

Laert,
Napoleoni e kishte zakon me than (e kush ma kcen nopolonin ) :"Historia e nji vendi, kuptohet prej gjegrafis t'tij"
Prandaj edhe une pyeta, :"ku banojn"
Masanej paragjykimet midis shqiptarve kan egzitu gjithmon : jo ky mysliman e ky katolik, ky malcor e ky fusharak, ky qytetar e ky katundar, ky verior e ky jugor e gjithmon ndoshta ka me ekzistu, se nieri ka ndiesin qe asht ma i sigurt kur i perket nji kategorie.
Une nuk e njoh rrealitetin katolik n'mal t'zi, por perderisa emigrojn, duhet t'jet edhe prej pozits gjeografike, edhe prej kushteve qe ju 'ofron' vendi ku jetojn, edhe pse mundet me ken shprehi kulturore e nji grupi t'caktum. Katolikt shqiptar atje, ndoshta s'dojn vet me u perzi me ortodoks e mysliman.
Ndoshta me i pyt shqiptart mysliman atje, t'thojn te njejte gja ?
Se me ken i sçut malazezi e mban mir si me mysliman shqiptar, si me katolik shqiptar, por vet me shti perçamje midis ktyne dy 'grupimeve' e me kalu shiroken pa iu lag kama
Pa e zgiat hiç : une s'di gja por po mundohem me ate rradaken teme, me 'kcy napolonin' edhe vet
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARE NE MAL TE ZI - ULQINI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:48

Kokermeli!
Kjo nuk esht pune fallit apo ''me kcye napolonin'', por ne duhet te shqetesohemi per fatin e shqiptarve ne anen tjeter - ne Mal te Zi qe kane mosmarreveshje, jane te percare midis tyre per pune partinash dhe fejet.
Kur kam pa nje emision te TVSH ne Amerike mbeta i habitur se komuniteti katolik shqiptar i Malit te Zi ishin shperngul me kohe edhe sot vazhdon kjo hemoragji kombtare ne SHBA.

Po ashtu kam pa edhe nje emision tjeter te ''SHQIPTARVE NE MAL TE ZI'' para pak javet dhe per cudi ritransmetohet shpesh per t'na terheqe vemendjen tone se sa shume te rinj te komunitetit katolik kane zhbraze fshatrat e qytetet, kane mbete toka te papunuar dhe pleqte vetem. Pra gjithe ajo bukuri peisazhi malor i trevave shqiptare ne Grude e Hot te Mali te Zi jane te braktisura prej rinise dhe kur i pyeti gazetari i TVSH, pergjigjeshin edhe ata pak te rinje qe nuk po nalen malazezi duke na keqtrajtuar per pune fejet dhe nuk kemi asnje mbrojtje nga vellezerit shqiptare musliman qe kane pushtet ne te gjitha nivelet.
Kjo duhet te dihet shkaku i HEMORAGJISE SE RINISE SHQIPTARE KAtolike nga Trojet e tyre shekullore. Prandaj te rrish duke kercyer esht nje ..........
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

SHQIPTARET DHE FEJA NE MAL TE ZI

Postby Laert » 30 Sep 2009, 22:52

Shqiptarët e Malit të Zi, thirrje Tiranës: Duam ndihmë!

Shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi kërkojnë shpalljen e Tuzit komunë më vete, për të mos qenë më nën varësinë e Podgoricës, për të mbrojtur autoritetin e shqiptarëve në këtë vend. Për këtë ata u kanë bërë thirrje qeveritarëve në Tiranë, duke kërkuar mbështetjen e tyre. “Tirana zyrtare duhet të jetë më e vëmendshme ndaj çështjes shqiptare”, tha kreu i komunës së Tuzit në Malin e zi, Smajl Çunmulaj. Deklarata e tij vjen menjëherë pas projekt-ligjit të miratuar nga qeveria malazeze, i cili i heq të drejtën Komunës së Tuzit që të jetë një komunë më vete, duke e lënë atë si lagje të Podgoricës, kryeqytetit malazez, duke bërë ndarje të fshatrave shqiptare dhe duke i zëvendësuar toponimet shqiptare me sllave. Çunmulaj ka kërkuar që Tirana të kthejë sytë edhe nga shqiptarët e Malit të Zi.
“Tashmë vëmendja e qeverisë së Tiranës duhet të kthehet edhe nga shqiptarët e Malit te zi, e kryesisht ato të Tuzit, të cilët shohin një rreze shprese për zgjidhjen e problemit të tyre gjysmë shekullor, tek diplomacia shqiptare e udhëhequr nga Tirana zyrtare pasi, as shkresat, letrat apo protestat e banorëve të Tuzit, nuk kanë dhënë efektin e duhur që qeveria malazeze të njohë mëvetësinë e Komunës autonome të Tuzit”, theksoi Çunmulaj.
Duke kujtuar Kosovën, e cila e arriti pavarësinë e saj pas shumë mundimesh, Cunmulaj tha se shqiptarët e Malit te Zi dhe Maqedonisë kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë shqiptare tashmë pjesë e Aleancës së Madhe të NATO-s. Çështja e shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi njihet në hapësirën mbarëkombëtare.

Arrestimi i 11 shqiptarëve nga policia malazeze për akte terroriste shkaktoi jo pak probleme dhe protesta nga shqiptarët e Malit të Zi për të drejtat e tyre. 11 personat u burgosën në fillim të shtatorit 2006, pas një operacioni të forcave speciale të Podgoricës, që u cilësua si shumë i dhunshëm nga banorët e zonës të Tuzit, të cilët publikisht akuzuan policinë e asaj kohe për dhunë ndaj familjeve. Reagimi i fundit i politikës shqiptare të Tuzit ka ardhur pasi qeveria malazeze ka hartuar projektligjin e ri për ndarjen e re territoriale të njësive administrative të saj. Në këtë projektligj nuk është parashikuar dhënia e statusit Komunë për Tuzin, duke e lënë kështu në statusin e mëparshëm si komune urbane e varur nga Podgorica. Cunmulaj, përmes një deklarate për shtyp, e ka denoncuar këtë vendim të qeverise malazeze si dhe projektligjin që nuk parashikon për Tuzin statusin komune me të drejta të plota. Ndërkohë që statusin si komunë më vete, Tuzi e gëzonte deri ne vitin 1957.

Tuzi aktualisht ka 12 mijë banorë me shumicë dërrmuese të popullsisë shqiptare dhe prej kohësh drejtuesit politikë të kësaj komune kërkojnë dhënien e statusit të komunës së pavarur. Fshatrat e kësaj komune, ku pjesa më e madhe banohet nga shqiptarë, në bazë të këtij projektligji të ri rrezikojnë t’i hiqen kësaj komune, dhe për Cunmulajn kjo është një prapaskenë e politikës sllave për të zbehur influencën e shqiptarëve në këtë zonë. Çunmulaj nuk ka harruar të përmendë edhe problemin e toponimeve të disa fshatrave, ku parashikohet emërtimi i tyre me emra serbe.
Kreu i komunës ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në këtë kërkesë të shqiptarëve të Tuzit, për statusin e komunës së pavarur nga Podgorica si dhe mbrojtjen e territorit të kësaj njësie administrative. Ai ka deklaruar se në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, në këtë zonë do të organizohen edhe protesta dhe do të ndiqen të gjitha rrugët paqësore dhe demokratike. Mali i Zi ka përcaktuar si komuna dhe zona që kanë shumë më pak numër popullsie se Tuzi, ku numërohen rreth 21 komuna të tilla. Ndaj politikanë shqiptarë në Mal të Zi e quajnë plotësisht politik veprimin e qeverisë së Malit të Zi, të cilët tentojnë të zvogëlojnë influencën shqiptare në Mal të Zi.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=31676
15/08/2009
• Ridvan Dibra
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Next

Return to Qytetet ne trevat shqiptare

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron