Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
KRONIKA E ZEZE E NGJARJEVE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fejesa e mohuar, vrasja në Shkodër, vetëdorëzohet Dhampiraj
HYSEN SHPUZA PREJ SHTOJIT TE RI
Imazh

Besmir Dhampiraj i ka dhënë fund jetës në arrati, një vit pas vrasjes së Hysni Shpuzës. Konflikti mes dy familjeve, pas refuzimit të fejesës me vajzën e mitur

SHKODËR - Një vit pas vrasjes vendos t’i japë fund jetës në arrati, duke u vetëdorëzuar në polici. Besmir Dhampiraj, i akuzuar për vrasjen e Hysni Shpuzës, ngjarje kjo e ndodhur më 9 shator të vitit 2008, është paraqitur dje në policinë e Shkodrës. Ai pritet të merret në pyetje për krimin e kryer, për të cilin i vëllai ndodhet në pranga, dëshmi kjo e cila mund të ndryshojë versionin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas hetimeve të deritanishme, Hysni Shpuza u vra me 6 plumba tek tregu i fruta-perimeve të Shkodrës, shtatorin e vitit të kaluar. Fill pas krimit, policia akuzoi vëllezërit Besmir dhe Ermal Dhampiraj, të cilët e kanë vrarë Shpuzën, pasi nuk lejonte që e bija të fejohej me njërin prej vëllezërve.

Akuzat për Dhampirajn

Të dy vëllezërit, Ermal dhe Besmir Dhampiraj, akuzohen se vranë 45-vjeçarin Hysni Shpuza, pas konfliktit me këtë të fundit për fejesën e vajzës. Për të realizuar qëllimin e tyre, ata kanë shfrytëzuar momentin kur Hysniu ka shkuar në tregun e shumicës për të blerë mall për dyqanin e tij. Aty, të dy vëllezërit i janë afruar nga prapa dhe e kanë qëlluar 6 herë me pistoletë. Shpuza, edhe pse i plagosur, ka mundur të ecë disa metra, deri te makina, e aty ka ndërruar jetë. Pasi identifikoi dy autorët e kësaj vrasjeje, policia ka filluar kërkimet për kapjen e tyre. I pari që ka rënë në duart e uniformave blu ka qenë Ermal Dhampiraj, i cili po përpiqej të hynte fshehurazi në shtëpinë e tij, që ndodhej në fshatin Shtoj i Ri. Policia, e cila po mbante nën vëzhgim banesën e familjes Dhampiraj, ka diktuar njërin prej autorëve dhe i ka vënë pranga. Ndërkohë, vendndodhja e Besmirit nuk u zbulua për një vit rresht, derisa ai vendosi t’i jepte fund jetës në arrati.

Konflikti mes dy familjeve

Përplasja mes dy familjeve Shpuza dhe Dhampiraj ka ardhur pas refuzimit që Hysniu i ka bërë njërit prej vëllezërve Dhampiraj, i cili kërkonte të fejohej me vajzën 15-vjeçare. Ky refuzim ka bërë që të dy familjet të mos kenë më paqe mes tyre. Vëllezërit Dhampiraj kishin sulmuar edhe herë të tjera shtëpinë e Shpuzëve, por deri një vit më parë nuk ishte shënuar asnjë viktimë mes tyre. Më 13 mars 2006, dy vëllezër të familjes Dhampiraj hynë në shtëpinë e Hysen Shpuzës për të marrë vajzën, të cilën njëri prej tyre e donte për grua. Ky akt u denoncua në polici, ndërsa vëllezërit u shpallën në kërkim. Një tjetër konflikt i armatosur ka ndodhur më 13 prill 2006, kur Hysni Shpuza i shpëtoi një atentati, por mbetet i plagosur vëllai i tij. Një tjetër denoncim mbërriti në polici, por sërish konflikti nuk u parandalua. Më 19 korrik të 2006, situata acarohet edhe më shumë, kur Albert dhe Ermal Dhampiraj arritën të marrin me dhunë vajzën, duke e dërguar deri në Postribë. Pas denoncimit, policia arriti të lirojë të miturën, por nuk mundi të arrestojë asnjërin prej vëllezërve. E kjo luftë mes dy familje shënoi viktimën e parë në shtator 2008, kur Hysni Shpuza u vra në tregun e fruta-perimeve. V. Idrizi

Atentati

Hakmarrja për vrasjen e babait

Më 1 nëntor 2008, dy muaj pas vrasjes së të atit, Izmir Shpuza tentoi të vrasë Bledar Dhampirin, për të marrë hakun e babait të tij. Izmiri i është afruar objektivit të tij dhe ka nxjerrë armën që mbante me vete, duke qëlluar mbi njërin prej vëllezërve. Plumbi i ka shkuar huq, ndërkohë që Bledar Dhampiraj i shpëtoi vdekjes. Me një të vrarë e disa atentate, konflikti mes familjeve Shpuza e Dhampiraj, për fat të keq, mbetet i hapur.
KORRIERI 14.9.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Helmohen nga ushqimi bashkëshortët, vdes gruaja 60 vjeçare
LUSHNJE
- Një 60 vjeçare ka humbur jetën, kurse bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë, pas konsumit të syfyrit mëngjesin e sotëm. Dyshimet e mjekëve janë helmim shkaktuar nga konsumi i ushqimit, por analizat përfundimtare do të përcaktojë edhe shkakun e helmimit.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerm -Sektor të rrethit të Lushnjes dhe viktimë është Zoje Hida, e cila ndërroi jetë pak kohë pas konsumit të mëngjesit dhe rëndë mbeti bashkëshorti i saj, Ramazan Hida.
Ata janë zgjuar herët në mëngjes për të ngrënë syfyrin, pasi kanë qenë me agjërim, por pak kohë pas kësaj janë ndjerë keq. I biri, që ndodhej në shtëpi së bashku me ta
i ka dërguar me urgjencë në spital, por megjithë ndihmën gruaja nuk ka arritur të shpëtojë. Mjekët kanë pohuar se janë marrë kampionë ushqimesh dhe janë dërguar për analizë në laboratorin toksikologjik në kryeqytet.
Kristaq Thanasi | 18/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari