Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 4 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
KRONIKA E ZEZE E NGJARJEVE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 28 Gusht 2009, 09:07
Hashashi në vazo, kapet shpërndarësi

TIRANE Gjithë ditën shiste drogë pranë Shkollës së Bashkuar dhe Shkollës së Kuqe dhe në darkë flinte gjumë nën aromën e hashashit që lëshonte bima e kanabisit e mbjellë në vazo. Ishin shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës ata që kryen ndalimin e Kreshnik Selfos, 29 vjeç, me disa doza heroinë të fshehura në portofol, por që pas kontrollit të kryer në banesën e tij në rrugën "Komuna e Parisit", skuadra e Antidrogës gjeti një mishelë lëndësh e bimësh narkotike. Policia dyshon se i arrestuari është një ndër shpërndarësit më aktivë të zonave të shënuara në hartën e Tiranës si problematike në shitjen e drogave; tek Shkolla e Bashkuar dhe Shkolla e Kuqe. Sasia e vogël e drogës dyshohet se ishte një koperturë për Selfon, që në rast se arrestohej të vetëdeklarohej përdorues për të shmangur dënimin. Në fakt, kështu ka ndodhur. Selfo mësohet se ka pranuar se është i vetmi pronar i drogës së kapur, ndërsa ka këmbëngulur se është narkoman dhe se e mbante për përdorim vetjak.
Arrestimi
Shërbimet e Komisariatit numër 4 të Policisë kanë qenë të parat që kanë pikasur veprimet e dyshimta të Selfos. E kanë ndaluar, i kanë bërë kontroll dhe aty kanë zbuluar dozat që u dyshuan të ishin heroinë. Policët nuk e kanë nënvlerësuar rastin ndonëse dozat ishin të pakta. Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit do të gjendeshin 2.5 gramë heroinë, e cila ishte ndarë në 10 doza të gatshme për shitje. Në banesë u gjet e mbjellë dhe një bimë kanabis, një grumbull farash hashashi me peshë rreth 1.4 gramë; 5.2 gramë të tjera hashash të përpunuar dhe gati për përdorim, një peshore elektronike që përdoret për ndarjen e drogës në doza, si dhe 25.500 lekë. Sipas policisë, materialet e sekuestruara përbëjnë një provë bindëse se Selfo nuk ishte thjesht një përdorues, por një shpërndarës i rëndësishëm në atë zonë.
Hetimi
Oficerët e Antidrogës pritej të merrnin në pyetje të arrestuarin në lidhje me mënyrën e sigurimit të drogave, kontakteve që kishte me rrjetet e furnitorëve, si dhe për rrjetin dhe grupmoshat e përdoruesve. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme nuk rezultonte të kishte pasur ndonjë avancim në hetime, për vetë faktin se Selfo vazhdonte të këmbëngulte se ishte vetë përdorues. Ndërsa pri-teshin analizat për të vërtetuar këtë fakt, sipas policisë kalimi në rrethana mohuese e vështirëson disi pozitën e të arrestuarit para drejtësisë.
» Dërguar më: 27/08/2009 - 13:13


Gerti Xhaja
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 29 Gusht 2009, 00:02
Humb jetën në aksident 35 vjeçarja, shpëton i biri i mitur

KORÇË
- Një grua 35 vjeçare nga Berati humbi jetën në një aksident automobilistik në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Në makinë me Enkelejda Shëmbarin udhëtonte edhe i biri në moshën 5 vjeçare, i cili ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë.
Burime nga Policia e Korçës thanë se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e mjetit tip "Fiat" me targa greke, është përplasur pas një muri betoni anës rrugës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Fillimisht e aksidentuara u transportua ne spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se Shëmbari po kthehej nga Greqia, ku kishte emigruar, për në Berat, së bashku me djalin e saj. Policia që hetoi këtë aksidenti tragjik, tha se, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit. Ndërsa fëmija ishte ulur në sediljen e pasme dhe ka marrë plagë të lehta.
ARTAN GRABOCKA | 28/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 29 Gusht 2009, 21:53
Humbi para dy ditësh, gjendet i mbytur 27 vjeçari

TEPELENE
- Një 27- vjeçar nga qyteti i Memaliaj, i cili ishte zhdukur para dy ditesh është gjetur pak më parë i mbytur në ujërat e lumit Vjosë.
Policia njoftoi se shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur "Agjencia Lufti", pas denoncimit te familjareve per zhdukjen e tij.
Pas identifikimit edhe me familjarët dhe ekzaminimit u arrit në përfundimin se për 27-vjeçarin që prej disa vitesh vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës), rezultoi fatale në humbjen e jetës. Policia lokale tha, se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg vendit ku u mbyt, në krahë të rrugës kombëtare Memaliaj-Ballsh.
Shekulli Online | 29/08/2009


Aksident i rëndë në Qafë Qelë, vdesin dy të rinj

PUKË
- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Qafë Qelë të aksit nacional Pukë-Shkodër. Dy të rinj, kanë mbetur të vdekur kur motorçikleta me të cilën udhëtonin është përplasur me një makinë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton.
Viktimat jane Gëzim Gjinaj 19 vjeç drejtues i motorçikletes dhe Viktor Ndoci 32 vjeç pasagjer. Te dy jane nga fshati Pacern komuna Hajmel në Shkodër. Eshte ndaluar drejtuesi i mjetit qe i përplasi, Adem Mehja, nga Puka i cili po jep versionin e ngjarjes ne polici. Paraprakisht thuhet se motori ku udhetonin dy te rinjve kishte devijuar rrugen duke dale ne korsine tjeter.
Anila Dushi | 29/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 29 Gusht 2009, 22:42
I jep fund jetës me fostoksinë

FIER
- Një 17 vjeçare i ka dhënë fund jetës pak orë pas mesditës së djeshme duke pirë dy kokrra të pesticidit fostoksinë. Lajmi konfirmohet si nga burimet policore të Fieri ashtu edhe nga burimet zyrtare të spitalit rajonal të këtij qyteti.
Ka qenë ora 14:00 e ditës së djeshme kur në urgjencën e spitalit rajonal Fier ka mbërritur në gjendje të rëndë 17-vjeçarja E. K. e shoqëruar edhe nga familjarët e saj. Me gjithë nxitimin e familjarëve për ta sjellë sa më shpejt në spital vajzën dhe për t’i dhënë në kohë ndihmën e parë mjekësore, bluzat e bardha të këtij spitali kanë pohuar se trupi i 17-vjeçares ka mbërritur pa jetë në urgjencë.
Më pas ajo është dërguar në morgun e spitalit rajonal Fier ku i është nënshtruar autopsisë. Gjatë kohës që trupi i pa jetë ka qëndruar për afro 30 minutash në njërën prej dhomave të urgjencës në këtë spital familjarët kanë pohuar se vajza kishte pirë dy kokrra fostoksinë. Shkaku i marrjes së këtij vendimi prej saj ka qenë një grindje në mesditën e sotme mes saj dhe familjarëve për një lidhje dashurore që ajo kish pasur. Pasi kishin debatuar në banesën e tyre ajo ishte futur në njërën prej dhomave të shtëpisë ku edhe kreu aktin vetflijues, kanë pohuar familjarët për bluzat e bardha që kanë kryer edhe pritjen e trupit të saj në urgjencën e spitalit.
Nga ana e saj policia e Fierit pasi ka marrë informacion për vdekjen e vajzës 17-vjeçare ka mbërritur në ambientet e spitalit ku ka marrë në pyetje familjarët për sa kishte ndodhur. Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e vetëvrasjes se 17-vjeçares
.
A.Prifti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
14 vjeçarja vetëhelmohet pas vdekjes së nënës dhe braktisjes nga i ati

ELBASAN
-Tenton ti japë fund jetës me fostoksinë 14 vjeçarja që ishte braktisur edhe nga i ati pas vdekjes së nënës. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Gjocaj të rrethit të Peqinit kur një e mitur me inicialet D.P teksa jetonte tek shtëpia e gjyshërve të saj ka zgjedhur orët e vona të mbrëmjes për të kryer krimin kundër vetes. Pasi kishte siguruar helmin nëpërmjet një farmacie bujqësore, vajza ka pritur që të zërë gjumi të gjithë pjesëtarët e familjes për të bërë fakt atë që kish menduar. Më pas ka marrë kokrrat e fostoksinës, i ka gëlltitur në pritje të efektit të tyre. Zhurma dhe ankimet e vajzës kanë zgjuar gjyshen e cila ka lajmëruar pjesëtarët e tjerë duke e transportuar të miturën drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Gjendja e saj konsiderohet mjaft e rëndë. Gjyshja e saj e kishte vënë re mërzitjen e fëmijës por asnjëherë nuk e kishte çuar nëpër mend se vajza do të arrinte deri në vetëvrasje.

E gjithë tragjedia për vajzën ka nisur një vit më parë kur ka humbur papritur nënën. Vdekja e prindit e ka shkatërruar mjaft të miturën e cila një vit më pas veç mungesës së dashurisë së nënës do të përballej me mungesën e dashurisë së të atit. Ky i fundit ka vendosur të martohet duke u shpërngulur në Elbasan por pa e marrë me vete vajzën e mitur. Ai kishte vendosur ta linte tek gjyshërit e saj duke ndërtuar një familje e re. Kjo ka qenë një tragjedi e dytë për vajzën e vogël e cila ka rënë në depresion e bindur se babai nuk e donte më. Pasi ka qëndruar për disa kohë e heshtur dhe mjaft e mërzitur vajza kishte organizuar gjithçka për vetëflijimin e saj. 14 vjeçarja që kish mbetur jetime në moshën më delikate tashmë po lufton me vdekjen. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e faktuar shkaqet që çuan drejt këtij akti të miturën. Ndërkohë gjendja e saj vazhdon të mbetet shqetësuese në spitalin Ushtarak të Tiranës.
BARDHA NERGJONI | 30/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Aldo Bare shëtiste me kokën e Dajës në dorë"
ImazhImazhImazh

Dëshmia

Rrëfimi i dëshmitares së krimit makabër: Ata shëtisnin në qytet dhe bërtisnin: O papu, ja koka e Artur Dajës

TIRANË- "Aldo Bare, Enver Dondollaku, Arjan Aliço, Erion Cici, Enver e Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Leonard Prifti dhe shumë anëtarë të tjerë të bandës së Lushnjes, shëtisnin dhe loznin me kokën e prerë të Artur Dajës më 21 tetor 1998 nëpër qendër të qytetit".

Kjo është një pjesë e dëshmisë "bombë" të lexuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë procesit për bandën e Aldo Bares.

Dëshmitarja Mimoza Haxhiu është marrë në pyetje në vitin 2006 dhe ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga banda e Lushnjes gjatë viteve 1997-'98. Pas kësaj dëshmie, gruaja ka emigruar në Gjermani së bashku me familjen.

Largimi i saj nga Shqipëria është bërë për arsye sigurie dhe për këtë arsye prokuroria është detyruar që të lexojë dëshminë në gjykatë.

"Ka qenë fundi i muajt tetor i vitit 1998, rreth orës 8 apo 9 të mëngjesit, kisha dalë tek shtëpia e vjehrrës që ndodhet pas Gjykatës së Rrethit. Po ikja nga shtëpia para Prokurorisë, tek rruga që të çon tek shatërvani në qendër të qytetit. Sa kalova para shatërvanit, pashë para Bashkisë rreth 50 metra më tutje një grup personash që po vinin drejt shatërvanit.

Në dorë kishin një kokë njeriu dhe thërrisnin "O papu, ja koka e Artur Dajës". Në këtë grup personash unë arrita të njihja, Leonard Priftin, Enver Dondollakun, Ilir Stërgun, Erion Cicin, Arben Boricin, Enver Boriçin, Aldo Baren.

Koka ishte me flokë të gjata por që nuk e dalloja dot fytyrën, por më vonë po atë ditë mësova se me të vërtetë kishte qenë koka e Artur Dajës, hasmit te Alfred Shkurtit.

Personat e mësipërm i njoh ngaqë frekuentonin vazhdimisht lokalin tonë që ndodhej mbrapa ish-Hotel Myzeqesë në Lushnje",-mësohet të ketë thënë ndër të tjera dëshmitarja Mimoza Haxhiu para oficerëve të policisë.

Në vazhdim të deklarimit të saj, Haxhiu konfirmon edhe djegien e banesës së kunatit të saj shtetasit Shkëlqim Haxhiu, për të cilën akuzohen të pandehurit e këtij procesi gjyqësor.

"Në vitin 1997 na janë kthyer pronat dhe kemi marrë godinën pranë hotel Myzeqesë në Lushnje. E meremetuam dhe e shndërruam në godinë banimi me dy dhoma dhe një kuzhine.

Për arsye ekonomike njërën nga dhomat e bëmë një dyqan të shitjes me shumice dhe pakicë të artikujve ushqimore. Me to nxirrnim shpenzimet e familjes. Në vitin 1998 ngjitur me dyqanin investova dhe hapa edhe një restorant. Në fund të muajit gusht rreth orës 1:30 minuta pas mesnatës dëgjova goditje të forta në portën e jashtme.

Burri im, Sami Haxhiu, nuk ishte në shtëpi pasi kishte shkuar tek nëna e tij e sëmurë, duke u gjendur përballë kësaj situate pa hapur derën dal në dritare. Pashë që para shtëpisë sime ishin grumbulluar disa persona të armatosur me automatik në dorë.

Sa i pashë unë arrita të njoh aty: Ilir Stërgun, Arben Boriçin, Enver Boriçin, Enver Dondollaku, Arjan Aliçon e të tjerë që nuk arrita t'i njihja. Unë pashë aty edhe Leonardin që këta e thërrisnin Çibuku ose Zhvejku. Në të njëjtën kohë që këta po përpiqeshin të hapnin derën, thërrisnin "do ju vrasim. Duam Samiun.

Do ju djegim brenda". Unë e frikësuar nxitova dhe lëviza një tavolinë metalike që lëshoi një zhurmë karakteristike që u duk si mbushja e një arme. Sa u dëgjua kjo zhurmë ata u larguan. Pas pak mblodha veten dhe mora në telefon vjehrrin tim, i thashë se mos takoheshin me Samiun rrugës dhe i ndodhte ndonjë gjë.

Të nesërmen mora vesh që i kishin djegur shtëpinë Shkëlqim Haxhiut, kunatit tim. Pas dy javësh dhe në vazhdim mua më kanë kërcënuar në telefon disa herë dhe u detyruam të iknim bashkë me familjen, fillimisht në Greqi, më pas në Turqi dhe në fund në Gjermani",- thuhet në procesverbalin e deklarimit të shtetases Mimoza Haxhiu e cila u administrua në dosjen e procesit gjyqësor.

Pranvera Haxhiu
"Si na mori peng banda e Lushnjes"

TIRANË- Po gjatë seancës së djeshme në ngarkim të të pandehurve të akuzuar si pjesëtar të "bandës" së Lushnjës, u lexua edhe deklarimi i dëshmitares së akuzës Pranvera Haxhiut, e cila është marrë peng nga anëtarët e kësaj bande për disa orë së bashku me familjarët e tjerë. "Në fund të muajt gusht 1998, disa persona erdhën tek dera e banesës dhe bërtisnin. Në kohën që po hapja derën personat thoshin se ishin të policisë.

Ishin të gjithë të maskuar, ndërsa armë nuk vura re se kishin me vete. Hynë në banesë dhe më marrin mua dhe bashkëshortin tim Karafilin. Na hipën në një furgon të mbyllur ku pamë se ishte bashkëshortja dhe familjarë të tjerë të kunatit Shkëlqim Haxhiu.

Nuk e morëm vesh se ku po na çonin, kur pas 20 minutash rrugë na zbritën dhe na futën në një dhomë që se morëm vesh se ku ishte",- ka rrëfyer në procesverbalin e saj shtetasja Pranvera Haxhiu.

Sipas saj, aty janë pyetur të gjithëve se ku ndodhej Shkëlqim Haxhiu i cili kishte ikur vetëm pak para hapjes së derës së kërkuar nga personat e armatosur.

"Pasi na pyetën na lanë të lirë, por, kur u kthyem në shtëpi, vumë re që banesa e Shkëlqim Haxhiut ishte përfshirë nga flakët," -ka thënë Haxhiu në deklarimin e saj, që në vazhdim të seancës u administrua edhe dëshmia e bashkëshortit të saj Karafil Haxhiu, i cili kishte të njëjtën dëshmi që për efekt kohe nuk e lexoi Gjykata.

Flamur Bilbili
"Më vranë vëllanë se ishte shoku i Tur Dajës"

TIRANË- "Vëllanë tim Luan Bilbili e morën pjesëtarët e "bandës" së Alfred Shkurtit për një sqarim dhe e vranë pse ishte shok i Artur Dajës". Me këto fjalë i ishte përgjigjur ndër të tjera oficerëve të policisë shtetasi Flamur Bilbili, të cilit 17 gushtin e 1998 anëtarët e "bandës" së Lushnjës ia kishin vrarë vëllanë dhe hedhur në vendin e quajtur "gropa e derrit".

"Ditën e varrimit të vëllait më 19 gusht 1998 më kanë thënë se vëllanë tim e kanë vrarë pjesëtarët e "bandës" së Alfred Shkurtit, pasi Luani ishte shok me Artur Dajën.

Në banesë e kishin marrë Ilir Stërgu e Arben Boriçi, të cilët e kishin ftuar për një sqarim në "Komisariatin e Fredit" dhe më pas e kishin vrarë. Pasi e kanë vrarë e kanë hedhur trupin e tij në vendin e quajtur "gropa e derrit" në afërsi të vendit të njohur si "Kodrat e Ullinjve" në afërsi të fabrikës së tullave në Lushnje.

Personat e Fred Shkurtit e kishin pyetur për një shpërthim që kishte ndodhur nga data 15 gusht 1998 në afërsi të banesës së familjes tonë në Lushnje, por, që atë ditë ai nuk u kthye më i gjallë, pasi e kishin vrarë", -ka nënvizuar para oficerëve në vitin 2006 shtetasi Flamur Bilbili në dëshminë e tij që u administrua në dosjen penale në ngarkim të të pandehurve të "bandës" së Lushnjës.
Flamur Vezaj | 05/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Historia e policit Aldo Bare, që u shndërrua në kapo mafioz
Imazh
Zyrtarizohet dosja për krimet e Alfred Shkururtit dhe njerëzve të tij. Prokuroria mbyll hetimet

Mjaftoi qëAldo Bare dhe miqtë e tij të bënin një xhiro në qytetin e Lushnjes, duke mbajtur në duar kokën e Artur Dajës, për të shënuar "kurorëzimin e mbretit të ri", që në pak kohë ishte shndërruar në liderin e padiskutueshëm të një grupi kriminal dhe një prej krerëve mafiozë më të rrezikshëm të Shqipërisë. Historia e kapobandës, e cila ishte shndërruar në mit, ka tashmë një version zyrtarë. Prokuroria i ka dhënë dorën e fundit dosjes, duke mbyllur hetimet, e shpejt do ta dërgojë atë në gjykatë. Një dosje e mbushur me fakte dhe dëshmi, mbi një luftë "mafioze" dhe dhjetra vrasje hakmarrje, ku për herë të parë historive të rrëfyera shpesh si legjenda u jepet intonacioni zyrtarë i fakteve, që i bëjnë ato edhe më rrëqethëse. Vrasje, hedhje kokash në erë me eksploziv, pengmarrje, tortura dhe përdhunë e tejskajshme, të gjitha si pjesë e jetës së një ish polici, Alfred Shkurtit alias Aldo Bares dhe ''bandës'' së tij, e cila mbase nuk do të kishte ekzistuar, nëse ish-shoqëruesi i Ministrit të Brendshëm gjatë viteve 1988 –'91, nuk do të ishte i pranishëm në vrasjen e vëllait të tij Ramadan Shkurti, nga i ''forti'' i asaj kohe në zonën e Myzeqesë, Artur Daja.

"Konflikti mes Shkurtit dhe Dajës kishte filluar gjatë një loje bilardo në pranverën e vitit 1997 në një lokal të qytetit të Lushnjës, ku pas debatit me fjalë dy të "fortit" e zonës, i kishin lënë fjalët peng për t'u takuar më vonë", thuhet në dosjen e prokurorisë. Pak ditë nga zënka me fjalë në korrik të vitit 1997, Alfred Shkurti së bashku me vëllain e tij Ramadan Shkurti, Enver dhe Bardhyl Rabija të prekur në sedër nga ofendimet e bëra në drejtim të tyre në vend publik, u nisën me një autoveturë në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja me disa pjesëtarë të familjes së tij që të "hakmerren". "Vetëm pak metra larg verandës ku ishte ulur Daja, dy vëllezërit Shkurti dhe Rabijat filluan të qëllonin në drejtim të tyre, shkëmbimi i zjarrit zgjati disa minuta ku mbeti i vrarë në lokal Genci Kashari shoku i Artur Dajës, dhe u plagosu ky i fundit. Ndërsa, nga "atentatorët" mbeti i plagosur Enver Rabija i cili me ndihmën e Alfred Shkurtit po largohej me vrap nga vendngjarja duke lënë po të plagosur në makinë vëllain e tij, Ramdan Shkurtin dhe Bardhyl Rabijën. "Tur Daja", duke parë se nga makina ku qëllohej vetëm pak sekonda më parë nuk kishte shkrepje armësh, u vërsul mbi dy të plagosurit Ramadan Shkurti e Bardhyl Rabija duke i qëlluar vetëm pak centimetra larg kokës së tyre e duke i ekzekutuar në vend. Ndërsa, skena e parë nga larg nga i vëllai i tij, Alfred Shkurti alias Aldo Bare irritoi këtë të fundit duke zgjuar një urrejtje që zgjati për rreth 10 vjet kundër shokëve, miqve dhe të afërmve të Artur Dajës", thuhet në dosje. Ky moment shënondatën e fillimit të "bandës së Lushnjës" me në krye, ish-efektivin e BRISKU-t për disa vite Alfred Shkurtin. "Fillimisht në këtë grup u mblodhën: Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben e Enver Boriçi, Enver Dondollaku, të gjithë shokë, miq e të afërm të "kokës" së grupit, Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurti. Më pas, kësaj bande ju bashkuan edhe: Maksim Çela, Erion Cici, Dritan Vila, Leonard Prifti, Erion Kashari, Elton Mermali, Petrit Liçi, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina dhe Arjan Aliço. Me mbledhjen e këtyre "ushtarëve" për rreth "kryetarit", siç e quanin në biseda telefonike Aldo Baren, filluan edhe ekzekutimet nëpër qyetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij", shënon prokuroria.

Vrasjet filluan me ekzekutimin e Genci Kasharit, Ramadan Shkurtit dhe Bardhyl Rabija, duke vazhduar me ekzekutimin në sy të familjes të shqiptaro-maqedonasit Xhevat Demiri, më pas vritet nga anëtarët e "bandës"shtetasi Nimet Zeneli. Gjatë kësaj kohe banda ekzekuton edhe persona të tjerë, ndërsa qëllimin kryesorë arrin ta përmbushë vetëm më 21 tetor 1998. Artura Daja vritet, dhe më pas i pritet koka që shfaqet në duart e anëtarëve të bandës në qendër të qytetit të Lushnjes, në fund trupi të pajetë i vihet eksploziv. Tashmë Bare ishte "mbreti", "profesori" apo sidoqë e quanin njerëzit e tij të cilët asnjëherë nuk ia kthenin fjalën. Nga 1998 deri në 2006, banda e krijuar dhe e drejtuar prej tij, kryen dhjetra krime, ndërsa është një ndër trafikueset më të fuqishme të drogëve dhe armëve, e tashmë ka nën kontroll Lagunën e Karavastasë dhe asete të tjera publike, përfshi edhe kontrollin e ekipit të futbollit të Lushnjes. Banda tashmë e konsideronte veten mjaft të fuqishme sa për t'iu kundërvënë edhe shtetit, duke sulmuar disa herë krerë të policisë lokale e në fund duke vrarë inspektorin e krimeve Klenti Bano. Pas vrasjes së njerëzve të Dajës, ekzekutohen nga bande Artan Sulçe, Bledar Haxhia, Nosh Gjeloshaj, Alfred Pirra, si dhe janë plagosur Bernard Linatopit dhe Bardhyl Kurti. E gjithë kjo e shoqëruar me trafikun e drogës dhe armëve e të gomoneve që niseshin nga Laguna e Karavastasë dhe përfundonin në prigjet e Italisë. Sot tre shtete, kanë çështje të hapura ndaj anëtarëve të bandës ndërsa në Shqipëri dhe Itali, janë marrë vendime ndaj tyre.

Dosja e zbardhur e vrasjeve të Bares dhe njerëzve të tij


Prokuroria për Krime të Rënda në datë 07.02.2006 ka regjistruar procedimin penal me nr.15.

Ky procedim penal është regjistruar në emër të shtetasve Aldo Bare (me emër të ndryshuar nga Alfred Shkurti), Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stërgu, Erion Cici, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku, Rexhep Gina etj. Më poshtë dosja e përmbledhur e krimeve të kryera nga "Banda e Lushnjes", ekzekutimet dhe tentativa e dështuar për të vrarë Aldo Baren...

Fillimi i vrasjeve


Në muajin Korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi Ramadan Shkurti, i vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti me emër të ndryshuar Aldo Bare. Në këtë datë i pandehuri Aldo Bare, së bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija janë nisur me një auto-veturë në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Kur janë afruar rreth 5 metra, i pandehuri Aldo Bare, së bashku me personat e tjerë të ndodhur ne automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Pas fillimit të goditjes edhe nga ana e lokalit kanë filluar të qëllojnë në drejtim të automjetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda në verandën e lokalit ku ndodhej edhe Artur Daja. Ne verandën e lokalit nën shoqërimin e Artur Dajës ndodheshin familjar të tij, shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkëmbimit të zjarrit i pandehuri Aldo Bare së bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija, janë larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, duke vazhduar të qëllonin herë pas here në drejtim të lokalit. Në vendngjarje dhe pikërisht në automjet mbetën të plagosur Ramadan Shkurti (vëllai i të pandehurit Aldo Bare), dhe Bardhyl Rabija. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i plagosur edhe Artur Daja, i cili i afrohet në automjetin ku ndodheshin të plagosurit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti, duke i qëlluar nga afër me armë zjarri, shkrepja që i solli vdekjen e menjëhershme. Për këtë vrasje të vëllait të tij, i pandehuri Aldo Bare akuzoi Artur Dajën si ekzekutor. Për këtë arsye së bashku me grupin e tij, i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa herë për të vrarë Artur Dajën. Pas vrasjes të vëllait të tij i pandehuri Aldo Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën "Banda e Lushnjes". Fillimisht në këtë grup u mblodhën të pandehurit Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben Boriçi, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë.

Vrasja e Xhevat Demirit

Pikërisht në këtë periudhë, me datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjes viktima së bashku me familjarë të tij janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe të pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanë vënë maskat në kokë ata kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Xhevat Demiri, i cili kishte zbritur nga furgoni, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndërkohë i pandehuri Arben Boriçi i cili rrinte në një autoveturë afër vendit të ngjarjes është afruar me shpejtësi dhe në autoveturë kanë hipur të gjithë personat e sipërcituar.

Vrasja e Nimet Zenelit


Me datë 13.02.1998 në vendin e quajtur Kolonjë të Rrethit Lushnjeështë vrarë me armë zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Në rrugën automobilistike persona të armatosur, ku ndërmjet të tjerëve edhe të pandehurit Arben Boriçi e Ilir Stergu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanë zënë pritë fuoristradës Tojota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kanë parë furgonin të afrohej kanë qëlluar me armë automatik në drejtim tëtij. Në fuoristradë udhetonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i shtetasit Artur Daja, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli, shokë të shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares, me qëllim për tu shmangur nga goditja e grupit, fshihej tek shtetasit e sipërpërmendur. Menjëherë shoferi i furgonit, shtetasi Masar Aliu, ka nxjerrë nga rruga makinën dhe të tre personat kanë dalë nga furgoni dhe janë larguar me vrap. Të pandehurit Arben Boriçi dhe Ilir Stergukanë ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të ketyre të fundit. Gjatë ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stergu së bashku me të pandehurin Arben Borici i janë afruar të plagosurit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Dy shtetasit e tjerë Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kanë mundur t'i shpëtonin ekzekutimit.

Vrasja e Masar Aliut dhe Idajet Beqirit

Disa ditë më vonë, më datë 22.02.1998 në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnje, me qëllimin e vetëm vrasjen e shtetasit Masar Aliu, persona të armatosur ku ndërmjet tyre edhe të pandehurit Enver Dondollaku,Ilir Stergu dhe Arben Boriçi kanë pritur ardhjen me makinë të shtetasit Masar Aliu. Pasi kanë pikasur ardhjen e makinës kanë dalë dhe kanë ndaluar makinën. Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Masar Aliu duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj, ata kanë qëlluar edhe në drejtim të shtetasit Idajet Beqiri i cili ka qenë rastësisht brenda në automjet.

Vrasja e Luan Bilbilit


Me datë 18.08.1998 në vendin e quajtur "Kodrat e ullinjve" në afërsi të fabrikës së tullave të rrethit Lushnjeështë gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i shtetasit Artur Daja.Në mëngjesin e ditës së ngjarjes në shtëpinë e Luan Bilbilit kanë vajturpersona të armatosur, ku ndërmjet tyre kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu dhe Arben Boriçi.Më pas shtetasi Luan Bilbili është gjetur i vrarë.

Atentati i dështuar ndaj Bares

Në gusht të vitit 1998 është djegur me anë të zjarrit banesa e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Persona të armatosur, ku ndërmjet tyre të pandehuritIlir Stergu, Arben Boriçi; Enver Boriçi ; Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Ginanë bashkëpunim me të pandehurit Aldo Bare; Enver Dondollaku; dhe shtetasin e vrarë Leonard Prifti, të cilëtditën e ngjarjes kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Pasi nuk kanë gjetur personat të cilët kërkonin, ata i kanë vënë zjarrin shtepisë dhe kanë marrë me vete disa nga personat që ndodheshin brenda në shtëpi. Ngjarja në fjalë është e lidhur me një ngjarje tjetër e ndodhur në Lushnje në të njëjtën ditë. Paraditen e ditës së ngjarjes është bërë goditja me antitank e një makine në Sul Zotaj (Lushnje), ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal i pandehuri Alfred Shkurti. Në vendngjarje ka qenë edhe furgoni i shtetasit Shkëlqim Haxhiu, nga ku është qëlluar me anti tank dhe armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesëtar të tjerë të bandës së tij.

Masakrimi i kufomës së Artur Dajës


Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjes pasi është dëgjuar njëplasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje, pjesë të një trupi njeriu.Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjes pjesëtar të grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare kanë kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës. Ndërmjet tyre në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stergu, Arben Boriçi, Erion Cici, Arjan Aliço, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti dhe person atë të tjerë. Të gjithë viktimat kane qenë shokë apo miq të shtetasit Artur Daja i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga ana e të

pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kanë pasur konflikte personale me të pandehurit.

Nofka


Si moment i krjimit të organizatës, e ashtëquajtura "Bandë e Lushnjes" apo "Grupi i Alfred Shkurtit" është vrasja dhe dhunimi i kufomës së shtetasit Ramadan Shkurti, vëllai i Aldo Bares, në muajin Korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjes. Kjo vrasje erdhi si pasojë e përballjes me bandën e shtetasit Artur Daja, banor i qytetit të Lushnjes. Pas vrasjes shtetasi Aldo Bare, me qëllim hakmarrrjen ndaj shtetasit Artur Daja dhe pjesëtarëve të bandës, krijoi bandën e tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Aldo Bare ka një rol dhe autoritet absolut në organizatë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar që të gjithë anëtarët e organizatës kriminale kanë pasur një disiplinë të fortë të drejtuar dhe të kontrolluar nga i pandehur Aldo Bare. Në gjithë veprimtarinë e saj kjo organizatë udhëhiqej nga interesat e të pandehuritAldo Bare. Anëtarët e organizatës i drejtoheshin drejtuesit të tyreAldo Bares me nofkat të tilla si : « I madhi » ; « Profesori » ; « Kryetari » e të tjera. Disiplina e fortë dallohej qartë në momentet kur urdhërat e të pandehurit Aldo Bare nuk bëheshin të diskutueshëm. Ato zbatoheshin me fanatizëm nga të gjithë anetarët e organizatës të cilëtvepronin nëpërmjet ushtrimit të dhunës psiqike, fizike si dhe të veprimeve kriminale të tilla si : rrahje, heqje të lirisë, tortura, vrasje. Në vijim të veprimtarisë kriminale kjo organizatë është kujdesur vazhdimisht në drejtim të ushtrimit të veprimtarive ekonomike ku pjestarë të organizatës ushtronin role të caktuara. Këto veprimtari shtriheshin në Lagunën e Karavastasë, në shoqerinë e sport-klub Lushnje, në bingon e qytetit e të tjera.

Banda
Alfred Shkurtin alias Aldo Bare (Në gjykim)
Ilir Stërgu (Në gjykim)
Afrim Hoxha (Në gjykim)
Arben Boriçi (Në gjykim)
Enver Boriçi (Në gjykim)
Enver Dondollaku (Në gjykim)
Jorgo Muzaka( Në gjykim)
Rexhep Gina (Në gjykim)
Arjan Aliço (Në gjykim)
Maksim Çela (I dënuar me 25 vjet burg)
Erion Cici (I dënuar me 25 vjet burg)
Dritan Vila (I dënuar me burgim të përjetshëm)
Leonard Prifti (I vrarë)
Erion Kashari (I dënuar në Lushnje)
Elton Mermali (I dënuar në Lushnje)
Petrit Liçi (I penduar, i dënuar me 7 vjet burg)

HETIMI


Vrasja e ish-kreut të SHIK, vazhdojnë hetimet për bandën

TIRANË- Burimet pranë organit të akuzës bënë të ditur se vazhdojnë hetimet edhe për disa vrasje të tjera të kryera nga pjesëtarët e bandës së Lushnjës. "Ndër vrasjet për të cilat vazhdon hetimi janë vrasja me paramendim, në rrethana cilësuese të shtetasit Bashkim Shkurti, ish-kreu i SHIK-ut në qytetin e Lushnjës, e ndodhur më 11-maj të vitit 1998 në qendër të qytetit të Lushnjës. Gjithashtu, po hetohet për zbulimin e atentatorëve të vrasjes së nënkryetarit të Bashkisë së Lushnjës, shtetasit Drago Voshtina, i ekzekutuar më 15-maj të vitit 1999 në hyrje të bashkisë së Lushnjës",-thanë burime nga prokuroria. Ndërkohë, mbi anëtarët e bandës së Lushnjës janë hedhur dyshimet edhe për vrasjen e shtetasit Klodian Haxhia, pronari i hotel ''Myzeqeja", vrasje kjo e ndodhur më 11-janar të vitit 2005 në lagjen "Loni Dhamo" pranë qendrës së Lushnjes. Shkak për këtë vrasje, sipas akuzës, dyshohet se ka qenë konflikti për privatizimin e hotel "Myzeqeja" në Lushnje nga familja Haxhiu.

VRARË
Genci Kashari,
Artur Daja,
Xhevdet Demiri
Artan Sulçe,
Bledar Haxhia,
Nosh Gjeloshaj,
Alfred Pirra,
Klenti Bano
Nimet Zeneli
Masar Aliu,
Idajet Beqiri,
Luan Bilbili,

PLAGOSUR
Bernard Linatopit
Bardhyl Kurti
Arben Kicja

AKUZAT


Aldo Bare alias Alfred Shkurti, akuzohet:
"Vrasjes me paramendim" të shtetasve Genci Kashari, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu.
"Vrasjes me paramendim", të ngelur në tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
"Mbajtjes pa leje të armëve luftarake",
"Shkatërrimit të pronës me zjarr" të baneses së shtetasit Shkëlqim Haxhiu, "Organizimit, Financimit dhe krijimit të organizatës kriminale"; "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale", parashikuar nga nenet 333 dhe 334 te Kodit Penal.

Enver Dondollaku, akuzohet :

"Vrasjes me paramendim" të shtetasit Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu, Idajet Beqiri
"Vrasjes me paramendim", të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu,
"Mbajtjes pa leje të armëve luftarake"
"Shkatërrimit të pronës me zjarr" të banesës së shtetasit Shkëlqim Haxhiu
"Pjesëmarrjes në organizatën kriminale" dhe "kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale"
"Vjedhjes me dhunë", në dëm të shtetasit Baki Taullai, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Bare e Dondollaku, do të gjykohen në mungesë


TIRANË- Dosja ndaj të pandehurve të dërguar tashmë në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, Aldo Bare dhe Enver Dondollaku do të zhvillohet në mungesë derisa të ekstradohen në Shqipëri. Pasi kreu i bandës, Bare ndodhet i arrestuar në Turqi dhe pritet që të shqyrtohet kërkesa e palës shqiptare për ekstradimin e tij. Ndërkohë për të pandehuri e cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares, Enver Dondollaku, tashmë është dosja e dytë që do të gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dosja e parë është ndarë nga të pandehurit e tjerë, Makism Çela, Erion Cici, Dritan Vila dhe Petrit Liçi, të cilët tashmë janë dënuar për veprat e kryera, pasi u arrestua në Itali dhe pritet të shqyrtohet kërkesa e ekstradimit të tij. Por, kjo gjë është thuajse e pamundur, pasi në shtetit italian, i pandehuri është dënuar nga Shkalla e parë e Gjykatës së Milanos me 16 vjet burg, për akuzën e "trafikut të drogës". Kështu, që dosja ndaj Bares dhe Dondollakut pritet të filloi gjykimin në mungesë në lidhje me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Flamur Vezaj
Marte, 10 Korrik 2007
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Aksident në Shkozet, një i vdekur dhe dy të plagosur
Imazh
Durrës - Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot në mesditë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 kur një motor përplasi shtetasen M. Xhahuri, 50 vjeçe, duke e lënë atë të vdekur në vend, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Elton Tuci dhe pasagjeri Ilir Dama kanë marrë plagë të rënda.

Policia e ndodhur në vendngjarje konstatoi se viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga motori që ecte me shpejtësi. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
gaz. ''Start'' 2009-09-13
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Një i vdekur, disa të plagosur në Tiranë-Durrës

Imazh
Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 08:00 të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë 6 automjete.
Burime nga policia rrugore bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person. Viktima është goditur disa herë rresht nga makinat e përfshira në aksident.

Emri i viktimës ende nuk dihet, ndërohë që policia thotë se nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona të tjerë.

Sipas disa burimeve mësohet se në vendngjarje, pranë një qendre tregtare kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët janë duke punuar për të zbardhur skenën e aksidentit.
gaz.''Start'' 2009-09-13
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
E përplas motori, vdes 50-vjeçarja, 2 të plagosur
DURRËS- Një kalimtare 50-vjeçare humbi jetën sot e përplasur nga një motocikletë, teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Ngjarja ndodhi në periferi të Durrës dhe viktimë sipas policisë është 50-vjeçarja Mexhide Xhahuri, nga Yzberishti i Tiranës.
"Gruaja u përplas për vdekje nga një motoçikletë që drejtohej nga një 21 vjeçar, rreth orës 11:45 të ditës së sotme, në rrugën unazë të ish-kënetës pranë Shkozetit"- thënë burimet policore. Sipas tyre, drejtuesi i mjetit motorik tip Yamaha Elton Tuçi, 21 vjeç, me banim në Shën Vlash dhe 25 vjeçari nga Lushnja, Ilir Dama, që udhëtonte së bashku me të, janë dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit.
Aksidenti, sipas hetimeve të para, është pasojë e shpejtësisë me të cilën lëvizte motoçikleta në zonën e banuar të ish-kënetës.
MARK BRUNGA | 13/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 4 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:24
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari