Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 3 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
KRONIKA E ZEZE E NGJARJEVE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 21 Gusht 2009, 10:43
Alekt Zenelaj AGJENTI I POLICISE FIER- MIK I DRITAN DAJTIT
Dajti, SHKB zbulon policin e dyte

Fier
- Vrasja e kater agjenteve speciale gjate operacionit ne Durres per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti, ka vene ne shenjester te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem pikerisht uniformat blu. Shkak eshte bere zbulimi i 5 numrave te telefonit te policeve, ne aparatin e te denuarit me 20 vjet burg, per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa. Pas efektivit te Policise se Durresit, dje eshte zbuluar edhe emri i dyte i efektivit qe dyshohet te kete pasur miqesi me 38-vjecarin. Burime te besueshme ne Policine e Fierit thane se ai eshte 23 vjec, agjent i Zyres se Nderhyrjes Operacionale, me emrin Alket Zenelaj, qe aktualisht nuk gjendet ne detyre.

Zyrtaret e SHKB-se dhe Ministrise se Brendshme, kane zbarkuar ne Fier prej disa ditesh dhe gjate verifikimit te numrave me kontrate me 41, qe i korrespondojne Policise se Shtetit, mesohet se eshte gjetur edhe numri i nje agjenti qe ka pasur biseda telefonike me Dajtin dhe dy te afermit e tij, Erges Xhaxhi e Ledion Mara, ky i vrare. Verifikimet po kryhen ne sekret te plote, duke shmangur drejtuesit e policise vendore dhe ata te zyres se SHKB-se ne qark. Te kontaktuar nga gazeta, drejtues te uniformave blu mohuan qe te kene dijeni per kete fakt, apo t'u jete komunikuar se, nje nga numrat eshte i policeve te Fierit. Gjithsesi burime konfidenciale konfirmojne se tashme kreret e SHKB-se, e kane nje emer qe i perket organikes se kesaj drejtorie policie dhe po verifikohen thirrjet e kryera, bisedat dhe mesazhet. Mesohet se agjenti Alekt Zenelaj prej rreth dy vjetesh sherben ne kete drejtori. Aktualisht mesohet se ai ka shkuar me pushime, ndersa vijojne hetimet per te zbardhur te verteten dhe nese agjenti rezulton i implikuar ne kete ceshtje. "Ne jemi ne pritje qe te na njoftojne apo te na kerkojne nje informacion te detajuar, por deri me sot nuk kemi asnje dijeni se per cilin efektiv behet fjale",-tha nje tjeter zyrtar i policise vendore per gazeten "KJ", i pyetur rreth kesaj ceshtjeje. Duket se SHKB-ja ne Ministri mban larg vartesit e zyres se saj ne baze dhe ata te policise vendore, per te mos kompromentuar hetimet. Nuk dihet ende se sa te ngushta jane lidhjet e agjentit me Dritan Dajtin, por nese vertetohet kjo gje, atehere ai mund te perballet me shume akuza pervec "shperdorimit te detyres" apo "perkrahjes se autorit te krimit dhe moskallezimit".
E Premte, 21 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 21 Gusht 2009, 13:20
Depresioni, vetëvaret në banesë ish-oficeri

FIER Një 50-vjeçar, ushtarak karriere në rezervë, i ka dhënë dje fund jetës së tij duke u vetëvarur në tualetin e banesës. Sipas burimeve për "Gazeta Shqiptare", ngjarja e rëndë është shënuar gjatë orëve të para të ditës së mërkurë, ndërsa policia ka deklaruar se bëhet fjalë për një vetëvarje në kushte të rënda psikike. Sipas policisë, viktima është 50-vjeçari Lavdosh Goxhaj, banor në lagjen "Liri" të qytetit të Fierit. 50-vjeçari mësohet se vuante prej vitesh nga depresioni, për të cilin dhe ishte kuruar gjatë.

NGJARJA
Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Goxhaj, ndërkohë që kanë qenë familjarët e 50-vjeçarit ata që kanë konstatuar të parët aktin vetëflijues të njeriut të tyre të dashur dhe kanë njoftuar policinë. Mësohet se mbrëmjen e ditës së martë, ashtu si dhe herë të tjera, Goxhaj ka shkuar për të fjetur në dhomën e tij të gjumit. Rreth mesnatës (ora e saktë nuk jepet nga policia), teksa ka qenë i vetëm, ai ka ndërmarrë aktin fatal të vetëvarjes. Nga hetimet e policisë rezulton se ish-oficeri është vetëvarur në tualetin e banesën, përkatësisht në telin elektrik të llambës. Mësohet gjithashtu se familjarët që kanë qenë nëpër dhomat e tyre, nuk kanë ndjerë gjë. Vetëm në mëngjes, kur kanë vajtur në tualet, kanë parë kryefamiljarin e pajetë të varur në llambën elektrike. Të alarmuar, kanë lajmëruar policinë.

POLICIA
Të lajmëruar nga familjarët, specialistë dhe ekspertë të policisë kanë shkuar në banesën e Goxhajve për të kryer veprimet procedurale hetimore. Viktima i është nënshtruar këqyrjes nga ekspertë mjeko-ligjorë, ndërsa oficerë të grupit hetimor kanë administruar provat në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë, rezulton se ish-oficeri është vetëvarur. Një nga pistat e hetimeve rreth shkakut të vetëflijimit të ushtarakut në rezervë, është depresioni. Këtë e konfirmuan në dëshmitë e tyre në polici edhe familjarët. Ata shtuan se njeriu i tyre vuante prej kohësh nga depresioni, gjë për të cilën dhe kurohej. Mësohet se 50-vjeçari ka pasur një karrierë të suksesshme prej dy dekadash si oficer aktiv. Por, kohët e fundit, në kuadër të reformës në ushtri, ai ndërpreu marrëdhëniet e punës dhe doli oficer në rezervë.
20/08/2009
Irma Hoxha


Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një çift të rinjsh

DURRËS
- Aksidenti në autostradën Tiranë D-rës i ka marrë jetën një çift të rinjsh. Ata janë Altin Dervishi 33 vjeç dhe Valmira Dervishi 25 vjeç nga fshati Koxhas i Shijakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.00 të natës në autostradë ne afërsi te lokalit hotel "Delta', 3 km larg qytetit të Durrësit. Një mjet tip 'Honda" me targa të huaja, BF 34467, kur ka qënë duke u kthyer nga aksi rrugor Tiranë - Durrës, ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia ka dalë nga rruga. Nga përplasja që duhet te ketë qenë e fortë, kanë mbetur të vdekur të dy personat që ndodheshin në të, nje djalë dhe një vajzë të moshës së re që më pas u mësua se janë bashkëshortë.
MARK BRUNGA | 21/08/2009



Kamioni përplaset me dy mjete, vdes shoferi i makinës së funeralit

Shkodër
- Kamioni përplaset me një makinë funerali e më pas edhe me një veturë tjetër. Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës së funeralit, ndërkohë që janë plagosur dy persona të cilët ndodheshin në makinën e dytë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e Quajtur Kthesa e Beltojës, 7 km në të hyrë të qytetit të Shkodrës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i këtij aksidenti, ndërkohë që për 2 orë ka mbetur e bllokuar rruga hyrëse për në qytetin e Shkodrës
Kamioni me drejtues Fatbardh Boshtin, i cili po lëvizte nga Lezha në drejtim të Shkodrës është përplasur me një makine funerali me targa TR 6074 M që drejtohej nga 46-vjeçari Gjon Shulzi, banues në fshatin Reç të komunës Velipojë. Shkak i kësaj përplasje mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e kamionit që drejtohej nga 36-vjeçari Boshti, i cili pasi ka përplasur makinën e funeralit më pas ka goditur edhe një veturë tip “Fiat Punto”, brenda së cilës ndodheshin dy persona. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës së funeralit Gjon Shulzi si dhe janë plagosur dy personat e tjerë që ndodheshin në mjetin “Fiat” me targa italiane. Këto të fundit janë dërguar menjëherë për në spitalin e Shkodrës ku pas dhënies së ndihmës së parë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e kamionit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin dhe të përplaset me dy makinat. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin në komisariat të 36-vjeçarit Fatbardh Boshti.
V.Idrizi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 23 Gusht 2009, 09:20
Krimi në familje godet në Tiranë, djali i sëmurë vret babanë

TIRANË- Djali ka vrarë në atin pas një zënke banale. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të ditës së djeshme në rrugën 'Siri Kodra' në kryeqytet. Sipas policisë që mbërriti shpejt në familjen Shehu, autori është i sëmurë mendorë.

45 vjeçari A. Shehu, i cili vuante nga çrregullimet mendore ka goditur të atin, 80 vjeçarin Rudi Shehu me sende të forta që ka gjetur në banesë. Plagët kanë qenë fatale për të moshuarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Siç bëjnë të ditur burimet policore, autori është arrestuar në kushtet e flagrancën, brenda në banesë. Ndërsa viktima nuk ka mundur të marrë ndihmën mjekësore, pasi u gjet pa jetë.

Policia po përpiqet të sqarojë rrethanat që çuan në krimin brenda familjes, me autor një person jo të aftë mendërisht.
Shekulli Online | 22/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 24 Gusht 2009, 09:51
Humb jetën në aksident 26 vjeçari, shkak shpejtësia

PEQIN-Humbja e kontrollit të mjetit i ka kushtuar jetën një të riu teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMV në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur kryqëzimi I Çengelajt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 kur Mendian Dedi 26 vjeç me banim në Pajove ka humbur kontrollin e mjetit me targa të huaja AM 511 JU dhe për pasojë ka përfunduar i përplasur me një bordurë anësore. Edhe pse ai është trasportuar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit, për të nuk ka pasur asnjë mundësi duke gjetur vdekjen rrugës. Sipas të dhënave nga policia rrugore e mbërritur në vendin e ngjarjes, aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithsesi një grup hetimor po heton shkaqet e aksidentit. Brenda 48 orësh regjistrohet viktima e dytë nga aksidentet në qarkun e Elbasanit.
Bardha Nergjoni | 23/08/2009


Pelegrinazhi në Tomorr, aksident me 1 të vdekur e 4 të plagosur
Një makinë ka dalë nga rruga duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj si dhe jane plagosur 4 pasagjerë mes tyre dy fëmijë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Polican-Novaj, kur personat e aksidentuar po ktheheshin nga pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit.

Ne makinën tip benz, udhetonin 5 persona. Mësohet se viktima është drejtuesi i automjetit, Stilian Kosova ndërsa 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pelegrinazhi i nisur 19 gusht në malin e shenjtë të bektashianëve ka shënuar dje kulimin, me ritet tradicionale të kësaj feste që u drejtuan nga kryetari i Kryegjyshatës Botërore, Baba Reshat Bardhi. Mijëra pelegrinë janë lutur dje në Teqen e Kulmakut dhe kanë bërë kurban për mirësi e shëndet, ndërkohë që Festa e "Ditëve të Tomorrit" do të vazhdojë deri më 25 gusht, me largimin e pelegrinëve të fundit.
Shekulli Online | 23/08/2009 |



Vera vazhdon të jetë e përgjakshme, dy të vrarë ditën e djeshme

Nga Tema
Shqiptarët po përjetojnë një verë të përgjakshme. Krimi i organizuar po trondit vendin, por jo më pak të dhunshme e të frikshme janë vrasjet që po bëhen për motive të dobëta. Këto të fundit tregojnë se shoqëria është në krizë e dora e shtetit nuk ndjehet.
Këto, shoqëruar me vdekjet masive në rrugë për shkak të aksidenteve, e kanë kthyer këtë sezon në një luftë të vërtetë.
Vetëm ditën e djeshme kanë ndodhur dy vrasje. Pak pas mesdite një 40 vjeçar u vra me armë zjarri në Shkopet të rrethit të Kurbinit. Alfred Gjeçi është qëlluar me plumba automatiku nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Alfred Sefgjini. Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në një lokal të këtij fshati, rreth orës 14:30. Autori është arrestuar pas pak, ndërsa e gjitha ngjarja është zhvilluar në prani të fëmijëve të viktimës.
Alfredi, që mbeti i vrarë, ishte i martuar me motrën e autorit të krimit. Mësohet se çifti kishte probleme të vazhdueshme, dhe siç thonë bashkëfshatarët, ai e keqtrajtonte gruan. Disa herë ata ishin ndare dhe ribashkuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që e ka çuar të vëllanë të vrasë burrin e saj.
Ndërsa duke gdhirë dita e martë, një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një sherri për muzikën e lartë në kioskat e plazhit. Zihni Dushku, 54 vjeç ka vrarë 30 vjeçarin Marenglenc Jahoelezin. Si pasojë e plagëve të rënda ai humbi jetën në Spitalin Ushtarak.
Edhe në këtë rast autori i ngjarjes është arrestuar pak pas ngjarjes. Por mësohet se konflikti mes tyre ka lindur që ditën e diel në plazhin e Hidrovorit Hamallaj tek lokali tip kioske e shtetasit Zihni Dushku duke marrë shkas nga muzika e lartë qe kish vënë autori. Të dy shtetasit kanë nga një kioskë shumë pranë njëri-tjetrit. Atë ditë janë thirrur në polici dhe pasi kanë plotësuar deklaratën për mospërsëritje janë lënë të lirë. Ndërsa kanë rifilluar sherri mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 në të njëjtin vend. Zihni Dushku ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar mbi Marenglencin dhe miqtë e tij. I riu ka marrë plagë shumë të rëndë që i morën jetën pak minuta pasi mbërriti në spital.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 26 Gusht 2009, 09:12
Vlore, mbyten ne det 2 adoleshente

Vlore- Dy adoleshente nga Korca, pjese e fondacionit "Kenedi", u mbyten pasditen e djeshme ne ujerat e detit Adriatik, teksa ishin duke u lare. Ngjarja ndodhi ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, kurse policia deklaroi se nje prej te rinjve vdiq menjehere, kurse i dyti gjate rruges per ne spital. Viktimat, se bashku me shoket e tyre dhe drejtuesit e fondacionit, gjendeshin ne Vlore per pushime verore, gjithsej 57 persona. Viktimat sipas policise jane; Elis Cene, 20 vjec dhe Kristaq Andoni, 16 vjec.
Si pjese e fondacionit "Kenedi", me qender ne Korce, i cili drejtohet nga Jan Lorig, me shtetesi angleze, 57 persona jane nisur ne daten 23 gusht nga qyteti i tyre per te pushuar ne Vlore. Ata jane vendosur ne nje hotel ne zonen e plazhit te ri. I konceptuar ne trajten e nje kampingu dhe shkolle verore me tematike teologjike, te rinjte ishin pjese e aktiviteteve ditore qe kryheshin, ku ishte parashikuar edhe plazhi.
Pasditen e djeshme, rreth ores 17:30, i gjithe grupi ka qene duke bere plazh ne zonen e Ujit te Ftohte dhe ne momentin qe do te largoheshin, ne apel mungonin dy te rinjte. Duke kryer kerkimet ne plazh shoket qe shoqeronin te rinjte kane vene re plazhiste, qe i jepnin ndihme dy personave. Me tej ata jane transportuar ne spital, por kane nderuar jete aty me gjithe ndihmen qe eshte perpjekur t'u jepet nga personeli mjekesor.
Anetaret e fondacionit dhe drejtuesit e grupit kane bere keqyrjen dhe identifikimin e trupave te te rinjve, te cilet ndodhen ne morgun e spitalit rajonal te Vlores, ne pritje te terheqjes nga familjaret. Nga ekspertiza mjeko-ligjore shkak i vdekjes se dy te rinjve ka rezultuar mbytja ne det, ndersa policia vijon hetimet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Sipas deshmitareve, viktimat kane qene jo shume larg bregut duke u lare dhe luajtur me njeri-tjetrin, ndersa me tej jane degjuar thirrje per ndihme. Kane qene plazhiste te rastit qe kane nxjerre gati pajete dy trupat e te rinjve dhe me tej derguar ne spital. Ndersa autobusi qe shoqeronte grupin prej 57 personash te fondacionit "Kenedi", eshte ende ne komisariat, pasi te gjithe ata qe kane qene me te dy te ndjeret po merren ne pyetje.
Ornela Hila
E Marte, 25 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 26 Gusht 2009, 09:15
S'dinin not, mbyten në det 2 të rinjtë korçarë

Dy të rinj nga Korça kanë humbur jetën dje teksa po laheshin në bregdetin e Vlorës, ndërkohë që nga hetimet paraprake të policisë rezulton se të rinjtë kanë humbur jetën pasi nuk dinin not. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në plazhin e Ujit të Ftohtë të qytetit të Vlorës. Viktimat janë 20-vjeçari Elis Cene dhe 17-vjeçari Kristi Andoni, që të dy banorë të qytetit të Korçës. Mësohet se dy viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 37 të rinjsh, nxënës dhe studentë të dalluar, që në kuadër të një aktiviteti të një shoqate rinore nga Korça kishin ardhur për të pushuar në qytetin bregdetar të Vlorës.

NGJARJA
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në orën 16:00 të ditës së hënë, në plazhin e ri pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë. 37 të rinjtë nga Korça kishin ardhur në orët e para të mëngjesit dhe ishin akomoduar në një nga hotelet e njohura të kësaj zone. Ata ishin një grup shokës, nxënës e studentë të dalluar që donin të argëtoheshin dhe të kalonin disa orë në detin dhe rërën e pastër të plazhit. Dëshmitarët pohojnë se pasi kanë drekuar, të rinjtë nga Korça janë futur "të uritur" në det, duke i harruar në dallgët e lehta që kanë nisur të krijohen në orët e pasdites. Të harruar në notim, shokët nuk kanë vënë re se dy të rinjtë, Cene dhe Andoni janë larguar disi në thellësi. Mësohet se ka qenë një pushues i rastësishëm që ka konstatuar përpjekjet e fundit të dy të rinjve me ujin në thellësi dhe ka dhënë alarmin. Në pak kohë, Cene dhe Andoni janë nxjerrë pa shenja jete në breg. Me shpejtësi janë nisur për në spitalin rajonal të Vlorës, por gjithçka ka rezultuar pa efekt. Dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në duart e mjekëve. "Dy të rinjtë erdhën në urgjencë pa shenja jete. Vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksia dhe nga uji i tepërt që kanë pirë", - pohuan mjekët për "Gazeta Shqiptare". Dy viktimat u dërguan në morg, ku ju nënshtruan analizave të ekspertëve mjeko-ligjor.

POLICIA
Ngjarja e rëndë është përjetuar dhimbshëm nga shokët e viktimave, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet. Sipas burimeve paraprake nga grupi i hetimit, shkak i vdekjes në det i dy të rinjve ka qenë fakti se ata nuk dinin not. Mësohet gjithashtu se në momentin e tragjedisë, dallgët nuk kanë qenë në ato lartësi sa të rrezikonin jetën e të rinjve, nëse ata do të dinin not. Pritet që të martën, trupat e pajetë të dy të rinjve të nisen në Korçë ku do të bëhen dhe ceremonitë përkatëse të varrimit.
25/08/2009
Enrik Mehmeti

Shkodër, muratori humb jetën pasi rrëzohet nga skela

Shkodër - Një punëtor 45-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi ka rënë nga skela në një ndërtesë trekatëshe në qytetin e Shkodrës.
Bedrush Hoxha nha Golemi i Shkodrës, me profesion murator, ka humbur ekuilibrin duke rënë nga skela teksa ishte duke rikuperuar katin e tretë të ndërtesës.

Babai i tre fëmijëve ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Shkodrës. Policia në vendngjarje ka konstatuar se Hoxha ka pësuar vdekje aksidentale.
2009-08-25

Kamioni perplas veturen, vdes cifti


Librazhd
- Kamioni nga Kumanova shkakton tragjedi ne familjen Besini nga Tirana. Aksidenti i rende u regjistrua rreth ores 15:30 te dites se djeshme, ne aksin rrugor Librazhd-Perrenjas, ne afersi te fshatit Qukes, ku humben jeten burre dhe grua dhe rrezikohet vajza e tyre e mitur. Brenda dy oreve humben jeten Durim Besini dhe bashkeshortja e tij, Esmeralda, qe nuk mbijetoi as pas nderhyrjes kirurgjikale te mjekeve. Policia ndaloi shoferin e kamionit, nje qytetar maqedonas.

Burime zyrtare thane se nga dinamika e ngjarjes rezulton se autovetura tip "Opel", me targe TR 4437 K, e drejtuar nga Durim Besini, 45 vjec, eshte perplasur me kamionin e tonazhit te rende me targa KU 491 CH, i drejtuar nga Mamcio Dimitrofski, me banim ne Kumanove. Si pasoje e kesaj perplasjeje ka gjetur vdekjen e menjehershme drejtuesi Durim Besini dhe kane pesuar demtime te renda duke kaluar ne gjendje kome ne spital vajza e tij E. Besini, 17 vjece dhe bashkeshortja Esmeralda Besini, 37 vjece. Pak ore me pas ka vdekur ne spitalin e Elbasanit edhe gruaja, ndersa drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes eshte derguar vajza. Mjeket thane se situata per te mituren eshte kritike dhe nese nuk i mbijeton plageve atehere rrezikon te shuhet nje familje e tere qe kthehej nga nje udhetim prej qytetit te Librazhdit.

Nga kjo perplasje ka pesuar plage me te lehta drejtuesi i kamionit, maqedonasi Mamcio Dimitrofcki. Ne vendngjarje kane shkuar policia, eksperte dhe grupi hetimor. Drejtuesi i kamionit eshte shoqeruar per ne polici. Ende nuk jane percaktuar shkaqet e tragjedise se radhes ne rrugen Librazhd-Perrenjas. Paraprakisht mendohet se shpejtesia tej normave dhe shkelja e rregullave te qarkullimit, jane shkaqet e aksidentit. Brenda tre diteve ne Elbasan kane ndodhur 6 aksidente, me pasoje vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 10 te tjereve. Edhe dy dite me pare, ne malin e Tomorit ne Skrapar, teksa ktheheshin nga festa e Kulmakut, u aksidentuan pese persona, ku drejtuesi 35-vjecar humbi jeten, kurse kater te tjeret mbeten te lenduar rende.

F. Salliu
E Marte, 25 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 26 Gusht 2009, 22:26
Vetëvaret në oborrin e shtëpisë 60 vjeçari

Trupi i pajetë i 60 vjecarit në oborrin e shtëpisë u gjet sot nga 3 djemtë e tij të sapokthyer nga Greqia për pushime në atdhe. Dyshohet se 60 vjecari eshte varur ne kushtet e depresionit

Një 60-vjeçar nga fshati Qesorat, rreth 20 kilometra larg qytetit të Tepelenës, u gjet i vetvarur sot në mëngjes në oborrin e shtëpisë së tij.

Trupi i pajetë i shtetasit Ali Cela në oborrin e shtëpisë u gjet sot nga 3 djemtë e 60 vjecarit të sapokthyer nga Greqia për pushime në atdhe. Policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur në fshat dhe ka kqyrur kufonë nga ku ka konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga litari në fyt.

Nga hetimet paraprake reyultoi se Cela, i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit, nga i cili vuante prej 5 vjetësh.
BURIM NEW 24
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 27 Gusht 2009, 08:00
Afati, ish-deputetet "vjedhin" makinat

Imazh

Berisha: Do t'u heqim makinat deputetëve

Deputetët thyejnë urdhrin e kryeparlamentares Jozefina Topalli për dorëzimin e automjeteve me pronësi publike. Afati i përcaktuar për këtë qëllim ka qenë dita e djeshme. Por në parkun e Kuvendit janë depozituar vetëm një numër i vogël automjetesh. Lajmi është konfirmuar për Gazeta Shqiptare nga Drejtori i Shërbimit të Transportit pranë Kuvendit, Leonard Kraja, i cili pa dhënë detaje konkrete pohoi se vetëm disa deputetë kanë zbatuar urdhrin e Topallit. "Në parkun e Kuvendit janë depozituar vetëm disa makina. Emrat e deputetëve që nuk e kanë zbatuar këtë urdhër nuk mund t'jua bëj të ditur", u shpreh ai.
Urdhri
Drejtoria e Shërbimit të Transportit pranë Parlamentit u kërkoi pak javë më parë shoferëve të deputetëve që nuk rikonfirmuan mandatin e tyre në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, që të dorëzonin automjetet në pronësi publike. "Në kuadrin e përgatitjeve të sektorit të transportit për fillimin e legjislaturës së 18-të të Kuvendit të Shqipërisë, të dorëzoni brenda datës 25.08.09 autoveturën që keni në ngarkim, në parkun e Kuvendit. Shërbimi i Transportit të Kuvendit", thuhej në mesazhin telefonik që iu është drejtuar shoferëve të deputetëve.
Arsyet
Dy mendohet të jenë arsyet pse deputetët nuk e kanë zbatuar këtë urdhër. Një pjesë prej tyre kanë arritur të rikonfirmojnë mandatin në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit e për pasojë, kaq sipas tyre mjafton si shkak për të mos e dorëzuar automjetin në parkun e Kuvendit. Kategoria tjetër, ku hyjnë ligjvënësit të cilët nuk arritën dot të sigurojnë mandat në këto zgjedhje, për shkak të moskandidimit apo të humbjes në garë, mendohet se do të mbajnë automjetin e vënë në dispozicion nga Kuvendi deri në datën 5 shtator, ditën që fillon legjislatura e re, kur edhe zyrtarisht iu skadon mandati i deputetit që e gëzojnë prej katër vjetësh.
Ligji
Ligjet që përcaktojnë statusin e deputetit parashikojnë që ai të pajiset me makinë nga Kuvendi dhe ky i fundit jep mesatarisht 19 mijë lekë në muaj për karburant dhe 15 mijë lekë në muaj për riparime dhe shërbime që mund t'i bëhen çdo makine. Kuvendi mbulon dhe shpenzimet e shoferit të deputetit, të cilat shkojnë deri në 60 mijë lekë në muaj, ku futet paga, dieta dhe hoteli.
Tedi Blushi
26/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 27 Gusht 2009, 08:10
:dush
Shikoni o miqe e proletariatit sesa i kushtojne taksave te popullit shpenzimet per nje veture te deputetit me shofer e dieta deri ne 600 mije lek te vjetra per nje veture te nje deputetit.
Shumezhet 600.000 X 140 deputete = 64 milion lek te vjetra.

Pak kane abuzuar per 4 vite dhe me shume, tashi nuk duan as t'i dorezojne veturat shtetit. A thua bejne se jane varferuar nga posti i deputetit?
Nuk e mendoj kete gje, por mendoj ate tjetren fytyren e tyre prej hajduti. E keta haduta qe populli ua ka thene shume here e deshmuan tashme publikisht. Kaq te pangopur duan me ja heq sic i thone kalit te ngordhur patkuan.
Parlamentare hajdutash, prandaj nuk miratohen ligje per popullin dhe kombin shqiptar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: DRITARJA E ZEZE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 28 Gusht 2009, 01:37
Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit
Imazh
HASAN DAJTI - BABAI I DRITAN DAJTIT
Imazh


Familja e të shumëkërkuarit Dritan Dajti sfidon shtetin. Hasan Dajti, babai i njeriut që shkaktoi masakrën njerëzore dy ditë më parë në Durrës, akuzon policinë për krimin e rëndë. “Policët s’i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit”, - shprehet Hasan Dajti. Është thinjur i tëri dhe në sy i dallohet dhimbja, lodhja dhe trishtimi. Ka kaluar një natë të tërë përpara hetuesve në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe vetëm pak minuta më parë kishte mbërritur në shtëpinë e tij, që ndodhet në lagjen “Brrakë”. “Më vonë do flas. Do nxjerr në dritë dosje dhe do dalë e vërteta në shesh. Shkuan të arrestojnë të shumëkërkuarin disa civilë, që i vunë armën në kokë. Me një makinë pa targa. Përse?”, - thotë më tej Dajti në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”. Teksa ai flet, bashkëshortja e Dritanit, vëllai i këtij të fundit, Sokoli dhe e ëma Afërdita, miratojnë në heshtje fjalët e kryefamiljarit…
Çfarë mund të na thoni për ngjarjen?
Policët nuk i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit. I vrau Dhori Sollaku. Shikoni dosjen. Nuk ka prova, as shkencore, as dëshmi që ta implikojnë Dritanin në vrasjen e policëve.
Pra, ju implikoni shtetin në këtë ngjarje?
Si ka mundësi që shkojnë civilë dhe jo me uniformë policie dhe me makinë pa targa, për të arrestuar Dritan Dajtin, që gjoja qenka i rrezikshëm. Ndërsa shtëpinë time e ruajnë forca speciale të veshur me antiplumb? Si mund të shkojnë civilë t’i drejtojnë pistoletën një njeriu? Patjetër, që kushdo të jetë do reagojë.
Akuzat tuaja ndaj policisë janë të rënda. Si i vërtetoni?
Unë e kam mësuar ngjarjen si gjithë të tjerët, nga media. Mua më morën në drejtorinë e policisë për të më marrë në pyetje. Shtëpia ime vëzhgohej me specialë. Por, unë kam fakte. Kam dosje që vërtetojnë këto që po them. Dritan Dajtin nuk shkuan për ta arrestuar, por për ta vrarë, për interesa të caktuara.
Keni frikë nga ndonjë hakmarrje?
Nuk kemi frikë nga hakmarrja. Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.
09/08/2009
Klodiana Lala



Une i besoj 100 % deshmise se babait te viktimes Hasan Dajtit, se jane te drejta dhe te verteta.
Une sapo e mesova ngjarjen e 4 policeve, menjehere fajesova direkte pallatin e drejtesise dhe policine e shtetit si pergjegjese direkte te ketij krimit monstruoz ikurdisur neper zyrat e tyre. Dhe fajin ja hedhin te dobetit, Dritanit qe reagoi ne mbrojtje te jetes se tij prej veprimit antiligj te organizatorve qe fshihen.
ORGANIZATORET DUHEN TE SHKOJNE NE VEND TE DRITANIT DHE TE MARRIN DENIMIN E PERJETSHEM NE BURGE DHE JO TE SILLEN TE PUDROSUR NE VARRIMIN E 4 VIKTIMAVE TE VERBER QE ZBATUAN NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN VEPRIME ME PASOJA FATALE PE TA. UNE NDJEJ KEQARDHJE TE MADHE PER HUMBJEN E JETES SE TYRE. DESHMITE E HASANIT ME FORCOJNE BINDJET SE NUK GABOJ KUR E VLERESOJ.
PSE TE MARRIM GJITHMONE NE MBROJTJE SHTETIN? PERSE?
Jam plotesishte dakorte qe 4 policet nuk i vrau aspak arma e Dritan Dajtit, por dora e zeze e korrupsionit te pallatit te drejtesise dhe kryetarit te Larte te saj presidenti Bamir Topi(heshti, u tregua para kamerave si bashkefajtor ne kete krim te madhe), qe e vene ne levizje vetem kur i preken interesat e tij dhe te grupit tij...........
Prandaj duhen thene hapur. Une te kem dicka ne dore e nxjerre perjashta Dritanin dhe ne vend te tij fuse pergjegjesit e prokurorise qe kane mbylle dosjen e tij dhe te shume krimeve ndaj qytetarit dhe kombit shqiptar nga shume antishqiptare ne pushtet e ne shoqata civile te sorosit,.......

KRIMI DHE PASURIA - SIMBIOZE E PALLATIT TE DREJTESISE


Prej mega-pasurise te paligjshme te kryetarit dhe PALLATIT TE DREJTESISE prodhon vetem krim ne te pafajshmin popull.
Dhori Sollaku dhe kjo bukuroshja - Ina Rama nuk levizen dosjet e krimit sepse nuk e bene per humanizem, per te kursyer burgjet, porse jane vete keta prokurore dhe hetuesa pjese e ketyre dosjeve qe i mbyllen. Mbi to ngriten vila, pallate, ndermarrje, si ne Shqiperi ashtu dhe jashte vendit. Veni re se ku dhe si i kalojne pushimet PALLATI I DREJTESISE ME KRYETARIN E PALLATIT TE DREJTESISE SIPAS KUSHTETUTES - BAMIR TOPIN! VENI RE SE KUSH JUA PAGUAN AEROPLANET DHE QEJFET NEPER SHTEPITE PUBLIKE SEKSI E PLAZHE,....!
MBI DOSJET E MBYLLURA TE KRIMIT TE MBUSHURA ME GJAKUN E TE PAFAJSHEM NGRITEN BOTEN E PARAJSES SE FAMILJEVE TE TYRE NE SHEKUJ! VAZHDOJNE TRASHEGIMIN E KARRIERES FAMILJARE DHE KLANET NE BREZA:flm
Prandaj lodhemi kot te gjithe si popull t'i gjejme fajtoret. Gjendja e krimit nuk do te ndalet sa te jene keta prokurore, hetuesa, shefa policie, ministra, presidenti ne postet e tyre. Do te kete levizje, transferime, shkarkime shefash,..kodosha,...sa per sy te botes se per popullin vazhdon loja-dinamoja. Sa NJEREZ, sa polica te pafajshem do te vriten, pritni serialet e kilerave me kollare e fustane arit te prokuroreve qe dijne vetem te mbyllin dosje dhe te shtojne malin e pasurise familjare. Pasuria dhe krimi nuk do te ndalet ne PALLATIN E DREJTESISE.
MJERE NENAT E FAMILJET E TE VRAREVE, MJERE KY POPULL QE varferia dhe LOTI ESHTE BERE GJERDANI I ZI I ARKIVOLAVE TE PANDALSHEM.
PALLATI I DREJTESISE ME KRERET EDHE TE MINISTRISE BRENDESHME E KANE VENDIN NE BURGJE DHE NE LITARE. PER KETE SOJ RACET DUHET TE ZBATOHEN LIGJET E NDESHKIMIT TE MESJETES SIKURSE ME LIGJET E MESJETES JANE DHE VAZHDOJNE TE SHTOJNE MALIN E PASURISE! :flm



Dëshmia e Dajtit: Po më trajtojnë si kafshë
Imazh

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, e vlerësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë të shtetasit Dritan Dajti dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve, duke ngritur ndaj tij akuzën e vrasjes së katër agjentëve të policisë dhe Ledion Marës.

Masa e sigurisë ishte vendosur të jepej në Spitalin e Burgut, ku dje në mëngjes ishin bërë gati të shkonin dy prokurorët, avokati mbrojtës dhe gjyqtarja.
Por, në momentin e fundit, ka qenë vetë Dajti, i cili ka kërkuar të çohet në gjykatë. Ai ka mbërritur aty i shtrirë në barelën e urgjencës, nën shoqërimin e një infermiereje të Spitalit të Burgut, e cila gjatë dy orëve të qëndrimit të Dajtit në gjykatë, i qëndroi te koka, duke i ofruar ndihmën që ai kërkonte.

Dajti ka qëndruar pa lëvizur në barelën e urgjencës, i lidhur me pranga poshtë çarçafit të bardhë, të hedhur sipër trupit. Në fjalët e tij para gjyqtares së masave, Marsela Balili, ai u është shmangur pyetjeve të prokurorisë për ngjarjen e së premtes, ku mbetën të vrarë katër agjentët e policisë dhe njëri nga tre shoqëruesit e tij, Ledion Mara.
Ai nuk ngurroi të drejtojë akuza ndaj policisë dhe personelit të Spitalit të Burgut. Sipas tij, policia, pas sekuestrimit, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash që kishte me vete, përveç 4 mijë e 500 eurove që figurojnë në procesverbalin e sekuestrimit.
"Jam keqtrajtuar që nga arrestimi e deri tani që po flasim.

Ata më kanë goditur me shkelma e grushte, edhe pse isha i plagosur. Kam tre plumba në trup, një në krah tek bërryli, një në kraharor, që më ka prek mushkërinë dhe një në këmbë,"- i tha Dajti gjyqtares.
Më pas ka shtuar se njëri nga agjentët e policisë, në momentin e arrestimit, e ka dhunuar. "Isha i shtrirë dhe i dorëzuar dhe nga plagët më dilte gjak. Ai më qëllonte me shqelma nëpër trup.

I kam kërkuar edhe duke e sharë të më vrasë më mirë se sa të më godasë me shqelma, por, ai më qëllonte, duke më thënë se "nuk do të vrasim, se duhet të vuash", - ka thënë i akuzuari. (kjo pjesë e dëshmisë së tij përputhet me dëshminë e ditës së masakrës, prej njërit nga dëshmitarët plazhistë, i cili tha se "kishte parë dikë që qëllonte me shkelma një të gjakosur të shtrirë përtokë").
Pas ankesës ndaj efektivëve të policisë, i dënuari me 25 vjet burg ka filluar ankesat në adresë të personelit të Spitalit të Burgut, duke i akuzuar ata për trajtim çnjerëzor. "Në Spital të Burgut më kanë dërguar që të vdes.

Aty kam kërkuar nga personeli i burgut që të më trajtojnë si njeri dhe jo si kafshë. Më mbajnë gjithë kohës të lidhur pas krevatit. Edhe në barelën që ma kanë sjell këtu, siç e shihni, jam i lidhur,"- tha Dajti.
Prokuroria u shpreh edhe mbi pretendimet e të arrestuarit. Dy përfaqësuesit e saj në sallë e ftuan të arrestuarin Dajti të deponojë prova dhe të bëjë kallëzim penal në prokurorinë e kryeqytetit për të gjitha pretendimet.

Pas kësaj fjale ishin vetë prokurorët që kërkuan që Dajti të izolohet në dhomat e paraburgimit me masën e sigurisë "arrest me burg", deri në përfundim të hetimeve, kërkesë kjo që u pranua nga gjyqtarja Marsela Balili.

*******************************************
10 gusht
Dajti, kërkohet videoja e masakrës së Durrësit. Policia: Nuk filmuam

TIRANË - Grupi i agjentëve që mori pjesë në operacionin e Durrësit, përdor në të gjitha lëvizjet, kamera dhe aparate fotografikë.
Në fakt, zyra së cilës i përkasin agjentët në fjalë, merrej pikërisht me vëzhgime dhe dokumentime, që më pas përdoren si prova kundër kriminelëve në gjyq, ndaj, përdorimi i kamerave dhe aparateve fotografikë, është në praktikën e tyre rutinë.
Zakonisht, filmimet bëhen nga minikamera të instaluara në trupat e tyre apo nga një agjent i prapavijës.
Po në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit në Durrës, a janë përdorur kamerat? Dje, duket se ka nisur një hije konflikti institucional lidhur me këtë fakt. Policia thotë se grupi i agjentëve në Durrës nuk kishte marrë kësaj here kamera për të filmuar rastin.
Por, për zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë kërkuar kasetën, kjo ka qenë një habi e radhës, pasi thuajse të gjitha operacionet e zhvilluara deri më tani nga ky repart, janë filmuar.

Njësia që ndërhyri për arrestimin e të shumëkërkuarit të dënuar me 25 vjet burg, Dajti, quhej "Njësia e Operacioneve Speciale", që siç përmendet edhe në statusin e tyre, përveç ndërhyrjes në arrestimin e personave në kërkim, kryente edhe vëzhgimin, filmimin dhe fotografimin e lëvizjeve të personave të dyshuar apo të kërkuar.
Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë dosjen "Dajti", konfirmuan se nga Policia e Shtetit janë vënë në dijeni se nuk ka asnjë pamje filmike të regjistruar nga vetë agjentët e policisë që po vëzhgonin dhe ata që kishin ndërhyrë për arrestimin e Dajtit.

Por, dyshimet janë të forta se ekziston një kasetë me pamje filmike të vëzhgimit ditor, të kryer ndaj lëvizjeve të Dajtit dhe "ushtarëve" të tij, si dhe në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e tyre.
Zyrtarë të policisë thonë se "në këtë rast nuk kemi të bëjmë me skuadër vëzhgimi, por skuadër të ndërhyrjes për arrestim".

Nëse momenti i operacionit është filmuar nga vetë agjentët, do të zbardheshin shumë dilema të ngritura nga marrja në pyetje dhe hetimet e ditëve të para: kunati i të shumëkërkuarit, ka pretenduar madje se "nuk e dinim që ishin policë, pasi kishin maska dhe ishin civilë".
Ndërkohë që filmimi do provonte nëse agjentët kanë thirrur: "Jemi policia", ashtu siç është raportuar në dëshmitë e para.
----------------------------------------------------------
Prokuroria sekuestron urdhrat ditorë të 13 agjentëve të masakrës së Durrësit

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të asistuar nga prokurorët e çështjes, Ardian Nezha dhe Eugen Beçi, kanë bërë edhe këqyrjen e aparateve celularë të sekuestruar në çantën e të shumëkërkuarit, marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ndryshëm dhe agjentëve e personave përgjegjës të organizimit të këtij operacioni.
Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e të gjitha raporteve e urdhrave të shërbimit ditorë të kryer nga 13 agjentët e njësisë operacionale të vëzhgimit dhe ndërhyrjes.
Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe të arrestuarit Ergest Xhoxhi dhe Elvis Karoli, që nuk kanë pranuar të japin shumë shpjegime në lidhje me ngjarjen e orës 13:45 minuta të ndodhur në plazhin e Durrësit.

Urdhrat ditorë do sqarojnë edhe një pikë tjetër që mund të hidhet në "treg" nga ndonjë segment në polici, sipas të cilit, agjentët viktima nuk po ndiqnin Dajtin, por dy të rinjtë në shoqërinë e tij.
Versioni do shërbente si justifikim për t'ju larguar përgjegjësive të urdhëruesve të operacionit.

Por ai bie ndesh me të gjitha të dhënat hetimore të deritanishme, që gjithsesi do pasurohen dhe do kenë një finalizim zyrtar, kur prokuroria të ngrejë akuzën ndaj protagonistit të masakrës së Durrësit.
Urdhrat ditorë dhe komunikimet e agjentëve ditën e premte, gjithsesi provojnë lehtë nëse ata e dinin që po ndiqnin Dajtin apo jo.
Flamur Vezaj
| 11/08/2009

Lakuriqësia nuk mbulohet me tituj
Imazh

Nga Niko Ago - Natyrisht, dëshira e fundit, që mund të ketë ndokush në kësi rastesh, është ajo e hedhjes së kripës mbi plagë. Humbja e gjashtë njerëzve, midis këtyre katër pjesëtarëve të Policisë së Shtetit, është padyshim një disfatë serioze. Një humbje që kushton më shumë se jeta e atyre që ikën që, në fund të fundit, që të gjashtë ishin të pafajshëm. Një humbje që tregon lakuriqësi. Përkrahja dhe ngushëllimet për familjet e tyre janë detyrim moral i të gjithë shqiptarëve. Por detyra e gazetarit nuk mbaron dhe, assesi nuk duhet të konsumohet me kaq. Ndaj dhe ne po përpiqemi të shohim pak më tutje tronditjes së momentit. Qeveria, fill pas ngjarjes së rëndë, ndërmori dy vendime, të cilat, për mendimin tonë, ishin të nxitura tërësisht nga ndikimi emocional që sjell lajmi makabër. Me njërin vendim u shpall zi kombëtare dhe me tjetrin (nëse ky nuk është vendim, të paktën është deklaratë e Kryeministrit), policët që humbën jetën në shkëmbimin e zjarrit, me të kërkuarin që qe përcaktuar si “mjaft i rrezikshëm”, shpallen “Dëshmorë të Kombit”! Qeveria ka edhe gurin edhe arrën. Këdo dhe në çfarëdo kohe që ajo do, mund ta bëjë dëshmor, hero apo edhe mit! Mirëpo, në rastin konkret, mos vallë është një nxitim, një përshpejtim që tregon, të paktën amatorizëm dhe mungesë serioze pjekurie politike?! Në të gjithë botën perëndimore, dhe jo vetëm atje, përditë , fatkeqësisht, punonjës të shtetit humbasin jetën në krye të detyrës. Ashtu sikurse edhe qytetarë të thjeshtë dhe të pafajshëm, siç ndodhi në masakrën e Durrësit. Rrallë dëgjojmë që qeveria të marrë menjëherë vendim për ti shpallur fatkeqët, dëshmorë. Pikësëpari, ajo që kërkojnë momentet është gjetja e shkakut dhe dhënia e dënimit të merituar shkaktarit apo shkaktarëve që çuan në humbjen e jetëve të gjashtë personave. Ka dikush përgjegjësi në këtë mes apo shpallja dëshmor e policëve i mbulon të gjitha gabimet e mundshme të eprorëve të tyre? Me iniciativën e tyre shkuan punonjësit e rendit për të kapur të kërkuarin, apo ishin duke zbatuar urdhrin e një komande? Qe shtruar një Plan B, në rast se i kërkuari nuk dorëzohej, por armëve të policisë u përgjigjej me armë? A mund të shmangej aksioni për kapjen e tij dhe, në vend të tentativës për ta kapur në mesditë, në një vend të hapur, me prezencën e qindra të pranishmëve, pa marrë masa plotësisht profesionale për neutralizimin e çdolloj mundësi, e cila do të çonte në gjakderdhje, të preferohej një mënyrë tjetër më profesionale, që nuk do të rrezikonin jetën as vetë policët, as i kërkuari, as qytetarët e pafajshëm”? Të gjitha këto, e dhjetëra të tjera, janë pyetje të cilat kërkojnë përgjigje kompetente dhe, nga ata që kanë kompetencat e duhura, që janë ngarkuar për të dhënë përgjigje, që janë ngarkuar dhe paguhen me rroga të majme për të mbrojtur ligjin, por edhe zbatuesit e ligjit. Nuk mjafton dhënia e titujve pas vdekjes, as tronditja e thellë e qeveritarëve, as muzika funebre e kanaleve televizive, as flamujt në gjysmë shtizë në dikasteret shtetërore, as edhe deklaratat për zbardhje të ngjarjes deri në fund. Këto janë të gjitha me vlerë. Por nuk mjaftojnë. Nuk janë ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen, për të mos përsëritur të njëjtat gabime sërish punonjësit e shtetit, që do kushtojnë jetë njerëzish.
9 August 2009

Dajti-Xhoxhi, telefonata me 5 oficerë. Hetimi: Komunikim 2 orë para masakrës së Durrësit


TIRANË - Këqyrja e aparateve celularë dhe SIM-kartave të sekuestruara në vendin e ngjarjes, që përdoreshin nga Dritan Dajti dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi, nëse do ketë hetim serioz dhe ndëshkime reale, mund të nxjerrin përgjegjësi të rënda në piramidën e shtetit.

Nga këqyrja ka rezultuar se ata komunikonin vazhdimisht me pesë efektivë të uniformave blu me grada të ndryshme.

Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilët saktësuan se i arrestuari Dajti, që kreu vrasjen e katër agjentëve të policisë, dhe kunati i tij Xhoxhi komunikonin vazhdimisht në telefon me këta pesë efektivë policie. Madje, kanë qenë aq të sigurtë në paprekshmërinë e tyre sa disa nga bisedat janë bërë në numra telefoni të dhënë nga Ministria e Brendshme, pra që kanë dyshifrorin 41.

"Nga këqyrja e aparateve telefonike dhe SIM-kartave të sekuestruara pas arrestimit të shtetasit Dritan Dajti dhe Ergest Xhoxhi, janë gjetur pese numra oficerësh të policisë, të cilët kanë në përdorim nr. me 41 që kanë komunikuar me dy të arrestuarit, - thanë burimet.
Nga këqyrja e celularëve del se ata komunikonin vazhdimisht, sidomos njëri prej tyre. Ky ka komunikuar me kunatin e Dajtit në telefon edhe vetëm dy orë para se të ndodhte masakra si dhe një natë para këtij operacioni.

Edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit e kanë konfirmuar këtë, duke shtuar se institucioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB-ja) ka filluar hetimet për të sqaruar pozicionet e oficerëve në fjalë dhe marrëdhëniet me të shumëkërkuarin Dritan Dajti.

Një oficer policie me të cilin kishte komunikim të vazhdueshëm Ergest Xhorxhi i përket policisë së Durrësit.

Është konstatuar se oficeri (i identifikuar nga prokuroria) gjatë komunikimit disa minutash me Xhoxhin një natë para masakrës, përveç të tjerave, i ka kërkuar madje këtij të fundit të mos e merrte më tek numri i punës me 41 por tek "numri tjetër".

"Edhe rreth dy orë para arrestimit të Dajtit dhe kunatit të tij Xhoxhi ka qenë ky oficer që ka pasur një bisedë të shkurtër me kunatin e të shumëkërkuarit",- thanë burimet.

Thuajse të gjithë personat, efektivë të policisë që i ka dalë emri deri më tani nga këqyrja e aparateve celulare të Dajtit dhe Xhoxhit janë marrë në pyetje, ndërsa priten zbardhjet e tjera të tabulateve telefonike për të zgjidhur enigmën nëse ka patur dekonspirim të operacionit të policisë për arrestimin e të dënuarit me 25 vjet burg për vrasje dhe arratisje.

Gjatë ditës së djeshme, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vetë dy prokurorët e çështjes Ardian Nezha e Eugen Beçi, kanë marrë në pyetje disa nga agjentët e policisë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të Dajtit dhe që i kanë shpëtuar plumbave të tij.

Gjithashtu, janë pyetur edhe disa efektivë të policisë së Durrësit të cilët menjëherë pas fillimit të krismave të armëve mes agjentëve të policisë dhe Dajtit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, poshtë një pallati gjashtë katesh në afërsi të rrugës që të dërgon tek pista "Iliria" në qytetin bregdetar të Durrësit.

Leka nuk ndodhet në Tiranë dhe thotë që nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga i pandehuri
Dajti refuzon marrjen në pyetje "Dua avokatin Ardian Leka"
SHEKULLI
Flamur Vezaj
13/08/2009


Dajti, pese oficere policie "spiunet" qe e lajmeronin

Tirane-
Pese oficere te policise, kane pasur kontakte te perhershme me Dritan Dajtin. Emrat e tyre kane dale nga tabulatet telefonike, gjate transkriptimit te numrave qe kishte ne perdorim Dajti. Nderkohe mesohet se numrat e tyre, kane qene te regjistruar me emra konkrete ne telefonat e tij. Emrat e pese punonjesve te policise i jane derguar SHKB-se ne Ministrine e Rendit, per verifikime te metejshme. Te gjitha te dhenat jane bere te ditura nga ana e grupit hetimor, te cilet sqarojne se pese efektivet e policise se Tiranes, Durresit, si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, dyshohet te kene pasur kontakte te vazhdueshme me te shumekerkuarin. Do te jene verifikimet e SHKB-se dhe transkriptimet e bisedave telefonike te kryera mes tyre, mbi ate qe eshte diskutuar ne telefon, qe do te tregojne nese kane komunikuar diten e masakres dhe cfare lehtesirash i kane ofruar gjate kohes ne arrati. Te gjitha transkriptimet do te hedhin drite mbi dilemen qe eshte ngritur pas vrasjes se kater efektivave, te cilet ishin nisur per kapjen e 39-vjecarit. Zbardhja e nje procedure te tille, sipas burimeve, do te hedhe drite mbi faktin se si Dritan Dajti u gjet i pergatitur, ne pritje te forcave speciale, ne momentin e qe i kane kerkuar te dorezohej, duke i bere te qarte se ishte i rrethuar. Dje, Prokuroria e Krimeve te Renda, i ka kerkuar Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Rendit, te hetoje per 5 efektivet, emrat e te cileve se bashku me numrat e telefonave, u gjeten ne celularet e Dritan Dajtit, ne momentin e ndalimit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, pas kerkeses se bere, disa prej kompanive celulare kane kthyer pergjigje per disa nga numrat qe dispononte Dajti, duke vene ne dispozicion te hetimit edhe tabulatet telefonike te numrave, me te cilet ka komunikuar ai. Nga zbardhja e tyre eshte vertetuar se Dajti jo vetem ka pasur ne celulare numrat e tyre, por madje, disa here ka folur me keta persona, emrat e te cileve per momentin mbahen sekret, per efekt hetimi. Prokuroria kerkon zbardhjen e tabulateve per 6-mujorin e fundit, si dhe bisedat qe jane kryer ne momentin qe po zhvillohej operacioni. Burimet kane theksuar se te gjitha verifikimet e tyre, do te zbardhin dyshimet nese Dajti eshte ndihmuar nga vete blute per t'u fshehur gjate ketyre 6 viteve ne arrati, pas arratisjes nga Gjykata e Tiranes ne vitin 2003, si dhe nese operacioni ka pasur dekonspirim paraditen e 7 gushtit.

7 Gusht

Ndodhi ngjarja ku humben jeten 4 efektive policie, gjate momentit qe ishin duke arrestuar Dritan Dajtin. Efektivat Fatos Xhani, Altin Dizdarin, Sajmir Duckollarin, dhe Kastriot Fesken u qelluan per vdekje nga 39-vjecari.

Armet

Prokuroria e Krimeve te Renda eshte ne pritje te pergjigjes nga Instituti Shkencor i Kriminalistikes, per te verifikuar se cili ka qelluar i pari ne operacionin e ndermarre per arrestimin e Dajtit.

Kerkesa

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon zbardhjen e tabulateve telefonike te Dritan Dajtit, me 5 efektiva te policise, dyshohet se ai ka pasur kontakte edhe diten e ngjarjes me punonjesit e policise.

E Premte, 14 Gusht 2009
KOHA E JONE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 3 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 08:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari