Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 2 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
KRONIKA E ZEZE E NGJARJEVE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 11 Gusht 2009, 12:00
Ne Kashar te Tiranes: Pronari vret grabitësin e lokalit

Policia arreston autorin e vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa pohohet se ndaj tij ka rrethana lehtësuese

Ngjarja në Kashar në mesnatë, vjedhësi goditet me sëpatë në kokë. Vdes në spital

TIRANE- Pronari i lokalit plagos rëndë grabitësin në dyanin e tij, i cili vdes më pas në spitalin ushtarak. Policia arrestoi dje pronarin me akuzën e "plagosjes së rëndë në kushtet e tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes", me sende të mprehta.

Përparim Madani, 47 vjeç, banues në Kodër Kamëz, mbeti i plagosur rëndë me sëpatë në kokë nga Selim Kamberi 28 vjeç, pasi mesnatën e të shtunës duke u gdhirë dita e diel, në fshatin Yrshek të Komunës së Kasharit, kur ka shkuar të vjedhë në lokalin e familjes Kamberi.

Pikërisht këtu ndaj tij ka reaguar, një nga vëllezërit e familjes Kamberi, Selim Kamberi i cili është përleshur me Madanin në ambientet e lokalit të tij, ndërsa në konfrontim fizik e sipër është goditur me sëpatë në kokë duke pësuar një çarje të rëndë.

Kjo plagë e rëndë e marrë gjatë mesnatës së të shtunës duke u gdhirë e diel, gjatë ditës së djeshme i ka shkaktuar vdekjen në spitalin ushtarak ku ai po kurohej, pas plagosjes.

Shekulli Online | 11/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 11 Gusht 2009, 12:46
Mbyt dy fëmijët dhe hidhet në gomat e makinës

SONILA MESAREJA
Greqi, emigrantja 37-vjeçare vuante nga depresioni. Mjekët, përpjekje për shpëtimin e jetës së saj, burri, në gjendje shoku

Një grua e re shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, ka mbytur dy fëmijët e saj dhe më pas tentoi të vetëflijohej. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e djeshme në qytetin bregdetar Elefsinë, pranë kryeqytetit Athinë. Të vdekur, sipas policisë, brenda shtëpisë së tyre në Elefsinë u gjendën motër e vëlla, përkatësisht tetë dhe dhjetë vjeç. Ekspertiza paraprake nxjerr se dy fëmijët janë mbytur rreth mesditës së djeshme. Ndërkohë, nëna 37-vjeçare e dy fëmijëve të vdekur tentoi të kryente vetëvrasje, duke u hedhur nën rrotat e një makine në rrugën “Iera” (“Iera Odho”). Në gjendje të rëndë për jetën, ajo është dërguar në spitalin shtetëror të Xhanios, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se po heton të gjitha detajet që lidhen me ngjarjen dhe shkaqet e krimit.

Ngjarja

Mediat helene e kanë përcjellë menjëherë ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Elefsina të Greqisë. Gruaja 37-vjeçare me emrin Fatbardha, e cila prej disa kohësh vuante nga depresioni nervor, ka mbytur dy fëmijët e saj 8 dhe 10 vjeç, përkatësisht djalë e vajzë. Më pas, gruaja në të njëjtën gjendje depresive ka dalë në rrugë dhe përballë ka parë bashkëshortin e saj që ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Në këto kushte, gruaja është hedhur në gomat e një makine që po kalonte në ato momente dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar jetën e saj. Po të njëjtat burime mediatike, të cilat u referohen burimeve policore, bëjnë të ditur se edhe burri i saj gjendet në shok dhe është duke u trajtuar nga mjekët, pasi ka mësuar çfarë kishte bërë e shoqja para se të hidhej para makinës. Tashmë policia është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e dy fëmijëve.
11/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 12 Gusht 2009, 08:52
Ne Peqin: Gardiani flijohet me armen e sherbimit

Kruje- Nje tjeter gardian i ka dhene fund jetes, me plumb ne koke pas ngjarjes se ndodhur me efektivin e burgut te Peqinit. Kete here eshte nje 30-vjecar, polic i burgut te Zaharise ne Kruje, qe ne kushte depresioni dyshohet se eshte flijuar mengjesin e djeshem, vetem nje muaj pasi ishte fejuar. Ka qene ora 06:55 kur familjaret degjuan te shtenen e pistoletes se sherbimit te Arjan Merlikes, ndersa e gjeten te pergjakur ne dhomen e tij te gjumit. I plagosur rende, gardiani eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak per mjekim te specializuar, por ka humbur jeten 90 minuta pas ngjarjes, pasi plaga ne koke ka qene e rende.

Nje grup hetimor nisi verifikimet e rastit, ndersa familjaret u shprehen te shokuar dhe te paqarte per motivin e flijimit. Arjan Merlika banonte ne lagjen nr. 3 te Krujes dhe prej disa vitesh, sherbente si efektiv ne burgun e Zaharise, te ndertuar kohe me pare. Teksa gjendej i vetem ne dhome, 30-vjecari dyshohet se i ka drejtuar vetes pistoleten e sherbimit te tipit "TT" dhe ka qelluar me nje plumb mbi koken e tij.

Familjaret i thane policise, se trupin e Arjanit e gjeten mbi shtrat te pergjakur dhe e derguan me shpejtesi fillimisht ne spitalin me te afert, ate te Krujes. Mjeket sugjeruan dergimin me urgjence per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, po si rezultat i plages se marre, Merlika nuk ka mundur te mbijetoje dhe ka nderruar jete rreth ores 07:45.

Sipas deshmive te policise, i ndjeri Merlika kishte vetem nje muaj qe ishte fejuar, por vazhdimisht kishte qendruar i heshtur dhe i mbyllur ne vetvete, duke mos shfaqur ne asnje moment, shenja depresioni apo probleme te tjera qe te kuptoheshin nga te afermit. Burime zyrtare te policise, thane se nuk kane gjetur asnje element apo shkak per kete ngjarje, duke besuar se ka qene nje depresion i castit, apo dhe ndonje pakujdesi e mundshme. Nderkohe qe koleget e Arjan Merlikes, flasin me respekt per efektivin 30-vjecar dhe nuk kane mundur te konstatojne qofte edhe nje problem te vogel, ne gjendjen shpirterore apo shendetesore te tij.

Precedenti

Gardiani i Peqinit u vetevra, pasi percolli gruan dhe vajzen

Gardiani i burgut te Peqinit, Elton Hamati, u veteqellua me armen e sherbimit mengjesin e 9 gushtit te ketij viti, ne banesen e tij. Policia tha pas hetimeve te kryera se 28-vjecari per shkaqe qe ende mbeten te panjohura ka kaluar ne depresion dhe me pistoleten e punes i ka dhene fund jetes, me nje plumb ne koke. I ndjeri banonte ne fshatin Katund i Ri, ne Elbasan dhe prej disa vitesh punonte ne institucionin ku vuanin denimin te burgosurit. Trupi i 28-vjecarit, baba i nje vajze, u gjet ne banesen e te vellait. Kater dite para ngjarjes i ndjeri kishte percjelle per tek prinderit ne Moker te Pogradecit, bashkeshorten bashke me vajzen dhe policia tha se flijimi ka qene i paramenduar. Kohet e fundit Elton Hamati punonte si gardian ne burgun e Peqinit.
A. Bushi
E Merkure, 12 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 13 Gusht 2009, 22:02
Dy të vdekur në Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin

LEZHË- Aksident tjetër me pasojë vdekjen në rrugët e vendit. Dy persona humbën jetën teksa makina me të cilën udhëtonin u përplas me një kamion.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Shkodër-Lezhë dhe viktimat janë të dy pasagjerë të automjetit tip BMW.
Sipas policisë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, makina ka dashur të parakalojë kamionin, por në tentativë e sipër është marrë përpara nga mjeti i rëndë.
Pasagjerët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e ngjarjes. Vetëm një ditë më parë u shënuan 5 viktima në vend, për shkak të aksidenteve.

Aksidentet, policia arreston dy autorët

KAVAJE- Policia e Kavajës arrestoi dy personat e dyshuar si shkakëtarë për dy aksidentet rrugore, me pasojë vdekje që ndodhën një ditë më parë në këtë rreth.
Burime nga policia lokale bënë të ditur sot se shërbimet e policisë rrugore arrestuan shtetasin Idajet Patoshi, 44 - vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".
Patoshi, duke qarkulluar në krah të kundërt në segmentin rrugor Kavajë - Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, me automjetin tip kamion Man, u përplas me një automjet tip Golf.
Për pasojë gjetën vdekjen tre nga katër personat që udhëtonin me mjetin "Golf", Çelnik Dashi, Fatjona Alliu, dhe shtetasia Gëzime Alliu, me banim në Librazhd. Ndërsa, Fatmir Alliu, 58 vjeç, pësoi dëmtime të rënda në trup dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga shërbimet e policisë rrugore në Kavajë u arrestua për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" shtetasin Besmir Biba, 23 - vjec, lindur dhe banues në Lezhë.
Bëhet e ditur se, 23 vjeçari, duke qarkulluar në aksin rrugor Rrogozhinë - Durrës, me një automjet tip Rover, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe duke dalë në krahun e kundërt të rrugës u përplas me një automjet tip Benz, drejtuar nga shtetasi Edmond Haka, 21-vjeç.
Si pasojë, gjeti vdekjen shtetasi Amarildo Lleshi, 21 - vjec, banues në Kavajë, i cili ndodhej pasagjer në automjetin tip Benz ndërsa u dëmtua shtetasi Gëzim Merkja, 22 - vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Çështjet ndaj këtyre personave, sipas burimeve policore, i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Kavajes.

Aksidentet, 5 të vdekur në Fier e Kavajë

Aksidentet kanë marrë sërish jetë njerëzish. Pesë të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i 24 orëve të kaluar në tri aksidente të ndodhur në qytetin e Fierit dhe në Kavajës. Shkak për ngjarjet dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjeteve, mungesa e ndriçimit në rrugë, si dhe pakujdesia, ndërkohë që viktimat në Fier, në të dy aksidentet e ndodhura kanë qenë babë e bir. Ndërkohë, në aksidentin e ndodhur në Kavajë me tre viktima, vetëm dy prej tyre ishin identifikuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

Aksidentet në Fier

Ka qenë ora rreth 23:30 e mbrëmjes së të martës kur në afërsi të Qenasit, rreth 2 kilometra nga qyteti i Fierit, automjeti i drejtuar nga Xhevit Arapi është përplasur me një bordurë betoni dhe më pas ka përfunduar në një kanal. Shkak për humbjen e kontrollit të automjetit mësohet të ketë qenë dalja para "Benz"-it e një biçiklete. Për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë, biçikleta është parë nga drejtuesi vetëm në sekondat e fundit. Duke dashur të evitojë përplasjen, drejtuesi i saj ka kthyer timonin, por ka humbur kontrollin e makinës. Automjeti është përplasur me një bordurë e më tej ka përfunduar në kanal. Si rrjedhojë kanë gjetur vdekjen 50-vjeçari Xhevit Arapi, por edhe djali i tij 23-vjeçar Ledion Arapi, ndërsa është plagosur drejtuesi i biçikletës. Megjithëse dyshohet se shkak për përplasjen e fuqishme ka qenë shpejtësia, mungesa e ndriçimit në rrugë ka bërë të vetën. Kështu, teksa oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kryenin veprimet në vendngjarje, një automjet që shkonte në drejtim të Fierit, për shkak të errësirës është përplasur me një nga makinat e policisë, ndërsa kjo e fundit ka goditur dhe dy të tjerë. Por fatmirësisht pa pasur pasoja në njerëz.
Disa orë pas aksidentit të parë, tre anëtarë të një familjeje kanë mbërritur në spital. Familja e Qemal Bushit, e përfshirë në aksident po vinte nga Greqia në drejtim të Fierit. Në vendin e quajtur "Kthesa e Patozit", makina është përmbysur si pasojë e humbjes së kontrollit. Kështu ka mbetur i plagosur Qemal Bushi, 36 vjeç, djali i tij 6-vjeçar Marigleni dhe një 48-vjeçar që ndodhej në automjet. Babë e bir ndodhen në reanimacion.

Aksidenti në Kavajë

Rreth orës 13:40 një karambol i ndodhur në aksin Kavajë - Durrës i ka marrë jetën 3 personave që ndodheshin në bordin e një mjeti tip "Golf" me targa greke i cili u përplas me një autobot të Kavajës që udhëtonte në kah të kundërt me të. Ndërkohë një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se viktimat janë Çelik Dashi, 31 vjeç, Fatjona Alliu, 27 vjeçe, ndërsa e paidentifikuar deri në orët e vona të mbrëmjes ishte një grua rreth të 50-tave. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Fatmir Alliu. Mësohet se fatkeqësia ka ardhur si pasojë e përplasjes së automjetit ku udhëtonin tre viktimat me një autobot, i cili ishte nisur për të dërguar ujë pranë lokaleve të shumta të zonës së plazhit. Viktimat ndodheshin në "Golf" së bashku me një person të katërt që i shpëtoi vdekjes. Policia ka bërë përpjekje të mëdha për të nxjerrë nga makina trupat e viktimave pasi automjeti i tyre ishte deformuar keqazi. Ekspertët e policisë rrugore kanë deklaruar pas ngjarjes dhe kontrollit të rrethanave të ngjarjes se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe tejkalimit të normave të lejuara të shpejtësisë. Fillimisht policia ka pasur vështirësi për identifikimin e viktimave pasi nuk kishin as dokumente, por një person që ka mbetur i plagosur, Fatmir Alliu, nga Librazhdi, pas ndihmës së dhënë mjekësore, ka arritur që të komunikojë dhe të japë emrat e dy prej viktimave që kishin humbur jetën, kurse për personin e tretë u shpreh se nuk kishte dijeni kush ishte.
Shekulli Online | 13/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 17 Gusht 2009, 00:16
Vrasje në Peshkopi, dyshohet për motive pronësie

Peshkopi
- Një person ka mbetur i vdekur pas një konflikti të dyshuar pronësie në qytetin e Peshkopisë.
Ulvi Vranici, 35 vjeçar, ka pasur një sherr në një nga baret e qytetit verior me Sali Lokën dhe më pas është qëlluar për vdekje me breshëri automatike.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka vënë në pranga autorin 42 vjeçar të vrasjes dhe po heton shkaqet e mëtejshme të saj.
2009-08-16
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 18 Gusht 2009, 11:29
Gjirokastër, e lë e dashura, vret veten me pushkë i riu

Klodijan Alushi, gjendet i vetëvrarë në një shtëpi të braktisur
Një histori dashurie e lënë përgjysmë, ka shtyrë në vetëvrasje një të ri. Klodijan Alushi, 22 vjeç, nga fshati Belishovë Fier, i ka dhënë fund jetës në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, por trupi i tij është ekzaminuar nga grupi hetimor mëngjesin e të hënës. Një plumb pushke model 20, i ka shpuar zemrën të riut 22 vjeçar tej e përtej, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kjo është vërtetuar nga veprimet e kryera në morgun e spitalit të Gjirokastrës, disa orë pas ngjarjes tragjike. I pari që e ka gjetur viktimën e pajetë, ka qenë një banor i fshatit Shtëpëz aty ku ndodhi vetëvrasja e radhës në Qarkun e Gjirokastrës. Banori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia lokale, ka qenë i pari që ka parë të riun përtokë së bashku me pushkën që i kishte rrëshqitur nga dora e majtë. Menjëherë ai ka dhënë alarmin duke u mbledhur në shtëpinë e braktisur, forca policie. Në vendngjarje shkuan forcat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe Grupi hetimor. Pasi u kryen veprimet e para hetimore, kufoma u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për t’iu nënshtruar veprimeve të mëtejshme eksperto-mjeko-ligjore, ndërsa vendi i ngjarjes u mbajt nën vëzhgim nga forcat e policisë deri në orën 06:00 të ditës së djeshme, pasi nuk mund të kryheshin veprime për shkak të errësirës. Policia ka pohuar se armën e zjarrit i riu nga Fieri, e kishte gjetur në shtëpinë ku banonte prej disa kohësh dhe ajo ka qenë në gjendje të mirë e ruajtur dhe e vajisur nga vetë viktima. Duket se depresioni, ka qenë shkaku i ndërmarrjes së këtij akti kaq sublim për të riun, i cili shpresat për një jetë të paqtë i kishte varur tek një “po” e vajzës misterioze nga fshati Picar të cilën e dëshironte t’a kishte shoqe për tërë jetën.

Njohja e viktimës me vajzën sipas një burimi tepër të besueshëm nga fshati Shtëpëz, ishte e hershme pasi dhe vendqëndrimi i Klodijan Alushit në këtë zonë datonte prej vitit 2004. “Ai, të vetmen punë që kryente e bënte me ndershmëri dhe kurrë nuk kishte përcjellë vese të këqija”, pohon për gazetën “SOT” L.S., nga fshati Shtëpëz, duke vazhduar më tej se kullotja e bagëtisë me të cilin ai merrej, ishte burim i vetëm i mbijetesës dhe sigurimit të bukës së gojës për të dhe familjen e tij në Belishovë të Fierit. I riu punonte me periudha të caktuara në fshatin Shtëpëz, 8 km në veri të Gjirokastrës, në varësi të punës që kishte dhe gjatë pesë muajve të fundit ku ai ndodhej, nuk kishte treguar aspak shenja depresioni. Duket se ndërprerja e një lidhje në mënyrë të parakohshme dhe të njëanshme në të njëjtën kohë nga vajza me të cilën kishte rënë në dashuri, ka qenë e papërballueshme për të riun. Policia nuk ka gjetur ndonjë letër apo gjurmë të tilla për të verifikuar nëse ka qenë kjo arsyeja e vetme. Nga seancat pyetësore të zhvilluara tek njerëzit që e njihnin më mirë viktimën, u zbulua se vetëvrasja ka ardhur për ndërprerje të njëanshme të relacioneve sentimentale nga ana e vajzës nga fshati Picar. Vrasja e djeshme e çon në katër numrin e viktimave të vetëvrara në Qarkun e Gjirokastrës, ku i pari që çeli serinë e tyre ishte një i ri nga Përmeti, i cili u var në degën e mollës, pasi familja e tij refuzonte që ai të martohej me një vajzë nga fshati Salari i Tepelenës.
AGJENSIA E LAJMEVE ''SOT''
18 GUSHT 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 19 Gusht 2009, 01:13
Vrasje në Laç, i keqtrajtonte motrën, plumba kunatit


LAÇ - Një 40 vjeçar u vra me armë zjarri në Shkopet të rrethit të Kurbinit. Alfred Gjeçi është qëlluar me plumba automatiku nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Alfred Sefgjini. Ngjarja ndodhi në një lokal të këtij fshati, rreth orës 14:30. Një orë pas policia ka arritur të vendosë në pranga autorin i cili ende nuk kishte arritur të dilte nga Shkopeti.
Mësohet se konflikti mes dy kunetërve kishte lindur kohë më parë. Alfredi, që mbeti i vrarë, ishte i martuar me motrën e autorit të krimit. Mësohet se çifti kishte probleme të vazhdueshme, dhe siç thonë bashkëfshatarët, ai e keqtrajtonte gruan. Disa herë ata ishin ndare dhe ribashkuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që e ka çuar të vëllain të vrasë burrin e saj. Policia pasi e ka identifikuar është vënë në ndjekje të autorit Sefgjini, duke arritur ta kapë shpejt. Ndërsa po merren në pyetje edhe dëshmitarët.
GJERGJ FIGURI | 18/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 19 Gusht 2009, 01:16
Vritet pronari i lokalit në qendër të tregut të shumicës


Viktima e akuzonte autorin e krimit se i kishte zënë tokën dhe ushtronte aty aktivitetin e tij tregtar. Konflikti kishte kohë që kishte vazhdonte midis të dyve, por pa gjetur dot një zgjidhje

PESHKOPI - Tronditet tregu i shumicës në qytetin e Peshkopisë, pas krismave të pistoletës, që kanë shkaktuar vdekjen e pronarit të një lokali në qendër të këtij tregu. Fillimisht vrasësi ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes me pistoletë në dorë, por është arrestuar pak minuta më pas nga ana e bluve të komisariatit të Policisë së Peshkopisë. Dhjetëra tregtarë kanë mbetur të shokuar, teksa kanë parë me sytë e tyre krimin si dhe skenën kur 35-vjeçari, viktimë e kësaj ngjarjeje ka qenë në grahmat e fundit të jetës së tij. Pak minuta pasi plumbat përshkuan trupin e tij, ai ka ndërruar jetë. Burime zyrtare të policisë së Peshkopisë bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur për motive pronësie.

Ngjarja
Vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së djeshme, në afër të tregut të shumicës, ku 42-vjecari, Sali Loka ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete 35-vjeçarin Ulvi Vraniçin. Policia pas hetimeve paraprake ka deklaruar se ngjarja ka pasur si motiv sherrin për pronësinë e një cope toke midis viktimës dhe autorit. Pikërisht ky sherr i cili duket se kishte kohë që vazhdonte ka degjeneruar dje në përdorimin e armës që i mori jetën tregtarit 35-vjeçar, nga Sali Loka, edhe ky tregtar në tregun e shumicës së qytetit.
Burime policore thanë se viktima Vraniçi kishte një lokal në tregun e shumicës, ku tregtonte pije alkoolike, ndërsa Loka kishte kohë që kishte filluar konfliktin me të. Pronari i lokalit pretendonte se 42-vjeçari tregtonte në tokën në pronësi të tij dhe sipas tij duhej të largohej që aty ose të paguante qira. Kjo ka qenë edhe arsyeja e konfliktit të vazhdueshëm, ku palët duket se nuk kanë gjetur dot konsensus për zgjidhjen e situatës dhe përplasja ka degjeneruar në përdorimin e armës. Banorët e tjetër që qytetit, që punojnë në tregun e shumicës thonë se Vraçi ishte banor autokton i qytetit të Peshkopisë, ndërsa autori i krimit kishte ardhur në këtë qytet pas viteve 90.

Arrestimi
Vetëm pak minuta nga krimi, autori i vrasjes ka përfunduar në pranga. Fillimisht ai ja ka mbathur nga vendi i ngjarjes, por policia e ndihmuar nga fakti që ngjarja ndodhi në një vend të mbushur me njerëz dhe dëshmitarë okularë ka mundur ta kapë atë shpejt. Reagimi i shpejtë i policisë, e cila ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes, a bërë të mundur që edhe arrestimi i Sali Lokës të kryhet shumë shpejtë, megjithëse ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithsesi ngjarja e djeshme ka shkaktuar një panik të madh tek tregtarët e tregut të shumicës, të cilët u bënë dëshmitarë të kësaj vrasjeje.
18 gusht 2009-08-19 korrieri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 19 Gusht 2009, 01:27
Ne Vauu Dejes: 60 plumba familjes së fqinjit për ujin që i lagte oborrin

SHKODËR – Një lumë plumbash është derdhur mbi 5 pjesëtarët e një familjeje në Vaun e Dejës të rrethit Shkodër, por për fat të mirë ata nuk kanë mundur të shkaktojnë viktima, me përjashtim të plagosjes së lehtë të një prej anëtarëve të kësaj familjeje. Vajza e shtëpisë, 19 vjeçe, e vetmja e prekur nga plumbat, pasi ka marrë mjekimin në spital, është jashtë rrezikut për jetën.

SHKODËR
– Një lumë plumbash është derdhur mbi 5 pjesëtarët e një familjeje në Vaun e Dejës të rrethit Shkodër, por për fat të mirë ata nuk kanë mundur të shkaktojnë viktima, me përjashtim të plagosjes së lehtë të një prej anëtarëve të kësaj familjeje. Vajza e shtëpisë, 19 vjeçe, e vetmja e prekur nga plumbat, pasi ka marrë mjekimin në spital, është jashtë rrezikut për jetën. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ka qenë një 60-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka zbrazur jo pak, por 60 fishekë ndaj familjes Smajli. Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje, duke ndaluar autorin dhe duke e izoluar atë, pasi sipas dëshmitarëve në vendngjarje, për shkak të pijes, 60-vjeçari ishte akoma i rrezikshëm. Uniformat blu kanë bllokuar edhe armën e krimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në Vaun e Dejës, kur Xhaferr Hoxha, i cili mbante një automatik në dorë, është futur në banesën e fqinjit të tij, Mehdi Smajli. Sapo ka hyrë në oborrin e shtëpisë, Hoxha ka nisur të qëllojë me breshëri automatiku në drejtim të 5 pjesëtarëve të familjes Smajli që ndodheshin në banesë në ato momente, duke i terrorizuar ata. Gjatë kësaj kohe, një nga familjarët ka telefonuar policinë e Shkodrës, duke kërkuar atyre ndihmë. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur një grup i postës së policisë të Vau Dejës, si dhe një skuadër e agjentëve të Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë së Shkodrës.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e efektivave blu, që ka bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, duke bërë të mundur precipitimin e mëtejshëm të situatës. 60-vjeçari Hoxha është ndaluar në vendin e ngjarjes së bashku me armën e krimit, një automatik kallashnikov, ndërkohë që policia ka gjetur në banesën e familjes Smajli të shpërndarë rreth 60 gëzhoja, të cilat mendohet t’i përkasin armës së krimit dhe që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Burime policore bëjnë të ditur se në momentin e kryerjes së kësaj vepre të rëndë penale, 60-vjeçari Hoxha të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Megjithëse ndaj 5 pjesëtarëve të familjes Smajli 60-vjeçari Hoxha ka derdhur rreth 60 fishekë, fati ka bërë që të mos kemi një tragjedi në këtë familje, pasi vetëm një plumb e ka marrë në këmbë vajzën e shtëpisë, L. Smajli, 19 vjeçe, duke e plagosur atë, e cila pas ndërhyrjes së mjekëve ka kaluar çdo rrezik për jetën.
Nga dëshmitë paraprake të dhëna grupit hetimor të kësaj çështjeje nga ana e pjesëtarëve të familjes Smajli, mësohet se shkaku i acarimit të fqinjit të tyre, Xhaferr Hoxha, të ketë ardhur, pasi uji i familjes Smajli lagte edhe oborrin e familjes Hoxha. Ndërkohë që në ngarkim të shtetasit Xhaferr Hoxha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ngritur akuzat për veprat penale të “vrasjes së ngelur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
18 gusht 2009 korrieri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 19 Gusht 2009, 20:19
Vetëvaret në burgun e Peqinit 27 vjeçari, kishte vrarë gruan

PEQIN - Një i burgosur është vetëvarur në burgun e Peqinit në mesnatë. 27 vjeçari u gjet i vdekur në qelinë e burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes.

"I dënuari Artan Halili u gjet i vetëvarur me çarçaf tek dritarja e qelisë, rreth orës 00:20 të ditës së sotme", thanë burime zyrtare të policisë lokale, të cilat nënvizuan se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sipas policisë, Artan Halili, lindur në fshatin Kryezjarth dhe me banim në lagjen "11 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, vrau afro katër vite më parë, për motive xhelozie, bashkëshorten e tij Antoneta Halili. Ngjarje e ndodhur në vitin 2006, kur çifti kishte edhe një fëmijë 6 muajsh. Aktualisht fëmija jeton me familjarët e Artanit. Ky i fundit, kishte shfaqur probleme psikike, sidomos pas vdekjes së të atit pak muaj me parë, kohë kur edhe i ka kërkuar drejtorit të Burgut ta lërë në një qeli pa të burgosur të tjere.


Historia tronditëse, si e ekzekutoi bashkëshorten në 2006-ën

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut kur autori dhe viktima kanë qenë në dhomën e gjumit dhe bashkë me ta edhe fëmija i mitur 6 muajsh. Fillimisht çifti është grindur si pasojë e dyshimeve që ka pasur Artani për bashkëshorten, që sipas tij e tradhtonte me të tjerë. Gjithçka ka nisur në dhomën e gjumit ku Artani e ka qëlluar disa herë gruan me grushte duke e rrezuar përtokë. Kur ajo ka reaguar dhe ka tentuar të ngrihet ai ka marrë litarin e perdes dhe ka tentuar ta mbysë. E ka tërhequr zvarrë e ka dërguar në korridor dhe atje i ka lidhur këmbët me litar dhe duart me veshjet intime. Viktima ka tentuar të shpëtojë nga veprimet e dhunshme, por në këtë kohë autori ka marrë thikën e bukës e llojit sharrë dhe e ka therur nga fyti. Prerja ka qenë aq e thellë sa ka shkaktuar vdekjen e viktimës.

Më pas, pasi është siguruar për vdekjen, Artani e ka tërhequr sërish zvarrë gruan dhe e ka vendosur në krevat në dhomën e gjumit. Ka marrë foshnjën, ka gjetur një taksi duke qenë se ishte vone dhe e ka dërguar në fshatin Kryezjarr te prindërit e tij. Aty ai ka deklaruar se Antoneta do te shkonte tek nje shoqe në spital dhe nga aty ka shkuar tek kunati i tij Avram Bezhani dhe i ka treguar se ka vrarë gruan. Më tej është nisur për në Elbasan duke i thënë kunatit se do të dorëzohej në polici. Avrami ka parë shenjat e gjakut në këmishë ndersa ka rendur tek babai i Artanit per ti thënë për ate që kishte dëgjuar. Autori është ndaluar nga policia në rrugën Rinia.
BARDHA NERGJONI | 19/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 2 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 09:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari