Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 1 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
KRONIKA E ZEZE E NGJARJEVE DHE E KRIMIT NE SHQIPERI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Plagosje në Shkodër, policia identifikon autorët
Imazh
BESMIR HASANAJ

Shkodër

- 33 vjeçari Besmir Hasanaj është plagosur mbrëmjen e djeshme rreth ors 22:00 teksa dy persona të identifikuar nga policia si Dritan Vreto e Zamir Anamli i kanë zënë pritë në hyrje të banesës së tij.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë është bërë një konflikt i mëparshëm mes personave dhe versioni i policisë e ka klasifikuar ngjarjen si hakmarrje.

Të dy autorët e krimit janë larguar nga vendngjarja pasi kanë kujtuar se e kanë eliminuar shënjestrën e tyre, porse 33 vjeçari ka mbijetuar pasi është transportuar menjëherë drejt spitalit.

Policia po punon për arrestimin e dy ekzekutorëve.
2009-08-08
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 09:36
Ne Durres: Sherr në disko për balerinat, ekzekutohet me armë 26-vjeçari
Imazh

DURRËS- Sherri për balerinat në një disko të Durrësit ka përfunduar me një viktimë. Emiljano Sula, 26-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga pronari i diskos ku ndodhi sherri, ndërkohë që autori u prangos disa orë pas ngjarjes.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në një disko të lagjes 11 të Durrësit. Dëshmitare në vend ngjarje kanë treguar se konflikti ka lindur për shkak të balerinave që vallëzonin në lokal, të cilat janë ngacmuar prej viktimës. Pas kësaj pronari ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Autori dh viktima kanë debatuar me fjalë dhe janë kërcënuar mes tyre deri sa është vënë në përdorim edhe arma e zjarrit. I riu ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që autori, 45 vjeçari Fundim Dedja, është arrestuar nga policia.
MARK BRUNGA |
05/08/2009

Sherri për balerinat, pronari i lokalit vret 26-vjeçarin

Sula ka shkuar dy net më parë si klient në diskon “Coco Bongo”, e cila ndodhet në bodrumin e një pallati përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”. Rreth orës 03:45 ai është konfliktuar me pronarin e diskos. Sipas burimeve konfidenciale, sherri ka nisu

Durrës - Ngacmimi i balerinave të një lokali nate, i ka kushtuar jetën një të riu nga qyteti i Durrësit, pasi pronari i diskos ka reaguar dhe është përleshur me të. 26-vjeçari, banor i zonës së Plazhit në Durrës, ka mbetur i vrarë pas një konflikti që ka shpërthyer me pronarin e diskos që ai frekuentonte në orët e natës në qytetin e Durrësit. Emiliano Sula, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen 13 të Durrësit, ka vdekur rrugës për në spital rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm. Burimet policore të Durrësit kanë bërë të ditur se viktima është qëlluar me armë zjarri nga pronari i diskos “Coco Bongo”, në lagjen nr. 11 të Durrësit, pas një sherri që lindi mes tyre për motive të dobëta. Sipas të njëjtave burime, autori i vrasjes së të riut është Fundim Dedja, 45 vjeç, banor i fshatit Xhafzotaj në Durrës. Autori i vrasjes është kapur dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që efektivat policore kanë vënë në pranga edhe nipin e autorit, Saimir Mema, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja

Emiliano Sula ka shkuar dy net më parë si klient në diskon “Coco Bongo”, e cila ndodhet në bodrumin e një pallati përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, përballë ndërtesës së gjykatës. Rreth orës 03:45 Emiliano Sula është konfliktuar me pronarin e diskos, Fundim Dedja. Sipas burimeve konfidenciale, sherri ka nisur, pasi pronari i diskos pretendonte se klienti kishte ngacmuar balerinat e lokalit. Shumë shpejt nga fyerjet drejt njëri-tjetrit, ngjarja është përshkallëzuar me goditje me grushte dhe më pas, të dy personat kanë nxjerrë armët, duke shtënë në drejtim të njëri-tjetrit. Ata kanë qëlluar me armë në kohën që kanë dalë jashtë, duke u ngjitur në trotuarin buzë rrugës. Nga shkëmbimi i zjarrit, Emiliano Sula ka mbetur i plagosur rëndë, ndërkohë që miqtë me të cilët ai ka qenë në lokalin e natës, e kanë dërguar në spital, ku dhe ka mbërritur i vdekur. Mjekët e urgjencës në spitalin e Durrësit kanë konstatuar vdekjen e të riut, e cila u shkaktua nga dëmtimi i organeve të brendshme.

Kapja e autorit

Efektivat e Komisariatit të Durrësit janë vënë në dijeni për ngjarjen pas një telefonate që është bërë në sallën operative. Shumë shpejt efektivat kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas gati dy orësh, policia është bindur se autori i ngjarjes është pronari i diskos, Fundim Dedja nga Xhafzotaj i Durrësit. Grupi hetimor i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja që u përkasin kalibrave 7.62 dhe 9 mm. Policia ka sekuestruar edhe dy armë automatike model 54 dhe një pistoletë të markës TT, të cilat po i nënshtrohen ekspertimit balistik.

Arrestimi

Pranga edhe nipit të autorit të ngjarjes

Policia ka arrestuar edhe 32-vjeçarin Saimir Mema, i cili është banor i Shijakut dhe nipi i Fundim Dedjës. Arrestimi i tij është bërë, për shkak se njëra nga armët e gjetura, automatiku, i përket atij, ndërkohë që Mema është përfshirë edhe në mënyrë direkte në konflikt, duke u qëlluar me grushte me viktimën para se të ndodhte vrasja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fare pranë qendrës së qytetit të Durrësit, në lokalin ku edhe më parë kanë ndodhur ngjarje të tilla. Në 16 prill të këtij viti, dy klientë janë konfliktuar me stafin e diskos dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të orkestrës, si dhe fasadës së lokalit nga jashtë. Pas arrestimit të dy personave për vrasjen e Emiliano Sulës, policia ka bërë të ditur se Fundim Dedja akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”, kurse nipi i tij për “armëmbajtje pa leje”.
GAZETA KORRIERI
6.8.09
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 09:51
Ne Durres: Dritan Dajti, vret 4 police
ImazhImazh

Durres
- Arrestimi i te shumekerkuarit Dritan Dajti, i ka kushtuar Policise se Shtetit, me shtrenjte nga cfare e mendonte. Kater agjente te vrare, mes te cileve edhe shefi i Sektorit te Operacioneve Speciale dhe nje i vdekur, qe mendohet te jete miku i te arratisurit nga Gjykata e Tiranes me 2003, i quajtur Ledion Mara nga Lushnja, me precedente penale. Mes te lenduarve mesohet se jane kunati dhe nipi i Dajtit, qe po merren ne pyetje dhe tre kalimtare, mes te cileve nje femije 10 vjec, te gjithe jashte rrezikut per jeten. I plagosur mbeti gjate perleshjes se armatosur edhe Dritan Dajti, 39 vjec, i denuar me 20 vjet burg per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa dhe 9 vjet per arratisjen nga burgu. Masakra e kobshme ndodhi rreth ores 14:00, prane sektorit "Iliria" ne plazhin e Durresit, pak metra nga vilat qeveritare. I klasifikuari me kartele te kuqe nga Interpol Tirana dhe pjese e listes se 10 te shumekerkuarve me te rrezikshem ne Shqiperi, strehohej ne nje apartament ne afersi te pistes "Iliria", zona e vilave. Dyshohet se operacioni i policise eshte dekonspiruar, pasi bandes iu gjeten dy radio policie, sikurse edhe ne vitin 2005 po ne kete qytet. Policia tha se agjentet qe humben jeten jane Fatos Xhani, kreu operacionit, Saimir Duckollari, Kastriot Feska, e Altin Dizdari, agjente. Pak minuta me pas u arrestua dhe Erges Xhashi, qe gjendej ne shoqerine e Dajtit.

Operacioni

Gjithcka ka nisur mengjesin e djeshem, kur nje grup agjentesh te Zyres se Operacioneve Speciale te Policise se Shtetit, zbarkuan nga Tirana per ne Durres. Kane qene rreth 20 efektive, por nuk jane perfshire forca nga kryeqyteti apo nga Durresi. Ka rene ne sy mungesa e forcave speciale RENEA, qe ne kete rast ishin te domosdoshme, pasi Dritan Dajti, njeriu te cilin kerkonin, paraqitej person me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe qe nuk kishte pranuar asnjehere dorezimin, duke u arratisur disa here ne operacione. Rreth mesdites jane piketuar zonat ku do te veprohej duke ndjekur levizjet e 39-vjecarit te akuzuar per vrasje dhe arratisje. Nje grup eshte vendosur prane pallatit ku strehohej Dajti, se bashku me grupin e tij, kurse te tjeret kane ndjekur levizjet e te dyshuarit neper qytetin e Durresit. Rreth ores 13:45 agjentet i jane vene pas 39-vjecarit qe levizte me nje fuoristrade me targa te huaja. "Pas informacioneve te marra per levizjet e personit shume te kerkuar Dritan Dajti, i cili strehohej ne nje banese ne afersi te pistes "Iliria", ne plazhin e Durresit, Sektori i Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, organizoi sherbime ne kete territor per identifikimin dhe kapjen e tij", njoftoi zedhenesi Klodian Branko.

Masakra

Rreth ores 13:45 sherbimet njoftuan se i shumekerkuari eshte afruar me nje makine "Volkswagen" tip "Tuareg", me ngjyre te erret, me targa te huaja CR 535 FR. "Kur makina kishte ndaluar, trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me kete detyre, ka bere rrethimin e mjetit per te mundesuar arrestimin tij", thuhet ne njoftimin zyrtar. Por gjate nderhyrjes finale, i shumekerkuari Dritan Dajti, ne menyre te menjehershme ka qelluar me armen pistolete, ne drejtim te pese agjenteve qe e kishin rrethuar. Efektivet jane gjendur te befasuar pasi nuk e prisnin kete reagim dhe pretendonin ta prangosnin pa u ndjere. Plumbat e zbrazur nga karikatori kane lene te vdekur ne vend kater pjesetaret e trupes se operacioneve, perfshire edhe shefin e zyres Fatos Xhani. Tre agjentet e tjere te vrare, jane Saimir Duckollari, Kastriot Feska dhe Altin Dizdari. Kunderpergjigjja ka qene e menjehershme dhe ashtu te plagosur, efektivet kane shenjestruar Dajtin, duke e goditur disa here. I dyshuari ka marre plumba ne duar, kembe, bark edhe shpine. Gjate perleshjes se armatosur ka mbetur i vrare edhe Ledion Mara, 23-vjec nga Lushnja, i njohur si person me precedente penale, por qe policia zyrtarisht nuk ka deklaruar ende, nese ishte pjese e grupit apo ishte kalimtar ne ato momente. Ne lagje eshte krijuar nje kaos i vertete dhe teksa agjentet i jepnin ndihmen kolegeve duke i derguar ne spital, zona eshte rrethuar dhe brenda disa minutash perfunduan ne pranga kunati i Dritan Dajtit, nipi i tij dhe shoqeruesi Erges Xhaxhi 22-vjec, banues ne Tirane, qe drejtonte mjetin.

E. Arapi


Te vrare:

Fatos Xhani, 35-vjec, shef i sektorit te Operacioneve Speciale, Policia e Shtetit

Saimir Duckollari, 33-vjec, agjent i sektorit

Kastriot Feska, 40-vjec, agjent i sektorit

Altin Dizdari, 32-vjec, agjent i sektorit

Ledion Mara, 23-vjec, civil, me precedente penale, dyshohet si mik i Dajtit



Te plagosur:

Dritan Dajti, 39-vjec, i denuar per vrasje, i arrestuar

Dyshohet se jane plagosur kunati dhe nipi i tij

I arrestuar:

Erges Xhaxhi, 22-vjec, drejtues i fuoristrades


Sekuestruar:

Dy pistoleta

Dy radio policie

Nje fuoristrade "Tuareg", me targa te huaja
KOHA E JONE
E Shtune, 08 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 10:13
Ne Lushnje: I fut lopen ne jonxhe dhe e vret

Lushnje- I fut lopen ne aren me jonxhe dhe e ther pas sherrit. Ilir Leka, 33 vjec, eshte qelluar kater here me thike nga bashkefshatari i tij, i dyshuari Lutfi Sharka, ndersa ka vdekur gjate rruges per ne spital. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem ne fshatin Hysgjokaj te Lushnjes.
Policia tha se shpalli ne kerkim 35-vjecarin Sharka qe eshte arratisur pas kryerjes se krimit. Mes dy personave kishte pasur edhe me pare konflikte per motive banale, qe dje perfunduan me gjakderdhje.

Ngjarja

Dy bashkefshataret jane grindur me njeri-tjetrin mengjesin e djeshem. Ilir Leka ka shkuar nga banesa e tij ne aren qe kishte mbjelle me jonxhe per bagetite. Sapo ka shkuar aty ka pare perseri qe lopa e Luftar Sharkes ishte lidhur ne nje hu druri, ne aren me jonxhe ku po kulloste. Sipas banoreve te zones qe deshmuan per policine skenen e ngjarjes, 33-vjecari Leka e ka hequr lopen e bashkefshatarit te vete nga jonxha duke e nxjerre ne rruge. Ne keto momente ka mberritur edhe Luftar Sharka. I cili ka debatuar ashper duke perdorur edhe fyerje. Pas sharjeve te ndersjellta mesohet se ata kane perdorur edhe grushtet e shkelmat. Sharka ka reaguar duke nxjerre thiken qe mbante ne brez dhe e ka qelluar ne brinje e shpine Leken kater here. Pas krimit 35-vjecari eshte arratisur nga fshati, duke lene kundershtarin te pergjakur ne are.

Hetimet

Banoret e fshatit Hysgjokaj kane ndjekur sherrin mes dy personave dhe kane nderhyre per te derguar te plagosurin drejt spitalit te Lushnjes. Ilir Leka sipas familjareve mesohet se ka qene djale i vetem, i martuar dhe me dy femije. Megjithese 33-vjecarit i eshte dhene ndihma e menjehershme, mjeket thane se ai nuk ka mbijetuar dot si pasoje e hemorragjise se madhe, largesise se fshatit dhe plageve te renda. Ne trup i ndjeri ka pasur kater plage te shkaktuara me mjet te mprehte. Policia e Lushnjes shoqeroi familjaret e te dyshuarit dhe mori ne pyetje banoret dhe familjaret e te ndjerit. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se motivet e krimit ishin banale. Banoret kane rrefyer per policine se i dyshuari Luftar Sharka njihej per temperamentin e tij dhe gjaknxehtesine qe e karakterizonte. Policia e shpalli ne kerkim 35-vjecarin per krimin e "vrasjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta".

Deshmite e familjareve:"Luftari fuste perdite lopen ne jonxhe"

Viktima Ilir Leka kishte nje siperfaqe toke ne dale te fshatit Hysgjokaj, ne komunen me te njejtin emer. Ara ishte e mbjelle me jonxhe e foragjere te tjera per bagetine. Vjehrri i te ndjerit ka pohuar ne polici se nuk dinte asgje per ngjarjen e ndodhur dhe se kishte mesuar lajmin e vdekjes se dhendrit nga bashkeshortja qe bente pazar ne qender te fshatit. Gjithashtu ai ka deshmuar se mes dhendrit te tij dhe te dyshuarit ka pasur disa here debate per shkak se Luftar Sharka per disa dite me radhe fuste lopen e tij ne aren me jonxhe te mbjelle nga i ndjeri. Megjithese i ishte kerkuar qe te mos kryente kete veprim, 35-vjecari serish dje ka lidhur lopen ne aren me jonxhe te bashkefshatarit.

Kontrollet

Policia ka shpallur te dyshuarin Luftar Sharka ne kerkim, nderkohe qe uniformat blu jane shperndare ne te gjithe zonen, duke kontrolluar ne banesa, kanale dhe zonat e pyllezuara. Por deri dje ne mbremje nuk eshte bere i mundur arrestimi i 35-vjecarit.
Xhemil Beharaj
E Premte, 07 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 10:15
Shkoder: Emigranti flijohet me leter lamtumire


Shkoder
- Flijohet pas kthimit nga Italia emigranti, shkaqet zbulohen tek letra e lamtumires qe ka lene per familjen. Babai i kater femijeve eshte gjetur i pajete i varur ne nje peme dekorative rrugen e lagjes ku banonte. Burime zyrtare te policise thane dje per "KJ" se viktima eshte 45-vjecari Mark Deda, nga Ashta e Bushatit dhe banues ne lagjen "Xhabije" te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:45 te pasdites se djeshme, kur familjaret vune re trupin e varur ne nje litar. Pas pak castesh ata kane gjetur edhe letren e lene nga Deda, ku kerkohej falje per aktin dhe shpjegohej se jeta e veshtire ishte shkak per flijimin.

Babai i kater femijeve eshte gjetur iu varur ne nje nga rruget kryesore te Shkodres. Sipas policise se Shkodres, te afermit kane deklaruar se 45-vjecari kishte shfaqur shenjat e nje depresioni te thelle prej disa ditesh, por ata nuk kishin mundur te mesonin kurre shkakun dhe aq me shume te parandalonin aktin fatal. Burime policore thane se prej disa ditesh Mark Deda ishte kthyer nga Italia ku gjendej si emigrant. Mesohet se trupi i emigrantit eshte hasur pak pas mesdites ne lagjen "Xhabije" te qytetit te Shkodres, pikerisht ne vendin e quajtur "Tregu tek shumica e re". Grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje konstatoi se akti ishte kryer me anen e nje litari te lidhur ne degen e pemes. Ekspertet deklaruan se trupi nuk kishte shenja te dhunes pervec hematomes ne pjesen e qafes, te shkaktuar nga shtrengimi prej litarit. Ngjarja eshte cilesuar si vetevrasje ne kushtet e tronditjes se thelle psikike.

"Nga veprimet e para hetimore te kryera ne vendngjarje, si dhe nga marrja ne pyetje e familjareve, rezultoi se i lartpermenduri jetonte emigrant ne Itali prej shume vitesh dhe sapo ishte kthyer", njoftoi policia vendore pas ngjarjes. I ndjeri mendohet te kete shfaqur shenja depresioni, por pa ndonje shkak konkret. Para se te kryente aktin fatal, Deda ka lene edhe nje leter te shkruar per familjaret e tij, ku u kerkonte ndjese per aktin qe po kryente, pasi nuk mundte te perballonte me jeten e veshtire. Nje nga shkaqet vleresohet edhe pamundesia ekonomike dhe veshtiresia e punesimit ne vendin fqinj, por hetimet nuk kane perfunduar ende. Per ngjarjen po investigon edhe prokuroria, me qellim zbardhjen e saj dhe rrethanave.

R. Llazari
E Premte, 07 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 15:51
Aksidentet, gjashtë viktima në Elbasan


Burrë e grua humbën jetën kur makina me të cilën udhëtonin ra në greminë. Katër të tjerë u plagosën rëndë

Besim Dybeli

Fundjava është mbyllur me të paktën dy jetë të shuara dhe katër të plagosur rëndë në Qarkun e Elbasanit. Tri aksidente në tre rrethe të ndryshme të kësaj prefekture kanë ndodhur në mesditën e djeshme pothuajse në të njëjtën kohë. Aksidenti më i rëndë është shënuar rreth orës 12:50 në fshatin Gurëshpatë të rrethit të Librazhdit, rreth 40 kilometra larg qytetit. Një automjet i tipit "Fuoristradë" me targa gjermane BIL2238ZIL, që drejtohej nga shtetasi Sajmir Prodani ka rënë rreth 50 metra në humnerë në një nga kthesat e aksit rrugor Polis-Gurëshpatë, vetëm 20 kilometra në jugperëndim të rrugës nacionale Elbasan-Librazhd. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një kushëriri i tij dhe kanë humbur jetën bashkëshortët Hanushe dhe Mustafa Prodani përkatësisht 47 dhe 51 vjeç. Dy viktimat kanë ndërruar jetë rreth 20 minuta pasi kishin marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Librazhdit. Sipas ekspertëve të policisë, që janë gjendur shpejt në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për shkak të rrugës njëkalimëshe e në terren tepër të pjerrët, ka rënë në fund të greminës pa pasur shumë mundësi për të manovruar apo për të frenuar.

Ndërkohë, një 17-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit si pasojë e plagëve të marra nga përplasja që i ka bërë një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan - Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shirgjan. Sipas burimeve të policisë, një person i paidentifikuar që drejtonte një motoçikletë pa targa ka aksidentuar rëndë 17-vjeçarin me inicialet S.Ç. dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në fshatin Paulesh të Komunës Pajovë në Rrethin e Peqinit, një kamion me targa EL0361C, i ngarkuar me lëndë inerte ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi. Për shkak të këtij aksidenti, për rreth dy orë është pezulluar edhe qarkullimi në aksin rrugor, derisa është bërë i mundur largimi i kamionit të përmbysur.

Për të tri aksidentet e ndodhura dje, policia rrugore e Elbasanit ka kryer veprimet hetimore dhe materialet përfundimtare i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Paraprakisht thuhet se shpejtësia tej normave dhe pakujdesia e drejtuesve të mjeteve kanë shkaktuar këto aksidente të rënda.




Librazhd

Aksidenti më i rëndë është shënuar rreth orës 12:50 në fshatin Gurëshpatë të rrethit të Librazhdit. Një automjet i tipit "Fuoristradë" ka rënë rreth 50 metra në humnerë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit një kushëriri i tij dhe kanë humbur jetën bashkëshortët Hanushe dhe Mustafa Prodani


Elbasan

Një 17-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit si pasojë e plagëve të marra nga përplasja që i ka bërë një motoçikletë në aksin rrugor Elbasan - Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shirgjan dhe sipas policisë, motoçiklisti që shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes

Peqin

Në fshatin Paulesh të Komunës Pajovë në rrethin e Peqinit, një kamion me targa EL0361C, i ngarkuar me lëndë inerte ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe për pasojë është plagosur rëndë shoferi. Për shkak të këtij aksidenti, përreth dy orë është pezulluar edhe qarkullimi në aksin rrugor, derisa është bërë i mundur largimi i kamionit

gaz.shqip
Besim Dybeli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 15:58
Hasan dajti: policet u vetvrane pasi dritani ka miq ne ministri

Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit

ImazhImazh

Familja e të shumëkërkuarit Dritan Dajti sfidon shtetin. Hasan Dajti, babai i njeriut që shkaktoi masakrën njerëzore dy ditë më parë në Durrës, akuzon policinë për krimin e rëndë. “Policët s’i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit”, - shprehet Hasan Dajti. Është thinjur i tëri dhe në sy i dallohet dhimbja, lodhja dhe trishtimi. Ka kaluar një natë të tërë përpara hetuesve në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe vetëm pak minuta më parë kishte mbërritur në shtëpinë e tij, që ndodhet në lagjen “Brrakë”. “Më vonë do flas. Do nxjerr në dritë dosje dhe do dalë e vërteta në shesh. Shkuan të arrestojnë të shumëkërkuarin disa civilë, që i vunë armën në kokë. Me një makinë pa targa. Përse?”, - thotë më tej Dajti në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”. Teksa ai flet, bashkëshortja e Dritanit, vëllai i këtij të fundit, Sokoli dhe e ëma Afërdita, miratojnë në heshtje fjalët e kryefamiljarit…
Çfarë mund të na thoni për ngjarjen?
Policët nuk i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit. I vrau Dhori Sollaku. Shikoni dosjen. Nuk ka prova, as shkencore, as dëshmi që ta implikojnë Dritanin në vrasjen e policëve.
Pra, ju implikoni shtetin në këtë ngjarje?
Si ka mundësi që shkojnë civilë dhe jo me uniformë policie dhe me makinë pa targa, për të arrestuar Dritan Dajtin, që gjoja qenka i rrezikshëm. Ndërsa shtëpinë time e ruajnë forca speciale të veshur me antiplumb? Si mund të shkojnë civilë t’i drejtojnë pistoletën një njeriu? Patjetër, që kushdo të jetë do reagojë.
Akuzat tuaja ndaj policisë janë të rënda. Si i vërtetoni?
Unë e kam mësuar ngjarjen si gjithë të tjerët, nga media. Mua më morën në drejtorinë e policisë për të më marrë në pyetje. Shtëpia ime vëzhgohej me specialë. Por, unë kam fakte. Kam dosje që vërtetojnë këto që po them. Dritan Dajtin nuk shkuan për ta arrestuar, por për ta vrarë, për interesa të caktuara.
Keni frikë nga ndonjë hakmarrje?
Nuk kemi frikë nga hakmarrja. Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.diten e varrosjes se kater policeve i jati i kriminelit dritan dajti hedh bomben e pare per shtetin shqiptar. Dritani nuk i vrau policet por ato u vetvrane nga koleget e tyre pasi ne na njoftuan nga ministria e brendshme se ato do vinin. tani duan qe te gjitha fajet tja dedikojne tim bir. ai nuk eshte vrasesi. krere te larte te ministrise se brendshme jane miq te dritanit dhe darkojne shpesh bashke dhe kane lidhje ne disa ndermarrje private te dritanit.
09 Gusht 2009
Klodiana Lala - Balkanweb
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 16:22
:flm UNE SAPO DEGJOVA KETE LAJM TRONDITES TE KILERIT SERIAL TE DRITAN DAJTIT PERFORCOVA IDENE SE PERGJEGJESIA BIE MBI PROKURORINE DHE PRESIDETIN BAMIR TOPIN SI KRYETAR I LARTE I DREJTESISE QE FLEJNE ME DJALLEZI MBI DOSJET DHE E SITUATA KUR I PREKEN INTERESA TE DOBTA PERSONALE I PERDORI SELEKTIVISHTE.
PRA ORGANET E DREJTSISE SHQIPTARE DHE ATO POLICORE PERODRIN DOSJET E KERKIMEVE TE KILERAVE SIPAS INTERESAVE PERSONALE.
KESHTU NISI HISTORITE E TMERRSHME TE KILERAVE SI RASTI I DRITAN DAJTIT.
DUKE PA KRONIKEN E AVENTURAVE TE DAJTIT MENDOJ QE TE BEHET NJE FILM SERIAL ME SUBJEKTIN E DRITANIT. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 09 Gusht 2009, 20:42
Krimet e bujshme, cilat janë dosjet pa autorë

Vrasjet që nga vitet ’90, hetimi dhe mbyllja e dosjeve për mungesë provash
Dhe pse janë rihapur disa herë gjatë viteve të fundit, një grup ngjarjesh të rënda kanë ngelur sërish pa autor. Gazeta “Sot”, po sjell disa prej dosjeve me ngjarjet më të rënda të ndodhura jo vetëm në kryeqytet, por që ende nuk kanë emër autorësh. Me të ardhur në detyrë, krerët e policisë shqiptare deklaruan se do të zbardhin ngjarjet e vjetra, por siç duket për vrasjet e kryera para vitit 2005, provat për të zbuluar autorët mungojnë. Disa prej dhjetëra dosjeve gjenden në duart e ekspertëve të kriminalistikës dhe zyrës së posaçme për “krimet e vjetra”, e përbërë nga oficerë me eksperiencë që njohin dhe ngjarjet.

Sipas të dhënave, pjesëtarët e këtij grupi hetimor, me emrin Seksioni i Luftës Kundër Krimeve të Rënda ndaj Personit, kanë qenë në pozicionet e drejtuese dhe të shefave të krimeve.
Prej vitesh dosje të shumta qëndronin në arkivat e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës të mbuluara nga pluhuri i harresës. Nga 350 dosje të tërhequra prej vitit 1991 e deri në 2006, 120 janë më të rëndësishmet dhe klasifikohen si krime të rënda, vrasje, pengmarrje, plagosje me dashje, rrëmbim personi apo gjobëvënie. Rihapja e 350 dosjeve ka qenë një kërkesë e Ministrisë së Brendshme, por dhe e strukturave të policisë shqiptare. Krerët e uniformave pikërisht zbardhjen e krimeve të vjetra dhe heqjen të mbishkrimit, “e pezulluar”. Delegimi i dosjes nga prokuroria në polici, i ka shtuar më shumë dozën e harresës për zbulimin e krimeve. Burimet nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se dosjet e hapura janë kryesisht vrasje, plagosje të rënda me armë, vjedhje me dhunë dhe ngjarje të tjera që kanë tronditur kryeqytetin dhe janë klasifikuar pa autorë. Por nuk lihen pas edhe vepra të tjera penale më të lehta, numri i të cilave shkon në 230. Rihapja e dosjeve të vjetra u ka dhënë shpresë edhe familjarëve të viktimave, që prej vitesh ankthi presin të mësojnë të vërtetën dhe dënimin e autorëve.
Vrasjet janë krimi me i rëndë, por që përbëjnë edhe numrin më të madh të dosjeve të pazbardhura në Qarkun e Tiranës. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, “vrasjet zënë përqindje më të madhe në dosjet që nuk kanë autorë”. Të njëjtat burime pohojnë se autoret e ekzekutimeve më të bujshme të biznesmenëve, ende nuk kanë marrë ndëshkimin e duhur. Kështu, rihapja e fashikujve të cilët prej kohësh ndodhen në arkivat e policisë, mund të vendosë drejtësinë sipas ligjit. Por të interesuar për zbardhjen e krimeve janë dhe familjarët e viktimave. Shumë kërkesa janë regjistruar gjatë këtyre viteve, ku i bëhet thirrje shtetit për të gjetur dhe dënuar kriminelët. Sipas dyshimeve të policisë, vrasjet e biznesmenëve, pronarëve të dyqaneve apo edhe taksistëve, kanë pasur dhe kanë pothuajse të njëjtat motive, hakmarrje dhe konkurrencë në biznes. Edhe pse në të shumtën e rasteve dihen shkaqet, uniformat blu nuk kanë mundur të zbardhin asnjë prej këtyre krimeve, duke i lënë ato në mister dhe pa autor.
Krimet më të bujshme kanë ardhur pas vitit 1993. Atëkohë teknika e Policisë Kriminale ka qenë shumë më e dobët dhe mundësitë të pakta si pasojë e mospërshtatjes së legjislacionit, mungesës së logjistikës dhe profesionalizmit. Mund të përmenden krime të tilla si pengmarrja dhe me pas zhdukja e biznesmenit Koço Dado dhe tregtarit Remzi Hoxha, vrasja e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi, në vitin 1996, hedhja në erë e “VEFA”-s, pengmarrje të shumta dhe ekzekutime përgjatë vitit 1997 e deri në konsolidimin e shtetit pas trazirave. Vrasja e avokatit Kleanthi Koçi, ende e pazbardhur që prej vitit 1999. Ekzekutimi i kambistit Xhevahir Malaj në Tufinë në mars të vitit 2002, e deri tek vrasjet mafioze të vitit 2003. Ekzekutimi në zyrën e punës i Sekretarit të Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, vrasja e Fatmir Ramës tek “Kartodrom 2000”, biznesmenit Florian Vila para shtëpisë së tij, emigrantit Ledio Bejleri poshtë pallatit dhe ekzekutimi i tregtarit të mishit, Arben Pojani në gusht 2003. Për të ardhur tek atentatet e shumta midis bandave rivale në disa qytete jugore dhe Tiranë, të cilave iu vunë emrat “Banda e Lushnjes”, “Bandat e Durrësit” apo “Dosja Gina”. Dhe në fund atentatet mafioze në kryeqytet, nga të cilat mbeti i vrare kreu i Federatës së Boksit dhe biznesmeni Vajdin Lamaj në shkurt të vitit 2005.

Krimet më të rënda pa autor
1. REMZI HOXHA
Biznesmen duralumini
Ngjarja: 21 tetor 1995
Proces tek krimet e rënda

2. SHABAN FISHEKU
Biznesmen karburantesh
Ngjarja: Viti 1997
Autor: S'ka

3. KOÇO DADO
Biznesmen tregtimi mallrash ushqimore
Ngjarja: 8 qershor 1998
Autor: S´ka

4. GANI KONI
Taksist
Ngjarja: 26 janar 1998
Autor: S'ka

5. AGIM XHIXHA
Biznesmen karburantesh
Ngjarja: 18 mars 2000
Autor: S´ka

6. XHEMIL KUQI
Profesioni: Taksist
Ngjarja: Viti 2000
Autor: S'ka

7. RIZA ÇEÇO
Biznesmen këpucësh
Ngjarja: 19 dhjetor 2001
Autor: S´ka

8. FLORIAN VILA
Biznesmen hekuri
Ngjarja: 9 prill 2003
Autor: S´ka

9. ARBEN FODULLI (POJANI)
Biznesmen mishi, pronar dyqanesh
Ngjarja: 22 gusht 2003
Pista e hetimit: Hakmarrje
Autor: S'ka

10. VAJDIN LAME
Biznesmen
Ngjarja: 28 shkurt 2005
Autor: S'ka

11. EDMOND MALOLLARI
Biznesmen lubrifikantësh
Ngjarja: 14 dhjetor 2005
Autor: S'ka

12. ERVIN BOROVA
I cilësuar si një nga anëtarët e "Djemve të Rrugës së Kavajës"
Vrarë: 27 mars 1999
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

13. ERGYS BOROVA
I cilësuar si një nga anëtarët e "Djemve të Rrugës së Kavajës"
Vrarë: 4 maj 1999
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

14. ALBAN DANI
I cilësuar si një nga anëtarët e "Djemve të Rrugës së Kavajës"
Vrarë: Në vitin 2000
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

15. ILIRJAN ZHUPANI
I cilësuar si një nga anëtarët e "Djemve të Rrugës së Kavajës"
Vrarë: Në vitin 2001
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

16. ERALD HARSHOVA
I cilësuar si një nga anëtarët e "Djemve të Rrugës së Kavajës"
Vrarë: 1 prill 2002
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

17. ARTAN ARSI
Vrarë: 28 shkurt 2005
Autor: S'ka

18. SALIH TIVARI
Posti: Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman
Pista: Çështja e tokave të komunitetit mysliman
Vrarë: 13 janar 2003
Autor: S'ka

19. LEDIO BEJLERI
Pronar i një dyqani në Tiranë
Vrarë: 30 shtator 2003
Autor: S'ka

20. KLAJDI PRENGA
Vrarë: Ne vitin 2005
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

21. ERJETA AVDYLIImazh
Punonjëse e UNICEF
Vrarë: Maj 2000
Pista: E panjohur
Autor: S'ka

22. JULJAN AGOLLI
Vrarë: Gusht 2005
Pista: Larje hesapesh
Autor: S'ka

23. KOZETA HYSENI
Studente e vitit të 3-të në Letërsi
Vrarë: 19 shkurt 1999
Pista: Hakmarrja
Autor: S'ka

KLEANTHI KOÇI
Avokat shumë i njohur
Vrarë në vitin 1999, ndërsa ndiqte një proces pronash
Pista, për shkak të profesionit
Autorë nuk ka

Vrasja e pazbuluar e Sali Tivarit
Ka qenë ora 8.25 e mëngjesit e datës 13 janar të vitit 2003, kur ka ndodhur vrasja e sekretarit të Komitetit Mysliman, Sali Tivari. Një nga punonjësit ka hyrë në zyrën e sekretarit të përgjithshëm, i cili vinte herët çdo mëngjes dhe e ka parë të shtrirë përtokë. "Të gjithë kujtonin se atij i kishte rënë të fiket, por kur e zbritën tek shkallët për ta hipur në makinë, pashë se nën xhaketë kishte një njollë të madhe gjaku", ka bërë të ditur një nga dëshmitarët. Menjëherë është njoftuar policia që ka mbërritur në vendngjarje. Brenda pak minutash kanë zbarkuar të gjithë shefat e mëdhenj të bluve. Ekspertët kanë hyrë në zyrë dhe kane kryer veprimet e para. "Në trup ka pasur tre plumba, të gjithë në gjoks, në krahun e zemrës, njëri prej të cilëve ka mbetur brenda dhe vdekja ka qenë e menjëhereshme", thuhej nga policia. Pas këqyrjes së kufomës është vënë re një gërvishtje nën mjekër. Dy prej plumbave të daleë kanë qëlluar dollapin dhe murin e zyrës, ndërsa 59-vjeçari është gjetur ngjitur me raftet ku mbante dosjet. Roja i turnit u morr si dëshmitar. Ai deklaroi për policinë se ka parë deri në momentin që është mesuar ngjarja dy të rinj me mjekër që kanë hyrë sipër dhe kanë dalë shpejt, por që nuk i ka vënë re mirë. Që nga ajo ditë autorët e kësaj vrasjeje nuk janë gjetur.

Vrasja e studentes, Kozeta Hyseni
Prokuroria e Tiranës ka ripahur në vitin 2006, për të disatën herë dosjen hetimore për vrasjen e studentes vlonjate Kozeta Hyseni, 9 vite më parë. Burime nga prokuroria sqaruan se hetimi është përqendruar tek personat e dyshuar mbi dijeni për ngjarjen. Policia kriminale ka arritur të sigurojë informacione operative me baza logjike, në bazë të të cilave dyshohet se të paktën tre persona të cilët kanë pasur njohje me Kozetën kanë dijeni për vrasjen. Ndërkaq, prokuroria po heton me qëllim sigurimin e provave, që do të vërtetojnë se këta persona të dyshuar kanë dijeni mbi ekzekutimin e 20-vjeçares Kozeta Hyseni, dhe autorëve të kësaj masakre. Nga rishqyrtimi i dosjes janë konstatuar kundërthënie në deklarimet e personave të dyshuar si autorë të mundshëm të vrasjes së Kozetës. Sipas burimeve të prokurorisë, ka qenë pikërisht konstatimi i këtyre kundërthënieve të një prej personave të dyshuar për autorësinë e vrasjes, që ka iniciuar fillimin e hetimeve. Por, policia dhe prokuroria nuk arritën atëherë të siguronin prova materiale ndaj këtyre personave, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga burimet për arsye hetimi. Hetuesit kanë thënë se, njëri nga të dyshuarit, i cili ka ndërruar jetë rreth një vit pas vrasjes së Kozetës, ka pasur kundërshti në dëshminë e tij, lidhur me vendqëndrimet që ka deklaruar për natën dhe momentin e ngjarjes.

Vrasja e Florian Vilas
Më 9 prill të vitit 2003 u ekzekutua nga persona të panjohur biznesmeni Florian Vila. Vrasja ndodhi në hyrje të vilës, së biznesmenit 36-vjeçar, që ndodhet në periferi të Tiranës. Autorët e vrasjes së pronarit të firmës “FLEVI”, Florian Vila, janë ende mister. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 5 vjet nga vrasja e bosit të hekurit, policia ende nuk ka mundur të zbulojë atentatorët. Dosja e kësaj ngjarjeje ndodhet në stivën e shumë dosjeve të pa zgjidhura në policinë e kryeqytetit, në radhë për tu rijetuar me qëllim dokumentin e plotë të saj.

Ekzekutimi i Edmond Malollari
Më 14 dhjetor të vitit 2005, ekzekutohet në hyrje të pallatit të tij në presidenti i “Tomorrit” të Beratit, Edmond Malollari. Biznesmeni po ngjitej për në banesën e tij që ndodhej pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë, kur persona të panjohur e ekzekutuan me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Dy ditë pas ngjarjes policia ndaloi dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes së Malollarit, por ata u lanë të lirë për mungesë provash. Dosja e vrasjes së Edmond Malollarit ndodhet në “duart” e hetuesve për tu zbardhur tërësisht.

Vrasja e Agim Reçit
Më 15 mars të vitit 2007 u ekzekutua me pesë plumba në trup, administratori i një bingoje në Tiranë, Agim Reçi. Biznesmeni 45-vjeçar u vra në afërsi të banesës së tij pranë rrugës së “Elbasanit” në kryeqytet. Reçi u qëllua teksa po kalonte pranë një koshi plehrash, dhe kalimtarët e rastit menduan për ndonjë endacak, duke lajmëruar policinë me vonesë, gjë e cila favorizoi autorët të largoheshin qetësisht. Pavarësisht hetimeve intensive policia nuk mundi të identifikonte dhe arrestonte autorët e vrasjes së Agim Reçit të cilët janë ende mister.


Vrasja e taksistit Hyka dhe deri tek grabitjet e ndodhura në banka


Ngjarjet e bujshme të ndodhura këtë vit që janë ende pa autor

Nuk kanë munguar dhe gjatë këtij viti, ngjarjet e rënda të cilat dhe sot e kësaj dite kanë mbetur pa autorë. Dhe pse janë bërë hetime të shumta disa ngjarje të rënda kanë ngelur pa emra autorësh apo të dyshuarish. Duket se policisë së Tiranës i ka ngecur "gozhda" në vitin 2009, pasi asnjë ngjarje e rëndë nuk po zbardhet dot. Bëhet fjalë pikërisht për raste që ndikojnë jo vetëm në sigurinë publike, por edhe në profesionalizmin e policisë, duke filluar që nga vrasja e një taksisti në fillim të muajit janar, disa grabitje me armë, e deri tek atentati ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Të gjitha këto ngjarje kanë tronditur opinionin publik, ndërkohë që policia ka deklaruar se po punon për zbardhjen e tyre. Megjithatë, deri tani hetimet nuk "kanë sjellë gjë në dritë". Por, policia e kryeqytetit duket se i ka rregulluar statistikat "e suksesshme" për këto 3 muaj të parë të vitit 2009, duke raportuar zbardhje të ngjarjeve banale, ose të kapjeve në flagrancë të autorëve. Në mënyrën e analizimit të punës së saj, policia përmbledh gjithë veprat penale të regjistruara për një periudhë kohore të caktuar dhe më pas bën bilancin e zbulueshmërisë. Pas kësaj analize, shpesh herë deklarohet se zbulueshmëria e krimeve ka ardhur në rritje, pa treguar se çfarë lloj krimesh janë zbuluar dhe çfarë peshe kanë ato. Aktualisht në këto tre muaj janë kapur plot hajdutë dhe shpërndarës droge të vegjël, por nga dhjetë ngjarje të rënda që kanë tronditur jo vetëm kryeqytetin, asnjëra nuk është zbardhur.
Vrasja e taksistit
Një nga këto ngjarje është pikërisht vrasja makabre e taksistit Ramazan Hyka. Mëngjesin e 8 janarit të këtij viti është njoftuar se një makinë ishte parë e djegur pranë liqenit të Farkës, ku brenda saj ndodhej edhe një kufomë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shumë uniforma blu, të drejtuara edhe nga krerët e policisë së Tiranës, të cilët sapo ishin emëruar. Policia e mori me vrull këtë ngjarje, por hetimet ngecën dhe deri më sot nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen e taksistit.
Vrasja e grabitësit
Pa kaluar as katër ditë, pikërisht më 12 janar, ndodh një tjetër ngjarje më e rëndë. Dy grabitës hyjnë për të vjedhur banesën e një pronari servisi, ku përplasen me armë. Nga kjo mbetet i vdekur një nga grabitësit. Sipas policisë, pronari i kompleksit "Llanaj" ka qëlluar për vdekje me pistoletë njërin nga dy personat me maskë, të cilët pak pas mesnatës kishin hyrë për të grabitur në pronën e tij private. Ende grupi hetimor nuk ka mundur të gjejë grabitësin tjetër, që ndodhej me viktimën për të vjedhur në banesën e familjes Llanaj. Megjithatë, edhe kjo ngjarje u cilësua nga policia shumë e rëndë dhe tha që po punonte për zbardhjen e saj.
Fugoni i policisë
Megjithatë, një ngjarje tjetër jo kaq e rëndë ka ndodhur më 16 janar. Hajdutët, të cilët mbeten "gangrenë" për policinë, arrijnë deri aty sa vjedhin furgonin e policisë. Burimet policore shpjeguan se janë njoftuar se është konstatuar vjedhja në një furgon me targa TR1225E, i cili është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Mjeti i ishte lënë në përdorim punonjësit të policisë, Lutfi H., i cili gjatë natës e ka parkuar pranë banesës. Por, kur ai është zgjuar në mëngjes, ka vënë re se në furgon, i cili përdorej për transport, nuk ndodheshin disa armë dhe pajisje të tjera policie.
Gjyqtari Nuni
Kulmi i ngjarjeve të rënda arriti më 7 shkurt, kur persona të paidentifikuar kryen atentat ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të natës së të dielës, në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë, ku dhe banonte. Nuni kishte qenë duke shkuar në banesë, kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Dy plumba kanë prekur gjyqtarin Ardian Nuni, një në krah dhe një në këmbë. Policia mori në dorë çështjen, në bashkëpunim edhe me prokurorinë, por sërish mbetet një ngjarje pa autor.

Policët grabitës
Por, sikur të mos kishin mjaftuar këto ngjarje, që ende mbeten pa autorë, një tjetër ka ardhur më 14 shkurt, kur dy persona, të dyshuar si punonjës policie, grabitën një tregtar bulmeti. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 05:00 të mëngjesit, një telefonatë ka mbërritur në sallën operative, ku një person, i identifikuar me emrin Aqif Çaçi, ka deklaruar se e kishin grabitur dy punonjës policie. Ai ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Ndroq-Tiranë, pa vajtur te vendi i quajtur "Lapidari i Pezës". Por, edhe kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur.

Plagosja e pronares
Ndërsa më 18 shkurt dy grabitës sulmojnë pronaren e një dyqani të këmbimit valutor te Rruga e Kavajës dhe e plagosin atë. Rudina Shametaj është sulmuar fillimisht nga dy persona me motor rreth orës 08:20 të mëngjesit, të cilët kanë tentuar t‘i vjedhin çantën e dorës. Grabitësit kanë hasur në rezistencën e saj dhe janë përpjekur t‘i marrin çantën ku kishte të hollat me anë të dhunës fizike. Duke mos arritur dot qëllimin, në ikje e sipër, njëri prej tyre ka goditur me pistoletë në këmbë gruan, duke e lënë të plagosur. Gruaja është dërguar në spital, ndërsa grabitësit që nuk kanë përfituar asgjë nga kjo grabitje, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Grabiten 20 mijë euro
Më 27 shkurt regjistrohet nga policia një tjetër ngjarje e rëndë në kryeqytet, ku grabitësit arritën të vjedhin me armë 20 mijë euro në një dyqan valutor. Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt pranë sheshit "Avni Rustemi, ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy grabitësit e armatosur janë larguar me një motor. Ata kanë ushtruar presion mbi gruan e pronarit, duke arritur të rrëmbejnë shumën e parave, që sipas burimeve policore kap shifrën e 20 mijë eurove. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por dy grabitësit ishin larguar duke marrë me vete dhe shumën e të hollave.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DRITARJA E NGJARJEVE TE KRIMIT NE SHQIPERI, Posted 11 Gusht 2009, 11:53
Kruje: Vetëvritet në banesë polici i burgjeve, dyshohet depresioni

KRUJË
-Një 30 vjeçar që punonte si polic në burgun e Zaharisë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e të ndjerit, ku pas të shtënës së armës ai është gjetur nga familjarët i pajetë.
Lajmin e bën me dije policia, sipas të cilës viktimë është shtetasi Arjan Mërlika, 30- vjeç, me detyrë polic në burgun e Zaharisë.
"Ai ka shtënë në drejtim të vetes me armën e shërbimit"- thonë burimet policore, pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes. Pas goditjes, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia nuk bën me dije ende ndonjë arsye për këtë ngjarje, ndërkohë që po mbledh dëshmitë e familjarëve. Dyshimet e para janë për një gjendje depresive të të riut, por ende kjo nuk është zyrtarizuar. Vetëm dy ditë më parë një tjetër polic burgu, i dha fund jetës në Elbasan.
MARK BRUNGA | 11/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 1 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari