Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
KODI CIVIL I SHQIPËRISË
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 15:35
1
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Miratuar me ligjin nr.7850, datë 29.7.1994,
ndryshuar me ligjin nr.8536, datë 18.10.1999
dhe nr.8781, datë 3.5.2001.
Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare
Nëntor, 2008
2
© I këtij botimi Qendra e Publikimeve Zyrtare
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë. - Tiranë:
Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, 2008
...f.; ...cm.
ISBN 978-99956-729-3-5
347(496.5)(094.4)
PËRMBAJTJA
PJESA I 11 1-140
3
PJESA E PËRGJITHSHME 11
TITULLI I 1-63
SUBJEKTET E SË DREJTËS CIVILE 11
KREU I 1-23
PERSONAT FIZIKË
A. Zotësia juridike 11 1-4
B. E drejta e emrit 12 5
C. Zotësia për të vepruar 13 6-11
Ç. Banimi dhe qëndrimi 14 12-14
D. Shpallja e zhdukjes dhe e vdekjes së një personi 15 15-23
KREU II 24-63
PERSONAT JURIDIKË 18
A. Dispozita të përgjithshme 18 24-38
B. Shoqatat 21 39-53
C. Fondacionet 27 54-63
TITULLI II 64-78
PËRFAQËSIMI 30
KREU I 64-78
KUPTIMI DHE LLOJET E PËRFAQËSIMIT 30
TITULI III 79-111
VEPRIMET JURIDIKE 35
KREU I 79-91
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 35
KREU II 92-111
PAVLEFSHMËRIA E VEPRIMEVE JURIDIKE 38
TITULLI IV 112-140
PARASHKRIMI I PADISË DHE DEKADENCA
E TË DREJTAVE 44
KREU I 112-128
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 44
KREU II 129-136
PEZULLIMI DHE NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT 49
A. Pezullimi i parashkrimit 49 129-130
B. Ndërprerja e parashkrimit 50 131-136
KREU III 137-140
PREKLUZIVITETI (DEKADENCA) 52
PJESA II 53 141-315
SENDET DHE PRONËSIA 53
TITULLI I 141-148
SENDET 53
TITULLI II 149-198
PRONËSIA 55
KREU I 149-161
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 55
KREU II 162-191
FITIMI DHE HUMBJA E PRONËSISË 59
KREU III 192-198
REGJISTRIMI PASURIVE TË PALUAJTSHME 68
TITULLI III 199-231
BASHKËPRONËSIA 70
KREU I 199-208
BASHKËPRONËSIA NË PJESË 70
KREU II 209-231
BASHKËPRONËSIA NË TËRËSI 75
A. Bashkëpronësia e detyrueshme 75 209-221
B. Bashkëpronësia midis anëtarëve
të familjes bujqësore 80 222-230
C. Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve 81 231
TITULLI IV 232-258
UZUFRUKTI 82
4
KREU I 232-236
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 82
KREU II 237-245
TË DREJTAT QË RRJEDHIN NGA UZUFRUKTI 83
KREU III 246-254
DETYRIMET QË RRJEDHIN NGA UZUFRUKTI 86
KREU IV 255-258
MBARIMI I UZUFRUKTIT 90
TITULLI V 259-260
PËRDORIMI E BANIMI 91
TITULLI VI 261-295
SERVITUTET 92
KREU I 261-264
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 92
KREU II 265-280
SERVITUTET DETYRUESE 93
KREU III 281-284
SERVITUTET VULLNETARE 98
KREU IV 285-292
MËNYRAT E USHTRIMIT TË SERVITUTEVE 99
KREU V 293-295
SHUARJA E SERVITUTEVE 101
TITULLI VII 296-303
MBROJTJA E PRONËSISË 102
TITULLI VIII 304-315
POSEDIMI 105
KREU I 204-309
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 105
KREU II 310-315
MBROJTJA E POSEDIMIT DHE E MBAJTJES 106
PJESA III 108 316-418
TITULLI I 316-359
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 108
TITULLI II 360-371
TRASHËGIMIA ME LIGJ 119
TITULLI III 372-418
TRASHËGIMIA ME TESTAMENT 123
PJESA IV 135 419-658
DETYRIMET 135
TITULLI I 419-454
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 135
KREU I 419-422
KUPTIMI DHE LINDJA E DETYRIMEVE 135
KREU II 423-435
DETYRIMET SOLIDARE 136
KREU III 436-441
DETYRIMET ALTERNATIVE 140
KREU IV 442-444
DETYRIME TË PJESËTUESHME E
TË PAPJESËTUESHME 142
KREU V 445-454
DETYRIMET MONETARE 143
TITULLI II 455-529
EKZEKUTIMI DHE SHUARJA E DETYRIMEVE 145
KREU I 455-475
EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE 145
KREU II 476-495
EFEKTET E MOSEKZEKUTIMIT TË DETYRIMEVE 151
KREU III 496-507
ZËVENDËSIMI DHE KALIMI I KREDISË 157
5
KREU IV 508-529
SHUARJA E DETYRIMEVE 161
TITULLI III 530-607
MJETET PËR TË SIGURUAR EKZEKUTIMIN
E DETYRIMEVE 166
KREU I 530-540
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 166
KREU II 541-545
KUSHTI PENAL 169
KREU III 546-559
PENGU 170
KREU IV 560-584
HIPOTEKA 174
KREU V 585-600
DORËZANIA 181
KREU VI 601-607
KAPARI DHE PRIVILEGJET 185
A. Kapari 185 601-602
B. Preferimet (privilegjet) 186 603-607
TITULLI IV 608-652
DETYRIMET QË RRJEDHIN NGA
SHKAKTIMI I DËMIT 189
KREU I 608-627
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 189
KREU II 628-639
PËRGJEGJËSIA QË RRJEDH NGA PRODUKTET 195
A. Përgjegjësia e prodhuesit 195 628-634
B. Publikimi mashtrues 197 635-637
C. Konkurrenca e pandershme 199 638-639
KREU III 640-647
SHPËRBLIMI I DËMIT 200
TITULLI V 648-652
GJERIMI I PUNËVE TË TË TJERËVE 202
TITULLI VI 653-654
PAGIMI I PADETYRUAR 204
TITULLI VII 655-658
BEGATIMI PA SHKAK 204
PJESA V 659-1168
KONTRATAT 206
TITULLI I 659-704
KONTRATAT NË PËRGJITHËSI 206
KREU I 659-680
DISPOZITA PARAPRAKE 206
KREU II 681-689
INTERPRETIMI I KONTRATËS 211
KREU III 690-704
EFEKTET E KONTRATAVE 213
TITULLI II 705-1161
KONTRATAT E VEÇANTA 217
KREU I 705-756
SHITJA 217
KREU II 757-760
SHKËMBIMI 235
KREU III 761-771
DHURIMI 236
KREU IV 772-783
FURNIZIMI 239
KREU V 784-800
ENFITEOZA 242
KREU VI 801-849
6
QIRAJA 246
A. Qiraja në pasuritë e paluajtshme me natyrë bujqësore 254 826-840
B. Qiraja e sendeve prodhuese 257 841-848
C. Qiraja financiare (leasing) 259 849
KREU VII 850-876
SIPËRMARRJA 260
KREU VIII 877-900
TRANSPORTI 268
A. Transporti i personave 268 877-879
B. Transporti i sendeve 269 880-900
KREU IX 901-912
HUAPËRDORJA 276
KREU X 913-934
POROSIA 279
KREU XI 935-944
KOMISIONI 285
KREU XII 945-949
SPEDICIONI (DËRGESA) 287
KREU XIII 950-961
AGJENCIA 289
KREU XIV 962-972
KALIMI I PASURISË KREDITORËVE 294
KREU XV 973-981
NDËRMJETËSIMI 296
KREU XVI 982-1012
DEPOZITA 299
A. Depozita në magazinat e përgjithshme 303 1000-1003
B. Depozita në hotel 304 1004-1012
KREU XVII 1013-1323
LLOGARIA RRJEDHËSE 307
KREU XVIII 1024-1049
KONTRATAT BANKARE 310
A. Depozitat bankare 310 1024-1027
B. Shërbimi bankar dhe kasetat e sigurimit 312 1028-1030
C. Hapja (çelja) e kredisë bankare 313 1031-1034
Ç. Paradhënia bankare 314 1035-1040
D. Veprimet bankare me llogari rrjedhëse 316 1041-1046
E. Skontoja bankare 317 1047-1049
KREU XIX 1050-1055
HUAJA 318
KREU XX 1056-1064
FRANCHISING 319
KREU XXI 1065-1073
RENTA JETORE 323
KREU XXII 1074-1112
SHOQËRIA E THJESHTË 325
KREU XXIII 1113-1161
SIGURIMI 335
TITULLI III 1162-1168
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT 350
LIGJ
Nr.7850, datë 29.7.1994
7
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

PJESA I

PJESA E PËRGJITHSHME
TITULLI I
SUBJEKTET E SË DREJTËS CIVILE
KREU I
PERSONAT FIZIKË

A. Zotësia juridike

Neni 1
Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime civile,
brenda kufijve të caktuar me ligj.

Neni 2
Zotësia juridike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Fëmija kur
lind i gjallë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.

Neni 3
Të huajt gëzojnë po ato të drejta e detyrime që u njihen shtetasve shqiptarë, përveç
përjashtimeve të caktuara me ligj.

Neni 4
Personit fizik nuk mund t’i kufizohen të drejtat civile, përveç përjashtimeve të caktuara me
ligj.
Veprimi juridik që kufizon zotësinë juridike të një personi fizik, është i pavlefshëm.

B. E drejta e emrit

Neni 5
Çdo person fizik ka të drejtën dhe detyrimin të ketë emrin dhe mbiemrin e tij që i vihen sipas
ligjit. Personi, të cilit i mohohet e drejta e përdorimit të tyre ose cënohet nga përdorimi që të tjerët
i bëjnë padrejtësisht, mund të kërkojë në gjykatë përdorimin e emrit ose të mbiemrit të vet,
pushimin e cenimit, si dhe shpërblimin e dëmit përkatës.
Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe nga persona që, ndonëse nuk mbajnë emrin ose mbiemrin
e cenuar, apo të përdorur padrejtësisht, kanë interesa familjare të denja për t’ u mbrojtur.
8
Gjykata kur pranon padinë urdhëron botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare. Me kërkesën e
paditësit gjykata mund të urdhërojë botimin e vendimit të saj edhe në gazeta të tjera. Pseudonimi i
përdorur nga personi fizik gëzon të njëjtën mbrojtje.

C. Zotësia për të vepruar

Neni 6
Personit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të
fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile.
Zotësinë e plotë për të vepruar e fiton me anë të martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur
moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Ajo nuk e humbet këtë zotësi edhe kur martesa është deklaruar e
pavlefshme ose është zgjidhur para se të mbushë moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

Neni 7
I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, mund të kryejë veprime juridike vetëm
me pëlqimin e mëparshëm të përfaqësuesit të tij ligjor. Megjithatë ai mund të bëjë pjesë në
organizata shoqërore, të disponojë atë që fiton me punën e tij, të depozitojë kursimet dhe t’i
disponojë vetë këto depozita.

Neni 8
I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, është i pazoti për të vepruar. Ai
mund të kryejë veprime juridike që i përshtaten moshës së tij dhe që përmbushen aty për aty, si
dhe veprime juridike që i sjellin dobi pa asnjë kundërshpërblim. Veprimet e tjera juridike i kryen
në emër të tij përfaqësuesi ligjor.
Neni 9
Të miturit me moshë katërmbëdhjetë vjeç deri në tetëmbëdhjetëvjeç, i cili është i pazoti të
kujdeset për punën e tij për shkak sëmundjesh psiqike ose zhvillimi të metë mendor, mund t’i
hiqet zotësia për të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës. Këto veprime mund të kryhen
vetëm nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor.

Neni 10
Personit madhor, që për shkak sëmundjeje psiqike ose zhvillimi të metë mendor, është
tërësisht ose pjesërisht i pazoti të kujdeset për punët e tij, mund t’i hiqet ose kufizohet zotësia për
të kryer veprime juridike me vendim të gjykatës.

Neni 11
Veprimi juridik që kufizon zotësinë për të vepruar është i pavlefshëm.

Ç. Banimi dhe qëndrimi

Neni 12
Banimi është vendi ku personi, për shkak të punës apo të shërbimit të përhershëm, të
ndodhjes së pasurisë apo të realizimit të interesave të veta, qëndron zakonisht ose të shumtën e
kohës.
Çdo person madhor ka të drejtë të caktojë lirisht vendbanimin e tij.
Personi nuk mund të ketë njëkohësisht me shumë se një vendbanim.
9
Kjo dispozitë nuk zbatohet për vendbanimin e veprimtarisë së tregtarit.

Neni 13
I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, ka për banim atë të prindërve të tij.
Kur prindërit kanë banime të ndryshme, fëmija e tyre nën katërmbëdhjetë vjeç ka për banim
atë të prindit pranë të cilit jeton.
Personi të cilit i është hequr zotësia për të vepruar dhe fëmijët nën kujdestari kanë për banim
atë të përfaqësuesit të tyre ligjor.

Neni 14
Vendqëndrimi i personit është vendi ku ai ndodhet për të kryer punë ose detyra të caktuara,
për të vazhduar një shkollë ose kurs të caktuar, për t’u mjekuar, për të vuajtur një dënim penal,
dhe për raste të tjera të kësaj natyre.

D. Shpallja e zhdukjes dhe e vdekjes së një personi

Neni 15
Personi që mungon nga vendi i banimit ose i vendqëndrimit të fundit të tij dhe për të cilin
nuk ka lajme për më shumë se dy vjet, me kërkesën e çdo të interesuari mund të shpallet i zhdukur
me vendim të gjykatës.
Kur dita e lajmeve të fundit nuk mund të caktohet, afati i mësipërm fillon nga dita e parë e
muajit pasardhës në të cilin janë marrë lajmet e fundit. Kur muaji nuk mund të caktohet, afati
fillon nga dita 1 janar e vitit të mëpasëm.

Neni 16
Me shpalljen e zhdukjes së një personi, për administrimin e pasurisë së tij caktohet një
kujdestar.
Vendimi i gjykatës, me të cilin një person është shpallur i zhdukur, botohet në Fletoren
Zyrtare dhe i dërgohet për regjistrim zyrës përkatëse të gjendjes civile.

Neni 17
Personi që është shpallur i zhdukur, me kërkesën e çdo të interesuari, mund të shpallet i
vdekur me vendim të gjykatës, kur kanë kaluar pa patur lajme katër vjet nga dita që është shpallur
i zhdukur.

Neni 18
Personi që ka humbur gjatë veprimeve luftarake dhe kjo humbje vërtetohet nga organet
kompetente ushtarake, në rast se kanë kaluar pa patur lajme dy vjet, nga dita që ka hyrë në fuqi
marrëveshja e paqes ose tre vjet nga mbarimi i veprimeve luftarake, mund të shpallet i vdekur me
vendim të gjykatës, pa qenë nevoja të shpallet më parë i zhdukur.

Neni 19
Personi që ka humbur gjatë një fatkeqësie natyrore ose në rrethana që bëjnë të besohet se ka
vdekur, mund të shpallet si i tillë me vendim të gjykatës, kur kanë kaluar pa patur lajme dy vjet
nga dita që ka ngjarë fatkeqësia, pa qenë e nevojshme të shpallet më parë i zhdukur.
10
Kur nuk caktohet dita në të cilën ka ndodhur fatkeqësia, afati dy vjeçar fillon nga dita e parë
e muajit që vjen pas atij në të cilin ka ndodhur fatkeqësia dhe, kur nuk mund të caktohet as muaji,
afati fillon nga dita e parë e muajit janar të vitit të mëpasëm.

Neni 20
Kur dy ose më shumë persona kanë vdekur dhe nuk mund të provohet kush prej tyre ka
vdekur më parë, për efekte juridike, quhet se të gjithë kanë vdekur në një kohë.

Neni 21
Kur shpallet vdekja e një personi të zhdukur, caktohet dita se kur ka ngjarë ajo. Kur kjo ditë
nuk është e mundur të vërtetohet me saktësi, gjykata e cakton atë sipas rregullave të parashikuara
në nenet e këtij Kodi.
Me kërkesën e çdo të interesuari, gjykata që ka dhënë vendimin, mund të ndryshojë datën e
vdekjes, kur vërtetohet se personi ka vdekur në një ditë tjetër.

Neni 22
Vdekja e shpallur me vendim të gjykatës barazohet në të gjitha pasojat juridike me vdekjen e
vërtetë.
Vendimi i gjykatës me të cilin një person është shpallur i vdekur, botohet në Fletoren Zyrtare
dhe i dërgohet për regjistrim zyrës përkatëse të gjendjes civile.

Neni 23
Kur personi që është shpallur i vdekur del se është i gjallë, me kërkesën e tij ose të çdo të
interesuari, vendimi prishet nga gjykata që e ka dhënë.
Personi që del se është gjallë ka të drejtë të kërkojë pasurinë e tij dhe pasurinë e fituar me anë
të saj, qoftë edhe nga personat e tretë që e kanë fituar nga ata, të cilëve u ka kaluar kjo pasuri për
shkak të deklarimit të vdekjes së tij, në kufijtë dhe kushtet e parashikuara nga ky Kod e nga Kodi i
Familjes.

KREU II

PERSONAT JURIDIKË
A. Dispozita të përgjithshme
Përmbajtja e personit juridik


Neni 24
Personat juridikë janë publikë dhe privatë.
Neni 25
Persona juridikë publikë janë institucionet e ndërmarrjet shtetërore, që financohen vetë ose
nga buxheti i shtetit, si dhe entet e tjera publike të njohura nga ligji si person juridik.
Institucionet dhe entet shtetërore, që nuk ndjekin qëllime ekonomike, nuk regjistrohen.

Neni 26
11
Persona juridikë privatë janë shoqëritë, shoqatat, fondacionet dhe entet e tjera me karakter
privat, të cilat e fitojnë personalitetin juridik në mënyrën e caktuar nga ligji.

Emri i personit juridik

Neni 27
Personi juridik ka emrin e tij të plotë dhe të shkurtuar. Emri i çdo shoqërie ose organizate
tjetër që zhvillon veprimtari ekonomike është firma e saj, e cila duhet të shprehë sidomos
qëllimin e kësaj veprimtarie.

Qendra e personit juridik

Neni 28
Personi juridik ka qendrën atje ku ndodhet organi drejtues i tij, përveç kur në statut ose në
aktin e krijimit është parashikuar ndryshe.

Zotësia e personit juridik

Neni 29

Personi juridik ka zotësi të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile që nga çasti i
krijimit të tij dhe, kur ligji parashikon se duhet të regjistrohet, që nga çasti i regjistrimit.

Neni 30
Personi juridik mund të kryejë çdo veprim juridik të lejuar në ligj, në aktin e krijimit ose në
statut.

Neni 31
Personi juridik vepron me anë të organeve të veta të parashikuara në ligj, në aktin e krijimit
ose në statut, të cilët shprehin vullnetin e tij.
Veprimet juridike të kryera nga organet e personit juridik, brenda kompetencave të tyre,
quhen si të kryera nga vetë personi juridik.
Përgjegjësia e personit juridik

Neni 32
Personi juridik është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga organet e tij gjatë përmbushjes së
detyrave të tyre.
Personi juridik përgjigjet për detyrimet e tij brenda kufijve të pasurisë së tij. Personat që kanë
vepruar me cilësinë e organit të personit juridik, kanë përgjegjësi vetjake për shpërblimin e
dëmeve që janë shkaktuar për fajin e tyre.

Neni 33
Shteti dhe personat juridikë shtetërorë nuk përgjigjen për detyrimet e njëri-tjetrit, përveç kur
kjo është pranuar prej tyre ose është parashikuar shprehimisht në ligj.
Mbarimi i personit juridik

Neni 34
12
Personi juridik mbaron sipas mënyrës së caktuar në aktin e krijimit, në statut ose në ligj.

Neni 35
Me mbarimin, personi juridik pushon veprimtarinë e tij dhe vihet në likuidim.

Neni 36
Kalimi i të drejtave dhe detyrimeve në rast mbarimi të personit juridik, për të cilin kërkohet
regjistrimi, sjell pasoja nga koha e regjistrimit.
Kur nuk kërkohet regjistrimi, kalimi i të drejtave dhe i detyrimeve në rastet e parashikuara
nga paragrafi i mësipërm, sjell pasoja nga koha e miratimit të bilancit përkatës, në mënyrën që
parashikohet në ligj, nga organi përkatës që e ka krijuar ose në statut.
Likuidimi i personit juridik

Neni 37
Likuidimi i personit juridik që ka mbaruar bëhet me realizimin e të drejtave dhe pagimin e
detyrimeve nga likuidatorë të caktuar nga organi që ka vendosur mbarimin e tij.
Komisioni bën likuidimin sipas dispozitave ligjore përkatëse, statutit ose aktit të themelimit.

Neni 38
Kur personi juridik mbaron për shkak se ka zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, pasuria e
mbetur pas likuidimit i kalon shtetit.
Likuidimi i personit juridik që falimenton rregullohet me ligj.

B. Shoqatat
Krijimi i shoqatave

Neni 39
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 1)
Shoqata është person juridik që krijohet me vullnetin e lirë të pesë ose më shumë personave
fizikë ose jo më pak se dy personave juridikë që ndjekin një qëllim të caktuar, të ligjshëm, në të
mirë dhe në interes të publikut ose të anëtarëve të saj.

Neni 39/1
(Shtuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001 neni 2)
Shoqata ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë të
ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në
përputhje me ligjin dhe me qëllimin e objektin e veprimtarisë së shoqatës, të parashikuar në
statutin e saj.
Të ardhurat e realizuara nga shoqata duhet të përdoren vetëm për realizimin e veprimtarive
që parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e saj.
Nuk lejohet që shoqata të kryejë veprimtari fitimprurëse.

Neni 40
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 3)
Akti për krijimin e shoqatës, me kërkesë të themeluesve të saj, regjistrohet në gjykatë.
13
Rregullat për organizimin e funksionimin e shoqatës përcaktohen në statutin e saj, i cili duhet
të hartohet me shkrim dhe të përmbajë sidomos:
a) emrin dhe qëllimin e shoqatës, qëndrën e saj dhe territorin në të cilin do të zhvillojë
veprimtarinë e vet;
b) kushtet e pranimit dhe të largimit të anëtarëve, si dhe të drejtat dhe detyrat e tyre;
c) organet drejtuese të shoqatës, mënyrën e formimit dhe kompetencat e tyre;
ç) afatet, mënyrën e thirrjes dhe kompetencat e mbledhjeve të përgjithshme dhe të
delegatëve;
d) burimin e mjeteve materiale të saj, si dhe kontributet apo kuotat që duhet të japë çdo
anëtar;
dh) mënyrën e ndryshimit të statutit dhe të mbarimit të shoqatës.

Neni 41
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 4)
Shoqata themelohet nga mbledhja e themeluesve, në të cilën miratohet statuti dhe zgjidhen
organet drejtuese të saj. Shoqata, me kërkesën e saj, regjistrohet në gjykatë sipas mënyrës së
parashikuar në ligj.
Gjykata kontrollon pajtueshmërinë e statutit me ligjin.

Neni 42
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 5)
Shoqata fiton cilësinë e personit juridik nga dita e regjistrimit të saj në gjykatë. Deri në ditën
e regjistrimit, themeluesit e shoqatës mund të kryejnë veprimet që janë të nevojshme për
themelimin dhe përmbushjen e kushteve për regjistrimin e saj.

Neni 43
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 6)
Shoqata ka të drejtë të themelojë degë të saj kudo ku ajo e çmon të arsyeshme, për të
realizuar qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së shoqatës.

Neni 43/1
(shtuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 7)
Rastet dhe mënyrat e mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqatave nga organet kompetente
shtetërore parashikohen shprehimisht në ligj.

Organizimi i shoqatës

Neni 44
Mbledhja e përgjithshme e anëtarëve ose e përfaqësuesve të tyre, është organi më i lartë i
shoqatës.
Ajo thirret nga organi drejtues, sipas dispozitave përkatëse të statutit, si dhe kur e kërkon një
e pesta e anëtarëve.

Neni 45
Mbledhja e përgjithshme vendos për pranimin ose përjashtimin e anëtarëve dhe për çdo
çështje tjetër, që nuk është lënë në kompetencën e ndonjë organi tjetër të shoqatës.
14
Ajo ushtron posaçërisht mbikëqyrjen mbi të ardhurat dhe veprimet e shoqatës, si dhe mbi
objektet pasurore të saj.

Neni 46
(Ndryshuar paragrafi i dytë dhe shtuar paragrafi i tretë
me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 8)
Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë vote të barabartë në mbledhjen e përgjithshme.
Anëtari i shoqatës nuk merr pjesë në diskutim dhe votim në rastet kur vetë ose bashkëshorti,
fëmijët, gjinia a krushqia e tij janë në konflikt interesash me shoqatën, lidhur me një çështje të
rendit të ditës.
Miratohen me shumicën e të gjithë anëtarëve të shoqatës vendimet për ndryshimin e statutit
dhe për shpërndarjen e shoqatës, përveç kur në statut parashikohet një shumicë më e lartë votimi.

Neni 47
Organi drejtues ka të drejtën dhe detyrën të kujdeset për interesat e shoqatës, t’i mbrojë ato,
si dhe të përfaqësojë shoqatën sipas kompetencave që i janë dhënë nga statuti.
Antarësia në shoqatë

Neni 48
Pranimi i anëtarëve të rinj, që përmbushin kushtet e nevojshme, mund të lejohet në çdo kohë.
E drejta për të dhënë dorëheqjen është e garantuar, por me kusht që të jetë paraqitur së paku
gjashtë muaj para mbarimit të vitit kalendarik ose brenda afatit të parashikuar në statut.

Neni 49
E drejta e anëtarësisë në shoqatë nuk mund të tjetërsohet dhe as të kalohet me anë
trashëgimie.

Neni 50
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.8781,
datë 3.5.2001, neni 9)
Anëtari, që largohet ose përjashtohet nga shoqata, përgjigjet për detyrimet e saj ndaj të
tretëve deri në çastin e largimit të tij dhe nuk ka të drejta mbi pasuritë e luajtshme dhe të
paluajtshme të saj.
Ata kanë detyrën të derdhin kuotat për kohën gjatë së cilës kanë bërë pjesë në shoqatë.

Neni 51
Çdo anëtar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatën kompetente vendimet e shoqatës që vijnë
në kundërshtim me ligjin ose me statutin.
Ky kundërshtim mund të bëhet brenda një muaji nga dita kur anëtari ka marrë njoftimin për
atë vendim.

Shpërndarja

Neni 52
(riformuluar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 10)
15
Shpërndarja e shoqatës bëhet:
a) me vendim të mbledhjes së përgjithshme të anëtarëve të saj;
b) kur numri i anëtarëve është nën numrin minimal të caktuar në këtë Kod ose në statut;
c) kur qëllimi i shoqatës është përmbushur ose nuk mund të përmbushet më;
ç) kur vërtetohet se shoqata ka ushtruar veprimtari të kundërligjshme;
d) në raste të tjera të parashikuara nga ligji.
Gjykata, në rastet e parashikuara në ligj, mund të vendosë shpërndarjen e shoqatës, me
kërkesë të çdo anëtari të shoqatës, të organeve vendimmarrëse të saj, si dhe të organeve
kompetente shtetërore.

Neni 53
(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 11)
Kur vendoset shpërndarja e shoqatës, ajo vihet në likuidim dhe çregjistrohet sipas rregullave
të parashikuara në ligj.

Neni 53/1
(Shtuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 12)
Gjykata, pasi të ketë marrë mendimin e subjektit që ka kërkuar shpërndarjen e shoqatës,
vendos për destinimin e pasurisë që mbetet pas shpërndarjes së saj, në përputhje me rregullat e
parashikuara në statut, si dhe duke pasur parasysh destinacionin e tyre dhe qëllimin themelor për
të cilin është themeluar shoqata.

C. Fondacionet
Mënyra e krijimit

Neni 54
(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 13)
Fondacioni është person juridik pa anëtarësi që ka për objekt arritjen e një qëllimi të ligjshëm
me anë të destinimit të pasurisë në të mirë dhe interes të publikut.

Neni 55
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8781,
datë 3.5.2001, neni 14)
Fondacionet krijohen nga persona fizikë ose juridikë me akt notetial ose me testament. Akti
për krijimin e fondacionit, me kërkesë të themeluesve të tij, regjistrohet në gjykatë.
Në aktin e krijimit përcaktohen sidomos emrat e themeluesve, qëllimi i fondacionit,
përbërësit e pasurisë (para, letra me vlerë, ose sende të luajtshme dhe të paluajtshme), burimet dhe
mënyra e financimit, organet drejtuese, kompetencat e tyre, si dhe emrat e anëtarëve të
administratës.

Neni 56
(Ndryshuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 15)
Fondacioni fiton cilësinë e personit juridik që nga dita e regjistrimit në gjykatë. Deri në ditën
e regjistrimit, themeluesit e fondacionit ose ekzekutori i testamentit mund të kryejnë veprimet që
janë të nevojshme për themelimin dhe përmbushjen e kushteve për regjistrimin e tij.
16

Neni 56/1
(Shtuar me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 16)
Fondacioni ka të drejtë të ketë në pronësi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të realizojë
të ardhura nëpërmjet administrimit të këtyre pasurive, si dhe ushtrimit të veprimtarive të tjera, në
përputhje me ligjin dhe qëllimin e objektin e veprimtarive të parashikuara në statutin e
fondacionit.
Të ardhurat e realizuara nga fondacioni duhet të përdoren vetëm për realizimin e
veprimtarive që parashikohen në qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së parashikuar në statutin e
tij.
Nuk lejohet që fondacioni të kryejë veprimtari fitimprurëse.

Neni 57
Akti për krijimin e fondacionit mund të shfuqizohet nga themeluesit para regjistrimit ose kur
ende nuk ka filluar veprimtarinë përkatëse.
Akti i krijimit të fondacionit mund të kundërshtohet nga trashëgimtarët ose nga kreditorët e
themeluesit.

Ushtrimi i veprimtarisë të fondacionit

Neni 58
Organet e fondacionit, mënyra e formimit dhe kompetencat e tyre caktohen nga akti i
krijimit.
Çdo fondacion kryen veprimtarinë e vet në bazë të dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe të
aktit të themelimit të tij.

Neni 59
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 17)
Rastet dhe mënyra e mbikëqyrjes së veprimtarisë së fondacioneve nga organet kompetente
shtetërore parashikohen shprehimisht në ligj.

Neni 60
Drejtuesi i institucionit mbikëqyrës ka të drejtë të kërkojë nga gjykata kompetente anulimin e
vendimit të organit të fondacionit kur vjen në kundërshtim të hapur me qëllimin përkatës, me
dispozitat ligjore apo me aktin e krijimit.
Gjykata mund të pezullojë zbatimin e këtij vendimi deri në dhënien e vendimit përfundimtar
të saj.

Neni 61
Mosmarrëveshjet pasurore, në të cilat fondacioni është palë, zgjidhen nga gjykata
kompetente.

Neni 62
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 19)
Shpërndarja e fondacionit bëhet:
a) me vendim të organit më të lartë vendimmarrës të tij;
b) kur është përmbushur qëllimi për të cilin u themelua ose kur qëllimi i tij nuk mund të
përmbushet më;
17
c) kur vërtetohet se fondacioni ka filluar të ushtrojë veprimtari të kundërligjshme;
ç) në raste të tjera të parashikuara me ligj.
Gjykata, në rastet e parashikuara me ligj, mund të vendosë shpërndarjen e fondacionit me
kërkesë të çdo themeluesi të tij, të organeve vendimmarrëse të shoqatës, si dhe të organeve
kompetente shtetërore.

Neni 63
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 20)
Gjykata, pasi të ketë marrë mendimin e subjektit që ka kërkuar shpërndarjen e fondacionit,
vendos për destinimin e pasurisë që mbetet pas shpërndarjes së tij, në përputhje me rregullat e
parashikuara në statut, si dhe duke pasur parasysh destinacionin e tyre dhe qëllimin themelor për
të cilin është themeluar fondacioni.

TITULLI II

PËRFAQËSIMI

KREU I

KUPTIMI DHE LLOJET E PËRFAQËSIMIT
Kuptimi i përfaqësimit

Neni 64
Me përfaqësimin një person (përfaqësuesi) kryen, brenda tagreve që i janë dhënë nga ligji,
nga prokura ose nga gjykata, veprime juridike në emër e për llogari të një personi fizik ose juridik
tjetër (i përfaqësuari).
Përfaqësimi nuk lejohet kur veprimi juridik duhet, sipas ligjit, të kryhet nga vetë personi.
Nuk mund të veprojë si përfaqësues personi që nuk ka zotësi të plotë për të vepruar.
Kufijtë dhe pasojat e përfaqësimit

Neni 65
Tagret e përfaqësimit ligjor caktohen nga dispozitat e ligjit që i japin këtë cilësi, ndërsa tagret
e përfaqësuesit të emëruar nga i përfaqësuari caktohen me prokurë.
Tagret e përfaqësuesit mund të nxirren edhe nga rrethanat, në të cilat kryhen veprimet
juridike përkatëse.

Neni 66
Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, brenda tagreve që i janë dhënë, krijojnë pasoja
drejtëpërdrejt për të përfaqësuarin.

Neni 67
18
Përfaqësuesi nuk mund të kryejë veprime juridike në emër të të përfaqësuarit as me veten e
tij dhe as me persona të tjerë të përfaqësuar prej tij, përveç kur i përfaqësuari e ka lejuar këtë
shprehimisht, ose kur përmbajtja e veprimit juridik nuk cenon interesat e tij.

Neni 68
Kur për kryerjen e një veprimi juridik janë caktuar dy ose më shumë përfaqësues, secili prej
tyre mund ta kryejë atë pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tjerë, përveç kur në prokurë është
parashikuar ndryshe.

Neni 69
(Shfuqizuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 18)

Përfaqësimi me prokurë
Neni 70
Prokura është dokumenti në të cilin i përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë ka përcaktuar
karakterin dhe vëllimin e tagreve që i ka dhënë përfaqësuesit.

Neni 71
Prokura është e përgjithshme kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit tagre për të kryer
veprime juridike të shumëllojshme, të cilat kanë të bëjnë me një tërësi të drejtash të të
përfaqësuarit, përveç atyre që i ka përjashtuar shprehimisht.
Prokura është e posaçme kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit tagrin për të kryer një
ose disa veprime juridike të caktuara, që karakterizohen nga një qëllim i përbashkët.

Neni 72
Prokura bëhet gjithmonë me shkresë.
Çdo prokurë për të lidhur një kontratë, e cila sipas ligjit mund të bëhet vetëm me akt noterial,
duhet të përpilohet në këtë formë, përndryshe është e pavlefshme. Edhe prokura për kryerjen e
veprimeve para gjykatave dhe institucioneve të tjera shtetërore, duhet të bëhet me akt noterial,
përveç kur me dispozita ligjore lejohet që ajo të bëhet me shkresë të thjeshtë.
Prokura në emër të personave juridikë publikë e privatë mud të bëhet edhe vetëm me
nënshkrimin e drejtuesit të tij dhe me vulën përkatëse, përveç kur ligji kërkon që veprimi juridik
të kryhet me akt noterial.

Neni 73
Prokura për të tërhequr dërgesa postare ose para nga zyrat postare apo nga bankat deri në një
shumë të caktuar prej tyre, prokura për të terhequr paga dhe shpërblime të tjera që rrjedhin nga
marrëdhëniet e punës, si dhe prokura për të tërhequr pensione, ndihma e bursa, mund të
vërtetohen edhe nga:
a) administratori i lagjes së qytetit ose kryeplaku i fshatit;
b) drejtuesi i personit juridik apo i degës së tij, ku i përfaqësuari është në marrëdhënie pune
ose ndjek shkollën;
c) drejtuesi i institucionit shëndetësor ku i përfaqësuari është shtruar për mjekim;
ç) komanda e repartit ushtarak ku shërben i përfaqësuari;
19
d) drejtuesi i institucionit ku i përfaqësuari mbahet i arrestuar ose vuan dënimin me heqje të
lirisë.

Neni 74
Ndryshimet në prokurë duhet t’u bëhen të njohura të tretëve me mjete të përshtatshme. Në
mungesë të njoftimeve të tilla, këto ndryshime nuk mund t’u kundrejtohen të tretëve, përveç kur
provohet që këta i dinin ndryshimet në prokurë në kohën kur është kryer veprimi juridik.

Neni 75
I përfaqësuari mund të shfuqizojë prokurën dhe përfaqësuesi të heqë dorë prej saj në çdo
kohë. Çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.

Mbarimi i prokurës

Neni 76
Prokura mbaron kur:
a) përfaqësuesi ka kryer veprimet juridike për të cilat ajo ishte dhënë;
b) është plotësuar afati për të cilin ajo ishte dhënë;
c) kur ka vdekur përfaqësuesi apo i përfaqësuari, ose kur njëri prej tyre ka humbur zotësinë
për të vepruar;
ç) ka mbaruar personi juridik përfaqësues apo i përfaqësuar;
d) kur i përfaqësuari ka shfuqizuar prokurën ose përfaqësuesi ka hequr dorë prej saj. Pas
mbarimit të prokurës perfaqësuesi, me kërkesën e të përfaqësuarit duhet t’i kthejë atij aktin e
prokurës.

Përfaqësimi pas ndryshimeve ose mbarimit të prokurës

Neni 77
Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, pas ndryshimeve të bëra në prokurë ose pas
mbarimit të saj, janë të detyrueshme për të përfaqësuarin ose për trashëgimtarët e tij, në rast se
personat e tretë, me të cilët janë kryer ato veprime juridike, nuk kanë patur dijeni për ndryshimet
ose për mbarimin e prokurës.

Përfaqësimi pa tagre

Neni 78
Kur një person fizik ose juridik vepron si përfaqësues pa e patur këtë cilësi, si edhe kur
përfaqësuesi ka kapërcyer tagret që i janë dhënë, veprimi juridik i kryer në këto kushte nuk është i
detyrueshëm për personin në emrin e të cilit janë kryer, përveç kur ky e ka miratuar atë më vonë.
Kur miratimi nuk është dhënë, personi i tretë që ka qenë në mirëbesim ka të drejtë të kërkojë
shpërblimin e dëmit nga përfaqësuesi.

TITULLI III
VEPRIMET JURIDIKE

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
20
Përkufizimi i veprimit juridik

Neni 79
Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të
krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile.
Veprimi juridik mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm.

Format e veprimit juridik

Neni 80
Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të
padyshimtë të vullnetit.
Shkresa mund të jetë e thjeshtë ose akt noterial.

Neni 81
Veprimi juridik me shkresë duhet të nënshkruhet nga personi që e kryen atë.

Neni 82
Personi që nuk di, ose që për shkak sëmundje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë,
ngarkon një person tjetër për këtë qëllim.

Nënshkrimi i këtij personi duhet të vërtetohet nga noteri, duke u treguar shkaku për të cilin
personi që ka kryer veprimin juridik nuk ka mundur ta nënshkruajë vetë.
Për veprimet që kryhen në bankat dhe në institucionet e tjera të kreditit, në zyrat postare apo
doganore, nënshkrimi i këtij personi vërtetohet nga një nëpunës i autorizuar i këtyre nstitucioneve.

Neni 83
Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe të të drejtave reale
mbi to, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet, përndryshe nuk është i vlefshëm.
Është i pavlefshëm veprimi juridik që nuk është bërë në formën e kërkuar shprehimisht nga
ligji. Në rastet e tjera veprimi juridik është i vlefshëm, por nuk mund të provohet me dëshmitarë.
Veprimet juridike me kusht
Neni 84
Veprimi juridik është me kusht kur lindja ose shuarja e të drejtave dhe e detyrimeve të

parashikuara në të, varen nga një ngjarje e cila nuk dihet në se do të ndodhë.

Neni 85
Kushti është pezullues kur të drejtat dhe detyrimet lindin po të ndodhë ngjarja. Kushti është
zgjidhës kur të drejtat dhe detyrimet shuhen po të ndodhë ngjarja.

Neni 86
Kur vërtetimi i kushtit është ndaluar me keqbesim nga pala që do të perfitonte nga mos
vërtetimi i tij, kushti quhet se është vërtetuar.
Kur vërtetimi i kushtit është shkaktuar me keqbesim nga pala që do të përfitonte nga
vërtetimi i tij, kushti quhet se nuk është vërtetuar.
21

Neni 87
Kur e drejta që varet nga vërtetimi i kushtit cenohet ose humbet nga veprimet e palës së
detyruar me kusht, kjo duhet të shpërblejë dëmin e shkaktuar në rast se kushti vërtetohet.

Neni 88
Pasojat që lidhen me vërtetimin e kushtit fillojnë nga çasti që është vërtetuar kushti, përveç
kur nga përmbajtja e veprimit juridik del se këto pasoja duhet të fillojnë në një kohë të
mëparshme.
Veprimet juridike me afat
Neni 89
Afati i veprimit juridik është çasti i caktuar, nga i cili fillon ose pushon fuqia juridike ose
disa nga efektet e tij.

Neni 90
Afati është pezullues kur në veprimin juridik është parashikuar se pasojat e tij fillojnë nga një
kohë e caktuar.
Afati është zgjidhës kur në veprimin juridik është parashikuar se pasojat e tij pushojnë në një
kohë të caktuar.
Llogaritja e afateve të veprimeve juridike

Neni 91
Kur afati është caktuar me ditë, nuk llogaritet dita në të cilën takon ngjarja ose koha nga e
cila ai duhet të fillojë.
Afati që është caktuar në javë, në muaj ose në vite, mbaron, me kalimin e asaj dite të javës së
fundit ose të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë të ditës që ai ka filluar. Kur
një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.
Kur dita e fundit e një afati bie në ditë pushimi, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas
asaj të pushimit.

KREU II

PAVLEFSHMËRIA E VEPRIMEVE JURIDIKE
Veprime juridike të pavlefshme
Neni 92
Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato që:
a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;

b) kryhen për të mashtruar ligjin;
c) kryhen nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç;
ç) bëhen në marrëveshje të palëve pa patur për qëllim që të sjellin pasoja juridike (fiktive ose
të simuluara).
Neni 93
Kur veprimi juridik është bërë me qëllim për të mbuluar një veprim juridik tjetër, ky i fundit
është i vlefshëm në qoftë se përmbush gjithë kushtet e nevojshme për vlefshmërinë e tij.

22
Veprimi juridik fiktiv ose i simuluar nuk dëmton personat e tretë të cilët në mirëbesim kanë
fituar të drejta në bazë të tij.

Veprime juridike që shpallen të pavlefshme

Neni 94
Të anulueshme quhen veprimet juridike të cilat janë të vlefshme gjersa gjykata me kërkesën
e të interesuarit i shpall të pavlefshme. Të tilla janë veprimet juridike të kryera nga:
a) të miturit mbi katërmbëdhjetë vjeç, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e prindit
ose të kujdestarit;
b) personat, të cilët për shkak sëmundje psikike ose zhvillimi të metë mendor u është hequr
ose kufizuar zotësia për të vepruar, kur veprimin juridik e kanë kryer pa pëlqimin e kujdestarit;
c) personat, të cilët në kohën e kryerjes së veprimit juridik nuk ishin të ndërgjegjshëm për
rëndësinë e veprimeve të tyre, megjithëse në atë kohë nuk u ishte hequr zotësia për të vepruar;
ç) personi që ka kryer veprimin juridik duke qënë i mashtruar, i kanosur, në lajthim ose për
shkak të nevojës së madhe.
Anulimi i këtyre veprimeve mund të kërkohet edhe pas vdekjes së personit përkatës, por
vetëm kur para vdekjes është kërkuar heqja e zotësisë së tij për të vepruar.

Neni 95
Mashtrimi mund të shkaktojë që veprimi juridik të shpallet i pavlefshëm, kur gënjeshtra e
përdorur nga njëra palë, për ta shpënë në gabim palën tjetër, është e tillë që pa atë pala nuk do ta
kishte kryer veprimin juridik.
Kur mashtrimi është bërë nga një person i tretë, pala e mashtruar mund të kërkojë shpalljen e
pavlefshmërise së veprimit juridik vetëm kur në kohën e kryerjes së tij pala tjetër ka ditur ose
duhej të dinte mashtrimin.

Neni 96
Kanosja mund të shkaktojë që veprimi juridik të shpallet i pavlefshëm, kur është e tillë sa të
friksojë personin se ai vetë, bashkëshorti, pasardhësit ose paraardhësit e tij do të pësojnë një dëm
fizik ose material të padrejtë dhe të rëndë.
Kanosja mund të kryhet edhe nga një person i tretë që nuk merr pjesë në veprimin juridik.

Neni 97
Lajthimi mund të shkaktojë që veprimi juridik të shpallet i pavlefshëm vetëm në qoftë se
lidhet me cilësinë e sendit, me identitetin ose cilësitë e personit tjetër, apo me rrethana aq
thelbësore sa që pa ato, pala nuk do të kishte kryer veprimin juridik.

Neni 98
Lajthimi në llogaritje nuk sjell shpalljen e veprimit juridik si të pavlefshëm, por vetëm
korregjimin e tij, përveç kur gabimi në sasi ka qenë përcaktues për marrëveshjen.

Neni 99
Veprimi juridik mund të shpallet i pavlefshëm në rastin kur për shkak të nevojës së madhe,
detyrimet e marra nga njëra palë janë krejt të papërfillshme në krahasim me përfitimet që nxjerr
pala tjetër nga veprimi juridik.
23

Neni 100
Veprimi juridik i kryer nga përfaqësuesi mund të shpallet i pavlefshëm me kërkesën e të
përfaqësuarit, kur vullneti i përfaqësuesit është me ves.
Kur vesi ka të bëjë me elemente të përcaktuara nga i përfaqësuari, veprimi juridik mund të
shpallet i pavlefshëm, vetëm në qoftë se ishte i vesuar vullneti i këtij të fundit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 20:23
vazhdon

Neni 101
Kur në veprimin jurdik ka rëndësi përcaktimi i mirëbesimit ose i keqbesimit, i dijenisë ose i
mosdijenisë së rrethanave të caktuara, që përbëjnë kushte përcaktuese të vlefshme ose të
pavlefshme të veprimit juridik, mbahet parasysh personi i përfaqësuesit, përveç kur bëhet fjalë për
rrethana të përcaktuara nga i përfaqësuari.
I përfaqësuari që është në keqbesim nuk mund të përfitojë në asnjë rast nga mosdijenia ose
mirëbesimi i përfaqësuesit.

Neni 102
Veprimi juridik i kryer në dëm të të përfaqësuarit për shkak marrëveshjeje me keqbesim
midis përfaqësuesit dhe personit të tretë, mund të shpallet i pavlefshëm për të përfaqësuarin.
Afati i parashkrimit të padisë

Neni 103
Padia për të kërkuar që një veprim juridik të shpallet i pavlefshëm, parashkruhet brenda pesë
vjetëve.

Neni 104
Afati për ngritjen e padisë fillon:
a) për veprime juridike të kryera nga persona që u është hequr ose kanë patur zotësi juridike
të kufizuar për të vepruar, që nga dita që janë bërë madhorë ose që u është kthyer zotësia për të
vepruar;
b) për veprime juridike të kryera me mashtrim, kanosje ose lajthim, nga dita që mashtrimi
ose lajthimi janë zbuluar, ose kanosja ka pushuar, por në çdo rast, jo më shumë se tre vjet nga dita
që është kryer veprimi juridik;
c) në raste të tjera, që nga dita që është kryer veprimi juridik.
Neni 105
Veprimi jurdik që shpallet i pavlefshëm quhet i tillë që nga çasti kur është kryer.
Pasojat e pavlefshmërisë së veprimit juridik

Neni 106
Kur veprimi juridik është i pavlefshëm për arsye se vjen në kundërshtim me ligjin, ose është
bërë me qëllim mashtrimi të ligjit, çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra-tjetrës merret dhe kalon në
të ardhurat e shtetit dhe kur nuk është e mundur të merret po ajo gjë, kërkohet vlefta e saj.
Kur njëra nga palët ka vepruar në mirëbesim, gjykata mund të vendosë që çdo gjë që ka
dhënë kjo palë t’i kthehet kësaj dhe kur nuk është e mundur kthimi i po kësaj gjëje, i paguhet
vlefta e saj.
24

Neni 107
Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se është bërë me mashtrim, kanosje, nga
nevoja e madhe ose sepse mungon forma e kërkuar nga ligji, secila nga palët duhet t’i kthejë palës
tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe, kur nuk është e mundur t’i kthehet po ajo gjë, t’i paguhet
vlefta e saj.

Neni 108
Kur veprimi juridik konstatohet se është i pavlefshëm për arsye se është kryer nga një i mitur,
që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose shpallet i pavlefshëm se është kryer nga një i
mitur që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, por pa pëlqimin e prindit ose të kujdestarit të
tij, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe kur nuk është
e mundur të kthejë po atë gjë, t’i paguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që ka zotësi për të vepruar
detyrohet t’i shperblejë të miturit dëmin që ky ka pësuar për shkak se veprimi juridik konstatohet
ose shpallet i pavlefshëm.

Neni 109
Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se është kryer nga një person, të cilit i
është hequr krejt zotësia për të vepruar ose për arsye se është kryer nga një person të cilit i është
kufizuar zotësia për të vepruar e pa patur pëlqimin e kujdestarit të tij, ose për arsye se është kryer
nga një person i cili në kohën e kryerjes së veprimit juridik nuk ka patur ndërgjegjen e rëndësisë
së veprimeve të tij, secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj
dhe, kur nuk është e mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që ka
patur zotësinë për të vepruar detyrohet t’i shpërblejë palës tjetër dëmin që kjo palë ka pësuar për
shkak të veprimit juridik që është shpallur i pavlefshëm, në rast se dinte ose duhet të dinte se pala
tjetër nuk ka patur zotësi për të vepruar ose nuk ka patur ndërgjegjen e rëndësisë së veprimeve të
saj.

Neni 110
Kur veprimi juridik shpallet i pavlefshëm për arsye se njëra nga palët ka qenë në lajthim,
secila nga palët detyrohet t’i kthejë palës tjetër çdo gjë që ka marrë prej saj dhe, kur nuk është e
mundur t’i kthejë po atë gjë, t’i paguajë vleftën. Përveç kësaj, pala që ka kërkuar të shpallet i
pavlefshëm veprimi juridik detyrohet t’i shpërblejë palës tjetër dëmin që ajo ka pësuar për shkak
se veprimi juridik është shpallur i pavlefshëm, me përjashtim të rastit kur ajo provon se nuk ka faj
që ka rënë në lajthim ose se pala tjetër ka ditur ose duhet të dinte lajthimin.

Neni 111
Kur shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të veprimit juridik, ky mbetet i vlefshëm
në pjesët e tjera të tij, përveç kur, sipas përmbajtjes së veprimit juridik, këto pjesë paraqesin
marrëdhënie të pandashme me pjesën e pavlefshme të veprimit juridik.

TITULLI IV
PARASHKRIMI I PADISË DHE DEKADENCA E TË DREJTAVE

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
25
Përmbajtja

Neni 112
E drejta e padisë që nuk është ushtruar brenda afatit të caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund
të realizohet më me anë të gjykatës ose të organit tjetër kompetent.
Paditë që nuk parashkruhen

Neni 113
Nuk parashkruhen:
a) padia për rivendosjen ose mbrojtjen e një të drejte vetjake
jopasurore, përveç përjashtimeve të caktuara në ligj;
b) paditë e njohjes;
c) padia e pjestimit midis bashkëpronarëve;
ç) padia për kthimin e shumave të depozituara në bankë;
d) paditë e tjera të parashikuara në dispozita ligjore të veçanta.
Nuk parashkruhen edhe kërkesat për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve që janë të
lidhura me padi, për të cilat nuk zbatohet parashkrimi.

Afatet e parashkrimit

Neni 114
Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, parashkruhen brenda dhjetë vjetëve të gjitha
paditë midis personave juridikë, midis këtyre dhe personave fizikë, si dhe midis vetë personave
fizikë.

Neni 115
Parashkruhen brenda afateve prej:
a) gjashtë muaj paditë për pagimin e kushteve penale vlerësuese;
b) një viti paditë e rrjedhura nga kontratat e spedicionit;
c) gjashtë muaj paditë që rrjedhin nga transportimet e drejtpërdrejta të mallrave dhe të
udhëtarëve me anë të hekurudhës, automjeteve ose avionëve dhe një viti për të njëjtat padi që
rrjedhin nga transportimet detare ose të përziera;
ç) dy vjetëve paditë për pagimin e shpërblimit sipas kontratës së sigurimit dhe risigurimit, si
edhe të shumës përkatëse të rrjedhur nga sigurimi i detyrueshëm;
d) tre vjetëve paditë për pagimin e qirave të banesave, dyqaneve, lokaleve dhe pasurive të
tjera të paluajtshme;
dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e
përfitimit pasuror pa të drejtë.
Paditë e tjera parashkruhen brenda afateve të posaçme të caktuara në këtë Kod ose në ligje të
tjera.

Neni 116
Është e pavlefshme marrëveshja e palëve për ndryshimin e afateve të parashkrimit dhe e çdo
dispozite të këtij kreu.

Neni 117
Afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë.
26

Neni 118
Në detyrimet kontraktore të lidhura me afat ekzekutimi, parashkrimi i padisë fillon nga dita
kur është plotësuar ky afat.
Kur detyrimi është i përbërë nga pagesa periodike, për secilën prej tyre afati i parashkrimit
fillon në mënyrë të veçantë.
Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e
kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita kur ka lindur detyrimi.

Neni 119
Për kërkimin e sendit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur pronari ka marrë ose duhej të
merrte dijeni për cenimin dhe cenuesin e së drejtës së tij.
Neni 120
Për kërkimin e shpërblimit të dëmit jokontraktor, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i
dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar.

Neni 121
Për kthimin e shumës së parave ose të sendit që është fituar ose kursyer pa shkak,
parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për fitimin ose
kursimin pa shkak që ka realizuar personi përkatës.

Neni 122
Për kërkimin e trashëgimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita e çeljes së trashëgimisë.

Neni 123
Për paditë e kthimit, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur paditësi ka paguar vullnetarisht,
në bazë të një detyrimi ligjor ose kontraktor, personit të tretë, për fajin e të paditurit, shumën e
parave apo sendin që kërkohet me anë të kësaj padie, ose nga dita kur është dhënë vendimi i
gjykatës ose arbitrazhit përkatës nga i cili ka lindur padia e regresit.

Neni 124
Parashkrimi i padisë për kërkesën kryesore shkakton që të parashkruhen edhe paditë për
kërkesat e rrjedhura prej saj, pavarësisht se për këto nuk është plotësuar ende afati përkatës.
Kërkesa e palës së interesuar

Neni 125
Parashkrimi i plotësuar nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi tjetër kompetent
me nismën e vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.

Heqia dorë nga parashkrimi

Neni 126
Heqja dorë nga parashkrimi lejohet vetëm pasi të jetë plotësuar afati i tij.
27

Neni 127
Pretendimi se afati i parashkrimit është plotësuar mund të ushtrohet edhe nga kreditorët dhe
nga kushdo që ka interes, në rastet kur pala përkatëse e ka ushtruar vetë.

Përmbushja e detyrimit pas plotësimit të afatit

Neni 128
Debitori që ka përmbushur detyrimin e tij pas plotësimit të parashkrimit, nuk mund të
kërkojë kthimin e shumës së parave ose të sendit, që ka dhënë vullnetarisht, edhe sikur të mos
dinte se ishte plotësuar afati i parashkrimit.

KREU II

PEZULLIMI DHE NDËRPRERJA E PARASHKRIMIT
A. Pezullimi i parashkrimit

Neni 129

Parashkrimi pezullohet:
a) midis bashkëshortëve deri në ditën kur ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor me të
cilin është zgjidhur martesa;
b) midis fëmijëve dhe prindërve gjersa këta ushtrojnë të drejtën prindërore;
c) midis personave që ndodhen nën kujdestari dhe kujdestarëve të tyre gjersa vazhdon
kujdestaria;
ç) për paditë e personave, pasuria e të cilëve është vënë në administrim, kundër
administruesve përkatës të caktuar nga gjykata ose nga një organ tjetër kompetent shtetëror, gjersa
të jetë miratuar raporti përfundimtar i llogarive;
d) për paditë e të miturve dhe personave të tjerë, që nuk kanë zotësi për të vepruar gjersa t’u
emërohet përfaqësuesi ose të fitojnë këtë zotësi, si edhe për gjashtë muaj pasi është emëruar
përfaqësuesi ose pasi kanë fituar zotësinë për të vepruar;
dh) për paditë e personit juridik kundër administratorëve të vet, gjersa këta vazhdojnë këtë
detyrë pranë tij;
e) për paditë me objekt shpërblimin përkatës, të rrjedhura nga dëmtimi i shëndetit ose nga
shkaktimi i vdekjes, pezullimi i parashkrimit vazhdon nga dita kur i është paraqitur kërkesa
organit të sigurimeve shoqërore shtetërore dhe deri në ditën kur është caktuar pensioni ose është
refuzuar ajo kërkesë;
ë) kur ka forcë madhore.

Neni 130
Koha e pezullimit nuk llogaritet në afatin e parashkrimit. Kur pas zhdukjes së shkakut
pezullues, koha që mbetet për t’u plotësuar parashkrimi është më e shkurtër se gjashtë muaj, ajo
zgjatet deri në gjashtë muaj.

B. Ndërprerja e parashkrimit

Neni 131

Parashkrimi ndërpritet:
a) me çdo veprim të personit fizik ose juridik të detyruar, që shpreh njohjen e saktë dhe të
plotë të së drejtës të kreditorit;
28
b) me paraqitjen e padisë, të kundërpadisë ose të prapësimit, qoftë edhe në një gjykatë ose
arbitrazh që nuk është kompetent nga pikëpamja tokësore ose lëndore për shqyrtimin e çështjes;
c) me çdo veprim që e vë debitorin në vonesë;
ç) me paraqitjen e kërkesës për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit gjyqësor apo të
arbitrazhit përkatës, si dhe të çdo titulli ekzekutiv tjetër.

Neni 132
Parashkrimi i ndërprerë kundër njërit prej debitorëve solidarë ose njërit prej bashkëshortëve
të një detyrimi të papjestueshëm, shtrihet edhe ndaj secilit nga këta debitorë të tjerë.

Neni 133
Parashkrimi i ndërprerë kundër debitorit kryesor shtrihet edhe ndaj dorëzënësit përkatës.

Neni 134
Koha e kaluar para se të vërtetohej shkaku ndërprerës nuk llogaritet dhe pas zhdukjes së këtij
shkaku fillon një afat parashkrimi i ri.

Neni 135
Kur parashkrimi është ndërprerë për shkak të paraqitjes së padisë ose të kundërpadisë, afati i
ri i parashkrimit fillon nga dita që ka marrë formë të prerë vendimi me të cilin është zgjidhur
çështja në themel.
Kur është vendosur rrëzimi i padisë pa u zgjidhur çështja në themel, ose pushimi i gjykimit të
çështjes, parashkrimi nuk quhet i ndërprerë.

Llogaritja e afateve të parashkrimit

Neni 136
Afati i parashkrimit të padisë, që është caktuar në javë, në muaj ose në vite mbaron me
kalimin e asaj dite të javës së fundit apo të muajit të fundit që ka të njëjtin emër ose numër me atë
të ditës në të cilën ka filluar afati dhe, kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron
me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.
Kur dita e fundit e afatit të parashkrimit bie në një ditë pushimi, quhet si e fundit ajo ditë
pune që vjen pas asaj të pushimit.

KREU III

PREKLUZIVITETI (Dekadenca)

Neni 137

Kur një e drejtë duhet të ushtrohet brenda një afati prekluziv, nuk zbatohen dispozitat që
rregullojnë ndërprerjen e parashkrimit. Gjthashtu, nuk zbatohen shkaqet pezulluese, përveç
rasteve përjashtimore, kur vetë ligji lejon pezullimin e afatit prekluziv.

Neni 138

Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën janë caktuar afate prekluzive, që e bëjnë
tejet të vështirë për njërën nga palët ushtrimin e së drejtës përkatëse.
29

Neni 139
Palët nuk mund të ndryshojnë urdhërimet ligjore që rregullojnë prekluzivitetin, dhe as mund
të heqin dorë nga afati prekluziv i plotësuar kur ky afat është caktuar me dispozita ligjore të
veçanta.

Neni 140
Afati prekluziv i plotësuar merret parasysh nga gjykata ose arbitrazhi kompetent me nismën e
vet, edhe pa u kërkuar nga pala e interesuar.

PJESA II

SENDET DHE PRONËSIA
TITULLI I
SENDET

Kuptimi juridik i sendit

Neni 141

Send është çdo gjë që mund të përbëjë objekt pronësie ose i të drejtës tjetër reale.

Llojet e sendeve

Neni 142
Sendet janë të luajtshme dhe të paluajtshme.
Janë sende të paluajtshme toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët, ndërtesat, ndërtimet e
tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në mënyrë të qëndrueshme e të
vazhdueshme me tokën ose ndërtesën.
Të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore, janë sende të
luajtshme.

Neni 143
Dispozitat që kanë të bëjnë me sendet e paluajtshme zbatohen edhe për të drejtat reale që
kanë si objekt sende të paluajtshme, si dhe për paditë përkatëse, përveç kur parashikohet ndryshe
me ligj.
Dispozitat që kanë të bëjnë me sendet e luajtshme zbatohen për të gjitha të drejtat e tjera.

Regjistrimi i sendeve

Neni 144
Sendet e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to regjistrohen në regjistrat e pasurive të
paluajtshme.
Regjistrohen edhe ato sende të luajtshme, për të cilat kërkohet shprehimisht nga ligji.

Frutat e sendit

Neni 145
30
Frutat natyrore të një sendi janë produktet që nxirren prej tij.
Derisa nuk janë ndarë nga sendi, ato janë pjesë përbërëse e tij.
Frutat civile nxirren nga sendet si rrjedhojë e gëzimit të të drejtave që kanë personat mbi to.
Frutat civile fitohen në bazë të kohëzgjatjes së të drejtave dhe kur këto janë bërë të
kërkueshme.

Pjesët përbërëse të sendit

Neni 146
Është pjesë përbërëse e një sendi çdo gjë që është bashkuar me të dhe nuk mund të ndahet
prej tij pa iu shkaktuar një dëm thelbësor.

Sendet aksesore

Neni 147
Aksesorë janë ato sende të luajtshme që janë destinuar për t’i shërbyer në mënyrë të
vazhdueshme një sendi kryesor ose për ta zbukuruar atë.
Ky destinim bëhet nga pronari i sendit kryesor ose nga personi që ka një të drejtë reale mbi
atë.

Neni 148
Çdo disponim i sendit kryesor përfshin edhe aksesorët e tij, përveç kur është parashikuar
ndryshe.
Aksesorët mund të jenë edhe objekt i një disponimi të veçantë.
Aksesori nuk e humbet këtë cilësi të tij në rastet kur është ndarë përkohësisht nga sendi
kryesor.

TITULLI II
PRONËSIA

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Përmbajtja e pronësisë

Neni 149
Pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar
nga ligji.

Pronësia mbi pjesët përbërëse të sendit

Neni 150
Pronarit të sendit i takon pronësia edhe mbi pjesët përbërëse të tij.

Pronësia mbi frutat e sendit

Neni 151
31
Pronarit të sendit i takojnë frutat natyrore që prodhon sendi, përveç kur pronësia e tyre u
është kaluar të tjerëve. Në këtë rast pronësia fitohet pasi frutat të jenë ndarë nga sendi.
Personi që merr frutat duhet që brenda vleftës së tyre të shpërblejë shpenzimet e bëra për
prodhimin dhe vjeljen e tyre.

Përkatësia e sendeve

Neni 152
Sendet u përkasin personave fizikë, personave juridikë dhe shtetit.
Llojet e pasurisë publike caktohen me ligj.

Të drejtat dhe detyrimet e pronarit

Neni 153
(Ndryshuar me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 21)
Askush nuk mund të shpronësohet ose t’i kufizohet e drejta e ushtrimit të së drejtës të pronës
që barazohet me shpronësimin, përveçse kur këtë e kërkojnë interesa publike dhe kurdoherë
kundrejt një shpërblimi të drejtë.

Neni 154
E drejta e pronësisë mbi tokën shtrihet gjer në lartësinë dhe thellësinë që është e dobishme
për ushtrimin e saj, në kushtet e parashikuara me ligj.

Neni 155
Pronari i një toke, pasi më parë t’i ketë kërkuar fqinjit që të presë degët e pemëve dhe rrënjët
që i futen në tokën e tij, ka të drejtë t’i presë vetë ato, në rast se i sjellin dëm, si dhe të vjelë frutat
dhe t’i perdorë ato për vete.
Frutat që bien nga pemët mbi tokë, i përkasin pronarit të tokës ku ato kanë rënë.

Neni 156
Pronari i një toke që ndodhet buzë një rrjedhe uji ose burimi publik, ka të drejtë t’i përdorë
ato deri në masën që nuk dëmton interesat e pronarëve të tokave të tjera, përveç kur përdorimi
rregullohet me dispozita të veçanta.

Neni 157
Pronari i një toke mund t’i kërkojë në çdo kohë pronarit të tokës fqinje, që me shpenzime të
përbashkëta, të vendosen në kufijtë e tokave të tyre shenja të dukshme dallimi ose t’i ndreqin ato
kur janë të dëmtuara.
Kur kufiri ndërmjet dy tokave është i paqartë dhe pronarët nuk e përcaktojnë vetë atë, secili
prej tyre mund të kërkojë saktësimin e tij nga gjykata.

Neni 158
Kur mbillen drurë e shkurre në kufijtë e pronave, pronarët janë të detyruar të mbajnë
largësitë e caktuara me dispozita të veçanta e kur nuk ka të tilla, nga zakonet e vendit, përveç kur
pronari fqinjë ka lejuar vetë ose kur kufiri është në një rrugë ose rrjedhë uji publike.
Në mungesë të këtyre rregullave, largësitë janë: tre metra për drurët me trup të lartë dhe dy
metra për drurët e tjerë.
32
Këto largësi nuk zbatohen për drurët e shkurret, lartësia e të cilëve nuk e kalon murin ndarës
të pronave.

Neni 159
Pronari është i lirë në përdorimin e sendit, pa dëmtuar të drejtat e personave të tjerë dhe
brenda kufijve që caktohen nga ligji ose nga zakonet e mira. Ai nuk mund t’u krijojë fqinjëve
shqetësime të tilla si zhurma, dridhje, futje të tymit, nxehtësive, avujve ose përhapje të tjera të
ngjashme, të pengojë gëzimin e pronave të tyre, duke ndryshuar rrjedhat, prurjet ose cilësinë e
ujërave që rrjedhin në tokën e tij ose të ujërave nëntokësorë, si dhe të përdorë ujërat që
komunikojnë lirisht me ato të tokës së tjetrit, përveç kur këto shqetësime nuk kalojnë shkallën e
zakonshme të tyre.
Pronari gjatë ushtrimit të të drejtave të tij, detyrohet të marrë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen
e mjedisit për rreth.

Neni 160
Pronarët duhet t’u përmbahen rregullave të caktuara në planet rregulluese ose në dispozita të
veçanta, për ngritjen e ndërtesave të reja, për rindërtimin ose ndryshimin e tyre, për largësitë
ndërmjet ndërtesave, për çeljen e dritareve, puseve, gropave e të punimeve të tjera të kësaj natyre.

Neni 161
Pronari është i detyruar të mbledhë ujërat që rrjedhin nga strehët e ndërtesave të tij, në
mënyrë që ato të mos pikojnë mbi tokën e tjetrit.
Derdhja e tyre në një rrjedhë publike mund të bëhet kur nuk ndalohet nga rregullat që kanë
caktuar organet kompetente.
Pronari është i detyruar të kujdeset që ujërat dhe mbeturinat që vijnë nga toka e tij të mos
derdhen në kanalin ose në tokën e tjetrit, përveç kur ndërmjet tyre ka marrëveshje të kundërt.

KREU II
FITIMI DHE HUMBJA E PRONËSISË
Kalimi i pronësisë

Neni 162
E drejta e pronësisë dhe të drejta të tjera mbi sendet janë të transferueshme, përveç kur
ndalohet nga ligji ose nga vetë natyra e së drejtës.

Mënyra e fitimit të pronësisë

Neni 163
Pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të caktuara në këtë Kod dhe mënyrave të tjera të
caktuara me ligj të veçantë.

Fitimi i pronësisë me kontratë

Neni 164
Pronësia fitohet me anë të kontratës, pa qenë e nevojshme të bëhet dorëzimi i sendit. Për
sendet që përcaktohen në numër, në peshë ose me masë, duhet të bëhet edhe dorëzimi i tyre.
33

Fitimi i pronësisë me trashëgim

Neni 165
Fitimi i pronësisë me trashëgim kryhet sipas kushteve të parashikuara në dispozitat e pjesës
së tretë të këtij Kodi.

Fitimi me mirëbesim i sendeve të luajtshme

Neni 166
Personi që në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë ka fituar kundrejt
shpërblimit me mirëbesim një send të luajtshëm, bëhet pronar i këtij sendi edhe sikur tjetërsuesi të
mos ishte disponues i tij.
Megjithatë fituesi, qoftë edhe me mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur.
Fituesi me mirëbesim bëhet pronar i monedhave dhe i letrave me vlerë tek prurësi, edhe sikur
këto t’i jenë vjedhur ose t’i kenë humbur pronarit ose personit juridik publik.
Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për sendet e luajtshme që janë të shënuara në regjistrat
publike.
Prona fitohet e lirë nga të drejtat e tjetrit mbi sendin, në rast se këto të drejta nuk rrjedhin nga
titulli dhe nga mirëbesimi i fituesit.

Neni 167
Në rast se pronësia mbi një send të luajtshëm u kalon me anë kontratash disa personave,
bëhet pronar ai që ka fituar posedimin e sendit me mirëbesim, edhe sikur kontrata të jetë e një date
të mëvonshme.

Parashkrimi fitues

Neni 168
Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e
pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të
pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i
paluajtshëm.
Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen.
Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi
tjetër.
Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme.

Neni 169
Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për
njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.
Regjistrimi i sendit të fituar me parashkrim

Neni 170
Personi që ka fituar me parashkrim një send të paluajtshëm ka të drejtë të paraqesë padi
kundër personit të mëparshëm ose trashëgimtarëve të tij për njohjen e pronësisë së vet dhe, në
bazë të vendimit gjyqësor përkatës, të kërkojë që të kryhet regjistrimi i sendit nga organi
kompetent shtetëror.
34

Pezullimi e ndërprerja e parashkrimit fitues

Neni 171
Dispozitat për pezullimin dhe ndërprerjen e parashkrimit të padisë zbatohen edhe për
parashkrimin fitues.
Parashkrimi fitues ndërpritet me humbjen e posedimit. Nuk quhet ndërprerje kur poseduesi
hyn përsëri në posedimin brenda gjashtë muajve ose edhe më vonë me anë padie të ngritur brenda
gjashtë muajve.

Sendet pa zot

Neni 172
Sendet pa zot janë ato që nuk kanë pronar ose pronari i të cilave ka hequr dorë nga pronësia.
Sendet që nuk kanë zot i takojnë shtetit. Kalimi i tyre në pronësi të shtetit bëhet me vendim të
gjykatës kompetente.

Fitimi i pronësisë me bashkim e përzierje

Neni 173
Mbjelljet, si dhe ndërtesat e çdo vepër tjetër që ndodhen mbi ose nën sipërfaqen e tokës, i
përkasin pronarit të saj, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë Kod e në dispozita të tjera
ligjore.

Neni 174
Pronari i tokës që ka bërë ndërtime e vepra të tjera dhe mbjellje me material të huaj,
detyrohet të paguajë vleftën e tyre, në rast se nuk kërkohet ndarja e kthimi i tyre dhe kur kjo mund
të kryhet pa u shkaktuar një dëm thelbësor ndërtimeve ose mbjelljeve të kryera.
Kur ndarja e materialeve është e mundshme dhe pronari i tokës ka vepruar me keqbesim,
duhet t’i shpërblejë pronarit të materialeve dëmin e pësuar.

Neni 175
Kur ndërtesat e veprat e tjera dhe mbjelljet janë bërë nga një person i tretë me materialet e
veta në tokën e tjetrit, pronari përkatës ka të drejtë t’i mbajë ato ose të kërkojë detyrimin e atij që i
ka bërë t’i heqë ato me shpenzimet e tij, dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin. Kur
pronari i tokës pranon t’i mbajë, detyrohet të paguajë vleftën e matarialeve dhe të krahut të punës
ose rritjen e vleftës që i është bërë pronës.
Pronari i tokës nuk mund t’i kërkojë heqjen e ndërtimeve e të mbjelljeve të kryera kur ato
janë bërë me dijeninë e tij, ose me mirëbesim nga personi i tretë, si dhe kur kanë kaluar gjashtë
muaj që nga dita kur pronari ka marrë njoftim për këto ndërtime e mbjellje. Kur me
mirëbesim është ngritur një ndërtesë në tokën e huaj dhe vlefta e saj është më e madhe se vlefta e
tokës, personi që ka ngritur ndërtesën mund të njihet pronar edhe i tokës, me vendim të gjykatës
kompetente.

Neni 176
Kur dy ose më shumë sende të luajtshme që u përkasin pronarëve të ndryshëm janë bashkuar
ose përzier në një send të vetëm e që nuk mund të ndahen pa u shkaktuar një dëm thelbësor njëritjetrit,
ose kur ndarja kërkon punë e shpenzime të tepëruara, pronarët e secilit send bëhen
bashkëpronarë të sendit të ri, në përpjestim me vleftën që pjesët e sendit kishin në momentin e
bashkimit apo të përzjerjes së tyre.
35
Kur një send i luajtshëm është bashkuar ose përzier me një tjetër në mënyrë të tillë sa duket
se është pjesë aksesore e tij, sendi i ri i përket pronarit të pjesës kryesore, i cili detyrohet të
paguajë vleftën përkatëse, si dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin e shkaktuar.

Fitimi i pronësisë me përpunim

Neni 177
Personi që me punën e tij ka krijuar një send të ri të luajtshëm duke përdorur lëndën në
pronësi të një personi tjetër, pavarësisht se lënda mund ose jo të marrë formën e saj të parë, bëhet
pronar i sendit të ri në rast se vlefta e punës është më e madhe se ajo e lëndës, me kusht që të
paguajë vleftën e saj.
Në rast të kundërt sendi i ri fitohet nga pronari i lëndës, duke paguar vleftën e punës. Kur
përpunuesi ka vepruar me keqbesim, me vendim të gjykatës sendi i ri i kalon pronarit të lëndës
edhe në rast se vlefta e punës është më e madhe se ajo e lëndës, por duke paguar vleftën e kësaj të
fundit.

Bashkimet e tokave nga aluvionet

Neni 178
Mbushjet me dhe të tokave e shtesat e tokës që formohen në mënyrë të natyrshme gjatë
brigjeve të lumenjve a të përrenjve, i përkasin pronarit të tokës, përveç kur parashikohet ndryshe
me ligj.

Tokat e liruara nga rrjedhat e ujit

Neni 179
Toka që lirohet nga një rrjedhë uji, e cila tërhiqet në mënyrë të natyrshme nga njëri breg dhe
shkon në bregun tjetër, i përket pronarit të tokës nga e cila është larguar rrjedha.

Tokat e krijuara në shtratet e lumenjve

Neni 180
Ishujt dhe mbushjet me dhe që krijohen në shtratet e lumenjve janë pronë publike.

Neni 181
Kur një lum ose përrua ndërron shtrat duke e lënë të vjetrin, toka që lirohet është në pronësi
të pronarëve kufitarë të dy anëve (buzëve) të lumit apo të përroit, të cilët e ndajnë atë deri në
mesin e shtratit të lënë sipas gjatësisë së tij.

SENDET E HUMBURA OSE TË GJETURA
Njoftimi për gjetjen

Neni 182
Personi që ka gjetur një send të humbur, duke përfshirë edhe gjënë e gjallë të shkëputur nga
tufa, është i detyruar të lajmërojë menjëherë pronarin ose personin që i ka humbur dhe kur ky nuk
njihet, ta dorëzojë atë në bashkinë apo komunën, në territorin e së cilës është gjetur sendi.
Bashkia ose komuna është e detyruar të shpallë menjëherë gjetjen e sendit.

Marrja e sendit dhe pagimi i shpenzimeve

Neni 183
36
Pronari ose personi, të cilit i ka humbur sendi, ka të drejtë ta kërkojë atë brenda gjashtë
muajve nga dita që është shpallur gjetja në bashkinë apo komunën përkatëse, pasi të ketë paguar
shpenzimet e bëra për ruajtjen e sendit dhe një shpërblim për personin që ka gjetur sendin në
masën 10% të vleftës së sendit, ose të çmimit të marrë, kur sipas rrethanave të paraqitura, shitja e
tij ka qenë e domosdoshme. Kur ka kundërshtime për vleftën e sendit,
mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata.
Bashkia ose komuna mund të lejojë mbajtjen përkohësisht të sendit nga personi që e ka
gjetur, të cilit i paguhen dhe shpenzimet e bëra për ruajtjen e sendit.
Sendet e humbura duhen të ruhen dhe të mirëmbahen me kujdesin e duhur.

Fitimi i pronësisë nga personi që ka gjetur sendin

Neni 184
Kur pronari ose personi që e ka humbur sendin nuk paraqiten për ta marrë atë brenda afatit të
caktuar në nenin 183, sendi ose çmimi i shitjes i kalon në pronësi personit që e ka gjetur, i cili
paguan shpenzimet e mbajtjes.

Sendet e gjetura në lokal

Neni 185
Sendet e gjetura në lokalet publike e private e në mjetet e transportit, duhen t’i dorëzohen
menjëherë administratës së lokalit ku janë gjetur, e cila i ruan ato tri ditë. Kur nuk paraqitet
pronari ose personi që i ka humbur, administrata i dorëzon ato në bashki apo në komunën
përkatëse.

Thesari


Neni 186
Quhet thesar çdo send i çmueshëm, i cili duket me saktësi se ka qenë në tokë ose i fshehur
prej shumë kohësh dhe që nuk mund t’i gjendet pronari.
Thesari i përket pronarit të sendit të luajtshëm apo të paluajtshëm ku është gjetur, përveç
rasteve të sendeve me vlerë shkencore, kulturore, arkeologjike etj., të parashikuara nga neni 187 i
këtij Kodi. Personi që zbulon thesarin ka të drejtën e një shpërblimi të arsyeshëm që
nuk duhet të kalojë gjysmën e vlerës së tij.

Pronësia e shtetit mbi një kategori sendesh të luajtshme

Neni 187
Sendet e luajtshme, me vlerë kulturore, historike, arkeologjike, etnografike, si dhe sendet
natyrore të rralla me rëndësi shkencore që zbulohen, shkëputen ose nxirren nga toka ose uji,
kalojnë në pronësi të shtetit.
Pronari, në pronën e të cilit janë zbuluar sende të tilla, është i detyruar të lejojë kryerjen e
gërmimeve, duke u shpërblyer dëmet e pësuara.
Personi që ka zbuluar ose ka gjetur sende të tilla, ka të drejtë të marrë nga shteti një
shpërblim të arsyeshëm.

Fitimi i pronësisë me anë pushtimi

Neni 188
37
Pronësia mbi sendet e luajtshme të abandonuara, si dhe mbi kafshët e egra, shpendët, peshqit,
frutat e egra dhe mbi sendet e tjera të luajtshme të natyrës, fitohet me anë pushtimi, në kushte të
caktuara me ligj ose në dispozita të veçanta.

Tufa e bletëve

Neni 189
Pronari i një tufe bletësh ka të drejtë ta ndjekë e ta marrë atë në tokën e tjetrit, duke
shpërblyer dëmin e shkaktuar.
Kur pronari i bletës së ikur nuk e ka ndjekur atë brenda tri ditëve, ose kur ajo ka hyrë në një
zgjua bletësh tjetër, pronësia mbi atë i kalon përkatësisht pronarit të tokës ku ka qëndruar bleta
ose pronarit të zgjoit.

Fitimi i pronësisë me anë shpronësimi

Neni 190
(Ndryshuar fjalia e parë me ligjin nr.8781, datë 3.5.2001, neni 22)
Sendet mund të shpronësohen vetëm për interesa publike të njohur me ligj dhe vetëm
kundrejt një shpërblimi të drejtë. Ato kalojnë në pronësi të shtetit ose të enteve të tjera publike, në
favor të të cilave është bërë shpronësimi.

Humbja e pronësisë

Neni 191
Pronësia humbet kur fitohet nga një tjetër ose kur hiqet dorë prej saj.
Heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur
bëhet me akt noterial e regjistrohet.

KREU III
REGJISTRIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME

Neni 192
Sendet e paluajtshme dhe faktet që kanë lidhje me gjëndjen juridike të tyre regjistrohen në
regjistrin e pasurive të paluajtëshme.
Regjistrimi bëhet në bazë të një akti publik, të një vendimi gjykate apo të një organi tjetër
shtetëror kompetent, si dhe në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

Neni 193
Duhet të regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme:
a) kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjestimin
vullnetar të tyre;
b) kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi
sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, përdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servituti e të drejta të
tjera reale;
c) aktet me të cilat hiqet dorë nga të drejta pasurore të mësipërme;
ç) vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e
trashëguar;
d) aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi
pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to;
38
h) vendimet e gjykatave ose organeve kompetente shtetërore që përkatësisht përmbajnë
fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjestimin e pasurive të paluajtshme
ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë
rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose
shitjen në ankant të tyre. Vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë nuk regjistrohet.

Neni 194
Në kontratën e dhurimit të pasurisë së paluajtshme, regjistrimi merr datën në të cilën
regjistrohet pranimi, në rast se ky përmbahet në një akt të veçantë.

Neni 195
Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi ato që janë fituar ose njohur sipas dispozitave
të këtij Kodi, nuk mund të tjetërsohen dhe kur është rasti, të ngarkohen me barrë, në rast se nuk
është bërë regjistrimi i tyre në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
¨
Neni 196
Gjykatat, noterët, përmbaruesit gjyqësorë dhe organet e tjera shtetërore detyrohen t’i
dërgojnë për regjistrim zyrës që administron regjistrin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, kopje të
vendimit ose të aktit që përmban fitimin, njohjen, ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të
paluajtshme, ose një të drejte reale mbi atë, ose që deklarojnë të pavlefshme veprime juridike për
kalimin e pronësisë të regjistruar më parë.

Neni 197
Duhen të regjistrohen gjithashtu:
a) kontratat e qiradhënies së sendeve të paluajtshme për një kohë mbi nëntë vjet;
b) kërkesë-paditë për fitimin, njohjen, ndryshimin ose pushimin e të drejtave të pronësisë ose
të drejtave të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme;
c) kërkesë-paditë për pjestimin e pasurisë së paluajtshme të përbashkët.

Neni 198
Ministria e Drejtësisë administron veprimtarinë e regjistrit publik për pasuritë e paluajtshme.
Kushtet, mënyra e regjistrimit dhe e organizimit, si dhe çdo procedurë që ka lidhje me këtë
veprimtari, rregullohet me ligj të veçantë.
TITULLI III
BASHKËPRONËSIA

KREU I

BASHKËPRONËSIA NË PJESË
Përkufizimi dhe përmbajtja

Neni 199
Ka bashkëpronësi kur një ose disa sende dhe të drejta të tjera reale u përkasin bashkërisht dy
ose më shumë personave.
39
Pjesët e bashkëpronarëve janë të barabarta, gjersa nuk vërtetohet e kundërta. Të drejtat dhe
detyrimet e bashkëpronarëve caktohen në përpjestim me pjesët përkatëse.

Të drejtat e bashkëpronarëve

Neni 200
Çdo bashkëpronar ka këto të drejta:
a) të përfitojë nga të ardhurat e sendit të përbashkët në përpjestim me pjesën e tij;
b) të përdorë sendin e përbashkët sipas qëllimit të përcaktuar dhe në mënyrë që të mos i
pengojë bashkëpronarët e tjerë të përdorin atë sipas të drejtave të tyre;
c) të tjetërsojë ose disponojë në çdo mënyrë tjetër pjesën e tij në sendin e përbashkët, por kur
ky është një send i paluajtshëm, mund ta shesë pjesën e tij vetëm duke respektuar të drejtën e
parablerjes që kanë bashkëpronarët e tjerë sipas nenit 204 të këtij Kodi;
ç) të kërkojë pjestimin e sendit të përbashkët edhe sikur të ketë një marrëveshje të kundërt,
përveç kur ky pjestim dëmton së tepërmi qëllimin përkatës ose është ndaluar me ligj;
d) të kërkojë kthimin jo vetëm të pjesës së tij, por të gjithë sendit të përbashkët, me kusht që
ky t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 20:45
vazhdon

Detyrimet e bashkëpronarit
Neni 201
Çdo bashkëpronar është i detyruar që në përpjestim me pjesën e vet, të paguajë shpenzimet e
nevojshme për ruajtjen dhe gëzimin e sendit të përbashkët.

Neni 202
Kur sendin e përbashkët e përdorin për vete një ose disa bashkëpronarë, këta detyrohen t’u
paguajnë bashkëpronarëve të tjerë shpërblimin për përdorimin e pjesëve të tyre nga dita kur u
është njoftuar me shkrim kërkesa e këtij shpërblimi ose nga data e paraqitjes së padisë në gjykatën
kompetente.

Administrimi i sendit të përbashkët

Neni 203
Të gjithë bashkëpronarët, pavarësisht nga vlera e pjesës përkatëse, kanë të drejtë të marrin
pjesë në administrimin e sendit të përbashkët.
Sendi i përbashkët administrohet sipas mënyrës së miratuar me marrëveshjen e të gjithë
bashkëpronarëve dhe kur kjo nuk është arritur, sipas mënyrës së caktuar me vendim të
bashkëpronarëve që kanë më shumë se gjysmën e vleftës së tij. Vendimi i shumicës është i
detyrueshëm edhe për bashkëpronarët që kanë mbetur në pakicë.
Kjo shumicë mund të vendosë që të vihet hipotekë ose peng mbi sendin e përbashkët, kur kjo
është e domosdoshme për të siguruar kthimin e shumave të marra hua për mirëmbajtjen ose
rindërtimin e tij.
Kur nuk është arritur kjo shumicë ose kur vendimi i saj është i dëmshëm për sendin e
përbashkët, gjykata kompetente, me kërkesën e çdo bashkëpronari, vendos masat që i çmon të
nevojshme dhe, sipas rastit, emëron një kujdestar për administrimin e sendit.

E drejta e parablerjes

Neni 204
Bashkëpronari, para se t’ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që nuk
është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të
40
blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t’ia shesë personit të tretë. Në rast se këta nuk përgjigjen
brenda tre muajve se dëshërojnë të blejnë pjesën, bashkëpronari është i lirë të shesë pjesën e tij në
persona të tretë.
Ai duhet t’ua bëjë të njohur bashkëpronarëve të tjerë bashkëpronarin e ri.

E drejta e kreditorit mbi pjesën e bashkëpronarit

Neni 205
Çdo kreditor ka të drejtë të realizojë kredinë e vet mbi pjesën që i takon bashkëpronarit
debitor në sendin e përbashkët.

Neni 206
Kreditorët dhe trashëgimtarët e ndonjë bashkëpronari mund të ndërhyjnë në pjesëtim, me
shpenzimet e tyre, por nuk mund të kundërshtojnë pjesëtimin e bërë më parë, përveç kur kanë
njoftuar kundërshtimin e tyre para pjesëtimit.
Në pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme, njoftimi për kundër-shtimet e përmendura në
paragrafin e mësipërm, duhet të regjistrohet përpara regjistrimit të kërkesës për pjesëtim.
Gjithashtu, në një pjesëtim të tillë duhet të thirren të gjithë kreditorët që kanë regjistruar kërkesat
e tyre ose që kanë fituar të drejta mbi pasurinë që pjestohet, përpara regjistrimit të aktit të
pjesëtimit ose të regjistrimit të kërkesës për pjesëtim.

Pjesëtimi i sendit të përbashkët

Neni 207
Pjesëtimi i sendit të përbashkët kryhet me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve. Kur
sendi është i paluajtshëm marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial. Kur kjo marrëveshje nuk
është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë
bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që
kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës
të sendit. Pabarazia e pjesëve, që rezulton nga ndarja në natyrë kompensohet me një shpërblim në
para.
Kur sendi i përbashkët nuk mund të ndahet në natyrë gjykata urdhëron që ai të shitet në
ankand dhe vlefta e tij të ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, sipas pjesëve përkatëse, duke
llogaritur edhe shumat që ata duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për shkak të marrëdhënies së
bashkëpronësisë.
Megjithatë, në vend të shitjes në ankand, gjykata, kur disa nga bashkëpronarët e kërkojnë,
mund të urdhërojë që sendi t’u lihet këtyre, duke i detyruar që t’i paguajnë bashkëpronarit, i cili
kërkon pjesëtimin, vleftën e pjesës së tij, sipas mënyrës dhe brenda afateve të caktuara në
vendimin gjyqësor.
Kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në
kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se
të tjerët për atë sipërfaqe banimi.

Tjetërsimi i sendit të përbashkët

Neni 208
Tjetërsimi i sendit të përbashkët mund të bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë
bashkëpronarëve.

KREU II
41
BASHKËPRONËSIA NË TËRËSI
A. Bashkëpronësia e detyrueshme
Objektet e përbashkëta të ndërtesave

Neni 209
Në katet ose njësitë e ndara të kateve të një ndërtese që ndodhen në pronësi të veçantë të
pronarëve të ndryshëm, janë në bashkëpronësi të detyrueshme të tyre, gjersa në aktin e pronësisë
nuk është caktuar ndryshe, këto objekte:
a) trualli mbi të cilin është ngritur ndërtesa, themelet, muret kryesore, muret ndarëse të
brendshme, shkallët, hollet, çatia ose taraca, oxhaqet, si edhe të gjitha ato objekte të ndërtesës, që
kanë karakter të tillë dhe shërbejnë për përdorim të përbashkët;
b) puset, instalimet e ujit, instalimet elektrike, të gazit, të telefonisë e të ngrohjes qendrore,
duke përfshirë edhe tubacionet dhe linjat përkatëse, si dhe kanalet e ndryshme deri në pikën e
degëzimit të tyre brenda njësive të ndara të kateve.

Neni 210
E drejta e secilit bashkëpronar mbi sendet e përmendura në nenin e mësipërm, është në
përpjesëtim me vleftën e katit ose të pjesëve të katit që i përkasin atij, përveç kur titulli parashikon
ndryshe.
Heqia dorë nga e drejta mbi sendet e mësipërme, nuk e liron bashkëpronarin nga detyrimi për
të kontribuar në shpenzimet për mbajtjen e tyre.

Pandashmëria e objekteve të përbashkëta

Neni 211
Objektet e përbashkëta të ndërtesës nuk lejohet të ndahen, përveç kur ndarja e ndonjërit prej
tyre mund të kryhet pa ia vështirësuar përdorimin e tij asnjërit nga bashkëpronarët.

Përbërja e asamblesë dhe zgjedhja e kryesisë

Neni 212
Asambleja përbëhet nga pronarët e secilit kat ose njësie të ndarë të çdo kati, të cilët kanë në
bashkëpronësi objektet e përbashkëta të ndërtesës.
Në mbledhjen e parë të asamblesë anëtarët e saj zgjedhin, nga gjiri i tyre, kryesinë, e cila
ngarkohet të kryejë, në emër e për llogari të tyre të gjitha veprimet e nevojshme për administrimin
dhe mirëmbajtjen e zakonshme të objekteve të përbashkëta, përveç atyre veprimeve që janë në
kompetencë vetëm të asamblesë, si dhe të përfaqësojë në instancat gjyqësore kompetente dhe në
arbitrazh.

Mbledhjet e asamblesë dhe vlefshmëria e vendimeve

Neni 213
Pas mbledhjes së parë organizuese, mbledhjet e asamblesë thirren një herë në vit. Mbledhje
të tjera të asamblesë mund të thirren nga kryesia e saj ose me nismën e jo më pak se 20% të
anëtarëve të saj.
Asambleja mund të çelet dhe të marrë vendime kur janë të pranishëm personalisht ose të
përfaqësuar me prokurë bashkëpronarët, të cilët kanë të paktën dy të tretat e tërësisë së kuotave.
Kur ky numër nuk është i pranishëm, mbledhja shtyhet dhe mbledhja pasardhëse zhvillohet në rast
se merr pjesë shumica e zakonshme e bashkëpronarëve.
42
Vendimet e asamblesë merren me shumicë të thjeshtë votash të bashkëpronarëve, përveç
rasteve kur në dispozitat e këtij kreu ose me dispozita të veçanta kërkohet një shumicë e cilësuar.
Kur numri i votave është i barabartë, vota e kryetarit është vendimtare.
Kompetencat kryesore të asamblesë
Neni 214
Asambleja ka edhe këto kompetenca kryesore:
1. Miraton rregulloren për administrimin e banesës, e cila hartohet sipas rregullores tip të
miratuar nga Këshilli i Ministrave.
2. Krijon fondin rezervë për shpenzimet e përbashkëta, duke caktuar edhe shumën vjetore të
tij.
3. Miraton preventivat e shpenzimeve që ka vendosur të kryhen gjatë vitit, si dhe ndarjen e
shumës së tyre midis bashkëpronarëve. Shpenzimet e përbashkëta për
mirëmbajtjen, riparimet dhe përmirësimet e zakonshme të këtyre objekteve miratohen nga
asambleja me shumicë të thjeshtë votash, ndërsa shpenzimet për përmirësime të mëdha ose
rinësime cilësore vendosen me shumicë të cilësuar të bashkëpronarëve që arrijnë të paktën 75% të
kuotave përkatëse.
4. Emëron, kur çmohet e domosdoshme, kujdestarin e ndërtesës, duke caktuar kompetencat
dhe pagën e tij.
5. Autorizon kryesinë që të sigurojë, brenda kufijve të arsyeshme, objektet që janë pronë e
përbashkët, si dhe të lidhë kontrata të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen, riparimet dhe
përmirësimet e zakonshme, ose, sipas rastit, për përmirësime të mëdha apo rinësime të këtyre
objekteve.
Neni 215
Vendimet e marra nga asambleja sipas dispozitave të mësipërme janë të detyrueshme për të
gjithë bashkëpronarët.
Padia kundër vendimeve të asamblesë
Neni 216
Kur një vendim i asamblesë është i paligjshëm ose cenon interesat e ndonjërit nga
bashkëpronarët e këtyre objekteve, çdo bashkëpronar ka të drejtë të paraqesë në gjykatën
kompetente padi për pavlefshmërinë e atij vendimi, brenda tridhjetë ditëve nga data e dhënies së
tij. Paraqitja e kërkesë-padisë nuk pezullon zbatimin e vendimit të asamblesë, përveç kur gjykata
ka vendosur ndryshe.
Detyrimet e bashkëpronarëve

Neni 217
Çdo bashkëpronar ka këto detyrime:
1. Të paguajë shpenzimet për ruajtjen dhe gëzimin e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, për
kryerje shërbimesh në dobi të përbashkët dhe për ndryshime të vendosura nga shumica e
bashkëpronarëve, në përpjesëtim me vleftën e pjesës së secilit, përveç kur ka marrëveshje tjetër.
Për sendet që u shërbejnë bashkëpronarëve në masë të ndryshme, shpenzimet përballohen në
përpjesëtim me përdorimin që mund t’u bëjë atyre secili.
Të paguajë shpenzimet për ruajtjen dhe gëzimin e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, për
kryerje shërbimesh në dobi të përbashkët dhe për ndryshime të vendosura nga shumica e
bashkëpronarëve në përpjesëtim me vleftën e pjesës të secilit, përveç kur ka marrëveshje tjetër.
43
2. Të mos kryejë në katin ose njësinë e ndarjes së katit, që është në pronësi të veçantë të tij,
ndërtime të cilat mund t’ u shkaktojnë dëme objekteve të përbashkëta të ndërtesës.
3. Të ndreqë dëmin ose të paguajë shpenzimet për zëvendësimin e tij, që ai vetë ose një
anëtar i familjes së tij i ka shkaktuar me faj, cilitdo objekti të përbashkët.
4. Të mos kryejë, pa lejen paraprake të asamblesë, në katin ose në njësinë e ndarë të katit që
është në pronë të tij, shtesa ose ndryshime të cilat mund të cenojnë pamjen e jashtme të ndërtesës.

Shtesa të reja mbi katin e fundit

Neni 218
Ndërtimi mbi katin e fundit të një ndërtese, të kateve ose veprave të tjera, mund të realizohet
me vendimin e shumicës prej 3/4 të bashkëpronarëve të ndërtesës.

Neni 219
Ndalohet dhënia e lejes për kryerjen e shtesave ose veprave të tilla mbi katin e fundit në qoftë
se kushtet statike të ndërtesës nuk e lejojnë.
Bashkëpronarët mund të kundërshtojnë lejen e dhënë nga organi kompetent shtetëror për
kryerjen e shtesave ose veprave të tilla mbi katin e fundit dhe kur provohet se ato pakësojnë ajrin
apo dritën për katet e mëposhtme ose cenojnë pamjen arkitektonike të ndërtesës.

Neni 220
Ata që janë lejuar të bëjnë shtesa ose vepra të tjera në katin e fundit detyrohen të rindërtojnë
taracën, të cilën të gjithë ose një pjesë e bashkëpronarëve kishin të drejtë ta përdornin.

Shëmbja tërësore ose pjesore e ndërtesës

Neni 221
Kur ndërtesa shëmbet tërësisht ose në një pjesë që përbën jo më pak se tre të katërtat e vlerës
së saj, secili bashkëpronar mund të kërkojë që të shiten në ankand trualli dhe materialet, përveç
kur është vendosur ndryshe.
Kur ndërtesa është dëmtuar në një përmasë më të vogël, asambleja vendos për rindërtimin e
objekteve të përbashkëta të ndërtesës dhe secili bashkëpronar i tyre detyrohet të kontribuojë në
përpjesëtim me të drejtat e tij në ato objekte.
Bashëpronari që nuk dëshiron të marrë pjesë në rindërtimin e ndërtesës, duhet t’u shesë
bashkëpronarëve të tjerë ose ndonjërit prej tyre edhe objektet, të cilët janë pronë vetëm e tij, sipas
vlerësimit që do të bëhet.

B. Bashkëpronësia midis anëtarëve të familjes bujqësore

Neni 222
Pronësia mbi pasurinë e anëtarëve të familjes bujqësore, u përket në tërësi anëtarëve të saj, të
cilët nëpërmjet punës ose të drejtave të tjera të fituara, kanë kontribuar në krijimin e në mbajtjen e
ekonomisë bujqësore.
Neni 223
Familja bujqësore përbëhet nga personat që lidhen ndërmjet tyre për shkak gjinie, martese,
birësimi ose pranimi si anëtar i saj.

Neni 224
44
Familja bujqësore përfaqësohet në marrëdhëniet pasurore me të tretët nga kryetari, i cili
zgjidhet nga anëtarët e saj.

Neni 225
Në pasurinë e familjes bujqësore nuk përfshihen sendet e përdorimit thjesht vetjak të
anëtarëve, si dhe sendet që anëtari ka fituar me të ardhurat e tij vetjake, me dhurim ose me
trashëgim.

Neni 226
Anëtari i familjes bujqësore nuk mund të tjetërsojë asnjë pjesë të pasurisë së familjes
bujqësore, gjersa nuk është bërë pjesëtimi i saj.

Neni 227
Çdo anëtar i familjes bujqësore mund të kërkojë pjesën e vet në pasurinë e familjes
bujqësore. Ajo përcaktohet duke marrë parasysh sidomos:
a) pasurinë që i përket tërë familjes;
b) numrin e anëtarëve të familjes;
c) kontributin e tij në vënien ose shtimin e pasurisë së familjes duke u nisur nga sasia ose
efektiviteti i këtij kontributi, si dhe nga puna dhe mjetet e dhëna në krijimin dhe mbajtjen e
ekonomisë bujqësore.

Neni 228
Pjesëtimi i pasurisë së familjes bujqësore, bëhet sipas rregullave të caktuara në nenin 207 të
këtij Kodi.
Kur kërkohet pjesa nga anëtarë të veçantë të saj, ajo vlerësohet dhe i jepet në para. Kur
pjesëtimi kërkohet nga disa pjesëtarë të familjes bujqësore, me qëllim që të krijohet një familje
tjetër bujqësore, pjesa mund të jepet në natyrë, me kusht që toka bujqësore që u mbetet familjeve
të ndara, të mos jetë nën minimumin e njësisë minimale të kultivimit. Me njësi minimale
të kultivimit kuptohet toka bujqësore, që është e nevojshme për mbajtjen e një ekonomie
bujqësore, sipas kushteve natyrore të krahinës apo zonës përkatëse.

Neni 229
Familja bujqësore përgjigjet për veprimet e paligjshme të kryera nga anëtarët e saj, gjatë
ushtrimit të detyrave që rrjedhin nga veprimtaria ekonomike e vetë familjes bujqësore.

Neni 230
Familja bujqësore nuk përgjigjet për detyrimet ekonomike vetjake të anëtarëve, duke
përfshirë edhe kryetarin e saj. Kreditorët kanë të drejtë të paguhen nga pjesa që i takon anëtarit
debitor në të ardhurat e familjes bujqësore dhe nga pjesa që i takon atij në pasurinë e familjes
bujqësore.

C. Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve

Neni 231
45
Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve rregullohet me dispozita të Kodit të Familjes.

TITULLI IV

UZUFRUKTI

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Përmbajtja e uzufruktit

Neni 232
Uzufrukti është e drejta e një personi (uzufruktari) për të gëzuar një send që është në pronësi
të një tjetri, me detyrim që ta ruajë e ta mirëmbajë atë.

Mënyra e krijimit të uzufruktit

Neni 233
Uzufrukti krijohet me ligj ose me një veprim juridik. Ai mund të fitohet edhe me
parashkrimin fitues.

Kohëzgjatja e uzufruktit

Neni 234
Uzufrukti mund të jetë me ose pa afat, por në çdo rast nuk mund të kalojë jetën e
uzufruktarit.
Kur e drejta e uzufruktit gëzohet nga një person juridik, nuk mund të zgjasë më shumë se
tridhjetë vjet.

Mënyra e krijimit

Neni 235
Uzufrukti që krijohet me veprim juridik duhet të bëhet me akt noterial, ndërsa kur fitohet me
testament veprohet sipas dispozitave përkatëse.
Uzufrukti mbi një send të paluajtshëm duhet të regjistrohet në regjistrat e pasurive të
paluajtshme.

Bashkuzufrukti

Neni 236
Uzufrukti mund të jetë në favor të më shumë se një personi. Kur e drejta e njërit prej tyre
shuhet, ajo u kalon uzufruktarëve që mbeten, në përpjesëtim me pjesët. Në këtë mënyrë veprohet
deri në shuarjen e së drejtës së uzufruktarit të fundit që mbetet.

KREU II
TË DREJTAT QË RRJEDHIN NGA UZUFRUKTI

Kufijtë e gëzimit të sendit në uzufrukt

Neni 237
46
Uzufruktari gëzon sendin e vënë në uzufrukt, por nuk mund të ndryshojë destinimin
ekonomik që ka patur ai në fillim të uzufruktit, pa pëlqimin e pronarit ose pa autorizimin e
gjykatës së rrethit, kur pronari dhe uzufruktari nuk merren vesh.
Gjatë vazhdimit të uzufruktit ose në mbarimin e tij, uzufruktari mund të heqë shtesat që i janë
bërë sendit, në kushtet e paragrafit të parë të këtij neni, që mund të shkëputen pa e dëmtuar atë,
duke e kthyer në gjendjen e tij fillestare, përveç kur parashikohet ndryshe në aktin e krijimit.

Përmirësimet e sendit në uzufrukt

Neni 238
Uzufruktari në mbarim të uzufruktit nuk ka të drejtë të kërkojë shpërblimin për përmirësimet
e bëra në send gjatë përdorimit edhe sikur të jetë shtuar vlefta e tij, përveç kur është parashikuar
ndryshe në aktin e krijimit të uzufruktit.
Shtesa e vleftës mund të kompensohet me dëmet që mund t’i jenë shkaktuar sendit pa fajin e
uzufruktarit.
Kur nuk ka vend për kompensim, uzufruktari mund të heqë shtesat e bëra, pa u dëmtuar
sendi, përveç kur pronari pranon të paguajë vleftën e tyre, si të ishin të ndara nga sendi.

Përkatësia e frutave

Neni 239
Uzufruktarit i takojnë frutat natyrore dhe ato civile që prodhon sendi gjatë kohëvazhdimit të
uzufruktit.
Frutat natyrore që nuk janë ndarë nga sendi në kohën e fillimit të uzufruktit, i përkasin
uzufruktarit dhe anasjelltas, kur ato nuk janë ndarë nga sendi kur mbaron uzufrukti, i përkasin
pronarit.

Kalimi i së drejtës së uzufruktit

Neni 240
Uzufruktari mund t’ia kalojë një tjetri këtë të drejtë për një kohë ose për gjithë kohën e
qënies së saj, përveç kur në aktin e krijimit është parashikuar ndryshe.
Kalimi duhet t’i njoftohet me shkrim pronarit, përndryshe uzufruktari i mëparshëm dhe
personi që ka fituar një të drejtë të tillë përgjigjen solidarisht ndaj pronarit.
E drejta e tjetërsimit

Neni 241
Uzufruktari ka të drejtë të tjetërsojë sendet objekt uzufrukti në masën që ato destinohen të
tjetërsohen dhe në përputhje me natyrën e tyre.
Në raste të tjera uzufruktari nuk mund të tjetërsojë sendet në uzufrukt pa pëlqimin e pronarit
ose pa autorizimin e gjykatës së rrethit, përveç kur në aktin e krijimit është parashikuar ndryshe.
Autorizimi nuk duhet të jepet kur preken interesat e pronarit, uzufruktarit ose të personave të
tretë.
Zëvendësimi i sendit në uzufrukt
Neni 242
Kur sendet në uzufrukt janë tjetërsuar ose janë zëvendësuar me sende të tjera, këto i përkasin
pronarit dhe njëkohësisht janë objekt i uzufruktit.
Rregulli i mësipërm vlen për gjithçka që sigurohet nga vjelja e detyrimeve objekt uzufrukti,
nga kompensimi për shpërblimin e dëmeve ose nga zhvleftësimi i pasurisë, kur zëvendësojnë ose
përmirësojnë sendet objekt uzufrukti.
47
Janë gjithashtu objekt uzufrukti, sendet që vilen nga përfitimet e tjera që jep uzufrukti, por që
nuk janë fruta.

Investimet

Neni 243
Pronari dhe uzufruktari duhet të merren vesh që paratë objekt uzufrukti të investohen në
mënyrë frutdhënëse ose të shpenzohen në interes të pasurisë tjetër në uzufrukt.

Dhënia me qira

Neni 244
Uzufruktari ka të drejtë të japë me qira sendet në uzufrukt përveç kur është parashikuar
ndryshe në aktin e krijimit të tij.
Kur mbaron uzufrukti, pronari duhet të respektojë qiranë e filluar normalisht më parë, përveç
kur zgjatja e afatit të saj është bërë pa pëlqimin e tij. Kur uzufruktari ose qiramarrësi i kanë
kërkuar pëlqimin pronarit për qiradhënien dhe ky nuk është përgjigjur në afatin e caktuar, quhet se
pëlqimi është dhënë.
Kur pushon uzufrukti, qiradhëniet për një afat mbi pesë vjet, kanë vlerë vetëm për pesë vjet
nga dita që ka filluar qiradhënia.

Gëzimi i servituteve

Neni 245
Uzufruktari gëzon të drejtat e servituteve të lidhura me pronën mbi të cilën ka uzufruktin dhe
të drejtat e tjera reale që do t’i gëzonte vetë pronari, përveç kufizimeve të parashikuara në aktin e
krijimit apo në ligj.

KREU III
DETYRIME QË RRJEDHIN NGA UZUFRUKTI

Zëvendësimi i dëmeve

Neni 246
Uzufruktari detyrohet të shpërblejë vleftën e sendit të humbur ose të dëmtimit të tij, përveç
kur provon se nuk janë shkaktuar për fajin e tij.
Ai detyrohet të zëvendësojë sendet që, sipas uzufruktit, nuk kishte të drejtë t’i konsumonte.

Inventaret

Neni 247
Uzufruktari merr në dorëzim sendet në gjëndjen që ndodhen para fillimit të uzufruktit.
Sendet në uzufrukt merren në dorëzim me inventar të bërë me akt noterial, në prani të pronarit,
pasi të jetë njoftuar në një afat të përshtatshëm. Është e drejtë e palëve që në inventar të shënohen
të gjitha hollësitë që kanë lidhje me përcaktimin dhe gjëndjen e sendeve që merren në uzufrukt.
Inventari mund të kryhet edhe me akt privat, kur bien në marrëveshje të dy palët, që janë të
pranishëm gjatë kryerjes së tij. Shpenzimet për kryerjen e inventarit janë në ngarkim të
uzufruktarit, përveç kur parashikohet ndryshe në aktin e krijimit.

Njoftimet periodike
48
Neni 248
Uzufruktari detyrohet t’i dërgojë pronarit në fund të çdo viti një njoftim të hollësishëm me
shkrim të nënshkruar prej tij, për sendet që nuk ekzistojnë më ose për sendet që i kanë
zëvendësuar ato, si dhe përfitimet e tjera nga sendet në uzufrukt, që nuk hyjnë në kategorinë e
frutave.
Shpenzimet për kryerjen e deklaratës vjetore, janë në ngarkim të uzufruktarit, përveç kur në
aktin e krijimit është parashikuar ndryshe.

Dhënia e garancisë

Neni 249
Uzufruktari detyrohet t’i japë pronarit një garanci me shkrim për përmbushjen e detyrimeve
të rrjedhura nga uzufrukti, përveç kur në aktin e krijimit është shkarkuar nga një detyrim i tillë ose
kur interesat e pronarit mbi sendet në uzufrukt janë siguruar në mënyrë të mjaftueshme nga një
institut i ngarkuar me këtë punë.
Prindërit që kanë uzufruktin ligjor mbi sendet në pronësi të fëmijëve të tyre, përjashtohen nga
dhënia e një garancie të tillë.
Kur uzufruktari është shkarkuar nga detyrimi për dhënien e garancisë, pronarit i lind e drejta
të kërkojë prej tij që t’i tregohen çdo vit sendet që i janë dhënë në uzufrukt ose të njihet me
njoftimin e një institucioni krediti për paratë apo letrat me vlerë të depozituara.
Uzufruktari nuk mund të fitojë posedimin e sendeve të vëna në uzufrukt, pa plotësuar
detyrimet që rrjedhin nga ky nen.

Pasojat e mosdhënies së garancisë

Neni 250
Kur uzufruktari nuk jep garanci, merren masa për administrimin e sendeve në uzufrukt.
Sendet e paluajtshme jepen me qira ose i besohen një administratori të zgjedhur me marrëveshje
ndërmjet pronarit e administratorit dhe kur nuk arrihet një marrëveshje e tillë, administratori
caktohet nga gjykata e rrethit.
Uzufruktari ka të drejtë të mbajë për banim të tij dhe të familjes së tij, një banesë që
përfshihet në uzufrukt.
Paratë që përfshihen në uzufrukt investohen me kamatë.
Sendet e luajtshme që vjetërohen ose dëmtohen nga përdorimi ose sendet ushqimore që
rrezikohen të prishen, shiten dhe vlefta e tyre jepet me kamatë ose përdoret për sendet në uzufrukt.
Uzufruktari mund të kërkojë t’i lihen sende të luajtshme të mjaftueshme për përdorim vetjak.

Shpenzimet e mirëmbajtjes

Neni 251
Shpenzimet që nevojiten për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e sendit janë në
ngarkim të uzufruktarit. Janë gjithashtu në ngarkim të tij edhe shpenzimet për ndreqjet jo të
zakonshme, kur ato janë rrjedhim i mospërmbushjes së detyrimeve të tij ndaj sendit në uzufrukt.
Riparimet e jashtëzakonshme janë në ngarkim të pronarit. Kur pronari refuzon t’i kryejë ato
ose të tjerat që i janë ngarkuar atij, ose vonon pa arsye kryerjen e tyre, uzufruktari i kryen vetë me
shpenzimet e tij, të cilat shlyhen deri në përfundimin e uzufruktit. Uzufruktari ka të drejtë të
mbajë sendin e ndrequr deri në shlyerjen e shpenzimeve.

Sigurimi i uzufruktit

Neni 252
49
Uzufruktari duhet të sigurojë sendet në uzufrukt në favor të pronarit për rreziqet që zakonisht
ato duhet të sigurohen ose që janë të detyrueshme nga ligji. Në rast dëmtimi uzufrukti shtrihet mbi
shpërblimin e paguar.
Kur uzufrukti nuk përmbush një detyrim të tillë, pronari ka të drejtë të bëjë vetë sigurimin e
pronës dhe uzufruktari detyrohet t’i paguajë shpenzimet përkatëse.

Shpronësimi i sendeve në uzufrukt

Neni 253
Kur sendi shpronësohet për interesa publike, uzufrukti kalon mbi shpërblimin përkatës.

Pagimi i taksave dhe i detyrimeve të tjera

Neni 254
Tatimet, taksat, shpëblimet, rentat tokësore dhe detyrimet e tjera vjetore që kanë lidhje me të
ardhurat gjatë uzufruktit janë në ngarkim të uzufruktarit.
Tatimet, taksat e detyrimet e tjera në ngarkim të pronës gjatë uzufruktit, janë në ngarkim të
pronarit.

KREU IV

MBARIMI I UZUFRUKTIT

Neni 255
Uzufrukti mbaron:
- me vdekjen e uzufruktarit ose me mbarimin e personit juridik uzufruktar;
- me mbarimin e afatit të caktuar në aktin e krijimit;
- me bashkimin e cilësive të pronarit e të uzufruktarit në një person të vetëm;
- me shkatërrimin tërësisht ose humbjen e sendit të dhënë në uzufrukt;
- me mospërdorimin e uzufruktit radhazi për njëzetë vjet.

Pushimi i uzufruktit

Neni 256
Uzufrukti mund të pushojë kur uzufruktari shpërdoron të drejtat ose nuk përmbush detyrimet
që rrjedhin nga uzufrukti.
Megjithatë gjykata, sipas rrethanave që do të rezultojnë mund të urdhërojë që uzufruktari t’i
japë garanci, në rast se ka qënë shkarkuar nga një detyrim i tillë, ose me kërkesën e pronarit t’i
lihet atij administrimi i sendit në uzufrukt ose një personi tjetër ose dhe dhënia me qira e sendit.

Heqja dorë nga uzufrukti

Neni 257
Uzufruktari mund të kërkojë që, me shpenzimet e tij, të heqë dorë nga uzufrukti për shkak të
barrëve e detyrimeve që rrjedhin prej tij.

Kthimi i sendeve në uzufrukt

Neni 258
50
Kur mbaron uzufrukti, uzufruktari ose trashëgimtarët e tij detyrohen të vënë në dispozicion të
pronarit sendet e vëna në uzufrukt.

TITULLI V

PËRDORIMI E BANIMI

Neni 259
Personi që ka një të drejtë thjesht përdorimi mbi një send, e përdor atë dhe gëzon frutet e tij
në masën që ka nevojë për vete e për familjen e tij.
Kur objekti i të drejtës së përdorimit është një banesë, personi ka të drejtë të banojë atje sipas
nevojave të tij e të familjes së tij. Sendi ose banesa që përdoret sipas kësaj dispozite nuk mund të
tjetërsohet, të rëndohet dhe as të përdoret nga persona të tjerë.

Neni 260
Dispozitat që kanë lidhje me uzufruktin zbatohen dhe për të drejtën e përdorimit dhe të
banimit, për aq sa përputhen me këto të drejta.

TITULLI VI

SERVITUTET

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 261
Servituti është barra që i ngarkohet një prone, për përdorimin dhe dobinë e një prone të një
pronari tjetër.

Neni 262
Servituti vendoset me ligj ose me vullnetin e njeriut.

Neni 263
Pronari i pronës shërbyese nuk është i detyruar të kryejë ndonjë veprim për të bërë të mundur
ushtrimin e servitutit, përveç kur në ligj ose nga titulli, parashikohet ndryshe.

Neni 264
Pronari, në favor të të cilit është vënë servituti, detyrohet t’i shpërblejë pronarit të pronës
shërbyese dëmin që i shkaktohet nga krijimi i servitutit.

KREU II
SERVITUTET DETYRUESE

Neni 265
51
Pronari i një prone që, në bazë të ligjit, ka të drejtë të kërkojë nga pronari i një prone tjetër
krijimin e një servituti, në mungesë të një marrëveshjeje, mund t’i drejtohet gjykatës.
Servituti detyrues mund të krijohet edhe me akt të organit shtetëror, në rastet e parashikuara
me ligj.
Vendimi duhet të përcaktojë rregullat e ushtrimit të servitutit dhe shpërblimin e dëmit
përkatës.

Rrjedhja e ujërave

Neni 266
Pronari është i detyruar të pranojë në tokën e tij ujërat e shiut, të borës ose të burimeve të
pashfrytëzuara, që rrjedhin natyrshëm nga një tokë me nivel më të lartë. Pronari nuk mund të
ndryshojë këtë rrjedhë natyrore në dëm të një tjetri.
Uji që rrjedh mbi një tokë të mëposhtme mund të mbahet nga pronari i tokës së mësipërme,
vetëm në masën që është e domosdoshme për atë tokë.

Neni 267
Në rastet kur anëbrigjet dhe shpatet e një prone që shërbenin për të ndaluar ujërat, janë
shkatërruar ose dëmtuar, si dhe kur del e nevojshme që nga shkaku i ujërave të ndërtohen
mbrojtësa dhe pronari i asaj prone nuk pranon t’i ndërtojë ose t’i riparojë, pronarët e dëmtuar ose
që rrezikohen të dëmtohen, mundet që me shpenzimet e tyre t’i ndërtojnë ose t’i riparojnë ato.
Këto ndërtime e riparime duhet të kryhen pa iu shkaktuar pronarit të pronës shërbyese ndonjë
dëm, duke respektuar rregullat e posaçme, kur ka të tilla. Kur pronari i pronës shërbyese ka
kundërshtime, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata.

Neni 268
Dispozitat e nenit të mësipërm zbatohen edhe kur del e nevojshme të hiqet një pengesë
lëndësh të formuara në një pronë tjetër ose në një hendek, rrjedhë uji ose vijë kulluese, të cilat
dëmtojnë pronat fqinje.

Neni 269
Pronari që ka një burim uji në pronën e vet është i lirë në përdorimin e tij, por pa cenuar të
drejtat që mund të ketë fituar pronari i pronës më të ulët në bazë të një titulli ose me parashkrim.

Neni 270
Në rast se një rrjedhë uji u ndalon pronarëve të pronave ngjitur, hyrjen në këto ose vazhdimin
e vaditjes apo të kullimit të ujërave, ata që përdorin këtë rrjedhë, detyrohen që në proporcion me
përfitimin që nxirret prej tij (ujit) të ndërtojnë e të mirëmbajnë urat e mjetet e tjera të kalimit, në
mënyrë të volitshme e të sigurt, si dhe gypat e nëndheshëm ose vepra të tjera të kësaj natyre për
vazhdimin e ujitjes e të kullimit.

Neni 271
Pronari i një toke detyrohet të pranojë pa shpërblim ujërat që vijnë nga drenazhimi i një toke
të mësipërme, kur ato rrjedhin natyrshëm në tokën e tij.
Kur nga kjo rrjedhë i shkaktohet dëm, ai ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe
marrjen e masave për mënjanimin në të ardhmen.
52

Servitutet që rrjedhin nga ndërtimet

Neni 272
Rregullat për ndërtimin e banesave e të ndërtimeve të tjera, largësia ndërmjet tyre, marrja e
dritës dhe e pamjes, nxjerrja e ballkoneve e ndërtime të tjera të kësaj natyre, rregullohen me ligj të
veçantë duke respektuar të drejtat e pronarit të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

Servitutet që rrjedhin nga marrja e ujit

Neni 273
Kalimi i ujërave nëpër pronën e tjetrit duhet të kryhet në mënyrën më të volitshme e më të
përshtatshme me më pak dëme, por pa penguar ushtrimin normal të servitutit.

Neni 274
Kur kalimi i ujërave kërkohet për një kohë jo më të gjatë se nëntë vjet, pagimi i vleftës dhe i
shpërblimit të dëmeve të përmendura në dispozitën e mësipërme bëhet në gjysmën e kësaj vlefte,
me detyrimin që me mbarimin e afatit të rivihet gjithçka në gjendjen e mëparshme.
Ky servitut mund të bëhet i përhershëm kur kjo kërkohet para mbarimit të afatit, nëpërmjet
pagimit të gjysmës tjetër, të vleftës së bashku me kamatat ligjore, nga data që ka filluar kalimi.
Kur kërkesa bëhet pas mbarimit të afatit, nuk merren parasysh pagesat për dhënien
përkohësisht të kësaj të drejte.

Neni 275
Kur kalimi i ujërave duhet të kryhet duke përshkuar rrugë publike ose lumenj e ndërtime të
tjera publike, zbatohen rregullat e parashikuara në dispozita të veçanta.

Neni 276
Kur në një shtëpi ose në mjediset e tjera të saj mungon uji i nevojshëm për jetesën e njerëzve
ose të kafshëve dhe nuk mund të sigurohet ndryshe, ose nevojiten shpenzime të mëdha, pronari i
tokës fqinje duhet të lejojë që një sasi uji tepricë të përdoret në masën e domosdoshme për nevojat
e mësipërme, duke përballuar pala tjetër vleftën e ujit që kërkohet dhe shpenzimet që duhet të
kryhen për këtë qëllim, si dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin që mund të shkaktohet.

Servituti i kalimit

Neni 277
Pronari që nuk ka dalje në rrugën publike dhe nuk mund ta sigurojë atë përveç se me
shpenzime të mëdha e me vështirësi, ka të drejtë të ketë rrugë kalimi nga toka fqinje, për
përdorimin e përshtatshëm të pronës së vet.
Kalimi duhet të përbëjë rrugën më të shkurtër për në rrugën publike dhe me më pak dëme për
pronën shërbyese.
Kjo dispozitë zbatohet edhe kur pronari, që i është njohur e drejta e kalimit në pronën e
tjetrit, kërkon zgjerimin e arsyeshëm të rrugë-kalimit për mjete, duke përfshirë edhe kalimin e
mjeteve mekanike.

Neni 278
53
Pronari duhet të lejojë fqinjin të hyjë e të kalojë në tokën e tij sa herë ka nevojë të ndërtojë
ose të ndreqë një mur apo një vepër tjetër. Ai duhet të lejojë personin që të kërkojë e të marrë
gjënë e gjallë e çdo send tjetër të tij, që ndodhen aty rastësisht ose si rrjedhim i erës, ujit, orteqeve
dhe forcave të tjera madhore, ndodhen në tokën e tij apo janë bashkuar me sende të tij.
Pronari mund të mos lejojë hyrjen kur merr përsipër të dorëzojë vetë sendin e ndodhur në
tokën e tij. Kur është rasti pronari i tokës shpërblehet për dëmin e shkaktuar.

Neni 279
Personi që do të kalojë në tokën e tjetrit, duhet të paguajë vleftën e tokës që zihet, pa zbritur
tatimet e barrët e tjera që lidhen me tokën, si dhe shpërblimin për dëmin që shkaktohet duke
përfshirë edhe dëmin që vjen nga ndërprerja e tokës, nga mospërdorimi i saj, nga depozitimi i
lëndëve të nxjerra e hedhja e mbeturinave. Pronari i tokës shërbyese ka të drejtë të largojë këto të
fundit dhe ta përdorë sipërfaqen e tokës, por gjithnjë pa dëmtuar ushtrimin normal të servitutit.

Servituti për vendosjen e gypave, kabllove e telave

Neni 280
Pronari duhet të lejojë persona të tjerë që të ndërtojnë në pronën e tij të paluajtshme kanale
ose të vendosin gypa për kalimin e ujit ose të gazit, si dhe kabllo e tela telegrafikë ose elektrikë
dhe instalime të tjera të kësaj natyre, por vetëm kur këto vepra nuk kanë mundësi të kryhen
ndryshe ose pa u bërë shpenzime të mëdha. Pronari, kur i shkaktohet dëm, ka të drejtë të
shpërblehet.

KREU III
SERVITUTET VULLNETARE

Neni 281
Pronari mund të krijojë mbi pronat e veta ose në dobi të tyre, çdo lloj servituti, me kusht që të
mos jetë në kundërshtim me rendin juridik.
Servitutet vullnetare krijohen me kontratë ose me testament.

Neni 282
Servitutet janë vijuese kur ushtrimi i tyre bëhet pa qenë nevoja për veprime të
herëpasherëshme të njeriut, siç janë vijat e ujit, pikat e strehëve e të tjera të kësaj natyre.
Servitutet janë jo vijuese, kur në ushtrimin e tyre kërkohet kryerja e veprimeve të tashme të
njeriut, siç janë e drejta për të marrë ujë, për kullotjen e bagëtive e të tjera të kësaj natyre.
Servitutet mund të jenë të dukshme e të padukshme.
Të padukshme janë servitutet për të cilat nuk nevojiten punime të dukshme ose të
përhershme, që janë të nevojshme për ushtrimin e tyre.

Neni 283
Servitutet vijuese e të dukshme krijohen me titull ose me parashkrimin dhjetë vjeçar.
Servitutet vijuese të padukshme dhe servitutet jo vijuese, të dukshme ose jo, nuk mund të krijohen
veçse me titull.

Neni 284
54
Kur dy prona pushojnë së qëni në pronësinë e një personi, servituti konsiderohet se ekziston
në mënyrë aktive apo pasive në dobi ose kundër secilës nga pronat e veçuara, përveç kur ka
marrëveshje të kundërt.

KREU IV

MËNYRAT E USHTRIMIT TË SERVITUTEVE

Neni 285
E drejta e servitutit përfshin çdo gjë që është e nevojshme për ta përdorur atë.

Neni 286
Pronari, pa pëlqimin e uzufruktarit, nuk mund të ngarkojë pronën me servitute që cenojnë të
drejtat e uzufruktarit.

Neni 287
Servituti mbi një pronë që u përket disa personave në bashkëpronësi mund të krijohet vetëm
me miratimin e gjithë bashkëpronarëve. Servituti i krijuar nga vetëm një ose disa bashkëpronarë,
hyn në fuqi kur bashkëpronarët e tjerë bashkarisht apo veçmas, kanë dhënë miratimin për krijimin
e tij.

Neni 288
Personi që ka një të drejtë servituti, duhet ta përdorë atë sipas titullit të tij ose të posedimit të
tij. Kur ka dyshime rreth shtrirjes dhe mënyrës së ushtrimit të tij, quhet se servituti është krijuar në
mënyrë të tillë që të plotësojë nevojat e pronës dominuese, duke rënduar sa më pak pronën
shërbyese.

Neni 289
E drejta e servitutit duhet të ushtrohet në kohën dhe në mënyrën që sjell më pak vështirësi e
shqetësime për pronarin e pronës shërbyese.

Neni 290
Kur prona në dobi të së cilës është krijuar një servitut pjestohet, servituti do t’i shërbejë
secilës pjesë, me kusht që barra e pronës shërbyese të mos rëndohet.

Neni 291
Pronari nuk duhet që me veprimet ose mosveprimet e tij të pakësojë përdorimin e servitutit
ose ta bëjë atë më të vështirë.
Megjithë këtë, në qoftë se kanë ndryshuar kushtet dhe pronari i pronës shërbyese rëndohet
ose pengohet në ushtrimin e të drejtave të pronësisë, mund t’i kërkojë pronarit, në dobi të të cilit
është vënë servituti, ndërrimin e vendit të servitutit.
Këtë të drejtë e ka edhe pronari i pronës tjetër, kur provohet se ky ndërrim sjell dobi dhe nuk
dëmton pronën shërbyese.

Mbrojtja e servitutit
55

Neni 292
Personi që ushtron një servitut, ka të drejtë të kërkojë gjyqësisht nga kushdo që kundërshton
këtë të drejtë, duke kërkuar sipas rastit rivendosjen e plotë të saj, pushimin e cenimit që i bëhet si
edhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

KREU V
SHUARJA E SERVITUTEVE

Neni 293
Servitutet shuhen:
a) Kur në një person të vetëm bashkohet pronësia e pronës mbizotëruese me atë të pronës
shërbyese.
b) Kur nuk përdoret për më shumë se dhjetë vjet.
Afati i parashkrimit për servitutet jo vijuese fillon të ecë nga dita kur servituti ka pushuar së
përdoruri, ndërsa për servitutet vijuese nga dita kur është kryer një vepër ose është vërtetuar një
fakt që pengon ushtrimin e servitutit. Për efekt të shuarjes së servitutit, llogaritet edhe koha që ai
është ushtruar nga titullari i mëparshëm.
c) Kur sendet dëmtohen ose konsumohen deri në një shkallë sa nuk mund të përdoren për
qëllimin e tyre.
Rikthimi në një gjendje që mund të përdoren sjell si rrjedhim edhe rivendosjen e servituteve,
përveç kur kjo e drejtë është parashkruar.

Neni 294
Kur prona mbizotëruese është në bashkëpronësi, përdorimi i servitutit nga njëri prej
bashkëpronarëve, ndërpret parashkrimin edhe ndaj bashkëpronarëve të tjerë.

Neni 295
Pezullimi ose ndërprerja e parashkrimit në favor të njërit nga bashkëpronarët, ka efekt edhe
në favor të të tjerëve.

TITULLI VII
MBROJTJA E PRONËSISË
Padia për kërkimin e sendit

Neni 296
Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës.
Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet
gjithë bashkëpronarëve.

Të drejtat e poseduesit për të ardhurat

Neni 297
Poseduesit me mirëbesim i takojnë frutat natyrore të veçuara dhe frutat civile të vjela që janë
bërë të kërkueshme deri në ditën që ka marrë dijeni se është posedues i paligjshëm, ose që i është
56
njoftuar padia e pronarit për kërkimin e sendit. Ai nuk detyrohet të shpërblejë pronarin për
humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit të sendit për çdo shkak tjetër, por pas kësaj dite ai
përgjigjet për frutat e vjela ose që duhet të kish vjelur, duke vepruar me përkujdesje deri në kohën
e kthimit të sendit, për shpërblimin për përdorimin e sendit, si dhe për humbjen, dëmtimin ose
pamundësinë e kthimit për faj të tij.

Neni 298
Poseduesi me keqbesim për gjithë kohën e posedimit të tij, detyrohet t’i kthejë pronarit
bashkë me sendin edhe frutat natyrore të veçuara e frutat civile të vjela ose që janë bërë të
kërkueshme, dhe të ardhurat e tjera që duhej të vilte, si dhe të shpërblejë pronarin për përdorimin
e sendit dhe për humbjen, dëmtimin ose pamundësinë e kthimit të sendit qoftë dhe pa fajin e tij.
Ai shkarkohet nga përgjegjësia kur provon se dëmi do të shkaktohej edhe sikur të kishte
dorëzuar sendin në kohën e duhur, përveç kur ai është marrë me anë vepre penale.

E drejta e poseduesit për shpenzimet

Neni 299
Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve të nevojshme që kanë
bërë për sendin dhe shpenzimet e dobishme, në masën që këto i kanë shtuar vleftën, në qoftë se
kjo vazhdon të jetë në kohën e kthimit të sendit.
Poseduesi me mirëbesim ka të drejtë të zbresë nga të ardhurat e sendit, shpenzimet që i
njihen sipas kësaj dispozite. Ai ka të drejtë të mbajë sendin, gjersa t’i paguhen shpenzimet e
nevojshme të dobishme.

Neni 300
Poseduesi me keqbesim ka të drejtë të kërkojë vetëm pagimin e shpenzimeve të nevojshme
që ka bërë për sendin.

Neni 301
Poseduesi me mirëbesim dhe ai me keqbesim, përveç shpenzimeve që u njihen sipas neneve
të këtij Kodi, nuk kanë të drejtë të kërkojnë pagimin e shpenzimeve të tjera të bëra për sendin, por
vetëm kanë të drejtë të heqin nga sendi atë që kanë bashkuar dhe që mund të ndahet pa dëm,
përveç kur pronari pranon të paguajë vleftën e tyre.

Padia mohuese

Neni 302
Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga
posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të
shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

Kallëzimi i një punimi të ri dhe i një dëmi të mundshëm

Neni 303
Pronari, personi që gëzon një të drejtë tjetër reale ose poseduesi, të cilët kanë arsye të
shqetësohen se nga një punim i ri i filluar prej të tjerëve në tokën e tyre ose të tjetërkujt, mund t’i
vijë dëm sendit në pronësi ose në posedimin e tij, mund t’i drejtohet gjykatës me kusht që ky
punim të mos ketë përfunduar ose të mos ketë kaluar një vit nga fillimi i tij.
57
Gjykata sipas rastit vendos ndalimin e punimit, shëmbjen ose pakësimin e tij dhe kur është
rasti edhe shpërblimin e dëmit ose rrëzon padinë duke urdhëruar shpërblimin e dëmit kur rezulton
se punimi ka qënë ndaluar padrejtësisht.

TITULLI VIII

POSEDIMI
KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Kuptimi i posedimit

Neni 304
Posedimi është sundimi efektiv i një personi mbi një send dhe mbi të drejtat e tjera reale mbi
atë. Posedimi mund të ushtrohet drejtpërsëdrejti ose nga një person që mban sendin.

Llojet e posedimit

Neni 305
Posedimi i personit jo pronar mund të jetë i ligjshëm ose i paligjshëm. Posedimi është i
ligjshëm kur poseduesi e ka posedimin nga pronari, në bazë të një veprimi juridik, në bazë të ligjit
ose të një akti administrativ.
Në të gjitha rastet e tjera posedimi është i paligjshëm.

Neni 306
Posedimi i paligjshëm mund të jetë me mirëbesim ose me keqbesim.
Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar të dinte se
posedimi i tij është i paligjshëm.
Mirëbesimi prezumohet dhe mjafton të ketë qënë në kohën e fitimit të posedimit.

Prezumime mbi posedimin

Neni 307
Poseduesi i tanishëm që ka poseduar në një kohë të mëparshme, prezumohet se ka poseduar
edhe në kohën e ndërmjetme.

Neni 308
Posedimi i tanishëm nuk prezumon posedimin e mëparshëm, përveç kur poseduesi ka një
titull që përbën bazën e posedimit të tij.
Në këtë rast poseduesi prezumohet që të ketë qënë poseduar që nga data e titullit.

Mënyrat e fitimit të posedimit

Neni 309
Posedimi fitohet me anë veprimesh juridike, me trashëgim dhe me pushtim. Ai që ka fituar
posedimin me mirëbesim, mund të bashkojë në posedimin e vet, edhe kohën e posedimit me
mirëbesim të personit nga i cili ka fituar sendin.
58

KREU II

MBROJTJA E POSEDIMIT DHE E MBAJTJES
Mbrojtja e atëçastme

Neni 310
Poseduesi ka të drejtë të kundërshtojë aty për aty, duke përdorur një mbrojtje të
përshtatshme, çdo veprim që ka për qëllim cenimin ose zhveshjen nga posedimi. Kur sendi është
marrë me dhunë ose fshehurazi, poseduesi ka të drejtë ta marrë atë menjëherë ose në ndjekje e
sipër, por duke evituar veprimet e dhunës që nuk pajtohen me rrethanat e ngjarjes.

Neni 311
E drejta për të mbrojtur posedimin i njihet edhe mbajtësit të sendit, kundër çdo personi tjetër,
përveç ndaj atij nga i cili i vijnë këto të drejta.

Pushimi i cenimit të posedimit

Neni 312
Personi, që cenohet në posedimin e një sendi, mund të kërkojë brenda gjashtë muajve,
pushimin e cenimit të posedimit dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen.
Kur posedimi është fituar me dhunë ose fshehurazi, padia mund të ngrihet brenda gjashtë
muajve nga dita kur dhuna ose fshehtësia kanë pushuar.
Pushimi i cenimit të posedimit nuk mund të kërkohet nga personi që ka fituar posedimin me
dhunë ose fshehurazi.

Rivendosja në posedim

Neni 313
Poseduesi, që në mënyrë të paligjshme është zhveshur nga posedimi, ka të drejtë të kërkojë
brenda gjashtë muajve, rivendosjen e tij në posedim.
Këtë të drejtë nuk e ka poseduesi që ka marrë posedimin me dhunë ose fshehurazi. Kur
zhveshja është e fshehtë, afati për të kërkuar rivendosjen e posedimit fillon nga dita e zbulimit të
zhveshjes.

Neni 314
Rivendosja mund të kërkohet edhe kundër atij që e ka fituar posedimin nëpërmjet një titulli,
por që ka patur dijeni për zhveshjen e ndodhur.

Neni 315
Gjatë gjykimit të padisë për pushimin e cenimit ose rivendosjen në posedim, i padituri nuk
mund të pretendojë se është vetë pronar ose ka një të drejtë më të fortë se ajo e poseduesit.

PJESA III

TITULLI I
59
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Kuptimi i trashëgimit

Neni 316
Trashëgimia është kalimi me ligj ose me testament i pasurisë (trashëgimit) të personit të
vdekur, një ose më shumë personave (trashëgimtarë), sipas rregullave të caktuara në këtë Kod.

Neni 317
Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka bërë testament, ose ka bërë vetëm
për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm.
Koha dhe vendi i çeljes së trashëgimit

Neni 318
Trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlënësi dhe në vendin ku ai ka patur banimin e
tij të fundit. Kur ky nuk dihet, trashëgimia çelet në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose
pjesa kryesore e saj. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur.

Neni 319
Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën disponohen ose përdorohen të drejta që
rrjedhin nga një trashëgim ende i paçelur.

Zotësia për të trashëguar

Neni 320
Ka zotësi për të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është
zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë.
Prezumohet se ka qënë zënë në kohën e çeljes së trashëgimisë, ai që ka lindur brenda 300
ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit.

Neni 321
Kur dy ose më shumë persona thirren për të trashëguar njëri tjetrin dhe nuk vërtetohet se cili
prej tyre ka vdekur më parë, prezumohet se të gjithë kanë vdekur në të njëjtën kohë dhe nuk kalon
ndonjë e drejtë nga njëri tek tjetri.

Padenjësia

Neni 322
Nuk mund të trashëgojë si i padenjë:
- ai që me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshorten, fëmijët
dhe prindërit e tij;
- ai që ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre
penale për të cilën parashikohet dënim me vdekje ose me heqje lirie mbi 10 vjet, kur kallëzimi ose
dëshmia janë deklaruar të rreme në një gjykim penal;
- ai që me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin që të bëjë, të ndryshojë ose
të shfuqizojë testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rreme ose e ka përdorur atë për
interesa të tij apo të të tjerëve;
- ai që është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë poshtëruese dhe që e ka keqtrajtuar atë.
60

Neni 323
Padenjësia e prindit ose e të paralindurit, nuk përjashton fëmijët ose të paslindurit e këtij, si
kur trashëgojnë vetë, ashtu dhe kur vijnë në trashëgim me zëvendësim. Në një rast të tillë, prindi i
padenjë, në pjesën trashëgimore që u vjen fëmijëve të tij nuk mund të gëzojë të drejtat e uzufruktit
dhe të administrimit, që ligji u njeh prindërve mbi pasuritë e fëmijëve të tyre.

Falja e padenjësisë

Neni 324
Trashëgimlënësi ka të drejtë ta falë personin e padenjë për ta trashëguar, me kusht që falja të
bëhet shprehimisht me akt noterial ose me testament, ose kur falja, ndonëse nuk është bërë
shprehimisht, trashëgimlënësi ka shënuar në testament se e ka njohur padenjësinë e megjithatë e
cakton atë si trashëgimtar.

Detyrimet e trashëgimtarit të padenjë

Neni 325
Personi i përjashtuar nga trashëgimi si i padenjë detyrohet të kthejë frutat dhe çdo të ardhur
tjetër që ka marrë nga pasuria në trashëgim pas çeljes së trashëgimisë.

Zëvendësimi

Neni 326
Zëvendësimi lejon vënien e zëvendësuesve në vendin, shkallën dhe në të drejtat e atij që
zëvendësojnë.

Neni 327
Zëvendësimi në vijë të drejtë i të paslindurve, bëhet pa kufi dhe në të gjitha rastet, qoftë kur
fëmija e trashëgimlënësit të konkurrojë me të paslindurit e një fëmije tjetër të paravdekur, qoftë
dhe kur fëmijët e trashëgimlënësit kanë vdekur para tij dhe të paslindurit e këtyre janë ose jo në
shkallë të njëjta, ose të numrit të tyre sipas barqeve.

Neni 328
Për të paralindurit në vijë të drejtë nuk ka zëvendësim; më i afërti përjashton të tjerët.

Neni 329
Në vijë të tërthortë, zëvendësimi pranohet në favor të fëmijëve e të paslindurve, të vëllezërve
e motrave të trashëgimlënësit, edhe sikur këta të konkurrojnë me ungjët apo emtat e tyre apo me të
paslindurit e tyre në shkallë të njëjtë ose jo.

Fitimi i trashëgimit

Neni 330
Trashëgimi fitohet me vdekjen e trashëgimlënësit.

Neni 331
61
Me çeljen e trashëgimit, trashëgimtarit i kalon edhe posedimi i trashëgimlënësit mbi pasurinë
trashëgimore, pa qenë nevoja për të vënë dorë mbi atë.

Neni 332
Trashëgimtari mund të fitojë të gjithë pasurinë e trashëgimlënësit ose një pjesë të saj, ose
vetëm një send të caktuar apo një të drejtë tjetër pasurore.

Heqja dorë nga trashëgimi

Neni 333
Heqja dorë nga trashëgimi duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet në gjykatën
e rrethit të vendit ku është çelur trashëgimi, ose me gojë në një procesverbal gjyqësor.
Heqja dorë mund të bëhet edhe me anë përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme.

Neni 334
Ai që ka hequr dorë nga trashëgimi, quhet se nuk është thirrur ndonjëherë në trashëgim.
Heqja dorë nga trashëgimi nuk përjashton trashëgimtarin nga e drejta për të kërkuar legët.

Neni 335
Heqja dorë nga trashëgimi mund të bëhet brenda 3 muajve nga çelja e trashëgimisë dhe kur
trashëgimtari është jashtë shtetit, jo më vonë se 6 muaj.
Për trashëgimtarin që në kohën e çeljes së trashëgimisë nuk ka lindur, afati i heqjes dorë nga
trashëgimi fillon nga dita e lindjes.
Afati i heqjes dorë nga trashëgimi pezullohet për shkaqet që vlejnë për parashkrimin e
padies.

Neni 336
Kur nuk dihet a ka trashëgimtarë, ose kur trashëgimtarët mungojnë dhe nuk ka lajme për ta,
gjykata e rrethit ku është çelur trashëgimia, kryesisht ose me kërkesën e çdo të interesuari, cakton
një afat, jo më pak se gjashtë muaj nga çelja e trashëgimisë, brenda të cilit ata duhet të deklarojnë
në se heqin dorë nga trashëgimi. Në qoftë se brenda këtij afati nuk bëhet ndonjë deklarim i tillë,
prezumohet se trashëgimlënësi nuk ka lënë trashëgimtarë.

Neni 337
Heqja dorë nga trashëgimi, e bërë para çeljes së trashëgimisë, ose kur bëhet me kusht, me
afat, ose për një pjesë të trashëgimit, apo në dobi të njërit nga trashëgimtarët e tjerë, është e
pavlefshme.

Neni 338
Nuk mund të hiqet dorë nga trashëgimi, kur gjatë afatit tremujor, trashëgimtari me veprimet e
tij është sjellë si trashëgimtar.
Veprimet që kryhen vetëm për të ruajtur pasurinë trashëgimore, nuk konsiderohen si sjellje
prej trashëgimtari.
Trashëgimtarët që kanë hequr ose fshehur sende nga trashëgimi, humbasin të drejtën e heqjes
dorë dhe mbeten trashëgimtarë edhe sikur të kenë deklaruar heqjen dorë nga trashëgimi.
62

Neni 339
Trashëgimtari që ka deklaruar rregullisht heqjen dorë ose jo nga trashëgimi, nuk mund ta
shfuqizojë më pas këtë deklarim.

Neni 340
Kur trashëgimtari vdes para se të kalojë afati për heqjen dorë nga trashëgimi, e drejta për
heqjen dorë u kalon trashëgimtarëve të tij.

Pagimi i detyrimeve

Neni 341
Trashëgimtarët përgjigjen për detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore në
përpjesëtim me pjesët e tyre, gjer në vleftën e pasurisë trashëgimore që kanë marrë.
Quhen detyrime që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, ato të trashëgimlënësit, shpenzimet
e varrimit të tij dhe shpenzimet që nevojiten për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë
trashgimore, deri sa ajo t’u kalojë trashëgimtarëve përkatës.

Neni 342
Kur në një trashëgim, një ose disa prona të paluajtshme janë të rënduara me hipotekë, secili
trashëgimtar ka të drejtë të kërkojë që këto prona të lirohen nga hipoteka para se të bëhet formimi
i pjesëve trashëgimore.
Megjithëkëtë, trashëgimtari që e ka shlyer detyrimin që rrjedh nga hipoteka e vënë mbi një
send të paluajtshëm në pjesën trashëgimore të tij, ka të drejtën e kthimit ndaj trashëgimtarëve të
tjerë, në proporcion me pjesët e tyre.

Masat për sigurimin e pasurisë trashëgimore

Neni 343
Kur shihet e nevojshme të mbrohen interesat e trashëgimtarëve, të personave që mund të
përfitojnë nga disponimet me testament, të kreditorëve të trashëgimlënësit ose të shtetit, gjykata e
rrethit ku është çelur trashëgimia, kryesisht ose me kërkesën e çdo të interesuari, urdhëron
përmbaruesin gjyqësor osa një noter për të bërë inventarin e pasurisë trashëgimore.
Përmbaruesi gjyqësor ose noteri që bën inventarin mund të caktojë një person si ruajtës i
pasurisë trashëgimore.
Derisa të mos jenë hequr masat e mësipërme, trashëgimtari që mund të ketë filluar nga
administrimi i pasurisë trashëgimore, nuk mund ta tjetërsojë atë veçse me lejen e gjykatës.

Neni 344
Kur nuk dihet a ka trashëgimtarë ose kur trashëgimtarët mungojnë dhe nuk ka lajme për ata
ose kur trashëgimtarët ligjorë apo testamentorë kanë hequr dorë nga trashëgimi dhe nuk dihen
trashëgimtarët e tyre, gjykata e rrethit ku është çelur trashëgimi, kryesisht ose me kërkesën e çdo
të interesuari, emëron një kujdestar të trashëgimit.
Shkurtimi i vendimit të emërimit të kujdestarit, shpallet në Fletoren Zyrtare.

Neni 345
Kujdestari kërkon kryerjen e inventarit të pasurisë trashëgimore, merr masa për
administrimin e pasurisë, ushtron të drejtën e padisë dhe u përgjigjet padive në lidhje me këtë
63
pasuri, depoziton në bankë paratë që ndodhen në trashëgim ose që rrjedhin prej tij, kryen veprime
të tjera të kësaj natyre dhe jep llogari në mbarim të administrimit.

Neni 346
Me miratimin e gjykatës kujdestari paguan detyrimet që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore,
ekzekuton detyrimet në lidhje me leget dhe barrët dhe, kur shihet e nevojshme tjetërson edhe
pasuri trashëgimore.

Neni 347
Detyra e kujdestarit pushon me paraqitjen e treshëgimtarit.

Dëshmia e trashëgimisë

Neni 348
Cilësia si trashëgimtar dhe pjesët takuese në trashëgim caktohen në dëshminë e trashëgimisë,
të lëshuar nga gjykata, sipas rregullave të caktuara në Kodin e Procedurës Civile.

Padia për kërkimin e trashëgimit

Neni 349
Trashëgimtari mund të kërkojë me padi nga kushdo që posedon tërësisht ose pjesërisht
pasurinë trashëgimore, njohjen e tij si trashëgimtar dhe dorëzimin e pasurisë trashëgimore dhe të
pasurisë së fituar me anë të saj, sipas rregullave mbi posedimin me mirëbesim dhe me keqbesim.

Neni 350
Padia për kërkimin e trashëgimit mund të ngrihet edhe kundër personit që mban pasurinë
trashëgimore në bazë të një dëshmie trashëgimi, qoftë dhe kur ky është shteti. Personi që ka fituar
me mirëbesim ndonjë send të pasurisë trashëgimore nga një trashëgimtar i tillë, nuk është i
detyruar të kthejë sendin edhe sikur të jetë fituar me kundërshpërblim.
Poseduesi me mirëbesim që ka tjetërsuar po në mirëbesim sende nga pasuria trashëgimore,
është vetëm i detyruar që t’i kthejë trashëgimtarit paditës çmimin e sendit të shoqëruar me faturën
përkatëse. Kur këto të fundit nuk janë shlyer, këtij i kalon e drejta për të kërkuar shlyerjen e tyre.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 20:52
vazhdon

Neni 351
Padia për kërkimin e trashëgimit nuk parashkruhet, përveç efekteve të parashkrimit fitues për
sende të veçuara.

Neni 352
Dispozitat që kanë lidhje me posedimin, zbatohen edhe për posedimin e sendeve në
trashëgim, përsa i përket kërkimit të frutave, të shpenzimeve të kryera ose për përmirësimet dhe
shtesat e bëra.

Pjesëtimi i trashëgimit

Neni 353
Cilido nga bashkëtrashëgimtarët ka të drejtë të kërkojë në çdo kohë pjesëtimin e pasurisë
trashëgimore edhe sikur trashëgimlënësi të ketë urdhëruar ndryshe.
64

Neni 354
Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore mund të bëhet me marrëveshje të vetë trashëgimtarëve dhe,
kur këta nuk merren vesh, nga gjykata kompetente për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga
trashëgimia.

Neni 355
Pjesëtimi i pasurisë trashëgimore bëhet sipas rregullave të parashikuara në nenin 207 të këtij
Kodi dhe në dispozitat e tjera të këtij kreu.

Neni 356
Në formimin e pjesëve takuese duhet që, sa të jetë e mundur, në secilën prej tyre të bëjnë
pjesë nga po ajo sasi sendesh të luajtshme ose të paluajtshme, të drejtash reale ose kredish, që
kanë natyrë e vleftë të njëjtë.

Neni 357
Kur kreditorët kanë vënë sekuestro mbi sendet e luajtshme të pasurisë trashëgimore, ose kanë
kundërshtuar pjesëtimin sipas nenit 206 të këtij Kodi, ose shumica e bashkëtrashëgimtarëve e
shohin të nevojshme pagimin e detyrimeve që rëndojnë mbi trashëgimin, sendet e luajtshme shiten
në ankand.

Neni 358
Bashkëshorti i trashëgimlënësit ka të drejtë të kërkojë pjesën që i takon në pasurinë e
përbashkët të fituar me punë nga bashkëshortët gjatë martesës.
Bashkëtrashëgimtarët, që me punën ose të ardhurat e tyre kanë ndihmuar në shtimin e
pasurisë së lënë në trashëgim, kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e tyre në pasurinë e sipërme të
shtuar, sipas kontributit të dhënë.

Neni 359
Pjesa e anëtarit që vdes në pasurinë e familjes bujqësore u kalon trashëgimtarëve të tij,
pavarësisht nga anëtarësia e tyre në ekonominë bujqësore.
Kur vdes anëtari i fundit i ekonomisë bujqësore, pasuria u kalon trashëgimtarëve të tij sipas
rregullave të caktuara në këtë Kod.

TITULLI II
TRASHËGIMIA ME LIGJ

Neni 360
Trashëgimtarët ligjorë janë fëmijët, fëmijët e fëmijve, bashkëshorti, prindërit, vëllezërit e
motrat dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e
tjerë, personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësit, të afërmit e tjerë deri në shkallën
e gjashtë, si dhe shteti. Këta thirren në trashëgim sipas rradhës të caktuar në këtë Kod.
65

Neni 361
(Ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 23)
Në rradhë të parë thirren në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti i aftë ose i paaftë për punë,
duke trashëguar secili në pjesë të barabarta.
Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, është bërë i padenjë për të trashëguar,
ka hequr dorë nga trashëgimi, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij dhe kur për shkaqet
e sipërme nuk mund të jenë trashëgimtarë, vijnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim. Në
këtë rast, pjesa e prindit që nuk trashëgon, ndahet ndërmjet të paslindurve në pjesë të barabarta.
Kur përveç bashkëshortit, nuk ka trashëgimtarë të tjerë, të radhës së parë, në trashëgimi
thirren ata të radhës pasardhëse, të parashikuar në nenin 363 të këtij Kodi dhe kur nuk ka të tillë,
thirren trashëgimtarët e radhës tjetër pasardhëse, të parashikuar në nenin 364 të këtij Kodi.
Në çdo rast bashkëshorti merr 1/2 pjesë të trashëgimit.
Kur nuk ka trashëgimtarë të radhëve të sipërme, trashëgimi i mbetet bashkëshortit pasjetues.

Neni 362
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 24)
Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia ose mëmësia është njohur rregullisht, si dhe
fëmijët e birësuar barazohen me fëmijët e lindur nga martesa.
I birësuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.

Neni 363
Në radhë te dytë thirren në trashëgim prindërit e trashëgimlënësit dhe personat e paaftë për
punë, të cilët të paktën 1 vit para vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të
familjes dhe në ngarkim të tij.

Neni 364
Në radhë të tretë thirren në trashëgim personat e paaftë për punë në ngarkim të
trashëgimlënësit që përmenden në nenin 363 të këtij Kodi, kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të
radhës së dytë, gjyshi e gjyshja, vëllezërit e motrat, si dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të
paravdekur. Të sipërmit trashëgojnë në pjesë të barabarta, pa u bërë dallimi ndërmjet vëllezërve e
motrave të një ati ose vetëm të një nëne, ndërmjet gjyshit e gjyshes nga ana a babës ose e nënës.

Neni 365
Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë të paslindur, as prindër ose të paralindur të tjerë, as vëllezër
ose motra, apo të paslindur të këtyre, pasuria e trashëgimlënësit u kalon të afërmve më të afërt të
tij, pa bërë dallim ndërmjet vijës atërore dhe asaj amësore, por gjithsesi jo më tej se shkalla e
gjashtë.

Neni 366
Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë trashëgimtarë deri në shkallën e gjashtë, thirret në trashëgim
shteti.
Neni 367
Shteti nuk përgjigjet për detyrimet e trashëgimlënësit tej vleftës së pasurisë të fituar.
66

E drejta e shtimit për sendet shtëpiake
Neni 368
Trashëgimtarët që bashkëjetonin me trashëgimlënësin në kohën e vdekjes së tij, kur thirren
në trashëgim, marrin tej pjesës që u takon në pasurinë trashëgimore sendet shtëpiake të përdorimit
të zakonshëm, përveç kur trashëgimlënësi ka disponuar ndryshe në testament.

Trashëgimia sipas radhëve
Neni 369
Trashëgimtarët e një radhe të mëpasme thirren në trashëgim vetëm kur nuk ka trashëgimtarë
të radhës së mëparëshme ose kur këta të gjithë janë bërë të padenjë ose kanë hequr dorë nga
trashëgimi ose janë përjashtuar nga trashëgimi, përveç kur nga trashëgimtarët e radhës së dytë
mbetet trashëgimtari i paaftë për punë dhe ka trashëgimtarë të radhës së tretë.

E drejta e shtimit
Neni 370
Kur një nga bashkëtrashëgimtarët që thirret në trashëgim ka vdekur para trashëgimlënësit,
ose është bërë i padenjë, ose ka hequr dorë nga trashëgimi, ose është përjashtuar nga trashëgimi
dhe nuk ka persona që trashëgojnë me zëvendësim, pjesa që i takon atij u shtohet pjesëve të
bashkëtrashëgimtarëve të asaj radhe.

Trashëgimtari i paaftë për punë
Neni 371
Trashëgimtarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit nuk kanë
mbushur moshën 16 vjeç, ose 18 vjeç kur vazhdojnë mësimet, burrat që kanë mbushur moshën 60
vjeç dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç si dhe, pavarësisht nga mosha, ata që janë
invalidë të grupit të parë dhe të grupit të dytë.

TITULLI III
TRASHËGIMIA ME TESTAMENT

Kuptimi i testamentit
Neni 372
Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të
të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes.
Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po në një akt, as edhe në dobi
të një të treti, as me disponime reciproke.

Zotësia për të disponuar me testament
Neni 373
Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gruaja nën këtë
moshë kur është e martuar.
I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë testament vetëm për pasurinë që ka fituar me
punën e tij.
67
Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e
bërjes së testamentit nuk është në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të
bëjë testament.

Zotësia për të fituar me testament
Neni 374
Janë të pazotë për të fituar me testament ata që janë të pazotë për të trashëguar me ligj me
përjashtim të fëmijëve të pandërmjetshëm të një personi të caktuar dhe të gjallë në kohën e
vdekjes së testatorit edhe sikur ata fëmijë të mos jenë zënë ende.

Neni 375
Kujdestari nuk mundet në asnjë rast të përfitojë nga disponimet testamentare të personit në
kujdestari kur ato janë bërë para miratimit të llogarisë përfundimtare, edhe sikur testatori të ketë
vdekur pas miratimit të llogarisë.
Janë të vlefshme disponimet e bëra në favorin e kujdestarit, kur ky është i paralindur, i
paslindur, vëlla, motër ose, bashkëshorti i testatorit.

Neni 376
Disponimi testamentar në favor të personave të pazotë që përmenden në nenet 374 e 375 të
këtij Kodi, është i pavlefshëm edhe sikur të jetë fshehur nën formën e një kontrate me shpërblim
ose të jetë bërë nën emrin e një personi të ndërvënë.
Quhen persona të ndërvënë: i ati, e ëma, të paslindurit dhe bashkëshorti i personit të pazot.

Caktimi i trashëgimtarit
Neni 377
Trashëgimlënësi që nuk lë të paslindur ose të paralindur, ose vëllezër apo motra, ka të drejtë
të disponojë me testament pasurinë e vet, në favor të çdo personi fizik apo juridik.

Përjashtimi nga trashëgimia
Neni 378
Trashëgimlënësi edhe pa caktuar trashëgimtarë në testament mund të përjashtojë nga
trashëgimia ligjore një ose më shumë trashëgimtarë të tij.

Rezervë ligjore
Neni 379
Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur ose
trashëgimtarë të tjerë të mitur që trashëgojnë me zëvendësim (neni 361, paragrafi i dytë), si dhe
trashëgimtarët e tij të tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim, dhe as të cenojë me
testament në çdo mënyrë qoftë, pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë
ligjore, përveç kur këta janë bërë të padenjë për të trashëguar.

Neni 380
Kur testatori disponon me testament një uzufrukt ose një rentë jetësore, të ardhurat e të cilave
kalojnë ato të pjesës së disponueshme, trashëgimtarët që kanë të drejtë në rezervën ligjore munden
të ekzekutojnë këtë disponim ose të heqin dorë nga të drejtat mbi pjesën e disponueshme.
68
Po këtë të drejtë zgjedhjeje e kanë edhe personat që përfitojnë nga rezerva ligjore në rast se
testatori ka disponuar pronësinë e zhveshur të një pjese që kalon masën e disponueshme.

Zëvendësimi
Neni 381
Trashëgimlënësi mund të caktojë në testament që në rast se trashëgimtari vdes para tij ose
bëhet i padenjë, ose heq dorë nga trashëgimi, ta marrë trashëgimin një nga trashëgimtarët e tjerë
që tregohen në nenet 361, 363, 364 të këtij Kodi, dhe kur nuk ka asnjë nga këta, ta marrë një njeri
tjetër.
Por trashëgimlënësi nuk mund të detyrojë trashëgimtarin që të ruajë dhe, pas vdekjes së tij
t’ia dorëzojë një personi tjetër të gjithë ose një pjesë të trashëgimit që ka marrë.

E drejta e shtimit
Neni 382
Kur trashëgimlënësi ua ka lënë të gjithë pasurinë e tij trashëgimtarëve të caktuar në testament
dhe një nga këta trashëgimtarë ka vdekur para tij, ose është bërë i padenjë, ose ka hequr dorë nga
trashëgimi dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar për këto raste një trashëgimtar tjetër në vend të tij,
si dhe kur një trashëgimtar është përjashtuar nga trashëgimi, pjesa që i takon atij u shtohet pjesëve
të bashkëtrashëgimtarëve të tjerë të caktuar në testament në përpjestim me pjesët e tyre
trashëgimore.
Në qoftë se disa nga trashëgimtarët janë caktuar së bashku në një pjesë të pasurisë, shtimi
bëhet vetëm midis këtyre bashkëtrashë-gimtarëve.

Neni 383
Kur trashëgimlënësi ka lënë me testament vetëm një pjesë të pasurisë së tij, edhe sikur në
këtë pjesë të ketë caktuar së bashku shumë trashëgimtarë, pjesa e atij që për shkaqet e treguara në
nenin e sipërm nuk mund ose nuk do të jetë trashëgimtar, u kalon trashëgimtarëve ligjore të
trashëgimlënësit.

Legu dhe barra
Neni 384
Trashëgimlënësi mund të ngarkojë trashëgimtarin ose trashëgimtarët e caktuar në testament,
nga ata që tregohen në nenet 361, 363, 364 të këtij Kodi, që t’u japin një ose më shumë
trashëgimtarëve ligjorë një përfitim pasuror nga trashëgimi, pa i bërë këta trashëgimtarë (legu).
Kur trashëgimlënësi, që nuk ka trashëgimtarë nga ata që tregohen në nenet 361, 363, 364, ka
caktuar në testament si trashëgimtarë persona të tjerë, mund t’i ngarkojë këta me lege në dobi të
çdo njeriu.
Dispozitat e zotësisë për të trashëguar vlejnë edhe për personin që i është lënë legu.

Neni 385
Legatari ka të drejtë të kërkojë frutat ose kamatat që rrjedhin nga legu, nga dita që i është
caktuar dorëzimi i legut dhe në mungesë të saj, nga dita e njoftimit të kërkesë-padisë.
Ato mund të kërkohen nga dita e vdekjes së trashëgimlënësit, kur trashëgimlënësi ka
disponuar shprehimisht ose kur legu është një depozitë në para.

Neni 386
69
Trashëgimlënësi mund të ngarkojë trashëgimtarin ose trashëgimtarët e caktuar në testament
që të kryejnë ndonjë veprim të dobishëm për shoqërinë ose ndonjë veprim tjetër, pa i dhënë të
drejtë një personi të caktuar mbi këtë veprim (barrë).
Kur trashëgimlënësi i lë me testament pasurinë shtetit, organeve të tij, ose enteve të
ndryshëm, ka të drejtë të caktojë qëllimin për të cilin duhet të përdoret pasuria.

Neni 387
Kur trashëgimtari i ngarkuar me legun ose barrën ka vdekur para trashëgimlënësit, ose është
bërë i padenjë ose ka hequr dorë nga trashëgimi dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar një
trashëgimtar tjetër në vend të tij, për ekzekutimin e detyrimeve në lidhje me legun ose me barrën
ngarkohen bashkëtrashëgimtarët ose trashëgimtarët ligjorë, të cilëve u shtohet ose u kalon pjesa e
atij, që për shkaqet e sipërme nuk mund ose nuk do jetë trashëgimtar.
Në qoftë se ekzekutimi i detyrimeve në lidhje me legun ose barrën është lidhur ngushtë me
personin e atij, që për shkaqet e sipërme nuk mund ose nuk do jetë trashëgimtar, legu ose barra
mbetet pa fuqi.

Neni 388
Në rast se ndërmjet trashëgimtarëve, asnjëri prej tyre nuk është ngarkuar nga trashëgimlënësi
testamentar për të shlyer legun, secili trashëgimtar detyrohet të kontribuojë për shlyerjen e tij
sipas pjesës takuese.

Neni 389
Kur sendi i dhënë në leg është treguar vetëm si lloj ose si masë, e drejta e zgjedhjes i takon
trashëgimtarit, por sendi nuk mund të jetë nën kualitetin mesatar.

Neni 390
Kur personi, të cilit i është lënë legu, ka vdekur para trashëgimlënësit ose është bërë i
padenjë ose ka hequr dorë nga legu dhe trashëgimlënësi nuk ka caktuar një person tjetër në vend
të tij, legu shkon në dobi të trashëgimtarit të ngarkuar me atë leg.
Por në qoftë se legu u është lënë shumë personave së bashku, pjesa e atij që nuk mund ose
nuk do të marrë legun u shtohet bashkëpjesëtarëve të tij në përpjesëtim me pjesët e tyre.

Neni 391
Personi, të cilit i është lënë legu, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtari i ngarkuar
ekzekutimin e detyrimit në lidhje me legun.
Ekzekutimi i detyrimit të trashëgimtarit në lidhje me barrën mund të kërkohet nga ekzekutori
i testamentit, nga bashkëtrashëgimtarët, nga organizatat përkatëse shtetërore ose private.
Detyrimet në lidhje me legun dhe barrën ekzekutohen pas detyrimeve që rëndojnë mbi
pasurinë trashëgimore.

Format e testamentit
Neni 392
Testamenti bëhet në dy forma: ollograf dhe me akt noterial.

Testamenti ollograf
Neni 393
70
Testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit duke vënë datën dhe nënshkrimin
e vet.
Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin.
Nënshkrimi vihet në fund të disponimeve.

Neni 394
Personi që nuk është i zoti të lexojë dorëshkrimin e vet nuk mund të bëjë testament ollograf.

Neni 395
Personat që nuk dëgjojnë (shurdhë) ose që nuk dëgjojnë e nuk flasin (shurdhëmemecë),
mund të disponojnë me testament ollograf ose me testament të marrë nga noteri, sipas rregullave
të parashikuara në ligjin “Për noterinë”.

Neni 396
Testamenti ollograf mund të depozitohet tek noteri për ruajtje sipas dispozitave për
depozitimin e dokumenteve në noteri.

Testamenti me akt noterial
Neni 397
Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në
prani të noterit.
Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose të metash fizike nuk mund të
nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”.

Testamente të posaçme
Neni 398
(Shfuqizuar fjalët “ose sekretari” me ligjin nr. 8781, datë 3.5.2001, neni 25)
Në vendet ku nuk ka noter, testamenti mund të vërtetohet nga kryetari i bashkisë ose i
komunës.

Neni 399
Testamenti i një personi që ndodhet në shërbim ushtarak, mund të vërtetohet nga komandanti
i njësisë ushtarake në të cilën ai bën pjesë dhe kur është shtruar në spital për mjekim nga drejtori i
spitalit.

Neni 400
Testamenti i një personi që ndodhet në një anije shqiptare në lundrim ose që ka qëndruar në
një liman të huaj, mund të vërtetohet nga kapiteni i anijes.

Neni 401
Disponimi me testament i bërë me kusht pezullues, mbetet pa efekt kur personi në favor të
cilit është bërë, vdes para trashëgimlënësit.
71

Revokimi i testamentit
Neni 402
Testamenti me një datë të mëvonshme lë pa fuqi atë me datë të mëparëshme në tërësi ose
vetëm për pjesën që nuk pajtohet me testamentin e ri.
Testamenti mbetet pa fuqi edhe me anë të një deklarate të bërë nga trashëgimlënësi në noteri.

Pavlefshmëria e testamentit
Neni 403
Testamenti është i pavlefshëm kur bëhet nga një person që nuk mund të bëjë testament (neni
373).

Neni 404
Testamenti është i pavlefshëm kur nuk është bërë në formën e kërkuar nga ligji.

Neni 405
Testamenti është i pavlefshëm kur disponohet me testament në dobi të personave që nuk
mund të trashëgojnë (nenet 374, 375).

Neni 406
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është në kundërshtim me nenet
377 e 384 të këtij Kodi.

Neni 407
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament i trashëgimlënësit, i përjashton
nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon pjesën e tyre
ligjore.

Neni 408
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është bërë në kundërshtim me
ligjin ose në mashtrim të ligjit.

Neni 409
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është bërë me ndikimin e
mashtrimit, kanosjes ose dhunës, ose për shkak të një lajthimi, pa të cilën trashëgimlënësi nuk do
kishte bërë këtë disponim.

Neni 410
Kur testamenti deklarohet nga gjykata i pavlefshëm, në trashëgim thirren trashëgimtarët
ligjorë, përveç kur është rasti i shtimit në dobi të trashëgimtarëve të caktuar në testament sipas
nenit 381.
Kur deklarohen të pavlefshme vetëm disa nga disponimet e testamentit, disponimet e tjera
mbeten në fuqi.

Neni 411
72
Padia për pavlefshmërinë e testamentit ose të disponimit me testament mund të ngrihet nga
trashëgimtari dhe nga çdo tjetër person i interesuar brenda tre vjetëve nga çelja e trashëgimisë.

Neni 412
Kur disponimi me testament është i pavlefshëm për shkak se disponimi nga trashëgimlënësi
ka përjashtuar nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon
pjesën e tyre ligjore (neni 407), trashëgimtari, i përjashtuar nga trashëgimi ose të cilit i është
cenuar pjesa ligjore, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtarët e tjerë, sipas rastit, dorëzimin ose
plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë të trashëgimisë ligjore.

Neni 413
Për caktimin e kësaj pjese bashkohet e gjithë pasuria që kishte trashëgimlënësi në kohën e
vdekjes së tij, duke u zbritur detyrimet që rëndojnë mbi trashëgiminë dhe pjesëtohet me numrin e
trashëgimtarëve që do të thirreshin në trashëgim në qoftë se trashëgimlënësi nuk do kishte bërë
testament.

Ekzekutori i testamentit
Neni 414
Trashëgimlënësi mund të ngarkojë një ose më shumë persona për të ekzekutuar testamentin.
Caktimi si ekzekutor duhet të pranohet prej këtij në vetë testamentin ose me një deklaratë të
veçantë që i bashkohet testamentit.
Në qoftë se trashëgimlënësi nuk cakton ekzekutor të testamentit, ekzekutimi i këtij u
ngarkohet trashëgimtarëve të caktuar në të.

Neni 415
Ekzekutori i testamentit duhet të bëjë inventarin e pasurisë trashëgimore, duke ftuar të marrin
pjesë trashëgimtarët dhe personat e tjerë që përfitojnë nga testamenti.
Ekzekutori i testamentit administron pasurinë trashëgimore, duke kryer veprimet që janë të
nevojshme për ekzekutimin e disponimeve të testamentit, por nuk mund të tjetërsojë pasurinë
trashëgimore, përveç kur shfaqet nevoja dhe me lejen e gjykatës, e cila vendos pasi më parë të
dëgjojë trashëgimtarët.

Neni 416
Gjykata e rrethit, me kërkesën e trashëgimtarëve ose të personave që kanë interes, mund të
shkarkojë nga detyra ekzekutorin e testamentit për shkelje të rënda të detyrës së tij ose për
pazotësi në administrimin e pasurisë trashëgimore.

Neni 417
Tagret e ekzekutorit testamentar nuk transmetohen në trashëgimtarët e tij.

Neni 418
Kur janë shumë ekzekutorë testamentarë, në mungesën e të tjerëve mund të veprojë edhe
njëri prej tyre, por të gjithë ata janë përgjegjës solidarë për sendet që u janë besuar, përveç kur
testatori u ka ndarë detyrat.
73

PJESA IV

DETYRIMET
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHME

KREU I
KUPTIMI DHE LINDJA E DETYRIMEVE

Kuptimi i detyrimit
Neni 419
Detyrimi është një marrëdhënie juridike me anën e së cilës një person (debitori) detyrohet të
japë diçka ose të kryejë apo të mos kryejë një veprim të caktuar në dobi të një personi tjetër
(kreditori), i cili ka, gjithashtu, të drejtë të kërkojë t’i jepet diçka, ose të kryhet apo të mos kryhet
veprimi.

Lindja e detyrimeve
Neni 420
Detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji.

Natyra ekonomike e detyrimit
Neni 421
Objekt i detyrimit duhet të ketë një vlerësim ekonomik dhe t’i përgjigjet interesave qoftë dhe
jopasurore të kreditorit.

Korrektesa e pjesëmarrësve në detyrim
Neni 422
Kreditori dhe debitori duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me korrektesë, me paanësi dhe sipas
kërkesave të arsyes.

KREU II
DETYRIMET SOLIDARE

Neni 423
Detyrimi është solidar kur kreditori ose secili nga kreditorët ka të drejtë të kërkojë
ekzekutimin e të njëjtit detyrim tërësisht apo pjesërisht si nga debitorët së bashku, ashtu dhe nga
secili prej tyre veç e veç.

Neni 424
Detyrimi është solidar kur del nga vullneti i palëve ose është parashikuar me ligj.
74

Neni 425
Detyrimi është solidar edhe kur debitorët të jenë detyruar secili në mënyrë të ndryshme ose
dhe kur debitori i përbashkët të jetë detyruar në mënyrë të ndryshme ndaj secilit kreditor.

Neni 426
Ekzekutimi i detyrimit nga njëri prej debitorëve solidarë i shkarkon të gjithë debitorët e tjerë.
Debitorët solidarë shkarkohen nga detyrimi edhe nëpërmjet dhënies së një sendi në
ekzekutim të detyrimit apo të kompensimit të kredisë nga njëri prej debitorëve solidarë ndaj
kreditorit.

Neni 427
Qenia në vonesë e kreditorit ndaj njërit nga debitorët solidarë e shtrin efektin ndaj të gjithë
debitorëve të tjerë.
Debitori solidar nuk mund të kompensojë detyrimin e tij me kreditë që kanë debitorët e tjerë
ndaj kreditorit.
Debitori solidar nuk mund t’i kundrejtojë kreditorit prapsimet personale të debitorëve të tjerë.
Çdo njëri nga debitorët solidarë nuk duhet që me veprimet e tij të rëndojë pozitën e të tjerëve,
përveç kur parashikohet ndryshe në ligj.

Neni 428
Debitori ka të drejtë të zgjedhë për të paguar njërin apo tjetrin kreditor solidar, përveç kur
është penguar më parë me anë të një njoftimi me shkrim prej ndonjërit prej tyre.
Kreditorët janë solidarë kur secili prej tyre ka të drejtën të kërkojë pagimin e gjithë detyrimit
dhe pagimi i bërë njërit prej tyre, liron debitorin ndaj gjithë kreditorëve.

Neni 429
Përtëritja e detyrimit që bën debitori me njërin nga kreditorët, shkarkon të gjithë debitorët e
tjerë, përveç kur kreditori i ka ruajtur të drejtat ndaj tyre.
Falja e detyrimit të bërë njërit prej debitorëve solidarë,shkarkon të gjithë debitorët e tjerë.
Kur falet vetëm pjesa e një debitori, detyrimi i debitorëve të tjerë pakësohet për aq sa është pjesa e
falur.
Bashkimi i cilësive të kreditorit me atë të debitorit solidar në një person të vetëm, shuan
detyrimin e debitorëve të tjerë, për pjesën e këtij debitori.

Neni 430
Në marrëdhëniet ndërmjet tyre debitorët solidarë marrin pjesë në shlyerjen e detyrimit secili
sipas pjesës së vet.
Debitori që ka ekzekutuar një detyrim solidar, ka të drejtë të kërkojë nga debitorët e tjerë
pagimin në pjesë të barabarta të detyrimit të ekzekutuar prej tij, përveç kur në ligj ose në kontratë
është parashikuar ndryshe.
Kur debitori solidar, që ka ekzekutuar detyrimin, nuk ka mundur të nxjerrë nga një debitor
pjesën e tij të detyrimit, ajo ndahet sipas rastit në pjesë të barabarta ose proporcionalisht ndërmjet
debitorëve të tjerë, duke përfshirë edhe atë.

Neni 431
75
Debitorët solidarë janë të detyruar të përballojnë në proporcion me pjesët e tyre të gjitha
shpenzimet që vërtetohen se kanë qenë të nevojshme të kryhen nga debitorët që kanë ekzekutuar
detyrimin.

Neni 432
Debitori solidar që ekzekuton detyrimin duhet t’i kundrejtojë kreditorit prapsimet e
përbashkëta për të gjithë debitorët, përndryshe i humb e drejta të kërkojë nga debitorët e tjerë
pjesën që atyre u takon për shlyerjen e detyrimit. Gjithashtu, ai e humbet këtë të drejtë edhe kur
nuk ka njoftuar debitorët e tjerë se ka ekzekutuar detyrimin dhe, si rrjedhim njëri nga debitorët e
tjerë ka ekzekutuar veçmas atë.

Neni 433
Ndërprerja e parashkrimit me veprimet e kreditorit ndaj njërit prej debitorëve solidarë, si dhe
ndërprerja e parashkrimit nga njëri prej kreditorëve solidarë ndaj debitorit të përbashkët, ka efekt
si ndaj debitorëve të tjerë ashtu edhe ndaj kreditorëve të tjerë.
Pezullimi i parashkrimit ndaj njërit debitor ose ndaj njërit kreditor solidar, nuk ka efekt ndaj
të tjerëve.
Heqja dorë nga parashkrimi në përputhje me nenin 126 të këtij Kodi e bërë nga njëri prej
debitorëve solidarë, nuk ka efekt ndaj të tjerëve, ndërsa heqja dorë nga parashkrimi nga njëri prej
kreditorëve solidarë, ka efekt ndaj të tjerëve.

Neni 434
Debitori solidar të cilit i kërkohet pagimi i pjesës së tij nga detyrimi, nuk mund t’i
kundrejtojë debitorit, që ka paguar atë, parashkrimin e padisë së kreditorit, përveç kur ai vetë dhe
debitori që kërkon pjesën kanë patur mundësinë që t’i kundrejtonin parashkrimin e plotësuar.
Ky paragraf nuk zbatohet kur me marrëveshje debitorët solidarë kanë vendosur ndryshe.

Neni 435
Në rast se ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur, për fajin ose gjatë vazhdimit të vonesës
së njërit ose disa debitorëve solidarë, debitorë të tjerë nuk shkarkohen nga detyrimi për plotësimin
e tij.
Kreditori mund të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar për një shkak të tillë, vetëm nga
debitorët solidarë ose nga secili prej tyre, për fajin e të cilëve është bërë i pamundur ekzekutimi i
detyrimit ose që kanë qenë me vonesë. Debitorët e tjerë mbetën solidarë vetëm për detyrimin e
parë.
Vonesa e njërit nga debitorët solidarë nuk sjell ndonjë pasojë juridike për debitorët e tjerë.

KREU III
DETYRIMET ALTERNATIVE

Neni 436
Detyrimi është alternativ kur debitori shkarkohet prej tij, duke përmbushur njërin nga llojet e
tij të përmendura veç e veç sipas dëshirës së tij, ose të kreditorit apo të një të treti. Debitori nuk
mund të kërkojë nga kreditori të pranojë përmbushjen e detyrimit pjesërisht nga njëri lloj e
pjesërisht nga lloji tjetër i tij.
76

Neni 437
E drejta e zgjedhjes i takon debitorit, përveç kur është parashikuar nga ligji apo nga kontrata
që t’i lihet kreditorit apo një të treti.
Zgjedhja bëhet e parevokueshme me përmbushjen e njërit nga llojet e detyrimit, ose me
njoftimin e deklaratës së zgjedhjes palës tjetër ose të dy palëve, kur e drejta e zgjedhjes i takon një
të treti.
Kur e drejta e zgjedhjes u takon shumë personave dhe ata nuk merren vesh, gjykata u cakton
atyre një afat. Kur zgjedhja nuk bëhet në afatin e caktuar, atë e bën gjykata.

Neni 438
Kur në një detyrim alternativ, debitori nuk ekzekuton ndonjërin nga llojet e detyrimeve në
afatin e caktuar, e drejta e zgjedhjes i kalon kreditorit.
Në rast se e drejta e zgjedhjes i është lënë kreditorit dhe ky nuk e ka ushtruar në afatin e
caktuar në marrëveshje ose të caktuar nga debitori, zgjedhja i kalon këtij të fundit.
Kur e drejta e zgjedhjes i është lënë një të treti dhe ai nuk e ushtron në afatin e caktuar,
zgjedhja bëhet nga gjykata.
Kur kjo e drejtë u është lënë disa personave, gjykata u cakton atyre një afat. Në rast se
zgjedhja nuk bëhet në afatin e caktuar, ajo bëhet nga gjykata.

Neni 439
Detyrimi alternativ është i thjeshtë kur njëri nga të dy llojet e detyrimit nuk mund të bëhet
objekt detyrimi, ose kur përmbushja e tij është bërë e pamundur pa fajin e asnjërës palë.

Neni 440
Kur e drejta e zgjedhjes i është lënë debitorit, detyrimi alternativ bëhet i thjeshtë në rast se
njëri nga të dy llojet e detyrimit bëhet i pamundur dhe për fajin e tij. Në rast se kjo pamundësi
ndodh për fajin e kreditorit, debitori shkarkohet nga detyrimi kur ai nuk pranon të zbatohet
detyrimi tjetër dhe të kërkojë shpërblimin e dëmit.
Kur zgjedhja i është lënë kreditorit, debitori shkarkohet nga detyrimi kur pamundësia e
përmbushjes së njërit nga të dy llojet e detyrimit ka ndodhur për faj të kreditorit dhe ky nuk
pranon të ekzekutohet lloji tjetër i detyrimit dhe të kërkojë të shpërblehet dëmi. Në rast se
zgjedhja i është lënë kreditorit dhe pamundësia i ngarkohet debitorit, kreditori mund të zgjedhë
detyrimin tjetër ose të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Neni 441
Kur të dy llojet e detyrimit janë bërë të pamundura dhe debitori duhet të përgjigjet për njërin
prej tyre, ai duhet të paguajë vleftën e detyrimit që është bërë i pamundur i fundit, në qoftë se
zgjedhja i është lënë atij.
Në qoftë se e drejta e zgjedhjes i është lënë kreditorit, ky ka të drejtë të kërkojë vleftën e
njërit ose tjetrit lloj detyrimi.

KREU IV
DETYRIME TË PJESËTUESHME E TË PAPJESËTUESHME
77

Detyrime të pjesëtueshme
Neni 442
Kur shumë debitorë ose kreditorë marrin pjesë në të njëjtin detyrim dhe ky është i
pjesëtueshëm, secili debitor është i detyruar të ekzekutojë dhe secili kreditor ka të drejtë të kërkojë
një pjesë të barabartë të detyrimit, përveç kur në kontratë ose në ligj është parashikuar ndryshe.

Detyrime të papjesëtueshme
Neni 443
Kur janë shumë debitorë në të njëjtin detyrim, që është i papjesëtueshëm, të gjithë debitorët
quhen debitorë solidarë.
Detyrimi është i papjesëtueshëm nga vetë natyra e tij si i tillë dhe nga qëllimi i palëve në
kontratë. Në të tilla raste detyrimi mbetet i papjesëtueshëm edhe për trashëgimtarët e debitorëve.

Neni 444
Detyrimet e papjesëtueshme rregullohen nga dispozita që kanë lidhje me detyrimet solidare,
përveç sa parashikohet në këtë kre.

KREU V
DETYRIMET MONETARE

Neni 445
Detyrimi për të paguar një shumë parash shlyhet me vleftën e vet nominale, përveç kur
rezulton ndryshe nga ligji ose nga kontrata.

Neni 446
Detyrimi monetar përmbushet me monedhën që është në qarkullim në shtetin ku bëhet
pagimi ose me monedhën e pranuar në kontratë.

Neni 447
Kur kreditori ka një llogari rrjedhëse në shtetin ku duhet ose mund të bëhet pagesa, debitori
mund të përmbushë detyrimin duke kredituar në këtë llogari shumën përkatëse, përveç kur
kreditori e ka përjashtuar pagesën në këtë llogari.
Pagesa quhet e kryer në momentin e kreditimit të saj në llogari.

Neni 448
Pagesa kryhet në vendbanimin e kreditorit në datën e pagesës. Kreditori mund të caktojë një
vend tjetër brenda kufijve të shtetit ku ka vendbanimin në kohën e pagimit ose të lindjes së
detyrimit.

Neni 449
Në rast se pagimi duhet të kryhet në një vend tjetër nga vendbanimi i kreditorit në kohën e
lindjes së detyrimit dhe përmbushja e këtij detyrimi do të vështirësohej së tepërmi debitori mund
78
të pezullojë pagimin derisa kreditori të ketë caktuar një vend tjetër i cili do të mënjanonte
shpenzimet e tepërta.

Neni 450
Shpërblimi për dëmin e shkaktuar si rrjedhim i vonesës në pagimin e një shume parash,
përbëhet nga kamatat e arrira, prej datës së fillimit të vonesës së debitorit, me monedhën zyrtare të
vendit ku bëhet pagimi. Përqindja e kamatës caktohet me ligj.
Në mbarim të çdo viti kamatat e arrira i shtohen shumës së detyruar mbi bazën e të cilës
është bërë llogaritja e tyre.
Kamata ligjore paguhet pa qenë i detyruar kreditori të provojë ndonjë dëm. Kur kreditori
provon se ka pësuar një dëm më të madh se kamata ligjore, debitori detyrohet t’i paguajë atij
pjesën tjetër të dëmit.

Neni 451
Kur detyrimi lidhet me pagesen e një shume parash në monedhë që nuk ka kurs zyrtar në
shtetin ku duhet të kryhet pagesa, debitori ka të drejtë të ekzekutojë detyrimin në monedhën që ka
kurs zyrtar në shtetin ku duhet të kryhet pagesa, përveç kur në ligj ose në kontratë parashikohet
ndryshe.

Neni 452
Kur detyrimi lidhet me pagesën e një shume parash në monedhë të ndryshme nga ajo e vendit
ku duhet të kryhet pagesa dhe debitori pretendon se nuk është në gjendje të shlyejë detyrimin në
këtë monedhë, kreditori mund të pranojë shlyerjen në monedhën e vendit të kryerjes së pagesës.
Rregulli i mësipërm zbatohet edhe kur debitori detyrohet të bëjë pagesën me monedhën e
pranuar në fillim.

Neni 453
Kur detyrimi duhet të ekzekutohet me një monedhë të ndryshme nga ajo e pranuar në fillim,
konvertimi duhet të bëhet me kursin zyrtar të këmbimit të ditës së pagimit.

Neni 454

Neni 450 i këtij Kodi nuk i heq të drejtën kreditorit që të kërkojë shpërblimin e dëmit të
pësuar nga fakti që nga dita e vënies në vonesë të debitorit ka pësuar ndryshime kursi i këmbimit
të monedhës që përcaktohet në detyrim.

TITULLI II
EKZEKUTIMI DHE SHUARJA E DETYRIMEVE
KREU I
EKZEKUTIMI I DETYRIMEVE

Neni 455
79
Debitori dhe kreditori duhet të tregojnë kujdesin e duhur e të jenë të përpiktë në përmbushjen
e detyrimit sipas përmbajtjes së tij.

Neni 456
Detyrimi për dorëzimin e një sendi të caktuar përmban edhe kujdesin që duhet të tregohet për
ruajtjen e tij në dorëzim.

Neni 457
Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i sendeve të përcaktuara vetëm në lloj, ato nuk mund të
jenë me cilësi më të dobët se sa cilësia mesatare.
Neni 458
Dorëzimi i sendeve bëhet sipas mënyrës së caktuar në kontratë dhe kur kjo nuk është caktuar
bëhet:
a) me dhënien e tyre në dorë personit që ka fituar pronësinë e tyre ose personit që heq të
drejta prej tij;
b) me dhënien transportuesit ose postës për t’ia dorëzuar fituesit, në vendin e treguar prej tij;
c) me dhënien fituesit në dorë ose me dërgim nëpërmjet postës
të dokumenteve (fletë ngarkese, dëshmi depozitimi) që i japin atij të drejtën e disponimit të mallit.

Neni 459
Debitori nuk mund të ekzekutojë detyrimin pjesë-pjesë edhe sikur ai të jetë i pjesëtueshëm,
pa pëlqimin e kreditorit.

Neni 460
Detyrimi mund të ekzekutohet edhe nga një person i tretë, që nuk është debitor, përveç kur
kreditori është i interesuar që ekzekutimi të bëhet nga debitori, ose kur kreditorit i është njoftuar
kundërshtimi i debitorit.

Vendi i ekzekutimit të detyruar
Neni 461
Në rast se vendi ku duhet të ekzekutohet detyrimi nuk caktohet në kontratë, nga ligji ose nuk
kuptohet nga vetë natyra e detyrimit, ekzekutimi bëhet:
a) për dorëzimin e një sendi të paluajtshëm, në vendin ku ndodhet ai;
b) për sendet që janë të përcaktuara në mënyrë individuale, në vendin ku ndodheshin kur
lindi detyrimi;
c) për dorëzimin e një sendi të përcaktuar në lloj dhe në sasi, në vendin ku debitori ushtron
veprimtarinë e tij profesionale ose në vendbanimin e tij;
ç) për detyrimet në para, sipas rregullave të përcaktuara në kreun V të pjesës IV të këtij Kodi.

Neni 462
Kreditori nuk mund të detyrohet të pranojë një gjë të ndryshme nga sa është përcaktuar në
objektin e detyrimit edhe sikur vlefta e gjësë së ofruar të jetë më e madhe.

Afati i ekzekutimit të detyrimit
Neni 463
80
Ekzekutimi i detyrimit duhet të bëhet në afatin e caktuar në kontratë. Kur në kontratë nuk
është caktuar afat ose ekzekutimi i detyrimit është lënë në kërkimin e kreditorit, ky mund të
kërkojë ekzekutimin në çdo kohë dhe debitori duhet ta ekzekutojë atë brenda pesëmbëdhjetë
ditëve nga dita e kërkimit.

Neni 464
Afati i caktuar në kontratë prezumohet se është caktuar në dobi të debitorit, përveç kur nga
vullneti i palëve ose natyra e detyrimit del ndryshe.
Ekzekutimi i detyrimit para mbarimit të afatit nuk quhet i pavlefshëm, përveç kur afati është
caktuar në dobi të kreditorit.

Neni 465
Debitori nuk mund të pretendojë të drejtën e afatit kur:
a) ka falimentuar;
b) nuk ka dhënë garancitë e premtuara;
c) garancitë që sigurojnë kredinë janë pakësuar për fajin e tij, përveç kur ato mbeten,
përbëjnë ende një siguri të mjaftueshme për ekzekutimin e detyrimit.

Ekzekutimi ndaj kreditorit
Neni 466
Ekzekutimi i detyrimit duhet t’i bëhet vetë kreditorit ose përfaqësuesit të vet, ose një personi
të autorizuar nga kreditori, nga ligji ose nga gjykata.
Ekzekutimi i detyrimit që i bëhet një personi që nuk është autorizuar për ta pranuar, e
shkarkon debitorin vetëm në rast se kreditori ka pranuar më vonë ekzekutimin, ose vërtetohet se
ka përfituar prej tij.

Ekzekutimi ndaj një të treti
Neni 467
Debitori që ekzekuton një detyrim ndaj një personi, i cili sipas rrethanave të padyshimta
duket se është i autorizuar ta pranojë atë, shkarkohet nga detyrimi në qoftë se provon se ka qënë
në mirëbesim.
Personi që ka pranuar ekzekutimin e detyrimit, është i detyruar t’i kthejë kreditorit të vërtetë,
atë që ka marrë nga ekzekutimi i detyrimit.

Ekzekutimi ndaj kreditorit të pazotë për të vepruar
Neni 468
Kur ekzekutimi i detyrimit i është bërë një kreditori që nuk ka zotësi për të vepruar, shkarkon
debitorin po aq sa ka vajtur në dobi të këtij kreditori, ose të përfaqësuesit të tij ligjor.

Ekzekutimi për llogari të shumë detyrimeve

Neni 469
Kur ekzekutimi kryhet për llogari të shumë detyrimeve dhe ndaj të njëjtit kreditor, debitori
mund të përcaktojë në kohën e ekzekutimit se cilin detyrim po ekzekuton.
Kur nuk ekziston një përcaktim i debitorit për rradhën e ekzekutimit, në fillim ekzekutohet
detyrimi që i ka kaluar afati, nëse ekzistojnë më shumë të tillë, ekzekutimi fillon nga detyrimi me
81
vlerë dhe në rast se janë disa të tillë, fillon nga më i vjetri dhe kur këta kanë të njëjtën vjetërsi,
ekzekutimi bëhet proporcionalisht.

Neni 470
Ekzekutimi në para për llogari të një detyrimi të caktuar, përmban në fillim shlyerjen e
shpenzimeve, pastaj atë të kamatave të arrira dhe pastaj të vetë detyrimit e të kamatave të
zakonshme ndaj tij.
Kreditori mund të refuzojë pagesën, në rast se debitori gjatë ekzekutimit cakton një renditje
tjetër ose mund të mos pranojë shlyerjen e plotë të vleftës së detyrimit; pa marrë edhe kamatat e
arrira, ato në vazhdimësi si dhe shpenzimet përkatëse.

Neni 471
Kreditori mund të mos pranojë ekzekutimin e detyrimit për dorëzimin e një sendi të
ndryshëm nga ai që është përcaktuar në kontratë edhe sikur vlefta e sendit të ofruar të jetë e
barabartë apo më e madhe.

Shpenzimet e ekzekutimit, dëftesat përkatëse
Neni 472
Shpenzimet janë në ngarkim të atij që ekzekuton detyrimin, ndërsa shpenzimet e dëftesës
janë në ngarkim të atij, në favor të të cilit ajo është lëshuar.

Neni 473
Për çdo pagesë të kryer në ekzekutim të detyrimit kreditori jep një dëftesë, përveç kur
rezulton ndryshe nga kontrata.
Në rast se kreditori disponon një dokument nga përmbajtja e të cilit rezulton detyrimi,
debitori që e ka ekzekutuar atë mund të kërkojë kthimin ose prishjen e dokumentit, përveç kur
kreditori ka interesa të arsyeshme për ruajtjen e tij dhe me kusht që ai të shënojë në dokument
ekzekutimin e detyrimit.
Kur kreditori refuzon të zbatojë detyrimin sipas paragrafit të mësipërm, debitori mund të
pezullojë ekzekutimin e detyrimit. Kur kreditori pretendon se ka humbur dokumnetin detyrohet t’i
japë debitorit një deklaratë me shkrim ku të pranohet ekzekutimi i detyrimit. Deklarata duhet të
jetë noteriale kur kërkohet nga ligji.

Neni 474
Kur pagesat e njëllojta për shlyerjen e detyrimit duhet të bëhen në mënyrë periodike, dëftesat
e lëshuara për dy pagesa rradhazi prezumojnë kryerjen edhe të pagesave të mëparëshme.
Dëftesa e lëshuar nga kreditori për detyrimin kryesor, prezumon se janë shlyer gjithashtu
edhe kamatat e shpenzimet e këtij detyrimi.

Lirimi i sendeve nga garancitë

Neni 475
Kreditori që ka pranuar ekzekutimin e detyrimit, duhet të lirojë sendet nga garancitë reale që
janë dhënë për sigurimin e ekzekutimit të detyrimit edhe nga çdo ndalim tjetër që mund të
kufizojë përdorimin e pasurisë.

KREU II
82

EFEKTET E MOSEKZEKUTIMIT TË DETYRIMEVE
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 476
Çdo mangësi në ekzekutimin e detyrimeve e detyron debitorin të shpërblejë dëmin që ka
pësuar kreditori, përveç kur ai provon se mospërmbushja nuk ka ndodhur për fajin e tij.
Në këtë rast kreditori ka të drejtë:
a) të kërkojë ekzekutimin në natyrë të detyrimit, veçanërisht dorëzimin e sendit ose kryerjen
e punimeve, si dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit; ose
b) shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i detyrimit.

Neni 477
Debitori që në ekzekutimin e detyrimit përdor punën e të tretëve përgjigjet për veprimet e
tyre, të kryera me faj, si të ishin të vetat.

Neni 478
Kur detyrimi ka lidhje me veprime që mund të kryhen edhe nga persona të tjerë dhe debitori
nuk ekzekuton detyrimin, kreditori ka të drejtë të kërkojë t’i kryejë ai vetë për llogari të debitorit.

Neni 479
Çdo marrëveshje që përjashton ose kufizon palët nga përgjegjësia për mosekzekutimin e
detyrimeve është e pavlefshme.

Neni 480
Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur për fajin e debitorit, kreditori ka të drejtë të
kërkojë prej tij shpërblimin e dëmit të shkaktuar.
Debitori është me faj kur, me dashje ose nga pakujdesia, ka krijuar rrethana që e kanë bërë të
pamundur ekzekutimin ose kur nuk ka marrë masa për ta ndaluar atë.

Vonesa e debitorit
Neni 481
Debitori që nuk përmbush një detyrim të kërkueshëm në afatin e caktuar, quhet se ështe në
vonesë (morë), përveç kur mosekzekutimi është rrjedhim i rrethanave që nuk kanë lidhje me fajin
e debitorit.
Debitori vihet në vonesë me anë të një njoftimi me shkrim.
Nuk është e nevojshme vënia në vonesë kur:
a) debitori ka deklaruar me shkrim se nuk dëshiron të ekzekutojë detyrimin;
b) ka kaluar afati brenda të cilit do të ekzekutohej detyrimi.
Kur debitori vdes dhe afati i caktuar për ekzekutimin e detyrimit mbaron pas vdekjes së tij,
trashëgimtarët e tij quhen se janë në vonesë me mbarimin e 15 ditëve nga dita e njoftimit me
shkrim nga kreditori.
c) kur detyrimi rrjedh nga një akt i paligjshëm.

Neni 482
83
Debitori që është në vonesë nuk çlirohet nga pamundësia e papritur e përmbushjes së
detyrimit, edhe sikur kjo të jetë shkaktuar pa fajin e tij e të kreditorit, përveç kur provon se objekti
i detyrimit do të ishte shkatëruar apo dëmtuar edhe sikur të ishte nën kujdesin e kreditorit.
Humbja ose dëmtimi i një sendi të marrë në menyrë të paligjshme, nuk e shkarkon personin
që e ka marrë atë nga detyrimi për të rikthyer vleftën e tij.

Neni 483
Dispozitat mbi vonesën nuk zbatohen për detyrimet që përmbajnë mosveprime. Çdo veprim i
kundërt përbën mospërmbushje të detyrimit.

Neni 484
Kreditori mund të mos pranojë ofertën e debitorit që është me vonesë për ekzekutimin e
detyrimit, në rast se ajo nuk përmban edhe shpërblimin e dëmit të pësuar dhe shpenzimet e bëra
gjatë vonesës, ose kur kreditori për shkak të vonesës së debitorit nuk ka interes për ekzekutimin e
detyrimit.

Neni 485
Debitori që ka një kredi të kërkueshme ndaj kreditorit të tij, mund të pezullojë zbatimin e
detyrimit deri në pagesën e kredisë, me kusht që ndërmjet kredisë dhe detyrimit të ketë lidhje të
mjaftueshme, siç mund të jetë ndër të tjera, qënia e një raporti të vetëm juridik ose të
marrëdhënieve që palët kanë patur rregullisht.
Pezullimi i ekzekutimit të detyrimit nuk mund të kërkohet kur:
a) ekzekutimi i detyrimit nga pala tjetër bëhet i pamundur për shkak të vonesës së kreditorit,
ose është i pamundur në mënyrë të përherëshme;
b) kredia e palës tjetër është e pasekuestrueshme.

Neni 486
Dëmi që duhet të shpërblehet nga debitori për mosekzekutimin e detyrimit përbëhet nga të
gjitha humbjet e pësuara nga pakësimi i pasurisë, si dhe fitimi që mund të nxirrej në kushtet e
zakonshme të tregut (fitimi i munguar). Bëjnë pjesë në shpërblimin për riparimin e dëmit edhe
shpenzimet e arsyeshme e të nevojshme për të parandaluar ose për të pakësuar dëmin, që kanë
lidhje me rrethanat mbi të cilat bazohet përgjegjësia e palës, shpenzimet e arsyeshme e të
nevojshme për të përcaktuar dëmin dhe përgjegjësinë, si dhe ato që janë nevojitur për të gjetur një
zgjidhje jashtë gjyqësore të përmbushjes së detyrimit.

Neni 487
Në kontratë me detyrime të dyanshme, palët duhet të ekzekutojnë detyrimin e tyre në të
njëjtën kohë, përveç kur nga kontrata ose nga natyra e detyrimit del se njëra palë duhet të
ekzekutojë detyrimin e saj më parë se tjetra.

Neni 488
Kur në një kontratë me detyrime të dyanshme, ekzekutimi i detyrimit të një pale është bërë i
pamundur pa fajin e asnjërës palë, secila prej tyre nuk ka të drejtë të kërkojë nga tjetra
ekzekutimin e detyrimit ose shpërblimin e dëmit, përveç kur në ligj ose në kontratë është
84
parashikuar ndryshe. Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë nga pala tjetër që t’i kthejë atë që
është dhënë për ekzekutimin e detyrimit.

Neni 489
Në qoftë se në një kontratë me detyrime të dyanshme, ekzekutimi i detyrimit të njërës palë
është bërë i pamundur, për shkak se pala tjetër ka rënë në paaftësi paguese, ose ka falimentuar ose
për ndonjë rrethanë tjetër të ndodhur për faj të saj, pala tjetër ka të drejtë të mos zbatojë detyrimet
e veta, derisa t’i garantohet ekzekutimi i detyrimit në dobi të saj, ose të kërkojë shpërblimin e
dëmit të shkaktuar nga mosekzekutimi i kontratës.

Neni 490
Kur është vendosur që kreditorit t’i paguhet shpërblimi për mosekzekutimin e detyrimit ose
për ekzekutimin me vonesë të tij, gjykata duke marrë parasysh gjendjen pasurore të debitorit,
mund të caktojë një afat tjetër për pagimin e këtij shpërblimi, ose të lejojë që të paguhet me këste.

Vonesa e kreditorit
Neni 491
Kreditori është në vonesë kur pa ndonjë shkak të ligjshëm nuk pranon ekzekutimin e
detyrimit nga ana e debitorit, ose që për shkak të rrethanave të krijuara me faj prej tij, nuk
përmbush detyrimin ndaj debitorit, pa të cilin ky nuk mund të ekzekutojë detyrimin e tij.

Neni 492
Kur kreditori është në vonesë, debitori ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit të
shkaktuar prej saj dhe lirohet nga përgjegjësia në rast se më vonë ekzekutimi i detyrimit të tij
bëhet i pamundur, përveç kur pamundësia e ekzekutimit ndodh për fajin e tij.
Në detyrimet në para, kur kreditori është në vonesë, debitori nuk paguan kamatë.

Neni 493
Kur dëmi i ardhur nga mosekzekutimi i detyrimit është shkaktuar ose është shtuar edhe nga
veprimet ose mosveprimet me faj të kreditorit, ose kur ky nuk ka treguar kujdesin e duhur për
pakësimin e këtij dëmi, gjykata sipas rastit mund të pakësojë shumën e shpërblimit të dëmit ose të
shkarkojë krejtësisht debitorin nga detyrimi për shpërblimin e tij.

Neni 494
Kreditori gjatë vonesës së tij nuk mund të kërkojë marrjen e masave për një ekzekutim të
detyruar.

Neni 495
Kur kreditori është në vonesë ose nuk gjendet, debitori ka të drejtë të ekzekutojë detyrimin
duke e depozituar sendin në një person që ushtron veprimtari depozitimi ose në një vend që
caktohet nga gjykata e vendit të ekzekutimit të detyrimit. Kur objekt i detyrimit janë para, letra
ose dokumente me vleftë ose sende të çmueshme, depozitohen në bankë.
Me depozitimin ndërpritet kamata.
Në rastet kur depozitimi kërkon shpenzime të mëdha, bëhet me vështirësi ose sendi që vihet
në depozitë prishet shpejt ose për vetë natyrën e tij, nuk mund të lihet në depozitë, debitori, pasi të
85
ketë lajmëruar kreditorin, kërkon nga gjykata që të lejohet të shesë sendin e mësipërm dhe vleftën
e nxjerrë nga shitja ta depozitojë në bankën e shtetit në emër të kreditorit.
Kur debitori tërheq sendin e depozituar para se të jetë pranuar nga kreditori, depozitimi quhet
se nuk është bërë.
Depozituesi i dorëzon sendin kreditorit vetëm pasi ky të ketë shlyer të gjitha shpenzimet për
ekzekutimin e detyrimit.

KREU III
ZËVENDËSIMI DHE KALIMI I KREDISË

Zëvendësimi i debitorit
Neni 496
Zëvëndësimi i debitorit me një person tjetër, i cili merr përsipër detyrimin, mund të bëhet
vetëm me pëlqimin e kreditorit. Debitori i zëvendësuar shkarkohet nga detyrimi i tij ndaj
kreditorit.
Garancitë e dhëna nga persona të tretë për detyrimin shuhen, në rast se këta nuk kanë dhënë
pëlqimin që ato të mbeten edhe për debitorin e ri. Pengu ose hipoteka e dhënë nga debitori i
mëparshëm mbeten në fuqi.

Neni 497
Kreditorit mund t’i kundrejtohen nga debitori i ri të gjitha prapsimet që rrjedhin nga detyrimi
që ai ka marrë përsipër dhe që mund t’i kundrejtonte edhe debitori i mëparshëm, përveç atyre që
lidhen me personin e këtij të fundit.

Neni 498
Marrëvëshja sipas të cilës debitori dhe një person i tretë bëhen bashkëdebitorë në një
detyrim, kur është marrë pëlqimi i kreditorit, nuk mund të prishet ose të ndryshohet, pa pëlqimin e
kreditorit. Të dy bashkëdebitorët përgjigjen ndaj tij solidarisht.

Kalimi i kredive
Neni 499
(shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr.8536, datë 18.10.1999 neni 1)
Kreditori mund t’ia kalojë kredinë e vet një personi tjetër edhe pa miratimin e debitorit, me
kusht që kredia të mos ketë karakter të ngushtë personal dhe kalimi të mos jetë ndalur nga ligji.
Veçanërisht nuk lejohet kalimi i kredisë një personi tjetër, kur rrjedh nga shkaktimi i vdekjes ose i
dëmtimit të shëndetit, si dhe i kredive që nuk mund të sekuestrohen.
Palët në një marrëveshje mund të përjashtojnë kalimin e kredisë, por marrëveshja nuk mund
t’i kundrejtohet atij që i kalon kredia po të mos provohet se ai e njihte atë në momentin e kalimit.
Dispozitat për kalimin e kredisë nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione
financiare, ndaj të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të
veçantë.

Neni 500
Kredia kalon së bashku me privilegjet, garancitë dhe aksesorët e tjerë, duke përfshirë edhe
kamatat për kohën e kaluar, përveç kur në kontratë parashikohet ndryshe. Personi që bën kalimin
86
e kredisë nuk mund t’i kalojë personit tjetër posedimin e sendit të marrë peng pa miratimin e palës
tjetër (pengdhënësit). Në të kundërtën kreditori mbetet ruajtës i pengut.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 20:57
vazhdon

Neni 501
Kalimi i kredisë duhet të bëhet me shkresë, ndryshe nuk është i vlefshëm.

Neni 502
Kalimi kredisë ka efekt ndaj debitorit dhe ndaj personave të tretë, nga dita që debitori e ka
pranuar ose i është njoftuar nga kreditori i mëparshëm ose nga kreditori i ri.
Debitori që ka ekzekutuar detyrimin e tij, përpara se të ishte njoftuar për kalimin e kredisë,
shkarkohet nga detyrimi.

Neni 503
Kur kredia u është kaluar disa personave të veçantë, preferohet në shlyerje kalimi që i është
njoftuar më përpara debitorit, ose që është pranuar më parë nga debitori, me një dokument
(shkresë) me datë të saktë edhe sikur data të jetë e mëvonshme.

Neni 504
Kalimi i kredisë nuk cenon mjetet mbrojtëse të debitorit.
Debitori mund t’i kundrejtojë kreditorit të ri prapësimet që mund t’i drejtonte kreditorit të
mëparshëm, në kohën që i është njoftuar kalimi i kredisë.
Ai mund të kërkojë t’i bëhet kompensimi i një kredie ndaj kreditorit të parë, qoftë dhe ende e
pa kërkueshme në atë kohë, me kusht që të mos jetë bërë e kërkueshme mbas cedimit të kredisë.

Neni 505
Kur kalimi i kredisë bëhet me titull barësor kreditori është garant për ekzistencën e kredisë në
kohën e kalimit të saj.
Kur kalimi bëhet falas, kreditori nuk është garant për ekzistencën e kredisë.

Neni 506
Kreditori që kalon kredinë nuk përgjigjet për paaftësinë paguese të debitorit, përveç kur ka
marrë përsipër garancinë.
Në këtë rast përgjigjet për aq sa ka marrë. Veç kësaj duhet të përgjigjet për kamatat, për
shpenzimet e kalimit, dhe ato që personi që i ka kaluar kredia ka bërë për ndjekjet ligjore ndaj
debitorit dhe të shpërblejë dëmin.
Marrëveshja që synon të rëndojë përgjegjësinë e personit që kalon kredinë, është e
pavlefshme. Kur kreditori që kalon kredinë ka garantuar aftësinë paguese të debitorit, garancia
pushon, në qoftë se mosekzekutimi i kredisë për paaftësi paguese të debitorit ka ardhur nga
pakujdesia e kreditorit të ri për të ndjekur çështjen ndaj debitorit.

Neni 507
Kreditori që bën kalimin e kredisë duhet t’i dorëzojë kreditorit tjetër dokumentet që provojnë
kredinë, të cilat janë në posedimin e tij.
Kur është kaluar vetëm një pjesë e kredisë, kreditori detyrohet t’i dorëzojë kreditorit tjetër një
kopje autentike të dokumenteve.
87

KREU IV
SHUARJA E DETYRIMEVE

Përtëritja
Neni 508
Detyrimet shuhen me përtëritje, kur palët me marrëveshje zëvendësojnë detyrimin fillestar,
me një detyrim tjetër të ndryshëm nga i pari.

Neni 509
Dorëzania, pengu dhe hipoteka e kredisë fillestare shuhen përveç kur palët janë marrë vesh
shprehimisht që ato të ruhen edhe për kredinë e re.

Neni 510
Përtëritja është e pavlefshme në rast se detyrimi fillestar është i pavlefshëm. Kur detyrimi
fillestar rrjedh nga një titull i anulueshëm, përtëritja është e vlefshme në rast se debitori ka marrë
përsipër detyrimin e ri, duke njohur vesin e titullit fillestar.

Falja e detyrimit
Neni 511
Deklarata me shkrim e kreditorit për faljen e detyrimit, e shuan atë kur i njoftohet debitorit,
përveç kur ky i fundit deklaron brenda një afati të caktuar se nuk dëshiron të përfitojë nga falja.

Neni 512
Kur debitori ka në dorë dokumentin privat që provon detyrimin, prezumohet se ky është
shuar me falje, përveç kur provohet se dokumenti nuk i është kthyer nga kreditori me dashje.

Neni 513
Heqja e garancisë ndaj detyrimit, nuk prezumon faljen e tij.

Kompensimi
Neni 514
Kur dy persona i detyrohen njëri tjetrit në para ose në sende të një lloji e të zëvendësueshme
dhe detyrimet e tyre janë të kërkueshme, të sakta e të caktuara në shumë ose në sasi, detyrimet e të
dy palëve shuhen, duke bërë kompensimin ndërmjet tyre. Detyrimet shuhen deri në shumën ose
sasinë e detyrimit më të vogël.

Neni 515
Kompensimi shuan të dy detyrimet nga data e bashkimit të tyre.
Kur për njërën nga kreditë ose mbi të dyja janë paguar kamata, kompensimi bëhet deri në
afatin e fundit në të cilën janë paguar kamatat.
Parashkrimi nuk e ndalon kompensimin, në rast se nuk është plotësuar në ditën kur është bërë
bashkimi i të dy detyrimeve.

Neni 516
88
Kompensimi bëhet me anë të një deklarate që njëra palë i dërgon palës tjetër. Deklarata nuk
mund të bëhet me afat ose me kusht.
Kur kompensimi nuk mbulon gjithë kredinë ose kur kreditori ka nevojë të mbajë titullin e
kredisë për të ushtruar të drejtat e tjera të tij, mund ta mbajë atë me kusht që të shënojë në titull
përmbajtjen e deklaratës dhe t’i japë palës tjetër një kopje të titullit të kredisë.

Neni 517
Kur deklarata për kompensimin e dhënë nga njëra palë, nuk pranohet nga pala tjetër, ajo
detyrohet të njoftojë menjëherë palën që ka dërguar deklaratën, duke parashtruar shkaqet e
mospranimit.

Neni 518
Nuk mund të kompensohen pa pëlqimin e kreditorit:
a) kreditë që rrjedhin nga shkaktimi i vdekjes ose i dëmtimit të shëndetit;
b) kreditë që nuk mund të sekuestrohen;
c) kreditë që rrjedhin nga tatimet dhe taksat.

Neni 519
Kompensimi nuk kryhet kur është në dëm të personave të tretë që kanë fituar të drejta
uzufrukti ose pengu mbi kredinë.

Neni 520
Dorëzanësi mund të kundrejtojë kompensimin e detyrimit të kreditorit ndaj debitorit kryesor.
Debitori kryesor nuk mund të kundrejtojë kompensimin e detyrimit të kreditorit ndaj dorëzënësit.
Neni 521
Kur dy detyrime nuk janë të pagueshme në një vend, nuk mund të bëhet kompensimi i tyre,
veçse duke llogaritur shpenzimet e nevojshme për transferimin e tyre në vendin e ekzekutimit.

Neni 522
Kur kreditë dhe detyrimet monetare përfshihen në një llogari të vetme, ato kompensohen
menjëherë, sipas renditjes që palët kanë pranuar në marrëveshje dhe në mungesë të saj sipas
rregullave të parashikuara në nenet 469 dhe 470 të këtij Kodi.
Pala që administron llogarinë, pasi e mbyll atë me kompensimin e bërë, i njofton palës tjetër
se cila është mbetja, datën e saktë të llogaritjes, si dhe zërat që përbëjnë llogarinë dhe që nuk i
janë komunikuar ende palës tjetër.
Në qoftë se pala tjetër nuk kundërshton atë në një afat të arsyeshëm, mbetja e njoftuar
konsiderohet si e pranuar nga palët.

Neni 523
Kur në një deklaratë kompensimi nuk tregohen në mënyrë të mjaftueshme detyrimet e
përfshira në kompensim, zbatohen rregullat e parashikuara në nenin 470 të këtij Kodi.
Secila palë mund të kundërshtojë menjëherë kompensimin e bërë, në rast se llogaritja e
detyrimit, e shpenzimeve dhe e interesave nuk është kryer sipas rregullave të sipërpërmendura.
89

Bashkimi i cilësive të kreditorit dhe debitorit në një të vetëm
Neni 524
Detyrimi shuhet kur cilësitë e kreditorit dhe të debitorit bashkohen në një person të vetëm.
Kur ky bashkim merr fund, detyrimi lind përsëri.

Neni 525
Bashkimi nuk kryhet kur është në dëm të personave të tretë që kanë fituar të drejta uzufrukti
ose pengu mbi kredinë.

Shuarja për shkak pamundësie ekzekutimi
Neni 526
Detyrimi shuhet kur ekzekutimi i tij bëhet i pamundur pa fajin e debitorit dhe para se ky të
jetë vënë në vonesë.
Detyrimi shuhet edhe kur debitori ndonëse është në vonesë, provon se pamundësia do të
ekzistonte edhe sikur të ishte kreditori në vendin e tij.
Në këto raste, debitori duhet t’i kthejë kreditorit atë që ka fituar pa shkak.
Neni 527
Kur pamundësia për ekzekutimin e detyrimit është e përkohshme, debitori nuk është
përgjegjës për vonesën e ekzekutimit për kohën që ajo zgjat.
Por, detyrimi shuhet edhe kur pamundësia zgjat për aq kohe sa sipas titullit të detyrimit dhe
natyrës së tij, debitori nuk mund të detyrohet më ta kryejë atë ose kreditori nuk ka më interes.

Neni 528
Kur ekzekutimi i detyrimit bëhet i pamundur vetëm pjesërisht, detyrimi ekzekutohet në
pjesën që mund të ekzekutohet.

Neni 529
Kur objekti i detyrimit është dorëzimi i një sendi dhe ky dëmtohet tërësisht, ose humbet pa
fajin e debitorit dhe para se ky të vihet në vonesë, kreditori hyn në të drejtat e debitorit lidhur me
këtë send, në varësi të faktit që ka shkaktuar pamundësinë e ekzekutimit të detyrimit. Kreditori ka
të drejtë të kërkojë nga debitori atë ç’ka ka marrë si rrjedhojë e shpërblimit të dëmeve.

TITULLI III
MJETET PËR TË SIGURUAR EKZEKUTIMIN E DETYRIMEVE

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 530
Kreditori mund të shpërblehet me të gjithë pasurinë e tashme dhe të ardhshme të debitorit të
tij, përveç rasteve kur me ligj është parashikuar ndryshe.
90
Një pronë mund të rëndohet nga pronari i saj, me qëllim që të sigurohet pagimi i një
detyrimi.

Neni 531
Kreditorët kanë të drejta të barabarta për t’u shpërblyer me pasurinë e debitorit, përveç
shkaqeve të ligjshme të preferimit.
Janë shkaqe të ligjshme të preferimit privilegjet, pengu dhe hipoteka.

Neni 532
Pengu dhe hipoteka mund të vihen vetëm për një detyrim efektiv.
Pengu dhe hipoteka mund të vihen si për një detyrim të pronarit të sendit të lënë peng ose
hipotekë, ashtu dhe për një detyrim të një personi tjetër.

Neni 533
Pengu ose hipoteka mund të garantojë një kredi ekzistuese ose një kredi të ardhshme. Kredia
për të cilën jepet garancia duhet të jetë e përcaktuar qartë.
Pengu ose hipoteka mund të vihet edhe për një detyrim me kusht.
Neni 534
Pengu ose hipoteka shtrihen përkatësisht mbi të gjitha punimet që përmirësojnë vleftën e
pronës, kreditë dhe shpërblimet që u shtohen ose që zëvendësojnë pasurinë e rënduar, duke
përfshirë edhe atë që kompensohet nga zhvleftësimi.

Neni 535
Në qoftë se sendet e lëna peng ose hipotekë humbasin ose zhvleftësohen, pagesa e shumave,
për të cilat detyrohen siguruesit ose të tretët që përgjigjen për zhdëmtimin, nxirren nga pagesa e
kredive që lidhen me pengun ose hipotekën, përveç rastit kur ato përdoren për të ndrequr humbjen
ose zhvleftësimin e sendeve.

Neni 536
Në qoftë se sendi i dhënë në peng ose i lëshuar në hipotekë humbet ose dëmtohet qoftë dhe
për rast fator, në mënyrë që të mos dëmtohen të drejtat e kreditorit, ky i fundit mund të kërkojë që
t’i jepet garanci e plotë mbi sende të tjera dhe, në mungesë të saj, mund të kërkojë pagesën e
menjëhershme të kredisë së tij.

Neni 537
Pengu dhe hipoteka janë të papjesëtueshme edhe sikur detyrimi të jetë i pjesëtueshëm.

Neni 538
Kur pengu ose hipoteka janë vënë për të siguruar një detyrim të një personi tjetër, pronari i
sendit të lënë peng ose hipotekë mund t’i kundrejtojë kreditorit të gjitha prapsimet që mund t’i
kundrejtonte debitori dhe të kërkojë kompensimin e detyrimit me kreditë që ka debitori ndaj
kreditorit.
91

Neni 539
Kur kreditori nuk paguhet tërësisht nga sendi i lënë peng ose hipotekë, ka të drejtë që pjesën
e kredisë së papaguar ta nxjerrë nga çdo pasuri tjetër e debitorit, por pa patur të drejtën e
preferimit ndaj kreditorëve të tjerë, siç e kishte për sendin e lënë peng, ose hipotekë.

Neni 540
Është e pavlefshme marrëveshja sipas së cilës përcaktohet se në mungesë të pagesës së
kredisë në afatin e caktuar, pronësia mbi sendin e hipotekuar ose të dhënë peng i kalon kreditorit.

KREU II

KUSHTI PENAL

Neni 541
Për mosekzekutimin ose ekzekutimin jo në mënyrën e duhur të detyrimeve, palët mund të
parashikojnë në kontratë pagimin e një shume të hollash ose kryerjen e një detyrimi tjetër, për
riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.

Neni 542
Kreditori nuk mund të kërkojë në të njëjtën kohë pagimin e kushtit penal dhe ekzekutimin e
detyrimit.

Neni 543
Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të detyrimit dhe debitori nuk
ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dhe
shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.
Kur kushti penal është caktuar për rastin e ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur,
dhe debitori nuk e ka ekzekutuar detyrimin e tij në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të
kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit
që kalon kushtin penal.


Neni 544
Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e pësuar nga kreditori, gjykata me
kërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.
Neni 545
Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarësisht nga madhësia e tij dhe
nga forma që kërkohet për kontratën kryesore.

KREU III

PENGU

Përkufizimi
Neni 546
92
(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 2)
Pengu vihet mbi një pasuri të luajtshme, mbi një të drejtë ndaj prurësit, ose me urdhër, ose
mbi uzufruktin e kësaj pasurie ose të drejte. Pengu krijohet duke vendosur pasurinë ose titullin në
posedim të kreditorit ose të një të treti të caktuar me marrëveshje midis palëve.
Dispozitat për pengun nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione financiare, ndaj
të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të veçantë.

Forma e kontratës

Neni 547
Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose tek noteri, ndryshe është e pavlefshme. Ajo
duhet të përfshijë gjithashtu një përshkrim të pronës së lënë peng. Në rastin e pengut të pjesëve,
pengu duhet të regjistrohet në librin e anëtarëve të shoqërisë. Në rastin e pengut të aksioneve,
pengu duhet të regjistrohet në librin e aksionerëve, në aksionet e lëna peng.
Mund të lihet peng e gjitha ose një pjesë e pronave të përdorura në një ndërmarrje që vepron
si një koncern veprues. Në një rast të tillë pengu është efektiv kur pronat i besohen një pale të tretë
ose një kreditori, i cili nga ana e tij, do t’i menaxhojë ato si një koncern veprues i pandashëm.

Mbrojtja e kreditorit
Neni 548
Kreditori që ka humbur posedimin e sendit të marrë peng, përveç padisë posedimore mund të
ushtrojë edhe padinë e rivendikimit, në qoftë se kjo i takon pengdhënësit.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 549
Kreditori detyrohet ta ruajë sendin e marrë në peng dhe përgjigjet, sipas rregullave të
përgjithshme, për humbjen dhe dëmtimin e tij.
Personi që ka dhënë pengun detyrohet të paguajë shpenzimet e kryera për ruajtjen dhe
mirëmbajtjen e sendit.

Neni 550
Në qoftë se sendi i dhënë peng sjell fryte ose të ardhura, kreditori ka të drejtë t’i bëjë ato të
vetat, duke i përdorur së pari për shpenzimet dhe kamatat dhe pastaj për kredinë, përveç kur është
parashikuar ndryshe në kontratë.

Neni 551
Kreditori nuk mund të përdorë sendin e dhënë peng pa patur pëlqimin e pengdhënësit, përveç
kur përdorimi është i nevojshëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij.
Ai nuk mund ta japë sendin në peng ose t’ua lërë të tjerëve në përdorim.

Neni 552
Në qoftë se kreditori shpërdoron sendin e dhënë në peng, pengdhënësi mund të kërkojë
vënien e sendit në sekuestro.

Neni 553
93
Personi që ka dhënë pengun nuk mund të kërkojë kthimin e sendit, në qoftë se nuk janë
paguar tërësisht kredia, kamatat, si dhe shpenzimet që kanë lidhje me detyrimin dhe me pengun.
Në qoftë se pengu është dhënë nga një debitor, i cili ka ndaj të njëjtit kreditor një detyrim
tjetër të lindur pas vënies së pengut dhe që është bërë i kërkueshëm përpara detyrimit të
mëparshëm, kreditori ka vetëm të drejtën të mbajë sendin deri sa të paguhen plotësisht të dy
kreditë.

Neni 554
Në rast se sendi i dhënë në peng cenohet ose i pakësohet vlefta në mënyrë të tillë që dyshohet
nëse do të jetë i mjaftueshëm për sigurimin e kreditorit, ky i fundit, pasi të njoftojë pengdhënësin,
mund të kërkojë prej gjykatës autorizimin për të shitur sendin.
Gjykata kur jep autorizim për shitje vendos edhe për depozitimin e çmimit të blerjes për të
garantuar kredinë.
Pengdhënësi mund të shmangë shitjen dhe të kërkojë prej gjykatës kthimin e pengut, duke
ofruar një garanci tjetër reale, të cilën gjykata e çmon të mjaftueshme.
Në rast cenimi ose pakësimi të vleftës së sendit të dhënë peng, pengdhënësi mund të kërkojë
prej gjykatës autorizim për të shitur sendin, në qoftë se atij i paraqitet një rast i favorshëm.
Gjykata, kur jep autorizimin për shitje, vendos edhe për kushtet e shitjes dhe të depozitimit të
çmimit të blerjes.

Neni 555
Kur sendet e lëna peng prishen, dëmtohen ose shpronësohen për interesa publike, kreditorët
që janë të siguruar me peng, kanë të drejtë të paguhen me preferim, sipas rradhës së preferimit që
kanë patur kreditë e tyre, nga shuma e shpërblimit të sendit ose nga çmimi i shpronësimit të tij.

Procedura e shitjes
Neni 556
Përpara se të procedohet për shitjen kreditori, me anë të gjykatës, i paraqet debitorit kërkesën
për të paguar detyrimin dhe aksesorët e tij duke e paralajmëruar atë se në rast të kundërt do të
kryhet shitja. Ky njoftim i duhet bërë edhe palës së tretë që ka dhënë pengun, në rastet kur kjo
palë ekziston.
Në qoftë se kërkesa nuk kundërshtohet brenda pesë ditësh, kreditori mund ta shesë sendin në
ankand ose, po qe se sendi ka një çmim tregu, mund ta shesë atë edhe me këtë çmim, me anë të
një personi të autorizuar për shitje të tilla.
Kur pengu përfshin shumë sende, gjykata, e mbështetur në kundërshtimin e pengdhënësit,
kufizon shitjen vetëm për sendin, vlefta e të cilit në lidhje me sendet e tjera, mjafton për të paguar
debinë.
Për shitjen e sendit të dhënë peng palët mund të merren vesh për të përdorur edhe forma të
tjera.

Neni 557
Kreditori pengmarrës, në mbarim të afatit detyrohet të vjelë të drejtat që rrjedhin nga kredia e
marrë peng dhe kur kjo ka për objekt para ose sende të tjera të barazvlershme, vetë ose me
kërkesën e debitorit duhet t’i depozitojë ato në vendin e caktuar në marrëveshje dhe, në mungesë
të saj, në vendin e caktuar nga gjykata. Kur afati i kredisë i garantuar me pengun ka mbaruar,
kreditori mban nga shuma e marrë aq sa nevojiten për përmbushjen e të drejtave të tij dhe mbetjen
ia kthen pengdhënësit.
94

Neni 558
Kreditori mund të kërkojë nga gjykata që sendi t’i lihet atij me pagesë deri në shlyerjen e
detyrimit, sipas vlerësimit të bërë nga ekspertë ose sipas çmimit të tregut, në qoftë se sendi ka një
çmim tregu.

Neni 559
Në qoftë se kredia e dhënë në peng rezulton nga një dokument, pengdhënësi detyrohet t’ia
japë këtë dokument kreditorit.

KREU IV

HIPOTEKA

Përkufizimi i hipotekës

Neni 560
Hipoteka është një e drejtë reale që vihet mbi pasurinë e debitorit ose të një të treti, në dobi të
kreditorit, për të siguruar përmbushjen e një detyrimi.
Sendet e hipotekueshme
Neni 561
Janë të hipotekueshme:
1. Sendet e paluajtshme.
2. Uzufruktet e këtyre sendeve përveç uzufruktit ligjor të prindërve, si dhe të drejtat
enfiteotike mbi këto sende.

Llojet e hipotekave
Neni 562
Hipoteka vihet në bazë të kontratës ose të ligjit dhe me regjistrimin e saj. Kontrata duhet të
bëhet me akt noterial.

Hipoteka ligjore
Neni 563
Kanë hipotekë në bazë të ligjit:
a) shitësi e çdo tjetërsues tjetër mbi sendet e paluajtshme të tjetërsuara për pëmbushjen e
detyrimeve që rrjedhin nga tjetërsimi;
b) bashkëtrashëgimtarët, anëtarët e shoqërive me aktivitet ekonomik e bashkëpjesëtarët e
tjerë mbi sendet e paluajtshme të përbashkëta, në pjesët që u kanë takuar atyre për pagimin e
shumave të caktuara për barazimin dhe plotësimin e pjesëve.

Neni 564
Servitutet që janë regjistruar pas regjistrimit të një hipoteke, nuk mund t’i kundrejtohen
kreditorit hipotekar.
Paragrafi i mësipërm zbatohet edhe për të drejtën e uzufruktit, të përdorimit dhe të banimit.

Hipoteka gjyqësore
Neni 565
95
Vendimi i gjykatës për pagimin e një shume parash, për përmbushjen e detyrimeve të
vlerësuara apo për shpërblimin e dëmeve që do të rrjedhin më pas, përbën titull për vënien e
hipotekës tek pasuria e debitorit.
Hipotekë mund të vihet edhe në bazë të një vendimi arbitrazhi që përbën titull ekzekutiv.

Neni 566
Kur hipoteka jepet nga një person që nuk është pronar i sendit, regjistrimi i saj quhet i
vlefshëm vetëm kur sendi fitohet prej tij.

Hipoteka mbi sendet e ardhshme
Neni 567
Hipoteka mbi një send të ardhshëm, mund të regjistrohet vetëm kur të ekzistojë sendi.

Shtrirja e hipotekës
Neni 568
Hipoteka siguron kredinë për aq sa kjo do të jetë në kohën e shlyerjes së saj, duke përfshirë
edhe kamatat, shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit, si dhe shpenzimet e
bëra për nxjerrjen e kredisë.

Neni 569
Hipoteka e vënë mbi pjesën e vet nga njëri prej pjesëtarëve në bashkëpronësi sjell efekt në
lidhje me atë send ose me atë pjesë të sendit që do t’i jepet atij pas ndarjes.
Në qoftë se gjatë ndarjes njërit pjesëtar i jepet një send tjetër dhe i pahipotekuar prej tij,
hipoteka kalon mbi këtë send me të njëjtën shkallë regjistrimi sikurse origjinali dhe brenda kufijve
të vleftës së sendit të hipotekuar më përpara, me kusht që hipoteka të regjistrohet përsëri brenda
90 ditëve nga regjistrimi i së njëjtës ndarje.

Vendi i regjistrimit
Neni 570
Hipoteka regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurisë të paluajtshme të vendit ku ndodhet
kjo pasuri.

Neni 571
Detyrimet që rrjedhin nga titujt me urdhër ose tek prurësi mund të garantohen me hipotekë.

Efektet e pasaktësive të aktit
Neni 572
Hipoteka është e pavlefshme, kur në kontratën e hipotekës, ose në aktin bazë për vënien e
hipotekës, apo në kërkesën për vënien e saj, në bazë të ligjit, ka pasaktësi për personin e kreditorit,
të debitorit, të pronarit të sendit të lënë në hipotekë, për vetë sendin ose për shumën e kredisë të
siguruar me hipotekë.

Shpenzimet e regjistrimit
Neni 573
96
Shpenzimet e regjistrimit të hipotekës janë në ngarkim të debitorit, përveç kur është
parashikuar ndryshe, por ato duhet të parapaguhen nga kërkuesi.

Radha e hipotekave
Neni 574
Hipoteka sjell efekt dhe zë radhë nga data e regjistrimit të saj edhe kur titulli është për një
kredi të ardhshme ose të kushtëzuar.
Neni 575
Numri rendor i regjistrimeve përcakton rradhën e tyre.
Kur në të njëjtën kohë shumë persona paraqesin kërkesë për të regjistruar në hipotekë ndaj të
njëjtit person dhe po mbi ato prona, regjistrimi bëhet me të njëjtin numur dhe ky fakt shënohet në
dëftesën që regjistruesi i jep secilit prej kërkuesve.

Neni 576
Hipotekat e regjistruara me të njëjtin numër dhe po mbi ato prona, konkurrojnë me njëratjetrën,
në përpjesëtim me vleftën e tyre përkatëse.

Neni 577
Regjistrimi i një kredie shërben për të vënë në po atë radhë shpenzimet e aktit, të regjistrimit
e të përtëritjes, si dhe shpenzime të tjera që nevojiten për procedurat ekzekutive.
Regjistrimi i një kredie në para që sjell kamatë, bën që kamata të qëndrojë në të njëjtën radhë
përparësie me atë, me kusht që kamata të jetë përcaktuar në regjistrim.
Kamata në këtë rast kufizohet në dy vitet parardhëse, si dhe në vitin në vazhdim në ditën që
është vënë dorë e deri në ditën e mbylljes së procedimit të zbatimit forcërisht.

Efektet e hipotekës
Neni 578
Regjistrimi i hipotekës ka efekt për një periudhë prej 20 vjetësh nga data e kryerjes së tij.
Efekti pushon në qoftë se nuk përtërihet përpara mbarimit të këtij afati. Pas mbarimit të afatit të
treguar më sipër, kreditori mund të kryejë një regjistrim të ri, por në këtë rast hipoteka zë radhë
dhe ka efekt kundrejt palëve të treta sipas datës së regjistrimit të ri.
Neni 579
Kalimi i kredisë së siguruar me hipotekë një personi tjetër dhe vënia e sekuestros mbi këtë
kredi ka efekt pasi të jetë bërë shënimi përkatës në regjistrimin e hipotekës.

Neni 580
Në qoftë se kreditori që ka hipotekë mbi një ose më shumë prona del i dëmtuar për shkak se
me çmimin e tyre është paguar tërësisht ose pjesërisht një kreditor i mëparshëm, hipoteka e të cilit
shtrihej mbi prona të tjera të të njëjtit debitor, mund të nënvendësohet në hipotekën e regjistruar
në favor të kreditorit të paguar, me qëllim që të ushtrojë padinë hipotekore mbi ato prona, duke u
parapëlqyer ndaj kreditorëve të tjerë që vijnë pas tij në regjistrim. Po këtë të drejtë kanë edhe
kreditorët që dëmtohen për shkak të nënvendësimit të sipërpërmendur.
97

Zbritja e hipotekës
Neni 581
Zbritja e hipotekave bëhet duke e kufizuar vetëm në një pjesë të pasurisë së treguar në
regjistrim ose duke pakësuar shumën për të cilën është vënë regjistrimi.

Neni 582
Kërkesa për zbritjen e hipotekave sipas nenit të mësipërm nuk pranohet, në qoftë se sasia e
pasurisë apo shuma ka qenë caktuar me marrëveshje ose me vendim gjykate.
Megjithatë, kur janë bërë pagesa të pjesshme, që shuajnë të paktën një të pestën e detyrimit
fillestar, mund të kërkohet një pakësim përpjesëtimor i shumës.
Kur është vënë hipotekë mbi një ndërtesë, hipotekuesi që pas regjistrimit ka bërë
mbindërtime, mund të kërkojë që hipoteka të pakësohet, në mënyrë që mbindërtimet të
përjashtohen.

Shuarja e hipotekës
Neni 583
Hipoteka shuhet:
a) me shuarjen e detyrimit;
b) me humbjen e sendit të lënë në hipotekë, duke respektuar të drejtat e parashikuara prej
nenit 536 të këtij Kodi;
c) me heqjen dorë të kreditorit;
ç) me pagimin e çmimit të shitjes me anë të ekzekutimit të detyrueshëm, kreditorëve të
siguruar me hipotekë, sipas radhës së regjistrimit të tyre;
d) me kalimin e afatit për të cilin ishte kufizuar hipoteka.

Fshirja e regjistrimit të hipotekës
Neni 584
Regjistrimi i hipotekës fshihet:
a) me pëlqimin e kreditorit të dhënë me akt-noterial;
b) me vendim të formës së prerë të gjykatës që urdhëron fshirjen.
Fshirja e regjistrimit shuan hipotekën. Kur shkaku i shuarjes së detyrimit deklarohet i
pavlefshëm, hipoteka lind dhe regjistrohet përsëri, por regjistrimi merr numër rendor të ri.

KREU V

DORËZANIA

Përmbajtja
Neni 585
Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person (dorëzënësi), detyrohet t’i sigurojë
kreditorit ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor).
Dorëzania është e vlefshme edhe kur debitori nuk ka dijeni për atë.

Neni 586
Dorëzania qëndron vetëm për një detyrim efektiv.
98
Dorëzania mund të jepet si për një detyrim të ardhshëm, ashtu dhe për një detyrim me kusht.

Forma dhe vlefshmëria
Neni 587
Dorëzania duhet të bëhet me shkresë.
Neni 588
Dorëzania nuk është e vlefshme në qoftë se nuk është i vlefshëm detyrimi kryesor. Ajo mund
të jepet si për debitorin kryesor, ashtu dhe për dorëzanësin e tij.

Efektet e dorëzanisë dhe detyrimet e palëve
Neni 589
Dorëzanësi përgjigjet për aq sa detyrohet debitori kryesor, duke përfshirë edhe pagimin e
kamatës, shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vonesa e ekzekutimit dhe të shpenzimeve të tjera
që ka bërë kontraktori për të nxjerrë kredinë e tij, përveç kur në marrëveshje pranohet që
dorëzania të jepet edhe për një pjesë të detyrimit, ose me kushte më të lehta ose më të pakta se
detyrimi kryesor.
Dorëzania që kalon detyrimin ose që jepet në kushte më të rënda se detyrimi kryesor, është e
vlefshme vetëm deri në kufijtë e këtij të fundit.

Neni 590
Dorëzanësi është i detyruar solidarisht mbi debitorin kryesor për ekzekutimin e detyrimit,
përveç kur është parashikuar ndryshe me marrëveshje.
Palët mund të merren vesh që dorëzanësi të mos jetë i detyruar të paguajë para kryerjes së të
gjitha veprimeve të nevojshme,që detyrojnë debitorin të paguajë detyrimin. Në rast se dorëzanësi
paditet dhe kërkon të përdorë një të drejtë të tillë, ai duhet të tregojë pasurinë e debitorit kryesor
që do t’i nënshtrohet ekzekutimit. Dorëzanësi është i detyruar të parapaguajë shpenzimet e
nevojshme, në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe.

Neni 591
Kur disa persona janë bërë dorëzanës për të njëjtin debitor, për të siguruar të njëjtin detyrim,
secili prej tyre përgjigjet për të gjithë detyrimin, përveç kur ka marrëveshje për ndarjen e tij.

Neni 592
Dorëzanësi ka të drejtë t’i kundrejtojë kreditorit të gjitha prapësimet që mund t’i kundrejtonte
këtij debitori dhe të kërkojë kompensimin e asaj që kreditori i detyrohet debitorit edhe sikur ky të
ketë hequr dorë nga këto të drejta ose të ketë pranuar detyrimin.

Neni 593
Dorëzanësi që ka ekzekutuar detyrimin në vend të debitorit, zë vendin e kreditorit në të gjitha
të drejtat e tij ndaj debitorit.

Neni 594
99
Kur janë shumë debitorë kryesorë të detyruar solidarisht për të njëjtin detyrim, dorëzanësi që
ka dhënë garanci për të gjithë ata, ka të drejtën e padisë së kthimit nga secili prej tyre për të marrë
shumën që ka paguar.

Neni 595
Kur dorëzanësi ka ekzekutuar detyrimin e debitorit pa u paditur në gjyq dhe pa lajmëruar
debitorin kryesor, ky mund t’i kundrejtojë dorëzanësit të gjitha prapsimet që do të mund t’i
kundrejtonte kreditorit në kohën e ekzekutimit të detyrimit.
Dorëzanësi që ka ekzekutuar detyrimin e debitorit nuk ka të drejtë të kërkojë me padi nga
debitori atë që ka ekzekutuar për të, në rast se edhe debitori ka ekzekutuar detyrimin e tij për
shkak se dorëzanësi nuk e ka lajmëruar për ekzekutimin e detyrimit që ka bërë ai vetë.
Në të dy rastet, dorëzanësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër kreditorit dhe të kërkojë atë që
ka ekzekutuar për debitorin kryesor.

Neni 596
Debitori që ka ekzekutuar detyrimin duhet të lajmërojë menjëherë dorëzanësin. Në rast të
kundërt, dorëzanësi, që ka ekzekutuar detyrimin e debitorit, nuk e humbet të drejtën që të kërkojë
nga debitori atë që ka ekzekutuar për të. Debitori, në këtë rast, është i detyruar të ekzekutojë për të
dytën herë detyrimin, por ka të drejtë që të ngrejë padi kundër kreditorit për atë që ky ka fituar pa
shkak.

Shuarja e dorëzanisë
Neni 597
Dorëzania shuhet me shuarjen e detyrimit kryesor.

Neni 598
Dorëzanësi shkarkohet nga detyrimi i tij në rast se kreditori ka hequr dorë nga privilegjet,
pengu dhe hipoteka që i siguronin kredinë dhe për këtë shkak dorëzanësi nuk mund të zerë vendin
e tij në këto të drejta.

Neni 599
Kur kreditori pranon vullnetarisht një pasuri, ose çdo gjë tjetër për pagimin e detyrimit
kryesor, dorëzanësi lirohet nga detyrimi i tij edhe sikur kreditorit t’i rezultojë më pas një shkak
evinksioni.

Neni 600
Dorëzania shuhet në qoftë se kreditori nuk ka ngritur padi kundër dorëzanësit brenda gjashtë
muajve nga dita e mbarimit të afatit të ekzekutimit të detyrimit.
Kur afati i ekzekutimit të detyrimit nuk është caktuar as në kontratën e dorëzanisë, as në një
marrëveshje tjetër, dorëzania shuhet me kalimin e një viti nga dita e lidhjes së kontratës së
dorëzanisë.

KREU VI
KAPARI DHE PRIVILEGJET
100
A. Kapari
Përmbajtja
Neni 601
Kapar quhet shuma në të holla që njëra nga palët i jep tjetrës për llogari të shumës që do t’i
paguhet në bazë të kontratës, me qëllim që të vërtetojë lidhjen e kontratës dhe të sigurojë
ekzekutimin e saj.

Efektet juridike
Neni 602
Kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka dhënë kapar, kjo palë e humbet kaparin;
kur kontrata nuk ekzekutohet nga faji i palës që ka marrë kaparin, kjo palë është e detyruar të
kthejë dyfishin e kaparit. Pala që ka faj për mosekzekutimin e kontratës është e detyruar t’i
shpërblejë palës tjetër edhe dëmin, duke llogaritur në shpërblimin e këtij dëmi dhe shumën e
kaparit, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

B. Preferimet (privilegjet)
Neni 603
Preferimi është një e drejtë, të cilën ligji e jep duke patur parasysh shkakun e kredisë. Kreditë
që caktohen si të preferuara, kanë përparësi nga gjithë kreditë e tjera. Midis shumë kredive të
preferuara, përparësia në ekzekutim përcaktohet nga ligji, sipas llojit të preferimit.

Neni 604
Kreditë që janë një lloj të preferuara, konkurrojnë ndërmjet tyre në proporcion me shumën e
secilës kredi.

Radha e preferimit
Neni 605
(Ndryshuar me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 3)
Paguhen me preferim, sipas radhitjes së tyre kreditë e mëposhtme:
a) kreditë që rrjedhin nga transaksionet financiare të siguruara me barrë siguruese për çmimin
e blerjes së një objekti të veçantë;
b) kreditë që rrjedhin nga pagat në marrëdhëniet e punës ose të shërbimit dhe detyrimet për
ushqim, por jo më shumë se për 12 muaj;
c) kreditë e sigurimeve shoqërore për kontributet e papaguara së bashku me kamatat, si dhe
kreditë e punonjësve për dëmet e pësuara nga mospagimi prej punëdhënësit të kontributeve të
mësipërme;
ç) keditë që rrjedhin nga shpërblime për shkak vdekjeje e dëmtimi të shëndetit;
d) kreditë e autorëve dhe të trashëgimtarëve të tyre për shpërblimet që rrjedhin nga tjetërsimi
i plotë ose i pjesshëm i të drejtave të tyre në fushën intelektuale për detyrimet e lindura gjatë dy
vjetëve të fundit;
dh) kreditë e shtetit, që rrjedhin nga detyrimet ndaj buxhetit dhe kreditë e institutit të
sigurimeve shtetërore për sigurimet e detyrueshme, të përcaktuara me ligj;
e) kreditë, që rrjedhin nga transaksionet financiare, të siguruara me barrë siguruese, sipas
kritereve të përcaktuara me ligj;
101
ë) kreditë, që rrjedhin nga pagat në marrëdhëniet e punës ose të shërbimit dhe detyrimet për
ushqim tej kufirit të caktuar në shkronjën “b” të këtij neni;
f) shpërblimi i ndërmjetësimit që rrjedh nga kontrata e agjencisë, kur ai rrjedh gjatë vitit të
fundit të shpërblimit;
g) kreditë e siguruara me hipotekë ose me peng që nuk krijojnë barrë siguruese, sipas ligjit,
nga vlefta e sendeve në hipotekë ose të lëna peng;
gj) kreditë që rrjedhin nga shpenzimet e gjyqit për ruajtjen e sendit dhe ato për veprime
ekzekutive, të bëra në interesin e përbashkët të kreditorëve, nga vlefta e shitjes së sendeve;
h) kreditë e dhëna nga bankat, të cilat nuk përfshihen në shkronjën “e” dhe kreditë që
rrjedhin nga sigurimet vullnetare;
i) kreditë për furnizimin me farëra, plehra kimike, insekticide, ujë për ujitje dhe për punimet
e kultivimit e të mbledhjes së prodhimeve bujqësore, mbi prodhimin (frutet) bujqësor të vitit, për
të cilin janë përdorur kreditë.
Kur ka disa kredi sipas shkronjës “a” dhe shkronjës “e” të këtij neni, rradha e preferimit,
përcaktohet sipas kritereve të përcaktuar me ligj të veçantë. Kur ligji i veçantë nuk i jep një kredie
sipas shkronjës “a” preferim mbi kreditë sipas shkronjës “e”, kredia sipas shkronjës “a” do të
preferohet sipas shkronjës “e”.
Përjashtohen nga radha e preferimit sipas këtij neni kreditë sipas shkronjës “e”, që janë dhënë
aktualisht, të cilat do të preferohen përpara kredive sipas shkronjës “dh” në rastet që vijojnë:
- kredia sipas shkronjës “e” është regjistruar sipas ligjit, ndërsa kredia sipas shkronjës “dh”
nuk është regjistruar;
- kredia sipas shkronjës “e” është regjistruar sipas ligjit, përpara regjistrimit të kredisë sipas
shkronjës “dh”.

Neni 606
Kreditori mund ta mbajë sendin që i nënshtrohet privilegjit derisa të shpërblehet për kredinë
e tij dhe mund ta shesë atë sipas rregullave të caktuara për shitjen e pengut.

Kundërshtimi i veprimeve juridike të debitorit
Neni 607
Kreditori ka të drejtë të kërkojë që të deklarohen të pavlefshme veprimet juridike të kryera
nga debitori me qëllim që të pakësojë sasinë ose vleftën e pasurisë së tij në dëm të kreditorit, me
kusht që kredia të ketë lindur më parë se të jetë kryer veprimi juridik.
Kur veprimi juridik është bërë me kundërshpërblim, duhet që edhe personi, me të cilin
debitori ka kryer këtë veprim, të ketë patur dijeni për qëllimin e dëmtimit të debitorit. Por kur ky
person është bashkëshort, prind, gjysh, fëmijë ose fëmijë e fëmijës, vëlla ose motër e debitorit,
dijenia e qëllimit të dëmtimit prezumohet, gjersa të provohet e kundërta.
Me deklarimin e veprimit juridik si të pavlefshëm, nuk cënohen të drejtat që kanë fituar me
kundërshpërblim personat e tretë me mirëbesim para ngritjes së padisë për deklarimin e
pavlefshmërisë së veprimit juridik.

TITULLI IV

DETYRIMET QË RRJEDHIN NGA SHKAKTIMI I DËMIT
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Përgjegjësia për shkaktimin e dëmit
102

Neni 608
Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në
pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.
Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i
paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që
mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.

Neni 609
Dëmi duhet të jetë rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit
të personit.
Mospengimi i një ngjarjeje nga personi që ka detyrimin ligjor për ta mënjanuar, e ngarkon
atë me përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.

Neni 610
Është e pavlefshme marrëveshja që paraprakisht përjashton ose kufizon përgjegjësinë e
personit që ka kryer dëm me faj.
Neni 611
Nuk është përgjegjës ai që i shkakton dëm tjetrit për mbrojtjen e nevojshme të tij ose të një të
treti.

Neni 612
Personi që ka shkaktuar dëmin duke qënë i shtrënguar nga nevoja për të shpetuar veten ose të
tjerët nga rreziku i atëçastëm i një dëmi të rëndë, rrezik i cili nuk ka qënë shkaktuar dhe as nuk
mund të mënjanohej prej tij, detyrohet të shpërblejë dëmin. Gjykata, duke marrë parasysh
rrethanat e posaçme të çështjes, mund ta shkarkojë plotësisht ose pjesërisht këtë person nga
detyrimi i shpërblimit të dëmit.

Dëmi nga të miturit dhe personat e pazotë për të vepruar
Neni 613
I mituri që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç dhe personat që janë krejt të pazotë
për të vepruar nuk përgjigjen për dëmin e shkaktuar.
Prindërit, kujdestari ose ata të cilëve u janë besuar ose kanë në mbikëqyrje persona të pazotë
për të vepruar, janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga veprimet e paligjshme të fëmijve nën
moshën katërmbëdhjetë vjeç, të personave nën kujdestarinë e tyre dhe të atyre që i kanë nën
mbikëqyrje e me të cilët banojnë, por që nuk kanë zotësi për të vepruar, përveç kur provojnë se
nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin e dëmit.

Neni 614
I mituri që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, përgjigjet për dëmin e paligjshëm të
shkaktuar prej tij.
Prindërit ose kujdestari përgjigjen për dëmin e mësipërm kur i mituri nuk nxjerr të ardhura
nga puna ose nuk ka vetë pasuri, përveç kur provojnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin
e dëmit.
103

Dëmi nga personat nën mbikëqyrje

Neni 615
Mësuesit dhe personat e tjerë që kanë nën mbikëqyrje të mitur ose personat që u mësojnë të
tjerëve një mjeshtëri ose profesion, janë përgjegjës për dëmin e paligjshëm të shkaktuar të tjerëve
nga nxënësit ose personat që kanë nën mbikëqyrje, ose personat që mësojnë mjeshtëri apo
profesion pranë tyre, të shkaktuar gjatë kohës që kanë qënë nën mbikëqyrje të tyre të
drejtpërdrejtë, përveç kur provojnë se nuk kanë mundur të ndalonin shkaktimin e dëmit.

Neni 616
Për dëmin përgjjigjet edhe personi që në momentin që e ka shkaktuar atë, nuk ka patur
ndërgjegjen e veprimeve të tij.
Gjykata, mund të ulë masën e dëmshpërblimit, duke marrë parasysh moshën, shkallën e
ndërgjegjes për veprimet e kryera, si dhe kushtet ekonomike të palëve, përveç kur për fajin e tij ka
sjellë veten në këtë gjendje.

Publikimet mashtruese ose të pasakta
Neni 617
Kur vërtetohet se një person ka përgjegjësi ndaj një personi tjetër, për shkak se ka publikuar
të dhëna të pasakta, jo të plota ose mashtruese, gjykata me kërkesën e personit të dëmtuar, detyron
personin tjetër që të publikojë një përgënjeshtrim, në mënyrën që ajo do ta quante të përshtatshme.
Gjykata mund të urdhërojë publikimin e përgënjeshtrimit edhe kur vërtetohet se publikimi i
të dhënave nuk është i paligjshëm dhe i kryer me faj, se autori i tyre nuk kishte dijeni për
karakterin e pasaktë ose të paplotë të këtyre të dhënave.

Përgjegjësia e punëdhënësit
Neni 618
Punëdhënësi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të tretëve për fajin e punonjësve që janë
në shërbim të tij, gjatë ushtrimit të detyrave që u janë besuar prej tij.
Personi juridik është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga organet e tij në kryerjen e
detyrave të tyre.

Neni 619
Në qoftë se një person që ushtron veprimtari në kuadrin e detyrës të një tjetri dhe sipas
udhëzimeve të tij, pa qenë punonjës i tij, është përgjegjës për dëmin e shkaktuar gjatë kësaj
veprimtaria ndaj të tretit.
Personi tjetër është gjithashtu përgjegjës ndaj të tretit.

Përgjegjësia e përfaqësuesit
Neni 620
Në qoftë se veprimtaria e përfaqësuesit në ushtrimin e pushteteve që i janë caktuar, sjell një
përgjegjësi me faj ndaj një të treti, i përfaqësuari është gjithashtu përgjegjës ndaj këtij personi.

Përgjegjësia nga përdorimi i kafshëve
Neni 621
104
Pronari i një kafshe ose ai që e përdor atë është përgjegjës për dëmin e shkaktuar prej saj,
përveç kur provon se ka patur kontrollin e sjelljes së kafshës nga e cila është shkaktuar dëmi dhe
nuk ka mundur ta mënjanonte atë.

Përgjegjësia nga ushtrimi i një veprimtarie të rrezikshme
Neni 622
Personi që kryen një veprimtari të rrezikshme nga natyra e saj ose nga natyra e sendeve të
përdorura dhe u shkakton dëm personave të tjerë, detyrohet të shpërblejë dëmin, përveç kur
provon se ka përdorur të gjitha masat e përshtatshme e të nevojshme për mënjanimin e dëmit.

Neni 623
Pronari i një ndërtese ose i një ndërtimi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga të metat
e çdo ves tjetër që ka lidhje me ndërtimin ose me mirëmbajtjen e tyre.
Por pronari i ndërtesës ose i ndërtimit ka të drejtë t’u kërkojë personave përgjegjës ndaj tij, të
shpërblejnë dëmet që ka pësuar.

Përgjegjësia për mjedisin
Neni 624
Personi që me faj ka cenuar mjedisin, duke e keqësuar, ndryshuar ose dëmtuar atë, tërësisht
ose pjesërisht, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.

Përgjegjësia për dëmin jopasuror
Neni 625
Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet
kur:
a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetit të tij;
b) është fyer kujtimi i një të vdekuri dhe kërkohet nga bashkëshorti me të cilin ka
bashkëjetuar deri në ditën e vdekjes ose nga të afërmit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur
fyerja është kryer kur i vdekuri ka qenë gjallë dhe i është njohur e drejta e shpërblimit të dëmit për
fyerjen e bërë.
E drejta e parashikuar në paragrafin e mësipërm është e patrashëgueshme.

Përgjegjësia solidare
Neni 626
Kur dëmi është shkaktuar nga shumë persona së bashku, këta përgjigjen ndaj të dëmtuarit
solidarisht.

Padia e kthimit
Neni 627
Personi që ka shpërblyer dëmin ka të drejtë të kërkojë nga secili shkaktar i dëmit pjesën e tij
në përpjesëtim me shkallën e fajësisë të secilit dhe të tërësisë së pasojave të rrjedhura. Kur kjo nuk
mund të përcaktohet, prezumohet se shkalla e fajësisë është e barabartë.
Prindërit ose kujdestarët që kanë paguar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga të miturit ose
nga personat të cilëve u është hequr krejt zotësia për të vepruar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë nga
këta kthimin e shpërblimit të dëmit që kanë paguar.
105

KREU II

PËRGJEGJËSIA QË RRJEDH NGA PRODUKTET
A. Përgjegjësia e prodhuesit

Neni 628
Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkteve të tij, përveç kur:
a) prodhuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet;
b) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk
ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit, ose ato kanë lindur më vonë;
c) produkti nuk ka qenë prodhuar për shitje ose ndonjë formë tjetër shpërndarje, me qëllim të
caktuar ekonomik të prodhuesit, as edhe i prodhuar ose i shpërndarë në kuadrin e një ndërmarrjeje
ose veprimtarie profesionale;
d) të metat janë rrjedhim i faktit se produkti ka qenë nëpërputhje me rregullat e vëna nga
organet publike;
e) njohuritë shkencore e teknike nuk kanë mundur të zbulojnë të metat në kohën e vënies në
qarkullim të produktit;
ë) është fjala për prodhimin e një lënde të parë ose fabrikimin e një pjese përbërëse të
produktit, të cilat në formimin e produktit rezultojnë me të meta, ose si rrjedhojë e udhëzimeve të
gabuara të dhëna nga prodhuesi i produktit.

Neni 629
Përgjegjësia e prodhuesit pakësohet ose hiqet kur, sipas rrethanave, dëmi është shkaktuar si
nga të metat e produktit, ashtu edhe nga faji i personit të dëmtuar ose të një personi, për të cilin
personi i dëmtuar është përgjegjës.
Përgjegjësia e prodhuesit nuk pakësohet kur dëmi është rrjedhim i përbashkët i të metave të
produktit dhe sjelljes së një të treti.

Neni 630
Një send quhet se është me të meta kur nuk jep sigurinë që pritet prej tij, duke patur parasysh
gjithë rrethanat e në veçanti:
a) paraqitjen e produktit;
b) përdorimin e arsyeshëm që pritet prej produktit;
c) kohën e vënies në qarkullim të produktit.
Produkti nuk mund të quhet se është me të meta duke u nisur nga fakti se një produkt më i
perfeksionuar është vënë në qarkullim me vonë se ai.

Neni 631
“Produkt” në kuptim të këtij Kodi quhet një send i luajtshëm edhe sikur ai të jetë trupëzuar
në një send të luajtshëm ose të paluajtshëm, si dhe elektriciteti, duke përjashtuar produktet
bujqësore dhe produktet e rrjedhura nga gjuetia.
Me produkte bujqësore kuptohen prodhimet e tokës, të blegtorisë dhe të peshkimit, përveç
kur këto kanë pësuar një përpunim të parë.
“Prodhues” në kuptimin e këtij Kodi quhet prodhuesi i një produkti të përfunduar, të një
lënde të parë ose fabrikuesi i një pjese përbërëse të produktit, si dhe çdo person tjetër që paraqitet
si i tillë (prodhues), duke vënë mbi produktin emrin e tij, markën ose një shënjë tjetër dalluese.
106
Pa mënjanuar përgjegjësinë e prodhuesit, quhet si “prodhues” çdo person që importon një
produkt me qëllim shitjeje, dhënieje me qira, leasingu, ose një formë tjetër shpërndarjeje, në
kuadrin e veprimtarisë së tij tregtare. Në këtë rast, përgjegjësia e tij është e njëjtë me atë të
prodhuesit.

Neni 632
Kur prodhuesi nuk mund të identifikohet, çdo furnizues do të konsiderohet si prodhues,
përveç kur brenda një afati të arsyeshëm, ai i tregon personit të dëmtuar identitetin e prodhuesit
ose të personit që ka furnizuar produktin.

Neni 633
Kur, në zbatim të paragrafit të parë të nenit 628 të këtij Kodi, shumë persona janë përgjegjës
për të njëjtin dëm, secili prej tyre është përgjegjës për të gjithë dëmin.

Neni 634
Padia për shpërblimin e dëmit e ngritur kundër prodhuesit, në zbatim të paragrafit të parë të
nenit 628 të këtij Kodi, parashkruhet me kalimin e tre vjetëve duke filluar nga dita që personi i
dëmtuar ka patur ose duhej të kishte patur dijeni për dëmin, të metat dhe identitetin e prodhuesit.
E drejta e personit të dëmtuar kundër prodhuesit për shpërblimin e dëmit, sipas paragrafit të
parë të nenit 628 të këtij Kodi, shuhet me kalimin e dhjetë vjetëve, nga dita që prodhuesi ka vënë
në qarkullim produktin që ka shkaktuar dëmin.

B. Publikimi mashtrues

Neni 635
Personi që publikon ose shkakton bërjen publike të një njoftimi lidhur me produktet ose
shërbimet, që ofron vetë në rastin e një veprimtarie profesionale, ose të një ndërmarrjeje, ose të
një personi për të cilin ai vepron, kryen një veprim të paligjshëm në qoftë se njoftimi është
mashtrues në një ose disa drejtime të mëposhtme:
a) natyra, përbërja, sasia, cilësia, karakteristikat ose përdorimet e mundshme;
b) origjina, mënyra ose data e prodhimit;
c) madhësia e prodhimit stok të tij;
ç) çmimi ose metoda e llogaritjes së tij;
d) arsyeja ose qëllimi i ofertës speciale;
dh) cilësitë e atribuara, dëshmitë ose vlerësime të tjera të bëra nga të tretët, ose deklarata të
lëshuara prej tyre, terminologjia shkencore ose profesionale e përdorur, të dhënat teknike ose
statistikore;
e) kushtet e livrimit të produkteve, të ushtrimit të shërbimeve ose të kryerjes së pagesës;
f) shtrirja, përmbajtja dhe kohëzgjatja e garancisë;
g) identiteti, cilësitë, kompetencat ose tagret e atij që fabrikon ose ka fabrikuar produktet, që
ofron ato ose të atij që kryen shërbim, që drejton, mbikëqyr ose ndihmon në këto veprimtari;
gj) krahason me produkte dhe shërbime të tjera.

Neni 636
Personi që ka vepruar në mënyrë të paligjshme sipas dispozitës së sipërme, është përgjegjës
për dëmin e shkaktuar, përveç kur provon se nuk ka faj për ardhjen e tij.
107

Neni 637
Kur publikimi mashtrues, i parashikuar prej nenit 635 të këtij Kodi, i ka shkaktuar ose
rrezikon t’i shkaktojë dëm një tjetri, me kërkesën e tij, gjykata urdhëron ndalimin e menjëhershëm
të tij dhe detyrimin e personit përgjegjës për të kryer një përgënjeshtrim publik, në mënyrën që
gjykata do ta gjejë të përshtatshme.

C. Konkurrenca e pandershme

Neni 638
Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e shënjave dalluese dhe të drejtave të
patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:
l. përdor emrat ose shënjat dalluese të cilat mund të sjellin ngatërresë me emrat dhe shënjat
dalluese të përdorura ligjërisht nga të tjerë, ose imiton produktet e një konkurrenti ose kryen
veprime të cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe veprimtarinë e një konkurrenti;
2. trajton si të vetat cilësitë e produkteve ose të ndërmarrjes së konkurrentit;
3. përdor vetë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër që nuk përputhet me parimet e
ndershmërisë profesionale dhe mund të dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.

Neni 639
Vendimi që vërteton veprime të konkurrencës së pandershme ndalon vazhdimin e tyre dhe
përcakton masat e nevojshme me qëllim që të zhduken pasojat.
Në qoftë se këto veprime janë kryer me faj, personi që i ka kryer detyrohet të shpërblejë
dëmin.

KREU III

SHPËRBLIMI I DËMIT

Neni 640
Dëmi pasuror që shpërblehet përbëhet nga humbja e pësuar dhe fitimi i munguar.
Shpërblehen gjithashtu shpenzimet e kryera në mënyrë të arsyeshme për të shmangur ose
pakësuar dëmin, ato që kanë qenë të nevojshme për të përcaktuar përgjegjësinë dhe masën e
dëmit, si dhe shpenzimet e arsyeshme të kryera për të siguruar shpërblimin në rrugë
jashtëgjyqësore.

Neni 641
Personi që i ka shkaktuar tjetrit një dëm në shëndetin e tij, detyrohet ta shpërblejë dëmin,
duke patur parasysh humbjen ose pakësimin e aftësisë për punë të të dëmtuarit, shpenzimet që
janë bërë për mjekimin e tij, si dhe shpenzime të tjera që kanë lidhje me dëmin e shkaktuar.
Neni 642
Masa e shpërblimit të dëmit mund të ndryshojë në të ardhmen, në varësi të përmirësimit apo
rëndimit të shëndetit ose të shtimit apo pakësimit të aftësisë për punë të të dëmtuarit, në krahasim
me kohën e caktimit të shpërblimit dhe të ndryshimeve që mund të ketë pësuar paga e të
dëmtuarit.

Neni 643
108
Kur është shkaktuar vdekja e një personi, dëmi që duhet të shpërblejë përbëhet nga:
a) shpenzimet për ushqim e jetesë të fëmijëve të tij të mitur, të bashkëshortes dhe prindërve
të paaftë për punë që kanë qenë në ngarkim të të vdekurit, plotësisht ose pjesërisht, si dhe të
personave që banonin në familjen e të vdekurit dhe që gëzonin prej tij të drejtën e ushqimit;
b) shpenzimet e duhura për varrimin e të vdekurit, në masën që ato i përgjigjen rrethanave
personale e familjare të të vdekurit.
Personi që ka shkaktuar dëmin mund të kundrejtojë të njëjtat mjete mbrojtëse që do t’i
kundrejtonte të vdekurit.
Gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, mund të vendosë që shpërblimi të
jepet në natyrë, ose në para, njëherësh ose me këste.

Neni 644
Kur personi që ka kryer veprimin apo mosveprimin e paligjshëm krahas dëmit të shkaktuar,
ka patur edhe një përfitim të dukshëm, gjykata me kërkesën e palës së dëmtuar duke patur
parasysh natyrën e dëmit, shkallën e fajësisë e rrethana të tjera të çështjes mund të llogarisë në
shpërblimin e dëmit, tërësisht apo pjesërisht përfitimin.

Neni 645
Kur shkaktohet vdekja ose dëmtimi i shëndetit të një personi që fiton nga sigurimet
shoqërore, dëmi shpërblehet në mënyrën e caktuar me ligj.

Neni 646
Për një person që nuk ka qenë në marrëdhënie pune ose nuk ka qenë i siguruar, masa e
shpërblimit të dëmit të rrjedhur nga vdekja ose dëmtimi i shëndetit, caktohet nga gjykata në bazë
të pagës që merr një punonjës i asaj kategorie me të cilën mund të barazohet edhe puna që kryente
ose mund të kryente i dëmtuari.

Neni 647
I mituri i dëmtuar, kur mbush moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka pagë nga puna e tij,
ka të drejtë që në vend të shpërblimit që merr për jetesë, të kërkojë të shpërblehet për humbjen e
aftësisë së tij për punë me pagën mesatare të një punonjësi, sipas kritereve të nenit 646 të këtij
Kodi.
Me mbushjen e moshës tetëmbëdhjetë vjeç ka të drejtë që në vend të shpërblimit që merr, të
kërkojë të shpërblehet me pagën mesatare të një punëtori të asaj kategorie që do të kishte fituar
ose duhej të kishte fituar po të mos ishte shkaktuar dëmtimi i shëndetit.

TITULLI V
GJERIMI I PUNËVE TË TË TJERËVE

Neni 648
Personi që, pa qënë i detyruar, merr përsipër me ndërgjegje dhe për një qëllim të arsyeshëm
gjerimin e punëve ose interesave të tjetrit, është i detyruar ta vazhdojë atë derisa personi i
interesuar të jetë në gjendje të kujdeset vetë.

Neni 649
109
Personi i interesuar duhet të përmbushë detyrimet që gjeruesi ka marrë përsipër në emër të
tij, të përjashtojë gjeruesin nga detyrimet që ka marrë në emër të vet dhe t’i paguajë atij
shpenzimet e nevojshme e të dobishme që nga dita që janë bërë dhe, kur është rasti, t’i shpërblejë
edhe dëmin që mund të ketë pësuar si rrjedhim i gjerimit, por me kusht që veprimet e kryera nga
gjeruesi, të mos kenë qenë ndaluar nga personi i interesuar.
Kur gjeruesit, përveç gjerimit të punëve, i është dashur për këtë qëllim të ushtrojë një
profesion, ka të drejtë të shpërblehet në përputhje me çmimet ose tarifat e caktuara për aktivitete
të tilla.

Neni 650
Gjeruesi ka të drejtë të kryejë veprime juridike në emër të personit të interesuar, në masën që
interesi i këtij të fundi plotësohet në mënyrë të përshtatshme.

Neni 651
Gjeruesi u nënshtrohet detyrimeve të njëjta që rrjedhin nga një kontratë porosie.
Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat të cilat kanë ndikuar tek gjeruesi për të marrë
përsipër gjerimin, mund të pakësojë dëmshpërblimin për dëmin që është shkaktuar për faj të tij.

Neni 652
Personi i interesuar, me anë miratimi të veprimtarisë të gjeruesit, mund të tërheqë të drejtën e
tij për të kërkuar dëmshpërblim nga gjeruesi, sipas dispozitës së mësipërme. Për këtë qëllim
personit të interesuar duhet t’i jepet një afat i arsyeshëm.

TITULLI VI
PAGIMI I PADETYRUAR

Neni 653
Cilido që ka bërë një pagim të padetyruar, ka të drejtë të kërkojë kthimin e asaj që ka paguar,
si dhe të gëzojë frytet dhe kamatat nga dita e pagimit, nëse personi që ka marrë pagesën është në
keqbesim, dhe nga dita e kërkesës për kthim, kur personi është në mirëbesim.

Neni 654
Personit që ka paguar detyrimin e një tjetri duke besuar se ishte debitor, në bazë të një
lajthitjeje të kryer pa faj, mund t’i kthehet ajo që ka paguar, me kusht që kreditori të mos jetë
privuar në mirëbesim prej titullit dhe garancive të kredisë.
Kthimi i pagesës duhet të shoqërohet me frytet dhe kamatat, në kushtet e parashikuara në
dispozitat e mësipërme.

TITULLI VII
BEGATIMI PA SHKAK

Neni 655
110
Personi që, pa shkak të ligjshëm, ka fituar ose ka kursyer diçka në dëm të një personi tjetër,
detyrohet të shpërblejë këtë të fundit për humbjet pasurore që ka pësuar, brenda caqeve të
begatimit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 21:28
vazhdon

Neni 656
Kur begatimi pa ndonjë shkak të ligjshëm ka për objekt një send të caktuar, personi që e ka
marrë atë, duhet ta kthejë në natyrë, së bashku me të ardhurat që ka nxjerrë ose duhet të nxirrte
dhe ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve që ka bërë, sipas dispozitave për kërkimin e
sendit nga poseduesi i paligjshëm.
Neni 657
Nuk mund të kërkohet kthimi i asaj që personi ka dhënë vullnetarisht për ekzekutimin e një
detyrimi, i cili, megjithëse i pakërkueshëm, nuk është i pavlefshëm.

Neni 658
Padia për begatimin pa shkak nuk mund të ngrihet kur i dëmtuari mund të ngrejë një tjetër
padi për të kërkuar shpërblimin e dëmit të pësuar.

PJESA V

KONTRATAT
TITULLI I
KONTRATAT NË PËRGJITHËSI

KREU I
DISPOZITA PARAPRAKE

Përmbajtja e kontratës
Neni 659
Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose
shuajnë një marrëdhënie juridike.

Neni 660
Palët në kontratë përcaktojnë lirisht përmbajtjen e saj, brenda kufijve të vendosura nga
legjislacioni në fuqi.

Kontrata me detyrime të njëanshme e të dyanshme
Neni 661
Kontrata është me detyrim të njëanshëm, kur njëra palë merr përsipër detyrime ndaj palës
tjetër pa patur kjo e fundit ndonjë detyrim ndaj saj.

Neni 662
111
Kontrata është me detyrime të dyanshme, kur palët detyrohen reciprokisht ndaj njëra-tjetrës.

Konditat e nevojshme për lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës
Neni 663
Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin,
shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma
e saj e kërkuar nga ligji.

Lidhja e kontratës
Neni 664
Kur kontrata përmban vetëm detyrimin e propozuesit, pritësi mund ta refuzojë propozimin
brenda afatit të caktuar, ose që rrjedh nga natyra e marrëveshjes. Në mungesë të një refuzimi të
tillë, kontrata quhet e lidhur.

Neni 665
Personi që propozon përfundimin e një kontrate është i lidhur me propozimin, përveç kur kjo
lidhje është përjashtuar. Kur propozimi refuzohet ose nuk pranohet në afatin e caktuar, quhet i
rënë.
Kur nuk është caktuar afat, propozuesi është i lidhur me propozimin e bërë, gjer në kohën që
zakonisht apo sipas rrethanave, është e nevojshme që këtij t’i arrijë përgjigjja e palës tjetër.

Neni 666
Propozimi për të lidhur një kontratë, që i bëhet një personi të pranishëm, pa iu caktuar një
afat për pranimin, e humbet fuqinë e tij, në qoftë se personi i pranishëm nuk e pranon propozimin
menjëherë.

Neni 667
Kur propozuesi ka caktuar një afat për pranimin, është e nevojshme që përgjigjja të vijë
brenda afatit.
Propozuesi mund ta quajë të vlefshëm pranimin e vonuar, por duhet të njoftojë menjëherë
palën tjetër.
Kur pranimi është dërguar në kohë, por i ka mbrritur propozuesit me vonesë dhe ky nuk
dëshiron të jetë i lidhur me atë, duhet të njoftojë në çast pranuesin.

Neni 668
Propozimi për të lidhur një kontratë e humbet fuqinë e tij, në qoftë se propozuesi njofton
palën tjetër, para se asaj t’i ketë arritur propozimi, se e ka tërhequr atë.
Ky rregull vlen edhe për tërheqjen e pranimit nga pala tjetër.

Neni 669
Kur me kërkesën e propozuesit, ose duke marrë parasysh natyrën e marrëveshjes e rrethanat
që kanë lidhje me atë, rezulton që nuk ish e nevojshme pritja e pranimit të shprehur të propozimit,
ose detyrimi do të kryhej pa marrë një përgjigje paraprake, kontrata quhet e lidhur, në kohën e në
vendin ku ka filluar zbatimi i saj.
112
Pala që zbaton detyrimin duhet të njoftojë menjëherë palën tjetër për fillimin e ekzekutimit të
kontratës, përndryshe detyrohet të shpërblejë dëmin.

Neni 670
Pranimi i propozimit që nuk përputhet me përmbajtjen e tij, quhet mospranim dhe
njëkohësisht si një propozim i ri.

Neni 671
Oferta vlen si propozim, kur përmban elementet thelbësore të kontratës, që kërkohet të
përfundohet, përveç kur rezulton ndryshe nga rrethanat e çështjes.

Neni 672
Pala kontraktuese mund të heqë dorë nga kontrata, brenda shtatë ditëve nga përfundimi i saj,
pa treguar arsyet, kur:
- kontrata është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të njërës palë, gjatë një
eskursioni të organizuar në një mjedis publik, ose në kushte të tilla, që nuk i korrespondon një
situate normale bisedimesh;
- në kontratën që ka për objekt dhënien e një kredie për të blerë një send konsumi, shitësi
duhet të njoftojë me shkrim blerësin për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e lidhur në kushtet e
sipërme, për ndryshe afati i heqjes dorë është një vit.

Neni 673
Një ndërmarrje që zë një pozitë dominuese në treg, është e detyruar të kontraktojë me cilindo
që kërkon një detyrim, i cili bën pjesë në objektin e veprimtarisë së saj, në përputhje me ligjet e
zakonet e mira tregtare.
Përfundimi i një kontrate, nuk mund të refuzohet pa një arsye të ligjshme.

Neni 674
Palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim
ndaj njëra-tjetrës.
Pala që ka ditur, ose që duhej të dinte shkakun e pavlefshmërisë së kontratës dhe nuk ia ka
bërë të ditur atë palës tjetër, detyrohet të shpërblejë dëmin që kjo e fundit ka pësuar, për shkak se
besoi pa fajin e vet në vlefshmërinë e kontratës.

Neni 675
Në rast se një palë kontraktuese disponon njohuri profesionale dhe pala tjetër i ngjall asaj
besim të plotë, e para ka detyrim t’i japë asaj me mirëbesim, informata e udhëzime.

Neni 676
Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke
u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.
Shfaqja e vullnetit mund të jetë e shprehur ose në mënyrë heshtësore.

Shkaku i paligjshëm
Neni 677
113
Në një kontratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në kundërshtim me ligjin, rendin
publik, ose kur kontrata bëhet mjet për të shmangur zbatimin e një norme.
Objekti i kontratës
Neni 678
Objekti i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të
përcaktohet.

Neni 679
Kontrata e bërë me kusht pezullues ose me afat, është e vlefshme në rast se detyrimi, që
fillimisht është i pamundur, bëhet i mundshëm përpara përmbushjes së kushtit ose mbarimit të
afatit.

Neni 680
Kontrata mund të përmbajë kryerjen e veprimeve për sende në të ardhmen, përveç kur
ndalohet shprehimisht nga ligji.

KREU II

INTERPRETIMI I KONTRATËS

Neni 681
Kur interpretohet një kontratë, duhet të sqarohet se cili ka qënë qëllimi i vërtetë dhe i
përbashkët i palëve, pa u ndalur në kuptimin letrar të fjalëve, si dhe duke vlerësuar sjelljen e tyre
në tërësi, para e pas përfundimit të kontratës.

Neni 682
Kushtet e kontratës interpretohen njëri nëpërmjet tjetrit, duke i dhënë secilit kuptimin që del
nga tërësia e aktit.
Kontrata duhet të interpretohet në mirëbesim nga palët.

Neni 683
Në rast dyshimi, kontrata ose kushtet e saja interpretohen në kuptimin në të cilin mund të
ketë ndonjë efekt dhe jo në atë, sipas të cilit nuk do të kishte ndonjë efekt.

Neni 684
Kushtet e kontratës, që mund të merren me dy kuptime, interpretohen sipas praktikës së
vendit ku është përfunduar kontrata.
Kur njëra nga palët është sipërmarrëse, kushtet me dy kuptime interpretohen sipas praktikës
së vendit ku ndodhet selia e ndërmarrjes.

Neni 685
Fjalët dhe shprehjet që mund të kenë dy kuptime, duhet të merren në kuptimin më të
përshtatshëm me natyrën e kontratës.
114

Kushtet e përgjithshme
Neni 686
Kushtet e përgjithshme të kontratës, të përgatitura prej njërës palë kontraktuese, kanë efekt
ndaj palës tjetër, në qoftë se në momentin e përfundimit të kontratës kjo e fundit i ka njohur ose
duhej t’i kishte njohur, duke treguar një përkujdesje të zakonshme.
Janë të pavlefshme kushtet e përgjithshme që sjellin një humbje ose dëmtim të shpërpjesëtuar
të interesave të palës kontraktuese, posaçërisht kur ato ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga
parimet e barazisë e të paanësisë të shprehura në dispozitat e këtij Kodi që rregullojnë
marrëdhëniet kontraktuale.
Nuk krijojnë efekte juridike ato kushte të cilat vendosin në dobi të atij që i ka përgatitur ato
më përpara, kufizime për përgjegjësinë, mundësinë për t’u tërhequr nga kontrata, për të pezulluar
zbatimin e saj, ose që caktojnë ndaj palës tjetër afate dekadence, ose kufizime ndaj së drejtës për
të bërë prapësime, ndaj lirisë kontraktore, në marrëdhenie me të tretët, kushteve të arbitrazhit ose
shmangies nga kompetencat e organeve gjyqësore, përveç kur janë miratuar veçmas me shkrim
nga pala tjetër.

Neni 687
Në kontratat e përfunduara duke nënshkruar modularë ose formularë, që synojnë të
disiplinojnë në mënyrë uniforme marrëdhënie kontraktore të caktuara, kushtet e shtuara tek këta
modularë ose formularë kanë përparësi ndaj kushteve fillestare të modularëve e formularëve të
sipërpërmendur, sa kohë që nuk përputhen me ato, edhe pse nuk kanë qënë shfuqizuar.
Neni 688
Në çdo rast, kushtet e përfshira në kushtet e përgjithshme të kontratës apo në modularë e
formularë, që kanë qenë dhënë prej njërës nga palët kontraktuese, kur ka dyshim, interpretohet në
dobi të palës tjetër.

Neni 689
Kur, me gjithë zbatimin e normave të parashikuara në këtë kre, kontrata mbetet e errët, kjo
duhet të merret në kuptimin më pak të rënduar për të detyruarin, po qe se është pa shpërblim, dhe
në kuptimin që realizon përputhjen e interesave të palëve në mënyrë të paanshme, po qe se është
me shpërblim.

KREU III
EFEKTET E KONTRATAVE

Neni 690
Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose të ndryshohet
me pëlqimin e ndërsjellë të palëve ose për shkaqe të parashikuara me ligj.
Neni 691
Kontrata ka efekt ndaj të tretëve në rastet e parashikuara me ligj.

Neni 692
115
Efektet juridike të kontratës shtrihen edhe tek trashëgimtarët me titull universal, përveç kur
në kontratë është parashikuar ndryshe.
Neni 693
Kontrata detyron palët jo vetëm përsa është parashikuar në atë, por edhe për të gjitha pasojat
që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.

Kontrata në dobi të një të treti
Neni 694
Kontrata në dobi të një personi të tretë është e vlefshme kur personi që e lidh ka interes për
atë.
Personi që ka pranuar premtimin në dobi të të tretit ose ky i fundit, apo personat që heqin të
drejta prej tij, kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e kontratës, përveç kur ka marrëveshje tjetër.
Kontrata nuk mund të prishet ose të ndryshohet pas momentit që personi i tretë ka deklaruar
se pranon të përfitojë nga lidhja e saj, përveç kur propozuesi e ka rezervuar këtë të drejtë.
Në rast revokimi të lidhjes së kontratës, ose të refuzimit të personit të tretë për të përfituar
prej saj, detyrimi mbetet në dobi të propozuesit, përveç kur rezulton ndryshe nga vullneti i palëve
ose nga natyra e kontratës.

Neni 695
Pala që ka bërë premtimin në dobi të personit të tretë, mund t’i kundrejtojë këtij prapsimet që
rrjedhin nga kontrata, por jo ato që rrjedhin nga marrëdheniet me palën tjetër.

E drejta për t’u tërhequr nga kontrata
Neni 696
Në rast se njërës nga palët i është dhënë e drejta për t’u tërhequr nga kontrata, kjo e drejtë
mund të ushtrohet për sa kohë që kontrata nuk ka filluar të zbatohet.
Në kontratat me zbatim të vazhdueshëm ose periodik, kjo e drejtë mund të ushtrohet edhe më
tej, por tërheqja nuk ka efekte për ekzekutimet e kryera ose që janë në kryerje e sipër.
Kur në kontratë është parashikuar pagimi i një kompensimi për tërheqjen, kjo ka efekt kur
është kryer pagimi, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

Premtimi për kryerjen e një detyrimi
Neni 697
Personi që i ka premtuar një tjetri se një person i tretë do të ekzekutojë një detyrim, ose do të
kryejë një veprim në dobi të tij, është i detyruar të shpërblejë palën tjetër, në qoftë se personi i
tretë nuk pranon të ekzekutojë detyrimin ose të kryejë veprimin e premtuar.

Zgjidhja e kontratës
Neni 698
Në kontrata me detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush
detyrimet e veta, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit,
ose zgjidhjen e kontratës, përveç shpërblimit të dëmit.

Neni 699
116
Kontrata nuk mund të zgjidhet në qoftë se mospërmbushja e detyrimit prej njërës nga palët
ka rëndësi të pakët për interesat e palës tjetër.

Neni 700
Pala kontraktuese mund të njoftojë me shkrim palën tjetër që nuk ka përmbushur detyrimin,
që ta përmbushë atë në një afat të përshtatshëm, duke deklaruar se, po qe se pas këtij afati kontrata
nuk ekzekutohet, ajo do të quhet patjetër e zgjidhur.

Neni 701
Në qoftë se afati i caktuar për kryerjen e detyrimit të njërës nga palët duhet quajtur thelbësor
për interesin e palës tjetër, kjo e fundit kur dëshiron të kërkojë zbatimin pavarësisht nga mbarimi i
afatit, duhet t’i bëjë njoftimin palës tjetër brenda tri ditëve, përveç marrëveshjes së kundërt.

Neni 702
Palët mund të parashikojnë në kontratë që ajo të zgjidhet kur një detyrim i caktuar nuk
përmbushet sipas kushteve të parashikuara.
Në këtë rast kontrata zgjidhet kur pala e interesuar i deklaron palës tjetër se do të përdorë
kushtin e zgjidhjes së kontratës.

Neni 703
Zgjidhja e kontratës për mospërmbushje të detyrimeve ka efekt prapaveprues midis palëve,
përveç kontratave me ekzekutim të vazhduar ose periodik për të cilat efekti i zgjidhjes nuk
shtrihet në veprimet e kryera më parë.
Zgjidhja e kontratës, qoftë edhe me marrëveshje të palëve, nuk paragjykon të drejtat e fituara
nga të tretët, me përjashtim të efekteve të regjistrimit të kërkesës për zgjidhjen e kontratës.

Neni 704
Për zgjidhjen e kontratës zbatohen edhe dispozitat e pjesës së përgjithëshme të detyrimeve
përveç dispozitave që rregullojnë kontratat e veçanta.

TITULLI II

KONTRATAT E VEÇANTA
KREU I

SHITJA
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 705
Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte
kundrejt pagimit të një çmimi.

Neni 706
117
Në shitjen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi ose të një të drejte, fitimi i
pronësisë bëhet sapo sendi ose e drejta pranohet se ekzistojnë.
Përveç kur palët kanë dashur të përfundojnë një kontratë me kusht pezullues, shitja është e
paefektshme në qoftë se sendi nuk pranohet se ekziston.

Neni 707
Në qoftë se palët nuk e kanë caktuar çmimin, as nuk janë marrë vesh për mënyrën e caktimit
të tij, në mungesë të ndonjë akti të organeve kompetente publike, prezumohet se palët kanë dashur
t’i referohen çmimit të zbatuar normalisht nga shitësi në kohën e lidhjes së kontratës.
Kur është fjala për sende që kanë çmim burse apo tregu, çmimi caktohet në bazë të listave të
tregut të vendit ku do të bëhet dorëzimi, ose nga ato të vendit që është më afër tij.
Në qoftë se çmimi është caktuar mbi bazën e peshës së sendeve, në rast dyshimi ai duhet të
caktohet në bazë të peshës neto.
Palët mund t’ia besojnë caktimin e çmimit një të treti, të emëruar në kontratë ose që mund të
emërohet më vonë.

Neni 708
Shpenzimet e kontratës së shitjes dhe shpenzimet e tjera të lidhura me të, janë në ngarkim të
blerësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe.

Ndalime të veçanta të blerjes
Neni 709
Nuk mund të blejnë drejtpërdrejt, me anë të një tjetri, ose në ankand:
a) personat që administrojnë ose ruajnë sende të huaja në bazë të ligjit ose të emërimit nga
shteti, sendet që administrojnë ose ruajnë;
b) personat zyrtarë që janë të ngarkuar të bëjnë shitje me ekzekutim të detyrueshëm, sendet
që këta shesin;
c) gjyqtarët, prokurorët, përmbaruesit, noterët dhe avokatët, sendet për të cilat ka grindje
përpara gjykatës në të cilën bëjnë pjesë ose ushtrojnë funksionet e tyre, përveç kur këta janë
bashkëpronarë mbi ato.

Detyrime të shitësit në shitjen e pasurisë së luajtshme
Neni 710
Detyrimet kryesore të shitësit janë:
1. t’i dorëzojë sendin blerësit;
2. kur fitimi i pronësisë mbi sendin, ose i të drejtave reale mbi të, nuk është pasojë e
menjëhershme e kontratës, duhet të dorëzojë të gjitha dokumentet përkatëse për fitimin e
pronësisë së tyre, sipas kushteve të parashikuara nga kontrata apo nga ligji;
3. të garantojë blerësin nga zhveshja, nga veset dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me
kontratën.

Neni 711
Sendet dorëzohen në gjendjen në të cilën ndodhen në momentin e përfundimit të kontratës.
Sendet duhet të dorëzohen së bashku me aksesorët, shtesat dhe frytat që nga dita e përfundimit të
kontratës, përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kontratë.
118
Në qoftë se shitësi nuk është i detyruar të dorëzojë sendet në një vend tjetër të caktuar, ai i
shlyen detyrimet e dorëzimit duke ia dhënë sendet transportuesit të parë për t’ia kaluar blerësit,
kur kontrata e shitjes përfshin transportin e sendeve.
Në rast se kontrata nuk përfshin transportin e sendeve dhe u referohet sendeve të caktuara
individualisht, ose në lloj apo sasi, që duhen tërhequr nga një sasi e caktuar ose që duhet të
fabrikohen ose të prodhohen dhe në qoftë se në momentin e përfundimit të kontratës, palët e dinin
që sendet ndodheshin ose duhet të fabrikoheshin apo të prodhoheshin në një vend të caktuar,
shitësi detyrohet t’i verë sendet në dispozicion të blerësit në atë vend.
Në rastet e tjera, shitësi është i detyruar që t’i verë sendet në dispozicion të blerësit, në
vendin ku sendet ndodheshin në kohën e shitjes ose, kur një vend i tillë nuk mund të përcaktohet,
në vendin ku shitësi kishte banimin e tij ose qendrën e veprimtarisë se vet.

Neni 712
Shitësi duhet të dorëzojë sendet:
1. në datën e caktuar në kontratë ose që është e përcaktueshme në bazë të kontratës;
2. në çdo moment të periudhës së kohës që është caktuar ose që është e caktueshme sipas
kontratës, përveç kur del nga rrethanat se i është lënë blerësit të zgjedhë datën;
3. në çdo rast tjetër brenda një afati të arsyeshëm që nga përfundimi i kontratës.

Neni 713
Kur shitësi detyrohet të lëshojë dokumentet lidhur me sendet, ato lëshohen në kohën, në
vendin dhe në formën e parashikuar në kontratë. Në qoftë se dokumentet i ka lëshuar përpara këtij
momenti, ai mund të rregullojë çdo defekt të tyre deri në momentin e parashikuar për lëshimin e
tyre, në qoftë se ushtrimi i një të drejte të tillë nuk i sjell blerësit shqetësime ose një shpenzim të
paarsyeshëm. Në këto raste ai ruan të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Neni 714
Në shitjen me dokumente, shitësi shkarkohet nga detyrimi i dorëzimit të sendeve të shitura,
duke i dhënë blerësit dokumentin e shitjes dhe dokumentet e tjera të caktuara në kontratë ose në
ligj.

Neni 715
Shitësi duhet të dorëzojë sendet në cilësinë, sasinë dhe llojin e kërkuar në kontratë, si dhe të
vendosura dhe të ambalazhuara në mënyrën e caktuar në kontratë.
Quhet se sendet nuk janë në përputhje me kontratën po qe se nuk janë të përshtatshme për
përdorimin e posaçëm, të përcaktuar nga kontrata, përveç kur ka marrëveshje të kundërt. Kur një
përcaktim i tillë nuk është i mundur, sendet quhet se nuk janë në përputhje me kontratën, në qoftë
se nuk janë të përshtatshme për përdorimin për të cilin shërbejnë zakonisht sende të të njëjtit lloj.
Në qoftë se shitja është bërë mbi bazën e një modeli ose kampioni, shitësi duhet të dorëzojë
sende që kanë të njëjtat cilësi si të modelit ose të kampionit.
Në qoftë se kontrata nuk përmend rregullat e vendosjes apo të ambalazhimit të sendeve,
quhet se këto sende nuk janë në përputhje me kontratën po qe se nuk janë të vendosura ose të
ambalazhuara sipas mënyrës së zakonshme për sende të të njëjtit lloj ose, në mungesë të një
mënyre të tillë të zakonshme, në një mënyrë që të jetë e përshtatshme për të ruajtur dhe për të
mbrojtur sendet.
Shitësi nuk është përgjegjës për të metat e sendeve të cilat, në momentin e përfundimit të
kontratës, blerësi i dinte ose për të cilat nuk ka marrë dijeni për fajin e vet, përveç kur të metat

119
kanë të bëjnë me cilësinë që sendet duhet të kishin pasur sipas kontratës ose sipas njoftimit të
shitësit.

Neni 716
Shitësi është përgjegjës për çdo mangësi ose mospërputhje që ekzistonte në momentin e
kalimit të rrezikut tek blerësi, edhe kur e meta shfaqet pas këtij momenti.
Shitësi është përgjegjës edhe për mospërputhjen që vërtetohet pas momentit të treguar në
paragrafin e mësipërm e që vjen nga mospërmbushja e një detyrimi çfarëdo të tij, duke përfshirë
edhe garancinë sipas së cilës, për një periudhë të caktuar kohe sendet do të mbeten të
përshtatshme për përdorimin e tyre normal ose për ndonjë përdorim të posaçëm, ose do të ruajnë
cilësinë dhe karakteristikat e caktuara.

Neni 717
Blerësi e humb të drejtën për të kundërshtuar për të metat e sendit, në qoftë se nuk denoncon
tek shitësi, duke specifikuar natyrën e tyre, brenda dhjetë ditëve nga zbulimi, përveç kur palët ose
ligji kanë caktuar një afat tjetër.
Në çdo rast blerësi e humb të drejtën për të kundërshtuar për të metat e sendit në qoftë se nuk
e ushtron këtë të drejtë brenda dy vjetëve nga data kur sendet i janë dorëzuar atij, po qe se ky afat
nuk është në kundërshtim me kohëzgjatjen e një garancie kontraktore.

Neni 718
Shitësi nuk mund të përfitojë nga rregullat e parashikuara në nenin e mësipërm, në qoftë se të
metat kanë të bëjnë me fakte për të cilat ka dijeni ose që nuk mund të mos i dinte dhe nuk ia ka
bërë të ditur blerësit.

Neni 719
Shitësi duhet të dorëzojë sendet, të shkarkuara nga çdo e drejtë apo pretendim i të tretëve,
përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

Neni 720
Blerësi duhet t’i bëjë të ditur shitësit të drejtat apo pretendimin e të tretëve mbi sendin duke
specifikuar natyrën e tyre, brenda një afati të arsyeshëm nga momenti kur ka marrë dijeni ose
duhej të merrte dijeni për to, ndryshe humb të drejtat e parashikuara nga neni i mësipërm.
Shitësi gjithashtu nuk mund të përdorë dispozitat e paragrafit të mësipërm po qe se ishte në
dijeni të të drejtave apo të pretendimeve të të tretëve, apo të natyrës së tyre.

Neni 721
Blerësi mund të pezullojë pagimin e çmimit kur ka arsye të druhet se sendi ose një pjesë e tij
mund të rivendikohen nga të tretë, përveç kur shitësi jep garancinë përkatëse.
Pagesa nuk mund të pezullohet në qoftë se rreziku njihej nga blerësi në momentin e shitjes.

Neni 722
Në rastin kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën nje mospërmbushje të rëndësishme të
detyrimeve kontraktore, blerësi ka të drejtë të kerkojë:
120
1. në momentin e denoncimit, të parashikuar në nenin 717 të këtij Kodi ose brenda një
periudhe kohe të arsyeshme nga ai denoncim, dorëzimin e sendeve si shtesë apo zëvendësim;
2. eliminimin e të metave me anë të ndreqjes, kur kjo është e arsyeshme të merret parasysh
në gjithë rrethanat konkrete. Kërkesa për ndreqjen duhet të bëhet në momentin e denoncimit të
parashikuar në nenin 717 apo brenda një periudhe kohe të arsyeshme nga ky denoncim;
3. të kërkojë uljen e çmimit;
4. të deklarojë zgjidhjen e kontratës.
Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve.
Në varësi të afatit blerësi nuk mund të përdorë asnjë mjet juridik për mospërmbushjen, përveç kur
është njoftuar nga shitësi se ky i fundit nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e caktuar.
Në çdo rast blerësi nuk humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Neni 723
Kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën një mospërmbushje të parëndësishme të kontratës,
blerësi mund të kërkojë:
1. heqjen ose ndreqjen e të metave të sendeve të dorëzuara, ose
2. uljen e çmimit.
Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve.
Në varësi të afatit, blerësi nuk mund të shfrytëzojë asnjë mjet juridik për këtë mospërmbushje,
përveç rastit kur është njoftuar nga shitësi se ky nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e
caktuar.
Kur shitësi nuk plotëson kërkesën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni brenda afatit të
caktuar nga blerësi, ky i fundit mund të kërkojë uljen e çmimit të sendeve të sipërme.
Në çdo rast blerësi nuk e humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit.

Neni 724
Përveç zgjidhjes nga ligji të kontratës si rrjedhim i qenies të afatit si kusht thelbësor, kur nuk
është bërë dorëzimi i sendit, blerësi mund ta deklarojë të zgjidhur kontratën në qoftë se shitësi nuk
i dorëzon sendet brenda afatit shtesë të caktuar nga blerësi ose në qoftë se deklaron se nuk do të
bëjë dorëzimin brenda këtij afati.

Neni 725
Në qoftë se shitësi i ka dorëzuar sendet, blerësi e humb të drejtën të shpallë të zgjidhur
kontratën kur:
1. në rastin e dorëzimit të vonuar blerësi nuk ka kërkuar zgjidhjen e kontratës brenda një
kohe të arsyeshme, por jo më shumë se 15 ditë nga momenti kur ka marrë dijeni se dorëzimi është
kryer;
2. në rast mospërmbushje të ndryshme nga dorëzimi i vonuar, brenda një kohe të arsyeshme,
por jo më shumë se 15 ditë:
a) nga momenti kur ka marrë dijeni ose duhej të kishte dijeni për mospërmbushje;
b) pas mbarimit të afatit shtesë eventualisht të caktuar prej tij sipas nenit 717 të këtij Kodi.

Neni 726
Në qoftë se shitësi dorëzon vetëm një pjesë të sendeve, apo në qoftë se vetëm një pjesë e
sendeve të dorëzuara është në përputhje me kontratën, zbatohen nenet 717, 720 lidhur me pjesën
që mungon ose nuk përputhet.
Blerësi mund të shpallë kontratën tërësisht të zgjidhur vetëm në qoftë se dorëzimi i pjesshëm
ose jo në përputhje me kushtet e saj, përbën një mospërmbushje të rëndësisë së veçantë ose
thelbësore.
121

Neni 727
Në rastin kur blerësit i është marrë sendi si pasojë e të drejtave që një i tretë ka paraqitur mbi
të, shitësi është i detyruar të shpërblejë dëmin sipas nenit 744.
Në rastin kur blerësit i është marrë pjesërisht sendi dhe se në bazë të rrethanave ai nuk do të
përfundonte kontratën, zbatohet paragrafi i mësipërm.

Neni 728
Blerësi, i paditur nga një i tretë që pretendon se ka të drejta mbi sendin e shitur, duhet ta
thërasë shitësin në çështje. Kur nuk e bën këtë dhe në dëm të tij është dhënë një vendim i formës
së prerë, humbet të drejtën e garancisë për evinksion në qoftë se shitësi provon se ekzistonin arsye
të mjaftueshme për të refuzuar kërkesën.
Blerësi që ka njohur vullnetarisht të drejtën e të tretit, e humb të drejtën e garancisë për
evinksion në qoftë se nuk provon se nuk ekzistonin arsye të mjaftueshme për të penguar marrjen e
sendit.

Neni 729
Në qoftë se blerësi ka shmangur marrjen e sendit me anën e pagimit të një shume parash,
shitësi mund të shkarkohet duke kthyer shumën e paguar, interesat e saj, si dhe të gjitha
shpenzimet.
Detyrimet e blerësit në shitjen e pasurisë së luajtshme

Neni 730
Detyrimi i blerësit për të paguar çmimin përfshin marrjen e masave dhe respektimin e
formaliteteve të kërkuara nga kontrata ose nga dispozita të veçanta për kryerjen e pagimit.

Neni 731
Në rast se blerësi nuk është i detyruar të paguajë çmimin në një vend tjetër të caktuar, ai
duhet ta paguajë atë në vendbanimin ose qendrën zyrtare të shitësit ose, kur pagimi duhet të bëhet
në kohën e dorëzimit të sendeve ose dokumenteve, në vendin e dorëzimit.

Neni 732
Në qoftë se blerësi nuk është i detyruar të paguajë çmimin në një moment tjetër të caktuar, ai
duhet ta paguajë atë kur shitësi vë në dispozicion të tij sendet apo dokumentet që i përfaqësojnë.
Në qoflë se kontrata përfshin transportin e sendeve, shitësi mund të kryejë spedicionin me kusht
që sendet ose dokumentet, që i përfaqësojnë ata, t’i dorëzohen blerësit para pagimit të çmimit.

Neni 733
Blerësi duhet të paguajë çmimin në datën e caktuar ose të përcaktueshme në bazë të kontratës
ose ligjit, pa qenë nevojë e kërkesës së shitësit.

Neni 734
Detyrimi i blerësit për marrjen në dorëzim është kryerja e çdo veprimi që mund të pritet prej
tij në mënyrë të arsyeshme, për t’i lejuar shitësit të bëjë dorëzimin dhe blerësi të tërheqë sendet.
122

Neni 735
Në qoftë se në kontratë parashikohet se blerësi duhet të përcaktojë formën, madhësinë ose
karakteristika të tjera të sendeve, dhe në qoftë se ky nuk e bën këtë përcaktim në datën e caktuar
ose brenda një kohe të arsyeshme pas marrjes së kërkesës së shitësit, ky mund ta kryejë vetë këtë
përcaktim në përputhje me kërkesat e blerësit, për të cilat mund të jetë në dijeni.
Në qoftë se shitësi e bën vetë përcaktimin, duhet të njoftojë blerësin për rregullat e këtij
përcaktimi dhe të vendosë një afat të arsyeshëm brenda të cilit blerësi mund të kryejë një
përcaktim tjetër. Në qoftë se pasi të ketë marrë këtë njoftim, blerësi nuk e përdor këtë mundësi
brenda afatit të vendosur, përcaktimi i bërë nga shitësi është i detyrueshëm.

Neni 736
Shitësi mund t’i caktojë blerësit një afat shtesë të arsyeshëm për përmbushjen e detyrimeve të
veta. Me përjashtim të rastit kur shitësi nuk ka marrë njoftim nga blerësi se ky nuk do ta
përmbushë detyrimin brenda afatit të caktuar, gjatë kësaj periudhe, shitësi nuk mund të përdorë
asnjë mjet ligjor për përmbushjen e detyrimeve. Gjithsesi shitësi nuk humbet të drejtën për të
kërkuar shpërblimin e dëmit për vonesën në përmbushje.

Neni 737
Shitësi mund ta deklarojë kontratën të zgjidhur:
1. në qoftë se mospërmbushja nga ana e blerësit e një detyrimi që rrjedh nga kontrata ose nga
ligji përbën një mospërmbushje me rëndësi të veçantë ose thelbësore;
2. në qoftë se blerësi nuk përmbush detyrimet e tij për të paguar çmimin ose për të marrë në
dorëzim sendet në afatin shtesë të caktuar nga shitësi, ose deklaron se nuk do ta bëjë brenda këtij
afati.
Në qoftë se blerësi ka paguar çmimin, shitësi humb të drejtën të shpallë kontratën të zgjidhur
po qe se këtë nuk e kërkon:
1. në rastin e përmbushjes së vonuar të detyrimeve të blerësit, para se të marrë dijeni për
ekzekutimin e detyrimit;
2. në rastin e një mospërmbushjeje tjetër të ndryshme nga mospërmbushja e vonuar, brenda
një kohe të arsyeshme:
a) që nga momenti kur ka marrë dijeni ose duhet të kishte marrë dijeni për një
mospërmbushje të tillë;
b) pas mbarimit të afatit shtesë të caktuar prej tij, ose pasi blerësi të ketë deklaruar se nuk do
të përmbushë detyrimet e veta brenda këtij afati shtesë.

Neni 738
Përveç marrëveshjeve ose zakoneve tregtare të kundërta, në qoftë se sendet e shitura duhet të
transportohen nga një vend në tjetrin, dhe shitësi nuk është i detyruar të bëjë dorëzimin në një
vend të caktuar në kontratë, rreziku i kalon blerësit kur sendi i dorëzohet transportuesit të parë për
t’ia dërguar blerësit, edhe sikur sendet të jenë të ngarkuara në mënyrë të paambalazhuar.
Në qoftë se shitësi detyrohet t’ia dorëzojë sendet transportuesit në një vend të caktuar në
kontratë, rreziku kalon tek blerësi vetëm kur sendet i dorëzohen transportuesit në vendin e
përmendur. Fakti që shitësi është i autorizuar të mbajë dokumentet përfaqësuese të sendeve, nuk
ndikon në kalimin e rrezikut.

Neni 739
123
Në qoftë se shitësi ka kryer një mospërmbushje thelbësore të kontratës, dispozitat e nenit të
mëparshëm nuk privojnë mjetet juridike që blerësi ka në dorë ndaj mospërmbushjes së detyrimeve
kontraktore.

Dispozita të përbashkëta për detyrimet e shitësit dhe të blerësit
Neni 740
Njëra palë mund të pezullojë përmbushjen e detyrimeve të veta në qoftë se, pas përfundimit
të kontratës, del qartë se pala tjetër nuk do të përmbushë pjesën thelbësore të detyrimeve të saj si
rrjedhim:
1. të një pamundësie të rëndë në aftësinë e vet për ta përmbushur ose në aftësinë e vet
paguese;
2. të mënyrës në të cilën përgatitet për të filluar ose vazhduar zbatimin e kontratës. Në qoftë
se shitësi i ka shitur sendet, para se të shfaqeshin kushtet e përmendura në paragrafin e mësipërm,
ai mund të kundërshtojë dorëzimin e sendeve blerësit edhe sikur ky të zotërojë një dokument që e
legjitimon atë për t’i marrë.
Një kundërshtim i tillë ka efekt ekskluzivisht në marrëdhëniet midis blerësit dhe shitësit. Pala
që pezullon zbatimin duhet të njoftojë menjëherë palën tjetër dhe duhet të vazhdojë përmbushjen
në qoftë se pala tjetër jep garanci të përshtatshme lidhur me përmbushjen e detyrimeve të saj.

Neni 741
Në rastin e një kontrate shitjeje me dorëzime të pjesshme, kur mospërmbushja nga ana e
njërës palë kontraktuese ndaj njërit prej detyrimeve të saj lidhur me një dorëzim, përbën një
mospërmbushje me rëndësi të veçantë të kontratës që lidhet me këtë dorëzim, pala tjetër mund ta
shpallë kontratën të zgjidhur për sa i takon këtij dorëzimi.
Në qoftë se mospërmbushja nga ana e njërës palë kontraktuese e detyrimeve të veta lidhur
me një dorëzim, i jep palës tjetër arsye të bazuara për të gjykuar se do të ndodhë një
mospërmbushje thelbësore lidhur me dorëzimet e ardhshme, kjo mund ta shpallë kontratën të
zgjidhur për të ardhmen, mjafton që këtë ta bëjë brenda një kohe të arsyeshme.
Blerësi që e shpall kontratën të zgjidhur për sa i takon një dorëzimi mundet, në të njëjtën
kohë, të shpallë zgjidhjen për dorëzimet e bëra më parë ose për dorëzimet e ardhshme në qoftë se
për shkak të ndërvarësisë së tyre këto dorëzime nuk do të mund të përdoreshin për qëllimin e
caktuar nga palët në kontratë.

Neni 742
Në rastin e zgjidhjes së kontratës, shitësi duhet të kthejë çmimin dhe t’i paguajë blerësit
shpenzimet dhe pagimet e bëra ligjërisht.
Blerësi duhet të kthejë sendin, në qoftë se ky nuk ka humbur ose është shkatërruar si rrjedhim
i veseve të tij.

Neni 743
Në qoftë se njëra palë vonon të paguajë çmimin ose çdo shumë tjetër, pala tjetër ka të drejtë
të kërkojë kamatat për këto shuma pa cenuar shpërblimin e dëmit.

Neni 744
Shitësi duhet t’i kthejë blerësit çmimin e paguar, edhe sikur sendit t’i jetë pakësuar vlefta ose
të jetë dëmtuar. Në qoftë se ulja e vleftës ose dëmtimi vijnë si pasojë e një veprimi të blerësit, nga
124
shuma e mësipërme duhet zbritur përfitimi që ka nxjerrë blerësi, përveç sa parashikohet në nenin
640.

Neni 745
Në qoftë se kontrata është zgjidhur dhe po qe se, në mënyrë të arsyeshme dhe brenda një
afati të arsyeshëm pas zgjidhjes, blerësi ka kryer një blerje për të zëvendësuar ose shitësi i ka
rishitur sendet, pala që kërkon dëmshpërblimin mund të marrë diferencën midis çmimit të
parashikuar në kontratë dhe çmimit të shitblerjes zëvendësuese, si dhe çdo shpërblim tjetër që
mund të kërkohet në bazë të nenit të mësipërm.

Shitja me rezervë e pronës
Neni 746
Kur çmimi i shitjes paguhet me këste, blerësi e fiton pronësinë e sendit me pagimin e këstit të
fundit të çmimit, duke marrë përsipër rreziqet që në çastin e dorëzimit. Kalimi me rezervë i
pronësisë me kushtin e sipërm duhet të pasqyrohet në kontratë.
Neni 747
Kalimi i pronësisë sipas dispozitës së mësipërme, mund t’u kundrejtohet kreditorëve të
blerësit, kur rrjedh nga një akt i shkruar në datë të saktë përpara masës për sigurimin e kredisë.
Kur objekti i shitjes janë sende të paluajtshme ose sende të luajtshme të regjistruara,
zbatohen dispozitat mbi regjistrimin.

Neni 748
Mospagimi vetëm i një kësti, që nuk kalon një të tetën e çmimit, nuk sjell zgjidhjen e
kontratës, dhe blerësi ruan të drejtën e afatit lidhur me këstet e mëvonëshme, pavarësisht nga
ndonjë marrëveshje e kundërt.

Neni 749
Kur zgjidhja e kontratës është rrjedhim i mospërmbushjes së detyrimeve të blerësit, shitësi
duhet të kthejë pagesat e bëra, përpos të drejtës për një shpërblim për përdorimin e sendit, apo
shpërblimit të dëmit.
Kur në kontratë është parashikuar që pagesat e bëra t’i mbetë, shitësit me titull
dëmshpërblimi, gjykata sipas rrethanave të çështjes mund të pakësojë këtë dëmshpërblim.

Neni 749/a
(Shtuar me ligjin nr. 8536, datë 18.10.1999, neni 4)
Rregullat e parashikuara nga nenet 746, 747, 748 dhe 749 nuk zbatohen për shitjet me
rezervë të pronës, lidhur me transaksione financiare me barrë siguruese, për të cilat zbatohen
rregullat e përcaktuara me ligj të veçantë.

Shitja e sendeve të paluajtshme
Neni 750
Shitja e sendeve të paluajtshme kryhet sipas mënyrave të parashikuara në nenin 83 të këtij
Kodi, përndryshe është e pavlefshme.

Neni 751
125
Shitja me kusht e sendeve të paluajtshme regjistrohet në regjistrat e pasurisë së paluajtshme
pasi të jetë vërtetuar kushti.

Neni 752
Kur një send i paluajtshëm i caktuar shitet, duke treguar përmasat dhe me një çmim të
vendosur mbi bazën e një pagese për çdo njësi matëse, blerësi ka të drejtë për një zbritje të
çmimit, në qoftë se madhësia efektive e sendit të paluajtshëm është më e vogël se ajo e treguar në
kontratë.
Në qoftë se përmasat e sendit rezultojnë më të mëdha se ato që tregohen në kontratë, blerësi
duhet të paguajë shtesën e çmimit, por ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata kur teprica tejkalon
një të njëzetën pjesë të madhësisë së deklaruar.

Neni 753
Në rastin kur çmimi përcaktohet në lidhje me vetë sendin e paluajtshëm dhe jo me madhësinë
e tij, edhe pse kjo është dhënë, nuk bëhet ulje ose ngritje çmimi, përveç kur madhësia reale është
më e vogël ose më e madhe se një e njëzeta pjesë e asaj të treguar në kontratë.
Në rastin kur duhet paguar një çmim shtesë, blerësi mund të zgjedhë ose heqjen dorë nga
kontrata ose nga pagimi i shtesës.

Neni 754
Në qoftë se dy ose më shumë sende të paluajtshme janë shitur me të njëjtën kontratë për një
çmim të vetëm dhe të njëjtë, duke treguar madhësinë e secilit prej tyre, dhe del se sasia është më e
vogël tek njëri dhe më e madhe tek tjetri, bëhet kompensimi deri në sasinë e duhur; e drejta për
shtesën ose për pakësimin e çmimeve bëhet në përputhje me dispozitat e caktuara më sipër.

Neni 755
E drejta e shitësit për shtesën dhe e blerësit për pakësimin e çmimit ose për heqjen dorë nga
kontrata parashkruhet dy vjet pas dorëzimit të sendit të paluajtshëm.

Neni 756
E drejta e blerësit për të kundërshtuar të metat e sendit të paluajtshëm, parashkruhet me
kalimin e pesë vjetëve nga momenti i dorëzimit të sendit.

KREU II

SHKËMBIMI
Neni 757
Shkëmbimi është kontrata që ka për objekt kalimin e ndërsjellë të pronësisë së sendeve ose të
të drejtave të tjera nga njëri kontraktues tek tjetri.
Neni 758
126
Shkëmbyesi, në rast se ka pësuar marrjen e sendit dhe nuk ka ndërmend ta rimarrë atë, ka të
drejtë të marrë vleftën e tij, sipas dispozitave të caktuara për shitjen, si dhe shpërblimin e dëmit.

Neni 759
Shpenzimet e shkëmbimit dhe shpenzime të tjera shtesë janë në ngarkim të të dy palëve në
pjesë të barabarta, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

Neni 760
Rregullat e caktuara për kontratën e shitjes zbatohen edhe për kontratën e shkëmbimit, për aq
sa janë në pajtim me atë.

KREU III
DHURIMI

Neni 761
Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës
tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat ajo i pranon.
Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga
trashëgimi.
Neni 762
Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin
pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm përsa i takon kësaj.

Neni 763
Dhurimi, që ka për objekt detyrimet periodike, shuhet me vdekjen e dhuruesit, përveç rasteve
kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

Neni 764
Dhurimi i sendeve të paluajtshme duhet të bëhet me akt publik dhe të regjistrohet, përndryshe
është i pavlefshëm.
Pranimi mund të bëhet me po atë akt, ose me akt të mëvonshëm. Në këtë rast dhurimi quhet i
përfunduar nga momenti kur akti i pranimit i është njoftuar dhuruesit.
Në qoftë se ka për objekt sende të luajtshme, ai është i vlefshëm kur ato specifikohen duke
treguar edhe vleftën e tyre në kontratën e dhurimit.
Kontrata quhet e lidhur nga çasti i dorëzimit të sendit.
Përpara se kontrata të jetë lidhur, dhuruesi ose pranuesi i dhurimit mund të revokojnë
deklaratën e tyre.

Neni 765
Dhurimi mund të kundërshtohet për lajthitje të shkakut, kur ky lidhet me faktin ose me të
drejtën, po qe se shkaku rrjedh nga akti dhe ka shtyrë dhuruesin të bëjë dhurimin.

Neni 766
127
Dhuruesi për mospërmbushjen ose vonesën në dhurim, është përgjegjës vetëm për qëndrime
të kryera me dashje ose me pakujdesi të rëndë.

Neni 767
Dhuruesi mund të vërë si kusht kthimin e sendeve të dhuruara, si për shkak të vdekjes së
përparshme të pranuesit të dhurimit, ashtu edhe të vdekjes së përparshme të pasardhësve të tij.
Kthimi mund të ndodhë vetëm në favor të dhuruesit.
Marrëveshja në favor të të tjerëve konsiderohet si e palidhur.

Neni 768
Dhurimi mund të rëndohet me kusht ose me barrë. Dhuruesi është i detyruar të përmbushë
barrën brenda kufijve të vleftës së sendit të dhuruar.
Për të përmbushur barrën mund të veprojë, përveç dhuruesit dhe çdokush i interesuar.
Zgjidhja e kontratës së dhurimit për mospërmbushje të barrës mund të kërkohet nga dhuruesi ose
trashëgimtarët e tij, në qoftë se është parashikuar në aktin e dhurimit.
Barra e paligjshme ose e pamundur quhet e paqenë, ajo gjithsesi e bën të paqenë dhurimin në
qoftë se ka përbërë të vetmin shkak përcaktues të kontratës.

Neni 769
Dhuruesi detyrohet t’i japë garanci pranuesit të dhurimit për përkatësinë e sendit të dhuruar
dhe zhveshjen që mund të pësojë nga të tjerët për sendet e dhuruara, në këto raste:
1. në qoftë se ka premtuar shprehimisht garancinë;
2. në qoftë se marrja e sendit varet nga mashtrimi e nga qëndrime personale të tij;
3. në qoftë se dhurimi i ngarkon barrë pranuesit të dhurimit ose dhurimi është për shkak
shpërblimi, raste në të cilat garancia vihet deri në vleftën e barrës ose të tërësisë së premtimeve të
marra nga dhuruesi.

Neni 770
Garancia e dhuruesit nuk shtrihet në të metat e asaj çka është dhuruar, përveç kur dhuruesi ka
vepruar me mashtrim, si dhe kur ka marrëveshje të posaçme.

Neni 771
Dhuruesi, për dhurimet që nuk janë të zakonshme ose që nuk janë bërë për shpërblim, mund
të kërkojë revokimin e dhurimit kur ai që ka marrë dhurimin:
a) me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë dhuruesin, bashkëshortin ose fëmijët, ose
prindërit e tij;
b) pa të drejtë nuk i jep dhuruesit ushqim kur është i detyruar sipas ligjit.
Padia për revokimin e dhurimit duhet të ngrihet brenda një viti nga dita që dhuruesi ka marrë
njoftim për shkaqet që i japin të drejtë që të kërkojë revokimin e dhurimit.
Padia e filluar mund të vazhdohet edhe nga trashëgimtarët e dhuruesit ose mund të ngrihet
nga vetë këta, në rast se dhuruesi ka vdekur brenda vitit, nga dita që ka lindur shkaku për të
ngritur padinë.
Heqja dorë që më parë nga padia është e pavlefshme.
Revokimi i dhurimit nuk cenon të drejtat që kanë fituar të tretët mbi sendin e dhuruar para se
të ngrihet padia.
128

KREU IV

FURNIZIMI

Neni 772
Furnizimi është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet, kundrejt pagesës së një çmimi,
të kryejë në dobi të palës tjetër furnizime periodike ose të vazhdueshme të sendeve.
Sendet e furnizuar mund të jenë të luajtshme ose të paluajtshme, gjithashtu mund të jenë në
trajtë energjie ose titujsh krediti.

Neni 773
Kur nuk është përcaktuar sasia e furnizimit nënkuptohet se marrëveshja është për sasinë që
përkon me nevojat normale të palës që furnizohet deri në kohën e përfundimit të kontratës.
Në qoftë se palët kanë vendosur vetëm kufirin maksimal dhe minimal për furnizimin ose për
shërbimet e veçanta, i takon atij që ka të drejtën e furnizimit të vendosë brenda kufijve të
mësipërm për sasinë e duhur.
Në qoftë se sasia e furnizimit duhet të përcaktohet sipas nevojave mbi një sasi minimale të
caktuar në kontratë, pala që furnizohet përgjigjet për sasinë përkatëse sipas nevojave në rast se
tejkalohet sasia minimale.

Neni 774
Në furnizimin me karakter periodik, në qoftë se çmimi do të përcaktohet sipas nenit 707 të
këtij Kodi, merret parasysh koha e mbarimit të furnizimeve të veçanta dhe vendi ku këto duhet të
kryhen.

Neni 775
Në furnizimin me karakter periodik, çmimi përkon me dokumentin e furnizimeve të veçanta.
Në furnizimin me karakter të vazhdueshëm çmimi paguhet sipas afateve të zakonshme.

Neni 776
Afati i caktuar në kontratë për furnizime të veçanta prezumohet si i vendosur në dobi të dy
palëve.
Në qoftë se palës që furnizohet i është dhënë e drejta të caktojë afatin e furnizimeve të
veçanta, ajo duhet t’i njoftojë datën furnizuesit me anë të një paralajmërimi në një kohë të
arsyeshme.

Neni 777
Në rast mospërmbushjeje prej njërës nga palët të detyrimeve të veçanta, pala tjetër mund të
kërkojë zgjidhjen e kontratës, në qoftë se mospërmbushja ka një rëndësi të veçantë dhe është e
tillë sa që dëmton besimin në sigurinë e përmbushjeve të mëpasshme.

Neni 778
Në qoftë se pala që ka të drejtë për t’u furnizuar nuk e ka përmbushur detyrimin dhe
mospërmbushja është me pak rëndësi, furnizuesi nuk mund të pezullojë zbatimin e kontratës pa
bërë më parë një paralajmërim të arsyeshëm.
129

Neni 779
Në rast se në kontratë është vendosur kushti i ekskluzivitetit në favor të furnizuesit, pala
tjetër nuk mund të përfitojë furnizime të të njëjtit lloj nga të tretët dhe as mund të realizojë, me
mjetet e veta, prodhimin e sendeve që formojnë objektin e kontratës, në qoftë se për këtë nuk ka
marrëveshje të kundërt ose kur në ligj disponohet ndryshe.

Neni 780
Në qoftë se kushti i ekskluzivitetit është vendosur në dobi të palës që ka të drejtë për t’u
furnizuar, furnizuesi nuk mund të bëjë as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi furnizime të të njëjtit lloj e
që formojnë objektin e kontratës, në zonën për të cilën është dhënë ekskluziviteti dhe brenda afatit
të kontratës.
Kushti i ekskluzivitetit, që përmbahet në një kontratë furnizimi, përbën një kusht barrësor që
kërkon miratim të posaçëm me shkrim.

Neni 781
Pala që ka të drejtën për t’u furnizuar, kur merr përsipër detyrimin për të shtuar shitjen e
sendeve për të cilat ka ekskluzivitet, në zonën që i është caktuar, përgjigjet për dëmet që
shkaktohen nga mospërmbushja e këtij detyrimi, edhe në qoftë se kontratën e ka zbatuar për
sasinë minimale që është caktuar.

Neni 782
Në qoftë se kohëzgjatja e furnizimit nuk është vendosur, secila nga palët mund të tërhiqet
nga kontrata, duke njoftuar paraprakisht furnizuesin brenda afatit të vendosur prej tyre dhe, në
mungesë të tij, brenda një afati të arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe natyrën e furnizimit.
Neni 783
Në kontratën e furnizimit zbatohen edhe dispozitat që rregullojnë kontratën për furnizimet e
veçanta, për aq sa nuk vijnë në kundërshtim me dispozitat e mësipërme.

KREU V

ENFITEOZA
Kuptimi i enfiteozës
Neni 784
Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të
përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë.

Neni 785
Kohëzgjatja e enfiteozës caktohet në kontratë.

Neni 786
130
Kontrata e enfiteozës duhet të bëhet në formën që kërkohet për kalimin e pronësisë për
pasuritë e paluajtshme.

Të drejtat e detyrimet e pronarit dhe të enfiteozëmarrësit
Neni 787
Enfiteozëmarrësi e gëzon sendin sikurse dhe pronari, me përjashtim të kufizimeve të
parashikuara në kontratën për krijimin e enfiteozës.
Megjithatë ai nuk mundet që, pa pëlqimin e pronarit, të përdorë sendin në një destinacion
tjetër.

Neni 788
Enfiteozëmarrësit i përkasin frytet natyrore të ndara, frytet civile që janë bërë të kërkueshme
gjatë enfiteozës dhe të drejtat e përdorimit të nëntokës në kufijtë e parashikuar me ligj, përveç kur
në kontratë është parashikuar ndryshe.

Neni 789
Kur prona në enfiteozë humbet tërësisht, enfiteoza shuhet dhe enfiteozëmarrësi shkarkohet
nga detyrimi përkatës për të ardhmen.
Kur prona humbet ose dëmtohet në pjesë të dukshme e të rëndësishme të saj, aq sa nuk mund
të sigurohen të ardhura sa të shlyhet shpërblimi i caktuar në kontratë, mund të kërkohet një ulje e
tij ose prishja e kontratës, duke shlyer palët detyrimet reciproke.
Kërkesa duhet të bëhet brenda një viti nga dita që ka ndodhur humbja ose dëmtimi i pronës
në enfiteozë.
Enfiteozëmarrësi nuk mund të kërkojë shkarkimin nga detyrimi për pagimin e shpërblimit
ose uljen e tij, për shkak mosprodhimi ose humbje të fryteve, qoftë edhe për rast fator.

Neni 790
Dhënia e pronës në nënenfiteozë nuk lejohet.

Neni 791
Enfiteozëmarrësi mund të kërkojë në çdo kohë zgjidhjen e kontratës dhe mbarimin e
enfiteozës, përveç kur parashikohet ndryshe në kontratë.
Enfiteozëdhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe mbarimin e enfiteozës, kur
enfiteozëmarrësi nuk ka shlyer detyrimin përkatës për dy periudha rresht, dëmton ose nuk
mirëmban e përmirëson pronën e nuk përmbush në mënyrë të dukshme detyrimet që rrjedhin nga
kontrata.

Neni 792
Tatimet dhe detyrimet e tjera që rëndojnë mbi pronën janë në ngarkim të enfiteozëmarrësit,
përveç kur në ligj parashikohet ndryshe.
Kur në kontratë këto detyrime janë lënë në ngarkim të pronarit, ato nuk mund të kalojnë
shpërblimin e caktuar për enfiteozën.

Neni 793
131
Në rast tjetërsimi të enfiteozës, enfiteozëmarrësi i ri dhe ai përpara tij, detyrohen solidarisht
për shpërblimin e papaguar të enfiteozës, përveç kur enfiteozëmarrësit të mëparshëm i është
njoftuar akti i tjetërsimit prej enfiteozëdhënësit.
Në rast tjetërsimi të një të drejte të tillë prej pronarit, fituesi nuk mund të kërkojë
përmbushjen e detyrimeve nga enfiteozëmarrësi përpara se atij t’i njoftohet akti i tjetërsimit.

Neni 794
Kur në kontratë nuk parashikohet ndryshe, enfiteozëmarrësi gjatë vazhdimit të enfiteozës ose
kur ajo pushon, ka të drejtë t’i heqë ndërtimet, punimet e tjera e mbjelljet e kryera jashtë kushteve
të enfiteozës ose që i janë blerë pronarit, por gjithnjë pa dëmtuar pronën e duke kthyer atë në
gjendjen e mëparshme.

Neni 795
Kur zgjidhet kontrata, enfiteozëmarrësit i takon vlefta e përmirësimeve të kryera në masën që
është rritur vlefta e pronës, kur ajo ekziston në kohën e kthimit të saj.

Neni 796
Enfiteozëmarrësi ka të drejtë të mbajë sendin e dhënë në enfiteozë, deri në shlyerjen e
kredive që rrjedhin prej saj. Çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme.
Pronari ka të drejtë të mbajë sendet që i takojnë enfiteozëmarrësit deri në shlyerjen e
detyrimeve ndaj tij.

Neni 797
Kur lind nevoja të bëhen ndreqje të jashtëzakonshme në pronën e dhënë në enfiteozë,
enfiteozëmarrësi është i detyruar të njoftojë pronarin dhe t’i japë atij mundësi për t’i kryer ato.
Enfiteozëdhënësi nuk është i detyruar të kryejë ndonjë riparimt ë zakonshëm.

Neni 798
Personat që gëzojnë bashkërisht një të drejtë enfiteotike përgjigjen solidarisht për pagimin e
shpërblimit për enfiteozën.
Kur prona e dhënë në enfiteozë ndahet dhe ata gëzojnë pjesë të saj, secili përgjigjet për
detyrimet që rrjedhin nga enfiteoza, proporcionalisht me vleftën e pjesës që gëzon.

Neni 799
Dispozitat e këtij kreu zbatohen edhe kur enfiteoza gëzohet nga një ose disa persona juridikë,
përveç kur ajo ndalohet nga ligji.

Neni 800
Enfiteozëmarrësi mund të fitojë në dobi të pronës servitute aktive dhe ta ngarkojë atë me
servitute pasive, për një kohë sa parashikohet në kontratë, gjithnjë duke njoftuar
enfiteozëdhënësin me shkresë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 21:37
vazhdon

KREU VI

QIRAJA
132

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 801
Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër
(qiramarrësit) një send të caktuar, nëgëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar.

Neni 802
Qiradhënësi duhet:
1. t’i dorëzojë qiramarrësit sendin në kohën e caktuar dhe në gjendje që të lejojë përdorimin
për të cilën palët janë marrë vesh;
2. të kujdeset për të mbajtur sendin në po këtë gjendje;
3. të garantojë gëzimin e qetë gjatë periudhës së qirasë.

Neni 803
Qiraja nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se tridhjetë vjet, përveç kur parashikohet
ndryshe nga ligji. Në qoftë se ajo është lidhur për një periudhë kohe më të gjatë ose pa afat, ka
fuqi vetëm për afatin e sipërm.
Për ndërtesat që përdoren për banim, kontrata e qirasë nuk mund të lidhet për një kohë më të
gjatë se pesë vjet.
Për sende të luajtshme të dhëna për pajisjen e një sendi të paluajtshëm, afati është baraz me
kohëzgjatjen e qirasë së këtij të fundit.
Kontrata e qirasë, për një kohë më të gjatë se një vit, duhet bërë me shkresë.

Neni 804
Qiramarrësi, që ka ekzekutuar në rregull detyrimet që kanë rrjedhur nga kontrata, ka të
drejtën që të preferohet ndaj personave të tjerë në rast se, me mbarimin e kohës së qerasë, do të
lidhet kontrata e re.

Të drejta e detyrime të qiradhënësit
Neni 805
Qiradhënësi duhet të kryejë, gjatë periudhës së qirasë, të gjitha riparimet, me përjashtim të
punimeve për mirëmbajtjen e përditshme që janë në ngarkim të qiramarrësit.
Për sende të luajtshme, shpenzimet për ruajtjen e për mirëmbajtjen e zakonshme janë në
ngarkim të qiramarrësit, përveçse kur me marrëveshje parashikohet ndryshe.
Kur sendi i dhënë me qira ka nevojë për riparime, që nuk janë në ngarkim të qiramarrësit, ky
është i detyruar të njoftojë qiradhënësin.
Në rast riparimesh urgjente qiramarrësi mund t’i kryejë ato drejtpërdrejt, kundrejt kthimit të
shpenzimeve, me kushte që të njoftojë menjëherë qiramarrësin.

Neni 806
Në qoftë se në kohën e dorëzimit, sendi i dhënë me qira cenohet nga të meta që ulin në
mënyrë të dukshme vlerën e përdorimit të kontraktuar, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e
kontratës, ose zbritjen e çmimit të qerasë, përveç kur ai ka patur dijeni për të metën ose ajo është
lehtësisht e dallueshme.
Qiradhënësi është i detyruar t’i paguajë qiramarrësit dëmet e ardhura nga veset e sendit, në
qoftë se nuk provon se, pa patur faj, nuk ka patur dijeni për këto vese në momentin e dorëzimit.
133
Në qoftë se veset e sendit vënë para një rreziku të madh shëndetin e qiramarrësit ose të
familjes apo të vartësve të tij, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës edhe po qe se
veset njiheshin prej tij.

Neni 807
Marrëveshja, me të cilën përjashtohet ose kufizohet përgjegjësia e qiradhënësit për veset e
sendit, nuk ka efekt në qoftë se qiradhënësi ia ka fshehur me keqbesim qiramarrësit ato, ose kur
veset janë të tilla që të pengojnë gëzimin e sendit.

Neni 808
Dispozitat e neneve të mësipërme janë të zbatueshme edhe në rastet e veseve të sendit të
ndodhura gjatë qirasë.

Neni 809
Në qoftë se gjatë qirasë sendi i dhënë me qira ka nevojë për riparime urgjente, qiramarrësi
duhet të lejojë kryerjen e tyre. Në qoftë se sendi nuk riparohet brenda një kohe të arsyeshme,
qiramarrësi ka të drejtë për një ulje përpjesëtimore të qirasë.

Neni 810
Qiradhënësi detyrohet të garantojë qiramarrësin nga shqetësimet që pakësojnë vlerën e
përdorimit dhe të gëzimit të sendit, të shkaktuara nga të tretët që pretendojnë se kanë të drejta mbi
të njëjtin send.
Qiradhënësi nuk është i detyruar të garantojë qiramarrësin nga shqetësimet e të tretëve që
nuk pretendojnë të kenë të drejta mbi sendin. Në këtë rast qiramarrësi ruan të drejtën të ngrejë
padi kundër të tretëve në emrin e tij.

Neni 811
Në qoftë se të tretët që krijojnë shqetësime pretendojnë se kanë të drejta mbi sendin e dhënë
me qira, qiramarrësi është i detyruar ta njoftojë menjëherë qiradhënësin, përndryshe ngarkohet me
shpërblimin e dëmit.
Në qoftë se të tretët veprojnë në rrugë gjyqësore, qirradhënësi është i detyruar të marrë pjesë
në proces, po qe se thirret.

Të drejta e detyrime të qiramarrësit
Neni 812
Qiramarrësi duhet:
1. të marrë në dorëzim sendin dhe ta përdorë për qëllimin që është parashikuar në kontratë
dhe, kur nuk është parashikuar, sipas qëllimit që del nga natyra e sendit;
2. të kryejë pagesën në afatet e caktuara.
Neni 813
Qiramarrësi përgjigjet për humbjen dhe dëmtimin e sendit të cilat ndodhin gjatë kontratës së
qirasë.

Neni 814
134
Qiramarrësi duhet t’ia kthejë qiradhënësit sendin në të njëjtën gjendje që e ka marrë, në
përputhje me përshkrimin e bërë nga palët në kontratë, përveç dëmtimit ose konsumimit të
zakonshëm nga përdorimi i sendit në përputhje me kontratën.
Në mungesë të përshkrimit në kontratë prezumohet se qiramarrësi e ka marrë sendin në
gjëndje të mirë përdorimi.
Qiramarrësi nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e shkaktuar si pasojë e vjetërsisë.
Sendet e luajtshme duhet të kthehen në vendin ku janë marrë në dorëzim.

Neni 815
Qiramarrësi që është në vonesë për të kthyer sendin, detyrohet t’i japë qiradhënësit pagesën e
caktuar deri në dorëzim, përveç detyrimit për të shpërblyer dëmin përkatës.

Neni 816
Përveç kur parashikohet ndryshe në ligj, qiramarrësi nuk ka të drejtë të shpërblehet për
përmirësimet e bëra sendit të marrë me qira. Por në qoftë se ka patur pëlqimin e qiradhënësit, ky
është i detyruar t’i paguajë një kompensim që i korrespondon shumës më të vogël midis shumës
së shpenzimeve dhe vleftës së rezultatit të dobishëm në kohën e dorëzimit. Kur qiramarrësi nuk ka
të drejtë kompensimi, vlefta e përmirësimeve mund të kompensojë dëmtimet që kanë ndodhur për
pakujdesinë e rëndë të qiramarrësit.

Neni 817
Qiramarrësi që ka bërë shtesa në sendin e marrë me qira, ka të drejtë t’i heqë ato në mbarim
të qirasë, kur kjo mund të kryhet pa dëmtuar sendin, përveç kur pronari pranon t’i mbajë vetë
shtesat. Në këtë rast ky duhet t’i paguajë qiramarrësit një kompensim të barabartë me shumën më
të vogël midis shpenzimeve dhe vleftës të shtesave në kohën e ridorëzimit.
Në qoftë se shtesat nuk mund të ndahen pa dëmtuar sendin dhe përbëjnë një përmirësim të tij,
zbatohen rregullat e parashikuara nga neni 810.

Neni 818
Qiramarrësi, veç marrëveshjes së kundërt, ka të drejtë të japë me nënqira sendin që ka marrë
me qira, por nuk mund t’ia kalojë kontratën një tjetri pa pëlqimin e qiradhënësit.
Për sende të luajtshme dhënia me nënqira bëhet me pëlqimin e qiradhënësit.

Neni 819
Qiradhënësi, pa cenuar të drejtat e tij ndaj qiramarrësit, mund të ngrejë padi kundër
nënqiramarrësit për të kërkuar çmimin e nënqirasë për të cilën ky i fundit është ende debitor në
momentin e ngritjes së padisë dhe për ta detyruar atë të përmbushë të gjitha detyrimet e tjera që
rrjedhin nga kontrata e nënqirasë.
Shpallja e pavlefshme e kontratës së qirasë ose zgjidhja e saj ka efekt edhe ndaj
nënqiramarrësit, dhe vendimi i marrë midis qiradhënësit dhe qiramarrësit ka efekt edhe ndaj tij.

Mbarimi i kontratës së qirasë
Neni 820
Qiraja me afat të caktuar nga palët, pushon me mbarimin e afatit, pa qënë e nevojshme
shpallja e mbarimit të saj.
135
Qiraja në të cilën nuk caktohet afat nuk pushon, në qoftë se përpara afatit të vendosur sipas
nenit 803 të këtij Kodi njëra nga palët njofton palën tjetër se heq dorë nga qiraja.

Përsëritja e kontratës së qirasë
Neni 821
Qiraja përtërihet në qoftë se, pasi të ketë mbaruar afati i saj, qiramarrësit i lihet në përdorim
sendi i dhënë me qira pa kundërshtimin e qiradhënësit.
Qiraja e re rregullohet me të njëjtat kushte si e mëparshmja, por kohëzgjatja e saj caktohet si
për qiratë me afat të caktuar.

Marrëdhëniet me të tretët
Neni 822
Kontrata e qirasë mund t’i kundrejtohet të tretit që ka fituar sendin e dhënë me qira, me kusht
që kontrata të ketë një datë të saktë para tjetërsimit të sendit.
Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk zbatohen për qiranë e sendeve të luajtshme të
paregjistruara në regjistrat publikë, në qoftë se fituesi ka siguruar posedimin me mirëbesim.
Qiraja e sendeve të paluajtshme të paregjistruara nuk i kundrejtohet fituesit të tretë, veç
brenda afatit të 9 vjetëve nga fillimi qirasë.
Fituesi duhet të respektojë qiranë në çdo rast në qoftë se ka marrë përsipër detyrimin ndaj
tjetërsuesit.

Neni 823
Në qoftë se qiraja nuk ka datë të saktë, por mbajtja e saj prej qiramarrësit si datë është
përpara kalimit të pronësisë, fituesi nuk është i detyruar të respektojë qiranë, veçse për
kohëzgjatjen që përkon me atë të vendosur për qiratë me afat të pacaktuar.

Neni 824
Në qoftë se qiramarrësi është përjashtuar nga fituesi, sepse kontrata e qirasë nuk kishte një
datë të saktë përpara kalimit të pronësisë, qiradhënësi detyrohet të shpërblejë dëmin.

Neni 825
Fituesi është i detyruar të respektojë kontratën e qirasë qysh nga dita e fitimit për të drejtat
dhe detyrimet që rrjedhin nga kontrata e qirasë.

A. Qiraja për pasuritë e paluajtshme me natyrë bujqësore
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 826
Kontrata e qirasë të pasurisë së paluajtshme që shërben për kultivimin bujqësor për një kohë
mbi nëntë vjet, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet në regjistrin publik.

Neni 827
Qiradhënësi me anë inventari i dorëzon qiramarrësit pasurinë e paluajtshme si tokën
bujqësore, kullotat, ndërtesat e banimit e ato ndihmëse në shërbim të veprimtarisë bujqësore e
blegtorale, si dhe sendet e luajtshme në shërbim të kësaj veprimtarie. E drejta e kundërshtimit të
136
përmbajtjes së inventarit dhe prezumimi i saktësisë së tij rregullohet sipas dispozitave të këtij
kreu.

Neni 828
Qiradhënësi përballon detyrimet dhe taksat financiare që rëndojnë mbi pasurinë e
paluajtshme.

Neni 829
Qiradhënësi ka të drejtë që në çdo kohë të ushtrojë kontroll mbi pasurinë e dhënë me qira për
të përcaktuar nëse qiramarrësi respekton marrëveshjen sipas detyrimeve të vëna në kontratë, sipas
natyrës dhe rregullave agroteknike.

Neni 830
Qiramarrësi shlyen çmimin e qirasë në kohën dhe në mënyrën e caktuar në kontratë. Çmimi i
qirasë mund të jetë në natyrë dhe në të holla.

E drejta e kultivimit
Neni 831
E drejta e kultivimit nënkupton të drejtën e njërës nga palët kontraktuese që të vendosë se
çfarë do të kultivohet nga një periudhë në tjetrën. Kjo e drejtë rregullohet me marrëveshje të
palëve.
Kur çmimi i qirasë përbëhet tërësisht ose kryesisht me prodhime bujqësore nga produktet që
kultivohen në pasurinë e paluajtshme të dhënë me qira, e drejta e kultivimit i takon qiradhënësit,
në rast se në kontratë ose sipas zakonit të vendit, nuk parashikohet ndryshe.
Kur çmimi i qirasë përbëhet tërësisht ose pjesërisht nga një shumë parash që i jepet
qiradhënësit, e drejta e kultivimit i takon qiramarrësit, në rast se në kontratë ose sipas zakonit të
vendit, nuk parashikohet ndryshe.
Neni 832
Pala që ka të drejtën e kultivimit, kur nuk i njofton palës tjetër planin e kultivimit në kohën e
duhur dhe kur pritja e mëtejshme e këtij njoftimi mund të sjellë pasoja serioze në kultivimin
bujqësor, kjo e drejtë i kalon palës tjetër.

Koha dhe shpenzimet e kultivimit
Neni 833
Qiramarrësi vendos me përgjegjësinë e tij për kohën kur do të kryejë veprimet e kultivimit
dhe për mënyrat dhe të rejat agroteknike që do të zbatojë. Qiramarrësi në këtë drejtim mund të
bëjë vetëm rekomandime.

Neni 834
Shpenzimet që nevojiten për kultivimin përballohen nga qiramarrësi. Kur çmimi i qirasë
përbëhet tërësisht apo kryesisht nga produkti që kultivohet, qiradhënësi i parapaguan pa kamatë
qiramarrësit ato shpenzime që mund të kërkohen për kultivimin, në rast se ky i fundit nuk mundet
t’i përballojë vetë.
137
Parapagimi i dhënë i kthehet qiradhënësit nga prodhimi i të korrave të ardhshme

Shlyerja e çmimit të qirasë
Neni 835
Çmimi i qirasë shlyhet sipas afateve të caktuara në kontratë. Në mungesë të një caktimi të
tillë, shlyhet në fund të çdo viti të kontratës, kur çmimi është caktuar në para.
Viti i kontratës së qirasë fillon ditën kur qiramarrësit i dorëzohet pasuria e marrë me qira.

Neni 836
Kur çmimi i qirasë përbëhet nga një pjesë e prodhimit bujqësor ose në raport me atë,
qiradhënësit i dorëzohet pjesa që i takon sipas kërkesës së tij, pasi të jenë mbledhur të korrat.
Në mungesë të marrëveshjes respektohet zakoni i vendit.

Neni 837
Qiramarrësi mund të kërkojë uljen e çmimit të qirasë ose shtyrjen e pagimit të saj, kur
rrethana të paparashikuara ose ngjarje të jashtëzakonshme e kanë ulur prodhimtarinë e një viti në
të paktën gjysmën në krahasim me prodhimtarinë normale.

Neni 838
Qiramarrësi mund të kërkojë që të rishikohet çmimi i qirasë në favorin e tij, duke patur
parasysh prodhimtarinë e zakonshme, rëndësinë e humbjes së pësuar, fitimet që ka patur ai vitet e
mëparshme dhe ato që mund të sigurojë gjatë kohës që kontrata është në fuqi.

Neni 839
Në rast zgjidhje të kontratës, qiramarrësi nuk është i detyruar të lërë farërat për të mbjellat e
ardhshme, përveç kur në kontratë ose nga zakoni i vendit parashikohet ndryshe.

Neni 840
Qiramarrësi nuk gëzon të drejtën e marrjes së frutave, të cilat në kohën e përfundimit të
kontratës, ende nuk ishin vjelë. Por gjykata mund të pranojë që qiramarrësit t’i paguhen
shpenzimet që mund të ketë bërë për kultivimin e frutave. Gjithësesi ky shpërblim nuk mund të
kalojë vlerën e frutave që përfiton qiramarrësi.

B. Qiraja e sendeve prodhuese
Neni 841
Kur qiraja ka për objekt gëzimin e një sendi prodhues, të luajtshëm ose të paluajtshëm,
qiramarrësi duhet të përkujdeset për administrimin e tij në përputhje me destinimin ekonomik të
sendit.

Neni 842
Në qoftë se palët nuk e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e qirasë, secila prej tyre mund të
tërhiqet nga kontrata duke e njoftuar tjetrën qysh më përpara në një kohë të përshtatshme.
138

Neni 843
Qiradhënësi duhet:
1. të dorëzojë sendin me aksesorët e vet në gjendje të përshtatshme për përdorimin dhe
prodhimin për të cilin është destinuar;
2. të kryejë me shpenzimet e veta riparimet e jashtëzakonshme për të cilat sendi ka nevojë
gjatë kohës së qirasë.

Neni 844
Qiradhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës në qoftë se qiramarrësi nuk vë në shërbim
të sendit mjetet e nevojshme për administrimin e tij, në qoftë se nuk zbaton rregullat teknike dhe
në qoftë se ndryshon në mënyrë të qëndrueshme destinimin ekonomik të sendit.

Neni 845
Qiramarrësi mund të ndërmarrë nisma për rritjen e prodhimtarisë së sendit të marrë me qira,
mjafton që ato të mos sjellin detyrime për qiradhënësin, ose të mos i shkaktojnë cenime të të
drejtave të tij.

Neni 846
Në qoftë se si pasojë e një ligji ose e një vendimi të detyrueshëm për administrimin prodhues
të sendit, raporti kontraktor rezulton i ndryshuar dukshëm, në mënyrë të tillë që njëra palë të
humbasë dhe tjetra të fitojë, mund të kërkohet një shtesë apo një zbritje e çmimit të qirasë, ose
sipas rrethanave, zgjidhja e kontratës, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji.

Neni 847
Qiramarrësi nuk mund ta lëshojë sendin me nënqira pa lejen e qiradhënësit.
Kur qiramarrësi shkel një detyrim të tillë, qiradhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës.
E drejta për të kaluar kontratën e qirasë një tjetri përfshin dhe nënqiranë, përveç kur palët
kanë disponuar ndryshe në kontratë.

Neni 848
Dispozitat e kontratës së qirasë zbatohen edhe për qiranë e sendeve prodhuese, në masën që
pajtohen me to.

C. Qiraja financiare (leasing)
Neni 849
Me kontratën e qirasë financiare, njëra palë detyrohet të vërë në dispozicion të palës tjetër,
për një kohë të caktuar, një send të luajtshëm ose të paluajtshëm, kundrejt një pagese me afate
periodike, të përcaktuar në lidhje me vleftën e sendit, me kohëzgjatjen e kontratës dhe,
eventualisht me elemente të tjera sipas marrëveshjes së palëve.
Sendi duhet të jetë fituar ose të jetë ndërtuar nga qiradhënësi sipas dëshirës dhe përshkrimit
të qiramarrësit, dhe ky i fundit ka të drejtë të fitojë pronësinë, në mbarim të afatit të kontratës,
kundrejt pagesës së një shume të paracaktuar.
Qiradhënësi përgjigjet ndaj qiramarrësit sipas rregullave të përgjithshme për mosdorëzimin e
sendit ose vonesën në dorëzimin e sendit, si dhe për të metat e sendit.
139
Me marrëveshje mund të parashikohet që qiramarrësi, para se të kërkojë nga qiradhënësi të
drejtat e tij, duhet t’i drejtohet atij që i dha sendin (furnizuesit) për të drejtat e tij ose që i janë
kaluar atij.

KREU VII

SIPËRMARRJA

Përmbajtja
Neni 850
Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet, që me mjetet e saj
dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo një
zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë kundrejt çmimit të
caktuar në kontratë.

Caktimi i çmimit
Neni 851
Kur palët nuk e kanë caktuar çmimin e sipërmarrjes dhe as nuk kanë vendosur mënyrën për
ta përcaktuar atë, ai llogaritet në bazë të tarifave ekzistuese ose në bazë të zakonit të vendit. Në
rast mosmarrëveshjeje, caktohet nga gjykata.

Sigurimi i materialeve
Neni 852
Materialet e nevojshme për kryerjen e veprës duhet të sigurohen nga sipërmarrësi, në qoftë se
marrëveshja nuk parashikon ndryshe.

Të drejta e detyrime të sipërmarrësit
Neni 853
Sipërmarrësi duhet të paralajmërojë në kohën e duhur porositësin:
a) kur materiali i dhënë nga porositësi për veprën është me cilësi jo të mirë, kur kjo zbulohet
gjatë punimeve dhe dëmton cilësinë e veprës;
b) kur udhëzimet e porositësit nuk mund të zbatohen ose kur zbatimi i tyre bën që vepra të
mos jetë e qëndrueshme ose e përshtatshme;
c) kur ka rrethana, që nuk varen nga sipërmarrësi, të cilat ndikojnë që vepra të mos jetë e
qëndrueshme ose e përshtatshme.
Sipërmarrësi përgjigjet për dëmin që pëson porositësi, po qe se nuk e paralajmëron atë përsa
më sipër.

Neni 854
Sipërmarrësi ka të drejtë që të heqë dorë nga zbatimi i kontratës dhe të kërkojë që të
shpërblehet për dëmin që ka pësuar kur porositësi nuk zëvendëson materialin me cilësi jo të mirë
ose të papërshtatshëm, ose kur nuk ndryshon udhëzimet për kryerjen e veprës, megjithëse është
paralajmëruar në kohën e duhur prej tij.

Neni 855
140
Sipërmarrësi përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e materialit që i është dhënë nga
porositësi, përveç kur provohet se humbja ose dëmtimi i tij ka ndodhur për shkak se materiali ka
qenë i një cilësie jo të mirë, ose i papërshtatshëm, ose për shkak të zbatimit të udhëzimeve të
porositësit për kryerjen e veprës, megjithëse për këto sipërmarrësi kishte paralajmëruar në kohën e
duhur porositësin.

Neni 856
Sipërmarrësi ka të drejtë të kërkojë t’i paguhet puna e kryer prej tij, kur vepra, para se t’i
dorëzohet porositësit, humbet ose dëmtohet për shkak se materiali ka qenë i një cilësie jo të mirë,
ose i papërshtatshëm, ose për shkak të zbatimit të udhëzimeve të porositësit për kryerjen e veprës,
megjithëse për këto sipërmarrësi kishte paralajmëruar në kohën e duhur porositësin.

Neni 857
Sipërmarrësi nuk mund të japë me nënsipërmarrje kryerjen e veprës ose kryerjen e
shërbimeve, pa u marrë pëlqimi nga porositësi.

Neni 858
Sipërmarrësi nuk mund të ndryshojë mënyrat e caktuara në kontratë për kryerjen e veprës, pa
pëlqimin me shkrim të porositësit.
Edhe kur është dhënë pëlqimi, sipërmarrësi, po qe se çmimi i plotë i veprës është caktuar në
total, nuk ka të drejtë të kompensohet për ndryshimet ose për shtesat, përveç kur ka marrëveshje të
kundërt.

Neni 859
Në qoftë se për kryerjen e veprës sipas standardeve është e nevojshme që projekti të
ndryshohet dhe për këtë gjë palët nuk merren vesh, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata.
Në qoftë se ndryshimet në çmimet tejkalojnë një të gjashtën e madhësisë së çmimit të
caktuar, sipërmarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe sipas rrethanave, një shpërblim të
përshtatshëm të dëmeve.
Në qoftë se ndryshimet janë të konsiderueshme, porositësi mund të tërhiqet nga kontrata
duke paguar një dëmshpërblim të përshtatshëm.

Të drejta e detyrime të porositësit
Neni 860
Porositësi mund të bëje ndryshime në projekt, me kusht që madhësia e tyre të mos kalojë një
të gjashtën e çmimit të përgjithshëm të caktuar. Sipërmarrësi ka të drejtë të kompensohet për
punimet kryesore të kryera, edhe pse çmimi i veprës është caktuar në total.
Paragrafi i mësipërm nuk zbatohet për ndryshimet në projekt që, megjithëse u përmbahen
caqeve të lartpërmendura, sjellin ndryshime të konsiderueshme në natyrën e veprës ose në anën
sasiore të kategorive të veçanta të punimeve të parashikuara në kontratë për kryerjen e së njëjtës
vepër.

Neni 861
Porositësi ka të drejtë të kontrollojë kryerjen e punimeve dhe gjendjen e tyre me shpenzimet
e veta.
141
Kur, gjatë punimeve, zbulohet se kryerja e tyre nuk vazhdon sipas kushteve të caktuara në
kontratë dhe sipas standardeve, porositësi mund të caktojë një afat të arsyeshëm brenda të cilit
sipërmarrësi duhet të pajtohet me ato kushte. Kur afati i caktuar ka kaluar pa sjellë ndonjë dobi,
kontrata zgjidhet, pa cenuar të drejtën e porositësit për shpërblimin e dëmeve.

Neni 862
Në qoftë se si rrjedhim i rrethanave të paparashikuara, kanë ndodhur rritje ose ulje të kostos
së materialeve ose të krahut të punës, që përcaktojnë një rritje ose një zbritje në një masë më të
madhe se një e dhjeta e çmimit të përgjithshëm të caktuar, sipërmarrësi ose porositësi mund të
kërkojnë rishikimin e çmimit. Ky rishikim mund të caktohet vetëm për masën e diferencës që
tejkalon një të dhjetën. Kur gjatë punimeve hasen vështirësi të karakterit gjeologjik, hidrik dhe të
tjera të ngjashme me to, të paparashikuara nga palët, të cilat e bëjnë mjaft më të vështirë detyrën e
sipërmarrësit, ky ka të drejtë për një kompensim të përshtatshëm.

Neni 863
Porositësi, përpara se të marrë në dorëzim veprën e mbaruar, ka të drejtë ta kontrollojë atë.
Kontrolli duhet të kryhet nga porositësi, sapo sipërmarrësi të krijojë kushtet e duhura për
kontrollin.
Në qoftë se, megjithë ftesën e bërë prej sipërmarrësit, porositësi nuk e kryen kontrollin pa
patur arsye të bazuara, ose kur nuk njofton rezultatin e kontrollit brenda një afati të shkurtër, vepra
konsiderohet e pranuar. Në qoftë se porositësi merr në dorëzim veprën pa paraqitur ndonjë
rezervë, ajo konsiderohet e pranuar edhe pse nuk është kryer kontrolli.
Sipërmarrësi ka të drejtë të kërkojë të paguhet me vleftën e caktuar kur vepra pranohet nga
porositësi, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.
Garancia dhe denoncimi i të metave të veprës

Neni 864
Sipërmarrësi detyrohet të japë garanci për deformimet dhe veset e veprës. Garancia nuk
kërkohet kur porositësi e ka pranuar veprën dhe deformimet ose veset njiheshin prej tij ose ishin të
dallueshme, përveç kur ato janë fshehur me keqbesim nga sipërmarrësi.
Porositësi duhet t’i njoftojë sipërmarrësit deformimet ose veset brenda 60 ditëve nga zbulimi
i tyre me kusht dekadence, që sjell humbjen e kësaj të drejte. Njoftimi nuk është i domosdoshëm
kur sipërmarrësi i ka njohur e pranuar deformimet dhe veset ose kur i ka fshehur ato.
Padia kundër sipërmarrësit parashkruhet brenda dy vjetëve nga data e dorëzimit të veprës.
Porositësi i paditur për pagim mund të zbatojë gjithmonë garancinë, me kusht që deformimet dhe
veset të njoftohen brenda 60 ditëve nga data e zbulimit dhe para se të kenë kaluar dy vjet nga data
e dorëzimit.

Neni 865
Porositësi mund të kërkojë që deformimet ose veset të eliminohen me shpenzimet e
sipërmarrësit, ose që çmimi të zbritet përpjesëtimisht, duke ruajtur të drejtën e shpërblimit të
dëmit në rast se sipërmarrësi ka faj.
Por, në qoftë se deformimi ose cenet e veprës janë të tilla sa e bëjnë atë krejt të
papërshtatshme për destinimin e saj, porositësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës.

Neni 866
142
Kur sipërmarrja ka për objekt ndërtesa ose sende të tjera të paluajtshme të cilat, për nga
natyra e tyre, kanë destinim afatgjatë, po qe se, gjatë një periudhe prej dhjetë vjetësh nga
përfundimi, vepra, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, shëmbet tërësisht ose pjesërisht,
ose paraqet rrezik të dukshëm shëmbjeje ose defekte të tjera të rënda, sipërmarrësi përgjegjet
kundrejt porositësit dhe palëve që fitojnë të drejta prej tij, me kusht që denoncimi i tyre të bëhet
brenda një viti nga zbulimi.
E drejta e porositësit parashkruhet brenda një viti nga kallëzimi.

Neni 867
Sipërmarrësi, për të ushtruar të drejtën e padisë së kthimit kundrejt nënsipërmarrësve, duhet
që t’i njoftojë ata për denoncimin brenda gjashtëdhjetë ditëve nga marrja dijeni me kusht
dekadence, që sjell humbjen e kësaj të drejte.

Zgjidhja e kontratës dhe pasojat juridike
Neni 868
Porositësi mund të tërhiqet nga kontrata, edhe kur ka filluar zbatimi i veprës ose kryerja e
shërbimit, me kusht që ta kompensojë sipërmarrësin për shpenzimet e kryera, për punimet e bëra
dhe për fitimin e munguar.

Neni 869
Kur kontrata zgjidhet sepse zbatimi i veprës është bërë i pamundur si pasojë i një shkaku që
nuk mund t’i atribuohet asnjërës palë, porositësi paguan pjesën e veprës së kryer në kufijtë brenda
të cilëve është e dobishme për të, në përpjesëtim me çmimin e caktuar për të gjithë veprën.

Neni 870
Kur materiali që i është dhënë sipërmarrësit nga porositësi, ose kur vepra e përgatitur me këtë
material humbet ose dëmtohet, si dhe kur përfundimi i veprës bëhet i pamundshëm pa fajin e
asnjërit prej tyre, por në çdo rast pasi sipërmarrësi të jetë në vonesë për dorëzimin e veprës, ky
është i detyruar t’i shpërblejë porositësit vleftën e materialit dhe nuk ka të drejtë të kërkojë prej tij
që t’i paguajë punën e kryer.

Neni 871
Kur vepra e përgatitur me material të sipërmarrësit humbet ose dëmtohet, si dhe kur
përfundimi i saj bëhet i pamundshëm para se të ketë mbaruar afati për dorëzimin e veprës, por në
çdo rast pa fajin e asnjërit prej tyre, sipërmarrësi nuk ka të drejtë t’i kërkojë porositësit që t’i
paguajë vleftën e materialit dhe punën e kryer.

Neni 872
Kur vepra e përgatitur me material të sipërmarrësit humbet ose dëmtohet, si dhe kur
përfundimi i saj bëhet i pamundshëm pa fajin e sipërmarrësit ose të porositësit, por pasi porositësi
është në vonesë për marrjen e veprës në dorëzim, ky detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit vleftën e
materialit dhe punën e kryer.

Neni 873
Kontrata e sipërmarrjes nuk zgjidhet me vdekjen e sipërmarrësit, përveç kur personi i
sipërmarrësit konsiderohej i domosdoshëm për kryerjen e veprës. Porositësi mundet gjithmonë të
143
tërhiqet nga kontrata, po qe se trashëgimtarëve të sipërmarrësit, nuk mund t’u besohet për kryerjen
e mirë të veprës ose të shërbimit.

Neni 874
Në rastin e zgjidhjes së kontratës për shkak të vdekjes së sipërmarrësit, porositësi detyrohet
t’u paguajë trashëgimtarëve vleftën e veprës së kryer, duke u mbështetur në çmimin e caktuar, si
dhe shpenzimet e kryera për ekzekutimin e pjesës së mbetur, por vetëm brenda kufijve në të cilët
vepra e kryer dhe shpenzimet e bëra janë të dobishme për të. Porositësi ka të drejtë të kërkojë
dorëzimin, kundrejt një kompensimi të përshtatshëm, të vleftës së materialeve të përgatitura dhe
planeve në zbatim e sipër, për aq sa lejojnë normat për mbrojtjen e shpikjeve dhe të pronësisë
intelektuale.

Neni 875
Personat të cilët, duke qënë në varësi të sipërmarrësit, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre për
zbatimin e veprës ose kryerjen e shërbimit, mund të ngrejnë padi drejtpërdrejt kundër porositësit
për të marrë atë çka u takon deri në plotësimin e detyrës që porositësi ka ndaj sipërmarrësit në
kohën kur ata ngrejnë padinë.

Dispozitë referuese
Neni 876
Kur sipërmarrja ka për objekt kryerje shërbimesh të vazhdueshme ose periodike, zbatohen,
për aq sa janë të pajtueshme, normat e këtij titulli dhe ato lidhur me kontratën e furnizimit.

KREU VIII

TRANSPORTI
A. Transporti i personave

Neni 877
Me kontratën e transportit të personave, transportuesi merr përsipër të transportojë persona
nga njëri vend në një vend tjetër.

Neni 878
Përveç përgjegjësisë për vonesën dhe për mospërmbushjen në kryerjen e transportit,
transportuesi përgjigjet për fatkeqesitë që godasin personin udhëtar gjatë udhëtimit dhe për
humbjen ose për dëmtimin e sendeve që udhëtari merr me vete, në qoftë se nuk provon se ka
marrë të gjitha masat e përshtatshme për shmangien e dëmit, dhe në lidhje me rethanat e posaçme
të rastit.
Janë të pavlefshme kushtet që kufizojnë përgjegjësinë e transportuesit për rreziqet që godasin
udhëtarin.
Kjo dispozitë zbatohet edhe në kontratat e transportit falas.

Neni 879
144
Në transportin me itinerare që lidhen njëri me tjetrin, çdo transportues përgjigjet për
udhëtimin e vet.
Megjithatë, dëmi për vonesën ose për ndërprerjen e udhëtimit llogaritet duke pasur parasysh
të gjithë rrugën.

B. Transporti i sendeve
Neni 880
Me kontratën e transportit të sendeve, transportuesi merr përsipër të transportojë sende nga
një vend në një vend tjetër.

Neni 881
Transportuesi duhet t’i vërë sendet e transportuara në dispozicion të marrësit në vendin, në
afatin dhe nëpërmjet mënyrave të treguara në kontratë.
Në qoftë se dorëzimi nuk duhet të kryhet pranë marrësit, transportuesi duhet ta njoftojë atë
menjëherë për mbërritjen e sendeve të transportuara.
Në qoftë se nga dërguesi është lëshuar një fletë shoqërimi, transportuesi duhet t’ia tregojë atë
marrësit.

Neni 882
Dërguesi duhet t’i tregojë transportuesit me saktësi emrin e marrësit dhe vendin e destinimit,
llojin, peshën, sasinë dhe numrin e sendeve për t’u transportuar dhe të dhëna të tjera të nevojshme
për kryerjen e transportit.
Në qoftë se për kryerjen e transportit nevojiten dokumente të posaçme, dërguesi duhet t’ia
japë ato transportuesit në momentin kur dorëzon sendet per t’u transportuar.
Janë në ngarkim të dërguesit dëmet që rrjedhin nga mungesa ose pasaktësia e të dhënave ose
nga mosdorëzimi apo parregullsia e dokumenteve.

Neni 883
Me kërkesën e transportuesit, dorëzuesi lëshon një fletë shoqërimi me nënshkrimin e vet, e
cila përmban emrin e vet, vendqëndrimin ose qendrën e punës, vendin dhe datën e lëshimit, të
dhënat e paraqitura në nenin e mësipërm dhe kushtet e caktuara për transportin.
Kur fletëshoqërimi jepet në disa kopje, numri i kopjeve duhet të tregohet në çdo ekzemplar.
Kopjet e mbetura humbasin vlerën pasi sendet i dorëzohen mbajtësit të titullit.
Këto të dhëna janë të besueshme, derisa të mos jetë provuar e kundërta kundrejt
transportuesit, i cili ka për detyrë t’i verifikojë ato, duke zbatuar përkujdesjen profesionale.
Me kërkesën e dërguesit, transportuesi lëshon një dublikatë të fletës të shoqërimit me
nënshkrimin e vet ose, në qoftë se nuk i është lëshuar fleta e shoqërimit, një fletë marrje në
dorëzim, që të përmbajë të njëjtat të dhëna.

Neni 884
Kontrata e transportit quhet e lidhur nga çasti që është bërë dokumenti i transportimit dhe
dërguesi i mallrave ka bërë pagesën e transportimit, përveç kur në kontratë ose në ligj
parashikohet ndryshe.

Neni 885
145
Në qoftë se fillimi ose vazhdimi i transportit pengohen ose vonohen së tepërmi për shkaqe që
nuk mund t’i ngarkohen transportuesit, ky menjëherë duhet t’i kërkojë udhëzime dërguesit, duke
marrë masa për ruajtjen e sendeve që i janë dorëzuar atij.
Transportuesi ruan të drejtën e ripagimit të shpenzimeve.
Në qofte se transporti ka filluar, ai ka të drejta edhe për pagimin e çmimit në përpjestim me
rrugën që ka kryer, përveç rastit kur ndërprerja e transportit ka ndodhur për shkak të humbjes së
plotë të sendeve si pasojë e rastit fator.
Po qe se rrethanat e bëjnë të pamundur marrjen e udhëzimeve nga dërguesi, ose në qoftë se
udhëzimet nuk janë të zbatueshme, transportuesi mund t’i depozitojë sendet ose, po qe se
rrezikohen të dëmtohen, ose përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e vendeve ku janë
ruajtur, ai mund të marrë masa për shitjen e tyre me çmimin më të mirë.
Transportuesi duhet të njoftojë menjëherë dërguesin për depozitimin ose shitjen.
Rregullat e mësipërme zbatohen edhe në rastin kur pritësi nuk gjendet ose refuzon apo vonon
të kërkojë marrjen në dorëzim të sendeve, edhe në rastin kur lind mosmarrëveshje midis disa
marrësve ose për të drejtën e marrësit për marrjen në dorëzim apo për ekzekutimin e saj.

Neni 886
Dërguesi mund të pezullojë transportimin dhe të kërkojë kthimin e sendeve, ose të urdhërojë
dorëzimin tek një marrës tjetër i ndryshëm nga ai i treguar në fillim ose mund të vendosë ndryshe,
gjithmonë duke ruajtur detyrimin për të riparuar shpenzimet dhe për të shpërblyer dëmet që
rrjedhin nga urdhri i dytë.
Kur nga ana e transportuesit i është lëshuar dërguesit një dublikatë e fletës së shoqërimit ose
e fletë ngarkesës, dorëzuesi nuk mund të disponojë sendet e dorëzuara për transport po qe se nuk i
paraqet transportuesit dublikatën ose faturën për të treguar të dhënat e reja. Këto duhet të
nënshkruhen edhe nga transportuesi.
Dërguesi nuk mund të disponojë sende të transportuara qysh prej momentit kur ato kanë
kaluar në dispozicion të pritësit.

Neni 887
Të drejtat që rrjedhin nga kontrata e transportit ndaj transportuesit i kalojnë pritësit nga
momenti kur, pasi sendet kanë mbërritur në destinacion ose ka skaduar afati në të cilin duhet të
kishin mbërritur. Pritësi kërkon marrjen në dorëzim nga transportuesi, pritësi nuk mund të
ushtrojë të drejtat që lindin nga kontrata, përveç se duke i paguar transportuesit kreditë që rrjedhin
nga transporti dhe faturat që shoqërojnë sendet e transportuara. Kur ka mosmarrëveshje për
shumën e detyruar, marrësi duhet të depozitojë diferencën e vënë në dyshim pranë një të treti.

Neni 888
Transportuesi që i dorëzon pritësit sendet pa mbledhur kreditë e veta ose faturat që
shoqërojnë sendet e transportuara, ose pa kërkuar depozitimin e shumës së diskutueshme, është
përgjegjës ndaj dërguesit për vleftën që i detyrohet atij dhe nuk mund t’i kërkojë këtij të fundit
pagimin e kredive të veta. Megjithatë e drejta për të paditur pritësin nuk cenohet.

Përgjegjësia për humbjen ose dëmtimin e sendeve gjatë transportimit
Neni 889
Transportuesi është përgjegjës për humbjen dhe dëmtimin e sendeve të dorëzuara atij qysh
nga momenti kur i merr, deri në momentin kur ia dorëzon pritësit, po qe se nuk provon që humbja
ose dëmtimi janë pasojë e rastit fator, e veprimit të dërguesit, të pritësit ose të pronarit të sendeve
të dërguara, nga firot ose nga lloji e nga veset e vetë sendeve.
146
Në qoftë se transportuesi i pranon sendet për transportim pa rezervë, prezumohet se sendet
nuk paraqesin të meta të dukshme ambalazhi.
Transportuesi, me kërkesën e pritësit, detyrohet të mbajë procesverbal për humbjen ose
dëmtimin e sendeve të dorëzuara për transportim.

Neni 890
Transportuesi duhet të njoftojë pritësin pa vonesë dhe përpara dorëzimit të sendeve, për
dëmet që sendet mund të kenë pësuar.

Neni 891
Në qoftë se sendet kanë humbur ose janë dëmtuar, dëmi llogaritet, përveç marrëveshjes së
kundërt, sipas çmimit të tyre në kohën e ngarkimit nga ana e transportuesit. Po qe se sendet
dëmtohen, transportuesi duhet të shpërblejë dëmin në masën e diferencës midis vleftës së sendeve
në momentin e ngarkimit dhe vleftës në momentin e dorëzimit.

Neni 892
Pritësi ka të drejtë të sigurohet, me shpenzimet e veta, përpara marrjes në dorëzim, për
identitetin dhe gjendjen e sendeve të transportuara.

Neni 893
Marrja në dorëzim pa rezervë e sendeve të transportuara duke paguar transportuesin për aq sa
i takon, heq mundësinë për ngritje të padisë që rrjedh nga kontrata, përveç rastit të mashtrimit ose
të pakujdesisë së rëndë të transportuesit. Nuk cenohen të drejtat për të kërkuar humbjen e
pjesshme ose për dëmtime të tilla që nuk mund të dallohen në momentin e marrjes në dorëzim, me
kusht që transportuesi të njoftohet menjëherë sa të zbulohet dëmi dhe jo më vonë se 20 ditë nga
data e marrjes në dorëzim.

Neni 894
Kur transportuesi detyrohet t’i përcjellë sendet e transportuara përtej linjave të tij, nëpërmjet
transportuesish të tjerë, pa marrë nga dorëzuesi një fletë shoqërimi të drejtpërdrejtë për në vendin
e destinimit, prezumohet që ai merr, për transportin përtej linjave të veta, detyrimet e një
spedicioneri.

Transportimi i kryer nga disa transportues
Neni 895
Në transportin e sendeve që kryhet bashkërisht nga disa transportues të njëpasnjëshëm me një
kontratë të vetme, transportuesit përgjigjen solidarisht për përmbushjen e kontratës nga vendi
fillestar i nisjes deri në vendin e destinimit.
Transportuesi që paditet për një veprim për të cilin nuk ka përgjegjësi, ka të drejtën e padisë
kundrejt transportuesve të tjerë, qoftë veç e veç, qoftë bashkërisht. Po qe se del se veprimi që ka
sjellë dëmtimin ka ndodhur në rrugën e njërit prej transportuesve, ky detyrohet të bëjë shpërblimin
e plotë të dëmit; në rast të kundërt, detyrohen të shpërblejnë transportuesit përpjestimisht me
rrugët e tyre, duke përjashtuar ata transportues që provojnë se dëmi nuk ka ndodhur në rrugën e
vet.

Neni 896
147
Transportuesit e njëpasnjëshëm kanë të drejtë të deklarojnë, në fletëshoqërimin ose në një akt
të veçantë, gjendjen e sendeve për t’u transportuar në momentin kur u janë dorëzuar atyre. Në
mungesë të deklaratës, prezumohet se i kanë marrë në gjendje të mirë dhe në përputhje me fletë
shoqërimin.
Përgjegjësia e dërguesit dhe e transportuesit për vonesën

Neni 897
Kur dorëzimi i sendeve për transportim ose dorëzimi i sendeve pritësit nuk bëhet në afatet e
caktuara në kontratë, pala që është në vonesë shpërblen dëmin përkatës.

Neni 898
Kreditë që rrjedhin nga transporti kanë prvilegj mbi sendet e transportuara deri sa këto të
mbeten pranë transportuesit. Transportuesi mund të mbajë sendin që i nënshtrohet privilegjit deri
sa të shpërblehet kredia e tij dhe mundet edhe ta shesë sipas rregullave të caktuara për shitjen e
pengut.

Përgjegjësia e transportuesit të fundit
Neni 899
Transportuesi i fundit përfaqëson transportuesit e mëparshëm për mbledhjen e kredive
përkatëse që lindin nga kontrata e transportit dhe për ushtrimin e privilegjit mbi sendet e
transportuara. Në qoftë se ai nuk i mbledh kreditë ose nuk ushtron privilegjin, përgjigjet para
kreditorëve paraardhës për shumat e detyruara, përveç të drejtës së padisë kundrejt pritësit.

Dispozitë referuese
Neni 900
Për transportimet me rrugë ujore, ajrore dhe për ato hekurudhore e postare, kur mungon
legjislacioni i posaçëm, zbatohen dispozitat e kësaj kontrate.

KREU IX

HUAPËRDORJA

Neni 901
Me kontratën e huapërdorjes, njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësit), pa
kundërshpërblim, një send të caktuar që ta përdorë përkohësisht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë
atë send në afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e Palës që ka
dhënë sendin.

Neni 902
Kontrata e huapërdorjes quhet e lidhur nga çasti që është dorëzuar sendi.

Neni 903
Huamarrësi detyrohet ta mbajë dhe ta ruajë sendin me përkujdesje. Ai nuk mund ta përdorë
atë ndryshe nga përdorimi i caktuar në kontratë ose nga natyra e sendit. Huamarrësi nuk mund t’ia
japë një të treti sendin për përdorim pa pëlqimin e huadhënësit.
148
Kur huamarrësi nuk përmbush detyrimet e lartpërmendura huadhënësi mund të kërkojë
kthimin e menjëhershëm të sendit, përveç shpërblimit të dëmit.

Neni 904
Huamarrësi është përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e sendit, përveç kur provon se
humbja ose dëmtimi i sendit do të kishte ndodhur edhe në rast se do të ishte dhënë në huapërdorje.

Neni 905
Në qoftë se huamarrësi e përdor sendin ndryshe nga sa është caktuar në kontratë ose nga
natyra e tij dhe për një kohë më të gjatë se sa duhej, përgjigjet për humbjen e ndodhur edhe nga
rasti fator, përveç kur provon se sendi do të humbiste njëlloj, si të mos përdorej ndryshe, si të ishte
kthyer në kohën e caktuar në kontratë.

Neni 906
Huamarrësi nuk mund të kërkojë pagimin e shpenzimeve që ka bërë për të përdorur sendin.

Neni 907
Në qoftë se gjatë afatit të caktuar, ose përpara se huamarrësi të ketë pushuar së përdoruri
sendin sipas kontratës, huadhënësi ndodhet përpara një nevoje të ngutshme dhe të paparashikuar
të sendit, ai mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e menjëhershëm të sendit.

Neni 908
Në rast vdekjeje të huamarrësit, huadhënësi, edhe po të jetë caktuar një afat, mund të kërkojë
nga trashëgimtarët kthimin e menjëhershëm të sendit.

Neni 909
Huamarrësi është i detyruar të bëjë me shpenzimet e tij ndreqjet e zakonshme të sendit të
dhënë në huapërdorje, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe, ndërsa ndreqjet e tjera
bëhen nga huadhënësi.

Neni 910
Po qe se gjatë huapërdorjes huamarrësi është detyruar, për të ruajtur sendin, që të kryejë
shpenzime të jashtëzakonshme, të nevojshme dhe të ngutshme dhe se për këto nuk ka patur
mundësi të njoftonte huadhënësin, ky duhet t’ia paguajë huamarrësit.

Neni 911
Po qe se sendi i huapërdorur ka patur të meta të tilla që dëmtojnë atë që e përdor, huadhënësi
detyrohet të shpërblejë dëmin sa kohë që, duke i ditur të metat e sendit, nuk ka njoftuar
huamarrësin.

Neni 912
Kur mbaron afati i kontratës së huapërdorjes, ose kur kontrata zgjidhet para këtij afati,
huamarrësi është i detyruar t’i kthejë huadhënësit sendin po në atë gjendje në të cilën e mori me
149
ndryshimet e zakonshme të shkaktuara nga përdorimi i tij, ose në gjendjen e parashikuar në
kontratë. Gjersa nuk provohet e kundërta prezumohet se sendi është marrë në gjendje të mirë.

KREU X

POROSIA
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 913
Porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një ose më shumë
veprime juridike për llogari të palës tjetër.

Neni 914
Në qoftë se të porositurit i është dhënë kompetenca për të vepruar në emër të porositësit,
zbatohen dispozitat mbi përfaqësimin.

Neni 915
I porosituri që vepron në emrin e vet fiton të drejta dhe merr përsipër detyrime që rrjedhin
nga veprimet e kryera me të tretët, edhe po qe se këta kanë patur dijeni për porosinë.
Të tretët nuk kanë asnjë lidhje me porositësin. Megjithatë porositësi, duke zënë vendin e të
porositurit, mund të ushtrojë të drejtat e kredisë që rrjedhin nga zbatimi i porosisë, përveç kur
mund të cenojë të drejtat që gëzon i porosituri në bazë të dispozitave të mëposhtme.

Neni 916
I porosituri është i detyruar të kryejë punët ose veprimet juridike që i janë ngarkuar sipas
udhëzimeve të porositësit. Ai mund të largohet nga këto udhëzime vetëm kur kjo është e
domosdoshme për të mbrojtur interesat e porositësit dhe nuk ka mundësi që të merret vesh më
parë me të.

Neni 917
Porosia përfshin jo vetëm veprimet për të cilat është dhënë, por edhe ato akte që janë të
domosdoshme për kryerjen e tyre.
Porosia e përgjithshme nuk përfshin aktet që tejkalojnë administrimin e zakonshëm të punës,
po qe se nuk cilësohen shprehimisht.

Neni 918
Porositësi mund të rivendikojë sendet e luajtshme të fituara për llogari të vet nga i porosituri
që ka vepruar në emrin e vet, pa cenuar të drejtat e fituara nga të tretët për efektet e posedimit me
mirëbesim.
Po qe se sendet e fituara nga i porosituri janë pasuri e paluajtshme ose pasuri e luajtshme të
regjistruara në regjistrat publike, i porosituri është i detyruar t’ia rikthejë porositësit.

Neni 919
150
Kreditorët e palës së porositur nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre mbi sendet që gjatë
ekzekutimit të porosisë, i porosituri i ka vetësuar me emrin e vet, me kusht që kur është fjala për
pasuri të luajtshme ose për kredi, porosia të vërtetohet nga një provë me shkrim që përmban datë
të saktë përpara vënies dorë ose, kur është fjala për pasuri të paluajtshme ose për pasuri të
luajtshme të regjistruara në regjistrat publike, regjistrimi i aktit të rikthimit ose i kërkesës
gjyqësore që synon të përfitojë kthimin e përmendur të përmbajë një datë përpara vehtësimit.

Neni 920
Porosia prezumohet se është me shpërblim. Masa e shpërblimit, kur nuk caktohet nga palët,
përcaktohet në bazë të tarifave profesionale ose zakonit dhe në mungesë të tyre nga gjykata.

Neni 921
I porosituri detyrohet të zbatojë porosinë me besnikëri dhe përkujdesje. Ai duhet t’i bëjë të
ditur porositësit rrethanat e krijuara që mund të sjellin revokimin e saj.
I porosituri detyrohet gjithashtu që të zbatojë porosinë personalisht, përveç rastit kur është
autorizuar t’ia kalojë një të treti, kur është i detyruar nga rrethanat, ose në mbrojtje të interesave të
porositësit.

Neni 922
I porosituri duhet të marrë masa për ruajtjen e sendeve që janë dërguar për llogari të
porositësit dhe të mbrojë të drejtat e këtij të fundit kundrejt transportuesit, po qe se sendet
paraqesin shenja dëmtimi ose kur kanë mbërritur me vonesë.

Neni 923
Porositësi, përveç se kur me marrëveshje është parashikuar ndryshe, detyrohet të furnizojë të
porositurin me mjetet e nevojshme për kryerjen e porosisë dhe për përmbushjen e detyrimeve që
me atë synim i porosituri i ka marrë përsipër në emrin e vet.

Neni 924
I porosituri është i detyruar t’i japë porositësit, kur ky i kërkon, të gjitha informatat që kanë
lidhje me kryerjen e porosisë, së bashku me dokumentet justifikuese, t’i japë atij llogari posa të
ketë kryer porosinë, si dhe t’i kthejë atij çdo gjë që ka marrë për shkak të kryerjes së porosisë.

Neni 925
Porositësi duhet të paguajë të porositurin për parapagesat, së bashku me kamatat ligjore qysh
nga dita kur janë kryer si dhe t’i paguajë shpërblimin që i takon.

Neni 926
Kreditë në para të rrjedhura nga punët e veprimet që ai ka kryer, kanë përparësi ndaj
porositësit dhe ndaj kreditorëve të tij.

Shuarja e porosisë
Neni 927
151
Porosia shuhet me vdekjen, pazotësinë për të vepruar ose falimentimin e porositësit ose të të
porositurit, përveç marrëveshjes tjetër ose kur rezulton ndryshe nga natyra e rrethanave të
krijuara.
Megjithatë, kur shuarja e porosisë mund të cenojë interesat e porositësit, i porosituri,
trashëgimtarët ose përfaqësuesit detyrohen të vazhdojnë administrimin deri kur porositësi,
trashëgimtarët e tij ose përfaqësuesit e vet, të jenë në gjëndje të merren vetë drejtpërdrejt me
çështjen.

Heqja dorë nga porosia dhe efektet juridike
Neni 928
I porosituri mund të heqë dorë nga kontrata por, po qe se në marrëveshje është parashikuar e
kundërta, ai përgjigjet për dëmet, përveç kur heqja dorë bëhet për një shkak të drejtë.
Porosia e dhënë në interes të të porositurit ose të tretëve nuk shuhet me revokim nga ana e
porositësit, përveç kur është vendosur ndryshe në kontratë ose ajo bëhet për një shkak të drejtë,
por nuk shuhet për shkak të vdekjes ose për pazotësinë për të vepruar që i ndodh porositësit.

Neni 929
Emërimi i një të porosituri të ri për të njëjtën marrëveshje ose kryerja e kësaj nga ana e
porositësit sjell heqjen e porosisë, dhe ka efekt qysh nga dita kur i janë njoftuar të porositurit.

Neni 930
Heqja dorë nga porosia me shpërblim dhe për një kohë të caktuar ose për një punë të caktuar,
detyron porositësin të shpërblejë dëmet, po qe se është bërë përpara mbarimit të afatit apo të
kryerjes së punës, përveç kur ekziston një shkak i drejtë.
Kur porosia është me afat të pacaktuar, heqja dorë detyron porositësin për shpërblimin e
dëmit, po qe se nuk është bërë një njoftim paraprak në kohën e përshtatshme, përveç rastit kur ka
një shkak të drejtë për revokim.

Neni 931
I porosituri që heq dorë nga porosia pa ndonjë shkak të drejtë duhet t’i shpërblejë dëmet
porositësit. Kur porosia është me afat të pacaktuar, i porosituri që heq dorë pa ndonjë shkak të
drejtë detyrohet të shpërblejë dëmin po qe se nuk ka bërë një njoftim paraprak në kohën e
përshtatshme.
Në çdo rast, heqja dorë duhet bërë në një mënyrë dhe në një kohë të tillë që porositësi të
marrë masa për të vepruar ndryshe, përveç rastit të një vështirësie të madhe nga ana e të
porositurit.

Neni 932
Në qoftë se porosia është dhënë nga disa persona me një akt të vetëm dhe për një çështje me
interes të përbashkët, heqja dorë nuk ka efekt kur nuk është bërë nga të gjithë të porositurit,
përveç rastit kur ka një shkak të drejtë për heqjen dorë.

Neni 933
Aktet që i porosituri ka kryer përpara se të marrë vesh shuarjen e porosisë janë të vlefshme
kundrejt porositësit dhe trashëgimtarëve të tij.
152

Neni 934
Porosia e dhënë disa personave që mendohet të punojnë bashkërisht shuhet edhe po qe se
shkaku i shuarjes ka të bëjë vetëm me njërin prej të porositurve, përveç kur në marrëveshje është
parashikuar ndryshe.

KREU XI

KOMISIONI
Përmbajtja

Neni 935
Kontrata e komisionit është një porosi që ka për objekt blerjen dhe shitjen e sendeve për
llogari të porositësit dhe në emër të komisionerit.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 936
Porositësi është i detyruar t’i paguajë komisionerit të gjitha shpenzimet që ka bërë për
kryerjen e porosisë dhe shpërblimin që parashikohet në kontratën e komisionit, si dhe ta shkarkojë
nga çdo detyrim që komisioneri ka marrë ndaj të tjerëve për kryerjen e komisionit.

Neni 937
Komisioneri prezumohet se është i autorizuar që të lejojë vonesa në pagim, në përputhje me
zakonin e vendit ku kryen veprimin, në qoftë se kur porositësi nuk ka vendosur ndryshe.
Në qoftë se i porosituri lejon vonesa në pagim, pavarësisht nga ndalimi i porositësit ose nga
zakoni i vendit, porositësi mund të kërkojë nga ai pagimin e menjëhershëm, përveç të drejtës së
komisionerit për të përfituar avantazhet e ardhura nga vonesa në pagim.
Komisioneri që ka lejuar vonesën në pagim duhet t’i tregojë porositësit se cila ishte pala e
kontraktuar dhe afati i dhënë, përndryshe veprimi quhet se është kryer pa u lejuar vonesë dhe
zbatohet paragrafi i mësipërm.

Neni 938
Komisioneri nuk përgjigjet për ekzekutimin nga ana e personit të tretë të kontratës së lidhur
nga komisioneri me të, për llogari të porositësit, përveç kur në kontratën e komisionit
parashikohet ndryshe.

Neni 939
Kur komisioneri ka kryer veprimin juridik në kushte më të dobishme nga ato të udhëzimeve
që i kishte dhënë porositësi, gjithçka që komisioneri ka fituar në këtë rast kalon në dobi të
porositësit.

Neni 940
Komisioneri ka të drejtë të largohet nga udhëzimet që i ka dhënë porositësi vetëm kur, për
shkak të ndryshimit të rrethanave, një largim i tillë bëhet i nevojshëm për interesat e porositësit,
dhe komisioneri nuk mund të merret vesh më parë me porositësin ose, kur, megjithëse e ka pyetur,
nuk ka marrë përgjigje në kohën e duhur.
153

Neni 941
Komisioneri është i detyruar të lidhë kontratë sigurimi për sendet e porositësit që ndodhen
pranë tij, vetëm po të jetë parashikuar në kontratën e komisionit, ose po të jetë sigurimi i
detyrueshëm në bazë të ligjit.

Neni 942
Porositësi mund të ndryshojë rradhën e përfundimit të marrëveshjes sa kohë që komisioneri
nuk e ka përfunduar. Në këtë rast i takon komisionerit një pjesë e shpërblimit për ndërmjetësim që
përcaktohet duke u mbajtur parasysh shpenzimet e kryera dhe puna e bërë.

Neni 943
Në komisionin për shitjen dhe blerjen e mallrave, titujve, valutave dhe vlerave të tjera që
kanë një çmim liste ose një çmim të caktuar nga organet shtetërore, po qe se porositësi nuk ka
vendosur ndryshe, komisioneri mund të përfshijë në të njëjtin çmim, të fiksuar në momentin e
ekzekutimit të porosisë, sendet që duhet të blejë, ose të blejë për vetë sendet që duhet të shesë,
duke ruajtur të drejtën për shpërblimin për ndërmjetësim.

Dispozitë referuese
Neni 944
Dispozitat mbi porosinë zbatohen edhe për komisionin gjersa nuk parashikohen ndryshe në
këtë kre.

KREU XII

SPEDICIONI (DËRGESA)

Përmbajtja
Neni 945
Kontrata e spedicionit (dërgesës) është një porosi me të cilën spedicioneri merr përsipër
detyrimin për të lidhur në emër dhe për llogari të porositësit, një kontratë transporti dhe për të
kryer të gjitha veprimet ndihmëse.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 946
Deri sa spedicioneri nuk ka lidhur kontratën e transportit me transportuesin, dërguesi mund të
revokojë urdhërin e dërgesës, duke i paguar spedicionerit shpenzimet e kryera dhe duke i dhënë
atij një shpërblim të përshtatshëm për shërbimin e kryer.

Neni 947
Në zgjedhjen e rrugës, mjetit dhe mënyrave të transportit të mallit, spedicioneri detyrohet të
zbatojë udhëzimet e porositësit dhe, në mungesë të tyre, të veprojë sipas interesit më të mirë të tij.
Shpërblimet, zbritjet nga çmimi dhe përfitimet tarifore të realizuara nga spedicioneri duhet t’i
kreditohen porositësit, përveç kur në marrëveshje parashikohet ndryshe.
154

Neni 948
Masa e shpërblimit që i takon spedicionerit për kryerjen e detyrës përcaktohet, kur nuk ka
marrëveshje për të, sipas tarifave profesionale ose, kur këto mungojnë, sipas zakoneve të vendit
ku kryhet dërgesa.
Parapagesat dhe kompensimet për shërbimet ndihmëse të kryera nga spedicioneri, likuidohen
në bazë të dokumenteve justifikuese, veç në qoftë se ripagimi dhe kompensimet janë përcaktuar
paraprakisht me një shumë të përgjithshme totale.

Neni 949
Spedicioneri, i cili me mjetet e veta ose të tjetërkujt, merr përsipër kryerjen e transportit
tërësisht ose pjesërisht, ka të drejtat dhe detyrimet e transportuesit.

KREU XIII

AGJENCIA
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 950
Me kontratën e agjencisë, njëra palë merr përsipër në mënyrë të vazhdueshme dhe me
shpërblim, që të lidhë kontratat në një zonë të caktuar, për llogari të palës tjetër.
Secila palë ka të drejtë të marrë nga pala tjetër një kopje të kontratës të nënshkruar prej saj.

Neni 951
Pala porositëse nuk mund të pajtojë njëkohësisht më shumë se dy agjentë në të njëjtën zonë
dhe për të njëjtën fushë të veprimtarisë, dhe po ashtu, as agjenti nuk mund të marrë përsipër të
trajtojë në të njëjtën zonë dhe për të njëjtën fushë, marrëveshjet e disa ndërmarrjeve në
konkurrencë midis tyre.

Neni 952
Agjenti nuk ka të drejtë të vjelë kreditë e palës porositëse.
Në qoftë se kjo e drejtë i është dhënë, ai nuk mund të bëjë zbritje ose të lejojë vonesa pa
patur autorizim të posaçëm.

Neni 953
Agjentit mund t’i drejtohen kundërshtimet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e kontratës të
lidhur nëpërmjet tij dhe reklamimet lidhur me mospërmbushjen e kësaj kontrate.
Agjenti mund të kërkojë marrjen e masave mbrojtëse në interes të palës porositëse dhe të
paraqesë reklamimet që janë të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave që i takojnë kësaj të fundit.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 954
Agjenti duhet të përmbushë detyrën e ngarkuar në përputhje me udhëzimet e marra dhe t’i
japë palës porositëse informacionet që kanë të bëjnë me kushtet e tregut në zonën që është
caktuar, gjendjen pasurore të klientëve të mundshëm dhe çdo informacion tjetër të dobishëm për
të vlerësuar leverdinë e marrëveshjeve të veçanta.
155
Ai gjithashtu duhet të zbatojë detyrimet që i takojnë komisionerit deri sa ato nuk
përjashtohen nga natyra e kontratës së agjencisë. Përveç marrëveshjes së kundërt, agjenti nuk
mund të depozitojë ose të regjistrojë shenjat dalluese që identifikojnë veprimtarinë e palës
porositëse.

Neni 955
Agjenti i cili nuk është në gjendje të kryejë detyrën e besuar duhet të njoftojë menjëherë
palën porositëse, përndryshe detyrohet të shpërblejë dëmin.

Neni 956
Agjenti ka të drejtë të shpërblehet për ndërmjetësim vetëm për marrëveshjet që janë zbatuar
rregullisht. Në qoftë se marrëveshja është zbatuar në mënyrë të pjesshme, shpërblimi që i takon
agjentit është në përpjesëtim me pjesën e kryer të saj.
Shpërblimi paguhet edhe për marrëveshjet e përfunduara drejtpërdrejt nga pala porositëse, të
cilat duhet të ekzekutohen në zonën e rezervuar për agjentin, përveç kur në kontratë është
parashikuar ndryshe.
Agjenti ka të drejtë për shpërblim mbi marrëveshjet e përfunduara edhe pas zgjidhjes së
kontratës, po qe se përfundimi është sidomos rrjedhim i veprimtarisë së kryer prej tij.
Agjenti nuk ka të drejtë të ripaguhet për shpenzimet e agjencisë.
Pala porositëse duhet të vërë në dispozicion të agjentit dokumentet e nevojshme për pasurinë
ose shërbimet e trajtuara dhe t’i japë agjentit informacionet e nevojshme për ekzekutimin e
kontratës, sidomos ajo duhet të njoftojë agjentin, brenda një afati të arsyeshëm, sapo të
parashikojë se vëllimi i operacioneve tregtare do të jetë mjaft më i ulët nga vëllimi që agjenti do të
priste normalisht. Pala porositëse duhet gjithashtu të informojë agjentët brenda një afati të
arsyeshëm për pranimin ose refuzimin dhe moskryerjen e një marrëveshjeje që e ka siguruar
agjenti. Pala porositëse i dorëzon agjentit një ekstrakt llogarie të shpërblimit që i takon këtij, jo më
vonë se ditën e fundit të muajit që vjen pas tremujorit, gjatë të cilit ai është fituar. Ekstrakt llogaria
duhet të tregojë elemente thelbësore në bazë të të cilave është kryer llogaria e shpërblimit.
Brenda të njëjtit afati shpërblimet e likuiduara duhet t’i paguhen efektivisht agjentit. Agjenti
ka të drejtë që t’i jepen të gjitha informacionet, në veçanti një ekstrakt i librave të llogarive të
nevojshme për verifikimin e madhësisë së shpërblimeve të likuiduara.

Neni 957
Shpërblimi i takon agjentit edhe për marrëveshjet që nuk janë zbatuar për shkaqe që i
përkasin palës porositëse. Në qoftë se pala porositëse dhe pala e tretë merren vesh për të mos
zbatuar kontratën pjesërisht ose tërësisht, agjenti ka të drejtë që, për pjesën e pazbatuar, të
përfitojë një shpërblim të zvogëluar në masën e caktuar me marrëveshje, sipas zakonit dhe në
mungesë të tyre nga gjykata.

Neni 958
Kontrata e agjencisë me afat të caktuar kur vazhdon të zbatohet nga palët edhe pas mbarimit
të afatit, shndërrohet në kontratë me afat të pacaktuar. Po qe se kontrata e agjencisë është me afat
të pacaktuar, secila nga palët mund të tërhiqet nga kjo kontratë duke njoftuar paraprakisht palën
tjetër brenda një afati.
Afati i njoftimit paraprak nuk mundet, sidoqoftë të jetë më i shkurtër se një muaj për vitin e
parë të kohëzgjatjes së kontratës, dy muaj për vitin e dytë të filluar, tre muaj për vitin e tretë të
filluar, katër muaj për vitin e katërt, pesë muaj për vitin e pestë dhe gjashtë muaj për vitin e
gjashtë dhe për të gjithë vitet në vazhdim.
156
Palët mund të merren vesh për afatin e njoftimit paraprak të kohëzgjatjes më të madhe, por
pala porositëse nuk mund të zbatojë një afat më të shkurtër se sa ai i caktuar për agjentin.
Përveç kur me marrëveshje është caktuar ndryshe nga palët, mbarimi i afatit të njoftimit
paraprak duhet të përkojë me ditën e fundit të muajit kalendarik.

Neni 959
Në mbarim të marrëveshjes së agjencisë, pala porositëse detyrohet t’i paguajë agjentit një
shpërblim në masën dhe kur:
- agjenti ka siguruar klientë të rinj për palën porositëse ose i ka zhvilluar dukshëm
marrëveshjet me klientët ekzistues dhe pala porositëse ka ende përfitime të konsiderueshme që
rrjedhin nga marrëveshjet me këta klientë;
- pagimi i këtij shpërblimi quhet i përshtatshëm, kur janë patur parasysh të gjitha rrethanat e
rastit, veçanërisht shpërblimi që agjenti humbet nga marrëveshjet me këta klientë.
Nuk paguhet shpërblim kur:
- pala porositëse e zgjidh kontratën për shkak të një mospërmbushjeje që i atribuohet agjentit,
e cila për shkak të përmasave të saj, nuk lejon vazhdimin qoftë edhe të përkohshëm të
marrëveshjes;
- agjenti tërhiqet nga kontrata përveç rastit kur tërheqja justifikohet nga rrethanat që mund t’i
përkasin agjentit, siç janë mosha, paaftësia e përkohëshme ose sëmundjet, për të cilat atij nuk
mund t’i kërkohet, në mënyrë të arsyeshme, vazhdimi i veprimtarisë;
- lidhur me një marrëveshje që ka me palën porositëse, agjenti i lëshon një pale të tretë të
drejtat dhe detyrimet që ai ka nga kontrata e agjencisë.
Madhësia e shpërblimit nuk mund të tejkalojë një shifër të barabartë me shpërblimin vjetor të
llogaritur mbi bazën e mesatares vjetore të shpërblimeve të përfituara nga agjenti në pesë vjetët e
fundit dhe po qe se kontrata përfshin një afat më të shkurtër se pesë vjet, mbi mesataren e
periudhës në fjalë.
Dhënia e shpërblimit nuk privon agjentin nga e drejta për shpërblimin e mundshëm të
dëmeve.
Agjenti e humb të drejtën e shpërblimit të parashikuar në këtë nen po qe se brenda një viti
nga ndërprerja e marrëdhënies nuk i njofton palës porositëse kërkesat e tij.

Neni 960
Marrëveshja që kufizon konkurrencën nga ana e agjentit pas zgjidhjes së kontratës duhet të
bëhet me shkrim. Kjo duhet të trajtojë të njëjtën zonë klientele dhe sende, pasuri ose shërbime për
të cilat ishte lidhur kontrata e agjencisë dhe kohëzgjatja e saj nuk mund të tejkalojnë dy vitet e
mëpasme nga zgjidhja e kontratës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 21:49
vazhdon

Dispozitë referuese
Neni 961
Dispozitat e këtij kreu zbatohen edhe kur pala porositëse i jep agjentit të drejtën e
përfaqësimit për lidhjen e kontratave.

KREU XIV

KALIMI I PASURISË KREDITORËVE
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 962
157
Kalimi i pasurisë është kontrata me të cilën debitori ngarkon kreditorët e vet ose disa prej
tyre për të likuiduar të gjitha ose disa veprimtari të tij për t’i shpërndarë midis tyre fitimet e
nxjerra në përmbushje të kredive të tyre.

Neni 963
Kalimi i pasurisë duhet bërë me shkrim, ndryshe është i pavlefshëm.
Në qoftë se midis pasurive të ceduara ka edhe kredi, atëherë zbatohen dispozitat e neneve
502 e 503 të këtij Kodi.

Neni 964
Administrimi i pasurisë së kaluar u takon kreditorëve përkatës. Ata mund të ngrejnë padi për
të gjitha çështjet pasurore që lidhen me atë pasuri, përfshirë edhe paditë për mbrojtjen e
posedimit.

Neni 965
Debitori nuk mund të disponojë sendet e kaluara kreditorëve.
Kreditorët, kreditë e të cilëve ekzistonin përpara kalimit të pasurisë dhe që nuk kanë
ndërhyrë, mund të kërkojnë ekzekutimin mbi gjithë këtë pasuri.
Kreditorëve, që u ka kaluar pasuria, në rast se kalimi ka për objekt vetëm disa veprimtari të
debitorit, nuk mund të kërkojnë ekzekutimin për veprimtari të tjera, para shlyerjes së atyre që janë
lidhur me kalimin e pasurisë.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 966
Kreditorët që kanë lidhur kontratën ose kanë aderuar në të, duhet të parapaguajnë shpenzimet
e nevojshme për likuidimin dhe kanë të drejtë të marrin shumën nga të ardhurat prej likuidimit.

Neni 967
Kreditorët duhet t’i ndajnë midis tyre shumat e nxjerra në përpjesëtim me kreditë përkatëse,
përveç rasteve të preferimeve. Mbetja i takon debitorit.

Neni 968
Debitori ka të drejtë të kontrollojë administrimin dhe të marrë një raportim mbi gjendjen
financiare në fund të likuidimit, ose në fund të çdo viti po qe se administrimi zgjat më shumë se
një vit.
Po qe se është emëruar një likuidues, ai duhet t’ia japë raportimin edhe debitorit.

Neni 969
Debitori shkarkohet ndaj kreditorëve vetëm nga dita kur ata marrin pjesën që u takon nga të
ardhurat prej likuidimit dhe vetëm në kufijtë e shumës që kanë marrë, përveç kur ka marrëveshje
të kundërt.

Neni 970
158
Debitori mund të tërhiqet nga kontrata duke ofruar t’u paguajë detyrimet dhe interesat atyre
me të cilët ka kontraktuar ose që janë bashkuar në këtë kontratë. Tërheqja ka efekt nga dita e
pagimit.
Debitori detyrohet të paguajë shpenzimet e gjërimit.

Zgjidhja e kontratës
Neni 971
Kontrata mund të zgjidhet po qe se debitori, pasi ka deklaruar se e kalon të gjithë pasurinë e
vet, ka fshehur një pjesë të konsiderueshme të saj, ose po që se ka fshehur humbjet apo ka
paraqitur humbje që nuk ekzistonin.

Neni 972
Kontrata mund të zgjidhet për shkak mospërmbushjeje sipas rregullave të përgjithshme.

KREU XV

NDËRMJETËSIMI

Përmbajtja
Neni 973
Ndërmjetës është ai që vë në lidhje dy ose më shumë palë për përfundimin e një
marrëveshjeje, pa qenë i lidhur me asnjërin prej tyre në marrëdhënie bashkëpunimi, varësie ose
përfaqësimi.

Shpërblimi
Neni 974
Kur nuk ka marrëveshje, ose kur tarifat profesionale, ose zakonet nuk japin ndonjë
përcaktim, madhësia e shpërblimit dhe përpjesëtimi në të cilin ky rëndon mbi secilën nga palët,
caktohet nga gjykata.

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 975
E drejta e ndërmjetësit për shpërblim lind kur kontrata e ndërmjetësimit i sjell efektet e veta
dhe pavarësisht nga ndodhitë e mëvonshme të saj.
Paragrafi i mësipërm nuk zbatohet kur kontrata e ndërmjetësimit mund të shpallet e
pavlefshme, nga që ndërmjetësi kishte dijeni për arësyen e pavlefshmërisë.

Neni 976
Ndërmjetësi ka të drejtë të paguhet për shpenzimet prej personit për të cilin janë kryer
shpenzimet edhe kur marrëveshja nuk është përfunduar, përveç kur është zgjidhur ndryshe me
marrëveshje ose nga zakonet.

Neni 977
159
Në qoftë se marrëveshja është përfunduar me ndërhyrjen e disa ndërmjetësve, secili prej tyre
ka të drejtë për një kuotë shpërblimi.

Neni 978
Ndërmjetësi duhet t’u njoftojë palëve rrethanat për të cilat ai ka dijeni e që kanë të bëjnë me
vleresimin dhe me sigurinë e marrëveshjes, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e saj.
Ndërmjetësi përgjigjet për vërtetësinë e nënshkrimit në dokumentet dhe për xhirimet e fundit
të titujve të transmetuara nëpërmjet tij.

Neni 979
Detyrat e ndërmjetësuesit profesionist në marrëveshje për mallra ose për tituj janë:
1. të ruajë kampionet e mallrave të shitura me anë kampionesh, derisa të ekzistojë mundësia e
mosmarrëveshjeve për identitetin e mallit;
2. t’i japë blerësit një listë të nënshkruar të titujve për të cilët është biseduar duke treguar
serinë dhe numrin;
3. të shënojë në librin përkatës të dhënat kryesore të kontratës që lidhet me ndërhyrjen e tij
dhe t’u japë palëve kopjen e çdo shënimi të tillë të nënshkruar prej tij.

Neni 980
Ndërmjetësi mund të ngarkohet nga njëra prej palëve për ta përfaqësuar në veprimet lidhur
me zbatimin e kontratës së lidhur me ndërhyrjen e tij.

Neni 981
Ndërmjetësi, që nuk i tregon njërit kontraktues emrin e kontraktuesit tjetër, përgjigjet për
zbatimin e kontratës dhe, kur e ka zbatuar atë, merr të drejtat ndaj kontraktuesit të patreguar.
Në qoftë se, pas lidhjes së kontratës, kontraktuesi i patreguar shfaqet para palës tjetër ose
tregohet nga ndërmjetësi, secili nga kontraktuesit mund të ngrejë padi drejtpërdrejt kundër tjetrit,
por pa cenuar përgjegjësinë e ndërmjetësit.

KREU XVI

DEPOZITA
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 982
Depozita është kontrata me të cilën njëra palë merr nga tjetra një send të luajtshëm me
detyrimin për ta ruajtur dhe për ta kthyer në natyrë.

Neni 983
Kontrata e depozitës quhet e lidhur nga çasti që është dorëzuar sendi për ruajtje.

Neni 984
Depozita prezumohet se është me shpërblim, përveç kur nga cilësia profesionale e depozitarit
ose nga rrethanat e tjera kuptohet një vullnet i ndryshëm i palëve.
160

Të drejta e detyrime të palëve
Neni 985
Depozitari duhet të ruajë sendin me kujdes. Ai nuk mund ta përdorë atë vetë dhe as t’ua japë
në depozitë të tjerëve, pa pëlqimin e depozituesit. Në qoftë se sendin e përdor pa pëlqimin e
depozituesit, depozitari është përgjegjës për humbjen ose dëmtimin e tij deri në shkakun fator.
Po ta kërkojnë rrethanat e ngutshme, depozitari mund të ushtrojë ruajtjen në një mënyrë të
ndryshme nga marrëveshja, duke njoftuar depozituesin menjëherë sapo të jetë krijuar mundësia.

Neni 986
Depozitari është i detyruar të kthejë sendin e lënë depozitë në çdo kohë që e kërkon
depozituesi edhe sikur të jetë caktuar një afat për kthimin e tij, përveç kur afati është caktuar në
interes të depozitarit.
Kthimi i sendit të lënë depozitë bëhet në vendin ku sendi duhej të ruhej, përveç përmbushjes
së palëve kthimi bëhet me shpenzimet e depozituesit.

Neni 987
Në qoftë se depozita është pa shpërblim, gjykata mund të ulë masën e shpërblimit të dëmit.

Neni 988
Depozituesi është i detyruar t’i paguajë depozitarit shpenzimet e bëra për ruajtjen e sendit, në
qoftë se nuk janë përfshirë në shpërblim.

Neni 989
Kur nuk është caktuar një afat për kthimin e sendit të lënë depozitë, depozitari ka të drejtë të
kërkojë në çdo kohë që të shkarkohet nga detyrimi i tij për ruajtjen e sendit, duke lajmëruar
depozituesin që të marrë prapë sendin brenda një afati të mjaftueshëm që i cakton vetë.

Neni 990
Depozituesi është i detyruar të shpërblejë dëmin që i është shkaktuar depozitarit nga të metat
e fshehta të sendit, në qoftë se, duke i ditur këto, nuk ia ka njoftuar depozitarit.

Neni 991
Kur depozituesit e një sendi janë më shumë se një dhe ata nuk merren vesh lidhur me kthimin
e tij, vendos gjykata.
Kështu veprohet edhe kur një depozitues i vetëm ka lënë disa trashëgimtarë, po qe se sendi
nuk është i ndashëm.
Kur depozitëmarrësit janë më shumë se një, depozituesi ka të drejtë të kërkojë kthimin nga
personi që mban sendin, i cili duhet të njoftojë menjëherë të tjerët.

Neni 992
Në qoftë se sendi është depozituar edhe në interes të një të treti dhe ky i fundit u ka njoftuar
depozituesit dhe depozitëmarrësit pranimin e tij, depozitëmarrësi nuk mund të shkarkohet duke ia
kthyer sendin depozituesit, pa miratimin e të tretit.

Neni 993
161
Depozitëmarrësi është i detyruar të kthejë frytet e sendit të cilat ai i ka vjelë.

Neni 994
Trashëgimtari i depozitëmarrësit që ka tjetërsuar sendin në mirëbesim, duke mos ditur se
mbahej në depozitë, detyrohet vetëm të kthejë shpërblimin e marrë.
Në qoftë se ky nuk është paguar ende, depozituesi merr të drejtat e tjetërsuesit.

Neni 995
Depozitëmarrësi duhet t’i kthejë sendin depozituesit ose personit të caktuar për ta marrë, pa
qenë nevoja që depozituesi të provojë se është pronar.
Në qoftë se depozitëmarrësi paditet nga një person që rivendikon pronësinë e sendit ose
pretendon se ka të drejta mbi të, depozitëmarrësi duhet të denoncojë mosmarrëveshjen tek
depozituesi dhe të kërkojë të përjashtohet nga gjykimi duke treguar vetë personin, përndryshe
duhet të shpërblejë dëmet. Në këtë rast ai mund të shkarkohet nga detyrimi për të kthyer sendin,
duke e depozituar atë sipas mënyrave të caktuara nga gjykata, me shpenzimet e depozituesit.

Neni 996
Në qoftë se ruajtja e sendit i hiqet depozitarit si rrjedhim i një fakti për të cilin ai nuk është
fajtor, ai shkarkohet nga detyrimi për të kthyer sendin, por duhet t’i njoftojë menjëherë depozitarit
faktin për të cilin ka humbur mbajtjen e sendit, përndryshe ngarkohet me shpërblimin e dëmit.
Depozituesi ka të drejtë të marrë atë që, si pasojë e vetë faktit, depozitari ka siguruar dhe
merr të drejtat që i takojnë këtij të fundit.

Neni 997
Kreditë që rrjedhin nga depozita në dobi të depozitarit kanë privilegj mbi sendin e dhënë në
depozitë. Depozitari mund të mbajë sendin që është në privilegj derisa të shpërblehet për kredinë e
tij dhe mundet edhe ta shesë sipas dispozitave për pengun.

Neni 998
Kur sendi i lënë depozitë nuk është tërhequr në afatin e caktuar në kontratë ose pas
lajmërimit që i ka bërë depozitari, ky nuk përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e sendit që ngjan
pas kalimit të afatit, përveç kur humbja ose dëmtimi është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia
e rëndë e tij.
Në rastet e sipërme, depozitari ka të drejtë të kërkojë nga gjykata që të lejojë shitjen e sendit
të lënë në depozitë sipas rregullave të ekzekutimit të detyrueshëm.
Shumat e nxjerra nga shitja e sendit, pasi të zbriten shumat që ka për të marrë depozitari, i
jepen depozituesit ose depozitohen në bankë në emër të tij.

Dispozitë referuese

Neni 999
Në qoftë se depozita ka për objekt një sasi të hollash ose sendesh të tjera të
barasndërrueshme, dhe depozitari ka të drejtën t’i përdorë, ky fiton pronësinë dhe detyrohet të
kthejë po të njëjtën sasi nga i njëjti lloj dhe me të njëjtën cilësi.
Në raste të tilla zbatohen dispozitat lidhur me huanë, kur nuk vijnë në kundërshtim me
dispozitat që rregullojnë depozitën.
162

A. Depozita në magazinat e përgjithshme
Neni 1000
Magazinat (depot) e përgjithshme që veprojnë si depozitare janë përgjegjëse për ruajtjen e
sendeve të depozituara, përveç kur provohet se dëmi ka ardhur nga rasti fator, nga natyra e
sendeve ose nga defekte të sendeve ose të ambalazhit.
Depozitari duhet në çdo rast të ushtrojë veprimtaritë e nevojshme për të kufizuar dëmin.

Neni 1001
Magazinat depozitare duhet të ruajnë sendet e depozituara veçmas njëra nga tjetra, gjithashtu
duhet t’i pajisin me shenja dalluese që të tregojnë përkatësinë e sendit ndaj depozituesit.
Përveç pëlqimit të shprehur të depozituesit, ata nuk mund të përziejnë midis tyre sende të
barasndërrueshme të të njëjtit lloj e cilësi.
Depozituesi ka të drejtë të inspektojë sendet e depozituara dhe të tërheqë kampionet e
përdorimit.

Neni 1002
Kur depot e përgjithshme kanë lëshuar një titull përfaqësimi të sendeve të depozituara,
depozitari duhet t’ia kthejë sendet vetëm kreditorit që është legjitimuar nga titulli.

Neni 1003
Depot e përgjithshme pasi njoftojnë depozituesin, mund të fillojnë shitjen me çmim më të
lartë të sendeve kur, në mbarim të kontratës sendet nuk janë tërhequr, ose depozita nuk është
përtërirë, dhe në çdo rast, kur sendet rrezikohen të humbasin ose përbëjnë një rrezik të madh për
sigurinë e vendeve ku janë depozituar.
Të ardhurat nga shitja, pasi zbritet kostoja dhe shpenzimet e mbetura të depozitës, duhet t’i
dorëzohen depozituesit pa vonesë.

B. Depozita në hotel
Neni 1004
Hotelierët janë përgjegjës për dëmtimin, shkatërrimin ose humbjen e sendeve që klientët
kanë sjellë në hotel.
Konsiderohen të sjella në hotel:
1. sendet që ndodhen gjatë kohës në të cilën klienti strehohet aty;
2. sendet të cilat hotelieri, një anëtar i familjes së tij ose një ndihmës i tij marrin përsipër të
ruajnë, jashtë hotelit, gjatë periudhës së kohës në të cilën klienti ndodhet i strehuar;
3. sendet të cilat hotelieri, një anëtar i familjes së tij ose një ndihmës i tij marrin përsipër të
ruajnë qoftë në hotel, qoftë jashtë tij, për një kohë të arsyeshme, para ose pasi klienti të ketë
bujtur.
Përgjegjësia që përmend ky nen kufizohet në vleftën e asaj që është vjedhur, dëmtuar ose
humbur deri në ekuivalentin e njëqindfshit të çmimit të qirasë së banimit për një ditë.

Neni 1005
Përgjegjësia e hotelierit është e pakufizuar:
1. kur sendet janë dorëzuar për ruajtje;
163
2. kur ka refuzuar të marrë në ruajtje sende të cilat kishte detyrë t’i pranonte. Hotelieri ka për
detyrë të pranojë letrat me vlerë, paratë dhe sendet me vlerë; ai mund të mos pranojë t’i marrë kur
bëhet fjalë për objekte të rrezikshme ose që, duke marrë parasysh rëndësinë dhe kushtet e
administrimit të hotelit, kanë vlerë të rëndësishme ose përmasa shumë të mëdha.
Hotelieri mund të kërkojë që sendi i dorëzuar të jetë i vendosur në një mbështjellje të mbyllur
ose të vulosur.

Neni l006
Hotelieri nuk është përgjegjës kur vjedhja, dëmtimi ose humbja vijnë:
1. nga klienti, nga personat që e shoqërojnë, që janë në shërbim të tij, ose që e vizitojnë;
2. nga forca madhore;
3. nga natyra e sendeve.

Neni 1007
Hotelieri është përgjegjës, pa mundur të invokojë kufijtë e parashikuar në paragrafin e fundit
të nenit 1004, kur vjedhja, dëmtimi ose humbja e sendeve të sjella nga klienti në hotel janë
shkaktuar për faj të tij, të anëtarëve të familjes së tij ose të ndihmësave të tij.

Neni 1008
Përveç rastit të parashikuar në nenin 985, klienti nuk mund të përdorë dispozitat e mësipërme
po qe se, pasi të ketë konstatuar vjedhjen, dëmtimin ose humbjen, denoncon faktin tek hotelieri
me një vonesë të pajustifikueshme.

Neni 1009
Janë të pavlefshme marrëveshjet ose deklaratat që synojnë të përjashtojnë ose të kufizojnë
paraprakisht përgjegjësinë e hotelierit.

Neni 1010
Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për automjetet, për sendet e lëna në to dhe as për
kafshët e gjalla.

Neni 1011
Për vlerësimin e përgjegjësisë, ose për të caktuar kufirin e shpërblimit, dispozitat për
depozitat në hotel zbatohen edhe ndaj sipërmarrësve të klinikave shëndetësore publike dhe
private, institucioneve për shfaqje publike, shtëpive të pushimit, hotel- pensioneve, restoranteve
dhe për të gjitha rastet në të cilat, nga vetë veprimtaria e posaçme e zhvilluar nga sipërmarrësi,
klienti nuk mund të kujdeset personalisht për ruajtjen e sendeve.

Neni 1012
Kreditë e hotelierit, për shpërblimet e kryera ndaj personave bujtës, kanë privilegj mbi sendet
e sjella prej tyre në hotel e nëvartësitë e tij dhe që vazhdojnë të ndodhen aty.
Privilegji ka efekt edhe në dëm të të tretëve, që kanë të drejta mbi vetë këto sende, me kusht
që hotelieri të jetë në dijeni për këto të drejta në kohën kur sendet janë sjellë në hotel.

KREU XVII
LLOGARIA RRJEDHËSE
164

Neni 1013
Llogaria rrjedhëse është një kontratë me të cilën palët detyrohen të regjistrojnë në një llogari
kreditimet reciproke, duke e konsideruar të padisponueshme dhe të pakthyeshme deri në mbylljen
e llogarisë.
Teprica e llogarisë është e kthyeshme me mbarimin e afatit. Në qoftë se nuk është kërkuar
pagimi, teprica konsiderohet e rinovuar për një kohë të pacaktuar.
Neni 1014
Përjashtohen nga llogaria rrjedhëse, kreditë që nuk mund të kompensohen. Kur kontrata
vepron ndërmjet sipërmarrësve, përjashtohen nga llogaria kreditë e huaja për ndërmarrjet
përkatëse.

Neni 1015
Mbi gjendjen përfitohet kamata në masën e vendosur në kontratë dhe në mungesë të këtyre
nga ligji, por gjithnjë brenda kufijve të caktuara prej tij.
Neni 1016
Për llogarinë rrjedhëse paguhet komisioni si dhe shpenzimet që janë dashur për veprimet që
kanë lidhje me derdhjet. Këto të drejta nuk bëjnë pjesë në llogari, përveç kur në marrëveshje
parashikohet ndryshe.

Neni 1017
Përfshirja e një kredie në llogarinë rrjedhëse, nuk përjashton ushtrimin e të drejtës së padisë
dhe e të drejtave të tjera, lidhur me aktin nga i cili rrjedh kredia.
Kur akti i mësipërm është i pavlefshëm, ose shpallet si i tillë, ose i zgjidhur, pjesa përkatëse e
parave përjashtohet nga llogaria rrjedhëse.

Neni 1018
Kur kredia e përfshirë në llogari është e siguruar me një garanci reale ose personale, klienti
ka të drejtë të përdorë këtë garanci për tepricën ekzistuese në favor të tij nga mbyllja e llogarisë e
deri në arkëtimin e kredisë së garantuar.
Paragrafi i mësipërm zbatohet edhe në qoftë se për kredinë ekziston një bashkëdetyrim
solidar.

Neni 1019
Përveç kur palët kanë parashikuar ndryshe në kontratë, përfshirja në llogarinë rrjedhëse e një
kredie ndaj një të treti, prezumohet si e bërë me kushtin që të paguhet. Në rastin kur kredia nuk
përmbushet, marrësi ka të drejtën të veprojë për mbledhjen, marrjen e shumës së parave nga
llogaria, duke riintegruar atë që ka bërë derdhjen. Mund të merret kjo shumë parash nga llogaria
edhe pasi ushtron pa rezultat të drejtat e tij kundrejt debitorit.

Neni 1020
Në rast se kreditori i një klienti ka sekuestruar mbetjen eventuale të llogarisë që i takon
debitorit të tij, klienti tjetër nuk mundet, me derdhje të reja të cenojë të drejtat e kreditorit. Nuk
165
konsiderohen si derdhje të reja ato që janë bërë në vartësi nga të drejtat e rrjedhura para
sekuestrimit.
Klienti ndaj të cilit është bërë sekuestrimi ose është vënë pengu duhet të njoftojë anën tjetër.
Secili prej tyre mund të tërhiqet nga kontrata.

Neni 1021
Mbyllja e llogarisë me likudimin e tepricës bëhet me mbarimin e afateve të përcaktuara në
kontratë dhe në mungesë të tyre, në përfundim të çdo 6/mujori të llogaritur që nga data e lidhjes së
kontratës.

Neni 1022
Kalimi i veprimeve në llogari nga një klient në një tjetër nënkuptohet i pranuar në qoftë se
nuk është kundërshtuar në afatin e caktuar prej palëve ose në afatin që mund të konsiderohet i
përshtatshëm sipas rrethanave.
Pranimi i veprimit nuk përfshin të drejtën për ta kundërshtuar për gabime shkrimi ose
llogaritjeje, për mosveprim ose dublime.
Kundërshtimi duhet të bëhet brenda 6 muajve nga data e kalimit të llogarisë, lidhur me
likuidimin e mbylljen, e cila duhet të dërgohet rekomande. Rivendosje në afat nuk lejohet.

Neni 1023
Kur kontrata është lidhur për një kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga
kontrata në çdo mbyllje të llogarisë, duke njoftuar të paktën 10 ditë përpara.
Në rastin e një ndalimi të ushtrimit të këtij aktiviteti, të paaftësisë për të vepruar, të paaftësisë
paguese ose vdekjes së njërës prej palëve, secila prej tyre, ose trashëgimtarët e tyre, kanë të
drejtën të tërhiqen nga kontrata.
Zgjidhja e kontratës ndalon përfshirjen në llogari të shumave të reja, por pagimi i mbetjes
nuk mund të kërkohet vetëm pas skadimit të periudhës së përcaktuar në nenin 1021.

KREU XVIII
KONTRATAT BANKARE
A. Depozitat bankare

Neni 1024
Kur depozitohet një shumë parash pranë një banke, kjo fiton pronësinë dhe është e detyruar
t’i kthejë në të njëjtën lloj monedhe, me skadimin e afatit të përcaktuar ose me kërkesën e
depozituesit, duke patur parasysh periudhën e lajmërimit të përcaktuar nga palët ose nga zakoni
bankar.

Neni 1025
Në rast se banka lëshon një librezë depozite kursimi, derdhjet dhe tërheqjet duhet të
shënohen në librezë.
Shënimet mbi librezë të firmosura nga nëpunësi i bankës, që është i caktuar për këtë shërbim,
përbëjnë provë të plotë midis bankës dhe depozituesit.
Është e pavlefshme çdo marrëveshje e kundërt.
166

Neni 1026
Në qoftë se libreza e kursimit është e pagueshme tek prurësi, banka që padashje dhe pa faj të
rëndë kryen shërbimin përballë poseduesit, nuk përgjigjet edhe në qoftë se ky nuk është
depozituesi.
E njëjta dispozitë zbatohet në rastin kur libreza e depozitës e pagueshme tek prurësi të jetë
lëshuar në emër të një personi të caktuar.
Janë të përjashtuara dispozitat e ligjeve të veçanta.

Neni 1027
Banka që merr dhe pranon depozitat e titujve në administrim duhet t’i ruajë titujt duke marrë
interesat ose dividentet, të verifikojë tregtimin për çmimin ose për ripagimin e kapitalit, duke
treguar kujdes për grumbullimin e të ardhurave për llogarinë e depozituesit, dhe në përgjithësi të
kujdeset për mbrojtjen e të drejtave që kanë të bëjnë me titullin. Shumat e grumbulluara duhet të
jenë të kredituara në llogarinë e depozituesit.
Në qoftë se për titujt e depozituar duhet të ushtrohet një e drejtë zgjedhjeje, banka duhet të
kërkojë në kohë udhëzimet e nevojshme nga depozituesit dhe t’i realizojë ato, në qoftë se në rast
nevoje ka marrë fonde të nevojshme. Në mungesë të këtyre udhëzimeve, të drejtat e zgjedhjeve
duhet të shiten për llogari të depozituesit nëpërmjet agjentëve të këmbimit.
Bankës i takon një kompensim në masën e përcaktuar nga marrëveshja e palëve ose ajo që
përdoret zakonisht, përveç pagimit të shpenzimeve të bëra prej saj.
Është e pavlefshme çdo marrëveshje me të cilën përjashtohet banka nga ruajtja dhe
administrimi i titujve me një kujdesje të zakonshme.

B. Shërbimi bankar dhe kasetat e sigurimit
Neni 1028
Banka, për shërbimin e kasetave të sigurimit, përgjigjet kundrejt përdoruesit për aftësinë
paguese, ruajtjen e lokalit dhe për paprekshmërinë e kasetës, përveç ndonjë rasti fator.

Neni 1029
Kur kaseta është në emër të disa personave, hapja e saj i njihet secilit prej tyre, përveç ndonjë
marrëveshjeje të kundërt.
Në rast vdekje të mbajtësit të vetëm ose të njërit të këtyre mbajtësve, banka që ka marrë
njoftimin mund të lejojë hapjen e kasetës me marrëveshjen e të gjithë atyre që e kanë të drejtë, ose
sipas mënyrës së përcaktuar nga gjykata.

Neni 1030
Kur afati i kontratës ka mbaruar, banka mbas një lajmërimi të mbajtësit ose me kalimin e
gjashtë muajve nga data e mbarimit, mund t’i kërkojë gjykatës autorizimin për hapjen e kasetës.
Lajmërimi mund të bëhet edhe nëpërmjet postës rekomande të konfirmuar.
Hapja kryhet në praninë e një noteri duke patur parasysh edhe masat që gjykata i quan të
nevojshme. Gjykata mund të urdhërojë marrjen e masave të nevojshme për ruajtjen e objekteve të
gjetura duke përfshirë edhe shitjen e një pjese të tyre, që është e nevojshme për të plotësuar
shpenzimet e bëra nga banka.

C. Hapja (çelja) e kredisë bankare
167

Përkufizimi
Neni 1031
Hapja e kredisë bankare është një kontratë me të cilën banka detyrohet të mbajë në
dispozicion të palës tjetër një shumë parash, për një periudhë të caktuar kohe ose për një kohë të
pacaktuar.

Neni 1032
Përveç kur ka marrëveshje tjetër, në qoftë se nuk është rënë dakord ndryshe, kredimarrësi
mund ta përdorë disa herë kredinë, sipas formave të përdorimit, dhe mundet që me derdhjet e
mëtejshme të rivendosë disponibilitetin e tij.
Derdhjet dhe tërheqjet realizohen pranë bankës ku ka lindur kjo marrëdhënie, përveç kur
është parashikuar ndryshe nga palët.

Neni 1033
Në qoftë se për hapjen e kredisë është dhënë një garanci reale ose personale, kjo nuk shuhet
për faktin se kredimarrësi, në momentin e mbarimit të kësaj marrëdhënieje, pushon së qëni debitor
i bankës. Kur garancia bëhet e pamjaftueshme, banka mund të kërkojë një garanci suplementare
ose zëvendësimin e garantit.
Kur kredimarrësi nuk vepron në përputhje me kërkesat, banka pakëson kredinë në mënyrë
proporcionale me pakësimin e vlerës së garancisë ose mund të heqë dorë nga kontrata.

Neni 1034
Banka nuk mund të tërhiqet nga kontrata përpara mbarimit të afatit të kontratës, përveç
rasteve të arsyeshme, ose kur ka marrëveshje tjetër. Heqja dorë ndërpret menjëherë përdorimin e
kredisë, por banka duhet të caktojë një afat të paktën prej pesëmbëdhjetë ditësh për kthimin e
shumave të përdorura dhe ato plotësuese.
Kur dhënia e kredisë është në një kohë të pacaktuar, secila prej palëve mund të tërhiqet nga
kontrata nëpërmjet lajmërimit në afatin e caktuar në kontratë, që përdoret zakonisht ose, në
mungesë të tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditëve.

Ç. Paradhënia bankare
Disponim i sendeve të dhëna peng
Neni 1035
Në paradhënien bankare me pengun mbi titujt ose mbi mallrat, banka nuk mund të disponojë
mbi sendet për të cilat është vënë pengu, në qoftë se ka lëshuar një dokument në të cilin këto
sende janë individualizuar.

Marrëveshja e kundërt duhet të provohet me shkresë.
Neni 1036
Banka duhet të kujdeset për llogari të kontraktuesit për sigurimin e mallrave të lëna peng
nëqoftëse, për nga vetë natyra, vlera dhe vendndodhja e tyre sigurimi i përgjigjet përkujdesjeve të
zakonshme.

Neni 1037
168
Banka, përveç detyrimeve që i takojnë, ka të drejtën që t’i paguhen shpenzimet që ka bërë
për ruajtjen e mallrave dhe të titujve, përveç kur e ka marrë përsipër një gjë të tillë.

Neni 1038
Kontraktuesi, edhe përpara mbarimit të afatit të kontratës, mund të tërheqë titujt ose mallrat e
lëna peng, duke bërë më parë një pagesë proporcionale ndërmjet shumave të marra paradhënie
dhe të shumave të tjera që i përkasin bankës sipas nenit të mësipërm, në qoftë se teprica e kredisë
rezulton e pagarantuar në mënyrë të mjaftueshme.

Neni 1039
Në qoftë se vlera e garancisë pakësohet të paktën në një të dhjetën në krahasim me vlerën e
saj në kohën e lidhjes së kontratës, banka mund t’i kërkojë debitorit një garanci plotësuese, me
paralajmërimin se në mungesë të saj do të veprohet për shitjen e këtyre mallrave ose titujve të
dhëna peng. Në qoftë se debitori nuk vepron në përputhje me kërkesat, banka mund të veprojë për
shitjen e tyre në bazë të dispozitave për pengun.
Banka ka të drejtën e pagimit të menjëhershëm të tepricës të llogarisë që nuk është
përmbushur plotësisht nga shumat e rezultuara nga shitja

Neni 1040
Në qoftë se me garancitë e një ose më shumë kredive janë bllokuar depozita në para, mallra
ose tituj që nuk kanë qenë të individualizuar ose për të cilat i është lënë bankës mundësia për t’i
disponuar, banka duhet të kthejë vetëm shumën ose një pjesë të mallrave ose të titujve që
tejkalojnë shumën e kredive të garantuara. Ky tejkalim përcaktohet në lidhje me vlerën e mallrave
ose të titujve në kohën e mbarimit të kredive.

D. Veprimet bankare me llogari rrjedhëse
Neni 1041
Kur depozita, çelja e kredisë ose veprimet e tjera bankare janë rregulluar në Ilogarinë
rrjedhëse, klienti mund të disponojë në çdo kohë shumat që rezultojnë në kredinë e tij, përveç kur
rezerva e afatit, është parashikuar në marrëveshje.

Neni 1042
Në rast se midis bankës dhe klientit ekzistojnë disa marrëdhënie ose disa llogari, edhe në
monedha të ndryshme, teprica aktive dhe pasive kompensohen në mënyrë reciproke, përveç kur
ka marrëveshje të kundërt.

Neni 1043
Në rastin kur llogaria likujduese është në emër të disa personave, me të drejtën për të kryer
veprime edhe në mënyrë individuale, këta persona quhen kreditorë ose debitorë solidarë të
tepricave të llogarisë.

Neni 1044
169
Në rast se veprimet në llogarinë rrjedhëse janë për një kohë të pacaktuar, secila prej palëve
mund të tërhiqet nga kontrata, duke lajmëruar palën tjetër brenda afatit të caktuar në kontratë ose
në mungesë të tij, brenda 15 ditëve.

Neni 1045
Banka përgjigjet sipas dispozitave që rregullojnë kontratën e porosisë për ekzekutimin e
detyrimeve të marra nga depozituesi ose nga një klient tjetër.
Në qoftë se ky detyrim duhet të kryhet aty ku nuk ekzistojnë degë të bankës, kjo mund të
ngarkojë për ekzekutim një bankë tjetër.

Neni 1046
Për llogarinë rrjedhëse zbatohen edhe nenet 1016,1019,1022.

E. Skontoja bankare
Përkufizimi

Neni 1047
Skontoja është kontrata me anë të së cilës banka, duke zbatuar kamatën i jep klientit vleftën e
një kredie ndaj të tretëve, që nuk ka mbaruar akoma, nëpërmjet cedimit.

Skontoja e kambialeve
Neni 1048
Në qoftë se skontoja bëhet nëpërmjet xhirimit të kambialit ose të çekut bankar, banka në rast
se nuk kryhet pagimi, përveç të drejtave të rrjedhura nga titulli, gëzon edhe të drejtën e kthimit të
paradhënies.
Ruhen dispozitat e ligjeve të veçanta lidhur me çekun dhe kambialin.

Neni 1049
Banka që ka skontuar kambialet e dokumentuara, gëzon mbi mallin të njëjtin privilegj qe ka
edhe i porosituri, deri sa titulli përfaqësues është në posedimin e tij.

KREU XIX
HUAJA

Neni 1050
Me kontratën e huasë njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një
shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi
detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda
afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit.

Neni 1051
Përveç kur me marrëveshje të palëve është parashkuar ndryshe, huamarrësi duhet t’i paguajë
huadhënësit kamatat.
170
Kamatat, për të cilat është rënë dakord, paguhen çdo vit, përveç kur palët kanë parashikuar
ndryshe.

Mospagimi i kamatave përbën mospërmbushje thelbësore të detyrimit.

Neni 1052
Në rast se palët janë marrë vesh për kthimin me këste të parave ose të sendeve dhe
huamarrësi nuk përmbush detyrimin e pagimit të dy kësteve ose nuk përmbush, me një vonesë
prej më shumë se tre muaj, pagimin e vetëm një kësti, huadhënësi mund të kërkojë kthimin e
menjëhershëm të parave ose të sendeve të dhënë hua.

Neni 1053
Kur kthimi i sendeve të dhëna hua është bërë i pamundur ose tepër i vështirë pa fajin e
debitorit, ky është i detyruar të paguajë vleftën e tyre, duke marrë parasysh kohën dhe vendin në
të cilën do të bëhej kthimi.

Neni 1054
Huadhënësi është përgjegjës për dëmin që i ka shkaktuar huamarrësit, për të metat e sendeve
të dhëna hua, në qoftë se nuk provon se nuk ishte faji i tij që nuk kishte dijeni për ato.
Në qoftë se huaja është pa shpërblim, huamarrësi është përgjegjës vetëm në rastin kur, duke i
ditur cenet, nuk e ka njoftuar huadhënësin për to.

Neni 1055
Kush ka premtuar të japë hua, mund të refuzojë të përmbushë detyrimin, po qe se kushtet
pasurore të palës tjetër janë në gjëndje të tillë sa e bëjnë tepër të vështirë kthimin dhe huadhënësit
nuk i janë ofruar garanci të përshtatshme.

KREU XX
FRANCHISING

Përkufizimi
Neni 1056
Kontrata franchising përmban një raport detyrimesh të vazhdueshme me të cilin ndërmarrje
të pavarura detyrohen ndërmjet njëra-tjetrës që të nxisin e të zhvillojnë bashkërisht tregtinë dhe
kryerjen e shërbimeve, në zbatim të detyrimeve të veçanta.

Detyrimet e franchisor-it

Neni 1057
Franchisor-i (franshizdhënësi) ka detyrimin të vërë në dispozicion të franchizee-së
(franshizmarrësit) një tërësi të standardizuar të drejtash jo materiale, modelesh, skicash, idesh
fitimi, tregtimi dhe organizimi e njohuri të tjera të përshtatshme për zhvillimin e tregtisë.
Ndërkaq ai është i detyruar të ruajë gjithë këtë program detyrimesh nga cenimi prej të
tretëve, ta zhvillojë atë vazhdimisht dhe të mbështesë zbatimin e tij nga franshizmarrësi me
udhëzime, informacione e perfeksionime.
171

Marrëdhëniet parakontraktore

Neni 1058
Në bisedimet për përfundimin e kontratës palët duhet t’i tregojnë njëra-tjetrës gjendjen e
punëve tregtare që kanë të bëjnë me kontratën franchise dhe veçanërisht programin e detyrimeve
franchise, si dhe të informojnë njëri-tjetrin sipas parimeve të mirëbesimit. Ata janë të detyruar të
ruajnë sekretin e informatave konfidenciale, edhe po të mos përfundohet kontrata.
Kush shkel këtë detyrim, detyrohet të shpërblejë dëmin. Kjo e drejtë parashkruhet me
kalimin e tre vjetëve nga dita e pushimit të bisedimeve.
Pala që ka marrë pjesë në bisedime mund të kërkojë pagimin e shpenzimeve të bëra me
besim të ligjshëm në përfundimin e kontratës, e cila nuk u përfundua për shkak të një sjelljeje të
qëllimshme të palës tjetër.

Forma e kontratës

Neni 1059
Kontrata franchising duhet të bëhet me shkresë duke përcaktuar ndër të tjera një përkufizim
të njëzëshëm të detyrimeve të ndërsjella të palëve, kohëzgjatjen e kontratës dhe të elementeve të
tjera thelbësore të saj. Teksti i kontratës duhet të përmbajë një përshkrim të plotë të programit e të
detyrimeve franchising.

Heqja dorë nga kontrata

Neni 1060
Kohëzgjatja e kontratës vendoset me marrëveshje të palëve, duke respektuar kërkesat e
diktuara nga tregtia dhe shërbimet përkatëse.
Kur në kontratë nuk është përcaktuar afat, ose afati është më tepër se dhjetë vjet, secila palë
ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata, duke e njoftuar palën tjetër një vit më parë.
Në rast pushimi të kontratës si rrjedhim i plotësimit të afatit ose heqjes dorë prej saj dhe
përpara paraqitjes aktuale të raportit të punëve, palët, të udhëhequra nga parimet e mirëbesimit,
bëjnë një përpjekje për të rënë dakord për ripërtëritjen e kontratës në kushte të njëjta ose të
ndryshuara.

Ndalimi i konkurrencës

Neni 1061
Edhe pas pushimit të marrëdhënieve kontraktore palët kanë reciprokisht detyrimin për një
konkurencë të ndershme.
Mbi këtë bazë, franchismarrësit mund t’i imponohet një ndalim i konkurencës lokale për një
kohë deri në një vit.
Në qoftë se nga ndalimi i konkurrencës rezulton një pakësim i veprimtarisë së tij
profesionale, franchismarrësit i jepet një kompensim financiar i barasvlershëm, pa marrë parasysh
pushimin e kontratës.

Përgjegjësia e franchismarrësit

Neni 1062
Franchisdhënësi përgjigjet për qenien e të drejtave dhe të njohurive të programit të
detyrimeve franchise. Në rast se të drejtat nuk do të ekzistonin ose në qoftë se franchisdhënësi do
të shkelte të tjera detyrime kontraktore me mënyrë të fajshme, franchismarrësi ka të drejtë të
pakësojë shpërblimin. Shuma e pakësuar duhet të vendoset me kompetencë me anën e një eksperti
të paanshëm. Franchismarrësi mund të kërkojë shlyerjen e dëmit të shkaktuar nga mosqënia e
172
elementeve të programit të detyrimeve ose nga shkelja me faj e kontratës nga ana e
franchisdhënësit.

Neni 1063
Franchisdhënësi mund të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga shkelja me faj e
kontratës, në veçanti nga zbatimi i pamjaftueshëm i programit të detyrimeve franchise, nga ana e
franchismarrësit.

Heqja dorë

Neni 1064
Në rast shkelje detyrimesh kontraktore që vënë seriozisht në rrezik qëllimin për zhvillimin e
tregtisë, pala kontraktuese ka të drejtën të heqë dorë nga kontrata, pa iu referuar afatit.

KREU XXI

RENTA JETORE

Neni 1065
Renta jetore mund të krijohet kundrejt shpërblimit (me titull barrësor) nëpërmjet tjetërsimit të
një pasurie të luajtshme ose të paluajtshme ose të një shume parash.
Renta jetore mund të krijohet edhe me anë dhurimi ose me testament, duke respektuar
kërkesat e ligjit për veprime juridike të tilla.

Neni 1066
Renta jetore mund të jepet për të gjithë jetën e përfituesit ose të një personi tjetër. Ajo mund
të formohet edhe për gjithë jetën e një ose disa personave.

Neni 1067
Kur renta është formuar në favor të shumë personave, pjesa e një përfituesi të vdekur më
parë, rritet në favor të të tjerëve, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

Neni 1068
Kontrata e rentës jetore e krijuar në favorin e një personi, i cili në kohën e kontratës kishte
vdekur, është e pavlefshme.

Efektet e kontratës së rentës jetore

Neni 1069
Personi në dobi të të cilit është krijuar renta jetore, me titull barrësor, mund të kërkojë
zgjidhjen e kontratës, në qoftë se personi që jep rentën nuk jep garancitë ose ul garancitë e dhëna
në marrëveshje.

Neni 1070
173
Mospagimi i kësteve të arrira të rentës jetore nuk i jep të drejtën personit, në favor të të cilit
është krijuar renta, që të kërkojë zgjidhjen e kontratës; por vetëm mund të kërkojë që të
sekuestrohen e të shiten pasuritë e debitorit të tij dhe nga të ardhurat e shitjes të përdoret një
shumë e mjaftueshme për të siguruar pagimin e rentës.

Neni 1071
Debitori i rentës nuk mund të shkarkohet nga detyrimi për pagimin e saj edhe sikur të ofrojë
pagimin e shumës së parave ose të gjësë së marrë, qoftë dhe duke hequr dorë nga pagimi i kësteve
të shlyera.
I sipërmi është i detyruar të paguajë rentën për të gjithë kohën që është krijuar, sado i rëndë
që të jetë bërë detyrimi i rentës, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

Neni 1072
Renta jetore i jepet personit, në favor të të cilit është krijuar, në proporcion me numrin e
ditëve që ka jetuar. Në rast se në marrëveshje është parashikuar që të parapaguhet me këste, secili
prej tyre fitohet nga dita që plotësohet afati i pagimit.

Neni 1073
Në rast se renta jetore është krijuar mbi bazën e një titulli pa shpërblim, mund të parashikohet
(ose të vendoset) që kjo të jetë e pasekuestrueshme.

KREU XXII

SHOQËRIA E THJESHTË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1074
Shoqëria është një kontratë me të cilën dy apo më shumë persona merren vesh për të ushtruar
një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij.
Personi anëtar i shoqërisë duhet të vërë në dispozicion të këtij aktiviteti para, sende apo
shërbime.

Neni 1075
Në shoqërinë e thjeshtë kontrata nuk është objekt i ndonjë forme të veçantë, përveç kur
kërkohet nga natyra e sendeve të bashkuara.
Shoqëria është e thjeshtë, kur nuk paraqet cilësitë dalluese të shoqërisë tregtare të rregulluara
në Kodin Tregtar.

Marrëdhëniet midis anëtarëve

Neni 1076
Anëtari është i detyruar të paguajë kontributet e caktuara në kontratën e shoqërisë.
Prezumohet se anëtarët janë të detyruar të kontribuojnë, në pjesë të barabarta midis tyre, sa është e
nevojshme për arritjen e qëllimit të shoqërisë, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.
174

Neni 1077
Kontrata e shoqërisë mund të ndryshohet vetëm me pëlqimin e të gjithë ortakëve, në qoftë se
në marrëveshje nuk është rënë dakord ndryshe.

Neni 1078
Për sendet e dhëna në pronësi, garancia e kërkuar nga anëtari dhe kalimi i rreziqeve
rregullohen nga dispozitat mbi shitjen.

Neni 1079
Anëtari që ka kontribuar në kredi, përgjigjet për paaftësinë paguese të debitorit, brenda
caqeve të treguara në nenin 506 të këtij Kodi për rastin e marrjes me marrëveshje të garancisë.

Neni 1080
Përveç se kur me marrëveshje është parashikuar ndryshe, administrimi i shoqërisë i takon
secilit prej anëtarëve veçmas nga të tjerët.
Po qe se administrimi u takon veçmas disa anëtarëve, secili prej tyre ka të drejtë të
kundërshtojë veprimin që dëshiron të kryejë një tjetër, përpara se ky të kryhet.
Shumica e anëtarëve, e përcaktuar sipas pjesës së çdo anëtari në fitim, zgjidh
mosmarrëveshjen.

Neni 1081
Në qoftë se administrimi u takon në mënyrë të përbashkët disa anëtarëve, është i nevojshëm
pëlqimi i të gjithë ortakëve administratorë për kryerjen e veprimeve të shoqërisë.
Në qoftë se është vendosur që për administrimin ose për veprime të caktuara të jetë i
nevojshëm miratimi i shumicës, kjo përcaktohet sipas paragrafit të fundit të nenit 1080 të këtij
Kodi.
Në rastet e parashikuara në këtë nen, administratorët e veçantë nuk mund të kryejnë të vetëm
ndonjë veprim, veç në raste të ngutshme, kur duhet shmangur një dëm që i kanoset shoqërisë.

Neni 1082
Heqja e administratorit të emëruar në kontratën e shoqërisë mund të bëhet për një shkak të
drejtë.
Administratori i emëruar me një akt të veçantë mund të hiqet sipas dispozitave të kontratës së
porosisë. Në një rast të tillë heqja e tij mund të kërkohet edhe në rrugë gjyqësore nga çdo anëtar.

Neni 1083
Të drejtat dhe detyrimet e administratorëve rregullohen me dispozitat mbi porosinë.
Administratorët janë përgjegjës solidarisht ndaj shoqërisë për përmbushjen e detyrimeve që u janë
ngarkuar me ligj ose nga kontrata e shoqërisë, përveç kur provojnë se nuk kanë faj.

Neni 1084
Anëtarët që nuk marrin pjesë në administrim kanë të drejtë që të marrin njoftim nga
administratorët për ecurinë e punëve të shoqërisë, të konsultohen me dokumentet që lidhen me
administrimin dhe të marrin një raport kur të jenë kryer punët për të cilat është krijuar shoqëria.
175
Në qoftë se kryerja e punëve të shoqërisë zgjat më shumë se një vit, anëtarët kanë të drejtë të
marrin raportin e administratës në fund të çdo viti, përveç rastit kur kontrata parashikon një afat
tjetër.

Neni 1085
Përveç marrëveshjes së kundërt, çdo anëtar ka të drejtë të marrë pjesën e vet të fitimeve pas
miratimit të raportit.

Neni 1086
Pjesët që u takojnë anëtarëve në fitimet ose në humbjet prezumohen në përpjesëtim me
kuotat e kontribuara. Në qoftë se vlera e kontributeve nuk përcaktohet nga kontrata, caktohet nga
gjykata. Në qoftë se kontrata përcakton vetëm pjesën e çdo anëtari në fitimet, në të njëjtën masë
prezumohet se duhet të përcaktohet edhe pjesëmarrja në humbjet.

Neni 1087
Çdo marrëveshje që përjashton një ose më shumë anëtarë nga pjesëmarrja në fitimet ose
humbjet, është e pavlefshme.

Marrëdhënie me të tretët

Neni 1088
Shoqëria fiton të drejta dhe merr përsipër detyrime me anë të anëtarëve që kanë të drejtën për
ta përfaqësuar.
Në mungesë të dispozitave të tjera në kontratë, përfaqësimi i takon çdo anëtari administrator
dhe shtrihet për të gjitha aktet që përfshihen në objektin e shoqërisë. Ndryshimet dhe shuarja e
tagrave të përfaqësimit rregullohen me dispozitat për përfaqësimin.

Neni 1089
Kreditorët e shoqërisë mund të kërkojnë të drejtat e tyre mbi pasurinë e shoqërisë. Për
detyrimet e shoqërisë gjithashtu përgjigjen personalisht ose solidarisht anëtarët që kanë vepruar në
emër dhe për llogari të shoqërisë dhe, po të ketë marrëveshje tjetër, edhe anëtarët e tjerë.
Marrëveshja duhet t’u bëhet e ditur të tretëve me mjete të përshtatshme, në mungesë të
marrjes dijeni, kufizimi i përgjegjësisë ose përjashtimi nga përgjegjësia solidare nuk mund t’u
kundrejtohet atyre që nuk kanë patur dijeni për të.

Neni 1090
Anëtari, të cilit i kërkohet pagimi i detyrimeve të shoqërisë, mund të kërkojë, edhe kur
shoqëria është në likuidim, ekzekutimin paraprak ndaj pasurisë së shoqërisë, duke treguar sendet
mbi të cilat kreditori mund të shpërblehet më së miri.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 21:53
vazhdon

Neni 1091
Ai që bëhet anëtar në një shoqëri të krijuar më parë, përgjigjet së bashku me anëtarët e tjerë
për detyrimet e shoqërisë përpara se ta ketë fituar cilësinë e anëtarit.

Neni 1092
176
Kreditori i veçantë i anëtarit, deri sa zgjat shoqëria, mund të kërkojë të drejtat e tij mbi
fitimet që i takojnë debitorit, si dhe marrjen e masave ruajtëse (konservative) mbi kuotën që i
takon këtij të fundit në likuidim.
Në qoftë se sende të tjera të debitorit janë të pamjaftueshme për të shpërblyer kreditë e tij,
kreditori i veçantë i anëtarit mund të kërkojë, veç kësaj, në çdo kohë likuidimin e kuotës së
debitorit të tij. Kuota duhet të likuidohet brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, përveç kur
është vendosur shpërndarja e shoqërisë.

Neni 1093
Nuk pranohet kompensimi midis detyrimit që një i tretë ka ndaj shoqërisë dhe kredisë që ky
ka ndaj një anëtari.

Shpërndarja e shoqërisë

Neni 1094
Shoqëria shpërndahet:
1. me mbarimin e afatit;
2. me realizimin e objektit të shoqërisë ose për pamundësinë e realizimit të tij;
3. me vullnetin e të gjithë anëtarëve;
4. për shkaqe të tjera të parashikuara në kontratën e shoqërisë.

Neni 1095
Kontrata e shoqërisë zgjatet në heshtje për një kohë të pacaktuar kur, sadoqë ka kaluar afati i
parashikuar në kontratë, anëtarët vazhdojnë të kryejnë veprime të shoqërisë.

Neni 1096
Pas shpërndarjes së shoqërisë anëtarët administrues ruajnë pushtetin e administrimit vetëm
për çështjet e ngutshme, derisa të ndërmerren veprimet e nevojshme për likuidimin.

Neni 1097
Në qoftë se kontrata nuk parashikon mënyrën e likuidimit të pasurisë dhe anëtarët nuk janë
në një mendje për ta përcaktuar atë, likuidimi bëhet nga një ose disa likuidues, të emëruar me
pëlqimin e të gjithë ortakëve ose, në rast mosmarrëveshjeje, nga gjykata.
Likuiduesit mund të revokohen me vullnetin e të gjithë ortakëve dhe në çdo rast nga gjykata
me kërkesën e arsyetuar të njërit ose të disa anëtarëve.

Neni 1098
Detyrimet dhe përgjegjësitë e likuiduesve rregullohen sipas rregullave të vendosura nga
administratorët, përderisa nuk parashikohet ndryshe nga dispozitat e mëposhtme ose nga kontrata
e shoqërisë.

Neni 1099
Administratorët duhet t’u dorëzojnë likuiduesve sendet dhe dokumentet e shoqërisë dhe t’u
paraqesin atyre llogarinë e administrimit për periudhën pas raportimit të fundit.
Likuiduesit duhet të marrin në dorëzim sendet dhe dokumentet e shoqërisë dhe të hartojnë, së
bashku me administratorët, inventarin nga ku të rezultojë gjendja aktive dhe pasive e pasurisë së
shoqërisë. Inventari duhet të nënshkruhet nga administratorët dhe nga likuiduesit.
177

Neni 1100
Likuiduesit mund të kryejnë aktet e nevojshme për likuidim dhe, po qe se anëtarët nuk kanë
parashikuar ndryshe, mund të shesin edhe në bllok pasurinë e shoqërisë dhe të bëjnë marrëveshje
e kompromise.
Ata përfaqësojnë shoqërinë edhe në gjykim.

Neni 1101
Likuiduesit nuk mund të ndërmarrin veprime të reja. Në rast të kundërt ata përgjigjen
personalisht dhe solidarisht për punët e filluara.

Neni 1102
Likuiduesit nuk mund të ndajnë midis anëtarëve, qoftë edhe pjesërisht, pasurinë e shoqërisë,
derisa të mos jenë paguar kreditorët e shoqërisë, ose të mos jenë vënë mënjanë shumat e
nevojshme për të paguar ata.
Në qoftë se fondet në dispozicion janë të pamjaftueshme për pagimin e detyrimeve të
shoqërisë, likuiduesit mund t’u kërkojnë anëtarëve derdhjet për të cilat ata ende detyrohen në
kuotat përkatëse dhe, po të jetë nevoja, shumat e nevojshme në kufijtë e përgjegjësisë përkatëse
dhe në përpjesëtim me pjesën e secilit në humbjet. Në të njëjtin përpjesëtim pjesëtohet midis
anëtarëve detyrimi i anëtarit me paaftësi për të paguar.

Neni 1103
Anëtarët që kanë kontribuar me pasuri për t’u përdorur, kanë të drejtë ta marrin atë përsëri në
gjendjen në të cilën ndodhet. Po qe se sendet kanë humbur ose janë dëmtuar për shkaqe që mund
t’u ngarkohen administratorëve, anëtarët kanë të drejtë për shpërblimin e dëmit në ngarkim të
pasurisë së shoqërisë, përveç rastit kur mund të ngrihet padi kundër administratorëve.

Neni 1104
Pasi shlyhen detyrimet e shoqërisë, aktivi i mbetur destinohet për pagimin e kuotave të
kontributeve. Teprica e mundshme ndahet midis anëtarëve në përpjesëtim me pjesën e secilit në
fitim.
Vlefta e kuotave të kontributeve që nuk kanë për objekt shuma parash, përcaktohet sipas
vlerësimit që është bërë në kontratë ose, në mungesë të tij, sipas vleftës që ata kanë patur në
momentin kur janë dhënë.
Neni 1105
Në qoftë se në marrëveshje është parashkuar që ndarja e sendeve të bëhet në natyrë, zbatohen
dispozitat mbi ndarjen e sendeve të përbashkëta.

Zgjidhja e marrëdhënies së një anëtari me shoqërinë

Neni 1106
Çdo anëtar mund të tërhiqet nga shoqëria kur ajo është formuar për një kohë të pacaktuar ose
për gjithë jetën e njërit prej anëtarëve.
Veç kësaj mund të tërhiqet në rastet e parashikuara në kontratën e shoqërisë ose kur ekziston
një shkak i drejtë.
178
Në rastet e parashikuara në paragrafin e parë, tërheqja duhet t’u komunikohet anëtarëve të
tjerë të paktën tre muaj përpara.

Neni 1107
Përveç kur në kontratën e shoqërisë është parashikuar ndryshe, në rast vdekjeje të njërit prej
anëtarëve, të tjerët duhet të likuidojnë kuotën në favor të trashëgimtarëve, veç kur preferojnë të
shpërndajnë shoqërinë ose ta vazhdojnë më vete trashëgimtarët, dhe këta japin pëlqimin.

Neni 1108
Përjashtimi i një anëtari mund të ndodhë për shkak mospërmbushjeje të rëndësishme të
detyrimeve që rrjedhin nga ligji ose nga kontrata e shoqërisë, si dhe për ndalimin, pazotësinë ose
për dënimin e tij me një masë që përfshin edhe ndalimin, qoftë edhe të përkohshëm, nga detyrat
zyrtare.
Anëtari që ka dhënë si kontribut në shoqëri veprën e vet ose gëzimin e një sendi, mundet
gjithashtu të përjashtohet për shkak të papërshtatshmërisë së menjëhershme për të kryer veprën e
dhënë ose për humbjen e sendit, që ka ndodhur për shkaqe që nuk mund t’u ngarkohen
administratorëve.
Gjithashtu, mund të përjashtohet anëtari që ka kontribuar me anë të transferimit të pronësisë
së një sendi, në qoftë se ky humbet përpara se sendi të fitohet nga shoqëria.

Neni 1109
Përjashtimi vendoset nga shumica e anëtarëve, duke mos përfshirë në numrin e tyre anëtarin
për t’u përjashtuar dhe ka efekt pas 30 ditëve nga data kur i është bërë njoftimi anëtarit të
përjashtuar.
Brenda këtij afati ortaku i përjashtuar mund të paraqesë kundërshtim përpara gjykatës, e cila
mund të pezullojë zbatimin e vendimit.
Po qe se shoqëria përbëhet nga dy anëtarë, përjashtimi i njërit bëhet nga gjykata me kërkesën
e tjetrit.

Neni 1110
Përjashtohen nga shoqëria edhe:
a) anëtari që është deklaruar i falimentuar;
b) anëtari ndaj të cilit një kreditor i tij i caktuar ka arritur të ketë të drejtën e likuidimit të
kuotës sipas nenit 1092 të këtij Kodi.
Përjashtimi i parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni nuk zbatohet në rastet kur
falimentimi i anëtarit është pasojë e falimentimit të shoqërisë.

Neni 1111
Në rastin kur nga shoqëria largohet vetëm një anëtar, ky dhe trashëgimtarët e tij kanë të
drejtë vetëm për një shumë të hollash që përfaqësojnë vlerën e kuotës.
Likuidimi i kuotës bëhet në bazë të gjendjes pasurore të shoqërisë ditën kur ndodh largimi i
anëtarit.
Në qoftë se ka aktivitete në vazhdim, anëtari dhe trashëgimtarët e tij kanë pjesë në fitimet
dhe humbjet që kanë të bëjnë me këto aktivitete. Përveç sa parashikohet në nenin 1092, pagimi
kuotës që i takon ortakut duhet bërë brenda 6 muajve nga dita e largimit të tij.

Neni 1112
179
Në rastin kur nga shoqëria largohet vetëm një anëtar, ky ose trashëgimtarët e tij janë
përgjegjës ndaj të tretëve për detyrimet e shoqërisë deri në ditën kur ai është larguar.
Largimi duhet t’u bëhet i ditur të tretëve me mjete të përshtatshme, përndryshe, ajo nuk mund
t’u kundrejtohet të tretëve që, jo për fajin e tyre, nuk e kanë ditur.

KREU XXIII

SIGURIMI
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1113
Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar
në kontratë, detyrohet:
a) në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë
e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës që është parashikuar në
kontratë;
b) në rastin e sigurimit të personit t’i paguajë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e
të cilit është lidhur kontrata, shumën e sigurimit që është parashikuar në kontratë.
I siguruari detyrohet të paguajë primin (çmimin e sigurimit) të caktuar në kontratë. Siguruesi
mund të jetë person publik ose privat.

Neni 1114
Kontrata e sigurimit duhet të bëhet me shkresë, me anë të dëshmisë të sigurimit (policës së
sigurimit) që siguruesi i lëshon të siguruarit, përndryshe është e pavlefshme.

Neni 1115
Në dëshminë e sigurimit të tregohen sidomos:
a) emri i siguruesit;
b) emri i personit të siguruar, në rastin e sigurimit të personit, pasuria e siguruar dhe vendi ku
ndodhet kjo pasuri në rastin e sigurimit të pasurisë;
c) ngjarja me vërtetimin e së cilës siguruesi të përmbushë detyrimin që ka marrë në kontratë;
ç) fillimi dhe mbarimi i kontratës së sigurimit (afati i sigurimit);
d) koha nga e cila fillon përgjegjësia e siguruesit;
e) vlerësimi i pasurisë në ato raste që kjo gjë kërkohet për një lloj të caktuar sigurimi;
ë) primet e sigurimit dhe afatet e pagimit të tyre.
Kur sipas ligjit ose sipas kontratës shpërblimi i sigurimit ose shumat e sigurimit duhet t’i
paguhen jo vetëm të siguruarit, por edhe një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur
kontrata, ky kusht duhet të tregohet në dëshminë e sigurimit.

Neni 1116
Kur humbet dëshmia e sigurimit, siguruesi, me kërkesën dhe shpenzimet e të siguruarit,
duhet të lëshojë një dublikatë të saj.

Neni 1117
180
I siguruari duhet t’i njoftojë siguruesit, me rastin e lidhjes së kontratës, të gjitha rrethanat për
të cilat ka dijeni dhe që kanë rëndësi thelbësore për përcaktimin e natyrës dhe të masës së rrezikut.
Quhet se kanë rëndësi thelbësore të gjitha rrethanat për të cilat siguruesi ka pyetur me
shkresë të siguruarin.
Kontrata e sigurimit e lidhur pa u marrë përgjigja në ndonjë nga këto pyetje, nuk mund të
jetë, për këtë shkak, e pavlefshme.

Neni 1118
Kur pas lidhjes së kontratës së sigurimit del se i siguruari duke ditur ka dhënë informata jo të
sakta në kërkesën ose në dokumentet e paraqitura prej tij dhe në bazë të të cilave është lidhur
kontrata e sigurimit, siguruesi brenda tre muajve nga marrja dijeni ka të drejtë:
a) të ndryshojë masën e primit të sigurimit, të shumës së sigurimit ose afatin e sigurimit;
b) të zgjidhë kontratën e sigurimit në rast se ka rrethana të tilla, që po t’i dinte siguruesi nuk
do të kishte lidhur kontratën. Në këtë rast, primet e sigurimit deri në kohën që kërkohet prishja e
kontratës, e në çdo rast primi i sigurimit për t’u paguar në vitin e parë të kontratës, nuk i kthehen
të siguruarit.
Në qoftë se vërtetohet ngjarja e sigurimit përpara se të fillojë afati i treguar në paragrafin e
mësipërm, siguruesi nuk është i detyruar të paguajë shumën e sigurimit.
Kur kontrata e sigurimit është lidhur për më shumë se një person ose sende, ajo mbetet e
vlefshme për ata persona ose sende, të cilëve nuk u referohen deklarimet e pasakta apo heshtja.

Neni 1119
Dhënia e informatave të pasakta në kërkesën ose në dokumentet e paraqitura, në bazë të të
cilave është lidhur kontrata e sigurimit, ose lënia në harresë e informatave kur vërtetohet se nuk
janë bërë me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, nuk përbën shkak për zgjidhjen e kontratës, por
siguruesi mund të heqë dorë nga kontrata, duke e njoftuar të siguruarin me shkrim, brenda 3
muajve nga marrja dijeni e tyre.
Në qoftë se ngjarja e sigurimit vërtetohet përpara se pasaktësitë e informatave ose lënia në
harresë e tyre, të njihen nga siguruesi, ose përpara se të jetë deklaruar heqja dorë nga kontrata,
shuma e detyruar ulet në proporcion me diferencën midis shumës së caktuar në kontratë dhe asaj
që do të ishte zbatuar, në se do të njihej gjendja e vërtetë e fakteve.

Neni 1120
Kur kontrata e sigurimit lidhet në emër e për llogari të të tretëve dhe këta janë në dijeni për
pasaktësinë e deklarimeve ose të harresave në lidhje me rrezikun (rastin e sigurimit), në favor të
siguruesit zbatohen dispozitat e neneve 1118, 1119 të këtij Kodi.

Neni 1121
Kontrata e sigurimit është e pavlefshme, në qoftë se vërtetohet se rreziku i sigurimit nuk ka
ekzistuar asnjëherë ose ka pushuar së qeni para përfundimit të kontratës.

Neni 1122
Kontrata e sigurimit zgjidhet në qoftë se rreziku i sigurimit pushon së qeni pas përfundimit të
kontratës, por siguruesi ka të drejtën e pagimit të primeve, derisa pushimi i qenies së rrezikut të
sigurimit t’i jetë njoftuar ose t’i jetë bërë e ditur në një mënyrë tjetër.

Neni 1123
181
I siguruari gjatë kohës që kontrata e sigurimit është në fuqi detyrohet t’i njoftojë siguruesit të
gjitha ndryshimet e rrethanave për të cilat ka marrë dijeni pas lidhjes së kontratës së sigurimit dhe
që mund të influencojë mbi shtimin e rrezikut.
Në qoftë se i siguruari nuk bën njoftimin e sipërm, siguruesi ka të drejtë, që nga çasti i
shtimit të rrezikut, të ndryshojë masën e primit të sigurimit, të shumës së sigurimit, afatin e
sigurimit ose të zgjidhë kontratën.
Kur i siguruari nuk pranon ndryshimin ose zgjidhjen e kontratës, ka të drejtë t’i drejtohet me
padi gjykatës.

Neni 1124
Kontrata e sigurimit hyn në fuqi në orën 24 të ditës së përfundimit të kontratës dhe mbaron
në orën 24 të ditës së fundit të kohëzgjatjes së kontratës.
Kur afati i kontratës është mbi 10 vjet, palët me kalimin e këtij afati dhe në rast se nuk kanë
ndonjë marrëveshje të kundërt, kanë të drejtë të heqin dorë nga kontrata, duke bërë një
paralajmërim 6 muaj më parë.
Kontrata mund të zgjatet heshtazi një ose disa herë, por në çdo rast jo më shumë se për dy
vjet.
Kjo dispozitë nuk zbatohet për kontratën e sigurimit të jetës.

Neni 1125
Kontraktuesi detyrohet t’i paguajë siguruesit primin e sigurimit në afatet e caktuara në
kontratë. Në qoftë se primi ose kësti i parë i tij nuk paguhet në afat, sigurimi pezullohet deri në
orën 24 të ditës që kontraktuesi paguan shumën që detyrohet.
Kur kontraktuesi nuk paguan primet në vazhdim, sipas afateve të caktuara, sigurimi
pezullohet nga ora 24 e ditës së pesëmbëdhjetë pas mbarimit të afatit të pagimit dhe siguruesi ka
të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës.

Neni 1126
Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari detyrohet të njoftojë siguruesin brenda afatit të
parashikuar në kontratë. Në qoftë se i siguruari nuk bën këtë njoftim, siguruesi ka të drejtë të mos
paguajë shpërblimin e sigurimit ose shumën e sigurimit.

Neni 1127
I siguruari ose personi i tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit, detyrohet
të provojë se ka ndodhur ngjarja e sigurimit dhe, në sigurimin e pasurisë të provojë edhe sasinë e
dëmit, si dhe t’i njoftojë siguruesit, sipas kërkesës së këtij, të gjitha informatat që janë në dijeni të
tij dhe që kanë lidhje me ngjarjen e sigurimit. Në rastin e sigurimit të personit, kur vërtetohet
humbja e aftësisë për punë, bëhet edhe ekspertimi mjekësor.
Kur nuk përmbushen detyrimet e sipërme, siguruesi ka të drejtë të mos paguajë shpërblimin e
sigurimit ose shumën e sigurimit.

Neni 1128
Shpërblimi i sigurimit ose shuma e sigurimit që duhet t’i paguhet jo të siguruarit, por
personit të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, nuk mund të sekuestrohet për borxhet e
të siguruarit.
Siguruesi ka të drejtë të ndalojë nga shpërblimi i sigurimit ose nga shuma e sigurimit atë që
ka për të marrë i siguruari nga e njëjta kontratë e sigurimit (primin etj.).
182

Neni 1129
Siguruesi mund t’i kundrejtojë personit, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, të gjitha
prapësimet që ai mund t’i kundrejtojë të siguruarit nga e njëjta kontratë sigurimi.

Neni 1130
Kur një person lidh një kontratë sigurimi në emër të një tjetri, pa patur një tagër të tillë prej
tij, ky i fundit mund të pranojë kontratën e lidhur edhe pas vërtetimit të ngjarjes së sigurimit.
Personi që ka lidhur kontratën është i detyruar të zbatojë vetë detyrimet që rrjedhin nga
kontrata, deri në momentin kur siguruesi ka marrë njoftim për pranimin ose jo të saj, nga personi
në emër të të cilit është lidhur kontrata.
Çmimi i sigurimit i paguhet siguruesit nga kontraktuesi i mësipërm, për të gjithë periudhën
deri në momentin kur siguruesi ka marrë dijeni për mospranimin e kontratës.

Neni 1131
Siguruesi nuk është përgjegjës kur vdekja ose humbja e aftësisë për punë të të siguruarit, si
dhe kur humbja ose dëmtimi i pasurisë janë shkaktuar drejt për drejt nga veprime lufte, përveç kur
në kontratën e sigurimit është parashikuar ndryshe.

Neni 1132
Kushtet për llojet e ndryshme të sigurimit vullnetar të pasurisë dhe të personit caktohen në
kontratë.

Neni 1133
Dispozitat e këtij kreu nuk shtrihen mbi sigurimin e detyrueshëm, i cili rregullohet nga
dispozita të veçanta.
Sigurimi në lundrimin detar rregullohet nga Kodi i Lundrimit Detar.

Sigurimi i pasurisë

Neni 1134
Personi që lidh kontratën e sigurimit të pasurisë ose personi i tretë, në dobi të të cilit lidhet
kontrata, duhet të ketë interes pasuror në objektin e siguruar përndryshe kontrata e sigurimit është
e pavlefshme.

Neni 1135
Kur pas lidhjes së kontratës së sigurimit pushon interesi pasuror i të siguruarit, ose i personit
të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, kjo quhet e zgjidhur.

Neni 1136
Shuma e sigurimit nuk mund të jetë më e madhe se vlefta e pasurisë. Kjo vleftë, për disa lloje
sigurimi, mund të jetë e përcaktuar në kontratën e sigurimit edhe me anë vleftësimi të pasurisë.
Me vleftë duhet të kuptohet vlera më e madhe që ka patur pasuria në kohën e vërtetimit të
rastit fator.
183
Në sigurimin e prodhimeve të tokës, dëmi përcaktohet në raport me vlerën që do të kishin
prodhimet në kohën e pjekjes së tyre, ose kur mblidheshin zakonisht.
Kur është siguruar vetëm një pjesë e vleftës së pasurisë, shuma e sigurimit nuk mund të jetë
më e madhe se vlefta e pjesës së pasurisë të siguruar.
Kur shkelen kushtet e sipërme, kontrata e sigurimit është e vlefshme, sipas rastit, për një
shumë të barabartë me vleftën ose me pjesën e vleftës së pasurisë të siguruar.

Neni 1137
Kur pasuria e siguruar humbet ose dëmtohet, shpërblehet, sipas rastit, vlefta e saj brenda
kufijve të shumës së sigurimit ose pakësimi i vleftës së pasurisë, përveç kur në kontratën e
sigurimit është parashikuar ndryshe.
Siguruesi përgjigjet për fitimin e munguar, vetëm në qoftë se është parashikuar shprehimisht
në kontratë.

Neni 1138
Kur pasuria e siguruar ka humbur pjesërisht ose është dëmtuar dhe për këtë është paguar
shuma jo e plotë e sigurimit, pasuria që ka mbetur quhet e siguruar gjer në fund të afatit të caktuar
në kontratë për një shumë të barabartë me diferencën midis shumës së sigurimit dhe shpërblimit
që është paguar.

Neni 1139
Kur shuma e sigurimit është më e vogël nga vlefta e pasurisë së siguruar, shpërblimi i dëmit
caktohet në përpjesëtim me raportin midis shumës së sigurimit dhe vleftës së pasurisë të siguruar,
përveç kur në kontratë parashikohen ndryshe.

Neni 1140
I siguruari detyrohet të ruajë me kujdes pasurinë e siguruar, sipas dispozitave kundër zjarrit,
dispozitave agronomike dhe veterinare. Siguruesi ka të drejtë të kontrollojë pasurinë e siguruar
dhe të kërkojë nga i siguruari që të marrë masa për ruajtjen e mirë të pasurisë dhe për zhdukjen e
çrregullimeve që janë konstatuar. Kur i siguruari shkel detyrimin e sipërm, siguruesi ka të drejtë të
zgjidhë kontratën e sigurimit.

Neni 1141
Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari detyrohet të marrë të gjitha masat që varen nga
ai për të shpëtuar dhe ruajtur pasurinë e siguruar me qëllim që të ndalohet ose pakësohet dëmi.
Siguruesi nuk detyrohet të paguajë shpërblim për atë pjesë të dëmit që u shkaktua nga
mosmarrja prej të siguruarit të masave që mund të merreshin prej tij për të shpëtuar dhe ruajtur
pasurinë e siguruar.
Siguruesi detyrohet të paguajë shpenzimet për masat e nevojshme që janë marrë për të
shpëtuar dhe ruajtur pasurinë e siguruar, pavarësisht nëse është arritur ose jo qëllimi, përveç kur
siguruesi provon se mjetet e përdorura dhe shpenzimet e bëra, janë përdorur ose janë bërë pa
kujdes. Siguruesi përgjigjet për dëmet materiale të shkaktuara mbi sendet e siguruara nga mjetet e
përdorura nga i siguruari për të shmangur ose zvogëluar dëmet e ndodhura në ngjarjen e sigurimit,
përveç kur provon që mjetet e tilla janë përdorur pa kujdes dhe pa qenë të domosdoshme.

Neni 1142
184
Siguruesi që ka paguar shpërblimin e sigurimit ka të drejtë të kërkojë kthimin e shumës së
paguar nga personat që janë përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Neni 1143
Siguruesi shkarkohet nga detyrimi për të paguar shpërblimin e sigurimit, në qoftë se rasti i
sigurimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të siguruarit ose e personit në
dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit.
Në sigurimin e pasurisë së personave, siguruesi shkarkohet nga detyrimi për të paguar
shpërblimin e sigurimit edhe kur ngjarja e sigurimit është shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia
e rëndë e anëtarëve madhorë të familjes së të siguruarit.

Neni 1144
Kur pasuria e siguruar kalon në pronësinë e një personi tjetër, kontrata e sigurimt quhet e
zgjidhur. Në këtë rast primi i paguar i kthehet të siguruarit në përpjesëtim me kohën që mbetet
gjer në mbarimin e afatit të kontratës së sigurimit.

Neni 1145
Kur për të njëjtin rrezik sigurimi janë lidhur veçmas disa kontrata sigurimi në sigurues të
ndryshëm, i siguruari duhet të njoftojë secilin sigurues, për të gjitha sigurimet.
Kur i siguruari me qëllim nuk jep njoftimin e sipërm, siguruesit nuk janë të detyruar të
paguajnë shpërblimin e dëmit.
Kur vërtetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari duhet të njoftojë të gjithë siguruesit, duke i
treguar secilit emërtimin e të tjerëvesigurues.
I siguruari ka të drejtë të kërkojë nga secili sigurues shlyerjen e dëmit të detyruar sipas
kontratës, por gjithsesi shumat e shlyera së bashku nuk duhet të kalojnë shumën e dëmit.

Neni 1146
Siguruesi që ka paguar shumën e dëmit ka të drejtën e regresit ndaj siguruesve të tjerë për
ndarjen e shumës së detyruar sipas kontratave përkatëse.
Kur një sigurues është me paaftësi paguese, pjesa e tij ndahet ndërmjet siguruesve të tjerë.

Neni 1147
Sigurimi i mallrave kundër rreziqeve të transportimit tokësor, ujor të brendshëm dhe ajror
përfshin të gjitha dëmet që mund të pësojnë mallrat gjatë transportimit të tyre, përveç kur është
caktuar ndryshe nga ligji.

Neni 1148
Kontrata e sigurimit të mallrave kundër rreziqeve të transportimit hyn në fuqi që nga çasti që
mallrat i janë dorëzuar transportuesit dhe vazhdon gjer sa këto t’i dorëzohen pritësit, përveç kur në
kontratë është parashikuar ndryshe.

Neni 1149
Kur mallrat e transportuara merren në dorëzim nga pritësit pa u mbajtur në këtë rast
procesverbal, siguruesi nuk përgjigjet për dëmtimin ose mungesën e mallrave, përveç kur është
parashikuar ndryshe me ligj.
185

Sigurimi i personit

Neni 1150
Kontrata e sigurimit të personit mund të lidhet për rastin e vërtetimit të ngjarjeve që kanë të
bëjnë me jetën dhe aftësinë për punë të të siguruarit.

Neni 1151
Në kontratën e sigurimit të personit shuma e sigurimit caktohet me marrëveshje të palëve dhe
sipas dispozitave të tjera mbi sigurimet.

Neni 1152
Kontrata e sigurimit është e vlefshme edhe kur sigurohet jeta e një të treti. Caktimi i personit
bëhet në kontratën e sigurimit, ose me deklaratë me shkrim të mëvonshme, që i njoftohet
siguruesit, ose me testament.

Neni 1153
I siguruari mund të caktojë në kontratën e sigurimit që, në rast se ai vdes, shuma e sigurimit
t’i paguhet një anëtari të familjes së tij, një personi tjetër, shtetit, ose një personi tjetër juridik
publik.

Neni 1154
I siguruari gjatë kohës që kontrata e sigurimit është në fuqi, ka të drejtë që të zëvendësojë me
një tjetër personin që ka caktuar për të marrë shumën e sigurimit. Për këtë i siguruari detyrohet të
njoftojë me shkresë siguruesin dhe të paraqesë dëshminë e sigurimit për të bërë në të shënimet e
nevojshme.

Neni 1155
Caktimi i personit që përfiton nga sigurimi mund të revokohet nga kontraktuesi në formën
dhe mënyrën që përdoret për caktimin e tij.
Revokimi nuk mund të bëhet nga trashëgimtarët pas vdekjes së kontraktuesit, pasi të jetë
vërtetuar ngjarja e sigurimit e personi ka deklaruar se e dëshiron këtë përfitim.
Heqja dorë e kontraktuesit dhe deklarata e përfituesit duhet t’i njoftohen me shkrim
siguruesit.

Neni 1156
Caktimi i personit që përfiton nga sigurimi, dhe pse mund të jetë i parevokueshëm, nuk ka
efekt kur është rasti i parashikuar në shkronjën “a” të nenit 771 të këtij Kodi.

Neni 1157
Kur në dëshminë e sigurimit nuk është treguar personi që mund të marrë shumën e sigurimit,
si dhe kur personi i treguar ka vdekur para të siguruarit, pa u zëvendësuar me një person tjetër, ose
kur ai me dashje ka vrarë, ose ka tentuar të vrasë të siguruarin, shuma e sigurimit i paguhet të
siguruarit, dhe në qoftë se ky ka vdekur, trashëgimtarëve të tij ligjorë ose me testament.
186

Neni 1158
Kur për të marrë shumën e sigurimit janë caktuar më shumë persona dhe disa prej tyre kanë
vdekur para të siguruarit, ose disa prej tyre me dashje kanë vrarë ose kanë tentuar të vrasin të
siguruarin, pjesët që u takojnë këtyre ndahen midis personave të tjerë të caktuar për të marrë
shumën e sigurimit në përpjesëtim me pjesën që i është caktuar secilit prej tyre.
Në rast se në kontratë nuk përmenden pjesët e personave të caktuar për të marrë shumën e
sigurimit, prezumohet se ato janë të barabarta

Neni 1159
Ndryshimet e profesionit ose të veprimtarisë së të siguruarit kur sjellin pushimin e efekteve
të sigurimit, në rast se ato nuk rritin rrezikun në mënyrë të tillë që, në qoftë se kjo gjendje e re do
të kishte ekzistuar në kohën e lidhjes së kontratës, siguruesi nuk do ta kishte lidhur atë.
Në rast se ndryshimet janë të një natyre të tillë që, gjendja e re edhe po të kishte ekzistuar në
kohën e lidhjes së kontratës, siguruesi do ta kishte lidhur kontratën për një çmim më të lartë,
pagimi i shumës së sigurimit pakësohet në përpjesëtim me çmimin më të ulët, të caktuar në raport
me atë çmim që ka qenë përcaktuar në fillim.
Në qoftë se i siguruari njofton për ndryshimet e mësipërme siguruesin, ky, brenda 15 ditëve,
duhet të deklarojë nëse do të zgjidhë kontratën apo të pakësojë shumën e sigurimit ose të ngrejë
çmimin.
I siguruari, brenda 15 ditëve duhet të deklarojë nëse pranon ndryshimet e sipërme në
kontratë.
Në qoftë se i siguruari deklaron se nuk i pranon ato, kontrata zgjidhet.

Neni 1160
Shuma e sigurimit, që pas vdekjes së të siguruarit është caktuar t’i paguhet personit në
dobinë e të cilit është lidhur kontrata e sigurimit, nuk përfshihet në pasurinë trashëgimore të të
siguruarit.

Neni 1161
Shumat e sigurimit që rrjedhin nga kontratat e sigurimit të personit, paguhen pavarësisht nga
shumat që mund të paguhen nga sigurimet shoqërore.

TITULLI III

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 1162
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë zbatohet për marrëdhëniet juridike të krijuara pas
hyrjes në fuqi të tij.

Neni 1163
Për parashkrimin e padisë dhe parashkrimin fitues, që kanë filluar të ecin para hyrjes në fuqi
të këtij Kodi, por që nuk janë plotësuar sipas dispozitave të mëparshme, do të zbatohen këto të
fundit.

Neni 1164
187
Dispozitat e këtij Kodi lidhur me posedimin, zbatohen edhe për posedimet që kanë filluar
përpara hyrjes në fuqi të tij.

Neni 1165
Rregullimi juridik i afatit dhe i çmimit të qirasë në kontratën e qirasë së banesave, do të
vazhdojë të bëhet sipas dispozitave të mëparëshme, deri në liberalizimin e plotë të kësaj kontrate
me dispozita të veçanta.

Neni 1166
Kontratat e veçanta të lidhura para hyrjes në fuqi të tij dhe që vazhdojnë të zbatohen, do të
rregullohen sipas dispozitave të këtij Kodi.

Neni 1167
Ligji nr.6340, datë 26.6.1981 “Për Kodin Civil”, përveç dispozitave për bashkëpronësinë
ndërmjet bashkëshortëve, ligji nr. 2362, datë 16.11.1956 “Për organizatat shoqërore që nuk
ndjekin qëllime ekonomike”, ligji nr.7688, datë 13.3.1993 “Për bashkëpronësinë në banesa”, ligji
nr. 7695, datë 7.4.1993 “Për fondacionet” nenet 1-15, dekreti nr.600, datë 22.7.1993 “Për pengun
dhe hipotekën”, miratuar me ndryshime me ligjin nr.7753, datë 30.9.1993, shfuqizohen.

Neni 1168
Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë hyn në fuqi më 1 nëntor 1994.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI CIVIL I SHQIPËRISË, Posted 13 Korrik 2009, 22:10
- A -
ADMINISTRIMI
- i shoqërisë, 1080, 1081, 1084, 1096
ADMINISTRIMI I SENDIT TË PËRBASHKËT
- nga të gjithë pronarët, 203
AFATI
- në veprimet juridike, 89
- pezullues në veprimet juridike, 90/1
- zgjidhës në veprimet juridike, 90/11
- llogaritja, 91
- afati i parashkrimit të padisë, 103
- afati për ngritje të padisë, 104
- i parashkrimit të së drejtës së padisë, 114
- i shkurtër i parashkrimit të së drejtës së padisë, 115
- i ndryshimit, pavleshmëria e marrëveshjes, 116
- kur fillon në parashkrimin e së drejtës së padisë, 117
- i parashkrimit në detyrimet kontraktore, 118
- i parashkrimit në kërkimin e sendit, 119
- i parashkrimit të padisë për kthimin e shpërblimit të dëmit
jokontraktor, 120
188
- i parashkrimit për begatimin pa shkak, 121
- i parashkrimit për kërkimin e trashëgimit, 122
- i parashkrimit të padive të kthimit, 123
- heqja dorë nga parashkrimi pas plotësimit të afatit, 126
- e drejta e pretendimit të kreditorëve se afati parashkrimit
është plotësur, 127
- përmbushja e detyrimit pas plotësimit të afatit të parashkrimit, 128
- llogaritja e kohës së pezullimit në raport me parashkrimin, 130
- rrethanat e përcaktimit të afatit të ri të parashkrimit, 135
- llogaritja në parashkrimin e së drejtës së padisë, 136
- prekluziv, kuptimi, 137
- prekluziv, pasojat, 138-140
- i uzufruktit, 234
- rivendosja në posedim, 313
- i heqjes dorë nga trashëgimi, 335, 336, 338, 340
- i pushimit të detyrës së kujdestarit, 347
- i kërkimit të legatarit për të kërkuar frutet ose kamatën, 385
- për kërkimin e pavlefshmërisë së testamentit, 411
- i ekzekutimit të detyrimit, 463-464
- prezumimi në dobi të debitorit dhe pengesa e prezumimit, 464- 465
- kur debitori është në vonesë në përmbushjen e detyrimit, 481
- shtyrja për ekzekutimin e detyrimit, 490
- i shuarjes së detyrimit me kompensim, 515
- i shtrirjes së hipotekës dhe efektet, 569
- efektet dhe rradha e hipotekës nga data e regjistrimit, 574
- i efekteve të hipotekës, 578
- i shuarjes së dorëzanisë, 600
- i parashkrimit të padisë kundër prodhuesit, 634
- në kontratat (kohëzgjatja) e veçanta, shih kontratat përkatëse
AGJENCIA, 950-961
- shih kontratat e veçanta
(E) ARDHURA
- të drejtat e poseduesit me mirëbesim ose me keqbesim, 297-298
AKTI NOTERIAL
- mënyra e përpilimit të prokurës, 72
- forma e veprimit juridik, 80
- nënshkrimi i një personi tjetër, 82
- veprimi juridik lidhur me pronë të paluajtshme, 83
- rrethanat kur humbet pronësia, 191
- rrethanat dhe procedurat e kryerjes së pjestimit të sendit
të përbashkët, 207
- llojet e veprimit juridik për krijimin e uzufruktit, 235
- marrja e sendit objekt uzufrukti me inventar, 247
- e drejta e trashëgimlënësit për të falur, 324
- format e testamentit, 392
- si mund të disponojnë personat shurdhë ose shurdhë-memecë, 395
- testamenti me akt noterial, 397
ANKANDI
- rrethanat e organizimit, 357
- personat e përjashtuar nga, 709
ANKIMI
189
- i vendimit të shoqërisë, 51
ARBITRAZHI
- vendosja e hipotekës, 565
ASAMBLEJA
- organi administrues i objekteve të përbashkëta, 212
- mënyra e organizimit, 213
- kompetencat, 214
- vendime të detyrueshme, 215
- padia kundër vendimeve, 216

- B -
BANIMI, 12
- i të miturve, 13
- i personit të pazotë për të vepruar dhe i atij në kujdestari, 13
- Zbatim i uzufruktit mbi të drejtën e përdorimit dhe të banimit, 260
BARRA
- në trashëgimin me testament, 384-391
- dhurimi i rënduar dhe detyrimet e dhuruesit, 768
- kur dhuruesi duhet të jap garanci, 769
BASHKËPRONARI
- pezullim ose ndërprerje e parashkrimit në favor të, 295
BASHKËPRONËSIA
- përkufizimi, 199/1
- në pjesë përkufizimi, 199/2
- të drejtat e detyrimet e bashkëpronarëve, 199-202
- administrimi, 203
- e drejta e parablerjes, 204
- e drejta e kreditorit mbi pjesën, 205-206
- pjesëtimi, 207
- tjetërsimi, 208
- pëlqimi për krijimin e servitudeve, 287
- e detyrueshme
- në ndërtesa, 209
- madhësia e pjesës, 210/1
- pasojat e heqjes dorë, 210/2
- pandashmëria, 211
- administrimi, 212-216
- detyrimet e bashkëpronarëve, 217
- shtesa në katin e fundit, 218-220
- shembja tërësore ose pjesore, 221
- në familjen bujqësore (në tërësi)
- përkatësia, 222, 225
- përbërja dhe përfaqësimi i familjes bujqësore 223-224
- kushtet për tjetërsimin e pjesës , 226
- pjesëtimi, 227-228
- ndërmjet bashkëshortëve, 231, 358, 361
- pëlqimi për krijimin e servitudeve, 287
BASHKIA
190
- detyrimi i personit që ka gjetur një send të humbur, 182-183, 195
BEGATIMI PA SHKAK 655-658
(I) BIRËSUARI
- e drejta për t’u thirrur në trashëgimi, 362/2
BLETË
- tufa e ikur, pronësia, 189
BLERËSI
- në kontratën e shitjes (shih kontratat e veçanta, shitja)
BURIMI I UJIT
- e drejta e pronarit të tokës për të përdorur, 156

- C -
CAKTIMI I TRASHËGIMTARIT
- e drejta e trashëgimlënësit për të caktuar, 377
CEDIMI
- kompensimi i kredisë pas cedimit, 504
- skontoja bankare nëpërmjet, 1047

- Ç -
ÇEKU BANKAR
- të drejtat e bankës kur skontoja bëhet me kambial ose çek, 1048
ÇMIMI
- caktimi i çmimit të sipërmarrjes, 851, 862

- D -
DEBITORI
- marrdhëniet debitor kreditor, 422
DEKADENCA
- afati, kuptimi, 137
- pasojat, 138-140
DEPOZITA, 982-999
- bankare, 1024-1027 (shih kontratat e veçanta)
- në hotel, 1004-1012
DETYRIMET
- që rëndojnë mbi pasurinë trashëgimore, kuptimi 341/2
- të trashëgimtarëve, 341/1-342
- në marrdhënie kontraktore, (kuptimi 419)
- lindja, 420
- natyra ekonomike, 421
- të pjesëtueshme, 442
- të papjesëtueshme, 443-444
- ekzekutimi, parime të përgjithshme, 455-457
191
- ekzekutimi për dorëzim sendesh, mënyrat, 458
- ekzekutimi pjesë-pjesë dhe nga një person i tretë, 459-460
- vendi i ekzekutimit, 461
- afati i ekzekutimit, 463
- prezumimi i afatit në favor të debitorit, 464
- pengesat për zbatimin e këtij prezumimi, 465
- ekzekutimi ndaj kreditorit, 466
- ekzekutimi ndaj një të treti, 467
- ekzekutimi ndaj kreditorit të pazot, 468
- ekzekutimi për llogari të shumë detyrimeve, 469
- radha e ekzekutimit, 470
- të drejtat e kreditorit në ekzekutim, 462, 471
- shpenzimet e ekzekutimit, dëftesat perkatëse, 472-474
- ekzekutimi dhe lirimi i sendeve nga garancia, 475
- që kryhen me punën e të tretëve, 477-478
- detyrimet solidare
- detyrimet alternative
- detyrimet monetare nr.5, 6,7
- detyrimet solidare
- kuptimi dhe rastet, 423, 425
- nga rrjedh, 424
- ekzekutimi nga debitorët solidarë, 426-427
- qënia me vonesë e kreditorit pasojat, 427/1
- e drejta e zgjedhjes e debitorit, 428
- kuptimi i kreditorit solidar, 428/2
- përsëritja e detyrimit nga debitori, pasojat tek të tjerët, 429/1
- falja ndaj një debitori i cilësive të debitorit dhe kreditorit, pasoja, 429/2, 3
- shlyerja dhe marrëdhëniet ndërmjet debitorëve solidarë, 430, 432
- shlyerja e shpenzimeve të ekzekutimit, 431
- efektet e ndërprerjes e të pezullimit të parashkrimit, 433-434
- pamundësia e ekzekutimit, pasojat, 435
- detyrimet alternative
- kuptimi, 436
- e drejta e zgjedhjes e debitoritdhe e kreditorit, 437-438
- i thjeshtë 439-440
- detyrimet monetare
- kuptimi, 445
- përmbushja me monedhën e vendit, 446
- përdorimi i llogarisë rrjedhëse të debitorit, 447
- vendi i pagesës, 448-449
- dëmi nga vonesa e pagimit të një shume, 450
- monedha pa kurs zyrtar, 451
- shlyerja me monedhë të ndryshme nga ajo e vendit ku do
të paguhej ose e parashikuar në kontratë, 453-454
- efektet e mosekzekutimit
- përgjegjësia, të drejtat e kreditorit, 476
- pavlefshmëria e marrëveshjes që kufizon përgjegjësinë, 479
- pamundësia për fajin e debitorit, 480
- vonesa e debitorit, përkufizimi, 481
- pamundësia e papritur e përmbushjes, 482
- pasojat e vonesës, 484, 486, 488-489
- kur përmbajnë mosveprime, 483
- kredi e kërkueshme e debitorit, pezullimi i ekzekutimit, 485
- vonesa e kreditorit, 491-495
- zëvendësimi i debitorit, 496-498
192
- kalimi i kredive, 499-507
- shuarja
- me përtëritje, 508-510
- me falje, 511-513
- me kompesim, 514-523
- me bashkim të cilësive kreditore e debitore, 524-525
- për shkak pamundësie ekzekutimi, 526-529
- mjetet për të siguruar ekzekutimin
- dispozita të përgjithëshme, 530-531
- pengu, hipoteka, dorëzania, privilegjet, kushti penal
(shih emërtimin përkatës)
- nga shkaktimi i dëmit, shih dëmi
- premtimi për kryerjen e një detyrimi ose një veprimi, 697
DETYRIMI CIVIL
- i çdo personi, 1
- i një të huaji, 3
DËFTESA
- për shpenzimet e ekzekutimit, 472-474
DËMI
- shpërblimi për sendet e marra në uzufrukt, 246
- shpërblimi kur vendoset një servitud, 264
- nga vonesa e shlyerjes së një detyrimi në para, 450
- nga ndryshimi i kursit të këmbimit, 454
- nga moekzekutimi i detyrimit prej debitorit, 486
- nga fajësia e përbashkër kreditor-debitor, 493
- jashtë kontratës, përkufizimi, 608-609
- pavlefshmëria e marrëveshjes që përjashton ose kufizon
përgjegjësinë, 610
- mbrojtja e nevojshme, efektet, 611
- përgjegjësia e personit që shkakton dëm për të shpëtuar veten, 612
- nga të miturit e personat e pazotë për të vepruar, 613-614
- nga personat nën mbikëqyrje , 615-616
- nga publikimet mashtruese ose të pasakta, 617
- përgjegjësia e punëdhënësit, 618-619
- përgjegjësia e përfaqësuesit, 620
- që rrjedh nga përdorimi i kafshëve, 621
- që rrjedh nga ushtrimi i një veprimtarie të rrezikëshme, 622-623
- nga cenimi i mjedisit, 624
- jo pasuror përgjegjësia, 625
- dhe përgjegjësia solidare, 626
- i shpërblyer, padia për kthimin e shpërblimit të paguar, 627
- dhe përgjegjësia nga produktet, 628-634
- shpërblimi
- përmbajtja, 640
- në shëndetin e personelit, 641
- ndryshimi i masës, sipas rrethanave, 642
- kur shkaktohet vdekja e personit, 643
- shpërblimi, kur personi që ka shkaktuar atë ka pasur përfitime, 644
- kur shkaktohet vdekja e personit siguruar në sigurimet
shoqërore, 645
- kur i dëmtuari nuk ka qënë i siguruar në sigurimet shoqërore, 646
- shkaktuar shëndetit të të miturit, 647
193
DËRGUESI
- në kontratën e transportimit, 882, 886
- përgjegjësia për vonesën, 897-8
- përgjegjësia kur janë disa dorëzanësa, 591
- të drejtat ndaj kreditorit, 592-593
- detyrimet ndaj debitorit kur ekzekutohet
- detyrimi nga dorëzanësi, 595-596
- e drejta e padisë së kthimit kur janë disa debitorë kryesorë, 593-594
- shuarja 597-600
DORËZANËSI
- raportet me debitorët dhe kreditorët në kompensim, 520
(E) DREJTA REALE
- janë të zbatueshme dispozitat për sendet, 142-143
- janë të transferueshme, 162
- mbi pasuri të paluajtshme, regjistrimi, 192-194
- nuk mund të tjetërsohen pa u regjistruar, 195
(E) DREJTA E
- emrit, 5
- pronarit që ushtron një servitut, 292
-pronarit të ngrejë padi për sendin e tij, 296
- pronarit të pushojë cenimin e pronës së tij, 302
- zëvendësuesve për të përfaqësuar, 326
- trashëgimtarit për të poseduar pasuri, 331-332
- kujdestarit të trashëgimit, 345, 346
- bashkëshortit për të kërkuar pjesën e krijuar nga puna e tij, 358
- detyrimi palëve për sendin e lënë peng, 549-555

- DH -
DHURIMI 761-771
- shih kontratat e veçanta
-EEKSKLUZIVITETI
- në kontratën e furnizimit, 779-781
EKZEKUTIMI I DETYRIMIT
- ekzekutimet e detyrimeve, 455-495, 528-543
EKZEKUTORI I TESTSMENTIT
- Çaktimi, 414
- Detyrat, 415
- Shkarkimi, 416
- Tagret nuk trashëgohen, 417
- Përgjegjësia, 418
EMRI
- i personit fizik, 5
- i personit juridik, 27
194
EVINKSIONI
- kur shuhet dorëzania, 599
- pasojat kur blerësi i paditur nuk thërret shitësin në çështje, 728

-F
FALJA
- e detyrimeve, 511-513
FALIMENTIMI
- kur shuhet porosia dhe pasojat, 927
- kategori anëtarësh që përjashtohen nga shoqëria, 1110
FAMILJA BUJQËSORE
- përkatësia e pronësisë, 222, 225
- përbërja, 223
- përfaqësimi i saj, 224
- përgjegjësia, 229-230
- e drejta e trashëgimtarit për të trashëguar pjesën e anëtarit
që vdes, 359
FËMIJA
- zotësia juridike, 2
- i mitur, banimi, 13
- i lindur jashtë martese, të drejtat trashgimore, 362/1
- i birësuar, të drejtat trashëgimore, 362/2
- i mitur, zotësia për të vepruar, 7-9
- rradha e thirrjes në trashëgimi, 361
FONDACIONI
- Kuptimi dhe objekti, 54
- mënyra e krijimit, 55
- fillimi si person juridik, 56
- të drejtat pasurore, 56/1
- shfuqizimi i aktit të krijimit, 57
- rregullimi i veprimtarisë, 58, 61
- mbikëqyrja e veprimtarisë, 59-60
- zgjidhja e mosmarrëveshjeve pasurore, 61
- rastet e shpërndarjes, 62
- pasuria pas shpërndarjes, 63
FORMA
- e prokurës (akt), 72
- e veprimit juridik, 80-82
- e veprimit juridik për kalimin e pronësisë së paluajtshme
dhe e të drejtave reale mbi to, 83
- e aktit për krijimin e uzufruktit, 235
- për kontratat (shih kontratat e veçanta)
FRANCHISING 1056-1064
- shih kontratat e veçanta
FRUTAT
- e sendit, lloji dhe përkatësia, 145, 151
- e sendit në uzufrukt, përkatësia, 239
195
FURNIZIMI 772-783
- shih kontratat e veçanta

- G -
GARANCIA
- për sendet e dhëna në uzufrukt, 249-250
- hiqet kur kreditori pranon ekzekutimin, 475
- kur duhet dhënë nga dhuruesi, 769-770
- dhe denoncimi i të metave të veprës në sipërmarrje, 864-867
- e drejta e klientit të përdorë, 1018
- shuarja e, 1033
- kur banka kërkon, 1039-1040

- GJ
GJENDJA
CIVILE
- pasojat juridike të caktimit të vdekjes, 22
GJERIMI I PUNËVE
- të tjetrit, 648
- përmbushja e detyrimeve të gjeruesit nga personi i interesuar, 649
- të drejtat e gjeruesit, 650-652
- miratimi i veprimeve të gjeruesit, 652
- pagesa e shpenzimeve të, 970
GJYKATA
- regjistrimi i shoqatave, 41-42
- regjistrimi i fondacioneve, 55

- H -
HIPOTEKA
- administrimi i sendit të përbashkët në marrëveshje, 203
- e drejta e trashëgimtarit për të liruar pronën nga, 342
- zëvëndësimi i debitorit me pëlqim të kreditorit dhe garancitë, 496
- mjetet për të siguruar ekzekutimin e detyrimeve, 531
- vendosja e, 532-536
- papjesëtueshmëria e, 537-540
- përkufizimi, 560
- e drejta e trashëgimtarëve për të kërkuar heqjen, 342
- si mjet për ekzekutimin e detyrimeve, kushtet, 532-533
- dhe pengu, shtrirja e tyre, 534
- rrjedhojat e humbjes e të zhveftësimit të sendeve, 535-536
- dhe pengu janë të papjesëtueshëm, 537
- dhe pengu që përmbushin pjesërisht detyrimin, pasojat, 539
- rasti i pavlefshmërisë së marrëveshjes, 540
- sende të hipotekueshme, 561
- llojet, 562
- ligjore, 563-564
- gjyqësore, 565-566
- mbi sendet e ardhshme, 567
- shtrirja, 568-569
- vendi i regjistrimit, 570-571
- pasaktësitë e aktit, pasojat, 572
196
- shpenzimet e regjistrimit, 573
- rradha dhe efektet e saj, 574-577
- efektet juridike në tërësi, 578-580
- zbritja, 581-582
- shuarja, 583
- fshirja e regjistrimit, 584
- shuarja e dorëzanisë, 598
(I) HUAJI
- zotësia juridike, 3
HUAJA 1050-1055
- shih kontratat e veçanta
HUAPËRDORJA 901-912
- shih kontratat e veçanta
HYRJA NË FUQI
- e kontratës së sigurimit, 1124
- e kontratës së sigurimit për mallra që transportohen, 1148
- e zbatimit të Kodit Civil, 1162
- e zbatimit të dispozitave të kodit për posedimin, 1164
- e kontratave të veçanta të lidhura para hyrjes në fuqi të kodit, 1166
- e Kodit Civil, 1168

- I -

INVENTARI
- i sendeve të marra në uzufrukt, 247
- për sigurimin e pasurisë trashëgimore, 343
- dorëzimi i pasurisë së paluajtshme me, 827
- marrja e dokumenteve dhe sendeve të shoqërisë
nga likuiduesi me, 1099

- K -
KAFSHA
- përgjegjësia nga përdorimi, 621
KALIM KREDIE
- kushtet e kalimit të, 499-507
KALIM PRONËSIE
- e drejta e pronës dhe të drejtave të tjera mbi sendet, 162
- rrethanat kur mund t’u kundrejtohet kreditorëve, 747
KALLËZIMI I RREMË
- kush nuk mund të trashëgojë si padenjë , 322
KAMATA
- përqindja caktohet me ligj, 450/1
- rradha e pagesës, 470
- rrethanat kur prezumohet pagesa për shlyerje detyrimesh, 474
- e drejta e debitorit kur kreditori është në vonesë, 492, 495
- rradha e përparësisë, 577
- detyrimet e debitorit kryesor, 589
197
- në kontratën e shitjes, 743
- në llogarinë likuiduese, 1015
- në kontratën e huasë, 1051
- në kontratat bankare (shih kontratat e veçanta)
KANOSJA
- dhe rrethanat kur veprimi juridik bëhet i pavlefshëm, 96
- pasojat e veprimit juridik të pavlefshëm për shkak të , 107
- kush nuk mund të trashëgojë si i padenjë, 322
- kur testamenti është i pavlefshëm, 409
KAPARI
- përkufizimi, 601
- efektet juridike, 602
KASETAT E SIGURIMIT, 1028-1030
- shih kontratën bankare
KËSTI
- pronësia e sendeve të blera me, 746
- kur vjen zgjidhja e kontratës për mos pagesë të, 748
- kur huadhënësi kërkon kthim të menjëhershëm të parave
ose të sendeve, 1052
KOHA
- e çeljes së trashëgimit, 318
KOMISIONI 935-944
- shih kontratat e veçanta
KOMPENSIMI
- i detyrimeve, 514-523
KONKURRENCA
- e pandershme, 638-639
- ndalimi i konkurrencës franchismarrësit, 1061
KONTRATA
- fitimi i pronësisë me, 164
- regjistrimi në regjistrin e pasurisë së patundshme, 193
- krijimi i servitutit vullnetar, 281
- lind detyrimi, 420
- zbatimi i dyanshëm nga palët, 487
- të drejtat e palëve, 488-489
- forma e kontratës për pengun, 547
- vënia e hipotekës me, 562
- efektet juridike të mosekzekutimit, 602
- përmbajtja, 659-660
- me detyrime të njëanëshme dhe të dyanëshme, 487-489, 661-663
- lidhja, 664-667
- propozimi për lidhjen, 665-671
- heqja dorë, 672, 696
- detyrimi i ndërmarrjes dominuese në treg për të lidhur
kontrata, 673
- sjellja e palëve gjatë lidhjes, 674-675
198
- kur quhet e lidhur, 676
- shkaku i paligjshëm, 677
- objekti, 678-680
- interpretimi, 681-685
- kushtet e përgjithshme, 686-689
- efektet, 690-693
- efektet ndaj të tretëve, 691
- efektet ndaj trashëgimtarëve, 692
- në dobi të një të treti, 694
- premtimi për kryerjen e një detyrimi, 697
- zgjidhja, rregulla të përgjithshme, 698-704
- përmbajtja e shkëmbimit, 757
KONTRATA TË VEÇANTA
AGJENCIA
- përmbajtja, 950
- dispozita të përgjithshme, 951-953
- të drejtat e detyrimet e palëve, 954-960
- dispozitë referuese, 961
BANKARE, DEPOZITAT
- përmbajtja, 1024
- veprimet në librezë, 1025-1026
- të drejtat dhe detyrimet e bankës, 1027
BANKAR, SHËRBIMI DHE KASETAT E SIGURIMIT
- detyrimet e bankës, 1028-1030
BANKARE, ÇELJE KREDIE
- përkufizimi, përdorimi, garancia dhe tërheqja
nga kontrata, 1031-1034
BANKARE, PARADHËNIE
- detyrimet e bankës, 1035-1040
BANKARE, VEPRIME ME LLOGARI RRJEDHËSE
- kudhtet e veprimit me llogari rrjedhëse të klientit, 1041-1046
BANKARE, SKONTOJA
- përkufizim gëzimi i të drejtave të bankës, 1047-1049
DEPOZITA
- përmbajtja 982
- momenti i lidhjes, 983
- prezumimi i shërbimit, 984
- të drejtat e detyrimet e palëve, 985- 998
- dispozitë referuese, 999
- në magazinat 1000-1003
- në hotel
- përgjegjësia e hotelierit, 1004-1005, 1007
- kur nuk përgjigjet hotelieri, 1006
- përgjegjësia e klientit, 1008
- pavlefshmëria e marrëveshjes për përgjegjësinë e hotelierit, 1009
- përjashtime nga zbatimi i këtyre dispozitave, 1010
199
- në ambjente e veprimtari të tjera, 1011
- privilegji (preferimi) mbi kreditë e hotelierit, 1012
DHURIMI
- përmbajtja, 761-762
- me detyrimet periodike, 763
- forma, vlefshmëria, momenti i lidhjes, 764
- rastet e kundërshtimit, 765
- përgjegjësia për mospërmbushjen ose vonesën, 766
- me kusht kthimit të sendeve dhe me barrë, 767, 768
- garancia e dhuruesit, 769-770
- rastet për revokimin, 771
ENFITEOZA
- përmbajtja, 784
- kohëzgjatja dhe forma, 785-786
- të drejtat dhe detyrimet e palëve, 787-799
- nën enfiteoza nuk lejohet, 790
- zgjidhja e kontratës, 791
- tatimet dhe detyrimet mbi enfiteozëmarrësin, 792
- pasojat e tjetërsimit të, 793
- dorëzimi i pronës nga, 794
- e drejta e, 795-796
- detyrimi dhe përgjegjësia solidare, 797-798
- dispozitat e kreut të pestë zbatohen edhe për, 799
- krijimi i servituteve në këto prona, 800
FRANCHIZING
- përmbajtja, 1056
- detyrimet e franchizorit, 1057, 1063
- marrëdhëniet parakontraktore, 1058
- forma e kontratës , 1059
- heqja dorë, 1060, 1064
- ndalimi i konkurrencës pas zgjidhjes së kontratës, 1061
- detyrimet e franchizmarresit, 1062
- kur kërkohet shpërblimi i dëmit, 1063
- kur pala kontraktuese heq dorë nga kontrata para afatit, 1064
FURNIZIMI
- përmbajtja, 772
- përcaktimi i sasisë së mallit kur nuk është përcaktuar
në marrëveshje, 773
- me karakter periodik, përcaktimi i çmimit të furnizimit, 774
- me karakter të vazhdueshëm, 775/II
- afatet, prezumimet, 776
- të drejtat e detyrimet e palëve, ekskluziviteti, 779-782
- dispozitë referuese, 783
- për sipërmarrje shërbimesh zbatohen normat e titullit të, 876
HUAJA
- përmbajtja, 1050
- pagimi i kamatave, 1051
- të drejtat e detyrimet e palëve, 1052-1055
HUAPËRDORJA
200
- përmbajtja, 901
- çasti i lidhjes, 902
- përgjegjësia për humbjen e sendit dhe për përdorimin e tij
jo sipas kontratës , 904-905
- të drejtat e detyrimet e tjera të palëve, 906-912
KALIMI I PASURISË KREDITORËVE
- përmbajtja, 962
- forma për vlefshmëri, 963
- e drejta e administrimit dhe e ngritjes së padisë, 964
- të drejtat që lidhen me momentin e kalimit, 965
- të drejtat e detyrimet e palëve, 966-970
- zgjidhja e kontratës, 971-972
KOMISIONI
- përmbajtja, 935
- të drejtat e detyrimet e palëve, 936-943
- dispozitë referuese, 944
KOMISIONERI
- shih kontrata e komisionit, 935
KREDIA
- zëvendësimi e kalimi, 496-507
- zëvëndësimi i debitorit, 496
- prapësimet e debitorit ndaj kreditit, 497
- marrëveshja e debitorit me një të tretë për përmbushjen
e detyrimit, 498
- kushtet e kalimit të kredisë, 499
- privilegjet, garancitë, kamatat në kalimin e kredisë, 500
- forma e kalimit, 501
- efektet e kalimit, 502-504
- kalimi me titull barësor dhe falas, 505
- dorëzimi i dokumenteve që provojnë kalimin e kredisë, 507
- bankare (shih kontratat e veçanta), 1031-1034
LLOGARIA RRJEDHËSE
- përmbajtja e kontratës, 1013
- kreditë që përjashtohen nga llogaria rrjedhëse, 1014
- llogaritja e kamatës, 1015
- komisioni, llogaritja, 1016
- të drejtat e detyrimet e tjera të palëve, 1017-1020
- mbyllja e llogarisë dhe kalimi i saj një klienti tjetër, 1021-1022
- tërheqja nga kontrata dhe efektet, 1023
NDËRMJETËSIMI
- detyrat e ndërmjetësimit profesionist, 97
- përmbajtja, 973
- mënyra e shpërblimit të ndërmjetësit, 974
- të drejtat e detyrimet e palëve, 975-981
POROSIA
- përmbajtja, 913
- dhe përfaqësimi, 914
- i porosituri që vepron në emrin e vet dhe personat e tretë, 915
201
- detyrat e të drejtat e të porositurit, 916, 921-924
- detyrat dhe të drejtat e porositësit, 918, 923, 925
- shtrihet edhe mbi aktet e domosdoshme për kryerjen e saj, 917
- kreditorët e palës së porositur, 919
- dhe shpërblimi, 920
- përparësia e kredive të të porositurit, 926
- shuarja, 927
- heqja dorë, efektet juridike, 928, 930-931
- emërimi i një të porosituri të ri, efektet, 929
- e dhënë nga disa persona, 932, 934
- vlefshmëria e akte vetë kryera përpara vënies në dijeni, 932, 934
- dispozitat për porosinë zbatohen edhe për komisionin, 944

QIRAJA
- përmbajtja, 801
- afatet (kohëzgjatja), 803
- preferenca për qiramarrësin, 804
- të drejtat dhe detyrimet e qiradhënësit, 802, 805-811
- të drejtat e detyrimet e qiramarrësit, 812-817
- mbarimi, 820
- përsëritja, 821
- marrëdhëniet me të tretët kur kalon kontrata, 822-825
QIRAJA PËR PASURITË E PALUAJTSHME
a. me natyrë bujqësore
- kushtet për vlefshmërinë, 826
- të drejtat e detyrimet e palëve, 827-830, 839-840
- e drejta e kultivimit, 831
- koha dhe shpenëzimet e kultivimit, 833-834
- çështjet e çmimit të qirasë dhe të mënyrës së shlyerjes, 835-838
b. qiraja e sendeve prodhuese
- objekti, 841
- kohëzgjatja, 842
- të drejtat e detyrat e palëve, 843-847
- dispozitë referuese, 848
c. qiraja financiare (leasing) 849

RENTA JETORE
- përmbajtja, 1065
- në favor të disa personave, 1066-1067
- rasti i pavefshmërisë, 1068
- efektet e kontratës, 1069-1073

SIGURIMI
- përmbajtja, 1113
- forma, 1114-1116
- detyrimi i të siguruarit për të njoftuar sigurimet, 1117
- rrethanat thelbësore që lidhen me rrezikun, pasojat 1117-1119
- për llogari të të tretëve, 1120
- kur është e pavlefshme, 1121
- ç’bëhet kur rreziku pushon,1122
- detyrimi për t’i njoftuar siguruesit të gjitha ndryshimet
e rrethanave që kanë lidhje me rrezikun, 1123
- primi i sigurimit, 1125
- momenti i hyrjes në fuqi, 1124
202
- dispozita të tjera të përgjithshme, 1126-1133
- i pasurisë
- kushti i interesit pasuror, 1134-1135
- shuma e sigurimit, madjesia, 1136
- shpërblimi kur humbet ose dëmtohet pasuria, 1137-1139
- sigurimi i mallrave nga rreziqet e transportit, 1147-1149
- dispozita të tjera të përgjithshme, 1140-1148
- i personit
- përmbajtja, 1150
- caktimi i shumës së sigurimit, 1151
- sigurimi i jetës së një të treti, 1152, 1153
- zvëndësimi i personit të caktuar për të marrë shumën
e sigurimit, mundësia e revokimit, 1154-1157
- dispozita të tjera të përgjithshme, 1158-1161
SIPËRMARRJA
- përmbajtja, 850
- caktimi i çmimit, 851
- sigurimi i materialeve, 852
- të drejtat e detyrimet e sipërmarrësit, 853-859
- të drejtat e detyrimet e porositësit, 860-863
- garancia dhe denoncimi i të metave, 864-867
- zgjidhja dhe pasojat juridike, 868-875
- dispozitë referuese, 876
SPEDICIONI (DËRGESA)
- përmbajtja, 945
- të drejtat e detyrimet e palëve, 946-949

SHITJA
- objekti, 705-707
- shpenzimet për lidhjen, 708
- ndalimet e veçanta, 709
- të drejtat dhe detyrimet e shitësit, 710-729
- dorëzimi i sendeve të shitura, gjendja e tyre, 711, 719
- afati i dorëzimit, 712
- lëshimi i dokumentit, 713-714
- cilësia, sasia, lloji i sendeve e ambalazhimi i tyre, 715
- përgjegjësia për të metat e sendit, 716, 718
- e drejta për të shtyrë afatin e dorëzimit të sendit, 736
- e drejta për të kërkuar zgjidhjen e kontratës, 737
- të drejtat dhe detyrimet e blerësit
- pezullimi i pagimit të çmimit, 721
- kur sendet dorëzohen me të meta, 722-723
- dorëzimi në afat i sendeve si kusht thelbësor i kontratës, 724
- humbja e së drejtës për të zgjidhur kontratën nga blerësi
për sendet e dorëzuara, 725
- blerësi dhe personi i tretë për sendin e shitur, 727-729
- pagimi i çmimit, 730
- vendi i pagimit të çmimit, 731
- koha e pagimit të çmimit, 732-733
- marrja në dorëzim e sendeve, 734-735
- shtimi i afatit të dorëzimit të sendeve nga shitësi, 736
- dispozita të përbashkëta shitës blerës, 740-745
- kushtet e pezullimit të përmbushjes së detyrimeve, 740
203
- raste të veçanta të zgjidhjes së kontratës, 741-742, 745
- e drejta për të kërkuar kamatat, 743
- shitja me rezervë, 746,749
- shitja e sendeve të paluajtshme, 750-756
- mënyra e kryerjes, 750
- shitja me kusht e sendeve, 751
- përcaktimi i çmimit sipas përmasave dhe madhësisë
së sendit, 752-753
- e dy sendeve me një çmim në një kontratë, 754
- parashkrimi i së drejtës së kërkimit të shtesës ose të pakësimit
të çmimit, 755
- parashkrimi i padisë për të metat e sendit të paluajtshëm
të blerë, 756
SHKËMBIMI
- kuptimi, 757
- të drejtat e detyrimet e palëve, 758-760
SHOQËRIA E THJESHTË
- përmbajtja, 1074
- dallimi me shoqëritë tregtare, 1075
- marrëdhëniet midus anëtarëve, administrimi, 1076-1087
- marrëdhëniet me të tretët, 1088-1093
- shpërndarja e likuidimi, 1094-1105
- zgjatja në heshtje e kontratës, 1095
- marrëdhëniet me një anëtar,
- (tërheqja, vdekja e anëtarit, përjashtimi), 1106-1112
TRANSPORTI
- i personave, përmbajtja, 877
- përgjegjësia e transportuesit, 878-879
- i sendeve, përmbajtja, 880
- momenti i lidhjes, 884
- të drejtat e detyrimet e transportuesit, 881, 885, 888
- fletëshoqërimi i mallit, lëshimi i dublikatës, 883
- të drejtat e detyrimet e dërguesit, 882, 886
- përgjegjësia për humbjen ose dëmtimin, 889-894
- nga disa transportues, 895-896
- përgjegjësia për vonesën, 897- 898
- përgjegjësia e transportuesit të fundit, 899
- dispozitë referuese, 900
KREDITORËT
- e drejta mbi pjesën në sendin në bashkëpronësi, 205-206
- ekzekutimi i detyrimit ndaj tij, 466
- i pazotë për të vepruar, 468
- të drejtat që rrjedhin nga mosegzekutimi i detyrimit, 476, 478, 480
- vonesa, kuptimi i përmbajtjes, 491
- në vonesë, të drejtat e debitorit, 492, 494-495
- dhe debitori me fajësi të përbashkët në mosekzekutimin
e detyrimit, 493
- e të porositurit në kontratën e porosisë, të drejtat e tyre, 919, 926
- kontratat e kalimit të pasurisë 962-972 (shih kontratat e veçanta)
KUFI TOKE
204
- përcaktimi dhe mirëmbajtja e shenjave, 159
KUJDESTARI
- për pasurinë trashëgimore, emërimi, 344
- detyrat, 345-346
- mbarimi i detyrës, 347
- kushtet për të përfituar nga testamenti, 375
KUSHTI
- veprime juridike, 84-88
- pezullues e zgjidhës, 85
- dhe keqbesimi, 86
- pasojat e vërtetimit, 87-88
- penal si mjet për ekzekutimin e detyrimeve, 541-545
- dhurimi i rënduar me, 768
KUSHT DEKADENCE
- garancia dhe denoncimi, 864
- kushtet që sipërmarrësi të ushtrojë të drejtë, 867

- L -
LAJTHIMI
- dhe rrethanat kur veprimi juridik bëhet i pavleshëm, 97-98, 110, 409
LEGU DHE BARRA
- në testament, 384-391
- e drejta e zgjedhjes, 389
LEGATARI
- e drejta e, 385
- LIBREZË DEPOZITE KURSIMI
- funksionet dhe përgjegjësia e bankës, 1025-1026
LIKUIDIMI
- i personit juridik, 37-38
- kur nuk është parashikuar në kontratë, detyrimet
dhe dokumentet, 1097-1099

- LL -
LLOGARIA RRJEDHËSE 1013-1023
- shih kontratat e veçanta,
- me veprimet bankare, 1041-1045
- MMARRËDHËNIA
ME TË TRETËT
- tagri përgjegjësia, 1088-1093
- përgjegjësia e anëtarit ose trashëgimtarëve ndaj, 1112
- informacioni në policën e sigurimit, 1115
- detyrimi i përsonit që lidh kontratë sigurimi, 1128
MARRËVESHJA
- pavlefshmëria nga një trashëgimi e paçelur, 319
205
- pavlefshmëria e. 479
MARRJA E UJIT
- servitute detyruese që rrjeshin nga marrja e ujit, 273-276
MASHTRIMI
- kur shkakton pavlefshmëri veprimi juridik, 95, 107, 322, 409
MBAJTËSI
- i sendit në posedim, mbrojtja, 311
MBARIMI
- i personit juridik, 34-36
- i kontratave (shih kontratat)
MBIEMRI
- për personin fizik, 5
MBROJTJA
- e servituteve, 292
- e pronësisë, kërkimi i sendit, 296
- e pronësisë, padia mohuese, 302
- e atëçastme e posedimit, 310
- e posedimit, pushimi i cenimit, 312
- e posedimit, rivendosja, 313
- e posedimit, rregulla të gjykimit, 314-315
(I) MITURI
- deri në katërmbëdhjetë vjeç, statusi juridik, 8
- katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, statusi juridik, 7
- kur fitohet madhoria, 6
MJEDISI
- përgjegjësia për cenim, 624

- N -
NDARJE SENDIT TË PËRBASHKËT
- si kryhet, 1105
NDËRMJETËSIMI 973-981
- shih kontatat e veçanta
NDËRPRERJA
- e parashkrimit, 131
- e parashkrimit, pasojat, 132-135
- e parashkrimit kur prona dominuese në servitut
është në bashkëpronësi, 294-295
- e parashkrimit në detyrimet solidare, 433
NDËRTESA
- në bashkëpronësi, shtesë në katin e fundit, 218-220
- në bashkëpronësi, shëmbja pjesore ose tërësore, 221
- objektet e përbashkëta, 209
NDËRTIMI
206
- përcaktimi i rregullave, 160
- detyrimi i pronarit të tokës, 174-175
- vendimi për shtesë kati, maszbatimi, detyrimet
e personave, 218-221
- përgjegjësia për dëmet e shkaktuara, 623
NËNQIRAJA
- edrejta e qiramarrësit për të dhënë, 818
- e drejta e qiradhënësit për të paditur, 819
- qiramarrësi nuk mund të lëshojë sendin, 847

- P -
PAAFTËSIA PAGUESE
- përgjegjësitë e kreditorit që kalon kredinë
PAAFTËSIA PËR TË VEPRUAR
- çon në zgjidhje të kontratës ose tërheqje prej saj, 1023
PADIA
- afati i parashkrimit dhe ngritjes së, 103-104
- shuarja e të drejtës dhe paditë që nuk parashkruhen, 112-113
- kundër vendimeve të asamblesë, 216
- e drejta e pronarit të ngrejë, 296
- për kallzimin e një punimi të ri e të dëmit të mundshëm, 303
- pushim i cedimit të posedimit, 312
- rivendosja në posedim me, 315
- pezullimi i afatit për parashkrim, 335
- e drejta e trashëgimtarit për, 349-351
- kur një testament është i pavlefshëm, 411
- mbrojtja e kreditorit me 548,
- e kthimit, 627
- parashkrimi i padisë kundër prodhuesit, 634
- rrethanat për padinë për begatimin pa shkak, 658
- e drejta e qiradhënësit për të paditur, 819
- kushtet që sipërmarrësi të ushtrojë të drejtën e, 867
- kundër porositësit, 875
- kur hiqet mundësia e, 893
- e drejta e kreditorëve të ngrenë, 964
PADENJËSIA
- në trashëgim, 322-323
- falja, 324
PAGESA
- detyrimet, koha, vendi i, 730-733
- detyrimi i porositësit, 925
PAGESA SHPENZIMESH
- raporte të poseduesit në mirëbesim, keqbesim për, 299-301
PAGIMI I PADETYRUAR 653-654
PARABLERJA
- e drejta, 204
207
PARADHËNIA BANKARE (kontratë) 1035-1040
PARASHKRIMI
- për veprimet juridike që shpallen të pavlefshme, 103-104
- i së drejtës së padisë, 112, 114
- paditë që nuk parashkruhen, 113
- afatet e shkurtra, 115
- fillimi i afateve, 117-123
- për kërkesat kryesore, pasojat, 124
- dhe kërkesa e palës së interesuar, 125
- heqja dorë, 126
- afati i plotësuar dhe përmbushja e detyrimit, 128
- pezullimi, 129-130
- ndërprerja, 131-135
- llogaritja, 136
- raportet e afatit prekluziv dhe, 137
- fitues për sendet, 168
- fitues njëzet vjeçar, 169
- fitues, pezullimi dhe ndërprerja, 171
- ndërprerja, kur prona dominuese në servitud është
në bashkëpronësi, 294-295
- pezullimi i afatit për parashkrimin e padisë, 335
- padia për kërkimin e trashëgimit nuk, 351
- ndërprerja në detyrimet solidare, 433, 434
- afatet e shuarjes së detyrimit me kompensim, 515
- i padisë për dëmin e shkaktuar nga prodhuesi, 634
- i të drejtave të shitësit dhe blerësit për çmimin, 755
- i padisë për të metat e sendit të paluajshëm të blerë, 756
- përgjegjësia e sipërmarrësit nëse vepra shembet, 866
- marrëdhëniet parakontraktore, 1058
- kur zbatohen dispozitat e këtij kodi për, 1163
(I) PASLINDURI
- si bëhet zëvëndësimi në vijë të drejtë, 327, 329
PASOJA
- fillimi i, 88
- pasoja e pavlefshmërisë së një veprimi, 106-111
- e parashkrimit të padisë për kërkesën kryesore, 124
PASOJA JURIDIKE
- veprimet juridike dhe, 92-93
PAVLEFSHMËRIA
- e veprimit juridik që kufizon zotësinë juridike e zotësinë për
të vepruar, 4, 11
- e veprimeve juridike, 92-93
- e veprimeve juridike që shpallen, 94-101
- e shpallur, çasti, 105
- e shpallur, ngritja e padisë, 103-104
- e shpallur, pasojat, 106, 111
- e marrëveshjes që ndryshon afatet e parashkrimit, 116
- e marrëveshjes për një trashëgim ende të paçelur, 319
- e marrëveshjes që kufizon përgjegjësinë për mosekzekutim, 479
- e marrëveshjes që kufizon përgjegjësinë për dëmin, 610
208
- e marrëveshjes për kalimin e pronësisë në peng ose në hipotekë, 540
- e kontratës për kalimin e pasurisë kreditorit, 963
- e marrëveshjes për përgjegjësinë e hotelierit, 1009
- e kontratës së sigurimit, 1121
PAZOTËSIA PËR TË VEPRUAR
- masa e shkarkimit nga detyrimi në rast, 468
- kur shuhet porosia dhe pasojat, 927-928
PENGU
- përkufizim, 546
- dhe hipoteka, kushtet e vënies, 532-533
- dhe hipoteka, shtrirja e tyre, 534
- humbja ose zhvleftësimi i sendeve, 535-536
- dhe hipoteka janë të papjesëtueshme, 537
- përmbushja e pjesëshme e detyrimit me peng, 539
- rasti i pavlefshmërisë së marrëveshjes, 540
- forma e kontratës, 547
- mbrojtja e kreditorit kur humbet sendi në peng, 548
- të drejtat e detyrimet e palëve, 549-555
- procedura e shitjes, 556-559
- të drejtat e kreditorit ndaj sendit që i nënshtrohet preferimit, 606
- kur banka mund të disponojë mbi sendet, 1035-1039
PERSONI FIZIK
- zotësia juridike, 1
- kufizimi i të drejtave civile, 4
- e drejta për emër e mbiemër, 5
- zotësia për të vepruar, 6
- i mitur, zotësia për të vepruar, 7-9
- madhor, me sëmundje psiqike, 10
- e drejta e banimit, 12-13
- shpallja i zhdukur, 15-16
- shpallja i vdekur, 18-19
- shpallja e vdekjes për disa persona njëherësh, 20
- pasojat e shpalljes si i vdekur dhe e anulimit të shpalljes, 22-23
- që nuk mund të nënshkruaj, 82
- që ka shkaktuar dëm jashtëkontraktor, përgjegjësia (shih dëmi)
PERSONI JURIDIK
- llojet, 24
- publik, 25
- privat, 26
- emri, 27
- qendra, 28
- zotësia për të vepruar, 29-30
- veprimtaria e organeve, 31
- përgjegjësia, 32
- dhe shteti, 33
- mbarimi, 34-36
- likuidimi, 37-38
- shoqata, 41
PEZULLIMI
- i parashkrimit, 129-130
209
- i parashkrimit në favor të një bashkëpronari, të sendit
me servitut, pasojat, 295
- i parashkrimit ndaj njërit debitor ose kreditor solidar, 433/2
PËRFAQËSIMI
- kuptimi, 64
- ligjor, 65
- pasojat juridike, 66
- ndalimet për kryerjen e veprimeve juridike, 67
- nga më shumë se dy përfaqësues, 68
- me prokurë, 70-72
- me prokurë, ndryshimet, 74
- shfuqizimi, 75
- mbarimi, 76
- pas ndryshimeve ose mbarimit të prokurës, 77
- pa tagër, 78
- me keqbesim, 101/2-102
- i familjes bujqësore, 224
- kur zbatohen dispozitat për, 914
- tagri i përfaqësimit në shoqërinë e thjeshtë, 1088, 1089
PËRFAQËSUESI
- përgjegjësia për dëmin e shkaktuar, 620
PËRTËRITJA
- e detyrimit, 508-510
- e kontratës së qirasë, 821
PJESËTIMI
- i sendeve në bashkëpronësi, (shih bashkëpronësia)
- i trashëgimit, (shih trashëgimi)
POSEDIMI
- kuptimi, 304
- llojet, 303-306
- prezumime, 307-308
- mënyra e fitimit, 309
- mbrojtja e atëçastme, 310
- mbajtës i sendit, 311
- pushimi i cenimit, 312
- rivendosja, 313-314
- rregulla të gjykimit të padisë së posedimit, 315
- e drejta për të ardhurat e sendit, 297-298
- e drejta për shpenzimet, 299-301
POROSIA 913-934
- shih kontratat e veçanta
PREFERIMET (PRIVILEGJET)
- përmbajtja 603
- konkurrimi i kredive, 604
- radha, 605
- e drejta e kreditorit për të mbajtur sendin, 606
- ndaj kredive që rrjedhin nga depozita, 997
- ndaj kredive të hotelierit, 1012
210
PREKLUZIVITETI
- kuptimi, 137-140
PREZUMIMI
- mbi posedimin, 307-308
- person që ka zotësi për të trashëguar, 320-321
- afati për deklarimin e heqjes dorë nga trashëgimia, 336
- rrethanat kur prezumohet pagesa për shlyerje detyrimi, 474
PRINDI
- përgjegjësia për të miturit, 613-614
PRODUKTI
- kuptimi, 631
- përgjegjësia për dëmin e shkaktuar, 628
- përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga fajësia e përbashkët, 629
- me të meta, 630
- përgjegjësia e përbashkët e disa prodhuesve, 633
- padia për shpërblimin e dëmit nga produktet, 634
- përgënjeshtrimi publik, 637
PRODHUESI
- përkufizimi, 631
- mosidentifikimi, 632
- përgjegjësia, 628
- përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga fajësia e përbashkët, 629
- përgjegjësia e disa prodhuesve, 633
- përgjegjësia nga publikimi mashtrues i prodhuesve, 625, 636
- përgjegjësia nga konkurrenca e pandershme, 638-639
PROKURA 70
- e përgjithshme dhe ajo e posaçme, 71
- forma, 72/1
- në emër të personave juridikë, 72/2
- për tërheqjen e dërgesave postare, parave etj., 73
- ndryshimet duhen të bëhen të njohura, 74
- shfuqizimi, 75
- mbarimi, 76-77
PRONARI
- të drejtat e detyrimet, kufizimet, 153
- shtrirja e të drejtave mbi tokën, 154
- të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga fqinjësia, 155-161
- i pronës shërbyese në servitud, 263
- i pronës në favor të së cilës vihet servitudi, 264
PRONËSIA
- përmbajtja, 149
- mbi pjesët e sendit, 150
- mbi frutat e sendit, 151
- të drejtat e detyrimet e pronarit, kufizimi, 153
- mbi tokën, shtrirja e së drejtës, 154
- të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga fqinjësia, 155-161
- e të drejtat e tjera reale janë të transferueshme, 162
211
- fitimi me anë kontrate, 164
- fitimi me trashëgim, 165
- fitimi mbi sendet e luajtshme me mirëbesim, 166-167
- fitimi me parashkrim fitues, 168
- fitimi për sendet e paluajtshme me afat parashkrimi 20-vjeçar, 169
- regjistrimi për sendet e paluajtshme të fituara me parashkrim
fitues, 170
- mbi sendet pa zot, 172
- fitimi me bashkim e përzierje, 173, 176
- fitimi me përpunim, 177
- fitimi nga mbushja e tokave, ndërrimi i shtrateve të lumenjëve,
krijimi i ishujve, etj., 178-181
- fitimi nga sendet e humbura ose të gjetura, 182-186
- mbi thesarin, 186
- e shtetit mbi një kategori sendesh të luajtshme, 187
- fitimi me anë pushtimi, 188
- mbi tufën e bletëve, 189
- fitimi me anë shpronësimi, 190
- humbja, 191
- e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to, regjistrimi, 192-194, 197
- e paluajtshme nuk mund të tjetërsohet pa u regjistruar, 195
- mbrojtja, kërkimi i sendit, 296
- mbrojtja, padia mohuese, 302
- mbrojtja, kallëzimi i një punimi të ri dhe dëmit të mundshëm, 303
PUBLIKIMET MASHTRUESE OSE TË PASAKTA
- përgënjeshtrim, 617
- kuptimi dhe përgjegjësia për dëmin e shkaktuar, 635-637
PUNËDHËNËSI
- përgjegjësia për dëmin nga faji i punonjësve, 618-619
- Q -
QËNDRIMI (VENDQËNDRIMI)
- i personit fizik, 14
QIRAJA
- kur regjistrohet kjo kontratë, 197
- e uzufruktit, 244
- e sendeve, 821-825 (shih kontratat e veçanta)

- R -
REGJISTRIMI
- i pasurive të paluajtshme dhe i të drejtave reale mbi to, 192-194
- pamundësia e tjetërsimit, për pasuritë e paluajtshme dhe
të drejtat reale mbi to, 195
- i kontratave të qirasë dhe i disa kërkesë padive, 197
- administrimi nga Ministria e Drejtësisë, 198
- i uzufruktit mbi një pasuri të paluajtshme, 235/2
RENTA JETORE 1065-1073
- shih kontratat e veçanta
REVOKIMI
212
- kur dhuruesi kërkon, 771
- i kontratës së porosisë dhe efektet, 928
- kur dërguesi mund të revokojë urdhërin e dërgesës, 946
- kush mund të revokojë personin që merr shumën e sigurimit, 1155
REZERVA LIGJORE
- në testament, 379-380
RIVENDIKIMI
- i pasurisë, 918
- detyrimi i depozitëmarrësit, 995

- S -
SENDI
- kuptimi, 141
- llojet, 142, 143
- regjistrimi, 144
- frutat, llojet e frutave, pronësia mbi to, 145
- pjesët përbërëse e pronësia mbi to, 146, 150
- aksesorët, 147-148
- kryesor, disponimi i tij e pasojat, 148
- përkatësia, 152
- pa zot, 172
- i humbur ose i gjetur, fitimi i pronësisë, 182-185
- i luajtshëm, kategori e veçantë në pronësi të shtetit, 187
- i luajtshëm dhe disa të drejta reale mbi të, regjistrimi, 192, 197
- në bashkëpronësi, 199/1
- në bashkëpronësi në pjesë, 199/2
- në bashkëpronësi, të drejtat e detyrimet, 200-201
- në bashkëpronësi, administrimi, 203
- në bashkëpronësi, parablerja, 204
- e drejta e kreditorit mbi pjesën, 205-206
- në pjesë- pjesëtimi, 207
- i përbashkët, tjetërsimi, 208
- në bashkëpronësi të detyrueshme, 209
- madhësia e pjesës takuese, 210/1
- pasojat e heqjes dorë nga kjo e drejtë, 210/2
- pandashmëria, 211
- administrimi, 213-216
- detyrimet e bashkëpronarëve, 217
- shtesat në katin e fundit, 218-220
- shëmbja pjesore ose tërësore, 221
- në bashkëpronësi në familjen bujqësore, 222
- kushtet për tjetërsimin e pjesës, 226
- pjesëtimi, 227-228
- në bashkëpronësi ndërmjet bashkëshortëve, 231
- në uzufrukt, (shih uzufruktin), 232
- mbrojtja e pronësisë, 296, 302-303
- lirimi nga garancitë e vëna mbi të, 475
SERVITUTI
- kuptimi, 261
- krijimi, 262
- detyrimet e pronarit të pronës shërbyese e dominuese, 263-264
213
- servitutet detyruese, kuptimi dhe mënyrar e krijimit, 265
- rrjedhja e ujërave, 267-271
- nga ndërtimet, 272
- marrja e ujit, 273-276
- i kalimit, 277-279
- vendosja e gypave, kabllove e telave, 280
- servitutet vullnetare
- kuptimi, mënyra e krijimit, 281
- vijuese e jovijuese, 282
- të dukshme e të padukshme, mënyrat e krijimit, 282/3-283
- kur tjetërsohen pronat mbi të cilat janë vendosur, 284
- mënyra e ushtrimit
- gjerësia e ushtrimit të së drejtës, 285, 288-289, 291
- pëlqimi i bashkëpronarëve për krijimin, 287
- pasojat, kur pjesëtohet prona, 290
- mbrojtja, 292
- shuarja, 293
SKONTOJA BANKARE
- shih kontratat e veçanta
SIGURIMI
- i uzufruktit nga rreziqet, 252
- gjyqësor i pasurisë trashëgimore (inventaret), 343-347
- i pasurisë e i personit, (shih kontratat e veçanta)
SPEDICIONI 945-949
- shih kontratat e veçanta
- SH -
SHËRBIMI BANKAR 1028-1030
- kontratat, (shih kontratat e veçanta)
SHITJA 705-756
- kuptimi i kontratës 705-708
- kufizime e detyrime 709-745
- me rezervë e pronës 746-749
- e sendeve të paluajtshme 750-756
SHKËMBIMI 757-760
- shih kontratat e veçanta
SHOQATAT
- përkufizimi, 39
- të drejtat, 39/1
- mënyra e krijimit, 40,41
- regjistrimi në gjykatë, 41
- si person juridik, 42
- degët e saj, 43
- organizimi, 44-47
- vendimmarrja, 46
- anëtarësia, 48
- anëtarësia nuk tjetërsohet, 49
- detyrimet e të larguarit ose të përjashtuarit, 50
214
- kundërshtimi i vendimeve, 51
- rastet e shpërndarjes, 52
- likuidimi e çrregjistrimi, 53
- destinimi i pasurisë pas shpërndarjes 53/1
SHOQËRIA E THJESHTË 1074-1112
- shih kontratat e veçanta
SHPENZIMET
- e bashkëpronarit për sendin e përbashkët, 201
- e mirëmbajtjes për sendin në uzufrukt, 251
- të drejtat e poseduesit (me mirëbesim e keqbesim), 299-301
- për ekzekutimet e detyrimit, dëftesa, 472-474
- për lidhjen e kontratës së shitjes, 708
SHPËRBLIMI
- për përdorimin e sendit të përbashkët, 202
- i dëmit, kuptimi, 640
- i dëmit në shëndetin e personit, 641
- ndryshimi i masës, 642
- kur shkaktohet vdekja e personit, 643
- i dëmit kur dëmtuesi ka pasur përfitime, 644
- i dëmit të të dëmtuarit të siguruar, 645
- i dëmit të të dëmtuarit të pasiguruar, 646
- i dëmit shkaktuar të miturit, 647
SHPRONËSIMI
- si mënyrë fitimi e pronësisë, 190
- i sendeve në uzufrukt, 253
SHTESA
- mbi katin e fundit, 218-220
SHTETI
- dhe personi juridik, përgjegjësia, 33
- pronësia mbi një kategori sendesh të luajtshme, 187
- e thirrjes në trashëgimi, 366
SHUARJA
- e detyrimit, 508-510, 513-514, 524, 526-528
- e të drejtës, 634
- e pronësisë, 927, 933-934
- e servitutit, 293

- T -
TAGER-TAGRET
- e përfaqësimit, 65-66
- përfaqësimi pa, 78
- e ekzekutorit testamendar, 471
TAKSA
- për sendin në uzufrukt, 254
TESTAMENTI
- kuptimi, 372
215
- zotësia për të disponuar, 373
- zotësia për të fituar me, 374
- përfitimi i kujdestarit dhe pengesat ligjore, 375
- disponimi në favor të të pazotëve, 376
- caktimi i trashëgimtarit, 377
- përjashtimi, 378
- rezerva ligjore, 379-380
- zëvëndësimi, 381
- e drejta e shtimit, 382-383
- legu e barra, 384-391
- e drejta e zgjedhjes për legun, 389
- format, 392
- ollograf, 393-396
- me akt noterial, 397
- të posaçme, 398-401
- revokimi, 402
- i pavlefshëm, 403-409
- i pavlefshëm, pasojat juridike, 410, 412
- padia për deklarimin e pavlefshëm, afati, 411
- caktimi i ekzekutorit, 414
- ekzekutimi ku nuk është caktuar ekzekutori, 414/3
- detyrat e ekzekutorit, 415
- shkarkimi i ekzekutorit, 416
- përgjegjësia solidare e ekzekutorëve, 418
TRASHËGIMI
- kuptimi, 316
- me ligj, zbatimi, 317
- koha dhe vendi i çeljes, 318-319
- padenjësia, 322-323
- falja e padenjësisë, 324
- zëvëndësimi, 326-329
- fitimi, 330-331
- heqja dorë, mënyra si bëhet dhe pasojat, 333-334
- afati për heqje dorë, 335-336
- heqja dorë, pavlefshmëria, 337
- pengesat për heqjen dorë, 338-339
- masat për sigurimin, 343-347
- lëshimi i dëshmisë, 348
- padia për kërkimin, 349, 352
- e drejta për të kërkuar pjesëtimin, 353
- pjesëtimi me marrëveshje ose me vendim gjykate, 354
- rregullat që zbatohen në pjesëtim, 355-357
- pjesa e bashkëshortit, 358
- në familjen bujqësore, 359
- i fëmijëve jashtë martese dhe të birësuar, 362
- i radhës së dytë, 363
-i radhës së tretë, 364
-i të afërmve deri në shkallë të gjashtë, 365,
- i shtetit, 366
- sipas rradhëve, 369
- e drejta e shtimit, 368
- me testament, (shih testament)
TRASHËGIMTARI
216
- zotësia për të trashëguar, 320-321
- i padenjë, 322-323
- i padenjë, falja, 324
- i padenjë, detyrimet, 325
- që zëvëndësohet, 326-329
- që ka hequr dorë, pasojat, 334
- pagimi i detyrimeve, 341-342
- bashkëshorti pasjetues e pasuria e përbashkët, 358
- në familjen bujqësore, kalimi i pjesës së trashëgimtarit që vdes, 359
- ligjor, rrethi, 360
- ligjor, i rradhës së parë, 361
- me zëvendësim, 361/2
- i birësuari si trashëgimtar, 362/2
- fëmija jashtë martese si trashëgimtar, 362/1
- ligjor i rradhës së dytë, 363
- ligjor i rradhës së tretë, 364
- të tjerë, 365
- shteti si trashëgimtar, 366
- thirrja sipas rradhës, 369
- i paaftë për punë, 371
- caktimi me anë testamenti, 377
- me testament, përjashtimi, 378
- ndalesat nga përjashtimi, (rezerva ligjore) 379-380
- me anë zëvendësimi, 381
- shtimi i pjesës(e drejta e shtimit), 381-382
- legu dhe barra, 384-391
- e drejta e zgjedhjes së legut, 389
TRANSPORTI
- i personave, përmbajtja e kontratës, 877
- i personave, përgjegjësia, 878-879
- i sendeve, përmbajtja e kontratës, 880
- të drejtat e detyrimet, 881, 885, 888
- përgjegjësia, 889-894
- përgjegjësia për vonesën, 897-898
- i fundit, përgjegjësia, 899

- TH -
THESARI 186
- U -
UJËRAT
- krijimi i servituteve nga rrjedhja e ujërave, 266-271
- krijimi i servituteve nga marrja e ujërave, 273-276
UZUFRUKTI
- përmbajtja e mënyra e krijimit, 232-233
- kohëzgjatja, 234
- forma për krijimin, 235
- në favor të disa personave ( bashkëuzufrukti), 236
- kufijtë e gëzimit, 237
- përmirësimet e bëra sendit, 238
- përkatësia e frutave të sendit, 239
217
- kalimi i së drejtës, 240
- e drejta e tjetërsimit, 241
- zëvendësimi, 242
- investimet e kryera mbi të, 243
- dhënia me qira, 244
- kufijtë e gëzimit të servituteve, 245
- zëvendësimi i dëmeve, 246
- marrja në dorëzim e inventarit, 247-248
- dhënia e garancisë, 249-250
- shpenzimet e mirëmbajtjes, 251
- sigurimi nga rreziqet, 252
- pasojat e shpronësimit, 253
- pagimi i taksave, 254

- V -
VDEKJA
- shpallja, 17-19, 21
- e më shumë se e dy personave, 20
- pasojat juridike të shpalljes, 22-23
- e njëkohëshme e personave të thirrur në trashëgim, 321
- dëmi që shpërblehet, 643
- shuhet dhurimi që ka për objekt detyrimet periodike, 763
- vihet kushti i kthimit të sendit të dhuruar, 767
- zgjidhja e kontratës me vdekjen e sipërmarrësit, detyrimet 873-874
- kthimi i sendit me vdekjen e huamarrësit, 908
- shuhet porosia dhe pasojat, dhe heqja dorë nga kontata
e porosisë, 927-928
- zgjidhja e kontratës, 1023
- hapja e kasetës së sigurimit pas, 1029
- rritja e pjesës së një përftuesi të, 1067
- pavlefshmëria e kontratës së rentës jetore kur, 1068
- rastet kur njëri nga anëtarët e shoqërisë, 1107
- kur siguruesi është përgjegjës për, 1131
- pagimi i shumës së sigurimit në rast, 1153
- kur shuma e sigurimit nuk përfitohet nga personi i caktuar, 1157
- procedura kur shumën e sigurimit e përftojnë disa persona, 1158
VENDI
- i çeljes së trashëgimit, 318
- i ekzekutimit të detyruar, 461
VEPRIMI JURIDIK
- përkufizimi, 79
- nënshkrimi, 80, 81
- nënshkrimi nga personi që nuk di shkrim, 82
- për kalimin e pronësisë të sendeve të paluajtshme, 83/1
- pavlefshmëria kur mungon forma, 83/II
- me kusht, 84
- me kusht pezullues ose zgjedhës, 85
- me kusht dhe keqbesim, 86
- pasojat juridike, 87-88
- në afat, 89
- afati pezullues, 90/1
- afati zgjidhës, 90/2
218
- llogaritja e afateve, 91
- i pavlefshëm, 92-93
- që shpallet i pavlefshëm, 94-101
- që shpallet i pavlefshëm, afati, 103-104
- pasojat e pavlefshmërisë, 106
- pasojat nga shpallja i pavlefshëm, 107-110
- pjesërisht i pavlefshëm, pasojat, 111
- mënyra e krijimit të uzufruktit, 233
- mënyra e fitimit të posedimit me, 309
- përkufizimi i testamentit si, 372
- përmbajtja e dorëzanisë, 585
- të kryera nga debitori, kundërshtimi nga kreditori, 607
- të kryer nga gjeruesi në emër të personit të interesuar, 650
- përmbajtja e kontratës, 659
- përmbajtja e kontratës së porosisë, 913
VËRTETIMI
- kur kushti quhet i, 86
- të drejtës së zhdëmtimit, 87
- fillimi i pasojave lidhur me vërtetitmin e kushtit, 88
VESI
- rrethanat e pavlefshmërisë së veprimit juridik, 100
VONESA
- e debitorit, përmbajtja, 481
- e debitorit dhe pamundësia e papritur e përmbushjes
së detyrimit, 482
- e debitorit dhe detyrimet që përmbajnë mosveprime, 483
- e debitorit dhe oferta për kreditorin, 484
- e debitorit, pasojat e tjera, 486-489
- e kreditorit, përkufizimi, 491
- e kreditorit, të drejtat e debitorit, 492, 494-495
- e kreditorit dhe e debitorit, pasojat, 493
- në pagim e komisionerit, 936

- Z -
ZËVENDËSIMI
- e drejta, kryerja në vijë të drejtë e të tërthortë, 326-329
- i trashëgimtarit, 381
- i debitorit, 496-498
- i kreditorit, 499
ZGJIDHJA E KONTRATËS
- pasojat, rrethanat, njoftimi, parashkrimi, efektet, 698-704
- humbja e të drejtës për shpallje, pasojat rrethanat, 724-737
- rrethanat kur njëra palë mund të zgjidhë kontratë shitjeje, 741-742
- kur mospagimi i këstit nuk sjell, pasojat e, 748-749
- kur palët kanë të drejtë të kërkojnë, 777
- së enfiteozës, 791
- rrethanat kur qiramarrësi kërkon, 806, 839, 844
- rregullimi i raportit kontraktor të ndryshuar me ligj, 846
- kur sipërmarrësi ka të drejtë, 859
- kur porositësi ka të drejtë të, 865, 868-874
219
- kur huadhënësi mund të kërkojë, 907
- detyrimet e huamarrësit kur, 912
- së porosisë dhe efektet juridike, 928-932
- së agjencisë me afat të pacaktuar, 958
- kufizimi i konkurrencës së agjentit pas, 960
- së kalimit të pasurisë, 971
- shkaku i, 972
- kushtet që çojnë në dhe efektet, 1023
- kur banka mund të, 1034
- kushtet kur palët mund të zgjidhin kontratën franchising, 1060
- kur pala heq dorë nga kontrata para afatit, 1064
- kur personi në dobi të të cilit krijohet renta jetore kërkon, 1069
- efektet e mospagimit të kësteve të rentës jetore, 1070
- e drejta e një anëtari të shoqërisë së thjeshtë, 1106,1112
- e sigurimit, 1122-1123
- kur kontrata e sigurimit të pasurisë quhet e, 1135, 1144
ZOTËSIA
- për të trashëguar, 320-321
- për të disponuar me testament, 373
- për të fituar me testament, 374
ZOTËSIA JURIDIKE
- e personit fizik, 1
- fillimi, 2
- fëmijës, 2
- e të huajve, 3
- kufizimi dhe pavlefshmëria e veprimit juridik, 4
ZOTËSIA PËR TË VEPRUAR
- e personit fizik, 6
- e të miturve, 7-9
- e personit madhor, kufizimi, 10
- pavlefshmëria e veprimit juridik dhe që kufizon zotësinë
për të vepruar, 11
- personit juridik, 29-30
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 08:30
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari