Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 00:48
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare
Nëntor, 2008
Punoi: Valjeta Kaftalli
Afërdita Përnoca
Arti grafik: Ermira Bukaçi
© të gjitha të drejtat e këtij botimi

PJESA E PËRGJITHSHME
KREU I
Ligji penal dhe zbatimi i tij ..........................................................1-11 9
KREU II
Përgjegjësia penale .......................................................................12-21 19
KREU III
Tentativa ......................................................................................22-24 22
KREU IV
Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale .............25-28 23
KREU V
Dënimet .......................................................................................29-46 27
KREU VI
Caktimi i dënimit .........................................................................47-57 36
KREU VII
Veprat me qëllime terrorriste .......................................................58-65 42
KREU VIII
Shuarja e ndjekjes penale, të dënimeve dhe mosekzekutimi
i tyre..............................................................................................66-72 46
PJESA E POSAÇME
KREU I
Krime kundër njerëzimit ..............................................................73-75 52
KREU II
Vepra penale kundër personit
Krime kundër jetës .......................................................................76-133 53
SEKSIONI I
Krime kundër jetës të kryera me dashje .......................................76-84 53
SEKSIONI II
Krime kundër jetës shkaktuar me pakujdesi.................................85 57
SEKSIONI III
Veprat penale të kryera me dashje
kundër shëndetit ...........................................................................86-90 57
SEKSIONI IV
Vepra penale kundër shëndetit të kryera nga pakujdesia..............91-92 60
SEKSIONI V
Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga
ndërprerja e shtatzanisë ose mosdhënia e ndihmës...................... 93-99 60
SEKSIONI VI
Krime seksuale .............................................................................100-108 63
SEKSIONI VII
Vepra penale kundër lirisë së personit..........................................109-112 67
SEKSIONI VIII
Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit ...................................113-123 71
SEKSIONI IX
Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes..................124-130 76
SEKSIONI X
Vepra penale kundër lirisë së besimit...........................................131-133 79
KREU III
Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike ..............134-200 80
SEKSIONI I
Vjedhja e pasurisë ........................................................................134-142 80
SEKSIONI II
Mashtrimet....................................................................................143-149 86
SEKSIONI III
Shkatërrimi i pronës .....................................................................150-162 88
SEKSIONI IV
Vepra penale të kryera në shoqëritë tregtare ................................163-170/b 92
SEKSIONI V
Krime në fushën e doganave ........................................................171-179/a 96
SEKSIONI VI
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet ..............................180-182 102
SEKSIONI VII
Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë..............................183-185 103
SEKSIONI VIII
Falsifikimi i dokumenteve............................................................186-192/b 105
SEKSIONI IX
Vepra penale në fushën e falimentimit .........................................193-196 108
SEKSIONI X
Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit............................................197-198 109
SEKSIONI XI
Vepra penale që cenojnë regjimin juridik të tokës .......................199-200 110
KREU IV
Vepra penale kundër mjedisit .......................................................201-207 111
KREU V
Krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues ..........................208-225 113
SEKSIONI I
Krime kundër pavarësisë dhe integritetit......................................208-218 113
SEKSIONI II
Krime kundër rendit kushtetues....................................................219-225 116
KREU VI
Krime që cenojnë marrdhëniet me shtetet e tjera .........................226-229 118
KREU VII
Aktet terroriste..............................................................................230-234/b 120
KREU VIII
Krime kundër autoritetit të shtetit.................................................235-299 126
SEKSIONI I
Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera
nga shtetasit ..................................................................................235-247 126
SEKSIONI II
Vepra penale kundër veprimtarisë shtëtërore të kryera
nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik ........................248-260 132
SEKSIONI III
Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike..........................261-293 137
SEKSIONI IV
Vepra penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë ....................294-299 156
KREU IX
Vepra penale kundër drejtësisë.....................................................300-324 159
KREU X
Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe
sistemin demokratik të zgjedhjeve ...............................................325-332 171
KREU XI
Vepra penale të kryera nga banda e armatosur
dhe organizata kriminale ..............................................................333-335 174
LIGJ
Nr.7895, datë 27.1.1995
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
(I azhurnuar)
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

I
PJESA E PËRGJITHSHME
KREU I
LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ

Neni 1
Ligji penal dhe ndarja e veprave penale
Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të
tyre.
Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale.
Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

Neni 1/a
Bazat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)
Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të
së drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti
shqiptar.
Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b
Detyrat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)
Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit
dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues,
pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe
bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Neni 1/c
Parimet e Kodit Penal
(Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001, neni 1)
Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit,
të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.

Neni 2
Mosdënimi pa ligj
Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar
shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale.
Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj.

Neni 3
Veprimi në kohë i ligjit penal
Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk
përbënte vepër penale.
Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se personi është
dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon.
Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm,
zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.
__________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.4,
datë 27.3.2003
Nisur nga fakti që ligjvënësi shqiptar në një dispozitë të vetme, sikurse është ajo e nenit 3 të
Kodit Penal, ka përcaktuar veprimin e ligjit penal në kohë, jo vetëm në përgjithësi, sipas parimit
që askush nuk mund të dënohet për një vepër që sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte
vepër penale, por edhe duke dhënë përjashtimet nga ky parim, Kolegjet e Bashkuara çmojnë se
lidhje me çështjen objekt shqyrtimi, ka përmbajtja e paragrafëve të dytë dhe të tretë të kësaj
dispozite, në të cilat parashikohen përjashtimet nga rregulli i përgjithshëm i veprimit në kohë të
ligjit penal dhe brenda tyre, lidhje më të drejtpërdrejtë me këtë çështje, pa dyshim, që ka
paragrafi i tretë i saj.
Nga përmbajtja e këtij paragafi, sipas të cilit, kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale
dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj, dispozitat e të cilit janë më të favorshme
për personin që ka kryer veprën penale, arrihet në përfundimin se, në rastet kur, ligji që ka qenë
në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, është më i disfavorshëm se ligji që është në fuqi në
kohën e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të personit që e ka kryer atë, gjykatat detyrohen të
zbatojnë këtë të dytin d.m.th. ligjin e mëvonshëm, i cili është në fuqi në kohën e gjykimit të
çështjes.
Ky detyrim rrjedh nga fakti që, në rastin konkret, ligji i mëvonshëm përmban dispozita, të
cilat janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale ose, duke përdorur
terminologjinë kushtetuese, duhet thënë se ligji i mëvonshëm është ligj penal favorizues dhe
pikërisht për këtë arsye, ai ka fuqi prapavepruese.
Megjithatë, duhet vënë në dukje fakti që fuqia prapavepruese e ligjit penal favorizues, në
raport me momentin kohor të zbatimit të tij, nuk është e pakufizuar, pasi ky moment është i
kushtëzuar nga faza në të cilën gjendet procedimi penal, që i përket personit të akuzuar për
kryerjen e veprës penale, fazë e cila, duke u bazuar në sa u thanë me hollësi më lart, Kolegjet e
Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arrijnë në përfundimin se nuk mund të jetë tej momentit kohor
kur vendimi i dënimit penal të personit të akuzuar, ka marrë formë të prerë, gjë që vlen edhe për
personat e dënuar me vendim penal të formës së prerë të gjykatave të huaja penale, sikurse është
rasti objekt gjykimi.
Të gjitha çështjet e tjera, që mund të lindin pas këtij momenti, i përkasin një faze tjetër, asaj
të ekzekutimit të vendimit penal.
Dihet se ndryshe nga fuqia prapavepruese e ligjit penal, që përfshihet në institutin e
veprimit penal në kohë, institut, i cili rregullimin e tij ligjor e gjen në normat e ligjit penal
material, faza e ekzekutimit të vendimeve penale rregullohet nga normat e ligjit procedural penal,
nocione këto që konfondohen në kërkesën e paraqitur nga mbrojtësi i kërkuesit Juan.
Bazuar në sa u parashtrua me hollësi në pjesët e përparshme të këtij vendimi, Kolegjet e
Bashkuara arrijnë në përfundimin e përgjithshëm se paragrafi i tretë i nenit 3 të Kodit Penal
është i zbatueshëm në procedimet penale të vëna në lëvizje pas hyrjes në fuqi të ligjit favorizues,
si dhe në procedimet penale, të cilat, megjithëse janë vënë në lëvizje para hyrjes në fuqi të ligjit
favorizues, gjykimi për to nuk ka përfunduar ende me vendim të formës së prerë.
Kështu që, personat, vendimi i dënimit penal për të cilët ka marrë formë të prerë, sikurse
është rasti i kërkuesit Juan, nuk mund të përfitojnë nga ligji i mëvonshëm, edhe pse ai mund të
jetë favorizues në raport me ligjin penal që u zbatua nga gjykatat në kohën e dënimit të tyre.
I vetmi përjashtim nga ky rregull, në kushtet e zakonshme të zbatimit të Kodit Penal, bëhet
vetëm për personat e dënuar me vendim të formës së prerë, kur ligji i ri, veprën për të cilën ata
janë deklaruar fajtorë dhe dënuar, nuk e konsideron më vepër penale.
Dhe këtë përjashtim e ka bërë vetë ligjvënësi në paragrafin e dytë të nenit 3 të Kodit Penal,
sipas të cilit, ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese dhe në rast se personi
është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe në qoftë se ka filluar, pushon.
Thuhet, “në kushtet e zakonshme të zbatimit të Kodit Penal”, pasi ligjvënësi, mbas miratimit
të ligjit nr.7895, datë 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë me dy ligje të
veçanta, të miratuara ad`hoc me nr.7942 dhe 7984 të datave, respektivisht, 31.5.1995 dhe
28.7.1995, miratuar për hyrjen në fuqi të Kodit Penal, ka parashikuar shprehimisht që personave
të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë për një ose më shumë vepra penale me masa
dënimi, për një ose më shumë prej tyre, më të larta sesa maksimumi që parashikon për to Kodi i
ri Penal, ju mbetet për secilën prej tyre, ky maksimum (nenet 2 dhe 1 të ligjeve respektive).
Nëpërmjet këtyre dy ligjeve, kanë përfituar vetëm personat që ishin dënuar para hyrjes në
fuqi të Kodit të ri Penal, d.m.th. me kodet e mëparshme penale dhe një gjë e tillë ishte jo vetëm e
domosdoshme, por edhe e kuptueshme, për shkak të disa ndryshimeve jo pak të rëndësishme, që
pësoi instituti juridik i përgjegjësisë penale dhe elemente përbërëse të tij në Kodin e ri Penal, në
krahasim me të mëparshmet.
__________________________________________________

Neni 4
Mosnjohja e ligjit
Mosnjohja e ligjit që dënon veprën penale, nuk përbën shkak për përjashtim nga
përgjegjësia penale, veç rasteve kur mosnjohja është objektivisht e paevitueshme.

Neni 5
Territori i Republikës së Shqipërisë
Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore,
gjerësia e ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën
tokësore dhe të ujërave territoriale dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet
sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që
mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose
civil kudo që ndodhen.

Neni 6
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga shtetas shqiptarë
Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që
kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa
nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj.
Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç
shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.

Neni 7
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga shtetas të huaj
(Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 2)
(Shtuar shkronja “h” me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 1)
(Shtuar shkronja “i” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 1)
(Ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 1)
Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në
bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar
një nga krimet e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
c) vepra me qëllime terrroriste;
d) organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave,
prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e
psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm
i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike;
e) rrëmbimi i avionëve dhe i anijeve;
f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare;
g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon
dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë;
h) pastrimi i produkteve të veprës penale;
i) krimet e korrupsionit aktiv dhe pasiv, të kryera nga persona që ushtrojnë funksione në
sektorin publik ose atë privat.

Neni 7/a
Juridiksioni universal
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 2)
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që
ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime lufte;
c) gjenocid;
ç) vepra me qëllime terroriste;
d) torturë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë kryen ndonjërën nga veprat penale, për të cilat ligje të
veçanta ose marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, përcaktojnë
zbatueshmërinë e legjislacionit penal shqiptar.

Neni 8
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga personi pa shtetësi
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 3)
Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe
krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e neneve 7 e 7/a të këtij Kodi.

Neni 9
Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet
Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës
së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë
diplomatike.

Neni 10
Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja
Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë
kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose
shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon:
a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale;
b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
c) për zbatimin e masave të sigurimit;
d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.

Neni 11
Ekstradimi
Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet
ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e
parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.
Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në
marrëveshje është parashikuar ndryshe;
b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një
karakter politik ose ushtarak;
c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet,
dënohet ose kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.
d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente
shqiptare për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.

KREU II
PËRGJEGJËSIA PENALE

Neni 12
Mosha për përgjegjësi penale
Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën
katërmbëdhjetë vjeç.
Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën
gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Neni 13
Lidhja shkakësore
Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave
apo mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.

Neni 14
Faji
Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër
penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.
Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Neni 15
Dashja
Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe
dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon
ardhjen e tyre.

Neni 16
Pakujdesia
Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e
parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i
parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

Neni 17
Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore
Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një turbullim
psikik ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë
në gjendje të kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.
Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një turbullim psikik ose
neuropsikik, që ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet
apo mosveprimet e tij, është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në
caktimin e masës dhe llojit të dënimit.

Neni 18
Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur
Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur.
Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo
rrethanë mbahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.
Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet
parasysh për rëndimin e dënimit.
Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo
stimulantëve të tjerë.

Neni 19
Mbrojtja e nevojshme
Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën,
shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit
me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.
Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Neni 20
Nevoja ekstreme
Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevoja për të përballuar një rrezik
real dhe të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i
pashmangshëm me mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i
shkaktuar të mos jetë më i madh së dëmi i zmbrapsur.

Neni 21
Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës
Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra
të caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri
është haptazi i paligjshëm.
Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që
ka dhënë urdhrin.

KREU III
TENTATIVA

Neni 22
Kuptimi i tentativës
Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megjithëse personi ndërmerr veprime të
drejtpërdrejta për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga
vullneti i tij.

Neni 23
Përgjegjësia për tentativën
Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
Gjykata, në varësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi
mbeti në tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose
të caktojë një lloj dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

Neni 24
Heqja dorë nga kryerja e veprës penale
Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës
penale, me gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.
Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë vepre tjetër penale, personi
përgjigjet për veprën e kryer.

KREU IV
BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN
E VEPRËS PENALE

Neni 25
Kuptimi i bashkëpunimit
Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje
ndërmjet tyre.

Neni 26
Bashkëpunëtorët
Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe
ndihmësit.
Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e
veprës penale.
Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e veprës
penale.
Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.
Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave,
dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga
vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj.

Neni 27
Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve
Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën
penale të kryer prej tyre.
Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e
pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.
__________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002
Marrëveshja, që është një nga elementët e domosdoshëm për të patur bashkëpunim në
kryerjen e veprës penale, madje më kryesori, mund të vendoset jo vetëm midis organizatorit,
ekzekutorit, shtytësit dhe ndihmësit që përbën formën klasike të bashkëpunimit. Ajo mund të
vendoset edhe midis vetë ekzekutorëve të veprës penale, (në rastet kur ata janë dy ose më shumë
persona) dhe në këtë rast do të ndodhemi para bashkëpunimit për të kryer vepër penale në
formën e bashkekzekutimit të saj.
Për të pasur këtë formë bashkëpunimi, kërkohet që secili nga personat që marrin pjesë në
realizimin e veprës penale ose, thënë ndryshe, secili nga bashkekzekutorët, të kryejë veprime që të
kenë lidhje të drejt përdrejtë shkakësore me pasojën e dëshiruar nga të gjithë të tjerët dhe që vjen
si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga secili prej bashkkzekutorëve d.m.th. secili nga
bashkekzekutorët me veprimin apo veprimet e tij, të marrë pjesë direkt në realizimin e anës
objektive të veprës penale.
Në të njëjtën kohë, kërkohet që veprimet e secilit prej bashkekzekutorëve të jenë rezultat i
realizimit jo i dëshirave individuale të tij, por të jenë rezultat i realizimit të vullnetit të përbashkët
të të gjithë bashkëkzekutorëve të një veprimtarie të caktuar, konkrete, kriminale.
Kur vepra penale kryhet në bashkëpunim në formën e bashkekzekutimit, midis
bashkëpunëtorëve nuk ka më ndarje rolesh, në kuptimin klasik të kësaj fjale (ndarje në rolet
organizator, ekzekutor, shtytës dhe ndihmës), por ka një lloj ndarjeje tjetër, e cila ka të bëjë me
ndarjen e punëve direkte që duhet të kryejë secili nga bashkekzekutorët për realizimin e vullnetit
të përbashkët kriminal, vullnet ky që, në fund të fundit, manifestohet në botën e jashtme, veç
veprimeve të secilit, edhe me arritjen e rezultatit kriminal të dëshiruar prej tyre.
__________________________________________________
Neni 28
Forma të veçanta të bashkëpunimit
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 2)
(Shfuqizuar paragrafi i dytë i pikës 1, ndryshuar pika 2 me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni
4)
1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilin bëjnë pjesë tre
ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit,
qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale,
për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.
2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy
ose më shumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e
veprave me qëllime terroriste.
3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë,
municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të
parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.
4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë
tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar
përfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk
është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe
strukturim të zhvilluar.
5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të
armatosur ose grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas
parashikimeve të pjesës së posaçme të këtij Kodi ose të dispozitave të tjera penale të veçanta.
6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit
të strukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në
përmbushjen e qëllimeve të veprimtarisë së tyre kriminale.
7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të
strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që
gjykohet vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të
zotëruara drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj
organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të
strukturuara kriminale.

KREU V

DËNIMET

Neni 29
Dënimet kryesore
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 2)
Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim të përjetshëm
2. Me burgim
3. Me gjobë
Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim
2. Me gjobë
Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të
këtij Kodi.

Neni 30
Dënime plotësuese
(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 3)
(Ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 3)
Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor,
mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe
kur ligji parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet ose dënime të tjera më të lehta për veprën e
kryer, mund të mjaftohet vetëm me caktimin e dënimit plotësues.

Neni 31
Dënimi me burgim të përjetshëm
(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733,
datë 24.1.2001, neni 79)
(Shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 5)
Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të
rëndë.
Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit
nuk kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.

Neni 32
Dënimi me burgim
Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet.
Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.

Neni 33
Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe
me burgim
Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vuhen në institucione të caktuara
posaçërisht për këtë qëllim.
Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen
me ligj.
Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit.
Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat.

Neni 34
Dënimi me gjobë
(Ndryshuar paragrafi i III dhe IV, shtuar paragrafi i V, ndryshuar paragrafi i VII, me ligjin
nr.8733, datë 24.1.2001, neni 3)
(Ndryshuar paragrafi IV me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 4)
Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash brenda
kufijve të parashikuar në ligj.
Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale.
Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë.
Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë.
Për personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj
përfitimi tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim, gjykata mund
të japë edhe dënim me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.
Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës.
Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që gjoba të
paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.
Kur gjoba nuk paguhet në afatin e caktuar, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me
burgim, duke llogaritur 5 mijë lekë për një ditë burgim.
Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj me burgim nuk mund të
kalojë tre vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi
nuk mund të kalojë një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që
parashikon dispozita përkatëse.
Kur i dënuari si më sipër gjatë zbatimit të burgimit paguan gjobën, gjykata revokon
vendimin, duke bërë llogaritjet sipas kriterit të paragrafit të 7 të këtij neni.

Neni 35
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike
(Riformuluar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 5)
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet,
jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar
funksionin publik ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo
më pak se dhjetë vjet.
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre deri
në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një
deri në tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.

Neni 36
Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale
dhe produkteve të veprës penale
(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 4)
1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor
të shtetit:
a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale;
b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose
instrumentet ligjore që vërtetojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet
drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale;
c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e veprës penale;
ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale;
d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave përbëjnë vepër penale,
edhe kur nuk është dhënë vendim dënimi.
2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht ose plotësisht
në pasuri të tjera, këto të fundit i nënshtrohen konfiskimit.
3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë të ligjshme,
këto të fundit konfiskohen deri në vlerën e produkteve të veprës penale.
4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e veprës
penale, nga pasuritë në të cilat janë transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose
nga pasuritë me të cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse
produktet e veprës penale.

Neni 37
Ndalimi për të drejtuar automjete
Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë nga një gjer në pesë vjet,
kundër personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalues apo
pajtohet me natyrën e veprës së kryer.

Neni 38
Heqja e dekoratave dhe e titujve
Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që kanë kryer një vepër
penale që dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës
penale të kryer.
Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur personi dënohet për një krim
mbi dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.

Neni 39
Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprimtarisë apo mjeshtërisë
Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie e ndalon të dënuarin të
ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim
apo licencë nga organi kompetent.
Heqja e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë jepet për një kohë nga një
muaj gjer në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i
shpërdoruar ato.

Neni 40
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese
(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 6)
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë, i heq
mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit,
si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë është rrjedhojë
e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari
ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën.
Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të
hiqet për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 41
Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative
Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative jepet nga gjykata për një kohë
nga një gjer në pesë vjet, kur çmohet se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për
sigurimin publik.

Neni 42
Nxjerrja jashtë territorit
Nxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga gjykata ndaj shtetasit të huaj
dhe atij pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e
Republikës së Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.
Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi
fiton shtetësinë shqiptare.

Neni 43
Publikimi i vendimit gjyqësor
Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së
vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë.
Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit që me shpenzimet
e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht
vendimin gjyqësor, sipas urdhërimit të bërë nga gjykata.
Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.
Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë publikimin e vendimit
gjyqësor të dërguar nga gjykata.
Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit shtetëror, cenohet
jeta intime e personave ose preket morali shoqëror.

Neni 44
Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese
Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet
plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e
dënimit kryesor.
Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre fillon pas vuajtjes së
dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë
gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burgim.

Neni 45
Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë
(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 4)
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 7)
Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore, përgjigjen penalisht për vepra
penale, të kryera në emër ose në dobi të tyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre.
Njësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për veprime të kryera gjatë ushtrimit
të veprimtarisë së tyre, të cilat mund të ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike.
Përgjegjësia penale e personave juridikë nuk përjashton atë të personave fizikë, të cilët kanë
kryer ose janë bashkëpunëtorë në kryerjen e të njëjtave vepra penale.
Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj personave juridikë, si dhe
procedura për vendosjen dhe ekzekutimin e tyre rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 46
Masat mjekësore dhe edukuese
Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer
vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi
ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.
Masat mjekësore janë:
1. Mjekimi i detyruar ambulator
2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
Masa edukuese është:
1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi
Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur
zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar
që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj.
Rregullat për revokimin e vendimit gyqësor që përmban masën mjekësore dhe edukuese,
parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.


KREU VI
CAKTIMI I DËNIMIT


Neni 47
Mënyra e caktimit të dënimit
Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi
dhe kufijtë e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale.
Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të
autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Neni 48
Rrethanat lehtësuese
Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore;
b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose
veprime të padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;
c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;
ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;
d) kur personi ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht
për të zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;
dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;
e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën penale dhe të dëmtuarit janë
normalizuar.

Neni 49
Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të marrë
në konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e
dënimit.

Neni 50
Rrethanat rënduese
(Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 5)
(Ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 8)
(Shtuar shkronja “j” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 6)
Rëndojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
a) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;
b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të fshehur përgjegjësinë penale të
një tjetri apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër ose për të realizuar, ose për të
siguruar për vete a për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material;
c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;
ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë;
d) kryerja e veprimeve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale;
dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar;
e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzana ose personave që, për shkaqe të
ndryshme, nuk mund të mbrohen;
f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera;
g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të miqësisë, të
mikpritjes;
gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim;
h) kryerja e veprës penale më shumë se një herë;
i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse,
helmuese dhe radioaktive.
j) kryerja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë,
gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale.

Neni 51
Dënimi me burgim për të miturit
Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç,
dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën
penale të kryer.

Neni 52
Përjashtimi i të miturit nga dënimi
Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kryerjes
së saj, nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.
Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit në një institucion edukimi.

Neni 53
Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji
Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të
pakët dhe janë të pranishme disa nga rrethanat lehtësuese, ka të drejtë të caktojë një dënim nën
minimumin ose një lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.

Neni 54
Pranimi i pagimit të gjobës
Për kundërvajtjet penale për të cilat, veç gjobës, parashikohet njëkohësisht dënimi me
burgim, gjykata, me kërkesën e autorit të kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë
aty për aty një shumë të hollash në favor të buxhetit të shtetit, e barabartë me gjysmën e
maksimumit të gjobës të parashikuar për kundërvajtjet penale në Pjesën e Përgjithshme të këtij
Kodi.
Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara dhënies së vendimit
përfundimtar të shkallës së parë.
Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e kryer.
Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë dënuar edhe për kundërvajtje
penale.

Neni 55
Caktimi i dënimeve për disa vepra penale
Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementët e disa veprave penale, si dhe kur
personi ka kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma vendim, gjykata më parë
cakton dënimin për çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga
dënimi më i rëndë i shtuar.
Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithshme të dënimeve të
caktuara veç e veç, as kufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.
Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të
fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat
penale.
Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga dënimet plotësuese të dhëna
më vete për çdo vepër të veçantë.

Neni 56
Bashkimi i dënimeve
Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për një vepër penale të kryer para
dhënies së vendimit, zbatohen rregullat e nenit të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit
llogaritet në dënimin e ri.
Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së plotë të dënimit, kryen një vepër
penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm,
duke ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

Neni 57
Llogaritja e paraburgimit
(Ndryshuar paragrafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 6)
Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për
kryerjen e një pune në interes publik si më poshtë:
Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim.
Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë.
Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes publik.

KREU VII
ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM

Neni 58
Copëzimi i dënimit me burgim
Për dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të rënda familjare, mjeksore,
profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy
ditë në javë.
Në çdo rast ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tre vjetëve.
Kur këto rrethana nuk ekzistojnë më, ose kur i dënuari shkel detyrimet e caktuara në
vendim, gjykata bën revokimin e vendimit të dhënë me copëzim.

Neni 59
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
Për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale,
gjykata, kur jep dënim me burgim gjer në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në
provë duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë
vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë.
Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj gjer në pesë vjet.

Neni 60
Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë
I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej
masave të mëposhtëme:
1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.
2. Të paguajë rregullisht pensionet familjare.
3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.
6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.
7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e
veprës penale.
10. Të mos mbajnë armë.
11. T’u nënshtrohet masave mjeksore kundër alkoolit dhe narkotikëve.

Neni 61
Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës
Gjatë kohës së provës i dënuari detyrohet:
1. T’u përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve të caktuara për mbikqyrjen e provës.
2. Të njoftojë organet e mbikqyrjes së provës për ndryshimet në llojin e punës.
3.Të marrë pëlqimin tek organet që merren me mbikqyrjen e provës për ndryshimin e
banimit, qendrës së punës dhe largimet jashtë shtetit.

Neni 62
Revokimi i vendimit të pezullimit me vënie në provë
Në qoftë se i dënuari gjatë afatit të provës kryen një vepër penale po aq të rëndë apo më të
rëndë se vepra e parë, gjykata revokon vendimin e pezullimit.
Revokimi bëhet edhe kur i dënuari, pa shkaqe të arsyeshme, nuk ka plotësuar masat dhe
detyrimet e përmendura në nenet 60 dhe 61 të këtij Kodi, që atij i ishin vënë.
Kur vendimi i pezullimit nuk është revokuar, dënimi i dhënë konsiderohet i paqenë.

Neni 63
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik
Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe të rrethanave të kryerjes së
veprës penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e
ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të
përmbushë një punë në interes publik.
Puna në interes publik jepet për një kohë nga dyzet gjer në dyqind e dyzet orë dhe konsiston
në kryerjen nga i dënuari të një pune pa shpërblim në favor të interesit publik apo shoqatës të
caktuar në vendimin e gjykatës.
Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore.
Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.
Në vendimin e saj gjykata cakton orët e punës, si dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo.
Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.
Ky lloj pezullimi ndjek të gjitha rregullat që janë vendosur në nenet 61 e 62 të këtij Kodi.

Neni 64
Lirimi para kohe me kusht
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 7)
I dënuari me burgim mund të lirohet para kohe me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për
arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur
qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
-jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
-jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet
burgim;
-jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në
njëzet e pesë vjet burgim.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me
dashje.
Lirimi para kohe me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer
me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, po aq të rëndë ose më
të rëndë se e para, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Neni 65
Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet para
kohe me kusht kur:
Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur
sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

VAZHDON
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 00:53
VAZHDON


KREU VIII
SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNIMEVE DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE

Neni 66
Parashkrimi i ndjekjes penale
Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së
personit si të pandehur kanë kaluar:
a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim
tjetër më të rëndë;
b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;
ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;
d) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

Neni 67
Mosparashkrimi i ndjekjes penale
Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit.
Neni 68
Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit
Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar:
a) njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë gjer në njëzetepesë vjet
burgim;
b) dhjetë vjet për vendimin që përman dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të
tjera më të lehta.
__________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.7, datë 11.10.2002
Në kreun e VIII-të të Kodit Penal ligjvënësi ka parashikuar një institut më vete në lidhje me
shuarjen e ndjekjes penale, të dënimeve dhe mosekzekutimin e tyre.
Brenda kuadrit të këtij instituti janë përfshirë dispozita të veçanta në lidhje me parashkrimin
e ndjekjes penale, (neni 66 i K.Penal); në lidhje me parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, (neni
68 i Kodit Penal) dhe shuarjen e dënimit ose, sikurse e ka emërtuar vetë ligjvënësi, rehabilitimin,
(neni 69 i Kodit Penal).
Këto dispozita përmbajnë rregullimin ligjor të këtij instituti në tre aspekte të veçanta të tij.
Kështu, dispozita e nenit 66 të Kodit Penal bën fjalë për parashkrimin e ndjekjes penale me
të cilin duhet kuptuar ndalimi që ekziston me ligj për të bërë ndjekje penale, në qoftë se, nga koha
kur është kryer vepra penale, deri në momentin e marrjes si të pandehur të autorit të saj, kanë
kaluar afatet e parashikuara në këtë dispozitë.
Në dispozitën e nenit 68 të Kodit Penal ligjvënësi ka parashikuar afatet, me kalimin e të
cilëve, vendimi i dënimit, dhënë ndaj një personi për vepra penale të kryera prej tij, nuk mund të
ekzekutohet më.
Kurse në dispozitën e nenit 69 të Kodit Penal janë parashikuar afatet, me kalimin e të
cilave, personi i dënuar për vepra penale të kryera prej tij, do të quhet i padënuar ose, siç e ka
vetë ligji i rehabilituar.
Nga sa u parashtrua shkurtimisht më lart, arrihet në përfundimin se, në rastin e parë, (neni
66 i Kodit Penal) ndodhemi para rastit të parashkrimit të së drejtës së organeve kompetente të
ndjekjes penale; në rastin e dytë (neni 68 i Kodit Penal), ndodhemi para parashkrimit të së
drejtës së organeve kompetente shtetërore, të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit
për të ekzekutuar këto vendime. Kurse, në rastin e tretë, (neni 69 i Kodit Penal) ndodhemi para
shuarjes së dënimit të dhënë ndaj një personi për vepra penale të kryera prej tij d.m.th., para
rehabilitimit të këtij personi që sjell si pasojë ndryshimin e gjendjes gjyqësore të tij, nga i dënuar
në i padenuar.
Çështja objekt gjykimi në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka të bëjë me aspektin e
dytë të institutit të parashkrimit, d.m.th. me parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, parashikuar
nga neni 68 i Kodit Penal.
Nga përmbajtja e kësaj dispozite, del se vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që
ka marrë formë të prerë kanë kaluar: njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pësëmbëdhjetë
gjer në njëzetëpesë vjet; dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pësë gjer në pësëmbëdhjetë
vjet dhe pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të
tjera më të lehta.
Duket qartë se, ligjvënësi, nëpërmjet kësaj dispozite, ka vënë përpara organeve kompetente
shtetërore të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit një kufizim kohor brenda të cilit
këto organe kanë të drejtë që të vënë në ekzekutim një vendim penal të formës së prerë. Ky
kufizim kohor, përbën në të njëjtën kohë edhe një ndalim të shprehur për këto organe, i cili nuk u
lejon atyre që të ekzekutojnë vendime penale tej afateve të përcaktuara, sipas rastit, në shkronjat
“a”, “b” dhe “c” të dispozitës së nenit 68 të Kodit Penal.
Qëllimi i ligjvënësit në vendosjen e këtij kufizimi kohor dhe ndalimi ka qenë së pari,
realizimi në praktikë i efektit të përgjithshëm dhe të veçante parandalues të dënimit në çdo rast
konkret dhe së dyti, disiplinimi i procesit të ekzekutimit të vendimeve të dënimit në përgjithësi dhe
në mënyrë të veçantë në rastet kur personi i dënuar, për njërën apo tjetrën arsye i shmanget apo i
fshihet këtij procesi.
Të drejtën dhe njëkohësisht detyrën që kanë organet kompetente shtetërore, të ngarkuara me
ekzekutimin e vendimeve të dënimit, ligjvënësi ë ka kushtëzuar së pari me momentin kur vendimi
i dënimit ka marrë formën e prerë dhe së dyti, në vartësi të masave dhe llojeve të dënimit të
dhënë, me afatet, (njëzet, dhjetë dhe pesë vjet), që parashikohen në dispozitën e përmendur të
Kodit Penal.
Nga sa u parashtruan në paragrafin e mësipërm, arrihet në përfundimin se, organet
kompetente shtetërore të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit, kanë të drejtë dhe
njëkohësisht detyrë që menjëherë, sapo vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë, ta vënë në
ekzekutim atë.
Këtë të drejtë ato vazhdojnë ta kenë derisa pa u plotësuar akoma afatet, njëzet, dhjetë dhe
pesë vjet të parashikuara respektivisht nga shkronjat “a”, “b” dhe “c” të nenit 68 të Kodit
Penal.
Nga kjo del se vendimi i dënimit nuk mund të ekzekutohet as para se ai të ketë marrë formë
të prerë, as pasi të jenë plotësuar afatet njezet, dhjetë dhe pesë vjet që u përmendën dhe kjo
përbën ndalimin që u përmend më lart.
Nga leximi i vetë tekstit të dispozitës së nenit 68 të Kodit Penal shihet fare qartë që
ligjvënësi jo vetëm që nuk ka parashikuar, por as ka lënë të nënkuptohet se ekzistojnë shkaqe apo
faktorë që mund të sjellin si pasojë zgjatjen e afateve të parashkrimit që janë parashikuar prej tij
në lidhje me ekzekutimin e vendimit të dënimit.
Gjykata e shkallës së parë Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durrës e kanë rrëzuar kërkesën e të
dënuarit Blerim Llukani me arsyetimin: “se me datë 13.3.1997 është ndërprerë vuajtja e
dënimit”. Ky konkluzion i gjykatave nuk gjen mbështetje në asnjë dispozitë ligjore të së drejtës
penale. Në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale nuk parashikohet ndërprerja e
ekzekutimit të vendimeve. Megjithëse në legjislacionin penal shqiptar nuk parashikohet
ndërprerja e ekzekutimit të vendimit, gjykatat i referohen parimeve të përgjithshme të së drejtës e
sidomos të drejtës civile që e parashikon ndërprerjen si një institut ligjor. Një qëndrim i tillë vjen
në kundërshtim me parimet e Kodit Penal shqiptar. Në të drejtën penale shqiptare është
sanksionuar: “Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë
përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit. Zbatimi i
ligjit penal me analogji nuk lejohet.
__________________________________________________

Neni 69
Rehabilitimi
Quhen të padënuar:
a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër
më të lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër
penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë
pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë
vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që
gjatë dhjetë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

Neni 70
Falja
Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuajtja e
dënimit të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më
të butë.

Neni 71
Amnistia
Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht
apo pjesërisht e dënimit ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.
Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit
kur në aktin përkatës vendoset ndryshe.

Neni 72
Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme
Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen edhe për veprat penale të tjera të
parashikuara si të tilla nga ligje të veçanta.
PJESA E POSAÇME
KREU I
KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

Neni 73
Genocidi
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi
nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që
vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja
në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin
e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me
burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 74
Krime kundër njerëzimit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 8)
Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose
dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të
popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 75
Krimet e luftës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për
punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose
në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i
pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga
nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të
përjetshëm.

KREU II
VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT
KRIME KUNDËR JETËS

SEKSIONI I
KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE

Neni 76
Vrasja me dashje
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 9)
Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim
jo më pak se njëzet vjet.

Neni 78
Vrasja me paramendim
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10)
(Shtesë në paragrafin e dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 7)
Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet .
Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga pesëqind mijë lekë deri në tre milionë
lekë.

Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11)
(Ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e
viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë
publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se
njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 80
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në
pesë vjet.

Neni 81
Vrasja e foshnjës
Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas lindjes, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 82
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike
Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga
dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet.

Neni 83
Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme
Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me
burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 83/a
Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 12)
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 8)
Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në
shtëpi, dënohet me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një
milion lekë.

Neni 83/b
Nxitja për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 9)
Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje, kur nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet
me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë.

Neni 84
Kanosja
Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

SEKSIONI II
KRIME KUNDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI

Neni 85
Vrasja nga pakujdesia
Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI III
VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE
KUNDËR SHËNDETIT

Neni 86
Tortura
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 10)
Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të
rënda, fizike apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo
miratimin e tij, të hapur ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi
tjetër;
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër;
ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi;
d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;
- përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 87
Tortura me pasoja të rënda
Tortura, si dhe çdo akt tjetër çnjerëzor, kur ka sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim
të përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet
vjet.

Neni 88
Plagosja e rëndë me dashje
Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim
tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në
çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 88/a
Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13)
Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tronditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga
dhuna ose fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 88/b
Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13)
Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 89
Plagosja e lehtë me dashje
Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9
ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 89/a
(Shtuar me ligjin nr.8204, datë 10.4.1997, neni 1)
Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e
paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.
Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

Neni 90
Dëmtime të tjera me dashje
Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA
NGA PAKUJDESIA

Neni 91
Plagosja e rëndë nga pakujdesia
Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.

Neni 92
Plagosja e lehtë nga pakujdesia
Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

SEKSIONI V

VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E
SHTATZANISË OSE MOSDHËNIA E NDIHMËS

Neni 93
Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas
Ndërprerja e shtatzanisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur ndërprerja diktohet nga një shkak
shëndetësor i justifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 94
Ndërprerja e shtatzanisë e kryer në vende dhe nga persona
të paautorizuar
Ndërprerja e shtatzanisë e kryer jo në ambiente spitalore publike apo klinika private të
lejuara posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për
ndërprerje veç rastit kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 95
Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzanisë
Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzanisë një gruaje me qëllim që kjo të
kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 96

Mjekimi i pakujdesshëm
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni14)
Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si
dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka
shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e
tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet
me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 97

Mosdhënia ndihmë
Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të
detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit,
rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në dy vjet.

Neni 98

Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes
Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke u mbytur në det ose në
ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 99

Shkaktimi i vetëvrasjes
Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të
keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi
që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në pesë vjet.

SEKSIONI VI
KRIME SEKSUALE

Neni 100

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 15)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur
moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me
burgim nga shtatë gjer në në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë
ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet
me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim
jo më pak se njëzet vjet.

Neni 101

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 16)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në
moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet
me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim
jo më pak se njëzet vjet.

Neni 102

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura
(Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,
dhe neni 17)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dënohet me burgim nga tre gjer në
dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose
kur të dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 102/a

Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 18)
Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga dy
gjer në shtatë vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë,
ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer
në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 103
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
të pazotë për t’u mbrojtur
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 19)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose
mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me
burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një
herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim
nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 104
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 20)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për
përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 105
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 21)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e
varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 01:08
VAZHDON


Neni 106
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
në gjini ose nën kujdestari
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 22)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait
dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të
drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer
në shtatë vjet.

Neni 107
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 23)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të
ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Neni 108
Vepra të turpshme
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 24)
Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç,
dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI VII
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT

Neni 109
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 25)
(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 10)
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi
tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar
fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur
dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose
çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet dhe me gjobë nga dy milionë
deri në pesë milionë lekë.
Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga tre milionë deri në shtatë milionë lekë.
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i
shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se
një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim
të përjetshëm, si dhe me gjobë nga pesë milionë deri në dhjetë milionë lekë.

Neni 109/a
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 26)
Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve
nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është
ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar,
për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me
burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve
çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë
deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga
pesë milonë deri në dhjetë milionë lekë.

Neni 110
Heqja e paligjshme e lirisë
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 27)
Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa
personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 110/a
Trafikimi i personave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 1)
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose
përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të
detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së
pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me
qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të
punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të
vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit,
dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në
pesë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë
deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me
keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të
ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik,
dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 111
Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera
Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera të transportit ku
ndodhen njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me
burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 112
Dhunimi i banesës
Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të armës përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

SEKSIONI VIII
VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT
Neni 113
Prostitucioni
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit
(Ndryshohet titulli dhe shfuqizohet paragrafi II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)
Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 114/a
Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe paragrafi i fundit ndryshuar me
ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,
neni 29)
Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer:
1. me të mitur;
2. ndaj disa personave;
3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke
përfituar nga raportet zyrtare;
4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e
personit;
5. ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë;
6. kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me
funksione shtetërore dhe publike dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.

Neni 114/b
Trafikimi i femrave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 2)
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nëpërmjet kërcënimit ose
përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të
detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike a psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave
ose përfitimeve, për të marrë pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, me qëllim
shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose
shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në
përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me
burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga tre milionë deri në gjashtë
milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të femrave dënohen me burgim nga dhjetë
deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga pesë milionë deri në shtatë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me
keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarës, për të kryer veprime të
ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim jo më pak se njëzet
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik,
dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 115
Mbajtja e lokaleve për prostitucion
Mbajtja, shfytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 116
Homoseksualizmi
(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 31)

Neni 117

Pornografia
Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në
ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer
në dy vjet.

Neni 118
Dhunimi i varreve
Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të
ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose
me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 119
Fyerja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32)
Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në gjashtë muaj.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 120
Shpifja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)
Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që
cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private
Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave,
dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si
dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës
private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.

Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake
Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak
të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 123
Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave
apo çdo korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave
telefonike, telegrafike ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI IX
VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE,
MARTESËS DHE FAMILJES

Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 34)
Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset
për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me
burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 124/a
Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit
(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 5)
Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer
ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me
burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 milionë lekë.

Neni 125
Mosdhënia e mjeteve për jetesë
Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit,
nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 126
Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit
Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të interesuarve ose organit të
ekzekutimit, nga personi që sipas vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve të
nevojshme për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar
fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre muaj.

Neni 127
Marrja e padrejtë e fëmijës
Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose
që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të
vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
gjashtë muaj.

Neni 128
Ndërrimi i fëmijëve
Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për rritje, mjekim
ose në shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet.

Neni 128/a
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 35)
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor,
dënohet me burgim nga tre gjer në tetë vjet.

Neni 128/b
Trafikimi i të miturve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 3)
Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e
prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara,
skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të
organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtatë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë
deri në njëzet vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me
keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të
ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik,
dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 129
Shtytja e të miturve në krim
Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç për të kryer krim, dënohet
me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 130
Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë
Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të
zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
muaj.

SEKSIONI X
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT

Neni 131
Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare
Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë
të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 132
Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit
Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht
ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 133
Pengimi i ceremonive fetare
Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë
fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në një vit.

KREU III

VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË
DHE NË SFERËN EKONOMIKE
SEKSIONI I
VJEDHJA E PASURISË

Neni 134
Vjedhja
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 12))
Vjedhja e pasurisë dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga
gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
__________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.5, datë 11.11.2003
Nisur nga formulimi i bërë në nenin 134/2 të Kodit Penal, duhet pranuar se ekzistenca qoftë
dhe vetëm e rrethanës “pasojë e rëndë”, në rastin e vjedhjes së pasurisë, është e mjaftueshme që
vepra penale e kryer nga personi të cilësohet sipas këtij paragrafi. Vetëm fakti që vjedhja e
pasurisë të ketë sjellë pasoja të rënda, bën që ajo të konsiderohet e cilësuar.
Interpretimi i termit “pasoja të rënda” duhet parë në raport me vetë figurën e veprës
penale, me raportet shoqërore që ajo mbron dhe duhet analizuar në çdo rast me disa rrethana që
lidhen me dëmin e shkaktuar nga vjedhja.
Duke u nisur nga fakti që figura e veprës penale të vjedhjes ka pasojë pakësimin e pasurisë
së tjetrit në mënyrë të kundërligjshme, Kolegjet e Bashkuara evidentojnë faktin se një ndër
kriteret bazë për të përcaktuar pasojën e rëndë është vlera e pasurisë së vjedhur, e cila do të
merret në çdo rast e lidhur me rrethanat e tjera që kanë ndikuar te subjekti i dëmtuar.
Ligjvënësi nuk e kushtëzon vjedhjen me vlerën dhe në paragrafin e dytë të nenit 134 nuk
përmendet fjala vlerë, prandaj për të përcaktuar “pasojën e rëndë” duhet pasur parasysh se ajo
do të jetë e ndryshme mes subjekteve që dëmtohen nga vepra penale e vjedhjes, që ndahen në:
individë, persona juridikë dhe shteti. Në raport me zhvillimin aktual ekonomik e gjendjen
ekonomike të individit e të shoqërisë, Kolegjet e Bashkuara përcaktojnë si kritere orientuese për
vlerën si pasojë të rëndë në rastet e vjedhjes së parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal:
1. Shuma ose sende me vlerë mbi 1 000 000 lekë, kur ato u vidhen individëve.
2. Shuma ose sende me vlerë mbi 2 000 000 lekë, kur vjedhja është realizuar në dëm të
personave juridikë dhe pasurisë shtetërore.
Këto vlera do të jenë relative, duke pasur parasysh edhe pasojat e tjera që mund të
shkaktohen nga kryerja e kësaj vepre penale, dhe gjykatat, rast pas rasti, duhet ta marrin atë
lidhur me vendin e kryerjes së veprës penale, kohën e kryerjes së saj, me subjektin e dëmtuar dhe
me pasoja të tjera joekonomike që mund të vijnë, të cilat, kur rëndojnë rrethanat e faktit,
pavarësisht se vlerat mund të jenë më të vogla nga përcaktimet e mësipërme, mund ta çojnë
gjykatën në përfundimin se vjedhja ka sjellë pasoja të rënda e ta kualifikojnë atë në bazë të nenit
134/2 të Kodit Penal.
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur nga vetë formulimi i paragrafit të dytë të nenit 134 të
Kodit Penal, ku thuhet: “po kjo vepër kur ka sjellë pasoja të rënda” dhe nga terminologjia që ka
përdorur ligjvënësi për këtë qëllim në lidhje me pasojën si element të anës objektive të kësaj
figure krimi dhe që duhen kuptuar jo pasoja të çfarëdoshme që vijnë në çdo rast vjedhjeje të
pasurisë, por pasoja të një natyre të veçantë, që duhen trajtuar të rënda, duke mbajtur parasysh
edhe shkallën e efektit negativ që pëson i dëmtuari nga vepra penale. Kështu mund të sillen si
shembuj vjedhja e një pjese ose detaji të linjës teknologjike të një fabrike ose të një aparature
elektromjekësore etj., të cilat, pavarësisht nga vlera e tyre e shprehur në të holla, shkakton sipas
rastit ndërprerjen e procesit teknologjik, lë pa punë një numër të konsiderueshëm punonjësish, lë
pacientët pa mjekimin e domosdoshëm jetik, lë pa energji elektrike apo ujë një zonë qyteti ose
fshati etj.
__________________________________________________

Neni 135
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo
duke shpërdoruar detyrën, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 37)
Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se në herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 137
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike
(Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38)
Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajte penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 138
Vjedhja e veprave të artit e kulturës
Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer
në dhjetë vjet.

Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe
të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në
dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 139
Vjedhja me dhunë
Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 140
Vjedhja me armë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 40)
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 11)
Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake ose me
përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë sjellë vdekjen e personit,
dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 141/a
Trafikimi i mjeteve motorike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 41)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike
të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në
shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 142
Sigurimi i mjeteve për vjedhje
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur pasurinë dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.

SEKSIONI II
MASHTRIMET

Neni 143
Mashtrimi
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 42)
Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një
herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim
nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 143/a
Skemat mashtruese dhe piramidale
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43)
Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes,
me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 144
Mashtrimi në subvencione
Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 145
Mashtrimi në sigurime
Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të
rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 146
Mashtrimi në kredi
Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në
mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të
një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 147
Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 44)
Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një vepër të artit dhe të kulturës si
origjinale apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
katër vjet.

Neni 148
Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)
Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore,
artistike ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.

Neni 149
Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 46)
Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i
përket një tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit, kur kanë shkelur të drejtat vetjake e
pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI III
SHKATËRRIMI I PRONËS

Neni 150
Shkatërrimi i pronës
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në pesë vjet.
Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në
dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga
pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 152
Shkatërrimi i pronës me eksploziv
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 153
Shkatërrimi i pronës me përmbytje
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga
pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 154
Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për
mjedisin rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 155
Shkatërrimi i rrugëve
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrugëve automobilistike, hekurudhore dhe veprave që
lidhen me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.
Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga tre gjer
në dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 156
Shkatërrimi i rrjetit elektrik
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo
të çdo rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 157
Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese ose veprave që lidhen me
to, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 158
Administrimi i ujit pa të drejtë, duke kthyer ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur pendat,
duke ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 159
Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.
Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të
pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 160
Shkatërrimi i veprave kulturore
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.
Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare,
dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Neni 161
Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia
Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 162
Përplasja e mjeteve të transportit masiv
Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve, avionëve, kur ka shkaktuar
rrëzimin, djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat ose është shoqëruar me pasoja të rënda
materiale, dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE

Neni 163
Përpilimi i deklaratave të rreme
Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, lidhur me
ndarjen e pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e
fondeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 164
Shpërdorimi i kompetencave
Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës apo administratorët e
shoqërisë me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 164/a
Korrupsioni aktiv në sektorin privat
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt,
për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose
punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim
me detyrën ose funksionin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj
deri në dy vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në një milion lekë.

Neni 164/b
Korrupsioni pasiv në sektorin privat
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)
Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një
premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në
sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e
tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në tre
milionë lekë.

Neni 165
Falsifikimi i nënshkrimeve
Falsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve apo deklarimi i rremë i derdhjeve të fondeve të
shoqërisë, apo publikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i
kontributit në natyrë me vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

Neni 166
Emetimi i parregullt i aksioneve
Emetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të shoqërisë apo kur regjistrimi
është bërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar,
apo kur ndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është
regjistruar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 167
Mbajtja e padrejtë e dy cilësive
Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 168
Dhënia e informacioneve të rreme
Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një
shoqërie tregtare, apo moskallëzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk
ekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin 300 të këtij Kodi,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 169
Zbulimi i sekreteve të shoqërisë
Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj, me përjashtim të rasteve kur e
detyron ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 170
Mosbërja e shënimeve të detyrueshme
Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 170/a
Punësimi i paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)
Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit
sipas rregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.
Moskryerja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social
nga persona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.

Neni 170/b
Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 14)
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,
neni 12)
Kryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të
kërcënimit ose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Kur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose
pjesërisht dhe në çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një
të tretën.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 01:21
VAZHDON


SEKSIONI V
KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE

Neni 171
Kontrabanda me mallra të ndaluar
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në
Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë
vjet.

Neni 172
Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë
pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit
të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për
qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 173
Kontrabanda me mallra të licencuar
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë licencë nga organi kompetent,
nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të
saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit
apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 174
Kontrabanda me mallra të tjera
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore,
fshehjes së plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për
natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim
shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

Neni 175
Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48)
Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me
veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga
tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 176
Kontrabanda e vlerave kulturore
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me
dispozitat ligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 177
Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të
ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

Neni 178
Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)
Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo
ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 179
Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë
Ruajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave që dihen se janë kontrabandë,
dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 179/a
Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë
(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 6)
Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të
holla, i çdo lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me
vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë
ose me burgim deri në dy vjet.
__________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002
Në seksionin e V-të ligjvënësi ka përfshirë krimet në fushën e doganave, duke i ndarë në
nëntë figura të veçanta krimi (nenet 171-179 të Kodit Penal), të cilat, me përjashtim të figurave të
krimit parashikuar nga nenet 178 (tregtimi i mallrave që janë kontrabandë) dhe 179 (ruajtja apo
depozitimi i mallrave kontrabandë), janë forma specifike të figurës së përgjithshme të
kontrabandës, variante të veçanta të saj.
Në këtë përfundim arrihet pasi objektin e përgjithshëm të gjithë këtyre figurave të veçanta
krimi, që përfshihen në këtë seksion, e përbëjnë të njëjtat marrëdhënie shoqërore. E përbëjnë
marrëdhëniet shoqërore që janë vendosur për funksionimin normal të doganave në Republikën e
Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave ekonomike të saj nga çfarëdolloj veprimtarie që ka për
qëllim shmangien nga pagimi në Buxhetin e Shtetit të detyrimeve doganore, të cilat, në analizë të
fundit, llogariten në të holla.
Ndarja e figurës së përgjithshme të krimit të kontrabandës në shtatë figura të veçanta
kontrabande është bërë nga ligjvënësi duke u nisur, së pari, nga natyra e mallrave me të cilat
bëhet kontrabanda, regjimi juridik i tyre; së dyti, nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të secilit
prej këtyre llojeve të kontrabandës dhe, së fundi, nga subjekti, duke krijuar, kështu, kushte ligjore
të përshtatshme për të bërë të mundur zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kriminalitetit në
një sferë aq të rëndësishme të ekonomisë, siç është ajo e veprimtarisë së organeve të doganës.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke u nisur nga parimet e përgjithshme të
doktrinës të së drejtës penale sipas të cilave kur ndodhemi para figurave specifike të veprës
penale (delictum proprium), në të cilat bashkekzekutimi është i mundur vetëm midis personave që
janë mbajtës të disa cilësive të veçanta për të qenë subjekte të disa veprave penale, (subjekte të
posaçme), vepra penale e kryer prej tyre do të cilësohet sipas dispozitës së Pjesës së Posaçme të
Kodit Penal, subjekt i të cilës mund të jenë vetëm personat që janë mbajtës të këtyre cilësive të
veçanta. E tillë është edhe figura e krimit të kontrabandës nga punonjës të doganave parashikuar
nga neni 175 i Kodit Penal.
Figura e krimit të kontrabandës me mallra në regjim të ndërmjetëm, parashikuar nga neni
177 i Kodit Penal dhe ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore,
parashikuar nga neni 177 i këtij Kodi, nuk konkurrojnë as me njëra-tjetrën, as edhe me figurat e
tjera të krimit të kontrabandës që përfshihen në seksionin e V të nenit të III të Kodit Penal, në të
cilin janë përfshirë krimet në fushën e doganave (nenet 171-179 të Kodit Penal).
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur, së pari, nga fakti që, ashtu sikurse u përmend,
objekti i të gjitha këtyre figurave krimi është i njëjtë (marrëdhëniet shoqërore që janë vendosur
për funksionimin normal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave
te shtetit) dhe, së dyti, nga fakti që vet ligjvënësi, për arsye praktike, duke dashur të lehtësojë
zbatimin sa më të drejtë të tyre në funksion të zhvillimit të një lufte sa më efektive në këtë fushë të
kriminalitetit, e ka ndarë kontrabandën në disa figura krimi, të cilat, teorikisht dhe praktikisht,
mund të përbënin paragrafe të veçantë të së njëjtës dispozitë të Pjesës së Posaçme të Kodi Penal.
Figura e krimit nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni
175 i Kodit Penal, nuk konkurron as me figurën e krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar
nga neni 248 i tij.
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur nga fakti se, anën objektive të figurës së krimit të
shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të cilin ligjëvënësi, veç të
tjerave, e ka shprehur edhe me fjalët: “Kryerja…. e veprimeve në kundërshtim me ligjin që
përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës”, që janë shumë të përgjithshme, në figurën e krimit
të parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal, këtë element përbërës të kësaj figure krimi, e ka
konkretizuar, duke e shprehur me fjalët: “Kryerja e kontrabandës…” veprimtari kjo, e cila është
e qartë që është në kundërshtim me ligjin dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës të një
kategorie të caktuar personash dhe konkretisht të punonjësve që lidhen me veprimtarinë
doganore.
Këta të fundit përbëjnë edhe subjektin e posaçëm të figurës së krimit, të parashikuar nga
neni 175 i Kodit Penal, në të cilin mund të përfshihet një rreth i kufizuar personash, siç janë
punonjësit e doganave ose punonjës të tjerë që kanë lidhje me veprimtarinë doganore dhe jo çdo
punonjës i ngarkuar me funksion shtetëror ose me shërbim publik nga të cilat që përbëhet
subjekti i figurës së , parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga sa u tha më lart, arrihet në përfundimin se figura e krimit të kontrabandës nga punonjës
që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal, është një variant i
figurës së përgjithshme të krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i tij, e cila
realizohet në një fushë specifike të veprimtarisë shtetërore, sikurse është ajo e doganave dhe
prandaj këto dy figura krimi nuk mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën.
____________________________________________________

SEKSIONI VI
VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET

Neni 180
Fshehja e të ardhurave
Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose i objekteve që i nënshtrohen tatimeve dhe
taksave, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 181
Mospagimi i taksave dhe tatimeve
Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të
tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 181/a
Moskryerja e detyrave nga organet tatimore
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)
Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe
tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto
detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë,
dënohet me gjobë deri në 2 milionë lekë;
kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.

Neni 182
Ndryshimi në aparatet matëse
Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese e të lëshimit të kuponave,
apo përdorimi i aparateve dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i
aparateve dhe arkave të parregullta, me qëllim shmangien nga pagimi i plotë i tatimit, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI VII
FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË

Neni 183
Falsifikimi i monedhave
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 50)
Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në
pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 184
Falsifikimi i letrave me vlerë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 51)
Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose
letrave të tjera me vlerë të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 185
Prodhimi i mjeteve për falsifikim
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 52)
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe, kambiale, kartëkredite,
çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim ga një gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
4SEKSIONI VIII
FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE

Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)
Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet
dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri
në një milion lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me
burgim nga një vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 187
Falsifikimi i dokumenteve shkollore
Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 188
Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore
Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara shëndetësore dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 189
Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 5)
Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet
me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion
lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë
deri në dy milionë lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo
vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre
milionë lekë.

Neni 190
Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6)
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15)
Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e
rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga
gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë
deri në dy milionë lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga
tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Neni 191
Falsifikimi i akteve të gjendjes civile
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 7)
Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me burgim nga
tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë
deri në një milion lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me burgim nga
një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Neni 192
Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 192/a
Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)
Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e
vjedhja e dokumenteve që janë të një rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit,
dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose
eksportimi i tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vjet.

Neni 192/b
Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)
(Ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,
neni 13)
Ndërhyrja në çdo formë, në transmetimet dhe programet kompjuterike, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.
¨
SEKSIONI IX
VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT
¨
Neni 193
Falimentimi i provokuar
Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 194
Fshehja e gjendjes së falimentimit
Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim
të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 195
Fshehja e pasurisë pas falimetimit
Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave
të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 196
Shkelja e detyrimeve
Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
SEKSIONI X
ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT

Neni 197
Organizimi i llotarive të palejuara
Organizmi i llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 198
Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara
Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e llotarive, lojrave të fatit apo
bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

SEKSIONI XI
VEPRA PENALE QË CENOJNË RREGJIMIN JURIDIK
TË TOKËS

Neni 199
Shpërdorimi i tokës
Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 200
Pushtimi i tokës
Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy
vjet.

KREU IV
VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT

Neni 201
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e
bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me
burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 202
Transportimi i mbeturinave toksike
Transportimi tranzit apo depozitimi në territorin shqiptar të mbeturinave toksike dhe
radioaktive, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me
burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 203
Ndotja e ujërave
Ndotja e ujërave të deteve, lumenjve, liqeneve apo burimeve të rrjetit grumbullues e
shpërndarës të ujrave me lëndë toksike, radioaktive apo substanca të tjera, që prishin ekuilibrin
ekologjik, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me
burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 204
Peshkimi i ndaluar
Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv, lëndë helmuese etj,. përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 205
Prerja e paligjshme e pyjeve
Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndaluara, kur vepra nuk përbën
kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

Neni 206
Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë
Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe parqeve nëpër qytete përbëjnë
kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.
Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vreshta, pasi është refuzuar më parë leja e prerjes
nga organet kompetente, përbën kundërvajtje penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj.

Neni 207
Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve
Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve, kur ka sjellë pasoja të rënda
materiale ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë.

KREU V
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES
SEKSIONI I
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT

Neni 208
Dorëzimi i territorit
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të
cenuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet
ose me burgim të përjetshëm.

Neni 209
Dorëzimi i forcave të armatosura
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i forcave të armatosura apo materialeve mbrojtëse ose
furnizimi me armë e municion i një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë
dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të
përjetshëm.

Neni 210
Marrëveshja për dorëzim territori
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të
territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar
integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 211
Provokimi i luftës
Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën e Shqipërisë
përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet.

Neni 212
Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur
Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për të shkaktuar ndërhyrje të armatosur
kundër territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 213
Dhënia e informatave sekrete
Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër një fuqie të huaj për
të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 214
Sigurimi i informatave
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i
jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në
dhjetë vjet.

Neni 215
Dëmtimi i objekteve mbrojtëse
Shkatërrimi apo dëmtimi i mjeteve, pajisjeve, aparaturave, armatimit, teknikës luftarake apo
objekteve mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 216
Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake
Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar pajisjet, aparaturat,
armatimin, mjetet e teknikës luftarake apo objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e
aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 217
Marrja e shpërblimeve
Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime të tjera materiale, për të kryer
në favor të shteteve apo fuqive të huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me
burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 218
Vënia në shërbim të shteteve të huaja
Vënia në shërbim të një shteti apo një fuqie të huaj të çdo shtetasi shqiptar, me qëllim
kryerjen e veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me
burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

SEKSIONI II
KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES

Neni 219
Atentati
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të dhunës kundër
përfaqësuesve më të lartë të shtetit, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me
burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 220
Komploti
Marrja e vendimeve dhe krijimi i kushteve materiale nga një grup njerëzish për të kryer
atentat dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 221
Kryengritja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,
neni 79)
Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të
ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave,
kryerja e plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve,
krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues,
dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të
përjetshëm.

Neni 222
Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të
armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për
të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim
nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 224
Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese
Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që synojnë përmbysjen me dhunë të
rendit kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si antikushtetuese apo vazhdimi i
veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Neni 225
Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese
Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i përkasin një partie, organizate apo
shoqate antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e
Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

KREU VI
KRIME QË CENOJNË MARRËDHËNIET ME SHTETET
E TJERA

Neni 226
Veprat e dhunshme ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja
Kryerja e veprave të dhunshme ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të
shteteve të huaja, përfaqësuesve diplomatikë, apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që
ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 227
Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja
Fyerja e bërë ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të tjera,
përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht
në Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 228
Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës të përfaqësuesve
të huaj
Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të
përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe organizmave të njohur ndërkombëtarë, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në
marrdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 229
Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit
Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë flamurin, stemën, himnin e
shteteve të huaja apo organizmave të njohur ndërkombëtarë, si dhe heqja, prishja, bërja e
papërdorshme e flamurit, e stemës së ekspozuar në institucione zyrtare, përbëjnë kundërvajtje
penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

KREU VII
VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE
(Ndryshuar titulli me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 14)

Neni 230
Vepra me qëllime terroriste
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 15)
Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të
detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar,
ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike,
kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo
organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të
përjetshëm.
Veprat me qëllime terroriste përfshijnë, por nuk kufizohen në:
a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë;
b) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit;
c) shkatërrimin serioz të pronës publike, infrastrukturës publike, sistemit të transportit,
sistemit të informacionit, platformave fikse kontinentale, pronës private në përmasa të mëdha,
duke rrezikuar jetën e personave;
ç) rrëmbimin e avionëve, anijeve ose të mjeteve të tjera të transportit;
d) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin ose tregtimin e lëndëve shpërthyese, armëve të
zjarrit, atyre biologjike, kimike, nukleare, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të
shkatërrimit në masë, të përmendura më sipër;
dh) shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, si dhe shkaktimin e zjarreve, të
përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim rrezikimin e jetës së personave ose shkaktimin e dëmeve
të mëdha financiare;
e) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të
rëndësishëm.

Neni 230/a
Financimi i terrorizmit
(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 7)
Financimi i terrorizmit ose mbështetja në çdo formë e tij dënohen me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga 5 milionë lekë deri në 10
milionë lekë.
Neni 230/b
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)
Transferimi, konvertimi, fshehja, lëvizja ose tjetërsimi i fondeve dhe i pasurive të tjera, ndaj
të cilave zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit, për të shmangur zbulimin dhe
vendndodhjen e tyre, dënohen me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga
gjashtëqind mijë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga
një milion deri në tetë milionë lekë, ndërsa kur kryerja e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga pesë milionë deri në
dhjetë milionë lekë.

Neni 230/c
Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të
detyrës a profesionit
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)
Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të tjerë për të dhënat për verifikimin
ose hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit të
terrorizmit, nga persona që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës a
profesionit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në
pesë milionë lekë.

Neni 230/ç
Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)
Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve financiare, si dhe e
transaksioneve të tjera me persona të shpallur, ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të
terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë
deri në pesë milionë lekë.

Neni 230/d
Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 16)
Grumbullimi i mjeteve financiare të çdo lloji, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për
financimin e organizatave ose kryerjen e veprave me qëllime terroriste, dënohet me burgim nga
katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë milionë lekë.

Neni 231
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të
terrorizmit
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 17)
Rekrutimi i një ose më shumë personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të
financimit të terrorizmit, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo
organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim jo më pak se
dhjetë vjet.

Neni 232
Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 18)
Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve edhe në mënyrë anonime ose në
rrugë elektronike, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe
municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike apo bërthamore ose
të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e
të metodave të tjera për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe pjesëmarrja në veprimtari të
tilla, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate
ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim jo më pak se shtatë vjet.

Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)
Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon
mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e
terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)
Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik,
edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë
deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 233
Krijimi i turmave të armatosura
Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të
dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e
të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 234
Prodhimi i armëve luftarake
Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë
helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 234/a
Organizata terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës terroriste dënohen me burgim jo
më pak se pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë
vjet.

Neni 234/b
Banda e armatosur
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandës së armatosur dënohen me burgim nga
dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në bandën e armatosur dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

KREU VIII
KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT
SEKSIONI I
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA
SHTETASIT

Neni 235
Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore
ose një shërbim publik
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 54)
Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik,
me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se
një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 236
Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 55)
(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,
neni 20)
Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë
për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se
një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një
shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.

Neni 238
Kanosja për shkak të detyrës
Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një
detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të
shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 239
Fyerja për shkak të detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 56)
Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim
publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 240
Shpifja për shkak të detyrës
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 57)
Shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim
publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 01:45
vazhdon


Neni 241
Shpifja ndaj Presidentit të Republikës
Shpifja e qëllimshme ndaj Presidentit të Republikës dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë
së rendit publik
Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 243
Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes së një personi që kryen një
detyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose
për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 244
Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 18)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të
parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose
mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë
muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Neni 245
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 19)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt,
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për
të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim
nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 245/1
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt,
për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë
ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë
funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose
kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga
gjashtë muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të
paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të
huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara,
dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në
dy milionë lekë.

Neni 245/2
Përjashtimi nga vuajtja e dënimit
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)
Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas neneve 164/1,
244, 245, 312, 319 dhe 328 të këtij Kodi, mund të përfitojë përjashtim nga dënimi ose ulje të tij,
sipas rregullave të parashikuara në nenin 28 të këtij Kodi, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në
procedimin penal të këtyre veprave.
Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëzimi, ardhjen
ose jo të pasojave të veprës.

Neni 246
Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore
Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i
takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera
themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 247
Mbajtja pa të drejtë e uniformës
Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë
cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me
veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera
themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
SEKSIONI II
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA
PUNONJËSIT SHTETËRORË
OSE NË SHËRBIM PUBLIK

Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21)
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin,
që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i
kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë
dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk
përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë
deri në një milion lekë.

Neni 249
Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij
Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që
është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 250
Kryerja e veprimeve arbitrare
Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një
funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e
shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 251
Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme
Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e
paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit
të ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje
për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 252
Mbajtja në burg pa vendim
Mbajtja në burg, pa vendim të organit kompetent ose tej afatit të caktuar në vendim apo në
ligj, prej personit të ngarkuar me detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 253
Shkelja e barazisë së shtetasve
Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e punonjësit me funksion shtetëror
apo në shërbim publik, të dallimeve mbi bazë origjine, seksi, gjendjes shëndetësore, bindjeve
fetare, politike, të veprimtarisë sindikale ose për shkak të përkatësisë në një etni, komb, racë apo
fe të caktuar, që konsiston në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte
ose përfitimi që buron nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 254
Shkelja e paprekshmërisë së banesës
Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej punonjësit të ngarkuar me një
funksion shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet
nga ligji, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 255
Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës
Dhënia e urdhërave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen e
korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën
telefonike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion
shtetëror ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 256
Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti
Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose
institucione shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me

gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Neni 257
Përfitimi i paligjshëm i interesave
Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione
shtetërore apo shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të
cilat në momentin e kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikqyrjes, administrimit ose
likuidimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 257/a
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi
i rremë i pasurive të personave të zgjedhur
dhe nëpunësve publikë
(Shtuar me ligjin nr.9030, datë 13.3.2003, neni 1)
(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,
neni 22)
Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose
nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë
dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 258
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve
në kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera
dhe ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 22)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një
premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një
veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe
me gjobë nga pesëqind mijë deri në tre milionë lekë.

Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një
premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos
kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në
dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.

SEKSIONI III
VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE

Neni 261
Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur,
grumbulluar apo manifestuar
Kryerja e veprimeve për të penguar sh tetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit,
të grumbullimit apo manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në gjashtë muaj.
Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.
Neni 262
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime
e manifestime të paligjshme
(Shtuar paragrafi III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59)
Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të
kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur
nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të
bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
muaj.
Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 263
Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme
me pjesëmarrje të personave të armatosur
Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave
të armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme e personave të armatosur përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 264
Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë
Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose
krijimi i pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive,
racave dhe feve
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose
ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim
gjer në dhjetë vjet.

Neni 266
Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë,
duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare
kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 267
Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë
tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 268
Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj
Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës
së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të
kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo
stemës së Republikës të Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje
penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 269
Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike
Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive, organizatave apo shoqatave politike
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 270
Rebelimi i të burgosurve
Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit që kryen një detyrë shtetërore
apo në shërbim publik, që bëhet për ta penguar në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për
shkak të veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet me trazira e çrregullime apo me
kërcënime e frikësime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 271
Disinformimi i ekipeve të urgjencës
Disinformimi me dashje i ekipeve të urgjencës për të prishur gatishmërinë e tyre, e bërë me
çdo mjet lajmërimi e thirrjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

Neni 272
Njoftimi i rremë në organet e rendit
Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit, për kryerjen e një vepre penale, për t’i vënë ato
në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Neni 273
Largimi nga vendi i aksidentit
Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për
t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 274
Prishja e qetësisë publike
Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese
si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të
sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende
publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin,
përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 275
Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë
kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 276
Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq
Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjellë
pasoja të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 277
Vetëgjyqësia
Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet
nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 278
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit
(Shtuar paragrafi I dhe II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2
Ndryshuar paragrafi I, II dhe III, si dhe shtuar paragrafi IV me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,
neni 60)
Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, lëndëve plasëse pa
lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente
shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.
Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë
pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 61)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe
municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga
shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 279
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si
shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm
kundër personave ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 280
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive
Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe e municioneve
të tyre, pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 281
Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese
Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin
dhe shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose
kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 282
Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe
radioaktive
Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin
dhe shitjen e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose
kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 62)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse,
djegëse, helmuese dhe radioaktive, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me
burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 282/b
Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të
armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 23)
Përgatitja, stërvitja dhe dhënia e udhëzimeve, në çdo formë, edhe në mënyrë anonime apo në
rrugë elektronike, në kundërshtim me ligjin, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive,
të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike,
bakteriologjike, bërthamore apo të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit
dhe pasurinë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
(Ndryshuar paragrafi I, shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 63)
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi,
dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të
substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me
ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga
shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.

Neni 283/a
Trafikimi i narkotikëve
(Shtuar me ligjin nr.8279, 15.1.1998, neni 2)
Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 64)
Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave
narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 283/b
Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65)
Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose
psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me
dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
(Ndryshuar paragrafi I dhe III, shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 66)
Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e
lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre
gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga
pesë gjer në dhjetë vjet.
Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer
në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)
Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin,
prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në
20 vjet.
Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione
shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

Neni 284/b
Ndihma në zbulimin e krimeve
(Shtuar me ligjin nr.8279 datë 15.1.1998, neni 2)
Personi i arrestuar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e
narkotikëve, armëve, klandestinëve, prostitucionit ose për vepra penale të kryera nga organizata
kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose,
sipas rastit, në zbulimin e personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më
tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur
konkurojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi.

Neni 284/c
Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)
Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes
së tij i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga
shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer
në njëzet vjet.

Neni 284/ç
Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)
Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me
dispozitat përkatëse ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me
burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga
tre gjer në shtatë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 285
Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 68)
Prodhimi, mbajtja, transportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e
substancave të tjera të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren
ose do të përdoren për prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a
psikotrope, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 285/a
Përshtatja e lokalit për përdorim droge
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)
Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti
tjetër publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca
narkotike ose psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 285/b
Hedhja ose braktisja e shiringave
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)
Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në
mjedise private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të
përdorura për marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 286
Nxitja për përdorimin e drogës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 70)
Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim
ose injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer
në dhjetë vjet.
Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore,
sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet.

Neni 286/a
Përdorimi i paligjshëm i teknologjise së lartë
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 71)
Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së
lartë, në rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të
mundësur ose lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a
përhapur njoftime publicitare për stimulimin e përdorimit të tyre, dënohet me burgim gjer në pesë
vjet.

Neni 287
Pastrimi i produkteve të veprës penale
(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8)
(Shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24)
(Ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007,
neni 24)
1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për
fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat
juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së
pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga
raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) Shfuqizuar
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara
më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve,
që janë produkte të veprave penale,
dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5
milionë lekë.
2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose
më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga
800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo
më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.
3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës
burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston
një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një
vepër të tillë.

Neni 287/a
Çelja e llogarive anonime
(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 9)
Çelja e depozitave ose e llogarive bankare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me
burgim deri në tre vjet dhe me gjobë nga 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë.

Neni 287/b
Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 25)
Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të
tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera,
duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre
penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë deri në një qind mijë
lekë.
Papërgjegjshmëria e personit ose pengesa për të ndjekur penalisht personin për veprën
penale në fjalë nuk përjashtojnë përgjegjësinë personit, që kreu veprën penale të përvetësimit të
parave ose mallrave të vjedhura, sipas këtij neni.

Neni 288
Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin
Prodhimi, importimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e barnave të
rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në prodhim e kimikateve,
materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur
nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose
me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave,
dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 288/a
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave
industrialë dhe ushqimorë
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 73)
Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 289
Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë
Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ardhur si pasojë e
mosrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në
ligj, në aktet e Këshillit të Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës
teknike, të mbrojtjes në punë, të higjenës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me
respektimin e rregullave dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa
personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 290
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen, plagosjen e rëndë të një
personi ose plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë
vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet
me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 291
Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi
Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa
dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në gjashtë muaj.

Neni 292
Shkelja e disiplinës së punës në transport
Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose ajror prej punonjësve të
këtij transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa
personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 293
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit
Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit
automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË

Neni 294
Tregtimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar
Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo
materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është
besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 295
Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit
Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo
materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur
të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 295/a
Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 26)
Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i
përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim
publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta,
përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave, të cilat përbëjnë sekret tregtar industrial ose profesional,
nga ana e personave publikë, që kanë detyrë ruajtjen e tyre, përbën vepër penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose
oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të
Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë
vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të
tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori
ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të
mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët
përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim
nga dy deri në gjashtë vjet.
Zbulimi i sekretit që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht
jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre
apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre, përbën vepër penale dhe dënohet
me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 296
Humbja e dokumenteve sekrete
Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë
sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.

Neni 297
Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 8)
Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 298
Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 9)
(Ndryshuar titulli dhe paragrafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 27)
Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit
ose i mjeteve të tjera të transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të
kufirit të Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër, pa
qenë shtetas i tij ose që nuk ka leje qëndrimi në atë shtet, përbën vepër penale dhe dënohet me
burgim nga një deri në katër vjet dhe me gjobë nga tre milionë lekë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me
gjobë nga katër milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në
tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë
milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik,
dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 299
Shkelja e rregullave mbi fluturimet
Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose dalja nga territori i
Republikës së Shqipërisë pa leje fluturimi, mosrespektimi i vijave të fluturimit, i vendeve të
zbritjes, i korridoreve ajrore apo lartësisë të caktuar të fluturimit, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

KREU IX
VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË

Neni 300
Moskallëzimi i krimit
Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të
pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe
motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një
sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit.

Neni 301
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Kryerja e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur,
ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një
send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të
autorit të saj, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 302
Përkrahja e autorit të krimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 25)
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 28)
Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një
banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose
arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79,
219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi,
dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.
Përjashtohen nga përgjegjësia penale të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat,
bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit.

Neni 303
Fshehja ose asgjësimi i kufomës
Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes apo të veprave të tjera të
dhunshme, e bërë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe
arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 304
Detyrimi për të kallzuar provën
Mosparaqitja menjëherë për të kallzuar ose dëshmuar para organeve të prokurorisë, gjykatës
apo organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm një person tjetër që akuzohet
ose është dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallzim autori i veprës penale, si dhe personat që vijnë në
dijeni të provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallzojnë e
dëshmojnë për të.

Neni 305
Kallzimi i rremë
Kallzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga
një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen
ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 305/a
Deklaratat e rreme përpara prokurorit
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)
Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë
informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë,
tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në një vit.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të
procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që
duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të
ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu
përgjigjur pyetjeve.

Neni 305/b
Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)
Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin
e duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme
apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri
në gjashtë muaj.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të
procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që
duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të
ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu
përgjigjur pyetjeve.

Neni 306
Dëshmia e rreme
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75)
(Shtuar paragrafi III me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 26)
(Ndryshuar paragrafi III me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 30)
Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b,
284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Neni 307
Refuzimi për të dëshmuar
(Ndryshuar paragrafi II, shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 31)
Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo të
autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të
premtuar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të
procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që
duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të
ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu
përgjigjur pyetjeve.

Neni 308
Përkthimi i rremë
Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi të dhënë për përkthim
nga organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 309
Ekspertimi i rremë
Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit të bëra me shkrim apo me
gojë përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.
Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të
premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 310
Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit
Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme ose
mospranimi prej tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 311
Kanosja për të mos kallëzuar
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 32)
Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale, me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet
apo të tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga
një deri në katër vjet.

Neni 312
Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 27)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të
parregullt, për vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar
deklarime ose dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrimeve
të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet
dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 312/a
Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim
të rremë
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 28)
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 33)
Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi,
ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve
të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Neni 313
Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale
Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i
pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/a
Zhdukja ose humbja e fashikullit
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 77)
Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqja prej
tyre e dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka
sjellë pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/b
Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 29)
1. Bërja publike, edhe në organe të medias, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me
karakter të klasifikuar dhe konfidencial, që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e
personave të mbrojtur, sipas ligjit nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të
bashkëpunëtorëve të drejtësisë”, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri
në dy vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me
burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.
2. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur
karakterin e klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në
tre vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me
burgim nga dy deri në pesë vjet.
3. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 314
Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve
Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin
të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë pafajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga
tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 315
Dhënia e një vendimi të padrejtë
(Shfuqizuar)

Neni 316
Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit
Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo anëtarëve
të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta
penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
shtatë vjet.

Neni 317
Kanosja e gjyqtarit
Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo
arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 318
Fyerja e gjyqtarit
Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të
caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 319
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 30)
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt,
për vete ose për persona të tjerë, gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të
drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen
me burgim nga një vit deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 319/a
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve
të tjerë të organeve të drejtësisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 31)
Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një
premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga
përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për
të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga
tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë deri në katër milionë lekë.

Neni 320
Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë
një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos
ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 320/a
Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 78)
Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga
punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe
për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në tre vjet.

Neni 321
Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës
Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e
lindura nga dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 322
Prishja e vulave dhe shenjave
Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të ndryshme nga
organet e ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 323
Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit
Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të
detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë
vjet.
Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse,
eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 324
Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim
Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve, të ndaluarit, të arrestuarit apo të burgosurit, me
qëllim për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikqyrjen apo transportimin, ose që
për shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të
ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

KREU X
VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË
ZGJEDHJEVE

Neni 325
Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese
Pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale për të zhvilluar
rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 326
Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve
Paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të
pasakta, përpilimi i dokumenteve falso ose zëvendësimi i të saktave me të rreme, i bërë nga
personat e ngarkuar me përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e
dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 327
Shkelja e fshehtësisë së votimit
Shkelja e fshehtësisë së votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve
Ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune ose favorizime të tjera në
cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose
kundër një kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e
mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 329
Kanosja e zgjedhësit
Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një kandidati si edhe për të marrë
pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
dy vjet.

Neni 330
Kanosja e kandidatëve
Kanosja si edhe çdo veprim tjetër i paligjshëm që i bëhet kandidatit me qëllim që të tërheqë
kandidaturën ose që të pengohet për të ushtruar çdo aktivitet të lejuar me ligj gjatë fushatës
elektorale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 331
Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes
ose regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 332
Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Shpërdorimi i autoriteiti ushtarak nga oficeri ose kuadri ushtarak për të influencuar në votim
tek ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urdhërash, këshilla apo me çfarëdo lloj
propagande, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

KREU XI
VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA
KRIMINALE

Neni 333
Organizata kriminale
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 32)
Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale dënohen me burgim nga pesë deri
në pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në një organizatë kriminale dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
Nëse organizata kriminale është e armatosur dhe pjesëtarët e saj zotërojnë armë dhe lëndë
shpërthyese për qëllime të përmbushjes së veprimtarisë së saj kriminale, edhe nëse ato janë të
fshehura ose të mbajtura në vende të veçanta, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.
Kur veprimtaritë ekonomike, të ndërmarra ose të kontrolluara nga pjesëtarë të organizatës
kriminale, financohen tërësisht ose pjesërisht me produkte të veprave penale, masa e dënimit,
sipas paragrafëve të sipërpërmendur në këtë nen, shtohet me një të tretën deri në një të dytën e tij.

Neni 333/a
Grupi i strukturuar kriminal
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 33)
Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave
penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.
Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Neni 334
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 34)
1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të
strukturuar kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën
penale të kryer edhe pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin
maksimal të dënimit me burgim.
2.Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të
përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm,
dënohet me burgim të përjetshëm.

Neni 334/1
(Shtuar me ligjin nr.9017, datë 6.3.2003, neni 1)
Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve
dhe municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë
vullnetarisht armët deri më datën 31.5.2005.
Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë
kryer vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.
Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,
deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje
të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.

Neni 335
Ky kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjore që shfuqizohen, si dhe efektet dhe
mënyra e hyrjes së tij në fuqi, do të caktohet me ligj të veçantë.


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KODI PENAL I SHQIPERISE - 2008 -, Posted 13 Korrik 2009, 01:47
TREGUESI ALFABETIK I KODIT PENAL
- A -
Amnisti
- kuptimi 71
Armë
- prodhim e mbajtje pa leje 278
- trafikim 278/a
- të ftohta 279
- armë gjahu e sportive 280
- stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera
të rrezikshme 282/b
Atentat
- kuptimi 219

- B -
Bandë e armatosur
- kuptimi 28/3
- krijimi, pjesëmarrja 234/b
Bashkëjetesë
- shtrëngim 130
Bashkëpunëtor
- kuptimi 26
Bashkëpunimi
- forma të veçanta 28
Bashkim
- i dënimeve 56
Botim
- i veprës së tjetrit 149
Braktisje
- e fëmijëve të mitur 124
Burgim
- dënimi 32
- i të miturit 52
- i përjetshëm 31
- mënyra e vuajtjes 33
- copëzimi 58
- pezullimi 59

- C -
Caktim
- i dënimeve për disa veprave penale 55

- D -
Dashja
- kuptimi 15
Deklarata të rreme
- përpara prokurorit 305/a
- përpara oficerit të policisë gjyqësore 305/b
Detyrë
- shpërdorim 248
Detyrim
- gjatë kohës së provës 61
- për të marrë pjesë në grevë 264
- për të kallëzuar provën 304
Dëmtime
- të tjera me dashje 90
- të objekteve mbrojtëse 215
Dënim
- kryesor 29
- plotësues 30
- me burgim të përjetshëm 31
- me burgim 32
- me gjobë 34
- me burgim për të mitur 51
- ulja nën kufij 53
- caktimi 55
- bashkimi 56
- në provë 59-61
- përjashtimi nga dënimi 254/2
Dëshmi
- e rreme 306
- refuzimi 307
Disinformim
- i ekipeve të urgjencës 271
Dokumente
- vjedhje 192/a
Dorëzim
- i territorit 208
- i forcave të armatosura 209
Drejtim
- i automjetit duke qenë i dehur 291

- DH -
Dhënie
- e mjeteve për ndërprerje të shtatzanisë 95
- e informacioneve të rreme 168
- e informatave sekrete 213
- e shpërblimeve punonjësve shtetëror 245
- ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit 298
Dhunim
- i banesës 112
- i varreve 118

- E -
Ekspertim
- i rremë 309
Ekstradim
- kur lejohet 11
Emetim
- i parregullt i aksioneve 166

- F -
Faji
- kuptimi 14
Falimentim
- i provokuar 193
- fshehje e gjendjes 194
- fshehje e pasurisë 195
- shkelje detyrimesh 196
Falja
- kuptimi 70
Falsifikimi
- i nënshkrimeve 165
- i monedhave 183
- i letrave me vlerë 184
- prodhimi i mjeteve 185, 192
- i dokumenteve 187
- i dokumenteve shkollore 187
- i dokumenteve shëndetësore 188
- i letërnjoftimeve dhe vizave 189
- i vulave, stampave dhe formularëve 190
- i akteve të gjendjs civile 191
- i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve 326
Fëmijë
- braktisja e të miturve 124
-keqtrajtimi i te miturve 124/b
- mosdhënia e mjeteve për jetesë 125
- marrja e padrejtë 127
- ndërrimi 128
- fshehja 128/a
- trafikimi 128/b
- shtytje në krim 129
Fillimi
- i paligjshëm i ndjekjes penale 313
Fshehja
- e të ardhurave 180
- e gjendjes së falimentimit 194
- e pasurisë pas falimentimit 195
- e kufomës 303
Fuqi
- e vendimeve penale të huaja 10
Fyerje
- ndaj përfaqësuesve të huaj 227
- për shkak të detyrës 239
- e gjyqtarit 318

- G -
Genocid
- kuptimi 73
Goditje
- për shkak të detyrës 237
- ndaj pjesëtarëve të familjes 243
Grupi i strukturuar kriminal
- krijimi pjesëmarrja 333/1
- GJ -
Gjakmarrje
- nxitja 83/b
Gjyqtar
- kundërshtim e goditje 316
- kanosja 317
- fyerja 318

- H -
Heqje
- dorë nga vepra penale 24
- e të drejtës për detyra publike 35
- e dekoratave dhe titujve 38
- e të drejtës së veprimtarisë 39
- e të drejtës së detyrave drejtuese 40
- e paligjëshme e lirisë 110
Humbje
- e dokumenteve sekrete 296

- J -
Jeta private
- ndërhyrje e padrejtë 121
- përhapje sekretesh 122
Juridiksioni
- universal 7/a

-K

Kalimi
- i paligjshëm i kufirit 297
Kallëzimi
- i rremë 305
Kanosja
- për hakmarrje ose gjakmarrje 83/a
- për vrasje 84
- për shkak të detyrës 238
- për të mos kallzuar 311
- për dëshmi të rreme 312/a
- e gjyqtarit 317
- e zgjedhësit 329
- e kandidatit 330
- për kryerjen e veprave me qëllime terroriste 232/b
- për të moskallëzuar 311
Kërkim
- për dhënie mite 259
- i shpërblimit 319
Kodi Penal
- parimet 1/c
- veprimi në kohë 3
Komplot
- kuptimi 220
Konfiskim
- i mjeteve të kryerjes së veprës penale 36
Kondrabandë
- me mallra të ndaluar 171
- me mallra për të cilat paguhet akcizë 172
- me mallra të licencuara 173
- me mallra të tjera 174
- nga punonjës të doganave 175
- e vlerave kulturore 176
- me mallra me regjim të ndërmjetëm 177
- tregtimi e transporti 178
- ruajtja e depozitimi 179
Korrespondencë
- pengim ose shkelje e fshehtësisë 123, 255
Korrupsioni
- aktiv privat 164/a
- pasiv privat 164/b
- aktiv i personave publik ë 244
- aktiv i funksionarëve të lartë 245
- pasiv i personave publik ë 259
- pasiv i funksionarëve të lartë 260
- aktiv i dëshmitarit, ekspertit dhe përkthyesit 312
- aktiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319
- pasiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319/a
Korruptim
- për të dëshmuar 312
Krijim
- i partive antikushtetuese 224
- i turmave të armatosura 233
- i bandës së armatosur 333
Krime
- kundër njerëzimit 74
- të luftës 75
- moskallëzim 300
- përkrahje autorësh 302
Kryengritje
- kuptimi 221
Kryerje
- e veprës penale në gjendje të dehur 18
- e funksionit pas dhënies fund të tij 249
- e veprimeve arbitrare 250
- e krimeve nga banda 224
Kufi
- kalimi i paligjshëm 297
- dhënie ndihme 298
Kultivim
- i bimëve narkotike 284
Kundërshtim
- i punonjësit shtetëror 235
- i punonjësit të policisë 236
- i gjyqtarit 316
Kuptim
- i tentativës 22
- i bashkëpunimit 25

- L -
Largim
- nga vendi i aksidentit 273
- i të burgosurit 323
Legjislacioni penal
- bazat 1/a
- detyrat 1/b
- parimet 1/c
- zbatimi për shtetas të huaj 7, 7/a, 9
- zbatimi për persona pa shtetësi 8
Lëndë të rrezikshme
- stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera
të rrezikshme 282/b
Ligji penal 1-11
- zbatimi
Lirim
- para kohe me kusht 64, 65

- LL -
Llogaritje
- e paraburgimit 57
Llotari
- e palejuar 197
- përdorim lokalesh 198

- M -
Manifestimi
- pengimi 261
- i paligjshëm 262
- me të armatosur 263
Marrëdhënie seksuale
- me dhunë me të mitur 100
- me dhunë me të mitur 14-18 vjeç 101
- me dhunë me të rritura 102
- homoseksuale me dhunë me të rritur 102/a
- me të pazotë për t’u mbrojtur 103
- me kërcënim me armë 104
- duke shpërdoruar detyrën 105
- me persona në gjini ose nën kujdestari 106
- në vende publike 107
Marrëveshje
- për dorëzim territori 210
- për ndërhyrje të armatosur 212
Marrje
- e padrejtë e fëmijës 127
- e shpërblimeve 217
- e mitës 260
Masë
- penale për personat juridik 45
- mjekësore dhe edukuese 46
- e vënies në provë 60
Mashtrim
- me gënjeshtër 143/1
- në bashkëpunim 143/2
- ndaj disa personave 143/2
- më se një herë 143/2
- në skema piramidale 143/a
- në subvencione 144
- në sigurime 145
- në kredi 146
- për veprat e artit 147
- botimi i veprës së tjetrit në emër të vet 148
- riprodhimi i padrejtë i veprës së tjetrit 149
Mbajtje
- e lokaleve për prostitucion 15
- e padrejtë e dy cilësive 167
- e padrejtë e uniformës 247
- në burg pa vendim 252
- e pajisjeve për prodhim narkotikësh 285
Mbrojtja e nevojshme
- kuptimi 19
Mënyrë
- e vuajtjes së dënimit 35
- e vuajtjes së dënimeve plotësuese 44
- e caktimit të dënimit 47
Mita
- kërkim për dhënie 259
- marrja 260
Mjekim
- i pakujdesshëm 96
Mosbindje
- ndaj urdhërit të policit 242
Mosdënim
- pa ligj 2
Mosdhënie
- e ndihmës 97
- e ndihmës oga kapiteni i anijes 98
- e mjeteve për jetesë 125
Moskallëzim
- i krimit 300
Mosmarrje
- e masave për gjendjen e paligjshme 251
Mosnjoftim
- i ndryshimit të vendimit 126
Mosnjohje e ligjit
- kuptimi 4
Mospagim
- i taksave 181
Mosparaqitje
- e dëshmitarit, ekspertit a përkthyesit 310
Mosparashkrimi i ndjekjes penale
- nuk i nënshtrohen 67
Moshë
- për përgjegjësi penale 12

- N -
Narkotikë
- prodhim e shitje 283
- trafikim 283/a
- lehtësi përdorimi 283/b
- kultivimi 284
- zbulimi 284/b
- fabrikimi 284/c
- përshtatje lokali për prodhim 285/a
- hedhje shiringash 285/b
- nxitja për përdorim 286
- përdorimi i teknologjisë 286/a
Nevojë ekstreme
- kuptimi 20
Ndalim
- për të drejtuar automjete 37
- për të qëndruar në njësi administrative 41
Ndarje
- e veprave penale 1
Ndërhyrje
- të padrejta në jetën private 121
Ndërprerje
- e shtatzanisë pa pëlqimin e gruas 93
- e shtatzanisë e kryer në vende të ndaluara 94
Ndërrim
- i fëmijëve 128
Ndihmë
- mosdhënia 97
- nga kapiteni i anijes 98
Ndotje
- e ajrit 201
- e ujërave 203
Ndryshim
- në aparatet matëse 182
Nxitje
- e urrejtjes ose grindjeve kombëtare 265
- për përdorim droge 286
- për gjakmarrje ose hakmarrje 83/b
Nxjerrje
- jashtë territorit të Republikës 42

- Nj -
Njoftim
- i rremë në organet e rendit 272

- O -
Organe
- heqje e shitje 89/a
Organizatë kriminale
- kuptimi 28/1
- krijimi, pjesëmarrja 333
Organizatë terroriste
- kuptimi 28/2
- krijimi, pjesëmarrja 234/a
Organizim
- i llotarive të palejuara 197
- e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme 262
- i grumbullimeve të paligjshme nga persona
të armatosur 263

- P -
Pakujdesi
- kuptimi 16
Papërgjegjshmëri
- për shkak të gjendjes mendore 17
Paraburgim
- llogaritja 57
Parashkrim
- i ndjekjes penale 66
- i ekzekutimit të dënimit 68
Peshkim
- i ndaluar 204
Pengim
- i fshehtësisë së korrespondencës 123
- i veprintarive të organizatave fetare 131
- i ceremonive fetare 133
- me dhunë i veprimtarive të partive politike 269
- shkelja e fshehtësisë së korrespondencës 255
- në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur 261
- i qarkullimit të mjeteve të transportit 293
- për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës 320
- i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese 325
Pezullim
- i ekzekutimit të vendimit me burgim 59
- i detyrimit për kryerje të një pune 63
Përdorim
- me keqdashje i thirrjeve telefonike 275
- pa të drejtë i emblemës së Kruqit të Kuq 276
- i dhunës gjatë hetimeve 314
Përfitim
- i paligjshëm i interesave 257
Përgjegjësi
- për personat e huaj që gëzojnë imunitet 9
- mosha 12
- për tentativën 23
- e bashkëpunëtorëve 27
Përhapje
- e sekreteve vetjake 122
- e informatave të rreme që ngjallin panik 267
Përjashtim
- i të miturit nga dënimi 52
Përkrahje
- e autorit të krimit 302
Përkthim
- i rremë 308
Përpilim
- i deklaratave të rreme 163
Përvetësim
- i titullit apo detyrës shtetërore 246
- i parave ose mallrave të vjedhura 287/b
Plagosje
- e rëndë me dashje 88
- e rëndë në tronditje psiqike 88/a
- e rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme 88/b
- e lehtë me dashje 89
- e rëndë nga pakujdesia 91
- e lehtë nga pakujdesia 92
Pornografi
- prodhimi, shpërndarja dhe shitja 117
Poshtërim
- i Republikës dhe simboleve të saj 268
Pranim
- i pagimit të gjobës 54
Prerje
- e paligjshme e pyjeve 205
- e drurëve dekorativë dhe frutorë 206
Prishje
- e qetësisë publike 274
- e vulave dhe shenjave 322
Prodhim
- i mjeteve për falsifikim 185
- i mjeteve për falsifikim të dokumenteve 192
- i armëve luftarake 234
- dhe mbajtja e armëve luftarake 278
- dhe mbajtja e armëve të ftohta 279
- the mbajtja e armëve të gjuetisë 280
- dhe shitja e narkotikëve 283
- dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të
rrezikshme për shëndetin 288
Propozim
- për shpërblim 244
Prostitucion
- ushtrimi 113
- shfrytëzimi 114
- shfrytëzimi në rrethana rënduese 114/a
- mbajtja e lokaleve 115
Provokim
- i luftës 211
Publikim
- i vendimit gjyqësor 43
Punësim
- i paligjshëm 170/a

- R -
Rebelim
- i të burgosurve 270
Refuzim
- për të dëshmuar 307
Rehabilitim
- kuptimi 69
Rekrutimi
- i personave për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste ose të financimit
të terrorizmit 231
Revokim
- i vendimit të pezullimit 62
Riprodhim
- pa të drejtë i veprës së tjetrit 149
Ruajtje
- apo depozitim i mallrave kontrabandë 179
- Rr -
Rrahje 90
Rrethanë
- lehtësuese 48
- rënduese 50
Rrëmbim
- i personit 109
- në rrethana lehtësuese 109/a
- i armëve, anijeve dhe mjeteve të tjera 111

- S -
Sigurim
- i kushteve dhe mjeteve për vrasje 81
- i kushteve dhe mjeteve për vjedhje 102
- i informatave 214
- i mjeteve për shkatërrim 216
Stërvitja
- për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste 232
- për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve
të tjera të rrezikshme 282/b

- SH -
Shkaktim
- i vetvrasjes 99
Shkatërrim i pronës
- ose dëmtim i objekteve të kultit 132
- me dashje i lehtë 150
- me zjarr 151
- me eksploziv 152
- me përmbytje 153
- me mjete të tjera 154
- i rrugëve 155
- i rrjetit elektrik 156
- i rrjetit të ujitjes 157, 158
- i rrjetit të ujësjellësit 159
- i veprave kulluese 160
- i pronës nga pakujdesia 161
- i mjeteve të transportit masiv 162
Shkelje
- e detyrimeve 196
- e karantinës 207
- e barazisë së shtetasve 253
- e paprekshmërisë së banesës 254
- e barazisë së pjesëmarrësve në tendera 258
- e rregullave mbi lëndët helmuese 281
- e rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse 282
- e rregullave të mbrojtjes në punë 289
- e rregullave të qarkullimit rrugor 290
- e disiplinës në transport 292
- e rregullave të fluturimit 299
- e fshehtësisë së votimit 327
- e së drejtës së zgjedhjes 331
Shpërblim
- propozimi 244
- dhënia 245
Shpërdorim
- i kompetencave 164
- i tokës 199
- i detyrës 248
- i kontributeve 256
- i autoritetit ushtarak 332
Shpërndarje
- e shkrimeve antikushtetuese 225
Shpifje
- kuptimi 120
- për shkak të detyrës 240
- ndaj Presidentit të Republikës 241
Shtatzania
- ndërpreje pa pëlqim 93
- ndërprerje pa autorizim 94
- dhënie mjetesh 95
Shtrëngim
- ose pengim për të bashkëjetuar 130
Shtytje
- e të miturve në krim 129

- T -
Territor
- i Republikës 5
- dorëzimi 208
- marrëveshja 210
Terrorizëm
- financimi 230/a
- grumbullim i fondeve për financimin 230/d
Tjetërsim
- i pasurisë 287
Toka
- shpërdorimi 199
- pushtimi 200
Torturë
- kuptimi 86
- me pasoja të rënda 87
Trafikim
- i njerëzve 110/a
- i femrave për prostitucion 114/b
- mbajtje lokalesh 115
- i veprave të artit dhe të kulturës 138/a
- i mjeteve motorike 141/a
- i armëve 278/a
- i lëndëve plasëse dhe helmuese 282/a
- i narkotikëve 283/a
Transportim
- i mbeturinave toksike 202
Tregim
- i sekretit shtetëror nga personi i autorizuar 294
- i sekretit shtetëror nga shtetasi 295
Tregtim
- i mallrave që janë kontrabandë 178

- Th -
Thirrje
- për armatosje 222
- publike për veprime të dhunshme 223
- për urrejtje nacionale 266
- UUlje
- e dënimit nën minimum 53
Ushtrim
- i një të drejte apo përmbushjeje të detyrës 21

- V -
Vepër
- e turpshme 108
- e dhunshme ndaj të huajve 226
- e dhunshme ndaj vendeve të punës 228
- me qëllime terroriste 230
Vepra me qëllime terroriste
- kuptimi 230
- rekrutimi i personave për kryerjen
e veprave me qëllime terroriste ose
për financimin e terrorizmit 231
- stërvitja për kryerjen 232
- nxitja, thirrja publike dhe propaganda
për kryerjen 232/a
- kanosja për kryerjen 232/b
Vepra penale
- ndarja 1
- pastrim i produkteve 287
Veprim
- në kohë i ligjit penal 3
- fyes ndaj himnit dhe flamurit 229
- që pengon zbulimin e së vërtetës 301
- në kundërshtim me vendimin e gjykatës 320
Vetëgjyqësi
- kuptimi 277
Vetëvrasje
- shkaktimi 99
Vënie
- në dispozicion e lokaleve 198
- në shërbim të shteteve të huaja 218
Vjedhje
- e thjeshtë 134/1
- në bashkëpunim 134/2
- më se një herë 134/2
- me pasoja të rënda 134/2
- duke shpërdoruar detyrën 135
- e bankave dhe arkave të kursimit 136
- e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike 137
- e veprave të artit e kulturës 138
- me dhunë 139
- me armë 140
- me pasojë vdekjeje 141
- e dokumenteve 192/a
Vrasje
- me dashje 76
- me dashje në lidhje me një krim tjetër 77
- me paramendim 78
- në rrethana cilësuese 79
- sigurim kushtesh 80
- e foshnjës 81
- në gjendje tronditjeje psiqike 82
- me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme 83
- nga pakujdesia 85

- Z -
Zbatim
- i ligjit penal për vepra të kryera nga
shtetas shqiptarë 6
- i ligjit penal për vepra të kryera nga të huaj 7
- i ligjit penal për vepra të kryera nga persona
pa shtetësi 8
Zbulim
- i sekreteve të shoqërisë 169
- i akteve ose të dhënave sekrete 295/a
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 09:35
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari