Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
BIRESIMI - NGA KODI I FAMILJES
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BIRESIMI - NGA KODI I FAMILJES, Posted 15 Qershor 2009, 10:24
2. KODI I FAMILJES Dt. 08.05.2003


TITULLI IV
BIRESIMI


Neni 240
Interesi i te miturit

Biresimi lejohet vetem ne rast se eshte ne interesin e larte te te miturit dhe garanton respektimin e te drejtave te tij themelore.


Kushtet e biresimit
Neni 241

Biresohet vetem i mituri.
Biresuesi duhet te kete nje diference moshe te pakten 18 vjet me te biresuarin.
Ne qofte se biresohet femija i bashkeshortit, diferenca e moshes duhet te jete jo me pak se 15 vjet.

Neni 242

I mituri nuk mund te biresohet nga shume persona, pervec rastit kur ata jane bas
hkeshorte.
Biresimi i ri lejohet pas vdekjes se biresuesit ose te biresuesve apo pas vdekjes se njerit prej biresuesve, ne ne qofte se kerkesa eshte paraqitur nga bashkeshorti i ri i biresuesit.

Ndalimet e biresimit
Neni 243

Nuk mund te biresohet nje person nga te paralindurit e tij, si edhe vellai nga motra dhe anasjelltas.


Neni 244

Nuk mund te biresohet nje person nga kujdestari i tij, pa u pare perpara nga gjykata administrimi i pasurise se te miturit prej tij, dorezimi i pasurise se te miturit, si dhe vleresimi i detyrimeve per ngarkim te kujdestarit ose dhenia e garancise nga kujdestari per permbushjen e ketyre detyrimeve.

Neni 245

Personi nuk mund te biresoje kur :
a) i eshte hequr nga gjykata pergjegjesia prinderore;
b) vuan nga nje semundje psikike ose ka zhvillim mendor te mete, si dhe vuan nga nje semundje, e cila mund te vere ne rrezik shendetin dhe jeten qe do te biresohet;
c) nuk ka garancine si person, se do te kryeje ne rregull detyren e biresuesit ne lidhje me mirerritjen, edukimin dhe arsimimin e atij qe do te biresohet.


Pelqimi per biresim
Neni 246

Per biresimin e te miturit kerkohet pelqimi i te dy prinderve te tij.
Ne qofte se njeri nga prinderit ka vdekur, nuk eshte ne gjendje te shprehe vullnetin e tij ose i eshte hequr pergjegjesia prinderore, pelqimi i prindit tjeter eshte i mjaftueshem.
Kur femijes i kane vdekur te dy prinderit, kur atyre u eshte hequr zotesia per te vepruar ose jane te panjohur, gjykata vendos nese femija duhet te biresohet.
Kur biresuesi eshte i martuar, duhet te merret pelqimi i bashkeshortit te tij.
Kur i biresuari ka mbushur moshen dhjete vjec merret mendimi i tij dhe ne moshen dymbedhjete vjec kerkohet pelqimi i tij.


Neni 247

Pelqimi per biresim jepet perpara gjykates kompetente. Ne rast se personi ka vendbanimin pse vendqendrimin e tij ne nje shtet tjeter, mund te jape pelqimin para agjentit diplomatik ose konsullor prane ambasades ose konsullates shqiptare.


Neni 248

Pelqimi per biresim mund te terhiqet nga prinderit biologjike, brenda 3 muajve nga casti idhenies se tij.
Kjo periudhe sherben si periudhe prove per maredheniet midis biresuesve dhe te biresuarit.
Periudha e proves sherben per te vendosur nje maredhenie biresuese midis nje femije dhe nje familjeje.
Prinderit mund te terheqin pelqimin e tyre edhe pas kalimit te afatit tre mujor , deri ne castin e marrjes se vendimit nga gjykata kompetente.
Gjykata , perpara se te vendose, duhet te verifikoje nese jane plotesuar afatet e mesiperme, nese jane bere te gjitha perpjekjet e nevojshme per kthimin e femijes prane prinderve biologjike dhe nese gjate bashkimit ka funksionuar marredhenia e te miturit me biresuesit.
Ne qofte se personi, qe i eshte biresuar femija gjate periudhes se proves dhe me pas, refuzon ta ktheje ate, prinderit mund t’i drejtohen gjykates, e cila mund te vendose kthimin e femijes ne rast se kjo eshte ne interesin e tij.


Neni 249

Nese biresuesi vdes pasi ka dhene pelqimin dhe para dhenies se vendimit, gjykata mund te vazhdoje proceduren e gjykimit per perfundimin biresimit.
Trashegimtaret e biresuesit mund te paraqesin ne gjykate pretendime per te kundershtuar biresimin.
Nese biresimi pranohet nga gjykata , ai sjell efekte qe nga casti i dhenies se pelqimit nga biresuesi.


Deklarimi i braktisjes
Neni 250

Gjykata e rrethit mund te deklaroje te braktisur te miturin qe ndodhet prane nje institucioni te perkujdesjes sociale, pubilk ose privat, ose te personi qe e ka ne perkujdesje, kur prinderit e tij, ne menyre te dukshme, nuk jane interesuar per te gjate nje viti, perpara parqitjes se kerkeses per deklarimin e braktisjes.
Kur i mituri ka qene strehuar qe nga lindja e tij ne nje institucion, afati prej nje viti kufizohet ne 3 muaj.
Kondiderohen ne menyre te dukshme te painteresuar per femijen prinderit qe vullnetarisht nuk kane mbajtur marredhenie te perzemerta te nevojshme per rritjen e tij dhe qe kane treguar pakujdesi te rende ne ushtrimin e pergjegjesise prinderore.
Gjykata i kerkon personit qe ka paraqitur kerkesen shpjegime nese ka bere perpjekje per gjetjen e prinderve biologjike te femijes dhe kthimin e femijes biologjike, nese kjo eshte e mundur.
Braktisja nuk deklarohet kur, gjate afatit te parashikuar ne pargrafin e pare te ketij neni, nje anetar e familjes ka kerkuar te marre persiper rritjen e femijes dhe kjo kerkese eshte konsideruar ne perputhje me interesin e femijes.


Neni 251

Kerkesa per deklarimin e braktisjes behet nga drejtuesi i institucionit ku ndodhet femija ose nga personi qe e ka ne perkujdesje. Kerkesa i dergohet gjykates, nen juridiksionin e se ciles ndodhet institucioni ose vendbanimi i personit qe e ka marre ne perkujdesje te miturin.
Cdo person qe ka nje interes te ligjshme per mbrojtjen e femijes, mund te nderhyje ne proceduren e gjykimit.
Gjykata , qe deklaron te braktisur te miturin, cakton ne te njejtin vendim edhe kujdestarin per mirerritjen, edukimin dhe arsimimin e femijes, nje institucion te perkujdesjes sociale ose nje person te caktuar, nisur nga interesi me i larte i te miturit.


Neni 252
Paraqitja e kerkeses

Personat qe deshirojne te biresojne te mitur shqiptare mund te biresojne vetem te miturit qe figurojne ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimeve.
Komiteti Shqiptar i Biresimit eshte autoritet qendror i pavarur, veprimtaria e te cilit rregullohet me ligj te vecante.
Shtetasit e huaj nuk mund t’i drejtohen drejteperdrejte Komitetit Shqiptar te Biresimit.
Kerkesa e tyre i paraqitet Komitetit Shqiptar te Biresimit nepermjet autoriteteve publike kompetente ose organizmave private te parashikuar ne ligj. Kerkesa dhe dokumentat qe e shoqerojne duhet te jene te perkthyera ne gjuhen shqipe dhe te legalizuara, sipas ligjit te vendit ku jeton biresuesi.
Shtetasit shqiptare qe kane vendbanimin e tyre jashte vendit dhe shtetasit e huaj rezidente prej 2 vjetsh ne Shqiperi, mund t’i drejtohen drejteperdrejte Komitetit Shqiptar te Biresimit.


Neni 253
Detyrimi i Komitetit Shqiptar te Biresimit


Pas shqyrtimit te kerkeses dhe te dokumenteve perkatese, Komiteti Shqiptar i Biresimit i dergon gjykates studimin per personin qe kerkon te biresoje dhe ate te te miturit qe mund te biresohet.
Komiteti Shqiptar i Biresimit i dergon gjykates edhe pelqimin me shkrim per kete biresim dhe per biresimet ndervendase, si dhe konfirmimin se i miturinuk ka psur mundesi te biresohet ne Shqipari per nje afat 6 mujor nga data e regjistrimit ne listat e Komitetit.


Neni 254
Gjykata Kompetente

Kerkesa per biresim, e bere nga nje shtetas shqiptar, behet ne gjykaten e vendbanimit te personit qe kerkon te biresoje.
Kerkesa per biresim, e bere nga nje shtetas i huaj ose shqiptar qe banon jashte shtetit, paraqitet ne gjykaten nen juridiksionin e se ciles ndodhet vendbanimi i te miturit.
Kerkesa per biresimin e te miturit shqiptar qe banon jashte shtetit paraqitet ne gjykaten e rrethit gjygjesor Tirane.


Nderhyrja ne proces
Neni 255

Cdo person qe ka nje interes te ligjshem per mbrojtjen e te miturit si dhe prokurori mund te nderhyjne ne procesin e biresimit, si dhe kane te drejten e ankimit kundr vendimit te gjykates.


Neni 256

Ne rast se gjate procedures per biresimin e nje femije rezulton se eshte paraqitur nje kerkese ne gjykate, per njohje atesie, procedura pezullohet deri ne perfundimin e gjykimit per njohjen e atesise.


Neni 257
Ndalimet per biresimin ndervendas

Kushtet dhe efektet e biresimit te shpallur ne Shqiperi percaktohen nga legjislacioni shqiptar.
Biresimi ndervendas nuk lejohet kur:
a) biresimi nuk njihet ne shtetin ku banojne biresuesit;
b) arrihet ne perfundimin se biresimi eshte me pasoja te renda per te miturin;
c) i mituri, ne shtetin ku banojne biresuesit, nuk gezon te njejtat te drejta qe njihen ne Shqiperi.
Biresimi ndervendas lejohet pasi femija ka qendruar ne pritje per 6 muaj ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimit dhe , gjate kesaj periudhe, jane ezauruar te gjitha mundesite per te bere biresimin brenda vendit.


Neni 258
Efektet e biresimit

Biresimi prodhon efektet e tij nga data qe vendimi merr forme te prere.
Biresimi eshte i parevokueshem.
Gjykata dergon vendimin e formes se prere per regjistrim zyres se gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar biresuesi.

Maredheniet ndermjet biresuesit dhe te biresuarit
Neni 259

Me biresimin ndermjet biresuesit dhe gjinise se tij, nga njera ane, dhe te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga ana tjeter, lindin te drejta dhe detyra te njejta me ato qe kane ndermjet tyre personat qe jane gjini. Te drejtat ndermjet te biresuarit dhe te paslindurve te tij, nga njera ane, dhe gjinise se tij, nga ana tjeter, pushojne.
Kur njeri nga prinderit e te biresuarit eshte bashkeshorti i biresuesit, i biresuari nuk i shkeput lidhjet me ket prind dhe gjinine e tij.


Atesia, memesia dhe mbiemri i te biresuarit
Neni 260

I biresuari merr mbiemrin e biresuesit dhe ne rast te biresimit nga te dy bashkeshortet, mbiemrin e perbashket te tyre; ne qofte se ata kane mbiemra te ndryshem vendosin me marreveshje se cilin mbiemer do te mbaje i biresuari; ne rast mosmarreveshjeje femija merr mbiemrin e te atit.
Me kerkese te biresuesit ose te biresuesve, gjykata mund te ndryshoje emrin e te biresuarit.
I biresuari merr per emer nene dhe ati ate te biresuesit ose biresuesve te tij.


Neni 261

Per biresimin surrogativ, te parashikuar ne ligjin nr. 8876, date 4.4.2002 “Per shendetin riprodhues”, zbatohen te njejtat kritere dhe procedura per biresimin, sipas ketij Kodi dhe legjislacionit perkates.

Neni 262

I mituri, prinderit biologjike dhe biresuesit kane te drejten e mirebesimit per procesin dhe dokumentacionin e biresimit, si shprehje te respektimit te jetes private.
Kur mosha dhe niveli i pjekurise e lejojne, i mituri ka te drejte te njihet me historine e tij dhe,nese eshte e mundur, me te dhena per prinderit biologjike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 08:59
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari