Faqe 1 prej 1

Ligji i sjelljes të nënpunsave shtetnorë para qytetarve

PostPostuar: 08 Mars 2013, 22:17
nga Laert
Ligji i sjelljes të nënpunsave shtetnorë para qytetarve

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
LIGJ
Nr. 9131 datë 08.09.2003
PER RREGULLAT E ETIKËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1, te Kushte
tutes, me propozim te Keshillit te
Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME


Neni 1

Qellimi

Ky ligj ka per qellim te vendose rregullat e sjelljes se nepunesve te administrates publike, sipas standarteve te kerkuara, t’i ndihmoje ata per arritjen e ketyre standarteve dhe te vere ne dijeni publikun per sjelljen qe duhet te kete ne punesi i administrates publike.

Neni 2
Fusha e veprimit
1.
Dispozitat e ketij ligji zbatohen per te gjithe nepunesit e administrates publike per sa kohe nuk parashikohet ndryshe ne dispozita te tjera ligjore.
2.
Dispozitat e ketij ligji nuk perbejne detyrim per te zgjedhurit, anetaret e Keshillit te Ministrave dhe gjyqtaret.
3.
Dispozitat e ketij ligji perbejne detyrim edhe per personat e punesuar nga oganizatat private qe kryejne sherbime publike.
4.
“Nepunes i Administrates Publike” ne kuptimin e ketij ligji, jane te gjithe personat e punesuar prane nje institucioni te administrates publike.

Neni 3
Parime te pergjithshme te etikes
1.
Ne kryerjen e funksioneve te tij, nepunesi i administrates publike duhet te respektoje parimet si me poshte:
a) te kryej detyrat, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi;
b) te veproje ne menyre te pavarur nga pikepamja politike e te mos pengoje zbatimin e politikave, te vendimeve ose veprimeve ligjore te autoriteteve te administrates publike;
c) ne kryerjen e detyrave duhet te jete i ndershem, i paanshem, efikas, duke pasur parasysh vetem interesin publik;
ç) te jete i sjellshem ne marredhenie me qytetaret qe u sherben, dhe me eproret, koleget e vartesit e tij;
d) nuk duhet te veproje arbitrarisht ne dem te nje personi ose organizate dhe duhet te tregoje respektin e duhur per te drejtat dhe interesat personale te te treteve;
dh) te mos lejoje qe interesat e tij private te bie n ndesh me poziten e tij publike, te shmange konfliktet e interesave dhe te mos shfrytezoje asnjehere poziten per interesin e tij privat;
e) te sillet gjithnje ne menyre te tille qe besimi i publikut ne ndershmerine, paanshmerine dhe efektivitetin e sherbimit publik te ruhet dhe te rritet;
ë) te ruaje konfidencialitetin e informacionit qe ka ne zoterim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga ligji nr. 850
3 date 30.06.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare”.
2.
Keshilli i Ministrave nxjerr rregulla ne zbatim te parimeve te treguara ne piken 1 te ketij neni.

KREU II
KONFLIKTET E INTERESAVE

Neni 4
Konflikti i interesave
1.
Konflikti i interesave eshte situata ne te cilen nje nepunes i administrates publike ka nje interes personal te tille, qe ndikon ose mund te ndikoje ne paanshmerine ose objektivitetin e kryerjes se detyres zyrtare.
2.
Interesat personale te nepunesit perfshijne çdo perparesi per veten, familjen, te afermit deri ne shkallen e dyte, personat ose organizatat me te cilet nepunesi ka ose ka pasur marredhenie biznesi ose lidhje politike. Konflikti i interesave perfshin, gjithashtu, çdo lloj detyrimi financiar ose civil te nepunesit.
3.
Kur nepunesi ka dijeni se nje situate e tille ekziston, ai eshte i detyruar qe:
a) te verifikoje nese ka nje konflikt aktual ose te mundshem interesash;
b) te ndermarre hapat e nevojshem per te shmangur nje konflikt te tille;
c) te vere ne dijeni menjehere, me nismen e tij, eprorin direkt dhe njesine e personelit per konfliktin aktual ose te mundshem te interesave;
ç) ne rast dyshimi per gjendjen ne nje situate konflikti interesash, te keshillohet me eprorin direkt ose/dhe me njesine e personelit te institucionit;
d) t’i bindet çdo vendimi perfundimtar per te mos marre pjese ne procesin e vendimmarrjes ose te heqe dore nga perparesite qe shkakton konflikti.
4.
Konfliktet e mundshme te interesit te nje kandidatiper t’u punesuar ne administraten publike duhet te zgjidhen perpara emerimit te tij.

Neni 5
Shmangia e konfliktit te interesave
1.
Eprori direkt, me mbeshtetjen e njesise se personelit, ne baze te te dhenave qe ka, merr masat e nevojshme qe te shmanget emerimi i nje nepunesi ne pozicione, ne te cilat mund te lindin ose ka konflikte interesash os
e qe nepunesit te mos i ngarkohen detyra qe mund te çojne ne shfaqjen e nje konflikti te mundshem interesash.
2.
Shmangia e konfliktit te interesave behet ne perputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
3.
Nepunesi, i cili ka interesa te tilla qe vazhdimesia e zoterimit te tyre do te perbente rrezik real per lindjen e konfliktit te interesave dhe do te sillte perjashtimin e vazhdueshem nga veprimtaria e tij zyrtare ose pamun
desine per te ushtruar detyrat zyrtare, duhet te heqe dore ose ti transferoje keto interesa, ne menyre te tille qe mundesia e konfliktit te interesave te shmanget.

KREU III
VEPRIMTARI TE JASHTME TE NEPUNESIT TE ADMINISTRATES
PUBLIKE


Neni 6

Veprimtarite e jashtme
Me veprimtari te jashtme te nepunesit kuptojme çdo lloj veprimtarie te rregullt apo te rastesishme qe kerkon angazhimin e nepunesit te administrates publike, qofte per qellime fitimi ose jo, qe nepunesi zhvillon jashte detyres se tij zyrtare.

Neni 7

Ndalimi i veprimtarive te jashtme
1.
Nepunesi publik nuk duhet te angazhohet ne nje veprimtari te jashtme qe pengon kryerjen e detyres se tij zyrtare, ose qe kerkon nje angazhim, mendor a fizik te tij, qe e ben te veshtire kryerjen e detyres, ose eshte vazhdim i kesaj detyre, qe cenon ne çfaredo menyre imazhin e nepunesit te administrates publike.
2.
Ne rast dyshimi per kualifikimin e nje veprimtarie si te lejueshme apo jo, nepunesi keshillohet me njesine e personelit te institucionit.
3.
Keshilli i Ministrave percakton rregullat e klasifikimit te nje veprimtarie te jashtme si te lejueshme apo jo.

Neni 8
Lejimi i veprimtarive te jashtme
1.
Kryerja e veprimtarive te jashtme duhet t’i njoftohet paraprakisht eprorit direkt te nepunesit te administrates publike dhe njesise se personelit.
2.
Veprimtarite, ne kuadrin e veprimtarive sindikale ose te perfaqesimit te punemarresve, ose veprimtarite mesimdhenese, jane te lejueshme kur ato nuk pengojne ne kryerjen e detyres.

Neni 9
Shperblimi per veprimtarite e jashtme, Nepunesi nuk mund te shperblehet per veprimtarite e jashteme kur ato kane te bejne me detyrat qe ai ka kryer ne ushtrim te funksioneve te tij, apo jane vazhdimesi e
drejtperdrejte e tyre, me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne akte te tjera ligjore ose nenligjore.
KREU IV
PERFITIMET

Neni 10
Dhuratat dhe favoret
1.
Nepunesi i administrates publike nuk duhet te kerkoje ose te pranoje, dhurata, favore, pritje ose çfaredo perfitimi tjeter, ose shmangie te humbjeve te mundeshme si dhe premtime per to, per veten, familjen, te afermit, personat apo organizatat me te cilat ka marredhenie, qe ndikojne ose duket sikur ndikojne ne paanesine e kryerjes se detyres, apo jane ose duket sikur jane shperblim per menyren e kryerjes se detyres zyrtare.
2.
Pika 1 e ketij neni nuk zbatohet ne rastin e ftesave te zakonshme, te mikpritjes tradicionale, te dhuratave me vlere simbolike ose tradicionale, te miresjelljes, te cilat nuk krijojne dyshime mbi paanshmerine e nepunesit.
3.
Ne rast dyshimi mbi paanshmerine e perfitimeve, nepunesi keshillohet me njesine e personelit te institucionit.

Neni 11

Reagimi ndaj ofertave
1. Ne qofte se nepunesit i ofrohet nje avantazh i padrejte, ai duhet:
a) ta refuzoje, pa patur nevoje ta pranoje ate per ta perdorur si prove;
b) te perpiqet qe ta identifikoje personin qe i ben oferten;
c) te shmange kontaktet e gjata me personin qe beri oferten, por dijenia e aresyes per te cilen behet oferta mund te sherbeje si prove;
ç) ne qofte se dhurata nuk mund te refuzohet qe ti kthehet derguesit, duhet te ruhet, te perdoret sa me pak qe te jete e mundur dhe ti raportohet menjehere eprorit direkt;
d) te kete deshmitare, nese eshte e mundur, kolegetqe punojne me te;
dh) te raportoje perpjekjen sa me shpejt qe te jete e mundur tek eprori i tij ose tek njesia e personelit;
e) te vazhdoje punen normalisht, sidomos per problemin per te cilin avantazhi i padrejte eshte ofruar.
2. Keshilli i Ministrave percakton vleren e dhuratave qe mund te pranohen nga nepunesi dhe menyren e administrimit te dhuratave qe nuk mund te kthehen.
KREU V
DETYRIME TE TJERA GJATE PERIUDHES SE PUNESIMIT NE
ADMINISTRATEN PUBLIKE

Neni 12
Detyrime te nepunesit te administrates publike
Nepunesi i administrates publike nuk duhet ta perdore ose te lejoje ta perdorin detyren zyrtare te tij, ne menyre te tille qe te nxise ose te detyroje ndonje person tjeter, perfshire dhe vartesit, per te pasur ndonje perfitim financiar ose te çdo lloji tjeter me interes personal.

Neni 13

Prona shteterore
1.
Nepunesit duhet te mbrojne dhe ruajne pronen e institucionit, perfshire ketu edhe dokumentacionin zyrtar. Nepunesi nuk duhet te perdore ose te lejoje qe te perdoret prona qe institucioni zoteron ose ka ne perdorim, per asnje qellim tjeter, perveçse per kryerjen e veprimtarive te miratuara ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi.
2.
Nepunesi duhet te perdore mjetet qe i ofron pozicioni i punes vetem per realizimin e detyrave te tij dhe jo per qellime personale.

Neni 14
Koha e punes
Nepunesi duhet ta perdore kohen e punes ne menyre efektive per realizimin e detyrave zyrtare. Kjo kohe nuk perdoret per asnje qellim tjeter, perveçse ne rastet kur perdorimi i saj per qellime te tjera eshte i autorizuar zyrtarisht ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

Neni 15
Paraqitja e nepunesit
Veshja dhe paraqitja e nepunesit duhet te jene serioze, per ta perfaqesuar sa me denjesisht administraten publike. Rregullat e hollesishme per veshjen dhe paraqitjen e nepunesve ne institucionet e administrates publike, percaktohen nga rregulloret e brendshme te institucioneve.

KREU VI
PERIUDHA PAS PUNESIMIT

Neni 16
Perdorimi i informacionit Nepunesit e administrates publike pas largimit nga detyra nuk duhet ta perdorin
informacionin konfidencial te marre gjate kryerjes se detyres per interes personal.

Neni 17
Ndalimi i perfaqesimit ne konfliktet me administraten publike Per nje periudhe kohe 2-vjeçare, pas largimit nga detyra, ish-nepunesi nuk duhet te perfaqesoje asnje person ose organizate ne nje konflikt ose marredhenie tregtare me administraten publike shqiptare, per detyren qe ai ka kryer ose ne vazhdimesi te saj.

KREU VII
DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 18
Dispozite zbatuese
1.
Njesia e personelit eshte e detyruar ti beje te ditur nepunesit ne çastin e punesimit te tij detyrimet qe rrjedhin nga ky ligj dhe qe duhen respektuar nga nepunesi.
2.
Nepunesi ka per detyre te sillet ne perputhje me kete ligj, dhe per kete arsye, informohet per dispozitat e tij dhe per çdo ndryshim ose shtese.
3.
Nepunesi duhet te kerkoje keshillim nga njesia e personelit te institucionit kur eshte i pasigurte per te vepruar. Njesia e personelit te institucionit, per raste te veçanta, keshillohet edhe me Departamentin e Administrates Publike.
4.
Dispozitat e ketij ligji jane pjese e kushteve te punesimit te nepunesit. Shkelja e tyre te behet shkak per marrjen e masave disiplinore.
5.
Eprori direkt i nepunesit te administrates publike ka pergjegjesi te kontrolloje nese ai zbaton rregullat e treguara ne kete ligj dhe te propozoje ose te marre masat e duhura disiplinore per shkeljen e tij.

Neni 19
Masat disiplinore
Nepunesit qe shkelin parimet e etikes te percaktuara ne kete ligj, kur veprimet e tyre nuk perbejne veper penale, ndeshkohen me masat disiplinore sipas procedures se percaktuar ne legjislacionin per statusin e nepunesit civil.

Neni 20
Regjistrimi i masave
1. Çdo institucion i administrates publike duhet te komunikoje prane Departamentit te Administrates Publike çdo mase disiplinore te marre ndaj nje punonjesi, brenda 10 diteve nga marrja e mases.
2. Departamenti i Administrates Publike i regjistron te gjitha masat disiplinore ne Regjistrin Kombetar te Administrates Publike.

Neni 21
Nxjerrja e akteve nenligjore
Ngarkohet Keshilli i Ministrave te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 3, 7 e 11 te ketij ligji.

Neni 22
Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari