Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Betejat ligjore me Kolegjin Zgjedhor të qershorit 2011.PD-PS
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Beteja e I-rë ligjore e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën e humbi PS - Edvin Rama për Tiranën


Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e parë të PS më 26 maj 2011

Imazh

Pas kërkesës së Partisë Socialiste për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49, është tërhequr për të marrë vendim dhe ka vendosur pushimin e çështjes

Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së Partisë Socialiste për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 është tërhequr për të marrë vendim dhe ka vendosur pushimin e çështjes.

Kolegji ka shqyrtuar ankimin e PS për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ 49 nga ana e KQZ-së si dhe tejkalimin e afatit për nxjerrjen e rezultatit të Tiranës.

Në kërkesën ankimore të paraqitur nga PS-ja thuhet se, në përfundim të numërimit të votave për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhjetë KZAZ-të e kësaj zone aprovuan tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ-ja nr.49 nuk e miratoi këtë tabelë.

Nga numërimi i kutisë së fundit në njësinë 5, për kryetar të Bashkisë së Tiranës 5, Edi Rama, doli me dhjetë vota avantazh, në një kohë kur numri i votave të kontestuara ishte shumë herë më i madh, dhe kur ende nuk ishin hapur kutitë për funksione të tjera, nga të cilat rezultoi së shumë qytetarë kishin hedhe dhe votën për kreun e bashkisë së Tiranës.

Në këtë rast, KQZ në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës, pasi numëroi votat në këto kuti nxori dhe tabelën e rezultatit të njësisë 5 dhe tabelën përmbledhëse, sipas të cilës Lulzim Basha është fitues i Bashkisë me 81 vota plus.


---------------------------------------------------------------------------------------------------.

Beteja e II-të ligjore e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën e humbi PS
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, lë në fuqi vendimin e KQZ - Lulzim Basha emnohet kryetar Bashkie sonte në orën 20:50 të së premtes e datës 3 qershor 2011

Imazh

Imazh

20:52 - Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste duke lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ-së. Sipas burimeve të para, mësohet se vendimi i Kolegjit Zgjedhor flet për lënien në fuqi të rezultatit të shpallur nga KQZ-ja sipas së cilit Lulzim Basha konsiderohet fitues me 81 vota në avantazh.
Imazh

Në këtë mënyrë, Kolegji njohu veprimin e numërimit të votave në kutitë e gabuara dhe cilësimin e tyre si të vlefshme. Gjyqtari Tom Ndreca bëri të ditur vendimin duke deklaruar se ai është i formës së prerë.

Pas 3 orë e 30 minuta Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, që kundërshtonte vendimin e KQZ për vlerësimin e votave të kontestuara për bashkinë e Tiranës, duke e konsideruar të drejtë hapjen dhe numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. Kolegji Zgjedhor rreth orës 17:00 është tërhequr për të marrë vendimin, pasi të administrojë provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj. Relatori i çështjes, Tom Ndreca ka deklaruar se kolegji ka vendosur të rrëzojë padinë e PS përsa i përket shpalljes së pavlefshme të fletëve të votimit të gjetura në kutitë gabim. Pasi ka administruar të gjitha pronat, Kolegji ka rrëzuar kërkesën e PS. Kolegji ka administruar provat e padisë së PS e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, ku ka rezultuar fitues kandidati i PD, Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati i majtë Edi Rama.

E premte, më dt. 3 qershor 2011




-------------------------------------------------------------------------------------------------------.

Përbamja e Trupit gjyqësore e çështjes të Betejës Ligjore të II-të për shpalljen e Fitores të kryebashkiakut të Tiranës
Imazh

Kolegji Zgjedhor ka caktuar trupën gjyqësore që do të shqyrtojë s kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon në rrëzimin e vendimit të KQZ për shpalljen e rezultatit për Tiranën. Trupa gjyqësore do të jetë po ajo që shqyrtoj çështjen e KZAZ 49. Dhurata Haveri, Marie Qirjazi, Entela Prifti dhe Sashenka Jonuzi ishin gjyqtarët e çështjes për KZAZ 49. Ndërsa gjyqtari Petraq Koço është përcaktuar nga shorti relatori i çështjes. Disa prej këtyre gjyqtarëve do të jenë edhe në shqyrtimin e kërkesës së dytë ankimore të socialistëve. Marie Qirjazi, Entela Prifti, Meriban Mullaj, Astrit Kalaja si dhe gjyqtarja Sashenka Jonuzi që do të jetë edhe relatorja do të vendosin nëse akti i miratuar një javë më parë nga KQZ për vlerësimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar do të rrëzohet apo do të cilësohet i vlefshëm.

Veprimtaria e trupës gjyqësore

Marie Qirjazi

Aktualisht, mban postin e drejtueses së gjykatës së Apelit në Gjirokastër. Ajo ka punuar si gjykatëse në gjykatën e rrethit të Sarandës. Në të kaluarën, ka qenë anëtare e gjykatës së Gjirokastrës.

Entela Prifti


Entela Prifti u diplomua si juriste në vitin 1992, në Universitetin e Tiranës. Pjesën më të madhe të karrierës së saj e ka zhvilluar në qytetin e lindjes, Korçë, ku fill pas mbarimit të shkollës u emëruar si gjykatëse në gjykatën e rrethit. Prej 2001-it është anëtare e gjykatës së Apelit në Korçë. Ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor edhe më parë.


Meriban Mullaj

Në vitin 1976, Meriban Mullaj diplomohet si juriste në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1987 emërohet gjyqtare në gjykatën e rrethit Korçë, detyrë të cilën e ushtron deri në 1994-ën. Për pesë vite me radhë ushtroi profesionin e lirë të avokates, për t’u rikthyer në vitin 1999 në gjykatën e Apelit.

Astrit Kalaja

Një tjetër anëtar i zgjedhur për të dytën herë në Kolegjin Zgjedhor është Astrit Kalaja. Ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë.


Sashenka Jonuzi

Është shpallur dy herë anëtar e Kolegjit zgjedhor dhe është anëtarja më e vjetër në moshë në këtë institucion. Falë punës dhe integritetit të saj gëzon një emër të mirë në radhët e juristëve, por edhe mes partive politike, aq sa është miratuar dy herë për të qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Prej vitit 1987 ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Në vitin 1998 është emëruar gjykatëse në shkallën e dytë të gjyqësorit në Vlorë.

Tre anëtarët e tjerë të Kolegjit për sot


Tom Ndreca

Tom Ndreca, i lindur në Mirditë ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Tom Ndreca është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin 1979. Stazhin e ka kryer në hetuesinë e Bajram Currit. Më pas, për dhjetë vite me radhë ka ushtruar detyrën e juristit në ish-Komitetin Ekzekutiv të Kukësit. Rikthehet në Mirditë për të punuar në ish-Komitetin Ekzekutiv për një vit sërish si jurist. Më pas, po në vendin e lindjes punoi për tri vite fillimisht si prokuror i sektorit gjyqësor dhe më pas prokuror rrethi. Në vitin 1994 emërohet gjyqtar i gjykatës së Apelit në Tiranë, detyrë të cilën e ushtron prej 16 vitesh.


Petraq Koço

Në vitin 1995 diplomohet si jurist në fakultetin e Drejtësisë. Një vit më pas emërohet gjykatës në Sarandë, detyrë të cilën e ushtron deri në 2002-in. Për një vit (2002-2003) ushtroi detyrën e gjykatësit të Apelit në Gjirokastër. Aktualisht ushtron detyrën e gjykatësit në Apelin e Durrësit.

Dhurata Haveri

Është diplomuar si juriste në fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në 1992. Fill pas mbarimit të studimeve, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ndërkaq, përgjatë viteve 1992-1996 dhe 2000-2001 ka qenë pedagoge e jashtme pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Për katër vite (2000-2004) ka ushtruar detyrën e gjyqtares në gjykatën e Apelit në Shkodër. Prej vitit 2004 ushtron detyrën e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda. Në dhjetor 2007 u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


-----------------------------------------------------------------------------------.

[color=#4000BF]
Beteja e III-të ligjore midis Bashës dhe Edvin Ramës
Kolegji Zgjedhor shqyrton ankesën e PS-ës për rrëzimin e vendimeve të KQZ-ës - 13.VI.2011

Imazh

Tirana, pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Hënë, Qershor 13th, 2011
panorama.com.al
TIRANE- Kolegji Zgjedhor pritet të shpallë pas pak momentesh vendimin ku do te percaktohet edhe fituesi per Bashkine e Tiranes. Kolegji kishte lënë si afat për shpalljen e vendimit orën 19.30.

Mësohet se pranë Gjykatës së Apelit, ku eshte vendosur Kolegji Zgjedhor kane mberritur perfaqesuesit ligjor te Partise Socialiste, Partise Demokratike si dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Per pak minuta pritet edhe shpallje e vendimit i cili vjen pas administrimit te gjithe provave te mbledhura nga palet ne seancen e sotme.

Seanca e sotme - e hanë, më dt. 13.VI.2011

Pasi jane degjuar pretendimet e paleve dhe kerkesen e PD-se per rrezimin e kerkese padise se PS-se per pavlefshmerine e vendimit per Tiranen, Kolegji eshte terhequr per te dale me pas me nje vendim.

Gjate mbledhjes se sotme jane degjuar argumentimet e perfaqesusve te PS, ato te perfaqesueses se KQZ dhe me tej edhe perfaqesuesin e PD-se, Ivi Kaso. Pas tyre, trupa gjyqesore ka kerkuar nje pushim 15 minutesh, perpara se te vulose fatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes.

Ky eshte pushimi i dyte i kerkuar, pas atij prej 20 minutash, qe e mori me heret, fill pas argumentimit te dhene nga PS-ja.

Fjalen e ka marre përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasko, e cila ka theksuar se vendimi i marrë nga KQZ-ja për votat në kutitë e gabuara është i drejtë.

Ajo ka hedhur poshte si te pabaza pretendimet e Partisë Socialiste për mospërputhje votash. Paska ka kërkuar nga Kolegji të rrëzojë kërkesën e PS-së në lidhje me këtë çështje.

Mbledhja

Trupa e perbere prej 5 gjyqtaresh u mblodh ne oren 10.00 per te shqyrtuar kerkese padine e bere nga Partia Socialiste, qe kerkon rrezimin e rezultatit prej 81 votash me shume per Lulzim Bashen dhe shpalljen e Edi Rames, fitues me 10 vota, si doli pas mbylljes se numerimit.

Ne nisje te mbledhjes perfaqesuesi i PS-se, Damian Gjiknuri argumentoi kerkese padine e socialisteve, qe kerkon shpalljen te pavlefshem te vendimit nr 37 date 16.05.2011 te KQZ-se, kur vendosi te mos miratoje tabelen permbledhese te rezultatit per zgjedhjen e kryetarit te Bashkise, Tirane, pas numerimit te votave ne KZAZ 49.

Ai sqaroi se PS kerkon pavlefshmerine e vendimeve nr 710 dhe 711, date 23.05.2011 te KQZ, permes te cilave u shpall rezultati final per Tiranen, pas numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar.

Sipas tij, keto vendime jane marre ne kundershtim me ligjin, pasi rezultati i shpallur prej tyre ka ndryshuar te gjitha tabelat e KZAZ te depozituara ne KQZ. Socialistet sjellin ne vemendje dhe faktin e mosrakordimit te fleteve te votimit me numrin e votuesve.

Antarët e Kolegjit Zgjedhor


Relatore e çështjes është Dhurata Haveri. Anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja. Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues të garës për Bashkinë e Tiranës, me 81 vota më shumë se kandidati socialist, Edi Rama.

Kolegji vendosi pas 9 orësh: Numërim gjithë votave të kontestuara

E Hënë, 13.VI.2011

TIRANE- Pas shumë orësh konsultime Kolegji Zgjedhor ka pranuar pjesërisht kërkesë- padinë e Partisë Socialiste .
Me vendimin e dhënë pak pas mesnate Kolegji Zgjedhor detyron Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të numërojë të gjitha votat e kontestuara.
KQZ ka hapur vetëm 117 kuti, ndërsa pritet të hapen edhe shumë të tjera të cilat pritet të përcaktojnë edhe fituesin në Tiranë. Ky vendim i Kolegjit do të sjellë hapjen e të gjitha kutive ku ka shënime nga ana e komisionerëve për fletë të kontestuara dhe rezultati i tyre do t’i bashkangjitet rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.

Në bazë të vendimit, KQZ nuk do të numërojë vetëm votat e vlefshme për kryetar bashkie në Tiranë, por edhe ato për kryetarët e njësive apo këshillat bashkiak.
Rezultatet e marra nga numërimi i të gjitha votave të kontestuara do t’i bashkangjiten rezultatit të deritanishëm që ka KQZ.
Kolegji rrëzoi kërkesën e PS-së për rezultatin e 117 kutive të hapura nga KQZ pas datës 14 maj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Spektri politik i dy blloqeve të 8 majit 2011 për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Numri i zgjedhësve që votuan 257 175
Fletë votimi në kuti 257 081

Votat për PS-ën - Aleanca për të Ardhmen 121 232 vota

Aleanca Arbnore Kombëtare 1536
Partia Bashkimi i Pensionistëve 523
Partia Bashkimi Republikan 664
Partia Demokracia Sociale 2999
Partia e Bashkimit Mysliman 728
Partia Demokristiane 1777
Partia e Gjelbër 763
Partia e Punës e riorganizuar 422
Partia G 99 1664
Partia Ligj dhe Drejtësi 891
Partia Reformatore Demokratike 276
Partia Socialdemokrate 1946
Partia Socialiste 104 465
Partia Socialiste e Vërtetë 91 2576


Votat për PD-ën - Aleanca për Qytetarin 121 617 vota

Aleanca Demokratike 1676
Aleanca Europiane Ekologjike 470
Bashkimi Liberal Demokrat 953
Lëvizja Socialiste për Integrim 21 213
Lidhja Demokristiane Shqiptare 696
Partia Agrare Ambientaliste 715
Partia Aleanca Demokristiane 209
Aleanca për Demok. Solidaritet 193
Partia Aleanca Popullore 252
Partia Balli Kombëtar 1114
Partia Balli Kombëtar Demokrat 654
Partia Demokracia e Re Europiane 332
Partia Demokratike 77 142
Partia Drejtësi Integ. e Unitet 7217
Partia e të Drejtavë të Mohuara 515
Partia Konservatore 80
Partia Lëvizja e Legalitetit 3170
Partia Ora e Shqipërisë 172
Partia Pers. me aftësi të Kuf. 382
Partia Republikane Shqiptare 4460

Jashtë koalicionit
4399 vota
Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar 3940
Partia Komuniste e Shqipërisë 459

Njësitë Bashkiake - 4 kryetar të PS, 2 kryetar të LSI dhe 5 kryetar të PD

Njësia Bashkiake Nr. 1
Fituese Lindita Nikolla (PS)
Aleanca për të Ardhmen 13 mandate
Aleanca për Qytetarin 14 mandate

Njësia Bashkiake Nr. 2
Fitues Elez Gjoza (LSI)
Aleanca për të Ardhmen 14 mandate
Aleanca për Qytetarin 13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 3
Fitues Ilir Kokona (LSI)
Aleanca për të Ardhmen 11 mandate
Aleanca për Qytetarin 12 mandate

Njësia Bashkiake nr. 4

Fitues Hysen Xhura (PD)
Aleanca për të Ardhmen 13 mandate
Aleanca për Qytetarin 14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 5

Fituese Jeta Seitaj (PS)
Aleanca për të Ardhmen 15 mandate
Aleanca për Qytetarin 12 mandate

Njësia Bashkiake nr. 6
Fitues Krenar Cenollari (PS)
Aleanca për të Ardhmen 14 mandate
Aleanca për Qytetarin 13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 7
Fitues Erion Koka (PS)
Aleanca për të Ardhmen 14 mandate
Aleanca për Qytetarin 13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 8
Fitues Arben Tafaj (PD)
Aleanca për të Ardhmen 9 mandate
Aleanca për Qytetarin 14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 9
Fitues Indrit Fortuzi (PD)
Aleanca për të Ardhmen 13 mandate
Aleanca për Qytetarin 14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 10
Fitues Blendi Fuga (PD)
Aleanca për të Ardhmen 9 mandate
Aleanca për Qytetarin 10 mandate

Njësia Bashkiake nr. 11
Fitues Haki Mustafa (PD)
Aleanca për të Ardhmen 12 mandate
Aleanca për Qytetarin 15 mandate

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:10
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari