Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Si ju dha me konçesion Uzina e Telave të Bakrit Shkodër turq
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ja ku asht Fletore Zyrtare ku ashtë shenue dokumenti i nenshkrimit të Kontratës Shqypni-Turqi


V E N D I M
Nr.592, datë 28.8.2003
PËR DHËNIEN ME KONCESION TË UZINËS SË TELAVE E KABLLOVE SHKODËR
DHE PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË OFERTAVE PËR MARRJEN ME KONCESION TË KËTIJ OBJEKTI


Në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nen eve 5 dhe 7 të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995 "Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë", i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë dhe të Ministrit të Industrisë dhe të Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të uzinës së telave e kabllove në Shkodër.
2. Koncesioni të jetë i formës "ROT" (rehabilitim-operim-transferim).
3. Organi shtetëror i autorizuar për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jenë Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës.
4. Organi shtetëror të ngrejë grupin e punës, i cili të shqyrto jë ofertat e paraqitura, sipas kritereve të mëposhtme të vlerësimit:
- Vlera e investimit40 pikë
- Punësimi15 pikë
- Koha e vënies në punë15 pikë
- Përvoja në këtë lloj veprimtarie ose në një veprimt ari të ngjashme me të 20 pikë
-Planbiznesi (për anën financiare)10 pikë.
5. Procedurat e shqyrtimit dhe të vlerësimit të ofertave të për fundojnë brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano

• Fletore Zyrtare nr.: 79
• Data e publikimit në Fletore Zyrtare :23/09/2003, faqja 3533

https://qbz.gov.al/eli/fz/2003/79/1284e ... 2ead12f576



Detajimi i Vendimit të KM të Nr.592, datë 28.8.2003 si maposhtë vijon;

Marrëveshja konçensionare midis qeverisë shqiptare dhe pronarit turk për “YILMAZ-KABLO” S.A.S - Ismail Altay Halazaogly për Uzinën e telave dhe kabllove të bakrit dhe aluminit elektrike(u ndërtua më 1965) të Shkodrës më 27.8.2004


Vendim
Nr.561, datë 27.8.2004


PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË KONCESIONIT TË FORMËS "ROT", NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INDUSTRISë DHE E ENERGJETIKËS DHE MINISTRIA E EKONOMISË, SI ORGAN SHTETËROR I AUTORIZUAR, DHE "YILMAZ KABLO", S.A.S, PËR UZINËN E TELAVE DHE TË KABLLOVE, SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, 9 e 10 të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995 "Për koncensionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Industrisë dhe të Energjetikës dhe të Ministrit të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:


1. Miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës "ROT", të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës dhe Ministria e Ekonomisë, si Organ Shtetëror i Autorizuar (OSHA), dhe "Yilmaz Kablo", S.A.S, për uzinën e telave dhe të kabllove, Shkodër, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministri i Industrisë dhe i Energjetikës dhe Ministri i Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano



MARRËVESHJE KONCESIONI


Marrëveshje koncesioni e lidhur midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga OSHA “Organi Shtetëror i Autorizuar” (vendimi i Këshillit të Ministrave nr.592, datë 28.8.2003), Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës dhe Ministria e Ekonomisë, Tiranë, përfaqësuar nga Z. Leonard Tako me autorizimin me nr.4552/5, datë 2.9.2004 të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës dhe Z.Stefan Koçollari me autorizimin nr.5107/3, datë 24.8.2004 të Ministrisë së Ekonomisë;
dhe “YILMAZ-KABLO” S.A.S. kompania e së drejtës turke, e emërtuar “Yilmaz Kablo” S.A.S me seli në Bankalar Cad. nr.21 Karakoy Istanbul, Turqi, e përfaqësuar ligjërisht për negocimin dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje nga Ismail Altay Mehmet Halazaogly në bazë të prokurës së lëshuar më datë 27.2.2002 nga Ismail Altay Mehmet Halazaogly në cilësinë e presidentit të kompanisë “Yilmaz Kablo” S.A.S.
Duke pasur parasysh që:
- Në kuadrin e zhvillimit ekonomik të vendit, Qeveria shqiptare i ka dhënë një rol prioritar zhvillimit dhe ristrukturimit të zonave industriale;
- Legjislacioni në fuqi rregullon dhënien me koncesion të objekteve industriale dhe me vendim të Këshillit të Ministrave nr.522, datë 25.8.2003 “Për dhënien me koncesion të uzinës së telave dhe kabllove në Shkodër dhe për përcaktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave për marrjen me koncesion të këtij objekti” autorizohet Ministria e Industrisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Ekonomisë për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes së koncesionit;
- Shoqëria “YILMAZ-KABLO” S.A.S. është e interesuar të investojë në uzinën e telave e kallove në Shkodër dhe sipas propozimit që do të paraqesë dhe në URB Rubik, me qëllim realizimin e ristrukturimit gradual të këtyre uzinave për prodhimin e telave e kabllove të bakrit të rafinuar dhe aliazheve të tij, për treg të brendshëm e të jashtëm;
- Shoqëria “YILMAZ-KABLO” S.A.S. zotëron kapacitetet e nevojshme tekniko-financiare, për të realizuar projektin e miratuar sipas objektit të kësaj marrëveshjeje;
Palët bien dakord që të bashkëpunojnë për rehabilitimin e uzinës së prodhimit të telave e kabllove Shkodër, me koncesion të formës “ROT” (rehabilitim-shfrytëzim-transferim), sipas planbiznesit të paraqitur dhe kushteve të mëposhtme.
Neni 1
Përkufizime


Kudo që në këtë marrëveshje përdoren termat e mëposhtëm, do të kenë kuptimet përkatëse të mëposhtme:
- Marrëveshje koncesioni: Dokumenti në fjalë dhe anekset e tij.
- Organi Shtetëror i Autorizuar (OSHA): Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës dhe Ministria e Ekonomisë.
- Koncesionari: “YILMAZ-KABLO” S.A.S.
- Kontratat: Të gjitha kontratat e nënshkruara nga koncesionari me sipërmarrësit për realizimin e punimeve.
Sipërmarrës: Të gjithë nënkontraktorët dhe furnizuesit, që do të kryejnë shërbimet e nevojshme për zbatimin e projektit.
- Ndryshim i ligjit: Do të thotë çdo akt ligjor i miratuar nga organet kompetente të Republikës së Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje koncesioni.
- Projekti: Studimi tekniko-ekonomik për rehabilitimin e uzinës së telave e kabllove në Shkodër.
- Tërësi fizike: Nënkuptohen të gjitha rikonstruksionet dhe ndërtimet sipas projektit për të realizuar qëllimin e koncesionit.
- Anekset: Aneksi 1: Sipërfaqet dhe objektet që jepen me koncesion;
Aneksi 2: Plani i investimeve;
Aneksi 3: Lista e fuqisë punëtore, që do të mbahet në punë.
Neni 2
Objekti i koncesionit


Objekti i kësaj marrëveshjeje është:
- Dhënia me koncesion e uzinës së telave e kabllove në Shkodër.
- Rehabilitim, ristrukturim në parametrat, sipas planbiznesit të paraqitur, të tërësisë fizike dhe teknologjike të objektit.
- Operim optimal tekniko-ekonomik për prodhimin e telave dhe të kabllove.
- Transferim shtetit të aseteve, makinerive e pajisjeve të ristrukturuara të objekteve, të cilat janë në gjendje pune në përfundim të periudhës së koncesionit.

Neni 3
Kriteret specifike të punimeve

Plani i rehabilitimit do të realizohet për një periudhë maksimale 60 muaj, që ndahet në tre faza.


Faza e parë

Kompletimi i linjës teknologjike, rehabilitimi i makinerive dhe pajisjeve dhe vënia në punë e linjës, me vlerë totale 1 (një) milionë USD.
Investimet do të kryhen në një periudhë 2 (dy) vjeçare; në vitin e parë 0.4 milionë USD dhe në vitin e dytë 0.6 milionë USD.


Faza e dytë

Investimet do të kryhen për linjën e derdhjes së pandërprerë tip Otokumpu në vitin e tretë e të katërt të koncesionit me vlerë 5.5 (pesë e gjysëm) milionë USD.
Gjatë kësaj faze do të kryhet studimi për shtimin e gamës së prodhimeve të telave e kabllove dhe për automatizimin e procesit.
Faza e tretë
Investimet do të kryhen në ndërtimin e linjave të reja, për zgjerimin e nomenklaturës së prodhimeve të uzinës me tregues cilësorë, sipas standardeve ndërkombëtare.
Investimet në këtë fazë do të kryhen në vitin e pestë të koncesionit, me vlerë 3.5 (tre e gjysëm) milionë USD.
Fazat e kryerjes së rehabilitimit mund të realizohen edhe të ndërthurura në kohë me njëra- tjetrën.
Investimi i përgjithshëm i realizimit të projektit është 10 (dhjetë) milionë USD. Aneksi 2, pjesë integrale e kësaj marrëveshjeje, i përket punimeve që do të kryhen respektivisht në 3 fazat e parashikuara më lart.

Neni 4
Dorëzimi i objektit


Dorëzimi i objektit të përfundojë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së koncesionit.
Dorëzimi do të bëhet me procesverbal të firmosur nga të dyja palët, i cili do të përmbajë të përshkruar inventarin e objekteve ndërtimore, shesheve, makinerive e pajisjeve, mjetet e xhiros (me përjashtim të likuiditeteve), si dhe gjendjen e tyre aktuale. Pjesë e këtij inventari do të jetë edhe arkiva teknike e uzinës së telave dhe të kabllove. Akti i dorëzimit është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshjeje.
Neni 5
Fillimi i prodhimit


Koncesionari duhet të fillojë prodhimin brenda 6(gjashtë) muajve, pas marrjes në dorëzim të objektit.

Neni 6
Detyrimet dhe të drejtat e koncesionarit


Koncesionari brenda 30 (tridhjetë) ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes së koncesionit do të formojë shoqërinë koncesionare, sipas të drejtës shqiptare. Shoqëria do të jetë shoqëri tregtare dhe do t’i nënshtrohet të gjitha dispozitave ligjore, që rregullojnë veprimtarinë e shoqërive tregtare në Shqipëri.
- Koncesionari merr përsipër realizimin e objektit të marrëveshjes së koncesionit, sipas planit të ristrukturimit, të përcaktuar në nenin 3 dhe aneksin 2 bashkëlidhur.
- Koncesionari merr përsipër për realizimin e projektit të mbajë në punë fuqinë punëtore ekzistuese, sipas listëpagesës së punonjësve deri në datën 30.6.2004 dhe ta rrisë atë sipas fazave të paraqitura gjatë realizimit të projektit të tij.
- Koncesionari nuk përgjigjet për detyrimet që uzina e prodhimit të telave dhe kabllove ka me të tretët, para datës së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Koncesionari detyrohet:
- të zbatojë punimet, në përputhje me projektin e investimeve, sipas parashikimeve të nenit 3;
- të sigurojë drejtimin e punimeve, duke mbajtur në informim të vazhdueshëm OSHA-në, për realizimin e tyre;

- ta administrojë projektin për periudhën e koncesionit dhe të respektojë të drejtën e OSHA-së për ruajtjen e pronësisë mbi objektet dhe mjetet kryesore, të dhëna me koncesion;
- të paguajë të gjitha detyrimet tatimore, që rrjedhin nga aktiviteti ekonomik dhe taksat, që rëndojnë mbi pronën, sipas legjislacionit në fuqi;
- të deklarojë dhe kontabilizojë të gjitha asetet, që do të shtohen gjatë periudhës së koncesionit; të zbatojë Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha aktet ligjore e nënligjore, që lidhen me marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës dhe të sigurimit teknik;
- të zbatojë aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për mbrojtjen e mjedisit në Republikën e Shqipërisë;
- të paraqesë, mbështetur në planbiznesin e dorëzuar, 10 muaj pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, studimin për marrjen me koncesion të uzinës së rafinimit të bakrit në Rubik; Mosplotësimi i kësaj detyre përbën kusht për prishjen e kësaj marrëveshjeje.
- të vendosë garancitë për çdo fazë, në masën 10(dhjetë) % të investimeve. Garancia do të vendoset veç e veç në fillim të zbatimit të çdo faze, në përputhje me investimet e paraqitura në nenin 3 dhe aneksin 2 të kësaj marrëveshjeje (grancia në fazën e parë 100 000 USD, në fazën e dytë 550 000 USD dhe në fazën e tretë 350 000 USD).


Koncesionari ka të drejtë:

- Referuar nenit 12 të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995, palët të ndërgjegjshme për të siguruar një zhvillim të mirëbalancuar të qendrave industriale në Shqipëri dhe për të mbrojtur në mënyrën e duhur investimin dhe veprimtarinë e koncesionarit, bien dakord që koncesionari për një periudhë prej 7 vjetësh, ka të drejtë të jetë i vetmi entitet ligjor i pajisur me të drejtën për të prodhuar tela dhe kabllo në vend.

Neni 7
Detyrimet e OSHA-së


OSHA-ja merr përsipër detyrimet e mëposhtme:
- T’i dorëzojë koncesionarit objektin e koncesionit, sipas aktit të dorëzimit, të hartuar nga palët;
- Të pajisë shoqërinë koncesionare me lejen për ushtrimin e aktivitetit për prodhimin e kabllove dhe telave, brenda afateve ligjore;
- Me kërkesën e koncesionarit asiston për të marrë masat e nevojshme për organizimin e ruajtjes dhe të sigurimit të zonës.
- Me kërkesën e koncesionarit mund të ndihmojë në nxjerrjen e autorizimeve urbanistike, lejeve të ndërtimit, lejeve të nevojshme të punimeve për realizimin e projektit.
- Të asistojë koncesionarin pranë çdo organizmi shtetëror të pushtetit të qeverisjes vendore, enti e autoriteti shqiptar, për realizimin e qëllimit të koncesionit sipas planbiznesit.
- Të çlirojë garancinë e investimeve në përfundim të çdo faze nëse ato janë realizuar sipas nenit 3 dhe aneksit 2 të marrëveshjes dhe është firmosur nga palët akti i vlerësimit të investimeve të kryera.

Neni 8
Vlerësimi i investimeve


Në bazë të planit të rehahilitimit bashkëlidhur, vlefta e punimeve vlerësohet të jetë 10 (dhjetë) milionë USD.
Vlefta e paraqitur më lart mund të pësojë ndryshime në përputhje me tregun, pa ndryshuar zërat e investimit, që janë parashikuar në nenin 3 për realizimin e projektit.
Koncesionari do t’i paraqesë OSHA-së faturat e blerjeve dhe shpenzimeve të tjera sipas planbiznesit, për të justifikuar vlerat e investuara.
Në fund të çdo faze investimi, palët bëjnë vlerësimin dhe hartojnë një akt, të firmosur prej tyre dhe që bëhet pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Neni 9
Periudha e koncesionit


OSHA-ja i jep koncesionarit me koncesion uzinën e telave dhe të kabllove në Shkodër, për një periudhë 30-vjeçare. Kjo periudhë do të fillojë nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.
Bazuar në ligjin nr.7973, datë 26.7.1995, pika 4 e nenit 11, koncesionari ka të drejtë të përdorë si garanci pasuritë e shoqërisë, me kusht që ato të vazhdojnë të shfrytëzohen për të përmbushur objektivat e kontratës së koncesionit.

Neni 10
Programi i punimeve

Koncesionari detyrohet të respektojë programin e parashikuar në planin e ristrukturimit dhe të punimeve përkatëse, siç është parashikuar në nenin 3 dhe aneksin 2.
Koncesionari garanton të zbatojë investimet e parashikuara në planin e rehabilitimit, me qëllim që të realizojë objektin e koncesionit. Projekti do të realizohet sipas specifikimeve të shprehura në aneksin 2 bashkëlidhur kësaj marrëveshjeje edhe planbiznesit përkatës, të cilat janë pjesë integrale të saj.
Për sipërfaqet që mund të dalin të lira si rezultat i realizimit të projektit, koncesionarit i lind e drejta që, në marrëveshje midis palëve, t’i përdorë ato duke investuar edhe për qëllime të tjera, por brenda objektit të kësaj marrëveshjeje ose ia kthen OSHA-së.

Neni 11
Zgjidhja e marrëveshjes së koncesionit


OSHA-ja mund të zgjidhë marrëveshjen e koncesionit kur konstaton shkelje të vazhdueshme të detyrimeve të marra nga koncesionari, të tilla që kompromentojnë vazhdimësinë e punimeve të parashikuara në planin e ristrukturimit. Në rast se ngjarje të tilla verifikohen, OSHA-ja duhet t’i komunikojë koncesionarit shkeljet, duke pritur 30 (tridhjetë) ditë për një përgjigje shpjeguese.
Në rast se kontrata zgjidhet për shkaqet e mësipërme dhe në qoftë se koncesionari largohet në mënyrë të njëanshme, para përfundimit të marrëveshjes, investimet e kryera i mbeten shtetit shqiptar.

Neni 12
Kontratat


Koncesionari ka të drejtë të përdorë nënkontraktorë për realizimin e projektit.
Për të gjitha kontratat që koncesionari do të lidhë me të tretët, ai duhet të respektojë ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje.
Koncesionari do të jetë përgjegjësi i vetëm kundrejt OSHA-së për zbatimin e përpiktë të projektit, pavarësisht nga kontratat që do të lidhen me të tretët.
OSHA-ja nuk ka asnjë detyrim kundrejt të tretëve, që lidhen me koncesionarin dhe me këtë marrëveshje.

Neni 13
Sigurimi, riparimi dhe mirëmbajtja


Koncesionari do të bëjë sigurimin e objekteve të dhëna me koncesion, përsa i përket rrezikut kundër zjarrit, dëmtimeve dhe vjedhjeve, riparimin e mirëmbajtjen e ndërtesave dhe strukurave të paluajtshme të zonës së ristrukturuar për periudhën e koncesionit.
Koncesionari pajis OSHA-në me kopjet e dokumentacionet përkatëse për sigurimet e bëra. Në rast se objekti i siguruar shkatërrohet ose dëmtohet për shkak të rreziqeve për të cilat është siguruar, zhdëmtimet në para të marra nga koncesionari për këtë qëllim do të përdoren për të rindërtuar, riparuar, risistemuar dhe për të rikthyer objektin në gjendjen funksionuese në parametrat e projektit.

Neni 14
Kontrolli dhe inspektimi


OSHA-ja ka të drejtë dhe detyrë të kontrollojë rregullisht ecurinë e marrëveshjes, sipas kushteve të miratuara në këtë kontratë.
Koncesionari dhe OSHA-ja përcaktojnë mënyrën e përshtatshme të kontrollit, duke qenë dakord që kjo veprimtari të mos përbëjë ndërhyrje të paaresyeshme në zbatimin e projektit. Koncesionari do të japë çdo sqarim teknik të kërkuar.
Në çdo rast, kur OSHA-ja konstaton parregullsi, do t’ia komunikojë me shkrim vërejtjet koncesionarit, duke kërkuar të vazhdojë punimet sipas aneksit 2 të kësaj marrëveshjeje koncesioni.

Neni 15
Legjislacioni që do t’i referohet

OSHA-ja garanton se gjithçka që është vendosur në marrëveshjen në fjalë nuk mund të ndryshohet nga aktet ligjore dhe nënligjore, që hyjnë në fuqi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Ligji i aplikueshëm do të jetë ai shqiptar.

Neni 16
Forca madhore


Konsiderohen ngjarje të forcës madhore: katastrofat e natyrës, përmbytjet, tërmetet, gjendja e luftës, që kanë fuqinë e ligjit dhe çdo ngjarje e barabartë që mund të ndikojë në objektin e kësaj marrëveshjeje, duke bërë të pamundur përmbushjen e detyrimeve reciproke të marrëveshjes, që kanë të bëjnë me vullnetin e palëve.
Gjatë zbatimit të marrëveshjes, në rast se verifikohen ngjarje të forcës madhore, vonesa të mundshme ose mosrespektim të detyrimeve të palëve, ato nuk mund të jenë motiv për kërkesa reciproke për zhdëmtim.
Në këtë rast, kur një detyrim i kësaj marrëveshjeje nuk përmbushet ose do të hiqet si rezultat i forcës madhore, pala e dëmtuar është e detyruar të njoftojë me shkrim palën tjetër, duke i treguar dhe duke arsyetuar shtyrjen e punimeve ose braktisjen e tyre, si dhe masat që do të merren për të parandaluar pasojat. OSHA-ja ka të drejtën t'i verifikojë ato.
Kufijtë e ndërprerjes së punës dhe të shtyrjes në kohë të punimeve, do të konfirmohen nga palët në një procesverbal të ngjarjes rast pas rasti.
Për dëme dhe vonesa të shkaktuara për faj të të tretëve, të cilat nuk janë forca madhore dhe nuk varen nga koncesionari, por që pengojnë realizimin në afat të marrëveshjes, atëherë me mirëkuptim midis dy palëve mund të rishikohen afatet e saj.

Neni 17
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Kjo marrëveshje koncesioni do të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me të drejtën zvicerane. Të gjitha mosmarrëveshjet që do të dalin ose rrjedhin nga kjo marrëveshje koncesioni, të cilat nuk mund të zgjidhen me mirëkuptim nga përfaqësuesit e palëve (në kuptim të këtij neni përfaqësuesi i shtetit shqiptar do të jetë Ministri i Ekonomisë dhe për shoqërinë “Yilmaz-Kablo” S.A.S. do të jetë drejtori i përgjithshëm) gjatë dy takimeve, të cilat do të zhvillohen brenda një periudhe jo më të gjatë se 60 ditë që nga dita e paraqitjes me shkrim të kërkesës nga njëra prej palëve, do të trajtohen dhe zgjidhen nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar (siç parashikohet në nenin 17 të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995) në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga një ose me shumë arbitra të caktuar në përputhje me rregullat e sipërpërmendura.
Vendi i arbitrazhit do të jetë në Zyrih.
Gjuha e arbitrazhit do të jetë anglishtja.
Vendimi i dhënë nga arbitri do të jetë përfundimtar dhe me fuqi detyruese për palët.

Neni 18
Sanksionet


Në rast se për faj të koncesionarit do të konstatohen shkelje të afateve të përcaktuara në nenin 3, do t’i lihet e drejta koncesionarit që t’i realizojë ato brenda fazës pasardhëse, brenda 3 muajve, ndërsa për fazën e fundit brenda 6 (gjashtë) muajve nga afati i përfundimit. Në rast mos realizimi edhe në këto afate, koncesionari do t’i paguajë OSHA-së penalitetin 0.01% në ditë të vlerës së investimit të parealizuar në faza.

Neni 19
Bashkëpunimi

OSHA-ja dhe koncesionari angazhohen reciprokisht për të bashkëpunuar dhe kooperuar ndërmjet tyre, me qëllim që të garantohet realizimi optimal i projektit. Korrespondenca midis palëve do të dërgohet në adresat respektive.

Neni 20
Dispozita përmbyllëse


OSHA-ja dhe koncesionari do t’i komunikojnë njëri-tjetrit emrin e të ngarkuarit për të firmosur aktin në fjalë, si dhe anekset bashkëlidhur, që do të hartohen në gjuhën shqipe dhe angleze, në gjashtë kopje origjinale, për secilën gjuhë.

Neni 2l
Regjistrimi i pasurisë


Koncesionari, 30 (tridhjetë) ditë pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, detyrohet të depozitojë këtë marrëveshje koncesionare në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Shkodër.

[b]Neni 22
Hyrja në fuqi e marrëveshjes
[/b]

Marrëveshja në fjalë, si dhe anekset bashkëlidhur, që janë pjesë integrale e saj, do të hyjnë në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët dhe pasi të jetë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7973, datë 26.7.1995.


PËR OSHA-në
Grupi i negocimit-------PËR “YILMAZ-KABLO” S.A.S
Ismail Altay Halazaogly


ANEKSI NR.1
SIPËRFAQET DHE OBJEKTET QË JEPEN ME KONCESION


I. Planimetria e uzinës së telave e kabllove, Shkodër
a) Sipërfaqet
Sipërfaqja e ndërtimeve (objektet) 40 712 m2
Sipërfaqja e rrugëve dhe kalimeve 14 822 m2
Sipërfaqja e lirë (lulishte=trotuare) 29 466 m2
----------------------------------------------------------------
Sipërfaqja e Përgjithshme 85 000 m2

b) Kufizimet
Nga veriu-subjekt privat, rrobaqepsia "Shqipëria Trikot"
Nga jugu-shkolla e mesme industriale "Arben Broci", reparti i ndërhyrjes së shpejtë nr.731
Nga lindja-rruga Spital-Fermentim
Nga perëndimi-rruga Rusi-Fermentim

II. Objektet e uzinës së telave dhe kabllove, Shkodër

Nr. EMËRTIMI
1. Porteria e vjetër
2 Administrata
3 Mensa+kuzhina
4 Reparti i zmaltimit
5 Reparti i telëzimit (dhe n/stacioni elektrik)
6 Reparti i telëzimit shtesë
7 Reparti i PVC-së
7/1 Shesh depozitimi materiali
8 Magazina 3-katëshe
8/1 Shtesa magazina 3-katëshe+vend roje
9 Magazina tetoje
10 Vendstrehime
11 Reparti i ri i bobinave
12 Reparti i vjetër i bobinave
13 Kapanoni i ruajtjes së arkave
14 Kapanone qymyri
15 Kaldaja e re
16 Kaldaja e vjetër
17 Reparti i ofiçinës+sipërfaqe nën vinç
17/1 Shesh depozitimi materiali
18 Reparti i ofiçinës shtesë
19 Reparti i petëzimit+sipërfaqe nën vinç
19/1 Shesh depozitimi materiali
20 Peshore 15-tonëshe
21 Magazina e lëndëve djegëse
22 Rezervuar mazuti
23 Reparti i linjave të reja+kapanon
24 Pishina
25 Stacioni i pompave
26 Depo oksigjeni
27 Reparti i fonderisë
28 Reparti i kabllove
29 Ndërtesa të demoluara (2 copë)
30 Reparti i ri i kabllove+n/stacioni elektrik
31 Reparti i barabaneve
32 Reparti i ri i barabaneve
33 Reparti i ri i telëzimit+n/stacioni elektrik
34 Magazina qendrore e re
35 Magazina e produktit të gatshëm
36 Reparti i zmaltimit "Magu"
36/1 Shesh depozitimi materiale
37 Reparti i kompresorit, i papërfunduar
38 Reparti i ri i ambalazhit, i papërfunduar
39 Reparti i zmaltimit vertikal, i papërfunduar
40 Shesh betoni i vinçit "Cap"
41 Rezervuar (2 copë)
42 Porteria e re

Shënim. Bashkëlidhur paraqesim genplanin e uzinës së telave e kabllove, Shkodër

ANEKSI NR.2

PROGRAMI I INVESTIMEVE


Faza e parë

Periudha e fillimit deri në gjashtë muaj


1. Kontrolli dhe vlerësimi i detajuar i gjendjes teknike të ndërtesave dhe hartimi i projektit të rikonstruksionit të tyre
2. Vlerësimi i gjendjes teknike të linjave të telëzimit dhe veshjes me PVC dhe përcaktimi i agregateve dhe nyjeve jofunksionale
3. Hartimi i projekteve të ndërhyrjes dhe zëvendësimit të agregateve jo funksionale 200 000 USD

Periudha nga 6 deri në 12 muaj

1. Rikonstruksioni i ndërtesave, dyer, dritare, ndriçim, hidroizolimi dhe sistem ajrimi
2. Montimi i agregateve dhe nyjeve të reja në linjat e telëzimit dhe i veshjes me PVC
3. Montimi dhe instalimi i sistemeve të reja të lëshimit dhe komandimit të makinerive 200 000 USD
Periudha nga 12 deri në 24 muaj
1. Rikonstruksioni i laboratorit dhe pajisja me aparatura të reja të matjeve dhe kontrollit të cilësisë dhe standardit
2. Montimi rendor i sistemit elektronik të kontrollit të procesit dhe të cilësisë së produktit në telëzim dhe veshje me senor për kontroll kompjuterik
600 000 USD

Faza e dytë

Periudha nga 24 deri në 30 muaj


1. Rikonstruksioni i infrastrukturës së furnizimit me ujë, me energji, me karburant etj. Për linjën e derdhjes së pandëprerë
2. Rikonstruksioni sipas projektit i ndërtesave që do të përshtaten për linjën e derdhjes së pandërprerë tip otokumpu 800 000 USD
Periudha nga 30 deri në 48 muaj
Importimi dhe montimi i linjës së derdhjes së pandërprerë, specializimi i personelit dhe vënia e linjës në punë sipas projektit 4 700 000 USD

Faza e tretë

Periudha nga 48 deri në 60 muaj


Importimi dhe montimi i makinerive të reja për prodhimin e të gjithë nomenklaturës
- Tela të veshur të seksioneve të ndryshme
- Tela të zmaltuar të seksioneve të ndryshme
- Litarë linjash ajrore bakri dhe alumini
- Kabllo fuqie, komandimi, sinjalizimi ndërlidhjeje etj. 4 500 000 USD
Shuma totale e investimeve do të jetë: 10 000 000 USD

Ky program investimesh do të fillojë të zbatohet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, në përputhje me kriteret specifike të punimeve të përcaktuara në nenin 3 (tre) të kësaj marrëveshjeje. Në varësi të kërkesave të tregut vendor dhe për eksport prodhimi do të orientohet për të plotësuar standardet e BE-së për të gjitha kabllot e fuqisë, ndërlidhjes, sinjalizimit dhe për të gjithë telat e zhveshur, të veshur dhe të zmaltuar. Për këtë do të rikonstruktohen edhe repartet ndihmëse të drurit, të plastikës, ofiçina etj.
Rikonstruksioni i reparteve ndihmëse do të bëhet i ndërthurur në kohë me fazat e investimeve.

Aneksi nr.3

LISTA EMËRORE E PUNONJËSVE TË UZINËS SË TELAVE E KABKLLOVE, SHKODËR

1. Agron Çuliqi 26. Selami Zhega
2. Pal Voci 27. Maksim Themollari
3. Ixhlal Cani 28. Rasim Çuka
4. Lejla Mandia 29. Fatmir Gërçari
5. Majlinda Nuhi 30. Valentina Sala
6. Lejla Galica 31. Irfan Draçini
7. Vaid Luli 32. Mit'hat Trashani
8. Myrvet Lopçi 33. Shemsije Keraj
9. Bajram Fiku 34. Shpëtim Dini
10. Çezar Dërguti 35. Dilaver Jahja
11. Zija Paçrami 36. Nikolina Marashi
12. Qemal Çela 37. Fran Kroni
13. Shyqyri Kukiqi 38. Agron Përkola
14. Bardhyl Beshiri - vdekë 39. Altin Pepmarku
15. Alush Mujani 40. Vuksan Leka
16. Adnan Kotrri 41. Vitor Gjelaj
17. Myzafer Kraja 42. Simon Gjergji
18. Bujar Llolla 43. Ejll Marku
19. Njoftim Gërçari 44. Benjamin Thaçi
20. Sabri Pema 45. Mustaf Kapici
21. Ardian Kola 46. Skënder Semina
22. Pashko Daka 47. Dervish Ademi
23. Fatri Gradeci
48. Mysteak Xhaferi (e ka emnin Përparim, qi e njeh tanë uzina, nga jugu i Shqipnis) kushrijtë Besnik Xhaferri, Kastriot Xhaferri
24. Njazi Baci 49. Sandër Paloka vdekë në 2016
25. Ali Murrizi 50. Fabian Kiri

Shënim. Kjo listë mbyllet me numër rendor 50 (pesëdhjetë).

http://www.ikub.al/LIGJE/408270010/Arti ... bled=false
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vendimi i Këshillit të Ministrave - Tiranë


Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e rradhes e Keshillit te Ministrave ku u miratuan disa projektligje dhe një numër vendime të rëndësishme te cilat jane si

U miratua vendimi "Për miratimin e marrëveshjes së Koncesionit të formës "ROT", ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Industrisë dhe e Energjitikës dhe Ministria e Ekonomisë, si organ shtetëror i autorizuar dhe "Yilmaz Kablo" S.A.S, për uzinën e televa dhe të kabllove, Shkodër". Në zbatim të VKM 592, datë 28.08.2003 "Për dhënien me koncesion të Uzinës së Telave dhe Kabllove në Shkodër dhe për përcaktimin e kritereve të vlerësimit të ofertave: grupi i punës ka vlerësuar 4 kompani dhe bazuar në renditjen e tyre Organi Shtetëror i Autorizuar (OSHA) ka negociuar marrëveshjen e koncesionit të formës "ROT" me shoqërinë "Yilmaz Kablo" S.A.S, e cila vlerësohet për përvojën dhe standartet në këtë fushë. Kontrata parashikon detyrimet dhe të drejtat e koncesionarit dhe të OSHA-së për të realizuar në kohë vënien në punë të Uzinës dhe rritjen e gamës së prodhimit sipas standarteve ndërkombëtare. Investimi në këtë objekt do të jetë 10 milion USD, i ndarë n tre faza brenda pesë viteve. Koncesionari do të fillojë prodhimin brenda 6 muajve, duke mbajtur në punë të gjithë fuqinë punëtore me tendencë rritjen e saj në të ardhmen.

Fatos Nano
Kryeministër
27/08/2004



-------------------------------------------------------------------------------
Historiku i Uzinës telave dhe të kabllove elektrike në Shkodër prej viteve 1965 - 2011
Imazh

Uzina që i dha “dritë” Sazanit
03/03/2005

Historiku

Kabllot e Uzinës së Shkodrës, mundësuan furrnizimin me energji elektrike të Ishullit të Sazanit, kur shtete të tjera për mungesa të tilla, nuk e realizonin një gjë të tillë.

Në historikun e Uzinës së Telave në Shkodër, është e shënuar me shumë krenari dhe mburrje se 19 për qind e prodhimeve të gjithë vendit që eksportoheshin, e zinin prodhimet e saj. Këto prodhime për nga cilësia dhe sasia vinin në rritje nga viti në vit.

Uzina e Telave filloi punën në vitin 1965, fillimisht me tre reparte, ku punonin 200 punëtorë, ndërsa kapaciteti prodhues arrinte në 600 tonë. Duke parë rendimentin, si dhe duke parë nevojat e shumta të brendshme, si dhe kërkesat në rritje të tregut të jashtëm, shteti i asaj kohe urdhëroi rritjen e numrit të reparteve, si dhe të kapacitetit të prodhimit. Kështu në vitin 1980 këto shifra u përmbysën, duke u shumëfishuar ndjeshëm. Numri i reparteve arriti në 18, me 1750 punonjës dhe kapaciteti prodhues në 1400 tonë.

Në këtë uzinë prodhoheshin të gjitha llojet e kabllove të izoluar me PVC, telat e zmaltuar, kabllo të transmetimit urban për ndërlidhje, tela shumë të hollë me shkallë të lartë izolimi, pajisje për elektromotorë, që furnizonin gjitha minierat e vendit, kabëll nënujor 10 KV pa shkëputje për energji, kabllot për vënien në punë të hidrocentraleve, ashensorëve dhe të gjitha këto të një cilësie shumë të lartë. Cilësia e lartë e kabllove të prodhuara nga kjo uzinë, bëri që ishulli i Sazanit të furnizohej për herë të parë me energji nga një uzinë tokësore, përmes kabllit elektrik ujor pa shkëputje, ndërkohë që dhe vendet perëndimore e realizojnë vetëm në fabrika anije. Pas viteve ‘80 teknologjia kineze u zëvendësua me atë perëndimore dhe kjo bëri që për 10 vite uzina të lidhte kontrata me 40 firmat më të njohura në botë, si atë amerikane ASTM, gjermane VDE dhe DIM, apo atë franceze LCITT, të cilat vazhdojnë të jenë ndër më të njohurat për cilësinë e tyre.

Janë pikërisht këto shifra dhe fakte të së kaluarës që duhet të tërheqin vëmendjen e institucioneve përkatëse për të vënë dorë si dhe për t’u interesuar për vënien në eficensë të të gjithë reparteve të kësaj uzine dhe për të krijuar hapësirat dhe lidhjet e nevojshme të tregut të larguar, apo të munguar këto vitet e fundit, në mënyrë që të mos zhduket e vetmja pasuri e mbetur në ish-zonën gjigande industriale të qytetit të Shkodrës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Albert Tukaj Ja shkeljet e koncensionarit turk për Uzinën e Telave dhe Kabllove Elektrike prej 2004 e deri më sot nëntor 2010
Imazh
Në foto - kryetari i BSPSH - i Sindikatave Shkodër - prapa tij janë puntorët e Uzinës Telave si majtas Mithat Troshani(pa flokë në kry-tullac)- zmaltues në Repartin e Zmaltimit të Vjetër - sot roje reparteve të zmaltimit, djathtas nga prapa A.Tukaj - Fran Kroni(pa flokë në krye-tullac) - elektriçistë në Nën Stacion Elektrik dhe prapa A.Tukaj janë punonjësit e Uzinës Telave dhe Kabllove të Cu - Shkodër 2010

11.10.2010
Gazeta Shekulli '

Uzina e Telave Shkodër
Punetoret akuzojne pronarin turk se prej vitesh po i neperkemb duke mos i paguar dhe pushuar nga puna

54 punonjesve su paguhen sigurimet. Borxhi qe pronari i ka ISSH-se e tatimeve eshte 17 milione leke


SHKODER - Shteti shqiptar hesht para kesaj qe po ndodh prej vitesh ne uzinen e vetme te ketij lloji ne Shqiperi, ndersa ne jo vetem neperkembemi, por dhe lihemi pa pune nga pronari qe e ka marre me koncesion. Keshtu shprehen punonjes te uzines se telave ne Shkoder te cilet kane nje jave qe nuk punojne, pasi drejtuesit e firmes turke qe e ka me koncesion kete uzine u kane thene te shkojne ne shtepi se nuk ka pune.

Punetoret shprehen se prej vitesh ata neperkemben nga ky administrator qe nuk i paguan rregullisht, nuk u paguan sigurimet shendetesore dhe kur kundershtojne apo kerkojne te drejtat e tyre, i largon nga puna pa kthim edhe kur kjo fitohet ne rruge ligjore.

Sipas punetoreve, ne rast se shteti shqiptar nuk do te nderhyje, atehere do te jene ata qe do te marrin ne dore fatet e uzines qe gjate ketyre viteve qe i eshte dhene me koncesion firmes turke, vetem eshte shkaterruar.

Por nuk jane vetem punetoret qe shprehen te revoltuar per ate qe ndodh ne uzinen e vetme te ketij lloji ne vend. Edhe sindikatat jo pak here kane ngritur zerin per ate qe ndodh ne kete uzine pas dhenies me koncesion.

Koncesionari turk i ka shkelur te gjitha pikat e kontrates me shtetin shqiptar, i cili nuk nderhyn per ta zgjidhur kete kontrate. Keshtu shprehet kryetari i BSPSH-se se prefektures Shkoder, Albert Tukaj, i cili shpjegon ate qe po ndodh ne uzinen e kabllove e cila i eshte dhene me koncesion firmes turke Alcable per 30 vjet.

Ajo eshe e vetmja e ketij lloji ne Shqiperi. Jane 9,5 ha toke, 12 reparte e 5 magazina qe i jane dhene per 30 vjet turkut qe ne vitin 2001, ndersa ai nuk ka zbatuar asnje pike te kontrates. Sipas Tukajt, ne kontrate parashikohet investimi i 10 milione dollareve dhe shtimi i vendeve te punes, por deri tani jo vetem nuk eshte investuar asgje, por eshte shitur gjithcka qe ishte aty, si dhe jane larguar punetore nga puna.

Numri i punonjesve sipas kontrates koncesionare eshte i detyruar, por pronari turk nuk e ka zbatuar dhe i largon punonjesit sipas deshires.

Ne shkurt te 2006-s largoi nga puna 11 punonjes e specialiste dhe me pare 7 te tjere te gjithe anetare te BSPSH-se qe kerkonin tu paguheshin sigurimet shoqerore dhe te kishin kushte pune. Edhe pse keta fituan gjyqin perkates, nuk u moren me ne pune. Sipas anetareve te sindikates, aty punonjesit persekutohen nga punedhenesi turk si ne kohen e mesjetes.

Ata qe guxojne te kundershtojne, largohen nga puna pa asnje motivacion. Kete fat pesuan dhe disa prej anetareve te BSPSH-se qe bene nje greve ku kerkonin siguri ne pune, pasi ndihen te rrezikuar dhe me jete dhe pagese te sigurimeve shoqerore.

Denoncimet publike nuk kane munguar, por ata qe i kane bere jane larguar nga puna, ndersa institucionet perkatese qe duhet te bejne kontrolle e marrin masa, nuk veprojne,- thote Tukaj.

Ai shton se aktualisht jane 54 punonjes qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore dhe borxhi qe pronari turk i ka institutit te sigurimeve shoqerore dhe institucioneve tatimore te shtetit shqiptar eshte 17 milione leke, ka shlyer nje pjese por puna qe ben nuk premton. Kushtet e punes se punonjesve, sipas Tukajt, jane teper te rrezikshme dhe me pasoja per jeten e shendetin.

Ai punon kryesisht me treg te brendshem, jo ne parametrat e duhura, prodhon haptaz evazion fiskal dhe tel jashte standardit. Ka shitur gjithe pasurine qe ishte aty, lingota bronzi e bakri, shkel kushtet e kontrates se koncesionit, punon me faza kur ka lende te pare dhe nuk i paguan punetoret edhe pse nuk eshte faji i tyre kur nuk punohet.

Largon punonjes pa asnje motiv duke shtuar papunesine ne Shkoder dhe ajo qe perfitojne ata, eshte futja ne skemen e ndihmes ekonomike. Per te gjitha ato qe ai ben qe nga viti 2001 ne Shkoder, eshte ne dijeni Ministria e Ekonomise.

Ne si sindikate kemi kerkuar bisedime dhe me palen e shtetit, por i ka refuzuar. Firma qe ka marre kete ndermarrje me koncesion, eshte fantazme dhe nuk e njeh askush, eshte imagjinare.

Ai shkel ligjin ne permasa te medha dhe askush nuk nderhyn. Cilado qeveri qofte nuk ka nderhyre per ta kontrolluar e ndeshkuar kete koncesionar qe vetem grabit shiptaret.

Nuk kemi besim tek asnje prej institucioneve qe duhet ta bejne kete, vecanarisht OSHA (Organi Shteteror i Autorizuar - mbikeqyres i shtetit per koncesionet ), pasi presionet e abuzimet nuk i lene keto institucione te bejne detyren. Te larguarit nga puna sot enden rrugeve dhe pse jane specialiste te zote qe kane punuar me vite te tera ne ate uzine.

Presioni psikologjik mbi punetoret eshte i jashtezakonshem. I bej thirrje Sali Berishes ta marre vete ne dore kete situate dhe tia heqe koncesionin Alcable-s qe nuk zbaton asnje pike te kontrates se bere ne vitin 2001 me shtetin shqiptar, perfshire dhe investimet qe duhej te bente, thote Albert Tukaj.

Punetoret tregojne se nga shteti shqiptar kjo firme koncesionare eshte gjobitur me 15,4 milione leke te reja per moszbatim te pikave te kontrates se koncesionit, por ato nuk i ka paguar dhe askush nuk vjen per te zbatuar ligjin dhe per ta debuar kete firme qe shkaterroi gjithcka.

Pervec ketyre, ai u ka borxh shuma te konsiderueshme parash klienteve vendas te cileve u ka marre parapagese per mallin dhe kete nuk e ka dorezuar,- shprehen punetoret.

Ata shtojne se kane vendosur te marrin disa hapa te tjere demokratike, dhe po qe se shteti nuk nderhyn, jane te vendosur te pershkallezojne veprimet e tyre deri edhe ne bllokim te turkut per te hyre ne fabrike.

I vendosi me kujdes sektori i prodhimit të http://www.proletari.com
E premte, më dt. 24.VI.2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ismail Altay Halazoglu - punëdhënësi turk i Uzinës Telit të Bakrit në Shkodër përplaset me kryetarin e Sindikatës të Uzinës - Bardhyl Beshiri - turkofil i tërbuar, që mëpas e përjashtoi turku prej pune pa të drejtë
Imazh

Xhamia e Shkodrës në pjacë - në qendër

Anila Dushi
16/09/2005

Punëtorët e koncesionarës turke në grevë

Rreth 40 nga 50 punonjësit e ndërmarrjes turke me koncesion, Alkable, në Shkodër, kanë zhvilluar dje grevë, duke e ndërprerë punën. Punonjësit kanë kërkuar, të paktën nënshkrimin e kontratës kolektive, përndryshe do ta përshkallëzojnë grevën


SHKODËR
- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të uzinës së telave e kabllove në Shkodër ka zhvilluar sot një grevë njëorëshe. Të përkrahur edhe nga drejtuesit e kësaj sindikate për Qarkun e Shkodrës, rreth 40 punëtorë nga 50 që ka kjo ndërmarrje, janë mbledhur në oborrin e saj dhe për një orë nuk kanë punuar. Sipas kryetarit të kësaj sindikate në këtë ndërmarrje, Bardhyl Beshiri, ata kërkojnë nënshkrim të kontratës kolektive të punës, sipas rregullave dhe legjislacioni të punës në Shqipëri. Ka 7 muaj që kjo zvarritet dhe punëdhënësi, firma turke Alkable, nuk pranon të diskutojë për këtë kontratë. Punëtorëve u është thënë se deri në janar nuk do të ketë bisedime. Sipas Beshirit, “kontrata është hartuar dhe i është dorëzuar administratorëve të firmës që e kanë studiuar me juristët e tyre, por përsëri nuk pranojnë të bisedojnë e të diskutojnë për të”. Lidhur me këtë, punëtorët kanë paralajmëruar për grevë, dhe me ndërmejtësinë e zyrës së pajtimit pranë qarkut ata nuk e kanë ndërprerë punën, me shpresë se palët do të ulen në bisedime.
Sindikalistët kanë kërkuar edhe rishikim të pagsës së tyre, pasi ajo është tepër e ulët, punëtorët marrin 9 mijë e 360 lekë në muaj, ndërsa specialistët vetëm 100 euro në muaj. Një tjetër problem që shtrohet prej tyre, dhe që akoma nuk ka marrë zgjidhje, është edhe ai 5 për qind i aksioneve të kësaj ndërmarrjeje që zotërohet nga punonjësit e saj. Në dhjetor të vitit të kaluar, kur kjo uzinë iu dha me koncesion prej 10 vitesh firmës turke, ky fakt nuk u mor parasysh nga shteti shqiptar, që nënshkroi dhe marrëveshjen koncesuale.
Sipas kryetarit të BSPSH-së të Qarkut Shkodër, Albert Tukaj, “çdo vit punëtorët humbasin 700 deri 800 mijë lekë”. Firma turke Alkable e ka marrë me koncesion për 10 vjet këtë uzinë, ku në dy faza ka premtuar të investojë 10 milionë dollarë. Sipas punëtorëve, këtu prodhohet pak, dhe malli vjen gjysmë i gatshëm, për t’u shitur me etiketën e kësaj uzine. Njëri prej punëtorëve të vjetër të kësaj ndërmarrjeje, Viktor Gjelaj, thotë se “ka punëtorë dhe specialistë që kanë mbi 30 vjet punë këtu, dhe kjo ndërmarrje nuk ka reshtur së punuari asnjëherë”.
Grevistët kanë deklaruar se në rast se punëdhënësi turk Ismail Altay Halazoglu nuk do të ulet për të diskutuar me ta për plotësim të kërkesave të tyre, veçanërisht nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, ata do të bëjnë grevë njëditore, dhe më pas grevë paafat, sipas ligjit. Uzina e telave dhe kabllove elektrike është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Ajo është ngritur në vitin 1969 në Shkodër, dhe ka pasur disa reparte: të telëzimit, petëzimit, zmaltimit etj. Ajo prodhonte tela e përcjellës elektrikë kryesisht prej bakri, por edhe prej alumini dhe alumin-çeliku, të zhveshur e të veshur, në përmasa e tipe të ndryshme. Prodhimet e saj plotësonin nevojat e vendit, dhe 80 për qind eksportohej. Në vitet 80 kjo uzinë prodhonte 10 mijë e 360 tonë tela dhe kabllo, dhe ishte një ndër ndërmarrjet më me shumë punëtorë në Shkodër.


Pezullohet Uzina e Kabllove Shkodër
Imazh

11 shkurt 2017
Uzina e kabllove në Shkodër pas 52 vitesh jetë është pezulluar sepse firma turke që e ka me konçension nuk plotëson kushtet më minimale ndërsa ka rreth 4-5 muaj që nuk paguan punonjësit.

Rreth 40 punonjës kanë mbetur në mes të katër rrugëve sepse Inspektoriati Shtetëror i Punës ka pezulluar përkohësisht akvititetin për firmën turke. Ky vendim ka ardhur pas 3 gjobash në shuma të majme që Alcable ose uzina e kabllove në Shkodër ka marrë teksa e fundit është 13 milion lekë të vjetër. Burime bëjnë me dije se janë edhe gjoba të mëparshme në miliona lekë që nuk janë paguar ndërsa përflitet edhe për borxhe ndaj bizneseve të ndryshme. Këto janë disa prej pamjeve të brendshme të kësaj uzine e cila ka degraduar pothuajse plotësisht duke qenë një gërmadhë dhe jo një uzinë që prodhon kabllo elektrik. Që ka viti 2005 kur nisi puna nën pronarët e rinj turk, disa herë punonjësit e uzinës së kabllove kanë dalë në protesta. Një pjesë janë larguar nga puna ndërsa të tjerët janë kërcënuar me pushim nga puna. Ditët e fundit mësohet se disa prej tyre kanë bërë një grevë urie. Njëkohësisht shumë denoncime kanë mbërritur tek Inspektoriati i Punës duke vënë në lëvizje edhe këtë institucion i cili pas 3 gjobash me radhë ka vendosur pezullimin e aktivitetit.
Imazh

Që në fillim, në vitin 2003 historia e uzinës së kabllove nuk nisi shumë mirë sepse kur u dha me konçesion për firmën turke Yilmaz Kablo, në qeverinë e Fatos Nanos pati përplasje mes ministrave Anastas Angjeli dhe Viktor Doda sepse ky i fundit kërkoi që ta merrte një firmë tjetër më shumë pikë. Pavarësisht kësaj marrëveshja me firmën turke u firmos dhe brenda 5 viteve dy vëllezërit që kishin dështuar në Turqi dhe u zhvendosën në Shkodër, duhej të investonin 10 milion dollar në uzinën e kabllove për ta transformuar totalisht me godina, pajisje dhe teknologji të re dhe bashkohore. Jo vetëm se nuk u investuan 10 milion dollar por uzina u la të degradohej ndërsa punonjësit gjithë këto vite kanë patur probleme me pagesat. Uzina e Kabllove Shkodër është ndërtuar në vitin 1965, për prodhimin kryesisht të telave të kabllove prej bakri dhe alumini. Pas vitit 1989, prodhimi i saj ka ardhur duke rënë Duke parë këtë situatë u dha me konçension në vitin 2004 për 30 vite por rezultoi një dështim total. Janë 95 ha tokë, 12 reparte e 5 magazina të cilat po dalin jashtë funksionit.
/StarPlusTV
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:25
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari