Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
E drejta e qytetarit te dije per Administraten e Shtetit
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ADMINISTRATA PUBLIKE ESHTE NE SHERBIMIN TUAJ


JU KENI TE DREJTE TE INFORMOHENI MBI DOKUMENTAT ZYRTARE
Neni 23 i Kushtetues garanton te drejten e informimit si e drejte themelore

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin nr.8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentet zyrtare”.
Ky ligj garanton ushtrimin e te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare.


1.Çfare te drejtash keni Ju?

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per “dokumentet zyrtare”, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore, pa qene i detyruar te shpjegoje motivet per te cilat e kerkon nje informacion te tille.

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te kerkoje informacion per te dhenat vetjake (te mbajtura ne nje dokument zyrtar) te personave qe kryejne funksione shteterore ose sherbime publike, per aq sa keto lidhen me cilesi te kerkuara nga ligji per personat qe i ushtrojne keto detyra.

• Çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka te drejte te njihet me dosjet dhe rregjistrat e administrates (pervecse kur ndalohet shprehimisht nga ligji).

2. Kush eshte i detyruar te garantoje ushtrimin e kesaj te drejte?

Çdo organ i administrates shteterore dhe ent publike eshte i detyruar te jape çdo informacion ne lidhje me nje dokument zyrtar.

3.Cilat jane kufizimet ne ushtrimin e kesaj te drejte?

Ushtrimi i te drejtes se informimit mbi dokumentat zyrtare kufizohet ne dy raste – per shkak te sekretit shteteror (dokumentat e klasifikuara te tilla) dhe per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale. Ne çdo rast kufizimet duhet te jane te parashikuara shprehimisht nga ligji.

4.Si te ushtroni kete te drejte?

Per tu njohur me dokumentat zyrtare, Ju duhet t’i drejtoheni me nje kerkese organit te administrates shteterore apo entit publik perkates qe disponon kete dokument.

Nje forme e sugjeruar kerkese mund ta gjeni bashkelidhur kliko . Ju mund te perdorni kete forme duke e plotesuar direkt dhe duke e printuar.
Ju mundet gjithashtu te beni nje kerkese me shkrim (dore apo çfaredo) ne baze te formes te mesiperme apo çfaredolloj forme tjeter, mjafton qe te qartesoni ate çfare kerkoni, organin kujt ia kerkoni dhe menyren per te pritur pergjigjen.

Nese kerkoni dhe shpjegim verbal duhet ta specifikoni ne kerkesen Tuaj.

Kerkesa duhet te depozitohet ne çfaredolloj menyre (poste, faks, dorazi, etj) ne organin e administrates shteterore apo entin publik.

Nese behet fjala per informacione dhe dokumente lidhur me emrat e punonjesve nga te cilet mund te merret informacion apo behen kerkesa, rregullat, procedurat per marrjen e formulareve te ndryshem, rregullat e pergjithshme ligjore sipas te cilave vepron autoriteti publik, shpjegimet per procedurat e punes, Ju nuk duhet te beni kerkese, institucioni eshte i detyruar te kete kurdohere kopje te gatshme te ketyre dokumentave dhe ti vere ato ne dispozicioninTuaj.

5. Çfare duhet te prisni nga organi i administrates shteterore apo enti publik ?

Juve do t’Ju vihet ne dispozicion nje kopje e plote e dokumentit te kerkuar.

Juve do t’ju mund te jipet informacion ne nje forme tjeter perfshire edhe ate verbale (nese e keni kerkuar shprehimisht)

6. Brenda çfare afati do te mund te njiheni me dokumentin zyrtar?

Organi i administrates shteterore apo enti publik eshte i detyruar te plotesoje kerkesen Tuaj brenda 40 diteve nga depozitimi i saj.

Ne se kerkesa Juaj nuk mund te plotesohet pasi eshte fjala per nje dokument qe nuk mund te jete i hapur per publikun (sekret shteteror apo per shkak te mbrojtjes se te dhenave personale), atehere organi i administrates shteterore apo enti publik, brenda 15 diteve Ju kthen pergjegje me shkrim duke treguar arsyet e mosdhenies se informacionit.

7. Sa do te ju kushtoje ushtrimi i se drejtes Tuaj?

Si rregull ushtrimi i se drejtes te informimit eshte pa pagese. Ne raste te veçanta nese realizimin e ketij sherbimi kerkon shpenzime, institucioni percakton dhe shpall paraprakisht tarifat perkatese, te cilat nuk jane me te larta se kostot per realizimin e sherbimit.

8. Çfare mund te behet nese kjo e drejte Ju mohohet?

Ju keni te drejte te ankoheni ndaj mosdhenies se informacionit te kerkuar nepermjet nje ankese drejtuar organit nga i cili keni kerkuar informacion apo organit epror te tij sipas formularit te sugjeruar (kliko). Ju mund te ankoheni gjithashtu edhe ne gjykate.
Nese nga mohimi i se drejtes suaj keni pesuar nje dem, Ju mund te kerkoni shperblimin e demit.

9. Raste te posaçme te ushtrimit te te drejtes se informimit gjate “procedimit administrativ”!

Perveçse cfare u tha me siper mbi ushtrimin e te drejtes e informimit mbi dokumentat zyrtare qe ka te beje me informimin mbi veprimtarine e administrates publike kryesisht nepermjet njohjes me “dokumentat zyrtare” qe kane marre formen perfundimtare, ne rastet kur zhvillohet nje “procedim administrativ”, legjislacioni shqiptar i njeh personave qe kane nje interes te drejtperdrejte (jane pale, apo te drejtat dhe interesat e tyre mund te preken nga procedimi administrativ) si dhe atyre personave qe megjithese nuk kane nje interes te drejperdrejte provojne se kane nje interes te ligjshem, te drejten per tu informuar edhe me gjere lidhur me dinamiken dhe hapat e ndermjetme te procedimit administrativ.
• Personi i interesuar ne baze te nje kerkese duhet te informohet mbi hapat konkrete te nderrmarre nga organi administrativ apo enti publik ne ate procedim administrativ , vendimet e marra, etj (brenda 10 diteve nga depozitimi i kerkeses);
• Personi i interesuar mund te inspektoje dosjet e procedimit administrativ dhe te marre vertetime apo kopje te vertetuara te dokumenteve qe dosja permban (me perjashtim te dokumentave te klasifikuar sekret shteteror).

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh


NJOFTIM PËR MEDIAN


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:
Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike)

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Objekt: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:


- Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.
- Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

U morë sot më dt. 17.IV.2015 nga linku i Gjykatës Kushtetuese të Shqipnisë
http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_M ... 82_1-1.php
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak mbi antarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipnisë


1. Bashkim Dedja, Kryetar
Imazh
Lindur më 13.03.1970 në Dibër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

2. Dr. Vladimir Kristo, anëtar
Imazh
Lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 1990 mbron gradën “Kandidat i shkencave” dhe që nga viti 1994 është “Doktor i shkencave”.

3. Dr. Vitore Tusha, anëtare
Imazh
Lindur më 26.11.1960 në Tiranë. Diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”.

4. Sokol Berberi, anëtar
Imazh
Lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë. Në vitet 1991-1997, ka ushtruar detyrën e këshilltarit ligjor pranë komisioneve parlamentare dhe në vitin 1998 është emëruar këshilltar ligjor në Kryesinë e Kuvendit. Ka ndjekur procesin e hartimit të Kushtetutës të vitit 1998.

5. Dr. Altina Xhoxhaj, anëtare
Imazh
Lindur më 9.10.1970 në Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1994. Në vitet 1992-1993 kryen studime të Programit Tempus në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Trentos, Itali. Në vitet 1994-1995 ka punuar juriste pranë Ministrisë së Drejtësisë.

6. Fatmir Hoxha, anëtar
Imazh
Lindur më 21.03.1968 në Pukë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1991. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit.

7. Gani Dizdari, Anëtar
Imazh
Lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm. Ka ushtruar profesionin e avokatisë në vitet 1999-2006, si anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë. Në vitet 2006-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë (nga qershori 2007 dhe Kryetar i Kolegjit Penal të kësaj gjykate). Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

8. Besnik Imeraj, Anëtar
Imazh
Lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.

9. Fatos Lulo, Anëtar
Imazh
Lindur më 2.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale.





Debate në Gjyk. Kushtetuese për Shqyrtimine e ligjit të Byrosë të modelit të V.Putinit


Debati Sokol Pasha - përfaqsuesi i Edvin Ramës me Vladimir Kriston- antar i Gjykatës Kushtetuese


DR. E PERGJITHESHME E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK, INSPEKTIMIT TE ÇESHTJEVE TE DREJTESISE
Sokol Pasho

E premte, më dt. 17.IV.2015
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:24
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari