Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Arben Cici - ambasador në Danimarkë - më 14 tetor 2010
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4576
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arben Cici - ambasador në Danimarkë - ë 14 tetor 2010
Imazh

Arben Cici shkon ambasador në Danimarkë. Diplomat karriere, Cici ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ish-shefi i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme


Arben Cicin në Mbretërinë e Danimarkës

6 Korrik 2010

Komisioni I Jashtëm Mbështet Kandidaturat Për Ambasador Në Sllovaki Dhe Danimarkë

TIRANË, 6 Korrik/ATSH/.- Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme, gjatë një seance dëgjimore, mbështeti sot dy kandidaturat për ambasador të Republikës së Shqipërisë, Arben Cicin në Mbretërinë e Danimarkës dhe Agim Isakun në Republikën e Sllovakisë.

Gjatë prezantimit të përgjithshëm të kandidaturave, përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme, theksuan rëndësinë e veçantë që i jep qeveria hapjes së selive diplomatike në të gjitha vendet e BE-së, si hapa strategjikë në procesin e integrimit evropian të vendit.

Kandidati Cici gjatë prezantimit për deputetët, shpjegoi misionin e tij si diplomat karriere dhe vlerësoi emërimin si ambasador në Mbretërinë e Danimarkës, një nga vendet më të vjetra të Bashkimit Europian dhe me influencë të veçantë në rajonin e Ballkanit.

Prioritet të axhendës së tij diplomatike në Mbretërinë e Danimarkës, tha Cici, do të jetë bashkëpunimi mes parlamenteve të të dy vendeve, në vijim të diplomacisë parlamentare, programeve të asistencës në fushën e mbrojtjes, arsimimit, edukimit, zhvillimin të zonave të varfra, etj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4576
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Biografia e Dr. Arben Cicit - Këshilltar Diplomatik i Bamir Topit
Imazh

Dr. Arben Cici ka lindur në Korçë më 5 maj 1960. Nga 1979 deri 1981 ka kryer studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës pranë Katedrës së Gjuhës Frënge. Në 1984 ai u diplomua në Universitetin e Algjerit, në Fakultetin e Përkthimit ku mori diplomën për Përkthyes në gjuhët Frënge-Arabe. Në qershor 1999 u bë Doktor i Shkencave Historike. Në 1981 mbaroi kursin e plotë të specializmit për përkthim në “Jacque Amiot Center” në Pars. Nga 1983 deri në 1985 përfundoi studimet pasuniversitare në aspiraturë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse në Moskë. Në shtator 1997 mbaroi specializimin e plotë për integrimin europian në Qendrën e Studimeve Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të greqisë. Gjatë periudhës 1988-92 ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Katedrën e Gjuhës Frënge. Nga qershori 1992 deri në tetor 1992 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Parë. Nga viti 1992 deri në 1995 Dr. Cici ka qenë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse dhe Bjellorusi, Moldovë, Armeni, Gjerogji, Kazakistan dhe Uzebkistan. Gjatë periudhës 1995-96 ai ka punuar sërish në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e Europës. Nga 1996 deri në vitin 2000 ka qenë Drejtor i Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe pedagog i Gjuhës Frënge në Katedrën e Gjuhës Frënge të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Gjatë vitetve 2000-06 Dr. Cici ka qenë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë. Nga viti 2003 deri në 2006 ka qenë ka qenë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë (jo rezident) në Bosnje-Hercegovinë. Nga gushti i vitit 2006 deri në gusht 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dr. Cici është një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe autor i një numri botimesh shkencore-historike.
Prej viti 2007 deri në tetor të 2010 ka punuar këshilltar diplomatik pranë presidentit Bamir Topi.


E premte, më 8 tetor 2010
U morrë prej
http://www.president.al/shqip/keshilltaret.asp?id=188
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Qershor 2021, 21:29
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari