Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Prokuroria e Përgjithshme në “gjumë” prej 8 muajsh, nuk regj
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Prokuroria e Përgjithshme në “gjumë” prej 8 muajsh, nuk regjistron asnjë procedim penal
ImazhImazh

Kryeprokurorja e Shqiperise - Ina Rama me Kryetarin e Keshillit te Larte te Drejtsise dhe ambasadori amerikan Xho Uidhers duke u zgerdhire

Asnjë denoncim i medias nuk është hetuar. Padit e banorëve të Gërdecit nuk u shqyrtuan kurrë

Akuzat e shumta hedhur në drejtim të sistemit të drejtësisë si dhe nivelit të lartë të korrupsionit apo krimeve të tjera duket se nuk i kanë bërë shumë përshtypje organit të akuzës në vendin tonë. Prokuroria e Përgjithshme por edhe nivelet e tjera të organit të akuzës prej muajsh kanë kaluar në një periudhë pauze duke ulur numrin e dosjeve që kanë çuar në gjykatë. Situata është më e theksuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku prej tetë muajsh, ky institucion

nuk ka nisur asnjë procedim penal apo të ketë dërguar dosje në gjykatë. Mungesa e regjistrimit të procedimeve penale apo e dërgimit të dosjeve në gjykatë vë edhe njëherë në pikëpyetje rolin e prokurorisë në drejtësinë shqiptare, duke treguar se në këtë institucion puna po ecën me ritme tepër të ngadalta. Dosjet e fundit që ka hetuar Prokuroria e Përgjithshme ka qenë ajo e dy ministrave Basha dhe Mediu, por edhe në këtë rast për faj të prokurorisë është pushuar gjykimi. Puna e ngadaltë duket edhe në kallëzimet penale që janë dorëzuar nga qytetarët apo edhe denoncimet që janë bërë nga mediat, për të cilat prokuroria nuk ka treguar aspak vëmendje, për më tepër nuk ka kryer as verifikimet më të vogla. Ende nuk dihet fati i padive të banorëve të Gërdecit për Fatmir Mediun, për këto padi prokuroria nuk ka bërë publik asnjë zhvillim dhe për më tepër nuk u ka kthyer përgjigje as paditësve, edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet.

Asnjë procedim prej 8 muajsh
Rrallë herë ka ndodhur në Prokurorinë e Përgjithshme që në 8 muaj me radhë mos të regjistroi asnjë procedim penal apo mos të dërgojë për gjykim asnjë dosje. Opinioni publik aludon për ndonjë marrëveshje të kryeprokurores Rama për të ardhmen e saj, që sipas gjasave mund të jetë një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë. Edhe pse nuk ka asnjë fakt zyrtar për këtë çështje, zërat brenda prokurorisë por edhe jashtë saj shprehen se tërheqja e kryeprokurores të cilësuar si Silvia Konti, duhet të ketë diçka pas, duke i ndërprerë “vrullin” dhe zhurmën e shkaktuar pak ditë pas emërimit të saj në krye të këtij institucioni. Mbylljen e punës për Prokurorinë e Përgjithshme e finalizuan dy ministrat Basha dhe Mediu. Jo se prokuroria nuk kishte raste për të hetuar pasi në ato kohë përveç këtyre dy dosjeve ka pasur edhe disa raste të tjera për të cilat po “zhvilloheshin hetime”, por edhe për ato raste nuk doli asnjë fakt në dritë dhe për më tepër edhe për mbylljen e hetimit nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, siç ndodh në rastet kur kryet ndonjë operacion policore dhe kërkohet të nxirret në pah puna e prokurorisë. Nëse për Prokurorinë e Përgjithshme mund të thuhet se është futur në një gjumë letargjik, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda apo edhe në prokuroritë e rretheve të tjera mbahet “një sy hapur” duke regjistruar herë pas herë procedime të ndryshme.

Prokuroria
Një tjetër sektor në organin e akuzës që ka ecur me hapa të ngadalta është edhe Task-Force. Nga ndërkombëtarët pro edhe organizata të ndryshme kanë nxjerrë si konkluzion se Shqipëria është një vend ku ka nivel të lartë korrupsioni. Vlen për tu theksuar se pak kohë më parë u ngritën edhe gjashtë njësi të reja Task-Force në rrethe. Por, që prej asaj kohe e deri më sot nuk është para ndonjë punë konkrete. Niveli i korrupsionit mbetet ende i lartë, ndërsa puna e Task- Forcës mbetet sërish në nivelet e mëparshme duke lëvizur me një apo dy raste më shumë. Një nga drejtimet e punës së këtij sektori është edhe regjistrimi i procedimeve kryesisht në bazë të denoncimeve të mediave. Në asnjë rast nuk është parë që ky institucion të vihet në lëvizje nga një denoncim publik. Kohët e fundit mediat kanë bërë një punë voluminoze duke treguar me dhjetëra raste abuzimesh nga zyrtarë apo institucione, duke i bërë thirrje edhe organit të akuzës për të regjistruar procedim, që puna e tyre të jetë më e lehtë. Mund të thuhet me plotë gojën që në këtë drejtim mediat kanë qenë të vetme dhe të pa përkrahura nga institucionet e drejtësisë.
Romir Saraçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 08:26
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari