Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
DEPUTET DHE E DREJTA PER PASAPORTA DIPLOMATIKE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEPUTET DHE E DREJTA PER PASAPORTA DIPLOMATIKE, Posted 26 Dhjetor 2009, 11:44
Bojkoti, deputetet socialiste "humbin" pasaportat diplomatike
Denis Dedej

Perpos humbjes se te drejtes se pages permes bojkotit te Kuvendit te Shqiperise, tashme Grupi parlamentar Socialist nuk do te mund te gezoje te drejten per t'u pajisur me pasaporta diplomatike. Me hyrjen ne fuqi te pasaportave biometrike, deputeteve te parlamentit i eshte kerkuar nga ministria e Jashtme qe te dorezohet dokumentacioni perkates per te bere zevendesimin e pasaportave te vjetra diplomatike me ato biometrike. Nga ana e Kuvendit te Shqiperise, eshte dorezuar lista e deputeteve te cilet figurojne te mandatuar per periudhen 2009-20013. Burime nga ministria e Jashtme bejne te ditur per gazeten "Koha Jone" se pak dite me pare eshte dorezuar nga Kuvendi i Shqiperise lista e deputeteve te cilet perfitojne pasaporten diplomatike. Te njejtat burime bejne te ditur se ne listen e firmosur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli jane te paraqitur vetem emrat e deputeteve te cilet kane marre mandatin per kete legjislature. Keshtu pra, mosbetimi i deputeteve te Grupit parlamentar Socialist u ka kushtuar jo vetem heqjen e te drejtes se pages, por edhe te drejten e pajisjes me pasaporten diplomatike qe do t'i mundesonte levizjen pa viza drejt vendeve te ndryshme te botes. Nga ana tjeter, burime nga institucioni i diplomacise shqiptare saktesojne se mosprania e deputeteve te Partise Socialiste ne listen shumeemerore te derguar nga Kuvendi i Shqiperise nuk ka te beje me selektimin te emrave, por eshte ceshtje teknike. Qe do te thote se per sa kohe deputetet socialiste nuk jane betuar ne Parlament, nuk do te mund te pajisen me pasaporten diplomatike biometrike. Gjithashtu, te drejten per kete pasaporte e perfitojne per tre vite te tjera edhe ish-deputetet e Kuvendit te Shqiperise. Por ne statusin e tyre, deputetet e selise roze te cilet jane rizgjedhur serish dhe i eshte dhene mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk mund te kene perdorimin edhe per tre vite te tjera. Kjo gje ndodh pasi, sic eshte komentuar nga konstitucionaliste te ndryshem, deputetet jane te mandatuar, por vlefshmeria e mandatit te tyre behet ne rastin kur kryhet betimi ne Kuvendin e Shqiperise.
E Premte, 25 Dhjetor 2009
kOHA E jONE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEPUTET DHE E DREJTA PER PASAPORTA DIPLOMATIKE, Posted 26 Dhjetor 2009, 11:53
E DREJTA E DEPUTETIT PER TE MBAJTE 7 VJET PASAPORTEN DIPLOMATIKE


Kuvendi: 140 pasaporta diplomatike për deputetët dhe gratë e tyre
Në bazë të statusit, deputetët dhe gratë e tyre mbajnë pasaportën diplomatike minimalisht 7vjet, ndaj kjo është koha kur ata do ta rinovojnë këtë dokument. Administrata e Kuvendit ka lëshuar një njoftim, i cili u është drejtuar deputetëve shqiptarë dhe u kërkon të dorëzojnë pasaportat e tyre. Sipas njoftimit, deputetët do të pajisen me pasaportat e reja diplomatike, të cilat do të jenë dixhitale dhe me çip informacioni, ashtu siç e kanë edhe qytetarët e thjeshtë. Deputetëve u është kërkuar që të paraqiten në Ministrinë e Jashtme.

Deputetëve u është kërkuar pasaporta diplomatike, jo për ti kthyer në qytetarë të zakonshëm, por për ti pajisur me pasaporta të reja biometrike. Administrata e Kuvendit ka shpërndarë një njoftim për deputetët e Kuvendit, ku u kërkohet që të depozitojnë pasaportat e tyre diplomatike. Në këtë njoftim zyrtar, administrata u ka lënë fundin e vitit si afat deputetëve për të dorëzuar pasaportat. Po në të njëjtin njoftim, deputetëve u kërkojnë që të dorëzojnë një certifikatë familjare. Ata duhet të shkojnë në Ministrinë e Jashtme për të tërhequr pasaportat e reja diplomatike. Ato do të jenë dixhitale, ashtu siç i kanë marrë edhe qytetarët e tjerë.

Por krahas deputetëve, edhe bashkëshortet e tyre, kanë të drejtën e përfitimit të kësaj pasaporte. Njoftimi bën me dije se paraqitja e certifikatës familjare ka si qëllim për të verifikuar nëse deputeti është i martuar. Nëse po, atëherë bashkëshortja e tij përfiton të njëjtat kushte si bashkëshorti i saj deputet.

Një lehtësi e tillë parashikohet në ligjin për statusin e deputetit. Referuar këtij ligji, deputetët dhe gratë e tyre kanë pasaporta diplomatike, çka udhëtojnë lirshëm në çdo vend të botës pa ndonjë procedurë ekstra. Statusi i deputetit përcakton se deputeti ka gjithnjë pasaportë diplomatike. Edhe në rast se ai nuk rizgjidhet, ligji i njeh të drejtën që ai të përdorë edhe tri vite të tjera pasaportën diplomatike. Statusi i deputetit përmban disa lehtësira. Deputetët që shkojnë me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfitojnë dietë ditore sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai ftohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare, shpenzimet mund të mbulohen nga organi ftues. Deputetit dhe bashkëshortes së tij u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Pranë çdo zone elektorale organet e qeverisjes vendore hapin zyra të veçanta pune për deputetët. Kryetari i Kuvendit, me pëlqimin e deputetëve, emëron në shërbim të deputetëve në këto zyra një sekretar, si rregull me arsim të lartë juridik, i cili pajiset me mjetet e nevojshme të punës. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga Ministria e Pushtetit Vendor. Deputetit i njihet e drejta për tu pajisur me numër telefoni dhe i garantohet shërbim telefonik i pandërprerë. Vlera e 700 impulseve të harxhuara për çdo deputet, 900 impulseve të harxhuara për zëvendëskryetarët e Kuvendit dhe vlera e çdo impulsi të harxhuar për kryetarin e Kuvendit, përballohet nga buxheti i Kuvendit. Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë. Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.

21/11/2009
Burimi: Standard Politike
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEPUTET DHE E DREJTA PER PASAPORTA DIPLOMATIKE, Posted 26 Dhjetor 2009, 12:05
Pasojat e bojkotit, deputetët socialistë pa pasaporta diplomatike
Kuvendi nuk përfshin në listën dërguar Ministrisë së Jashtme ligjvënësit e PS-së


Autori i Lajmit: S. Topi
Deputetët socialistë mbeten pa pasaporta diplomatike. Burimet nga Kuvendi kanë pohuar për gazetën se në listën e deputetëve që kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dërguar në Ministrinë e Jashtme, ashtu si në fillim të çdo legjislature për tu pajisur me dokumentin diplomatik, mungojnë ligjvënësit socialistë. Kjo për faktin se ata nuk i janë përgjigjur njoftimit të bërë rreth një muaj më parë nga administrata e Kuvendit, i cili u është drejtuar deputetëve shqiptarë, të cilëve u kërkohej të dorëzonin pasaportat e tyre diplomatike, jo për ti kthyer në qytetarë të zakonshëm, por për ti pajisur me pasaporta të reja biometrike. Në këtë njoftim zyrtar, administrata u ka lënë fundin e vitit si afat deputetëve për të dorëzuar pasaportat. Po në të njëjtin njoftim, deputetëve u kërkohej që të dorëzonin një certifikatë familjare. Ata duhet të shkojnë në Ministrinë e Jashtme për të tërhequr pasaportat e reja diplomatike. Ato do të jenë dixhitale, ashtu siç i kanë marrë edhe qytetarët e tjerë. Por ligjvënësit socialistë, të cilët prej muajsh kanë bojkotuar Kuvendin dhe nuk i janë përgjigjur as njoftimit të tij për pasaportat. Krahas deputetëve, edhe bashkëshortet e tyre, kanë të drejtën e përfitimit të kësaj pasaporte. Një lehtësi e tillë parashikohet në ligjin për statusin e deputetit. Referuar këtij ligji, deputetët dhe gratë e tyre kanë pasaporta diplomatike, çka udhëtojnë lirshëm në çdo vend të botës pa ndonjë procedurë ekstra. Statusi i deputetit përcakton se deputeti ka gjithnjë pasaportë diplomatike. Edhe në rast se ai nuk rizgjidhet, ligji i njeh të drejtën që ai të përdorë edhe tri vite të tjera pasaportën diplomatike. Statusi i deputetit përmban disa lehtësira. Deputetët që shkojnë me shërbim jashtë shtetit nga Kuvendi përfitojnë dietë ditore sipas akteve të miratuara nga Kuvendi. Në rastet kur ai ftohet të marrë pjesë në delegacionet qeveritare, shpenzimet mund të mbulohen nga organi ftues. Deputetit dhe bashkëshortes së tij u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. Pranë çdo zone elektorale organet e qeverisjes vendore hapin zyra të veçanta pune për deputetët. Kryetari i Kuvendit, me pëlqimin e deputetëve, emëron në shërbim të deputetëve në këto zyra një sekretar, si rregull me arsim të lartë juridik, i cili pajiset me mjetet e nevojshme të punës. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga Ministria e Brendshme. Deputetit i njihet e drejta për tu pajisur me numër telefoni dhe i garantohet shërbim telefonik i pandërprerë. Vlera e 700 impulseve të harxhuara për çdo deputet, 900 impulseve të harxhuara për zëvendëskryetarët e Kuvendit dhe vlera e çdo impulsi të harxhuar për Kryetarin e Kuvendit, përballohet nga buxheti i Kuvendit. Për sëmundjet që shfaqen gjatë ushtrimit të detyrës dhe kur personeli shëndetësor vlerëson trajtimin e tyre të specializuar, deputeti mund të dërgohet për kurim jashtë shtetit. Fondet për këtë qëllim sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë. Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.


Neni 16
1. Deputetit dhe bashkëshortes (bashkëshortit) të tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.
2. Shërbimet konsullore për deputetët gjatë ushtrimit të mandatit të tyre kryhen nga stafi i Kuvendit.
. Imuniteti diplomatik i deputetit garantohet nga shtetet e tjera sipas detyrimeve që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare.


Ky lajm është publikuar: 25/12/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:24
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari