Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
PROKURORIA INA RAMA DHE BEMAT E EDVIN RAMES
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PROKURORIA INA RAMA DHE BEMAT E EDVIN RAMES, Posted 01 Dhjetor 2009, 11:05
Prokuroria, aleancë me Edi Ramën, bllokohet kallëzimi i komisionit hetimor

ImazhImazh

Organi i akuzës në shërbim të interesave të kryebashkiakut

Prokuroria merr në mbrojtje Edi Ramën. Abuzimet e kreut të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit duket se nuk do të ndëshkohen asnjëherë. Përveçse qindra padi nga qytetarët të depozituara në prokurori, kjo e fundit ka marrë guximin të hedhë poshtë edhe raportin e komisionit Hetimor Parlamentar që ka denoncuar në Prokurorinë e përgjithshme abuzimet me lejet e ndërtimit. Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme u votua me shumicë

votash nga Kuvendi, por ai nuk u morr asnjëherë në shqyrtim nga ana e hetuesve të Prokurorisë së përgjithshme. Burime ngha organi qendror i akuzës kanë bërë me dije se nuk është regjistruar asnjë procedim penal për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sipas këtyre burimeve, prokuroria ka marrë në shqyrtim raportin por nuk ka konstatuar konsumim të elementeve të veprës penale nga kreu i bashkisë, njëkohësisht edhe kryetari i opozitës.

Shkeljet
Në 5 mbledhjet e mbajtura të KRRT-s së Bashkisë së Tiranës gjatë 2 viteve të fundit, 43 leje ndërtimi i ka marrë “Atelier 4” e Alban Eftimiut, ndërsa 16 leje ndërtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, janë konstatuar shkelje të mëdha në çdo mbledhje që ka mbajtur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) gjatë viteve 2008-2009, ndërkohë ekspertët e komisionit janë në punë e sipër duke përgatitur raportin përfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare. Sipas konstatimit nga Komisioni hetimor, në 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr më shumë se 8 leje për mbledhje. Janë bërë 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janë dhënë për Alban Eftimin, ndërsa 16 për Artan Shkrelin. Kanë pas një cikël, që gjatë gjithë vitit 2008 rreth 1/3 leje të ndërtimit i merrnin vetëm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua të mblidhte komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan çdo përmasë dhe filluan të monopolizojnë rreth 70 % të lejeve të ndërtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje në total Alban Eftimi merr 19 leje ndërtimi. Komisioni hetimor për procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit u ngrit pas një vendimi të Kuvendit në muajin prill. Opozita e majtë i bojkotoi punimet e këtij komisioni duke e cilësuar atë të antikushtetues.
Imazh

Votimi
Komisioni hetimor u drejtua nga Ferdinand Xhaferi, i cili në përfundim të raportit publikoi të gjitha shkeljet e konstatuara. Sipas Xhaferrit janë bërë shkelje të mëdha në dhënien e lejeve të ndërtimit duke shtuar se KRT-ja ka thirrur 2 mbledhje në ditë pushimi. Duke iu referuar raportit Xhaferri ka theksuar se janë bërë shkelje duke mos parandaluar konfliktin e interesit duke favorizuar 2 studio. Mbështetur në seancat dëgjimore të përfaqësuesve të Këshillit të Rregullimit të Territorit të bashkisë së Tiranës, Agjencisë së Prokurimeve Publike etj, sipas Xhaferrit, raporti paraqet disa nga shkeljet ligjore dhe favorizimin e studiove të projektimit nga ana e KRT. Xhaferri theksoi se sipas të dhënave të mbledhura nga raportimet në komision të përfaqësuesve të Drejtorisë së Agjencisë së Prokurimeve Publike, të KRT-së etj, evidentohen shkeljet e ligjeve të pushtetit vendor, përdorimi për interesa vetjake të Këshillit teknik të Bashkisë, nga kryebashkiaku Edi Rama.
Sipas tij, përpunimi i dosjeve, përgjegjësia e hartimit të politikave dhe kontrolli ligjor për lejet e ndërtimit i takon Bashkisë së Tiranës.

Kuvendi dërgoi raportin në prokurori që në maj
Raporti u miratua më datën 15 maj të këtij viti dhe pas leximit në fletoren zyrtare ai i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme. Kur komisioni kaloi raportin në Kuvend, ai u miratua me 74 vota pro, ndërsa dy deputete të tjerë të pranishëm në sallë abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan organit të Prokurorisë së Përgjithshme. Raporti para kalimit në votim u lexua nga foltorja e Kuvendit nga deputeti i PD-së dhe njëkohësisht kryetar i komisionit hetimor Ferdinand Xhaferri. Vetë kreu i bashkisë, Edi Rama, refuzoi të jepte sqarime pranë këtij komisioni hetimor, ndërsa legjislaturës po i vinte fundi. Në seancën e fundit, mes shumë vendimeve ishte edhe miratimi i raportit të këtij komisioni, ku opozita nuk mori pjesë.

Romir Saraçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 09:44
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari