Ketu do gjeni te postuar cdo gje ne lidhje me ligjet, kushtetuten dhe azhornimet e fundit ne lidhje me fushen juridike
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Kush e ben tregtine e 800 mijve sklleverve sot?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush e ben tregtine e 800 mijve sklleverve sot?, Posted 13 Nëntor 2009, 18:09
Skllavët e kohëve moderne, 800 mijë të trafikuar në vit

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson se rreth 800 mijë viktima trafikohen çdo vit përmes kufijve ndërkombëtarë. Shtetet Bashkuara janë shpesh destinacioni për shumë prej këtyre viktimave, ku ata mbahen në kushte që veprimtarët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë si skllavëri të kohëve moderne. Disa nga këto veprimtarë morën pjesë në konferencën dy-ditore të Marrëveshjeve të të Drejtave të Njeriut në Dejton, Ohajo, për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballen viktimat. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kejn Farabau, konferenca u zhvillua këtë javë ndërkohë që organet e rendit janë angazhuar në një operacion mbarë kombëtar kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Sharla Musabih i ka parë Emiratet e Dubait të transformohen nga një qytet i vogël, në një nga qytetet më të mëdha dhe me zhvillimin më të shpejtë në Lindjen e Mesme.

Rritja e Dubait e ka bërë atë destinacion për ca njerëz të varfër që kërkojnë punë. Sipas zonjës Musabih, qyteti ka tërhequr edhe kriminelë që kërkojnë viktima në botën e errët të trafikimit të qenieve njerëzore.

"Shumë gra po bien viktima të njerëzve që shkojnë në zonat rurale dhe u premtojnë atyre punë të mrekullueshme."

Por sipas zonjës Musabih, këto punë të mrekullueshme shpesh përfundojnë në punë të detyruar dhe prostitucion.

Zonja Musabih ka drejtuar shpesh përpjekjet e vetme për të ndihmuar në luftën për të drejtat e viktimave të trafikimit në Dubai. Puna e saj u bë gjithnjë e më e vështirë ndërkohë që popullsia e Dubait rritej. Përpjekjet e saj kanë tërhequr vëmendje jo të favorshme në Dubai, prandaj ajo jeton tani në Shtetet e Bashkuara.

"Mendoj se e kam ngritur zërin shumë për viktimat. Dhe nxora në pah gjërat që po ndodhnin. Më nxorën jashtë dhe më përgojuan nëpër mjetet e informacionit."

Zonja Musabih ndau disa nga eksperiencat e saj me organet e rendit dhe agjencitë sociale të mbledhura në Universitetin e Dejtonit në Ohajo për Marrëveshjet e Trafikimit Njerëzor. Drejtori i Programit të Universitetit për të Drejtat e Njeriut Mark Ensalako thotë se një prej synimeve të konferencës është zbardhja e këtij problemi në rritje në Shtetet e Bashkuara.

"Do të ishte gabim i madh nëse amerikanët do të mendonin se vepra penale e trafikimit njerëzor, apo skllavëria e kohëve moderne, kufizohet vetëm brenda Botës së Tretë. Ajo është kudo, ashtu si edhe në Shtetet e Bashkuara."

Polaris Project, apo Projekti Polaris, është një nga organizatat më të mëdha kundër trafikut njerëzor në Shtetet e Bashkuara. Ai vlerëson se rreth 17 mijë e 500 shtetas të huaj trafikohen në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Ata thonë gjithashtu se rreth 244 mijë të rinj të tjerë janë në rrezik për t'u shfrytëzuar gjithashtu.

Për ta luftuar këtë problem në rritje, zoti Ensalako thotë se nga fundi i tetorit, Byroja Federale e Hetimeve apo FBI-ja, filloi një operacion mbarë-kombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

"Ata arrestuan dhjetëra trafikantë dhe liruan më shumë se 50 femra që detyroheshin të punonin si prostituta. Shumë prej tyre ishin fëmijë në Ohajo, më e vogla ndër ta ishte 10 vjeç."

Zoti Ensalako thotë se arrestimet e fundit konfirmojnë faktin se realiteti i trafikimit nuk është vetëm problem ndërkombëtar, por edhe lokal, që prek çdo komunitet në Shtetet e Bashkuara. Zoti Ensalako shpreson se konferenca do të jetë një nga të shumtat që do të edukojnë publikun si dhe organet e rendit për të arritur objektivin e përfundimit të trafikimit të qenieve njerëzore.
VOA | 13/11/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Emigrantet te ashtuquajturit sklleverit e bardhe qe sot paguajne per te hequr lirine e tyre thjesht per mbijetese...cfare absurditetit pjelle e sistemit shoqerore kapitalist ku njeriu sot nuk blihet si dikur por ofrohet gradis...nje degjenerim i skllavopranarise ne kapitalizem perfundimisht satanik dhe shkaterrues te cdo vlere natyrore,humane dhe te cdo qenie qe jeton ne planetin e tokes.

E kam trajtu kete teme shume kohe me pare dhe sa here e preku kete teme behem egersire instiktive...

Komplimenta per temen Laert.Une do ta titulloja temen "emigracioni shkllavopronaria kapitaliste"
Sikur ta shtjellonin me shume do ishte me nevojshme mendoj :yes:

Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Maj 2021, 10:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari